LIGJI NR. 2003/16 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE NË KOSOVË
Preamble and title of a law on registering the population, household economies, and housing in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/16
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
Preamble and title of a law on registering the population, household economies, and housing in Kosovo. This article says the law sets out how population, household, and dwelling registration in Kosovo is organized and carried out, including the bodies involved and the rules for data handling, publication, confidentiality, and administrative measures against violators. This provision says registration covers collecting, organizing, and administering accurate data and other information about the population, households, and housing in Kosovo for planning, policymaking, decision-making, research, and analysis. This article defines “Popullsi vendëse” and “Banesa” for use in the law. People in Kosovo’s resident population must provide accurate information requested during their registration, including information about their relatives.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/16 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE NË KOSOVË
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: Preamble and title of a law on registering the population, household economies, and housing in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 15 / 01 GUSHT 2007 LIGJI Nr. 2003/16 Duke u mbështetur në Kapitullin 5, pika 5.1. (k) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001) dhe nenit 2 pika 2.2. shtojca IX pika (iX) të Rregullores se UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme për Vetëqeverisje në Kosovë, në Seksionin I pika 1.2. dhe Seksionin 2 pika (g) të Rregullores se UNMIK-ut nr. 2001/14 të datës 2 korrik 2001 me të cilën është formuar Enti Statistikor i Kosovës, si dhe në Propozimin e Qeverisë së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të datës 11.07.2003 miratoi: LIGJIN PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE NË KOSOVË Kapitulli I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out how population, household, and dwelling registration in Kosovo is organized and carried out, including the bodies involved and the rules for data handling, publication, confidentiality, and administrative measures against violators.
Neni 1 Me këtë Ligj përcaktohet: a) mënyra e organizimit dhe e zhvillimit të procesit të Regjistrimit të Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: regjistrimi); b) formimi, përbërja, kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve të cilat e organizojnë, e ndihmojnë dhe e bëjnë regjistrimin, c) fillimi, kohëzgjatja dhe përfundimi i procesit të regjistrimit, ç) dokumentacioni i nevojshëm për kryerjen e regjistrimit, d) procedura për sistemimin, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave të dala nga rezultatet e regjistrimit, dh) mënyra dhe forma e publikimit të të dhënave si dhe ruajtja e fshehtësisë profesionale” dhe e) masat administrative kundër shkelësve të dispozitave të këtij Ligji. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says registration covers collecting, organizing, and administering accurate data and other information about the population, households, and housing in Kosovo for planning, policymaking, decision-making, research, and analysis.
Neni 2 Qëllimi i regjistrimit 1. Me Regjistrim përfshihet grumbullimi, sistemimi dhe administrimi sipas standardeve bashkëkohore i të dhënave të sakta si dhe i informacioneve të tjera mbi popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat në Kosovë, të nevojshme për institucionet e Kosovës (Presidencën, Qeverinë, Kuvendin e Kosovës dhe komunat), për organizatat ekonomike, institucionet shkencore dhe ato kulturore, për organizatat qeveritare dhe joqeveritare, për punëtorët e shkencës dhe të kulturës si dhe për të interesuarit të tjerë, me qëllim të planifikimit dhe të zbatimit të politikave të përgjithshme zhvillimore, për vendimmarrje, për hulumtime shkencore dhe analiza të tjera të nevojshme për fusha të ndryshme të shoqërisë kosovare. 2. Regjistrimi duhet të sigurojë të dhëna mbi: a. Numrin dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë; b. Strukturën demografike dhe karakteristikat kryesore socio-ekonomike të popullsisë; c. Numrin, shpërndarjen gjeografike dhe strukturën e vendbanimeve dhe të ndërtesave të shfrytëzuara për qëllime banimi; d. Kushtet e banimit të popullsisë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines “Popullsi vendëse” and “Banesa” for use in the law.
Neni 3 Përkufizimi i shprehjeve Në kuptim të këtij ligji shprehjet e cekura më poshtë duhet të kuptohen në këtë mënyrë: a) “Popullsi vendëse“ nënkupton popullsinë e përbërë nga individë të cilët, në ditën e regjistrimit, ata apo të afërmit e tyre, ia ofrojnë personelit që kryen regjistrimin, dëshminë së janë banorë të përhershëm të Kosovës si dhe ata që, përkohësisht gjenden jashtë Kosovës. Popullsi vendëse në kuptim të pikës a) të këtij neni, nuk konsiderohet personeli i UNMIK-ut, i KFOR-it, ai i zyrave të vendeve të huaja të ndërlidhjeve që gjenden në Kosovë, i organizatave të huaja qeveritare dhe joqeveritare, refugjatët, si dhe, shtetasit e huaj të cilët janë përkohësisht në Kosovë. b)“Banesa” duhet të nënkuptoj një ose më shumë hapësira, të destinuara për banim, që kanë një dalje të pavarur në rrugë dhe që në momentin e regjistrimit është i banuar apo është destinuar për banimin e një individi apo grupi individësh. Përkufizimet tjera që do të përdoren gjatë procesit të regjistrimit do të definohen në udhëzimet metodologjike të regjistrimit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: People in Kosovo’s resident population must provide accurate information requested during their registration, including information about their relatives.
Neni 4 Obligimi për t’u përgjigjur Të gjithë pjesëtarët e popullsisë vendëse të Kosovës obligohen të sigurojnë informata të sakta të kërkuara gjatë regjistrimit të tyre dhe të afërmit e tyre. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Kosovo Statistical Agency must perform and organize registration through the bodies named in Chapter II, under the direct supervision of the Central Registration Commission.
Neni 5 Autoriteti i regjistrimit Regjistrimin e bën dhe e organizon Enti Statistikor i Kosovës përmes organeve përkatëse të përcaktuara në kapitullin II, të këtij ligji nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të Komisionit Qendror të Regjistrimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The registration deadline will be set later by a special decision issued by the Assembly of Kosovo in close coordination with UNMIK.
Neni 6 Afati brenda të cilit do të bëhet regjistrimi Afati kohor (data, muaji dhe viti) për kryerjen e regjistrimit do të caktohet me vendim të posaçëm që do ta nxjerrë Kuvendi i Kosovës në bashkërendim të ngushtë me UNMIK-un. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Registration covers all urban and rural settlements in Kosovo, the resident population, and all objects used as dwellings, whether movable or immovable.
Neni 7 Objekt i regjistrimit 1. Regjistrimi i përfshinë të gjitha vendbanimet urbane dhe rurale, në mbarë territorin e Kosovës. 2. Regjistrimi përfshinë popullsinë vendëse dhe të gjitha objektet brenda territorit të Kosovës që shfrytëzohen si vendbanime, pavarësisht a janë ato prona të luajtshme apo të paluajtshme. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Registration data are grouped into identity data and data about housing, family, and individuals, and they are to be used only for statistical purposes.
Neni 8 Të dhënat e grumbulluara nga regjistrimi Të dhënat e grumbulluara nga regjistrimi kategorizohen në: a) të dhënat për identitetin e individit (emrin, emrin e babës, të nënës dhe mbiemrin, datën, muajin, vitin dhe vendin e lindjes, përkatësinë kombëtare e gjinore si dhe adresën- vendbanimin e përhershëm) dhe, b) të dhënat mbi strukturën dhe karakteristikat e objekteve të banimit, të familjeve dhe të individëve, të kërkuara vetëm për qëllime statistikore e në harmoni me standardet ndërkombëtare. C) Të dhënat e mbledhura dhe të regjistruara për qëllimet e regjistrimit në pajtim me nenin 8 dhe 11 do të përdoren vetëm për qëllimet statistikore dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndikojnë në pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme apo të japin ndonjë të drejtë personale në këtë pasuri. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Organs in Chapter II must protect confidentiality and personal data, block unauthorized access, and treat the listed personal data as anonymous during and after registration-related checks.
Neni 9 Mbrojtja e të dhënave dhe fshehtësia profesionale Organet e përcaktuara në Kapitullin II të këtij Ligji, gjatë dhe pas procesit të regjistrimit, garantojnë: a) ruajtën e fshehtësisë së plotë profesionale dhe të dhënave personale të të regjistruarve në përputhje me dispozitat e Rregullores 2001/4 mbi themelimin e Entit Statistikor të Kosovës, b) parandalon qasjen e paautorizuar në bazën (Qendrën) e të dhënave personale, c) trajtimin si “të dhëna anonime” e të gjitha të dhënave personale të të regjistruarve, gjatë dhe pas regjistrimit, kontrollit teknik dhe të vërtetimit të saktësisë së tyre. d) Të dhënat e grupëzuara dhe të dhënat anonime individuale mund t’i komunikohen një pale të tretë të autorizuar vetëm për qëllime që janë në harmoni me qëllimet statistikore të regjistrimit. Pranuesi i të dhënave i nënshtrohet obligimit për mbrojtjen e fshehtësisë profesionale të të dhënave; pranuesi duhet t’i ndërmarrë masat përkatëse të sigurisë dhe të garantojë se çdo publikim i rezultateve statistikore do të jetë në pajtim me dispozitat ligjore. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: ESK must communicate and publish the preliminary and final registration results.
Neni 10 Rezultatet e regjistrimit ESK, në përputhshmëri me dispozitat e Rregullores nr. 2001/4, dhe të këtij Ligji, bën komunikimin dhe publikimin e rezultateve preliminare dhe të atyre përfundimtare të regjistrimit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: ESK, together with the Registration Office, prepares registers, questionnaires, and related documents for registration.
Neni 11 Regjistrat dhe Pyetësorët (formularët) për Regjistrim Për kryerjen e regjistrimit dhe për grumbullimin sa më të plotë të të dhënave të nevojshme, ESK, bashkë me Zyrën e Regjistrimit, përgatitë Regjistrat, Pyetësorët dhe dokumentacionin tjetër përkatës, për regjistrimin e të dhënave identifikuese të individëve, të banesave, të rrugëve (adresave), të vendbanimeve, të ekonomive familjare dhe të ndërmarrësve individualë të cilët, në ditën e regjistrimit deklarohen si të vetëpunësuar (në bujqësi, në industri, në zejtari apo në shërbime të tjera publike) si dhe kapaciteti i biznesit të tyre. Kapitulli II ORGANET PËRGJEGJËSE PËR REGJISTRIM, PËRBËRJA E TYRE, KOMPETENCAT DHE RAPORTET E TYRE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Central Registration Commission is made up of representatives from listed institutions, and the Kosovo Assembly elects it on the Government’s proposal; international members need approval by the SRSG after consultations with the Government.
Neni 12 Komisioni Qendror i Regjistrimit 1. Komisioni Qendror i regjistrimit përbëhet nga përfaqësuesit e: 1. Qeverisë së Kosovës Kryesues 2. Ministrisë së Shërbimeve Publike Zv.kryes. 3. Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave Anëtar 4. Ministrisë së Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe i Çështjeve Jorezidente Anëtar 5. Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Anëtar 6. Agjencionit të Kadastrit të Kosovës Anëtar 7. Entit të Statistikës së Kosovës Anëtar 8. Zyrtari Kryesor Ndërkombëtar nga Ministria e Shërbimeve Publike Anëtar 9. Zyrtari Ndërkombëtar nga Enti i Statistikës i Kosovës Anëtar 2. Me propozim të Qeverisë, Komisionin Qendror të Regjistrimit e zgjedhë Kuvendi i Kosovës, përveç anëtarëve ndërkombëtarë të Komisionit, të cilët i nënshtrohen miratimit nga PSSP-ja pas konsultimeve me Qeverinë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Komisioni Qendror i Regjistrimit has powers to make and approve by-laws, supervise registration, coordinate work among public authorities and civil/scientific bodies, and propose members of municipal registration commissions to the Government.
Neni 13 Kompetencat e Komisionit Qendror të Regjistrimit Komisioni Qendror i Regjistrimit : a. Përpilon dhe miraton akte nënligjore që e funksionalizojnë këtë ligj. b. Mbikëqyrë përgatitjen dhe mbarëvajtjen e regjistrimit si dhe e udhëzon ESK-në për informacionet që i kërkojnë autoritetet publike, qarqet shkencore dhe shoqëria civile. c. Garanton koordinimin e punëve midis autoriteteve publike dhe qarqeve shkencore dhe shoqërisë civile. d. I propozon Qeverisë anëtarët e Komisioneve Komunale të Regjistrimit si dhe ua definon detyrat. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: ESK is given powers to prepare and manage census work, report to relevant bodies, and publish census results.
Neni 14 Enti i Statistikës Enti i Statistikës i Kosovës (ESK) : a. Përpilon programin e punës, definon metodologjinë, zgjedhë mjetet përkatëse teknike dhe programet e softverit, harton pyetësorët, nxjerrë udhëzime dhe vendime të domosdoshme dhe udhëheq në mënyrë të pavarur përgatitjet për realizimin e regjistrimit mbi baza shkencore. b. Udhëheq personelin e angazhuar në procesin e regjistrimit dhe burimet financiare të siguruara për regjistrim dhe i raporton Komisionit Qendror të Regjistrimit dhe donatorëve ndërkombëtar, përkitazi me shfrytëzimin e këtyre burimeve. c. Informon autoritetet dhe organet relevante qeveritare mbi hapat që duhet të ndërmerren lidhur me regjistrimin, zhvillon fushatën e informimit të publikut dhe i raporton Komisionit Qendror mbi zhvillimin e procesit të regjistrimit. d. Përkufizon kushtet e referencës dhe udhëzimet për trajnime të cilat duhet t’i zbatojnë komisionet dhe zyrat komunale të regjistrimit me rastin e zgjedhjes dhe trajnimit të personelit të regjistrimit. Realizon punën në terren, në bashkëpunim me organet komunale të regjistrimit, duke i regjistruar vendbanimet dhe ndërtesat si dhe i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për kompletimin me kohë dhe të saktë të regjistrimit. e. Prezanton dhe publikon rezultatet preliminare dhe finale të regjistrimit. f. Zyra statistikore ka të drejtë të nxjerr instruksione statistikore sipas nevojës për zbatimin e ligjit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Qeveria must set up the Registration Commission and Registration Office in each municipality, and the Registration Office must carry out census-related tasks, report to ESK, and manage census materials.
Neni 15 Organet komunale të regjistrimit Në bazë të propozimit të Komisionit Qendror të Regjistrimit, Qeveria themelon Komisionin dhe Zyrën e Regjistrimit në çdo komunë. Kjo Zyrë i ka këto detyra: a. Në bazë të udhëzimeve dhe vendimeve të ESK, i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për zhvillimin normal të operacioneve të regjistrimit dhe kryen përgatitjet dhe realizimin e Regjistrimit në mbarë territorin e komunës, si dhe i siguron informacionet dhe ndihmon personelin e regjistrimit nëpër qytete dhe fshatra. b. I zgjedhë dhe i trajnon anketuesit dhe e kontrollon zbatimin e detyrave të tyre. c. I raporton çdo javë ESK-së lidhur me zhvillimin e procesit të regjistrimit brenda territorit të komunës, ndërsa gjatë javës së regjistrimit raporton çdo ditë. d. Ndërmerr hapa përkatës për sigurimin e pranimit dhe depozitimit adekuat të materialeve të regjistrimit në komunë dhe me pas dorëzimin e tyre në ESK. Kapitulli III Kërkesa operacionale - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must submit a list of Central Registration Commission members to the Assembly within six months, and the Assembly must debate and approve it at its first next session; international members are approved by PSSP after consultation with the Government.
Neni 16 1. Obligohet Qeveria e Kosovës që, brenda gjashtë muajve nga dita e shpalljes së këtij Ligji, t`ia paraqesë për miratim Kuvendit të Kosovës propozimin e Listës për anëtarë të Komisionit Qendror të Regjistrimit, me përjashtim të anëtarëve ndërkombëtarë të Komisionit. 2. Kuvendi i Kosovës, pas pranimit të dokumenteve nga paragrafi 1 i këtij neni, në seancën e tij të parë të radhës, do t`i shtrojë ato për debatim dhe miratim, përveç anëtarëve ndërkombëtarë të Komisionit, të cilët i nënshtrohen miratimit nga PSSP-ja pas konsultimeve me Qeverinë. 3. Brenda gjashtë muajve nga shpallja e këtij Ligji, Qeveria miraton planet buxhetore për procesin e regjistrimit në pajtim me procedurat e zbatueshme buxhetore. Kapitulli IV PROCEDURAT E REGJISTRIMIT - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: ESK must publicize the purposes, procedures, and legal obligations for registration, starting public information right after the law enters into force, and a daily intensive campaign at least two months before registration begins.
Neni 17 Publiciteti a) ESK, përmes mediave dhe fushatës së gjerë të informimit, do t’i bëjë publike qëllimet, procedurat dhe obligimet përkatëse ligjore të regjistrimit. b) Informimi i përgjithshëm i publikut lidhur me realizimin e regjistrimit në Kosovë, duhet të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji. c) Fushata informative intensive ditore duhet të fillojë së paku dy muaj para fillimit të regjistrimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: AKK must provide ESK with the maps and other geographic and cartographic information needed for registration, and it must do so in time.
Neni 18 Agjencioni i Kadastrës së Kosovës Agjencioni i Kadastrës së Kosovës (AKK) duhet t’i vë me kohë në dispozicion ESK-së hartat dhe informacionet tjera gjeografike dhe hartografike që janë të nevojshme për realizimin e regjistrimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: AKK must provide ESK with needed maps and geographic/cartographic information in time, cooperate with relevant cadastral and government authorities, and the department for local administration and municipalities must maintain a stable, clear system of settlement names and addresses in Kosovo.
Neni 19 Administrata lokale dhe komunat 1. Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) me kohë duhet t’ia vë në dispozicion Entit Statistikor të Kosovës (ESK) hartat dhe informacionet e tjera gjeografike e hartografike që janë të nevojshme për realizimin e regjistrimit. Në ushtrimin e përgjegjësive të veta sipas këtij neni, AKK-ja do të bashkëpunojë me autoritet të tjera të rëndësishme kadastrave dhe qeveritare brenda dhe jashtë Kosovës. 2. Departamenti përgjegjës për administratën lokale dhe komunat duhet ta mirëmbajë një sistem stabil dhe të qartë të emërtimeve dhe adresave të të gjitha vendbanimeve në Kosovë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Main Data Processing Center must provide ESK with all information, materials, or equipment needed to carry out the registration.
Neni 20 Qendra Kryesore e Përpunimit të të dhënave Qendra Kryesore e Përpunimit duhet t’i vë në dispozicion ESK-së të gjitha informacionet, materialet apo pajisjet e nevojshme për realizimin e Regjistrimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article lists the registration staff and says ESK and municipal registration offices assign and organize them.
Neni 21 Personeli i Regjistrimit 1. Personelin e Regjistrimit e përbëjnë: a. Anketuesit, të pajisur me distinktivin zyrtar, shkojnë në çdo banesë për t’i intervistuar banuesit duke i plotësuar saktësisht pyetësorët e regjistrimit; b. Numri i përpunueseve që bëjnë shifrimin dhe kontrollin e materialit; c. Kontrollorët, e ndihmojnë dhe e kontrollojnë punën e një numri të anketueseve; d. Mbikëqyrësit, e ndihmojnë dhe e kontrollojnë punën e një numri të kontrollorëve; e. Përpunuesit e të dhënave me dorë dhe operatorët për përfshirjen e të dhënave nga pyetësori në sistemin kompjuterik; f. Personeli Menaxhues, bën organizimin dhe përgatitjen e informacioneve, logjistikën dhe administrimin e regjistrimit; g. Statisticientët, demografët dhe personeli tjetër, bëjnë përpunimin e të dhënave, analizimin e të dhënave të grupëzuara dhe prodhimin e rezultateve të regjistrimit; h. Këshilltarët teknik ndërkombëtar. 2. ESK i cakton kriteret për zgjedhjen, angazhimin dhe trajnimin e personelit të regjistrimit, ndërsa: a. Caktimin e anketueseve e bëjnë zyrat komunale të regjistrimit; b. Caktimin e kontrollorëve e bën ESK, në bazë të propozimit të zyrave komunale të regjistrimit; c. Caktimin e mbikëqyrësve e bën ESK; d. Caktimin i përpunueseve me dorë, operatorëve, personelit menaxhues dhe ekspertëve shkencor e bën ESK. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Similar data collection is prohibited in Kosovo during the 6 months before registration and while registration data are being collected. Anyone seeking to collect data about individuals, homes, or their private and commercial activities must obtain special authorization from the Central Registration Commission.
Neni 22 Ndalimi i grumbullimit të të dhënave të ngjashme 1. Brenda periudhës kohore prej 6 muajve para realizimit të Regjistrimit si dhe gjatë kohës së grumbullimit të të dhënave nga Regjistrimi, u ndalohet të gjithë individëve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare që të grumbullojnë të dhëna të ngjashme brenda territorit të Kosovës. 2. Në pajtim me ligjin në fuqi, të gjitha subjektet të cilat, gjatë periudhës së cekur më lartë, synojnë grumbullimin e të dhënave mbi individët dhe banesat apo aktivitetet e tyre private dhe komerciale, duhet të kërkojnë autorizim special nga Komisioni Qendror i Regjistrimit. Kapitulli V SANKSIONE ADMINISTRATIVE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Violations of Articles 4 and 9, and noncompliance with Article 19, are treated as offences and punished with fines.
Neni 23 Kundërvajtjet 1. Çdo shkelje e rregullave të parapara me nenet 4 dhe 9 do të konsiderohet vepër kundërvajtëse dhe do të ndëshkohet me gjobë prej 1.000 deri 2.000 E. 2. Çdo mospërfillje e rregullave të parapara me Nenin 19, do të konsiderohet vepër kundërvajtëse dhe do të ndëshkohet me gjobë prej 1.500 deri 3.000 E. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The chair of the Municipal Registration Commission imposes the fines under Article 22. Complaints against that decision may be submitted to the Central Registration Commission within 10 days, and complaints against the Central Registration Commission’s decision may be submitted to the misdemeanour court within 10 days.
Neni 24 Ndëshkimet me gjoba për kundërvajtje administrative të parapara me Nenin 22 i shqipton kryetari i Komisioni Komunal të Regjistrimit. Ankesa kundër këtij vendimi mund t’i paraqitet Komisionit Qendror të Regjistrimit brenda 10 ditësh, që nga dita e marrjes së vendimit. Ankesa kundër vendimit të Komisionit Qendror të Regjistrimit mund t’i paraqitet Gjykatës për kundërvajtje brenda 10 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. Kapitulli VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must issue subordinate acts within six months after this law enters into force.
Neni 25 Obligohet Qeveria e Kosovës që, brenda gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, t`i nxjerrë aktet nënligjore në harmoni me dispozitat e neneve 11- 21 të këtij Ligji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: When this law enters into force, all earlier provisions regulating this matter stop operating.
Neni 26 Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, pushojnë se vepruari të gjitha dispozitat e deritashme të cilat e kanë rregulluar këtë materie. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is published.
Neni 27 Ky Ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes. 09.12.2004 UNMIK/REG/ 2004/53
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/16 PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, TË EKONOMIVE FAMILJARE DHE TË BANESAVE NË KOSOVË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in