LIGJI NR. 2004/14 PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE FINANCIARE
This preamble introduces the law on international financial agreements and states the legal basis and reasons for adopting it.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/14
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble introduces the law on international financial agreements and states the legal basis and reasons for adopting it. This provision says the law applies to international financial agreements signed and taking effect after the law is approved, and it defines key terms. Financial agreements must clearly state that they do not create a financial obligation for UNMIK or the United Nations. This article sets the procedure for negotiating, approving, signing, and sending international financial agreements. Part IX applies to international financial agreements unless this law says otherwise.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/14 PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE FINANCIARE
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble introduces the law on international financial agreements and states the legal basis and reasons for adopting it.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 23 / 01 PRILL 2008 LIGJI NR. 2004 / 14 PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE FINANCIARE Kuvendi i Kosovës, Në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, kreu 5.1 (a) dhe (b) si dhe kreu 5.6; kreu 8.1 (c), (i), (f) dhe (k); dhe kreu 9.1.26 (a) dhe 9.3.3; Duke marrë parasysh pjesën IX për kufizimet në huamarrje, garantime, huadhënie dhe kapitalizime, dhe sidomos nenet 44, 45 dhe 46 të Ligjit nr. 2003/2 për Menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe duke pasur parasysh nevojën për rregullimin e marrëveshjeve ndërkombëtare financiare dhe garantimin e tyre Aprovon ligjin si vijon: LIGJI PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE FINANCIARE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to international financial agreements signed and taking effect after the law is approved, and it defines key terms.
Neni 1 Fushëveprimi dhe përkufizimet 1.1. Ky ligj zbatohet për të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare që nënshkruhen dhe hynë në fuqi pas aprovimit të këtij ligji. 1.2. Në kuptim të këtij ligji, një “marrëveshje ndërkombëtare financiare” nënkupton çdo marrëveshje: a. që lidhet për UNMIK-un nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm që vepron për dhe në emër të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes për një periudhë kohore prej dy ose më shumë viteve me një ose më shumë shtete, institucione financiare ndërkombëtare dhe/ose organizata tjera ndërkombëtare dhe b. dhe që krijon një detyrim qoftë edhe të kushtëzuar, përfshirë aty marrëveshjet për kredi, marrëveshje garantimi, marrëveshje për mbrojtjen e investimeve si dhe instrumentet tjera financiare. 1.3. Ligji 2003/2 nënkupton Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i shpallur me Rregulloren nr. 2003/17 të datës 12 maj 2003. 1.4. “PSSP” nënkupton Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. 1.5. “UNMIK” nënkupton Misionin e Kombeve të Bashkuara për Administrim të Përkohshëm të Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Financial agreements must clearly state that they do not create a financial obligation for UNMIK or the United Nations.
Neni 2 Detyrimet financiare dhe përjashtimi i përgjegjësisë së UNMIK-ut 2.1. Marrëveshjet Ndërkombëtare Financiare përcaktojnë entitetin ose palën e cila është përgjegjëse për të përmbushur detyrimet që rezultojnë nga një marrëveshje e tillë. 2.2. Marrëveshjet Ndërkombëtare Financiare që lidhen sipas dispozitave të këtij ligji nuk mund të krijojnë një detyrim financiar, qoftë ky edhe detyrim financiar nën kusht, për UNMIK-un ose për Kombet e Bashkuara. Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare financiare të lidhura sipas dispozitave të këtij ligji duhet të përcaktojnë saktësisht dhe në mënyrë të qartë se kjo 2 marrëveshje nuk është e garantuar ose në ndonjë mënyrë tjetër e siguruar nga UNMIK-u ose Kombet e Bashkuara. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for negotiating, approving, signing, and sending international financial agreements.
Neni 3 Procedura 3.1. Delegacioni negociues përbëhet nga tre përfaqësues të UNMIK-ut që emërohen nga PSSP- ja dhe tre përfaqësues të IPVQ-së që miratohen nga Qeveria. Përfaqësuesit e IPVQ-së kryesohen nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave në bashkëpunim të ngushtë me PSSP-në. 3.2. Marrëveshjet Financiare Ndërkombëtare hyjnë në fuqi dhe krijojnë detyrime për Kosovën pas pëlqimit me shkrim të Qeverisë, miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe nënshkrimit të PSSP-së për UNMIK-un. PSSP-ja mund të nënshkruaj një marrëveshje ndërkombëtare financiare vetëm nëse është respektuar procedura e paraparë në paragrafët 3 deri 5. 3.3. Ministri për Ekonomi dhe Financa ia dërgon Qeverisë së Kosovës çdo propozim për lidhjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare financiare për miratim. Një kopje e kësaj propozim-marrëveshje i dërgohet njëkohësisht edhe PSSP-së. 3.4. Pas miratimit nga Qeveria, propozim-marrëveshja i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim. Dokumentacioni i dërguar në Kuvend duhet të përmbajë edhe një përmbledhje të informatave që i ka Qeveria si dhe të informatave dhe komenteve tjera të cilat Qeveria mund të vendos t’i dërgoj në Kuvend. Një kopje e këtij dokumentacioni i dërgohet njëkohësisht edhe PSSP-së. 3.5. Pas miratimit nga Kuvendi, propozim-marrëveshja i dërgohet PSSP-së i cili mund: a. të nënshkruaj dhe ta lidhë marrëveshjen në mënyrë të plotfuqishme ashtu siç e ka miratuar Kuvendi; b. të ndryshoj propozim-marrëveshjen dhe t’ia kthej Qeverisë për rishqyrtim në Qeveri dhe në Kuvend; ose c. të refuzoj lidhjen e marrëveshjes së propozuar. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Part IX applies to international financial agreements unless this law says otherwise.
Neni 4 Referenca në Ligjin nr. 2003/2 4.1. Pjesa IX e Ligjit nr. 2003/2 zbatohet në rast të marrëveshjeve ndërkombëtare financiare, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë ligj. 4.2. Marrëveshjet ndërkombëtare financiare mund të lidhën me çdo person juridik të përcaktuar në nenin 1.2 (a) të këtij ligji si dhe në nenin 46.1 dhe listën B të ligjit nr. 2003/2. 4.3. - 19.5 Verify source ↗
Neni 19.5
AI-assisted research summary: This provision says Article 19.5(a)(v) of Law No. 2003/2 does not apply to certain international financial agreements signed by PSSP that take effect during fiscal year 2004.
Neni 19.5 (a) (v) i ligjit nr. 2003/2 nuk zbatohet në rast të marrëveshjeve ndërkombëtare financiare të nënshkruara nga PSSP-ja të cilat hyjnë në fuqi gjatë vitit fiskal 2004. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: International financial agreement obligations bind PSSP.
Neni 5 Zotimet ligjore Të gjitha obligimet të shkaktuara nga, ose me anë të marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, përfshirë çfarëdo obligimi të parashikuar, e obligojnë PSSP-në. Pas përfundimit të mandatit të UNMIK-ut, sipas rezolutës 1244 të KSKB (1999), në pajtim me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, informatat për obligimet e paplotësuara të këtyre marrëveshjeve që duhen zgjidhur në pajtim me parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, i bëhen me dije Këshillit të Sigurimit në formë të përshtatshme. 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: If an international financial agreement conflicts with applicable Kosovo law, the agreement prevails. Changes to the law do not apply to certain international financial agreements signed by the SRSG before the change took effect. An international financial agreement cannot be canceled, changed, or declared invalid except with the parties’ agreement and written approval from the Government and Assembly, or according to the agreement’s own procedures and conditions.
Neni 6 Konfliktet ligjore dhe amandamentet 6.1. Nëse dispozitat e një marrëveshjeje ndërkombëtare financiare janë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Kosovë, atëherë dispozitat e marrëveshjes ndërkombëtare financiare kanë epërsi ndaj ligjit të zbatueshëm në Kosovë, qoftë ky i tashëm ose i ardhshëm. 6.2. Asnjë ndryshim i këtij ligji nuk zbatohet në raport me një marrëveshje ndërkombëtare financiare të nënshkruar nga PSSP-ja para se ky ndryshim të ketë hyrë në fuqi. 6.3. Asnjë dispozitë e një marrëveshjeje ndërkombëtare financiare nuk mund të anulohet, të ndryshohet ose të shpallet e pavlefshme ose nule përveç nëse, a. Me pajtimin e palëve pas pranimit të miratimit me shkrim nga Qeveria dhe Kuvendi.; b. Përndryshe në përputhshmëri me procedurat dhe kushtet e parashtruara në marrëveshjen financiare ndërkombëtare. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Marrëveshjet ndërkombëtare financiare duhet të përfshijnë dispozita për zgjidhjen e kontesteve dhe mund të parashohin arbitrazh ndërkombëtar ose zgjedhjen e ligjit të zbatueshëm.
Neni 7 Zgjidhja e kontesteve dhe zgjedhja e ligjit 7.1. Marrëveshjet ndërkombëtare financiare duhet të përmbajnë dispozita për zgjidhjen e kontesteve të cilat mund të rezultojnë nga këto marrëveshje. Këto dispozita mund të parashohin arbitrazh ndërkombëtar, marrje të vendimit nga një gjyq i Kosovës ose marrje të vendimit nga një gjyqi të një jurisdiksioni të përcaktuar. 7.2. Duke marrë parasysh nenin 7.1 të këtij ligji, në marrëveshjen ndërkombëtare financiare parashihet arbitrazh ndërkombëtar në pajtim me rregullat e arbitrazhit të pranuara ndërkombëtarisht, si për shembull rregullat e arbitrazhit të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare tregtare (UNCITRAL) ose rregullat e arbitrazhit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve lidhur me Investime (ICSID). 7.3. Në marrëveshjet ndërkombëtare financiare mund të parashihet që e drejta e zbatueshme e Kosovës ose e drejta e ndonjë jurisdiksioni tjetër jashtë Kosovës të jetë e drejta kompetente. Nëse mungon përcaktimi i së drejtës kompetente në një marrëveshje ndërkombëtare financiare, atëherë e drejta e zbatueshme e Kosovës që është në fuqi kur marrëveshja ndërkombëtare financiare në fjalë hyn në fuqi është e drejta kompetente lidhur me çdo çështje që rezulton nga kjo marrëveshje. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Këshilli për vëzhgim monitoron zbatimin e Marrëveshjeve Financiare Ndërkombëtare, mund të sigurojë dhe kopjojë marrëveshjet dhe dokumentet përkatëse, dhe duhet t’i raportojë Qeverisë dhe Kuvendit rregullisht dhe menjëherë për aktivitetet e parregullta.
Neni 8 Këshilli për vëzhgimin e Marrëveshjeve Financiare Ndërkombëtare 8.1. Në propozim të Qeverisë, Kuvendi themelon Këshillin për vëzhgim, në emër të IPVQ-së, zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve Financiare Ndërkombëtare, duke përfshirë edhe shfrytëzimin efikas, transparent dhe adekuat të të gjitha mjeteve që mbulohen ose që janë pranuar sipas marrëveshjeve në fjalë. 8.2. Këshilli për vëzhgim përbëhet nga një jurist me përvojë të konsiderueshme në marrëveshjet financiare ndërkombëtare apo komerciale, një revizor dhe një profesionist të prokurimit. 8.3. Këshilli i vëzhgimit është i autorizuar për sigurimin dhe kopjimin e cilësdo Marrëveshje Financiare Ndërkombëtare dhe të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me të ardhurat e mbuluara ose të pranuara në bazë të marrëveshjes në fjalë. 4 8.4. Brenda tridhjetë (30) ditëve nga përfundimi i çdo tremujori kalendarik, Këshilli për vëzhgim do të përgatis dhe dorëzojë Qeverisë dhe Kuvendit raporte të rregullta mbi zbatimin e Marrëveshjeve Financiare Ndërkombëtare dhe shfrytëzimin e të gjitha të ardhurave që mbulohen ose që janë pranuar sipas marrëveshjeve në fjalë. Këshilli për vëzhgim është përgjegjës që menjëherë t’i raportojë Kuvendit dhe Qeverisë mbi çfarëdo aktivitete të parregullta në lidhje me marrëveshjet ose të ardhurat në fjalë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Procurements using revenues covered or received under an international financial agreement must fully comply with the Public Procurement Law, unless the conditions in article 3.2 apply.
Neni 9 Zbatueshmëria e Ligjit për Prokurimin Publik 9.1. Përveç nëse kushtet e specifikuara në nenin 3.2 të Ligjit për Prokurimin Publik në Kosovë (Ligji nr. 2003/17 i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2004/3 të 9 shtatorit 2004) janë të pranishme, të gjitha prokurimet që shfrytëzojnë të hyrat që mbulohen ose që janë pranuar sipas një Marrëveshje Financiare Ndërkombëtare duhet të jenë në përputhshmëri të plotë më ligjin në fjalë. 9.2. Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë zbatohet edhe për zgjedhjen e cilit do entitet, institucion ose organizatë që ofron ose dëshiron të hyjë në një marrëveshje ndërkombëtare nëse entiteti ose institucioni në fjalë nuk është institucion i njohur ndërkombëtar financiar ose organizatë ndërkombëtare. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly and on the date it is promulgated by the PSSP.
Neni 10 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit të tij nga Kuvendi dhe me datën e shpalljes nga PSSP-ja . 09.08.2004 UNMIK/REG/ 2004 / 30
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/14 PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE FINANCIARE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in