LIGJI NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
This preamble states that the law establishes the legal basis for Kosovo’s Sanitary Inspectorate and public-health controls.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/22
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law establishes the legal basis for Kosovo’s Sanitary Inspectorate and public-health controls. This article says what the law covers and defines key terms used in it. The Ministry of Health organizes and supervises the Sanitary Inspectorate of Kosovo, and may issue sublegal acts for how the structure works. The Kosovo Sanitary Inspectorate supervises implementation of the law and health-protection rules, and certain sanitary officials must submit periodic and annual reports. The Chief Sanitary Inspector of Kosovo must manage and supervise sanitary inspection work, coordinate inspectors, support professional training, take emergency measures when needed, promote HACCP, and prepare an annual report.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
Showing 40 of 40
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law establishes the legal basis for Kosovo’s Sanitary Inspectorate and public-health controls.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË : VITI III / Nr. 22 / 01 MARS 2008 LIGJI NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar nё Rregulloren nr .2001/9 tё datёs 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese pёr Vetëqeverisje tё Përkohshme në Kosovë, nenet 5.1 (ё) , 5.7, 9.1.1, 9.1.26 (a) dhe 9.3.2 Me qëllim të vënies së bazës ligjore për rregullimin, përparimin e kontrollit të kualitetit të ushqimit, zbatimin e masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse si dhe kontrollimin e kushteve higjiene sanitare të objekteve industriale-ushqimore, shëndetësore,tregtare-ushqimore, hoteliere, objekteve parashkollore, shkollore, objektet e kulturës, sportit,rekreacionit, të objekteve të mbajtës së higjienës personale, objekteve publike dhevendbanimeve publike me një qëllim “Mbrojtjen e shëndetit të popullatës së Kosovës”. Miraton : Ligjin për Inspektoratin Sanitar të Kosovës DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says what the law covers and defines key terms used in it.
Neni 1 1.1. Me këtë Ligj përcaktohet: organizimi, punët, të drejtat dhe detyrat e Inspektoratit Sanitar si dhe kompetencën për emërime në funksionet dhe detyrat e Inspektoratit Sanitar. 1.2. Termat e përdorura në këtë Ligj kanë këtë domethënie: 1. HACCP –(Analisys Hazards Criticl Conrtol Point-Analiza e Rrezikut Pikës Kritike Kontrollit, HACCP- është sistem i ri i kontrollit të ushqimit) 2. Objektet e mbajtjes së higjienës personale – janë sallonet e kozmetikës, floktoret, saunat etj. 3. Higjiena – disiplinë e mbrojtjes shëndetësore që ka për detyrë të mbroj shëndetin e individëve. 4. Sanitari- disiplinë mjekësore që merret më ndikimin e faktorëve të mjedisit jetësor në shëndetin e njerëzve, në të njëjtën kohë gjetjen e mënyrave të eliminimit të faktorëve negativ. 5. Objektet publike- çdo objekt që i ofron shërbimet e veta qytetarëve. 6. Objektet me rëndësi të veçantë- industritë e mëdha ushqimore, spitalet , universiteti, burgjet etj. 7. Objektet me rëndësi lokale- objektet ushqimore, shkollore, objektet hoteliere, kulturore etj. 8. Sëmundje ngjitëse –Është gjendje e sëmurë e njeriut apo kafshës, e cila vjen si rezultat i infeksionit me mikroorganizma dhe përcjellët me shenjat tipike klinke. 9. Eks-humimi –Zhvarrosja e personave të vdekur 10. ISHPK-Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës. KAPITULLI I 2 ORGANIZIMI - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Ministry of Health organizes and supervises the Sanitary Inspectorate of Kosovo, and may issue sublegal acts for how the structure works.
Neni 2 2.1.Ministria e Shёndetёsisё organizon, dhe mbikëqyrë punёn e Inspektoratit Sanitar tё Kosovёs nё tёrё territorin e Kosovёs , si organ mё i lartё i kontrollit sanitar. 2.2.Ky organ do të ushtroi funksionin e vet ligjor si strukturë e veçantë, në shkallë të parë ( në Komunë) dhe në shkallë të dytë (në Ministrinë e Shëndetësisë) 2.3.Ministria e Shëndetësisë nxjerrë akte nënligjore për funksionimin e kësaj strukture. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Kosovo Sanitary Inspectorate supervises implementation of the law and health-protection rules, and certain sanitary officials must submit periodic and annual reports.
Neni 3 3.1.Inspektorati Sanitar i Kosovës bën mbikëqyrjen në zbatimin e Ligjit dhe të dispozitave, me të cilat përcaktohet mbrojtja e shëndetit të popullatës. 3.2.Në kuadër të Inspektoratit Sanitar të Kosovës bëjnë pjesë: a) Kryeinspektori Sanitar i Kosovës b) Inspektorët Sanitar tё Kosovёs c) Shefi i Inspektoratit Sanitar Komunal d) Inspektorët Sanitar Komunal e) Inspektorët Sanitar Kufitar. 3.3.Punët e inspektoratit sanitar në Komunë i kryen shefi i Inspektoratit sanitar komunal dhe inspektorët sanitar komunal.Punët në Inspektoratin Sanitar në Ministrinë e Shëndetësisë i kryen Kryeinspektori sanitar, inspektorët sanitar dhe inspektorët sanitar të kufirit. 3.4.Inspektorët sanitar komunal bëjnë inspektimin në kuadër të autorizimeve të veta nën mbikëqyrjen e shefit të inspektoratit sanitar komunal . 3.5.Shefin e inspektoratit dhe inspektorët sanitar komunal i zgjedhë organi përkatës i komunës me pëlqimin e Kryeshefit të Ekzekutivit të Komunës në pajtim me rregullat e Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës. 3.6.Shefi i inspektoratit sanitar komunal, për punën e inspektoratit, paraqet raport periodik dhe vjetor kryeinspektorit sanitar të Kosovës. 3.7.Kryeinspektorin Sanitar, inspektorët sanitar dhe inspektorët sanitar të kufirit në Ministrinë e Shëndetësisë i zgjedh Ministria me pëlqimin e ministrit të shëndetësisë, në pajtim me rregullat e Ligjit për Shërbimin Civil. 3.8.Inspektorët sanitar të kufirit, për punën e vet paraqesin raportin periodik dhe vjetor Kryeinspektorit Sanitar të Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Chief Sanitary Inspector of Kosovo must manage and supervise sanitary inspection work, coordinate inspectors, support professional training, take emergency measures when needed, promote HACCP, and prepare an annual report.
Neni 4 4.1.Kryeinspektori Sanitar i Kosovës kryen këto detyra: a). Siguron zbatimin unik të ligjeve dhe rregulloreve tjera që hyjnë në kompetencë të Inspektoratit Sanitar dhe i propozon organeve kompetente nxjerrjen apo ndryshimin e rregullave të inspektimit sanitar. b). Drejton veprimtarinë e Inspektoratit Sanitar qendror dhe mbikqyrë punën e inspektorëve sanitar komunal . c). Inicon dhe organizon mbajtjen e këshillimeve profesionale për zbatimin unik të ligjeve dhe rregulloreve dhe inicon bashkëpunimin e ndërsjellt të inspektorëve dhe personave tjerë juridik për çështjet me interes të përbashkët. 3 d). Përcjellë dhe koordinon punën e Inspektorëve sanitar kufitar dhe mbikëqyrë punën e Shefit të inspektorëve komunal. e).Kujdeset për përparimin e punës dhe aftësimin profesional të Inspektorëve Sanitar. f). Në raste të jashtëzakonshme, si epidemitë, fatkeqësitë natyrore etj, Kryeinspektori Sanitar i Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera përkatëse, merr masa kontrete për tejkalimin e situatës. g).Në rast nevoje, kërkon ndihmën e Inspektorëve Sanitar të një Rajoni për Rajonin tjetër. h).Bën promovimin dhe implementimin e sistemit HACCP-së për kontrollin e ushqimit. i).Bënë raportin vjetor për veprimtaritë e Inspektoratit Sanitar të Kosovës dhe punët tjera të caktuara nga organi kompetent. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Sanitary supervision covers food quality control and the hygiene-sanitary conditions of listed types of premises and public places.
Neni 5 Mbikëqyrja sanitare përfshin kontrollin e kualitetit të ushqimit, kushteve higjieno-sanitare të objekteve industriale-ushqimore, tregtare-ushqimore, shëndetësore, hoteliere, objekteve parashkollore, shkollore, objekteve të kulturës, sportit dhe rekreacionit, të objekteve të mbajtjes së higjenës personale, objekteve publike dhe venbanimeve publike. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Municipal Chief Sanitary Inspector must carry out several municipal sanitation and food-safety tasks.
Neni 6 Shef i Inspektorëve Sanitar të Komunës ka këto detyra: a).Organizon punët, bashkëpunon, përkrah dhe monitoron Inspektorët Sanitar të Komunës; b). organizon mbledhjen e mostrave të ushqimit dhe të ujit të pijshëm si dhe dërgimin e tyre në institute përkatëse për analiza; c).Këshillon autoritetet relevante për projekte të reja të ujit të pijshëm që kanë ndikim në nivel të Komunës; d).Zhvillon strategjinë e menaxhimit të sanacionit dhe mbeturinave në nivel të Komunës; e).Përgatit raporte mujore dhe raporte vjetore për ushqim dhe ambientin e shëndoshë në shkallë të Komunës; f).Organizon aksione për një ushqim të shëndoshë në Komunë; g).Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Kryeinspektori Sanitar i Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kosovo Sanitary Inspectorate bodies must carry an ID card that proves their authorization for sanitary inspections.
Neni 7 Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës posedojnë letërnjoftimin, me të cilin dëshmojnë autorizimin, për kryerjen e inspektimit sanitar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Sanitary Inspector posts are filled by persons with higher education, with priority given to those specially educated in Public Health.
Neni 8 Për Inspektor Sanitar emërohen personat që kanë përgatitje të lartë arsimore, sipas prioritetit, me edukim të veçantë në Shëndetësi Publike. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Sanitary supervision covers food handling, disease prevention measures, worker health in risky jobs, drinking-water systems, sanitary conditions for construction permits, tobacco-smoking harm prevention, public transport, and exhumation/transport of deceased persons.
Neni 9 Mbikëqyrja sanitare nënkupton mbikëqyrjen ndaj: a) Prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportit, bartjes së ushqimit, pajisjeve dhe veglave, b) Zbatimit të masave për pengimin dhe eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, 4 c) Gjendjes shëndetësore të personave të cilët punojnë në punët me te cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës, d) Ujit, objekteve, stabilimenteve dhe aparateve për furnizim me ujë të pijshëm, e) Përmbushjes së kushteve sanitaro-teknike dhe higjienike në procesin e dhënies se lejeve ndërtimore, për të gjitha objektet e përshkruara në nenin 5 të këtij Ligji, f) Marrjes së masave mbrojtëse të shëndetit të popullatës nga veprimi i dëmshëm i produkteve të duhanit, dhe i pirjes së duhanit në vendet publike. g) Objekteve dhe mjeteve të komunikacionit publik, h) Eks-humimit dhe bartjen e personave të vdekur në territorin e Kosovës dhe bartjen e personave të vdekur përtej kufirit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Kosovo Sanitary Inspectorate organs must cooperate with several listed institutions and may work with IKSHPK to propose legal and sublegal acts on public health.
Neni 10 10.1.Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës, për zgjedhjen e problemeve të ndryshme që dalin gjatë veprimtarisë së tyre, bashkëpunojnë me IKSHP-në, organet e rendit, prokurorinë, gjykatat, policinë financiare, organet e shërbimit veterinar dhe organe të tjera. 10.2. Në bashkëpunim me IKSHP-në propozon nxjerrjen e akteve ligjore dhe nënligjore që lidhen me shëndetin e popullatës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: For effective control of health and environmental duties, the number of sanitary inspectors should be proportionate: one inspector for every 15,000 to 25,000 inhabitants.
Neni 11 Për një kontrollë efektive të një shkalle të gjerë të detyrave shëndetësore e ambientale, numri i Inspektorëve Sanitar duhet të jetë në proporcion –një inspektor në çdo 15,000 – 25,000 banorë. KAPITULLI II KOMPETENCAT E INSPEKTORATIT SANITAR TË KOSOVËS - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Kosovo Sanitary Inspectorate is empowered to inspect compliance with sanitary laws and by-laws across state, public, and private sectors and in specified facilities and activities.
Neni 12 Inspektorati Sanitar i Kosovës është organ ekzekutiv i specializuar, që kontrollon zbatimin e ligjeve e të akteve nënligjore sanitare në sektorët shtetërorë, publik e privat,veprimtaritë e ndryshme të ushtruara nga persona fizikë e juridikë, vendas e të huaj, në objektet e mëposhtme: a) Në objektet e prodhimit, të ruajtjes, magazinimt, transportimit e tregtimit të produkteve ushqimore, b) Në objektet ku ushtrohen veprimtari socialkulturore, shëndetësore, arsimore dhe kërkimore shkencore, c) Në repartet dhe strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë, në pikat kufitare, aeroportet, doganat, si dhe në mjetet e transportit të të gjitha llojeve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Sanitary inspectorate bodies must carry out sanitary inspections in the specified premises during all operating hours, and may do so outside operating hours when necessary with cooperation from the prosecutor, SHPK bodies, and other specialized bodies.
Neni 13 13.1. Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës ushtrojnë kontrollin sanitar në objektet e caktuara në nenin 5 dhe 12 të këtij Ligji gjatë gjithë kohës së funksionimit të tyre. 13.2. Kur shihet e nevojshme, kontrolli sanitar ushtrohet edhe jashtë kohës së funksionimit të objektit, në bashkëpunim me Prokurorinë, organet e SHPK-së dhe organet tjera të specializuara. 5 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Kosova's Sanitary Inspectorate has duties to support and monitor the municipal sanitary inspectorate, plan food and drinking water samples, develop sanitation and waste-management strategy, promote and implement HACCP, and supervise sanitation at major food industries, hospitals, university clinical centers, prisons, and other important facilities.
Neni 14 Inspektorati Sanitar i Kosovës ka edhe këto detyra : a) bashkëpunon, përkrah dhe monitoron inspektoratin sanitar të komunës; b) bën planifikimin e mostrave të ushqimit dhe ujit të pijshëm; c) zhvillon strategjinë e menaxhimit të sanacionit dhe mbeturinave në nivel të Kosovës; d) bën promovimin dhe implementimin e HACCP; e) bënë mbikëqyrjen sanitare të: Industrive të mëdha ushqimore Qendrave spitalore, qendrave klinike universitare Burgjeve dhe objekteve tjera të rëndësisë së veçantë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The municipal sanitary inspector must carry out sanitary supervision within its own powers and in line with Article 5.1 of the law.
Neni 15 Inspektori sanitar komunal bënë mbikëqyrjen sanitare në kuadër të autorizimeve të veta në pajtim me nenin 5.1 të këtij ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Kosovo Sanitary Inspectorate gives sanitary approval for proposed locations of certain facilities.
Neni 16 Inspektorati Sanitar i Kosovës jep pëlqimin sanitar për lokacionet e propozuar të objekteve të kompanive ushqimore, ujësjellësve, të objekteve spitalore, pompave të karburanteve, të objekteve dhe të stabilimenteve për lëshuarjen dhe mënjanimin e ujërave të hedhura dhe për deponimin e mbeturinave. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Sanitary inspectors may inspect without prior notice, but they must notify the relevant worker or person before starting, notify another worker if the responsible person is absent, and prepare a report after the inspection.
Neni 17 17.1. Inspektori Sanitar bën inspektimin sanitar pa paralajmërim. Mirëpo para fillimit të inspektimit është i detyruar që për kontrollin të njoftoj punëtorin përgjegjës, gjegjësisht personin fizikë, veprimtaria e të cilit i është nënshtruar kontrollit sanitar. 17.2 Në rast të mungesës së punëtorit përgjegjës, gjegjësisht personit, veprimtaria e të cilit i nënshtrohet kontrollit, Inspektori Sanitar është i obliguar që për kontrollin të njoftoj punëtorin të cilin e ka takuar në vendin e punës. 17.3. Pas kontrollit, inspektori sanitar duhet të bëjë procesverbalin, ku një kopje të procesverbalit i jepet palës, ku është bërë kontrolli sanitar . - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Komunalni sanitarni inspektorat jep sanitarno pëlqim për lokacionet e propozuara të disa objekteve, përfshirë ato ushqimore, të ujit të pijshëm, të mbeturinave, kulturore, arsimore, sociale, të kulturës fizike, varrezat, krematoriumet dhe objekte të tjera që mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës.
Neni 18 Inspektorati Sanitar Komunal jep pëlqimin sanitar për lokacionet e propozuara të objekteve, të prodhimit dhe qarkullimit të artikujve ushqimore, objekteve për furnizim me ujë të pijshëm, objekteve për eliminimin dhe deponimin e mbeturinave, objektet kulturore, edukativo- arsimore, objekteve sociale, objekteve të kulturës fizike, varrezat dhe krematoriumet si dhe objekte tjera të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Border Sanitary Inspector supervises people and goods entering the border, the sanitary condition of imported food and raw food materials, the import and export of poisons and radioactive elements, and the transport of deceased persons across the border.
Neni 19 Inspektori Sanitar i Kufirit bën mbikëqyrjen ndaj: a) Personave, gjësendeve dhe mjeteve qarkulluese të tyre që hyjnë këtej kufirit, me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga sëmundjet ngjitëse, b) Rregullshmërisë shëndetësore të ushqimit, artikujve të konsumit të gjërë dhe lëndëve të para ushqimore që importohen, c) Importimit dhe eksportimit të helmeve dhe elementeve radioaktive, d) Bartjes së personave të vdekur prej vendeve të ndryshme këtej kufirit. 6 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Sanitary Inspector may order appropriate measures orally and in writing, and may stop use of premises and equipment if the ordered measures are not carried out on time.
Neni 20 20.1 Inspektori Sanitar i urdhëron me gojë dhe me shkrim zbatimin e masave të duhura. 20.2. Në qoftëse masat e urdhëruara nuk zbatohen në afatin e caktuar, Inspektori Sanitar ndalon përdorimin e lokaleve dhe aparaturës deri në menjanimin e mangësive. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Sanitary inspectors may order correction of confirmed deficiencies, ban the use of workplaces/equipment until required conditions are met, and set a deadline for carrying out the measures.
Neni 21 21.1. Në kryerjen e kontrollit sanitar, Inspektori Sanitar në kuadër të autorizimeve të inspeksionit, merr vendim për: a) Menjanimin e mangësive të vërtetuara, gjegjësisht parregullsive në pajtim me ligjet dhe me dispozitat tjera me të cilat përcaktohet mbrojtja e shëndetit të popullatës, b) Ndalimin e përdorimit të lokaleve të punës, gjegjësisht hapësires, makinave dhe instalimeve për kryerjen e veprimtarisë deri në përmbushjen e kushteve të përcaktuara me dispozita, c) Në vendimet me të cilat urdhërohet zbatimi i masave, caktohet afati për kryerjen e tyre. 21.2 Afati sipas ligjit nuk mund të jetë më i gjatë se 30 ditë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Certain workers must obtain a sanitary booklet, and the list of covered professions is set by IKSHP and approved by the Ministry of Health.
Neni 22 22.1. Organet e Inspektoriatit Sanitar të Kosovës i obligojnë të pajisen me librezë sanitare të gjithë personat që punojnë në objektet e prodhimit, të ruajtjes, transportimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore, në ujësjellës, në institucionet parashkollore, shkollore, shëndetësore dhe në objektet e shërbimit publik, ku mund të bëhet përhapja e sëmundjeve ngjitëse . 22.2 Lista e profesioneve dhe kategoritë e punonjësve që pajisen me librezë sanitare, përcaktohet nga IKSHP-ja dhe miratohet nga Ministria e Shëndetësisë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A sanitary inspector must report suspected violations found during sanitary inspections to the competent authority.
Neni 23 nspektori Sanitar gjatë ushtrimit të inspektimit sanitar nëse vlerëson se me shkeljen e dispozitave dhe të masave është bërë kundërvajtje, përkatësisht delikt ekonomik ose vepër penale, ka për detyrë të paraqesë kërkesen, për fillimin e procedurës për kundërvajtje, përkatësisht fletëparaqitje për delikt ekonomik ose vepër penale, organit kompetent. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: If the Sanitary Inspectorate bodies act against this law or the legal provisions on public health while carrying out their work, they are subject to legal responsibility.
Neni 24 Në raste kur Organet e Inspektoratit Sanitar në kryerjen e punëve veprojnë kundër këtij Ligji dhe dispozitave ligjore, në të cilat përcaktohet mbrojtja e shëndetit të popullatës, i nënshtrohet përgjegjësisë ligjore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: For construction-permit procedures, the Municipal Sanitary Inspectorate issues a certificate confirming that the main project complies with sanitary-technical construction conditions.
Neni 25 Në proçedurën e dhënies së lejeve ndërtimore për ndërtimin e objekteve ndërtimore, Inspektorati Sanitar Komunal jep çertifikatën mbi harmonizimin e projektit kryesor me kushtet sanitaro-teknike të ndërtimit. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: In urgent cases, the Kosovo Sanitary Inspectorate may orally or in writing order the Municipal Sanitary Inspector to carry out measures and actions to remove a direct risk to public health.
Neni 26 Inspektorati Sanitar i Kosovës, në rastet urgjente, gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes sanitare mund të urdhëroj me gojë ose me shkrim Inspektorin Sanitar të Komunës, për zbatimin e masave dhe të veprimeve me qëllim të mënjanimit të rrezikut të drejtëpërdrejtë për shëndetin e popullatës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Sanitary inspectorate bodies may stop construction of buildings without the required sanitary approval and may prohibit use of business premises and facilities until health- and environment-risk defects are removed.
Neni 27 27.1. Organet e Inspektoratit Sanitar janë të autorizuar të ndërpresin ndërtimin e objekteve, të cilat nuk posedojnë pëlqimin e përcaktuar sanitar të organit kompetent të Inspektoratit Sanitar . 7 27.2. Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës ndalojnë përdorimin e lokaleve afariste dhe të stabilimenteve derisa të mënjanohen të metat të cilat rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe ambientin jetësor. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A building or use permit for an investor cannot be issued without the consent of the competent Sanitary Inspectorate authority.
Neni 28 28.1. Pa pelqimin e organit kompetent të Inspektoratit Sanitar, investitorit nuk mund t’i lëshohet leja për ndërtim ose për përdorimin e objektit të ndërtuar ose të rikonstruktuar. 28.2 Organi kompetent i Inspektoratit Sanitar merr pjesë në punën e komisionit për kontrolliminteknik të objekteve dhe jep mendimin për zbatimin e masave të përcaktuara sanitare- teknike dhe higjienike me projektin paraprak. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Kosovo Sanitary Inspectorate bodies may temporarily suspend part or all activity in a facility, or partially or fully close it, if hygienic-sanitary conditions are not met or workers’ and consumers’ health is at risk.
Neni 29 Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës pezullojnë përkohësisht veprimtarinë e një pjese ose tërë veprimtarinë në objekt ose ta mbyllin pjesërisht a plotësisht atë, kur ai nuk plotëson kushtet higjieno-sanitare ose kur rrezikohet shëndeti i punonjësve dhe konsumatorëve. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Sanitary inspection bodies may suspend or prohibit activity in inspected premises when sanitary conditions are not met or unsafe food/noncompliant substances are used.
Neni 30 30.1. Organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës pezullojnë ose ndalojnë veprimtarinë në objektet që i nënshtrohen kontrollit të tij në këto raste: a) Kur objektet nuk i plotësojnë kushtet sanitare në përputhje me projektin e miratuar dhe me destinimin, për të cilin ato janë ngritur; b) Kur përdoren substanca ose tregtohen artikuj ushqimor që nuk përputhen me normat sanitare në fuqi dhe për pasojë paraqesin rrezik për shëndetin e popullatës. 30.2. Për objektet me interes të veçantë, vendimi jepet nga Inspektorati Sanitar i Kosovës, kurse për objektet me karakter lokal, vendimi jepet nga Inspektori Sanitar Komunal. 30.3.Vendimin për pezullimin ose për ndalimin e veprimtarisë së objektit është i formës së prerë. 30.4. Rihapja e veprimtarisë bëhet me vendimin e organeve të sipërpërmendura, kur të jenë plotësuar kushtet e përcaktuara. KAPITULLI (III) KUNDËRVATJET SANITARE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article lists a range of sanitary violations that count as sanitary misdemeanors.
Neni 31 Shkeljet e mëposhtme, përbëjnë kundërvajtje sanitare: a) Shkelja e rregullave të zbuluara gjatë kontrollit të ushtruar sanitar në objektet e përcaktuara në nenin 5 dhe 12 të këtij Ligji, b) Mosrespektimi i kushteve të prodhimit, sipas standardeve sanitare, c) Falsifikimet ose maskimet në teknologjinë e prodhimit, d) Papastërtitë personale dhe të mjeteve të punës, e) Tregtimi i produkteve ushqimore jashtë vendeve të lejuara , f) Shkeljet sanitare në mirëmbajtjen e ujësjellësit, g) Mungesa e klorizimit në sistemin e ujit të pijshëm, h) Grumbullimi dhe depozitimi i plehrave në vende që mund të bëhen shkak ose burim i shfaqjes a përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, i) Hedhja e mbeturinave dhe kafshëve të ngordhura në vende të hapura, jashtë vendeve të lejuara ose të destinuara, j) Përdorimi i papërpunuara i ujërave të zeza për ujitjen e prodhimeve bujqësore të konsumit. 8 k) Pranimi në institucionet parashkollore i personave të sëmurë ose të dyshimtë për sëmundje ngjitëse, l) Mosmarrja e miratimit prej organeve të Inspektoratit Sanitar të Kosovës për ndërtimin dhe funksionimin e objektit, m) Moszbatimi i pjesshëm ose i plotë i detyrave e vendimeve që merren nga organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës, n) Mospajisja me librezë sanitare në afatet e caktuara, o) Konstatimi i mosmbajtjes së higjenës dhe prezenca e brejtësve brenda dhe jashtë mjediseve të të gjitha objekteve të përcaktuara në nenin 5 dhe 12 të këtij Ligji, p) Pengimi, kërcënimi në ushtrimin e detyrës se Inspektorëve Sanitar. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Kosovo Sanitary Inspectorate may impose administrative fines for the violations listed in Article 31, with different fine ranges for natural persons, legal persons, and responsible persons.
Neni 32 32.1. Për kundërvajtje administrative sanitare të parashikuar në bazë të Ligjit, shqiptohen dënime me gjobë nga organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës, si vijon: a) Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pikat, a), b), f), g), m), n), masa e gjobës është prej 1.000 – 1.500 € për persona fizik, për persona juridik 2.000 – 5.000 €, ndërsa për personat përgjegjës 1.000 – 1.500 €. b) Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pikën c) masa e gjobës është prej 5.000-10.000 € për personat fizik, për persona juridik prej 30.000 – 35.000 €, ndërsa për personat përgjegjës 1.000 –1.500 €. c) Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pika h) masa e gjobës është prej 2.000 – 5.000 € për personat fizik, për persona juridik prej 5.000 – 10.000 €, ndërsa për personat përgjegjës 1.000 –1.500 €. d) Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pikat i), j), k), l), masa e gjobës është prej 2000 – 5.000 € për personat fizik, për persona juridik prej 5.000 – 10.000 €, ndërsa për personat përgjegjës 1.000 –1.500 €. e) Për shkeljet e parashikuara në Nenit 31, paragrafi 31.1 në pikat, d), e), masa e gjobës është prej 3.000 – 5.000 € për persona fizik, për persona juridik 5.000-10.000€ , ndërsa për personat përgjegjës 1.000 –1.500 €. f) Për shkeljet e parashikuara në Nenit 31, paragrafi 31.1 në pikën o), masa e gjobës është 5.000-10.000 € për persona juridik 10.000-15.000€,ndërsa për personat përgjegjës 1.000 - 1.500 €. g) Për shkeljet e parashikuara në Nenin 31, paragrafi 31.1 në pika p) masa e gjobës është prej 10.000 – 15.000 € për personat fizik, për persona juridik prej 20.000 – 35.000 €, ndërsa për personat përgjegjës 3.000 –5.000 €. 32.2 Mjetet financiare të arkëtuara nga gjobat, derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Kosovo’s Sanitary Inspectorate sets mandatory penalties through a special regulation.
Neni 33 Dënimet mandatare përcaktohen me rregullore të posaçme nga ana e Inspektoriatit Sanitar të Kosovës. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A fine judgment must be enforced within 30 days after it becomes final; if it is not paid on time, the fine increases by 3% for each day of delay, up to 30 days.
Neni 34 34.1. Ekzekutimi i vendimit të denimit me gjobë bëhet brenda një muaji (30 dite) nga data kur vendimi merr formë të prerë. 34.2. Në rastet kur gjoba nuk paguhet brenda kohës se caktuar për çdo ditë vonesë, masa e gjobës rritet me 3% te vlerës deri ne 30 ditë. 34.3. Pas kalimit te këtij afati seksioni përkatës i financës bën ekzekutimin e detyrueshëm të denimit me gjobë sipas Ligjit. 9 - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: If legal or natural persons repeat the same sanitary violation more than twice within 1 year, Kosovo’s Sanitary Inspectorate may suspend or temporarily/permanently close the object or activity.
Neni 35 Në rastet kur personat juridik apo fizik, vendas ose të huaj, përsërisin të njejtat shkelje sanitare më shumë se dy herë brenda 1 viti, organet e Inspektoratit Sanitar të Kosovës vendosin pezullimin ose mbylljen e përkohshme, apo të përhershme të objektit, ose të veprimtarisë së personit juridik a fizik. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: An appeal against a first-instance decision must be filed with the Kosovo Sanitary Inspectorate within 8 days of receiving the decision.
Neni 36 36.1 Kundër vendimit të shkallës së parë, ankesa i parashtrohet Inspektoriatit Sanitar të Kosovës. 36.2. Ankesa kundër vendimit të shkallës së parë, parashtrohet brenda afatit prej 8 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 36.3. Ankesa nuk e shtyn afatin e zbatimit të masave dhe veprimeve të urdhëruara në rastet kur ekziston rreziku i drejtëpërdrejtë për shëndetin ose jetën e popullatës ose ambientin jetësor. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Ministry of Health is responsible for implementing this Law.
Neni 37 Për implementimin e këtij Ligji është përgjegjës Ministria e Shëndetësisë. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: When this Law enters into force, all previously applicable legal provisions relating to the Kosovo Sanitary Inspectorate stop applying.
Neni 38 Ligjet e zbatueshme Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji pushojnë së aplikuari të gjitha dispozitat ligjore të cilat kanë qenë në fuqi lidhur me sferën e Inspektoratit Sanitar të Kosovës. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and on the date it is promulgated by the PSSP.
Neni 39 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në datën e shpalljes së tij nga PSSP-ja. 17.12.2003 UNMIK/ REG/2003/39
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/22 PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in