LIGJI NR. 2003/14 LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
The Kosovo Assembly adopts a spatial planning law to promote rational spatial planning and balance development with protection of open spaces and the environment.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/14
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
The Kosovo Assembly adopts a spatial planning law to promote rational spatial planning and balance development with protection of open spaces and the environment. This law regulates spatial planning in the territory of Kosovo. This article defines key terms used in the law. Spatial planning and regulation should follow internationally accepted principles, including public participation, transparency, protection of natural resources, sustainable development, equal rights, better quality of life, and alignment with European spatial development principles. For spatial and urban planning implementation, the general administrative procedure applies unless this law regulates otherwise.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/14 LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
Showing 39 of 39
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly adopts a spatial planning law to promote rational spatial planning and balance development with protection of open spaces and the environment.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 17 / 01 TETOR 2007 LIGJI Nr. 2003 / 14 LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht nenet 5.1(l), 5.7, 9.1. 26 (a), dhe 9.3.3; Me qellim të promovimit te zhvillimit dhe planifikimit racional hapësinor, arritjes se drejtpeshimit ne mes te zhvillimit dhe ruajtjes se sipërfaqeve te hapura dhe mbrojtjes se mjedisit, dhe sjelljes se regjimit te planifikimit hapësinor te Kosovës ne përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, Miraton: PJESA 1 KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law regulates spatial planning in the territory of Kosovo.
Neni 1 Lënda e rregullimit Me këtë ligj rregullohet planifikimi hapësinor në territorin e Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet Shprehjet kyçe të përdorura në këtë ligj kanë kuptimin sa vijon: “Plani hapësinor” nënkupton planin për rregullimin dhe shfrytëzimin e territorit siç është territori i komunës, zonës, parkut publik dhe territorit të Kosovës; ky plan përshkruan afatet kohore dhe përfshinë projeksionet reale të investimeve. “Vendbanim” nënkupton zonën me karakter urban, toka bujqësore, qyteti dhe vendbanimi tjetër të cilin kuvendi i komunës e ka shpallur me karakter banimi; “Qytet” nënkupton vendbanimi të cilin kuvendi i komunës, duke marrë për bazë shkallën e ndërtimit, veprimtaritë dhe karakteristikat tjera të karakterit urban, e ka përcaktuar si të tillë; “Plani Hapësinor për Kosovën” nënkupton planin e përcaktuar me nenin 11; “Plani hapësinor për zonë të veçantë” nënkupton planin e përcaktuar me nenin 12; “Plani zhvillimor i komunës” nënkupton planin e përcaktuar me nenin 13; “Plani zhvillimor urbanistik” nënkupton planin e përcaktuar ne nenin 14; ”Plani rregullues urban” domethënë plani i tipit i cili është përshkruar në nenin 15 ; “Shfrytëzimi i tokës” nënkupton destinimin ekzistues ose të propozuar për të cilën parcela e tokës shfrytëzohet; 2 “Zonë urbane” është toka me kufij të përcaktuar brenda suazave të së cilës është planifikuar ndërtimi urbanistik; “Fshati” është vendbanimi në të cilin popullsia kryesisht merret me veprimtari bujqësore ; “Tokë bujqësore “ është toka e destinuar për kultivimin e kulturave bujqësore ; “Ministria” nënkupton Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor; “Akt i veçantë” nënkupton një instruksion administrativ, udhëzim, direktivë ose vendim administrativ të lëshuar nga Ministria ose agjencitë ekzekutive; “Dokumentacioni urbanistik” është tërësia e dokumenteve të cilën e përbëjnë: plani hapësinor, përkatësisht urbanistik; leja urbanistike; pëlqimi urbanistik; analizat, studimet dhe dokumente të tjera të hartuara në kuadër të punëve përgatitore për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës dhe që përmbajnë shënime mbi shfrytëzimin aktual dhe të mundshëm të territorit; “Plani i infrastrukturës” është paraqitja me plan e instalimeve dhe objekteve ekzistuese dhe të planifikuara nëntokësore dhe mbitokësore nga lëmi i: transportit, instalimeve elektrike, gazsjellësit, naftësjellësit, furnizimit me ujë dhe sistemet e ujërave të përdorura, telekomunikacionit dhe i instalimeve tjera; “Toka ndërtimore” është toka në të cilën janë ndërtuar objektet në përputhje me planin rregullativ, përkatësisht urbanistik, ose me aktin tjetër të nxjerrë në bazë të këtij ligji është paraparë për ndërtimin e objekteve; “Ngastra ndërtimore” është toka e parashikuar për ndërtimin e objekteve të përfshira me plan, që përbëhet nga një ose më shumë ngastra kadastrale ose pjesë të tyre; “Lokacioni” është vendi në të cilin kryhen punimet ndërtimore në përputhje me planin e caktuar, ose me aktin tjetër të nxjerrë në bazë të këtij ligji; “Ngastër Kadastrale” janë sipërfaqet e tokave bujqësore, pyjore, kullosa, tokat pyjore, të regjistruara në regjistrat kadastral ; “Linjat e rregullimit” nënkuptojnë vijën kufizuese në mes të ngastrës se ndërtimit dhe të drejtës së shfrytëzimit të rrugës publike. “Linja e ndërtimit” nënkupton vijën kufizuese cila definon se ku është i lejuar ndërtimi në ngastrën ndërtimore ; “Standarde urbanistike” janë normat e planifikimit hapësinor, kushtet dhe rregullat e përdorura gjatë hartimit të dokumentacionit të planifikimit; “Normativa urbanistike-teknike” janë kushtet hapësinore ose teknike që përcaktojnë pozitën, raportet reciproke të infrastrukturës së ndërtesave dhe sigurinë e ndërtesave; “Sipërfaqe e mbrojtur” janë sipërfaqet e burimeve të mbrojtura natyrore dhe mjedisore si dhe sipërfaqet bujqësore, trashëgimia e paluajtshme kulturore dhe arkeologjike;. “Zonë e mbrojtur” është pjesa e hapësirës e cila caktohet me qëllim të ruajtjes të burimeve natyrore, kulturore-historike dhe arkeologjike, të mbrojtjes nga ndotja të mjedisit jetësor ose sigurimi i kushteve hapësinore për ushtrimin pa pengesë të veprimtarisë dhe siguria e banorëve dhe e hapësirës për rreth; “Punët përgatitore” janë kërkimet, analizat, përgatitja e të dhënave, informatave, dhe përkrahja teknike për nevojat e hartimit të dokumentacionit urbanistik; “Kushtet e ndërtimit” janë kushtet që e përcaktojnë llojin, madhësinë, mënyrën e ndërtimit, kushtet e sigurisë dhe çdo kusht tjetër për ndërtimin e objekteve. 3 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Spatial planning and regulation should follow internationally accepted principles, including public participation, transparency, protection of natural resources, sustainable development, equal rights, better quality of life, and alignment with European spatial development principles.
Neni 3 Parimet Rregullimi dhe planifikimi hapësinor duhet të bazohet në këto parime të pranuara ndërkombëtare: a) Promovimin e interesave të përbashkëta të Kosovës duke mbrojtur resurset natyrore dhe duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm. b) Promovimin e procesit demokratik të pjesëmarrës dhe përfshirjes në formulimin e strategjive zhvillimore dhe planeve fizike. c) Promovimin e transparencës së plotë në planifikim dhe procesin e marrjes së vendimeve duke iu lejuar pjesëmarrësve qasjen në të dhëna dhe hartat e nevojshme. d) Promovimin e të drejtave të barabarta ekonomike dhe shoqërore për të gjithë Kosovarët. e) Promovimin e kualitetit të përmirësuar të jetës dhe forma të balancuara të vendbanimeve. f) Promovimin e harmonizimit me parimet dhe planet e vazhdueshme të zhvillimit hapësinor Evropian. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: For spatial and urban planning implementation, the general administrative procedure applies unless this law regulates otherwise.
Neni 4 Zbatimi subsidiar Për zbatimin e planeve hapësinore dhe urbanistike aplikohen dispozitat mbi procedurën e përgjithshme administrative, në qoftë se me këtë ligj nuk është rregulluar ndryshe. KREU II SUBJEKTET E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article assigns responsibility for implementing spatial plans to Kosovo’s Assembly, Government, and municipal assemblies, and gives the Ministry several planning coordination and oversight duties.
Neni 5 Zbatimi i planeve hapësinore 5.1. Zbatimin e planeve hapësinore e siguron Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, si dhe kuvendet komunale me: (a) miratimin dhe zbatimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe zhvillimor; (b) sigurimin e përhershëm të kushteve materiale e të kushteve të tjera për përgatitjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planeve; (c) marrjen e masave për përparimin e kushteve të hapësirës; dhe (d) miratimin e dokumenteve të tjera të parashikuara me këtë ligj. 5.2. Ministria në përputhje me dispozitat e këtij ligji do të jetë përgjegjëse për: (a) Koordinimin e planifikimit hapësinor të Kosovës dhe propozimin e politikave zhvillimore hapësinore; (b) hartimin e dokumenteve relevante planifikuese dhe raporteve; (c) Rishikimin dhe monitorimin e dokumenteve planifikuese në gjithë territorin e Kosovës; (d) Rishikimin, monitorimin dhe harmonizimin e proceseve planifikuese në nivel komunal; (e) sigurimin e përputhshmërisë e procedurave planifikuese të parashikuara në pjesën e III-të, Kapitullin II të këtij ligji; (f) Ofrimin e këshillimeve dhe asistencës komunave në hartimin e planeve komunale hapësinore dhe të planeve rregulluese komunale; (g) Organizimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave dhe shënimeve të planifikimit hapësinor për Kosovën; (h) Inkurajimin dhe sigurimin e participimit të publikut në proceset vendim marrëse planifikuese; dhe (i) Koordinimin me organizatat lokale dhe ndërkombëtare me qëllim të harmonizimit të planifikimit hapësinor në Kosovë me normat dhe standardet evropiane dhe ndërkombëtare të planifikimit. 5.3. Ministria në kuadër të autorizimeve të veta mund të themeloj Njësinë Organizative për 4 planifikim hapësinor përgjegjëse për përgatitjen e planit hapësinor të Kosovës në përputhje me strategjinë zhvillimore planifikuese të Qeverisë. Ministria me akt të veçantë. do ta obligoj Njësinë Organizative edhe me autorizime të tjera. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The municipal assembly must appoint a planning experts council, and it may also engage other natural or legal persons for some spatial planning tasks.
Neni 6 Këshilli i ekspertëve të planifikimit 6.1 Me qëllim të ofrimit të këshillave profesionale në procesin e hartimit të planeve komunale zhvillimore, planeve zhvillimore urbane dhe planeve rregulluese urbane, si dhe në procesin e zbatimit të këtyre planeve, Kuvendi i komunës do të emëroj një Këshill ekspertësh të planifikimit. 6.2 Numri i anëtarëve, përbërja, mënyra e punës, dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e këshillit të ekspertëve të planifikimit caktohet me aktin mbi formimin e tij. 6.3 Për kryerjen e disa punëve profesionale nga lëmia e planifikimit hapësinor Kuvendi i komunës mund të angazhojë edhe persona tjerë fizik dhe juridik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must establish a spatial planning council. The council gives opinions, proposals, and comments on planning documents. Certain officials, managers, owners, and employees of related planning firms cannot be council members.
Neni 7 Këshilli për planifikim hapësinor 7.1 Me qëllim të sigurimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë hapësinor të Kosovës, mbështetjes profesionale dhe shkencore të dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe të dokumenteve të tjerë, Qeveria e Kosovës e formon Këshillin për planifikim hapësinor të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Këshilli), si trup konsultativ, të cilin e përbëjnë personat profesional, shkencor, publik dhe personat e tjerë. 7.2. Këshilli i jep mendimet, propozimet dhe vërejtjet në dokumentet e planifikimit hapësinor dhe dokumenteve të tjera të përcaktuara me këtë ligj, të cilat i miraton Qeveria ose Kuvendi i Kosovës. 7.3 Anëtarë të Këshillit nuk mund të jenë zyrtarët, menaxherët, pronarët ose të punësuarit te personat juridikë të cilët i kryejnë punët profesionale të planifikimit hapësinor, siç janë arkitektët ose planerët të cilët janë përgjegjës për kryerjen e punëve për planifikim hapësinor sipas këtij ligji. 7.4. Numri i anëtarëve, përbërja, mënyra e punës, dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e këshillit caktohen me akt të veçantë të cilin e nxjerr Qeveria me propozim të Ministrisë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Certain enterprises and other legal persons may prepare urban plans if they meet staffing and registration requirements; experts must have the relevant degree and professional exam, and some qualified people are exempt from that exam.
Neni 8 Subjektet tjerë të planifikimit hapësinor 8.1 Plane urbanistike mundë të hartojnë ndërmarrjet dhe personat tjerë juridik që kanë së paku dy ekspertëve të fushës së planifikimit urban dhe ekspertë e pavarur të cilët merren me çështje të planifikimit hapësinor. 8.2 Ekspertet nga paragrafi 8.1 për të ushtruar veprimtarinë e tyre duhet të kenë fakultetin përkatës dhe provimin e dhënë profesional, kurse personi juridik duhet të jetë i regjistruar në Kosovë apo të ketë regjistrim të vlefshëm jashtë Kosovës. 8.3 Personat që kanë kryer studimet përkatëse në fushën e planifikimit urban dhe kanë marrë thirrjen akademike master-magjistër ose doktor shkence do të lirohen nga detyrimi i dhënies së provimit profesional. 8.4 Programi, kushtet, mënyra e dhënies së provimit profesional dhe licencimit do të përcaktohen me akt të veçantë të cilin e miraton Ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (tash e tutje Ministri). 5 PJESA 2 DOKUMENTET E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KREU I LLOJET, PËRMBAJTJA DHE MIRATIMI I DOKUMENTEVE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Kosovo has two levels of spatial planning: planning for the territory of Kosovo and planning for the territory of the municipalities.
Neni 9 Nivelet e Planifikimit Në Kosovë janë dy nivele të planifikimit hapësinor: (a) Planifikimi për territorin e Kosovës, dhe (b) Planifikimi për territorin e Komunave. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The provision lists the spatial plan types that exist at Kosovo level and at municipal level.
Neni 10 Llojet e planeve 10.1 Në nivel të Kosovës do ekzistojë Plani Hapësinor i Kosovës dhe Plani hapësinor për zona të veçanta. 10.2 Në nivel të komunës do të ekzistojë: Plani zhvillimor i Komunës; Plani Zhvillimor Urban dhe Plani Rregullativ Urban. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry must prepare the draft Spatial Plan for Kosovo, let the public and other government agencies review it for at least 60 days before finalization, then submit it to the Government and Assembly for approval; the approved plan must be published in the Official Gazette.
Neni 11 Plani Hapësinor për Kosovën 11.1 Ministria është përgjegjëse për të përgatitur projektin e Planit Hapësinor për Kosovën. Ministria mund të ngarkojë me detyra lidhur me përgatitjen e planeve Institutin, komunat, agjencitë tjera qeveritare dhe ekspertë tjerë. 11.2 Plani Hapësinor i Kosovës do të përcaktojë parimet dhe qëllimet afatgjata të planifikimit hapësinor për tërë territorin e Kosovës për një periudhë më së paku dhjetë vjeçare. 11.3. Plani Hapësinor i Kosovës është plan strategjik multi sektorial i cili,: (a) Bazohet në vizionin dhe caqet strategjike të propozuara nga Ministria nëpërmes pjesëmarrjes publike. (b) Promovon kushtet e mira të jetës, mundësi të barabarta ekonomike dhe mbrojtje të mjedisit; si dhe trashëgimisë natyrore, kulturore dhe arkeologjike; (c) Bazohet në raportet e sektorëve të rëndësishëm të përgatitura nga ministritë kompetente të Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë; (d) Bazohet në parimet ndërkombëtare të planifikimit hapësinor, zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së mirë me qëllim të harmonizimit me standardet Evropiane; (e) Merr parasysh strategjitë zhvillimore për sektor të ndryshëm, përfshirë financat, arsimin e lartë dhe studimet, telekomunikacionin, transportet, minierat, prodhimin e energjisë, burimet natyrore, toka më cilësore, sportin, dhe rekreacionin; (f) Përcakton afatet kohore reale dhe implikimet buxhetore të zbatimit; (g) Përshkruan ndikimet e mundshme kulturore, sociale, ekonomike dhe mjedisore që rrjedhin nga zbatimi i planit. 11.4 Elementet tjera themelore të Planit Hapësinor të Kosovës, i përcakton ministri me akt të veçantë. 6 11.5 Para finalizimit të planit, Ministria do të vë projektin në dispozicion të publikut dhe agjencive tjera qeveritare për shqyrtim dhe komente. Koha për shqyrtim dhe komente duhet të jetë së paku gjashtëdhjetë (60) ditë. 11.6 Porsa të jetë finalizuar drafti, Ministria ia dorëzon Qeverisë atë për miratim paraprak dhe Qeveria ia procedon Kuvendit për aprovim përfundimtar. 11.7 Plani Hapësinor i Kosovës i cili është miratuar do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry prepares draft special-area spatial plans, shares them for at least 60 days of review and comments, then submits finalized drafts to the Government and Parliament for approval.
Neni 12 Planet hapësinore për zona të veçanta 12.1 Ministria është përgjegjëse për të përgatitur projektet e planeve për zona të veçanta. 12.2 Planet hapësinore për zona të veçanta do të miratohen për zonat e identifikuara në Planin Hapësinor të Kosovës që janë me karakteristika të veçanta të cilat kërkojnë një regjim të veçantë të organizimit, zhvillimit, shfrytëzimit dhe mbrojtjes. Ato zona mund të përfshijnë: parqet publike, zonat me vlerë të veçantë natyrore, ekonomike, bujqësore, kulturore ose historike. 12.3 Planet e zonave të veçanta duhet të jenë në përputhje me parimet dhe qëllimet afatgjata të planit hapësinor për zona të veçanta për periudhën të paktën 10 vjeçare. 12.4 Elementet tjera themelore të planeve hapësinore për zona të veçanta, i përcakton Ministria me akt të veçantë. 12.5 Para finalizimit të planeve, Ministria do të vë projektet në dispozicion të publikut dhe institucioneve tjera qeveritare, përfshirë komunat për shqyrtim dhe komente. Koha për shqyrtim dhe komente duhet të jetë së paku gjashtëdhjetë (60) ditë, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 19. 12.6 Porsa të jenë finalizuar draftet, Ministria ia dorëzon Qeverisë ato për miratim paraprak dhe Qeveria ia procedon Kuvendit për aprovim përfundimtar. 12.7 Planet hapësinore për destinime të veçanta të cilat janë miratuar do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Kosovës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Çdo komunë duhet të përgatisë planin zhvillimor të komunës për territorin e saj dhe ta bëjë atë publik për shqyrtim para miratimit përfundimtar.
Neni 13 Plani Zhvillimor i Komunës 13.1 Secila komunë është përgjegjëse për përgatitjen e Planit Zhvillimor të Komunës i cili mbulon territorin e brendshëm të saj. Ky plan është një plan strategjik multi sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe hapësinor. Plani zhvillimor i komunës duhet të përfshijë planin për zhvillim të zonave urbane, dhe fshatit brenda komunës. 13.2 Plani Zhvillimor i Komunës përfshinë të paktën periudhën 5 vjeçare. 13.3. Plani zhvillimor komunal do të përfshijë në pika të shkurtra ndikimet shoqëroro-ekonomike dhe mjedisore që dalin nga zbatimi i planeve të tij. Elemente të tjera esenciale të Planit Zhvillimor të Komunave mund të vendosen me anë të një Akti të veçantë të nxjerrë nga Ministria. 13.4. Plani Zhvillimor i Komunës duhet të jetë në përputhje me Planin Hapësinor të Kosovës. 13.5. Dy apo më tepër komuna mund të përgatisin planin e përbashkët zhvillimor. 13.6. Komunat mund të ngarkojnë me detyra agjencione, departamente e subjekte tjerë që kanë të bëjnë me përgatitjen e planeve zhvillimore komunale. 7 13.7. Para finalizimit të planeve zhvillimore, Komuna do të vë draftin në dispozicion të publikut dhe agjencive, departamenteve e subjekteve tjerë për shqyrtim dhe komente. Koha për shqyrtim dhe komente duhet të jetë së paku gjashtëdhjetë (60) ditë. 13.8. Porsa të ketë përfunduar shqyrtimi dhe komentet, drafti do ti dorëzohet Kuvendit të Komunës për aprovim përfundimtar duke përfshirë përmbledhjen e shkurtër të komenteve të bëra gjatë shqyrtimit publik. 13.9. Organet komunale kanë për detyrë që para aprovimit përfundimtar të planit zhvillimor komunal një kopje e këtij plani të dërgohet në Ministri për tu verifikuar përputhshmëria e tij me planin hapësinor të Kosovës. Afati për dhënien e pëlqimit nuk duhet të zgjasë më tepër se15 ditë nga dita e marrjes së planit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Komunat must prepare an urban development plan for all urban territories in the municipality.
Neni 14 Plani Zhvillimor Urban 14.1 Te gjitha komunat duhet të përgatisin planin zhvillimor urban për të gjitha territoret urbane brenda territorit të komunës. Plani Zhvillimor Urban është plan strategjik multi sektorial i cili përcakton synimet afatgjate për zhvillim dhe menaxhim të zonave urbane për periudhën prej së paku pesë (5) viteve. 14.2 Plani Zhvillimor Urban duhet të përcaktojë zhvillim të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm të zhvillimit hapësinor të zonave urbane dhe duhet të bazohet në qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, social, ekologjik dhe kulturor. 14.3 Plani zhvillimor urban duhet të përmbaj tri pjesë: analizën e situatës socio-ekonomike dhe fizike; vetë planin; dhe strategjinë e zbatimit, përfshirë edhe afatin kohor dhe mekanizmat e paraparë të financimit. 14.4 Se cilat janë elementet që duhet t’i përmbaj Plani Zhvillimor Urban, më hollësisht, do të përcaktohet me akt të veçantë të Ministrisë. 14.5 Plani zhvillimor urban mund të përmbajë elemente të planit rregullues urban për pjesët e caktuara të territorit të përfshirë në planin zhvillimor të komunës. Në rastet e këtilla pushon nevoja për miratimin e planit rregullues urban sipas nenit 15. 14.6 Komunat mund të përgatisin planin zhvillimor urban si pjesë të planit zhvillimor të komunës ose si dokument të ndarë. 14.7 Kuvendi i komunës e miraton planin urban zhvillimor. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Municipalities must review urban regulatory plans every five years, and the Ministry may set additional required content and scale by a special act.
Neni 15 Planet Rregulluese Urbane 15.1 Me planet e rregulluese urbane caktohen kushtet për rregullimin e hapësirës si dhe rregullat e lokacionit të objekteve dhe ngastrat tokësore urbane. Planet rregulluese urbane do të definojnë zonat e ndërtimit dhe do të përfshijnë linjat e rregullimit, linjat e ndërtimit, normat teknike urbanistike dhe kushtet tjera lidhur me lokacionin e ndërtesave dhe ndërtimet tjera në ngastrat tokësore urbane. Ministria me akt të veçantë do të definojë përmbajtjen tjetër të domosdoshme dhe shkallën e planeve rregulluese urbane. 15.2 Secila komunë do t’i shqyrtojë dhe, nëse është nevoja, ndryshojë Planet Rregulluese Urbane çdo pesë vjet. 8 KREU II HARTIMI I PLANEVE HAPËSINORE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article says spatial plans must be prepared in line with the law, plan proposals must include specified information, certain public bodies may be assigned to prepare proposals, and approving institutions must provide the needed funding.
Neni 16 Vendimet për hartimin e planeve hapësinore 16.1 Hartimi i Planit Hapësinor të Kosovës dhe i planit për zona të veçanta do të bëhet në përputhje me dispozitat e përcaktuara të nenit 11 dhe 12 të këtij ligji. 16.2 Hartimi i planit zhvillimor të komunës dhe i planeve për zonat urbane do të bëhet në përputhje me dispozitat e përcaktuara në nenin 13 dhe 14 të këtij ligji. 16.3 Propozimet dhe vendimet për nxjerrjen e planeve sipas nenit 16.1 dhe 16.2 duhet t’i përmbajnë të dhënat për: (a) llojin dhe kufijtë e planit që hartohet; (b) qëllimin e miratimit të planit; (c) territorin që është përfshirë në plan; (d) bartësin e hartimit të planit; (e) mjetet e nevojshme dhe mekanizmat për hartimin e planit; (f) kushtet dhe mënyrën e zbatimit të planeve hapësinore; dhe (g) çështje të tjera me rëndësi për hartimin e planit hapësinor. 16.4 Mbi propozimet për marrjen e vendimeve mbi hartimin e planeve hapësinore mund të ngarkohet: (a) Ministria për planin hapësinor të cilin e nxjerr Qeveria ose Kuvendi i Kosovës, dhe (b) Organi kompetent në nivelin komunal për punë të planeve hapësinore që duhet të miratohen nga kuvendet komunale. 16.5 Institucionet përgjegjëse për miratimin e planeve hapësinore sipas këtij ligji do tí sigurojnë burimet financiare të domosdoshme për përgatitjen e tyre. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Construction planning is allowed only in construction zones, and only exceptionally outside them when this law provides for it.
Neni 17 Planifikimi i ndërtimit të objekteve 17.1 Ndërtimi i objekteve mund të planifikohet vetëm në zonat ndërtimore, e përjashtimisht edhe jashtë zonat ndërtimore kur me këtë ligj kështu është përcaktuar. 17.2 Zonat ndërtimore përcaktohen me planet zhvillimore komunale, planet rregulluese urbane ose planet hapësinore për zona të veçanta. 17.3 Ndërtimi i objekteve mund të planifikohet jashtë zonës ndërtimore për nevojat e: (a) mbrojtjes popullore, civile, prodhimit dhe depozitimit të lëndëve plasëse; (b) mbrojtjes nga zjarri dhe nga lëndët plasëse teknologjike; (c) menaxhimit të burimeve ujore; (d) transportit dhe infrastrukturave tjetër; (e) ndërtesave për hulumtimin dhe shfrytëzimin e lëndëve të para minerale; (f) rekreacionimit; dhe (g) objekteve të veprimtarisë së bujqësisë, pylltarisë, të gjuetisë, të peshkatarisë dhe të turizmit rural. 17.4 Kërkesat për ndërtime jashtë zonave ndërtimore përfshihen në planin zhvillimor të komunës, në pajtim me kriteret dhe synimet e planeve hapësinore për zona me të gjera. 9 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry must establish and maintain Kosovo’s spatial planning data system, the database must include settlement-area designation and regulation records, and the database is public except for official or business secrets.
Neni 18 Baza e të dhënave të planifikimit hapësinor 18.1 Ministria do të themelojë dhe mirëmbajë një sistem të dhënave për planifikim hapësinor të Kosovës. 18.2 Baza e të dhënave do të përmbajë shënimet mbi destinimin dhe rregullimin e hapësirës së vendbanimeve në territorin e Kosovës. 18.3 Baza e të dhënave është publike, përveç shënimeve që konsiderohen sekret zyrtar ose afarist. 18.4 Mënyra e mirëmbajtjes së të dhënave, si dhe obligimet e Autoriteteve publike, të personave tjerë juridikë dhe fizik lidhur me mbajtjen dhe dërgimin e dokumenteve dhe të shënimeve që kanë të bëjnë me bazën e të dhënave, përcaktohet me akt të veçantë të Qeverisë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Spatial and development plans must undergo public review and comments before finalization, and the Ministry and communes must organize those reviews within their powers.
Neni 19 Pjesëmarrja dhe shqyrtimi publik 19.1 Planet hapësinore dhe zhvillimore të përgatitura në përputhje me këtë ligj do t’i nënshtrohen shqyrtimit publik dhe komentimeve para se këto plane të finalizohen. 19.2 Ministria dhe komunat organizojnë shqyrtimet publike të planeve hapësinore dhe zhvillimore të tyre në suaza të kompetencave që kanë. 19.3 Procedura e shqyrtimit publik do të rregullohet me akt të veçantë të Ministrisë. Si minimum ky akt duhet të marrë parasysh parimet vijuese të qeverisjes për pjesëmarrje publike: (a) Të gjitha procedurat e planifikimit hapësinor duhet të përgatiten në mënyrën e cila inkurajon pjesëmarrjen transparente publike; (b) Të gjitha informatat e nevojshme për kuptimin e përmbajtjes së dokumenteve të planifikimit do t’i ofrohen publikut nëpërmes bazës së të dhënave të planifikimit hapësinor, Gazetës Zyrtare ose mjeteve të informimit publik në kohë të duhur para mbajtjes së takimeve apo konsultimeve. (c) Pjesëmarrja publike duhet të jetë jo diskriminuese për gjinitë dhe komunitetet. (d) Propozimet e planifikimit dhe zhvillimit hapësinor do të përmbajnë vlerësimin e ndikimit të tyre shoqëror, mjedisor dhe ekonomik; (e) Afatet kohore duhet të mjaftojnë për diskutim publik pa shkaktuar vonesa të panevojshme. 19.4. Planet zhvillimore dhe hapësinore do të përfshijnë përmbledhjen e shkurtër të kundërshtimeve, propozimeve dhe komenteve të bëra gjatë shqyrtimeve publike. Planet do të përmbajnë arsyetimin e qartë të pranimit ose të refuzimit të këtyre projekteve. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Changes and additions to spatial and urban plans must follow the same manner and procedure used for their initial approval.
Neni 20 Ndryshimet dhe plotësimet Ndryshimet dhe plotësimet e planeve hapësinore dhe urbanistike bëhen sipas mënyrës dhe procedurës së përcaktuar për miratimin e tyre fillestar. KREU III RREGULLIMI I HAPËSIRËS DHE ZBATIMI I PLANEVE HAPËSINORE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry may issue a special act to set specific, necessary rules for implementing this law.
Neni 21 Rregullimi i hapësirës Ministria me akt të veçantë përcakton rregulla të veçanta dhe të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji. Me rregulla, aq sa është e mundur, do të bëhen përpjekje të ruhet mjedisi dhe të promovohen vlerat e trashëgimisë kulturore e natyrore në përputhje me parimet dhe qëllimet e këtij ligji dhe Planin Hapësinor të Kosovës. 10 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Construction of cities and other settlements must be carried out in the designated space, and certain minor plan adjustments are not treated as changes to the detailed urban plan.
Neni 22 Zbatimi i planeve 22.1 Ndërtimi i qyteteteve dhe vendbanimeve tjera do të bëhet në hapësirën e destinuar, ashtu siç është përcaktuar me nenet 14,15 dhe 17. 22.2 Nuk konsiderohet ndryshim dhe plotësim i planit detaj urbanistik në kuptim të këtij ligji: ndryshimi i kufijve të ngastrës individuale ndërtimore; ndryshimi i gabaritit të objekteve banesore, individuale dhe i pozitës së tyre në hapësirë; luajtja e vogël e trasës së rrugës së komunikacionit dhe të përçuesve të infrastrukturës, si dhe harmonizimet tjera të ngjashme të planit me të cilat arrihet zbatimi i tij racional. Këto ndryshime zbatohen në procedurën e përcaktimit të kushteve për rregullimin e hapësirës. 22.3 Deri në miratimin e planit zhvillimor të komunës, nuk mund të ndërtohen objektet të cilat janë në kundërshtim me destinimin e tokës pjellore bujqësore. 22.4 Me vendim të Kuvendit të Komunës, në përputhje me Ligjin për tokën bujqësore, do të caktohet toka bujqësore kualitative në të cilën nuk mund të ndërtohen objektet në pajtim me paragrafin 22.3 të këtij neni. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The municipal competent body must determine location conditions for construction parcels. If a proposed building complies with the urban regulatory plan and location conditions, the proposer is entitled to obtain the urban permit without municipal location consent. If it does not comply, the proposer must obtain the urban permit, and the Ministry sets the procedure for seeking location consent.
Neni 23 Kushtet e lokacionit dhe parcela ndërtimore 23.1 Organi kompetent komunal i emëruar nga Kuvendi Komunal duhet t’i përcaktojë kushtet e lokacionit. 23.2 Kushtet e lokacionit, varësisht nga lloji i ndërhyrjes në hapësirë kanë të bëjnë me: (a) formën dhe madhësinë e ngastrës ndërtimore dhe të ndërtesave; (b) shfrytëzimin e tokës ose shfrytëzimet e autorizuara të parcelave të tokës; (c) rregullat për vendosjen e një ose më tepër ndërtesave në ngastrën ndërtimore; (d) mënyrat e ndërlidhjes së ndërtesave me infrastrukturën e nevojshme; (e) masat për mbrojtjen e mjedisit, natyrës dhe vlerave kulturore e historike; (f) kushtet tjera të përcaktuara me planet urbane dhe hapësinore për ndërhyrje në hapësirë (obligimi i largimit të ndërtesave ekzistuese dhe riaftësimi i ngastrave, rendin e punimeve, detyrimi i studimit të trollit dhe punë të ngjashme, në pajtim me Ligjin mbi eksproprijimin. 23.3 Parcelat ndërtimore do të përcaktohen në pajtim me planin e parcelimit i cili është pjesë përbërëse e planit rregullues urban dhe ndërtimi i objekteve e zhvillimi i punëve tjera në to do të bëhet në përputhje me dispozitat e përcaktuara në nenet 14, 15 dhe 17. 23.4. Parcelat duhet të lidhen me rrugën publike në sipërfaqen dhe formën që mundëson ndërtimin, rregullimin dhe shfrytëzimin e hapësirës, në pajtim me planin përkatës urbanistik dhe kushtet për rregullimin e hapësirës. 23.5. Nëse ndërtimi i propozuar i ndërtesës ose përmirësimi tjetër në parcelën e tokës është në pajtim me kërkesat e Planit Rregullativ Urban dhe i përmbahet kushteve të përshtatshme te lokacionit, personi që propozon ndërtimin ka të drejtë të merr lejen urbanistike sipas nenit 26 pa kërkuar marrjen e pëlqimit për lokacion ose miratim tjetër nga autoritetet komunale. 23.6. Nëse ndërtimi i propozuar i ndërtesës ose përmirësimi tjetër në parcelën e tokës nuk është në pajtim me kërkesat e Planit Rregullativ Urban ose nuk ju përmbahet kushteve te përshtatshme të lokacionit, personi që propozon ndërtimin duhet te merr lejen urbanistike sipas nenit 26. Procedurat për kërkimin e marrjes së pëlqimit për lokacion do të përcaktohen nga Ministria me akt të veçantë. 11 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Kuvendi komunal may approve temporary construction conditions before the municipal development and regulatory plans are approved.
Neni 24 Kushtet e përkohshme për rregullimin e hapësirës 24.1 Kuvendi komunal mund të aprovoj kushtet e përkohshme të ndërtimit edhe para miratimit të planit zhvillimor komunal dha planit rregullativ të komunës. 24.2 Ndërtesat dhe ndërtimet tjera që ekzistojnë para miratimit te planin zhvillimor urban dhe planin rregullues urban nuk mund të kërkohet te jenë në përputhje me planet derisa pronarët ose shfrytëzuesit e tyre të ndërmarrin rekonstruktimin ose meremetimin. 24.3 Ndryshimi i destinimit themelor të shfrytëzimit të objekteve ekzistuese mund të bëhet vetëm me lejen e organit të administratës, kompetent për punët e urbanizmit e në pajtim me planin përkatës urbanistik. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The competent municipal authority must provide copies of the spatial plan to anyone who requests them, and it may set a reasonable fee for each copy.
Neni 25 Kopja e planit Autoriteti komunal kompetent duhet t’u siguroj kopje të planit hapësinor të gjithë atyre që e kërkojnë atë. Autoriteti komunal mund ta caktoj një tarifë të arsyeshme për çdo kopje. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Komuna duhet t’ua lëshojë lejen urbanistike aplikuesve kur projekti përputhet me ligjin dhe planet përkatëse.
Neni 26 Leja urbanistike 26.1 Autoriteti kompetent i komunës duhet t’u lëshojë lejen urbanistike secilit aplikues derisa propozimi për ndërtim përputhet me dispozitat e këtij ligji, ligjet tjera dhe planet zhvillimore komunale e planet rregulluese komunale. Procedura e lëshimit të lejes urbanistike rregullohet me akt të veçantë të Ministrisë. 26.2. Leja e urbanistike vlen dy vjet prej ditës së lëshimit të saj dhe mund te vazhdohet edhe për dy vjet të tjera në qoftë se nuk është ndryshuar pjesa e planit hapësinor në bazë të të cilit është lëshuar leja. 26.3 Me propozimin e personit sipas kërkesës së të cilit është lëshuar leja urbanistike, autoriteti komunal mund të ndryshojë apo plotësojë lejen sipas procedurës së përcaktuar për lëshimin e saj. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The competent authority must refuse an urban planning permit application if the project does not comply with the law or required documents are missing.
Neni 27 Refuzimi i propozimit për dhënien e lejes urbanistike 27.1. Organi kompetent do ta refuzojë kërkesën për lëshimin e lejes urbanistike me vendim në qoftë se: (a) projekti i propozuar nuk është në pajtim me këtë ligj ose planet, rregulloret dhe dokumentet tjerë të kërkuar sipas këtij Ligji; ose (b) aplikuesi nuk i dërgon dokumentet e nevojshme ose nuk i aplikon studimet e ndikimeve në mjedis dhe natyrë kur kjo është përcaktuar. 27.2. Organi kompetent komunal ose do të lëshoj lejen urbanistike ose do ta refuzoj atë, duke përfshirë sqarimin me shkrim të arsyeve të refuzimit, brenda 21 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës për lëshimin e lejes së ndërtimit. 27.3. Aplikuesi mund të ankohet kundër vendimit të Ministrisë për refuzim të kërkesës për leje urbanistike brenda 15 ditëve nga pranimi i vendimit. Ministria shqyrton ankesën dhe nxjerr vendim për aplikuesin brenda 30 ditësh, nga dita që është bërë ankesa. Aplikuesi mund të ankohet kundër vendimit të Ministrisë në pajtim me ligjin në zbatim. 12 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The municipal competent authority must decide whether a proposed project needs an environmental and nature impact study.
Neni 28 Hartimi i studimit të ndikimeve në mjedis dhe në natyrë 28.1 Autoriteti kompetent komunal do te përcaktojë nëse projekti i propozuar kërkon përgatitjen e studimit te ndikimit të mjedisit dhe natyrës sipas Ligjit mbi Mbrojtjen e Mjedisit. 28.2 Mënyra dhe procedura sipas së cilës duhet të realizohet studimi i ndikimit në mjedis do të bëhet në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Mbrojtjen e Mjedisit. KREU IV MBIKËQYRJA - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry is responsible for supervising how this Law and related special acts are implemented.
Neni 29 Mbikëqyrja administrative Ministria do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Ligji dhe të akteve tjera të veçanta të nxjerra në bazë të tij. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Government must issue a special act, on the Ministry’s proposal, to regulate supervision, sanctions, and measures under this law.
Neni 30 Inspektimi Qeveria me propozim të Ministrisë do të nxjerr akt të veçantë me të cilin do të rregulloj mbikëqyrjen, ndëshkimet dhe marrjen e masave të përcaktuara më këtë ligj. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Until the Kosovo Spatial Plan and other spatial and urban plans are adopted, existing spatial and urban plans apply if they do not conflict with this Law.
Neni 31 Zbatueshmëria e planeve ekzistuese Deri në miratimin e Planit Hapësinor të Kosovës dhe të planeve të tjera hapësinore dhe urbanistike do të zbatohen planet ekzistuese hapësinore dhe urbanistike në qoftë se nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Municipal spatial and urban planning bodies must approve the plans within 18 months after this law and related bylaws take effect.
Neni 32 Afatet kohore për përgatitjen e planeve Subjektet e planifikimit hapësinor dhe urbanistik të komunës do t’i miratojnë planet hapësinore dhe urbanistike brenda afatit prej 18 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji dhe akteve përcjellëse nënligjore, e pas skadimit të këtij afati Ministria do të sigurojë hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe urbanistik në shpenzime të komunës. Procedura e hartimit dhe e miratimit të planeve hapësinore dhe urbanistike të komunës e filluar para hyrjes në fuqi të këtij Ligji, do të vazhdojë sipas dispozitave të këtij Ligji. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Existing spatial and urban plans may continue to apply only where they do not conflict with this Law, and they must be harmonized with it within 6 months after the Law enters into force.
Neni 33 Përputhshmëria e planeve hapësinore Planet hapësinore dhe urbanistike të nxjerra deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji do të aplikohen në pjesët që nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe me planet e nxjerra në bazë të këtij Ligji. Këto plane hapësinore dhe urbanistike do të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji brenda afatit prej 6 muajve prej ditë së hyrjes në fuqi të këtij Ligji, e pas skadimit të këtij afati, pushon të vlejë plani hapësinor përkatësisht urbanistik që nuk është harmonizuar me këtë Ligj. 13 - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo and the Ministry must issue the special acts required by this Law within one year after the Law enters into force.
Neni 34 Aktet e veçanta Qeveria e Kosovës dhe Ministria do të nxjerrë aktet të veçanta të parashikuara me këtë Ligj më së voni brenda afatit prej një viti prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Registered legal persons and authorized architects who had already done spatial and urban planning work before this law entered into force may continue that work under this law.
Neni 35 Planifikuesit profesionalë Personat juridikë të regjistruar për kryerjen e punëve profesionale të planifikimit hapësinor dhe urbanistik dhe arkitekti i autorizuar i cili në mënyrë të pavarur i kryen punët profesionale të planifikimit hapësinor dhe urbanistik, që i kanë kryer këto punë deri në hyrjen në fuqi të këtij Ligji, e vazhdojnë punën sipas këtij Ligji. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: After this law enters into force, the previous Kosovo law on spatial planning and regulation stops being in effect.
Neni 36 Zëvendësimi Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, Ligji e deritanishëm mbi Planifikimin dhe Rregullimin e Hapësirës i Kosovës pushon së vepruari. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: If there is any ambiguity in interpreting the law, the Albanian and Serbian texts must be treated as equally authoritative.
Neni 37 Gjuha Në rast të ndonjë paqartësie lidhur me interpretim të këtij ligji, tekstet në gjuhën shqipe dhe serbe duhet të jenë të barasvlershme. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is promulgated by the UN Secretary-General’s Special Representative.
Neni 38 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi pasi që të miratohet nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 10.09.2003 UNMIK/REG/2003/30
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/14 LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in