LIGJI NR. 2003/6 LIGJI PËR BIBLIOTEKAT
This preamble says the Kosovo Assembly adopts a law on libraries to create a modern library system that gives users free and improved access to knowledge and new information.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/6
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Kosovo Assembly adopts a law on libraries to create a modern library system that gives users free and improved access to knowledge and new information. This law sets basic rules for library activity and the organization and maintenance of libraries. Libraries are cultural, educational, and informational institutions that provide free access and equal opportunities for users, and support citizens’ access to information and knowledge. The provision defines who a library user is, what access means, which libraries are public, special, or private, and which ministries are responsible for certain library sectors. People and legal entities have the right to establish and direct a library, but the library can operate only after meeting minimum standards and being registered with the Ministry of Culture.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/6 LIGJI PËR BIBLIOTEKAT
Showing 45 of 45
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Kosovo Assembly adopts a law on libraries to create a modern library system that gives users free and improved access to knowledge and new information.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 15 / 01 GUSHT 2007 LIGJI Nr. 2003 / 6 LIGJI PËR BIBLIOTEKAT Kuvendi i Kosovës , Duke u bazuar në Rregulloren nr.2001/9 të dt. 15 majit 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, nenet 9.1.26.(a) , 5.1 (e), Duke pasur parasysh nevojen e vendosjes së një sistemi modern të bibliotekarisë i cili do t’u mundësojë shfrytëzuesve qasje të lirë, dhe të avancuar në fitimin e njohurive dhe informacioneve të reja: miraton ligjin vijues: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law sets basic rules for library activity and the organization and maintenance of libraries.
Neni 1 Ky Ligj përcakton parimet dhe normat themelore për veprimtarinë bibliotekare dhe për organizimin e mirëvajtjen e bibliotekave. 1.2. Ky Ligj u referohet të gjitha bibliotekave që ofrojnë shërbime bibliotekare publike, pavarësisht nga forma e pronës dhe përkatësia institucionale e tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Libraries are cultural, educational, and informational institutions that provide free access and equal opportunities for users, and support citizens’ access to information and knowledge.
Neni 2 2.1. Biblioteka është institucion kulturor, edukues e informues, që grumbullon, pasuron, përpunon, mirëmban dhe ruan koleksionet e veta nga fushat e ndryshme të krijimtarisë dhe të veprimtarisë intelektuale, të përvojës e të opinionit njerëzor me qëllim që t’i bëjë të njohura dhe t’ua vë në dispozicion shfrytëzuesve për t’i lexuar, hulumtuar e studiuar dhe për t’i lënë në trashegimi gjeneratave te ardhshme. 2.2. Biblioteka shërben për përhapjen e njohurive, kulturës, arsimit, shkencës dhe u ofron shfrytëzuesve mundësi për edukim, informacione dhe zhvillim personal kulturor, profesional, krijues, komunikues dhe qytetar. Biblioteka u mundëson qytetarëve realizimin e të drejtës për qasje të lirë në bibliotekë, të drejtën e kërkimit dhe të marrjes së informacioneve e të njohurive nga koleksionet bibliotekare dhe burimet tjera në çfarëdo forme, si dhe nxitë interesimin dhe shprehinë e qytetarëve për të mësuarit gjatë gjithë jetës, për zhvillimin e vazhdueshem të njohurive dhe mirëqenie shpirtërore. 2.4. Biblioteka nxitë dhe ndihmon afirmimin e vlerave demokratike dhe perpjekjet për shoqëri të hapur e tolerante dhe për komunikimin universal të fryteve intelektuale. 2.5. Biblioteka siguron mundësi të barabarta për shfrytëzuesit në ofrimin dhe përdorimin e informacioneve e shërbimeve bibliotekare. 2 2.6. Në bashkësitë me më shumë gjuhë, kërkesat e pakicave etnike merren parasysh në kushte të barabarta dhe interesat e tyre kulturore prezantohen në materialet bibliotekare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The provision defines who a library user is, what access means, which libraries are public, special, or private, and which ministries are responsible for certain library sectors.
Neni 3 Sipas këtij Ligji: Shfrytëzues është personi të cilit i vihet në shfrytëzim materiali bibliotekar dhe informacionet e sherbimet bibliotekare që i nevojiten, dhe që biblioteka ka mundësi dhe për detyrë t’ia ofrojë; 3.2. Biblioteka të sektorit publik janë bibliotekat e krijuara nga autoriteti publik legjislativ ose ekzekutiv, përkatësisht ato që financohen nga fondet buxhetore ose fondet tjera publike si dhe bibliotekat pranë institucioneve të krijuara nga autoriteti publik legjislativ ose ekzekutiv, përkatësisht që financohen nga fondet buxhetore ose fondet tjera publike. 3.3. Bibliotekat publike jane Biblioteka e Kosovës, bibliotekat ndërkomunale, bibliotekat komunale, (të lokaliteteve fshatare ) që veprojnë si biblioteka të bashkësisë. 3.4. Bibliotekë e veçantë është biblioteka e themeluar pranë institucioneve arsimore, institucioneve kërkimore shkencore, partive politike, organizatave fetare, organizatave joqeveritare, ekonomike etj. 3.5. Bibliotekë private është biblioteka në pronësi private, e themeluar për përdorim publik. 3.6. Qasje nënkupton të drejtën dhe mundësinë e shfrytëzuesit për hyrje në bibliotekë dhe për të pasur në dispozicion materialet, informacionet e shërbimet bibliotekare. 3.7. Autoriteti që ka në vartësi bibliotekën, është organ ose institucion i pushtetit qendror ose komunal që, në përputhje me dispozitat ligjore, ka në përkatësi institucionale bibliotekën, ose personi tjetër që ka themeluar bibliotekën, qoftë si subjekt më veti, qoftë si njësi në përbërjen e vet; 3.8. Ministri përkatëse për biblotekat e sektorit publik është Ministria për Kulturë, Rini, dhe Sport ( më tutje: Ministria e Kulturës) kurse për ato universitare, shkollore dhe shkencore është Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji (me tutje Ministria e Arsimit). - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: People and legal entities have the right to establish and direct a library, but the library can operate only after meeting minimum standards and being registered with the Ministry of Culture.
Neni 4 Çdo person fizik ose juridik ka të drejtë të themeloj dhe drejtojë bibliotekë, në përputhje me ligjin. Biblioteka themelohet si institucion i veçantë ose si njësi organizative për shërbime bibliotekare në përbërjen e një subjekti tjetër ligjor publik ose privat. Biblioteka mund të filloj veprimtarinë nëse i plotëson standardet minimale lidhur me hapësiren fizike dhe mjedisin e bibliotekës, koleksionin fillestar, paisjet dhe personelin bibliotekar, si dhe nëse regjistrohet në Regjistrin e bibliotekave të Ministrisë së Kulturës. Standardet minimale i cakton Ministria e Kulturës me urdhëresë administrative ose rregullore, në varësi me funksionin e llojin e bibliotekës, si dhe me synimet e zhvillimit të kulturës e të arsimit dhe mundësitë materiale. Regjistri i bibliotekave është regjistër publik. 3 Kërkesën për regjistrim, s`bashku me një ekzemplar të rregullores së bibliotekës dhe deklaratën për gatishmerinë e veprimit në përputhje me këtë ligj, e bënë personi që përfaqëson bibliotekën, përkatësisht themeluesin e saj. Lidhur me kërkesën për regjistrim vendos Divizioni i promovimit -Sektori i bibliotekarisë i Ministrisë së Kulturës jo me vonë se 15 ditë nga dita e dorëzimit të kërkesës. Kundër vendimit të Divizionit të Promovimit –Sektorit të Bibliotekarisë, paraqitësi i kërkesës për regjistrim ka të drejtën e ankesës Ministrisë së Kulturës në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. Kundër vendimit të Ministrisë së Kulturës mund të fillojë kontesti administrativ në gjykatën kompetente në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. Me rregullore të veçantë Ministria e Kulturës përcakton me detajisht kushtet dhe mënyrën e regjistrimit të bibliotekave. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: For library matters not covered by this law, public service legal provisions apply unless this law says otherwise.
Neni 5 Lidhur me themelimin, statusin ligjor, drejtimin e bibliotekave, mbikëqyrjen administrative e financiare, punësimin, pozitën, përgjegjësitë e mirësjelljen e personelit dhe për çështje tjera që nuk përfshihen me këtë ligj, vlejnë dispozitat ligjore për sherbimin publik, nëse me këtë ligj nuk percaktohet ndryshe. KREU II RRJETI BIBLIOTEKAR KOSOVAR - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Bibliotekat duhet të bashkëpunojnë në rrjet për shkëmbim, ndarje burimesh, zhvillim koleksionesh, koordinim shërbimesh dhe trajnim të personelit; Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit hartojnë planin strategjik për rrjetin bibliotekar.
Neni 6 Çdo bibliotekë është pjesë përbërëse e rrjetit bibliotekar kosovar me qëllim të zbatimit të njësuar të standardeve, përgatitjes dhe shpërndarjes së bazës së të dhënave dhe begatimit e bashkërenditjes të bashkëpunimit ndërbibliotekar. Planin strategjik për krijimin e rrjetit bibliotekar kosovar e harton Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit duke e projektuar në raport me të gjitha bibliotekat dhe si komponente të rëndësishme të strategjive afatgjata në fushën e kulturës, të sigurimit të informacionit, arsimit dhe edukimit. Bibliotekat bashkëpunojnë për shkëmbimin e informacioneve, ideve dhe përvojës; në ndarjen e burimeve, në zhvillimin e koleksioneve, në bashkërendimin e shërbimeve, në shkollimin dhe trajnimin e personelit, në sigurimin e qasjes në burime dhe informacione bibliotekare nëpërmjet të krijimit, mirëmbajtjes dhe pjesëmarrjes në rrjetin elektronik të të gjitha niveleve. Rrjeti i informacioneve bibliotekare është kompatibil dhe pjesë përbërëse e rrjetit kosovar të informacionit. Bibliotekat bashkëpunojnë me institucionet arsimore, shkencore, muzetë, arkivat dhe me institucionet tjera të komunitetit për t’i koordinuar burimet dhe përpjekjet për rritjen e nivelit të shërbimeve për shfrytëzuesit dhe komunitetin. KREU III TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E SHFRYTËZUESVE 4 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Library users have rights to free access, information, assistance, borrowing, and equal service use.
Neni 7 7.1. Shfrytëzuesi i bibliotekës ka të drejtën: 1 E qasjes së lirë në bibliotekë; 7.1.2. Të marrë informacion për koleksionet e bibliotekës dhe koleksionet e bibliotekave të tjera, nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar. 7.1.3. Të ndihmohet për kërkim dhe zgjedhje të materialit si dhe për të gjetur informacionin që i nevojitet. 7.1.4. Të shfrytëzojë materialin bibliotekar në bibliotekë dhe ta merr në huazim për shfrytëzim jashtë bibliotekës, nëse me këtë ligj nuk përcaktohet ndryshe; 7.1.5. Të merr në huazim material bibliotekar të bibliotekave tjera të huazuar nëpërmjet huazimit ndërbibliotekar të bibliotekës, nëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe. Shfrytëzuesit të cilët për çfarëdo arsye nuk mund të shfrytëzojnë drejtëpërdrejtë shërbimet e zakonshme të bibliotekës publike (në zonat rurale, në spitale e burgje, të paaftët, ata që nuk mund të lëvizin nga shtëpia), kanë të drejtë në shfrytëzim të barabartë të shërbimeve. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Library services and information must be provided on equal terms to all library users. Interlibrary loan, copying, and printing services are paid services under a tariff approved by the Ministry for Culture.
Neni 8 Shërbimet dhe informacionet bibliotekare sigurohen nën kushte të barabarta për të gjithë shfrytëzuesit e bibliotekës. 8.2. Shërbimet e huazimit ndërbibliotekar dhe shërbimet e kopjimit e shtypjes, bëhen me pagesë në përputhje më tarifën që e miraton Ministria për Kulturë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Library users must follow courtesy and library service rules, and users who cause material damage to the library must compensate it.
Neni 9 9.1. Shfrytëzuesi është i detyruar të përfillë rregullat e mirësjelljes dhe të shfrytëzimit të shërbimeve bibliotekare. 9.2. Shfrytëzuesi që shkel rregullat e mirësjelljes e të shërbimeve bibliotekare i nënshtrohet përgjegjësisë kundërvajtëse. Shfrytëzuesi që i shkakton dëm material bibliotekës, detyrohet për ta kompenzuar atë. KREU IV PËRGJEGJËSITË DHE AUTORIZIMET E ORGANEVE QENDRORE DHE KOMUNALE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Komunat dhe organet qendrore duhet të mbështesin shërbimet bibliotekare, të krijojnë kushtet e nevojshme për bibliotekat publike dhe të vlerësojnë shërbimin bibliotekar.
Neni 10 10.1. Organet e qeverisjes komunale dhe qendrore mbështesin dhe nxisin shërbimet bibliotekare dhe sigurojnë kushtet e nevojshme për punën dhe zhvillimin e bibliotekave të sektorit publik që kanë nën përgjegjësi në përputhje me politikën e zhvillimit të kulturës, informacionit, arsimit e edukimit në nivel komunal e kosovar e të zbatimit të strategjisë për krijimin dhe zhvillimin e rrjetit bibliotekar. 10.2. Organet e lartëpërmendura bëjnë vlerësimin e shërbimit bibliotekar me qëllim 5 që të rritet qasja dhe të mbështetet zhvillimi i shërbimeve. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry of Culture has powers over library administration, support, oversight, and making sublegal acts for this law.
Neni 11 Ministria e Kulturës: 11.1. Ushtron aktivitete të administrimit qëndror lidhur me bibliotekat ndërkomunale dhe Bibliotekën e Kosovës dhe të bibliotekave që veprojnë në përbërjen e institucioneve që ka nën përgjegjësi; 11.2. Nxitë dhe mbështetë aktivitetet e bibliotekave publike për nevojat e diasporës; 11.3. Nxitë dhe mbështetë komunat për themelimin dhe zhvillimin e bibliotekave komunale; 11.4. Përcakton dhe mbikëqyr funksionimin e rrjetit bibliotekar kosovar. 11.5. Nxjerr akte nënligjore për zbatim të këtij ligji, në konsultim paraprak me Ministrinë e Arsimit. 11.6. Mbështet bashkëpunimin ndërbibliotekar ndërkombëtar; - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry of Education centrally administers the university and faculty libraries under its responsibility and supports municipalities to establish and develop school libraries.
Neni 12 Ministria e Arsimit: 12.1. Ushtron aktivitetet e administrimit qëndror lidhur me Bibliotekën Universitare e ato të fakulteteve në kuadër të sistemit të arsimit të organizuar dhe të bibliotekave që veprojnë në përbërjen e institucioneve që ka nën përgjegjësi. 12.2. Nxitë dhe mbështetë komunat për themelimin dhe zhvillimin e bibliotekave shkollore në kuadër të sistemit të arsimit të organizuar. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The relevant ministry and municipal organs must provide funds for the libraries under their responsibility and control that the funds are used effectively and responsibly.
Neni 13 Ministria përkatëse dhe organet komunale sigurojnë mjete nga fondet buxhetore dhe nga fondet tjera publike për nevojat e bibliotekave që kanë nën përgjegjësi dhe ushtrojnë kontrollë për përdorimin efektiv e me përgjegjësi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Kosovo Library Council is established as an advisory body to the Minister of Culture.
Neni 14 14.1. Në Ministrinë Kulturës themelohet Këshilli Kosovar i Bibliotekave si organ këshillëdhënës i Ministrit. 14.2. Në përbërje të Këshillit hyjnë: 1. Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës; 2. Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit; 3 Përfaqësuesi i Bibliotekës së Kosovës; 4. Përfaqësuesi i Bibliotekës Universitare; 5. Përfaqesuesi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve; 6. Përfaqësuesi i bibliotekave ndërkomunale; 7. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës; 8. Përfaqësuesi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës. 9. Përfaqësuesi i Universitetit; 6 14.3.Këshilli Kosovar i Bibliotekave jep mendime, sugjerime dhe propozime për: 14.3.1. hartimin e projekteve zhvillimore të bibliotekave; funksionimin e rrjetit bibliotekar dhe të bashkëpunimit ndërbibliotekar; përpilimin dhe mirëmbajtjen e katalogut përmbledhës bibliotekar; kriteret themelore për pasurimin e koleksioneve; kërkesat financiare të bibliotekave; projektet për veprimtarinë e bibliotekave; programin për aftësimin profesional, vendosjen e titujve profesionalë, kushtet dhe procedurën e dhënies së provimit profesional; raportet vjetore të bibliotekave; Zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit të Bibliotekës Kosovar dhe Universitare të Kosovës dhe të drejtorëve të bibliotekave ndërkomunale. 14.4. Këshilli Kosovar i Bibliotekave miraton rregulloren për punën e vet. . KREU V ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I BIBLIOTEKAVE TE SEKTORIT PUBLIK - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Public sector library organization and management should aim to improve work effectiveness, service levels, and professional standards.
Neni 15 Organizimi dhe drejtimi i bibliotekave të sektorit publik duhet të synoj rritjen e efektivitetit të punës dhe nivelin e shërbimeve që ofrojnë si dhe arritjen e standardeve dhe rekomandimeve profesionale. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A public authority with administrative responsibility for a library may set rules and requirements for the library’s organization, operations, planning, reporting, staffing, and qualifications.
Neni 16 Autoriteti publik i cili është organ administrativ për bibliotekën si institucion në veti ose për subjektin në përbërjen e të cilit vepron biblioteka, me urdheresë apo me akt tjetër administrativ mund të përcaktoj orientimet dhe kërkesat e ndryshme lidhur me organizimin dhe sferën e veprimit të bibliotekës; me planifikimin e punës e të zhvillimit; me përmbajtjen dhe paraqitjen e raporteve për rezultatet e punës dhe për përdorimin e buxhetit të bibliotekës; organin dhe mënyrën e punësimit, numrin dhe përbërjen e personelit dhe nivelin e llojin e kualifikimeve dhe të aftësive tjera . - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Biblioteka harton statutin e saj, dhe subjekti themelues e aprovon atë.
Neni 17 Biblioteka si institucion më veti harton statutin që përmban rregullat e organizimit e të funksionimit të bibliotekës, të cilin e aprovon subjekti themelues. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The library director must manage, supervise, and report on the library’s work and take steps to solve library issues.
Neni 18 7 Drejtuesi i bibliotekës: 18.1.organizon, bashkërendon dhe mbikqyrë veprimtarinë e bibliotekës dhe përgjigjet për organizimin me efektivitet dhe për realizimin e detyrave dhe të funksionit të saj; 18.2. propozon politikat e zhvillimit të bibliotekës dhe politikat për mbështetje financiare; 18.3.organizon, mbikëqyr dhe motivon punën e personelit dhe jep udhëzime e urdhëresa për punë; 18.4. paraqet raportet përkatese për rezultatet e punës, ecurinë e shërbimeve dhe përdorimin e buxhetit; 18.5. përcjellë problematikën e bibliotekës dhe merr masa për zgjidhje më të mira; si dhe, 18.6. ushtron detyra e autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me aktin e emërimit, dispozitat ligjore dhe aktet e tjetra që kanë të bëjnë me bibliotekat - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Certain libraries must establish a library council, and the director sets its composition.
Neni 19 19.1. Bibliotekat komunale, ndërkomunale, Biblioteka Kombetare dhe Biblioteka Universitare, themelojnë këshillin e bibliotekës si trup këshilldhënës të bibliotekës, që jep mendime për organizimin, veprimtarinë, shërbimet bibliotekare dhe çështjet e tjera profesionale. Përbërjen e këshillit të bibliotekës e cakton drejtuesi nga radhët e punonjësve me detyra udhëheqëse e profesionale në bibliotekë, si dhe nga radha e veprimtarëve të kulturës, arsimit e të shkencës jashtë bibliotekës; 19.3. Në Këshillin e Bibliotekës Universitare, përfshihen edhe anëtarë nga radha e studentëve. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The supervisory council of the Kosovo Library and the University Library is appointed by the Ministry of Culture or the Ministry of Education, serves a three-year term, reviews the library’s performance, and approves its own working rules.
Neni 20 20.1. Biblioteka e Kosovës dhe Biblioteka Universitare ka këshillin mbikëqyrës. 20.2. Këshillin mbikëqyrës, në përbërje prej shtatë anëtarësh e emëron Ministria e Kulturës, përkatësisht Ministria e Arsimit nga radhët e veprimtarëve të bibliotekonomise, të kulturës, arsimit, arteve dhe të shkencës. 20.3.Këshilli mbikëqyrës shqyrton dhe vlerëson realizimin e detyrave e të funksioneve të bibliotekës, efektivitetin e organizimit dhe të punës profesionale, veprimtarinë financiare; 20.4.Anëtarët e këshillit mbikëqyrës emërohen për mandat trevjeçar. 20.5.Në seancat e këshillit mbikëqyrës merr pjesë edhe drejtori i bibliotekës. 20.6.Këshilli mbikëqyrës miraton rregulloren për punën e vet. KREU VI FUNKSIONET THEMELORE TE BIBLIOTEKAVE TE SEKTORIT PUBLIK - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Public libraries must provide broad collections, information, community heritage services, equal access, user training, and special access arrangements for people who cannot use ordinary library services.
Neni 21 8 21.1. Bibliotekat publike në kuadër të funksionit të përgjithshëm nga neni 2 i këtij ligji, veçanërisht: 21.1.1. sigurojnë koleksione nga të gjitha kategoritë e materialeve, në të gjitha formatet e mundshme dhe në sasi të mjaftueshme si dhe informacione për të gjitha llojet e njohurive që reflektojnë drejtimet aktuale dhe zhvillimin e shoqërise si dhe trashëgiminë krijuese botërore, duke përfshirë edhe atë të komunitetit, me qëllim që shfrytëzuesit të njohin trashëgiminë kulturore, vlerat e artit, arritjet shkencore dhe zhvillimet e reja si dhe të plotësojnë nevojat e tyre për edukim, zhvillim personal, përfshirë edhe çlodhjen e argëtimin; 21.1.2. ruajnë dhe prezentojnë koleksionimin e trashegimisë kulturore të bashkësisë në të gjithë larminë e saj; 21.1.3. mbledhin informacion rreth komunitetit dhe e bëjnë të përdorshëm, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike, për t’u njohur me çështjet e aktivitetet themelore në komunitet dhe për vendimmarrje të pavarur; 21.1.4. sigurojnë materiale e informacione që mbështesin arsimin e organizuar dhe arsimin individual të shfrytëzuesve të të gjitha moshave dhe që plotësojnë shërbimet e bibliotekave shkollore; 21.1.5. zhvillojnë veprimtari kulturore-sociale e edukuese për popullarizimin e librit dhe nxitjen e të mësuarit gjatë gjithë jetës. 21.2. Ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët në kushte të barabarta dhe pa asnjë dallim, si në bibliotekë edhe në bashkësi; sigurojnë qasje në informacion në të gjitha nivelet dhe trajnojnë shfrytëzuesit e të gjitha moshave në shfrytëzimin e informacionit dhe teknologjisë përkatëse; krijojnë mundësi për të pa aftët që të kenë qasje në mënyrë të pavarur; sigurojnë qasje të barabartë për shfrytëzuesit të cilët, për çfarëdo arsye, nuk mund të përdorin shërbimet e zakonshme të bibliotekës (duke organizuar biblioteka lëvizëse për t’u shërbyar atyre që jetojnë në mjedise rurale, shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të lëvizin nga shtëpia, shërbime për ata që janë në spitale dhe burgje, materiale braile për të verbërit dhe regjistrime zanore për të shurdhërit ). - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Kosovo Library is the central library institution and information center for Kosovo, under the authority of the Ministry of Culture.
Neni 22 Biblioteka e Kosovës 22.1. Biblioteka e Kosovës është institucioni bibliotekar qëndror i Kosovës, dhe qendër e informacionit bibliotekar në nivel kosovar. 22.1.a.Biblioteka e Kosovës themelohet me vendim të Kuvendit të Kosovës. 22.2. Organizimi dhe funksionimi i Bibliotekës së Kosovës është nën autoritetin e Ministrisë së Kulturës; 22.3. Biblioteka e Kosovës: 22.3.1. është qendër e marrjes dhe e depozitimit të kopjes së detyrueshme; 22.3.2. është qendër e krijimit dhe e mirëmbajtjes së katalogut përmbledhës kosovar, respektivisht të bazës përmbledhëse kosovar të të dhënave; 22.3.3. është qendër e studimeve në fushën e bibliotekonomisë, bibliografisë dhe të informacionit; 9 22.3.4. është qendër e përgatitjes dhe e ofrimit të informacionit bibliografik, bartëse e kontrollit bibliografik në bibliotekat e tjera dhe botuese e bibliografisë kosovare; 22.3.5. është qendër metodike për zbatimin e standardeve dhe të rekomandimeve të organizatave dhe organizmave përkatës ndërkombëtar në veprimtarinë bibliotekare dhe të informacionit bibliotekar; 22.3.6. është qendër për restaurimin dhe konservimin e librit; 22.3.7. është qendër për koordinimin e rrjetit kosovar bibliotekar; 22.3.8. vepron si qender e huazimit ndërbibliotekar; 22.3.9. katalogon publikacionin e përgatitur për botim (CIP) dhe bënë pajisjen e publikacioneve me numrat standard ndërkombëtarë (ISBN dhe ISMN) të botuesve në Kosovë; 22.3.10. Zhvillon programe për trajnimin dhe aftësimin profesional e të vazhdueshëm të punonjësve bibliotekar; 22.3.11. plotëson shërbimet e bibliotekave ndërkomunale dhe të Bibliotekës Universitare ; 22.3.12. ushtron mbikëqyrjen profesionale ndaj të gjitha bibliotekave; 22.4. Biblioteka e Kosovës anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare dhe merr pjesë në aktivitete bibliotekare ndërkombëtare. 22.4.1 Selia e Bibliotekës së Kosovës është në Prishtinë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: An intermunicipal library coordinates cooperation between two or more municipal libraries and supports them with collections, loans, donated materials, and special services for users who cannot use ordinary services.
Neni 23 Bibliotekat komunale dhe ndërkomunale 23.1. Biblioteka ndërkomunale koordinon bashkëpunimin e dy ose më shumë bibliotekave komunale, ndihmon dhe plotëson veprimtarinë e tyre me koleksione, huazime, falje të materialeve bibliotekar dhe në shërbime të veçanta për shfrytëzuesit që nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë shërbimet e zakonshme. 23.2. Ministria e Kulturës themelon me vendim të veçantë bibliotekat ndërkomunale. 23.3. Ministria e Kulturës, në marrëveshje me organet përkatëse komunale, cakton bibliotekën që do të kryej funksionin e bibliotekës ndërkomunale. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Every commune must have a communal library, and communal libraries may set up branches in localities when needed and when the budget allows.
Neni 24 Biblioteka komunale krijohet në çdo komunë, si bibliotekë e bashkësisë në tërësi. Bibliotekat komunale mund të themelojnë degët e tyre në lokalitete sipas kërkesave dhe mundësive buxhetore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The University Library is the central library of the University of Prishtina and must provide library materials and services, help distance-learning students, and complement faculty library services.
Neni 25 Biblioteka Universitare 10 25.1. Biblioteka Universitare është bibliotekë qendrore e Universitetit të Prishtinës. 25.2. Organizimi dhe funksionimi i Bibliotekës Universitare është nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Universitetin. 25.3. Biblioteka Universitare siguron materiale, informacione dhe shërbime bibliotekare që ndihmojnë veprimtarinë akademike e shkencore si dhe procesin e edukimit shkencor e artistik në Universitet dhe zhvillimin e aftësive të stundentëve dhe mësimëdhënësve të tyre; 25.4. Ndihmon studentet që ndjekin studimet në distancë duke iu dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet elektronike të informacionit. 25.5. Plotëson shërbimet e bibliotekave të fakulteteve në përberjen e Universitetit. 25.6. Selia e Bibliotekës së Universitetit është në Prishtinë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Higher-education institution libraries are branches of the University Library and provide library materials, information, and services.
Neni 26 Bibliotekat e Institucioneve të shkollimit të lartë janë degë të Bibliotekës Universitare dhe sigurojnë materiale, informacione e shërbime bibliotekare që ndihmojnë procesin e edukimit shkencor e artistik që ofron fakulteti si dhe zhvillimin e aftësive të studentëve dhe të mësimëdhënësve të tyre; ndihmon studentët që ndjekin studimet në distancë duke iu dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet elektronike të informacionit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: School libraries operate within the relevant educational institution and must provide library materials, information, and services to support education and the development of students’ and teachers’ skills.
Neni 27 Bibliotekat shkollore 27.1. Biblioteka shkollore vepron pranë institucionit arsimor përkatës. 27.2. Biblioteka shkollore siguron materiale, informacione e shërbime bibliotekare në funksion të edukimit që ofron shkolla dhe të zhvillimit të aftësive të nxënësve dhe të mësimëdhënësve. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Special libraries must provide specialized library materials, services, and information.
Neni 28 Bibliotekat e veçanta Bibliotekat e veçanta sigurojnë materiale, shërbime e informacione bibliotekare të llojit të veçant të njohurive ose me tematikë e veçantë që i plotësojnë nevojat specifike të shfrytëzuesve dhe ndihmojnë e mbështesin aktivitetet e institucionit në përbërje të të cilit veprojnë. KREU VII VEPRIMTARIA BIBLIOTEKARE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article defines what counts as library activity, library services, and library material, and mentions compiling a register of lost books for replacement with photocopies.
Neni 29 29.1. Veprimtaria bibliotekare përfshinë: 29.1.1. grumbullimin e materialit bibliotekar të formateve të ndryshme, regjistrimin, përpunimin dhe sistemimin e tij në koleksione, ruajtjen, riparimin dhe vënien e koleksioneve në shërbim të shfrytëzuesve ; 29.1.2. grumbullimin, përpunimin dhe ofrimin e informacioneve që kanë të bëjnë me 11 materialin bibliotekar; 29.2. Në shërbime bibliotekare përfshihen: dhënia e librave dhe materialeve tjera për shërbim në bibliotekë; shërbimet informuese duke përdorur median e shtypur dhe atë elektronike; shërbimet orientuese dhe referative për të gjetur informacionin, përkatesisht burimin e informacionit të kërkuar; shërbime për të ndihmuar shfrytëzuesit në shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. 29.3. Në material bibliotekar, përfshihen: botimet e veprave dhe të materialeve të shtypura e grafike, siç janë librat dhe tekstet e tjera, broshurat, revistat, gazetat, publikimet zyrtare, riprodhimet e veprave të artit vizuel, riprodhimet e veprave kartografike, riprodhimet e planeve urbanistike; veprat muzikore, materialet e reprografuara, pllakatat, afishet, fonodokumentet, fotodokumentet, regjistrimet pamore e filmike, veprat tjera të reprodukuara me anë të shtypit ose në një mënyrë tjetër, dorëshkrimet (duke nënkuptuar edhe magjistraturat dhe doktoratet ), fotokopjet dhe materialet e memorizuara. 29.4. Përpilimin e regjistrit të librave të humbur për plotësimin e tyre me fotokopje. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Materiali bibliotekar burimor duhet të ruhet si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe nuk jepet në huazim; nxjerrja jashtë Kosovës lejohet vetëm si kopje e reprodukuar dhe me vendim të Ministrit për Kulturë dhe Ministrit për Shkencë.
Neni 30 30.1. Materiali bibliotekar burimor (dorëshkrime, i shtypur ose i krijuar në ndonjë formë tjetër), që ka vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën, (libri i rrallë apo unikat, materiali i vjetër, kopia e detyrueshme e publikacionit), sistemohet në koleksion të trashëgimisë dokumentare kulturore dhe konsiderohet pjesë e thesarit kulturor kosovar; ruhet e mbrohet në përputhje me dispozita të veçanta që vlejnë për trashegiminë kulturore; shfrytëzohet vetëm në mjediset e bibliotekës, përkatësisht nuk jepet në huazim. 30.2. Nxjerrja jashtë Kosovës e materialit bibliotekar burimor, lejohet vetëm në formë të reprodukuar, në funksion të bashkëpunimit kulturor e shkencor ndërkombëtar në bazë të vendimit të Ministrit për Kulturë dhe Ministrit për Shkencë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Libraries must build and enrich their collections according to the library’s type, function, and users’ needs.
Neni 31 31.1 Bibliotekat krijojnë dhe pasurojnë koleksionet në përputhje me llojin e bibliotekës dhe funksionin që kanë, si dhe me nevojat e atyre që u shërbejnë. 31.2 Krijimi dhe pasurimi i koleksioneve, sa i përket vëllimit dhe strukturës, zhvillohet në bazë të kritereve profesionale për sigurimin dhe prezantimin e materialit bibliotekar që përmban informacione dhe njohuri nga krijimtaria letrare, artistike e shkencore në nivel vendor e botëror, të parimit të respektimit të të drejtave civile, politike e kulturore të të gjithë qytetarëve dhe të parimit te grumbullimit dhe prezantimit të materialit bibliotekar me veprat nëpërmjet të cilave shprehet, afirmohet dhe zhvillohet identiteti kulturor, etnik e gjuhësor dhe vlerat demokratike. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Bibliotekat duhet të mbajnë inventarin dhe katalogët, të lejojnë kontrollin profesional dhe të veprojnë sipas urdhrave të mbikëqyrjes; materiali bibliotekar nuk lejohet të dëmtohet, tjetërshet ose asgjësohet, përveç kur ligji ose aktet nënligjore parashikojnë ndryshe.
Neni 32 32.1. Materiali Bibliotekar nuk lejohet të dëmtohet, të tjetërsohet dhe as të asgjësohet, nëse me këtë ligj apo aktet nënligjore nuk përcaktohet ndryshe. 32.2. Materiali bibliotekar ruhet në mjediset ku është i mbrojtur nga zjarri, lagështira dhe nga shkaktarët tjerë fizik, biologjik e kimik që do të mund ta dëmtonin ose shkatërronin. 32.3. Mirëmbajtja e koleksioneve zbatohet për të gjitha materialet pavarësisht nga formati 32.4. Përpunimi i materialit bibliotekar kryhet në mënyrë të njësuar duke zbatuar 12 standardet e caktuara ndërkombëtare dhe kosovare. 32.5. Çdo bibliotekë mbanë librin e inventarit, katalogun alfabetik dhe katalogje tjera për materialin bibliotekar. 32.6. Revizioni dhe çregjistrimi i materialit bibliotekar kryhet së paku një herë në dhjetë vjetë. 32.7. Ministri i Kulturës nxjerr rregullore të veçanta lidhur me evidentimin, ruajtjen dhe mbrojtjen, përpunimin dhe revizionin e çregjistrimin e materialit bibliotekar. 32.8. Te gjitha bibliotekat i bëjnë të mundshëm ushtrimin e kontrollit ndaj punës profesionale punëtorit të autorizuar të Bibliotekës së Kosovës dhe veprojnë sipas urdheresës së dhënë lidhur me mbikëqyrjen profesionale. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Library materials borrowed through international lending may be used only inside the library.
Neni 33 Materialet bibliotekare të huazuara nga bibliotekat tjera nëpërmjet të huazimit ndërkombëtar, jepen në shfrytëzim vetëm në mjedisin e bibliotekës. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: When a public-sector library stops operating, its collections must be registered and made available to the Kosovo Library.
Neni 34 Koleksionet e bibliotekës të sektorit publik e cila pushon së funksionuari, detyrimisht regjistrohen dhe i vehen në dispozicion Bibliotekës së Kosovës, e cila i sistemon në koleksionet e veta ose ua shpërndan bibliotekave tjera. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Të gjitha bibliotekat duhet t’i dërgojnë Bibliotekës së Kosovës informacionet bibliografike dhe të dhënat e tjera të nevojshme.
Neni 35 Të gjitha bibliotekat kanë për detyrë t’ia dërgojnë Bibliotekës së Kosovës informacionet bibliografike dhe të dhënat e tjera të nevojshme për mbajtjen e katalogut përmbledhës dhe për ushtrimin e funksioneve tjera. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Libraries must establish international exchange and lending relations with peer libraries, in line with international library cooperation standards.
Neni 36 Bibliotekat krijojnë marrëdhënie shkëmbimi e huazimi ndërkombëtar me bibliotekat homologe në përputhje me standardet e normat e bashkëpunimit ndërkombëtar bibliotekar. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Every library must make its own regulation, and the Minister of Culture determines certain professional matters by a special regulation.
Neni 37 37.1. Çdo bibliotekë harton rregulloren e saj, e cila përmban rregullat e shfrytëzimit të bibliotekës dhe të drejtat dhe detyrat e shfrytëzuesve. 37.2. Punët profesionale dhe kushtet për kryerjen e tyre, titujt profesional dhe programin e provimit professional dhe mënyrën për dhënien e tij, i përcakton me rregullore të veçantë Ministri i Kulturës. KREU VIII FINANCIMI - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Bibliotekat e sektorit publik financohen nga buxheti dhe fonde të tjera publike; ato mund të marrin edhe të ardhura nga donacione dhe shërbime me pagesë, dhe duhet t'ia bëjnë këto të ardhura të njohura autoritetit kompetent publik.
Neni 38 13 38.1.Bibliotekat e sektorit publik financohen nga fondet buxhetore dhe fondet tjera publike. 38.2. Bibliotekat e sektorit publik mund të përfitojnë të ardhura edhe nga burimet e tjera si donacione nga fondacionet, organizatat joqeveritare vendase dhe të huaja etj., si dhe nga shërbimet që ushtrojnë me pagesë; këto të ardhura, biblioteka ia bën të njohur autoritetit kompetent publik dhe mund të shfrytëzohen për pasurimin e koleksioneve për mirëvajtjen dhe zhvillimin e bibliotekës. 38.3. Bibliotekat tjera financohen nga themeluesi dhe nga burimet e tjera financiare në kuptim të paragrafit të sipërm. KREU IX DISPOZITA TJERA - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Publishers of public-use publications in Kosovo must send five copies of each publication to the Library of Kosovo within 30 days of publication.
Neni 39 39.1. Çdo person ose subjekt që boton publikacione në Kosovë që i dedikohen shfrytëzimit publik, detyrohet që pesë kopje të çdo botimi t’ia dërgojë Bibliotekës së Kosovës, në afat prej 30 ditësh nga dita e botimit; e nëse botuesi nuk është i identifikuar ose është i identifikuar rrejshëm (i panjohur), përkatësisht nuk ka vendqëndrim ose seli në Kosovë, këtë detyrim do ta kryejë shtypshkronja, përkatësisht subjekti që ka bërë riprodhimin. 39.2. Si botim konsiderohen librat si dhe librat me disk gramafoni, me kasete audiovizuale, me hartë gjeografike e shtojca të ngjashme (botimet multimediale), broshurat, separatet, revistat, gazetat, riprodhimet artistike, veprat muzikore të shkruara në partitura, hartat gjeografike, atllaset, globuset e të gjitha llojeve, planet urbanistike, pllakatat, katalogjet, programet, kartolinat dhe fotografitë e shtypura, diapozitivat etj. si dhe pjesët e tyre përbërese a shoqëruese të riprodhuara në mënyrë grafike, disqet e gramafonit dhe kompakt disqet, kasetat audio dhe vizuale të regjistruara, disketat kompjuterike të regjistruara dhe veprat tjera që riprodhohen me shtypshkrim ose në një mënyrë tjetër të ngjashme. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: People in Kosovo who possess library material of special cultural importance must notify the Kosovo Library, allow further research and possible conservation/restoration, and offer the Library first chance to buy it before transfer; they may also request free restoration or conservation.
Neni 40 40.1. Çdo person në Kosovë që posedon material bibliotekar me rëndësi të veçantë për kulturën duhet: 40.1.1. ta informojë Bibliotekën e Kosovës për evidentimin e materialit; . 40.1.2. t’i mundësojë Bibliotekës së Kosoves hulumtime të mëtejshme shkencore dhe, kur është e nevojshme edhe konservimin ose restaurimin e tij sipas marrëveshjes me poseduesin; 40.1.3. t’i ofrojë paraprakisht Bibliotekës së Kosovës blerjen e materialit të tillë, nëse ka për synim tjetërsimin e tij ; 40.2. Personi që posedon material të tillë ka të drejtë të kërkojë nga Biblioteka e Kosovës shërbim falas për restaurimin ose konservimin e tij. KREU X DISPOZITA NDËSHKIMORE 14 - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Article 41 sets fines for multiple library-related offences and says the competent court determines the penalties.
Neni 41 41.1. Me gjobë prej 100 - 1000 € dënohet për kundërvatje shfrytëzuesi që e dëmton, tjetërson, nuk e kthen ose e asgjëson materialin bibliotekar ose në ndonjë mënyrë tjetër shkel rregullat e shfrytëzimit të bibliotekës (neni 32.1. dhe 9.2.), 41.2. Me gjobë prej 200 - 500 € dënohet për kundërvajtje drejtuesi i bibliotekës, nëse nuk ia dërgon Bibliotekës së Kosovës të dhënat e duhura (neni 35); 41.3.Me gjobë prej 200 - 1000 € dënohet për kundërvajtje botuesi, përkatësisht subjekti që nuk kryen obligimin e dërgimit të kopjes së detyrueshme në Bibliotekën e Kosovës ( neni 39.1.); 41.4.Me gjobë prej 200 - 1200 € dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës i cili nuk ia dërgon Bibliotekës së Kosovës koleksionin e bibliotekës të sektorit publik që ka pushuar së funksionuari ( neni 34); 41.5.Me gjobë prej 200 -1 200 € dënohet për kundërvajtje drejtuesi i bibliotekës, që nuk vepron në kuptim të funksionimit të rrjetit bibliotekar të Kosovës ( neni 6.1.); 41.6. Me gjobë prej 100 - 200 € dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës bibliotekar që nuk vepron ose refuzon restaurimin e materialit bibliotekar me vlerë dokumentare kulturore sipas kërkesën së poseduesit për një shërbim të tillë ( neni 40.2 .); 41.7. Me gjobë prej 100 - 300 € dënohet për kundërvajtje shfrytëzuesi që prishë rendin ose rregullat e mirësjelljes në bibliotekë (neni 9.2.). . 41.8. Me gjobë prej 200 - 900 € dënohet për kundërvajtje punëtori i bibliotekës që cenon të drejtën e shfrytëzuesit për shërbim ( neni 7.1.1); ose për qasje të lirë, ose të drejtën e kërkimit dhe të marrjes së informacionit (neni 2.3.). 41.9. Me gjobë prej 200-2000 € dënohet për kundërvajtje drejtuesi i bibliotekës që nuk vepron në kuptim të nenit 32.2. – 32.6. 41.10. Me gjobë prej 100-600 € dënohet për kundërvajtje drejtuesi i bibliotekës që nuk vepron sipas urdhëresës së dhënë nga personi zyrtar lidhur me kontrollin profesional (neni 32.8.). 41.11.Me gjobë prej 100-1000 € dënohet për kundërvajtje punëtori bibliotekar që jep në huazim jashtë bibliotekës materialin në kuptim të nenit 33 ose në kundërshtim me nenin 30.1. 41.12. Me gjobë prej 100-900 €, dënohet për kundërvajtje drejtuesi apo personi zyrtar i bibliotekës që fillon punën pa bërë regjistrimin ose që nuk i paraqet të dhënat për mbajtjen e regjistrit të bibliotekave sipas rregullores nga neni 4.10. 41.13 Masat ndëshkuese nga ky nen, sipas fletëparaqitjes së bibliotekës përkatëse, në përputhje me ligj në procedurë të rregullt i përcakton gjykata kompetente. KREU XI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE E TË FUNDIT - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Ministry of Culture must issue by-laws for implementing the law within six months, libraries must align their organisation and activity within six months, and existing regional libraries must be reorganised as inter-municipal libraries within six months.
Neni 42 15 42.1.Ministria e Kulturës do të nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 42.2 Bibliotekat do të harmonizojnë organizimin dhe veprimtarinë brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 42.3. Bibliotekat e tanishme rajonale riorganizohen si biblioteka ndërkomunale në afat prej gjashtë muajsh. 42.4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë së vepruari ligjet e mëparshme mbi veprimtarinë bibliotekare. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: This law is published in identical text in Albanian, Serbian, and English.
Neni 43 43.1. Ky ligj shpallet në tekstin identik në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The law enters into force after approval by the Assembly, the Assembly President’s signature, and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 44 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi, me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 23.06.2003 UNMIK/REG/2003/19
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/6 LIGJI PËR BIBLIOTEKAT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in