LIGJI NR. 2002/8 LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
This preamble says the law is adopted to protect the environment in Kosovo and to develop environmental standards in line with European Union standards.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2002/8
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to protect the environment in Kosovo and to develop environmental standards in line with European Union standards. Ky nen shpjegon se ligji synon të krijojë bazën për një kornizë ligjore për përmirësimin e mjedisit në Kosovë, në përputhje me standardet mjedisore të BE-së dhe zhvillimin e qëndrueshëm. This article defines terms used in the law on environmental protection. Public authorities, the Kosovo Assembly and Government, the Ministry, and municipalities each have specified roles in environmental protection. This provision sets out the main environmental protection objectives in Kosovo, including reducing pollution and environmental harm, protecting biodiversity, using natural resources sustainably, and preserving valuable natural and cultural landscape values.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2002/8 LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Showing 52 of 52
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to protect the environment in Kosovo and to develop environmental standards in line with European Union standards.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI III / Nr. 21 / 01 SHKURT 2008 LIGJI NR. 2002/8 LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Rregullores nr.2001/9 të dt.25 maj 2001 Për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë, veçanërisht nenet 5.1 (f), 5.7, 9.1 .26 (a), 9.3.3, 11.2 dhe tutje; Duke parë nevojën për të sjellë standarde mbi mjedisin në Kosovë në harmoni me ato të Bashkimit Europian; Të dedikuar pas qëllimit për të mundësuar një mjedis të shëndetshëm në rritje për popullin e Kosovës; Duke patur parasysh së vënia e standardeve të tilla dhe krijimi i një mjedisi të tillë duhet të formohet në mënyrë që të jetë konform me zhvillimin e qëndrushëm ekonomik dhe që Kosova të mund të përballojë harxhimet e tilla; dhe, Me qëllim krijimin e bazës së kornizës ligjore që do të (i) mundësojë një mjedis të shëndetshëm në rritje gjatë sjelljes graduale të standardeve të Bashkësisë Europiane për mjedis, (ii) sigurojë që për krijimin e një mjedisi të tillë mund të përballohen shpenzimet dhe është konform me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, (iii) krijojë kompetencat dhe detyrimet e autoriteteve publike që janë përgjegjëse për sjelljen dhe fuqizimin gradual të standardeve të tilla, dhe (iv) japë të drejtat dhe detyrimet e personave dhe ndërrmarjeve që preken nga aktivitete të tilla ose interesat që promovojnë një mjedis të shëndetshëm në Kosovë; Nxjerr Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, si vijon: KAPITULLI I: DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Ky nen shpjegon se ligji synon të krijojë bazën për një kornizë ligjore për përmirësimin e mjedisit në Kosovë, në përputhje me standardet mjedisore të BE-së dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Neni 1 Qëllimi i Ligjit 1. Qëllimi themelor i këtij ligji është krijimi i bazës për kornizën ligjore që do të promovojë një ngritje të mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis të Bashkimit Europian. 2. Gjithashtu, qëllim themelor i këtij ligji është që të sigurojë atë se krijimi i një mjedisi të tillë është arritur në mënyrë që është e përballueshme dhe konform me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. 3. Ky ligj identifikon autoritetet pubike që do të bëjnë implementimin e një apo më shumë dispozitave të këtij ligji, krijimin e autoriteteve specifike dhe detyrimet e secilave autoritete publike që dalin nga ky ligj. Ky ligj gjithashtu do të përcaktojë të drejtat dhe detyrimet e personave apo ndërmarrjeve të prekura nga aktivitetet e autoriteteve të tilla publike apo me persona të interesuar për promovimin e mjedisit të shëndetshëm në Kosovë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law on environmental protection.
Neni 2 Përkufizimet Sipas këtij Ligji zbatohen përkufizimet si vijon: (a) “Kuvendi” do të thotë trupi legjislativ i themeluar në pajtim me nenin 1.5(a) dhe 9.1 të Rregullores të UNMIK-ut 2001/9 “Për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes në Kosovë . 2 (b) “Çrregullim kritik për mjedisin” është nocion i përgjithshëm që ka të bëjë me ndotjen, mbeturinat ose plehrat që i tejkalojnë nivelet kritike të parapara me këtë ligj ose aktet normative të nxjerra në pajtim me këtë ligj. (c) “Dëm i mjedisit” do të thotë një gjë apo aktivitet që ka potencial të jashtëzakonshëm dhe të dukshëm që ta dëmtojë mjedisin në mënyrë substenciale, apo të bëjë një aksident mjedisor. (d) “Degradim” ose “Degradim i mjedisit” do të thotë degradim substencial i mjedisit (në atë shkallë që ndikon në kualitetin e jetës), nga ndotja, mbeturinat dhe plehrat ose nga përdorimi apo shfrytëzimi i paautorizuar i burimeve natyrore. (e) ”Aksident ekologjik” do të thotë një ndodhi e papritur që ndodh nga vise majore ose qëllime të tjera të paparapara dhe rezulton në gjendje të madhe akute me kohëzgjatje të shkurtër, nga mbeturina apo materie të dëmshme që në mënyrë të qartë i kanosen shëndetit publik ose i shkaktojnë dëm mjedisit. (f) “Pëlqim mjedisor” do të thotë autorizim me shkrim i nxjerrë në pajtim me këtë ligj, që në rrethana të përshkruara me këtë ligj ose akte normative të nxjerra në pajtim me këtë ligj, më qëllim marrjen e lejes për ndërtim. (g) “Vlerësimi i ndikimit në mjedis” (“VNM”) do të thotë vlerësimi për të determinuar dëmet e mundshme mjedisore nga ndërtimi dhe aktivitete të tjera zhvillimore. (h) “Dëm mjedisor” do të thotë impakt negativ substencial në kapacitetin regjenerativ të mjedisit ose shkatërrimit të një ekosistemi specifik. (i) “Inspektor mjedisor” do të thotë personi që ka autorizimet e duhura me këtë ligj apo aktet normative të nxjerra nga ky ligj, të bëjë inspektimin e zhvillimeve dhe aktiviteteve të tjera si dhe determinimet preliminare rreth konformitetit apo jokonformitetit të aktiviteteve me të tilla me këtë ligj apo akte normative të nxjerra në pajtim me këtë ligj. (j) “Inspektoriati i mjedisit” do të thotë institucioni e themeluar nga ky ligj. (k) “Leja mjedisore” do të thotë autorizimi me shkrim që është lëshuar në pajtim me këtë ligj apo me një akt normativ të lëshuar si pasues të këtij ligji, në rrethana të përshkruara me këtë ligj apo në një akt normativ të nxjerrë nga ky ligj, që kërkohet në mënyrë që të merret një leje veprimi. (l) “Bordi këshillues për mbrojtjen e mjedisit” do të thotë bordi i themeluar me këtë ligj. (m) “Çrregullim i madh mjedisor” është një term i përgjithshëm që ka të bëjë me ndotjen, mbeturinat dhe plehrat që i tejkalojnë kufijtë e caktuar nga ky ligj. (n) “Qeveria” do të thotë Qeverinë e themeluar sipas nenit 1.5(c) dhe 9.3 të Rregullores të UNMIK-ut 2001/9 “Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë” dhe çdo Qeveri pasardhëse ose autoritet qendror ekzekutiv. (o) “Mbeturina të rrezikshme” do të thotë dëmi nga shoqëria që (i) shfaq rrezik domethënës për shëndetin njerëzor apo mjedisin kur nuk menaxhohet në mënyrë adekuate, (ii) është i ndezshëm, koroziv, reaktiv ose toksik, dhe (iii) është klasifikuar si i rrezikshëm nga BE-ja. (p) “Fondi i Kosovës për Mjedis” apo “Fondi” do të thotë Fond i themeluar ne bazë të këtij ligji. (q) “Agjencioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit” (“AKMM”) do të thotë Agjencioni brenda Ministrisë i cili gjithashtu përshkruhet në nenin 39. të këtij ligji. (r) “Akt normativ” do të thotë çdo rregullore e UNMIK-ut apo ligj që ka fuqi normative në Kosovë. (s) “Akt plotësues normativ” do të thotë një direktivë administrative, udhëzim administrativ apo çdo akt tjetër që ka fuqi normative në Kosovë dhe që është miratuar nga një autoritet publik në bazë të autoritetit të dhënë nga një akt normativ. (t) “Akt i veçantë” do të thotë parimet, procedurat, rregullat, normat apo standardet e caktuara që nxjerren nën autoritetin e këtij ligji. Kur ky ligj i jep autoritet Qeverisë për të miratuar akte, ato duhet të jenë Direktiva Administrative, Instruksione Administrative ose akte tjera që Qeveria është e autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut. Kur ky ligj i jep autoritet Ministrit për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë instruksione Administrative ose akte të tjera që Ministri është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji , ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut. Kur ky ligj i jep autoritet komunave për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë akte që Komuna është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut. Kur ky ligj i referohet akteve të veçanta pa deleguar ndonjë autoritet 3 përgjegjës për nxjerrjen e akteve të tilla kjo përfshinë aktet e tilla të cilat janë të nxjerrura nga Qeveria, Ministri, Ministria apo Komuna. (u) “Licencë” do të thotë një instrument ligjor zyrtar me shkrim i nxjerrë nga një autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të angazhohet në një lloj të veçantë të biznesit apo aktivitetit tjetër vazhdues, në pajtim me kushtet e saktësuara në licencë. (v) “Autorizim” do të thotë një instrument zyrtar me shkrim të nxjerrë nga një autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të zbatojë aktivitet apo projekt jo më shumë se një herë, në pajtim me kushtet e përshkruara në atë autorizim. (w) “Person’’ do të thotë një person fizik apo juridik. (x) “Ndotës” do të thotë personat që shkaktojnë ndotje. (y) “Ndotje” do të thotë shkarkimin e një substance(duke përfshirë substanca në formë të ngurtë, lëngët apo në formë të gaztë) ose energji (duke përfshirë vibrimin, radiacionin, ngrohjen, dritën, zhurmën apo forma të tjera të energjisë) në mjedis, që ka potencial domethënës që t’i shkaktojë dëme shëndetit njerëzor, organizmave të gjallë apo eko- sistemeve apo dëm mjedisor. (z) “Rajone të mbrojtura” janë rajone të përkufizuara në mënyrë të veçantë si rajone të mbrojtura nga ky ligj apo një akt plotësues normativ i nxjerrë në bazë të këtij ligji, më qëllim promovimin dhe ruajtjen e disa tipareve të vlefshme natyrore që kanë rëndësi të vlefshme topografike, ekologjike apo rekreative. (aa) “Autoritet publik” do të thotë secilën nga vijueset: (i) një autoritet ekzekutiv, organ publik, ministri, departament, agjencion apo autoritet tjetër qendror apo rajonal, komunal apo lokal që ushtron pushtet ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, publik administrativ apo juridik në bazë të një akti normativ apo akti plotësues normativ. (bb) “Shërbimet publike në lëminë e mbrojtjes mjedisore” do të thotë ato shërbime publike që ofrohen nga operatorët e shërbimeve publike dhe që përfshin mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, furnizimin me ujë, shërbimet për mirëmbajtjen e ujërave të zeza dhe sigurimin e shërbimeve të tjera që në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të lidhura me parandalimin apo menaxhimin e ndotjes. (cc) “Ndërmarrje” do të thotë çdo partneritet, ndërmarrje, person juridik, asociacion, projekt, filial, zyrë apo organizata dhe themelime të tjera. (dd)“Burim natyror me vlerë” do të thotë, fenomen i njohur natyror që është shumë i vlefshëm, i paktë dhe unik, dhe që është konsideruar si i tillë nga ky ligj apo akte normative të dala në pajtim me këtë ligj; një burim i tillë natyror mund të përfshijë fenomen unik gjeografik siç janë fosilet, mineralet të pazakonshme, akumulime apo formacione, shpella, gërxhe, ujëvara, liqene, lumenj, fusha me ujë, bimë dhe kafshë unike, si dhe ekosisteme dhe pejsazheve. (ee) “PSSP” do të thotë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe zyreve nën jurisdiksionin e tij/saj. (ff) “UNMIK” do të thotë Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. (gg) “Riciklim”do të thotë mbledhja selektive e mbeturinave komunale me qëllim të riprodhimit dhe ripërdorimit. Materiali i njejtë përdoret për të prodhuar një produkt të njejtë ose të ngjashëm me të përparshmen. (hh) “Organizma të Modifikuar Gjenetikisht” janë organizmat (bimët, shtazët, mikroorganizmat dhe pjesët e tyre) të krijuara nëpërmjet inxhinjeringut gjenetik respektivisht modifikimeve gjenetike. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Public authorities, the Kosovo Assembly and Government, the Ministry, and municipalities each have specified roles in environmental protection.
Neni 3 Organet përgjegjëse për administrimin e mbrojtjes së mjedisit 4 1. Autoritetet publike do të marrin pjesë në aktivitetet e mbrojtjes së mjedisit deri në masën që në mënyrë specifike u kërkohet apo janë të autorizuar edhe të detyruar nga ky ligj apo akte normative të nxjerra në bazë të këtij ligji. 2. Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, sigurojnë mbrojtjen e mjedisit përmes nxjerrjes së dokumenteve strategjike dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit nga fusha të veçanta, me kusht që dokumente të tilla strategjike dhe programe do të jenë konform me dispozitat e tjera të këtij ligji. 3. Ministria do të bëjë mbrojtjen e mjedisit deri në pikën që specifikisht është e autorizuar me këtë ligj, dispozitat të akteve normative plotësuese të nxjerra me këtë ligj brenda përmbledhjes së përgjegjsive që janë specifikuar në Rregulloren e UNMIK-ut 2001/19 ashtu siç është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2002/5. 4. Komuna mund, deri në masën që specifikisht kërkohet apo autorizohet më këtë ligj apo dispozitat të akteve normative plotësuese të nxjerra në pajtim me këtë ligj, ushtrojë përgjegjësi për ato çështje mjedisore që dalin apo ka mundësi të dalin në atë komunë, në rast se ato çështje mund të merren përsipër, kontrollohen, parandalohen, financohen ose menaxhohen nga ajo komunë vetë. Çështjet mjedisore që bëjnë pjesë brenda përgjegjësive të një komune janë: (a) plotësuese të nxjerra në pajtim me këtë ligj, për operatorët lokal, që nuk janë nën menaxhimin apo administrimin e PSSP-së, të shërbimeve publike në fushën e mbrojtjes së mjedisit; krijimi i standardeve, në pajtim me këtë ligj dhe akteve normative (b) të sigurohet konformiteti i operatorëve me standarde të tilla; (c) planifikimi që ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit brenda një komune të tillë; (d) krijimi i masave të arsyeshme lokale për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të jenë në pajtim me zhvillimin e qëndrushëm ekonomik, në pajtim me këtë ligj dhe aktet normative plotësuese të nxjerra në pajtim me këtë ligj; (e) krijimi dhe fuqizimi i masave që kanë për qëllim të kontrollojnë nivelin e zhurmës në një komunë të tillë; (f) çështje të tjera mjedisore që u janë detyruar komunave me këtë ligj apo me aktet normative plotësuese të nxjera në pajtim me këtë ligj. 5. Ministria do të ushtrojë mbikëqyrjen administrative dhe analitike të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit nëpër komuna, më qëllim që të sigurojë (i) konformitetin e komunave me dispozitat e këtij ligji apo aktet normative plotësuese të nxjerra me këtë ligj; dhe (ii) koordinimin e aktiviteteve të Ministrisë me ato të komunave për mbrojtjen e mjedisit brenda dispozitave të këtij ligji dhe akteve normative plotësuese të nxjerra në pajtim me këtë ligj. Me qëllim që të arrihet një konformitet dhe koordinim i tillë, Ministria do të ketë kompetenca që të kërkojë nga komunat të ndryshojnë, anulojnë, ose krijojnë masa apo standarde mjedisore. 6. Aktivitetet që kanë për qëllim nxitjen e përdorimit racional të burimeve natyrore, adoptimin e ushtrimeve të sigurta mjedisore dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, mund të bëhen me instrukcione administrative, persona, organizata joqeveritare, organizata profesionale dhe ndërmarrje. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision sets out the main environmental protection objectives in Kosovo, including reducing pollution and environmental harm, protecting biodiversity, using natural resources sustainably, and preserving valuable natural and cultural landscape values.
Neni 4 Objektivat e mbrojtjes së mjedisit Objektivat themelore të mbrojtjes të mjedisit janë arritja e qëllimeve të përgjithshme në vijim, me qëllim që të jenë edhe reale edhe të përballueshme nga autoritetet publike, personat dhe ndërmarrjet, dhe të jenë konform me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë: (a) zvogëlimi gradual i ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor si dhe minimizimi ose ndalimi i atyre aspekteve ekonomike dhe aktiviteteve të tjera që përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisit; (b) mbrojtja e biodiversitetit dhe balanci i përgjithshëm ekologjik në Kosovë; (c) shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe tokës prodhuese si dhe 5 mbrojtja e akumulimeve gjenetike të natyrës; (d) mbrojta e pamjeve të vlefshme natyrore; dhe (e) ruajtjen dhe rehabilitimin e diversitetit, vlerave kulturore dhe estetike të pejsazhit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article sets environmental policy principles for public authorities and other actors, including prevention, cooperation, polluter-pays responsibility, insurance for high-risk activities, court access, and public access to environmental information.
Neni 5 Parimet udhëzuese të politikës për Mbrojtjen e mjedisit 1. Deri në masën që një autoriteti publik i është kërkuar ose është autorizuar nga një dispozitë e këtij ligji apo akti normativ plotësues të nxjerrë në pajtim më këtë ligj, të implemetojë apo adoptojë këtë ligj dhe/ose të implemetojë akte normative plotësuese të nxjerra në pajtim me këtë ligj, do t’i ushtrojë detyrat në bazë të parimeve udhëzuese të politikës në vijim, por megjithatë që marrin në konsiderim një evaluim real të (i) mundësive të autoriteteve publike, personave apo ndërmarrjeve në Kosovë për të përballuar masën e mbrojtjes të propozuar të mjedisit, dhe (ii) ndërhyrjes së mundshme negative të qëllimit për promovimin e zhvillimit të qëndrushëm ekonomik në Kosovë: (a) Parimet e harmonizimit gradual me standardet e Bashkimit Europian Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Europian me qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të shëndoshë për individet me principet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brenda komunitetit shkencor, për përmirësimin e mjedisit. (b) Balancimi i mbrojtjes të mjedisit dhe nevojës për zhvillim ekonomik Të gjitha masat për mbrojtjen e mjedisit, standardet dhe aktivitetet do të projektohen dhe implementohen në mënyrë që të: (i) balancohen objektivat e mbrojtjes të mjedisit me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe (ii) zvogëlohen shpenzimet në nivel të arsyeshëm që të mund të përballohen nga Qeveria dhe populli i Kosovës. (c) Parimi i ruajtjes së rajoneve të mbrojtura dhe burimeve natyrore me vlerë Individeve, ndërmarrjeve dhe autoriteteteve publike do tu kërkohet të ndalojnë aktivitetete që pa arsyeshmëri rrezikojnë biodiversitetin e Kosovës, pejsazheve edhe rajoneve nën mbrojtje. (d) Parimi i integrimit graduar të mbrojtjes të mjedisit Autoritetet publike do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë njëra me tjetrën për zhvillimin, adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit. (e) Parimi i vigjilencës dhe parandalimit Deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet dhe benificionet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe implementohet në atë mënyrë që të parandalojë ose të ndërpresë efektet shkatërruese në mjedis dhe rrezikimin e mundshëm për shëndetin e njeriut. (f) Parimi i ripërdorimit, riciklimit, si dhe supstituimit të kemikaleve Autoritetet publike do të inkurajojnë përdorimin e substancave që mund të ripërdoren, ripërpunohen ose bilogjikisht shkatërrohen dhe përdorimin e kemikaleve dhe mjeteve të tjera që janë më pak të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. (g) Parimi – ndotësi paguan dhe shfrytëzuesi paguan 6 Një person, ndërmarrje apo autoritet publik që ka shkaktuar një dëm tepër të madh apo kritik mjedisor, do të jetë përgjegjës për kompeznimin e kostos për zvogëlimin apo minimizimin e një dëmi të tillë. Personi, ndërmarrja apo autoriteti i tillë do të jetë gjithashtu përgjegjës për kompenzimin e çdo dëmi që e kanë vuajtur të tjerët si rezultat i një dëmi tepër të madh apo kritik mjedisor. (h) Parimi i përgjegjësisë të pronarit trashëgimtar juridik i pronës Nëse një copë pronë ka përqëndrim të ndotjes ose mbeturinave të dëmshme që krijon dëm tepër të madh dhe kritik mjedisor, pronari i një prone të tillë do të jetë përgjithësisht përgjegjës për zvogëlimin apo minimizimin brenda një kohe të arsyeshme e një përqëndrimi të tillë, në rast se përqëndrimi i tillë realisht i kanoset shëndetit të njeriut apo mjedisit, pronari nuk do të mbajë përgjegjësi për zvogëlimin apo minimizimin e përqendrimit të tillë, në rast se ky është rezultat i një ndërmarrje shoqërore apo publike. Një pronar nuk do të jetë përgjegjës të zvogëlojë apo minimizojë përqëndrimet e tilla që ekzistojnë përpara datës efektive të këtij ligji në rast se pronari nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë në aktet që kanë rezultuar në një përqëndrim të tillë. Mundësohet, deri në atë pikë që pronari ta ketë blerë pronën me një çmim të ultë për shkak të prezencës të përqëndrimit të tillë, atëherë pronari do të detyrohet të paguaj koston për zvogëlimin dhe minimizimin e përqendrimit deri në dallimin e vlerës së pronës në treg gjatë kohës së blerjes dhe uljes së çmimit të paguar nga pronari. (i) Parimi i sigurimit të detyruar Një person që merret me aktivitet që mundësojnë një rrezik jashtëzakonisht të madh për personin/at e tretë dhe/ose dëmin në mjedis do t’i kërkohet të ketë disa baza të sigurimit për të mbuluar përgjegjësinë e mundshme kundrejt personit/ave të tretë në rast të aksidentit mjedisor. (j) Parimi i përgjegjësisë subsidare Në rastet kur përgjegjësia nuk mund që në mënyrë të arsyeshme ose ligjore t’ia imponojë specifikisht një personi, ndërmarrjeje, grup personash apo ndërmarrjesh, përgjithësisht do të jetë përgjegjëse Qeveria për përballimin e kostove, në pajtim me mundësitë financiare, që do dalin nga zvogëlimi apo minimizimi i përqëndrimit të ndrotjes dhe mbeturinave të dëmshme që krijojnë një dëm tepër të madh ose kritik për mjedisin ose riparimin e dëmit mjedisor. (k) Parimi i masave inkurajuese Qeveria do të promovojë aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes me zhvillimin e projekteve, për shqyrtim nga Kuvendi, për krijimin e masave që kanë për qëllim inkurajimin dhe ngritjen e iniciativave për sjelljen e ushtrimeve, aktiviteteve dhe/ose teknologjive. Të gjitha projektet e tilla do të përfshinë detajisht kostot/benificionet evaluimin e secilës nga masat. (l) Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë Çdo person apo ndërmarrje ose grup personash apo ndërmarrjesh, në rast se vuajnë dëme materiale ose janë përpara një rreziku të vuajnë dëme materiale që kanë të bëjnë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e këtij ligji apo akteve normative plotësuese të nxjerra në pajtim me këtë ligj, do të kenë të drejtën të ngrenë padi ose të kërkojnë nga gjykata kompetente ose autoritetet publike fuqizimin adekuat të ketij ligji apo akteve plotësuese normative të dala nga ky ligj. (m) Parimi i akcesit publik në informata Të gjithë personat kanë në përgjithësi të drejtë të jenë të informuar për gjendjen e mjedisit. Informata që kanë të bëjnë me gjendjen e mjedisit dhe informata të tjera të lidhura me mjedisin për procedurat dhe aktivitetet e autoriteteve publike dhe shërbimeve vepruese të autoriteteve publike që bëjnë shërbimet publike në fushën e mbrojtjes të mjedisit do të, deri në masën e kërkuar me Ligjin për Lirinë e Informatave që do të mundësojnë informacionin publik dhe do t’i ofrojnë publikut akces në informata. 7 KAPITULLI II. DOKUMENTET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të hartojë dhe t’ia paraqesë Kuvendit projektin e strategjisë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ndërsa ministria e përgatit atë me institucione të tjera. Projekti duhet të ketë përmbajtje të caktuar dhe të jetë i publikuar për të paktën 45 ditë para miratimit.
Neni 6 Strategjia e Kosovës për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit 1. Qeveria do të hartojë dhe do t’i parashtrojë Kuvendit një projekt për Strategjinë e mbrojtjes të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. 2. Projekti për strategjinë e mbrojtjes të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për Kosovën do të përmbajë qëllime dhe udhëzime për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës për një periudhë kohore dhjetë vjeçare dhe do të koordinohet me planin hapësinor të Kosovës. 3. Projekti për strategjinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik do të përfshijë, së paku: (a) Propozim politika për përdorimin e burimeve natyrore; (b) Analiza të kërkimeve shkencore të gjendjes të tanishme të burimeve natyrore, lokacionin hapësinor, kuantitetin dhe kualitetin e burimeve natyrore të Kosovës; (c) Propozim i piroriteteve strategjike për përdorimin e burimeve natyrore, përfshirë kohën dhe lokacionin hapësinor, kuantiteti, kualiteti, renovimi dhe rezervat strategjike; (d) Propozim kushtet për zëvendësimin gradual, aty ku është mundësia, të burimeve të varfëruara natyrore; (e) Gjendja e biodiversitetit në Kosovë dhe rajoneve të mbrojtjes të natyrës; (f) Një analizë e gjendjes të mjedisit, indentifikimi i dëmeve të mëdha mjedisore dhe efekti i tyre në shëndetin publik; (g) Propozim bazë i elementeve dhe kushteve për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e mjedisit; (h) Parashikim i gjatë kohor për trendet dhe kushtet mjedisore; (i) Propozimi i qëllimeve dhe metodave reale për ballafaqimin me trendet dhe kushtet mjedisore; (j) Një evaluim real i mjeteve financiare të nevojshme për arritjen e qëllimeve dhe propozimi i burimeve të mjeteve të tilla; dhe, (k) Propozim i prioriteteve të detyrave dhe projekteve si dhe autoritetet që propozohen t’i marrin përsipër përgjegjësitë për implementimin e tyre. 4. Propozim strategjia për mbrojtjen mjedisore të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik do të përgatiten nga Ministria në koordinim me Ministri të tjera dhe institucione shkencore të Kosovës. 5. Përpara se strategjia për mbrojtjen mjedisore të Kosovës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik i propozohet Kuvendit për miratim, do t’i bëhet e njohur publikut nëpërmes mediave për të paktën dyzet e pesë (45) ditë me qëllim t’i lejohet publikut të shprehin mendimet e tyre, sugjerimet, komentet dhe opinionet. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry must submit an environmental protection program proposal to the Government every five years. Municipalities may adopt similar local environmental protection programs, and those programs must comply with this law and its implementing acts.
Neni 7 Programet e mbrojtjes së mjedisit 1. Çdo pesë vjet, Ministria do t’i parshtrojë Qeverisë një propozim program për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Propozim programi do të përfshijë propozime për masa që duhen ndërmarrë ose standarde për krijimin e ardhshëm siç vijon: (a) Promovimi i një sistemi integral për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm; (b) Përmirësime në planifikimin mjedisor dhe rregullimi; (c) mbrojtja e ujit; 8 (d) mbrojtja e tokës; (e) mbrojtja e ajrit dhe atmosferës (përfshirë ozonin); (f) mbrojtja e biodivesitetit, ekosistemeve dhe rajoneve natyrore nën mbrojtje; (g) rregullimi i aktiviteteve që i përfshinë mbeturinat e rrezikshme dhe kemikale degjeneruese; dhe (h) mbrojtja nga zhurma dhe vibracioni. 2. Të gjitha propozimet e përfshira në propozim programin do të përmbajnë evaluimin e detakuar të kostove/benificionit të të gjitha masave dhe standardeve të propozuara. 3. Komunat mund të adoptojnë programe komunale për mbrojtjen e mjedisit dhe programe pune të ngjashme. Këto programe do të jenë konform me këtë ligj dhe aktet plotësuese normative të miratuara në bazë të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Disa plane hapësinore dhe programore që ndikojnë në mjedis duhet të përfshijnë vlerësim mjedisor dhe t’i paraqiten Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit para miratimit.
Neni 8 Aktet e Planifikimit dhe rregullimit Hapësinor 1 Plani hapësinor i Kosovës, Plani hapësinor i komunave, planet për menaxhimin e resurseve natyrore dhe planet e programet e zhvillimit të përcaktuara me ligj, të cilat kanë ndikim në mjedis duhet patjetër të përfshijnë vlerësim të aktiviteteve të planifikuara dhe ndikimin e tyre mbi mjedisin. Vlerësimi i aktiviteteve të planifikuara dhe ndikimi i tyre në mjedis përgatitet dhe paraqitet në mënyrën dhe procedurën e paraparë me ligj dhe evaluimin e ndikimeve pozitive ekonomike të mundshme në aktivitetet e tilla. 2 Planifikimi hapësinor dhe logjistik-urban do të: (a) përshkruaj një regjim special për mbrojtjen e natyrës, rajoneve nën mbrojtje, ujit, tokës, hapësirave të gjelbërta publike, zonave rekreative dhe banjove natyrale; (b) definojë rrezikun mjedisor të rajoneve (rajone të ndotura, rajone të rrezikuara nga erozioni, nga hedhja e materialeve të papërpunuara, etj.) dhe definojë propozim masat për rehabilitimin e rajoneve të tilla; (c) propozoj masat dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit për hapësirat të dedikuara për përdorimin e burimeve natyrore, ndërtimit të fabrikave për prodhimin e energjisë, fabrika industriale dhe infrastruktura dhe ndërtimi i strukturave për përqendrimin e mbeturinave. 3 Vlerësimi i aktiviteteve të planifikuara përfshinë analizimin e gjendjes aktuale të mjedisit, ndikimit të mundshëm në mjedis të aktiviteteve të planifikuara, veprimet e propozuara për zbutjen e tij si dhe zhvillimin ekonomik. 4 Plani hapësinor i Kosovës, Planet hapësinore rajonale, Planet hapësinore komunale si dhe aktet e tjera të planifikimit dhe rregullimit hapësinor, para aprovimit të tyre, i paraqiten për vlerësim (dhënie të mendimit profesional) Agjencionit të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, që është nën autoritetin e Ministrisë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës must submit a biennial environmental report to the Assembly, on proposal from the Ministry, and the report must be public.
Neni 9 Raporti për gjendjen e mjedisit 1 Qeveria e Kosovës, në propozim të Ministrisë, i paraqet Kuvendit të Kosovës raport dyvjeçar për gjendjen e mjedisit. Raporti përfshin, veç të tjerash, të dhëna mbi: (a) gjendjen e tanishme të mjedisit dhe ndryshimet në mjedis; (b) ndikimet mjedisore në shëndetin e publikut; (c) dëmet mjedisore; (d) qëndrueshëmrinë e përdorimeve të burimeve natyrore; 9 (e) implementimin e programit për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë dhe programet e punës, si dhe efekti i tyre në zhvillimin ekonomik; (f) marrjen e masave për mbrojtjen e natyrës, sukseset nga masat e marra dhe efekti i tyre në zhvillimin ekonomik; (g) analizat për funksioninimin e Ministrisë dhe autoriteteve dhe veprimtaritë e operatorëve të shërbimeve publike që ofrojnë shërbime publike” (h) evaluimin e shpenzimeve të të kaluarës, të tashmes dhe ardhshmes për ndikimin ekonomik në aktivitetet mjedisore të bëra nga Ministria. 2. Raporti do të publikohet dhe do të jetë i hapur për publikun. . KAPITULLI III: MASAT PËR MBROJTJEN E MJEDISIT PJESA 1: Standardet dhe rregullat - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Government may issue supplementary rules on acceptable pollution discharge levels, and it may suspend their application or make administrative contracts with existing polluters in the public interest, subject to Assembly review and ratification.
Neni 10 Nivelet e shkarkimit dhe shpërndarjes 1. Qeveria, me propozim të Ministrit, do të ketë autoritet të nxjerrë akte plotësuese normative që krijojnë nivelin e pranueshëm për shkarkim dhe shpërndarjes të materieve ndotëse përfshirë materialet ndotëse të ngurta, të lëngta dhe të gazta dhe substanca të rrezikshme në ajër, ujë, dhe tokë. 2. Të gjitha aktet normative plotësuese, të autorizuara nga ky nen, do të zhvillohen, adoptohen dhe ndryshohen kohë pas kohe që të mund gradualisht të përputhen me standardet dhe kushtet relevante të BE-së në mënyrë që është edhe realisht e përballueshme nga autoritetet publike, personat dhe ndërmarrjet si dhe është konform me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë. 3. Një nga aktet normative plotësuese e autorizuar nga ky nen do të krijojë nivele të pranueshme për shkarkim nga makinat që përmbajnë makineri të brendshme djegëse. 4. Ku mendohet të jetë në interes të publikut të veprohet ashtu, Qeveria do të suspendojë, plotësisht apo pjesërisht, aplikimin e një akti plotësues normativ të autorizuar nga ky nen kundrejt një ndotësi ekzistues, në rast se ndotësi ekzistues hyn në kontratë administrative me Qeverinë që kërkohet nga ndotësi ekzistues të përmbushë standardet më strikte të shkarkimit gjatë një kohe, në pajtim me afat kohor specifik progresiv. Çdo kontratë e tillë do t’i kërkojë ndotësit përkatës ekzistues të paguaj në baza të rregullta një taksë të arsyeshme, që do të bëhet pjesë e Fondit të Konsoliduar të Kosovës. Çdo kontratë e tillë do t’i parashtrohet Kuvendit për shqyrtim, dhe asnjë kontratë e tillë nuk do të bëhet efektive nëse dhe vetëm atëherë kur ratifikohet nga Kuvendi. 5. Ku mendohet që është në interes të publikut të veprohet ashtu, Qeveria mund të hyjë në kontratë administrative më ndotësin ekzistues me kërkesë që ndotësi i tillë të pajtohet me standardet më strikte për shkarkim se sa ato të nxjerra më aktet plotësuese normative të nxjerra në pajtim me këtë nen. Me qëllim që të mundësohet inkurajimi i ndotësve të tillë ekzistues të hynë në një kontratë administrative të tillë, Qeveria do të bëjë propozime, për shqyrtim nga Kuvendi, duke i rekomaduar Kuvendit që të krijojë disa standarde inkurajuese që Qeveria të mund t’ia ofrojë ndotësve ekzistues. Çdo kontratë e tillë që inkurajon ndotësit ekzistues do t’i parashtrohet Kuvendit për shqyrtim, dhe asnjë kontratë nuk do të jetë efektive nëse dhe vetëm atëherë kur ratifikohet nga Kuvendi. 10 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Qeveria mund të nxjerrë akte normative plotësuese, me propozimin e Ministrisë, për të specifikuar bazat e rregullave të veprimit që mbikëqyren nga operatorët e shërbimeve publike në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Neni 11 Rregullat e veprimit Qeveria, me propozimin nga Ministria, do të ketë kompetenca nxjerrë një apo më shumë akte normative plotësuese duke specifikuar bazat e rregullave për veprim që do të jenë të mbikëqyrura nga operatorët e shërbimeve publike në fushën e mbrojtjes të mjedisit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Qeveria mund të nxjerrë akte për rregullat, licencat dhe mbajtjen e të dhënave për mbeturinat dhe materiet e dëmshme.
Neni 12 Rregullat e veprimit me mbeturina dhe materie të rrezikshme 1. Qeveria, pasi merr propozimin nga Ministri, do të ketë kompetenca të nxjerrë një apo më shumë akte plotësuese normative që specifikon rregullat e veprimit që duhet të observohen nga një autoritet publik, person ose ndërmarrje që marrin pjesë në biznesin e menaxhimit, përqendrimit, transportimit dhe administrimit të mbeturinave dhe mbeturinave të dëmshme. Aktet plotësuese normative të tilla mund të specifikojnë kërkesat teknike dhe/ose kritere që i aplikohen: (a) vendndodhja ose krijimi i një strukture për mbajtjen apo hudhjen e mbeturinave dhe mbeturinave të dëmshme; (b) kolekcionimi, klasifikimi, vendosja dhe transportimi i mbeturinave dhe mbeturinave të dëmshme; (c) ripërpunimin, shfrytëzimi, dhe metoda të tjera të ripërdorimit të mbeturinave; (d) mbledhja, shaktërrimi dhe/ose trajtimi i mbeturinave dhe mbeturinave të dëmshme; dhe (e) përdorimi i mbeturinave si material për prodhimin e energjisë, materialeve të papërpunuara, etj. 2. Në rast se Qeveria mendon që është në interesin e publikut të sigurojë që vetëm një person apo ndërmarrje që mban licencë të veçantë mund të merret me trajtimin e veçantë të mbeturinave dhe mbeturinave të rrezikshme, Qeveria mund të zhvillojë dhe nxjerrë akt plotësues normativ, të thjeshtë, racional, jodiskriminues dhe jo-ekskluziv ku përfshihen kushtet për licencë që duhen plotësuar nga një person apo ndërmarrje për të marrë licencën e tillë. Një licencë e tillë mund të përshkruaj kushtet racionale dhe jodiskriminuese që duhet të përmbahen nga mbajtësi i licencës. Licenca e tillë do t’i lëshohet çdo aplikanti që përmbush kushtet. 3 Qeveria do të ketë autoritet të nxjerrë akte plotësuese normative, që kërkojnë nga të gjitha autoritetet publike, personat dhe ndërmarrjet të mbajnë të dhënat rreth trajtimit/aktiviteteve të mbeturinave dhe materieve të dëmshme. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Certain radioactive materials and other hazardous waste from outside Kosovo are banned unless the Government allows them.
Neni 13 Miratimi dhe ndalimi për importet 1 Në territorin e Kosovës është i ndaluar importimi, përpunimi, ose grumbullimi i materieve radioaktive dhe mbeturinave të tjera të rrezikshme me prejardhje jashtë kufinjëve të Kosovës, përveç kur lejohet nga Qeveria. 2 Qeveria, në pajtim me Ligjin për tregtinë e jashtme, me akt të veçantë përcakton: (a) rastet në të cilat inspektimi mjedisor i mallrave që importohen përkohësisht apo vazhdimisht, është i detyrueshëm; (b) rastet në të cilat ndalohet importi, eksporti, magazinimi dhe kalimi tranzit i përhershëm ose i përkohshëm i mallrave të caktuara, nëpër territorin e Kosovës dhe (c) rastet në të cilat është i nevojshëm miratimi paraprak i Ministrit për importimin, eksportimin, magazinimin apo kalimin tranzit të mallrave. 11 3 Ministri përcakton mënyrën sipas të cilës bëhet inspektimi mjedisor i mallrave të importuara përkohësisht ose vazhdimisht. 4 Ministria mund të vendosë asgjësimin e mallrave ilegalisht të importuara, eksportuara, magazinuara dhe që kalojnë tranzit në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The environment minister, together with the health minister, must issue warnings, recommendations, and protective measures when pollution reaches critical levels. Municipalities must issue a local warning act for local pollution. If an environmental impact assessment shows a planned activity may cause environmental disruption, the permit for the project or other activity makes the minister responsible for warning, guiding, and advising the public.
Neni 14 Lajmërimet e popullsisë 1 Ministri për mjedis, së bashku me Ministrin për shëndetësi, nxjerr paralajmërime, rekomandime dhe masa mbrojtëse kur ndotjet tejkalojnë nivelet kritike të vlerave të kufizuara të parapara me nenin 10 të këtj ligji. 2 Komunat nxjerrin aktin për paralajmërime, rekomandime dhe masa mbrojtëse në rastet e ndotjes me karakter lokal. 3 Nëse vlerësimi i ndikimit amiental tregon se veprimtaria e synuar mund të sjellë rrezik për çrregullim mjedisor, leja për projekte apo veprimtari tjera përcakton detyrimin e Ministrit për të paralajmëruar, udhëzuar dhe këshilluar popullatën. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të krijojë listën dhe sqarimet për artikujt që kërkojnë etiketë paralajmëruese mjedisore, ndërsa prodhuesit, shitësit me shumicë dhe importuesit që merren me sasi tregtare të këtyre sendeve duhet të zbatojnë kërkesat e etiketimit.
Neni 15 Paralajmërimet për prodhuesit 1. Qeveria, në propozim nga Ministri, do të krijojë listën me artikujt që kanë nevojë për etiketën paralajmëruese mjedisore dhe sqarime për përmbajtjen e etiketës paralajmëruese mjedisore. 2. Vetëm prodhuesit, shitësit e mallrave me të mëdha apo importuesit, që merren me kuantitete komerciale të sendeve që kanë nevojë për etiketim, do të jenë përgjegjës për të respektuar kërkesat e etiketimit. 3. As lista dhe as kërkesat e etiketimit të përmendura më sipër, nuk do ti tejkalojnë normat ose nuk do të jenë më të rënda se kërkesat relevante të BE-së. 4. Me qëllim që të krijohet konformitet me kërkesa të tilla etiketimi, Qeveria do të krijojë gjoba monetare të arsyeshme për shkeljen e atyre kërkesave; megjithatë, duke marrë parasysh që gjatë dymbëdhjetë (12) muajve të parë pas krijimit të kërkesave të tilla etiketimi, Qeveria nuk do të aktivizojë dënimet e tilla dhe do t’i paralajmërojë ata që bëjnë shkeljen e këtyre kërkesave dhe do t’i iniformoje ata mbi kërkesat e etiketimit dhe masat potenciale që mund të merren kundër atyre që nuk respektojnë këto kërkesa. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Personat që dinë ose mund të dinë për dëmtim mjedisor ose aksident ekologjik duhet ta njoftojnë Inspektoriatin ose organin tjetër përgjegjës.
Neni 16 Detyrimi për njoftim dhe bashkëpunim 1 Kushdo që ka dijeni, ose mund të ketë dijeni, për dëmtim të mjedisit ose aksident ekologjik duhet të njoftojë Inspektoriatin ose organin tjetër përgjegjës. Institucionet publike do të bashkëpunojnë me inspektoratin mjedisor, meqë është arsyeshmërisht e nevojshme, në kërkim të arsyes për një dëm specifik mjedisor ose dëm të madh apo kritik mjedisor. 2 Policia dhe zyrtarët e tjerë publik të autorizuar, të cilët, gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tyre zyrtare vijnë në dijeni lidhur me aksidente ekologjike ose çrregullim tjetër mjedisor, duhet të njoftojnë menjëherë Inspektoriatin. 3. Institucionet administrative shkencore të Kosovës dhe të komunave duhet të bashkëpunojnë dhe t’a ndihmojnë Inspektoriatin Mjedisor në gjetjen e shkaqeve të çrregullimeve mjedisore dhe identitetit të 12 përgjegjësit për çrregullimin. PJESA 2 : Detyrimet materiale të palëve përgjegjëse - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Qeveria mund të nxjerrë akte për gjoba dhe sigurim bazë për aktivitete me dëmtim shumë të madh mjedisor; pronarët mund të kenë detyrime për pastrim dhe zvogëlim të ndotjes, me disa përjashtime.
Neni 17 Përgjegjësia dhe detyrimet për çrregullim të madh ose kritik mjedisor 1. Qeveria do të ketë autoritet të nxjerr akte normative plotësuese që imponojnë gjoba të arsyeshme për persona, ndërmarrje dhe autoritete publike që marrin pjesë në aktivitete të cilat bëjnë çrregullime tepër të mëdha ose kritike për mjedisin. Këto gjoba duhet të jenë në atë nivel që t’i diskurajojnë autoritetet e tilla, personat apo ndërmarrjet që të marrin pjesë në ativitetetet të tilla vazhduese. Në rastet ku mendohet e arsyeshme, ku është bërë çrregullim tepër i madh dhe kritik i mjedisit, aktet plotësuese normative të tilla mund të kërkojnë nga pala përgjegjëse të ndërmarrë ose paguaj për pastrimin e nevojshëm për të zvogëluar dëmin në nivel më të ulët se kritik. 2. Në rast se një copë prone ka përqëndrim të ndotjes apo mbeturinave të rrezikshme që krijojnë çrregullim tepër të madh ose kritik mjedisor, pronari i një prone të tillë do të, në rast se vërtetohet se një përqëndrim i tillë ka me të vërtet dëm për shëndetin e njeriut apo ambienitit, jetë përgjithësisht përgjegjës për zvogëlimin dhe minimizimin, brenda një kohe të caktuar, përqëndrimin e tillë; duke patur parasysh, që në rast se përqëndrimi i tillë është rezultat i aktiviteteve të ndonjë ndërmarrjeje shoqërore apo publike, pronari nuk do të jetë përgjegjës. 3. Një pronar nuk do të mbajë përgjegjësi për të zvogëluar apo minimizuar përqëndrimin, në rast se përqëndrimi i tillë ka qënë aty përpara datës efektive të këtij ligji, dhe në rast se pronari nuk ka ndihmuar apo ka marrë pjesë në akte që kanë rezultuar në një përqëndrim të tillë. Megjithatë, nëse pronari e ka blerë pronën me çmim të ulët për shkak të prezencës të përqëndrimeve, atëherë pronari do të jetë përgjegjës të paguaj për zvogëlimin dhe minimizimin e një përqëndrimi të tillë, deri në diferencën e çmimit në treg në kohën e blerjes dhe çmimit të ultë të paguar nga pronari. 4 Një person apo ndërmarrje që marrin pjesë në aktivitete që përfshijnë një rrezik të trashëguar dhe jashtëzakonisht të madh për palën/ët e tretë dhe/ose dëm mjedisor do t’i kërkohet një sigurim bazë për të mbuluar përgjegjësinë e mundshme kundrejt palës të tretë apo aksidentit mjedisor. Qeveria do të nxjerrë akte plotësuese normative që specifikon llojet e aktiviteteve që kërkojnë sigurim të domosdoshëm dhe nivelin e sigurimit të domosdoshëm që i aplikohet çdo lloji të aktivitetit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: People and legal entities may carry out activities to explore, discover, and use natural resources, but only if they meet the listed environmental and legal conditions.
Neni 18 Shfrytëzimi i resurseve natyrore 1 Personat juridikë ose fizikë mund të kryejnë aktivitete në hulumtimin, zbulimin, dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore sipas kushteve në vijim: (a) t’i nënshtrohen procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis, nëse veprimtaria është objekt vlerësimi e ndikimit në mjedis në pajtim me nenin 20 të ligjit; (b) të respektojë të gjitha ligjet dhe rregullat në lidhje me aktivitetin e tyre; (c) nëse burimi natyror është pronë publike të ketë koncesion ose ndonjë të drejtë tjetër adekuate për përdorimin dhe shfrytëzimin e burimeve në përputhje me ligjin; (d) gjatë aktivitetit, të zvogëlojë çrregullimet mjedisore që rrjedhin prej tij , dhe (e) pas ndërprerjes së veprimtarisë të rehabilitojë ose rikthejë mjedisin në gjendjen e mëparshme në përputhje me projektin e rehabilitimit. (f) Për projekte, të cilat i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, projekti i rehabilitimit duhet të përfshihet në raportin e ndikimit në mjedis. 2 Natyra e të drejtave në koncesione dhe procedura për dhënien e koncesioneve për përdorimin dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore, përcaktohen me ligj. 13 PJESA 3: Masat e rehabilitimit - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: People, enterprises, or public authorities responsible for serious environmental damage must restore the damaged area and may have to submit a remediation plan.
Neni 19 Masat e mbrojtjes dhe rehabilitimit 1. Kur mund të dëshmohet me dëshmi substenciale për neglizhencën, aktet e paramenduara, apo shkeljet nga ana e një personi, ndërmarrjeje apo autoriteti publik që sjell një dëm tepër të madh apo kritik mjedisor apo aksident mjedisor që rezulton në dëm mjedisor, një person, ndërmarrje apo autoriteti i tillë publik do të detyrohet ta kthejë pjesën e dëmtuar në kondicionet që nuk paraqesin rrezik për shëndetin publik apo kapaciteti të përgjithshëm regjenerues të pjesës së dëmtuar. 2. Aq më tepër, në rast se një person, ndërmarrje ose autoritet i tillë publik merr pjesë në një aktivitet të vazhdueshëm që mund të sjellin dëm të madh apo kritik mjedisor ose aksident mjedisor që do të rezultojë në dëm mjedisor, një person, ndërmarrje apo autoritet i tillë publik do t’i këkohet të ndërmarrë masa të arsyeshme që të sigurojë që aktivitetet e tilla në të ardhmen të bëhen në mënyrë që të (i) zvogëlohet shkarkimi dhe shpërndarja në nivelin e lejueshëm, dhe (ii) minimizimim i rrezikut për një aksident mjedisor, në pajtim me masat dhe praktikat e pranueshme ndërkombëtare. 3. Një person, ndërmarrje apo autoritet publik që i kërkohet të ndërmarrë masa sipas paragrafit 1 dhe/ose paragrafit 2, do të, në rastet komplekse ku shfaqet nevoja, jetë i detyruar të zhvilloje dhe parashtrojë Ministrit një plan me masat të nënvizuara që personi, ndërmarrja apo autoriteti publik ka për qëllim t’i ndërmarrë. Ministri do të ketë në dispozicion gjashtëdhjetë (60) ditë për të shqyrtuar planin. Në rast se Ministri gjen baza të arsyeshme të besojë që masat e parapara nuk janë adekuate në bazë të paragrafit 1 dhe 2, Ministri brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve do ti japë personit, ndërmarrjes apo autoritetit publik relevant, modifikimet e planit të kërkuara nga Ministri. Në rast se personi, ndërmarrja apo autoriteti relevant publik, mendon që modifikimet nga ana e Ministrit janë të panevojshme dhe tepër të shtrejta që nuk janë në përputhje me paragrafet 1 dhe/ose 2 personi, ndërmarrja apo autoriteti publik relevant kanë të drejtën të sfidojnë, në gjyq, validitetin e një, disave apo të tëra modifikimeve. 4. Nëse identiteti i palës përgjegjëse për dëmin mjedisor nuk mund të gjehet, ose në rastet kur personi apo ndërmarrja nuk ka fonde të mjaftueshme të rregullojë dëmin mjedisor, Qeveria do të ketë autoritetin – në rast se dëmi paraqet rrezik të vazhdueshëm për shëndetin publik, adoptojë dhe implementojë një program të arsyeshëm për rregullimin e dëmit. Në rastet kur dëmi mjedisor është i natyrës lokale, atëherë Komuna do të ketë autoritetin të adoptojë dhe implementojë një program të tillë. Në rast se në çdo kohë në fillim apo gjatë programit të tillë, identiteti i palës zbulohet, Qeveria apo Komuna përkatëse do të mund të rimarrë shumën e shpenzuar për rregullimin e dëmit të bërë nga neglizhenca, akti me paramendim apo shkelja e palës. 5 Para fillimit të zbatimit tè programit të rehabilitimit , personi përgjegjes i paraqet Ministrit propozimin për miratimin e të njejtit.. Nëse Programi i rehabilitimit prekë edhe përgjegjësitë e Ministrive tjera, ato duhet t’i paraqesin mendimet dhe propozimet e tyre, para nxjerrjes së vendimit. Para dhënies së miratimit nga Ministri, propozimi i Programit të rehabilitimit, bëhet i disponueshëm për publikun për të paktën 14 ditë. PJESA 4: Vlerësimi i ndikimit në mjedis, pëlqimi, leja dhe autorizimi mjedisor - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: If a planned industrial or similar project may harm the environment, the planner must first do an environmental impact assessment and submit the report to the Ministry.
Neni 20 Vlerësimi i ndikimit në mjedis 1. Një person, ndërmarrje apo autoritet publik që planifikon të ndërtojë një objekt industrial, të përpunimit, punë të madhe apo projekt, do të, në qoftëse një projekt i tillë, ka potencial të bëjë dëm mjedisor, njëherë do të duhet të bëjë një vlerësim të ndikimit në mjedis (VNM) dhe të njëjtën t’ia parashtrojë Ministrisë me parafrazim të gjetjeve të VNM-së (raporti i VNM). 2. Një person, ndërmarrje apo autoritet publik që planifikon të modifikojë operimin e një objekti industrial apo për përpunim do të, në rast se kjo paraqet një rrezik potencial për të rritur apo zmadhuar 14 shkarkimin ose shpërndarjen, njëherë duhet të bëjë VNM-në dhe pastaj ta parashtrojë të njëjtën në Ministri raportin e parafrazuar të gjeturat e vlerësimit. 3. Një VNM nuk do të kërkohet në rast të ndërtimit apo modifikimit të ndërtesave rezidenciale, komerciale jo-industriale brenda rajoneve të përshkruara për një ndërtim të tillë nga plani hapësinor në fuqi. 4. Qeveria, pasi që ka marrë propozimin nga Ministria, do të nxjerrë një akt plotësues normativ për të themeluar, në pajtim me nenin 21, një listë që specifikon (i) llojet e objekteve industriale për përpunim, projektet dhe punët për të cilat kërkohet VNM dhe raporti i VNM, dhe (ii) llojet e modifikimeve mbi objektet industriale për përpunim, projektet apo punë për përfundimin e të cilave kërkohet VNM dhe raporti i VNM. 5. Qeveria, në propozim të Ministrit, do të nxjerr një akt plotësues normativ që specifikon, nivelin më të lartë të detajeve (i) përshkrimin e procedurave me të cilat do të bëhet një VNM, dhe (ii) përshkrimin informativ që do të përfshihen në një VNM raport. Një akt i tillë plotësues normativ mund të përfshijë procedura si dhe informata të ndryshme varësisht nga aktivitetet e ndryshme të planifikuara; megjithatë duke marrë parasysh që ndryshimet e tilla do të kenë për bazë shkencën. Ndryshime të tilla mund të ketë edhe në bazë të madhësisë të aktiviteteve të planifikuara. 6. Një VNM dhe një raport i VNM mund të përgatitet dhe të parashtrohet vetëm nga një person, ndërmarrje (i) që kanë ekspertiza dhe janë trajnuar në shkencat mjedisore, përgatitja e VNM, dhe përgatitjen e raportit të VNM (ii) janë mbajtës të licencës (licencë për VNM) nga Ministria që autorizon një person apo ndërmarrje të tillë të bëjë një VNM si dhe të përgatitë nje raport të VNM. Qeveria, pasi që ka marrë propozimin nga Ministri, do të nxjerrë një akt plotësues normativ që specifikon kushtet minimume të arsyeshme dhe jo-diskriminuese që një person apo ndërmarrje duhet t’i plotësojë për të marrë një VNM licencë. Një akt plotësues i tillë normativ do t’i kërkojë Ministrisë të nxjerrë fakte për arritjen e kushteve të kërkuara, që janë krijuar me aktin plotësues normativ. Ministria nuk do të yimponojë një limit numerik për lëshimin e licencave për VNM. Akti plotësues normativ, gjithashtu do të kërkojë nga mbajtësit e licencave për VNM që të bëjnë një VNM dhe të përgatitin një raport të VNM në mënyrë të pavarur dhe me objektivë shkencore. Ministria nuk do t’i lëshojë licencë për VNM asnjë personi apo ndërmarrjeje deri në momentin që akti i kërkuar plotësues normativ, nuk është nxjerrë dhe të gjitha formularet për aplikim të jenë bërë gati, të adoptuara dhe të publikuara për publikun. 7. Ministria do të mirëmbajë dhe azhurojë një listë të të gjithë mbajtësve të licencave për VNM. Ministria do t’ia mundësojë këtë listë menjëherë cilitdo person që e kërkon listën e të gjithë mbajtësve të licencave për VNM. Megjithatë, as Ministria dhe asnjë tjetër organ apo nënpunës civil nuk do të ketë të drejtë të bëjë rekomandime për shërbimet e ofruara nga mbajtësit e licencave për VNM. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Certain public officials, permit holders, and the Ministry have environmental impact assessment duties tied to construction permitting.
Neni 21 Procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis – pëlqimi mjedisor 1. Të gjithë zyrtarët publik dhe nënpunësit civil, që kanë kompetencat për të lëshuar leje ndërtimi, të gjithë personat apo ndërmarrjet që mbajnë një leje për të filluar aktivitetet e ndërtimit, do të jenë të detyruar t’i nënshtrohen trajnimit bazik për VNM në bazë të kërkesave të parashtruara në nenin 20. si dhe aktet normative plotësuese të lëshuara në bazë të nenit 20 të këtij ligji 2. Në rast se një zyrtar publik pranon një kërkesë për leje ndërtimi që parashikon një apo më shumë aktivitete që janë subjekte të VNM kushteve të parapara me nenin 20, zyrtari publik do ta njoftojë kërkuesin se leja për ndërtim nuk mund të lëshohet deri në momentin që nuk është bërë VNM të jetë parashtruar raporti i kërkuar për VNM në Ministri, të jetë marrë aprovimi mjedisor nga Ministria, dhe të gjitha këto t’i sillen zyrtarit publik. Zyrtari përkatës publik do ta njoftojë kërkuesin e lejes që një VNM mund të bëhet dhe një raport të VNM mund të përgatitet vetëm nga, një mbajtës i licencës për VNM të lëshuar nga Ministria. 3. Pasi që është marrë raporti për VNM, Ministria do të kërkojë menjëherë mendimin e AKMM për VNM raportin, dhe brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita që raporti i tillë është parashtruar, ose (i) do të lëshohet aprovimi mjedisor, ose (ii) do të refuzojë kërkesën me arsye të detajuara pse është bërë refuzimi. 15 Ministria mund që me anë të refuzimit të propozojë modifikime, në rast se ekziston mundësia, ndërtimi i propozuar apo aktivitete të tjera që do t’i lejojnë Ministrisë të nxjerrë një aprovim mbi propozimin. 4. Në rast se një aplikant për aprovim mjedisor beson që refuzimi I kërkesës për aprovim mjedisor ka qënë arbitara dhe kaoriçios, i bërë me qëllime të caktuara, ose që nuk është bazuar në fakte shkencore apo standarde mjedisore në fuqi, aplikanti mund ta sifdojë vendimin në gjyq. 7 Para dhënies të pëlqimit mjedisor, Ministria përgjegjëse, përmes AKMM, me prezencën e aplikantit, siguron publikun, përmes mjeteve të informimit, për mundësinë e shqyrtimit dhe diskutimit publik të raportit të ndikimit mjedisor dhe të projekt vendimit për të paktën 15 ditë, por jo më shumë se 30 ditë, për të shprehur opinionin e tyre mbi propozimin e paraqitur. Vërejtjet dhe sygjerimet e opinionit publik duhet të respektohen por nuk janë të obliguara. 8 Ministria përgjegjëse për mjedis vendimin e saj mbi dhënien e pëlqimit mjedisor e shpallë në mediat publike brenda shtatë ditësh nga dhënia ose refuzimi i miratimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: An operating permit for a constructed object, or for installations and equipment subject to environmental impact assessment, cannot be issued without approval of the ecological permit by the Ministry.
Neni 22 Procedura e lejës së veprimtarisë – lejës ekologjike 1 Lëshimi në punë i objektit të ndërtuar apo i stabilimenteve dhe pajisjeve që kanë qenë objekt i vlerësimit të ndikimit në mjedis, nuk mund të bëhet pa miratimin e lejes ekologjike nga Ministria. 2. Leja ekologjike miratohet për periudhën pesëvjeçare, në procedurën e aplikimit për pranim teknik të objektit dhe stabilimenteve ose pas kryerjes së punës provuese, por gjithësesi para miratimit të lejës për punë. 3. Ministri, me akt të veçantë, përcakton aktivitetet e nevojshme për miratimin e lejës ekologjike, formën e aplikimit , përmbajtjen e lejës ekologjike, revokimin e lejes, vazhdimin e vlefshmerisë si dhe regjistrin e lejeve të miratuara. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: You may not start or carry out an activity that could cause environmental disturbance unless it has environmental authorization from the Ministry.
Neni 23 Autorizimi mjedisor 1 Pa paragjykuar nenet 20. dhe 21. të këtij ligji, askush nuk ka të drejtë të kryejë apo ndërmarrë ndonjë veprimtari që mund të shkaktojë çrregullim mjedisor nëse kjo veprimtari nuk ka marrë autorizim mjedisor nga Ministria. 2 Në afatin prej 6 /gjashtë/ muajve nga hyrja në fuqi të këtij ligji, Ministri përcakton një listë të veprimtarive që kërkojnë autorizim mjedisor, formën e aplikimit, procesin e aplikimit dhe përmbajtjen e autorizimit. 3 Autorizimi mjedisor nuk kërkohet për veprimtaritë për të cilat kryhet procedura e vlerësimit të ndikimit mjedisor . - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: If a planned project may directly affect the environment beyond Kosovo, the responsible environment minister must notify affected states and provide project documentation.
Neni 24 Njoftimi i shteteve fqinje Nëse një projekt i synuar mund të ndikojë direkt në mjedis përtej territorit të Kosovës, Ministri përgjegjës për mjedis, pas konsultimit me Qeverinë dhe PSSP-në, informon shtetet që ndikohen lidhur me mundësinë e dëmit nga projekti i synuar dhe u ofron atyre dokumentacionin e projektit të synuar përfshirë 16 pa kufizim, raportin mbi ndikimin e projektit në mjedis, në pajtim me konventat ndërkombëtare, por pa u kufizuar vetëm ne to. PJESA 5: Masat përkrahëse - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Producers of products for general consumption may be granted an eco-label if the product’s lifecycle causes significantly less environmental disruption.
Neni 25 Etiketa mjedisore 1 Prodhuesit të produktit të destinuar për konsum të përgjithshëm, në shenjë përkrahjeje, mund ti akordohet, etiketa mjedisore, nëse prodhimi, tregtimi, konsumi dhe depozitimi përfundimtar i produktit shkakton ndjeshëm më pak çrregullim mjedisor. 2 Kushtet dhe procedurat për akordimin, fitimin, dhe të drejtën për përdorim të etiketës mjedisore, caktohen nga Ministri përgjegjës për mjedis . - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Minister sets the procedure, manner, and conditions for awarding recognitions and rewards, and the Ministry organizes and supports public awareness and education campaigns on environmental protection.
Neni 26 Mirënjohjet dhe Shpërblimet 1 Mirënjohjet dhe Shpërblimet për arritjet në fushën e mbrojtjes së mjedisit jepen për: (a) zgjidhjet dhe arritjet teknologjike; (b) projektet hulumtuese dhe zhvillimore; (c) arritjet në fushën e vetëdijsimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor; (d) kontributet nga organizatat, shoqatat profesionale, organizata të tjera jo-qeveritare për mbrojtjen e mjedisit dhe individët; (a) parandalimin e efekteve negative të çrregullimeve mjedisore, (b) prodhimin e produkteve ekologjike, (c) kontribute te veçanta në zhvillimin e qëndrueshëm, ekoefikasitet dhe racionalizime mjedisore. 2 Procedurën, mënyrën dhe kushtet për ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve, me akt të veçantë, e përcakton Ministri. 3 Ministria organizon dhe përkrah fushatat e ndërgjegjësimit dhe edukimit publik lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. PJESA 6: Masat e veçanta për mbrojtjen e mjedisit - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article requires the Government to issue intervention plans for ecological accidents and serious environmental, health, or life risks, on the proposal of the responsible ministries.
Neni 27 Planet e intervenimit në rast të akcidentit ekologjik 1 Për rastet e aksidenteve të mundshme ekologjike ose rastet e rrezikimeve të jashtëzakonshme të mjedisit, rrezikimit të shëndetit dhe jetës së njerëzve, Qeveria, në propozim të ministrive përgjegjëse nxjerr Planet e intervenimit. 2 Planet e intervenimit nga paragrafi 1. i këtij neni, përmbajnë: (a) llojet e rrezikshmërisë si pasojë e aksidentit ekologjik, (b) procedurat dhe masat për zbutjen dhe eliminimin e pasojave të drejtëpërdrejta të dëmshme për mjedis, (c) autoritetet publike për zbatimin e masave të caktuara , (d) përgjegjësitë dhe autorizimet lidhur me zbatim të masave dhe (e) mënyrën e harmonizimit me masat intervente të cilat zbatohen në bazë të ligjeve tjera 17 3 Ministri përgjegjës për mjedis, ka përgjegjësinë për nxjerrjen e një propozim plani që do të jetë objekt shqyrtimi dhe miratimi nga Qeveria, duke përfshirë këto në vijim: (a) Metodologjinë e hartimit të Analizës së rrezikut nga aksidenti ekologjik përkatësisht rrezikut nga ndotja e mjedisit, masat përgaditore për aksident të mundshëm ekologjik si dhe masat e evitimit të pasojave nga aksidentet me përmasa të mëdha; (b) Mënyrën e mbajtjes së shenimeve për llojin dhe sasinë e materieve të rrezikshme në prodhim, shfrytëzim, qarkullim, transport, magazinim dhe deponim si dhe afatet për dergimin e shenimeve, dhe (c) Mënyrën dhe kriteriumet për kategorizimin e materieve të rrezikshme. 4. Persona apo ndërmarrje që marrin pjesë në biznes, prodhim, transport, përdorim, përpunim dhe/ose deponimin e mbeturinave të rrezikshme apo substancave të rrezikshme do të jenë të detyruar të zhvillojnë dhe japin Ministrisë, çdo dy vjet, një dokument që përfshin: (a) planin e tyre për intervenim në rast të aksidentit mjedisor; (b) analizë të rreziqeve të mundshme për aksident mjedisor; (c) përshkrimin e masave parandaluese dhe masat e planit të tyre rehabilitues në rast të aksidentit mjedisor; dhe (d) një histori të llojeve dhe shumave të substancave të rrezikshme në bazë të kategorisë të substancave të rrezikshme. 5 Nëse gjatë aksidentit ekologjik dhe rrethanave tjera të jashtëzakonshme pason rreziku nga ndotja ose dëmtimi i mjedisit me materie të rrezikshme dhe të dëmshme, subjekti fizik ose juridik, me aktivitetin e të cilit është shkaktuar rrezikimi dhe ndotja e mjedisit, është i obliguar që për këtë rast, menjëherë të njohtoj ministrinë përgjegjëse për mjedis, ministrinë përgjegjëse për siguri emergjente si dhe prodhuesin e tregtuesin e këtyre materieve të rrezikshme. 6 Njoftimi duhet të përmbaj shenimet për rrethanat e aksidentit, vendin, kohën, llojin edhe sasinë e materieve të rrezikshme dhe masat e ndërmarrura. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Government must issue a supplementary normative act setting maximum permissible air pollutant discharge and dispersal levels, and pollution-source holders must use technical and other measures to keep emissions within legal limits.
Neni 28 Mbrojtja e ajrit 1 Qeveria, në propozim të Ministrit dhe duke marrë parasysh parimet e përshkruara në nenin 5. do të nxjerrë një akt plotësues normativ që themelon nivelet maksimume të lejueshme të shkarkimit dhe shpërndarjes të ndotësve në ajër. Qeveria do të sigurojë që nivelet e themeluara me aktim plotësues normativ janë konform me mundësinë e Kosovës të përballojë këto me një kosto të arsyeshme. Qeveria do të ketë autoritet të ulë maksimumin e lejimit të shpërndarjes dhe shkarkimit që të mund, gradualisht ta sjellë në nivelin e EU-së. 2 Mbrojtja e ajrit zbatohet në nivel vendi, në bazë të Programit për mbrojtjen e ajrit, në pajtim me nenin 8. të këtij ligji, me të cilin, përveç tjerash, përcaktohen procedurat dhe afatet për arritjen graduale të standardeve teknike dhe normave të vlerave të kufizuara. 3 Subjektet, të cilat disponojnë me burim te ndotjes se ajrit /ndotësit e ajrit/, janë të obliguara qe me masa tekniko-teknologjike dhe me masa tjera, të sigurojnë që shkarkimet dhe shpërndarjet në ajër te jenë në kufinjët e vlerave të përkufizuara dhe përcaktuara me ligj dhe akte tjera. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Qeveria must issue a supplementary rule on maximum allowed pollutant discharges into water, and can lower those limits over time; the Institute must monitor water pollution and report accidental pollution; large industrial enterprises and public authorities may be required to measure and report discharge data.
Neni 29 Mbrojtja e ujit 1 Qeveria, në propozim të Ministrit dhe duke marrë parasysh parimet e përshkruara në nenin 5. do të nxjerrë një akt plotësues normativ që themelon nivelet maksimume të lejueshme të shkarkimit dhe shpërndarjes të ndotësve në ujë. Qeveria do të sigurojë që nivelet e themeluara me aktim plotësues normativ janë konform me mundësinë e Kosovës të përballojë këto me një kosto të arsyeshme. Qeveria do 18 të ketë autoritet të ulë maksimumin e lejimit të shpërndarjes dhe shkarkimit që të mund, gradualisht ta sjellë në nivelin e EU-së. 2 Duke respektuar standardet dhe rregullat e mbi vlerat e përkufizuara të ndotjes së ujit, ndalohet: (a) shkarkimi në ujëra e materieve toksike dhe jotoksike, të ngurta, të lëngta, ose të gazta, organizmave të gjallë duke përfshirë edhe organizmat e modifikuar gjenetikisht dhe formave të energjisë që shkaktojnë ndryshimin e kthjelltësisë, dekantimit, shtresimit dhe aromës ose ndryshime të tjera në cilësinë e ujit; (b) shkarkimi në sistemet publike të kanalizimit, e ujërave të ndotura të cilat përmbajnë substanca mbi vlerat e përkufizuara ose materiale të tilla të dëmshme të cilat mund të shkaktojnë probleme në sistemet e kanalizimit ose objekteve për pastrimin e ujit; dhe (c) përdorimi i puseve të braktisura si gropa septike për ujëra të ndotura. 3 Me qëllim të përcjelljes së gjendjes së ndotëshmerisë së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, në kuadër të AKMA dhe nën autoritetin e Ministrisë, bënë hulumtimet sistematike te tyre, në bazë të dispozitave nenligjore, ndërsa për njohurit e ndotjes aksidentale të ujërave, duhet menjëherë ti njohtoi organet e inspeksioneve pranë ministrive kompetente. 4 Akti plotësues normativ i nxjerrë në bazë të paragrafit 1 mund të kërkojë nga ndërmarrjet e mëdha industriale dhe autoritetet publike që shkarkimi dhe ndotja në ujë dhe rrjetin e ujit publik, ku është e nevojshme, të instalojnë mjetet e nevojshme masin dhe/ose regjistrojnë llojin dhe kuantitetin e shkarkimit dhe vazhdimisht t’i ofrojnë Ministrisë këto informata. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Qeveria must issue a supplementary normative act setting maximum permitted pollutant discharge and spread levels in soil, and affected legal and natural persons must restore the soil and water regime when carrying out certain degrading activities.
Neni 30 Mbrojtja e tokës 1 Qeveria, pasi që ka marrë propozimin nga Ministri dhe duke marrë parasysh principet e përshkruara në nenin 5, do të nxjerrë një akt plotësues normativ që themelon nivelet maksimume të lejueshme të shkarkimit dhe shpërndarjes të ndotësve në tokë. Qeveria do të sigurojë që nivelet e themeluara me aktim plotësues normativ janë konform me mundësinë e Kosovës të përballojë këto me një kosto të arsyeshme. Qeveria do të ketë autoritet të ulë maksimumin e lejimit të shpërndarjes dhe shkarkimit që të mund, gradualisht ta sjellë në nivelin e EU-së. 2. Subjektet juridike dhe fizike që me aktivitetet e tyre bejnë hulumtimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore, grumbullimin e mbeturinave, hirit, zgjyrës, ose materialeve tjera, ose që kryen aktivitete tjera të cilat e degradojnë shtresën prodhuese, ose shkaktojnë erozion të tokës apo ndryshim në regjimin e ujit, duhet të riformojnë shtresën sipërfaqësore të tokës, rivendosin regjimin e mëparshëm ujor dhe stabilitetin gjeomekanik të tokës, gjatë veprimtarisë dhe pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, sipas projektit për mbrojtje dhe rikultivim të miratuar nga Ministri në pajtim me Ministrin përgjegjës për Bujqësi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Ministry must issue noise-control rules, and communes must take noise-protection measures and set planning zones for settlements and recreation.
Neni 31 Mbrojtja nga zhurma 1 Për zbatim të ligjit, Ministria, nxjerr dispozitat me të cilat rregullohet niveli i lejuar i zhurmës në mjedis, metodologjinë e matjes së zhurmës , standardet e paisjeve për matjen e zhurmës, kushtet që duhet plotësuar subjektet e licencuara për matjen e zhurmës dhe vibrimeve si dhe përmbajtja e dokumentit për burimet e zhurmës që vehen në qarkullim. 2 Komunat, në kuadër të kompetenceve të tyre, nxjerrin aktin dhe ndërmarrin masat për mbrojtjen nga zhurma dhe për këtë qëllim në aktet e tyre të planifikimit hapësinor i caktojnë zonat e vendbanimeve, zonat për pushim dhe rekreacion si dhe sigurojnë matjet sistematike të zhurmës dhe vibrimeve. 3 Dokumentacioni teknik për ndërtimin e objekteve industriale, rrugëve magjistrale, ndërtimin e hekurudhave, aeroporteve dhe burimeve tjera të zhurmës dhe vibrimeve, duhet patjetër të përmbajnë zgjidhje teknike për mbrojtje nga zhurma dhe nga vibrimet dhe ti nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis. 19 - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Licensed institutions must send monitoring reports to the responsible ministries. The Government may issue a special act, on the Minister’s proposal, setting criteria and measures for protection from ionizing and radioactive radiation.
Neni 32 Mbrojtja nga rrezatimi jonizues dhe radioaktiviteti 1. Me qëllim të zbulimit të prezences, përcaktimit të rrezikshmërisë, informimit dhe ndërmarrjës së masave mbrojtëse nga rrezatimi jonizues, sipas kushtve dhe procedures së paraparë nga ministritë relevante, behët hulumtimi sistematik dhe monitorimi i përberjës së radionukleideve /materieve radioaktive / në ajër, në tokë, në lumenj dhe liqenj, i të reshurave atmosferke, të bimëve dhe kafshëve, materialit ndërtimor,ujit të pijës dhe të produkteve ushqimore dhe atë në rrethana të rregullta, në rastet e dyshimit të bazuar dhe në rastet e jashtëzakonshme. 2 Hulumtimet nga paragrafi 1.i këtij neni si dhe monitorimet tjera me rëndësi të veçantë për vlerësimin e rrezikshmërise radioaktive të popullsisë dhe të mjedisit, e bejnë institucionet e licencuara nga ministritë përgjegjëse. 3 Institucionet e licencuara, të cilat kryejnë hulumtime sistematike të përberjes radioaktive të materieve në mjedis dhe matjet e intenzitetit të rrezatimit, janë të obliguara që raportet nga monitorimet e kryera t’ia dërgojnë ministrive përgjegjëse. 4 Qeveria me propozim të Ministrit do të nxjerrë akt të veçantë me të cilin do t’i caktoi kriteret dhe masat që duhet ndërrmarë për t’u realizuar mbrojtja nga rrezatimi jonizues dhe radioaktiv. KAPITULLI IV. MBROJTJA E NATYRËS - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Areas with special natural values are granted special legal protection, and the related rules are set by a separate law.
Neni 33 Zonat e mbrojtura të natyrës 1 Zonat me vlera të veçanta natyrore, që janë me interes ndërkombëtar, kombëtar, regjional dhe komunal për Kosovën, gëzojnë mbrojtje të veçantë me ligj. 2 Mbrojtja dhe ruajtja e tërësishme e natyrës, shfrytëzimi i qëndrueshëm i vlerave natyrore, kategorizimi i zonave me vlera të veçanta sipas Konventave relevante ndërkombëtare, procedurat e vënies nën mbrojtje, mbrojtja e llojeve të rralla e të rrezikuara të florës dhe faunës, regjimi i mbrojtjës sipas shkallës së kategorizimit, mënyra e menaxhimit të tyre, pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje mbi natyrën si dhe mbikëqyrja profesionale e zonave me vlera të veçanta të natyrës, rregullohen me ligj të veçantë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Government may issue supplementary normative acts for reasonable biodiversity protection measures after seeking the Institute’s opinion, and the Institute must implement those measures.
Neni 34 Mbrojtja e diverzitetit biologjik 1 Qeveria, pasi të këtë marrë mendimet e Institutit për natyrë dhe mbrojtjes të mjedisit në kuadër të AKMM-së, do të ketë kompetenca për të nxjerr akte normative plotësuese që mundësojnë masa të arsyeshme për ruajtjen e diversitetit biologjik në Kosovë. Këto masa do të implementohen nga Instituti për natyrë dhe mbrojtje të mjedisit. 2 Funksionet për mbrojtjen ndaj diversietit biologjik nga ana e Institutit për natyrë dhe mbrojtje të mjedisit në kuadër të AKMM-së, përfshinë pa kufizim: (a) përcaktimin e kritereve dhe kushteve për inventarizimin në baza shkencore te llojeve te rralla e të rrezikuara te flores dhe të faunes dhe ekosistemeve te ndieshme, te cilave u kanoset shfarosja ,dëmtimi i përhershëm apo degradimi; (b) identifikimin e problemeve qenësore dhe te prioriteteve në kujdesin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qendrueshëm te diverzitetit biologjik; 20 (c) vlerësimin e gjendjes dhe tendencave të ndryshimit të biodiverzitetit me qëllim të hartimit te programit të masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen dhe përparimin e biodiverziteti; (d) hulumtimin dhe përcjelljen permanente te gjendjes se biodiverzitetit, te komponenteve te tij gjenetike dhe larmisë se llojeve si dhe të ekosistemit, me qëllim të ruajtjes, përtritjes dhe shfrytëzimit në baza ekologjike. KAPITULLI V: MONITORIMI DHE INFORMIMI MBI MJEDISIN - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article assigns nationwide environmental monitoring to the Ministry through AKMM, gives AKMM data-collection duties, and lets the environment minister set monitoring criteria by special act.
Neni 35 Monitorimi i mjedisit 1 Monitorimi i gjendjes së mjedisit zbatohet në nivel vendi, nga Ministria përmes Agjencionit të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit /AKMM/, e cila siguron vëzhgimin e përhershem të mjedisit, të gjendjes dhe karakteristikave të vlerave të natyrës, në hapësirë dhe në kohë të caktuar, vëzhgimin e degradimit me përdorimin e resurseve natyrore si dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut. 2 Agjencioni është përgjegjës edhe për grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave bazike dhe indikatorëve tjerë për mjedis, të dhënave nga subjektet përgjegjëse për ndotje dhe çrregullim të mjedisit duke përfshirë ujin, ajrin, tokën, diversitetin biologjik, florën dhe faunën, elementet klimatike, atmosferën, rrezatimit jonizues dhe jojonizues, si dhe materieve të dëmshme e të rrezikshme në mjedis. 3 Të dhënat e grumbulluara nga monitorimi i gjendjes së mjedisit përbëjnë informacion publik dhe përfshihen në Sistemin Informativ të mbrojtjes së mjedisit. Këto të dhëna publikut i bëhen të njohura nëpërmjet mediave publike ose formave tjera të informimit publik. 4. Ministri përgjegjës për mjedis, me akt të veçantë, cakton kriteret për përcaktimin e stacioneve vëzhguese, sasinë dhe shpeshtësinë e matjeve, klasifikimin e dukurive të cilat vëzhgohen, metodologjinë e punës si dhe formën dhe kohën e raportimit të të dhënave. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Ministry may require certain polluters and related public or private actors to monitor emissions and impacts, keep environmental records, and report the data to the Kosovo Environmental Agency.
Neni 36 Monitorimi i shkarkimit, shpërhapjes dhe regjistrimi i të dhënave 1 Çdo personi, ndërmarrje apo autoritet publik që është përfshirë në aktivitete të vazhdueshme që është vendosur se do të shkaktojnë dëm të madh apo kritik mjedisor, mund , deri në momentin që pala e tillë ka marrë masa permanente për të siguruar se shkarkimi dhe shpërndarja që shkaktojnë dëm më të madh apo kritik mjedisor, janë në pajtim me nivelet maksimume të përshkruara në fuqi, Ministria do të kërkojë prej tyre që: (a) të sigurojnë organizimin e monitorimit të shkarkimeve vetanake, (b) pjesëmarrje në monitoringun e efekteve që shaktojnë shkarkimet dhe shpërndarjet në rajonet të ndikuara direkt. (c) të mbajnë të dhëna për ndotjen e mjedisit të cilat duhet të përmbajnë të dhëna për energjinë dhe materialet e konsumuara së bashku me natyrën e çrregullimit mjedisor si dhe d) mirëmbajë llojet dhe kuantitetin e ndotjes të bërë ose shpërndarë, substancave të rrezikshme apo mbeturinave të rrezikshme, si dhe në natyrën e dëmeve të mëdha apo kritike mjedisore.” 2 Të dhënat e parapara me paragrafin 1. të këtij neni, subjektet përgjegjëse për çrregullim mjedisor, janë të obliguar të ia dërgojnë Agjencionit të Kosovës për mjedis. 3 Ministri, me akt të veçantë përcakton përmbajtjen dhe metodën e mbajtjes së të dhënave, mënyrën e paraqitjes së të dhënave, metodat e mbikëqyrjes së shpërhapjes, formën dhe kohën e raportimit të të dhënave të monitorimit dhe paisjet e duhura për monitorim. 21 - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Ministria, përmes AKMM-së, duhet të krijojë, organizojë dhe mbajë Sistemin Informativ për Mbrojtjen e Mjedisit.
Neni 37 Sistemi informativ për mbrojtjen e mjedisit 1 Me qëllim të vëzhgimit, evidentimit të vlerave natyrore dhe qeverisjen me mjedis, Ministria përmes AKMM, krijon, organizon dhe mbanë Sistemin Informativ për Mbrojtjen e Mjedisit. 2 Sistemi Informativ për Mbrojtjen e Mjedisit, përfshin informacionet pa kufizim, për: (a) burimet natyrore ; (b) çrregullimet tepër të mëdha apo kritike mjedisore; (c) përdorimi i materialeve dhe energjisë; (d) substancat e dëmshme dhe të rrezikshme; (e) origjina dhe shpërndarja e mbeturinave; (f) shpërhapja sipas burimeve të tyre; (g) personat përgjegjës për çrregullimet tepër të mëdha apo kritike ; (h) masa dhe programe rehabilitimi; (i) dëmtimet e mjedisit dhe aksidentet ekologjike; (j) kushtet shëndetësore dhe ekologjike të popullsisë; (k) zonat e mbrojtura të natyrës; (l) masat e diversitetit biologjik; (m) regjistri i tipareve të rëndësishme natyrore; (n) tipi dhe deponimi dhe (o) çështje të tjera të mjedisit që kanë lidhje me të ose kërkohen nga ky ligj. 3 Ministria dhe komunat mbajnë të dhëna, të cilat nuk janë pjesë e sistemit informativ për mbrojtjen e mjedisit, të cilat përfshijnë pa kufizim: (a) gjithë subjektet që ndërmarrin veprimtari të autorizuara dhe veprimtarite e tyre; (b) kërkesat për miratim, licencat dhe autorizime të tjera të tilla që kërkohen e jepen dhe çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me to; (c) çfarëdo informacioni tjetër të marrë ose siguruar sipas dispozitave të këtij ligji apo akteve plotësuese normative; (d) hollësi për gjoba të vendosura sipas këtij ligji dhe akteve plotësuese normative. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Ministry keeps a national cadastre of pollutants, and the Ministry of Environment issues guidance on its form, content, and the related register of harmful and dangerous substances.
Neni 38 Baza e të dhënave të ndotësve - kadastri 1 Për caktimin e karakteristikave dhe ndikimit te ndotëshmerisë në cilësinë e ajrit, të ujit dhe tokës e veçanërisht në zonat e mbrojtura të natyrës dhe pasqyrimit analitik te tyre, evidentimit të subjekteve përgjegjëse për ndotje si dhe mbajtjen e regjistrit të materieve të dëmshme dhe të rrezikshme, Ministria mbanë kadastrin e ndotësve në nivel të Kosovës. 2 Ministria e mjedisit, përcakton dhe nxjerr Udhëzimin për: (a) formen dhe përmbajtjen e kadastrit te ndotësve te ajrit, te ujit dhe tokes dhe objekteve te natyres, dhe (b) regjistrin e materieve të dëmshme dhe materieve te rrezikshme KAPITULLI VI: INSTITUCIONET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Kosovo Environment Protection Agency is established under this law and must carry out the environmental, scientific, support, and research tasks listed here.
Neni 39 Agjencioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit 22 1 Agjencioni i Kosovës për mbrojtjen e Mjedisit, i themeluar me këtë ligj, është institucion që përfshinë Institutin hidrometeorologjik dhe Institutin për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, nën autoritetin e Ministrisë, për kryerjen e punëve administrative, profesionale, mbështetëse, shkencore dhe kërkimore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zonave të mbrojtura të natyrës, të diversitetit biologjik dhe në fushën hidrometeorologjike. 2 Detyrat administrative të AKMM-së janë: (a) dhënia e mendimit në procedurën e vlerësimit të raportit mbi ndikimin e aktiviteteve në mjedis në miratimin e pëlqimeve mjedisore për lejet e ndërtimeve; (b) organizimi i monitorimit të gjendjes së mjedisit ; (c) dhënien e mendimeve në procedurën e miratimeve mjedisore për zona të mbrojtura të natyrës; (d) organizimi i sistemit informativ për mbrojtjen e mjedisit; dhe (e) detyra të tjera caktuara me ligj . 3 Detyrat profesionale, mbështetëse, shkencore dhe kërkimore të AKMM-së janë: (a) hartimi i propozimit të Strategjisë së Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe përcjellja e zbatimit të saj pas miratimit nga Qeveria ; (b) përgatitja e Programeve të mbrojtjes së mjedisit nga fusha të veçanta dhe përcjellja e zbatimit të tyre pas miratimit nga Qeveria; (c) vlerësimin e akteve të planifikimit dhe rregullimit hapësinor; (d) përgatitja e raporteve për gjendjen e mjedisit; (e) mbështetje shkencore dhe të tjera për përgatitjen e masave të mbrojtjes së mjedisit; (f) mbështetje shkencore dhe të tjera për mbrojtjen e diversitetit biologjik, zonat e mbrojtura të natyrës dhe masa të tjera mbrojtëse të natyrës; (g) përgatitjen e propozimeve për mirënjohje dhe shpërblime në fushën e mbrojtjes së ambientit; (h) projekte kërkimore dhe zhvillimi në lidhje me mbrojtjen e mjedisit; (i) përgatitje e materialit për mbrojtjen e mjedisit për qëllime edukative dhe ngritjes së ndërgjegjes publike për mjedisin; (j) monitorim, hulumtimi dhe informimi për atmosferën dhe hidrosferën duke përfshirë shërbimin e parashikimit meteorologjik dhe hidrologjik; (k) përcjellja e zhvillimit e teknologjive të pastërta lidhur me mjedisin; dhe (l) detyra të tjera të caktuara me ligj. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo appoints an Environmental Protection Advisory Board, and board members must not be employed by the ministry responsible for the environment.
Neni 40 Bordi Këshillues për mbrojtjen e mjedisit 1 Kuvendi i Kosovës emëron Bordin Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit (në tekstin e mëtejmë:Bordi) për të këshilluar Kuvendin dhe Qeverinë për çështje të mbrojtjes së mjedisit. 2 Bordi përbëhet nga shtatë anëtarë të emëruar nga Kuvendi. Anëtarët e Bordit, zgjedhen nga ekspertë dhe shkencëtarë të dalluar në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Anëtari i Bordit nuk duhet të jetë i punësuar në Ministrinë përgjegjëse për mjedis. 3 Bordi është i pavarur nga çdo autoritet tjetër. 4 Bordi jep mendime dhe sugjerime për Kuvendin dhe Qeverinë dhe informon publikun për çështjet e mëposhtme: (a) gjendjen e mjedisit dhe trendet në fushën e mbrojtjes së mjedisit; (b) strategjinë dhe politikën për mbrojtjen e mjedisit dhe koordinimin e tyre me trendet ndërkombëtare; 23 (c) harmonizimin mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit; (d) ligjet që rregullojnë mbrojtjen e mjedisit; (e) veprimtarinë e ministrive përgjegjëse dhe aktivitetet e komunave në fushën e mbrojtjes së mjedisit; (f) iniciativat publike dhe (g) funksione tjera të përcaktuara me ligj . - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Kosovo Environment Fund must use its money only for environmental purposes and cannot use it to give financial aid or loans to public authorities, people, or enterprises.
Neni 41 Fondi i Kosovës për Mjedisin 1. Do të themelohet fondi i njohur si Fondi i Kosovës për Mjedis (në tekstin e mëtejmë: “Fondi”). Fondi do të jetë në xhirollogari të ndarë brenda Fondit të Konsoliduar të Kosovës. 2. Mjetet në xhirollogarinë e Fondit do të shfrytëzohen vetëm për përmirësimin e mjedisit, miniminzimin e përqëndrimeve me ndotje të rrezikshme, dhe promovimin e mbrojtjes të mjedisit. 3. Fondi do të financohet nga: (a) fonde nga publiku i përgjithshëm specifikisht të adresuara për Fondin në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës; (b) të hyra nga taksat mjedisore të miratuara nga Kuvendi; (c) gjobat, dënimet dhe taksat e autorizuara me këtë ligj dhe të hyrat nga ndotësit; (d) çdo grant apo donacion specifikisht të dedikuara për Fondin. 4. Fondi nuk do të përdoret për të dhënë ndihma financiare apo kredira për ndonjë autoriteti publik, personi apo ndërmarrjeje. Fondi do të jetë subjekt i kërkesave të Ligjit për menaxhimin publik finaciar dhe standardet e kontabilitetit. Çdo blerje e mallrave, shërbimeve, punëve apo pronës me para nga Fondi do të (i) përmbahet strikt rregullave dhe akteve normative plotësuese të ligjit për furnizim publik dhe (ii) duhet të jenë të lidhura direkt me qëllimet e specifikuara në paragrafin 2 të këtij neni. KAPITULLI VII: MBIKËQYRJA PROFESIONALE DHE INSPEKTIVE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Ministry must supervise how this Law and other acts made under it are implemented.
Neni 42 Mbikëqyrja profesionale Mbikëqyrjen në zbatimin e dispozitave të këtij Ligji dhe të akteve tjera të nxjerrura në bazë të ligjit, e bënë Ministria. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The environmental inspectorate is responsible for carrying out duties assigned by this law or valid implementing acts.
Neni 43 Mbikëqyrja Inspektive 1 Inspektoriati mjedisor do të jetë institucioni i themeluar brenda Ministrisë. Inspektorati mjedisor do të jetë përgjegjës për përmbushjen e detyrave specifikisht të deleguara për Inspektoriatin mjedisor me këtë ligj apo akte plotësuese normative të nxjerra në mënyrë valide me këtë ligj. 2 Kryeinspektori dhe inspektorët përgjegjës për mjedis, emërohen nga Ministria dhe janë të pavarur në kryerjen e përgjegjësive të përcaktuara me ligj . 3 Inspektorët legjitimohen përmes kartës së identifikimit, formën dhe përmbajtjen e së cilës me akt të veçantë, e cakton Ministri përgjegjës për mjedis. 24 - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Government must issue supplementary rules for environmental inspectors and include safeguards against abuse of authority.
Neni 44 Autorizimet e Inspektorit të Mjedisit Qeveria do të nxjerr akte plotësuese normative që themelojnë, deri në masë të arsyeshme dhe specifike, kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë të inspektorëve mjedisor. Gjatë nxjerrjes së akteve normative të tilla plotësuese Qeveria do të përfshijë siguri të nevojshme për të garantuar së inspektorët mjedisor nuk mund ta abuzojnë autoritetitn e tyre apo të ndërmarrin aksione që tejkalojnë atë të nevojshmet për të përmbushur detyrat e tyre. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Kur inspektori i mjedisit gjen edhe shkelje të ligjeve të tjera për mbrojtjen e mjedisit, ai duhet të njoftojë organin tjetër kompetent dhe të veprojë bashkë me të.
Neni 45 Obligimet e inspektorëve për bashkëveprim Në rastet kur inspektori i mjedisit në kryerjen e mbikëqyrjes inspektive vlerëson se përveç shkeljes së dispozitave të këtij ligji janë shkelur edhe dispozitat e ligjeve tjera me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit është i obliguar që, krahas marrjes së masave për të cilat është i autorizuar, të njofton edhe organin tjetër kompetent në mënyrë që bashkarisht të kryejnë mbikëqyrjen dhe të ndërmarrin masat e parapara me ligj. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The municipal environmental inspector may supervise local environmental disturbances that do not cross municipal borders and that municipalities can resolve, control, and prevent themselves.
Neni 46 Autorizimet e inspektorit komunal për mjedis Në ushtrimin e përgjegjësive të mbikëqyrjes inspektive në zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit, inspektori komunal për mjedis, është përgjegjës për mbikëqyrjen e çrregullimeve mjedisore të karakterit lokal, ndikimi i të cilave nuk kalon kufijtë e komunave dhe të cilat mund të zgjidhen, kontrollohen dhe parandalohen nga vetë komunat. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: This article sets out who decides environmental inspection appeals and which authority handles them.
Neni 47 Procedurat e Ankesës 1 Në proceduren e ushtrimit të mbikëqyrjës inspektive, në rastet e marrjes së masave për urdhëresa dhe ndalesa, inspektori i mjedisit, nxjerr vendim. 2 Kundër vendimit të inspektorit komunal për mjedis, ankesa i drejtohet organit kompetent komunal. 3 Në ankesën kundër vendimit të organit kompetent komunal respektivisht Inspektorit mjedisor në nivel të Kosovës, vendos Ministria. 4 Për zbatimin e dispozitave të këtij ligji do të aplikohen rregullat e procedurës së përgjithshme administrative. KAPITULLI VIII: DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Supplementary normative acts issued by the Government under this law must include rules on fines for misdemeanors.
Neni 48 Kundravajtjet Të gjitha aktet plotësuese normative të nxjerra nga Qeveria në pajtim me këtë ligj do të përmbajnë dispozita që specifikojnë gjobat që mund të imponohen për kundravajtje. Çdo dispozitë mbi një gjobë të tillë të akteve plotësuese normative do të sigurojë që një gjobë e tillë është proporcionale gjer në masën dhe llojin e kundravajtjes relevante dhe deri në masën e dëmit të shkaktuar interesit nga një kundravajtje e tillë. 25 KAPITULLI IX: DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The Government must issue the acts required by this law within 12 months, ministries must issue the required instructions within 18 months, and municipalities and relevant entities must align their acts and activities within 24 months.
Neni 49 Aktet e Qeverisë dhe aktet ministrore 1 Qeveria nxjerr aktet e parapara me këtë ligj në afatin prej 12 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 2 Ministritë nxjerrin udhëzime të cilat janë të parapara me këtë ligj në afatin prej 18 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3 Komunat dhe subjektet përkatëse i harmonizojnë aktet dhe aktivitetet e tyre me dispozitat e këtij ligji në afatin prej 24 muajve nga dita e hyrjes në fuqi . 4 Deri në nxjerrjen e akteve të parapara me paragrafët 1. 2. dhe 3. të këtij neni, aplikohen dispozitat e ligjit në fuqi. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: This law overrides any conflicting provision of applicable law.
Neni 50 E drejta në zbatim Ky Ligj zëvendëson çdo dispozitë të së drejtës së aplikueshme që bie në kundërshtim me të. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo, signature by the President of the Assembly, and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 51 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, nënshkrimit nga Kryetari i Kuvendit dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 15.04.2003 UNMIK/REG/ 2003/ 9
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2002/8 LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in