LIGJI NR. 2003/13 MBI NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT NR. 2002/5 MBI THEMELIMIN E REGJISTRIT TË TË DREJTAVE NË PRONËN E PALUAJTSHME
Verify source ↗ AI-assisted research summary: Ky ligj kërkon që ZKK të publikojë njoftimet e regjistrimit, të mbajë një tabelë të shpalljeve publike dhe, para regjistrimit të të drejtave mbi ndërtesa ose banesa, të bëjë verifikimet përkatëse dhe të veprojë sipas rezultatit.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 34 / 1 GUSHT 2008 58 Amandament LiGJi nr. 2003 / 13 MBi nDrYshiMEt DhE PLOtë- siMEt E LiGJit nr. 2002/5 MBi thEMELiMin E rEGJistrit të të DrEJtAVE në PrOnën E PALUAJtshME Kuvendi i Kosovës, Në bazë të autoritetit të dhënë sipas neneve 9.1.26, 9.1.44 dhe 9.1.45 te Kornizës Kushtetuese mbi Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/19), Duke marrë parasysh se Për- faqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2002/22 mbi Shpalljen e Ligjit të Miratuar nga Kuvendi i Kosovës mbi Themeli- min e Regjistrit të të Drejtave në Pronën e Paluajtshme, shpalli Ligjin Nr. 2002/5, me kusht që Ligji Nr. 2002/5 do të hyjë në fuqi pas shpalljes së legjislacionit plotësues të paraparë për njoftimin e vërtetë publik dhe masat tjera ruajtëse për mbrojtjen e personave të drejtat e të cilëve mund të ndikohen me regjistrim, Me këtë miratohet ky Ligj, si vijon: neni 1 Në Ligjin nr. 2002/5, për themelimin e regjistrit të të drej- tave në pronën e paluajtshme pikat 3.3.a, 3.3.b dhe 3.3.c do te shtohen ne fund te paragrafit 3.3: 3.3.a Çdo ZKK do të mbaj tabelën e shpalljeve publike ku do të afishohen kërkesat për regjistrim. Tabela e shpallje- ve do të vendoset në vend të sigurt që është e arritshme dhe e dukshme për publikun gjatë orarit zyrtar të punës. 3.3.b Të paktën pesë (5) ditë pune para nxjerrjes së ven- dimit që lejon regjistrimin, ZKK do të afishoj njoftimin e kërkesës për regjistrim në tabelën e shpalljeve publike. Njoftimi do të përmbaj: i. adresën e pronës, dhe nëse është e mundur, numrin e ngastrës kadastrale; ii. të dhënat për personin prej të cilit bëhet bartja e të drejtës mbi pronën; iii. të dhënat për personin që me regjistrim e fiton të drejten mbi pronën; iv. e drejta që duhet të regjitrohet; dhe v. datën deri kur çdo palë e interesuar mund të paraqet kundërshtimin te ZKK (qe do të jetë data e së paku pesë (5 ) ditë pune pas datës së af- ishimit në tabelën e shpalljeve publike). 3.3. c Para regjistrimit të çdo të drejte në ndërtesë apo banesë, ZKK do të bëjë një hetim te organi i duhur i Dre- jtorisë për Çështje Banesore dhe të Strehimit për të vër- tetuar nëse është bërë kërkesë kundër ndërtesës apo banesës sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2000/60 ose Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/23 dhe ZKK do të ven- dosë: i. Të regjistroj të drejtën mbi pronën nëse nuk është bërë asnjë kërkesë, dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesave ka kaluar; ii. Nëse kërkesa është bërë, ZKK do të refuzoj regjistrimin derisa të zgjidhet kërkesa nga komis- ioni i kërkesave pronësore dhe banesore; dhe iii. Nëse nuk është bërë kërkesa dhe afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nuk ka kaluar, ZKK do të fut në regjistrim vërejtjen vijuese: Me këtë njoftim bëhet me dije se afati i fundit për pa- raqitjen e kërkesave sipas Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/23 ose 2000/60 nuk ka kaluar që nga regjistrimi i kësaj të drejte. Megjithatë është e mundur që regjistrimi t’i nënshtrohet kërkesës në të ardhmen. Sugjerohet që çdo palë e interesuar të kërkoj ndihmë juridike profesio- nale për të vlerësuar rrezikun e kërkesës së bërë. neni 2 hyrja në fuqi Ky ligj do të hyjë në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Ko- sovës dhe të shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekre- tarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. UnMiK/ rEG/2003/27 18.08. 2003 LIGJI MBI NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E LIGJIT NR. 2002/5 MBI THEMELIMIN E REGJISTRIT TË TË DREJTAVE NË PRONËN E PALUAJTSHME