LIGJI NR. 2003/20 PËR PESTICIDET
This provision is the preamble to the pesticides law and says the law is being adopted to regulate the production, import, export, distribution, sale, and use of pesticides in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/20
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the pesticides law and says the law is being adopted to regulate the production, import, export, distribution, sale, and use of pesticides in Kosovo. This article defines key terms used in the pesticide law. Nuk lejohet prodhimi, importi, shitja, përdorimi ose hedhja në treg e pesticideve në Kosovë, përveç kur pesticidi është i regjistruar ose bie në një përjashtim të lejuar. Personat që duan të merren me prodhim, eksport, import ose tregtim të pesticideve, ose me aplikim profesional të pesticideve, duhet të marrin më parë licencë. The Ministry sets the amount and conditions of the licence fee under this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/20 PËR PESTICIDET
Showing 23 of 23
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the pesticides law and says the law is being adopted to regulate the production, import, export, distribution, sale, and use of pesticides in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË : VITI III / Nr. 20 / 01 JANAR 2008 LIGJI Nr.2003/20 PËR PESTICIDET Kuvendi i Kosovës Duke u bazuar në Regulloren e UNMIK-ut nr.2001/9 të datës 15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, nenit 9.1 .26 (a) dhe 5.1 (n). Me qëllim të rregullimit të prodhimit, importit, eksportit, shpërdarjes, shitjes dhe përdorimit të pesticideve në Kosovë Miraton: LIGJIN PËR PESTICIDET
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the pesticide law.
Neni 1 DEFINICIONET Termet që përdoren në këtë Ligj kanë domethënien si vijon: (a) “Substanca aktive” është çdo substancë kimike ose mikroorganizëm duke përfshirë virusët të cilët janë pjesë biologjikisht aktive e pesticidit, prezente në produktin e formuluar; (b) “Reklamimi” është promovimi i shitjes ose shfrytëzimit të çdo pesticidi përmes mediave të shkruara, audio ose vizuele, shenjave, afisheve, dhuratave, demonstrimit ose gojarisht. (c) “Analist” është çdo person i emëruar ose caktuar sipas këtij ligji, për ekzaminimin e Pesticideve. (d) “Produkte biocide” janë substanca dhe produkte të formuluara që përmbajnë një ose më shumë substanca aktive, në formën në të cilën ato u janë ofruar shfrytëzuesve, me qëllim që të shkatrrojnë, pengojnë, bëjnë të padëmshme, u ndalojnë veprimin, ose në mënyrë tjetër ushtrojnë efekt kontrollues mbi çdo organizëm të dëmshëm si mjet kimik ose biologjik; (e) “Emër i rëndomtë” është emri i pesticidit i cili është caktuar nga Organizata Ndërkombëtare e Standardeve (ISO) që të pëdoret si një emër gjenerik ose si emër i parezervuar vetëm për një përbërës të veçantë aktiv; (f) “Konteinjer” është çdo gjësend në të cilin ose përmes të cilit pesticidet mund të mbyllen, mbulohen, bashkangjiten, përmbahen, ose paketohen, përfshirë edhe materialet në kontakt me pesticidet; (g) “Punëdhënës” është personi i cili punëson, drejton, mbikëqyrë ose kontrollon, një ose më shumë persona të kyçur në përdorimin ose zbatimin e pesticideve; (h) “Ambienti” përfshin ujin, ajrin, tokën, speciet e egra të florës dhe faunës, klimën dhe raporti në mes tyre, si dhe çdo raport me organizmat e gjallë; (i) “Eksporti” është qarkullimi i pesticideve jashtë Kosovës. Eksporti përfshinë edhe reeksportin; (j) “Importi”është futja e pesticideve në Kosovë. Importi përfshinë edhe kalimin tranzit përmes Kosovës drejt një destinacioni final jasht Kosovës; 2 (k) “Produkti i formuluar” është kombinim i substancave të ndryshme aktive dhe inerte i përcaktuar ta bëjë të dobishëm dhe efektiv produktin për qëllimet për të cilat është destinuar në formën në të cilën është furnizuar shfrytëzuesi; (l) “Organizma të dëmshëm” janë bimët, kafshët, insektet, kërpudhat, virusët, bakteret dhe patogjenët e tjerë prezenca e të cilave është e dëmshme dhe që kanë një efekt të dëmshëm në njerëz, aktivitetet e tyre ose prodhimet që ata i përdorin ose i prodhojnë, në kafshë, bimë dhe ambient; (m) “Inspektor” është personi i emëruar ose caktuar në bazë të këtij Ligji për inspektimin e pesticideve; (n) “Udhëzim i përdorimit” është udhëzim i shkruar ose grafik për mënyren e përdorimit ose përshkrimin e një pesticidi, i cili gjendet brenda ose bashkangjitur konteinerit të pesticideve e që nuk është etiketë; (o) “Mbrojtja integrale” do të thotë aplikimi racional i kombinimit të masava biologjike, bioteknike, kimike, kultivuese ose kultivimit të bimëve në atë mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i pesticideve kemike në minimumin e domosdoshëm për të mbajtur numrin e organizmave të dëmshëm nën nivelin që mund të shkaktojë dëme ose humbje ekonomikisht të pa pranueshme; (p) “Etiketa” është përmbajtja e shkruar grafike, ose e shtypur në ose e bashkangjitur me pesticidin drejtpërdrejt në konteinerin e jashtëm dhe në paketimin e shitjes së pesticidit me pakicë; (q) “Prodhim” është përgatitja, përzierja, formulimi, tundja, fabrikimi ose ndonjë mënyrë tjetër e përpunimit të një pesticidi me qëllim të furnizimit të shfrytëzuesve, që përfshinë edhe paketimin dhe ripaketimin; (r) “Paketimi” dhe “ripaketimi” është bartja ose ripaketimi i pesticideve prej një kontejneri në kontenjer tjetër; (s) “Dëmtues” është çdo organizëm shtazor duke përfshirë insektet, nematodat, marimangat, brejtësit etj. që janë të dëmshëm për njerëzit, kafshët, bimët dhe aktivitetet e tyre. (t) “Pesticide” janë të gjitha prodhimet kimike për mbrojtjen e bimëve (biocide, rodenticidet, muloscidet dhe nematocidet). (u) “Aplikues profesional i pesticideve” është çdo person i autorizuar për përdorimin e pesticideve;. (v) “Shitës i pesticideve me pakicë” është çdo person i regjistruar në organin kompetent i cili plason pesticidet në tregun me pakicë; (y) “Shitës i pesticideve me shumicë” është çdo person i regjistruar në organin kompetent i cili i plason pesticidet në tregun me shumicë me qëllim që t’i shpërndajë ato të pandryshuara, në sasi të mëdha; (z) “Plasimi në treg” është çdo import, shitje, shpërndarje, përdorim, deponim ose furnizim me pesticide për shfrytëzuesit në Kosovë, me ose pa pagesë. (aa) “Produkt për mbrojtjen e bimëve” është substancë ose produkt i formuluar që përmbanë një ose më shumë substanca aktive, në formën në të cilën është furnizuar shfrytëzuesi, i destinuar të: (i) mbërojë bimët ose produktet bimore nga organizmat e dëmshëm ose parandalojë 3 veprimin e organizmave të tillë. (ii) ndikojë në proceset jetësore të bimëve, ndryshe nga një materie ushqyese ; (iii) konzervojë produktet bimore; (iv) shkatërrojë bimët e padëshiruara; ose (v) shkatërrojë pjesët e bimëve, pengojë ose parandalojë rritjen e bimëve të pa dëshiruara; (bb) “Regjistrimi” është lejimi nga organi kompetent për plasimin në treg dhe shfrytëzimin e pesticideve. (cc) “Autoriteti regjistrues” është organi kompetent i cili bën regjistrimin e pesticideve në Kosovë. (dd) “Autoriteti licencues” është organi kompetent i cili bënë licencimin e personave që merren me pesticide. (ee) “Doponimi” është ruajtja e pesticideve për shitje, shpërndarje dhe përdorim, dhe (ff) “Emri tregtar” është emri nën të cilin pesticidi është i etiketuar, regjistruar dhe reklamuar nga personi që e ka regjistuar pesticidin sipas këtij Ligji dhe i cili mund të shfrytëzohet ekskluzivisht prej tij për të dalluar produktin nga pesticidet të tjera që përmbajnë substancë të njëjtë; (gg) “Pesticid i ndaluar” është substanca kimike e cila është ndaluar me vendimin përfundimtar të MBPZHR me propozimin e autoritetit të regjistrues me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve ose ambientit dhe përfshinë edhe pesticidet përdorimi i të cilave fillimisht nuk është aprvuar dhe ato të hequra nga ana e industrisë prej tregut të Kosovës. (hh) “Pesticid rreptësisht i kufizuar” është substanca kimike e cila praktikisht është i ndaluar me vendim përfundimtar të MBPZHR me propozimin e autoritetit regjistrues me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve ose ambientit edhe pse disa përdorime specifike ende janë të lejuara; (ii) “Pesticid tepër i rrezikshëm” është substanca kimike e formuluar për shfrytëzim si pesticid që ka potencial të shkaktojë efekte të rënda negative në shëndet ose ambient të cilat mund të shihen në suazat e kushteve të përdorimit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Nuk lejohet prodhimi, importi, shitja, përdorimi ose hedhja në treg e pesticideve në Kosovë, përveç kur pesticidi është i regjistruar ose bie në një përjashtim të lejuar.
Neni 2 REGJISTRIMI I PESTICIDEVE 2.1 Askush nuk mund të prodhojë, importojë, eksportojë, paketojë, ripaketojë, etiketojë, deponojë, shesë, shpërndajë, aplikojë, posedojë, përdorë ose në ndonjë mënyrë tjetër plasojë në treg të Kosovës çfardo pesticidi, pëveç nëse ai pesticid: a) është i regjistruar në përputhje me këtë Ligj; b) është i dedikuar për qëllime shkencore-kërkimore ose vlerësuese, dhe autoriteti i caktuar ka dhënë leje të veçantë për përdorim nën kushte të kontrolluara të sasive dhe përdorimeve të kufizuara dhe për periudhë të kufizuar; ose c) konsiderohet se është i regjistruar në një mënyrë tjetër ose i liruar nga regjistrimi sipas këtij Ligji. 2.2 Kërkesa për regjistrimin ose përtritjen e regjistrimit të pesticidit do të bëhet sipas mënyrës dhe formës së përcaktur me Udhëzim Administrativ. 2.3 Autoriteti regjistrues do ta bazojë vendimin për regjistrimin e pesticideve në 4 procedurat e caktuara në këtë Ligj të cilat procedura duhet të jenë praktike, dhe në harmoni me standardet rajonale dhe ndërkombëtare për regjistrim të pesticideve. 2.4 Regjistrimi ose përtritja e regjistrimit të peticideve do të jetë e vlefshëm për përdorimin e specifikuar për periudhën e përcaktuar të nxjerrë sipas këtij Ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Personat që duan të merren me prodhim, eksport, import ose tregtim të pesticideve, ose me aplikim profesional të pesticideve, duhet të marrin më parë licencë.
Neni 3 KERKESA PËR LICENCË 3.1 Çdo person i cili dëshiron të merret me një apo me shume aktivitete të llojit vijues duhet së pari të marrë licencë nga autoriteti kompetent përgjegjes për mbrojtjen e bimëve në tekstin e mëtejm: “autoriteti licencues” për: a. Prodhim të pesticideve; b. Eksport të pesticideve; c. Import të pesticideve; d. tregtim të pesticideve me shumicë; e. tregtim të pesticideve me pakicë; f. aplikues profesional i pesticideve. 3.2 Licencat e dhëna sipas nenit 3.1 do te jenë të vlefshme nëse nuk revokohet, suspendohet ose në ndonjë mënyrë tjetër ndërpriten nga autoriteti licencues , në pajtim me këtë Ligj. 3.3 Licencat e lëshuara sipas nenit 3.1 (a), (b) ose (f) duhet të i tregohen çdo personi të autorizuar që kërkon t’i shoh ato. 3.4 Licencat e lëshuara sipas nenit 3.1 (c-f) duhet të jenë të vendosura ne mënyrë te dukshme në lokalet përkatëse gjatë gjithë kohës. 3.5 Licencat sipas nenit 3.1 (a-d, f) lëshohen nga Departamenti i Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve të MBPZHR. 3.6 Licencat sipas nenit 3.1 (e) lëshohen nga autoriteti licencues kompetent i nivelit komunal. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry sets the amount and conditions of the licence fee under this law.
Neni 4 TAKSAT PËR LICENCË 4.1 Për lëshuarjen e licencës sipas këtij Ligji duhet të paguhet taksa në vlerë dhe kushte që do të përcaktohen nga Ministria. 4.2 Të ardhurat që rrjedhin nga taksat për licenca do të depozitohen në fondin e Buxhetit të Kosovës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Importing registered or unregistered pesticides requires a license; imported pesticides must generally have at least one year of usable shelf life, unless the licensing authority accepts a shorter period in special cases.
Neni 5 LICENCA PËR IMPORTIN E PESTICIDEVE 5.1 Personi që dëshiron të importojë një pesticid të regjistruar duhet të kërkojë nga autoritetet e caktuara licencuese, licencën në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara në nenin 19 të këtij ligji. 5 5.2 Personi i cili dëshiron të importojë një pesticid të pa regjistruar sipas nenit 3.1 (a) do të kërkojë nga autoriteti i caktuar licencues licencën në pajtim me kërkesat dhe procedurat e parapara në nenin 19 të këtij ligji. 5.3 Pesticidet që importohen në Kosovë duhet të kenë së paku edhe një vit afat të përdorimit nga data e hyrjes në Kosovë. Në raste të veçanta, të përcaktuara nga autoriteti licencues, mund të pranohet edhe afat me i shkurtër . 5.4 Licenca e lëshuar sipas nenit 5.1 dhe 5.2 do të përfshij kushtet për paralajmërimin e autoritetit përkatës të kontrollit të kufirit për kohën e secilit import dhe do të konfirmoj dërgimin e çdo dërgese të importuar në destinimin final. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Anyone who wants to export pesticides must apply for a license from the designated authority.
Neni 6 LICENCA PËR EKSPORT TË PESTICIDEVE 6.1 Personi që dëshiron të eksportojë pesticide do të kërkojë licencën nga autoriteti i caktuar në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktura sipas nenit 19 të këtij ligji. 6.2 Licenca e lëshuar sipas nenit 6.1 do të përfshijë kushtet për paralajmërimin e autoritetit përkatës kontrollues kufitar për periudhën kohore për secilin eksport. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A person who wants to produce pesticides in Kosovo must obtain a licence from the licensing authority.
Neni 7 LICENCA PËR PRODHIM TË PESTICIDEVE 7.1 Personi që dëshiron të prodhojë pesticide në Kosovë do të kërkojë licencë nga autoriteti i licencues në pajtim me kërkesat dhe procedurat që do përcaktohen sipas nenit 19 të këtij ligji. 7.2 Ndërrimi ose zhvendosja e biznesit në lokale tjera duhet t’i paraqitet autoritetit të caktuar licencues. Në rastin e vendosjes së biznesit në lokacion tjetër, duhet të kërkohet licencë e re. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A person who wants to sell pesticides wholesale or retail must have a license from the licensing authority, and changes to the responsible agronomist or business location must be reported.
Neni 8 LICENCA PER PUNË SI TREGTAR I PESTICIDEVE ME SHUMICË OSE PAKICË 8.1 Personi që dëshiron të veprojë si tregtar i pesticideve me shumicë ose pakicë do të posedojë nga autoriteti licencues, licencën e cila tregon se personi i ka përmbushur kushtet e përcaktuara sipas nenit 19 të këtij ligji. 8.2 Zëvendësimi i agronomit përgjegjës ose zhvendosja e biznesit në lokale tjera duhet t’i paraqitet autoritetit licencues. Në rastin e vendosjes së biznesit në lokacion tjetër, duhet të kërkohet licencë e re. 8.3 Sipas këtij ligji, tregtari përgjegjës do të jetë personi i cili posedon arsimimin adekuat të agronomit, trajnimin, njohuritë dhe eksperiencën siç është përcaktuar sipas nenit 19 të këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A person who wants to work as a professional pesticide applicator must have a licence from the designated licensing authority.
Neni 9 LICENCA PËR PUNË SI APLIKUES PROFESIONAL I PESTICIDEVE 9.1 Personi që dëshiron të punoj si aplikues profesional i pesticideve duhet të posedojë licencë nga autoriteti i caktuar licencues në pajtim me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara. 6 9.2 Ministria do të caktoi Institucionin Referent i cili do të bëjë edukimin e personave të interesuar për qarkullimin e pesticideve. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The municipal authority must license retail pesticide sales and must ensure those sales premises are located in areas with lower density of people and animals, following the applicable land-use law.
Neni 10 BARNATORET BUJQËSORE 10.1 Autoriteti i caktuar në komunë lëshon licencë për shitje me pakicë të pesticideve në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj. 10.2 Autoriteti i caktuar në komunë siguron që lokalet e shitjes me pakicë të pesticideve (barnatoret bujqësore) të jenë të vendosura në vende me dendësi më të vogël të njerëzve dhe kafshëve në përputhje me ligjin e aplikueshëm mbi shfrytëzimin e tokës, përfshirë Urdhëresat e planifikimit hapësinor dhe këtë Ligj . - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Pesticides may only be placed on the market if they meet the stated conditions, are in original labeled packaging, include user instructions in the user’s language, are not expired, and are not sold or supplied to anyone under 18.
Neni 11 LËSHIMI NË QARKULLIM I PESTICIDEVE 11.1 Askush nuk mund të lëshojë në qarkullim pesticide që nuk u përgjigjen kushteve dhe kualitetit të përcaktuar. Në rast të dyshimit se pesticidi nuk i përmbushë kriteret e përcaktuara, inspektori ndalon shitjen, merr mostrat dhe ato i dërgon për testim në institucionin kompetent. 11.2 Pesticidet mund të lëshohen në qarkullim vetëm në paketim origjinal në të cilin është vënë etiketa. 11.3 Pesticideve që lëshohen në qarkullim duhet t’u bashkangjitet udhëzimi i përdorimit i shkruar në gjuhën e përdoruesit. 11.4 Pesticidi nuk mund të lëshohet në qarkullim nëse i ka skaduar afati i përdorimit i shënuar në etiketë. 11.5 Askush nuk mund të shesë, shpërndajë ose në mënyrë tjetër ta furnizojë me pesticide personin më të ri se 18 vjet. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Pesticide importers, producers, wholesalers, and retailers must comply with the law when advertising their products.
Neni 12 REKLAMIMI I PESTICIDEVE 12. Importuesit, prodhuesit, tregtarët me shumicë dhe pakicë të pesticideve, kur i reklamojnë produktet e tyre duhet të veprojnë në pajtim me ligjin. Në mungesë të Ligjit duhet të veprohet në pajtim me legjislaturën përkatëse të Bashkësisë Europiane për këtë lëmi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This article restricts prohibited, strictly limited, and highly dangerous pesticides, requires prior approval for donated pesticides, and sets rules for handling and removing such pesticides from storage.
Neni 13 PESTICIDET E NDALUARA DHE ATO RREPTËSISHT TË KUFIZUARA 13.1 Pesticidet dhe përbërësit aktivë të ndaluara për import, eksport e prodhim dhe plasimin në tregun e Kosovës përcaktohen me këtë Ligji. 13.2 Pesticidet e dhuruara do të jetë në qarkullim në pajtim me të gjitha ligjet pozitive të aplikueshme në Kosovë dhe do të pranohet vetëm pas miratimit paraprak nga autoriteti regjistrues. 13.3 Autoriteti regjistrues do të shkëmbejë informata me vendet tjera lidhur me 7 pesticidet e ndaluara, rreptësisht të kufizuara ose tepër të rezikshme që janë objekt i procedurave paraprakisht të miratuara sipas marrëveshjeve ndërkombëtare siç janë Kodi Ndërkombëtar i Mirësjelljes mbi Qarkullimin dhe Shfrytëzimin e Pesticideve dhe dispozitat e Konventës së Roterdamit të vitit 1998 mbi procedurat e pëlqimit paraprak për disa komponime kimike dhe pesticide të rrezikshme në Tregun Ndërkombëtar. 13.4 Pesticidet e depozituara që janë të ndaluara, rreptësisht të kufizuara ose tepër të rrezikshme të përcaktuara në këtë Ligj që gjenden në Kosovë pas hyrjes në fyqi të këtij Ligji do të: (a)i paraqiten MBPZHR dhe grumbullohen brenda afatit kohor dhe në përputhje me procedurat e vendosura ; (b) nëse nuk paraqitën dhe nuk grumbullohen sipas pikës (a), atëherë konfiskohen pa kompensim dhe asgjësohen në pajtim me ligjin e aplikueshëm mbi mbeturinat e rrezikshme dhe udhëzimet administrative të nxjerra sipas këtij Ligji. Shpenzimet e krijuara sipas këtij neni do të mbulohen nga poseduesi i pesticideve të deponuara. 13.5 MBPZHR me propozimin e autoritetit regjistrues do të lejojë një periudhë të arsyeshme, varësisht nga cilësia e secilit rast, por që nuk tejkalon dy (2) vite pas hyrjes së këtij Ligji në fuqi, për largimin nga depoja e pesticideve të ndaluara, rreptësisht të kufizuara ose pesticideve tepër të rrezikshme të përcaktuara me këtë Ligj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The registering authority handles pesticide registration in Kosovo and related regulatory tasks.
Neni 14 AUTORITETI REGJISTRUES 14.1 Autoriteti regjistrues është përgjegjës për regjistrimin e pesticideve në Kosovë, për këshillimin e Ministrit mbi kontrollin dhe menaxhimin e të gjitha pesticideve në Kosovë, dhe për përmbushjen e të gjitha funksioneve tjera që i janë caktuar me këtë Ligj. 14.2 Autoriteti regjistrues është i pavarur në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij. 14.3 Anëtarët e autoritetit regjistrues emërohen nga Ministria, në bazë të kompetencës së tyre teknike për pesticidet ose çështjet e ndërlidhura me pesticidet, përfshirë arsimimin dhe eksperiencën në fitopatologji, entomologji, biologji, kimi, agronomi, toksikologji dhe lëmi tjera të ndërlidhura të ekspertizës. Autoriteti regjistrues përbëhet nga: (a) dy anëtarë nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, njëri nga ata është Sekretari i cili kryeson autoritetin regjistrues ; (b) dy anëtarë, një nga Ministria e Shëndetësisë dhe një nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor që do të caktohen nga autoritet përkatëse; (c) një anëtar që përfaqëson Shoqaten e tregtarëve të inputeve bujqësore i caktuar nga Shoqata ; dhe (d) dy anëtarë nga institucionet shkencoro-kërkimore. 14.4 Anëtarët e autoritetit regjistrues, emrohen për mandat prej tri vite dhe kanë të drejtë kompenzimi për punën e kryer siç do të përcaktohet me Udhëzim Administrativ. 14.5 Autoriteti i caktuar regjistrues do të funksionojë në përputhje me procedurat që do 8 të zhvillohen dhe aprovohen nga autoriteti regjistrues. Këto procedura do të jenë korekte, të pa anshme, të bazuara në ligj dhe në rregullat ndërkombëtarisht të pranuara. Për ankesat e ushtruara kundër vendimeve të Autoritetit regjistrues vendosë Ministri . 14.6 Autoriteti regjistrues do të vendos procedurat dhe rregullat në pajtim me standardet regjionale dhe ndërkombëtare, lidhur me atë se cilat informata në kërkesën për regjistrimin e pesticidit do të konsiderohen konfidenciale, si do të mirëmbahen dhe ruhen shënimet konfidenciale, dhe kush do të ketë qasje në to. 14.7 Autoriteti regjistrues sipas nevojës mund të angazhojë persona të kualifikuar që të marrin pjesë pa të drejtë vote në takimet e tij ose të formojë komisione për çështje specifike. 14.8 Autoriteti regjistrues: (a) shqyrton dhe vlerëson kërkesën për regjistrim të pesticideve, duke respektuar procedurat për vlerësimin e rrezikut të përcaktuar me nenin 19 të këtij ligji, siç vijon : (i) efektin negativ, gjatë shpërndarjes së pesticidit në ambient dhe në organizmat e të dobishëm; (ii) rreziqet për shëndetin e njeriut dhe të kafshëve; (iii) efikasitetin; (iv) cilësia e karakteristikave të deklaruara të materialit teknik dhe përbërjes së produktit të formuluar; (v) etiketën dhe udhzimet e përdorimit e nëse kërkohet, përshkrimi, fotografia ose mostra e paketimit të propozuar; (vi) mbetjet; dhe (vii) alternativat siç janë kontrolla e integruar dhe teknologjia e pastër e pesticideve; (b) në pajtim me procedurën vendim marrëse të caktuara me nenin 19 të këtij ligji, për vendimin e marrë do ta informojë aplikuesin . 14.9 Në kërkesë të autoritetit regjistrues, Sekretari do të: (a) regjistrojë pesticidet dhe lëshojë çertifikata; (b) ndërpret ose tërheq regjistrimin, (c) mbledh taksat që do të caktohen , (d) vendosë ose, në raste të caktuara duke marrë parasysh interesin publik, heq dorë nga kushtet për dhënien, përtëritjen, suspendimin ose revokimin e çdo licence të dhënë më heret sipas këtij ligji. 14.10. Autoriteti regjistrues do të financohet nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Të ardhurat si rezultat i këtyre aktiviteteve do të depozitohen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry must appoint a Secretary for Pesticides, and that secretary must keep the Pesticide Register.
Neni 15 SEKRETARI PËR PESTICIDE 9 15.1 Ministria do të emërojë një Sekretar për Pesticide i cili do të jetë i punësuar i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili njëherit është anëtar i Autoritetit regjistrues. 15.2 Sekretari mban Regjistrin e Pesticideve në të cilin do të regjistrohet emri tregtar, emri i rëndomtë, emri kimik, përqendrimi i secilit pesticid të regjistruar si dhe emri dhe adresa e palës kërkuese, e nëse është fjala për person juridik, atëherë do të shënohet emri dhe adresa e regjistruar nga autoriteti për regjistrimin e bizneseve në Kosovë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Minister or an authorized ministry body must hear and decide complaints about registration or licensing decisions, with a 15-day appeal deadline and a 30-day decision deadline.
Neni 16 ANKESAT 16.1 Ministri ose organi i autorizuar i Ministrisë do t’i dëgjojë dhe vendosë për ankesat e ndonjë pale kërkuese, kundër vendimit të autoritetit regjistrues ose licensues për të regjistruar ose lëshuar një licencë ose kundër vendimit për pezullim, revokim ose ndërprerje të licencës. Ministri ose organi i Autorizuar i Ministrisë mund të mbështesë, modifikojë, shfuqizojë çdo vendim të autoritetit përkatës. 16.2 Ankesa kundër vendimit të autoritetit regjistrues mund të bëhet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e lëshimit të vendimit . Ankesa do të bëhet me shkrim dhe mund të shoqërohet me dokumente relevante. 16.3 Ministri ose organi i autorizuar nga ai do të vendosë për ankesën brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të ankesës dhe me shkrim do ta lajmërojë personin përgjegjës. 16.4 Kundër vendimit të Ministrit pala e pakënaqur mund të fillojë precedurën në gjykatën kompetente në Kosovë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Inspektorët e emëruar nga Ministria mbikëqyrin zbatimin e ligjit dhe mund të hyjnë, kërkojnë dokumente, marrin mostra, bëjnë inspektime, konfiskojnë sende, kërkojnë ndihmë dhe paraqesin raste në gjykatë.
Neni 17 INSPEKTORËT 17.1 Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Ligji, të Udhëzimeve dhe Vendimeve Administrative të nxjerra në bazë të tij, e bëjnë inspektorët e emëruar nga Ministria. 17.2 Inspektori mundet që në çdo kohë, pas prezentimit të dokumentit identifikues, të: (a) hyjë në çdo sipërfaqe tokësore, lokal, mjete transportuese në të cilat dyshon me arsye se është shkelur ndonjë dispozitë e këtij Ligji , përveç në lokalin që përdoret vetëm për banim; (b) kërkojë që t’i prezentohen çertifikatat, licencat, regjistrat ose dokumentet tjera të obligueshme sipas këtijë Ligji; (c) merr mostra të çdo substance me të cilat ka të bëjë ky Ligj dhe i dorëzon për analiza, siç është përcaktuar me këtë ligj. (d) bënë inspektime periodike të personave të cilët importojnë, prodhojnë, paketojnë, etiketojnë, ruajnë, shesin, shpërndajnë, shfrytëzojnë, reklamojnë ose në mënyrë tjetër plasojnë pesticidet në tregun e Kosovës; (e) konfiskon pajisje, pesticide, dokumente, shënime ose gjëra tjera për të cilat inspektori mendon se janë shfrytëzuar në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji, e për këtë: (i) Personit të cilit i është konfiskuar ndonjë gjësend, i lëshohet deftesë në formën e shkruar nga inspektori; dhe ; (ii) gjësendi i konfiskuar do t’i kthehet personit menjëherë pasi që gjurmimet 10 ose ndjekja është përfunduar, përveç për pesticide të paregjistruara, të cilat, nëse urdhërohet prej autoritetit të caktuar licencues, do të shkatërrohen në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj. (f) kërkon ndihmë nga, zyrtarët e doganave, Policisë ose nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës në ushtrimin e detyrave sipas këtij Ligji. (g) Bënë fletëparaqitje në gjykatat kompetente për shkeljen e dispozitave të këtij Ligji. 17.3 Vendimi i gjykatës i nxjerrë në bazë të këtij Ligji do të jetë obligativ ndaj inspektorit, sa i përket masave për çdo artikull të konfiskuar sipas nenit 17.2 (e). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A person who commits listed pesticide-related acts can be fined EUR 5,000 to EUR 50,000.
Neni 18 SHKELJET DHE NDËSHKIMET 18. Me gjobë në shumë prej 5.000 deri në 50.000 euro dënohet personi i cili: (a) prodhon, paketon, etiketon, shet, shpërndan, posedon ose përdor pesticide në Kosovë të cilat nuk janë të regjistruara në përputhje me këtë Ligj; (b) kryen ose angazhohet në ndonjërin nga aktivitetet të precizuara në nenin 3.1 të këtij ligji, pa u licencuar nga autoriteti i caktuar licencues, ose pasi që ajo është pezulluar, tërhequr ose ndërprerë. (c) ndërron, dëmton ose thyen vulën në paketimin origjinal ose kontenjerin e një pesticidi e nëse personi nuk është shfrytëzuesi i pesticideve nga paketimi ose kontenjeri; (d) përdor ose kërkon prej një të punësuari të përdor pesticidin në ndonjë mënyrë që është në kundërshtim me këtë Ligj ose në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në regjistrim ose licencë; (e) deponon pesticide ose mbetje të tyre në atë mënyrë që mund ta dëmtojë shëndetin e njerëzve, kafshëve ose ambientin, ose që është në kundërshtim me ligjin. (f) Vënë në qarkullim pesticide që nuk i plotësojnë kushtet dhe cilësitë nga leja e regjistrimit. (g) Vë në qarkullim pesticide në paketim jo origjinal, pa etiketë dhe udhëzim të përdorimit (h) Vë në qarkullim pesticide me afat të skaduar (i) Shet, jep ose e furnizon me pesticide personin më të ri se 18 vjet. (j) Ripaketon pesticide në mënyrë të pa autorizuar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry may issue administrative instructions and decisions to implement the law on the listed pesticide-related matters.
Neni 19 ZBATIMI I UDHËZIMEVE ADMINISTRATIVE 19.1 Ministria mund të nxjerr udhëzime dhe vendime administrative për zbatimin e këtij Ligji në lidhje me: (a) kufizimin e prodhimit, importit, eksportit, shitjes, shpërndarjes, manipulimit, përdorimit ose plasimit në treg të çdo substance aktive ose pesticidi; (b) librin regjistrues të pesticideve 11 (c) caktimin e kushteve dhe kërkesave për licenca të prodhimit, importit, eksportit, shitjes, shpërndarjes, manipulimit , përdorimi ose plasimit në treg të çdo pesticidi, përfshirë edhe ato të përdorura gjatë kontrollit të integruar; (d) caktimin e kushteve dhe kërkesave të paketimit, etiketimit, udhëzimit të përdorimit dhe reklamimit të çdo pesticidi; (e) caktimin e kërkesave dhe detyrave të punëdhënësit, punëtorit dhe shitësit me pakicë dhe shumicë lidhur me shitjen dhe përdorimin e pesticideve, duke i përfshirë edhe ato të përdorura gjatë kontrollit të integruar; i) Cakton institucionin Referent për edukimin e personave të cilët do të miren me qarkullimin e pesticideve. (f) caktimin e kushteve për deponimin dhe asgjësimin e mbetjeve të pesticideve dhe konteinjerëve të pesticideve; (g) caktimin e kushteve për kontroll ose ndalim të prodhimit, importit, eksportit, shitjes, shpërndarjes, manipulimit, përdorimit, reklamimit ose plasimit në treg të përbërsëve aktivë që gjinden në çdo pesticid; (h) caktimin e vlerave maksimale të mbetjeve të pesticideve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, (i) caktimin e metodave të mostrimit, analizave dhe metodave për ndërmarrjen e çdo testi shkencor në fara, fidane, produkte të bimëve ose prodhime bimore; (j) caktimin e autoritetit licencues, laboratoreve të autorizuara dhe analizave sipas këtij Ligji si dhe metodat e autorizuara të mostrimit dhe procedurat analitike; dhe (k) Çështjet tjera të cilat i rregullon ky Ligj. 19.2. Çdo Udhëzim Administrativ i nxjerr sipas këtij Ligji, kur është e mundshme, do të saktësojë emrin e rëndomtë si dhe numrin e Shërbimit të Abstrakteve Kimike (C.A.S.) sipas Autoritetit te Standardeve Ndërkombtare (I.S.A) të pesticidit në fjalë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: When this Law enters into force, the provisions of all applicable pesticide laws are repealed.
Neni 20 DISPOZITAT KALIMTARE .Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji do të shfuqizohen dispozitat e të gjitha ligjeve të aplikueshëme nga lëmia e pesticideve . - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: People who currently produce, import, sell wholesale or retail, or otherwise place pesticides on the Kosovo market must apply for a license under article 3.1 within 30 days after this Law enters into force.
Neni 21 Çdo person që aktualisht prodhon, importon, shet me shumicë, apo me pakicë dhe në mënyrë tjetër plason pesticide në tregun e Kosovës do të aplikojë për licencë sipas nenit 3.1 jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the UN Special Representative.
Neni 22 HYRJA NË FUQI Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara . 08.12.2003 12 UNMIK/REG/2003/35
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/20 PËR PESTICIDET
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in