LIGJI NR. 2004/13 PËR MATERIALIN FIDANOR
This preamble says the law is meant to regulate the production and trade of seed material in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/13
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is meant to regulate the production and trade of seed material in Kosovo. This article says the law covers production, trade, import, export, control, and registration of seed material producers and traders. Kjo provision jep përkufizime për termat e ligjit për materialin fidanor, përfshirë varietetin, materialin fidanor, Ministrinë, Ministrin, Inspektorin, Departamentin, personin, eksportin, importin, etiketën, tregtuesin, regjistrimin dhe autoritetin licencues. Producers, importers, exporters, and traders of seed material must register in the Ministry’s official register, unless the producer makes seed material for own use. The provision classifies planting material for fruit plants, vines, and forest seedlings, and sets inspection, disease-free, and labeling requirements for several categories.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/13 PËR MATERIALIN FIDANOR
Showing 27 of 27
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is meant to regulate the production and trade of seed material in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË : VITI III / Nr. 22 / 01 MARS 2008 LIGJI NR. 2004 / 13 PËR MATERIALIN FIDANOR Kuvendi i Kosovës Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, neni 9.1.26 (a) dhe 5.1 (j). Me qëllim të rregullimit të prodhimit dhe tregtimit të materialit fidanor të varieteteve bujqësore, duke përfshirë edhe varietetet hibride të fidaneve pyjore në Kosovë. Aprovon: LIGJIN PËR MATERIALIN FIDANOR DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law covers production, trade, import, export, control, and registration of seed material producers and traders.
Neni 1 Ky Ligj rregullon çështjet që kanë të bëjnë me prodhimin, tregtimin, importin, eksportin, kontrollin si dhe regjistrimin e prodhuesve dhe tregtuesve të materialit fidanor. DEFINICIONET - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Kjo provision jep përkufizime për termat e ligjit për materialin fidanor, përfshirë varietetin, materialin fidanor, Ministrinë, Ministrin, Inspektorin, Departamentin, personin, eksportin, importin, etiketën, tregtuesin, regjistrimin dhe autoritetin licencues.
Neni 2 Shprehjet e përdorura në Ligj kanë këto domethënie: “ Varietet” nënkupton grupacionin e bimës brenda një klasifikimi të veçantë botanik të një niveli më të ulët, grupet e të cilave pa marrë parasysh kushtet e rritjes mund të: - definohen nga shprehja e karakteristikave që rrjedhin nga një gjenotip ose nga një kombinim gjenotipesh, - dallohen nga çfarëdo grupacioni tjetër bimor me anë të shprehjesh të së paku një tipari të thënë më parë dhe, - konsiderohen si njësi përsa i përket përshtatshmërisë së vet për t’u shumuar të pandryshueshme. “ Materiali Fidanor” nënkupton bimët e tëra, pjesët e bimëve, filizat, rrënjët, nënshartesat dhe gjithë materialin shumues dhe fidanin e gatshëm e që përdoren: - për prodhimin e perimeve, përveç për farëra, - për prodhimin e pemëve, - për prodhimin e bimëve, shkurreve dhe drunjëve zbukurues, - për prodhimin e hardhisë, - për prodhimin e drunjëve pyjorë, “Ministria” është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. “Ministër” është Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). “Inspektor” është personi i autorizuar nga Ministria për inspektimin e materialit fidanor sipas këtij ligji. “Departamenti” është Autoriteti Zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përgjegjës për zbatimin e Ligjit. 2 “ Person” është çdo person fizik apo juridik. “Eksporti” është qarkullimi i materialit fidanor jashtë Kosovës. “Importi” është futja e materialit fidanor në Kosovë. “Etiketa” është përmbajtja e shkruar grafike që përmban të dhënat për materialin fidanor. “Tregtues” është çdo person i regjistruar për plasim në treg të materialit fidanor. “Regjistrim” është akti i aprovimit nga Autoriteti kompetent për t’u marrë me materialin fidanor. “Autoriteti licencues” është Autoriteti i cili bënë licencimin e personave që merren me materialin fidanor. REGJISTRIMI I PRODHUESVE DHE TREGTUESVE TË MATERIALIT FIDANOR - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Producers, importers, exporters, and traders of seed material must register in the Ministry’s official register, unless the producer makes seed material for own use.
Neni 3 3.1. Të gjithë prodhuesit, importuesit, eksportuesit dhe tregtuesit e materialit fidanor duhet të regjistrohen në regjistrin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 3.2. Ministria do t’i mbajë të dhënat vijuese të çdo personi që bënë kërkesë për regjistrim: a) emrin e personit, b) adresën e personit me të cilin ka të bëjë kërkesa, c) numrin unik të regjistrimit në regjistrin zyrtar të Ministrisë. 3.3. Kërkesa që do të regjistrohet në regjistrin zyrtar duhet të plotësohet nga: a) kërkuesi që merret ose dëshiron të merret me shumim, rritje, tregtim ose me çfarëdo aktiviteti tjetër që ka të bëjë me materialin fidanor, b) kërkuesi që ka për qëllim importin apo eksportin e materialit fidanor. 3.4. Kërkesa duhet të plotësohet me shkrim, në formën e përcaktuar me Udhëzim Administrativ. 3.5. Ministria mund të refuzojë regjistrimin e kërkuesit nëse konstaton se nuk janë plotësuar kriteret sipas Udhëzimit Administrativ. 3.6. Në vendimin për refuzimin e regjistrimit pala e pakënaqur ka të drejtë të paraqes ankesë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. Ankesa i dërgohet Ministrisë. 3.7. Prodhuesit të cilët prodhimin e materialit fidanor e bëjnë për përdorim vetanak nuk janë të obliguar të regjistrohen në regjistrin zyrtar të Ministrisë. KATEGORITË E MATERIALIT FIDANOR - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The provision classifies planting material for fruit plants, vines, and forest seedlings, and sets inspection, disease-free, and labeling requirements for several categories.
Neni 4 4.1. Kategoritë e materialit fidanor për bimët frutore dhe hardhinë janë: a) materiali fidanorë para-bazë, i prodhuar nën përgjegjësinë e mirëmbajtësit dhe që përdoret për prodhim të materialit bazë fidanor, duhet të jetë i painfektuar nga sëmundjet, dëmtuesit, mykoplazmat dhe virozat dhe i nënshtrohet inspektimit zyrtar. b) materiali fidanorë bazë, i prodhuar prej materialit para-bazë qoftë në mënyrë direkte apo në një proces të njohur të fazave në mënyrë vegjetative nga materiali para-bazë, e që ka për qëllim prodhimin e materialit fidanor të çertifikuar. Ky material i nënshtrohet 3 inspektimit zyrtar, është i painfektuar nga virozat dhe duhet të etiketohet me etiketë të bardhë. c) materiali fidanor i çertifikuar, i prodhuar nga materiali bazë qoftë në mënyrë direkte apo në një proces të njohur të fazave në mënyrë vegjetative nga materiali bazë, i cili i plotëson kushtet për material të çertifikuar mund të përdoret si material për shumim. Materiali fidanor i çertifikuar mundet gjithashtu të përdoret edhe për prodhimin e fidaneve dhe pjesëve që shërbejnë për prodhimin e materialit fidanor standard. Materiali fidanor i çertifikuar është i painfektuar nga virozat dhe duhet të etiketohet me etiketë të kaltër. d) materiali fidanor standard nënkupton materialin për shumim me prejardhje nga trungu ose bimët e çertifikuara prindore, të cilat e kanë të vërtetuar identitetin, pastërtinë varietore dhe shëndetin, e të cilat përdoren për prodhim të bimëve të reja ose të pjesëve të bimëve e që përdoren për prodhim të fidaneve të hardhisë së rrushit. Materiali fidanor standard duhet të etiketohet me etiketë të verdhë. e) CAC (Conformitas Agraria Communitati) nënkupton materialin shumues frutorë dhe pemëve që i plotësojnë kushtet minimale të përshkruara për këtë kategori relative në lidhje me llojet përkatëse. f) Materiali CAC duhet të paktën gjatë inspektimit vizuel të jetë kryesisht i painfektuar nga çfarëdo organizmi dhe sëmundje të dëmshme që zvogëlon përdorimin e materialit shumues ose pemëve. Organizmat e dëmshëm nga të cilët materiali fidanor duhet të jetë i painfektuar do të përcaktohen me Udhëzim Administrativ. g) CAC duhet të ketë identitet dhe pastërti të duhur ndaj gjinisë përkatëse ose llojit dhe duhet të ketë identitet dhe pastërti varietore 4.2. Përdorimi i kategorive të materialit fidanor para-bazë, të çertifikuar dhe materialit fidanor standard është i detyrueshëm gjatë prodhimit të materialit fidanor të hardhisë dhe pjesëve të saj. 4.3. Përdorimi i kategorive të materialit fidanor para-bazë, bazë të çertifikuar dhe materialit fidanor CAC është i detyrueshëm gjatë prodhimit të materialit fidanor dhe pemëve. 4.4. Për llojet e fidaneve pyjore janë përshkruar kategoritë vijuese të materialit fidanor: a) identifikimi sipas prejardhjes nënkupton materialin fidanor të prodhuar nga materiali bazë i cili mund të jetë nga fara ose pjesët e bimës me vendorigjinë të pranuar. b) i zgjedhur, nënkupton materialin fidanor të prodhuar nga materiali bazë i cili është i zgjedhur nga objektet e pranuara dhe i njihet vendorigjina. Materiali bazë zgjedhet sipas karakterisikave fenotipe në nivel të grumbullimit pyjor, grup drunjëve dhe drurët individual, c) i kualifikuar nënkupton materialin fidanor të prodhuar nga materiali bazë i cili rrjedh nga plantacionet farore, amëzave, kloneve ose përzirjet e kloneve. Përparësitë e cilësive të materialit bazë janë zgjedhur sipas karakteristikave fenotipe të grumbullit pyjor, grup drunjëve dhe drurët individual, d) i testuar nënkupton materialin fidanor të prodhuar nga materiali bazë i cili rrjedh nga drurët, plantacionet, amëzat, klonet ose klonet e përziera. Përparësia e materialit fidanor do të shihet me anë të testimeve krahasuese dhe me anë të vlerësimeve të materialit fidanor si dhe vlerësimit gjenetik të përbëresve të materialit bazë, e) Të gjitha kategoritë e materialit fidanor nga pika 4 duhet të jenë të painfektuara nga sëmundjet, dëmtuesit, mykoplazmat dhe virozat. PRODHIMI I MATERIALIT FIDANOR - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Seed material may be produced only by persons registered in the producers’ register, except producers covered by article 3.7.
Neni 5 Matariali fidanor mund të prodhohet vetëm nga personat e regjistruar në Regjistrin e prodhuesve të materialit fidanor, me përjashtim të prodhuesve nga neni 3.7. 4 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Planting material producers may produce only the species and varieties included in the Kosovo Varieties List. The Ministry may authorize production of certain non-listed species and varieties for research purposes.
Neni 6 6.1. Prodhuesi i materialit fidanor do të prodhoj material vetëm të atyre llojeve dhe varieteteve të përfshira në Listën e Varieteteve të Kosovës, listë e cila mbahet nga Zyra e të Drejtave të Varietetit Bimor në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 6.2. Vënia e një varieteti të ri në Listën e Varieteteve të Kosovës do të rregullohet me Udhëzim Administrativ. 6.3. Ministria mund të autorizoj prodhimin e materialit fidanor të llojeve dhe variteteve të caktuara të cilat nuk janë të përfshira në Listën e Varieteteve të Kosovës për qëllime hulumtuese. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Prodhuesi i materialit fidanor duhet të mbajë shënime për sasinë, llojin dhe varietetin e materialit të prodhuar, tregtuar dhe të asgjësuar, dhe duhet ta njoftojë çdo vit Departamentin e Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve për këto të dhëna.
Neni 7 7.1. Prodhuesi i materialit fidanor është i obliguar të mbajë shënime për sasinë, llojin dhe varietetin e materialit fidanor të prodhuar, tregtuar dhe të asgjësuar. 7.2. Prodhuesi i materialit fidanor është i obliguar të paktën një herë në vit ta njohtoj Departamentin e Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve mbi sasinë, llojin dhe varietetin e materialit fidanor të prodhuar, tregtuar dhe të asgjësuar. 7.3. Përmbajtja, forma dhe procedurat e mbajtjes së shënimeve të cekura në paragrafin (1) dhe (2) të këtij neni do të përcaktohen nga Ministria me Udhëzim Administrativ. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry may allow a producer to multiply certain seed material for a foreign partner under specified conditions, and the resulting production must undergo mandatory health inspection by an authorized inspector.
Neni 8 8.1. Ministria mund të lejoj prodhuesin ta shumojë materialin fidanor të varietetit i cili nuk është i përfshirë në Listën e Varieteteve të Kosovës për nevojat e një partneri të jashtëm dhe nga materiali prindor i importuar, me kusht që kontrata me partnerin e jashtëm ta obligoj atë ta blejë tërë sasinë e materialit fidanor të prodhuar. 8.2. Prodhimi i materialit fidanor i përmendur në paragrafin (1) të këtij neni do t’i nënshtrohet inspektimit të detyrueshëm shëndetësor nga inspektori i autorizuar nga Ministria. KONTROLLIMI I PRODHIMIT TË MATERIALIT FIDANOR - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Gjatë prodhimit, materiali fidanor i nënshtrohet kontrollit zyrtar të cilësisë, pastërtisë varietore dhe shëndetësore nga inspektorët e ministrisë, pas raportit profesional nga institucionet përkatëse shkencore.
Neni 9 9.1. Gjatë procesit të prodhimit materiali fidanor do t’i nënshtrohet kontrollit zyrtarë të cilësisë, pastërtisë varietore dhe shëndetësore nga Inspektorët e Ministrisë dhe pas raportit profesional nga Institucionet përkatëse shkencore. 9.2. Kontrolli nga paragrafi (1) i këtij neni, përcakton prejardhjen e materialit fidanor, autenticitetin e varietit, gjendjen shëndetësore dhe cilësinë e materialit fidanor. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Seed material that meets the quality and health standards in the Administrative Instruction must be certified by the two named departments and labeled according to the established rules.
Neni 10 Materiali fidanor që i plotëson standardet e cilësisë dhe shëndetit të përshkruara në Udhëzim Administrativ do të çertifikohet nga Departamenti i Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Departamenti i Pylltarisë së MBPZHR dhe do të etiketohet në përputhje me rregullat e përcaktuara. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The producer of planting material must destroy any planting material that does not meet quality and health standards, and do so in the presence of an inspector.
Neni 11 5 Prodhuesi i materialit fidanor është i obliguar që në prezencë të inspektorit të bëjë asgjësimin e materialit fidanor i cili nuk i plotëson standardet cilësore dhe shëndetësore. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Two departments must keep records about inspections/control of plant nursery material and forest nursery material.
Neni 12 12.1. Departamenti i Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve është i obliguar të mbajë shënime mbi kontrollin e fidanishteve nga të cilat prodhohet materiali fidanor, i pemëve, perimeve dhe hardhisë sipas llojeve, varieteteve dhe sasive të prodhuara të materialit të veçantë fidanor. 12.2. Departamenti i Pylltarisë mbanë shënime mbi kontrollin e materialit fidanor pyjor dhe fidaneve të bimëve zbukuruese pyjore. CILËSIA E MATERIALIT FIDANOR - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Seed material quality is determined by its origin, varietal/species authenticity, vegetative development, and health status, and it must meet the standards set out in the Administrative Instruction.
Neni 13 13.1. Cilësia e materialit fidanor përcaktohet nga prejardhja, autenticiteti i varietit dhe llojit, zhvillimi vegjetativ dhe gjendja shëndetësore. 13.2. Cilësia e materialit fidanor duhet të plotësoj standardet e përshkruara në Udhëzimin Administrativ në bazë të propozimeve të Departamenteve përkatëse të Ministrisë. PAKETIMI DHE ETIKETIMI I MATERIALIT FIDANOR - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Materiali fidanor i planifikuar për tregtim duhet të paketohet, mbyllet dhe etiketohet sipas procedurave të përcaktuara me Udhëzim Administrativ.
Neni 14 14.1. Materiali fidanor i planifikuar për tregtim duhet të paketohet, mbyllet dhe etiketohet në përputhshmëri me procedurat e përcaktuara me Udhëzimin Administrativ. 14.2. Paketimi, mbyllja dhe etiketimi i materialit fidanor do të kryhet nga prodhuesi, në vendin e prodhimit të këtij materiali. TREGTIMI I MATERIALIT FIDANOR - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Seedling material may be sold only by persons registered for that activity by the Ministry, and it must meet stated storage, transport, variety, and quality conditions.
Neni 15 15.1. Materiali fidanor do të tregtohet vetëm nga personat e regjistruar për atë veprimtari nga Ministria. 15.2. Materiali fidanor i cili do të tregtohet duhet të ruhet dhe transportohet në kushte të cilat do ta ruajnë cilësinë e materialit fidanor të përcaktuara me Udhëzim Administrativ. 15.3. Materiali fidanor i pemëve do të tregtohet vetëm si material fidanor bazë i çertifikuar ose material fidanor CAC – Conformitas Agraria Communitatis, nëse i përket varietetit që është në Listën e Varieteteve të Kosovës dhe nëse përputhet me standardet cilësore dhe shëndetësore të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ. 15.4. Materiali fidanor i hardhisë do të tregtohet vetëm si material fidanor bazë, i çertifiikuar ose material fidanor standard, nëse i përket varietetit që është në Listën e Varieteteve të Kosovës dhe nëse përputhet me standardet cilësore dhe shëndetësore të përcaktuara me Udhëzim Administrativ. 6 15.5. Materiali Fidanor i perimeve do të tregtohet vetëm nëse i përket varietetit që është në Listën e Varieteteve të Kosovës dhe nëse përputhet me standardet cilësore dhe shëndetësore të përcaktuara me Udhëzim Administrativ. 15.6. Materiali fidanor pyjor do të tregtohet vetëm si materiali fidanor i identifikuar sipas burimit, i zgjedhur, i kualifikuar ose material fidanor i testuar nëse përputhet me standardet cilësore dhe shëndetësore të përcaktuara me Udhëzim Administrativ dhe është në Listën e Varieteteve të Kosovës. 15.7. Materiali fidanor i bimëve zbukuruese, drurëve dhe shkurreve do të tregtohet nëse përputhet me standardet cilësore dhe shëndetësore të përcaktuara me Udhëzim Administrativ. IMPORTIMI I MATERIALIT FIDANOR - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Planting material may be imported only by registered persons, and certain certified planting material needs listed-variety and certificate requirements; all imported shipments must be officially inspected.
Neni 16 16.1. Materiali fidanor do të importohet vetëm nga personat që janë të regjistruar për atë qëllim sipas nenit 3 të këtij Ligji. 16.2. Materiali fidanor bazë i çertifikuar, standard dhe materiali fidanor CAC – Conformitas Agraria Communuitatis do të lejohet të importohet vetëm nëse i përket varietetit që është në Listën e Varieteteve të Kosovës dhe nëse është i shoqëruar me çertifkatë të prejardhjes dhe autenticitetit të llojit, çertifikatë fitosanitare, varietetit dhe llojit të lëshuar nga Autoriteti zyrtar i vendit eksportues, duke vërtetuar se materiali fidanor i plotëson kërkesat e këtij Ligji dhe Udhëzimeve Administrative. 16.3. Të gjitha dërgesat e materialit të importuar fidanor do të inspektohen zyrtarisht në pikat e vend-hyrjes në Kosovë ose në lokalet e shfrytëzuesve të fundit, në përputhje me dispozitat e Ligjeve në fuqi, mbi shëndetin e bimëve lidhur me paraqitjen, shpërndarjen, asgjësimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve, prodhime bimore dhe në objekte të destinuara. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: An importer may trade imported planting material in its original packaging, and imported planting material must be labeled with a label issued by the official authority of the exporting country.
Neni 17 17.1. Importuesi lejohet të tregtoj materialin e importuar fidanor në paketimin e vet origjinal. 17.2. Materiali fidanor i importuar duhet të jetë i etiketuar me etiketë të lëshuar nga Autoriteti zyrtar i vendit eksportues. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The importer is responsible for the quality and authenticity of imported planting material.
Neni 18 Importuesi është përgjegjës për cilësinë dhe autenticitetin e materialit fidanor të importuar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Ministry may allow import of seed material of a variety not on Kosovo’s Variety List, if a special permit is granted and the import is for scientific research.
Neni 19 Ministria mund të lejoj importin e materialit fidanor të një varieteti që nuk është në Listën e Varieteteve të Kosovës, me një leje të veçantë, me qëllim të hulumtimeve shkencore. INSPEKTIMI - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Ministry inspectors must carry out official quality, packaging, labelling, marketing, and other necessary controls for planting material. An unhappy party may appeal an inspector’s decision to the Ministry within 15 days, and may start an administrative dispute in the competent court against the Ministry’s decision within 30 days; an appeal does not stop enforcement.
Neni 20 7 20.1. Kontrolli zyrtarë i cilësisë, paketimit, etiketimit, tregtimit dhe kontrollave të tjera të nevojshme të materialit fidanor, bëhet nga Inspektorët e Ministrisë sipas mënyrës së përcaktuar me Udhëzim Administrativ. 20.2. Kundër vendimeve të lëshuara nga Inspektorët pala e pakënaqur mund të ushtroj ankesë në afatin prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. Ankesa i dërgohet Ministrisë. 20.3. Kundër vendimit të Ministrisë pala e pakënaqur mund të inicoj kontestin administrativ në gjykatën kompetente në afatin prej 30 ditësh nga dita e marrjes së vendimit. Ankesa nuk e pezullon zbatimin e vendimit. DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A person who handles seed material in listed noncompliant ways may be fined €1,000 to €15,000; repeated violations can also lead to loss of the license and removal from the register.
Neni 21 21.1. Me gjobë në lartësi prej 1.000 € deri në 15.000 € dënohet për kundërvajtje personi i cili: a) prodhon, tregton dhe e vënë në qarkullim materialin fidanor e nuk është regjistruar në regjistrin e prodhuesve (neni 3) i këtij Ligji dhe Udhëzimeve Administrative, b) prodhon, tregton dhe vënë në qarkullim materialin fidanor, cilësia dhe shëndeti i të cilit është në kundërshtim me standardet e përcaktuara (neni 13) i këtij Ligji dhe Udhëzimeve Administrative, c) bënë importin dhe eksportin e materialit fidanor në kundërshtim me këtë Ligj (neni 16) dhe Udhëzimeve Administrative., d) paketon, etiketon apo ruan materialin fidanor në kundërshtim me këtë Ligj (neni 14) dhe Udhëzimeve Administrative, e) nuk mbanë dhe nuk deklaron shënimet për sasinë, llojin dhe varietetin e materialit fidanor sipas (nenit 7) të këtij Ligji dhe Udhëzimeve Administrative, f) pengon personin e autorizuar zyrtarë në inpektimin e prodhimit, tregtimit, vënies në qarkullim, paketimit, etiketimit, ruajtjes dhe transportimit të materialit fidanor (neni 9, 10) i këtij Ligji dhe Udhëzimeve Administrative. 21.2. Për shkelje të përsëritura, përveç dënimit me gjobë, kundërvajtësit i merret licenca dhe hiqet nga regjistri i personave të regjistruar për prodhimin dhe tregtimin e materialit fidanor. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Payments arising from this law must be paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 22 Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave të këtij ligji derdhën në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. ZBATIMI - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development has the power to issue administrative instructions to implement this law.
Neni 23 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është kompetente për të nxjerrë Udhëzime Administrative për zbatimin e këtij Ligji. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Registration matters and the amount of registration fees will be set by administrative instruction.
Neni 24 Çështja e regjistrimit dhe lartësia e taksave për regjistrim do të përcaktohen me Udhëzim Administrativ. 8 DISPOZITAT KALIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: After this law enters into force, conflicting seed-material provisions in other applicable laws are repealed, and current seed-material operators in Kosovo must apply for a permit under Article 3 within 30 days.
Neni 25 25.1. Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji do të shfuqizohen dispozitat e të gjitha Ligjeve të aplikueshme për materialet fidanore e që janë në kundërshtim me këtë Ligj. 25.2. Çdo person që aktualisht prodhon, paketon, etiketon dhe tregton material fidanor në Kosovë do të paraqitet për leje sipas nenit 3 të këtij Ligji, jo me vonë se 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. HYRJA NË FUQI - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect on the day it is announced by the Special Representative of the Secretary-General, after approval by the Assembly of Kosovo.
Neni 26 Ky Ligj, pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, hyn në fuqi në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 28. 05. 2004 UNMIK/REG/ 2004/16
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/13 PËR MATERIALIN FIDANOR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in