LIGJI NR. 2004/10 LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
This provision is the preamble to the Electricity Law and states the legal basis and context for the law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/10
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Electricity Law and states the legal basis and context for the law. This provision introduces the Electricity Law and states its purpose is to set standards and conditions for an integrated electricity production, transmission, distribution, supply, and trading system. This provision says the law sets conditions for electricity production, transmission, distribution, supply, trade, export, import, and transit, plus the organization of electricity systems and the electricity market. This provision states the law’s goals: to create a competitive and sustainable electricity market, ensure secure and continuous electricity supply, and provide universal service to final customers where technically and economically reasonable. This article defines many electricity-sector terms used in the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/10 LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Electricity Law and states the legal basis and context for the law.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 29 / 01 KORRIK 2008 LIGJI NR. 2004 / 10 LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE Kuvendi i Kosovës Duke patur parasysh Misionin e Përkohshëm të Administratës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Rregullorja Nr. 1999/1 të 25 korrikut 1999, mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë; Duke u mbështetur në autorizimet që u janë dhënë Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes me Rregulloren e UNMIK-ut Nr.2001/9 të datës 15 maj 2001, mbi ‘’Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme,“ veçanërisht
- 5.1 Verify source ↗
Neni 5.1
AI-assisted research summary: This provision introduces the Electricity Law and states its purpose is to set standards and conditions for an integrated electricity production, transmission, distribution, supply, and trading system.
Neni 5.1 (ç) dhe 9.1.26 (a); Duke marrë parasysh kompetencat e rezervuara të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm në bazë të Nenit 8.1 (r) të Kornizës Kushtetuese, Duke njohur nevojën për vendosjen e standardeve dhe kushteve për një sistem të integruar të prodhimit, bartjes, distribuimit, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike në mënyrë që të arrihet zhvillimi i një tregu konkurrues dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike; Vendosi të miratojë si vijon: LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE Kreu 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets conditions for electricity production, transmission, distribution, supply, trade, export, import, and transit, plus the organization of electricity systems and the electricity market.
Neni 1 Ky ligj vendos kushtet për kryerjen e aktiviteteve të prodhimit, bartjes, distribuimit, furnizimit, tregtimit, eksportimit, importimit dhe tranzitit të energjisë elektrike; organizimin e sistemeve elektroenergjetike dhe organizimin e tregut të energjisë elektrike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision states the law’s goals: to create a competitive and sustainable electricity market, ensure secure and continuous electricity supply, and provide universal service to final customers where technically and economically reasonable.
Neni 2 Qëllimet e këtij ligji janë: a). të arrijë zhvillimin e një tregu konkurrues dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike; b). të garantojë kushtet për furnizim të sigurtë, qëndrueshëm, efikas dhe të përhershëm me energji elektrike; c). kurdo që është teknikisht dhe ekonomikisht e arsyeshme, të sigurojë që të gjithë klientët e fundit të kenë shërbim universal, që është e drejta për t’u furnizuar me një sasi të caktuar të energjisë elektrike në Kosovë, me çmime të arsyeshme. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines many electricity-sector terms used in the law.
Neni 3 3.1. Termet e përdorura në këtë ligj do të kenë domëthënien vijuese: “shërbimet vartëse” do të thotë të gjitha shërbimet e nevojshme për operimin e sistemeve të bartjes dhe distribuimit; “rrjetat ndihmëse” do të thotë të gjitha rrjetat për kontrollimin, rregullimin, mbrojtjen, komunikimin dhe informimin, të nevojshme për funksionimin efektiv të rrjetave të bartjes dhe distribuimit; “çertifikata e prejardhjes” nënkupton dokumentin e lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, që dëshmon shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë ose hedhurinave për prodhimin e energjisë elektrike apo bashk-prodhimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike; 2 “linjë e drejtpërdrejt” do të thotë, ose një linjë të energjisë elektrike që e lidhë një lokacion të izoluar të prodhimit me një klient të izoluar; ose një linjë e energjisë elektrike që e lidhë një prodhues të energjisë elektrike me një ndërmarrje për furnizim të drejtpërdrejt për godinat e tyre, ndërmarrjet vartëse ose konsumatorët e privilegjuar; “dispeçingu” nënkupton veprimtaritë e nevojshme për qarkullimin, bartjen, importimin ose eksportimin e energjisë elektrike në sistemin e energjisë elektrike, për të siguruar adaptimin e prodhimit të energjisë elektrike me konsumimin e saj; “distribuimi” do të thotë transportimi i energjisë elektrike me tension të mesëm ose të vogël me qëllim të dërgimit gjer tek klienti, por pa përfshirë furnizimin; “Operatori i sistemit të distribuimit” do të thotë një person fizik ose juridik që është përgjegjës për operimin, sigurimin e mirëmbajtjen dhe, nëse është e nevojshme, zhvillimin e një sistemi të distribuimit në një lëmi të caktuar. Gjithashtu, kur është e mundshme, në ndërlidhje me sistemet e tjera, të sigurojë që sistemi t’i përmbushë nevojat për distribuimin e energjisë elektrike; “rrjeti i distribuimit” do të thotë kombinimi i linjave të energjise elektrike dhe njësive të energjisë elektrike me tension të mesëm dhe të vogël që shërbejnë për distribuimin e energjisë elektrike; “ndërmarrje e energjisë elektrike” do të thotë një organizatë afariste që kryen një apo më shumë aktivitete të prodhimit, bartjes, distribuimit, furnizimit dhe tregtimit të energjisë elektrike në bazë të licencës së lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji ose pa licencë, nëse licenca në fjalë nuk kërkohet. “lokacion i energjisë elektrike” do të thotë: një central për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe rrjetet e instalimet vartëse të tij; rrjetet e bartjes dhe stacionet e tyre të trasformimit; sistemet e distribuimit; që janë të lidhura drejtpërdrejt me pajisjet e klientit; qarqet ndërlidhëse dhe linjat direkte. “konsumator i privilegjuar” është konsumatori që është i lirë të blerë energji elektrike nga furnizuesi i zgjidhjes të tij/saj. “eksportimi i energjisë elektrike” do të thotë bartje e energjisë elektrike nga Kosova në një vend, nën kuptimin se në të njëjtën kohë energjia elektrike do të pranohet në atë vend; “konsumatori i fundit” është konsumatori që blenë energjine elektrike për përdorimin vetijak. “prodhim” është prodhimi i energjisë elektrike. “ndërlidhësit” do të thotë pajisjet për lidhjen e sistemeve elektrike; “sistem i ndërlidhur”do të thotë një numër i sistemeve të bartjes dhe distribuimit të lidhura së bashku përmes një ose më shumë ndërlidhësve; “importimi i energjisë elektrike” domethënë pranimi i energjisë elektrike nga Kosova prej një shteti tjetër. “KEK” do të thotë Korporata Elektroenergjetike e Kosovës me vendndodhje në Kosovë dhe me qendër në Prishtinë. “pajisjet matëse” janë instrumentet e regjistruara në regjistrin për certifikimin e pajisjeve matëse në Kosovë dhe që përdoren gjatë procesit të furnzimit me energji elktrike; “MW” do të thotë megavat që nënkupton njësinë matëse të fuqisë së kapaciteteve të energjisë elektrike. “treg i organizuar” do të thotë një varg transaksionesh dhe marrëdhëniesh afarsite për tregtimin e energjisë elektrike, ku vendi, koha dhe mënyra e përmbylljes së transaksioneve dhe vendosjes së marrëdhënieve afariste në fjalë njihet publikisht dhe është shpallur më parë në rregullat e tregtimit. “prodhues” do të thotë personi fizik ose juridik që prodhon energji elektrike; “furnizimi publik” do të thotë shitja e energjisë elektrike nga furnizuesi publik për klientët tarifor; 3 “reciprocitet” domethënë se kushtet për qasje në rrjetë në një shtet të tretë janë reciproke me ato të Kosovës dhe se një konsumator i privilegjuar konsiderohet si i privilegjuar në të dyja sistemet pjesëmarëse; “furnizimi” do të thotë shitjen, duke përfshirë edhe ri-shitjen e energjisë elektrike konsumatorëve; “shfrytëzuesit e sistemit” do të thotë personat fizik dhe juridik që e furnizojnë ose furnizohen nga një sistem i bartjes ose distribuimit. “tregtimi” do të thotë transakcionet e shitblerjes të kryera në bazë të licencës nga ana e tregtuesit. “tranzit” është transportimi i i energjisë matanë një kufiri nacional pa prodhim apo konsumim në atë shtet. “bartje” do të thotë bartja e energjisë elektrike, me tension shumë të lartë dhe me tension të lartë tek sistemi i ndërlidhur me qëllim të dërgimit gjer tek klienti ose distributori, por pa përfshirë furnizimin; “rrjeti i bartjes“ është kombinimi i linjave të energjisë elektrike dhe njësive të energjisë elektrike me tension të lartë që shërben për bartjen e energjisë elektrike. “operator i sistemit të bartjes” do të thotë person fizik ose juridik përgjegjës për operimin, sigurimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të bartjes dhe, ku është e nevojshme, zhvillimi e rrjetit të bartjes në një sektor të caktuar, aty ku aplikohet, të lidh interkonektorët me rrjete të tjera, dhe sigurimin e rrjetit për të përballuar kërkesat për bartjen e energjisë elektrike. “ndërrmarjet e integruara vertikalisht” janë ndërrmarjet për energji elektrike që kryejnë të paktën një funksion për bartje apo distribuim dhe të paktën një funksion për prodhimin apo furnizimin me energji elektrike. 3.2. Termat tjerë në këtë ligj, do të kenë domethënien siç është cekur në Ligjin për Energjinë, apo në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. Kreu 2 SISTEMI I ENERGJISË ELEKTRIKE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Electricity locations in Kosovo must be connected and operate under one electricity system; the system may operate in parallel and may connect with Albania and other regional systems if technical and safety standards recognized by the EU are met.
Neni 4 4.1. Të gjitha lokacionet e energjisë elektrike në Kosovë duhet të jenë të lidhura dhe të veprojnë nën një sistem të vetëm të energjisë elektrike me synimin e përbashkët për prodhimin, bartjen, distribuimin dhe furnizimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike. 4.2. Sistemi i energjisë elektrike në Kosovë vepron në mënyrë paralele, dhe mund të lidhet me sistemin e energjisë elektrike të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në tregun rajonal të energjisë elektrike ku sistemi i energjisë elektrike është në përputhshmëri me standardet teknike dhe të sigurisë të njohura nga Bashkimi Europian. Kreu 3 PRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Electricity generation is carried out by electricity enterprises with production licences, or by natural or legal persons exempt from the licensing obligation under the Energy Regulator Law.
Neni 5 Prodhimi i energjisë elektrike kryhet nga ndërmarrjet e energjisë elektrike që posedojnë licenca për prodhim ose nga persona fizik apo juridik që janë përjashtuar nga detyrimi për bartjen e licencës sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Electricity producers have the right to use suitable energy sources, connect their plants to transmission and distribution networks, sign electricity sale contracts, transmit their electricity through the networks, and receive compensation due under contracts.
Neni 6 Prodhuesi i energjisë elektrike ka të drejtë: 4 a). të shfrytëzoj burimet e energjisë që i konsideron më të përshtatshme për procesin e prodhimit në centralin elektrik të tij, me kusht që shfrytëzimi i burimeve në fjalë të jetë në përputhshmëri me rezultatet, karakteristikat teknike dhe kushtet mjedisore të përcaktuara në licencë dhe në ligjet, rregulloret kodet apo rregullat relevante; b). të lidhin centralet e tyre të prodhimit me rrjetat e bartjes dhe distribuimit sipas kushteve të vendosura në këtë ligj dhe kodet e rregullat e tjera përkatëse; c). të lidhin kontrata për shitjen e energjisë elektrike sipas kushteve të vendosura në këtë ligj, dhe rregullave të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji; d). bartjen e energjisë së tyre elektrike përmes rrjetave të bartjes dhe distribuimit; e). pranojnë kompensimin që u takon sipas kontratave. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Prodhuesi i energjisë elektrike duhet të respektojë kushtet e licencës, rregullat teknike dhe mjedisore, dhe të ketë pajisje të përshtatshme matëse.
Neni 7 Prodhuesi i energjisë elektrike ka detyrimet në vijim: a). që të plotësoj të gjitha kushtet e cekura në licencë për ushtrimin e aktiviteteve të tij të prodhimit nëse licenca është e nevojshme; b). që të veprojë sipas rregullave përkatëse teknike dhe rregullave të vendosura nga operatorët e sistemit përfshirë edhe Kodin e Rrjetit; c). që të veproj sipas rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit dhe të kontrollojë ndikimin që aktivitetet e tij kanë në mjedis; d). që të pajiset më pajisje adekuate për matjen e energjisë elektrike që hyn në rrjetë; e). të përmbush të gjitha detyrimet e tjera që mund të dalin nga ky ligji, ligjet tjera dhe rregulloret relevante. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A producer with a power plant over 5 MW must sell the electricity it produces to the public supplier at a regulated price when the public supplier needs that electricity.
Neni 8 Prodhuesi me një stabiliment për energji me kapacitet më të madh se 5 MW që ekziston dhe është në funksion në datën e shpalljes të këtij ligji do të jetë i detyruar të shesë energji elektrike, që prodhon nga stabilimenti i tij për energji, furnizuesit publik me një çmim të rregulluar në rast se furnizuesit publik i nevojitet ajo energji elektrike. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The producer may offer electricity or generating capacity at a freely negotiated price to specified local, external, and market buyers, subject to article 8 conditions.
Neni 9 Me përjashtim të kushtëzimeve në nenin 8, prodhuesi mund t’ju ofrojë energjinë elektrike të prodhuar nga ai, apo kapacitetin e elektranave të tij, me një çmim të negociuar lirë: a). konsumatorëve vendorë të privilegjuar përmes kontraktimit dypalësh duke shfrytëzuar shërbimet e detyruara të operatorit të sistemit të bartjes dhe të distribuimit; b). tregtarëve vendorë, përmes kontraktimit dypalësh duke shfrytëzuar shërbimet e detyruara të operatorit të sistemit të bartjes; c). klientëve ose tregtarëve të privilegjuar të jashtëm; d). në tregun lokal ose rajonal të këmbimit të energjisë elektrike; e). furnizuesit publik, në rast se kërkesa e klienteve për energji elektrike rritet përtej kapacitetit të përgjithshëm të kontraktuar të të gjithë prodhuesve në pajtim me nenin 8. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Energy businesses meeting the stated renewable/waste/cogeneration conditions may obtain a certificate of origin from the energy regulator, and public suppliers must buy the certified electricity subject to the stated exception.
Neni 10 10.1. Ndërmarrjet e energjisë që prodhojnë energji elektrike duke shfrytëzuar burimet e ripërtritshme të energjisë ose hedhurinat dhe bashkë-prodhimin, që prodhojnë energji elektrike dhe ngrohje në një 5 objekt të veçantë energjetik, kanë të drejtë të marrin çertifikatën e prejardhjes nga Zyra e Rregullative për Energji. 10.2. Në çertifikatën e prejardhjes, Zyra e Rregullatorit për Energjisë: a). vërteton kapacitetin e centralit elektrik që shfrytëzon burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe hedhurinat në mënyrë shembullore si burime për prodhim; b). saktëson afatet për paraqitjen e informacioneve dhe raporteve te Zyra e Rregullatorit për Energji; 10.3. Furnizuesit publik u japin përparësi në blerje energjisë elektrike për të cilën është marrë çertifikata e origjinës, me kusht që kostua e energjisë të tillë elektrike nuk shpie çmimin e energjisë elektrike në Kosovë një nivel jo stabil. 10.4. Nga furnizuesi publik kërkohet që ta blejë, me çmim të rregulluar, gjithë sasinë e energjisë elektrike të prodhuar për të cilën ekziston certifikata e origjinës, për plotësimin e nevojave me energji elektrike në Kosovë me përjashtim të sasisë për të cilën prodhuesi i ka lidhur kontratë sipas dispozitave të këtij ligji. Zyra e Rregullatorit për Energji, mund t’ia kompenzojë shpenzimet furnizuesit publik, përmes një tarife të veçantë për shërbimet e operatorit të sistemit të bartjes. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Electricity producers with public service obligations must keep enough fuel reserves, or special reserve generating capacity, to support continuous, reliable supply.
Neni 11 11.1. Prodhuesit e energjisë elektrike me obligime të shërbimeve publike janë të obliguar të mbajnë rezerva të lëndëve djegëse në sasi të mjaftueshme për të përballuar prodhimin e vazhdueshëm dhe të besueshëm të energjisë elektrike ose kapacitet prodhues të posaçëm rezervë të energjisë elektrike që t’iu sigurojë konsumatorëve furnizimin e sigurtë. 11.2. Lloji dhe niveli i depove rezervë të lëndëve djegëse ose i kapacitetit prodhues të posaçëm rezervë përcaktohet nga zyra ose subjekti i Qeverisë që është përgjegjës për energjinë. Kreu 4 BARTJA E ENERGJISË ELEKTRIKE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Ky nen kërkon që kandidati për Operator të Sistemit të Bartjes të aplikojë për licencë brenda 90 ditëve dhe vendos kushte për pavarësinë e operatorit dhe programin e mbarëvajtjes.
Neni 12 12.1. Përbrenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, pas shpalljes së këtij ligji, Qeveria e Kosovës përzgjedhë në bazë të konkurrencës personin juridik si kandidat për postin e Operatorit të Sistemit të Bartjes. Kandidati duhet të aplikojë për licencë tek Zyra e Rregullatorit për Energji brenda 90 ditëve nga data e përzgjedhjes nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë. 12.2. Kur Operatori i rrjetit të bartjes është pjesë e ndërmarrjes së integruar vertikalisht, ai duhet të jetë i pavarur nga aktivitetet e tjera që nuk kanë të bëjnë me bartjen në kuptim të formës së tij juridike, organizimit dhe vendimmarrjes. 12.3. Me qëllim të sigurimit të pavarësisë së Operatorit të Sistemit të Bartjes, vlejnë kriteret vijuese: a). ata individë që janë përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Bartjes nuk mund të marrin pjesë në strukturat e kompanisë të ndonjë ndërmarrjeje energjetike përgjegjëse, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për operimin e përditshëm të prodhimit, distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike; b). duhet të merren masa të përshatshme për t’u siguruar që interesat profesionale të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Bartjes janë marrë parasysh në atë mënyrë që sigurojnë se ata janë të aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur; c). Operatori i rrjetit të bartjes ka të drejta efektive të vendimmarrjes, pavarësisht nga ndërmarrja energjetike e integruar vertikalisht, në lidhje me asetet e domosdoshme për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetës. Sidoqoftë, kompania kryesore mund të miratojë një plan vjetor financiar të propozuar nga operatori i rrjetit bartës ku do të përfshihet niveli më i lartë i borxhit. 6 d). Operatori i rrjetit të bartjes harton dhe Zyra e Rregullatorit aprovon programin e mbarëvajtjes që parashikon masat që sigurojnë përjashtimin e sjelljes diskriminuese dhe siguron mbikëqyrjen adekuate të tij. Programi duhet të përcaktojë obligimet e veçanta që të punësuarit duhet t’i përmbushin. Një plan vjetor publik, që do të përcaktojë masat e ndërrmara, do të parashtrohet nga personi apo organi përgjegjës për monitorimin e mbarëvajtjes të programit për Zyrën e Rregullatorit për Energji. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The transmission network operator must operate and maintain the grid, manage energy flows, share needed information, ensure non-discrimination and interoperability, and submit the Network Code for approval within 90 days after the licence is issued.
Neni 13 13.1. Operatori i rrjetit të bartjes është përgjegjës: a). për veprimin, mirëmbajtjen, dhe në rastet ku paraqitet nevoja, zhvillimin e rrjetit bartës dhe ndërlidhësve të tij me rrjete të tjera, me qëllim që të garantohet sigurimi i furnizimit; b). për menaxhimin e rrjedhjes së energjisë në sistemin e bartjes, duke marrë parasysh shkëmbimet me rrjetat tjera të ndërlidhura, dhe ruajtjen e balancit; c). për sigurimin e vënies në disponim të të gjitha shërbimeve ndihmëse; d). për dhënien e informacioneve të mjaftueshme operatorit të çdo sistemi tjetër me të cilin është i ndërlidhur sistemi i tij për sigurimin e një operacioni të sigurtë dhe efikas, zhvillimin e koordinuar dhe ndërfunksionalitetin e sistemeve të ndërlidhura; e). për sigurimin e jo-diskriminimit dhe ndërfunksionimit të sistemit të ndëlidhur; f). ofrimi i informacioneve përdoruesëve të rrjeteve që u nevojiten për qasje efikase në rrjetë; g). dispecingu i prodhimit dhe vendosjen për përdorim të inter-konektorëve; h). zhvillimi i udhëzimeve parashikuese në pajtim me procedurat e përcaktuar në Ligjin për Energjinë; i). organizimi i studimeve preliminare për mundësitë e ndërtimeve të reja të kapaciteteve bartëse, stabilimeteve, dhe pajisjeve të ndihmuara nga studime teknike, ekonomike dhe financiare; j). hartimi dhe publikimi i planeve afatshkurtra dhe afatgjata për zgjerimin dhe modernizimin e rrjeteve bartëse; k). cdo dy vjet, përgatitja e listës të kapaciteteve të reja bartëse rajonale dhe linjat e energjisë interkonekcioneve të nevojshme për të pëmbushur kërkesat në Kosovë; l). kryerja e aktiviteteve të tjera që nevojiten për të avancuar detyrat e tij sic janë paraparë me ligj. 13.2. Jo më vonë se 90 ditë pas datës së lëshimit të licencës nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Operatori i rrjetit të bartjes duhet t’ia dërgojë Zyrës të Rregullatorit për Energji për miratim Kodin e Rrjetës i cili mes tjerash: a). parashtron rregullat teknike që përcaktojnë dizajnin minimal teknik dhe kriteret e operimit për lidhjen në rrjetë dhe ndërlidhjen dhe operimin e rrjetave tjera; b). identifikon kriteret ekonomike për shpërndarjen dhe përdorimin duke marrë parasysh furnizimin e qëndrueshëm dhe të nevojshëm; c). përcakton procedurat e aplikueshme për operimin e rrjetës në situata të jashtëzakonshme. 13.3. Rregullat e Kodit të Rrjetës duhet të publikohen; duhet të sigurojnë ndërfunksionimin e rrjetave; duhet të jenë objektive dhe jo-diskriminuese; duhet të zbatohen në mënyrë objektive dhe jo- diskriminuese. 7 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The transmission network operator must give priority to certain generating equipment when distributing produced electricity.
Neni 14 Gjatë shpërndarjes së energjisë elektrike të prodhuar, Operatori i rrjetit të bartjes duhet t’iu japë përparësi pajisjeve prodhuese që shfrytëzojnë burimet e ripërtëritshme të energjisë ose hedhurinat ose që prodhojnë në formë të kombinuar energji elektrike dhe ngrohje. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The transmission network operator must provide energy for its functions using transparent, non-discriminatory, and, where possible, market-based procedures.
Neni 15 15.1. Operatori i rrjetit të bartjes siguron energji për nevojat e kryerjes së funksioneve të tij në pajtim me procedurat transparente, jo-diskriminuese dhe, kur është e mundur, të bazuara në treg. 15.2. Rregullat e miratuara nga Operatori i Sistemit të Bartjes, për balancimin e sistemit të energjisë elektrike, duhet të jenë objektive, transparente dhe jo-diskriminuese, duke përfshirë rregullat për ngarkimin e shfrytëzuesve të sistemit të rrjetave të tyre për balancimin e sistemit. 15.3. Kushtet, duke përfshirë rregullat dhe tarifat, përshirë sigurimin e shërbimeve nga Operatori i rrjetit të bartjes përcaktohen në mënyrë jo-diskriminuese dhe me kosto efektive. Rregullat dhe tarifat u nënshtrohen miratimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe publikohen. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The transmission network operator must not disclose confidential information obtained in its business and must also prevent commercially advantageous activity information from being disclosed in a discriminatory way. The Energy Regulatory Office may request confidential information needed for its functions, authorizations, and duties.
Neni 16 16.1. Operatori i rrjetit të bartjes nuk duhet të zbulojë informacionin konfidencial të marrë gjatë kryerjes së biznesit të tij dhe duhet të parandalojë informacionet mbi aktivitetet e tij që, nga zbulimi i tyre në mënyrë diskriminuese, mund të jenë të leverdishme në pikëpamje komerciale. 16.2. Pa rënë ndesh me paragrafin (1) të këtij neni, Zyra e Rregullatorit për Energji mund t’i kërkojë Operatorit të Sistemit të Bartjes informacionin konfidencial i cili është i domosdoshëm për t’i kryer funksionet, autorizimet dhe detyrat e saj. Kreu 5 DISTRIBUIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article requires the Government to name distribution-system operator candidates, requires the candidate to seek a license from the Energy Regulatory Office within 90 days, and sets independence and compliance-program rules for the operator.
Neni 17 17.1 Përbrenda 60 ditëve, pas shpalljes së këtij Ligji Qeveria emëron një apo më shumë persona juridik si kandidat për postin e Operatorit të Sistemit të Distribuimit. Kandidati duhet të aplikojë për licencë tek Zyra e Rregullatorit për Energji brenda 90 ditëve nga data e përzgjedhjes nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë. 17.2. Kur Operatori i Sistemit të Distribuimit është pjesë e ndërmarrjes së integruar vertikalisht, ai duhet të jetë i pavarur nga aktivitetet e tjera që nuk kanë të bëjnë me bartjen në kuptim të formës së tij juridike, organizimit dhe vendimmarrjes. 17.3. Me qëllim të sigurimit të pavarësisë së Operatorit të Sistemit të Distribumit, vlejnë kriteret vijuese: a). ata individë që janë përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Distribuimi nuk mund të marrin pjesë në strukturat e kompanisë të ndonjë ndërmarrjeje energjetike përgjegjëse, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për operimin e përditshëm të prodhimit, distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike; b). duhet të merren masa të përshatshme për t’u siguruar që interesat profesionale të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Distribuimit janë marrë parasysh në atë mënyrë që sigurojnë se ata janë të aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur; c). Operatori i Sistemit të Distribuimit ka të drejta efektive të vendimmarrjes, pavarësisht nga ndërmarrja energjetike e integruar vertikalisht, në lidhje me asetet e domosdoshme për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetës. Sidoqoftë, kompania kryesore mund të miratojë planin vjetor financiar të propozuar nga operatori i rrjetit distributiv dhe përfshijë nivelin maksimum të borxhit. 8 d). Operatori i Sistemit të Distribuimit harton programin e mbarëvajtjes, i cili përcakton masat e ndërrmara për të siguruar përjashtimin e sjelljes diskriminuese dhe siguron mbikëqyrjen adekuate të tij. Programi duhet të parashtroj obligimet e veçanta që të punësuarit duhet t’i përmbushin. Një plan vjetor publik, që përcakton masat e ndërrmara, do t’i parashtrohet personit apo organit kompetent për monitorimin e mbarëvajtjes të programit për Zyrën e Rregullatorit për Energji. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Operatorët e sistemeve të distribuimit duhet të mirëmbajnë dhe planifikojnë rrjetin e shpërndarjes, të mos diskriminojnë përdoruesit, të japin informacion, të bashkërendojnë me komunat dhe të blejnë energji elektrike me procedura transparente e të bazuara në treg.
Neni 18 18.1. Operatorët e sistemeve të distribuimit janë përgjegjës: a). për mirëmbajtjen e një sistemi të distribuimit të energjisë elektrike të sigurtë, të besueshëm dhe efikas në zonën e tyre me kujdesin e duhur për ambientin e njeriut; b). për sigurimin e jo-diskriminimit ndërmjet shfrytëzuesve të rrjetit ose kategorisë së shfrytëzuesve të rrjetit, posaçërisht në dobi të një dege (filiali) a aksioneri; c). për furnizimin e shfrytëzuesve të sistemit me informacionet që iu nevojitet atyre për qasje efikase në sistem; d). për planifikimin e zhvillimit të rrjetës të distribuimit, duke marrë parasysh masat efikase të energjisë ose prodhimin e shpërndarë që mund të plotësoj nevojën për modernizimin apo zëvendësimin e kapaciteteve të energjisë elektrike; e). hartimin dhe publikimin e planeve afatgjate dhe afatshkurta për zhvillimin e rrjeteve distributive dhe koordinimi i planeve të tilla me komunat; f). studimin e zhvillimeve ekonomike dhe prospekti i ndryshimeve në kërkesa në territorin e vet; g). ndihmojë komunave në përgatitjen e planeve, programeve dhe strategjive zhvillimore; h). hapja e planeve zhvillimore afatgjata dhe afatshkurta për operatorin e rrjetit bartës. 18.2. Një Operator i rrjetit të distribuimit do të blerë energji elektrike për ta përdorur gjatë kryerjes të detyrave sipas procedurave transparente, jo-diskriminuese dhe të bazuara në treg. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The distribution network operator must not disclose confidential information obtained in its business. The Energy Regulatory Office may request confidential information from the distribution system operator when needed to perform its functions, authorizations, and duties.
Neni 19 19.1. Operatori i rrjetës së distribuimit nuk lejohet të zbulojë informacionin konfidencial të marrë gjatë kryerjes së biznesit të tij dhe parandalojë informacionet mbi aktivitetet e tij që mund të jenë të levërdishme në pikëpamje komerciale nga zbulimi i tyre në mënyrë diskriminuese. 19.2. Pa rënë ndesh me paragrafin (1) të këtij neni, Zyra e Rregullatorit për Energji mund t’i kërkojë Operatorit të sistemit të distribuimit informacionin konfidencial i cili është i domosdoshëm për t’i kryer funksionet, autorizimet dhe detyrat e saj. Kreu 6 FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Electricity supply is defined as the sale or resale of electricity to the consumer, and it must be carried out by the public supplier, traders, or producers.
Neni 20 20.1. Furnizimi me energji elektrike është aktivitet i shitjes ose rishitjes së energjisë elektrike te konsumatori. 20.2. Furnizimi me energji elektrike duhet të kryhet nga furnizuesi publik, tregtuesit ose prodhuesit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Licensed public electricity suppliers may sell, buy, import, export, bill, and handle complaints under the listed conditions, and their KBE contracts are subject to approval and monitoring by the Energy Regulatory Office.
Neni 21 9 21.1. Furnizuesi publik do të jetë një ndërrmarje me licencë për furnizimin publik të energjisë elektrike. 21.2. Në bazë të licencës, furnizuesit me energji elektrike kanë të drejtat vijuese: a). të shesë, ekskluzivisht, energji elektrike konsumatorëve tariforë me çmime dhe tarifa të rregulluara, në pajtim me kushtet edhe konditat e licencës; b). blerë kapacitet dhe energji nga prodhuesit me kapacitet të instaluar prej më shumë se 5 MW që ekzistojnë nga data e shpalljes të këtij ligji, me çmime të rregulluara; c). blerë kapacitet dhe energji nga prodhues të tjerë me çmime që nuk janë të rregulluara; d). importojë kapacitet dhe energji në rast se kërkesat e konsumatorëve rriten mbi kapacitetin e kontraktuar; e). eksportojë kapacitet dhe energji në rastet kur kërkesat e konsumatorëve janë më të vogla se kapaciteti i kontraktuar; f). faturojë dhe mbledhë llogaritë nga konsumatorët e vet; g). procesojë ankesat e konsumatorëve. 21.3. Furnizuesi publik do të hyjë në Kontratën për Blerjen e Energjisë (KBE) me prodhuesit e energjisë elektrike. Një KBE do të përmbajë dispozitat vijuese: a). zgjatja e furnizimit; b). kushtet teknologjike dhe kualiteti i furnizimeve; c). orari i furnizimeve dhe marrja; d). përgjegjësia e furnizimit dhe marrjes; e). sankcionet për shkeljen e cilësdo dispozitë të kontratës; f). pagesën apo garancën e pagesës për furnizimet. 21.4. Kontratat vjetore do të përcaktojnë në detale më të thella komponentet obligative të KBE-së dhe do të përcaktojë çmimet dhe elemente të tjera për faturimin e energjisë elektrike. 21.5. KBE-të do të lidhen për një vit ose maksimum për 5 vite me mundësi ripërtrimi. 21.6. Dispozitat e cilësdo KBE-je sipas këtij neni, do të jenë objekt miratimi dhe monitorimi nga ana e Zyrës të Rregullatorit për Energji. 21.7. Në çdo kontratë të hyrë me KEK-un para datës efektive të këtij ligji do të negociohet jo më vonë se 2 vjet nga data e shpalljes të këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Qualified companies may apply for a supply licence to serve privileged consumers, and privileged consumers must notify the transmission operator about supply contracts in time.
Neni 22 22.1. Furnizimi me kohë do të bëhet një aktivitet konkurrues dhe cdo kompani e kualifikuar, ndërmarrje e inkorporuar brenda ose jashtë Kosovës, mund të aplikojë për të marrë licencë për furnizim me qëllim që të shërbejë konsumatorëve të privilegjuar në pajtim me kriteret e themeluara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 22.2. Zyra ose subjekti i Qeverisë që është përgjegjëse për energji do të përcaktojë kushtet për determinimin e konsumatorëve të privilegjuar në një instrukcion për zbatim që duhet miratuar jo më 10 vonë se 31 janari për çdo vit. Kriteret do të përfshijnë zgjatjen e konsumimit të energjisë elektrike dhe proporcionet e kostos të energjisë në krahasim me çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre. 22.3. Një konsumator mund të fitojë statusin e konsumatorit të privilegjuar në përgjigje të një thirrje publike që Zyra e Rregullatorit për Energji duhet ta publikojë çdo vit. 22.4. Konsumatorët e privilegjuar do të kenë mundësinë të furnizohen nga një furnizues publik sipas procedurave të themeluara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 22.5. Konsumatorët e privilegjuar do ta njoftojnë me kohë operatorin e bartjes, mbi kontratat që do të nënshkruajnë për furnizimin me energji elektrike, në pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara në Kodin e Tregut lëshuar nga operatori i tregut dhe miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: An electricity trader must hold a trading license and provide a financial guarantee; the licensing authority sets the license conditions and deadlines.
Neni 23 23.1. Një tregtues i energjisë elektrike do të jetë personi që posedon licencë për tregtimin e energjisë elektrike. 23.2. Kushtet dhe afatet për licencën e tregtimit do të vendosen nga Zyra e Rregullatorit për Energji që do kërkojnë që tregtari të jetë me reputacion të qëndrueshëm dhe ka kontrata blerjeje, që mbështesin tregtinë e tij. 23.3. Ne bazë të licencës, tregtari ka të drejtë të: a). shesë kapacitet dhe energji konsumatorëve të privilegjuar me çmime të parregulluara; b). blerë kapacitet dhe energji nga prodhues me çmime të pa rregulluara; c). blerë dhe shesë kapacitet dhe energji nga tregtarë të tjerë me çmime të pa rregulluara; d). blerë kapacitet dhe energji nga furnizues publik me çmime të rregulluara nëse kërkesa e konsumatorit është ulur nën kapacitetin e kontraktuar; e). importi dhe eksporti i kapacitetit dhe energjisë; f). faturojë dhe mbledhë llogaritë nga konsumatorët e vet; g). procesojë ankesat e konsumatorëve. 23.4. Një tregtar i energjisë elektrike do të paraqesë garancën financiare për të mbuluar transakcionet që i nënshkruan. Kërkesat për formën, llojin dhe shumën e garancës do të përcaktohen në Kodin e Tregut. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Electricity producers established in Kosovo may supply their own facilities, units, and privileged consumers through direct lines; privileged consumers have a right to direct-line supply where technically and economically possible; permits for direct lines are issued by the Energy Regulatory Office under published technical criteria.
Neni 24 24.1. Të gjithë prodhuesit e energjise elektrike të themeluara në Kosovë do të kenë mundësinë të ofrojnë furnizim stabilimenteve të tyre, njësive të tyre, dhe konsumatorëve të privilegjuar, nëpërmjet linjave direkte. 24.2. Të gjithë konsumatorët e privilegjuar në Kosovë do të kenë të drejtën të furnizohen nga një linjë direkte nga prodhues dhe ndërrmarje të energjisë për furnizim, aty ku është e mundur nga aspekti teknik dhe ekonomik. 24.3. Lejet për ndërtimin e linjave direkte do të jepen nga Zyra e Rregullatorit për Energji në bazë të kritereve teknike të publikuara paraprakisht në Kodin e Tregut, që kanë të bëjnë me sigurinë, efikasitetin dhe integritetin e rrjeteve për bartje dhe distribuim. Kreu 7 QASJA E PALËS SË TRETË 11 - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The network transmission and distribution operators must allow producers, suppliers, and privileged customers access to the transmission and distribution networks, and tariffs must be approved by the energy regulator and published by the relevant system operator.
Neni 25 25.1. Operatori i rrjetit të bartjes dhe operatori(ët) i sistemit të distribuimit duhet t’i lejojë prodhuesit, furnizuesit, dhe klientët e privilegjuar të kenë qasje në rrjetën e bartjes dhe të distribuimit në pajtim me Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe rregullave për operatorin e rrjetës. 25.2. Çmimi për shfrytëzimin e rrjetës propozohet nga operatorët relevantë të rrjetës një herë në vit në mënyrë që të nxitet efikasiteti dhe merret parasysh çmimi mesatar i 12 muajve pararendës. Tarifat miratohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe publikohen nga operatori i sistemit përkatës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The transmission and distribution network operators may refuse network access only when existing capacity is insufficient and the refusal is justified by supply security, regularity, or quality; they must provide written reasons and supporting facts, and affected persons may complain to the Energy Regulator.
Neni 26 26.1. Operatori i rrjetit të bartjes dhe operatori i sistemit të distribuimit mund të refuzojnë qasjen në rrjetën e bartjes dhe të distribuimit vetëm nëse kapacitetet ekzistuese nuk janë të mjaftueshme, dhe mungesa e kapaciteteve arsyetohet në bazë të sigurisë së furnizimit, rregullshmërisë ose kualitetit të furnizimit, duke marrë parasysh të gjitha rregullat në fuqi. 26.2. Arsyet për refuzim sipas paragrafit (1) të këtij neni paraqiten në raportin me shkrim me faktet mbështetëse, dhe u ipen palëve të treta të cilat kërkojnë të lidhin kontratë për qasje në rrjetë. 26.3. Çdo person të cilit i refuzohet qasja në rrjetë ose i cili kundërshton kushtet e parapara për qasje në rrjetë mund parashtrojë ankesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji e cila merr vendim në përputhje me procedurat e parapara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. Kreu 8 ORGANIZIMI I TREGUT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article sets out how a market operator is selected, licensed, and what it must do once operating.
Neni 27 27.1. Brenda 60 ditëve pas shpalljes së këtij ligji, Qeveria e Kosovës, në baza konkurruese, do të përzgjedhë një person juridik, si kandidat për t’u bërë operator i tregut. Kandidati do të aplikojë për licencë tek Zyra e Rregullatorit për Energji, brenda 90 ditësh, nga data e përzgjedhjes nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë. 27.2. Kur operatori i tregut është pjesë e një ndërmarrje të integruar vertikalisht, do të jetë e pavarur nga aktivitetet që nuk kanë të bëjnë me bartjen në formën e saj juridike, pronësore, organizative dhe vendim-marrëse, dhe nuk do të marrë pjesë në prodhim apo tregtim. Mund të jetë ndërmarrja e njëjtë si operatori i rrjetit. 27.3. Operatori i tregut do të jetë përgjegjës për menaxhimin ekonomik të rrjetit elektro-energjetik, dhe do të ndërmarrë menaxhimin shitblerës të energjisë elektrike, në bazë të kushteve të përcaktuara me ligj. Përgjegjësitë do të përfshijnë: a). evidentimin dhe ruajtjen e dosjeve të të gjitha marrëdhënieve kontraktuale, që përmbajnë detyrime të anasjellta në mes të furnizuesve dhe konsumatorëve tarifor; b). pranimin e ofertave (tenderuese) për furnizim me energji elektrike; c). aplikimin e procedurave të tenderit; d). njoftimin e pjesëmarrësve në treg dhe operatorit të sistemit bartës mbi procesin e marrëveshjes, planifikimi i qasjes në rrjetë, duke u bazuar në marrëveshje dhe çmimi i energjisë së mbetur; e). pranimin e informatave nga operatori i sistemit bartës, që kanë të bëjnë me rregullimin e ndryshimeve të nevojshme, bazuar në kapacitetet teknike dhe çdo situatë të jashtëzakonshme në rrjetin e bartjes dhe të distribuimit; 12 f). vendosjen e çmimit të fundit për energji, për çdo periudhë kohore të specifikuar dhe njoftimi i të gjitha palëve pjesëmarrëse në treg; g). themelimin e rrjetit -kontabël për tregtimin, gjerë të çmimi i fundit i arrirë, si dhe dhënia e informatave mbi operimin e gjeneratorëve dhe kapacitetit prodhues, për çdo periudhë kohore; dhe h). njoftimet publike për trendet e reja në treg për një interval kohor. 27.4. Operatori i tregut do të kryejë detyrat e veta, në bazë të parimeve transparente, objektive dhe të pavarura. 27.5. Brenda 120 ditëve, nga data që, Zyra e Rregullatorit për Energji nxjerr licencën për operatorin e tregut, operatori i tregut do t’i parashtrojë Zyrës së Rregullatorit për Energji, miratimin e rregullave të tregut, që përcaktojnë rregullat dhe rregulloret për participimin në tregun e energjisë elektrike. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Producers, traders, the public supplier, and privileged consumers may make electricity sale contracts with certain persons under the stated conditions.
Neni 28 28.1. Me qëllim që të mbahet bilanci në tregun e organizuar, prodhuesit, tregtarët, furnizuesi publik dhe konsumatorët e privilegjuar mund të hynë në kontrata për shitjen e energjisë elektrike me : a). me persona vendorë në shtetet anëtare të BE-së; b). persona të regjistruar në një shtet me të cilat Kosova ka një marrëveshje për aplikim të përbashkët të legjislacionit për energji të BE-së. 28.2. Paragrafi 28.1 do të aplikohet kur: a). prodhuesve, tregtarëve, furnizuesit publik dhe konsumatorëve të privilegjuar u është njohur e drejta për të tregtuar në mënyrë të lirë me energji elektrike në pajtim me ligjin e një shteti tjetër. b). Në bazë të dispozitave reciproke, ligji i një shteti tjetër mundëson tregtimin e lirë të energjisë elektrike për konsumatorët e privilegjuar të atij shteti. Kreu 9 SHËRBIMI I FURNIZIMIT - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Konsumatorët e fundit kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike kur është teknikisht dhe ekonomikisht e mundshme, dhe të kontraktojnë me furnizues sipas rregullave të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Neni 29 29.1. Çdo konsumator i fundit ka të drejtë të përgjithshme për t’u furnizuar me energji elektrike kur është teknikisht dhe ekonomikisht e mundshme. 29.2. Konsumatorët përfundimtar kanë të drejtë të kontraktojnë me një furnizues të energjisë elektrike në bazë të rregullave të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 29.3. Furnizimi i ekonomive shtëpiake dhe ndërmarrjeve të vogla me energji elektrike bëhet në përputhje me Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji në bazë të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The network operator must connect any consumer or producer who meets the stated conditions; a distribution network operator may also connect a consumer in another operator’s territory if it has written approval from the Energy Regulatory Office and the connection is in consumers’ general interest.
Neni 30 30.1. Operatori i rrjetit të distribuimit apo bartjes duhet ta lidhë çdo konsumator apo prodhues që: a). ka pajisjen shpërndarëse elektrike të vendosur në pronën e vet e cila i plotëson nevojat teknike dhe operacionale mbi kriteret e sigurisë së kërkuar; 13 b). i plotëson kushtet për t’u lidhur në rrjetin e distribuimit apo bartjes; c). e ka nënshkruar një marrëveshje me shkrim me ndërmarrjen e distribuimit apo të bartjes për çmimin e lidhjes. 30.2. Operatori i rrjetit të distribucionit mund ta lidh një konsumator i cili është i vendosur në territorin e një operatori tjetër të rrjetit të distribuimit, në qoftë se ai merr leje me shkrim nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe në qoftë se është në interesin e përgjithshëm të konsumatorëve. 30.3. Kushtet për t’u lidhur në rrjetën e distribuimit apo të bartjes rregullohen në rregullat e Kodit të Rrjetës ose Kodin e Distribuimit të publikuar. Ato do të miratohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji para hyrjes së tyre në fuqi. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Konsumatorët ose prodhuesit e përmendur këtu nuk kanë të drejtë të lidhen në rrjet nëse nuk plotësojnë kushtet ose nëse lidhja do të prishte furnizimin ose do të sillte kosto shumë të larta; ndërmarrja e energjisë elektrike mund ta refuzojë përkohësisht lidhjen kur mungojnë normat teknike dhe duhet të japë arsyet me shkrim.
Neni 31 31.1. Konsumatorët ose prodhuesit e përmendur në nenin 25 të këtij ligji nuk kanë të drejtë të lidhen nëse nuk i kanë plotësuar kushtet për lidhje apo nëse lidhja do të shpiente deri te çrregullimi i furnizimit, ose lidhja do të shkaktonte shpenzime jashtëzakonisht të larta ndaj furnizuesit në rrjetë. 31.2. Një ndërmarrje e energjisë elektrike mund ta refuzojë përkohësisht lidhjen e një konsumatori ose prodhuesi në rrjetë nëse konstaton se pajisjet, aparatura e tij, ose kur rrjeta nuk i plotësojnë normat teknike ose kushtet tjera të përshkruara në kodet teknike. Konsumatori ose prodhuesi duhet të informohet me shkrim për arsyet e çdo refuzimi të tillë. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Furnizuesit e energjisë elektrike mund ta pezullojnë ose ndërpresin furnizimin në rrethana të caktuara, dhe në disa raste duhet ta ndërpresin edhe pa njoftim paraprak.
Neni 32 32.1. Furnizuesit munden që përkohësisht ta suspendojnë furnizimin me energji elektrike në bazë të rrethanave të përcaktuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe në Kushtet e Përgjithshme për Furnizim. 32.2. Furnizuesit mund ta ndërprejnë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët që nuk paguajnë detyrimet, në përputhje me rregullat e nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji që kanë të bëjnë me personat vunerabël dhe ndërprerjet gjatë sezonit të dimrit. 32.3. Furnizuesit do të ndërprejnë furnizimin me energji elektrike ndaj konsumatorëve me apo pa njoftim paraprak në pajtim me rregullat e përcaktuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. Kreu 10 MATJA DHE LLOGARITJA - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Electricity used by customers must be measured with a commercial meter placed as close as possible to the property boundary, and the transmission/distribution operator must determine and install the meter.
Neni 33 33.1. Energjia elektrike e shfrytëzuar nga klientët matet me pajisje matëse komerciale që duhet të vendoset sa më afër që është e mundur në kufi të pronës së klientit në përputhje me kërkesat e Kodit të Matjes. 33.2. Operatori i rrjetit të bartjes ose distribuimit përcakton tipin, numrin dhe vendin e montimit (instalimit) për pajisjen matëse komerciale si dhe kontrollin gjegjës dhe mënyrat e komunikimit. 33.3. Operatori i rrjetit të bartjes ose distribuimit e instalon pajisjen matëse komerciale. Në rast se tarifat e miratuara ua mundësojnë një grupi të konsumatorëve të zgjedhin llojin dhe tipin e pajisjes matëse, ndërmarrja e bartjes ose distribuimit duhet ta instalojë pajisjen matëse komerciale e cila korrespondon me zgjedhjen e klientëve që duhet të theksohet me shkrim. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Commercial electricity metering devices belong to the transmission or distribution network, and a consumer may request an additional meter at their own expense.
Neni 34 14 34.1. Pajisjet matëse komerciale për matjen e energjisë elektrike janë pronë dhe i takojnë rrjetit të bartjes ose distribuimit. 34.2. Me kërkesë të konsumatorit dhe në llogari të tij mund të instalohet pajisja shtesë për matjen dhe shpenzimin e energjisë elektrike nga konsumatori. 34.3. Në rast të çfarëdo dallimi në matje ndërmjet matësve sipas paragrafit (1) dhe (2) të këtij neni përtej nivelit të pranueshëm të saktësisë, konsumatori ka të drejtë të kërkojë një ekspert të caktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji për ta vërtetuar saktësinë e matjes. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Consumers must pay electricity bills and can choose how to pay them.
Neni 35 35.1. Konsumatorët duhet t’i paguajnë faturat për shpenzimin e energjisë elektrike dhe u ipet zgjedhje e gjerë(mundësi e gjerë për zgjedhje) për mënyrën e pagesës për përmbushjen e faturave të tyre. 35.2. Kushtet dhe procedura për faturim, faturat e pagesave dhe pagesat definohen në Kushtet e Përgjithshme për Furnizim dhe Pranim të Energjisë Elektrike të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. Kreu 11 BARTJA NDËRKUFITARE E ENERGJISË ELEKTRIKE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Electricity export and import require a licence, license holders must notify the energy regulator of cross-border supply contracts, and the regulator may suspend or stop contract implementation in specified cases.
Neni 36 36.1. Eksporti dhe importi i energjisë elektrike bëhët nga ndërmarrjet e energjisë elektrike të cilat kanë licencë për aktivitete të këtilla. 36.2. Poseduesi i licencës për eksport ose import të energjisë elektrike duhet ta informojë Zyrën e Rregullatorit për Energji për çdo kontratë të lidhur mbi furnizimet ndërkufitare me energji elektrike. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të ndalojë zbatimin e kontratës për furnizim me energji elektrike brenda dy javësh pas pranimit të njohtimit të kontratës. 36.3. Në rast se Zyra e Rregullatorit për Energji nuk mund t’i përgjigjet brenda afatit të specifikuar në paragrafin (2) të këtij neni, Zyra e Rregullatorit për Energji mund të pezullojë zbatimin e kësaj kontrate për një afat jo më të gjatë se 4 javë. 36.4. Me përjashtim të kushtëzimeve në paragrafet 1 deri në 3, një prodhues mund të eksportojë energjinë elektrike dhe konsumatorët e privilegjuar mund të importojnë energji elektrike për nevojat e tyre. 36.5. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të ndalojë zbatimin e kontratave për furnizimin ndër kufitar me energji elektrike nëse është shkelur parimi e reciprocitetit ose në qoftë se është kërcënuar stabiliteti i sistemit të energjisë elektrike. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Tranziti i energjisë elektrike lejohet për një ndërmarrje energjie që ka licencë; kur kërkohet nga marrëveshje ndërkombëtare ose traktat, i licencuari duhet ta kryejë tranzitin sipas kushteve të marrëveshjes ose Kodit të Rrjetit.
Neni 37 37.1. Tranziti i energjisë elektrike mund të kryhet nga një ndërmarrje e energjisë elektrike e cila ka licencë për këtë aktivitet. 37.2. Kur kërkohet me një marrëveshje ndërkombëtare ose me një traktat ndërshtetëror të lidhur me Kosovën, i licencuari për aktivitetet e energjisë elektrike bënë tranzitin e energjisë elektrike përmes rrjetës të bartjes në bazë kushteve dhe në mënyrën e paraparë me marrëveshje ose me një marrëveshje sipas dispozitave të Kodit të Rrjetit. Kreu 12 DISPOZITAT KALIMTARE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Operators of the transmission/distribution system must install meters for affected consumers within one year; the public supplier must propose supply contracts; KEK must apply for licenses; and the transmission network operator must submit several codes for approval.
Neni 38 15 38.1. Brenda një viti nga data e shpalljes së këtij ligji, operatorët e sitemit për bartje dhe distribuim, do të instalojnë aparatet matëse për çdo konsumatorë që është i kyçur në sistemin e tyre dhe i cili nuk posedon pajisjen matëse që nga data e hyrjes së këtij ligji në fuqi. 38.2. Obligimi i operatorëve të sistemit, për të blerë pajisje matëse nga konsumatorët, sipas paragrafit 38.1, nuk do të vlejë në rast se operatori i sistemit instalon pajisjen e vet për të zëvendësuar pajisjen ekzistuese, sipas kushteve për instalimin e pajisjeve matëse. 38.3. Relacionet komerciale përcaktohen në sektorin e energjisë elektrike në përputhje me kërkesat e këtij ligji që nuk do të jetë më vonë se 18 muaj nga data e shpalljes të këtij ligji. 38.4. Furnizuesi publik duhet të përgatitë dhe t’i propozojë secilit klient kontratën për furnizim me energji elektrike sipas kushteve të precizuara në paragrafin 38.3 të këtij neni. 38.5. Në rast të çdo dështimi të lidhjes së kontratës komerciale për furnizim me energji elektrike brenda periudhës së përcaktuar në paragrafin 38.3 të këtij neni, operatorët e rrjetit mund ta shkyqin personin që merr apo furnizohet në mënyrë të paligjshme me energji elektrike nga ndërmarrja për furnizim me energji elektrike. 38.6. KEK-u do të bëjë kërkesën për licencë për aktivitetet e saja prodhuese dhe të furnizimit publik brenda 90 ditëve që nga shpallja e këtij ligji. 38.7. Operatori i rrjetit të bartjes përgatitë Kodin e Rrjetës, Kodin e Standardeve të Energjisë Elektrike, Kodin për Mbrojtjen e konsumatorëve, Kodin e Pajisjeve Elektrike, Kodin e Matjes, Kodin e Distribuimit dhe t’ia paraqet ato për miratim Zyrës të Rregullatorit për Energji brenda 18 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect after approval by the Kosovo Assembly and on the day it is promulgated by the PSSP.
Neni 39 Ky ligj hyn në fuqi mbas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga PSSP-ja. UNMIK/ REG/ 2004 / 22 30.06.2004
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/10 LIGJI PËR ENERGJINË ELEKTRIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in