LIGJI NR.2002/6 PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË
This preamble says the law is adopted to regulate foreign trade activities in Kosovo and to align them with good international practice, WTO requirements, and EU requirements.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2002/6
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to regulate foreign trade activities in Kosovo and to align them with good international practice, WTO requirements, and EU requirements. This article states the law’s purpose and who it applies to. This article defines key terms used in the law, including export, import, exporter, importer, goods, transit, quota, resident, non-resident, licensing authority, and permits. Autoritetet publike dhe aktet normative nuk mund të vendosin kufizime, ndalime ose kushte mbi tregtinë me jashtë, përveç kur ky ligj i kërkon ose i lejon shprehimisht. The Government may issue restrictive-measure regulations when needed, and those measures must meet listed conditions, be transparent, avoid unnecessary harm, and be withdrawn or narrowed once justified reasons end.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2002/6 PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË
Showing 51 of 51
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to regulate foreign trade activities in Kosovo and to align them with good international practice, WTO requirements, and EU requirements.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 01 KORRIK 2008 LIGJI NR.2002/6 PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren nr.2001/9 të dt.15 maj 2001 Mbi Kornizën Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht nenet 5.1 (d), 5.7, 9.1.26.(a), 9.3.3, 11.2 dhe tutje; Në bazë të Rregullores nr.1999/1 dt. 25 korrik 1999 Mbi Autorizimet e Misionit të Përkohshëm të OKB-së në Kosovë; të plotësuar dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr.1999/24 të dates 12 dhjetor 1999 Mbi Ligjin e Aplikueshëm në Kosovë, të plotësuar. Duke marrë parasysh se dispozitat e këtij ligji do të jenë pa paragjykime kundrejt të drejtave dhe imunitetit të UNMIK-ut dhe KFOR-it të nevojshme për përmbushjen e mandatit të tyre në bazë të Rezolutës të Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) dhe Kornizës Kushtetuese; Duke reafirmuar se termet e përcaktuara në Nenin 2 të këtij ligji dhe akteve të dala nga ky ligj do të interpretohen në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) dhe Kornizës Kushtetuese; dhe Me qëllim të promovimit të zhvillimit të një ekonomie të shëndoshë të tregut në Kosovë duke siguruar që përmbajtja e rregullave dhe rregulloreve të cilat ndikojnë në tregtinë ndërmjet Kosovës dhe rajoneve jashtë Kosovës të zhvillohen dhe implementohen në përputhshmëri me përvojat më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Bashkimit Evropian, Kuvendi i Kosovës: Miraton Ligjin për aktivitetet e tregtisë me jashtë, si vijon: Kapitulli 1 Dispozitat e Përgjithshme
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose and who it applies to.
Neni 1 Qëllimi, aplikimi dhe fushëveprimi 1.1 Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë që, rregullat të cilat i rregullojnë aktivitetet e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe rajoneve jashtë Kosovës, të jenë në përputhshmëri me standardet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Bashkimit Evropian. 1.2 Ky ligj vlen për të gjitha autoritetet publike dhe ndërmarrjet publike si dhe ndërmarrjet dhe personat tjerë të cilët janë të angazhuar ose inkuadruar në tregti dhe veprimtari komerciale brenda apo që kanë ndikim ekonomik brenda territorit të Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including export, import, exporter, importer, goods, transit, quota, resident, non-resident, licensing authority, and permits.
Neni 2 Definicionet Kurdo që përdoren në këtë ligj, secila nga shprehjet në vijim ka kuptimin e përshkruar më poshtë, përveç nëse kontesti në të cilin një shprehje e tillë shfaqet, qartë ka një kuptim tjetër. “Leja e Veprimtarisë” nënkupton një autorizim, të lëshuar nga autoriteti përkatës licencues, e cila e autorizon poseduesin e lejes së tillë, që në pajtueshmëri më kushtet e përcaktuara në leje të merret me një lloj të caktuar të bisnesit apo të ndonjë aktiviteti tjetër. “Mallrat me shenjë tregtare të rrejshme” nënkuptojnë mallrat që, pa autorizim përkatës, bartin markë tregtare identike apo shumë të ngjashme me markën tregtare që ka qenë në mënyrë valide e regjistruar në BE apo në një shtet anëtar të BE-së. 2 “Vendi i Destinimit” nënkupton shtetin e huaj ose rajonin e jashtëm ku mallrat përkatëse do të përdoren, punohen, transformohen apo përpunohen; nëse nuk do të ketë baza të mjaftueshme për ta përcaktuar këtë, atëherë vendi i destinacionit do të konsiderohet shteti i fundit i huaj apo rajoni i jashtëm ku dihet se mallrat përkatëse do të jenë dërguar. “Legjislacioni doganor në Kosovë” do të thotë legjislacion që ka për lëndë kryesore vendosjen e tarifave doganore, vlerësimin e detyrimeve doganore apo procedurat dhe rregullat që qeverisin çështje të tjera standarde. “BE” nënkupton Unionin Evropian. “Eksporti” apo “Eksportimi” nënkupton lëvizjen apo lëvrimin e mallrave jashtë territorit të Kosovës dhe në rajonin e jashtëm. “Eksportues” nënkupton personin fizik dhe juridik apo ndërmarrjen që kryen apo nxit tjetrin që të ndërmarrë një eksportim. Në rast se eksportimi kërkohet me qëllim të përmbushjes së një marrëveshje ndërmjet një rezidenti dhe një jorezidenti që përfshinë përvetësimin apo blerjen e mallrave, atëherë vetëm rezidenti konsiderohet si eksportues. Një person fizik apo ndërmarrje që vepron vetëm si bartës, transportues apo ndërmjetës i mallrave, nuk do të konsiderohet si eksportues i atyre mallrave. “Autorizimi për eksportim” nënkupton lejen e nxerrë nga organi përkatës lejedhënes që e autorizon poseduesin të kryej, në pajtim me kushtet e përcaktuara saktë, veprimtaritë e veçanta të caktuara të eksportit. “Rajon i jashtëm” nënkupton çdo rajon jashtë territorit të Kosovës. “Aktiviteti i tregtisë me jashtë” përfshinë tregtinë, biznesin, kontratat, transakcionet dhe veprimtaritë tjera që ngërthejnë lëvizjet e mallrave, pasurinë tjetër të prekshme, pasuritë tjera të paprekshme, të drejtat e pasurisë së paprekshme dhe shërbimet në mes të territoreve të jashtme dhe territorit të Kosovës. “Shtet i jashtëm” do të thotë (i) çdo shtet apo territor i huaj më shërbim të veçantë doganor, dhe (ii) çdo territor ose nën-ndarje politike të një shteti të tillë apo territori të huaj me shërbim të veçantë doganor. “Ari” nënkupton arin e rafinuar dhe lëgurat e arit në formë të shufrave gjysëm të përpunuara apo gjysëm të fabrikuara, si dhe monedhave të arit që nuk kanë vlerë të njohur apo domethënëse për koleksion. “Mallrat” nënkuptojnë pasuri të tundshme të prekshme, artikujt dhe pasurinë personale të luajtshme, rrymën elektrike, por jo letrat me vlerë, letrat tregtare apo paratë e gatshme (kartmonedha apo monedha) dhe ari; me kusht që, sidoqoftë, kartmonedhat dhe monedhat të kenë vlerë domethënëse dhe të njohur koleksionare. “Qeveria” nënkupton Qeverinë e përcaktuar në nenin 1.5(c) të Rregullores së UNMIK-ut Nr.2001/9 mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë”, dhe çdo organ ekzekutiv publik sukcesor. “Importi” apo “Importimi” nënkupton lëvizjen apo dërgimin e mallrave në një rajon të jashtëm dhe në territorin e Kosovës. Lëvizja apo dërgimi i mallit nga një zonë e përjashtuar nga taksat doganore, zona e lirë tregtare ose trafiku i doganave dhe në tregtinë e zakonshme të Kosovës do të përbën një importim nëse malli i tillë më parë ka lëvizur ose është lëvruar jashtë zonës së lirë doganore, zonës së lirë tregtare ose trafikut të doganave. “Importuesi” nënkupton një person fizik apo ndërmarrje që kryen apo nxit tjetrin të kryej një importim të mallit. Në rast se nga importimi kërkohet me qëllim të përmbushjes së një marrëveshje ndërmjet një rezidenti dhe jorezidenti duke përfshirë për përvetësimin apo blerjen e mallrave, atëherë vetëm rezidenti do të konsiderohet importues. Personi fizik apo ndërmarrja që vepron vetëm 3 si bartës, transportues apo ndërmjetës i mallrave nuk do të konsiderohet si importues i atyre mallrave. “Leja e importit” nënkupton lejen e nxjerrur nga autoriteti përkatës lejedhënës që lejon bartësin të kryej në pajtim me kushtet e përcaktuara në veprimtari importi të përcaktuara në mënyrë të saktë. “Autoriteti licencues” nënkupton autoritetin publik të përcaktuar me këtë ligj apo me ndonjë akt tjetër normativ, i cili ka autorizim dhe përgjegjësi për dhënien e lejes së tillë. “MTI” nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe çdo organ publik që del nga ajo. “Rezident” nënkupton dhe përfshin: a. Personin fizik i cili është banues, apo ka vendbanim të përhershëm në territorin e Kosovës; b. Ndërmarrjen, përveç një dege apo një zyre të ndërmarrjes nëse ndërmarrja e tillë (i) është regjistruar në pajtim me aktet normative aplikative të Kosovës, dhe nëse (ii) ka selinë qendrore, emrin kryesor të biznesit, librat dhe regjistrat në territorin e Kosovës; dhe c. Degën apo zyrën e ndërmarrjes, pa marrë parasysh nëse një ndërmarrje e tillë është apo jorezidente, nëse (i) dega e tillë ose zyra është themeluar dhe regjistruar në pajtim me aktin normativ aplikativ të Kosovës; (ii) administrimi i përditshëm dhe menaxhimi i degës apo zyrës së tillë kryhet faktikisht në adresën e regjistruar në Kosovë, dhe (iii) librat e veçanta dhe regjistrat mbi veprimtarinë e degës së tillë ose zyrës udhëhiqen në adresën e tillë. “Jo-rezident” nënkupton: a. Personin fizik i cili nuk është banor dhe nuk ka vendbanim të zakonshëm në Kosovë; b. Një ndërmarrje e cila nuk i përmbush kërkesat e caktuara në paragrafin “b” nën definicionin e “rezidentit”. c. Një degë apo zyrë përfaqësuese e një ndërmarrje rezidente, nëse dega e tillë apo zyra përfaqësuese që gjindet në një rajon të jashtëm, nuk i përmbushë kërkesat e përcaktuara në paragrafin “c”, nën definicionin e “Rezidentit”.” “Akt normativ” nënkupton (i) çdo ligj, dekret, rezolutë, akt normativ, akt nën-normativ, rregullore, udhëzim administrativ, udhëzim, rregull, urdhëresë, apo akt tjetër i cili njihet si akt që ka fuqi normative, brenda territorit të Kosovës nga çfarëdo autoriteti publik dhe (ii) çdo marrëveshje ndërkombëtare të cilën ligji ndërkombëtar e konsideron si të detyrueshme në Kosovë. “Organi lejedhënës” nënkupton autoritetin publik të përcaktuar në këtë ligj, apo aktin tjetër normativ që ka obligim apo përgjegjësi për dhënien e një leje importi apo eksporti; “Produkte pirate të së drejtës së autorit” nënkuptohen mallrat të cilat përmbajnë apo bartin materiale të të drejtës të autorit pa autorizimin e pronarit të materialeve të të drejtave të tilla të autorit nëse shitja apo prodhimi i mallrave të tilla në një shtet anëtar të BE-së do të shkelte të drejtën e autorit ose ligjin i cili e themelon të drejtën e tillë; “Autoriteti Publik” nënkupton çdo organ ekzekutiv publik, autoritet publik, ministri, departament, agjenci apo pushtet tjetër publik i cili ushtron, në pajtim me çdo akt normativ pushtetin ekzekutiv, legjislativ, rregullues, administrativ apo ndonjë pushtet tjetër. Fjala “autoritet publik” gjithashtu do të përfshijë edhe çfarëdo organizate private apo kuazi-publike në atë masë sa organizata e tillë të punojë si një autoritet i tillë si pasues i një dhënie të autoritetit nga një akt normativ apo një akt nën-normativ, apo si pasuese e delegimit të autoritetit nga një autoritet publik. “Ndërmarrje publike” nënkupton autortitetin publik ose ndërmarrjen në pronësi apo të kontrolluar nga autoriteti publik, deri në masën që autoriteti publik ose ndërmarrja është e përfshirë në zhvillimin e veprimtarisë komerciale, biznesore ose ekonomike brenda ose që kanë ndikim brenda territorit të Kosovës; 4 “Kuoti” nënkupton kontigjentin, kontigjentin e tarifës apo kufizimin tjetër numerik, të bazuar në një vlerë e cila i detyrohet çdo lloji të veprimtarisë së tregtisë me jashtë. “Kuotë”, do të përshijë çdo masë tjetër e cila me arsye pritet që të dërgojë kah apo që të ndikojë në një kufizim të tillë. “Masë restriktive” nënkupton kufizim, ndalim, kërkesë apo masë e përshkruar në nenin 3, paragrafi 2, të këtij ligji. “Masat e veçanta tregtare” nënkuptojnë anti-dampingun, kompensimin dhe masat mbrojtëse të autorizuara sipas Kapitullit IV, Pjesës 4 të këtij ligji. “Tranzit” nënkupton transportimin e mallrave nga një rajon i jashtëm nëpër territorin e Kosovës, në një rajon të jashtëm pa hyrë këto mallra në tregun e zakonshëm të Kosovës. “Ndërmarrjet” nënkupton çdo person juridik, organizatë biznesi, ortakëri, ndërmarrje e përbashket , ndërmarrje publike, shoqatë, projekt, degë, zyrë apo organizata tjera. “OBT” nënkupton Organizatën Botërore të Tregtisë. “Normë Teknike” në kuptim të nenit 13, do të thotë akt normativ, duke përfshirë dispozitën në fuqi për zbatimin e saj, që përcakton kriterin obligues të cilin lloji apo kategoria e vakant e mallrave, pa marrë parasysh origjinën, duhet ta plotësojnë, duke përfshirë por pa u kufizuar në kërkesat lidhur me karakteristikat e prodhimeve, specifikacionin teknik, terminologjinë, simbolet, ambalazhimin, markimin ose kërkesën për etiketë kur ato vlejnë për prodhimin ose metodën e prodhimit. “Standardi i prodhimit” në kuptimin të nenit 14 nënkupton çdo dokument (i) që është nxjerrë ose miratuar nga organi i njohur për hartimin e standardit, (ii) që përcakton me qëllim të përdorimit të rregullt dhe të shpeshtë normat, direktivat apo cilësitë e prodhimeve, proceset gjedhëse dhe metodat e prodhimit; duke përfshirë normat, direktivat ose karakteristikat lidhur me terminologjinë, simbolet, ambalazhimin, ose markimin ose kërkesat e etiketimit që vlejnë për prodhimet, përpunimin ose metodën e prodhimit, dhe (iii) e cila përputhje nuk kërkohet as nuk obligohet me aktin normativ ose autoritetin publik. Kapitulli 2 Normat themelore të veprimtarisë së tregtisë me jashtë - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Autoritetet publike dhe aktet normative nuk mund të vendosin kufizime, ndalime ose kushte mbi tregtinë me jashtë, përveç kur ky ligj i kërkon ose i lejon shprehimisht.
Neni 3 Parimi themelor i tregtisë së lirë dhe biznesit Autoriteti publik apo aktet normative nuk mund të imponojnë restriksione, ndalime ose kushtëzime në asnjë aktivitet tregtar me jashtë ose dëmtimin apo vendosjen e kushteve mbi aftësinë apo të drejtën e cilitdo resident apo jo-rezident për të marrë pjesë apo të merret me aktivitete tregtare me jashtë, përveç nëse ky ligj në veçanti kërkon këtë apo në një mënyrë tjetër lejon këtë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Government may issue restrictive-measure regulations when needed, and those measures must meet listed conditions, be transparent, avoid unnecessary harm, and be withdrawn or narrowed once justified reasons end.
Neni 4 Kufizimet e përgjithshme të masave restriktive 4.1 Nëse dispozita e këtij ligji, posaçërisht kërkon apo autorizon vendosjen e masës restriktive që përndryshe do të ishte në kundërshtim me nenin 3, Qeveria, do të ose mundet, kur është e nevojshme të nxjerrë akt normativ mbi themelimin e masës së tillë restriktrive; me kusht që, sidoqoftë, çdo masë e tillë restriktive e themeluar kështu duhet të jetë në pajtim me kriteret vijuese: (a) Duhet të jetë qartë e lejuar dhe në pajtim me dispozitën përkatëse të këtij ligji; (b) Duhet të jetë qartë në lidhje me dhe qartë e domosdoshme për arritjen e qëllimit të përcaktuar me një dispozitë të tillë; (c) Qëllimi dhe lloji i saj të jetë i kufizuar gjerë në minimumin e nevojshëm për arritjen e këtij qëllimi; 5 (d) Implementimi i saj të bëhet në atë mënyrë që të krijoj përzierjen sa më të vogël të mundshme dhe vendosjen e caktimin e ngarkesës sa më të vogël të mundshme lidhur me aktivitetet e tregtisë me jashtë dhe lirinë e përgjithshme të veprimtarisë ekonomike; (e) Nuk do të jetë në kundërshtim me asnjë marrëveshje ndërkombëtare e cila e obligon Kosovën; (f) Do të jetë në pajtim me kërkesat e obligueshme të marrëveshjeve të OBT-së; dhe (g) Do të jetë, aq sa është e mundur, në pajtim me çdo kriter tjetër të aplikueshëm në BE ndaj masës së tillë restriktive. 4.2 Nëse një masë e propozuar restriktive ka potencial të mjaftueshëm që të ndikojë materialisht në marrëdhëniet me jashtë, Qeveria do të informojë UNMIK-un mbi aktivitetet e saj që kanë të bëjnë me përpilimin e akteve plotësuese normative që vendosin masa restriktive. 4.3 Masa e tillë restriktive nuk mund të ndikojë negativisht në kryerjen e obligimeve ekzistuese kontraktuese në kohën kur masa e tillë restriktive është adoptuar përveç kur arritja e qëllimit publik të masës së tillë restriktive do të ishte më tepër se e pa rëndësishme e rrezikuar me kryerjen e padëmshme të obligimit të tillë. 4.4 Masa restriktive do të shfuqizohet ose fusha e zbatimit të saj do të reduktohet aq dhe deri sa arsyet që justifikojnë ekzistencën ose qëllimin e zbatimit të pushojnë së ekzistuari ose përndryshe bëhen të parëndësishme. 4.5. Nëse një masë kufizuese ose metoda e saj e implementimit nuk ka element diskriminues anti- damping ose tregtar kufizues ose efekt i cili nuk është qenësisht i qartë për arritjen e qëllimit të dispozitës përkatëse të këtij ligji, masa e tillë apo mënyra e implementimit të saj do të jetë qoftë e shmangshme, ose nëse është e mundshme me përpikëri të interpretohet dhe zbatohet në mënyrë që të eliminoj ose zvogëloj gjerë në minimum një element apo efekt të tillë të parëndësishëm diskriminues, anti-konkurent apo tregtar kufizues. 4.6 Të gjitha masat restriktive duhet të merren dhe publikohen në një mënyrë krejtësisht transparente. 4.7 Nëse një akt plotësues normativ i nxjerrë nën autoritetin e këtij duhet të zbatohet në kufi në mënyrë që të hyjë ne fuqi, Qeveria do të përcjellë aktin e tillë plotësues normativ tek Shërbimi Doganor i UNMIK-ut së bashku me një kërkesë në të cilën kërkohet që Shërbimi Doganor i UNMIK- ut të ndërmarrë hapat e duhur për të zbatuar aktin e tillë plotësues normativ. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: MTI is the main public authority for implementing restrictive measures, and it must organize cooperation, compliance, and public access information duties.
Neni 5 Autoriteti për implementimin e masave restriktive 5.1 MTI do të jetë autoriteti i vetëm publik i cili është i autorizuar të zbatojë masat restriktive. 5.2 Nëse MTI ka mungesë të personelit të trajnuar dhe të duhur ose nuk ka aftësi teknike të përgatisë apo të zbatojë një lloj të veçantë të masës restriktive Qeveria do të delegojë gjithë apo një pjesë të autoritetit të saj të zbatojë një masë të tillë kufizuese një organi tjetër publik; Sidoqoftë MTI do të sigurojë që aktivitetet e tilla të kryhen në pajtueshmëri të plotë me këtë ligj dhe çdo akt tjetër normativ ose akte të zbatueshme. 5.3 Qeveria do të sigurojë që MTI dhe autoritetet tjera publike që kanë interes legjitim dhe të dukshëm në përgatitjen dhe implementimin e masës restriktive, të bashkëpunojnë lidhur me përgatitjen e procedurës, kritereve dhe mekanizmave të kërkuar për implementimin e duhur të saj. Sidoqoftë, MTI do të jetë përgjegjëse për të siguruar që aktivitetet e tilla të zhvillohen në përputhshmëri me këtë ligj dhe çdo akt tjetër normativ. 5.4 MTI do të sigurojë që përgatitja dhe implementimi i të gjitha masave restriktive të jenë të zhvilluara dhe të bashkrenduara në mënyrën që të jenë të lirë nga procedurat dhe kërkesat e dyfishta dhe të tepërta. 6 5.5 MTI do të themelojë dhe udhëheqë zyrën e informimit publik e cila do të jetë e hapur për çdo person fizik gjatë orarit të rregullt të punës nga e hëna gjerë të premtën, të mirëmbajë koleksionin e kopjeve të këtij ligji, të gjitha akteve normative të nxjerra në bazë të këtij ligji, të gjitha masat restriktive, dhe të gjitha rregullat, rregulloret, procedurat, kërkesat dhe kriteriet që kanë të bëjnë me implementimin e këtij ligji, akteve të tilla normative dhe masave të tilla kufizuese. MTI, gjithashtu do të mbajë dhe udhëheqë faqen në rrjetin e internetit (web-faqe) në mënyrë të rregullt dhe të përshtatshme për shfrytëzuesin, nëpërmjet të cilës çdo person mund të marrë kopje elektronike të dokumenteve të lartë theksuara. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Rregullat përcaktojnë kur duhet dhënë ose mund të refuzohet leja e importit ose eksportit, kërkojnë arsyetim me shkrim për refuzimet, vendosin afate rishqyrtimi, dhe ndalojnë bartjen e lejes te tjetri.
Neni 6 Rregullat e përgjithshme lidhur me lejet për import dhe eksport 6.1 Nëse dispozita e këtij ligji apo ndonjë akti tjetër normativ i cili është nxjerrë në përputhje me këtë ligj përcakton që një leje importi apo eksporti kërkohet për zbatimin apo kryerjen e një transaksioni të eksportit apo importit, autoriteti përkatës lejedhënës, përveç kur parashihet në paragrafin 2 më poshtë i lëshon lejen e kërkuar aplikuesit përkatës. 6.2 Organi gjegjës për dhënien e lejes do të refuzojë aplikacionin për dhënien e lejes së kërkuar për import apo eksport vetëm nëse (i) një dispozitë specifike e këtij ligji apo akti përkatës normativ mundëson një refuzim të tillë apo (ii) autoriteti gjegjës lejedhënës i artikulon qartësisht me shkrim arsyet bindëse që provojnë që dhënia e lejes së kërkuar kërkuesit përkatës do të rrezikonte materialisht qëllimin e dispozitës e cila përcakton kërkesën e lejes. 6.3 Në raste se autoriteti lejedhënës refuzon një aplikacion për një leje të importit apo eksporti, organi për dhënien e lejes duhet ti sigurojë aplikuesit përkatës përgjigjen me shkrim mbi shkaqet e bazës juridike dhe arsyet për refuzimin e aplikacionit. 6.4 Akt normativ i nxjerrë në pajtim me këtë ligj, deri në shkallën e lejuar me këtë ligj, të bëjë lëshimin e një leje për import apo eksport varësisht nga kushtet e plotësuara të aplikantit për t’i përmbushur kriteriet e veçanta të përshkruara në një akt të tillë normativ; me kusht që, sidoqoftë që të gjitha kriteriet e tilla të jenë transparente dhe qartësisht e kryesisht të nevojshme për arritjen e qëllimit publik që theksohet në lejen gjegjëse për import dhe eksport. 6.5 Brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e refuzimit te kërkesës për import apo eksport nga autoritetet për lëshimin e lejeve, parashtruesi i kërkesës mund të bëjë kërkesën për rishqyrtim tek autoritetet për lëshimin e lejeve. Autoritetet për lëshimin e lejeve do t’i konfirmojnë parashtruesit të kërkesës kohën dhe datën e marrjes së kërkesës për rishqyrtim. Autoritetet për lëshimin e lejeve do të marrin vendim mbi kërkesën për rishqyrtimin e refuzimit të kërkesës për leje importi apo eksporti brenda tridhjetë (30) ditësh nga marrja e kërkesës për rishqyrtim. Në rast se autoriteti për lëshimin e lejeve refuzon kërkesën për rishqyrtim për leje importi apo eksporti, autoriteti për lëshimin e lejeve duhet të lëshojë nje deklaratë të detajuar me shkrim ku do të ceket justifikimi ligjor dhe arsyet për refuzim. Brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e refuzimit të kërkesës për rishqyrtim nga autoritetet për lëshimin e lejeve në bazë të nenit 6.3 të këtij ligji, parashtruesi i kërkesës mund të bëjë kërkesë në MTI për rishqyrtim dhe vendim nga autoritetet për lëshimin e lejeve. MTI do t’i konfirmojë me shkrim parashtruesit të kërkesës mbi kohën dhe datën e marrjes së kërkesës për rishqyrtim. Ky nen 6.4 nuk do të aplikohet aty ku autoriteti për lëshimin e lejeve është vet MTI. MTI do të marrë vendim mbi kërkesën e parshtruar për rishqyrtimin e vendimit të autoriteteve për lëshimin e lejeve sipas nenit 6.3 brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e marrjes së kërkesës për rishqyrtim. Në rast se MTI refuzon kërkesën për rishqyrtimin e vendimit të autoriteteve për lëshimin e lejeve, MTI duhet të jap arsyet në një deklaratë të detajuar me shkrim ku do të ceket justifikimi ligjor dhe arsyet për refuzim. Vendimi i MTI në bazë të nenit 6.4 ose 6.5 më sipër, do të rishikohet nga organet gjyqësore në pajtim me ligjet në fuqi. 7 6.6 Asnje person apo ndërmarrje që është e autorizuar me një leje eksporti apo importi nuk lejohet që të bartë lejen në personin apo ndërmarrjen tjetër. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Public authorities and normative acts must not set, implement, or grant quotas for foreign trade unless expressly allowed; quota-related authorizations must be given to qualified applicants under objective, rational, transparent criteria.
Neni 7 Ndalimi i kuotave; kuotat e papreferueshme; caktimi i kuotave 7.1 Përveç kur në mënyrë të veçantë ose shprehimisht lejohet nga ky ligj apo nga një dispozitë e një akti tjetër normativ, asnjë autoritet publik apo akt normativ nuk mundet që të vendosë, implementojë apo akordojë asnjë kuotë në asnjë lloj të aktiviteteve të tregtisë me jashtë. 7.2 Nëse një dispozitë e tillë shprehimisht dhe qartë autorizon vendosjen, implementimin apo caktimin e kuotës e cila do të ishte në kundërshtim me paragrafin 7.1, kjo kuotë nuk do të vendoset apo implementohet nëse, sipas rrethanave të përcaktuara është praktikisht e mundshme që të arrihet qëllimi i njejtë, përmes detyrimit të pagesave shtesë të cilat janë të kalkuluara në mënyrë të arsyeshme, për arritjen e qëllimit mbrojtës të nivelit i cili është i barabartë për përdorimin e një kuote të tillë. 7.3 Nëse, në pajtim me këtë ligj, akti normativ vendos një kuotë të importit apo eksportit, që e cakton pjesëmarrjen e Kosovës në një kuotë të importit apo eksportit të vendosur nga një qeveri tjetër dhe nevoja për një leje importi apo leje eksporti vendoset në lidhje me implementimin apo akordimin e një kuote të tillë, autoriteti përkatës do të akordojë autorizime të tilla për të gjithë aplikantët e kualifikuar në bazë të kritereve objektive, racionale dhe transparente. Kriteret e tilla nuk mund të vendosen apo të implementohen nëse si mbështetje kanë qëllimin diskriminues apo anti- konkurues. Kushtet të cilat aplikanti duhet ti përmbushë për t’u kualifikuar për marrjen e një autorizimi të tillë duhet të jenë reale, të arsyeshme dhe transparente dhe nuk do të zbatohen nëse kanë për qëllim diskriminimin apo anti-konkurencën. 7.4 Asnjë personi, apo ndërmarrje të cilës i është lejuar një kontigjent i kuotës për import apo eksport apo një leje që përfaqëson një akordim të tillë nuk i lejohet që ta bartë apo të lejojë që leja e dhënë të përdoret nga një person apo ndërmarrje tjetër. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This provision says the law does not affect Kosovo’s customs legislation, and permits/certificates/other authorizations under this law do not remove a person’s duty to pay applicable taxes, fees, or other amounts under import/export rules.
Neni 8 Mosndikimi në legjislacionin e doganave 8.1 Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të interpretohet si cënim apo ndikim në legjislacionin e doganave të Kosovës. 8.2 Leja, certifikata apo autorizimi tjetër i lëshuar apo i dhënë në bazë të këtij ligji ose një akti normativ të nxjerrë në pajtim me këtë ligj, nuk do të ndikojë në obligimin e asnjë personi apo ndërmarrje që të paguajë taksa, tarifa apo shuma tjera të cilat duhet të paguhen sipas rregulloreve mbi eksportin dhe importin e mallrave. Kapitulli 3 Bazat e përgjithshme për kufizimin e Aktiviteteve të Tregëtis më jashtë - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Qeveria mund të nxjerrë një akt normativ për të vendosur një masë kufizuese kur kjo kërkohet qartë nga një marrëveshje ndërkombëtare që Kosova duhet ta zbatojë dhe kur masa do të binte ndryshe ndesh me nenin 3.
Neni 9 Implementimi i marrëveshjeve ndershtetrore 9.1 Nëse Kosova është e obliguar të implementojë dispozitën e ndonjë marrëveshje ndërkombëtare e cila qartë kërkon vendosjen e një mase restriktive e cila përndryshe do të ishte në kundërshtim me nenin 3, Qeveria mund të lëshojë, sipas autorizimit të këtij neni, një akt normativ i cili do të vendosë një masë të tillë. 9.2 Çdo masë kufizuese e vendosur kështu, duhet që plotësisht të jetë në përputhje me kërkesat e nenit 4 dhe, deri në atë masë sa është në përputhje me përmbushjen e obligimit përkatës, do t’i nënshtrohet çfarëdo dispozite tjetër të zbatueshme të këtij ligji. KAPITULLI 4 MALLRAT E IMPORTUARA 8 Pjesa 1 Rregullat themelore mbi mallrat e importuara - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Imported goods must be treated no less favorably than similar domestic goods, unless this law or an authorized act specifically provides otherwise.
Neni 10 Trajtimi vendor i mallrave të importuara Përveç nëse në mënyrë të veçantë parashihet ndryshe me këtë ligj apo me një akt normativ të autorizuar nga ky ligj, Kosova do tu jap mallrave që janë importuar tretmanin i cili nuk është më pak i favorshëm se tretmani i dhënë prodhimeve vendore të ngjashme; duke përfshirë, por pa u kufizuar në, tretmanin në lidhje me shkallën dhe shfrytëzimin e të gjitha taksave dhe tarifave tjera të brendshme, dhe tretmanit që ndikon në shitjen, blerjen, transportimin, përpunimin, shpërndarjen apo shfrytëzimin e mallrave. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Kosova must grant most-favoured-nation treatment for certain imports when required by an applicable international agreement, subject to express contrary provision in this law or its implementing act.
Neni 11 Tretmani i kombit më të favorizuar 11.1 .Nëse është në fuqi një marrëveshje ndërkombëtare e dyanshme apo e shumanshme që ligji ndërkombëtar kërkon nga Kosova ta respektoj dhe marrëveshja e tillë e obligon që Kosovës ti ipet tretmani i kombit më të favorizuar për importimin e mallrave që kanë origjinë nga rajoni apo rajonet e jashtme, atëherë përveç kur në mënyrë të vakant parashihet ndryshe me këtë ligj ose aktin normativ të nxjerrë në bazë të këtij ligji, Kosovës do ti ipet tretmani i kombit më të favorizuar për importimin e mallrave të tilla. 11.2 Kur importimi i mallit lejohet në bazë të tretmanit të kombit më të favorizuar sipas nenit 11.1, Kosova do ti jep importit të mallit të tillë tretmanin i cili është i barabartë me tretmanin më të favorizuar të cilin Kosova i jep çdo lloji të ngjashëm të mallit me origjinë nga çdo rajon i jashtëm. Për më tepër çdo përparësi, privilegj ose imunitet i dhënë nga Kosova, çdo malli që është importuar, do ti jepet drejtëpërdrejtë dhe në kushte të njejta çdo malli të ngjashëm që ka të drejtë në tretmanin e kombit më të favorizuar sipas nenit 11. 11.3. Gjatë caktimit të shkallës së veçantë të tretmanit të kombit më të favorizuar, të kërkuar sipas nenit 11.1 dhe 11.2, nuk do të merret parasysh asnjë favorizim i dhënë ndaj importimit të mallrave prej rajoneve të caktuara të jashtme nëse tretmani i favorizuar, i privilegjuar ose tjetër më i favorshëm kërkohet me ndonjë dispozitë obliguese të një marrëveshje të shumanshme apo dyanshme të zonës së lirë doganore ose unionit doganor, ose me një marrëveshje të shumanshme ose të dyanshme të përkohshme që ka për qëllim mbështetjen dhe formimin e zonës së lirë tregtare ose unionit doganor, të cilin ligji ndërkombëtar kërkon që Kosova ta respektojë. 11.4 Asgjë në nenin 11.1 apo 11.2 nuk do të interpretohet si ndalim ose dhënie e tretmanit të kombit më të favorizuar për importin e mallrave që kanë origjinë nga rajonet e jashtme të cilat nuk përfshihen në ndonjë marrëveshje të shumanshme apo të dyanshme. Pjesa 2 Kërkesat dhe standardet teknike për mallrat e importuara - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Qeveria may issue regulations under this law and may establish or authorize designated public authorities to set sanitary and phytosanitary requirements and conformity assessment procedures for certain goods.
Neni 12 Kushtet sanitare dhe fitosanitare 12.1. Qeveria është e autorizuar të nxjerrë një apo më shumë akte normative në bazë të këtij ligji duke themeluar, ose autorizuar një apo më shumë autoritete publike të caktuara që, të përcaktojnë, (i) kushtet sanitare dhe /ose fitosanitare të cilat llojet e caktuara të mallrave duhet t’i plotësojnë dhe 9 (ii) procedurat objektive dhe konforme të vlerësimit për sigurimin e përputhshmërisë së mallrave gjegjëse me kushtet përkatëse. 12.2 Të gjitha kushtet sanitare dhe fitosanitare dhe procedurat e vlerësimit të përputhshmërisë, metodat e aplikimit të tyre dhe lista e llojit/kategorisë së mallrave ndaj të cilave ato do të zbatohen, duhet të jenë të përgatitura, të miratuara dhe të zbatuara në atë mënyrë që, në bazë të parimeve të mbështetura shkencore të jenë qartë në lidhje me dhe të domosdoshme për arritjen e një apo më shumë qëllimeve vijuese: (i) mbrojtja e jetës së njerëzve apo kafshëve ose shëndetit nga rreziqet që dalin nga aditivët, kontaminimet, materiet toksike, organizmat që bartin ose shkaktojnë sëmundjet në ushqim; (ii) mbrojtja e jetës ose shëndetit prej sëmundjeve që bartin kafshët ose bimët; (iii) mbrojtja e jetës dhe shëndetit të kafshëve dhe bimëve nga insektet e dëmshme, sëmundjet ose organizmat sëmundje-shkaktues apo sëmundje-bartës; ose(iv) parandalimi ose kufizimi i demit që mund t’i shkatohet Kosovës nga hyrja e stabilimenteve ose shpërndarja e insekteve dhe (iv) parandalimi apo kufizimi i dëmtimit të Kosovës nga hyrja, vendosja apo shpërndarja e insekteve të dëmshme. 12.3 Asnjë kërkesë sanitare ose fitosanitare nuk do të jetë më shumë treg-kufizuese se standardi relevant ndërkombëtarisht gjerësisht i njohur ose direktiva relevante dhe/ose rekomandimi i nxjerrë nga organizata e njohur ndërkombëtare. Pavarësisht nga ajo që u theksua më lart mund të caktohet kusht më restriktiv sanitar apo fitosanitar, por vetëm nëse kushti i tillë qartë dhe objektivisht mund të arsyetohet me metodën e mbështetur shkencore që provon se kushti më restriktiv është i nevojshëm në mënyrë të domosdoshme për arritjen e qëllimit të përcaktuar në nenin 11.2 më lartë. 12.4. Çdo kusht sanitar apo fitosanitar, dhe procedurat relevante të përputhshmërisë, vlejnë njësoj për të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën; me kusht që sidoqoftë kushti i tillë ose procedura e vlerësimit të përputhshmërisë mund të bëj diskriminim të arsyeshëm në mesin e mallrave që kanë origjinë nga rajonet e ndryshme, por vetëm nëse arsyetimi për diskriminim të tillë është i qartë, objektiv dhe ndërkombëtarisht i pranuar. 12.5 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i kushteve të tilla sanitare dhe fitosanitare, procedurat e vlerësimit të përshtatshmërisë dhe listat e llojeve/kategorive të mallrave ndaj të cilave ato zbatohen, (i) nuk do të kryhen me qëllim të krijimit të, ose në mënyrë që të kenë ndikim e pengesë të panevojshme të tregtisë; dhe (ii) përndryshe do të përgatiten, miratohen dhe implementohen, aq sa është e mundshme, në pajtim me rekomandimet dhe kërkesat relevante të Marrëveshjes së OBT-së Mbi Zbatimin e Masave Sanitare dhe Fitosanitare. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Qeveria may issue normative acts and may establish or authorize public authorities to set technical standards.
Neni 13 Normat Teknike 13.1 Qeveria është e autorizuar të nxjerrë një apo më shumë akte normative në bazë të këtij ligji, duke themeluar apo autorizuar një apo më shumë autoritete publike të caktuara për të vendosur normat teknike që përcaktojnë, (i) llojet apo kategoritë e mallrave duhet t’i plotësojnë dhe (ii) procedurat e drejta dhe objektive të vlerësimit të përputhshmërisë për sigurimin e pajtueshmërisë së mallrave gjegjëse me normat përkatëse. 13.2 Të gjitha normat teknike, procedurat e vlerësimit të përputhshmërisë, metodat e tyre të aplikimit dhe lista e llojeve/kategorive të mallrave ndaj të cilave ato aplikohen, duhet të jenë të përgatitura, miratuara dhe të aplikuara në mënyrën që është e qartë dhe e domosdoshme për arritjen e një apo më apo më shumë qëllimeve vijuese:(i) mbrojtja e jetës, shëndetit dhe sigurisë së njerëzve; (ii) mbrojtja e jetës dhe shëndetit të kafshëve dhe bimëve; (iii) mbrojtja e ambientit; apo (iv) parandalimi i praktikave mashtruese; me kusht që, sidoqoftë, çdo mase që ka qëllimin e përcaktuar në nenin 12.2, të mos jetë brenda fushëveprimit të nenit 13. 13.3 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i normave teknike, procedurave gjegjëse të vlerësimit të përputhshmërisë (në relacion me këto rregulla) dhe listat e llojeve/kategorive të mallrave ndaj të cilave zbatohen, (i) nuk duhet të kryhen me qëllim të krijimit ose në mënyrën që të ndikojnë në pengesat e panevojshme të tregtisë, (ii) nuk do të kenë karakter më shumë kufizues të tregtisë sesa 10 që me të drejtë është e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin ato janë themeluar, (iii) do të vlejnë njësoj për të gjitha mallrat e ngjashme pa marrë parasysh origjinën, dhe (iv) përndryshe do të përgatiten, miratohen dhe implementohen, aq sa është e mundur në pajtim me kërkesat relevante të Marrëveshjes së OBT mbi Barrierat Teknike ndaj Tregtisë. 13.4 Çdo normë e tillë teknike do të bazohet në standardin relevant ndërkombëtar ose pjesën relevante të tij, nëse standardi i tillë ekziston ose zhvillimi i tij është në një fazë të avancuar; me kusht që sidoqoftë, nëse në bazë të dëshmive apo parimeve qenësore shkencore mund të provohet se normat teknike të bazuara në standardin e tillë nuk janë duke arritur ose nuk do të arrijnë, në një mënyrë efektive dhe të përshtatshme, qëllimin për të cilin ka qenë ose do të krijohet. Norma e tillë teknike mund të shmanget prej atij standardi deri në shkallën e pranueshme të nevojshme për arritjen e qëllimit të tillë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Bodies involved in setting production standards in Kosovo must follow the WTO Good Practice Code, and the Government must issue rules to support this compliance.
Neni 14 Standardet e prodhimit 14.1 Çdo autoritet publik ose ndërmarrje tjetër që vepron në territorin e Kosovës, që është e inkuadruar apo ka përgjegjësi për përgatitjen, miratimin dhe implementimin e standardeve të prodhimit (organi vendor për caktimin e standardeve) do të përputhet me Kodin e Praktikës së Mirë për Përgatitjen, Miratimin dhe Implementimin e Standardeve në Aneksin 3 të Marrëveshjes mbi Pengesat Teknike ndaj Tregtisë të OBT-së, si dhe ndryshimet e plotësimet e kohë-paskohshme të saj. 14.2 Qeveria do të nxjerr akt normativ që përmban dispozita dhe kërkesa racionale që kanë të bëjnë me përputhshmërinë e tillë nga organet vendore të caktimit të standardeve. Nëse ndonjë organ vendas i caktimit të standardeve ka të drejtat e anëtarësisë dhe/ose ndikim në programin regjional apo ndërkombëtar të caktimit të standardeve, Qeveria mund të nxjerr akt normativ që përmbanë kërkesat që sigurojnë se organi i tillë vendor për caktimin e standardeve të ushtrojnë çdo të drejtë të tillë dhe/ose ndikim në mënyrën që shpie kah nxitja e organit të tillë rajonal/ndërkombëtar të pranojë dhe veproj në pajtim me Kodin e përcaktuar në paragrafin 14.1. 14.3 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i standardeve të prodhimit, procedurat gjegjëse të vlerësimit të përputhshmërisë dhe listat e llojeve/kategorive të mallrave për të cilat ato vlejnë (i) nuk do të kryhen me qëllim të krijimit ose në një mënyrë që do të ketë ndikim në mënyrën që krijon pengesa të panevojshme për tregtinë; (ii)nuk do të ketë më tepër karakter kufizues të tregtisë se sa është e nevojshme për të arritur qëllimin për të cilin ato janë themeluar, (iii) do të aplikohen njësoj për të gjitha llojet e ngjashme të mallrave pa marrë parasysh origjinën, dhe (iv) përndryshe do të përgatiten, miratohen dhe implementohen aq sa është e mundur, në pajtim me rekomandimet dhe kërkesat e Marrëveshjes së OBT-së Mbi Pengesat Teknike mbi Tregtinë. Pjesa 3 Lejet e importit - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Importing goods into Kosovo does not require a permit or other license, except for goods on the import control list under Article 16.
Neni 15 Rregull e përgjithshme: nuk kërkohet leje për import Me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listën e kontrollimit të importeve në pajtim me nenin 16 më poshtë, për importin e mallrave në Kosovë nuk kërkohet leje ose ndonjë licencë e llojit tjetër nga cilido autoritet publik. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Qeveria mund të nxjerrë një listë të mallrave të kontrolluara për import.
Neni 16 Lista e importeve të kontrolluara Qeveria është e autorizuar të nxjerrë listen e mallrave të quajtur “Lista e importeve të kontrolluara”. Lista e tillë do të specifikojë ato lloje dhe/ato kategori të mallrave për importimin e të cilave është e nevojshme leja. Qeveria mund të përfshijë në një listë të tillë lloje apo kategori të mallrave vetëm nëse ka arsye të qarta themelore dhe të vërteta të cilat arsyetojnë domosdoshmërinë për 11 kontrollimin e importimit të atyre llojeve apo cilësive të mallrave, në mënyrë që esencialisht të bëhet përparim në arritjen e qëllimeve vijuese: (a) të mbroj nga rreziqet e mundshme ambientin, ose jetën e shëndetit të njerëzve, bimëve dhe kafshëve; (b) të mbrojë rendin dhe moralin publik; (c) të parandalojë shkeljen e të drejtës së pronës intelektuale; (d) të mbrojë konsumatorët nga praktikat e rrejshme dhe mashtruese; (e) të implementojë dispozitën e një marrëveshje ndërkombëtare e cila e obligon Kosovën ta zbatojë; (f) të implementojë kufizimet mbi transaksionet e importimeve që kanë të bëjnë me arin; (g) të sigurojë implementimin e duhur dhe caktimin e barabartë, në mesin e furnizuesve dhe /ose importuesve, të kuotave të importit të vendosura nga Kosova në importet e mallrave të caktuara, dhe; (h) të siguroj në pajtim me nevojat e Kosovës, furnizimin më të mirë, dhe shpërndarjen e barabartë të mallrave të nevojës së parë që janë (i) dëshmuar të jenë të rrallë në tregjet botërore ose në Kosovë dhe (ii) që i nënshtrohet kontrolleve të eksportit qeveritar në rajonin e jashtëm të origjinës së mallit të tillë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Government must set, or require public authorities to set, criteria for import permits for goods on the import control list.
Neni 17 Përcaktimi i kritereve të kërkuara për marrjen e lejes së importit 17.1 Për çdo lloj apo kategori të mallrave, të përfshirë në listën e kontrollit të importit, Qeveria do të themelojë ose kërkoj nga një apo më shumë autoritete publike të përcaktojë, me një akt normativ kriteret që duhet të plotësohen nga aplikuesi me qëllim të marrjes së lejes për importin e mallit të tillë. 17.2 Të gjitha kriteret e tilla do të jenë transparente, të qarta dhe qenësisht të domosdoshme për arritjen e qëllimit të theksuar në përfshirjen e llojit të tillë apo kategorisë së mallit në listen e kontrollit të importit. 17.3 Të gjitha kriteret e tilla do të jenë jodiskriminuese; sidoqoftë, kur është qartë dhe realisht e nevojshme për arritjen e qëllimit përkatës mund të përcaktohet që leja e importit për llojin e veçantë të kategorisë ose llojit të mallit do t’i jepet vetëm poseduesit të licencës së veprimtarisë relevante; me kusht që, sidoqoftë, nga një aplikues i tillë nuk do të kërkohet posedimi i licencës së tillë të veprimtarisë, nëse licenca e tillë nuk kërkohet për tu marrë drejtpërdrejtë me mallra kompeditiv konkurues me origjinë vendore. 17.4 As Qeveria dhe asnjë autoritet tjetër publik nuk mund të përdorë asnjë dispozitë të Pjeses 3-të përveç nenit 18, që të kufizojë importimin e çdo lloji apo kategorie të mallit deri sa të mos jetë kërkuar kriteri i lejes së importit dhe procedura për lëshimin e saj të mos jetë përgatitur, plotësuar dhe zbatuar tërësisht. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Government may prohibit imports of certain listed goods, and once a good is prohibited, people, enterprises, and public companies may not import, take, or handle it except in a limited public-authority case.
Neni 18 Importet e ndaluara 18.1 Nëse kategoria apo lloj i mallit të përfshirë në Listën mbi Kontrollim të Importeve për arritjen e qëllimit të përcaktuar në pikat (a), (e) të nenit 16, dhe qëllimi i tillë në mënyrë të arsyeshme mund 12 të arritet vetëm me ndalimin e importit të një malli të kategorisë apo llojit të tillë, Qeveria mund të ndalojë importimin e këtij malli. 18.2 Nëse importimi i një kategorie apo lloji të mallit është i ndaluar, asnjë person, ndërmarrje kompani publike nuk do ti lejohet që të importojë, të mirret apo të trajtojë një mall të tillë. Importim i një malli të tillë nga autoriteti publik mund të lejohet nëse importimi i tillë (i) është i qartë dhe i domosdoshëm për arritjen e funksionit publik legjitim dhe (ii) nuk do të përdoret apo përfshihet në asnjë mënyrë në zhvillimin, ose do të varet nga cilido aktivitet komercial apo biznesor ekonomik. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: An import permit may include conditions that restrict how imported goods may be used or otherwise disposed of, when this is clearly necessary to achieve the stated purpose.
Neni 19 Kufizimet në shfrytëzimin apo disponimin e mallrave të importuara Nëse qartë është e nevojshme për arritjen e qëllimit të përcaktuar, një leje importi mund të përmbajë kushte që kufizojnë përdorimin ose disponimin tjetër që mund ti bëhet në lidhje me mallin e importuar. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A holder of an import permit may import the specified quantity of the relevant goods, in multiple transports, for up to one year.
Neni 20 Lejet për transportet e shumfishta Leja e importit, deri në shkallën që është në përputhje me qëllimin e theksuar në përfshirjen e mallit të cakuar në listen e importeve të kontrolluara i lejon poseduesit të saj të importojë sasinë e përcaktuar saktë të mallrave përkatëse në çdo kohë, dhe në transporte të shumfishta, gjatë një periudhe të caktuar kohe që nuk kalon një vit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Qeveria may issue a normative act to exempt certain small, non-commercial imports from import-permit requirements, and it must set transparent, objective, and non-discriminatory criteria for that exemption.
Neni 21 Importimet jokomerciale dhe përjashtimet tjera 21.1 Kur realisht nuk rrezikohet qëllimi i theksuar i përfshirjes së mallrave të kategorisë apo llojit në listën e importeve të kontrolluara, Qeveria mund të nxjerr akt normativ që përjashton importet e mallrave të tilla në sasi të vogla, nën supozimet jokomerciale nga kërkesat që përndryshe zbatohen me lejet e importit. Çdo akt i tillë normativ do të përcaktojë kriteret transparente, objektive dhe jodiskriminuese që duhet të plotësohen për kualifikimin e një përjashtimi të tillë të përcaktuar sipas këtij paragrafi. 21.2 Nëse lloji dhe kategoria e mallit është në listën e kontrollit të importit, Qeveria mund të nxjerr akt normativ, që përmban dispozita të cilat lejojnë importimin e mallit gjegjës të veproj pa ndonjë leje importi, nën këto kushte: (i) kur qartë theksohet se importi i mallit përkatës nuk do të futet në tregun e zakonshëm të Kosovës ose (ii) kur qëllimi gjegjës i caktuar në nenin 16, mund të mbrohet njësoj me disa mjete tjera efektive. Ky paragraf posaçerisht vlen për mallrat të cilat hyjnë në zonën e lirë, mallrat e importuara sipas procedurave të veçanta doganore për përpunim, mallrat e importuara sipas obligacioneve doganore. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The preparation, approval, and implementation of import-permit requirements, criteria, and procedures must comply with the WTO Agreement on Import Licensing Procedures for non-automatic licensing.
Neni 22 Përputhshmëria me kërkesat e OBT-së. Përgatitja, miratimi dhe implementimi i të gjitha kërkesave për leje importi, kriteret dhe procedurat do të jenë në përputhshmëri me dispozitat e marrëveshjes së OBT-së Mbi Procedurat e Licencimit të Importimeve që merren me licencim jo automatik. Pjesa 4 Masat e veçanta tregtare - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Government may prepare, approve, and implement an anti-dumping regulation, but no public authority may impose anti-dumping customs duties or other anti-dumping measures on imported goods until that regulation is fully prepared, approved, and implemented in line with this article.
Neni 23 Tarifat tatimore anti-damping 13 23.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, miratojë dhe implementojë një akt normativ me të cilin parasheh vendosjen e tatimeve anti-damping mbi ose në importet e kategorisë apo llojit të vakant të mallit që kanë origjinë nga një rajon i vakant i jashtëm, nëse pas hetimit të bazuar procedural, vërtetohet se (I) mallrat e tilla nga rajoni i tillë janë duke u futur në tregtinë e Kosovës në vlerën që është më e vogël se vlera e tyre normale, dhe (ii) veprimtaria e tillë është duke shkaktuar apo kërcenon të shkaktoj dëm material industrisë së themeluar vendore që prodhon mall të ngjashëm, ose që vonon realisht themelimin e një industrie të tillë vendore. 23.2 Akti normativ i lejuar me paragrafin paraprak do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes mbi Implementimin e nenit VI të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë të OBT-së të vitit 1994. 23.3 Qeveria dhe asnjë autoritet publik nuk mund të vendosë taksa doganore anti-damping apo masa tjera anti-damping ndaj cilitdo mall të importuar gjersa akti normativ të mos jetë përgatitur, miratuar dhe implementuar në pajtueshmëri të plotë me këtë nen. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Government may adopt countervailing taxes on certain imported goods only after an investigation confirms subsidized imports and related injury or serious risk to domestic industry, and only in line with the WTO subsidy agreement.
Neni 24 Masat kundërvepruese 24.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, adoptojë dhe të implementojë një akt normativ i cili e vendos imponimin e taksave kundërvepruese mbi një lloj apo kategori të veçantë të mallit e cila e ka prejardhjen nga një rajon i veçantë i jashtëm, nëse pas një procedure të bazuar hetimore, vërtetohet se (i) mallrat e tilla nga një rajon i tillë po përfitojnë nga një subvencion i cili ose është i dënueshëm ose është i ndaluar sipas Marrëveshjes e OBT-së mbi Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese, dhe (ii) si pasojë e një përparësie të tillë, importet e mallrave të tilla janë duke shkaktuar apo rrezikojnë të shkaktojnë dëme të vërteta materiale industrisë vendore e cila prodhon mallra të ngjashme, apo që vonojnë realisht themelimin dhe ngritjen e një industrie të tillë vendore. 24.2 Akti normativ i pararaparë me paragrafin paraprak do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes mbi Subvencionet dhe Masat Kundërvepruese të OBT-së. 24.3 As Qeveria dhe asnjë autoritet tjetër publik nuk mund te imponojë masa kundërvepruese në asnjë mall të importuar derisa një akt normativ i cili është në pajtueshmëri të plotë me këtë nen të jetë përgatitur, miratuar dhe implementuar plotësisht. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Qeveria mund të përgatisë, miratojë dhe zbatojë një akt normativ për të vendosur taksa mbrojtëse mbi importe të caktuara, kur procedurat hetimore tregojnë importe të mëdha dhe dëm ose rrezik dëmimi për industrinë vendore.
Neni 25 Masat e mbrojtjes 25.1 Qeveria është e autorizuar të përgatisë, miratojë dhe implementojë një akt normativ i cili vendos imponimin e taksave mbrojtëse mbi të gjitha importimet e një lloji apo kategorie të veçantë të mallit, pa marrë parasysh prejardhjen, nëse pas ndërmarrjes së procedurave hetimore, caktohet se (i) mallrat e tilla janë duke u importuar në sasi të mëdha dhe (ii) sasi të tilla të mëdha janë duke shkaktuar apo rrezikojnë që të shkaktojnë dëm të vërtetë industrisë vendore e cila mirret me prodhimin e mallrave të ngjashme apo mallrave drejtpërdrejt konkurruese. 25.2 Akti normativ i paraparë me paragrafin paraprak do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e Marrëveshjes së OBT-së mbi Mbrojtjen. 25.3 Asnjë masë mbrojtëse nuk mund të imponohet në asnjë mall të importuar derisa të përgatitet, miratohet dhe implementohet një akt normativ i cili është në pajtueshmëri të plotë më këtë nen. Pjesa 5 Masat tjera që ndikojne në mallrat e importuara - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Government must prepare a normative act for border measures protecting intellectual property rights against infringing imports.
Neni 26 Masat kufitare për mbrojtjen e pronës intelektuale në kufi 14 26.1 Qeveria do të përgatisë, në pajtim me këtë dispozitë, aktin normativ i cili mundëson ndërmarrjen e masave detyruese ligjore kufitare për mbrojtjen e të drejtave të një personi apo ndërmarrje në apo për pronat intelektuale kundër importimit të mallrave që shkelin të drejtat e tilla. 26.2 Akti normativ që kërkohet me paragrafin paraprak do të parashoh procedurën e arsyeshme që bartësit e të drejtave të tilla të mund të arrijnë bashkëpunimin me MTI-së dhe autoritetet doganore të Kosovës për zbatimin e të drejtave të tilla në kufi. Masat e tilla detyruese gjithashtu do t’i autorizojnë autoritetet doganore t’i konfiskojnë dhe të disponojnë me mallrat të cilat i shkelin të drejtat e tilla. 26.3 Së paku, një akt i tillë normativ do të parashohë procedurën në lidhje me falsifikimin e produkteve me shenjë tregtare të falsifikuar dhe produktet e falsifikuar të së drejtës së autorit. 26.4 Një akt i tillë normativ do të përcaktojë mbrojtjen përkatëse themelore që siguron se asnjë person, ndërmarrje apo autoritet publik nuk do të keqpërdorë tregtinë e ligjshme. 26.5 Akti normativ i autorizuar nga paragrafet paraprake do të përgatitet, miratohet dhe implementohet në pajtueshmëri me kushtet e Marrëveshjes së OBT-ë mbi aspektet gjegjëse të tregtisë së të drejtave të pronës intelektuale. Kapitulli 5 Mallrat e eksportuara Pjesa 1 Rregullat themelore mbi eksportimin e mallrave - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Kosovo gets most-favoured-nation treatment for certain exports when an applicable international agreement requires it, subject to express exceptions in this law or another permitted normative act.
Neni 27 Tretmani i kombit më të favorizuar 27.1 Nëse është në fuqi një marrëveshje ndërkombëtare e dyanshme ose e shumanshme që ligji ndërkombëtar kërkon që Kosova ta respektojë, dhe marrëveshja e tillë obligon që Kosovës t’i ipet tretmani i kombit më të favorizuar për eksportimin e mallrave të destinuara për një rajon apo rajone të jashtme të veçanta, atëherë, përveç kur shprehimisht parashihet ndryshe me këtë ligj ose aktin tjetër normativ të lejuar me këtë ligj, Kosovës do t’i jipet tretman i kombit më të favorizuar për eksportet e tilla. 27.2 Kur eksportimi i mallit autorizohet nga tretmani i kombit më të favorizuar sipas paragrafit 28.1, Kosovës do t’i ipet një tretman i tillë eksporti i cili është i barabartë me tretmanin e kombit më të favorizuar që i ipet Kosovës për cilindo mall të tillë të ngjashëm, pa marrë parasysh destinimin. Kjo kërkesë shtrihet gjer në vendosjen dhe aplikimin e (i) taksave të eksportit, tarifat dhe taksave të çfarëdo lloji të vendosura mbi apo në lidhje me eksportin e tillë, (ii) mënyrës së vjeljes së taksave, detyrimeve dhe tarifave të tilla dhe (iii) rregullave e formaliteteve që duhet të ndiqen në lidhje me eksportin e tillë. 27.3 Me rastin e caktimit të shkallës së veçantë të tretmanit kombit më të favorizuar të kërkuar me paragrafet 27.1 dhe 27.2, nuk do të mirret në konsideratë asnjë tretman më i preferuar apo më i privilegjuar i cili është caktuar nga Kosova për eksportimin e mallrave në rajonet e jashtme derisa tretmani i tillë i preferuar, privilegjuar, apo i favorizuar kërkohet nga një dispozitë obligative e një marrëveshje të dyanshme apo të shumanshme e rajoneve të tregut të lirë apo unionit të doganave, apo të një marrëveshje të dyanshme apo të shumanshme të përkohshme që ka për qëllim mbështetjen dhe formimin e rajoneve të tilla të lira apo unioneve doganore, të cilën ligji ndërkombëtar kërkon nga Kosova që ta respektojë. 27.4 Asgjë në paragrafin 27.1 apo 27.2 nuk do të interpretohet si pengesë për dhënien e tretmanit të kombit më të favorizuar për eksportet e destinuara për rajonet e jashtme të cilat nuk janë të mbuluara nga një marrëveshje e dyanshme apo e shumanshme. Pjesa 2 15 Standardet dhe kërkesat teknike për mallrat e eksportuara - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Government may require certificates for some exported goods, and the requirement must apply equally to the relevant producers and exporters and must not discriminate based on destination.
Neni 28 Kërkesat sanitare dhe fitosanitare Normat teknike dhe standardet e prodhimeve 28.1 Deri në masën që është e arsyeshme që të sigurohet se mallrat që eksportohen nga Kosova nuk janë të një cilësie të dobët, Qeveria mund të nxjerrë një apo më shumë akte normative të cilat do të kërkojnë që disa lloje apo kategori të mallrave të caktuara të përcillen me certifikatë që dëshmon se ato janë në pajtim me normat relevante teknike të caktuara, kushtet e caktuara sanitare, fitosanitare dhe standarde të prodhimeve. 28.2 Çdo kërkesë e përcaktuar në pajtim me paragrafin paraprak do të vlejë në mënyrë të njejtë për të gjithë prodhuesit dhe eksportuesit përkatës. 28.3 Veçanërisht, asnjë kërkesë e tillë nuk do të krijohet, miratohet apo implementohet në mënyrë që të bëjë diskriminim në mesin e eksporteve duke u bazuar në destinacionin e mallrave. Pjesa 3 Lejet për eksport - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Si rregull i përgjithshëm, për eksportimin e mallrave nga Kosova nuk kërkohet leje, licencë ose autorizim nga autoriteti publik, përveç mallrave të listuara në kontrollin e eksportit sipas nenit 30.
Neni 29 Rregull e përgjithshme: nuk kërkohet leje eksporti Me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listen e kontrollit të eksportit të përcaktuar sipas nenit 30 më poshtë, për eksportimin e mallrave nga Kosova nuk do të kërkohet leje, licencë apo autorizim nga cilido autoritet publik. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Qeveria ka autoritet të krijojë një listë të kontrollit të eksporteve dhe të përcaktojë cilat mallra kërkojnë leje eksporti.
Neni 30 Lista e kontrollit të eksportit Qeveria do të ketë autoritetin që të krijojë listen e mallrave të quajtur “Lista e kontrollit të eksporteve”. Lista e tillë do të përcaktojë saktë ato lloje apo kategori të mallrave për eksportin e të cilave kërkohet leje. Qeveria mund të përfshijë në listen e tillë llojin apo kategorinë e mallit vetëm nëse ka arsye të qarta, reale dhe objektive që dëshmojnë se është e nevojshme kontrolli i eksportit të mallrave të kategorisë apo llojit të tillë, me qëllim që realisht të avancojë arritjen e njërës nga qëllimet vijuese: (a) të ndalojë shkeljet e të drejtave mbi pronën intelektuale; (b) të zbatojë kufizime mbi transaksionet e eksporteve që kanë të bëjnë me arin; (c) të mbrojë llojet e rrezikuara të bimëve dhe kafshëve; (d) të mbrojë artikujt që konsiderohen si thesarë kombëtarë dhe që kanë vlerë të njohur dhe të rëndësishme artistike, historike apo arkeologjike; (e) të zbatojë dispozitat obligative të një marrëveshje ndërkombëtare; (f) të zbatojë masat që janë në mënyrë të qartë dhe qenësisht të domosdoshme për konservimin e burimeve të shterueshme natyrore, por vetëm nëse këto masa shoqërohen me kontrollin e rëndësishëm qeveritar ndaj prodhimeve të vendit dhe konsumimit të këtyre resurseve; (g) të zbatojë masa të përkohshme me qëllimin të sigurimit të furnizimit adekuat minimal në tregun e vendit me artikuj ushqimor bazik dhe themelorë ose mallrave tjera vitale; sidoqoftë, kufizimet e eksportit për qëllime të tilla do të lejohen vetëm në rastet kur provohet në mënyrë të qartë se masat tjera të mundshme janë joadekuate ose praktike; ose 16 (h) të sigurojë zbatimin e duhur dhe caktimin e barabartë në mes të eksportuesve të kontigjenteve të vendosura nga shteti i huaj ose rajoni i jashtëm në importet e mallrave të tilla. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Government must set export-permit criteria for controlled goods, or require designated state authorities to do so.
Neni 31 Kriteret e nevojshme për marrjen e lejes së eksportit. 31.1 Për çdo lloj apo kategori të mallit të përfshirë në listën e eksporteve të kontrolluara, Qeveria do të themelojë ose kërkojë nga një apo më shumë autoritete të emëruara shtetërore që të vendosin, kriteret që duhet të përmbushen nga aplikuesi për të marrë një leje eksporti për një mall të tillë. 31.2 Të gjitha kriteriet e tilla do të jenë jo diskriminuese, sidoqoftë, kur është qartë dhe realisht e nevojshme për arritjen e qëllimeve përkatëse mund të përcaktohet qartë që leja e eksportit për llojin apo kategorinë e veçantë të mallit do t’i ipet vetëm poseduesit të licences relevante të veprimtarisë; me kusht që, sidoqoftë, nga aplikuesi nuk do të kërkohet të posedojë një licence veprimtarie nëse licenca e tillë nuk është e nevojshme për punë të ngjashme ose drejtpërdrejtë konkurrente të mallrave me origjinë vendore. 31.3 Të gjitha kriteriet e tilla do të jenë transparente dhe qartë e qenësisht të domosdoshme për arritjen e qëllimeve të theksuara për përfshirjen e llojit apo kategorisë së tillë të mallit në listën e eksporteve që duhet kontrolluar. 31.4 Qeveria nuk mund të përdorë asnjerën nga dispozitat e kësaj pjese (Pjesa 3) për kufizimin e eksportit të llojit apo kategorisë përkatëse të mallit përderisa procedura e nxjerrjes dhe kriteret e kërkuara të lejes së eksportit të mos përgatiten, miratohen dhe plotësisht të zbatohen. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Qeveria mund të ndalojë eksportin e disa mallrave të kontrolluara, dhe kur eksporti është i ndaluar askush nuk lejohet t’i eksportojë; për autoritetet publike ka një përjashtim të kufizuar.
Neni 32 Eksportet e ndaluara 32.1 Nëse një lloj apo kategori e mallrave është përfshirë në listën e eksporteve te kontrolluara me qëllim të arritjes së qëllimit të përcaktuar me pikat e prej (a)- (g) të nenit 30, dhe një qëllim i tillë mundet që të arrihet në mënyrë të arsyeshme me ndalimin eksportit të mallit te llojit apo kategorisë së tillë të mallit, Qeveria mundet shprehimisht të ndalojë eksportin e tillë. 32.2 Nëse eksporti i një lloji apo kategorie të mallit është i ndaluar -qoftë parimisht ose te një shtet apo rajon i caktuar saktë asnjë person, ndërmarrje apo kompani publike nuk do të lejohet të eksportojë mallra të tilla. Eksporti i mallrave të tilla nga autoriteti publik mund të lejohet vetëm nëse eksporti i tillë (i) është qartë dhe qenësisht i domosdoshëm për autoritetin e tillë publik të kryejë funksionin e tij legjitim publik dhe (ii) nuk bëhet në mbështetje të ndonjë veprimtarie ekonomike, biznesi apo komercial. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: An export permit may include conditions that limit how exported goods are used or otherwise disposed of, when that is clearly necessary to achieve the relevant purpose.
Neni 33 Kufizimet në përdorimin dhe disponimin e mallrave të eksportuara Nëse qartë është e nevojshme arritja e qëllimit përkatës, leja e eksportit mund të përmbajë kushtet që kufizojnë shfrytëzimin dhe disponimin tjetër që mund të bëhet ndaj mallrave të eksportuara përkatëse dhe të kërkojë lejen e eksportit për garantimin se kushtet e tilla do të plotësohen. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Qeveria mund të vendosë masa kufizuese për shërbimet dhe informacionin ndaj rezidentëve dhe jorezidentëve kur kjo është qartësisht e nevojshme dhe e domosdoshme për qëllimin e nenit 30(a).
Neni 34 Eksporti i shërbimeve dhe informatave Nëse është qartë e nevojshme dhe e domosdoshme, për arritjen e qëllimit të përcaktuar në pikat (a) të nenit 30, Qeveria mund të vendosë masa kufizuese mbi ofrimin e shërbimeve dhe informative ndaj rezidentëve dhe jorezidentëve. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: A transport permit holder may export the specified quantity of the relevant goods, in multiple shipments, within a period that does not exceed one year, as long as this matches the stated export-control purpose.
Neni 35 Lejet e shumfishta të transportit 17 Një leje transporti, gjer në shkallën që është në përputhje me qëllimin e theksuar me përfshirjen e mallit përkatës në listen e kontrollit të eksportit, do ti lejoj poseduesit të saj të eksportoj kuantitetin e përcaktuar qartë të mallit përkatës në çdo kohë dhe në dërgesa të shumfishta brenda një periudhe të caktuar kohore që nuk kalon një vit. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Government may issue a normative act exempting export permit conditions for small-quantity, noncommercial exports when doing so does not undermine the purpose of listing the goods for export control.
Neni 36 Eksportet jokomerciale dhe përjashtimet tjera Kur realisht nuk rrezikon qëllimin e theksuar në përfshirjen e mallrave të llojit apo kategorisë në listen e kontrollit të eksportit, Qeveria mund të nxjerr një akt normativ me të cilin përjashton kushtet e lejes së eksportit ndaj mallrave të tilla në sasi të vogla, nën supozimin jokomercial të eksporteve për të cilat përndryshe leja e eksportit do të ishte e nevojshme. Çdo akt i tillë normativ do të përcaktojë kriterin transparent, objektiv dhe jodiskriminues që duhet të plotësohet për tu kualifikur për një përjashim të tillë të përcaktuar me këtë paragraf. Pjesa 4 Masat tjera që ndikojnë në mallrat e eksportuara - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Government may issue a border-measures regulation for intellectual property rights, customs may confiscate infringing goods, and right holders may use a procedure to work with MTI and customs.
Neni 37 Masat kufitare të pronës intelektuale 37.1. Qeveria është e autorizuar të nxjerr, në bazë të këtij neni (37) një akt normativ i cili mundëson zbatimin e masave mbrojtëse në kufi me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të një personi apo ndërmarrje të pronës intelektuale kundër eksportit që i shkel këto të drejta. 37.2. Akti normativ i nxjerrë në përputhje me paragrafin paraprak do të sigurojë procedurën e arsyeshme të cilën bartësi i të drejtës së tillë mund ta përdorë për arritjen e bashkëpunimit midis të MTI dhe organeve doganore të Kosovës për zbatimin e këtyre të drejtave në kufi. Masat e këtilla shtrënguese poashtu lejojnë organet doganore të disponojnë dhe konfiskojnë mallrat që i shkelin të drejtat e tilla. 37.3. Të paktën, një akt i tillë normativ do të parashohë procedurën në lidhje me mallrat me markë tregtare të falsifikuar dhe prodhimet e të drejtës së autorit të plagetuara. 37.4. Akti i tillë normativ do të parasheh mbrojtjen procedurale adekuate që siguron se asnjë person, ndërmarrje ose autoritet publik nuk do ta pengojë tregtinë e ligjshme. 37.5. Akti normativ i nxjerrë në përputhje me paragrafet paraprake do të përgatitet, adoptohet dhe zbatohet në pajtim me kërkesat e Konventës së OBT-së mbi aspektet përkatëse të tregtisë të të drejtave të pronës intelektuale. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article is marked reserved and titled “Right to import and export.”
Neni 38 I rezervuar Kapitulli 6 E drejta për import dhe eksport - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Banorët rezidentë dhe jorezidentë kanë të drejtë të importojnë dhe eksportojnë, për qëllime jokomerciale, mallra që nuk kërkojnë leje.
Neni 39 Eksportet dhe importet jokomerciale 39.1 Çdo banor rezident dhe çdo banor jorezident ka të drejtë që të importojë dhe eksportojë, për qëllime jokomerciale, mallra që nuk i nënshtrohen kërkesës për leje. 39.2 Qeveria mundet sipas nenit 21 të përcaktojë kushtet që rregullojnë aftësinë e rezidentëve dhe jorezidentëve të importojnë pa leje për qëllime jokomerciale mallin i cili përndryshe i nënshtrohet kushteve për leje importi. 18 39.3. Qeveria mund të përcaktojë sipas nenit 37, kushte të cilat rregullojnë aftësinë e rezidentëve dhe jorezidentëve që të eksportojnë pa leje, për qëllime jokomerciale, mallin i cili përndryshe i nënshtrohet kushteve për leje eksporti. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Some Kosovo residents registered in the commercial or business register may import or export goods in commercial quantities for commercial purposes; non-residents may not. Restrictions allowed by the law still apply.
Neni 40 Importet dhe eksportet komerciale. 40.1 Një rezident i cili është regjistruar në regjistrin komercial apo biznesor të Kosovës dhe që ka të drejtë të inkuadrohet në veprimtari komerciale, biznesi apo komerciale do të ketë automatikisht të drejtë që të importojë apo eksportojë mallra në sasi komerciale dhe për qëllime komerciale. 40.2 E drejta e përcaktuar në paragrafin paraprak varet nga dhe do të ushtrohet në pajtim me çdo masë kufizuese e cila është themeluar në bazë të autorizimit të këtij ligji. Me përjashim të masave restriktive të lejuara me këtë ligj asnjë akt normativ nuk do të vendosë, dhe asnjë autoritet publik nuk do të përgatisë, miratojë e implementojë asnjë kërkesë apo procedure që pengon të drejtën e vendosur me paragrafin paraprak ose vendosjen e kushteve për ushtrimin e saj. 40.3 Banorët jorezident nuk do të kenë të drejtë të importojnë dhe eksportojnë mallra në sasi komerciale apo për qëllime komerciale. 40.4 Një rezident i cili nuk është regjistruar në regjistrin komercial apo biznesor ose që nuk ka atë të drejtë të mirret me aktivitete komerciale, biznesore apo ekonomike në Kosovë, nuk do të ketë të drejtë që të importojë apo eksportojë mallra në sasi komerciale apo për qëllime komerciale. Kapitulli 7 Dispozitat plotësuese - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The law does not prevent the Government from freely regulating external trade, including gold.
Neni 41 Transaksionet e arit Ky ligj nuk do të pengojë mundësinë e Qeverisë që të rregullojë lirisht veprimtarinë e tregtisë me jashtë duke përfshirë arin. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Service transactions between residents and nonresidents are free from restrictive measures, unless other legislation expressly sets those measures.
Neni 42 Transaksionet e shërbimeve Transaksionet që ngërthejnë ofrimin e shërbimeve nga rezidentët ndaj jorezidentëve ose nga jorezidentët ndaj rezidentëve do të jenë të lira nga masat restriktive, përveç kur përmasa e masave të tilla restriktive parashihet shprehimisht në legjislacionin tjetër që rregullon shërbimet dhe ofruesit e shërbimeve përkatëse. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Foreign exchange and transfer terms for imported goods must be treated the same whether or not the goods need an import permit.
Neni 43 Jodiskriminim në disponimitetin e këmbimit për mallrat e importuara 43.1. Valutat të cilat janë të nevojshme për të paguar mallrat e importuara, për të cilat është e nevojshme leja për import do të jenë në dispozicion me emërtim, kushte, procedura dhe baza të njejta sikurse valutat e huaja të cilat janë vënë në dispozicion për pagesat e mallrave të cilat nuk kanë nevojë për një autorizim të tillë. 43.2 Afatet, kushtet, procedurat dhe tarifat e zbatueshme të transferit ndërkombëtar të fondeve për pagesat e mallrave të importuara nuk do të diskriminojnë në mes të mallrave të importuara që i nënshtrohen kërkesës për leje importi dhe mallrave të importuara që nuk i nënshtrohen lejes së tillë. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Government may set certain import/export fee structures, but any tax on imports or exports must be limited to charging for actual services provided and must comply with WTO requirements.
Neni 44 Taksat dhe formalitetet 44.1. Asnjë taksë nuk mund të vendoset mbi ose në lidhje me importimin ose eksportimin përveç kur qartë kanë të bëjnë me, dhe të domosdoshme për kompensimin e shërbimeve aktualisht të ofruara, në të gjitha rastet, çdo taksë e ngarkuar do të pasqyrojë koston faktike të shërbimeve 19 realisht të ofruara dhe nuk do të përfaqësojë kufizim të fshehtë tregtar, ose mënyrë për fitimin e të ardhurave për qëllime fiskale. 44.2 Në interes të efikasitetit, Qeveria mund të caktojë taksë fikse dhe/ ose taksë sipas vlerës së mallit të importuar dhe strukturat e taksës duke përcaktuar nivelet maksimale dhe minimale për shërbimet e ofruara rregullisht dhe zakonisht të ofruara lidhur me importin dhe eksportin; sidoqoftë, taksat e tilla dhe struktura e taksës do të jenë plotësisht në pajtim me direktivat dhe kërkesat e zbatueshme të OBT-së. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Restrictive measures covered by an international agreement do not enter into force until any waiting period between publication and entry into force has passed, and implementing normative acts must describe the affected goods accurately.
Neni 45 Transparenca 45.1 Nëse masa restriktive është e përfshirë në një marrëveshje ndërkombëtare dhe marrëveshja e tillë parasheh afat të vakant në mes të dates së publikimit dhe dates së hyrjes në fuqi, atëherë masa e tillë restriktive nuk do të hyjë në fuqi deri sa afati i tillë të mos kalojë. 45.2 Çdo akt normativ i nxjerr në bazë të këtij ligji do t’i përshkruaj mallrat që ndikohen me këtë në mënyrë të saktë, sikur që janë përcaktuar në legjislacionin doganor të Kosovës, veçanërisht në nomenklaturën e tarifave doganore. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Aktet normative të nxjerra sipas këtij ligji duhet të parashikojnë saktësisht dënimet për shkeljet dhe të sigurojnë që ato të jenë proporcionale me shkeljen dhe dëmin e shkaktuar.
Neni 46 Shkeljet dhe dënimet Çdo akt normativ i nxjerrë sipas këtij ligji do të përmbajë dispozita që përcaktojnë në mënyrë të saktë dënimet që mund të shqiptohen për shkeljet e ligjit. Çdo akt i tillë normativ do të sigurojë që dënimet e tilla të jenë në përpjestim me shkallën dhe llojin e shkeljes gjegjëse dhe nivelin dhe shkallën e demit të shkaktuar nga shkelja e tillë. Kapitulli 8 Dispozitat përfundimtare - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Actions and decisions listed in the cited articles must be carried out in close coordination with UNMIK.
Neni 47 Koordinimi me UNMIK-un Veprimet dhe vendimet në Nenet 9.1, 12.4, 23.1, 24.1, 26.1, dhe 38.1 do të bëhen në koordimin të ngushtë me UNMIK-un. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The Government must issue normative acts needed to implement this law.
Neni 48 Implementimi Qeveria nxjerrë akte normative që janë të nevojshme për zbatimin e këtij ligji. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: This law replaces any existing regulation or applicable law provision that conflicts with it.
Neni 49 Ligji aplikativ Ky ligj do të zëvendësojë çdo dispozitë të çdo rregullore ekzistuese apo ligji aplikativ i cili nuk është në përputhje me të. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly, the Speaker’s signature, and promulgation by the PSSP.
Neni 50 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi me miratimin e tij nga Kuvendi, nënshkrimin e Kryetarit të Kuvendit kurse shpalljen e bënë PSSP në pajtim me Kornizën Kushtetuese. UNMIK/ REG// 2003/ 15 12.05.2003
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2002/6 PËR AKTIVITETET E TREGTISË ME JASHTË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in