LIGJI NR. 2003/24 LIGJI I SPORTIT
This preamble introduces the Sports Law and states its basis and purpose.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/24
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble introduces the Sports Law and states its basis and purpose. This provision says the law governs how sports activities are organized and developed, and covers the rights, duties, and responsibilities connected to them. All persons have the right to engage in sports activities, regardless of age, gender, nationality, political, racial, religious, physical or mental ability, or social or economic status. Sports activities may be carried out by sports organizations and by other legal or natural persons who are registered for that purpose. Organizations that carry out sports activity are prohibited from political and religious activities.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/24 LIGJI I SPORTIT
Showing 85 of 85
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble introduces the Sports Law and states its basis and purpose.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË : VITI III / Nr. 22 / 01 MARS 2008 LIGJI NR. 2003/24 LIGJI I SPORTIT Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren nr.2001/9 të dt. 15 majit 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht nenet 5.1 (dh), 5.7, 9.1.26.(a), 9.3.2, 9.3.3.; Nisur nga të drejtat dhe detyrat e të gjitha institucioneve të edukimit fizik dhe të sportit, që të miratojnë kornizën ligjore për veprimin dhe sjelljen e tyre si dhe të drejtat e qytetarit për të zhvilluar veprimtarinë sportive; Miratoi ligjin vijues: I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law governs how sports activities are organized and developed, and covers the rights, duties, and responsibilities connected to them.
Neni 1 Me këtë Ligj rregullohet organizimi, kushtet dhe mënyrat e zhvillimit të veprimtarive sportive, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e bartësve të tyre, si dhe çështjet e tjera me rëndësi për këto veprimtari veçanёrisht themelimi, regjistrimi dhe menaxhimi i organizatave sportive . - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: All persons have the right to engage in sports activities, regardless of age, gender, nationality, political, racial, religious, physical or mental ability, or social or economic status.
Neni 2 Të gjithë personat, pa dallim moshe, gjinie, kombësie, përkatësie politike, racore, fetare, pavarësisht nga mundësitë fizike e mentale, pavarësisht nga niveli shoqëror ose ekonomik i tyre, e gëzojnë të drejtën e marrjes me veprimtari sportive. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Sports activities may be carried out by sports organizations and by other legal or natural persons who are registered for that purpose.
Neni 3 3.1.Veprimtari sportive mund të zhvillojnë, organizatat sportive dhe personat e tjerë juridik dhe fizik. 3.2. Personat e tjerë juridikë dhe fizikë, sipas këtij Ligji, janë të gjithë ata persona që janë të regjistruar, si të tillë, për zhvillimin e veprimtarive sportive. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Organizations that carry out sports activity are prohibited from political and religious activities.
Neni 4 Aktivitetet politike dhe religjioze janё tё ndaluara nё organizatat tё cilat zhvillojnё veprimtari sportive. II. PËRKUFIZIMET THEMELORE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision defines what counts as “sportive” under the law.
Neni 5 Sipas këtij Ligji, sportive konsiderohet, arsimimi sportiv dhe aktivitetet sportive të orientuara në arritjen e rezultateve në garat sportive, si dhe, - veprimtaritë për zhvillimin e trupit dhe lojërat e të gjitha grupmoshave; - ripërtëritja sportive; - sporti korektues ; - veprimtaritë e personave profesionalë që përgatisin pjesëmarrës për garat sportive; - veprimtaritë e personave që marrin pjesë në organizimin dhe udhëheqjen e garave sportive e të shfaqjeve të tjera sportive. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article defines key sports terms such as sports activity, physical education, amateur sport, professional sport, sports organization, sports club, and sports federation.
Neni 6 Sipas këtij Ligji: 6.1.Veprimtari sportive, konsiderohen veprimtaritë të cilat kanë për qëllim, zhvillimin e aftësive psiko-fizike për arritjen e rezultateve sportive në garat e të gjitha niveleve dhe të të gjitha grupmoshave. 6.2. Edukim fizik konsiderohet formimi psiko-fizik i nxёnёsve, studentёve dhe qytetarёve tё tjerё pёr mirёqenie tё shёndoshё tё tyre. 6.3. Sport amator, konsiderohet veprimtaria sportive mbi parimin e vullnetarizmit. 6.4. Sport profesionist, konsiderohet veprimtaria e sportistëve, të cilët zhvillojnë aktivitete sportive në mënyrë profesioniste dhe që janë të pajisur me kontratë me klubin përkatës nga i cili edhe financohen. 6.5. Organizatë sportive, konsiderohet çdo organizëm që zhvillon veprimtari sportive . 6.6. Klub sportiv, konsiderohet organizata sportive, që ka si qëllim të vetin, zhvillimin e veprimtarisë sportive në një njësi administrative-territoriale të Kosovës. 6.7. Federatë e sportit, konsiderohet organizata sportive, si shoqatë qytetare, që ka si qëllim të vetin organizimin, zhvillimin dhe përhapjen e sportit në degë të caktuara, në gjithë territorin e Kosovës. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Sports activity is encouraged and guided by natural and legal persons, and supported by responsible physical education and sport bodies through subsidies and tax relief.
Neni 7 7.1. Veprimtaria sportive, nxitet e drejtohet nga personat fizikë e juridikë, njëkohësisht mbështetet nga organet përgjegjëse për edukimin fizik dhe sportin, nëpërmjet subvencioneve e lehtësive fiskale. 7.2. Përkufizimet më të plota, rreth lehtësive fiskale, përcaktohen me akte nënligjore, tënxjerra në përputhje me ligjet përkatëse. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The relevant ministry sets general sports development policy and creates the needed infrastructure, financial, and staffing conditions.
Neni 8 8.1. Ministria përkatëse, përcakton politikat e përgjithshme të zhvillimit të sportit, në përputhje me prioritetet e masovizimit dhe të ngritjes së cilësisë së tyre. Ajo krijon kushtet infrastrukturale, financiare dhe kadrovike për përmbushjen e objektivave të caktuara. 8.2. Ministria përkatëse autorizon Institutin e Kulturës fizike ose ndonjë subjekt tjetër profesional, që të bëjë më përcaktimin e kritereve për zhvillimin e veprimtarisë sportive dhe zbatimin e politikave të edukimit fizik dhe të sportit. 8.3. Me shkeljen e të drejtave dhe detyrimeve që burojnë nga aktet e tyre normative dhe nga ky Ligj, organizatat sportive dhe të gjithë subjektet e tjerë të sportit, përgjigjen para organeve të caktuara kompetente. III. INTERESI PUBLIK PËR VEPRIMTARINË SPORTIVE DHE MBËSHTETJA INSTITUCIONALE E SAJ - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Every resident of Kosovo has the right to engage in sports activities.
Neni 9 Çdo banor i Kosovës gëzon të drejtën e marrjes me veprimtari sportive. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Sports activity is described as an important area of public and Kosovo interest, carried out on a voluntary or professional basis.
Neni 10 Veprimtaria sportive, paraqet një fushë të rëndësishme të interesit publik e kosovar, e cila zhvillohet mbi bazë të vullnetarizmit ose të profesionalizmit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Bodies responsible for physical education and sport must work to develop sport as a public interest activity.
Neni 11 11.1. Organet përgjegjëse për edukimin fizik dhe të sportit, janë të detyruara që të angazhohen për të zhvilluar veprimtarinë sportive si fushë të interesit publik e kosovar. 11.2. Interesi publik e kosovar i veprimtarisë sportive realizohet me sigurimin e të gjitha rrethanave dhe kushteve, e veçanërisht me mjete për programet në shkallë të vendit, me planifikimin, ndërtimin, mbajtjen e objekteve sportive, përcaktimin dhe zbatimin e politikave që nxisin, zhvillojnë dhe përparojnë këtë veprimtari. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Sporting activities especially include activities of general and local interest across all sports branches and the programs for carrying them out.
Neni 12 Veprimtaritë sportive, në mënyrë të veçantë përfshijnë veprimtaritë me interes të përgjithshëm dhe lokal në të gjitha degët sportive dhe programet për realizimin e tyre. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Public institutions at all levels, especially those made competent by this law, must look after physical education and sport, including their treatment, maintenance, and financial support.
Neni 13 Institucionet publike të të gjitha niveleve, veçanërisht ato, që me këtë Ligj shpallen kompetente, kujdesen për trajtimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen financiare të edukimit fizik dhe të sportit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Physical education and sport must be treated as inviolable and autonomous in planning and development.
Neni 14 Edukimi fizik dhe sportiv, është i paprekshëm dhe autonom në planifikimin dhe zhvillimin e tij. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Sports organizations and other physical education and sport subjects must set development projects for physical education and sport for all.
Neni 15 Organizatat sportive dhe të gjithë subjektet e tjerë, të edukimit fizik dhe të sportit, përcaktojnë projektet për zhvillimin e edukimit fizik dhe të sportit për të gjithë, përfshirë këtu gjinitë dhe grupet e ndryshme etnike, nga zhvillimi i aktivitetit masiv e deri te niveli më i lartë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Physical education and sport are described as important national values and are to receive ongoing attention from public institutions at all levels, especially the authorities competent under this law.
Neni 16 Edukimi fizik dhe sporti për të gjithë mbartin vlera te veçanta dhe kombëtare, ku si të tilla, janë në vëmendjen e vazhdueshme të institucioneve publike të të gjitha niveleve, veçanërisht të atyre që shpallen kompetente në përputhje me këtë Ligj dhe për zbatimin e tij. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Organizatat sportive duhet të kontribuojnë në kujdesin për shëndetin dhe zhvillimin social të vlerave të sportit.
Neni 17 Organizatat sportive, mbi bazën e Strategjisë së Zhvillimit të Sportit në Kosovë, ofrojnë kontributin e vet në kujdesin për shëndetin dhe zhvillimin social të vlerave të sportit, përmes tolerancës, miqësisë, bashkëpunimit, dhe parimeve të tjera të Kartës Olimpike dhe të Kartës Europiane të Sporteve. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Sports organizations must address the most urgent problems in sport.
Neni 18 Organizatat sportive, janё tё obliguara tё merren me zgjidhjen e problemeve më emergjente të sportit, duke marrë masa adekuate për përballimin e tyre, veçanërisht duke u konsultuar e shfrytëzuar mendimin e kuadrove të specializuara dhe duke zgjeruar hapësirat menaxhuese institucionale të sportit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The relevant ministry must issue a four-year program for the development of physical education and sport.
Neni 19 19.1.Për kryerjen e punëve me interes publik e kosovar, për edukimin fizik e të sportit, Ministria përkatëse nxjerrë Programin për Zhvillimin e Edukimit Fizik dhe të Sportit për periudhën katër vjeçare. 19.2. Në Program, në mënyrë të veçantë përcaktohen: - nevojat e edukimit fizik, të sportit dhe prioritetet e zhvillimit të tyre; - kualifikimi profesional i kuadrit; - stimulimi i talentёve tё rinjë; - projektimi dhe sigurimi i investimeve në objektet sportive; - mjetet e nevojshme për realizimin e interesit publik e kosovar në edukimin fizik dhe sportiv. 19.3. Në Program, në mënyrë të veçantë, përcaktohen nevojat e edukimit fizik dhe sportiv të personave me aftësi të kufizuara. IV. QËLLIMET DHE SYNIMET E SPORTIT - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article lists the aims of sport, including promoting mass sport, improving professional sport, organizing sports bodies, building sports infrastructure, and supporting Kosovo’s integration into European and world sport.
Neni 20 Qëllimet dhe synimet e sportit janë: - nxitja dhe zhvillimi i sportit masiv për të gjithë; - ngritja e vazhdueshme e cilësisë së sportit profesionist; - strukturimi i organizatave sportive, me qëllim të saktësimit të funksionit publik e kosovar të sportit; - institucionalizimi i sportit sipas përvojave europiane dhe më gjerë; - ndërtimi i infrastrukturës sportive në aspektin social të saj; - njohja dhe kultivimi i përvojave më të mira bashkëkohore, që synojnë ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës dhe integrimin e tij në sportin europian e botëror; - përshtatja e praktikave më të mira menaxhuese bashkëkohore në sport etj. V. ASOCIACIONI OLIMPIK I KOSOVËS - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Kosovo Olympic Association (AOK) is described as the highest sports institution in Kosovo and as covering member sports organizations and associations.
Neni 21 Asociacioni Olimpik i Kosovës (AOK) është institucioni më i lartë sportiv kosovar, që përfshinë organizata dhe shoqata anëtare të sporteve në Kosovë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: AOK is organized in line with the interests of athlete development and sport in Kosovo.
Neni 22 AOK është i organizuar në përputje me interesat e zhvillimit të sportistëve dhe të sportit në Kosovë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: AOK may organize, direct, and coordinate the development of Olympic sport, other recognized sports, and related activities, working with sports and public organizations and following its own decisions plus approved rules and procedures under this Law.
Neni 23 AOK organizon, drejton, bashkërendon zhvillimin e sportit olimpik dhe sporteve të tjera të njohura, si dhe aktiviteteve lidhur me to në bashkëpunim me organizatat e sportit dhe ato publike, bazuar në vendimet e saj si dhe rregullat dhe procedurat e miratuara në përputhje me këtë Ligj. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Qeveria (Ministria) must support AOK activities within budgetary limits, and sports organizations must not use or misuse the AOK name.
Neni 24 24.1. Qeveria (Ministria) do t’i përkrahë aktivitete e AOK-ut në kuadër të mundësive buxhetore. 24.2. Asnjë organizatë sportive nuk mund ta përdorë dhe keqpërdorë emrin e AOK-ut. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: KAS is part of AOK’s organizational structure and must operate in line with applicable international sports arbitration acts and standards.
Neni 25 Struktura organizative e AOK-ut përfshin Kosmisionin për Arbitrazh në Sport (KAS), i cili punon në përputhje me aktet dhe standardet e aplikueshme ndërkombëtare të arbitrazhit në sport. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Within AOK, the Sports Arbitration Commission (KAS) operates in line with the relevant acts of the international KAS.
Neni 26 Nё kuadёr tё AOK-ut funksionon Komisioni i Arbitrimit Sportiv (KAS) nё pajtim me aktet pёrkatёse tё KAS-it ndёrkombёtar. VI. FEDERATAT E SPORTIT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Sport federations must be established and operate in line with this Law, their statutes, their internal rules made under this Law, and the statutes of the relevant international sports federations.
Neni 27 Federatat e sportit, themelohen dhe funksionojnë në përputhje me dispozitat e këtij Ligji,statuteve dhe të rregulloreve të tyre të brendshme, të nxjerra në përputhje me këtë Ligj, si dhe të përshtatur me statutet e federatave ndërkombëtare përkatëse të sportit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Sports federations must include both genders, all ethnic groups, and minorities in their management structure.
Neni 28 Federatat e sportit nё strukturёn e tyre tё menaxhimit duhet tё pёrfshijnё tё dy gjinitё, tё gjitha grupet etnike dhe minoritetet. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Sports federations must run their activities in line with policies and their work program, and the relevant ministry oversees Kosovo’s sports policies carried out by sports federations.
Neni 29 29.1.Federata e Sportit, i zhvillon aktivitetet e veta bazuar në politikat dhe në pajtueshmëri me programin e tyre të punës. 29.2.Ministria pёrkatёse do të mbikëqyrë politikat sportive të Kosovës, të realizuara nga federatat e sportit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Sport federations must publish their decisions and carry out compliance checks; they may also start disciplinary proceedings against their members.
Neni 30 30.1.Federatat e sportit, janë të detyruara t’i publikojnë vendimet e tyre. 30.2.Federatat e sportit, mund të zhvillojnë procedurë disiplinore ndaj anëtarëve të tyre. 30.3.Federatat e sportit, zhvillojnë kontroll për zbatimin e normave të statutit, të akteve të tjera të brendshme dhe të atyre ndërkombëtare, duke u bazuar në parimet e përgjithshme dhe normat konkrete të së drejtës. 30.4.Po qe se, vendimet e federatave të sportit janë në kundërshtim të hapur me aktet normative të tyre dhe me këtë Ligj, atëherë organet përfaqësuese dhe personat përgjegjës, dalin para organeve kompetente të drejtësisë, të cilat mund ta anulojnë zbatimin e vendimeve dhe të marrin masa përkatëse ndaj personave udhëheqës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Approved sports federation statutes serve as authorization to use the federation name and operate as a sports federation.
Neni 31 31.1.Miratimi i statuteve të federatave të sportit u shërben si autorizim për të marrë e përdorë emrin me qëllim të funksionimit si federata të sportit. 31.2.Kriteret dhe procedurat përkatëse, për marrjen e lejes dhe për funksionimin e federatave të sportit, i përcaktojnë organet profesionale, të autorizuara nga Ministri përkatës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Students, students and persons with disabilities may establish their own federations in certain sports branches.
Neni 32 32.1.Për një degë të caktuar sportive, për tërë territorin e Kosovës, themelohet dhe vepron një federatë e vetme e licencuar. 32.2.Nxënësit, studentët dhe personat me aftësi të kufizuara, mund të themelojnë federatat e tyre në degë të caktuara sportive. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Sports federations must operate on an amateur basis, and they may pay professionals, receive support, and reward quality athletes under their own rules.
Neni 33 33.1.Federatat e sportit, veprojnë mbi bazën e amatorizmit. 33.2.Federatat e sportit, mund t’i paguajnë profesionistët dhe këtë e përcaktojnë në aktet e tyre normative. 33.3.Federatat e sportit, mund të marrin ndihmë nga Ministria përkatëse, nga donatorët dhe nga sponzorët. 33.4.Federatat e sportit, munden që, brenda rregullave të miratuara në organet e veta, nga fondet e veta, shpërblejnë sportistët cilësorë, për rezultatet e arritura sportive. VII. KLUBET SPORTIVE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Sports clubs are established and operate under this law and the normative acts of the relevant federations.
Neni 34 Klubet sportive themelohen dhe funksionojnё nё bazё tё kёtij Ligji dhe tё akteve normative tё federatave pёrkatёse. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Sports clubs may be public or private. Public clubs register as NGOs, while private clubs register under the relevant laws in Kosovo.
Neni 35 Klubet sportive mund tё jenё publike ose private. Klubet publike regjistrohen si organizata joqeveritare, ndёrsa klubet private regjistrohen nё bazё tё ligjeve pёrkatёse nё Kosovё. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Public sports clubs base their activity on budgetary or local financial subsidies and donations from natural and legal persons.
Neni 36 Klubet sportive publike, veprimtarinë e tyre e bazojnë në subvencionet financiare buxhetore ose lokale, si dhe në donacionet nga personat fizikë dhe juridikë. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Private sports clubs are formed by the free initiative of their members and must be registered with the relevant federations.
Neni 37 37.1.Klubet sportive private, themelohen me iniciativa të lira të anëtarëve të tyre dhe, regjistrohen në federatat përkatëse. 37.2.Përkufizimet më të plota do të bëhen me aktet nënligjore, të nxjerra në bazë të ligjeve të veçanta. VIII. PJESËMARRËSIT NË VEPRIMTARITË SPORTIVE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article says who counts as a participant in sporting activities: athletes of all age groups, sports workers, other participants, and sports fans as spectators.
Neni 38 Sipas këtij Ligji, pjesëmarrës në veprimtari sportive janë: - sportistët e të gjitha grupmoshave; - veprimtarёt sportivё; - pjesëmarrësit e tjerë; - adhuruesit e sportit, si spektatorë. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Sports activities are carried out on amateur and professional bases; professional athletes realize their employment rights and duties through the sports club, under labor law, collective agreement, and individual contract.
Neni 39 39.1.Veprimtaritë sportive, zhvillohen mbi baza amatore dhe profesionale. 39.2.Sportistët të cilët veprimtaritë sportive i zhvillojnë profesionalisht, të gjitha të drejtat dhe detyrat për marrëdhënie pune, i realizojnë në klubin sportiv, si punëdhënës, në mënyrën e përcaktuar me Ligjin e Punës, me marrëveshjen kolektive dhe me kontratën individuale. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Ministry authorizes a professional body to classify athletes by international standards and takes responsibility for material and professional care for elite athletes.
Neni 40 40.1.Ministria autorizon trupin profesional qё t’a bёjё kategorizimin e sportistёve sipas standardeve ndёrkombёtare. 40.2.Mund të pёrcaktohen tri kategori sportistësh, të cilat veprimtarinë sportive e Zhvillojnë profesionalisht: sportistë të kategorisë botërore; sportistë të kategorisë ndërkombëtare dhe sportistë të kategorisë së vendit. 40.3.Verifikimin e dy kategorive të para, në bazë të propozimit të Trupit profesional, e bën Ministria përkatëse, ndërsa verifikimin e kategorisë së sportistëve të kategorisë së vendit, e bëjnë federatat përkatëse të sportit. 40.4.Rezultatet sportive, përbëjnë kriterin themelor për kategorizimin e sportit dhe të sportistëve. 40.5.Ministria pёrkatёse merr pёrsipёr pёrkujdesjen materiale dhe profesionale pёr sportistёt kulminantё. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Sport clubs must provide material compensation to amateur athletes, and amateur athletes may also receive other rewards for sporting results under club rules.
Neni 41 41.1.Sportistёve tё cilёt veprimtarinё sportive e zhvillojnё mbi baza amatore klubi sportiv obligohet t’u sigurojё kompenzim material. 41.2.Sportistët amatorë marrin edhe shpërblime të tjera për rezultate të arritura sportive, sipas kushteve të përcaktuara me aktet e klubit sportiv. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: An athlete may not sign a contract with one sports club at the same time as being bound by a contract with another club.
Neni 42 42.1.Sportisti nuk ka tё drejtё tё bёjё kontratё me njё klub sportiv nё tё njejtёn kohё kur ёshtё i lidhur me kontratё me klubin tjetёr sportiv. 42.2.Çdo shkelje e kësaj dispozite dënohet sipas sanksioneve të përcaktuara me këtë Ligj. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The transfer method for professional and amateur athletes is set by the rules of the relevant sports federations, in line with international federation standards.
Neni 43 Mënyra e kalimit të sportistëve profesionistë, dhe e sportistëve amatorë, përcaktohet me rregulloret e federatave të sporteve përkatëse, në përputhje me normat e federatave ndërkombëtare. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Mosmarrëveshjet për respektimin e kontratave midis klubeve sportive, nëse nuk zgjidhen nga federatat përkatëse, zgjidhen nga gjykatat kompetente.
Neni 44 Konfliktet lidhur me respektimin e kontratave nё mes tё klubeve sportive, nёse nuk zgjidhen pёrmes federatave pёrkatёse, zgjidhen nga gjykatat kompetente. IX. MARRËDHËNIET SPORTIVE ME JASHTË - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Vetëm një federatë sportive për një sport të caktuar, që vepron në të gjithë Kosovën, mund të anëtarësohet në asociacionet sportive ndërkombëtare.
Neni 45 Në asociacionet sportive ndërkombëtare, mund të anëtarësohet vetëm një federatë sportive nga një sport i caktuar, që vepron në mbarë territorin e Kosovës. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Sports clubs may contact and make agreements for competitions abroad, if the relevant sports federations consent.
Neni 46 Klubet sportive, mund të kontaktojnë dhe të lidhin marrëveshje për gara jasht vendit, sipas pëlqimit të federatave të sporteve përkatëse. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Selected athletes on the representative team are entitled to gathering and special treatment for official international meetings at all levels.
Neni 47 Sportistët e zgjedhur në ekipin përfaqësues, kanë të drejtën e grumbullimit e të trajtimit të veçantë për takimet zyrtare ndërkombëtare të të gjitha niveleve. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Kosovo representative team athletes must appear with emblems and jerseys in the same color combination; the relevant federation selects the team’s selector.
Neni 48 48.1.Sportistët e ekipit përfaqësues të Kosovës, në çdo sport, paraqiten me embleme dhe me fanelat me kombinim të njëjtë ngjyrash. 48.2.Ekipi pёrfaqёsues ka selektorin e vet tё cilin e zgjedhё federata pёrkatёse. X.RAPORTI I ORGANEVE PËRGJEGJËSE PËR SPORTIN DHE I ORGANIZATAVE SPORTIVE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: A sports organization may carry out sports activity only if it meets the conditions set by the law and, for starting the activity, after the responsible body verifies those conditions and issues the relevant decision.
Neni 49 49.1.Organizata sportive, mund të zhvillojë veprimtari sportive, po qe se i përmbushë kushtet e përcaktuara me këtë Ligj, të cilat, qysh më parë i publikon Ministria përkatëse dhe organet përgjegjëse të pushtetit lokal. 49.2.Organizata sportive, mund të fillojë ta zhvillojë veprimtarinë sportive, kur organi përgjegjës vërteton se janë përmbushur kushtet për të cilat i lëshon vendimin përkatës. 49.3.Po qe se organizata sportive, zhvillon veprimtarinë sportive, pa marrjen e vendimit përkatës, organi përgjegjës, nisë procedurën para gjykatës kompetente për pushimin e veprimtarisë së saj. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The relevant ministry supervises specified sports matters, a ministry-appointed professional commission carries out that supervision, and the supervisory body may stop sports activity or impose other measures.
Neni 50 50.1.Ministria përkatëse, në mënyrë të veçantë e mbikëqyrë: - përmbushjen e kushteve për realizimin e detyrave me rëndësi publike dhe kosovar për sportin; - shpenzimin e mjeteve publike; - menaxhimin dhe shfytëzimin e objekteve sportive publike; - përmbushjen e standardeve dhe parimeve për realizimin e programeve në shkallë të vendit; - përmbushjen e kushteve për organizimin e garave sportive ndërkombëtare për të cilat jep pëlqimin; - përmbushjen e standardeve për kontrollimet mjekësore të përkohshme dhe periodike; - keqpërdorimin ose shkeljen e të drejtave të sportistëve dhe të klubeve sportive, - rregullsinë e punës së federatave të sporteve. 50.2.Mbikëqyrja, ushtrohet nga komisioni pёrkatёs profesional tё cilin e emёron Ministria. 50.3.Organi mbikëqyrës mund t’ia ndalojë organizatës sportive ose individit, zhvillimin e veprimtarisë sportive ose t’i shqiptojë masa të tjera, në përputhje me këtë Ligj. 50.4.Kundёr vendimeve tё shqyrtuara mund tё ushtrohet e drejtё e ankesёs nё KAS tё AOK-ut nё afat prej15 ditёsh. Palёt e pakёnaqura nё vendimet e KAS-it mund tё ankohen nё Komisionin e Arbitrimit Sportiv Ndёrkombёtar. XI. EDUKIMI FIZIK DHE SPORTI NË SHKOLLA DHE NË UNIVERSITET - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Rinia shkollore dhe studentore ka të drejtë të merret me edukim fizik dhe sport gjatë shkollimit dhe studimit në shkollë dhe universitet.
Neni 51 Rinia shkollore dhe studentore, e gëzojnë të drejtën, që gjatë shkollimit dhe studimit të mirren me edukim fizik dhe sport në shkollë dhe në universitet. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The relevant ministry, working with the Ministry of Education, Science and Technology, must take care of physical education and sport development in schools and universities.
Neni 52 52.1.Edukimi fizik dhe sporti në shkolla dhe në universitet, kanë për synim, - zhvillimin e veprimtarive të edukimit fizik dhe të sportit me qëllim të krijimit të kushteve për një gjendje të mirë shëndetësore, fizike dhe të lëvizjeve psiko-motorike të tyre; - përballimin e pasivitetit dhe apatisë së nxënësve dhe studentëve në planin intelektual, emocional, lëvizor e shoqëror; - orientimin shkollor dhe universitar të nxënësve dhe studentëve, sipas prirjeve e aftësive të tyre; - ndalimin e përdorimit të duhanit, alkoolit, drogës dhe ndalimin e rritjes së konflikteve në shoqëri; - bashkërendimin e bashkëveprimin në veprimtaritë e edukimit fizik dhe të sportit në shkolla e në universitet; - inkurajimin e dëshirave, prirjeve e talenteve të nxënësve e të studentëve për sporte të caktuara dhe, - ngritjen e ekipeve të ndryshme të nxënësve dhe studentëve sipas llojeve të sporteve, sipas kushteve dhe mundësive të shkollave e universitetit. 52.2.Ministria përkatëse nё bashkёpunim me Ministrinё e Arsimit, Shkencёs dhe Teknologjisё kujdeset për zhvillimin dhe edukimin fizik dhe të sportit në shkolla dhe në universitet. XII. KUADRI PROFESIONAL - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This provision defines who counts as a professional cadre: people with at least university-level sports education, or people who have reached the required professional qualification through specialization.
Neni 53 Kuadër profesional konsiderohen personat të cilët kanë të kryer më së paku shkollimin e lartë sportiv universitar, përkatësisht personat që në formë të specializimit kanë arritur shkallë të duhur kualifikimi profesional. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Një kuadër i huaj profesional mund të angazhohet në drejtimin e treningut sportiv dhe të ndeshjeve sportive në vend, nëse plotëson kushtet e nenit 53.
Neni 54 Kuadri i huaj profesional, mund të angazhohet në udhëheqjen e treningut sportiv dhe të ndeshjeve sportive në vend, nëse i plotëson kushtet sipas nenit 53 tё kёtij Ligji. XIII. OBJEKTET DHE MJEDISET SPORTIVE - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Sports facilities and sports environments may be public or private.
Neni 55 Objektet dhe mjediset sportive mund të jenë: - publike dhe - private. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The responsible sports authority decides the affiliation of sports objects and facilities by a special decision.
Neni 56 Përkatësia e objekteve dhe e mjediseve sportive, përcaktohen me vendim të veçantë të organit përgjegjës për sportin. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Sports objects and facilities are private when they are built entirely by private persons.
Neni 57 Objektet dhe mjediset sportive janë private, atëherë kur ndërtohen tërësisht nga personat privatë. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Public sports facilities are governed by the responsible sports body, while other sports facilities are governed by their lawful owners.
Neni 58 Objektet dhe mjediset sportive nё pronёsi publike qeverisen nga organi pёrgjegjёs pёr sportin.Objektet dhe mjediset e tjera sportive qeverisen nga pronarёt ligjorё tё tyre. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The use or purpose of sports facilities and sports environments may not be changed.
Neni 59 Ndalohet ndryshimi i destinimit të objekteve dhe mjediseve sportive. XIV. MBROJTJA SHËNDETËSORE DHE PËRDORIMI I SUBSTANCAVE DHE METODAVE STIMULUESE NË SPORT - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: People actively doing sports in sports clubs must undergo medical examination.
Neni 60 60.1.Personat të cilët në klubet sportive aktivisht zhvillojnë veprimtari sportive, janë të detyruar që t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor. 60.2.Kontrolli mjekësor përfshinë, vizitën mjekësore përpara fillimit të ndeshjes, ndërsa kontrollin sistematik gjatë kohës së pjesëmarrjës në veprimtari sportive. 60.3.Numrin e kontrollimeve sistematike, e përcakton secila federatë sportive, më së paku një herë në vit. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Kontrollin shëndetësor të pjesëmarrësve në veprimtari sportive e kryen mjeku specialist i mjekësisë sportive në ambulancat përkatëse.
Neni 61 Kontrollin shëndetësor të pjesëmarrësve në veprimtari sportive, e kryen mjeku specialist i mjekësisë sportive në ambulancat përkatëse. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: People who actively do sports in a sports club are equipped with a medical card.
Neni 62 Çdo person, i cili në një klub sportiv, aktivisht zhvillon veprimtarinë sportive, pajiset me kartelë mjekësore. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Using prohibited stimulant substances or methods, and encouraging others to use them, is punishable under the relevant sports federations’ accepted international rules.
Neni 63 Përdorimi i substancave dhe metodave të ndaluara stimuluese, si dhe nxitja për përdorimin e tyre, dënohen sipas normave ndërkombëtare të pranuara nga federatat e sporteve përkatese, të përfshira në aktet normative të tyre. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Kosovo has specialized commissions that deal with education, propaganda, war, and control related to counter-stimulation in sport.
Neni 64 Kosova ka komisionet pёrkatёse tё specializuara tё cilat merren me edukimin, propagandën, luftën dhe kontrollin për kundërstimulimin në sportin e Kosovës. XV. FINANCIMI - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Municipalities must create their own sport funding funds, and the Kosovo Government approves the public sports needs program on the relevant ministry’s proposal.
Neni 65 65.1.Bazën e financimit të sportit dhe të nevojave publike e kosovare, e përbëjnë mjetet financiare që sigurohen nga buxheti i Kosovës. 65.2.Komunat i formojnë fondet e veta për financimin e sportit. 65.3.Programin e nevojave publike e kosovare në sport, në bazë të propozimit të Ministrisë përkatëse, e miraton Qeveria e Kosovës. 65.4.Pjesa tjetër e financimit të sportit realizohet në bazë të të ardhurave që personat juridikë dhe fizikë, të cilët zhvillojnë veprimtari sportive, realizojnë me zhvillimin e kësaj veprimtarie, nëpërmjet kuotave të anëtarësisë, nga lojërat e fatit dhe burimet e tjera që ndihmojnë veprimtarinë e rregullt të organizatave sportive. 65.5.Mjetet plotësuese për financimin e sportit, mund të sigurohen nëpërmjet reklamave dhe sponsorizimit. XVI. REKLAMA DHE SPONSORIZIMI - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Commercial and manufacturing companies have the right to enter into relations with sports organizations for advertising or sponsorship.
Neni 66 Shoqëritë tregtare dhe prodhuese kanë të drejtën që të hyjnë në marrëdhënie me organizatat sportive me qëllim reklamimi ose sponsorizimi. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Business relations between commercial/production companies and sports organizations are set by contract, and any trade benefits for sponsoring companies are set by subordinate regulations.
Neni 67 67.1.Marrëdhëniet në mes të shoqërive tregtare dhe prodhuese, me organizatat sportive, përcaktohen me kontratë. 67.2.Lehtësitë tregtare që mund t’i gëzojnë shoqëritë tregtare dhe prodhuese, që sponsorojnë veprimtaritë e organizatave sportive, përcaktohen me akte nënligjore, të nxjerra në bazë të ligjeve përkatëse. XVII. E DREJTA RADIOTELEVIZIVE - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: A person or legal entity that organizes a sports activity owns the radio/TV broadcasting right covered by the contract.
Neni 68 Personi fizik a juridik, që organizon një veprimtari sportive është pronar i së drejtes së transmetimit në radiotelevizion pёr tё cilin bёhet kontrata. XVIII. INFORMIMI - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: A special information service in the relevant ministry keeps sports records and related data.
Neni 69 69.1.Për të siguruar një evidencë të rregullt dhe të saktë për gjendjen në sportin e Kosovës, në Ministrinë përkatëse vepron një shërbim i veçantë për mbledhjen dhe ruajtjen e informatave. 69.2.Shërbimi për informata, mban evidencën (regjistrat) e sportistëve, të pjesëmarrësve të tjerë në veprimtaritë sportive, mban evidencën e garave sportive, kombëtare e ndërkombëtare, të objekteve sportive dhe të të dhënave të tjera me interes për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm. XIX. LUFTIMI I DHUNËS NE SPORT - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Violence, including physical or moral abuse such as insult, is punished under sports federation disciplinary rules, misdemeanor law, and Kosovo criminal law.
Neni 70 Çdo shfaqje e dhunës në kuptimin e saj fizik ose moral, si fyerje, dënohet sipas dispozitave disiplinore të federatave sportive, Ligjit për Kundërvajtje, dhe Ligjit Penal të Kosovës. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Fireworks and weapons of all kinds are prohibited in sports facilities and areas.
Neni 71 Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i fishekëzjarreve dhe armëve të të gjitha llojeve, në objektet dhe mjediset sportive. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Alcoholic beverages may not be traded or used in sports facilities and sports environments.
Neni 72 Ndalohet tregtimi dhe përdorimi i pijeve alkoolike në objektet dhe mjediset sportive. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Smoking is prohibited in enclosed sports facilities.
Neni 73 73.1.Ndalohet duhani në objektet dhe mjediset e mbyllura sportive. 73.2.Personat që shkelin këtë dispozitë, largohen nga objektet dhe mjediset e mbyllura sportive. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Sports officials such as judges and observers are protected from being harmed or targeted while acting in their official role.
Neni 74 74.1.Personi që merr pjesë në veprimtarinë sportive, në cilësinë zyrtare (gjyqtari, vëzhguesi etj.) është i paprekshëm. 74.2.Çdo cenim ose synim për cenim të personit që merr pjesë në veprimtarinë sportive, në cilësinë zyrtare, konsiderohet cenim ose synim për cenim i personit zyrtar dhe, ndiqet në procedurë disiplinore ose penale. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Police are responsible for public order in sports venues, and a sports event organizer must notify the police three days before the event.
Neni 75 75.1.Ruajtja e rendit publik në objektet dhe mjediset sportive, është kompetencë e policisë. 75.2.Organizatori i një veprimtarie sportive, është i detyruar, që për këtë veprimtari të njoftojë policinë tri ditë para zhvillimit të veprimtarisë në territorin e të cilit ajo zhvillohet. XX. DISPOZITAT NDËSHKUESE - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Sports organizations can be fined if they operate without consent, engage in political or religious organization, or run sports activities in unsuitable facilities with unqualified staff.
Neni 76 76.1.Me dënim me gjobë, në shumë prej 1000-5000 €, dënohen organizatat sportive: - nëse kryejnë veprimtari sportive pa marrjen e pëlqimit nga organi përgjegjës; - nëse merren me organizimin politik e fetar; - nëse veprimtaritë sportive i kryejnë në objekte sportive të papërshtatshme dhe me kuadër të paspecializuar profesonal. 76.2.Për shkelje të Ligjit nga alineja e mësipërme, përveç dënimit me gjobë, mund të shqiptohen edhe masa të ndalimit të veprimtarisë sportive për kohë të caktuar, prej 6 muaj deri në 3 vjet. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: A professional person who forces an athlete to train or compete while the athlete is unfit because of injury or illness can be fined 1,000–5,000 €.
Neni 77 77.1.Me dënim me gjobë, prej 1000-5000 €, dënohet personi profesional i cili detyron sportistin të stërvis ose të merr pjesë në gara sportive kur nuk është i aftë për shkak të ndonjë lëndimi ose sëmundjeje. 77.2.Për shkelje të Ligjit nga alineja e mësipërme, përveç dënimit me gjobë, personit profesional mund t’i shqiptohet edhe masa e ndërprerjes së punës së tij profesionale për kohë të caktuar prej 6 muaj deri në 3 vjet. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: A person who gives or receives prohibited, harmful stimulating preparations may be fined and may also face a temporary professional ban.
Neni 78 78.1.Me dënim me gjobë, prej 1000-10.000 €, dënohet personi i cili jep ose merr preparate stimuluese të cilat janë të ndaluara dhe të dëmshme për shëndet. 78.2.Për shkelje të Ligjit nga alineja e mësipërme, personit mund t’i shqiptohet edhe masa e ndalimit të profesionit për kohë të caktuar prej 1 deri në 5 vjet. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: Sports event organizers must ensure emergency medical assistance during the event, or face a fine and possibly a temporary ban on sports activity.
Neni 79 79.1.Me dënim me gjobë prej 1000-2500 euro, dënohet organizatori i garave dhe shfaqjeve sportive, i cili nuk siguron ndihmën e shpejtë medicinale gjatë kohës së mbajtjes së garave ose shfaqjeve sportive. 79.2.Për shkelje nga alineja e mësipërme organizatorit të garave dhe shfaqjeve sportive mund t’i shqiptohet edhe masa e ndalimit të veprimtarisë sportive për kohë të caktuar prej 3 muaj deri në 1 vjet. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Penalties may be doubled when the same subject or individuals repeat violations.
Neni 80 80.1.Në rastet e përsëritjes së shkeljeve nga të njëjtit subjekt ose individë, ndeshkimet mund të dyfishohen. 80.2.Kundër vendimeve për dënime me gjobë ose për masën e ndalimit të veprimtarisë sportive për kohë të caktuar, në procedurat përkatëse, mund të ushtrohet e drejta për ankesë. XXI. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: When this Law is approved, other sports provisions in Kosovo are repealed.
Neni 81 Me miratimin e këtij Ligji, shfuqizohen dispozitat e tjera për sportin në Kosovë. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: Sports organizations and other subjects must harmonize their normative acts with this law within six months.
Neni 82 Organizatat sportive dhe subjektet e tjerë, duhet që, në afatin prej gjashtë muajsh të bëjnë harmonizimin e akteve të tyre normative me këtë Ligj. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: The relevant ministry must issue secondary legislation within 6 months.
Neni 83 Ministria përkatëse, duhet që, në afatin prej 6 muajsh të nxjerrë aktet nënligjore në bazë dhe për zbatimin e këtij Ligji. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly, on the date it is proclaimed by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 84 Ky Ligj hyn nё fuqi pas miratimit nga Kuvendi, në datën e shpalljes së tij nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 28.07.2004 UNMIK/ REG/ 2004/26
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/24 LIGJI I SPORTIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in