LIGJI NR. 2003/12 PËR QASJE NË DOKUMENTE ZYRTARE
This provision is the preamble to a law on access to official documents and states its purpose.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/12
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law on access to official documents and states its purpose. This provision states the law’s purpose: to define the principles, conditions, and limits for access to documents, to set rules that make access easier, and to promote good administrative practice. This provision defines “Institutions,” “Document,” and “Third party” for the law. This article gives certain people a right to access institution documents, and lets institutions give access to some non-residents, subject to the law’s conditions and limits. Article 4 sets exceptions allowing institutions to refuse access to certain documents, requires government to list sensitive documents, and requires third-party consultation and partial disclosure where only part of a document is exempt.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/12 PËR QASJE NË DOKUMENTE ZYRTARE
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law on access to official documents and states its purpose.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 17 / 01 TETOR 2007 LIGJI Nr. 2003 / 12 PËR QASJE NË DOKUMENTE ZYRTARE Në pajtim me kreun 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese, Me qëllim që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet që më për së afërmi të marrin pjesë në procesin vendim marrës të institucioneve publike dhe të garantohet që institucionet publike të gëzojnë legjitimitet dhe transparencë më të madhe, të jenë më efikase dhe t’i japin më shumë llogari qytetarëve të Kosovës, Kuvendi i Kosovës miraton këtë: I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: to define the principles, conditions, and limits for access to documents, to set rules that make access easier, and to promote good administrative practice.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është: (a) të përkufizojë parimet, kushtet dhe kufizimet mbi bazë të interesit publik ose privat që përcaktojnë të drejtën në qasje të dokumenteve : (i) të cilitdo organ apo agjencion të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ), (ii) cilitdo organ apo agjencion të komunave, (iii) cilitdo nga organet dhe zyret e pavarura të përcaktuara në ose të themeluara sipas kreut 11 të Rregullores Nr. 2001/9 të UNMIK-ut (Korniza Kushtetuese); (iv) të Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit (b) të krijojë rregullat që mundësojnë ushtrimin sa më të lehtë të mundshëm të kësaj të drejte; dhe (c) të nxisë praktika të mira administrative për qasjen në dokumente. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision defines “Institutions,” “Document,” and “Third party” for the law.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllime të këtij ligji: (a) “Institucionet” përfshijnë të gjitha Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, organet dhe agjencionet e tyre, AKM, organet komunale dhe agjencionet e tyre si dhe organet dhe zyret e pavarura të përcaktuara ose të themeluara sipas Kreut 11 të Kornizës kushtetuese, (b) "Dokument" është çdo përmbajtje pavarësisht nga forma e saj (e shkruar në letër ose e ruajtur në formë elektronike si regjistrim zëri, regjistrim vizuel apo audiovizuel) lidhur me politikat, aktivitetet dhe vendimet që i takojnë sferës së përgjigjësisë së institucionit; (c) "Pala e tretë " është çdo person fizik apo juridik, si dhe çdo entitet jashtë institucionit në fjalë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article gives certain people a right to access institution documents, and lets institutions give access to some non-residents, subject to the law’s conditions and limits.
Neni 3 Përfituesit dhe fushëveprimi 3.1.Cilido banor i përhershëm i Kosovës ose cilido person i cili i plotëson kushtet për t`u regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës, dhe cilido person fizik ose juridik i cili banon ose e ka të regjistruar zyrën në Kosovë, ka të drejtë në qasje të dokumenteve të institucioneve, duke iu nënshtruar parimeve, kushteve dhe kufizimeve të përkufizuara me këtë ligj. 3.2 Institucionet munden, duke iu nështruar të njejtave parime, kushte dhe kufizime, t’i japin mundësi qasjeje në dokumente cilitdo person fizik a juridik që nuk banon ose që nuk e ka zyrën e vet të regjistruar në Kosovë. 3.3 Ky ligj vlen për të gjitha dokumentet që mbahen në një institucion, të hartuara apo të pranuara nga institucioni dhe që janë në pronësi të tij, në të gjitha fushat e aktiviteteve të institucionit. 3.4 Pa cenuar nenet 4 dhe 8, dokumentet janë të hapura për publikun ose në bazë të kërkesës së bërë me shkrim ose në bazë të kërkesës së drejtpërdrejt në formë elektronike apo përmes regjistrit. Në veçanti, dokumentet e hartuara apo të pranuara gjatë rrjedhës së procedurës ligjvënëse bëhen drejpërsëdrejti të qasshme në pajtim me nenin 11. 3.5 Dokumentet e ndieshme, që janë përkufizuar në nenin 8.1, i nënshtrohen trajtimit të veçantë në pajtim me atë nen. 3.6 Ky ligj nuk cenon të drejtat e qasjes publike në dokumente që mbahen nga institucionet, e të cilat mund të rrjedhin nga instrumentet e së drejtës ndërkombëtare apo akteve të institucioneve të cilat i zbatojnë ato. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 sets exceptions allowing institutions to refuse access to certain documents, requires government to list sensitive documents, and requires third-party consultation and partial disclosure where only part of a document is exempt.
Neni 4 Përjashtimet 4.1 Institucionet mund refuzojnë qasjen në ndonjë dokument kur zbulimi mund të rrezikojë mbrojtjen e (a) interesit publik lidhur me: (i) sigurinë publike; (ii) mbrojtjen e qytetarëve; (iii) bashkëpunimin ndërkombëtar; (iv) politikën e financave apo ekonomike të IPVQ-ve. (b) jetën private dhe ndershmërinë e individit, veçanërisht në pajtim me ligjin në fuqi që ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale. 4.2. Qasja në klasifikimin e dokumenteve që lidhen me çështjet e rezervuar, duke përfshirë sigurinë dhe çështjet ushtarake, marrëdhënieve me jashtë dhe politikën monetare në fushën e përgjegjësisë së përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm do të rregullohen nga UNMIK-u. 4.3 Qeveria do të hartojë listën e dokumenteve që do të trajtohen si të ndieshme nga fushëveprimet e parapara me nenin 4 dhe 8 me qëllim të mbrojtjës së interesit publik. 4.4 Qasja në një dokument, të hartuar nga një institucion për përdorim të brendshëm ose në dokument të pranuar nga një institucion e që ka të bëjë me një çështje për të cilën vendimi nuk është marrë në atë institucion, refuzohet nëse bërja publike e dokumentit do ta rrezikonte seriozisht procesin vendim marrës të institucionit, përveç nëse ka interes qenësor publik për bërjen publike të dokumentit. 4.5 Qasja në dokument i cili përmban mendime për përdorim të brendshëm si pjesë e shqyrtimeve dhe konsultimeve preliminare brenda institucionit në fjalë refuzohet edhe pas marrjes së vendimit, nëse publikimi i dokumentit do ta rrezikonte seriozisht procesin vendim marrës të institucionit, përveç nëse ka interes qenësor publik për bërjen publike të dokumentit. 4.6 Për sa i përket dokumenteve të palës së tretë, institucioni konsulton palën e tretë për të vlerësuar se a vlen përjashtimi nga neni 4.1 apo 4.2, përveç nëse eshtë e qartë se dokumenti bëhet apo nuk bëhet publik. 4.7 Nëse vetëm pjesë të dokumenteve të kërkuara përfshihen nga ndonjë prej përjashtimeve, pjesët e mbetura të dokumentit bëhen publike. 4.8 Përjashtimet e parapara në nenet 4.1 deri 4.5, vlejnë vetëm për periudhën gjatë së cilës mbrojtja e dokumenteve arsyetohet në bazë të përmbajtjes së dokumentit. Përjashtimet mund të vlejnë 30 vjet prej kohës së krijimit të dokumentit. 4.9 Gjatë përcaktimit se a ka interes qenësor publik në bërjen publike të ndonjë dokumenti, institucioni merr parasysh në mënyrë të duhur çështje siç janë: dështimi për të përmbushur ndonjë detyrim ligjor, ekzistimi i ndonjë shkeljeje të ligjit, dështimi të ligjit, keqpërdorimi të pozitës ose neglizhencës gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, shfrytëzimi të paautorizuar të fondeve publike ose rreziku për shëndetin apo sigurinë e individit ose të shoqërisë. II. TRAJTIMI I KËRKESAVE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Requests for access to documents must be made in writing (including electronically) and clearly enough for the institution to identify the document.
Neni 5 Kërkesat 5.1 Kërkesat për qasjen në dokumente parashtrohen në çfarëdo forme të shkruar, duke përfshirë edhe formën elektronike, dhe me saktësi të duhur e cila i mundëson institucionit ta identifikojë dokumentin. Parashtruesi nuk është i detyruar t’i jap arsyet për parashtrimin e kërkesës. 5.2 Nëse kërkesa nuk është sa duhet e saktë, institucioni kërkon nga parashtruesi që ta qartësojë kërkesën dhe i ndihmon kërkuesit që ta bëjë këtë me, për shembull, ofrimin e informatave mbi përdorimin e regjistrave publik të dokumenteve. 5.3 Në rast se kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë të gjatë ose me një numër shumë të madh të dokumenteve, institucioni në fjalë mund të negocojë joformalisht me parashtruesin, me synim të gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë. 5.4 Institucionet i ofrojnë personave informata dhe ndihmë se si dhe ku mund të parashtrohen kërkesat për qasje në dokumente. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Initial access requests must be handled promptly, and the institution must respond within 15 working days.
Neni 6 Trajtimi i kërkesave fillestare 6.1 Kërkesa për qasje në dokumente duhet të trajtohet shpejt. Parashtruesit i dërgohet shkresa me njoftimin për kërkesën e pranuar. Brenda 15 ditëve të punës prej kohës së regjistrimit të kërkesës, institucioni ose lejon qasje në dokumentin e kërkuar dhe ofron qasjen në pajtim me nenin 9 brenda kësaj periudhe ose, me një përgjigje me shkrim, jep arsyet për refuzimin e plotë apo të pjesërishëm dhe informon parashtruesin për të drejtën që ai/ajo ka për parashtrimin e një kërkese konfirmuese në pajtim me nenin 6.2. 6.2 Në rast të refuzimit të plotë apo të pjesërishëm, parashtruesi mundet, brenda 15 ditëve të punës pas marrjes së përgjigjes nga institucioni, të parashtrojë kërkesën konfirmuese duke kërkuar nga institucioni që të rishqyrtojë vendimin. 6.3 Në raste të veçanta, kur kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë të gjatë ose me një numër shumë të madh të dokumenteve, afati kohor i paraparë në nenin 6.1 mund të zgjatet, me kusht që parashtruesi të njoftohet paraprakisht dhe të jepen arsye të hollësishme. 6.4 Nëse institucioni nuk përgjigjet brenda afatit kohor të përcaktuar, parashtruesi ka të drejtë ta parashtrojë kërkesën konfirmuese. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Institucioni duhet të trajtojë shpejt kërkesën konfirmuese, të përgjigjet brenda 15 ditëve të punës dhe, nëse refuzon, të japë arsyet dhe t’i tregojë parashtruesit mjetet ligjore.
Neni 7 Trajtimi i kërkesave konfirmuese 7.1 Kërkesa konfirmuese duhet të trajtohet shpejt. Brenda 15 ditëve të punës prej kohës së regjistrimit të kërkesës, institucioni lejon qasje në dokumentin e kërkuar dhe ofron qasjen në pajtim me nenin 9 brenda kësaj periudhe ose, me një përgjigje me shkrim, jep arsyet për refuzimin e plotë apo të pjesërishëm. Në rast të refuzimit të plotë apo të pjesërishëm, institucioni informon parashtruesin për mjetet ligjore që ai/ajo ka në dispozicion, që janë nisja e procedurës gjyqësore kundër institucionit në pajtim me dispozitat e ligjit të aplikueshëm relevant dhe/ose parashtrimi i ankesës para Ombudspersonit, në pajtim me kreun 10 të Kornizës Kushtetuese dhe Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/38. 7.2 Në raste të veçanta, kur kërkesa ka të bëjë me një dokument shumë të gjatë ose me një numër shumë të madh të dokumenteve, afati kohor i paraparë në nenin 7.1 mund të zgjatet edhe për 15 ditë të tjera të punës, me kusht që parashtruesi të njoftohet paraprakisht dhe të jepen arsye të hollësishme. 7.3 Mospërgjigjja e institucionit brenda afatit të caktuar konsiderohet si përgjigje negative dhe i jep të drejtë parashtruesit që të nisë procedurën gjyqësore kundër institucionit në pajtim me dispozitat ligjore të ligjit të aplikueshëm relevant dhe/ose të parashtrojë ankesë para Ombudspersonit, në pajtim me kreun 10 të Kornizës Kushtetuese dhe Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/38. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Sensitive documents may be handled only by persons entitled to know them, and they may be registered or released only with the author’s consent.
Neni 8 Trajtimi i dokumenteve të ndieshme 8.1 Dokumentet e ndieshme janë dokumenetet e institucioneve që janë të klasifikuara në pajtim me rregullat e institucionit në fjalë, dhe që mbrojnë interesat qenësore të IPVQ. 8.2 Kërkesat për qasje në dokumente të ndieshme sipas procedurave të parapara në nenet 6 dhe 7 trajtohen vetëm nga ata persona që kanë të drejtë ta kenë të njohur përmbajtjen e dokumenteve të tilla. Këta persona po ashtu vlerësojnë se çfarë referencash në dokumente të ndieshme mund të bëhen në regjistrin publik. 8.3 Dokumentet e ndieshme regjistrohen në regjistër ose lëshohen vetëm me pëlqimin e autorit të tyre. 8.4 Institucioni i cili vendosë të refuzojë qasje në dokument të ndieshëm jep arsyet për vendimin e vet në mënyrën e cila nuk i dëmton interesat e mbrojtura në nenin 4. 8.5 Rregullat e institucioneve që kanë të bëjnë me dokumente të ndieshme duhet të bëhen publike. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A requester may inspect documents on the spot or receive copies, including electronic copies where possible, and some access options must be free of charge.
Neni 9 Qasja pas kërkesës së parashtruar 9.1 Parashtruesi ka qasje në dokumente ose duke i parë aty për aty ose duke marrë një kopje, duke përfshirë, kur kjo është e mundur, edhe kopje elektronike, varësisht se cilën preferon parashtruesi. Shpenzimet e prodhimit dhe dërgimit të kopjes mund t’i ngarkohet parashtruesit. Kjo pagesë nuk duhet t’i kalojë shpenzimet reale të prodhimit dhe të dërgimit të kopjes. Konsultimi i atypëratyshëm, kopjet që përmbajnë më pak se 20 fletë të formatit A4 dhe qasja e drejtpërdrejt në formë elektronike ose përmes regjistrit ofrohen pa pagesë. 9.2 Nëse dokumenti është bërë publik nga institucioni dhe parashtruesi ka qasje të lehtë në të, institucioni mund ta përmbush detyrimin e vet të lejimit të qasjes në dokumente duke e informuar parashtruesin se si ta marrë dokumentin e kërkuar. 9.3 Dokumentet ofrohen në verzionin dhe formatin ekzistues (duke përfshirë formën elektronike ose në format alternative si p.sh në alfabetin e Brajit, të shtypur në shkronja të mëdha ose në shirit) duke respektuar plotësisht preferencën e parashtruesit. III. REGJISTRAT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Institucionet duhet të japin publikut qasje në regjistrin e dokumenteve, sa herë që është e mundur edhe në formë elektronike, dhe të regjistrojnë referencat pa vonesë.
Neni 10 Regjistrat 10.1 Secili institucion ofron qasje publike në regjistër të dokumenteve. Kurdo që është e mundur, qasja në regjistrat publik ofrohet në formë elektronike. Referencat në dokumente regjistrohen në regjistër pa vonesë. 10.2 Për secilin dokument regjistri përmban numrin e referencës, lëndën dhe një përshkrim të shkurtë të përmbajtjes së dokumentit si dhe datën në të cilën është pranuar ose hartuar dhe regjistruar në regjistër. Referencat bëhen në mënyrë që nuk rrezikon mbrojtjen e interesave të parapara në nenin 4. 10.3 Institucionet menjëherë ndërmarrin masat e nevojshme për krijimin e një regjistri i cili duhet të jetë operacional prej datës 1 janar 2004. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Institutions must make documents publicly accessible electronically or through a register, where possible and according to the institution’s rules.
Neni 11 Qasja e drejtpërdrejt në formë elektronike apo përmes regjistrit 11.1 Për aq sa të jetë e mundur, institucionet i bëjnë dokumentet të qasshme publikisht në formë elektronike apo përmes një regjistri, në pajtim me rregullat e institucionit në fjalë. 11.2 Qasje e drejtpërdrejt ofrohet në veçanti në dokumente ligjvënëse, përfshirë dokumentet e hartuara ose të pranuara gjatë procedurave për miratimin e akteve normative, brenda kufizimeve të parapara në nenet 4 dhe 8. 11.3 Aty ku është e mundur, duhet të ofrohet qasje e drejtpërdrejt në dokumente tjera, kryesisht në ato dokumente që kanë të bëjnë me zhvillimin e politikave dhe strategjive. 11.4 Aty ku nuk ofrohet qasje e drejtpërdrejt përmes regjistrit, regjistri, për aq sa është e mundur, tregon se ku gjendet dokumenti. IV. ZBATIMI - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Community members may exercise the rights given by this law in their own language.
Neni 12 Gjuhët Pjesëtarët e komuniteteve, ashtu siq është e përcaktuar në Kornizën Kushtetuese, mund t’i ushtrojnë të drejtat e tyre të përcaktuara në këtë ligj në gjuhën e tyre përkatëse. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Each institution must take necessary measures to inform the public about rights under this law and the contact person for questions and concerns.
Neni 13 Informimi Secili institucion merr masat e nevojshme për ta informuar publikun (a) për të drejtat të cilat rrjedhin nga ky ligj; si dhe (b) personin për kontakt në institucionin përkatës të cilit mund t’i drejtohen pyetje dhe brenga. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Institutions must create good administrative practices to help people exercise the right of access, and they must set up an interinstitutional commission. The Government may approve sublegal acts to implement the law, especially rules for classifying sensitive documents.
Neni 14 Praktika administrative në institucione 14.1 Instiucionet krijojnë praktika të mira administrative për ta lehtësuar ushtrimin e së drejtës për qasje të cilën e garanton ky ligj. 14.2 Institucionet themelojnë një Komision ndërinstitucional për t’i vlerësuar praktikat administrative, për t’u marrë me konfliktet e mundshme dhe për t’i diskutuar zhvillimet e ardhshme në fushën e qasjes publike në dokumente. 14.3 Qeveria ka autoritetin të miratojë akte nënligjore me qëllim të zbatimit të këtij ligji e në veçanti për krijimin e rregullave dhe procedurave për klasifikimin e dokumenteve të ndieshme. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This provision says the law does not override existing copyright rules that may limit a third party’s ability to reproduce or use issued documents.
Neni 15 Riprodhimi i dokumenteve Ky ligj nuk cenon rregullat ekzistuese mbi të drejtën e kopjes të cilat mund ta kufizojnë të drejtën e palës së tretë për riprodhimin ose shfrytëzimin e dokumenteve të lëshuara. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Institucionet must publish an annual report for the previous year. The Prime Minister’s Office must also publish an implementation report and give a copy to the Kosovo Assembly by 31 July 2004 and then every year.
Neni 16 Raportet 16.1 Secili institucion publikon një raport vjetor për vitin paraprak, ku përfshihet numri i rasteve në të cilat institucioni ka refuzuar qasjen në dokumente, arsyet e këtyre refuzimeve dhe numri i dokumenteve të ndieshme të cilat nuk janë regjistruar në regjistër. 16.2 Më së voni deri më 31 korrik 2004, dhe më pas çdo vit, Zyra e Kryeminsitrit publikon një raport dhe dorëzon një kopje të tij në Kuvendin e Kosovës mbi zbatimin e këtij ligji dhë bën rekomandime, duke përfshirë, nëse është nevoja, propozimet për rishikimin e këtij ligji dhe një program veprimi për masat që duhen ndërmarrë nga institucionet. V. DISPOZITAT KALIMTARE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të miratojë rregulla dhe procedura për klasifikimin e dokumenteve të ndieshme brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Neni 17 Dispozitat kalimtare që kanë të bëjnë me qasjen në dokumente të ndieshme 17.1 Qeveria miraton rregulla dhe procedura adekuate për klasifikimin e dokumenteve të ndieshme në pajtim me nenin 8, 60 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit. 17.2 Mospërgatitja e rregullave dhe procedurave në pajtim me nenin 17.1 nuk i lejon institucioneve të refuzojnë qasjen në dokumente në bazë të nenit 8. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Institutions may release personal data only with the person’s prior and explicit consent, and only when there is no forceable personal-data-protection legislation in place.
Neni 18 Dispozitat kalimtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të dhënave personale Në mungesë të legjislacionit në fuqi mbi mbrojtjen e të dhënave personale, institucionet mund të lëshojnë të dhëna të tilla vetëm në bazë të pëlqimit të mëparshëm dhe të qartë të personit në fjalë. VI. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect on the day it is promulgated by the Special Representative of the Secretary-General for Kosovo.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovë. 06.11.2003 UNMIK/REG/2003 / 32
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/12 PËR QASJE NË DOKUMENTE ZYRTARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in