LIGJI NR. 2002/5 PËR THEMELIMIN E REGJISTRIT TE TË DREJTAVE TË PRONËS SË PALUAJTSHME
This is the preamble to the law establishing the register of immovable property rights in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2002/5
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the law establishing the register of immovable property rights in Kosovo. This provision sets up the immovable property rights register, authorizes AKK to administer it, requires municipal cadastral offices to enter rights in it, and lets AKK set the service fee level. Real property rights are to be registered in the Register. Applications to register immovable property rights must be submitted in writing to ZKK, with supporting documents attached; ZKK confirms receipt, reviews the documents, may set a deadline to complete them, and decides on registration under the stated conditions. A person who was notified in writing of a refusal to register an immovable property right may ask ZKK to reconsider within 30 days.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2002/5 PËR THEMELIMIN E REGJISTRIT TE TË DREJTAVE TË PRONËS SË PALUAJTSHME
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the law establishing the register of immovable property rights in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 34 / 01 GUSHT 2008 LIGJI NR. 2002/ 5 PËR THEMELIMIN E REGJISTRIT TE TË DREJTAVE TË PRONËS SË PALUAJTSHME Kuvendi i Kosovës, Në mbeshtetje të Kreut 9. Pjesa 9.1.26 /a/ te Rregullores nr.2001/9 te dt.25 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Miraton Ligjin si vijon:
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision sets up the immovable property rights register, authorizes AKK to administer it, requires municipal cadastral offices to enter rights in it, and lets AKK set the service fee level.
Neni 1 Regjistri i të drejtave mbi pronën e paluajtshme 1.1 Regjistri i të drejtave të pronës së paluajtshme (në tekstin e mëtejmë: Regjistri), themelohet si mekanizem që njeh dhe zbaton vlefshmërinë e të drejtave të pronës së paluajtshme në Kosovë sipas ligjeve në fuqi. 1.2 Autorizohet Agjencia Kadastrale e Kosovës (ne tekstin e mëtejmë: ”AKK”) që të bëjë administrimin e gjithmbarshëm të Regjistrit në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi. Zyrat Kadastrale të Komunave (në tekstin e mëtejmë:”ZKK”) do të regjistrojnë të drejtat e pronave të paluajtshme në Regjistër sipas autorizimit të AKK-së dhe në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe udhëzimeve administrative të nxjerra nga AKK-ja. 1.3 AKK-ja bën përcaktimin e nivelit të pagesave për shërbimet e bëra për regjistrimin e të të drejtave të pronave të paluajtshme të cilat inkasohen në ZKK. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Real property rights are to be registered in the Register.
Neni 2 Të drejtat e pronave të paluajtshme 2.1 Të drejtat e pronave të paluajtshme, ashtu siç rregullohen me dispozitat e ligjeve ne fuqi, që i takojnë tokës, ndërtesave dhe banesave (në tekstin e mëtejmë:”pronat e paluajtshme” ) do të regjistrohen në Regjistër. 2.2 Të drejtat e pronave të paluajtshme përfshijnë: a. pronësinë; b. hipotekat; c. servitutet; d. të drejtat e shfrytëzimit të pronave shoqërore dhe pronave shtetërore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Applications to register immovable property rights must be submitted in writing to ZKK, with supporting documents attached; ZKK confirms receipt, reviews the documents, may set a deadline to complete them, and decides on registration under the stated conditions.
Neni 3 Regjistrimi i të drejtave të pronave të paluajtshme 3.1 Kërkesat për regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme i parashtrohen me shkrim ZKK-së në territorin ku ndodhet prona e paluajtshme. ZKK-ja do të konfirmojë datën dhe kohën e pranimit të kërkesës për regjistrim. 3.2 Parashtruesi që kërkon regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme, kërkesës duhet t’ja bashkangjes dokumentacionin përkatës për të mbështetur të drejtën e pronës së paluajtshme siç kërkohet me ligjin në fuqi të përcaktuar me nenin 3.7 të këtij ligji. 2 3.3 ZKK-ja do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur dhe nëse ky dokumentacion nuk është i mjaftueshëm sipas ligjit në fuqi, ZKK-ja cakton afatin për parashtruesin për ta kompletuar dokumentacionin. 3.4 ZKK-ja e refuzon regjistrimin nëse dokumentacioni i paraqitur nuk është i mjaftueshëm të provojë se parashtruesi i kërkesës është bartës i: (i) të drejtës së pronës së paluajtshme, të kërkuar për regjistrim; (ii) nëse kërkesa dhe dokumentet mbështetëse përmbajnë parregullsi të dukshme; (iii) nëse validiteti i kërkesës ose ndonjë nga dokumentet mbështetës është në pyetje; dhe (iv) nëse dokumentacioni nuk është i kompletuar dhe nuk paraqet bazë për regjistrim. 3.5 ZKK-ja do të marrë vendim me shkrim në pajtim me nenet 3.3 deri 3.4. 3.6 Pa prejudikuar nenet 3.3 dhe 3.4, ZKK-ja bën regjistrimin e të drejtës mbi pronën e paluajtshme, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve, prej ditës së pranimit të kërkesës për regjistrim dhe lidhur me të do ta njoftojë parashtruesin e kërkesës. Regjistrimi hyn në fuqi kur vendimi për regjistrim i ZKK-së futet në Regjistër. 3.7 Pa prejudikuar nenin 1.2 (b) të Rregullores Nr. 1999/23, të UNMIK-ut (mbi Themelimin e Drejtorisë për Çështje pronësore-banesore dhe Komisionit për kërkesa pronësore-banesore) ZKK-ja do të regjistrojë të drejtën e pronës së paluajtshme në Regjistër vetëm nëse gjykata kompetente i ka dhënë dokumentin përkatës me shkrim ZKK-së për regjistrimin e të drejtës së pronës së paluajtshme në Regjistër. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A person who was notified in writing of a refusal to register an immovable property right may ask ZKK to reconsider within 30 days.
Neni 4 Rishqyrtimi 4.1 Parashtruesi i kërkesës mundet që brenda tridhjetë (30) ditësh, nga dita qe është informuar me shkrim nga ZKK-ja, për refuzimin e regjistrimit te te drejtës se pronës se paluajtshme, të kërkojë nga ZKK-ja rishqyrtimin e vendimit. 4.2 ZKK-ja do të marrë vendim se a do të regjistrojë ose jo të drejtën e pronës së paluajtshme brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës për rishqyrtim. 4.3 Kur ZKK-ja konstaton se parashtruesi i kërkesës i ka përmbushur kriteret për regjistrim, do të bëjë regjistrimin e këtij vendimi dhe do ta regjistroj të drejtën e pronës së paluajtshme në pajtim me të. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A person who claims an immovable-property registration is unlawful and harms their rights may ask ZKK to complete the register by entering a notice.
Neni 5 Korrigjimi i Regjistrit 5.1 Cilido person që pretendon se regjistrimi i të drejtës mbi pronën e paluajtshme nuk është i ligjshëm dhe se i cënon të drejtat e tij/saj mbi pronën e paluajtshme (në tekstin e mëtejmë: ”Kundërshtuesi”), mund të kërkojë nga ZKK-ja që ta plotësojë Regjistrin në bazë të kërkesës së tij. Regjistri do të plotësohet me futjen e vërejtjes në Regjistrin mbi të drejtat e pronës së paluajtshme të regjistruara. 5.2 Parashtrimi i vërejtjes nuk do të krijojë dhe as nuk do të zvogëlojë të drejtat ligjore të asnjë personi. Aq më tepër, vërejtja nuk mund të shërbejë si ndalesë për shitje apo qarkullim të pronës së paluajtshme, por çdo blerës do të njoftohet për vërejtjen apo interesin e Kundërshtuesit mbi pronën e paluajtshme të regjistruar. 5.3 Kërkesa e Kundërshtuesit do të shoqërohet me dokumentet e përcaktuara me nenin 3.2 më sipër. Procedura e paraparë me nenin 3.3 e deri më 3.5 do të zbatojë parimin mutatis mutandis për futjen e vërejtjes. 3 5.4 Pas zgjidhjes së kërkesës nga gjykata kompetente ose vendimit të Drejtorisë për Çështje Pronësore-Banesore, përkatësisht Komisionit për Çështje Pronësore-Banesore ose të ndonjë organi tjetër kompetent i cili mund të themelohet me ligje të mëvonshme, ZKK-ja do ta bëjë korrigjimin e Regjistrit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A requester may ask AKK to review a ZKK refusal decision within 30 days of receiving the written decision.
Neni 6 Rishqyrtimi i vendimeve të ZKK-ve 6.1 Brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e marrjes së vendimit me shkrim të ZKK-së mbi refuzimin e regjistrimit të tëdrejtës së pronës së paluajtshme, parashtruesi i kërkesës mund të kërkojë nga AKK-ja të bëjë rishikimin e vendimit të ZKK-së. 6.1 Vendimi i AKK-së në pajtim me nenin 6.1 më lartë i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësor në pajtim me ligjet në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: When the register is established, transfers of immovable property rights are not valid unless registered under the current law.
Neni 7 Hyrja në fuqi e regjistrimit 7.1 Në momentin kur themelohet Regjistri, asnjë regjistrim mbi transferin e të drejtave të pronës të paluajtshme nuk do të jetë valid, përpos nëse është regjistruar më pajtim me ligjin aktual. 7.2 Futjet e të dhënave në Regjistrin e të drejtave të pronave të paluajtshme, supozohet të jenë të sakta, të vërteta dhe të ligjshme deri dhe nëse korrigjohen në bazë të procedurave të themeluara me këtë ligj. Të dhënat e futura në Regjistër do të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry of Public Services has power to issue administrative orders to implement this law.
Neni 8 Zbatimi Ministria e Shëbimeve Publike do të nxjerrë urdhëresa administrative për zbatimin e këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision says earlier rules on the same matter are repealed when this law enters into force, and that the law enters into force on the day it is approved by the Assembly of Kosovo and promulgated by the UN Special Representative.
Neni 9 Ligji ne fuqi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që më parë kanë rregulluar këte çështje. Nerni 10 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi ditën e miratimit nga Kuvendi I Kosovës dhe shpalljes se tij nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. UNMIK/REG/2002/22 20.12. 2002 4 Amandament LIGJI Nr. 2003 / 13 MBI NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT NR. 2002/5 MBI THEMELIMIN E REGJISTRIT TË TË DREJTAVE NË PRONËN E PALUAJTSHME Kuvendi i Kosovës, Në bazë të autoritetit të dhënë sipas neneve 9.1.26, 9.1.44 dhe 9.1.45 te Kornizës Kushtetuese mbi Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/19), Duke marrë parasysh se Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2002/22 mbi Shpalljen e Ligjit të Miratuar nga Kuvendi i Kosovës mbi Themelimin e Regjistrit të të Drejtave në Pronën e Paluajtshme, shpalli Ligjin Nr. 2002/5, me kusht që Ligji Nr. 2002/5 do të hyjë në fuqi pas shpalljes së legjislacionit plotësues të paraparë për njoftimin e vërtetë publik dhe masat tjera ruajtëse për mbrojtjen e personave të drejtat e të cilëve mund të ndikohen me regjistrim, Me këtë miratohet ky Ligj, si vijon: - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: ZKK must post and maintain public notices for property registration requests, and handle building/apartment registrations only after checking for claims and applying the stated claim-related outcomes.
Neni 1 Në Ligjin nr. 2002/5, për themelimin e regjistrit të të drejtave në pronën e paluajtshme pikat 3.3.a, 3.3.b dhe 3.3.c do te shtohen ne fund te paragrafit 3.3: 3.3.a Çdo ZKK do të mbaj tabelën e shpalljeve publike ku do të afishohen kërkesat për regjistrim. Tabela e shpalljeve do të vendoset në vend të sigurt që është e arritshme dhe e dukshme për publikun gjatë orarit zyrtar të punës. 3.3.b Të paktën pesë (5) ditë pune para nxjerrjes së vendimit që lejon regjistrimin, ZKK do të afishoj njoftimin e kërkesës për regjistrim në tabelën e shpalljeve publike. Njoftimi do të përmbaj: i. adresën e pronës, dhe nëse është e mundur, numrin e ngastrës kadastrale; ii. të dhënat për personin prej të cilit bëhet bartja e të drejtës mbi pronën; iii. të dhënat për personin që me regjistrim e fiton të drejten mbi pronën; iv. e drejta që duhet të regjitrohet; dhe v. datën deri kur çdo palë e interesuar mund të paraqet kundërshtimin te ZKK (qe do të jetë data e së paku pesë (5 ) ditë pune pas datës së afishimit në tabelën e shpalljeve publike). 3.3. c Para regjistrimit të çdo të drejte në ndërtesë apo banesë, ZKK do të bëjë një hetim te organi i duhur i Drejtorisë për Çështje Banesore dhe të Strehimit për të vërtetuar nëse është bërë kërkesë kundër ndërtesës apo banesës sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2000/60 ose Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/23 dhe ZKK do të vendosë: i. Të regjistroj të drejtën mbi pronën nëse nuk është bërë asnjë kërkesë, dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesave ka kaluar; ii. Nëse kërkesa është bërë, ZKK do të refuzoj regjistrimin derisa të zgjidhet kërkesa nga komisioni i kërkesave pronësore dhe banesore; dhe iii. Nëse nuk është bërë kërkesa dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nuk ka kaluar, ZKK do të fut në regjistrim vërejtjen vijuese: Me këtë njoftim bëhet me dije se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave sipas Rregullores së UNMIK- ut Nr. 1999/23 ose 2000/60 nuk ka kaluar që nga regjistrimi i kësaj të drejte. Megjithatë është e mundur që regjistrimi t’i nënshtrohet kërkesës në të ardhmen. Sugjerohet që çdo palë e interesuar të kërkoj ndihmë juridike profesionale për të vlerësuar rrezikun e kërkesës së bërë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after it is approved by the Assembly of Kosovo and promulgated by the Special Representative of the UN Secretary-General.
Neni 2 Hyrja në fuqi 5 Ky ligj do të hyjë në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. UNMIK/ REG/2003/27 18.08. 2003
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2002/5 PËR THEMELIMIN E REGJISTRIT TE TË DREJTAVE TË PRONËS SË PALUAJTSHME
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in