LIGJI NR. 2003/9 LIGJI PËR KOOPERATIVAT E BUJQËVE
This preamble says the law is issued for farmers’ cooperatives and for developing agriculture and increasing farmers’ work productivity.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/9
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is issued for farmers’ cooperatives and for developing agriculture and increasing farmers’ work productivity. This article defines the main terms used in the law on farmers’ cooperatives. Kooperativat e themeluara në Kosovë duhet të regjistrohen para se të ekzistojnë ligjërisht, dhe aktivitetet e tyre kufizohen nga ky ligj dhe statuti. This article establishes the Federation of Farmers’ Cooperatives of Kosovo, says its statute must comply with this law and ministerial instructions, and allows cooperatives and cooperative associations to join voluntarily. An agricultural cooperative must be founded by at least 10 farmers who are signatories to obligations.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/9 LIGJI PËR KOOPERATIVAT E BUJQËVE
Showing 24 of 24
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is issued for farmers’ cooperatives and for developing agriculture and increasing farmers’ work productivity.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 17 / 01 TETOR 2007 LIGJI Nr. 2003 / 9 LIGJI PËR KOOPERATIVAT E BUJQËVE Kuvendi i Kosovës Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 dt.15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, nenet 9.1 .26 (a ) dhe 5.1 (j) . Me qëllim të rregullimit të themelimit dhe të punës së Kooperativave të bujqëve e në funksion të zhvillimit të bujqësisë dhe ritjes së produktivitetit të punës së bujqëve, miraton ligjin vijues:
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines the main terms used in the law on farmers’ cooperatives.
Neni 1 Definicionet Termet që përdoren për nevoja të këtij ligji kanë domethënien si vijon: “Kooperativë e Bujqëve” ose “Kooperativë” nënkupton një entitet ligjor të krijuar nga personat fizikë apo juridik të cilët duhet të jenë të gjithë bujq që kontribuojnë me pronën e vet private në kapitalin aksionar. Kooperativa ofron shërbime për antarët e saj dhe nuk bazohet në krijimin e fitimit për vete. Së paku 75% i qarkullimit bruto të Kooperativës rrjedh prej aktiviteteve me anëtarët. “Aktivitetet me Anëtarë” do të thotë përmbushja i cilitdo nga aktivitetet e më poshtme nga kooperativa: -Furnizimi me impute dhe makineri të domosdoshme për aktivitete bujqësore të anëtarëve të saj; -Grumbullimi i prodhimeve prej anëtarëve të saj, për t’i shitur në gjendje natyrore ose pas përpunimit; -Në të mirë të anëtarëve të saj, kryen shërbimet e domosdoshme për aktivitetet e tyre bujqësore; -Blerja e makinerisë për përdorim të përbashkët nga anëtarët e saj për nevojat e tyre bujqësore; dhe - Në përgjithësi, në emër të anëtarëve të saj përmbush aktivitete që zgjerojnë aktivitetet e tyre bujqësore dhe vetëm për qëllime të aktiviteteve bujqësore. “Bujk” do të thotë personi fizik i cili kryen një aktivitet bujqësor si aktivitet të tij kryesor profesional ose subjekt juridik që kryen një aktivitet bujqësor si aktivitet të vetëm. “Person” do të thotë personi fizik ose juridik. “Anëtar i Kooperativës” do të thotë personi, i cili është bujk, që ka kontribuar në kapitalin aksionar. Anëtari i kooperativës do të zotohet të kryej aktivitetin e caktuar bujqësor me një kooperativë të vetme. “Zotim në Aktivitet” do të thotë një premtim i kontraktuar për të kryer ekskluzivisht një punë me kooperativën e Bujqëve së paku gjatë tri viteve të njëpasnjëshme për llojin e aktivitetit për të cilat anëtari është zotuar. “Kontribut aksionar”, “Kontribut” do të thotë transferimi i pronës së anëtarëve në pronë të kooperativës dhe si kompensim, anëtarët në fjalë marrin aksione nga kooperativa. “Kontribut në Natyrë” do të thotë kontribut në kapitalin e aksionar që duhet të paguhet me pasuri të patundshme ose me pasuri të lëvizshme ose me të drejta të paprekshme”. “Kontribut me Para të Gatshme” do të thotë kontributi në kapitalin aksionar që paguhet me para të gatshme ose përmes bankës, transferit postar, ose përmes llogarisë komerciale. “Fonde Rezervë” do të thotë të gjitha shumat e vendosura në llogaritë rezervë nga ana e kuvendit të përgjithshëm. “Fonde rezervë të parapara me Statut” do të thotë fonde nga suficiti i një viti fiskal që Kuvendi i përgjithshëm ka për detyrë, sipas statutit të një kooperative t’i vendosë ato në një fond të rezervuar. “Tepricë Vjetore” do të thotë rezultati i aktiviteteve të kooperativës ashtu si është paraqitur nga llogarija e profiteve dhe humbjeve në fund të vitit fiskal kur profiti tejkalon shpenzimet dhe humbjet. “Humbje Vjetore”, do të thotë rezultati i aktiviteteve të kooperativës siç është paraqitur nga llogaria e fitimeve dhe humbjeve në fund të vitit fiskal kur harxhimet dhe humbjet tejkalojnë fitimin. “Llogaria e fitimeve dhe humbjeve” do të thotë dokumenti i domosdoshëm i llogaritjes që do të përgatitet në fund të vitit fiskal duke treguar të gjitha fitimet, shpenzimet dhe humbjet e paraqitura gjatë vitit fiskal. “Pasuri Neto” do të thotë shuma e përbërë nga kapitali aksionar, fondet rezervë, fitimet e akumuluara pa humbjet e akumuluara të mëparshme, të zmadhuara ose të zvogëluara nga teprica ose humbjet neto të vitit fiskal. “Humbjet e Akumuluara” janë humbjet e viteve të mëparme fiskale të cilat janë vendosur në llogari të veçantë dhe të cilat nuk janë pezulluar me reduktimin e fondeve rezervë ose të llogarisë së fitimeve të akumuluara. “Federata” nënkupton Federaten e referuar në Nenin 3 të këtij Ligji. “Ministria” do të thotë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëse nuk është caktuar ndryshe. “Statutet” do të thotë akti me të cilin themelohet kooperativa dhe përshkruan udhëheqjen e tij dhe organizimin e marrëdhënieve në mes të kooperativës dhe anëtarëve të saj. “Themelues” do të thotë personat që nënshkruajnë statutin dhe/ose veprojnë në emër të kooperativës gjatë periudhës së formimit të saj. “Bashkësi e Kooperativave të Bujqëve” ose “Bashkësia” është personi juridik i krijuar në mes dy apo më shumë kooperativave me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve të tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Kooperativat e themeluara në Kosovë duhet të regjistrohen para se të ekzistojnë ligjërisht, dhe aktivitetet e tyre kufizohen nga ky ligj dhe statuti.
Neni 2 Regjistrimi 2.1 Çdo kooperativë e themeluar në Kosovë duhet të regjistrohet në zyrën e regjistrimit të subjekteve juridike dhe fillon së ekzistuari vetëm pas regjistrimit. 2.2 Aktivitetet e kooperativës së regjistruar sipas ketij ligji do të kufizohen në ato të caktuara në këtë ligj dhe në statutin e kooperativës. 2.3 Ministria do të nxjerrë Udhëzime administrative që specifikojnë formën dhe përmbajtjen e statutit që do të shfrytëzohet nga kooperativat. 2.4 Në rast se statuti i kooperatives nuk është në pajtim me këtë ligj dhe udhëzimet administrative, kooperativa humb statusin e Kooperativës së Bujqëve. 2.5 Ky ligj do të jete bazë për regjistrimin e të gjitha kooperativave ekzistuese dhe kooperativave që do të themelohet në Kosovë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article establishes the Federation of Farmers’ Cooperatives of Kosovo, says its statute must comply with this law and ministerial instructions, and allows cooperatives and cooperative associations to join voluntarily.
Neni 3 Federata 3.1 Me këtë ligj themelohet Federata e Kooperativave të Bujqëve të Kosovës. 3.2 Federata është një organ profesional që vepron e pavarur . 3.3 Statuti i Federates aprovohen nga Kuvendi i Federatës me pëlqimin paraprak nga Ministria. 3.4 Statuti i Federatës duhet të jetë në pajtim me këtë ligj dhe udhëzimet administrative të nxjerra nga Ministria sipas këtij ligji. 3.5 Të gjitha kooperativat dhe Bashkësitë e kooperativave, kanë të drejtë të bëhen vullnetarisht anëtare të Federatës. 3.6 Mjetet e Federates krijohen nga antarët dhe kontributet e kooperativave dhe bashkësive të tyre. Kuota e antarësisë dhe kontributeve caktohet nga Kuvendi i Përgjithshëm i Federatës. Shuma e tyre përbën të hyrat e Federatës. 3.7 Veprimtaria, punët dhe përgjegjësitë e Federatës përcaktohen me Statutin e Federatës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: An agricultural cooperative must be founded by at least 10 farmers who are signatories to obligations.
Neni 4 Kushtet për themelim Kooperativa e Bujqëve themelohet nga së paku dhjetë (10) bujq, që janë nëshkrues të detyrimeve. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The statute is approved in the founding assembly, but the founding assembly is not required if the statute was already signed by the founders and all members have contributed to the total capital.
Neni 5 Kuvendi themelues 5.1 Statuti miratohet në Kuvendin themelues. 5.2 Nëse statuti është nënshkruar më parë nga themeluesit dhe të gjithë anëtarët kanë kontribuar në kapitalin e përgjithshëm, nuk është e nevojshme mbajtja e Kuvendit themelues. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The farmers' cooperative has the rights and duties of a legal person, regardless of its members, and is responsible for its own property and acts done in its name.
Neni 6 Personi juridik 6.1 Kooperativa e Bujqëve do të ketë të drejtat dhe detyrat e personit juridik pavarësisht nga anëtarët e saj. Ajo ka pronën e saj dhe detyrat e caktuara. Është përgjegjëse për pronën e vet dhe për çdo veprim të kryer në emër të vet. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Article 7 sets cooperative member rights and duties, including use of services, voting in the general assembly, share transfer, activity and capital contribution duties, and rules for joining or leaving membership.
Neni 7 Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve te kooperativës 7.1 Anëtari i Kooperativës gëzon të drejtën: a). të shfrytëzojë shërbimet e kooperativës duke marrë parasysh llojin e aktivitetit për të cilën është anëtarësuar; b). të merr pjesë në seancën e kuvendit të përgjithshëm me të drejtë votë pa marrë parasysh numrin e aksioneve që ka në pronësi; c). të merr leverdinë e kalkuluar në bazë të kontributit të paguar kapital në lartesinë e përcaktuar me statut; d). të merr pagesën nga kooperativa në proporcion me aktivitetet e realizuara me kooperativën; e). të shesë ose transferojë aksionet e veta në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe të Statutit të kooperativës; f). të merr vlerën nominale të aksioneve të veta pas përfundimit të anëtarësisë, me kusht që humbjet e akumuluara nuk tejkalojnë fondet rezervë, dhe nën kufizimet tjera të përcaktuara në këtë ligj dhe në statutin e kooperativës. 7.2 Anëtari i Kooperativës është i obliguar: a) të bëjë aktivitetet e tij vetëm me kooperativën e bujqëve gjatë periudhës jo më të shkurtër se 3 vite të njëpasnjëshme në llojin e aktiviteteve për të cilat anëtari është zotuar në pajtim me Statutin e kooperativës; b) të kontribojë në kapitalin aksionar proporcionalisht me zotimin e tij për aktivitet dhe të paguajë aksionet e veta në pajtim me kërkesat ligjore dhe të parapara me status, ose të blejë një numër të aksioneve të nevojshme për zotimin e tij për aktivitet; c) të mbajë përgjegjësi për borxhet e kooperativës gjer në shumën që është e barabartë me kontributin e tij kapital në rast të paaftësisë paguese. 7.3. Statusi i anëtarit të kooperativës fitohet: a) Gjatë themelimit të kooperativës, me nënshkrimin e kërkesës për antarësim, nënshkrimin e statutit apo pjesëmarrjes në kuvendin themelues në të cilin miratohet statuti. b) Pas themelimit të kooperativës, statusi i anëtarit të kooperativës fitohet përmes kërkeses për anëtarësim dhe deklaratës për pranimin e statutit të kooperativës, me të cilat i nënshkruari i pranon të gjitha të drejtat dhe obligimet e anëtarit të kooperativës. Vendimin për pranimin e anëtarëve të rinjë e merr Këshilli drejtues brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit mbi refuzimin e kërkeses për antarësim në kooperativë mund ti ushtrohet ankesë, Kuvendit të përgjithshëm. 7.4 Kooperativa do të mbajë regjistrin e anëtarëve të kooperativës duke paraqitur numrin e aksioneve që janë pronë e secilit si dhe regjistrin e çdo transferi të aksioneve. 7.5 Statusi i anëtarit të kooperativës humbet me: tërheqjen e anëtarit nga kooperativa; përjashtimin e anëtarit; shuarjen apo braktisjen e veprimtarisë bujqësore të anëtarit që është person juridik; vdekjen e anëtarit dhe prishjen e kooperatives. a) Anëtari i kooperativës mund të tërhiqet nga kooperativa me kërkesë për tërheqje, e cila ushtrohet gjashtë muaj para skadimit të afatit për të cilin anëtari është anëtarësuar apo para tërheqjes. Nëse anëtari i kooperativës ka obligime ndaj koperativës, statusi i anëtarit i pushon pas përmbushjes së obligimeve. b). Statusi i anëtarit të kooperativës skadon ditën e caktuar në vendimin për përjashtim të tij nga kooperativa për arsyet e përcaktuara në statutin e kooperativës c) Trashegimtarët e anëtarit të vdekur të kooperativës, mund ta fitojnë statusin e anëtarit, me të drejtat dhe obligimet e anëtarit të vdekur, nëse për këtë vendosë Këshilli drejtues dhe nëse i plotësojnë kushtet për fitimin e statusit të anëtarit të kooperativës. d) Ditën e pushimit të statusit të anëtarit të kooperativës, pushojnë të drejtat dhe obligimet e anëtarit, përveç të drejtave dhe obligimeve pronësore të përcaktuara me akte të veçanta ligjore. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A cooperative must have capital to be established and to exist. An agricultural cooperative’s capital comes from members’ contributions and may be variable. Capital reduction is forbidden if it would bring registered capital below half of the highest capital since the cooperative was created.
Neni 8 Kapitali aksionar 8.1 Kooperativa nuk do të themelohet pa kapital e as nuk do të ekzistojë pa kapital. 8.2 Kapitali i një Kooperative të Bujqëve përbëhet nga kontributet e anëtarëve kooperativistë dhe mund të jetë i ndryshueshëm. 8.3 Zvogëlimi i kapitalit është i ndaluar nëse zvogëlimi do të ketë ndikim në regjistrimin e kapitalit më të vogël se sa gjysma e kapitalit më të lartë që nga krijimi i kooperativës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Kapitali mund të jepet me para ose në natyrë; kontributi në aktivitet ndalohet; vlera e kontributit në natyrë caktohet nga organet e përcaktuara në nen, dhe anëtarët marrin aksione me vlerë minimale 10 €.
Neni 9 Kontributet kapitale – Aksionet 9.1 Kontributet kapitale do të jenë në para të gatshme ose në natyrë. Kontributi në aktivitet është i ndaluar. 9.2 Kontributi në natyrë gjatë themelimit të koperativës, vlerësohet me rastin e nënshkrimit të statutit nga anëtarët themelues, ose nga Kuvendi themelues me rastin e miratimit të statutit, ndërsa vlerësimi i kontributit në natyrë gjatë punës së kooperativës, bëhet nga Kuvendi i Përgjithshëm. 9.3 Anëtarët kanë përgjegjësi individuale dhe të përbashkët ndaj palës së tretë për pranimin e vlerësimit të kontributit në natyrë që ndryshon nga vlera e caktuar nga kontrolluesi i jashtëm financiar. 9.4 E drejta e anëtarit, merr formën e aksioneve. 9.5 Kapitali ndahet në aksione të vlerës së barabartë me vlerë minimale prej 10 €. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The General Assembly is the cooperative’s highest body and may hold regular or extraordinary meetings. The Board must call a General Assembly meeting at least once a year or when interim accounts show a loss. Extraordinary meetings decide on statute amendments, and minutes must be recorded chronologically in the cooperative’s registry office.
Neni 10 Kuvendi i Përgjithshëm 10.1 Kuvendi i Përgjithshëm është organ më i lartë i kooperativës i cili mbanë mbledhjet e rregullta ose të jashtëzakonshëme. 10.2 Kompetencat e mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Përgjithshëm kufizohen me votim mbi çështjet që nuk janë në kompetencë të mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Përgjithshëm apo të organeve tjera të kooperativës. 10.3 Këshilli Drejtues duke iu referuar nenit 12 thërret mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm së paku një herë në vit ose kur llogaritë e përkohshme tregojnë humbje. Kuvendi i Përgjithshëm gjithashtu mund të thirret nga 25% e anëtarëve të kooperativës. 10.4 Mbledhja e e jashtëzakonshme e Kuvendit të Përgjithshëm vendos mbi amandamentet e statutit. 10.5 Procesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit të Përgjithshëm do të regjistrohen në mënyrë kronologjike në regjistër që do të mbahet në zyrën e regjistrave të kooperativës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry of Economy and Finance must authorize qualified individuals as external financial auditors, assign them to annual financial audits for each cooperative, and pay the audit costs.
Neni 11 Kontrolluesi i jashtëm financiar 11.1 Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të autorizoj individë të kualifikuar që të punojnë si kontrollues të jashtëm financiar dhe do ti caktojë që të bëjnë kontrollë vjetore financiare për çdo kooperativë, duke përfshirë: a) verifikimin se llogaritë vjetore pasqyrojnë gjendjen e vërtetë dhe të qartë të rezultatit të punës së kooperativës gjatë vitit të fundit fiskal, të situatës së saj financiare dhe të pronës së saj; b) verifikimin e pajtueshmërisë së praktikave të kontabilitetit me rregullat në fuqi; c) ekzaminimin e saktësisë dhe pajtueshmërisë së informatave të dhëna në raportin e udhëheqjes së Këshillit Drejtues me llogaritë vjetore. 11.2 Shpenzimet e kontrollës financiare i bartë Ministria për Ekonomi dhe Financa. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The governing council has broad management powers for the cooperative and specific powers over accounts, appointments, meetings, and authorizing certain loans and guarantees.
Neni 12 Këshilli drejtues 12.1 Këshilli Drejtues, është organ që gëzon të gjitha fuqitë menaxhuese për të mirën e kooperativës dhe përbrenda kufijve të qëllimeve të kooperativës, përveç çështjeve të shprehura përbrenda autoriteteve të organeve tjera të kooperativës dhe duke marrë parasysh kufizimet ligjore të fuqive të saj. 12.2 Këshilli Drejtues, ka autorizimet e mëposhtme: a) Shqyrton dhe analizon llogaritë vjetore të kooperativave dhe ia prezenton Kuvendit të Përgjithshëm të Kooperativës për aprovim. b) Zgjedh dhe shkarkon kryetarin nga mesi i anëtarëve të Këshillit Drejtues; c) Cakton anëtarin e kooperativës që të plotësojë vendin e lirë të anëtarit të Këshillit Drejtues. d) Thërret mbledhjet e Kuvendit të Përgjithshëm të Kooperativës dhe përcakton rendin e ditës; e) Emëron drejtorin e Kooperativës; f) Pranimi dhe largimi i anëtarit dhe g) Lejimi i huave, sigurimeve reale, garancioneve dhe sigurimin e borxheve për palën e tretë. 12.3 Këshilli Drejtues përbëhet prej së paku tre por jo më shumë se nëntë anëtarëve të emëruar me statut, apo nga Kuvendi themelues, me rastin e themelimit të kooperativës, apo nga Kuvendi i Përgjithshëm në mbledhjen e rregullt për periudhën prej së paku 3 por jo më shumë se 6 vite. 12.4 Anëtari i këshillit drejtues: a) Do të jetë anëtar që nuk mban përgjegjësi për ndonjë borxh kundrejt kooperativës gjatë kohës së emërimit të tij/saj dhe që nuk është dënuar për ndonjë delikt ekonomik . b) Nuk mund të jetë bashkëshorti-ja, prindërit ose fëmijët e anëtarit të Këshillit Drejtues; c) Nuk do jetë punëtor i kooperativës; d) Të jetë mbi moshën 18 vjeçare. 12.5 Anëtari i Këshillit Drejtues nuk do të huazojë, apo të sigurojë garancione nga kooperativa për përfitime personale. 12.6 Anëtari i këshillit do të jetë përgjegjës personalisht për mopërmbushjen apo shkeljen e detyrave të tij ndaj kooperativës ose palës së tretë. 12.7 Mbledhjet e Këshillit Drejtues i thërret kryetari me vetiniciativë ose në kërkesë të 1/3 së anëtarëve të Këshillit Drejtues. 12.8 Vendimet dhe procesverbalet e Këshillit drejtues regjistrohen në mënyrë kronologjike në regjistrat që mbahen në zyrën e regjistrave të kooperativës.. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The chairperson has rights to represent the cooperative in lawsuits, carry out board decisions except those delegated to the director, and oversee the director’s work.
Neni 13 Kryetari 13.1 Kryetari ka të drejtat e mëposhtme: a) përfaqëson kooperativën në rast të padive; b) zbaton të gjitha vendimet e Këshillit Drejtues me përjashtim të atyre që i janë deleguar drejtorit; dhe c) kontrollon punën e drejtorit. 13.2 Kryetari është përgjegjës për shkeljen e detyrave të tij ndaj kooperativës ose palës së tretë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The director manages the cooperative’s day-to-day operations and must meet listed conditions.
Neni 14 Drejtori 14.1 Drejtori është i ngarkuar për menaxhimin e përditshëm të kooperativës. 14.2 Drejtori: a) Nuk mund të jetë anëtar i kooperativës; b) Do të ketë kontratë punësimi. c) Të mos jetë i dënuar për vepër penale kundër ekonomisë. d) Nuk mund të ushtrojë njëkohësisht edhe ndonjë veprimtari e cila i bënë konkurrencë veprimtarisë që ushtron në kooperativë. 14.3 Funksionet e drejtorit do të pëcaktohen me Statutin e kooperativës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The cooperative must distribute annual net income in the listed order and carry annual losses to the accumulated surplus-and-loss account. Members may not receive benefits on shares, reserve funds may not be distributed, and no payment or interest is allowed.
Neni 15 Të ardhurat neto dhe humbjet 15.1 Të ardhurat neto vjetore do të ndahen në bazë të renditjes së prioriteteve të mëposhtme: a) 5% në fondin e rezervës së domosdoshme; b) 5% në fondin rezervë, për kompensimin e aksioneve të anëtarëve që tërhiqen nga kooperativa; c) Shumat e parapara me statutin e kooperativës për fondin rezervë. d) Shumat e nevojshme që të paguhet interesi mbi kapitalin e paguar të anëtarëve të kooperativës. e) Shumat për pagesën e anëtarëve të kooperativës në proporcion me aktivitetet e tyre në kooperativë. f) Shumat e mbetura në llogarinë e tepricës dhe humbjeve të akumuluara, ose në fondet tjera që duhet të ruhen si rezervë. 15.2 Humbjet vjetore do të barten në llogarinë e tepricave dhe humbjeve të akumuluara. Anëtarët nuk do të marrin leverdinë për aksionet dhe nuk bëhet ndarja e fondeve rezervë dhe kjo ndalon çfarëdo pagese ose interesi . - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If losses reduce net assets below half of the highest subscribed share capital, the general assembly must decide whether to liquidate the cooperative or keep it; if it is kept, members must contribute enough to restore net assets to that level.
Neni 16 Pasuria neto – humbjet e akumuluara 16.1 Kur pasuria neto për shkak të humbjeve bie në më pak se gjysma e kapitalit më të lartë aksionar të pranuar që nga themelimi i kooperativës, mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Përgjithshëm do të vendos se a do të likuidohet kooperativa, apo kooperativa duhet të mbahet. Nëse vendoset që kooperativa të mbahet, anëtarët do të kontribuojnë me shumën e nevojshme për arritjen e pasurisë neto të kooperativës në së paku gjysmën e kapitalit aksionar më të lartë të arritur që nga themelimi i kooperativës. 16.2 Në mungesë të vendimit të Kuvendit të Përgjithshëm, çdo palë e pakënaqur ose e interesuar mund të sjellë çështjen para gjyqit kompetent, i cili mund të vendosë për likuidim të kooperatives. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article says when a cooperative is liquidated, who appoints liquidators, and how remaining net assets must be handled.
Neni 17 Likuidimi 17.1 Kooperativa likuidohet për shkak të: a) Kryerjes së periudhës për të cilën është themeluar, ose shuarjes se veprimtarisë për të cilën është themeluar përveç nëse nga mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Përgjithshëm nuk vendoset ndonjë veprimtari e re. b) Heqjes dorë nga statuti i kooperativës së bujqëve, të votuar me votim unanim nga anëtarët e kooperativës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Përgjithshëm; c) Me vendim gjyqësor ku numri i anëtarëve të kooperativës është më i vogël sesa minimumi ligjor ose në mungesë të vendimit të Kuvendit të Përgjithshëm siç është caktuar në nenin 16-1 ose ku kooperativa kryen aktivitete të tjera nga ato të lejura legalisht dhe ku kapitali nuk është i ndarë në aksione sipas këtij ligji. 17.2 Kooperativa që likuidohet mbetet entitet legal gjatë periudhës së likuidimit vetëm për qëllim likuidimi. 17.3 Likuiduesit emërohen nga Kuvendi i Përgjithshëm përveç në rastet kur gjykata i emron likiduesit. 17.4 Pasuria neto që mbetet pas pagimit të të gjithë kreditorëve dhe pagimin e kontributeve të anëtarëve nuk do t’u ndahet anëtarëve. Pasuria neto detyrimisht do të transferohet në një kooperativë tjetër ose bashkësi të kooperativave të bujqëve, ose të një organizatë tjetër ligjore e kooperativave të bujqëve. 17.5 Nëse likuidimi shfaqet për shkak të ligjeve të falimentimit, dispozitat e caktuara në këtë ligj nuk do të aplikohen. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Agricultural cooperatives may merge or split only with other cooperatives; if they do, the transferring cooperative ceases without liquidation and its assets pass to its legal successors.
Neni 18 Bashkimi - Ndarja 18.1 Një ose më shumë kooperativa të bujqëve mund të transferojnë interesat e tyre te një kooperativë ekzistuese e bujqëve ose te një kooperativë e re e bujqëve e themeluar nga to. 18.2 Një kooperativë e bujqëve mund të ndahet në dy kooperativa të bujqëve me anë të transferimit të interesave të veta në një kooperativë të re ose ekzistuese të bujqëve. Në të dy rastet, kooperativa që transferon interesat e veta sipas këtij neni, pushon së ekzistuari pa u likuiduar. 18.3 Në rastet e pushimit të ekzistimit të kooperativës për shkaqet nga ky nen, pasuria e kooperativës u bartet trashigimtarëve juridik të saj. 18.4 Bashkimet dhe ndarjet lejohen vetëm në mes kooperativave . - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Agricultural cooperative associations may be formed by merging two or more cooperatives and must be registered with the legal-entity registration office.
Neni 19 Bashkësitë e Kooperativave të Bujqëve (Bashkësitë) 19.1 Bashkësitë e Kooperativave të Bujqëve (Bashkësitë), mund të themelohet me vendimin për bashkim të dy apo më shumë kooperativave të bujqëve të cilat bashkojnë të mirat materiale dhe të drejtat e tyre me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së caktuar dhe si e tillë duhet të regjistrohet në zyrën e regjistrimit të subjekteve juridike. 19.2 Vendimi për bashkim merret nga Këshilli drejtues i Kooperatives dhe për këtë informohet Kuvendi i përgjithshëm në mbledhjen e tij të rregullt. 19.3 Nëse kontributi i kooperativës në Bashkësi është i kufizuar në disa veprimtari të caktuara, me vendim për bashkim do të identifikohen saktësisht veprimtaritë e tilla . 19.4 Organet qeverisëse të Bashkësisë së Kooperativave i përbëjnë përfaqësuesit e kooperativave anëtarë të caktuar nga Këshillat drejtuese të tyre.e - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A farmers’ cooperative may own shares in a business company, but it may not be a member of a general partnership or any business form with unlimited member liability.
Neni 20 Subvencionet dhe kompanitë e bashkuara 20.1 Kooperativa e Bujqëve mund të jetë pronare e aksioneve të kompanisë së angazhuar në biznes me anë të blerjes së aksioneve të saj ose me anë të kontributit në kapitalin aksionar të kompanisë së tillë. 20.2 Kooperativa e Bujqëve nuk mund të jetë anëtare e ortakërisë së përgjithshme e as të ndonjë forme të organizimit të biznesit ku përgjegjësia e anëtarëve nuk është e kufizuar me kontributet e tyre aksionare. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article sets fines for using a cooperative’s name without registration and for certain cooperative offences.
Neni 21 Masat ndëshkimore 21.1 Me dënim me gjobë prej 500 deri 4000 euro do të dënohet për delikt ekonomik çdo person që në titullin e firmës shfrytëzon emrin e kooperativës e nuk është i regjistruar sipas këtij ligji. 21.2 Me denim me gjobë deri në 5000 euro, do të dënohet për delikt ekonomik kooperativa e bujqëve nëse: a) Ushtron veprimtari të cilat nuk janë të parapara në statutin e saj dhe për të cilat nuk është e regjistruar (neni 2.2); b) Nëse në emertimin e firmës së vetë nuk e shfrytëzon emrin e kooperativës, c) Nëse nuk mban regjistrin e anëtarëve të Kooperativës (neni 7.3). - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry has the power to issue Administrative Instructions to implement this law.
Neni 22 Udhëzimet Administrative 22.1 Ministria do të jetë kompetente për nxjerrjen e Udhëzimeve Administrative për zbatimin e këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Existing agricultural cooperatives must re-register as Farmer Cooperatives within one year after this law enters into force, or they lose that status.
Neni 23 Dispozitat kalimtare - data efektive 23.1 Kooperativat ekzistuese bujqësore do të riregjistrohen si Kooperativa të Bujqëve sipas këtij ligji brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji ose do ta humbin statusin e kooperativës së Bujqëve. 23.2 Ky ligj hyn në fuqi në datën e miratimit të tij nga Kuvendi, nënshkrimit nga kryetari i Kuvendit dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 23.06. 2003 UNMIK/REG/ 2003/21
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/9 LIGJI PËR KOOPERATIVAT E BUJQËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in