LIGJI NR. 2003/2 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
This preamble explains the legal basis for the law and says the law is amended.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/2
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble explains the legal basis for the law and says the law is amended. This article defines key terms used in the law, including budget organization, appropriations, fiscal year, public money, public grant, treasury, and related institutions. Budget organizations must act correctly and in full compliance with this law when their activities or actions directly or indirectly involve public funds or public resources. The Treasury is established within the Ministry for Economy and Finance, led by a Director and Deputy Director, who have reporting and approval-related duties. The Budget Department is to be created within the Ministry for Economy and Finance and is responsible for preparing the consolidated budget proposal, implementing the consolidated budget, and carrying out other duties assigned by the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/2 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
Showing 69 of 69
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble explains the legal basis for the law and says the law is amended.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 16 / 01 SHTATOR 2007 Ky Ligj është i amendamentuar. Amendamentet i bashkëngjiten në fund të Ligjit. LIGJI NR. 2003/2 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË Kuvendi i Kosovës, Në bazë të autoritetit të dhënë dhe përgjegjësive të transferuara në Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ) nga Rregullorja Nr. 2001/9 të 15 Majit e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë” veçanërisht nenet 5.7, 9.1.1, 9.1.11, 9.1.26 (a), 9.3.3 dhe 11.2; Si pasues të kompetencave të transferuara dhe të autoritetit të dhënë degës Ekzekutive të IPVQ- së nga Rregullorja e UNMIK-ut 2001/19 e 13 Shtatorit 2001, “Mbi Degën Ekzekutive të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë,” veçanërisht nenet 1.6, 1.7, 2.2 dhe 3.2 të saj, si dhe pikat (i), (ii), (iii), (iv), (v), (vii), (viii), (x), dhe (xi) të Shtojcës II të kësaj Rregulloreje; Duke marrë parasysh kompetencat e rezervuara për PSSP-në nga Rregullorja e UNMIK-ut 2001/9, veçanërisht nenet 8.1 (c), (e), (f), (r), (ë), dhe (x), si dhe Kapitulli 12 i saj, si dhe Rregullorja e UNMIK-ut 2001/19, me ndryshime, veçanërisht neni 7 e tutje; Gjithashtu duke marrë parasysh Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 1999/1 të 25 korrikut 1999, “Mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme,” me ndryshime; dhe Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 1999/24 të 12 dhjetorit 1999, “Mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë”, me ndryshime; dhe Duke njohur nevojën për themelimin e buxhetit, shpenzimeve kapitale dhe operative, menaxhimit financiar, kontabilitetit, përgjegjësive buxhetore dhe sistemit të raportimit financiar për organizatat buxhetore në Kosovë, për përshkrimin e pushteteve, kompetencave dhe detyrave të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave rreth këtyre çështjeve si dhe për vendosjen e një kornize për rregullimin e të ardhurave dhe granteve për komunat në Kosovë; Miraton Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si vijon: Pjesa I Përkufizimet
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including budget organization, appropriations, fiscal year, public money, public grant, treasury, and related institutions.
Neni 1 Përkufizimet e përgjithshme 1.1 Fjalët dhe shprehjet më poshtë, të shënuara në këtë ligj, do të kenë kuptimin e përshkruar në vijim, përveç nëse kontesti kërkon ndryshe: “Fondet e akorduara” ka kuptimin që është përshkruar në nenin 32.1; 2 “Përvetësimet” domethënë “identifikimi i shumës maksimume në një Ligj për Përvetësimet, që mund të vihet në dispozicion gjatë vitit fiskal për shpenzime nga një organizatë buxhetore për një qëllim të caktuar ose shpenzime kategorike”. “Ligji mbi përvetësimet” nënkupton ligjin që miratohet nga Kuvendi dhe që i jep kompetenca organizatave buxhetore për të shpenzuar fondet publike, deri në një kufi të caktuar dhe për qëllime të caktuara, gjatë vitit fiskal. “Kuvendi” ka kuptimin e institucionit ligjvënës të Vetëqeverisjes, i themeluar sipas neneve 1.5(a) dhe 9.1.1. të Rregullores së UNMIK-ut 2001/9 mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë” dhe cilido Kuvendi pasues apo Autoriteti Qendror Legjislativ; “Revizori i Përgjithshëm” nënkupton postin e Revizorit të Përgjithshëm të Kosovës të krijuar si pasues të Rregullores së UNMIK-ut 2002/__; “BPK” nënkupton Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës apo çdo institucion tjetër pasardhës të tij; “Komisioni Buxhetor” nënkupton komisionin buxhetor të Kuvendit të përshkruar nga neni 9.1.11 i Rregullores 2001/9 “Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë”. “Departamenti Buxhetor” nënkupton departamentin që do të themelohet si pasues i nenit 4 të këtij ligji; “Organizatë Buxhetore” do të thotë një autoritet publik, organ apo ndërmarrje që pranon një përvetësim. “Programi i Organizatës Buxhetore” apo “programi” do të thotë një aktivitet apo të një grup aktivitetesh të organizatës buxhetore që kanë për qëllim të kontribuojnë në një varg të caktuar të synimeve të identifikuara publike; “Zyrtari Certifikues” domethënë “individi në një organizatë buxhetore që është i punësuar në bazë të nenit 11 të këtij ligji”. “Drejtori Ekzekutiv Financiar” nënkupton, personin brenda organizatës buxhetore i cili është emëruar në këtë detyrë në përputhje me nenin 11 të këtij ligji; “Të ardhurat e dedikuara” do të thotë paratë publike: (a) që i janë dhënë organizatës buxhetore për një qëllim apo qëllime të caktuara; (b) që mblidhen në përputhshmëri me një ligj apo Rregullore të UNMIK-ut që përcakton se sa të holla duhet të shpenzohen; (c) të pranuara nga komuna dhe të përshkruara në nenin 58; apo (d) të pranuara nga një organizate buxhetore në rrethanat e sqaruara në nenin 29.1(a). “Njësitë e përcaktuara” nënkupton njësitë në Listën A të këtij ligji. “Drejtori i Thesarit” nënkupton personin e identifikuar në nenin 3 të këtij ligji; 3 “KEF”nënkupton Këshillin Ekonomik dhe Fiskal të përshkruar në nenin 8.1(c), (r) dhe (x) të Rregullores 2001/9 mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë; “Rregullat financiare” do të thotë rregullat e lëshuara nga Drejtori i Thesarit dhe të miratuara nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave në përputhje me këtë ligj; “Viti fiskal” do të thotë periudhën prej 1 janarit të një viti deri më 31 dhjetor të të njëjtit vit; “Grantet e përgjithshme operative” do të thotë një shumë të përvetësuar në dobi të një Komune, që të shpenzohet nga komuna për qëllime të përgjithshme publike; “Qeveria” nënkupton Organin Ekzekutiv të IPVQ-së të themeluar në përputhje me nenet 1.5(c) dhe 9.3.1 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/9 mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë” dhe cilëndo Qeveri pasuese apo Autoritet Qendror Ekzekutiv; “Komisioni i Granteve” ka kuptimin e përshkruar në nenin 59; “Udhëheqësi i Organizatës Buxhetore” nënkupton individin i cili mban pozitën më të lartë në një organizatë buxhetore; “Buxheti i Konsoliduar i Kosovës” do të thotë buxheti gjithëpërfshirës të Kosovës për të gjitha organizatat buxhetore, që është konsoliduar në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare për financat Qeveritare. “Fondi i Konsoliduar i Kosovës” nënkupton fondin që fillimisht është krijuar si pasues i Rregullores së UNMIK-ut 1999/16, me ndryshime, ose llogaritë apo grupin e konsoliduar të llogarive që është saktësuar më hollësisht në Regjistrin Llogaritar të Thesarit; me kusht që ky term të mos përfshijë ndonjë grant apo donacion nga një organizatë ndërkombëtare apo qeveri e huaj, kur granti dhe donacioni i tillë është lëndë e një kushti që nuk do të përfshihet në Fondin e Konsoliduar të Kosovës; “Komuna” do të thotë njësinë territoriale të vetëqeverisjes lokale në Kosovë që vepron nën autoritetin e Rregullores UNMIK 2000/45 të 11 gushtit, dhe cilëndo njësi pasuese e vetëqeverisjes lokale në Kosovë; “Llogaritë zyrtare bankare” do të thotë llogaritë apo nënllogaritë bankare që janë krijuar nga drejtori i thesarit në BPK ose në një bankë tjetër të licencuar në Kosovë me qëllim të pranimit të parave publike; “Person” do të thotë çdo person fizik apo juridik; “Autoritet Publik” do të thotë secilën nga vijueset: një autoritetet qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, Ministri, departament, autoritetet publik ose autoritet tjetër që vepron në bazë të një ligji, Rregulloreje të UNMIK-ut, udhëzimi administrativ, akti plotësues normativ që zbaton një ligj apo ndonjë kompetence tjetër ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative-publike apo gjyqësore; “Grant Publik” do të thotë një shumë të siguruar nga një organizatë buxhetore për një person, organ, organizate, apo ndërmarrje që është në përputhshmëri me synimet e organizatës buxhetore që e akordon atë grant; “Paratë Publike” ka kuptimin e saktësuar në nenin 10. “Organizatë Buxhetore nën Kompetencat e Rezervuara” nënkupton organizatat buxhetore që janë saktësuar në Listën 1 të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2002/23. “Administrata Tatimore” nënkupton Administratën Tatimore të Kosovës e cila përmendet në nenin 55 të këtij ligji. 4 “Thesari” nënkupton thesarin e përshkruar në nenin 3 të këtij ligji. “Ndërmarrje” nënkupton çfarëdo partneriteti, ndërmarrje të përbashkët, ndërmarrje, person juridik ose ndonjë organizatë apo institucion tjetër. Pjesa II Dispozitat e përgjithshme - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Budget organizations must act correctly and in full compliance with this law when their activities or actions directly or indirectly involve public funds or public resources.
Neni 2 Ekzekutimi i kërkesave dhe obligimeve 2.1 Të gjitha organizatat buxhetore gjatë udhëheqjes të çfarëdo aktiviteti ose gjatë ndërmarrjes së ndonjë veprimi që në mënyrë direkte ose indirekte përfshin ose ndikon në përdorimin e fondeve publike ose burimeve publike, duhet të veprojnë në mënyrë të saktë dhe në përputhje të plotë me dispozitat e këtij ligji. Asnjë obligim që shfaqet si pasues i një dokumenti, marrëveshje apo rregulloreje nuk do të zbatohet ndaj një organizate buxhetore, fondi publik ose burimi publik nëse, dokumenti, marrëveshja ose rregullorja e tillë e cila e paraqet obligimin në fjalë është përpiluar, pranuar apo përmbyllur në një mënyrë që dështon t'i përmbushë kërkesat e parashtruara në dispozitat e këtij ligji, - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Treasury is established within the Ministry for Economy and Finance, led by a Director and Deputy Director, who have reporting and approval-related duties.
Neni 3 Thesari 3.1 Thesari do të krijohet brenda Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, dhe është përgjegjës për menaxhimin e Fondit të Konsoliduar të Kosovës si dhe për ushtrimin e të gjitha përgjegjësive që i janë caktuar në bazë të këtij ligji. 3.2 Thesari do të udhëhiqet nga Drejtori, i cili emërohet nga PSSP-ja me këshillën dhe lejen e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. PSSP-ja mund që të shkarkojë Drejtorin përkatës me këshillën dhe lejen e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave në çdo kohë, duke apo pa e deklaruar arsyen për një shkarkim të tillë. 3.3 Drejtori i Thesarit do të asistohet nga Zëvendës Drejtori, i cili emërohet nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave me këshillën dhe lejen e Qeverisë. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të shkarkojë Zëvendës Drejtorin përkatës në çdo kohë me këshillën dhe lejen e Qeverisë, duke apo pa e deklaruar arsyen për një shkarkim të tillë. 3.4 Drejtori dhe Zëvendës Drejtori i Thesarit janë të obliguar që të raportojnë para PSSP-së, Qeverisë dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Financave mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Thesarit dhe implementimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. 3.5 Nëse Thesarit synon që të ndërmarrë masa apo që të nxjerrë një vendim mbi një çështje me rëndësi domethënëse, masa apo vendimi i tillë duhet që paraprakisht të miratohet apo lejohet me shkrim nga Drejtori dhe Zëvendës Drejtori. (Fraza “një masë apo vendim me rëndësi domethënëse” sipas kuptimit të këtij paragrafi nënkupton një masë apo vendim që ka të bëjë me (i) hartimin apo ndryshimin e procedurave administrative, (ii) transparencën apo mbikëqyrjen e përdorimit të fondeve të donatorëve, (iii) marrëdhënien ndërmjet thesareve qendrore dhe lokale, apo (iv) çfarëdo çështje tjetër që klasifikohet si çështje më rëndësi domethënëse nga PSSP-ja, Qeveria apo Ministri i Ekonomisë dhe Financave.) 5 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Budget Department is to be created within the Ministry for Economy and Finance and is responsible for preparing the consolidated budget proposal, implementing the consolidated budget, and carrying out other duties assigned by the law.
Neni 4 Departamenti i Buxhetit Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Buxhetit i cili është përgjegjës për (i) hartimin e Propozim Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, (ii) implementimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës si dhe (iii) ushtrimin e të gjitha përgjegjësive të tjera të cilat i janë caktuar Departamentit të Buxhetit nga ky ligj. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Department of Economic Policies is to be created within the Ministry for Economy and Finance and must prepare macroeconomic and fiscal forecasts and set general parameters for Kosovo’s Consolidated Budget and medium-term budget policies.
Neni 5 Departamenti i Politikave Ekonomike Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Politikave Ekonomike. Departamenti i politikave ekonomike është përgjegjës për përpilimin e parashikimeve makroekonomike dhe fiskale si dhe përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe politikat afatmesme buxhetore. Pasi që të ketë kryer funksionet e tij të parashikimit dhe buxhetimit në mënyrë rutinore dhe të kënaqshme, Departamenti i Politikave Ekonomike mundet që gjithashtu të bëhen analizat për rrezikun fiskal dhe plan veprime nën programe të mëdha ta parashikimit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Krijohet një departament për politika dhe analiza tatimore, dhe ai ka detyra për hartimin e legjislacionit tatimor, vlerësimin e ndikimit fiskal, parashikimin e të ardhurave dhe analizimin e çështjeve të tjera tatimore.
Neni 6 Departamenti i Politikave dhe i Analizave Tatimore Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Politikave dhe Analizave Tatimore (“Departamenti i Politikave Tatimore). Departamenti i Politikave Tatimore është përgjegjës për hartimin dhe propozimin e (i) legjislacionit që vendosin taksa, tarifa dhe detyrime dhe (ii) akteve plotësuese normative të nxjerrura si pasuese të atyre ligjeve. Departamenti i Politikave Tatimore është përgjegjës për vlerësimin e ndikimit fiskal të (i) tarifave dhe ngarkesave ekzistuese (ii) ndryshimeve të propozuara për taksat ekzistuese, tarifave dhe ngarkesave, dhe (iii) taksave të reja të propozuara, tarifave dhe ngarkesave të reja. Do të jetë gjithashtu përgjegjës për parashikimin dhe mbikëqyrjen e të ardhurave tatimore dhe jotatimore si dhe për analizimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me politikat tatimore. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Municipal Policies and Budgets Department is to be formed under the Ministry for Economy and Finance, may exercise some government responsibilities, and must support municipalities in meeting their legal obligations.
Neni 7 Departamenti Komunal i Politikave dhe Buxheteve Departamenti Komunal i Politikave dhe i Buxheteve do të formohet nën Ministrinë për Ekonomi dhe Financa. Departamenti Komunal i Politikave dhe i Buxheteve do të ushtrojë pjesërisht përgjegjësitë e Qeverisë të përcaktuara në nenin 5.2 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/9. Ky departament do t’u sigurojë mbështetje Komunave më qëllim që tu ndihmojë atyre në përmbushjen e obligimeve që u janë caktuar atyre sipas këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A financial internal audit unit is to be formed within the Ministry for Economy and Finance, and it must audit budget organizations according to a work plan set from time to time by the Ministry in consultation with the Minister.
Neni 8 Njësia e revizionit të brendshëm financiar 6 Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, do të formohet njësia e revizionit të brendshëm financiar. Njësia e revizionit të brendshëm financiar do të bëjë revizionimin financiar të organizatave buxhetore në përputhshmëri me planin e punës që do të përcaktohet kohë pas kohe nga Ministria për Ekonomi dhe Financa në konsultim me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance may establish departments or other units within the ministry when reasonably necessary to help carry out the ministry’s functions and responsibilities under this law.
Neni 9 Departamentet dhe Njësitë e tjera Ministri i Ekonomisë dhe Financave është i autorizuar që të themelojë departamente apo njësi të tjera përbrenda Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, nëse është e domosdoshme në mënyrë të arsyeshme për të ndihmuar Ministrinë në kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive të caktuara për Ministrinë sipas këtij ligji; me kusht që përgjegjësitë dhe funksionet e caktuara për secilin departament apo njësi të tillë, nuk do të jenë në konflikt me ndonjë dispozitë të këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article defines what counts as public money and lists types of receipts that become public money after being received.
Neni 10 Paratë publike 10.1 Në këtë ligj, paratë publike kanë këtë kuptim: (a) para apo pasuri tjetër financiare nën përkujdesjen apo nën kontrollin e çfarëdo organizate buxhetore, përfshirë edhe paratë që mbahen nga Qeveria e Kosovës në dobi të ndonjë personi, organi, organizate apo ndërmarrjeje tjetër që nuk është organizatë buxhetore; dhe (b) para apo pasuri tjetër financiare që është nën përkujdesjen apo nën kontrollin e cilitdo personi, organi ose ndërmarrjeje që përkujdeset apo ushtron një kontroll të tillë për ose në emër të organizatës buxhetore. 10.2 Artikujt që shndërrohen në para publike pas pranimit të tyre, përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, të ardhurat e mbledhura nga organizata buxhetore nga: a) tatimet, tarifat apo detyrimet e tjera; b) interesi (kamatat); c) dividendat apo pagesat e tjera nga njësitë në pronësi të organizatave buxhetore; d) të ardhurat nga shitja e çfarëdo prone; e) të ardhurat nga dhënia me qira e çfarëdo prone; f) të ardhurat nga lejet apo shitja e çfarëdo të drejte tjetër që përfshin një burim publik, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, të drejtën ndaj brezit frekuencor, eksplorimin apo eksploatimin e pasurive natyrore si dhe të drejtat mbi pronën intelektuale; g) qiratë apo privilegjet e pronarit; h) të ardhurat nga organizatat buxhetore; i) gjobat, pagesat rregullative, dëmtimet nga aktet civile, dhe të ardhurat nga sigurimi; dhe j) grantet apo donacionet nga organizatat ndërkombëtare, Qeveritë e jashtme apo çfarëdo burimi tjetër. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Budget organizations must have a financial executive director and certifying officer, appoint them through the stated officials, and one person may not serve in more than one of the listed posts.
Neni 11 Drejtori Ekzekutiv Financiar dhe Zyrtari Certifikues 11.1 Çdo organizatë buxhetore do të ketë Drejtorin Ekzekutiv Financiar dhe Zyrtarin Certifikues, të cilët do të emërohen nga sekretari i përhershëm i organizatës përkatëse 7 buxhetore, nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të përhershëm, atëherë nga Drejtori Ekzekutiv. Asnjë individ nuk mund të shërbejë në më tepër se njërin nga vend punimet e lartpërmendura. 11.2 Sekretari i përhershëm i një organizate buxhetore, ose nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të përhershëm atëherë, Drejtori Ekzekutiv do t’i sigurojë Ministrisë për Ekonomi dhe Financa një njoftim me shkrim, ku saktësohen emrat e individëve që janë emëruar të shërbejnë si Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe Zyrtar Certifikues, si dhe datat e emërimit të tyre. 11.3 Sekretari Permanent i një organizate buxhetore ose, siç mund të jetë rasti, Shefi Ekzekutiv, do të punësojë, në pajtim me udhëzimet të bëra nga Rregullorja e UNMIK-ut 2001/36 të 22 dhjetorit 2001 “Mbi shërbimin civil të Kosovës” një mbikëqyrës financiar dhe një zyrtar certifikues brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita efektive e këtij ligji. Një pozitë e tillë duhet të përmbushet brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita që është hapur konkursi publik për një pozitë të tillë. Në rast se koha ka kaluar dhe nuk është përmbushur porti, atëherë sekretari permanent i Ministrisë të Ekonomisë dhe Financave do të ketë të drejtën të emërojë një individ të shërbejë përkohësisht në postin e lirë. 11.4 Drejtori Financiar dhe Zyrtari Certifikues do të përgjigjen para sekretarit të përhershëm të organizatës buxhetore ose nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të Përhershëm, atëherë para Drejtorit Ekzekutiv. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Disa finance-related posts are barred for individuals with certain misconduct in the previous 10 years, and applicants or office-holders must swear they are eligible and not excluded.
Neni 12 Kushti i të drejtës për tu zgjedhur 12.1 Asnjë individ nuk lejohet që të shërbejë si drejtor apo zëvendës drejtor i Departamentit të Thesarit ose Departamentit të Buxhetit, ose si Drejtor Financiar apo Zyrtar Certifikues i çfarëdo organizate buxhetore, nëse individi i tillë, gjatë dhjetë viteve të fundit është: a. Vendosur nga gjykata me juridiksion kompetent të ketë bërë një vepër penale apo civile që përfshin përgënjeshtrimin, prezantimin e rrejshëm, korrupsionin, larjen e parave, përvetësimin, keqpërdorimin apo keq përvetësimin e fondeve, ka qenë i përfshirë në mitosje apo ryshfet sipas ligjeve apo rregulloreve ne fuqi në Kosovë apo ndonjë vend tjetër, apo sipas konventave ndërkombëtare; b. përcaktuar nga një gjykatë, organ apo organizatë përgjegjëse për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se ka qenë i angazhuar në sjellje joprofesionale; apo c. angazhuar në keqinterpretime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim apo betimi tjetër, ose dokumenti të vulosur apo noterizuar. 12.2 Të gjithë individët që mbajnë apo janë duke aplikuar për një post të tillë do të betohen dhe do të vërtetojnë se ai/ajo kanë të drejtë të zgjedhën dhe se nuk u nënshtrohen përjashtimit për shkak të ndonjë arsyeje të përshkruar në nenin 12.1. Pjesa III Mbledhja dhe ruajtja e parave publike - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Budgetary organizations, persons, and enterprises may not accept public money unless authorized by law or UNMIK regulation, and public money received must be deposited in an official bank account quickly, within two working days unless another period is authorized.
Neni 13 Pranimi i parave publike 13.1 Asnjë organizatë buxhetore, person apo ndërmarrje nuk do të pranojë para publike, përveç nëse autorizohen saktësisht nga një ligj apo ndonjë Rregullore e UNMIK-ut. 8 13.2 Asnjë person apo ndërmarrje nuk mund të marrë para publike në emër të ndonjë organizate buxhetore dhe ti mbajë të njëjtat në pritje të transferimit të tyre në një organizatë buxhetore, përveç nëse një person i tillë veçanërisht autorizohet që të bëjë një gjë të tillë nga: (a) drejtori i Thesarit, me shkrim; apo (b) një ligj apo Rregullore e UNMIK-ut. 13.3 Të gjitha të ardhurat e organizatës buxhetore duhet të depozitohen në një llogari zyrtare bankare në pajtim me Rregullat Financiare. 13.4 Personi i cili merr para publike (përfshirë këtu edhe ato para që pas pranimit shndërrohen në para publike) duhet që medoemos t’i depozitojë ato me shpejtësi në një llogari zyrtare bankare brenda dy ditëve të punës, përveç nëse kërkohet ose autorizohet një periudhë tjetër kohore nga një ligj apo rregullore e UNMIK-ut. 13.5 Asnjë person, nuk do të pranojë para apo pronë nëse ai/ajo është duke u paraqitur (shtirë) se është me kompetenca zyrtare, përveç nëse saktësisht autorizohet nga një ligj apo Rregullore e UNMIK-ut. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance may set rules for investing public money and may authorize the Treasury Director to invest or liquidate such investments, but only with prior approval from the Assembly and the PSSP.
Neni 14 Investimi i parave publike 14.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave, me miratimin paraprak nga Kuvendi dhe PSSP-ja mund të: (a) vendos kushtet dhe konditat që qeverisin investimin e parave publike; dhe (b) autorizojë Drejtorin e Thesarit që të: (i) investojë para publike në instrumentet financiare në një afat jo më të gjatë se 1 (një) vit; dhe (ii) likuidoj investimet e këtilla për të implementuar buxhetin ose qëllimet e tjera legjitime publike. 14.2 I gjithë interesi (kamata) dhe baza kryesore e pranuar nga investimet e bëra me paratë publike do të depozitohet në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Public money must be used only for approved public purposes, and spending must come only from allocated funds and follow the process set under article 35 by the Financial Rules.
Neni 15 Shpenzimi i parave publike 15.1 Paratë publike do të përdoren vetëm për qëllime të miratuara publike. Asnjë organizatë buxhetore, person apo ndërmarrje nuk mund të devijojnë, keq zbatojnë, ekspozojnë apo të përdorin në mënyrë të pa rregullt paratë publike. 15.2 Shpenzimet e parave publike mund të bëhen vetëm nga fondet e akorduara dhe vetëm në pajtueshmëri me procesin i cili është vendosur në përputhje me nenin 35, proces ky i vendosur nga Rregullat Financiare. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Treasury Director must create and maintain the Kosovo Consolidated Fund accounts listed in this article.
Neni 16 Llogaritë në Fondin e Konsoliduar të Kosovës 9 16.1 Drejtori i Thesarit do të krijojë dhe mirëmbajë llogaritë e Fondit të Konsoliduar të Kosovës si vijon: (a) një llogari për fondet që janë në dispozicion për përvetësim në komuna, që do të kenë formën e granteve të përgjithshme operative (që do të njihen si Llogari për Grantet e Përgjithshme Operative), e që do të ndahet në nën llogari për secilën komunë; (b) një llogari për fondet që janë në dispozicion për përvetësimin e granteve operative specifike të komunave (që do të njihen si Llogari për Grante Specifike Operative). Kjo llogari do të ndahet në nën llogari për secilën komunë; (c) një llogari për të ardhurat e dedikuara të komunave që vijnë nga (i) mbledhja e tarifave, ngarkesave dhe taksave, dhe (ii) grantet e përgjithshme dhe për qëllime të caktuara nga donatorët, (që do të njihet si Llogaria për të Ardhurat e Dedikuara Komunale); kjo llogari do të ndahet në nën llogari për secilën komunë; (d) një llogari për të ardhurat e dedikuara të organizatave buxhetore, përveç komunave; (e) llogaritë në mirëbesim, siç janë të përshkruara në nenin 16.2; dhe (f) llogari të tjera që Drejtori i Thesarit mendon me arsye se janë të nevojshme për të arritur një qëllim legjitim publik. 16.2 Llogaritë në mirëbesim që përmenden në nenin 16.1(e) do të shfrytëzohen për paratë publike që një ose më shumë organizata buxhetore i mbajnë në mirëbesim për përfituesit e njohur apo të panjohur. Pjesa IV Përgatitja dhe Përmbajtja e Propozim-Buxhetit Vjetor të Konsoliduar të Kosovës - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets a step-by-step budget planning timetable for the Minister of Economy and Finance, PSSP, and budget organizations.
Neni 17 Përgatitja e Propozim-Buxheteve (propozimeve buxhetore) dhe kërkesave për përvetësime nga Organizatat Buxhetore 17.1 Deri më 15 mars të çdo viti kalendarik, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të përpilojë vlerësime dhe parashikime për secilin nga tri vitet e ardhshme të GDP-së mbi ndryshimin e nivelit të çmimeve, të ardhurat qeveritare nga taksat, detyrimet dhe tarifat e tjera, fondet nga donatorët për Fondin e Konsoliduar të Kosovës si dhe informatat dhe të dhënat e tjera makroekonomike. Gjatë hartimit të vlerësimeve dhe parashikimeve të tilla, Ministri do të bashkëpunojë dhe do të konsultohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. 17.2 Duke përdorur projektimet/vlerësimet e të ardhurave dhe fondeve që do të akordohen në të ardhmen nga donatorët, vlerësime këto që do të përpilohen në përputhshmëri me nenin 17.1, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, në konsultim dhe bashkëpunim me KEF-it, FMN-në dhe Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, deri më 1 prill të çdo viti kalendarik, do të caktojë kufirin (tavanin) e shpenzimeve të përgjithshme nga Buxheti i Konsoliduar të Kosovës për secilin nga tre vitet vijuese fiskale. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, deri më 1 prill të çdo viti kalendarik, do të ia dorëzojë tavanet e përgjithshme të shpenzimeve PSSP-ës dhe KEF-it. Pas konsultimeve me KFE-in, PSSP-ja mund të ndryshojë propozim-tavanin përkatës të përgjithshëm të shpenzimeve dhe do të ua shpërndajë atë anëtarëve të KEF-it. 17.3 Pasi që PSSP-ja të ketë vendosur tavanet e përgjithshme të shpenzimeve në përputhshmëri me nenin 17.2, PSSP-ja deri më 20 prill të çdo viti fiskal do të ndajë tavanin e përgjithshëm të shpenzimeve për vitin e ardhshëm kalendarik, në tavanin e përgjithshëm të shpenzimeve për organizatat buxhetore nën kompetencat e rezervuara (“ Tavani i përgjithshëm i shpenzimeve për organizatat buxhetore nën kompetencat e rezervuara) dhe në tavanin e përgjithshëm të shpenzimeve për të gjitha organizatat tjera buxhetore(Tavani i përgjithshëm i 10 shpenzimeve për organizatat jo të rezervuara). PSSP-ja do të bëjë ndarjen e tillë pas mbajtjes së konsultimeve me KEF-in. 17.4 Menjëherë pasi që maksimumi i përgjithshëm i shpenzimeve të jetë ndarë siç kërkohet nga neni 17.3: (i) Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të konsultohet me Qeverinë dhe pasi që të ketë marrë udhëzime dhe direktiva nga Qeveria, do të përpilojë maksimumet e përgjithshme të shpenzimeve për organizatat buxhetore që nuk janë nën kompetencat e rezervuara, dhe (ii) PSSP-ja, pasi që ka marrë këshillën e KEF-it, do të përpilojë maksimumin e përgjithshëm të shpenzimeve për sektorët nën kompetencat e rezervuara dhe do të ia sigurojë ato Ministrit të Ekonomisë dhe Financave. 17.5 Ministri i Ekonomisë dhe Financave më 15 prill të çdo viti kalendarik do t’u dërgojë të gjithë Drejtorëve Financiar të të gjitha organizatave buxhetore një doracak mbi buxhetin i cili siguron informata dhe udhëzime mbi metodologjinë dhe formatet të cilat do të përdoren nga organizatat buxhetore gjatë përgatitjes së propozim-buxheteve dhe kërkesave të tyre për përvetësime për vitin e ardhshëm fiskal, doracaku mbi buxhetin do të përfshijë: (a) procedurat që duhet përdorur nga organizatat buxhetore gjatë përgatitjes së buxheteve të tyre dhe kërkesave të tyre për përvetësime; (b) informatat që nevojiten të parashtrohen në propozim-buxhet dhe në kërkesën për përvetësime; (c) detaje mbi formatin në të cilin duhet të përgatitet propozim-buxheti dhe kërkesa për përvetësime; dhe (d) afatin kohor, duke saktësuar datën, e cila nuk mund të jetë më vonë se 15 qershori i vitit aktual kalendarik, sipas të cilit organizatat buxhetore duhet të përfundojnë dhe dorëzojnë në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa propozim- buxhetet dhe kërkesat e tyre për përvetësime. 17.6 Drejtori Financiar i secilës organizatë buxhetore do të jetë përgjegjës për (i) përgatitjen e propozim-buxhetit dhe kërkesave për përvetësime të organizatës përkatëse buxhetore në përputhje me informatat dhe udhëzimet e parashtruara në doracakun mbi buxhetin, dhe (ii) dorëzimin e propozim-buxhetit dhe kërkesave për përvetësime tek Ministri i Ekonomisë dhe Financave, brenda afatit kohor të saktësuar në doracakun mbi buxhetin. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Ministri i Ekonomisë dhe Financave must review certain budget proposals after the budget-manual deadline, may consult budget leaders if appropriate, and must prepare and distribute proposed initial budget appropriations.
Neni 18 Përgatitja dhe rishqyrtimi i përvetësimeve fillestare të propozuara buxhetore 18.1 Pas skadimit të afatit kohor të saktësuar në doracakun mbi buxhetin, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të (i) rishqyrtojë propozim-buxhetet dhe kërkesat për përvetësime të dorëzuara nga organizatat buxhetore publike, (ii) këshillohet, nëse Ministri i Ekonomisë dhe Financave e sheh të arsyeshme, me një organizatë buxhetore mbi propozim-buxhetin e organizatës buxhetore në fjalë dhe kërkesat për përvetësime dhe (iii) përgatisë dhe shpërndajë tek çdo udhëheqës i organizatave buxhetore një përvetësim fillestar të propozuar buxhetor për një organizatë të tillë buxhetore. 18.2 Ministri i Ekonomisë dhe Financave, nëse shihet e arsyeshme, mund të këshillohet më një udhëheqës të një organizate buxhetore për të diskutuar dhe tentuar për të zgjidhur çfarëdo shqetësimi që ai apo ajo ka rreth propozim-buxhetit fillestar të përgatitur nga Ministria për Ekonomi dhe Financa për një organizatë të tillë buxhetore. 18.3 Gjatë gjithë kohës së përgatitjes së propozimeve fillestare të propozuara buxhetore, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të veprojë në përputhshmëri me maksimumet e përgjithshme të shpenzimeve që vendosen nga nenet 17.3 dhe 17.4. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance must prepare a set of budget documents for the next fiscal year, after the initial proposed appropriations are prepared and distributed and after consulting relevant budget organizations.
Neni 19 Përgatitja e Dokumenteve Buxhetore 11 19.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave, pas përgatitjes dhe shpërndarjes së përvetësimeve fillestare të propozuara buxhetore dhe pas këshillimit me udhëheqësit e organizatave përkatëse buxhetore, lidhur me shqetësimet mbi përvetësimet fillestare të propozuara buxhetore përkatëse, do të përgatisë dokumentet vijuese buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal: (a) mesazhin buxhetor të Ministrit; siç është përshkruar në nenin 19.3; (b) një mbi shikim të buxhetit, siç përshkruhet nga neni 19.4; (c) planin mbi të ardhurat dhe shpenzimet, siç është përshkruar në nenin 19.5; (d) informatat mbi aktiven dhe detyrimet, siç përshkruhet në nenin 19.6; (e) një projektligj vjetor për rregullimin e përfitimeve të njësive të përcaktuara, për vitin e ardhshëm fiskal siç përshkruhet në nenin 19.7; (f) një projektligj vjetor mbi përvetësimet, siç përshkruhet në nenin 19.8; (g) një raport mbi zotimet dhe shpenzimet e planifikuara për të ardhmen, siç është përshkruar në nenin 19.9; (h) Deklaratën e Misionit dhe Planin për Ekzekutimin e Programit, siç përshkruhet në neni 19.10; (i) një plan për shpenzimet kapitale, siç përshkruhet në nenin 19.11; dhe (j) çfarëdo informata të tjera shtesë, të cilat Ministri i Ekonomisë dhe Financave i konsideron të nevojshme dhe adekuate. 19.2 Parashtrimi i informatave financiare siç janë, faturat, shpenzimet dhe financimi, në Buxhetin vjetor të Konsoliduar të Kosovës dhe formatin (formularët) e dokumentacionit duhet të jenë gjithëpërfshirëse, transparente dhe në përputhje me Statistikat Financiare Qeveritare dhe klasifikimet e bazave të parave të gatshme që publikohen kohë pas kohe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. 19.3 Mesazhi buxhetor i Ministrit të Ekonomisë dhe Financave për vitin e ardhshëm fiskal do të përfshijë: (a) një përshkrim të politikave financiare të Kosovës për vitin e ardhshëm fiskal; (b) një mbi shikim të përgjithshëm të tipareve të rëndësishme të Propozim-Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës; (c) një shpjegim mbi çdo ndërrim të dukshëm në shpenzime apo arkëtime të bërë në vitin aktual fiskal; dhe (d) një shpjegim mbi çfarëdo ndryshimi të dukshëm të politikës financiare. 19.4 Mbi shikimi i buxhetit do të përfshijë: (a) një mbi shikim të ambientit makro-ekonomik vendor dhe ndërkombëtar në të cilin është përgatitur buxheti dhe rekomandime mbi strategjinë fiskale afatshkurtër dhe afatmesme; (b) synimet dhe prioritet e buxhetit duke përfshirë vlerësimet e rëndësishme të arkëtimeve dhe shpenzimeve; (c) një përmbledhje të synimeve të programeve të organizatave buxhetore për të cilat përvetësimet janë propozuar; (d) një përshkrim të çfarëdo deficiti apo suficiti buxhetor të vitit aktual fiskal që pritet se do të bartet në vitin e ardhshëm fiskal; (e) nëse një deficit buxhetor pritet që të bartet në vitin e ardhshëm fiskal, atëherë gjithashtu duhet edhe një përshkrim mbi mënyrën e propozuar për financimin e një deficiti të tillë; dhe 12 (f) një deklaratë eksplicite mbi supozimet ekonomike dhe të të ardhurave themelore buxhetore; dhe (g) çfarëdo informata të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. 19.5 Plani i arkëtimeve (të hyrave) dhe shpenzimeve do të përfshijë: (a) vlerësimet për vitin e ardhshëm fiskal dhe së paku për dy vitet vijuese fiskale, vlerësime të: (i) të ardhurave të përgjithshme të organizatave buxhetore në Kosovë, njëkohësisht duke përshkruar burimin e të ardhurave të tilla; (ii) shpenzimeve të përgjithshme. (iii) deficitit të përgjithshëm buxhetor apo suficitit nga viti aktual fiskal që pritet të transferohet në vitin e ardhshëm fiskal, arkëtimeve që priten në të ardhmen nga grantet e zotuara nga Qeveritë e jashtme apo organizatat ndërkombëtare; dhe (iv) Të hyrat në të ardhmen nga grantet e zotuara nga Qeveritë e jashtme apo organizatat ndërkombëtare. (v) çfarëdo huaje në të ardhmen, duke përfshirë detajet mbi burimet e mundshme dhe kushtet ne fuqi për fondet që do të huazohen. (b) një vlerësim të të ardhurave të dedikuara që priten të pranohen gjatë vitit të ardhshëm fiskal; (c) numrin e miratuar të punëtorëve të përhershëm dhe të përkohshëm të organizatave buxhetore që do të paguhen nga përvetësimet në vitin e ardhshëm fiskal; (d) vlerësimet e shpenzimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm fiskal, lidhur me blerjet kapitale (të mëdha) që janë ndërmarrë gjatë viteve të mëparshme fiskale apo që janë propozuar të ndërmerren gjatë vitit të ardhshëm fiskal; (e) detajet mbi të gjitha parashikimet për mbledhjen e tarifave të përdorimit (tarifës në shfrytëzim) për vitin e ardhshëm fiskal; (f) parashikimet detale të të gjitha arkëtimet nga njësitë e përcaktuara gjatë vitit të ardhshëm fiskal; (g) nën shpenzimin e vlerësuar, i shprehur në dëftesë pagesat e mëparshme, i çdo dispozite të rregullës, vendimit, aktit tjetër nën normativ ose kontratës që përcakton përjashtimin e rëndësishëm të tatimit, zbritjen apo koncesionin; shpenzimi i vlerësuar i çdo shume të parashikuar që do t’i ngarkohet organizatës buxhetore përgjegjës për zbatimin e programit, qëllimi i të cilit është të mbështetet nga dispozitat e tilla; (h) nën shpenzimi i vlerësuar, i shprehur në dëftesë pagesat e mëparshme, i çdo dispozite të rregullës, vendimit, aktit tjetër nën normativ ose kontratës që përcakton përjashtimin e rëndësishëm nga tatimi, zbritjen apo koncesionin; shpenzimi i vlerësuar i çdo shume të tillë të parashikuar do t’i ngarkohet organizatës buxhetore përgjegjës për nxjerrjen, administrimin ose zbatimin e rregullave përkatëse, vendimit, aktit nën normativ ose kontratës në të cilën shfaqet dispozita e tillë. 13 (i) çmimi i vlerësuar i të hyrave paraprirës, të të gjitha të ardhurave të pa mbledhura nga taksat dhe zbritjeve nga taksat; (j) vlerësimet e çfarëdo shume monetare, të cilat priten të sigurohen nga organizatat ndërkombëtare apo Qeveritë e jashtme në dobi të Kosovës, të cilat nuk do të përfshihen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës; (k) vlerësimet e ndihmave të çfarëdollojshme të siguruara nga organizatat ndërkombëtare apo Qeveritë e jashtme në dobi të Kosovës. (l) çfarëdo informata të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. 19.6 Informatat mbi aktiven dhe detyrimet do të përfshijnë: (a) detajet e strategjisë së investimit të Qeverisë së Kosovës për paratë publike që do të investohen gjatë vitit të ardhshëm fiskal; (b) hollësitë e çdo huamarrje ekzistuese nga organizatat buxhetore dhe çdo huamarrje që organizatat buxhetore propozojnë për vitin e ardhshëm financiar, të propozuara saktësisht dhe hollësisht në (i) informatat mbi aktiven dhe pasuritë të përshkruara në nenin 19.6 (b) të këtij ligji dhe(ii) që janë siguruar në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. (c) hollësitë e shumës së vlerësuar të detyrimeve të paparashikuara të organizatave buxhetore, duke identifikuar saktësisht ato që kanë potencial që mund t’i japin shkas ngritjes së detyrimeve ekzistuese gjatë vitit të ardhshëm financiar; (d) vlerësime të hollësishme të borxheve shumëvjeçare. (e) informata të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. 19.7 Ligji i propozuar vjetor mbi rregullimin e përfitimeve të njësive të përcaktuara do të përshkruajë përmasat sipas të cilave përfitimet (profitet) e çdo njësie të përcaktuar do të: (a) mbahen nga njësia, për përdorim periodik të fondeve për aktivitetet aktuale të saj; (b) mbahen nga njësia për investime kapitale nga e njëjta; apo (c) depozitohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. 19.8 Ligji i propozuar vjetor i përvetësimeve do të parashtrojë: (a) në rast të përvetësimit për një organizatë buxhetore: (i) programin e organizatës buxhetore për të cilin është bërë përvetësimi; dhe, (ii) kategorinë e shpenzimit përkatës; (kategorizimi i tillë do të bëhet në përputhje me rregullat të cilat qeverisin kategorizimet e tilla, rregulla këto që do të lëshohen nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave); (b) në rastin e përvetësimeve për pagesat që kanë të bëjnë me një borxh, siç përshkruhet në 46, shumën (nëse ka të tillë) e përvetësuar: (i) për pagesën e interesit (kamatës) apo shumave të tjera që kanë karakter të interesit në hua; (ii) për ri pagimin e shumës kryesore të borxhit; 14 (iii) për pagimin e gjobave apo shumave të tjera që janë parashikuar për pagesë të vonuar, nëse ka të tille; dhe (iv) për pagesën e çfarëdo shume tjetër që ka të bëjë më borxhin, nëse ka të tillë; dhe (c) për përvetësimet e paparashikuara (të rastit) të cilat nuk kalojnë 5% të shumës së përgjithshme të shpenzimeve. 19.9 Raporti mbi shpenzimet e zotuara dhe të planifikuara për ta ardhmen do të sigurojë: (a) detajet e çfarëdo obligimi kontraktues për vitin e ardhshëm dhe vitet e tjera fiskale, të përshkruara në nenin 31.2; dhe (b) detajet e të gjitha obligimeve nga programet jo kontraktore të përshkruara në nenin 31.3. 19.10 Deklarata e Misionit dhe Plani i Ekzekutimit të Programit do të përfshijnë: (a) një përkufizim të misionit të secilit organizatë buxhetore. (b) një listë të qëllimeve që mund të maten, për të vlerësuar suksesin e një organizate buxhetore rreth përmbushjes së misionit të tij. (c) një përmbledhje të synimeve të programit, për çdo program madhor në buxhetin e propozuar të organizatës buxhetore; dhe (d) një deklaratë apo përshkrim të strategjisë së çdo organizate buxhetore për arritjen e qëllimeve dhe synimeve të tij, dhe (e) për secilin organizatë buxhetore, një listë të rregulloreve të UNMIK-ut, udhëzimeve administrative, ligjeve dhe akteve plotësuese normative të cilat duhet ti zbatojë organizata e tillë buxhetore. 19.11 Plani i Shpenzimeve Kapitale do të përfshijë: (a) një deklaratë që parashtron një plan afatgjatë për investime në Kosovë, i cili do të identifikonte dhe përfshinte nevojat më prioritare me nivele të arsyeshme shpenzimesh; (b) një program kapital qe përmban projekte për vitin e ardhshëm fiskal dhe për dy vitet fiskale në vijim. Aq sa është e mundshme, dhe duke identifikuar nevojat emergjente, programi kapital do të pasqyrojë prioritetet, projektet dhe nivelin e shpenzimeve të propozuara nga dokumentet buxhetore, në mënyrë që të sigurojë një mekanizëm për planifikim afatgjatë për tu përdorur nga Kuvendi dhe organizatat buxhetore; (c) një deklaratë të qëllimeve të secilit projekt; (d) një deklaratë mbi vendndodhjen, madhësinë dhe kohëzgjatjen e paraparë të projektit; (e) një vlerësim të shpenzimeve të përgjithshme të projektit, dhe të shpenzimeve për secilin vit të zbatimit të projektit; (f) burimin dhe llojet e fondeve të propozuara; dhe (g) vlerësimet mbi shpenzimet e vazhdueshme operative buxhetore apo kursimet që rezultojnë nga projekti, duke përfshirë edhe shpenzimet për personel dhe shpenzimet e mirëmbajtjes; - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Ministri i Ekonomisë dhe Financave must submit the annual consolidated Kosovo budget proposal to the PSSP and KEF at least 21 days before the first KEF meeting, share budget information with each budget organization leader, and follow a staged review and amendment process before the Government sends the documents to the Assembly by 30 October.
Neni 20 Rishqyrtimi i Propozim-Buxhetit vjetor të Konsoliduar të Kosovës. 20.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do ti parashtrojë PSSP-së dhe KEF-it Propozim- Buxhetin vjetor të Konsoliduar të Kosovës të përgatitur sipas nenit 19 të paktën njëzet e një (21) ditë përpara takimit të parë me KEF-in, ku do të shqyrtohet ai buxhet. 15 20.2 Në të njëjtën kohë derisa Ministri i Ekonomisë dhe Financave i dorëzon PSSP-së dhe KEF-it Propozim-Buxhetin vjetor të Konsoliduar të Kosovës, ai gjithashtu do t’u dërgojë udhëheqësve të secilit organizatë buxhetore informata që kanë të bëjnë me përvetësimin e propozuar buxhetor, për organizatën përkatëse buxhetore. 20.3 Nëse një udhëheqës i një organizate buxhetore kundërshton përvetësimin buxhetor për organizatën buxhetore të tij/saj në Propozim-Buxhetin vjetor të Konsoliduar të Kosovës ai/ajo mund ti dërgojë Ministrit të Ekonomisë dhe Financave një deklaratë me shkrim, duke saktësuar detajet për një kundërshtim të tillë: sidoqoftë, me kusht që deklarata e tillë të dorëzohet së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para mbajtjes së mbledhjes së parë të KEF-së, në të cilën do të shqyrtohet Propozim-Buxheti vjetor i Konsoliduar i Kosovës. 20.4 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do ti dorëzojë PSSP-së dhe KEF-it çfarëdo deklarate të pranuar nga ndonjë udhëheqës i një organizate buxhetore, në përputhje me nenin 20.3 së bashku me përgjigjet me shkrim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Ministria për Ekonomi dhe Financa, do ti dorëzojë deklaratat e tilla dhe përgjigjet e tilla, nëse ka, tek PSSP-ja dhe KEF-i së paku shtatë (7) ditë pune para mbajtjes mbledhjes së parë të KEF-it në të cilën do të shqyrtohet Propozim-Buxheti vjetor i Konsoliduar i Kosovës. 20.5 Pas shqyrtimit të Propozim-Buxhetit vjetor të Konsoliduar të Kosovës të parashtruar sipas Nenit 20.1 dhe shkresave dhe përgjigjeve të parashtruara sipas Nenit 20, KEF-i do t’i japë Ministrit për Ekonomi dhe Financa një kopje të këshillave që i janë drejtuar PSSP-së mbi propozim buxhetin. 20.6 Duke vepruar në bazë të këshillave të KEF-it, PSSP-ja do të vendosë në ndonjë ndryshim në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës që ai e vlerëson të nevojshëm dhe t’ia drejtojë Ministrit për Financa dhe Ekonomi. 20.7 Në përputhje me vendimin e PSSP-së, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do ti bëjë ndryshimet e përkatëse Propozim-Buxhetit vjetor të Konsoliduar të Kosovës, ligjit vjetor të propozuar mbi përvetësimet, ligjit të propozuar vjetor për rregullimin e përfitimeve të njësive të përcaktuara dhe dokumenteve të tjera buxhetore, siç kërkohet nga vendimet e tilla të mëparshme. Ministri për Ekonomi dhe Financa pastaj, do t`ia prezantojë këtë dokument të modifikuar Qeverisë si dhe PSSP-së dhe KEF-it. 20.8 Qeveria pastaj formalisht do t’i dorëzojë Kuvendit, Propozim-Buxhetin vjetor të Konsoliduar të Kosovës, ligjin vjetor të propozuar për përvetësimet dhe ligjin vjetor të propozuar për rregullimin e përfitimeve (profiteve) të njësive të përcaktuara, të pranuara nga Ministria për Ekonomi dhe Financa. Qeveria do t’i transferojë dokumentet në fjalë më apo para 30 Tetorit të vitit para vitit në të cilin dokumentet përkatëse do të hyjnë në fuqi. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: If a new annual appropriations law is not approved and promulgated before the fiscal year starts, the previous year's appropriations law stays in force temporarily.
Neni 21 Përvetësimet në mungesë të një Ligji Vjetor mbi Përvetësimet 21.1 Varësisht nga neni 21.2, nëse një Ligj Vjetor mbi Përvetësimet për një vit të caktuar fiskal nuk aprovohet nga Kuvendi dhe nuk shpallet nga PSSP-ja para fillimit të vitit përkatës fiskal, ligji mbi përvetësimet i cili ka qenë në fuqi vitin e mëparshëm, do mbetet në fuqi (do të jetë aplikativ), Ligji mbi përvetësimet i cili ka qenë në fuqi vitin e kaluar do të trajtohet sikurse: (a) është shtyrë për të mbuluar muajin e parë të vitit të tillë fiskal, dhe (b) ka siguruar një përvetësim për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë me (8.33 %) të përvetësimit të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i përvetësimeve. 16 21.2 Çdo përvetësim i autorizuar nga neni 21.1, do të pushojë së zbatuari në datën kur një Ligj i ri Vjetor i Përvetësimeve hyn në fuqi; dhe të gjitha shpenzimet e bëra nën autoritetin e përvetësimeve të autorizuara nga neni 21.1, do të trajtohen si shpenzime të bëra nën autoritetin e përvetësimeve të autorizuara nga Ligji i ri i Përvetësimeve. Pjesa V Ligjet e rishqyrtuara dhe të plotësuara të përvetësimeve dhe buxhetet - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance may prepare budget amendments for Kosovo’s Consolidated Budget and appropriations law when there is reason to expect material changes in receipts or expenditures, or likely legislative changes that would affect them.
Neni 22 Ligjet e rishqyrtuara të përvetësimeve dhe buxheteve 22.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të përgatisë amandamente për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës dhe për ligjin mbi përvetësimet, që do të hyjnë në fuqi nëse ai/ajo ka mjaft arsye për të besuar se: (a) arkëtimet apo shpenzimet për vitin fiskal, do të jenë materialisht më të ulëta apo më të larta se ato që parashihen në ligjin e tillë për përvetësimet apo buxhetet; apo (b) Kuvendi me siguri do të ndryshojë apo anulojë një ligj ekzistues, apo do të miratojë një ligj të ri, dhe veprimet e tilla pritet që të ngrisin apo të reduktojnë arkëtimet apo shpenzimet për vitin aktual fiskal. 22.2 Procedura për përgatitjen e amendamenteve për një ligj vjetor mbi përvetësimet dhe Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës do të jetë e njëjtë me atë që është propozuar në Pjesën IV të këtij ligjit; sidoqoftë, me kusht që dispozitat e vendosura në Pjesën IV, të cilat caktojnë datat e sakta në të cilat veprimet e caktuara duhet të ndërmerren, do të injorohen. Duke marrë parasysh, që amendamentet e tilla të zbatohet vetëm për pjesën e mbetur të vitit fiskal, projektligji i rishqyrtuar do të sigurojë këtë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Kur Qeveria harton një projektligj ose UNMIK-u përpilon një rregullore që kërkon shpenzime publike në vitin fiskal të hyrjes në fuqi, duhet të përgatitet një raport për burimin e fondeve shtesë.
Neni 23 Miratimi i ligjeve apo rregulloreve të reja që kanë nevojë për përvetësime Kur, Qeveria është duke hartuar një projektligj për ta dorëzuar në Kuvend apo kur UNMIK-u përpilon një rregullore, dhe ligji apo Rregullorja e tillë kërkon shpenzimin e parave publike në vitin fiskal në të cilin ligji apo rregullorja e tillë hyn në fuqi, Qeveria apo UNMIK-u, siç është rasti, do të përgatisin një raport që tregojnë vendin nga do të merren fondet për shpenzimet e tilla shtesë, nga: (a) paratë publike të papërvetësuara që aktualisht ndodhen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës; (b) të hyrat që priten gjatë pjesës së mbetur të vitit fiskal në të cilin Rregullorja apo ligji i tillë miratohet; dhe/apo (c) paratë publike që janë përvetësuar aktualisht, por që do të jenë të papërvetësuara pas anulimit të një pjese të përvetësimit aktual. Pjesa VI Rregullat për përvetësime 17 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: All fiscal-year appropriations expire at midnight on 31 December.
Neni 24 Skadimi i përvetësimeve në fund të viti fiskal Të gjitha përvetësimet për vitin fiskal do të skadojnë në mesnatën e 31 Dhjetorit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Bank fees and charges for official bank accounts or investment management of budget organizations are to be paid from the Ministry for Economy and Finance’s appropriations.
Neni 25 Tarifat dhe detyrimet bankare Të gjitha tarifat dhe detyrimet bankare të imponuara në lidhje me mirëmbajtjen ose përdorimin e llogarive zyrtare bankare apo menaxhimin e investimeve të organizatave buxhetore, do të paguhen nga përvetësimet e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Budget organizations may apply for extra funds for an unforeseen urgent case, and the Minister of Economy and Finance may authorize or reallocate funds, subject to a 250,000 EURO limit.
Neni 26 Shpenzimet e Rastit (të paparapara) 26.1 Varësisht nga neni 26.2, nëse ndodh një rast urgjent i paparaparë, organizata buxhetore për të mbuluar shpenzimet e tilla, mund të aplikoj pranë Ministrisë për Ekonomi dhe Financa për fonde shtesë. Pas pranimit të atij aplikacioni, Ministria për Ekonomi dhe Financa pasi që organizata buxhetore të ketë dhënë arsyetimet e nevojshme për veprimin e tillë, mund të heq një pjesë të fondeve të përvetësuara sipas ligjit të Përvetësimeve në fuqi për shpenzimet e rastit dhe atë pjesë të hequr të ia shtojë përvetësimit përkatës të asaj organizate buxhetore. 26.2 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të autorizojë shpenzime nga përvetësimet e paparashikuara (të rastit), të cekura në nenin 19.8 (c), në shumën e përgjithshme deri në 250.000 EURO. Nëse kërkohet një shumë më e madhe se 250,000 EURO, atëherë Ministri i Ekonomisë dhe Financave duhet të marrë miratimin paraprak me shkrim nga Qeveria dhe PSSP-ja. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance may authorize transfers between appropriations within the same budget organization, subject to percentage limits and required prior written approvals for larger transfers.
Neni 27 Rregullimet e përvetësimeve të organizatës buxhetore 27.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave, nëse merr një arsyetim të vlefshëm nga një udhëheqës i një organizate buxhetore, mund të autorizoj transferimin e një shume të caktuar nga një përvetësim i asaj organizate buxhetore në një përvetësim tjetër të organizatës së njëjtë; me kusht që, vlera e shumës së transferuar të mos jetë më e madhe se 20 % e përvetësimit të ndikuar negativisht. 27.2 Nëse udhëheqësi i organizatës buxhetore, kërkon nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave që të bëjë transferin e një shume që është më e madhe se njëzet përqind 20 %, por më e vogël se katërdhjetë përqind 40 % e përvetësimit të ndikuar negativisht, atëherë Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të autorizoj një transferim të tillë vetëm nëse ka marrë miratimin paraprak me shkrim nga Qeveria dhe PSSP. 27.3 Nëse udhëheqësi i organizatës buxhetore kërkon nga Ministri i Financave dhe i Ekonomisë që të autorizojë transferimin e një shume të barabartë me 40% apo më shumë, të përvetësimit të ndikuar negativisht, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të autorizojë transferimin e tillë vetëm pasi të ketë marrë miratimin paraprak me shkrim nga Kuvendi dhe PSSP. 18 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance may transfer appropriations, in whole or in part, when a budget organization’s program has been transferred to another budget organization and the circumstances require it.
Neni 28 Rregullimi i përvetësimeve në rast të ndryshimit të përgjegjësive të organizatës buxhetore Kur përvetësimi ndërlidhet me programin e organizatës buxhetore, programi i të cilit është transferuar në ndonjë organizatë tjetër buxhetore, Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të transferoj përvetësimin, siç kërkohet nga rrethanat, të gjitha apo një pjesë të përvetësimeve të tilla nga organizata e parë publik, në organizatën tjetër. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Kur një organizatë buxhetore merr mallra ose shërbime nga një tjetër, furnizuesi mund të kërkojë pagesë ose të zgjedhë një rregullim të përvetësimeve; nëse zgjidhet rregullimi, duhet të njoftohet Drejtori i Thesarit.
Neni 29 Furnizimet nga agjensionet e tjera 29.1 Kur një organizatë buxhetore pranon mallra apo shërbime nga një organizatë tjetër buxhetore atëherë, organizata buxhetore që bën sigurimin e mallrave dhe shërbimeve mund të, (i) kërkoj nga organizata buxhetore që bën pranimin e mallrave dhe shërbimeve, që të paguaj në të njëjtën mënyrë sikur blerësit që nuk janë organizatë buxhetore ose, (ii) të bëj një rregullim të përvetësimeve, sipas mënyrës së saktësuar në nenin 29.3, të përvetësimeve të të dy organizatave buxhetore në shumën e njëjtë me vlerën në treg të mallrave dhe shërbimeve përkatëse: 29.2 Nëse pagesa bëhet sipas nenit 29.1 (i), atëherë të ardhurat do të regjistrohen si të ardhura të dedikuara të organizatës buxhetore që ka bërë furnizimin e mallrave apo shërbimeve. 29.3 Nëse agjensioni i cili furnizon me mallra apo shërbime, zgjedh rregullimin në përputhje me nenin 29.1 (ii) atëherë, organizata buxhetore së pari do të njoftojë Drejtorin e Thesarit në mënyrën e përshkruar nga Rregullat Financiare për një zgjedhje të tillë. Në raste të tilla, vlera në treg e mallrave dhe shërbimeve të tilla, do të trajtohet si shuma e ngarkuar për blerje, do të trajtohet si shpenzim nocional nga organizata buxhetore blerëse dhe si rezultat do të ketë: (i) përvetësimi i bërë paraprakisht për organizata buxhetore blerëse, do të reduktohet nga shuma e shpenzimit nocional, dhe (ii) përvetësimi i bërë paraprakisht për organizatën buxhetore që furnizon me mallrat dhe shërbimet, do të rritet nga shumën e shpenzimit nocional. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A budget organization that arranges purchases for another budget organization must send a delegated expenditure notice to the Treasury Director.
Neni 30 Blerjet në emër (interes) të një organizate tjetër buxhetore 30.1 Kur një organizatë buxhetore aranzhon blerjen e mallrave apo shërbimeve që do të sigurohen në interes (të mirë) të ndonjë organizate tjetër buxhetore, organizata buxhetore e cila aranzhon blerjen do t’i paraqesë Drejtorit të Thesarit një njoftim për shpenzimin e deleguar duke treguar organizatën buxhetore në emër të të cilit është bërë përvetësimi. 30.2 Kur pagesa bëhet në bazë të njoftimit për shpenzimin e deleguar, siç përshkruhet në nenin 30.1, shuma e paguar do të konsiderohet si pagesë prej fondeve të përvetësuara të organizatës buxhetore për të cilën është bërë blerja. Pjesa VII Zotimet, fondet e akorduara, fondet e zotuara, fondet e obliguara dhe shpenzimet - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The budget organization’s financial executive must inform the Treasury Director about contracts and contract changes that require payments in the current or future fiscal years, and the Treasury Director must keep records of those payment obligations.
Neni 31 Kontratat që vendosin përgjegjësi për bërjen e pagesave në vitin aktual fiskal apo në vitet e ardhshme fiskale 19 31.1 Drejtori Ekzekutiv Financiar i një organizate buxhetore do të informoj Drejtorin e Thesarit për çdo kontratë të lidhur nga organizate buxhetore dhe për çfarëdo ndryshimi të ndonjë kontrate aktuale, nëse kontrata e tillë e obligon organizatë buxhetore që të bëjë pagesa gjatë vitit fiskal aktual apo gjatë viteve të ardhshme fiskale. 31.2 Drejtori i Thesarit do të mbajë shënime mbi çdo obligim pagese sipas kontratave të organizatës buxhetore të përshkruara me nenin 31.1 dhe mbi obligimet pagese jashtë kontraktore të përshkruara në nenin 31.3. 31.3 Obligimi jashtë kontraktor për pagesë, është obligimi për pagesë që kërkohet të përmbushet nga organizate buxhetore gjatë viteve të ardhshme, nëse programet ekzistuese të organizatës buxhetore do të vazhdohen të financohen për ato vite të ardhshme në të njëjtin nivel dhe të njëjtën shtrirje, sikur për vitin aktual fiskal. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Treasury Director must grant the relevant budget organization spending authority for an appropriation and periodically allocate funds and send notices about the amount allocated.
Neni 32 Fondet e akorduara 32.1 Kur është bërë përvetësimi për një organizatë buxhetore, Drejtori i Thesarit do ti sigurojë organizatës përkatëse buxhetore autoritetin për të bërë shpenzime nën atë përvetësim: (a) kohë pas kohe do të bëjë një akordim të fondeve nga të ardhurat në dispozicion në Fondin e Konsoliduar të Kosovës që duhet të shpërndahen nga përvetësimet e organizatës përkatëse buxhetore dhe do të njihen si “fonde të akorduara” nga ai përvetësim; dhe (b) do të përgatisë kohë pas kohe, një njoftimin për organizatën përkatëse buxhetore, ndërsa shuma e fondeve të akorduara ndryshon, duke saktësuar nivelin e fondeve që janë akorduar për shpenzim nga përvetësimi përkatës. 32.2 Shprehja “kohë pas kohe” në nenin 32, do të thotë jo më shpesh se në baza tremujore, përveç, në raste të veçanta, kur rrethanat ekonomike kërkojnë që Drejtori i Thesarit ti sigurojë organizatës buxhetore autoritetin për t’i bërë disa shpenzime të caktuara në baza të përshpejtuara. 32.3 Derisa fonde shtesë vihen në dispozicion për shpenzim në kuadër të përvetësimit, në të njëjtën kohë Drejtori i Thesarit do të bëjë akordime proporcionale të të ardhurave në përvetësim dhe do të njoftoj organizatën buxhetore për ndryshimet e tilla. 32.4 Njoftimi mbi fondet e akorduara do të mbetet në fuqi deri fund të vitit fiskal, përveç nëse ndryshohet më herët nga Drejtori i Thesarit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Treasury Director may reduce allocated appropriation funds at any time if prior approval is obtained from the Minister of Finance and Economy.
Neni 33 Reduktimi i fondeve të akorduara Drejtori i Thesarit mundet që në çdo kohë të zvogëlojë shumën e fondeve të akorduara nga përvetësimi nëse ai/ajo paraprakisht merr miratimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të miratojë një reduktim të tillë vetëm pasi (i) të përcaktojë se reduktimi i tillë është në interes të menaxhimit të mirëfilltë financiar, apo është i nevojshëm për të siguruar vazhdimësinë e shpenzimeve (fondeve në dispozicion) përgjatë gjithë vitit fiskal, (ii) të ketë dorëzuar një deklarate në Qeveri dhe tek PSSP-ja duke parashtruar arsyet e sakta për marrjen e një vendimi të tillë dhe karakterin e saktë të reduktimit të propozuar, dhe (iii) të ketë pranuar një autorizim me shkrim nga Qeveria dhe PSSP-ja duke miratuar reduktimin e propozuar. 20 - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Treasury Director must designate some or all allocated funds in a budget organization as committed funds when needed for a current fiscal-year obligation or a contractual payment under article 31.1.
Neni 34 Fondet e zotuara Drejtori i Thesarit do të përcaktojë një pjesë të fondeve, apo të gjitha fondet e akorduara në një organizatë buxhetore si fonde të zotuara kur fondet në fjalë jenë të nevojshme për përmbushjen e një obligimi nga viti aktual fiskal, respektivisht për pagimin e ndonjë obligimi kontraktues siç përshkruhet në nenin 31.1. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Payments from Kosovo’s Consolidated Budget are not allowed unless there is a notice allocating actual, effective funds that authorizes the spending.
Neni 35 Pagimi 35.1 Nuk do të lejohen asfare mjetesh nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për bërjen e pagesave kur nuk ekziston njoftimi për akordimin e fondeve faktike efektive që autorizojnë përdorimin e të hollave për bërjen e pagesave të tilla. 35.2 Procesi i cili do të ndiqet për bërjen e pagesave të autorizuara nga njoftimi për akordimin e fondeve, do të vendoset nga Rregullat Financiare. 35.3 Procesi i përmendur në nenin 35, do të zhvillohet në një mënyrë që promovon decentralizimin maksimal të autorizim-pagesave në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe kapacitetin administrativ të organizatave përkatëse buxhetore. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: If a budget organization receives a refund during the fiscal year, it must reduce the original expense by the refunded amount; if the refund relates to a payment from the previous fiscal year, it must treat the refund as public money.
Neni 36 Kompensimi i shpenzimeve 36.1 Nëse gjatë vitit fiskal organizata buxhetore pranon një kompensim (kthim parash) për një shumë që është paguar nën autoritetin e përvetësimit për vitin e njëjtë fiskal, shpenzimi fillestar do të reduktohet nga shuma e kompensuar. 36.2 Nëse, gjatë vitit fiskal organizata buxhetore pranon një kompensimin për një shumë e cila më parë është paguar nën autoritetin e përvetësimit për vitin e kaluar fiskal, kompensimi do të trajtohet thjeshtë si para publike. Pjesa VIII Raportimi, kontabiliteti dhe revizioni - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance must prepare and publish the annual budget, budget documents, and explanatory materials within 30 days after the Assembly approves and the PSSP promulgates the consolidated annual budget and annual appropriations law.
Neni 37 Publikimi i ligjit mbi përvetësimet dhe publikimi i buxhetit Brenda tridhjetë (30) ditëve pas miratimit nga Kuvendi dhe shpalljes nga PSSP-ja të Buxhetit vjetor të Konsoliduar të Kosovës dhe ligjit vjetor mbi përvetësimet, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do përgatisë dhe publikojë buxhetin e tillë, dokumentet buxhetore, si dhe dokumentet e tjera sqaruese, në gjuhët zyrtare që përdoren për dokumentet e Qeverisë. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Ministry of Economy and Finance must set classification systems for budget and accounting purposes, and keep accounting records for each budget organization.
Neni 38 Buxhetimi dhe regjistrat kontabël në Thesar 21 38.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të vendosë sisteme klasifikimi për nevojat e buxhetit dhe regjistrimeve kontabël me qëllim që: (a) të ndihmojë në kontrollimin e shpenzimeve të organizatave buxhetore; (b) të lejojë analizat e zotimeve dhe shpenzimeve të organizatave buxhetore, sipas programit dhe kategorisë ekonomike në përputhje me sistemin klasifikues për para të gatshme të Entit Statistikor të Qeverisë të përcaktuara kohë pas kohe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar; dhe (c) të lejojë analiza të tjera që Ministri për Financa dhe Ekonomi, i konsideron adekuate. 38.2 Ministria për Ekonomi dhe Financa do të mbajë në minimum, regjistrat kontabël për secilin organizatë buxhetore që tregon informatat e përgjithshme për secilën prej kategorive më poshtë, që në minimum duhet të përfshijnë vijueset: (a) arkëtimet e organizatës buxhetore; (b) detyrimet e papaguara të organizatës buxhetore; (c) pasuritë e organizatës buxhetore; (d) rregullimet e përvetësimeve; (e) përvetësimet që janë vënë në dispozicion për organizatën buxhetore për shpenzim me anë të njoftimeve për fondet e akorduara; (h) shtrirjet në të cilat fondet e akorduara të organizatës buxhetore janë shënuar si fonde të zotuara; dhe (i) shpenzimet e bëra aktuale. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Budget organization finance officials must keep accounting records, share copies and confirmations, file annual reports, retain records for 7 years, and the Treasury Minister must pass reports on to the Assembly and PSSP.
Neni 39 Regjistrat kontabël të organizatës buxhetore 39.1 Drejtori Ekzekutiv Financiar i organizatës buxhetore, do të regjistrojë të gjitha transaksionet dhe do të mbaj regjistrat kontabël në përputhje me Rregullat Financiare, si dhe të sigurojë kopjet e regjistrave kontabël për Ministrin e Financave dhe Ekonomisë. 39.2 Drejtori Ekzekutiv Financiar i një organizate buxhetore dhe Sekretari i Përhershëm i organizatës së tillë buxhetore (nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të përhershëm) atëherë Drejtori Ekzekutiv Financiar, tridhjetë 30 ditë pas mbylljes së çdo viti fiskal, do ti sigurojë Drejtorit të Thesarit (i) një kopje të llogarive financiare të organizatës së tillë buxhetore për vitin përkatës fiskal dhe (ii) një konfirmim me shkrim se llogaritë financiare të organizatës buxhetore për vitin fiskal në fjalë, janë një pasqyrim i vërtetë dhe i saktë i financave dhe transaksioneve financiare të organizatës buxhetore për vitin përkatës fiskal. 39.3 Drejtori i Thesarit, nëntëdhjetë (90) ditë pas mbylljes së çdo viti fiskal do të (i) bashkërendojë llogaritë financiare sipas nenit 39.2. Llogaritë fiskale dhe balancet e parave të gatshme, dhe (ii) do t’i sigurojë Revizorit të përgjithshëm llogaritë financiare të të gjitha organizatave buxhetore. 39.4 Çdo organizatë buxhetore, do t’i dorëzojë raportin vjetor Ministrit të Financave dhe Ekonomisë brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas mbylljes së çdo viti fiskal, ky raport duhet të përfshijë: (a) një raportim mbi aktivitetet e organizatës buxhetore, përfshirë detajet e mallrave dhe shërbimeve që janë siguruar nga organizata buxhetore dhe përmasat e dallimit të mundshëm të ngarkuar për furnizim me mallra apo shërbimeve cila ka qenë më e vogël, e barabartë, apo më e madhe se shpenzimet e përkatëse; 22 (b) deklaratat financiare për vitin fiskal që paraqesin: (i) përvetësimet e bëra për organizatën buxhetore për vitin fiskal; (ii) detajet reale të shpenzimeve kapitale dhe operative të organizatës buxhetore për vitin fiskal; dhe (iii) numrin e punëtorëve të përhershëm dhe të përkohshëm në fillim dhe në fund të viti fiskal; dhe (c) një plan paraprak të menaxhimit, që parashtron planet detale të organizatës buxhetore për aktivitetet që do të ndërmerren në të ardhmen. 39.5 Organizata buxhetore do ti mbajë regjistrat kontabël dhe financiar për së paku 7 vite pas vitit fiskal për të cilin ato vlejnë. 39.6 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do t’i dorëzojë Kuvendit dhe PSSP-së raporte mbi secilin organizatë buxhetore brenda tridhjetë (30) ditëve pasi që ato t’i jenë dorëzuar Ministrit të Ekonomisë dhe Financave. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance must prepare quarterly budget reports, the Government must review them, and the reports must be submitted to the Assembly and PSSP within 30 days after each quarter ends and published by the Minister.
Neni 40 Raportet e përkohshme buxhetore Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të përgatitë dhe Qeveria do të shqyrtojë raportet tre mujore që mbulojnë vitin fiskal për çdo çerek viti të përfunduar. Raportet e tilla do t’i parashtrohen Kuvendit dhe PSSP-së brenda tridhjetë (30) ditëve nga mbarimi i çdo çerek viti dhe të publikohen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Ministri i Ekonomisë dhe Financave duhet t’ia përgatisë, dorëzojë dhe publikojë Kuvendit dhe PSSP-së raportin përfundimtar të buxhetit deri më 31 mars dhe deklaratat financiare deri më 30 qershor.
Neni 41 Raporti përfundimtar mbi buxhetin 41.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të përgatisë dhe dorëzojë Kuvendit dhe PSSP-së por edhe do të publikojë: (a) jo më vonë se më 31 Mars të çdo viti kalendarik, raportin përfundimtar të buxhetit për vitin e kaluar fiskal; dhe (b) jo më vonë se më 30 Qershor të çdo viti kalendarik, një sërë deklaratash financiare të përpiluara nga Thesari e që janë në përputhje me standardet relevante ndërkombëtare të kontabilitetit të cilat janë revizionuar në përputhje me nenin 42. 41.2 Raporti përfundimtar buxhetor i përmendur në nenin 41.1, do të përmbajë: (a) informata të përgjithshme buxhetore, të përshkruara nga neni 41.3; (b) një raport mbi të ardhurat dhe shpenzimet, siç përshkruhet nga neni 41.4; (c) informata mbi pasuritë dhe detyrimet, siç është përshkruar nga neni 41.5. 41.3 Informatat e përgjithshme buxhetore do të përfshijnë: (a) një mbishikim të arkëtimeve dhe shpenzimeve të rëndësishme; (b) detaje mbi atë se si është financuar një deficit i mundshëm, apo si është investuar një suficit i mundshëm; dhe (c) informata të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave apo PSSP-ja. 23 41.4 Raporti mbi arkëtimet dhe shpenzimet do të përfshijë informatat në vijim: (a) arkëtimet aktuale, të ndara sipas llojeve, të organizatave buxhetore krahasuar me arkëtimet e parapara në buxhet; (b) të ardhurat e dedikuara reale, të ndara sipas llojeve, të pranuara gjatë vitit fiskal; (c) arkëtimet reale, të klasifikuara në baza ekonomike dhe programore, nga përvetësimet e të ardhurave të dedikuara; (d) numrin aktual të punëtorëve të përhershëm dhe të përkohshëm të organizatave buxhetore që paguhen nga përvetësimet gjatë vitit fiskal; (e) pagesat reale të interesit apo shumat e karakterit të interesit në borxhe siç përshkruhet nga neni 46 dhe për pagesën e borxhit kapital (fillestar); (f) shpenzimet reale kundrejt çdo kategorie përvetësimi krahasuar me: (i) përvetësimin buxhetor për atë kategori; dhe (ii) shpenzimet e vërteta për atë kategori në vitin paraprak fiskal; (g) detajet për çdo pranues të granteve publike të lëshuara gjatë vitit fiskal dhe shuma e grantit që është pranuar; (h) detajet e shpenzimeve për përvetësimet për shpenzime të rastit siç përshkruhen në nenin 26; (i) detajet e të gjitha rregullimeve të përvetësimeve të bëra në përputhje me nenin 27 dhe nenin 28; (j) arkëtimet nga tarifat për shfrytëzim gjatë vitit fiskal; dhe (k) informata të tjera që Ministri i Ekonomisë dhe Financave apo PSSP-ja i konsideron të nevojshme. 41.5 Informatat mbi pasuritë dhe detyrimet do të përfshijnë: (a) detajet mbi investimet e parave publike të bëra gjatë vitit fiskal; (b) detajet e çfarëdo obligimi të përshkruar në nenin 46; (c) një llogaritje të plotë të pasurisë në duar të organizatave buxhetoreve publike në fund të vitit fiskal; dhe (d) informatat të tjera të cilat Qeveria dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave apo PSSP-ja i konsideron të nevojshme. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The General Auditor must prepare and deliver an audit report on budgetary organizations’ financial statements.
Neni 42 Revizioni financiar nga Revizori i Përgjithshëm 42.1 Revizori i përgjithshëm do të përgatisë dhe t’i dorëzojë Kuvendit dhe PSSP-së një raport mbi deklaratat financiare të organizatave buxhetore për vitin e kaluar fiskal. Ky raport do të parashtrojë opinionet e Revizorit të Përgjithshëm mbi atë se nëse deklaratat financiare të organizatave të tilla buxhetore pasqyrojnë në mënyrë të drejtë dhe korrekte financat e organizatave në fjalë. 42.2 Revizori i përgjithshëm do të ketë qasje të pakufizuar në të gjitha informatat dhe shpjegimet që për mendimin e tij/saj janë të nevojshme me qëllimin të ekzekutimit të revizionit financiar. 42.3 Revizori i përgjithshëm do të paraqesë një raport në përputhje me nenin 42.1 deri më 30 qershor në vijim të vitit fiskal me të cilin ndërlidhet raporti. 42.4 Kopjet e raportit të Revizorit të Përgjithshëm do të vihen në dispozicion të publikut. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: This provision says nothing in this law may be interpreted or used to block or harm the PSSP’s reserved power to arrange an external, independent audit of Kosovo’s Consolidated Budget.
Neni 43 Revizioni nga jashtë i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës 24 Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të pengojë, dëmtojë apo nuk do të interpretohet në ndonjë mënyrë që pengon apo dëmton, pushtetin e rezervuar për PSSP-në sipas nenit 8.1 (e) të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/9 për të bërë aranzhimet për një revizionim të jashtëm dhe të pavarur të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. Pjesa IX Kufizimet në huamarrje, garantime, huadhënie dhe kapitalizimet - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Organizatat buxhetore nuk mund të marrin hua, të lëshojnë instrumente borxhi, të garantojnë borxhe, të bëjnë huadhënie, ose të përdorin fonde publike për të blerë interesa në ndërmarrje, përveç rasteve të lejuara saktësisht në këtë pjesë.
Neni 44 Kufizimet e përgjithshme për huamarrjen, huadhënien, lëshimin e instrumenteve të borxhit dhe garancioneve. 44.1 Asnjë organizatë buxhetore nuk do të bëjë çfarëdo kontrate, marrëveshje apo aranzhim që përfshin huamarrjen e të hollave apo themelimin e një mjeti kreditues në ndonjë mënyrë tjetër, përveç siç është shpjeguar saktësisht në këtë pjesë (Pjesa IX). 44.2 Asnjë organizatë buxhetore, (i) nuk mund të lëshojë asnjë instrument, siç mund të jetë ndonjë obligacion (instrument detyrimi) apo letër vlerë huamarrje kundrejt besueshmërisë (premtim i pagarantuar pagese) duke vendosur kështu një obligim borxhi në organizatën buxhetore, (ii) nuk do të garantojë apo sigurojë efektshmërinë apo ripagimin e një borxhi apo obligimi të çfarëdo organizata buxhetore, personi apo ndërmarrjeje ose, (iii) të merret me çfarëdo aktiviteti huadhënës. 44.3 Asnjë organizatë buxhetore nuk mund t’i përdorë paratë publike ose burime apo fonde të tjera për të paguar apo blerë në mënyrë direkte apo indirekte, ndonjë interes në një ndërmarrje, dhe as që mund të bëhet ndonjë përvetësim për këtë qëllim. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Article 45 says the limits in Article 44.1 do not apply to procurement contracts for goods, services, or works awarded by budget organizations, if handled under the applicable law or UNMIK procurement rules.
Neni 45 Përjashtimet Kufizimet e vendosura nga neni 44.1, nuk duhet të interpretohen si të zbatueshme mbi kontratat për prokurimin e mallrave, shërbimeve ose punëve të cilat janë shpërblyer nga organizata buxhetore, në pajtim më rregullat dhe procedurat e vendosura nga ligji në fuqi apo ndonjë rregullore të UNMIK-ut e cila qeveris (udhëheq) prokurimin publik. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Budgetary organizations may borrow only under the article 46 conditions, and the Finance Minister and the Government/PSSP have defined roles in the approval process.
Neni 46 Huamarrjet e lejuara 46.1 Nëse të gjitha kushtet dhe kërkesat e saktësuara në këtë nen 46 respektohen nga organizatat buxhetore, atëherë një organizatë buxhetore që ka për qëllim huamarrjen e parave për arritjen e një qëllimi të miratuar publik mund të marrë hua apo të bëjë ndonjë marrëveshje tjetër huamarrjeje me (i) një institucion financiar të saktësuar në Listën B të këtij ligji; (ii) me ndonjë institucion tjetër financiar, nëse lënda primare e një marrëveshje të tillë përfshin zgjatjen e një huamarrjeje apo themelimin e një mjeti kreditues, apo të siguruar nga ndonjëri nga institucionet e caktuara në Listën B (iii) një bankë të licencuar për ushtrimin e aktiviteteve të huadhënies, nëse banka e tillë është zgjedhur në pajtim me rregullat në fuqi që qeverisin prokurimin publik në Kosovë. 25 46.2 Organizata buxhetore, mund të merret me (angazhohet) aktivitete të huamarrjes vetëm nëse qëllimi dhe shuma e huamarrjeve të tilla është propozuar saktësisht dhe hollësisht në informatat mbi aktiven dhe pasuritë të përshkruara në nenin 19.6 (b) të këtij ligji. 46.3 Para se ndonjë nga organizatat buxhetore të hyjë në çfarëdo kontrate, marrëveshje apo aktiviteti që përfshin huamarrjen e parave, Ministria për Ekonomi dhe Financa do të: (i) njoftojë BPK-në mbi qëllimet e organizatës buxhetore për të marrë para hua si dhe shumën e kushteve materiale që mendohet se do të jetë e zbatueshme në huamarrjen e tillë, (ii) marrë pikëpamjet dhe këshillat me shkrim të BPK-së mbi huamarrjen e propozuar, (iii) të marrë pikëpamjet dhe këshillat me shkrim nga Departamenti i Buxhetor,Thesari dhe të Departamenti i Politikave Ekonomike të Ministrisë lidhur me huamarrjen e propozuar dhe (iv) të ia prezantojë të gjitha pikëpamjet dhe këshillat e tilla Qeverisë dhe PSSP-së. 46.4 Pikëpamjet dhe këshillat e siguruara nga Ministri për Qeverinë dhe PSSP-në duhet që në mes të tjerash të sigurojë informata dhe plotësisht të marrin parasysh kufizimet e Euro zonës për huamarrjet publike; veçanërisht kërkesat që shuma totale e borxhit publik të mos kalojë 60% të Prodhimit (Produktit) të Përgjithshëm të Vendit të vitit të kaluar dhe që deficiti në buxhetit të mos kalojë 3% të PPV-së. Pikëpamjet dhe këshillat e siguruara nga Ministri gjithashtu, në mes tjerash do të sigurojë informatat, dhe plotësisht do të marrë parasysh ndikimet e çfarëdo ndryshimi të pafavorshëm që ka ndodhur që nga përgatitja e informatave të tilla mbi aktiven dhe pasuritë që përmenden në nenin 46.2 dhe 19.6 (b) mbi (i) kushtet dhe konditat financiare që me siguri se do të zbatohen kundrejt huamarrjeve të tilla apo (ii) çmimin e mallrave, punëve, pronave, shërbimeve apo të drejtave të përdorimit që do të financohen nga huamarrjet e tilla. 46.5 Pas marrjes së pikëpamjeve dhe këshillave që kërkohen nga neni 46.3 dhe 46.4, Qeveria dhe PSSP-ja do të miratojnë apo refuzojnë huamarrjet e propozuara për këtë. Nevojitet miratimi i të dyjave Qeverisë dhe PSSP-së. Qeveria dhe PSSP-ja nëse pajtohen, munden që të miratojnë një shumë që do të huazohet dhe që është e ndryshme nga shuma e propozuar apo të imponojnë disa kushte të sakta mbi konditat financiare lëndë e të cilave do të jenë huamarrjet e tilla. 46.6 Organizata buxhetore që dëshiron të merret me çfarëdo aktiviteti që përfshin huamarrjen, do ta përdorë Ministrin e Ekonomisë dhe Financave si agjent të saj për ushtrimin e një aktiviteti të tillë. 46.7 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të jetë i vetmi agjent i autorizuar për të gjitha aktivitetet huamarrëse të organizatave buxhetore të Kosovës dhe do të: (i) prezantojë të gjitha organizatat buxhetore në ushtrimin e aktiviteteve të tyre huamarrëse; (ii) të udhëheqë të gjitha negociatat me huadhënësit e interesuar në emër të organizatave buxhetore; dhe (iv) të mbajë dokumentet origjinale dhe shënimet mbi të gjitha aktivitetet e huamarrjes. 46.8 Asnjë organizatë buxhetore nuk ka kompetenca që të përfshihet në ndonjë aktivitet të huamarrjes, siç është saktësuar nga neni 46. Nëse organizata buxhetore bën, pranon apo ekzekuton çfarëdo kontrate, marrëveshje, ndërmarrje apo dokument që ka huamarrjen si lëndë kryesore, atëherë një kontratë e tillë, marrëveshje, aktivitet apo dokument, do të anulohet dhe të shfuqizohet nëse nuk është autorizuar apo lëshuar në pajtueshmëri me nenin 46. Kur një organizatë buxhetore autorizohet që në përputhshmëri me këtë ligj të futet në marrëveshje për huamarrje, aktiviteti i tillë i huamarrjes duhet të bëhet në përputhshmëri të plotë me ligjin në fuqi në Kosovë. Pjesa X Përgjegjësitë e njësive të përcaktuara - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: This article defines “Director” and “Responsible Minister” for this part.
Neni 47 Përkufizimet Në këtë pjesë: 26 “Drejtor” do të nënkuptojë anëtarin e organit më të lartë qeverisës të një njësie të përcaktuar; dhe “Ministri Përgjegjës” nënkupton Ministrin që sipas një ligji apo Rregullore të UNMIK-ut është caktuar si përgjegjës për mbishikimin e përgjithshëm të njësisë përkatëse të përcaktuar, ose, nëse asnjë Ministër nuk është caktuar, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të jetë përgjegjës. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A budget organization may give a grant to a designated unit only if the relevant appropriation specifically authorizes it, and any grant conditions must be fully respected.
Neni 48 Grantet për njësitë e përcaktuara 48.1 Varësisht nga neni 48.2, organizata buxhetore mund të sigurojë një grant për një njësi të përcaktuar vetëm nëse një përvetësim për organizatën përkatëse buxhetore në mënyrë specifike dhe të saktë e autorizon një grant të tillë, dhe, në raste të tilla, organizata buxhetore do të sigurojë që çfarëdo kushti i vendosur nga përvetësimi në një grant të tillë të respektohet plotësisht. 48.2 Sa ka të bëjë me përvetësimet e propozuar që autorizojnë një grant për një njësi të përcaktuar, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do: (i) të marrë pikëpamjet dhe këshillat e BPK- së mbi grantin e propozuar, (ii) të marrë pikëpamjet dhe këshillat me shkrim nga Departamenti i Buxhetit, Thesari dhe Departamenti i Politikave Ekonomike të Ministrisë lidhur me grantin e propozuar, dhe (iii) të i’a prezantojë të gjitha pikëpamjet dhe këshillat e tilla Kuvendit. Gjatë marrjes në konsideratë të rekomandimeve (këshillave) për bërjen e një përvetësimi që autorizon grantin e propozuar, Kuvendi në mes tjerash do të marrë parasysh: (a) nëse njësia e përcaktuar apo çfarëdo aksioni në të shitet gjatë vitit fiskal (i) mundësinë e investimeve kapitale (ii) kushtet dhe konditat operative të cilat do ti viheshin pronarëve të rinj, në mënyrë që të arrihen qëllimet e barabartësisë; (b) planet bisnesore të përgatitura nga njësitë e përcaktuara publike që paraqesin: (i) tarifat e propozuara për konsumatorët, që do të vendon në vitin aktual dhe pesë vitet e ardhshme fiskale; (ii) kontratat dhe aranzhimet e tjera për ndërrimin e menaxhmentit nëse tarifat e propozuara për konsumator nuk zbatohen sipas orarit të caktuar në planet e bisnesit apo që vendosen por nuk zbatohen. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: A designated unit must keep its fiscal year as the calendar year and maintain proper accounts and financial records.
Neni 49 Praktika e kontabilitetit 49.1 Viti fiskal i një njësie të përcaktuar do të jetë viti kalendarik. 49.2 Njësia e përcaktuar do të mbajë llogaritë dhe regjistra financiar në përputhje me dispozitat e Rregullores 2001/30 të cilat janë aplikative për organizatat bisnesore, llogaritë dhe regjistrat e tillë do të regjistrojnë në mënyrë të rregullt transaksionet dhe qëndrimet financiare. Njësia e përcaktuar do t’i mbajë llogaritë dhe regjistrat në mënyrë që të: (a) mundësojë përgatitjen e deklaratave financiare që kërkohen nga ky Ligj; dhe (b) lejojë që këto deklarata financiare të revizohen në mënyrë të mirëfilltë dhe të përshtatshme, ashtu siç parashihet me këtë ligj. 49.3 Njësia e përcaktuar duhet ti mbajë llogaritë dhe regjistrat financiar për së paku 7 vite pas përfundimit të transakcionit për të cilin ato vlejnë. 49.4 Njësia e përcaktuar do t’i vejë regjistrat në dispozicion në çdo kohë për inspektim apo revizionim nga cilido nga drejtorët e njësisë së tillë të përcaktuar. 27 - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Njësia e përcaktuar duhet të përgatisë dhe dorëzojë raport të përkohshëm brenda 30 ditëve pas çdo çereku fiskal, dhe Ministri Përgjegjës duhet ta paraqesë atë në Kuvend brenda 15 ditëve nga pranimi.
Neni 50 Raportet e përkohshme 50.1 Rregullat Financiare mund të përshkruajnë formën dhe klasifikimin që do të përdoret gjatë përgatitjes së raporteve të përkohshme dhe përfundimtare të njësisë së përcaktuar. 50.2 Secila njësi e përcaktuar do të përgatisë një raport të përkohshëm për periudhat e përshkruara nga neni 50.3, ky raport do të përfshijë: (a) një raport mbi veprimtaritë; dhe (b) deklaratat financiare, përfshirë këtu edhe bilancin, deklaratat mbi profitin dhe humbjet, deklaratën e parave të gatshme në dispozicion dhe aktiven likuide, dhe deklaratat e tjera që japin një pasqyrim të drejtë dhe korrekt të statusit financiar të njësisë së përcaktuar. 50.3 Brenda tridhjetë ditëve (30) nga përfundimi i çdo çereku të vitit fiskal, njësia e përcaktuar do të përgatisë dhe do t’i dorëzojë Ministrit përgjegjës dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Financave një raport të përkohshëm që mbulon vitin fiskal deri në përfundimin e çerekut përkatës të vitit. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mundet, që pas kërkesës (aplikimit) nga Ministri përgjegjës të autorizojë edhe një periudhë shtesë deri në tridhjetë (30) ditë për dorëzimin e raportit të përkohshëm pas. 50.4 Ministri Përgjegjës duhet të prezantojë raportin e përkohshëm të njësisë së përcaktuar para Kuvendit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve që nga dita kur raporti i është prezantuar Ministrit Përgjegjës. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Each designated unit must prepare an annual report and submit it to the responsible minister and the Minister of Finance and Economy within 90 days after the fiscal year ends.
Neni 51 Raportet vjetore 51.1 Çdo njësi e përcaktuar duhet të përgatisë një raport vjetor që duhet të përfshijë: (a) një raport mbi veprimtaritë; (b) detajet e çfarëdo transaksioni të përshkruar nga neni 53 që është ekzekutuar nga njësia e përcaktuar gjatë vitit fiskal; (c) deklaratat financiare nga një revizor i pavarur, përfshirë këtu edhe bilancin, deklaratat mbi profitin dhe humbjet, dhe deklaratat e ngjashme që japin një pasqyrim të drejtë dhe korrekt të statusit financiar të njësisë së përcaktuar; dhe (d) një plan paraprak menaxhimi, që parashtron detajisht planet e njësisë së përcaktuar për aktivitetet dhe aranzhimet e ardhshme. 51.2 Raporti vjetor i kërkuar nga neni 51.1 do ti dorëzohet Ministrit Përgjegjës dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë brenda nëntëdhjetë ditësh (90) pas përfundimit të vitit fiskal të njësisë së përcaktuar. 51.3 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mundet që me kërkesën e Ministrit Përgjegjës të autorizojë një kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh shtesë për periudhën kohore të caktuar në nenin 51.2. 51.4 Ministri përgjegjës duhet të prezantojë raportin vjetor të njësisë së përcaktuar para Kuvendit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve që nda dita kur raporti në fjalë i është prezantuar Ministrit Përgjegjës. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The General Auditor must audit the accounts, registers, and financial statements of each specified unit and submit a detailed report to the Assembly by 30 June each year after the relevant fiscal year.
Neni 52 Revizioni nga Revizori i Përgjithshëm 28 Llogaritë, regjistrat dhe deklaratë financiare të çdo njësie të përcaktuar do të kontrollohen nga Revizori i Përgjithshëm. Revizori i Përgjithshëm do të dorëzojë një raport detal mbi rezultatet e një revizionimi të tillë në Kuvend deri më 30 Qershor të çdo viti kalendarik që vijon menjëherë pas vitit përkatës fiskal. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Drejtorët e një njësie të përcaktuar duhet t’u japin menjëherë me shkrim dy ministrave detaje për çdo veprim të propozuar të listuar në nen.
Neni 53 Njoftimi i ministrave për ngjarjet e rëndësishme lidhur me njësitë e përcaktuara. Nëse menaxherët apo drejtorët e një njësie të përcaktuar, propozojnë që të ndërmerret ndonjëra nga veprimet vijuese, çdo drejtor i njësisë së përcaktuar menjëherë do ti sigurojë Ministrit Përgjegjës dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë detaje me shkrim mbi veprimin e propozuar: (a) formoj ose të marrë pjesë në formimin e një njësie ligjore, kompanie, shoqërie, trusti, sipërmarrje të përbashkët bisnesore pa personalitet juridik, ndonjë marrëveshje të ngjashme, ose të tjera; (b) të kërkojë, ekspozojë apo të modifikoj karakterin apo përmasat e shtrirjes së çfarëdo interesi të mbajtur nga një organizatë apo shoqatë e përmendur në pikën (a); (c) përvetësimin apo rregullimin e çfarëdo pasurie operative apo të rëndësishme; (d) shuarjen, zgjerimin apo modifikimin e veprimtarive (e) ushtruar interesin pronësor ndaj cilësdo prej organizatave apo shoqatave të përmendura në pikën (a), më lartë, për të nxitur një organizatë të tillë që të ndërmarrë veprimet e saktësuara nën pikat (a)-(d) më lartë; dhe (f) e angazhuar në çfarëdo aktiviteti huamarrës. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Certain unit directors must provide requested reports, documents, and information to the responsible minister and the minister of economy and finance as soon as possible after a request, and they may not hesitate to comply for any reason.
Neni 54 Informimi i vazhdueshëm i Ministrave 54.1 Drejtorët e një njësie të përcaktuar do t’i sigurojnë Ministrit Përgjegjës dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Financave raportet, dokumentet dhe informatat e kërkuara nga cilido nga ata. 54.2 Çfarëdo raporte, dokumente apo informata që kërkohen nga neni 54.1, duhet të vihen në dispozicion sa më shpejtë që është e mundshme pas kërkesës. Asnjë Drejtor, nuk mund të hezitojë që të plotësojë një kërkesë të tillë, për çfarëdo arsye. Pjesa XI Komunat - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Çdo komunë duhet të emërojë një Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe të krijojë departamente të thesarit dhe buxhetit; ministri mund të nxjerrë rregulla dhe të bëjë marrëveshje me komunat sipas kushteve të nenit.
Neni 55 Zbatimi i këtij ligji në komuna 55.1 Çdo komunë do të emërojë një Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe do të krijoj një Departament të Thesarit dhe një Departament të Buxhetit të cilat do të kenë përgjegjësi dhe pushtet mbi proceset buxhetore të komunave, përgjegjësi këto të ngjashme me ato që ushtrohen nga Thesari dhe Departamenti i Buxhetit i Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë mbi proceset buxhetore të Qeverisë së Kosovës. 55.2 Komuna mund të bëjë një marrëveshje me shkrim me Ministrin e Financave dhe të Ekonomisë që Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Thesari dhe Departamenti Buxhetor të marrin 29 përsipër të gjitha apo një pjesë të përgjegjësive mbi funksionet buxhetore të cilat komuna është e autorizuar ti ushtrojë sipas këtij ligji. 55.3 Varësisht nga neni 55.4: (a) procedurat e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit, të parapara në Pjesët IV-VII të këtij ligji si dhe procedurat e raportimit, kontabilitetit, si dhe procedurat revizore të përfshira në Pjesën VIII të këtij ligji do të zbatohen (ekzekutohen) nga komunat sikurse edhe dispozitat në ato Pjesë që kanë të bëjnë me punonjësit, zyrtarët apo organizatat buxhetore do të interpretohen në mënyrë që kjo pjesë XII të mbulojë gjithashtu edhe zyrtarët përkatës të nivelit komunal, punonjësit dhe autoritetet publike; dhe (b) çdo përgjegjësi, pushtet apo autoritet i përshkruar apo i imponuara në Pjesët IV- VIII mbi Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo pushtet që ka Ministri kundrejt procesit buxhetor të Qeverisë së Kosovës, do të interpretohet si përgjegjësi e njëjtë dhe pushtet i akorduar te Drejtori Ekzekutiv Financiar Komunal lidhur me procesin buxhetor komunal. 55.4 Kur Ministri i Ekonomisë dhe Financave e konsideron si të nevojshme, në përputhje me autoritetin e siguruar nga neni 5.2 i Rregullores së UNMIK-ut 2001/9 dhe nenit 37.3 të Rregullores së UNMIK-ut 2000/45, Ministri mund të parashtrojë (i) rregullat për përgatitjen e buxhetit dhe procedurat për zbatimin e tyre në komuna, të cilat dallojnë nga ato që përshkruhen nga pjesët IV dhe V të këtij ligji, dhe (ii) rregullat mbi raportimin, kontabilitetin dhe procedurat e revizionimit (kontrollit financiar) të komunave që dallojnë nga ato të përcaktuara me pjesën VIII të këtij ligji, duke siguruar që rregullat e parashkruara nën autoritetin e këtij neni të hyjnë në fuqi vetëm pasi të jenë miratuar me shkrim nga komisioni i granteve. 55.5 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të bëjë një marrëveshje me një komunë për ti siguruar asaj këshilla ose shërbime, në mënyrë që të sigurohet që fondet komunale nën fondin e konsoliduar të Kosovës të përdoren me efektshmëri. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Komuna mund të caktojë dhe të mbledhë tatime ose të pranojë grante operative vetëm nëse miraton procedurat e kërkuara në nenin 55.
Neni 56 Grantet operative që i nënshtrohen këtij ligji Komuna mund të caktoj dhe të mbledhë tatime ose të pranojë grante të përgjithshme operative ose grante specifike operative vetëm nëse ajo adopton (përvetëson) përgatitjen e buxhetit dhe procedurat e zbatimit dhe raportimit si dhe procedurat kontabël dhe të revizionit të përshkruara në nenin 55. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Municipal revenues from taxes, tax duties, and charges must be deposited immediately into the official bank account under Kosovo’s Consolidated Fund, with a written notice to the Treasury.
Neni 57 Tatimet dhe taksat e mbledhura nga komuna 57.1 Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga komunat siç janë taksat, tatimet apo detyrimet e caktuara nga komuna janë para publike dhe menjëherë pasi të mblidhen do të depozitohen në llogarinë adekuate zyrtare bankare nën Fondin e Konsoliduar të Kosovës. Menjëherë pas krijimit të depozitave të tilla komuna do ta hartojë një shkresë Thesarin, në formularin e saktësuar në rregullat financiare, duke cekur (i) shumën e përgjithshme të depozituar, dhe (ii) informatat e tjera që kërkohen sipas Rregullave Fiskale. 57.2 Përveç shumave të përshkruara nga neni 57.3 dhe neni 57.7, taksat, tatimet ose detyrimet e pranuara nga Komuna do të dedikohen si të ardhura, dhe do të trajtohen si fonde të përvetësuara në llogarinë e komunës në Fondin e Konsoliduar të Kosovës . 57.3 Çdo taksë, tatim, ose detyrim i mbledhur nga komuna mbledhja e të cilit nuk është e autorizuar me ligj apo me rregullore të UNMIK-ut, do të trajtohet si para publike dhe do të 30 depozitohet nga komuna në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në përputhje me nenin 13 të këtij ligji. Shumat e përshkruara në këtë nen do të jenë, arkëtim i përgjithshëm i Qeverisë dhe nuk do të dedikohen për një komunë por do të segregohen nga Drejtori i Thesarit dhe do të mbahen në një llogari të veçantë më qëllim që ti ofrojë komunës mundësi për të plotësuar kërkesat për kompensim, siç përshkruhet në nenin 57.5. Nëse pas pagimit të të gjitha kompensimeve me kohë dhe në mënyrë të vlefshme, mbeten ende shuma që janë segreguar, fondet e tilla do të bëhen të ardhura të përgjithshme. 57.4 Nëse një komunë dështon që të bëjë shpërndarjen e shumës ashtu si përshkruhet nga neni 57.3, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të përpilojë një vlerësim preliminar të shumave të përshkruara në nenin 57.3 që i ka mbledhur komuna. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të sigurojë një vlerësim preliminar për revizorin e përgjithshëm, i cili do ta shqyrtojë vlerësimin e tillë dhe do t’i dërgojë Ministrit vlerësimit përfundimtar duke u bazuar në dëshmitë që i ka në dispozicion revizori i përgjithshëm. Ministri pastaj do të konsultohet me komisionin e granteve lidhur me çështjen dhe, nëse, komisioni i granteve e miraton, Ministri do të zvogëlojë shumën e përgjithshme operative të grantit të ndarë për atë Komunë në masën e përcaktuar nga vlerësimi përfundimtar. 57.5 Kur një person apo ndërmarrje që ka paguar një taksë, tatim apo detyrim siç është përshkruar në nenin 57.3 kërkon që t’i ripaguhet shuma e paguar, personi apo ndërmarrje në fjalë do të parashtrojnë ankesën në fjalë brenda dy (2) viteve pas përfundimit të vitit kalendarik gjatë të cilit është paguar shuma përkatëse. Komuna përkatëse do ta bartë përgjegjësinë e vetme ligjore për kompensimin e taksës, tatimit apo detyrimit në fjalë, dhe asnjë autoritet publik nuk do të ketë asnjë përgjegjësi ligjore lidhur me atë se a është apo nuk është depozituar taksa, tatimi apo ngarkesa e paautorizuar në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. 57.6 Çdo veprim apo vendim i komunës që ka për qëllim apo efekt ndalimin e ankesave ligjore për kompensimin e taksave, tatimeve apo detyrimeve të cilat janë imponuar apo mbledhur ilegalisht, apo ankesat legjitime për kompensimin e dëmeve që janë shkaktuar nga imponimi i tarifave apo tatimeve të tilla, aktet apo vendimet e tilla të komunës nuk do të jenë të vlefshme dhe as nuk do të hyjnë në fuqi. 57.7 Nëse taksat, tatimet apo detyrimet e përshkruara në nenin 57.1 janë mbledhur nga një komunë e cila sipas mendimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Revizorit të Përgjithshëm ka dështuar që të miratojë dhe zbatojë procesin buxhetor konform kërkesave të nenit 55, Ministria për Ekonomi dhe Financa do të sigurojë që taksat, tatimet dhe detyrimet e tilla të mos akordohen në llogarinë e fondeve të dedikuara për komunën përkatëse për në Fondin e Konsoliduar të Kosovës, por që në vend të kësaj ato të mbahen në një llogari mirëbesimi, siç parashihet me nenin 16.2 dhe të depozituara në llogarinë e fondeve të dedikuara të komunës përkatëse vetëm kur Ministri i Ekonomisë dhe Financave të verifikojë se komuna ka miratuar dhe zbatuar procesin buxhetor në përputhshmëri me nenin 55. 57.8 Komuna që është ndikuar negativisht nga një vendim i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa i marrë në përputhje me nenin 57.7, mund të përpilojë një kërkesë me shkrim dhe ta dërgojë kërkesën në fjalë tek Komisioni i Granteve për të shqyrtuar faktet dhe rrethanat që kanë shpjer drejt marrjes së vendimit të tillë. Komisioni i Granteve pas pranimit të kërkese të tillë, mund të shqyrtojë çështjen në fjalë dhe të anulojë apo të mbështesë veprimin e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. Nëse anulon vendimin e Ministrisë, atëherë do të lëshojë një vendim duke udhëzuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që të marrë masa përkatëse, që janë të nevojshme për t’u siguruar se taksat, tatimet dhe ngarkesat e tilla të akordohen në llogarinë e të ardhurave të dedikuara të komunës përkatëse në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Article 58 sets up a Grants Commission, requires regular meetings, and assigns deadlines for recommendations and budget justifications.
Neni 58 Komisioni i Granteve 58.1 Komisioni i granteve do të themelohet jo më vonë se 60 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Anëtarët e të njëjtit do të jenë Kryeministri, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, një 31 Ministër tjetër të caktuar nga Qeveria, Kryesuesi i Komisionit Buxhetor të Kuvendit dhe tre përfaqësues të komunave të caktuara nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe të miratuara nga Qeveria. 58.2 Komisioni i Granteve do të mbajë mbledhje në baza të rregullta. Mbledhjet do të organizohen nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Mbledhjet e tjera mund të organizohen bashkërisht nga dy anëtarë të tjerë, duke siguruar sidoqoftë që çdo mbledhje e tillë jo e rregullt të organizohet së paku shtatë ditë para mbajtjes së saj. Mbledhja e komisionit për grante do të jetë e vlefshme vetëm nëse (i) katër ose më tepër anëtarë janë të pranishëm (ii) njëri, ose Ministri i Ekonomisë dhe Financave ose Kryeministri janë të pranishëm. Ministri i Ekonomisë dhe Financave ose - në mungese të tij – Kryeministri, do të jetë përgjegjës për drejtimin e mbledhjeve të komisionit për grante. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të formojë një sekretariat të përhershëm për të mbështetur komisionin e granteve gjatë ekzekutimit të përgjegjësive të tij. 58.3 Komision për Grante: (a) deri me 1gusht do t’i rekomandojë Ministrisë për Ekonomi dhe Financa shumat që duhet përvetësuar si grante të përgjithshme operative në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për tri vitet e ardhshme fiskale; (b) deri me 1 gusht do të krijojë një formulë për shpërndarjen e fondeve të përvetësuara komunave si grante të përgjithshme operative; (c) kohë pas kohe do t’i rekomandojë Kuvendit përmes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë se çfarë kompetencash duhet tu jepen Komunave, me qëllim të mbledhjes së tarifave, detyrimeve dhe taksave lokale; (d) deri me 31 gusht, së bashku me autoritet publike qendrore përgjegjëse për mbikëqyrjen e programeve të komunave për të cilat janë dhuruar grantet specifike operative (i) do t’i rekomandojë Ministrit të Financave dhe Ekonomisë shumat që duhet përvetësuar si grante specifike operative për ato programe; dhe (ii) të krijojë një formulë, duke u bazuar në kritere objektive, për ndarjen e fondeve në formë të granteve specifike operative në komuna. 58.4 Nëse buxheti i konsoliduar i përgatitur nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave përfshinë një shumë që do të përvetësohet si grant i përgjithshëm operativ, e që nuk është i njëjtë me shumën e rekomanduar nga neni 58.3 (a), Ministri do të përfshijë në dokumentet buxhetore një arsyetim rreth ndryshimit në fjalë. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The article sets how the general operating grant is handled, including quarterly deposits and when the Ministry may place funds into a trust account instead of the municipality’s dedicated account.
Neni 59 Grantet e përgjithshme operative 59.1 Përvetësimi për grantin e përgjithshëm operativ, do të depozitohet në të ardhurat e dedikuara të komunës përkatëse në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në katër këste, në ditën e parë të punës to çdo çereku të vitit përkatës fiskal. 59.2 Nëse sipas mendimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Revizorit të Përgjithshëm një komunë ka dështuar që të adoptojë dhe implementojë proceset buxhetore në përputhje me nenin 55, Ministria për Ekonomi dhe Financa mund të depozitojë të gjitha apo cilëndo nga këstet tremujore të saktësuara në nenin 59.1 në një llogari të mirëbesimit, siç është përshkruar në nenin 16.2, dhe jo në llogarinë e fondeve të dedikuara të komunës përkatëse në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund t’i transferojë fondet e tilla nga një fond i tillë i mirëbesimit në llogarinë e fondeve të dedikuara të komunës, por kjo mund të bëhet vetëm kur Ministri i Ekonomisë dhe Financave të ketë konfirmuar se komuna i ka zbatuar dhe miratuar proceset buxhetore në përputhshmëri me nenin 55. 59.3 Komuna që ka pasur pasoja negative nga një vendim i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa i marrë në përputhje me nenin 59.2, mund të arkivojë një kërkesë me shkrim dhe ta 32 dërgojë kërkesën në fjalë tek Komisioni i Granteve për të shqyrtuar faktet dhe rrethanat që kanë shpier drejt marrjes së vendimit të tillë. Komisioni i Granteve pas pranimit të kërkesës të tillë, mund të shqyrtojë çështjen në fjalë dhe të anulojë apo të mbështesë veprimin e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. Nëse anulon vendimin e Ministrisë, atëherë do të lëshojë një vendim duke udhëzuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që të marrë masa përkatëse, që janë të nevojshme për t’u siguruar se tarifat, tatimet dhe ngarkesat e tilla të akordohen në llogarinë e të ardhurave të dedikuara të komunës përkatëse në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: This provision sets how specific operational grants are paid, reported, reviewed, and possibly redirected if a municipality does not meet the grant conditions.
Neni 60 Grantet specifike operative 60.1 Një përvetësim për grantin e përgjithshëm operativ do të depozitohet në llogaritë e të ardhurave të dedikuara të komunës në fondin e konsoliduar të Kosovës në katër këste të barabarta, në ditën e parë të punës të çdo çereku të vitit përkatës fiskal. 60.2 Nëse autoritet publik qendror i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e një programi të komunës, për të cilin është siguruar një grant specifik, siguron informata që komuna nuk është duke iu përmbajtur kushteve që qeverisin përdorimin e një granti të tillë, atëherë autoriteti qendror publik do të njoftojë menjëherë Komisionin e Granteve. Komisioni për grante do të shqyrtojë çështjen, dhe nëse komisioni për grante zbulon se komuna nuk i është përmbajtur kushteve që qeverisin përdorimin e një granti special operativ, komisioni i granteve do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë mbi atë zbulim. 60.3 Pas pranimit të njoftimit nga komisioni i granteve se komuna nuk ka përmbushur kushtet që qeverisin grantet specifike, atëherë Ministria për Ekonomi dhe Financa mund të depozitoj në llogarinë e mirëbesimit të përshkruara në nenin 16.2; (i), të gjitha apo ndonjë pjesë të kësteve tremujore të përshkruara në nenin 60.1 dhe (ii) të gjitha ose ndonjë pjesë të kësteve tremujore të përshkruara në nenin 59.1, në vend që të depozitojnë fondet i tilla në llogaritë e të ardhurave të dedikuara të komunës në fondin e konsoliduar të Kosovës. Duke marrë parasysh, sidoqoftë, që para depozitimit të çfarëdo shume nga këstet tremujore të specifikuara në nenin 59.1, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të vlerësojë shumën e grantit specifik operativ i cili është përdorur në kundërshtim me kushtet që qeverisin përdorimin e tij, dhe duke siguruar më tutje që një vlerësim i tillë do të përmbajë shumën maksimale të fondeve që Ministria për Ekonomi dhe Financa në përputhje me klauzolën (ii) të fjalisë paraprake, mund të depozitoj në një llogari specifike të mirëbesimit. 60.4 Nëse autoriteti qendror publik është përgjegjës për mbikëqyrjen e programin të Komunës që është prekur nga veprimet e ndërmarra nga Ministria për Ekonomi dhe Financa sipas nenit 60.3, vërteton Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që Komuna ka demonstruar kapacitet dhe vullnet që të përputhet me kushtet që qeverisin përdorimin e grantit specifik operativ, atëherë Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të transferoj fondet nga llogaria përkatëse e mirëbesimit në llogarinë e komunës për fondet e dedikuara. 60.5 Komuna e cila është afektuar (prekur) nga një veprim i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa i ndërmarrë në përputhje me nenin 60.3, mund ti bëjë komisionit të granteve një kërkesë me shkrim për shqyrtimin e fakteve dhe rrethanave që kanë pasur si rezultat ndërmarrjen e një veprimi të tillë. Komisioni i granteve mund që pas pranimit të një kërkese të tillë, të shqyrtoj dhe të anuloj njoftimin e bërë Ministrisë së Financave sipas nenit 60.2. Nëse Komisioni i Granteve anulon një njoftim të tillë, atëherë Ministria për Ekonomi dhe Financa do të transferoj fondet nga llogaria e mirëbesimit në llogarinë e komunës përkatëse. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The Minister of Economy and Finance may appoint a temporary financial administrator for a municipality, but only after consultation and only if the written confirmation and committee ratification conditions are met.
Neni 61 Caktimi i administratorit financiar komunal nga Ministri 61.1 Varësisht nga neni 61.2, kur Ministri i Ekonomisë dhe Financave vjen deri tek përfundimi se komuna ka dështuar në miratimin e procesit buxhetor që është në përputhje me kërkesat e parashtruara nga neni 55, Ministri pas konsultimeve me komisionin për grante mund të caktojë 33 një administrator të përkohshëm financiar në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, i cili do menaxhonte çështjet financiare të komunës. 61.2 Emërimi i tillë i bërë nën autoritetin e nenit 61.1 do të hyjë në fuqi vetëm nëse: (a) Ministri i Ekonomisë dhe Financave ka pranuar konfirmimin me shkrim nga Revizori i Përgjithshëm, se proceset buxhetore dhe financiare të miratuara nuk janë në përputhje me kërkesat e parashtruara nga neni 56; dhe (b) Vendimi për emërim është ratifikuar nga komisioni buxhetor i Kuvendit. Pjesa XII Dispozitat penale dhe çështjet përfundimtare - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Article 62 makes it a criminal offence to influence public-money decisions through value, intimidation, or coercion, and sets fines, imprisonment, and public-service bans for convictions.
Neni 62 Ndikimi i paligjshëm 62.1 Do të konsiderohet vepër penale, për çdo person apo ndërmarrje që të sigurojë, të ofrojë, kërkojë, pranojë çfarëdo gjëje me vlerë për dobi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të një të punësuari apo ish të punësuari të autoritetit publik apo të ndonjë zyrtari publik apo të një ish zyrtari publik, plotësisht apo pjesërisht, me qëllim të influencimit në një vendim lidhur me përdorimin e çfarëdo paraje publike. 62.2 Gjithashtu do të konsiderohet vepër penale për çdo person apo ndërmarrje që të ndërmarrë çfarëdo veprimi, ose të shpreh apo të tregojë gatishmëri që të marrë çfarëdo veprimi me qëllim të frikësimit, të shtrëngimit, të dëmtimit apo të nxitjes (fizike, financiare apo tjetër) ndaj çfarëdo personi apo ndërmarrësi tjetër plotësisht apo pjesërisht, me qëllim të ndikimit në një vendim lidhur me përdorimin e parave publike. 62.3 Çdo person apo ndërmarrje që dënohet për ndonjërën nga veprat penale të saktësuara në nenin 62.1 ose 62.2 do të paguaj dënimin prej 10,000 deri në 500,000 Euro, gjyqi përkatës do të përdorë diskrecionin e arsyeshëm me rastin e përcaktimit të shumave të sakta të dënimeve të tilla, duke marrë parasysh karakterin e saktë të veprës së tillë (përkatëse). Çdo person apo ndërmarrje e dënuar, gjithashtu, do të ndalohet që për një periudhë prej më së paku pesë (5) vjetëve të marrë pjesë në çfarëdo mënyre, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në çfarëdo aktiviteti apo procedure që përfshinë përdorimin apo shpenzimin e parave publike apo burimeve të tjera publike. Nëse një person i tillë i dënuar është nëpunës i një autoriteti publik apo një zyrtar publik, ai ose ajo do të përjashtohet dhe do ti ndalohet punësimi në institucionet e shërbimeve publike për një periudhë pesëvjeçare (5). 62.4 Çdo person i dënuar për ndonjërën nga veprat penale të saktësuara në nenin 62.2 do të burgoset me kohëzgjatje prej një viti apo me dyfishin e kohëzgjatjes së barabartë me kohëzgjatjen e cila është e zbatueshme sipas ligjeve të përgjithshme penale dhe rregulloreve në Kosovë për një vepër të tillë penale. Dënimi që është më afatgjatë do të zbatohet. 62.5 Kur një vepër penale e saktësuar në nenin 62.1 ose nenin 62.2 supozohet se është kryer nga ose në emër të një ndërmarrje, personi fizik ose personat e përfshirë në ngjarjen e cila ka shkaktuar një kundërvajtje të tillë, gjithashtu, do të ndiqen penalisht. Gjithashtu, çdo drejtor apo zyrtar ekzekutiv përgjegjës i një ndërmarrje të tillë, i cili ka ditur apo është dashur të dijë ngjarjet që kanë paraprirë kundërvajtjen e tillë, gjithashtu, do jetë përgjegjës penalisht. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Public officials and civil servants who intentionally or repeatedly negligently fail to follow this law or a valid order issued under it can be barred from public service and fined.
Neni 63 Shkeljet nga zyrtarët apo nëpunësit publik 63.1 Nëse ndonjë zyrtar publik ose nëpunës publik me qëllim dështon, apo më shumë se një herë dështon me neglizhencë, t’u bindet një apo me tepër herë obligimeve dhe kërkesave të vendosura nga ky ligj apo një akt normativ ose urdhër të vlefshëm që është lëshuar nën autoritetin e këtij ligji, zyrtari i tillë publik apo nëpunësi do të përjashtohet dhe do t’i ndalohet punësimi në shërbimet publike për një periudhë së paku (3) trevjeçare. 34 63.2. Nëse ndonjë zyrtar publik apo nëpunës publik me qëllim dështon t’u bindet një apo më tepër obligimeve, apo kërkesave të vendosura nga ky ligj apo nga një akt plotësues normativ ose urdhër valid i lëshuar nën autoritetin e këtij ligji, personi i tillë do të jetë subjekt i një dënimi administrativ deri në 10,000 Euro. Nëse një dështim i tillë i qëllimshëm i shkakton dëme një organizate buxhetore dhe/ose humbje të parave publike, zyrtari i tillë publik apo shërbyesi civil do të jetë përgjegjës për të gjitha dëmtimet apo humbjet e tilla. Nëse një dështim i tillë përfshinë sjelljet që konsiderohen si një krim nën ligjet dhe rregulloret e përgjithshme penale të Kosovës, personi i tillë, gjithashtu, do të jetë subjekt i ndjekjes penale sipas ligjeve dhe rregulloreve të tilla. 63.3. Nëse ndonjë zyrtar publik apo nëpunës i një organizate buxhetore dështon me neglizhencë që t’u bindet një apo më tepër obligimeve, apo kërkesave të vendosura nga ky ligj apo nga një akt normativ ose urdhër i vlefshëm i lëshuar nën autoritetin e këtij ligji, dhe nëse një dështim i tillë i qëllimshëm i shkakton dëme një organizate buxhetore dhe/ose humbje të parave publike, zyrtari i tillë publik apo nëpunësi do të jetë përgjegjës për dëmtimet dhe humbjet e tilla, kur rrethanat përfshijnë neglizhencën ose pakujdesinë. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Gjykata mund të urdhërojë pezullimin e një zyrtari publik ose nëpunësi civil nga detyra e tij/saj.
Neni 64 Suspendimi i zyrtarit publik dhe shërbyesve civil Nëse një zyrtar publik apo nëpunës bëhet lëndë e një procedure gjyqësore ku janë shfaqur dyshimet se një zyrtar apo nëpunës i tillë ka qenë i përfshirë në një ngjarje të paligjshme, siç është përshkruar në nenin 62 ose ka dështuar me qëllim apo për shkak të neglizhencës t’u bindet një apo disa obligimeve apo kërkesave të vendosura nga ky ligj apo nga një akt apo urdhër plotësues normativ i lëshuar në mënyrë të vlefshme nën autoritetin e këtij ligji, gjyqi mund të lëshojë një urdhër me të cilin suspendon një person të tillë nga pozita e tij/saj deri në kohën kur gjyqi të mbajë një seancë të plotë dhe korrekte lidhur me dyshimet dhe të marrë vendim. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: A person other than a public official or civil servant who breaches this law or rules made under it can be found guilty of an offence and fined EUR 10,000 to EUR 500,000.
Neni 65 Shkeljet nga personat e tjerë Nëse një person tjetër përveç zyrtarëve publik apo shërbyesve civil bën shkeljen e dispozitave të këtij ligjit apo të një akti ose rregullore normative, të lëshuar në mënyrë të vlefshme nën autoritetin e këtij ligji, personi i tillë do të jetë fajtor për vepër penale dhe do të kërkohet të paguajë një gjobë nga 10,000 deri në 500,000 Euro, gjyqi përkatës do të përdorë diskrecionin e arsyeshëm me rastin e përcaktimit të shumës së saktë të dënimeve të tilla, marrë parasysh karakterin e saktë të veprës së tillë. Nëse një shkelje e tillë i shkakton dëme një organizate buxhetore ose humbje të parave publike, personi i tillë do të jetë përgjegjës për të gjitha dëmtimet dhe humbjet e tilla. Nëse shkelja e tillë konsiderohet si një krim sipas ligjeve dhe rregulloreve të përgjithshme penale të Kosovës, personi i tillë, gjithashtu, do të ndiqet penalisht sipas ligjeve dhe rregulloreve të tilla. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: This law enters into force on the day it is proclaimed by PSSP.
Neni 66 Hyrja në fuqi Ky ligj do të hyjë fuqi në ditën e shpalljes nga PSSP-ja. 12.05.2003 UNMIK/REG/ 2003/17 Lista A Njësitë e përcaktuara Secila nga njësitë vijuese është një “ njësi e përcaktuar” me nënkuptimin e kësaj fjale (i e përcaktuar) në mënyrën se si fjala e lartpërmendur përdoret në këtë ligj. 35 1) Posta dhe Telekomi i Kosovës 2) Autoriteti i bankave dhe i pagesave të Kosovës 3) Autoriteti i Energjisë Elektrike të Kosovës 4) Autoriteti i Aeroportit të Prishtinës 5) Hekurudhat e Kosovës Lista B Institucionet ndërkombëtare finaciare Në vijim gjinden institucionet ndërkombëtare financiare të cilat janë të përmendura në nenin 46.1 të këtij ligji: 1) Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe anëtarët e tjerë të Bankës Botërore 2) Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 3) Fondi Monetar Ndërkombëtar 4) Banka Islamike për Zhvillim 5) Agjensionet zyrtare për ndihmimin (financimin) e eksportimit 6) Institucionet zyrtare financiare bilaterale të vendeve të jashtme. LIGJI Nr. 2003/21 Amendament AMANDAMENTET E LIGJIT 2003/2 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË Në bazë të autoritetit të dhënë dhe përgjegjësive të transferuara në Institucionet e Përkohshme të Vetë-qeverisjes (IPVQ) nga Rregullorja Nr. 2001/9 të 15 Majit e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara ne Kosovë (UNMIK) mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë” Duke marrë parasysh kompetencat e rezervuara për PSSP-në nga Rregullorja e UNMIK-ut 2001/9; Gjithashtu duke marrë parasysh Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 1999/1 të 25 Korrikut 1999, “Mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme,” me ndryshime; dhe Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 1999/24 të 12 Dhjetorit 1999, “Mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë”, me ndryshime; dhe Duke njohur nevojën për ndryshimin e Ligjit Nr. 2003/2 “Mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive”, për ta lejuar organizatën buxhetore t’i jap hua një entiteti të caktuar nëse Qeveria dhe PSSP formalisht pajtohen me shumën, kushtet dhe qëllimet e asaj huaje; Miraton : - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Ministria e Ekonomisë dhe Financave mund t’u japë hua njësive në Listën A, por vetëm nëse Qeveria dhe PSSP-ja më parë pajtohen për shumën, kushtet dhe qëllimet.
Neni 1 Në Ligjin Nr. 2003/2 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, në nenin 44 pas paragrafit 44.3 shtohet paragrafi i ri 44.4 si vijon: 36 44.4. Pavarësisht nga dispozitat tjera të këtij neni, Ministria e Ekonomisë dhe Financave mund t’u japë hua njësive të përcaktuara në listën A të këtij ligji, nëse Qeveria dhe PSSP-ja paraprakisht pajtohen me shumën, kushtet dhe qëllimet e një huaje të tillë. Neni2 Në nenin 44.2 nënpikës (iii) t’i shtohet fjalia“përveç në rastin e përcaktuar në nenin 44.4” - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The change in Articles 1 and 2 takes effect immediately after it is promulgated by PSSP.
Neni 3 Fuqizimi Ndryshimi i specifikuar në Nenin 1 dhe 2 do të fuqizohet menjëherë pas shpalljes së tij nga PSSP-ja. 17.12.2003 UNMIK/REG/ 2003/38
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/2 PËR MENAXHIMIN E FINANCAVE PUBLIKE DHE PËRGJEGJËSITË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in