LIGJI NR. 2003/10 LIGJI PËR PLEHRAT ARTIFICIALE
This preamble says the law is being adopted to set rules for protecting producers and consumers of artificial fertilizers in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/10
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is being adopted to set rules for protecting producers and consumers of artificial fertilizers in Kosovo. This article defines key terms used by the Law on Artificial Fertilizers. This provision states that the law’s purpose is to ensure protection of the quality of artificial fertilizers in Kosovo. Ministria përcakton strukturën dhe organizimin e Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale dhe të Bordit Këshillues për Plehra artificiale. People who want to sell or offer artificial fertilizers in Kosovo must comply with the registration certificate’s purpose and conditions, register through the Regulatory Service, and pay the required fee.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/10 LIGJI PËR PLEHRAT ARTIFICIALE
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is being adopted to set rules for protecting producers and consumers of artificial fertilizers in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 16 / 01 SHTATOR 2007 LIGJI Nr. 2003 / 10 LIGJI PËR PLEHRAT ARTIFICIALE Kuvendi i Kosovës Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 dt.15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetqeverisje të Përkohshme në Kosovë, nenet 9.1 .26 (a ) dhe 5.1 (j) . Me qëllim të vendosjes së rregullave të mbrojtjes së prodhuesve e konsumatorëve të plehrave artificiale dhe sistemit regullues të plehrave në Kosovë për të mbrojtur konsumatorin e plehrave, Miraton ligjin vijues: Kapitulli I – Dispozitat e Përgjithshme
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used by the Law on Artificial Fertilizers.
Neni 1 Përkufizimet Në këtë Ligj : 1. Analist është personi i emëruar ose i caktuar në pajtim me nenin 6. 2. Plehu artificial është një lëndë organike ose joorganike që përmban një ose më shumë materie ushqyese të bimëve që është dedikuar për bimët e cila nxitë rritjen e bimëve dhe produktivitetin e tyre. 3. Inspektor është personi i emëruar ose i caktuar në pajtim me nenin 6. 4. Etiketë është përmbajtja e dukshme e shkruar, shtypur ose e paraqitur grafikisht në paketim ose udhëzimin që i është bashkangjitur plehut artificial. 5. Ligji për Plehrat artificiale është akt juridik që rregullon veprimtarinë e prodhimit, importit , përdorimit dhe tregtimit me plehra artificiale në Kosovë. 6. Ministër sipas këtij ligji është Ministri i MBPZhR. 7. MBPZHR është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 8. Shërbim Rregullues për Plehra artificiale është trupi i caktuar nga Ministria i cili do të jetë i ngarkuar me zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të këtij Ligji. 9. Administratori i Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale do të thotë personi i cili është i caktuar nga Ministria për të drejtuar Shërbimin Rregullues për Plehra artificiale. 10. Bord është Trup Këshillues për Plehra artificiale siç është përcaktuar me këtë Ligj. 11. Person është çdo subjekt fizik ose juridik. 12. Regjistrim është akti i pranimit të një përsoni për shitës ose prodhues të plehut artificial në Kosovë. 13. I regjistruar është personi i cili ka marrë çertifikatë regjistrimi në pajtim me Ligjin. 14. Shitja përfshin ofertën, vënijen për shitje, shitjen, shpërndarjen ose mbajtjen në zotërim për shitje ose qarkullim. 15. Shkelje është cenim i dispozitave të këtij Ligji. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision states that the law’s purpose is to ensure protection of the quality of artificial fertilizers in Kosovo.
Neni 2 Qëllimi 2.1. Qëllimi i këtij Ligji është sigurimi i mbrojtjes së cilësisë së plehrave artificiale në Kosovë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Ministria përcakton strukturën dhe organizimin e Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale dhe të Bordit Këshillues për Plehra artificiale.
Neni 3 Organizimi 3.1. Ministria do të përcaktojë strukturën dhe organizimin e Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale. 3.2.Ministria do të përcaktojë strukturën dhe organizimin e Bordit Këshillues për Plehra artificiale i cili do t’i bëjë rekomandime Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale mbi çështjet që kanë të bëjnë me këtë Ligj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: People who want to sell or offer artificial fertilizers in Kosovo must comply with the registration certificate’s purpose and conditions, register through the Regulatory Service, and pay the required fee.
Neni 4 Regjistrimi 4.1.Çdo person duke përfshirë prodhuesit, importuesit ose tregtarët i cili dëshiron të shesë ose ofrojë për shitje plehra artificiale në Kosovë, do ta bëjë këtë në pajtim me qëllimet dhe kushtet e parashtruara në çertifikatën e regjistrimit. 4.2. Kërkesa për çertifikatë regjistrimi do të përfshijë: a. emrin dhe adresën e të regjistruarit b. emrin dhe adresën e çdo pike qarkulluese të të regjistruarit në Kosovë. 4.3. Kërkesa për çertifikatë regjistrimi do të shoqërohet me taksën e përcaktuar. Kërkesa bëhet në formularët që do të lëshohen nga Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale. 4.4. Secila çertifikatë e dhënë e regjistrimit, përveç nëse është pezulluar ose anuluar, do të jetë e vlefshme për një periudhë maksimale tri vjeçare, llogaritur prej datës së regjistrimit dhe do të përtërihet me pagesën e taksës së kërkuar për regjistrim. 4.5.Taksa e regjistrimit do të caktohet me udhëzim të veçantë administrativ, nga Qeveria. 4.6.I regjistruari do të informojë me shkrim Shërbimin Rregullues për Plehra artificiale për pikat qarkulluese shtesë të krijuara gjatë periudhës që mbulon çertifikata e regjistrimit. 4.7.Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale do të lëshon çertifikatën e regjistrimit brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës çdo personi që konkuron. Çertifikata e regjistrimit nuk do t’u lëshohet personave: (a) Nëse çertifikata e mëparshme e regjistrimit është përkohësisht e pezulluar . (b) Nëse personi është dënuar për shkelje sipas këtij Ligji në periudhën e kaluar tri vjeçare prej datës së parashtrimit të kërkesës. (c) Nëse ai nuk ia bashkangjet kërkesës taksën e regjistrimit. (d) Nëse kërkesa s`është komplete në çfarëdo aspekti. 4.8. Nëse Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale nuk e lëshon çertifikatën e regjistrimit brenda periudhës kohore të përshkruar dhe kur konkuruesi ka dokumente valide, që tregojnë se një kërkesë përkatëse i është dorëzuar Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale, konkuruesi mund të fillojë shitjen e plehrave artificiale deri sa është duke pritur përgjigjen nga Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale. 4.9.Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale do të lajmërojë me shkrim konkuruesin brenda afatit 30 ditësh , për arsyet e mosdhënies së çertifikatës së regjistrimit, të cekura në piken 7 të këtij neni. Mosdhënia e përgjegjes në afatin e përcaktuar konsiderohet si leje për fillimin e shitjes së plehrave artificiale deri sa është duke pritur përgjigjen. 4.10. Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale, në kohën kur lëshon çertifikatën e regjistrimit do t’i ofrojë të regjistruarit një kopje të këtij Ligji . - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Artificial fertilizers that do not meet the required quality standards or contain harmful substances are prohibited.
Neni 5 Cilësia dhe përbërësit e dëmshëm 1. Ndalohet prodhimi, importimi, ripaketimi, vënia në qarkullim apo përdorimi i plehrave artificiale që nuk i përgjigjet cilësisë dhe kushteve tjera sipas standardeve të përcaktuara: a) nuk përmban përbërës aktivë ushqyes të mjaftueshëm b) përmban përbërës të dëmshëm ( ndotës të mjedisit si metalet e rënda dhe radionukleide) ose ka veti të dëmshme për rritjen e bimëve edhe kur përdoret në bazë të udhëzimit. Kapitulli II – Zbatimi - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Ministry must appoint the inspectors and analysts who oversee this law’s implementation, following the conditions set by an administrative instruction.
Neni 6 Inspektorët dhe Analistët, Emërimi 6.1.Inspektorët dhe Analistët që mbikqyrin zbatimin e këtij Ligji do të emërohen nga Ministria në pajtim me kushtet e përcaktuara me Udhëzim Administrativ. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Inspectors may enter suspected places, open suspected packages, examine articles, and take samples. Owners, responsible persons, and anyone present must help the inspector and provide requested information.
Neni 7 Autorizimet e Inspektorëve 7.1.Inspektori gjithmonë mundet : (a) të hyjë në çdo vend për të cilin me arsye të bazuar dyshon se aty ka artikuj për të cilët vlen ky Ligj. (b) hapë çdo paketim të gjetur në atë vend për të cilin me arsye dyshon se ka një artikull të tillë. (c) ekzaminon artikullin dhe merr mostra nga ai. 7.2. Asistenca e Inspektorëve Pronari ose personi përgjegjës i çdo vendi të përshkruar në pikën 1 të këtij neni, dhe çdo person që gjendet në atë vend do t’i ofrojë Inspektorit gjithë ndihmën e kërkuar për t’i mundësuar atij kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij sipas këtij Ligji dhe do t’i japë Inspektorit të gjitha informatat që ai me arsye mund t’i kërkojë duke u bazuar në këtë Ligj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: It is prohibited to obstruct an inspector in carrying out duties or functions under this law, and to make false or misleading oral or written statements to an inspector or other official engaged in those duties.
Neni 8 Pengimi i Inspektorëve 8.1.Ndalohet pengimi i Inspektorit në kryerjen e detyrave ose funksioneve të tij të paraparë në këtë Ligj. 8.2.Ndalohen deklaratat e rrejshme, lajthitjet gojore ose me shkrim Inspektorit ose ndonjë zyrtari tjetër të angazhuar në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij sipas këtij Ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: If an inspector finds artificial fertilizers offered or displayed for sale contrary to the law, the inspector must issue and enforce a written stop-sale order and keep it in place for up to 8 days; the inspector must lift the ban once the law’s requirements are met and all related expenses are paid.
Neni 9 Urdhërat “Ndalim i Shitjes” 9.1.Kur inspektori gjen se një sasi e plehrave artificiale është ofruar ose ekspozuar për shitje në kundërshtim të dispozitave të këtij Ligji, ai për pronarin ose mbajtësin e plehrave të tilla do të lëshojë dhe zbatojë urdhërin e shkruar “ ndalim i shitjes, shfrytëzimit, ose zhvendsojes ” dhe do ta mbajë ate në vendin e caktuar, deri në 8 ditë. 9.2.Inspektori do të tërheq ndalesën për plehrat artificiale, kur kërkesat e këtij Ligji të jenë plotësuar dhe të jenë paguar të gjitha shpenzimet që paraqiten në lidhje me heqjen e ndaleses së bazuar. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Non-compliant artificial fertilizer may be confiscated by an inspector, and unusable fertilizer may be destroyed; an unhappy party may appeal to the Minister within 15 days or bring an administrative dispute in court within 30 days.
Neni 10 Konfiskimi, Dënimi (Shpallja e Papërdorshme) dhe Shitja 10.1. Kontigjenti i plehrave artificiale që nuk është në pajtim me këtë Ligj do të jetë objekt i konfiskimit i cili bëhet me vendim të inspektorit. Nëse inspektori konstaton se plehrat e tilla nuk u përgjigjen standardeve të parapa me Ligj dhe që plehu artificial është i papërdorshëm, ai do të asgjësohet në mënyrë adekuate dhe në pajtim me legjislacionin e aplikueshëm në Kosovës.Para asgjësimit të plehut artificial, pala e pa kënaqur mund të bëjë ankesë kundër vendimit të inspektorit për asgjësimin e plehut artificial, Ministrit në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. Pala e pakënaqun mund ta inicojë kontestin administrativ në Gjykatën kompetente në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. Ankesa nuk e pezullon zbatimin e vendimit të plotëfuqishëm. Kapitulli III – Shkeljet dhe Dënimet - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article lets the Regulatory Service act on repeated registration violations, and it bars selling or moving non-compliant artificial fertilizer.
Neni 11 Shkeljet 11.1. Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale, për shkelje të përsëritura, pasi që të ketë dëgjuar të regjistruarin përkatës në një seancë shqyrtimi, mund të refuzojë, suspendojë ose anulojë çertifikatën e regjistrimit. Pas humbjes së të drejtes në çertifikatë të regjistrimit, personi në fjalë ka të drejtë ankese pranë autoritetit përkatës. 11.2. Do të jetë shkelje për çdo person që shet ose ofron për shitje pleh artificial që nuk i plotëson kushtet sipas këtij Ligji. 11.3. Kur inspektori konfiskon sasi të plehrave artificiale, ai menjëherë do t’i lëshojë , vendim ose njoftim për ndalesë në bazë të të cilit ai duhet ta vë në paketimin e materialit të tillë një etiketë vërejtjeje që deklaron se sasia është e ndaluar për shitje. 11.4. Sasia e plehut artificial për të cilën është lëshuar një vendim ose njoftim i ndalimit do të mbahet nga personi i cili ka kontrollin e materialit të tillë dhe nuk do vëhet në qarkullim ose lëvizet përveç nëse veprohet sipas Udhëzimeve të veçanta të Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale në pritje të vendimit në pajtim me këtë Ligj. Kjo nuk do të pengojë personin i cili ka kontrollën e materialit të verifikojë materialin e konfiskuar, e as që të marrë aty, në prezencë të personit të caktuar prej Shërbimit Rregullues për Plehra artificiale, një mostër të arsyeshme për analizë. 11.5.Në kërkesë të personit i cili ka kontrollin mbi plehun artificial të konfiskuar, para kohës së mostrimit prej një Inspektori, mostra e cila është marrë do të ndahet në pjesë përafërsisht të barabarta, një pjesë e së cilës do të vuloset dhe do t’i jipet personit që ka nën kontroll plehun artificial të konfiskuar dhe pjesa tjetër e saj do të mbahet për analiza nga Shërbimi Rregulues për Plehra artificiale. 11.6. Nëse analizat e sasisë së konfiskuar dhe mbajtur, siç është përcaktuar prej Analistit, tregojnë se nuk është shkelur Ligji, Inspektori menjëherë do të zhbllokojë sasinë e konfiskuar dhe e mbajtur dhe do të heq etiketën ose urdhëresën e ndalimit. 11.7.Nëse sasia e konfiskuar dhe e mbajtur është në kundërshtim me Ligjin, Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale do t’i ndërmarrë ndonjërin nga veprimet e mëposhtme: (a).Vazhdon ta mbajë sasinë e plehrave artificiale deri sa të mos përmbushen kërkesat e këtij Ligji për heqjen e ndalesës. (b).Ndërmerr proceduren, sipas nenit 10 të këtij ligji. 11.8.Personi i cili ka kontrollin mbi sasinë e konfiskuar dhe të mbajtur për të cilën është konstatuar se nuk është në pajtim me Ligjin, mund të ankohet me shkrim për rezultatin e analizave te Shërbimi Rregullues për Plehra artificiale brenda kohës së përcaktuar. Me pranimin e ankeses së tillë, Inspektori mostrën shtesë nga kontigjenti në fjalë do ta dërgojë për superanalizë. Shpenzimet e mostrimit dhe analizave do ti bartë personi që kërkon përsëritjen e analizës. Rezultatet e analizave pas ankesës do të jenë përfundimtare. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Ndalohet ofrimi për shitje ose shpërndarja e plehrave artificiale me markë të falsifikuar.
Neni 12 Keqpërdorimi i Markës së Plehrave Artificiale 12.1.Ndalohet ofrimi për shitje ose shpërndarja e plehrave artificiale me markë të falsifikuar. 12.2.Plehu artificial do të konsiderohet të ketë markë të falsifikuar: (a) Nëse identifikimi ose etiketimi i tij është falas ose lajthitës në çfarëdo mënyre. (b) Nëse është shitur, shpërndarë ose ofruar për shitje me emrin e një plehu artificial tjetër. (c) Nëse nuk është identifikuar ose etiketuar siç është përcaktuar - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: It is forbidden to distribute falsified artificial fertilizer.
Neni 13 Falsifikimi 13.1.Ndalohet shpërndarja e prodhimit të falsifikuar të plehrave artificiale. 13.2.Plehu artificial do të konsiderohet i falsifikuar : (a) Nëse përmban përbërës të dëmshëm mbi masën e lejuar dhe që e bënë të dëmshëm për jetën e bimëve, shtazëve, njerëzve, jetën në ujë, tokën ose ujin, kur të jetë përdorur në pajtim me udhëzimet e përdorimit, ose kur në etiketë nuk janë dhënë vërejtjet përkatëse ose udhëzimet përdorimit që mund të jenë të domosdoshme për mbrojtjen e jetës së bimëve, njerëzve, kafshëve, tokës, jetës ujore apo nënujore. (b) Nëse përbërja e materieve të dobishme bie nën ose ndryshon prej asaj që është deklaruar të posedojë në bazë të identifikimit dhe etiketës së saj. (c) Nëse përmban farë, shtesa tjera të padëshiruara të bimëve ose barojave të këqija. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: If artificial fertilizer packaging held by a registered person has missing weight above 1%, it is treated as a violation by that registered person.
Neni 14 Mungesa në Peshë 14.1. Nëse në paketim të plehrave artificiale në posedim të një të regjistruari është gjetur të ketë mungesë në peshë mbi një përqind kjo konsiderohet shkelje nga ana e të regjistruarit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets fines for handling artificial fertilizers in non-compliant ways and adds a protective measure of confiscation in some cases.
Neni 15 Dispozitat ndëshkimore 15.1. Me denim me gjobë në shumë prej 5.000 deri në 20.000 euro dënohet personi që: - prodhon, importon, ripaketon ose vë në qarkullim plehrat artificiale të cilat nuk i përgjigjen cilësisë sipas standardeve të përcaktuara. (neni 5) - merret me prodhimin, importimin, ripaketimin ose shitjen e plehrave artificiale e për këtë nuk është i regjistruar (neni 4) - vënë në qarkullim plehrat artificiale në kundërshtim me kushtet e çertifikates. - shet sasinë e plehut artificial për të cilën është lëshuar ndalesa për shitje (neni 9) - shet prodhim të falsifikuar të plehrave artificiale (neni 13) 15.2. Nga pika 1 e këtij neni, përveç dënimit do të shqiptohet edhe masa mbrojtëse e marrjes së përfitimit të arritur me shitjen e plehrave artificiale jo cilësor si dhe marrja e tërë sasisë së plehut artificial nga importi nëse nuk i përgjigjet cilësisë së përcaktuar apo përmban materje të dëmshme. 15.3. Me dënim me gjobë në shumë prej 1.000 deri në 15.000 euro dënohet personi që: - vë në qarkullim plehra artificiale me markë të falsifikuar (neni 12) - vë në qarkullim plehra artificiale pa etiketë në paketim - importon plehra artificial pa certifikatë të cilësisë dhe origjinës (neni 12.2/c). - pengon inspektorin në kryerjen e detyres zyrtare apo i jep inspektorit deklaratë të rrejshme (neni 8) - nuk i ofron ndihmë inspektorit në kryerjen e detyrës (neni 7.2) - vë në qarkullim plehra artificiale me mungesë në peshë (neni 14) - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Revenue from service taxes and fines under this law is transferred to the Ministry of Economy and Finance for payment into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 16 Të hyrat e krijuara nga taksat 16.1. Të hyrat e krijuara nga taksat për shërbime dhe gjobat sipas këtij Ligji barten në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për ti derdhur në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Kapitulli IV – Udhëzimet Administrative - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: MBPZhR is responsible for issuing guidelines and administrative decisions about artificial fertilizers.
Neni 17 Udhëzimet 17.1. MBPZhR është përgjegjëse për nxjerrjen e udhëzimeve dhe vendimeve administrative lidhur me plehrat artificiale. Kapitulli V – Dispozitat Përfundimtare - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This provision repeals conflicting provisions of the existing law in the field of artificial fertilizers.
Neni 18 Shfuqizimi 18.1. Ky Ligj shfuqizon çdo dispozitë të Ligjit në fuqi, nga lëmia e plehrave artificiale e që është në kundërshtim me te. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Reserved functions for Kosovo are temporarily subject to monitoring and approval by the PSSP.
Neni 19 Kompetencat dhe përgjegjësitë e rezervuara të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara Të gjitha funksionet e rezervuara të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën (, PSSP,) sipas Rregullores së UNMIK-ut nr.2001/9 mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohëshme në Kosovë, përkohësisht janë lëndë e monitorimit dhe miratimit të PSSP. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This provision says the Law enters into force on the first day after approval.
Neni 20 Hyrja në fuqi e këtij Ligji Ky Ligj hyn në fuqi ditën e parë pas miratimit. 23.06.2003 UNMIK/REG/2003/22
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/10 LIGJI PËR PLEHRAT ARTIFICIALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in