LIGJI NR. 2003/5 LIGJI I KOSOVËS PËR FARËRAT
This preamble says the law is intended to regulate the production and trade of seeds, including plant varieties, varietal hybrids, and seed potatoes.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/5
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is intended to regulate the production and trade of seeds, including plant varieties, varietal hybrids, and seed potatoes. This provision says the law regulates the production and trading of seeds of plant varieties and seed potatoes in agricultural production. This law applies to plant seeds and seed potatoes used in agricultural production, whether domestic or imported, when they are covered by Program 1 and intended for production and sale in Kosovo. This article defines key terms used in the law, including seed categories, plant variety concepts, the Minister, and breeders’ exclusive rights. The Ministry/Department handles applications for varieties to enter the Kosovo Seed List and for recognition of plant breeders’ rights, and an office is to be established for these matters.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/5 LIGJI I KOSOVËS PËR FARËRAT
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is intended to regulate the production and trade of seeds, including plant varieties, varietal hybrids, and seed potatoes.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 22 LIGJI Nr. 2003 / 5 LIGJI I KOSOVËS PËR FARËRAT Kuvendi i Kosovës Duke marrë parasysh Rregulloren nr. 1999/1 të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të datës 25 korrik 1999 mbi autorizimet e Administratës së Përkohshme në Kosovë, të ndryshuar, Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Me qëllim të rregullimit të prodhimit dhe tregtimit me farëra të varieteteve të ndryshme bimore në prodhimtarinë bujqësore duke përfshirë hibridet varietore dhe patatet për farë, Shpallë sa vijon: I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the production and trading of seeds of plant varieties and seed potatoes in agricultural production.
Neni 1 Legjislacioni Kosovar mbi prodhimin dhe tregtimin me farëra të varieteteve të bimëve, fidanëve dhe patateve për farë në prodhimtarinë bujqësore Ky ligj rregullon çështjet që kanë të bëjnë me prodhimin dhe tregtimin me farëra të varieteteve bimore dhe patateve për farë në prodhimtarinë bujqësore . - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This law applies to plant seeds and seed potatoes used in agricultural production, whether domestic or imported, when they are covered by Program 1 and intended for production and sale in Kosovo.
Neni 2 Fushë veprimtaria e ligjit Ky ligj aplikohet për farërat e varieteteve të ndryshme bimore në prodhimtarinë bujqësore dhe patateve për farë si të vendit po ashtu edhe nga importi – pra të gjitha llojet që janë të përfshira në listën e Programit 1 të këtij ligji të cilat kanë për qëllim prodhimin dhe shitjen në Kosovë. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 23 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including seed categories, plant variety concepts, the Minister, and breeders’ exclusive rights.
Neni 3 Definicioni i termave kryesore qe janë të përdorura në këtë ligj Termat të cilat përdoren në këtë ligj kanë domethënie si vijon: (a) Varietet - do të thotë bimë e cila grupohet në kuadër të një klasifikimi botanik të veçantë të një niveli më të ulët, grupet e të cilave pa marrë parasysh kushtet e rritjes mund të jenë: (i) Të definuara nga të shprehurit e karakteristikave që rezultojnë nga një gjenotip i caktuar ose nga kombinimi i gjenotipeve. (ii) Të dallueshme nga çfarëdo bime tjetër të grupuara me një shprehje dhe së paku me një karakteristikë të përmendur. (iii) Të konsiderueshme si njësi që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë për tu (propaguar) shumëzuar në mënyrë të pandryshueshme. (b) Varietet me polenizim të hapur - do të thotë një varietet stabil dhe të njëtrajtshëm (uniform). (c) Linjë natyrore - do të thotë një linjë stabile dhe e njëtrajtshme e cila krijohet përmes vetë fekondimit artificial së bashku me seleksionimin e disa gjeneratave të njëpasnjëshme ose me veprime gjegjëse. (d) Hibrid me kryqëzim të njëfishtë -do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të dy linjave natyrore. (e) Hibrid me kryqëzim të dyfishtë - do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të dy hibrideve me kryqëzim të njëfishtë i përcaktuar nga mbajtësi. (f) Hibridi me kryqëzim të trefishtë - do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të një linje dhe të hibridit me kryqëzim të njëfishtë, i përcaktuar nga krijuesi. (g) Hibrid me kryqëzim të lartë - do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të një linje të njëfishtë ose të një hibridi me kryqëzim të njëfishtë dhe të një varieteti me polenizim të hapur i përcaktuar nga mbajtësi. (h) Hibridi ndërvarietal - do të thotë gjenerata e parë e kryqëzimit në mes të bimëve që rriten nga Fara Bazë e dy varieteteve me polenizim të hapur, i përcaktuar nga mbajtësi. (i) Dallueshmëria – një varietet është i dallueshëm nëse në mënyrë të qartë dallon nga çfarëdo varieteti tjetër, ekzistenca e të cilit është çështje e njohurisë së përgjithshme në kohën e plotësimit të kërkesës-aplikacionit dhe do të jetë relevant në ditën e caktuar. (j) Uniformiteti – një varietet është i njëllojshëm (uniform) nëse varësisht nga ndryshimi i tipareve të cilat mund të priten gjatë shumimit, është i njëllojshëm në karakteristikat e tij (përkatëse) relevante. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 24 (k) Stabiliteti – një varietet është stabil nëse karakteristikat e tij kryesore mbesin të pa ndryshuara, pas shumimit të përsëritur, ose në rast të ndonjë cikli të posaçëm të shumimit në fund të çdo cikli të tillë. (l) Lista e farërave të Kosovës – Lista e farërave e varieteteve të lejuara për tu tregtuar në Kosovë. (m) Të drejtat e seleksionueseve të bimëve – krijuesi –bartësi i të drejtave të kultivuesve të bimëve të një varieteti të bimëve do të ketë të drejtën ekskluzive të bëjë dhe të autorizojë të tjerët të bëjnë me sa vijon: (i) të shesë material riprodhues të varietetit të bimëve në Kosovë. (ii) të prodhojë material riprodhues të varietetit të bimëve në Kosovë me qëllim të shitjes. (n) Vlera për kultivim dhe përdorim – nënkupton cilësitë pozitive te varieteteve të bimëve të cilat, në krahasim me ato ekzistuese të përfshira në Listën e farërave të Kosovës të varieteteve të Kosovës, sjellin në përfitim sa i përket kultivimit të kulturave ose të produkteve të përfituara nga ato të njëjtat. Për këtë qëllim kualiteti i varietetit të ri do të merret si i tërë me të gjitha cilësitë e favorshme, e jo vetëm një vetie pozitive. (o) Seleksionues – do të thotë një person ose organizatë që ka bërë seleksionimin ose zbulimin dhe e ka zhvilluar një varietet të caktuar. (p) Farërat – janë farërat e drithërave, bimëve vajore, bimëve foragjere, perimeve, bimëve industriale, mjekësore, aromatike,fidanëve të hardhisë, pemëve, perimeve, fidanëve pyjore dhe patatet për farë. (q) Mbajtës – një person fizik ose juridik i cili është i përfshirë në Listën e farërave të Kosovës si përgjegjës për mbajtjen dhe ruajtjen e varieteteve të caktuara në pajtim me karakteristikat bazë me të cilat ka hyrë në Listën e farërave të Kosovës. (r) Farë e seleksionuesit (krijuesit) – do të thotë farërat e një gjenerate më të hershme se fara para bazë (para bazike), e cila është prodhuar nga ose nën përgjegjësinë e mbajtësit, i cili në Kosovë zhvillon veprimtarinë e mbajtësit sipas definicionit nën (q) të këtij ligji. (s) Farë para-bazike (super elite) – do të thotë farërat e një gjenerate të mëhershme nga ajo e farës bazike (farë elite) e cila është prodhuar nga ose nën përgjegjësinë e mbajtësit të farës së kultivuesit. (t) Farë bazë (farë elite) – do të thotë farërat të cilat janë prodhuar nga ose nën përgjegjësinë e mbajtësit të farës para-bazike (super elite). (u) Farë e Certifikuar e Gjeneratë së Parë (C1) – do të thotë farërat të cilat janë prodhuar në mënyrë direkte nga fara bazike (farë elite). (v) Farë e Certifikuar e Gjeneratës së Dytë (C2) – do të thotë farërat të cilat janë prodhuar në mënyrë direkte nga fara e Certifikuar e Gjeneratës së Parë, të cilat janë kryesisht të Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 25 dedikuara për prodhimin e bimëve ose pjesëve të bimëve për konsum të njerëzve ose të shtazëve. (w) Fara e certifikuar – do të thotë farërat të cilat janë prodhuar në mënyrë direkte nga fara bazike (fara elite), të cilat janë kryesisht të dedikuara për prodhimin e bimëve ose të pjesëve të bimëve për konsum të njerëzve ose të shtazëve. Fara e certifikuar përfshinë farën hibride të tipave të hibrideve të cekura në definicionet (d), (e), (f), (g) dhe (h) të këtij ligji. (x) Farë standarde - do të thotë farë e perimeve e cila është e dedikuar të përdoret kryesisht për prodhimin e bimëve ose të pjesëve të bimëve për konsum nga njerëzit ose nga shtazët. (y) Cilësia e farës – do të thotë specifikacioni i cilësisë së farës (pastërtia, aftësia e mugullimit përqindja e mbirjes, përqindja e farave të llojeve tjera, shëndeti i farës) e certifikuar me një certifikatë zyrtare. (z) Inspektimi në terren i prodhimtarisë së farës – nënkupton përcaktimin e identitetit varietal dhe pastërtinë varietale të prodhimit të farës. (aa) Certifikatë zyrtare – dokument zyrtar i cili vërteton që cilësia e farërave është e atillë që farërat i plotësojnë standardet për tregtimin me farëra. (bb) Raporti mbi Testin e Farës – do të thotë një dokument zyrtar i cili verifikon rezultatet e analizave laboratorike me qëllim të përcaktimit të cilësisë së farës. (cc) Kontingjent i farës – do të thotë sasia e identifikueshme e farërave të një peshe e cila nuk do të kalonte peshën e caktuar me aktin nënligjor mbi tregtimin me farëra. (dd) Ministri do të thotë Ministri i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (MBPZHR). (ee) Prodhues i farës – do të thotë një person i cili është i angazhuar në prodhimin e farërave, i cili është i regjistruar në pajtim me aktin nënligjor mbi Regjistrimin dhe Licencimin e Farërave. (ff) Shitës i farës” – do të thotë një person i cili është i angazhuar në biznesin e tregtimit me farëra dhe i cili është i regjistruar në pajtim me aktin nënligjor mbi Regjistrimin dhe Licencimin e Farërave . (gg) Paketues i farës – do të thotë një person i cili është i angazhuar në biznesin e paketimit dhe ripaketimit të farërave dhe i regjistruar në pajtim me aktin nënligjor mbi Regjistrimin dhe Licencimin e Farërave . (hh) Përpunues i farës – do të thotë një person i angazhuar në pastrimin, trajtimin ose përpunimin e farërave në ndonjë mënyrë tjetër të cilat kanë për destinim shitjen dhe që ky person është i regjistruar në pajtim me aktin nënligjor mbi Regjistrimin dhe Licencimin e Farërave. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 26 (ii) Akt nënligjor - nënkuptojnë aktet nënligjore Ministrore të shpallura në pajtim me këtë ligj nga Ministri apo të shpallura nga Qeveria sipas rekomandimeve të Ministrit. (jj) Seksioni i Farërave – do të thotë Seksioni i Farërave në kuadër të Departamentit të Prodhimit dhe të Mbrojtjes së Bimëve i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përgjegjës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me prodhimin, certifikimin, testimin dhe tregtimin me farëra. (kk) Zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve – do të thotë zyra për të drejtat e Varietetit të Bimëve të MBPZHR, përgjegjëse për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me njohjen e të drejtave të kulturave të Bimëve dhe Listat e farërave të Kosovës. (ll) UPOV – nënkupton Unionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Varieteteve të reja të bimëve. II LISTAT E FARËRAVE TË KOSOVËS DHE TË DREJTAT E KULTIVUESVE TË BIMËVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry/Department handles applications for varieties to enter the Kosovo Seed List and for recognition of plant breeders’ rights, and an office is to be established for these matters.
Neni 4 Aplikimi i Varieteteve për Listën e Farërave të Kosovës dhe Mbrojtja e të Drejtave të Kultivuesve të Bimëve Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (MBPZR) gjegjësisht Departamenti i Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve do të jenë përgjegjëse për operim me të gjitha aplikacionet për hyrjen e varieteteve në Listën e Farërave të Kosovës dhe po ashtu do të jetë përgjegjëse për operim me aplikacionet që kanë të bëjnë me njohjen e të drejtave të kultivuesve të bimëve. Zyra për njohjen e të Drejtave të Kultivuesve të Bimëve do të themelohet nga MBPZHR me qëllim të administrimit të të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me Listën e Farërave të Kosovës të Varieteteve si dhe me njohjen e të Drejtave Kultivuesve të Bimëve. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The plant varieties office must accept and examine applications, DPMB makes the final decision on recognizing plant breeders’ rights, and the office may charge applicants specified fees.
Neni 5 Funksionet dhe detyrat e Zyrës së të Drejtave të Varietete të Bimëve Zyra e të Drejtave të Varieteteve të Bimëve do të bëjë pranimin dhe shqyrtimin e të gjitha kërkesave për të vendosur varietetet e kulturave bujqësore në Listën e Farërave të Kosovës si dhe të gjitha kërkesat për njohjen e të Drejtave për Kultivuesit e Bimëve. DPMB do të marrë vendimin final lidhur me njohjen e të Drejtave të Kultivuesve të Bimëve, lidhur me paraqitjen e varietetit. Zyra e të Drejtave të Varieteteve të Bimëve do të ketë të drejtë t’i ngarkojë me këto taksa aplikuesit për shërbimet në vijim : (i) taksë për aplikim dhe regjistrim të varieteteve të bimëve në Listën e Farërave të Kosovës; (ii) taksë për testimin e varieteteve të bimëve lidhur me Dallueshmërinë, Uniformitetin, dhe Stabilitetin (DUS) si dhe lidhur me Vlerën për Kultivim dhe Përdorim (VPK); Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 27 (iii) taksë për ngritjen e ankesës kundër një vendimi të marrë nga Komisioni i Listës së Farërave të Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The breeder or their successors have the right to complete the Kosovo Seed List application, which must be filed at the Plant Variety Rights Office.
Neni 6 Plotësimi i Kërkesës për Listën e Farërave të Kosovës 1. Plotësimi i Kërkesës për Listën e Farërave të Kosovës të varietetit të Bimëve do të jetë e drejtë e kultivuesit të varietetit të bimëve ose të pasardhësve të tij ose të saj. Ky aplikacion do të plotësohet në Zyrën për të Drejta të Varietetit të Bimëve. 2. Kërkesa për Listën e Farërave të Kosovës do të përmbajë: (a) Kërkesën e plotësuar për Listën e Farërave të Kosovës të Varietetit; (b)Pyetësori teknik i varietetit të bimëve duke dhënë detajet mbi karakteristikat agronomike dhe morfologjike të varietetit; (c) Një dëftesë e cila dëshmon për pagimin e taksës për shqyrtim formal të kërkesës për Listën e Farërave të Kosovës për një periudhë prej 1 muaj nga data e plotësimit të kërkesës. 3. Kërkesa për Listën e Farërave të Kosovës të Varieteteve të prodhimtarisë bujqësore do të referohet në vetëm një varietet të bimës. 4. Kërkesa do të plotësohet në gjuhët zyrtare në Kosovë. 5. Zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve do të bëjë publikimin e rregullt të detajeve në Gazetën mbi Varietetet e Bimëve dhe Farërave të cilat kanë të bëjnë me të gjitha kërkesat e pranuara për vendosje – përfshirje në Listën e Farërave të Kosovës të Varieteteve të Bimëve. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A request to be listed on the Kosovo Seed List for an agricultural variety is accepted only if the variety has an approved name, is distinct, uniform, and stable for several generations, and meets the listed seed-law condition in point (e).
Neni 7 Kriteriumet që kanë të bëjnë me Kërkesën për Listën e Farërave të Kosovës të Varieteteve të Prodhimtarisë Bujqësore 1. Kërkesa për Listën e Farërave të Kosovës për një varietet të prodhimtarisë bujqësore do të pranohet nëse varieteti: (a) Ka një emër të aprovuar. (b)Është i ndryshëm nga të gjitha varietetet e tjera. (c) Është i njëtrajtshëm në aspektin e përbërjes. (d)Është stabil për disa gjenerata. (e) Nëse fara të cilës i përket varieteti i bimës është e vënë në listën e familjeve botanike dhe fara është e bazuar në Ligj ( Programi 1). Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 28 - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for DUS and VKP testing of plant varieties, including who performs the tests, where they are done, what applicants must provide, and when varieties may be listed and traded.
Neni 8 Testimi i Varietetit të bimëve për tu përfshirë në Listën e Farërave të Kosovës 1. Testimi i varietetit të bimëve për Dallueshmëri, Uniformitet dhe Stabilitet (DUS), do të bëhet nga Subjekti i autorizuar nga MBPZHR. 2. Testi mbi DUS do të mbahet gjatë dy sezoneve të kultivimit (pra për dy vite) edhe atë në pajtim me Unionin Ndërkombëtarë për Mbrojtjen e Varieteteve të Reja të Bimëve (UPOV). 3. Në rastin kur një varietet i bimëve është përfshirë në Listën Kombëtare të një vendi tjetër i cili është anëtar i UPOV, Zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve do të merr raport zyrtar lidhur me DUS nga Autoriteti për Regjistrim i cili ka bërë testin për DUS lidhur me varietetin e bimëve. 4. Zyra për të drejtat e Varietetit të Bimëve ka të drejtë të hyjë në aranzhmane bilaterale me anëtarë të tjerë të UPOV me qëllim të kryerjes-kompletimit të testit DUS lidhur me varietetin e bimëve të cilat janë kultivuar në Kosovë. 5. Vlera për Kultivim dhe Përdorim (VKP) të një varieteti të bimëve do të përcaktohet në bazë të plotësimit të karakteristikave agronomike gjatë dy viteve dhe krahasimit të plotësimit të këtyre karakteristikave me “kontrollin” ekzistues adekuat të varieteteve. 6. Vlera për Kultivim dhe Përdorim (VKP) të një varieteti të prodhimit nuk do të aplikohet ndaj: (a). Varieteteve të perimeve. (b). Varieteteve të barit të cilat nuk janë të destinuara për ushqim të kafshëve. (c). Çfarëdo varieteti i bimëve i destinuar për shitje të menjëhershme vetëm në ndonjë vend tjetër, i cili e ka pranuar atë më parë duke pasur parasysh vlerën e tij për kultivim dhe përdorim. 7. Testimi i një varieteti të bimëve për vlerën e tij për kultivim dhe përdorim (VKP) duhet të bëhet në dy vende të ndara provuese nga Instituti i autorizuara, nga MBPZHR. 8. Me qëllim të kryerjes së testeve provuese të VKP dhe DUS, aplikanti do të: (a) Sjellë sasinë e farërave pa pagesë. (b)Të konfirmojë se do të furnizojë me farëra në adresë të caktuar brenda afatit të caktuar. 9. Nëse është konstatuar pas analizave të rezultateve të testit se një varietet i bimëve ka një vlerë për kultivim dhe përdorim, kur përshtatshmëria e tij e tërësishme është krahasuar me “kontrollin” e varieteteve ekzistuese vendimi i propozuar me dokumentacion të bashkangjitur do të dorëzohet nga zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve, Komitetit të Listës së Farërave të Kosovës për të marrë vendimin final, kurse propozimi do të publikohet në gazetë. 10. Komisioni i Listës së Farërave të Kosovës do të përbëhet nga pesë anëtarë të emëruar nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe zhvillim Rural. Dy nga anëtarët duhet të jenë punëtorë të agjencive qeveritare ,dhe tre nga anëtarët duhet të jenë nga Organizatat jo qeveritare. Të Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 29 gjithë anëtarët duhet të kenë eksperiencë substanciale në bujqësi. Komisioni për Listën e Farërave të Kosovës do të jetë kompetent për marrjen e vendimit përfundimtar se cilat varietete kualifikohen për Listën e Farërave të Kosovës”. 11. Aplikantët ose përfaqësuesit e tyre të autorizuar do të kenë mundësi të bëjnë inspektimin lidhur me regjistrimin e kandidaturës së varieteteve në DUS dhe VKP në lokacione provuese gjatë sezonit për kultivim. 12. Lista e Farërave të Kosovës e Varieteteve të Prodhimtarisë Bujqësore do të publikohet një herë në vit nga Zyra e të Drejtave për Varietetet e Bimëve. 13. Lista e Farërave të Kosovës do të publikohet në një publikim zyrtarë i cili do të përfshijë karakteristikat kryesore agronomike për çdo varietet të bimëve. 14. Komiteti i Listës së Farërave të Kosovës ka të drejtë të bëjë kufizim ndaj numrit të varieteteve të çdo lloj prodhimi i cili do të përfshihet në Listën e Farërave të Kosovës . 15. Vetëm ato varietete të cilat janë të përfshira në Listën e Farërave të Kosovës do të kenë të drejtë për tu tregtuar në Kosovë. Me akt nënligjor mbi Tregtimin me Farëra në Kosovë të shpallur nga Ministri, përcaktohen kriteriumet për tregtim të llojeve të farërave të cilat për momentin janë të prodhuara dhe tregtohen në Kosovë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Kosovo Seeds Committee may remove a plant variety from the Kosovo Seeds List if specified conditions are met, and a plant variety rights office must publish notice about any post-removal selling period.
Neni 9 Heqja e një Varieteti nga Lista e Farërave të Kosovës 1. Komiteti i Listës së Farërave të Kosovës do të ketë të drejtë për të hequr një varietet të bimëve nga Lista e Farërave të Kosovës nëse: (a) Kultivimi i atij varieteti në Kosovë do të ketë efekt negativ në shëndetin e njerëzve, shtazëve dhe bimëve. (b)Kultivuesi nuk shprehë gatishmëri që edhe më tej të mbajë këtë varietet. (c) Varieteti nuk arrin të mbajë dallueshmërinë, uniformitetin dhe stabilitetin (DUS). (d)Kultivuesi nuk arrin të furnizojë me farëra për testim të VKP që do të mbahet së paku çdo 10 vjet. (e) Emri i aprovuar i një varieteti është i anuluar pa u propozuar një emër i ri. (f) Nëse nuk është paguar taksa për kultivim të atij varieteti në Listën e Farërave të Kosovës . (g) Niveli i kultivimit të këtij varieteti është i atillë sa që kultivimi i këtij varieteti në Listën e Farërave të Kosovës nuk do të arsyetohet duke marrë parasysh kohëzgjatjen e mbrojtjes së varietetit në Listën e Farërave të Kosovës . (h) Komiteti i Listës së Farërave të Kosovës do të konsiderojë se varieteti është i larguar sa i përket vlerave të tij për kultivim dhe përdorim i krahasuar me rezultatet e varieteteve të tjera të të njëjtit lloj. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 30 2. Komiteti i Listës së Farërave të Kosovës nëse e sheh të nevojshme dhe të arsyeshme mund të caktojë një periudhë më së voni deri me 30 qershor të vitit të tretë pas heqjes të varietetit të caktuar nga Lista e Farërave të Kosovës gjatë të cilës fara e atij varieteti duke qenë farë e cila ka qenë gjatë fazës së prodhimit ose e cila është prodhuar para datës së heqjes nga lista mund të shitet-tregtohet në atë mënyrë sikur të ishte e ligjshme po qe se varieteti i caktuar ka mbetur në Listën e Farërave të Kosovës gjatë një periudhe të tillë. 3. Zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve do të publikojë një njoftim në gazetë duke theksuar se a thua ekziston apo jo një periudhë gjatë të cilës një varietet i bimëve i cili është hequr nga Lista e Farërave të Kosovës mund të tregtohet në pajtim me Paragrafin 2 të këtij neni dhe nëse ekziston një periudhë e tillë datën në të cilën ajo periudhë skadon. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Plant Variety Rights Office must handle applications, publish certain matters and yearly test results, keep records and files for varieties on the Kosovo Seed List, and the authorized body must keep sample collections.
Neni 10 Vendimet e Listës së Farërave të Kosovës, publikimet dhe shënimet të cilat duhet të mbahen nga zyra për të drejtat e varieteteve të bimëve 1. Zyra për të Drejtat e Varieteteve të Bimëve do të jetë përgjegjëse për: (a). Pranimin e kërkesave lidhur me mbrojtjen ligjore të varieteteve konkurruese duke bërë shqyrtimin e kërkesave dhe marrjen e vendimeve si dhe lëshimin e dokumenteve mbrojtëse për varietetet konkurruese. (b). Pranimin e kërkesave për Listën e Farërave të Kosovës të varieteteve konkurruese duke bërë shqyrtimin e kërkesave dhe implementimin e procedurave për testim. 2. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me aplikuesit e varietetit të bimëve dhe vendimet e propozuara pas përfundimit të testit provues (VKP), do të publikohen në gazetën e të Drejtave të Varietetit të Bimëve dhe Listën e Farërave të Kosovës. 3. Zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve do të publikojë një herë në vit rezultatet provuese të VKP, në fund të çdo viti regjistrues të listës nëse të gjithë aplikantët pajtohen me këtë. 4. Zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve do të mbajë shënime sa i përket çdo varieteti të bimëve që ka hyrë në Listën e Farërave të Kosovës dhe atë: (a). Emrin e varietetit dhe çfarëdo emri tjetër sipas të cilit varieteti tregtohet në një vend tjetër. (b). Llojin të cilit i takon varieteti. (c). Një shenjë të karakteristikave të varietetit duke përfshirë (përveç në rastin e perimeve dhe barishteve ku kultivuesi i varietetit ka deklaruar se farërat e atij Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 31 varieteti nuk janë të destinuara për prodhim të ushqimit të kafshëve ) ato që përcaktojnë vlerën e saj për kultivim dhe përdorim. (d). Datën e hyrjes së varietetit në Listën e Farërave të Kosovës si dhe datën e ndonjë përtëritje eventuale të hyrjes në këtë listë. (e). Datën e skadimit të hyrjes në listë. (f). Emrin dhe adresën e kultivuesit të varietetit ose në rast se ka më shumë se një mbajtës, një shenjë të burimit prej ku këta emra dhe adresa mund të merren- sigurohen. 5. Shënimet e mbajtura në pajtim me paragrafin (4) të këtij do të jenë në dispozicion për shikim nga çfarëdo personi në zyrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 6. Zyra për të Drejtat e Varietetit të Bimëve do të mbajë nga një dosje për çdo varietet të bimëve që ka hyrë në Listën e Farërave të Kosovës. 7. Dosja do të përfshinte një përshkrim të shkurtër të varietetit të bimëve si dhe një përmbledhje të fakteve në bazë të të cilave ky varietet ka hyrë në Listën e Farërave të Kosovës . 8. Subjekti i autorizuar do të mbajë një koleksion të mostrave të të gjitha varieteteve, të përfshira në Listën e Farërave të Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article lets dissatisfied parties lodge a written appeal and sets out how appeals are handled by the Appeals Board.
Neni 11 Procedura e Ankesave 1. Të gjitha vendimet e marra nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Prodhimit të Bimëve sa i përket njohjes së të Drejtës së Kultivuesit të Bimëve të një varieteti mund të jenë çështje e një ankese të shkruar e cila do t’i parashtrohet Zyrës për të Drejtat e Varietetit të Bimëve. 2. Të gjitha vendimet e marra nga Komiteti i Listës së Farërave të Kosovës sa i përket një kërkese për hyrje në Listën e Farërave të Kosovës të një varieteti, mund të jenë çështje e një ankese me shkrim e cila do t’i parashtrohet Zyrës për Njohjen e të Drejtave të Varietetit të Bimëve. 3. Ankesat e parashtruara do të shqyrtohen nga Komiteti i Listës së Farërave të Kosovës. Ky Komitet pas shqyrtimit të ankesës do të konfirmojë vendimin origjinal ose do të vendosë në favor të ankesës me shkrim. Vendimi i Komitetit të Listës së Farërave të Kosovës do të publikohet në gazetë. 4. Pala e cila nuk është e kënaqur me vendimin, mund të bëjë ankesë, Bordit të ankesave(apeleve). 5. Ministri do të caktojë një Bord të Ankesave për çdo ankesë, i cili do të përbëhet nga 3 anëtarë të pavarur të cilët nuk janë punëtorë të agjencisë qeveritare, duke përfshirë një ekspert të lëmisë së çështjeve ligjore dhe të drejtës administrative dhe dy ekspert të cilët kanë njohuri nga lëmi i bujqësisë. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 32 6. Bordi i Ankesave do të mbajë shënime lidhur me procedurën e punës. 7. Bordi i Ankesave mund të caktojë një apo më shumë persona me njohuri në nivel të ekspertit i cili do të kishte një funksion këshillëdhënës qoftë të përgjithshëm ose sa i përket ndonjë rasti ose rasteve të posaçme. 8. Bordi i Ankesave, nëse e sheh të arsyeshme, mundë të mbajë shqyrtimin si dhe mund të bëjë dëgjimin e palës ankuese, apo të vendosë vetëm në bazë të shkresave të paraqitura. 9. Bordi i Ankesave mund të konfirmojë ose ndryshojë çfarëdo vendimi ose veprimi të DPMB dhe të Komitetit të Listës së Farërave të Kosovës. 10. Bordi i Ankesave do të jepe arsyet me shkrim për vendimin e marrë, kurse kopjet do t’i dërgohen aplikantit, Zyrës për njohjen e të drejtave të Varietetit të Bimëve dhe Komitetit të Listës së Farërave të Kosovës, si dhe ndonjë pale tjetër të interesuar. III PRODHIMI, CERTIFIKIMI,TESTIMI, DHE TREGTIMI I FARËS - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: MBPZHR controls seed production, certification, testing, and trade, and its plant-production department must carry out a long list of seed-control tasks.
Neni 12 Kontrollimi i Prodhimit, Certifikimit, Testimit dhe Tregtimit të Farës 1. Kontrollimi i Prodhimit, Certifikimit, Testimit dhe Tregtimit të Farës do të bëhet nga MBPZHR. 2. Departamenti për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve i cili themelohet nga MBPZHR do të jetë përgjegjës për: (a) Sigurimin e informatave adekuate dhe të qëndrueshme lidhur me natyrën, kushtet dhe cilësinë e farërave të cilat janë duke u shitur ose të cilat do të ofrohen në treg për tu shitur. (b)Pengimin e tregtimit të farërave të cilat janë të dëmshme dhe në pengimin e shitjes së farërave të cilat nuk janë testuar sa i përket pastërtisë dhe mundësisë për mbirje, ose të cilat i takojnë një varieteti i cili nuk është i përfshirë në Listën e Farërave të Kosovës. (c) Pengimin e përhapjes të sëmundjeve të bimëve nëpërmjet shitjes së farërave. (d)Rregullimin e përshkrimeve sipas të cilave farërat nxirren në treg për tu shitur. (e) Çdo gjë që është rregulluar me pjesën e III të këtij Ligji, mund të përcaktohet me akte nënligjore mbi farërat. (f) Aplikimin e të gjitha akteve nënligjore mbi farërat të përgatitura në bazë të këtij Ligji dhe informimin e DPMB lidhur me çfarëdo shkelje të këtyre akteve nënligjore. (g) Përgatitjen e shënimeve statistikore lidhur me certifikimin e farës që kanë të bëjnë me sasinë e farës e cila është e certifikuar sipas varietetit, dhe specifikave të të korrave për secilin vit. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 33 (h) Mbajtjen e shënimeve lidhur me sasinë e farës të cilat shumëzohen për prodhim të mëtejshëm të farës në Kosovë. (i) Mbajtjen e shënimeve lidhur me prodhimtarinë e farës së certifikuar në Kosovë. (j) Inspektimin e të gjithë prodhimtarisë së farës në fazat përkatëse të rritjes nga inspektorë të kualifikuar. (k) Raportet dhe formularët e ndryshëm të inspektimit të prodhimtarisë të jenë të kompletuar në mënyrë adekuate dhe të dorëzohen në afatin e paraparë në Departamentin e Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve të MBPZHR. (l) Për të marrë vendime lidhur me atë se a munden që të mbjellurat e farës të lejohen për prodhim të farës së certifikuar dhe bartjen e këtyre vendimeve aplikantëve të ndryshëm të cilët e kanë vënë prodhimin në skemën për certifikim. (m) Përcaktimi i rregullave lidhur me etiketimin dhe mbylljen e paketimeve me farë të certifikuar. (n) Përcaktimi i rregullave lidhur me marrjen e mostrave dhe testimin e sasirave të farës. (o) Shqyrtimin dhe analizimin e rezultateve të testeve të farës për të verifikuar se sasitë e farës i plotësojnë standardet e caktuara për certifikim dhe tregtim . (p)Lëshimin e certifikatave zyrtare për kontingjentet e farës, në pajtim me standardet e përshkruara në aktet nënligjore. (q)Lëshimin e raporteve mbi sasitë e farërave të refuzuara të cilat nuk janë në pajtim me standardet e përshkruara në aktet nënligjore mbi tregtimin e farërave. (r) Përcaktimi i rregullave me subjektin e autorizuar për mbjelljen e mostrave reprezentative ne ngastrat e tokës pas kryerjes së kontrollit për të gjitha sasitë e farës të cilat do të shumëzohen për prodhim të mëtejshëm të farës në Kosovë. (s) Përcaktimin e rregullave për mbajtjen e shënimeve të ngastrave pas kontrollit. (t) Krahasimin e rezultateve të ngastrave pas kontrollit sa i përket identitetit të varietetit dhe pastërtisë varietore me të dhënat e të mbjellurave nga kontingjenti i njëjtë i farës, nëse është nevoja refuzimin e të mbjellurave në bazë të rezultateve të ngastrave pa marrë parasysh rezultatet e inspektimit të të mbjellurave. (u) Mbajtjen e shënimeve lidhur me sasitë e farës së certifikuar nga Departamenti i Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve të MBPZHR. (v) Mbajtjen e shënimeve të kompjuterizuara lidhur me gjithë prodhimtarinë dhe sasinë e farës së certifikuar dhe të tregtuar në Kosovë. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 34 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Seed production for certain seed categories must be inspected by relevant MBPZHR staff, and licensed inspectors may also inspect when needed.
Neni 13 Inspektimi i Prodhimtarisë së Farës 1. Prodhimtaria e cila do të përdoret për prodhimin e Farës Para Bazike dhe Farës Bazike do të inspektohet nga punëtorët përkatës të MBPZHR. 2. Prodhimtaria e cila do të përdoret për prodhimin e Farës së Certifikuar, Farës së Gjeneratës së Parë dhe të Farës së Certifikuar të Gjeneratës së Dytë do të inspektohet nga persona përkatës të MBPZHR dhe sipas nevojës mund të inspektohet po ashtu nga inspektorë të licencuar të prodhimtarisë përkatëse. Këta persona duhet të licencohen në pajtim me aktet nënligjore . 3. Inspektimet e Prodhimtarisë do të bëhen në pajtim me aktet nënligjore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Seed packages in the listed categories must have an official external label.
Neni 14 Etiketimi i Paketimeve të Farës Një paketim i Farës për shumëzim-kultivim, Fara Para-Bazë, Fara Bazë, Fara e Certifikuar, Fara e Certifikuar e Gjeneratës së Parë si dhe Fara e Certifikuar e Gjeneratës së Dytë do të ketë të vendosur në pjesën e jashtme një etiketë zyrtare duke përmbajtur sipas farës adekuate specifikat e saj me një dimension-madhësi dhe ngjyrë siç është e përcaktuar në aktet nënligjore. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Seed sales are prohibited unless the seed packages were sealed in time by or under the supervision of a DPMB-authorized person, and the seal must break when opened so it cannot be reused.
Neni 15 Mbyllja e paketimeve Asnjë person nuk mund të shesë Farë për shumëzim-kultivim, Farë Para-Bazë, Farë Bazë, Farë të Certifikuar të Gjeneratës së Parë, Farë të Certifikuar të Gjeneratës së Dytë, përveç nëse ajo farë është mbyllur jo me vonë se në kohën kur është marrë mostra, nga ose nën mbikëqyrjen e personit të autorizuar nga DPMB për ta bërë këtë punë në mënyrë që kur paketimi të hapet mjeti mbyllës do të dëmtohet dhe se i njëjti nuk do të mund të përdoret prapë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Seed samples for official examination must be taken according to criteria set in subordinate acts on seed trade in Kosovo.
Neni 16 Marrja e mostrës për një sasi të farës Mostra e farërave për qëllime të ekzaminimit zyrtar do të merret, në pajtim me kriteriumet e parapara në aktet nënligjore mbi Tregtimin me Farëra në Kosovë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A licensed subject must test seed samples, and the tests must follow the methods set by the International Seed Testing Association.
Neni 17 Testimi i farës 1. Testimi i mostrave do të bëhet nga subjekti i autorizuar, në mënyrë që të përcaktohet se cilësia e farës a i plotëson standardet e parapara për një lloj të posaçëm ose kategori të farës sipas akteve nënligjore. 2. Testet do të bëhen në pajtim me metodat e parapara nga Shoqata Ndërkombëtare për Testimin e Farës. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 35 3. Një kopje e raportit mbi testimin e farës për mostër të testuar do t’i vihet në dispozicion përpunuesit të farës si dhe Departamentit për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve të MBPZHR. 4. Në rast se pas analizimit të rezultateve konstatohet se sasia e caktuar e farës nuk i plotëson standardet mbi cilësinë e farës, të parapara për një lloj apo kategori të caktuar të farës sikundër që është definuar në aktet nënligjore për tregtim më Farëra në Kosovë; MBPZHR mund të japë leje që ajo sasi e farës të merret përsëri për mostër dhe të ritestohet. 5. Mbetja e mostrës pas testit përkatës të farës, do të përdoret për të mbjellë nëpër ngastra pas kontrollit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Only registered persons may produce, package, repackage, process, and trade seed in Kosovo, and registered seed operators must keep records and allow inspection.
Neni 18 Shënimet të cilat duhet të mbahen nga prodhuesit e farës, shitësit e farës, paketuesit e farës dhe përpunuesit e farës 1. Vetëm personat e regjistruar në pajtim me aktet nënligjore do të janë të lejuar për të prodhuar , paketuar, ripaketuar, përpunuar dhe tregtuar farëra në Kosovë. 2. Personi i cili regjistrohet si prodhues i farës, shitës i farës, paketues i farës ose përpunues i farës do të mbajë shënime adekuate dhe në mënyrë të rregullt lidhur me transaksionet e tij me farërat si dhe me trajtimin e tyre, testimin dhe operacionet e tjera të ndërmarra nga ai person ose në emër të tij lidhur me çfarëdo lloj fare; kurse vazhdimi i regjistrimit të tij do të kushtëzohet me dhënien-prezantimin e një informate të tillë DPMB, në rast se ai kërkon një gjë të tillë; duke i lejuar në çfarëdo kohe të arsyeshme një zyrtari ose ekipi të tij të bëjë inspektimin dhe të marrë kopjet e çfarëdo shënimesh të tilla dhe të bëjë inspektimin e pasurisë, makinave, pajimeve dhe objekteve të tjera me të cilat zhvillon veprimtarinë për të cilën është regjistruar. IV KONTROLLIMI I FARËS SË IMPORTUAR DHE PATATEVE PËR FARË - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Farërat listed in Kosovo’s seed list may be imported and traded; non-listed varieties may not be imported.
Neni 19 Farërat të cilat lejohen të importohen në Kosovë 1. Farërat e një varieteti të cilat janë përfshirë në Listën e Farërave të Kosovës do të lejohen të importohen dhe të tregtohen në Kosovë. Importimi i farërave të një varieteti i cili nuk është i përfshirë në Listën e Farërave të Kosovës nuk do të lejohet. 2. Farërat të cilat janë prodhuar dhe paketuar në një vend jashtë Kosovës, të certifikuara nga një skemë relevante e Farërave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe të cilat i kanë plotësuar normat dhe standardet e BE sa i përket cilësisë fizike të farës do të lejohen të importohen në Kosovë. Standardet të cilat duhet të plotësohen gjatë importimit të farës do të përcaktohen me akt nënligjor, të shpallura nga Qeveria, me rekomandimin e Ministrit. 3. Farërat duhet të jenë të vendosura në paketime të mbyllura, të etiketuara me etiketat e OECD, në pajtim me kategorinë e farës dhe mbi etiketë duhet të shënohet “Standardet dhe Rregullat e UE”. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 36 4. Të gjitha kontingjentet e ndara të farës në kuadër të një dërgese të farërave duhet të disponojnë me: (a) Certifikatën e OECD-së mbi sasinë e Farës. (b)Një Certifikatë Ndërkombëtare me ngjyrë për sasinë e Farës të lëshuar sipas Rregullave të Shoqatës Ndërkombëtare mbi Testimin e Farës (ISTA). (c) Certifikatën Fitosanitare të lëshuar nga autoriteti për shëndetin e Bimëve, në vendin e origjinës së farërave, duke konfirmuar se farërat i kanë plotësuar kriteriumet mbi shëndetin e Bimëve në Kosovë. 5. Farërat e përdorura ose të cilat do të përdoren për hulumtime dhe eksperimente dhe farërat e përdorura ose të cilat do të përdoren me qëllim të seleksionimit do të lejohet të importohen, me kusht që më parë t’i dërgohet një njoftim me shkrim Departamentit për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve të MBPZHR. MBPZHR mund të aplikoj restrikcione lidhur me sasinë e farërave të cilat lejohet të importohen në raste të veçanta. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Seed potatoes may be imported only if they meet the listed conditions and standards; some imports can be limited by the Department and MBPZHR.
Neni 20 Patatet për farë që lejohet të importohet në Kosovë 1. Patatet për farë të një varieteti i cili është i përfshirë në Listën e Farërave të Kosovës do të lejohet të importohet dhe tregtohet në Kosovë. Importimi i patateve për farë të një varieteti që nuk është i përfshirë në Listën e Farërave të Kosovës nuk do të lejohet. 2. Standardet të cilat duhet t’i plotësojë patatja e importuar për farë e do të përcaktohen me akt nënligjor, të shpallura nga Qeveria, me rekomandimin e Ministrit. 3. Të gjitha dërgesat me patate për farë do të jenë në kontejner të mbyllur të etiketuara me etiketa adekuate, të shoqëruara me informacione që i plotësojnë kriteret e përcaktuara me aktet nënligjore. 4. Departamenti mund të vendosë për lejimin e importimit të patates së certifikuar për farë nga një vend i cili bën pjesë në Skemën Ndërkombëtare për Certifikim të Patateve për farë, nën shenjën e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europë (UN/ECE), me kusht që patatja për farë ka plotësuar standardet mbi cilësinë, të përcaktuara nga BE në çdo aspekt. 5. Patatja për farë e përdorur ose që do të përdoret gjatë procesit të seleksionimit do të lejohet të importohet me kusht që më parë i është dërguar një njoftim me shkrim Departamentit për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve të MBPZHR. MBPZHR mund të aplikojë restrikcione në sasinë e patateve për farë që do të importohen. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Zyrtarët qeveritarë në vendkalimet kufitare duhet të inspektojnë dokumentacionin për të gjitha dërgesat me farë dhe patate për farë; pas konfirmimit që dërgesa përmban këto produkte, dokumentacioni i kalon Inspektorëve të Farës dhe Fitosanitarë për kontroll të standardeve.
Neni 21 Inspektimi i dërgesave me farë dhe patateve për farë ne vendkalimet kufitare në Kosovë 1. Zyrtarët Qeveritar në vendkalimet kufitare në Kosovë do të bëjnë inspektimin e dokumentacionit i cili i shoqëron të gjitha dërgesat me farë dhe patateve për farë. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 37 2. Pasi që është konfirmuar se dërgesa përmban farë ose patate për farë Zyrtarët Qeveritar do t’ia pasojnë dokumentacionin Inspektorëve të Farës dhe Fitosanitar të cilët do të kontrollojnë dokumentacionin për tu siguruar se i plotësojnë standardet e përcaktuara me aktet nënligjore. 3. Një dërgesë me farë ose e patateve për farë e cila shoqërohet me një dokumentacion adekuat, do të lejohet në destinacionin final në Kosovë me kusht që Inspektorët e Farës dhe Fitosanitar të konstatojnë se plotësohen standardet për të gjitha sasitë që e përbëjnë atë dërgesë. 4. Një dërgesë me farë ose e patateve për farë e cila nuk shoqërohet me dokumentacion të nevojshëm ose që është konstatuar se nuk i plotëson standardet e përcaktuara mbi cilësinë do të refuzohet që të hyjë në Kosovë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Dërgesat e farës dhe patateve për farë kontrollohen në destinacionin final në Kosovë; paketimet inspektohen dhe mostrat mund të merren për testim, ndërsa importuesi paguan shpenzimet e kthimit nëse një kontigjent nuk i plotëson standardet.
Neni 22 Inspektimi i dërgesave të farës dhe të patateve për farë në destinacionin final në Kosovë 1. Pas arritjes në destinacionin final, dërgesa e farërave do të zbarkohet dhe do të ndahet në kontigjente të farës dhe do të kontrollohet për tu siguruar se ajo i plotëson standardet e përcaktuara me aktet nënligjore. 2. Çdo paketim i çdo sasie individuale të sasisë së farës do të inspektohet nga një zyrtarë i Departamentit për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve, të MBPZHR në mënyrë që të konfirmohet se paketimet me farëra janë të mbyllura në mënyrë të rregullt dhe janë në pajtim me aktet nënligjore përkatëse. 3. Paketimet të cilat janë dëmtuar gjatë transportit dhe paketimet të cilat nuk janë etiketuar në mënyrë të rregullt, ato të cilat nuk janë mbyllur si dhe çdo paketim ku është konstatuar se ka referencë të ndryshme mbi sasinë, nga numri përkatës i referencës do të tërhiqen nga qarkullimi dhe nuk do të lejohet të tregtohen në Kosovë. 4. Pas arritjes në destinacionin final, dërgesa e patateve për farë do të zbarkohet dhe do të ndahet në kontigjente individuale do të kontrollohen për tu siguruar se ato i plotësojnë standardet e parapara me aktet nënligjore. 5. Çdo paketim me patate për farë do të inspektohet nga një person zyrtarë i Departamentit për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve, të MBPZHR, për të konfirmuar se paketimet janë të mbyllura në mënyrë të rregullt dhe të etiketuara dhe se numrat e etiketave plotësisht iu përgjigjen numrave të etiketave të vendosura në Certifikatën mbi inspektimin e patateve për farë. 6. Paketimet e patates për farë në të cilat konstatohet se kanë një numër për identifikim të prodhuesit të ndryshëm nga numri i cili është vendosur në certifikatë do të tërhiqen dhe nuk do tu lejohet shitja në Kosovë. 7. Në rastin e ndonjë sasie të farës e cila duhet të shumohet në Kosovë me qëllim të prodhimit të mëtejshëm të farës, personi zyrtarë nga Departamenti për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve të MBPZHR do të marrë një mostër reprezentative të sasisë së farës dhe do ta dërgojë atë në subjektin e autorizuar, për të parë rezultatet në ngastra pas kontrollit. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 38 8. Në rastin kur në një sasi të farës ose një sasi të patateve për farë ekziston dyshimi lidhur me cilësinë e farës ose të patateve për farë, si rezultat i inspektimit në destinacionin final, personi zyrtarë i Departamentit për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve të MBPZHR do të marrë një mostër reprezentative të një sasie të farës ose të patateve për farë dhe do të dërgojë atë subjektit të autorizuar për testim. 9. Kontigjenti i farës ose i patateve për farë për të cilën është konstatuar se nuk i plotëson standardet mbi kualitetin të përcaktuara në aktet nënligjore, nuk do të lejohet të tregtohet në Kosovë dhe nga importuesi i farës do të kërkohet që të paguajë për shpenzimet e farës ose të sasisë së patateve për farë për tu kthyer në vendin prej nga kanë ardhur. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Seed and seed-potato shipments exported from Kosovo must be certified by the Plant Production and Plant Protection Department of the ministry.
Neni 23 Eksporti i farërave dhe patateve për farë nga Kosova 1. Dërgesat e farërave dhe patateve për farë të eksportuara nga Kosova do të certifikohen nga Departamenti për Prodhimin dhe Mbrojtjen e Bimëve të MBPZHR. 2. Sasitë individuale të farës dhe sasitë individuale të patateve për farë do të certifikohen në pajtim me aktet nënligjore. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Ky nen parashikon gjoba për personat fizikë ose juridikë që prodhojnë, paketojnë, ripaketojnë, përpunojnë ose tregtojnë fara në Kosovë pa regjistrim sipas ligjit.
Neni 24 Ndëshkimet 1. Personi fizik apo juridik i cili prodhon, paketon, ripaketon, përpunon apo tregton farëra në Kosovë e nuk është i regjistruar në pajtim me këtë ligj, do të dënohet me gjobë gjerë në 15.000€ për shkeljen e parë e gjerë në 50.000€ për shkeljet pasuese. 2. Përveç dënimeve që mund të zbatohen sipas këtij ligji, gjyqi mund të dënoj një person fizik apo juridik të regjistruar ose që lejohet dhe duhet të regjistrohet sipas këtij ligji me gjobë gjerë në 50.000€ për shkelje të procedurave dhe standardeve të caktuara në këtë Ligj ose aktet nënligjore të nxjerra në përputhje me këtë Ligj. 3. Përveç dënimeve që mund të zbatohen sipas këtij ligji, gjyqi mund të dënoj një person fizik apo juridik të pa regjistruar ose që nuk lejohet të regjistrohet sipas këtij Ligji me gjobë gjerë në 15.000€ për mosrespektimin apo shkelje të procedurave dhe standardeve të caktuara në këtë Ligj ose akteve nënligjore të nxjerra në përputhje me këtë Ligj. V DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Revenues from service taxes and fines under this law are transferred to the Ministry of Economy and Finance to be paid into Kosovo’s Consolidated Budget.
Neni 25 Të hyrat e krijuara nga taksat Të hyrat e krijuara nga taksat për shërbime dhe gjobat sipas këtij Ligji barten në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për ti derdhur në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 39 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo, the Speaker’s signature, and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 26 Hyrja në fuqi e këtij Ligji Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës, nënshkrimi i Kryetarit të Kuvendit dhe shpalljes të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/2003/10 15.04.2003
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/5 LIGJI I KOSOVËS PËR FARËRAT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in