LIGJI NR. 2003/19 PËR SIGURI NË PUNË, MBROJTJE TË SHËNDETIT TË PUNËSUARVE DHE AMBIENTIT TË PUNËS
This preamble says the law is adopted to regulate workplace safety, employee health protection, and the work environment in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/19
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to regulate workplace safety, employee health protection, and the work environment in Kosovo. This article says workplace safety and employee health protection are part of work organization, gives listed persons the right to safety protection, and places duties on employees to follow safety measures and use protective equipment properly. Punëdhënësi must create workplace safety and health conditions, organize preventive measures, train and inform workers, provide first-aid readiness, report serious incidents, and cover injury/occupational-disease costs unless a health-insurance fund applies. Punëmarrësi ka detyra për siguri në punë dhe disa të drejta për të marrë pjesë, për t’u konsultuar, dhe për të refuzuar punën kur ka rrezik të drejtpërdrejtë. Workers under 18, pregnant women, and persons with work disabilities must not be assigned to particularly heavy work, work longer than full-time hours, or night work.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/19 PËR SIGURI NË PUNË, MBROJTJE TË SHËNDETIT TË PUNËSUARVE DHE AMBIENTIT TË PUNËS
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to regulate workplace safety, employee health protection, and the work environment in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 15 / 01 GUSHT 2007 LIGJI Nr. 2003 / 19 PËR SIGURI NË PUNË, MBROJTJE TË SHËNDETIT TË PUNËSUARVE DHE AMBIENTIT TË PUNËS Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren Nr: 2001/9 të dt.15 maj për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes të Përkohshme në Kosovë, kreu 5.1. (g) dhe 9.1.26 , Me qëllim të rregullimit të lëmit të sigurisë në punë, mbrojtjen e shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës në Kosovë, miraton : Ligjin për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të Punësuarve dhe Ambientit të Punës
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says workplace safety and employee health protection are part of work organization, gives listed persons the right to safety protection, and places duties on employees to follow safety measures and use protective equipment properly.
Neni 1 Dispozitat e përgjithshme 1.1 Qëllimi i Ligjit për Siguri në Punë, Mbrojtje të Shëndetit të të Punësuarve dhe Ambientit të Punës, është që të parandalohen lëndimet në punë, sëmundjet profesionale në vendin e punës dhe të mbrohet ambienti i punës. 1.2 Vendi i punës është çdo hapësirë punuese ku kryhet veprimtari pune. 1.3 Siguria në punë, mbrojtja e shëndetit të të punësuarve dhe e ambientit të punës është pjesë integrale e organizimit të punës dhe e procesit të punës. Ajo duhet të vëhet në funksion përmes aktivitetit të punëdhënësit dhe të punëmarrësit (termat: punëdhënës dhe punëmarrës janë të definuara në, Rregullorja Nr.2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë, (neni 9, paragrafi 9.2 dhe paragrafi 9.3 ), përmes marrëveshjeve obliguese, rregullave të kontraktuara dhe të pranuara për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, masave tjera shtuese dhe udhëzimeve të përcaktuara nga punëdhënësi. 1.4 Të drejtë për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës në pajtim me këte Ligj kanë: - punëmarrësit që kanë themeluar marëdhënie pune, - personat që janë në aftësim profesional te punëdhënësi, të cilët nuk kanë të themeluar marëdhënie pune, - personat në rikualifikim profesional dhe rehabilitim, - nxënësit dhe studentët të cilët te punëdhënësi kryejnë punë praktike, - pjesëmarrësit në punë vullnetare apo punë tjera publike, të organizuara për interes të përgjithshëm, - personat të cilët gjatë vuajtjes së denimit angazhohen në punë, - personat të cilët ndodhen në vendet e punës (bashkëpunëtorët afarist, përfaqësuesit e administrates shtetërore, shfrytëzuesit e shërbimeve), - punëmarrësit në shërbim civil - përjashtim bëjnë: TMK-ja , SHPK-ja dhe Shërbimi i zjarrfikësve. 1.5 Qeveria e Kosovës themelon Këshillin e Kosovës për siguri në punë dhe mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës ( në tekstin e mëtejm Këshilli). Këshillin e përbëjnë: Përfaqësuesit e Shtetit, Punëdhënësit, Punëmarrësit dhe ekspert eminent nga lëmi për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës. 2 1.6 Masat e ndërmarra për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës nga punëdhënësi, nuk e vënë punëmarrësin në kurrfarë obligimi financiar. 1.7 Punëmarrësi: iu përmbahet masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, kujdeset për shëndetin e tij dhe të personave të tjerë të ndikuar nga veprimet e tij/saj në punë, shfrytëzon në mënyrë të duhur mjetet e sigurisë në punë, paisjet personale mbrojtëse (PPM), ato i përdor me kujdes dhe i mban në gjendje funksionale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Punëdhënësi must create workplace safety and health conditions, organize preventive measures, train and inform workers, provide first-aid readiness, report serious incidents, and cover injury/occupational-disease costs unless a health-insurance fund applies.
Neni 2 Obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit 2.1 Punëdhënësi është i obliguar të krijoi kushtet për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës për punëmerrësit e tij/saj. Punëdhënësi është i obliguar për ti mbuluar të gjitha shpenzimet për kurimin e të len- duarve në punë dhe sëmundjeve profesionale. Krijimi i fondit për sigurimin shëndetësor, nga kontributet e punëdhënësve për të gjithë punëmarrësit , i liron punëdhënësit prej obligimeve për bartjen e shpenzimeve. 2.2 Punëdhënësi është i obliguar të organizoi dhe të ndërmerr masa të nevojshmme për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës,përfshirë parandalimin e rreziqeve në punë, ofrimin e informatave, trajnimeve, organizimit përkatës dhe masave të duhura për të siguruar, mirëmbajtur makinerinë, instrumentet, paisjet, veglat, vendin e punës, mundësitë për të shkuar në vendin e punës. 2.3 Punëdhënësi është përgjegjës për organizimin dhe zbatimin e masave për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës. Punëdhënësi do të kontrolloi efektshmërinë e masave dhe doemos do të ndërmerr masat e duhura për përmirësim të mëtejm. Ndërmarrja me 50, e më tepër të punësuar, duhet ta caktoi një referent me orar të shkurtuar të punës për siguri në punë (agjent për siguri në punë). Ndërmarrja me 250 e më tepër të punësuar duhet ta caktoi një referent për siguri në punë me orar të plotë të punës . 2.4 Punëdhënësi do të bëjë vlerësim të hollësishëm mbi rreziqet për secilin vend të punës. Vendet e punës të ngjajshme mund të grupohen. Rreziqet për tu adresuar në veçanti mund të ngriten nga : 2.4.1 Konstruktimi dhe paisjet në vendin e punës, 2.4.2 Ndikimet fizike, kimike dhe biologjike, 2.4.3 Konstruktimi, zgjedhja dhe përdorimi i mjeteve, materialit, përbërësve të paisjeve dhe zbatimi i tyre. 2.4.4. Konstruktimi i sistemeve të punës, prodhimit, rrjedhës së punëve, orarit të punës dhe ndikimet e ndërsjellta. 2.4.5. Kualifikimi dhe trajnimi i punëmarrësve në pajtim me standardin Evropian. 2.5 Punëdhënësi pajisë të punësuarin me PPM (paisjet përsonale mbrojtëse) e cila është e paraparë për mbrojtjen kundër ekspozimit të dëmtimeve dhe rreziqeve në punë. Punëdhënësi do ti bartë shpenzimet dhe do të bëj zëvendësimin e paisjeve personale mbrojtëse në intervale të rregullta kohore dhe çdo herë kur është e domsdoshme. 2.5.1 Punëdhënësi obligohet që ti ketë mjetet themelore për dhënien e ndihmës së parë. 2.6. Punëdhënësi është i obliguar që në rast të lëndimeve ose sëmundjes së papritur, punëmarrësit ti siguroi: - dhënien e ndihmës së pare, -të siguroi evakuimin e të punësuarit-lënduarit në mënyrë adekuate natyrës së veprimtarisë së punëdhënësit. 3 -siguroi dhe organizoi kontakte me shërbimin përkatës: - dhënien e ndihmës urgjente, -kujdesit urgjent mjeksor-emërgjencës, -mbrojtjen kundër zjarrit, -aftësimin e numrit të caktuar të punëmarrësve për dhënjen e ndihmës së parë, shpëtimin dhe evakuimin e punëmarrësve në rast të rrezikut të mundshëm. 2.7 Punëdhënësi duhet ta informojë punëmarrësin për rreziqet e punëve të cilat kryhen nga ai/ajo.Punëdhënësi duhet t`i informojë punëmarrësit, të cilët do ti ekspozohen rrezikut të lartë, sa më parë që të jetë e mundshme, rreth rreziqeve dhe masat për mbrojtje në punë për të minimizuar rrezikun. Në rast rreziku të pashmangshëm kërcnues për vete dhe për personat tjerë, punëmarrësit i lejohet për të zbatuar kundër masa të përshtatshme, nëse mbikëqyrësi nuk është aty. Duke patur parasysh trajnimin që është bërë dhe mjetet teknike në dispozicion, punëmarrësit nuk do të pësojnë dëm për akte të tilla, përveç në rastet e neglizhencës flagrante ose sabotimit të qëllimtë. 2.8 Punëdhënësi duhet ta trajnojë punëmarrësin për punë në atë mënyrë e cila siguron mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tij/saj dhe e cila parandalon fatkeqësitë në punë. 2.9. Punëdhënësi do ta informojë, menjëherë organin kompetent për të gjitha rastet e vdekjes në punë, fatëkeqësitë e rënda në punë ose që kan të bëjnë me punën, gjithashtu për të gjitha dukuritë të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëmarrësve në punë ose që janë të lidhura me punën. 2.10 Punëdhënësi i përgjigjet punëmarrësit për dëmin e shkaktuar me rastin e lëndimit në punë dhe sëmundjen profesionale që ka të bëjë me punën, sipas parimit të përgjegjësisë objektive të së drejtës së detyrimeve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Punëmarrësi ka detyra për siguri në punë dhe disa të drejta për të marrë pjesë, për t’u konsultuar, dhe për të refuzuar punën kur ka rrezik të drejtpërdrejtë.
Neni 3 Të drejtat dhe përgjegjësit e punëmarrësit 3.1 Punëmarrësi ka të drejtë dhe obligim për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit dhe ambientit të punës. 3.2 Punëmarrësi është i obliguar t’i: përmbahet masave të nevojshme për siguri në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarëve dhe ambientit të punës, kujdeset për sigurinë dhe shëndetin e tij/saj dhe të personave të tjerë të ndikuar nga veprimet e tij/saj në punë, shfrytëzon në mënyrë të duhur mjetet e sigurisë dhe PPM-në, ato i përdor me kujdes dhe i mban në gjendje funksionale. Punëmarrësit gjithashtu duhet të kenë përgjegjësi për të siguruar mbrojtjen dhe shëndetin e të gjithë personave të ndikuar nga veprimet në punën e tyre . 3.3.Është e drejtë e punëmarrësve ose e organizatave të tyre t’i zgjedhin ose emërojnë përfaqësuesit e tyre për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarëve dhe ambientit të punës .Personi i tillë do ta mbikëqyrë zbatimin e masave të ndërmarra nga punëdhënësi dhe do të bashkëpunoi me inspektoratin e punës në interes të punëmarrësve në sferën e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës. 3.4 Punëmarrësi duhet menjëherë ta njohtoi punëdhënësin e tij për çdo mangësi, rrezik shëndetësor, defekt ose ndonjë dukuri tjetër e cila mund ta rrezikoi sigurinë e tij/saj ose të të punëmarrësve tjerë . 3.5. Punëmarrësi ka të drejtë ta refuzoi punën, nëse ai/ajo ka arsye të besoi se ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e tij / saj. Nëse punëdhënësi konsideron se refuzimi i punës është i pabazuar menjëherë duhet 4 ta lajmëroi inspektorin e punës. 3.6. Punëmarrësi bashkëpunon me punëdhënësin dhe nëpunësin për siguri në punë për tu siguruar se mjedisi punues dhe kushtet e punës janë të sigurta dhe se masat e urdhëruara nga inspektori i punës zbatohen nga punëdhënësi. 3.7. Është e drejtë e punëmarrësve dhe e organizatave të tyre që të konsultohen me punëdhënësit në të gjitha aspektet e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës lidhur me punën e tyre. 3.8. Punëmarrësit do të shfrytëzojnë të gjitha makinat, paisjet, veglat, materialin punues dhe mjetet e transportit si dhe aparatet e sigurisë dhe paisjet personale mbrojtëse (PPM) në pajtim me udhëzimet specifike të aplikimit. 3.9. Punëmarrësi ka të drejtë të sygjeroi përmirësimin e situatës së mbrojtjes dhe shëndetit në vendin e punës. 3.10. Punëmarrësi ka të drejtë të raportoi mungesat e PPM-ve dhe masat e sigurisë në vendin e punës në mënyrë të drejtëpërdrejtë inspektorit të punës, me kusht që ata /ato të kenë baza konkrete për të besuar se masat e mbrojtjes në punë, të zbatuara nga punëdhënësi, janë të pa mjaftueshme dhe si shtesë punëdhënësi nuk e ka evituar rrezikun. Në këtë rast për punëmarrësit nuk do të ketë pasoja. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Workers under 18, pregnant women, and persons with work disabilities must not be assigned to particularly heavy work, work longer than full-time hours, or night work.
Neni 4 Mbrojtja e të Rinjëve, Grave dhe Personave me aftësi të kufizuara Punëmarrësit deri në moshën 18 vjeçare, gratë shtatëzëna, personat me aftësi të kufizuar për punë, nuk mund të sistemohen në punë veçanërisht të rënda, punë më të gjatë se orari i plotë i punës dhe në punë të natës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Punëdhënësi must provide enough toilets and separate changing rooms for women and men, maintain them properly, provide facilities for washing work clothes, and offer suitable dining areas.
Neni 5 Toaletet dhe dhomat për ndërrim 5.1 Punëdhënësi duhet të vë në dispozicion të të punësuarve numër të mjaftueshëm të toaleteve dhe dhoma të ndërrimit ndaras për femra, ndaras për meshkuj dhe ti mirëmban ato në mënyrë adekuate. 5.2. Punëdhënësi është i obliguar të sigurojë kushte dhe mjete për pastrimin e rrobave të punës, veçanërisht nëse punëtorët punojnë me substanca të rrezikshme ose në kushte shumë të ndyra (nëntokë). 5.3 Punëdhënësi duhet të ofrojë vende për ngrënie, me lagështi të lejuar, të pastruar, me nxehtësi të mjaftueshme, të ventiluar dhe të pa ndikuar nga atmosfera e dëmshme. Vendet e ngrënies duhet të paisen me mobilje të përshtatshme. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Special professional areas and risks are to be regulated separately through subsidiary acts based on this law.
Neni 6 Lëmit e posaqme të sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës Lëmitë e posaqme profesionale dhe rreziqet, do të rregullohen në mënyrë të veçantë, nëpërmes akteve nënligjore të bazuara në këtë Ligj. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Air pollution from dust and gases must be measured and controlled, smoking is banned in enclosed workplaces with more than one employee, and employers must designate and secure smoking areas.
Neni 7 Ndotja e ajrit 7.1 Niveli i ndotjes së ajrit nga pluhuri dhe gazrat, duhet të matet dhe kontrollohet në institucionet e autorizuara përkatëse. Pluhuri dhe gazrat, duhet të pastrohen përmes ventilimit dhe formave tjera, në atë mënyrë që të parandalojnë koncentrimet 5 që dëmtojmë shëndetin ose pengojnë pamjen konform standardeve Evropiane. 7.2. Në ambientet e mbyllura të punës, ku punon më shumë se një i punësuar ndalohet pirja e duhanit. 7.3. Punëdhënësi është i obliguar të caktoi hapësirat ku është e lejuar pirja e duhanit, dhe të siguroi ato vende në bazë të nenit 13 të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Employers must provide enough drinking water for employees.
Neni 8 Punëdhënësi është i obliguar të siguroi sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të punësuarit, sipas natyrës së punës dhe vendit të punës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Authorized institutions must measure and control noise, vibration, and light.
Neni 9 Zhurma, Dridhja dhe Drita Zhurma, dridhja dhe drita duhet të matën dhe kontrollohën nga institutet e autorizuara përkatëse. Niveli i zhurmës dhe dridhjes, duhet të rregullohet dhe të sillen në kufijtë e lejuar në pajtim me minimumin e standardeve Evropiane - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Workplaces must have sufficient lighting, natural or artificial, and protection from excessive lighting.
Neni 10 Ndriçimi Në çdo vend pune duhet të sigurohet ndriçim i mjaftueshëm, natyral ose artificial dhe mbrojtje nga ndriçimi i tepërt. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Electrical equipment must have a CE-marked label, and electrical installations must be made in line with European (EN) standards.
Neni 11 Rreziqet nga elektriciteti 11.1. Të gjitha paisjet elektrike, duhet ta kenë tiketën, në të cilën shënohen karakteristikat e tyre me simbolin CE. Instalimet e rrymës duhet bëhen në pajtim me standardet Europiane (EN). 11.2. Masat për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, nga rryma elektrike, do të definohen nga aktet nënligjore të bazuar në këte ligj. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Chemical substances, including pesticides, alkalis, acids, and other corrosive substances, must be stored and used according to European standards for controlling dangerous substances.
Neni 12 Prodhimet kimike Të gjitha substancat kimike, përfshirë pesticidet, alkalet, acidet dhe substancat tjera korozive duhet të deponohen dhe të përdoren në pajtim me standardet Evropiane mbi kontrollimin e substancave të rrezikshme për shëndetin. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Punëdhënësi duhet t’i trajnojë të punësuarit për përdorimin e mjeteve kundër zjarrit dhe, në vendet e punës me më shumë se 20 të punësuar, duhet të ketë plan evakuimi emergjent.
Neni 13 Zjarri 13.1. Vendi i punës duhet të jetë i paisur me mjete përkatëse kundër zjarrit në pajtim me planin emergjent. 13.2. Të punësuarit duhet të trajnohen nga punëdhënësi, në përdorimin e drejtë të mjeteve në pajtim me planin emergjent dhe në raste emergjente të veprohet sipas planit për evakuim. 13.3. Në raste emërgjente, daljet emergjente duhet të jenë qartë të shënuara dhe duhet ta kenë ndriqimin emërgjent. 13.4. Rruga kah dalja emergjente duhet të mos ketë pengesa, si dhe dyert e daljes emergjente, nuk guxojnë të jenë të mbyllura me çelës. 13.5. Në vendet e punës me më shumë se 20 të punësuar, punëdhënësi është i obliguar ta 6 ketë planin për evakuim emergjent. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Punëdhënësi duhet të mbajë dokumente dhe të mbajë evidencë për disa çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Neni 14 Dokumentacioni dhe Shënimet 14.1. Punëdhënësi duhet të mbajë: - Çertifikatat teknike të cilat qartë specifikojnë aplikimin e rregullave të sigurisë në punë, shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, për lokalet, pjesët e lokaleve të shfrytëzuara si dhoma pune dhe dhomave ndihmëse në përdorim, -udhëzimet mbi përdorimin e gjithë makinerisë dhe të paisjeve në procesin e punës, -çertifikatat të cilat vërtetojnë se instalimet janë në rregull dhe tregojnë qartë karakteristikat e makinerisë në përdorim, në pajtim me standardet Evropiane. 14.2. Punëdhënësi duhet të mbaj evidencën për: -programet për trajnimin e punëtorëve për kryerjen e punëve në mënyrë të sigurtë, -kontrollimin paraprak dhe periodik mjekësor të punëtorëve të përcaktuar në punë të cilat kryhen në kushte të veçanta të punës, -substancat e rrezikshme të cilat prodhohen, - aksidentet në punë, rastet e lëndimeve të rënda, vdekjeve në punë, rastet e sëmundjeve profesionale, -rezultatet e të gjitha vlerësimeve për rreziqet, masave të ndërmarra për ti eliminuar rreziqet e tilla dhe rezultatet e kontrollimeve mbi efektëshmëritë e masave të tilla, -ndryshimet në proceset teknologjike të cilat rrezikojnë ose mund të paraqesin rrezik për sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës . - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Employers and employees can be fined if they violate the listed articles.
Neni 15 Masat ndëshkimore Me gjobë prej 100 € deri 20000 €, do të denohen punëdhënësit të cilët i cenojnë dispozitat e neneve : 1.3, 1.4, 1.6 dhe 1.7 Me gjobë prej 500 € deri 35000 € , do të denohen punëdhënësit të cilët i cenojnë dispozitat e neneve : 2.1, 2.2, 2.3, 2.4, 2.5, 2.6, 2.7, 2.8, 2.9, 3.7, 4, 5.1, 5.2, 5.3, 7, 9, 11.1, 11.2, 12, 13.1, 13.2 , 13.3, 13.4, 13.5 dhe 14. Me gjobë prej 100 € deri 500 € , do të denohen punëmarrësit të cilët i cenojnë dispozitat e neneve : 3.2, 3.4, 3.5, 3.7 dhe 3.8. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: MPMS and other competent bodies for workplace safety, employee health, and the work environment may issue regulations and other subordinate legal acts.
Neni 16 MPMS dhe organet tjera kompetente nga fusha e sigurisë në punë, mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës, nxjerrin rregullore dhe akta të tjera nën ligjore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Autoritetet e inspektoratit të punës janë të autorizuara të kontrollojnë dhe të përcjellin zbatimin e ligjit dhe dispozitave të tjera.
Neni 17 Mbikëqyrja Autoritetet e inspektoratit të punës do të autorizohen të kontrollojnë dhe përcjellin, implementimin e dispozitave të Ligjit dhe dispozitave tjera, në mënyrë që të sigurohet përputhshmëri dhe 7 zbatueshmëri e masave për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Employers must secure the conditions and measures required by this law within 6 months from the law’s entry into force.
Neni 18 Dispozitatat kalimtare dhe përfundimtare Punëdhënësit obligohen që të sigurojnë kushtet dhe masat e nevojshme të parapara me dispozitat e këtij ligji, në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi së këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is proclaimed by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 19 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 06.11.2003 UNMIK/REG/2003/33
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/19 PËR SIGURI NË PUNË, MBROJTJE TË SHËNDETIT TË PUNËSUARVE DHE AMBIENTIT TË PUNËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in