LIGJI NR. 2004/16 PER VEPRIMTARITË HOTELIERE DHE TURISTIKE
This provision is the preamble to a law on hotel and tourism activities in Kosovo, stating its purpose to provide a legal basis for regulating and improving those activities.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/16
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law on hotel and tourism activities in Kosovo, stating its purpose to provide a legal basis for regulating and improving those activities. This provision sets the rules and conditions for tourism and hotel activities, and for tourism supervision and inspection. This provision defines which activities count as tourist activities under the law. This provision defines hotel activities to include food preparation, drink preparation and service, accommodation services, and closely related businesses such as off-site food preparation and supply. Tourism activities may be carried out by registered enterprises, other legal persons, entrepreneurs, and foreign persons, and certain tourism services may be performed by natural persons. The business object must be set out in the founding act.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/16 PER VEPRIMTARITË HOTELIERE DHE TURISTIKE
Showing 118 of 118
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law on hotel and tourism activities in Kosovo, stating its purpose to provide a legal basis for regulating and improving those activities.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 19 / 01 DHJETOR 2007 Ligji Nr. 2004 / 16 PER VEPRIMTARITË HOTELIERE DHE TURISTIKE Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren 2001/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht Kreu 5 (ç), (g), (ll) dhe 9.1.26 (a). Me qëllim të krijimit të bazës juridike për rregullimin, përparimin dhe përmirësimin e aktiviteteve hoteliere dhe turistike në Kosovë, Miraton: LIGJIN PER VEPRIMTARITË HOTELIERE DHE TURISTIKE I . DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision sets the rules and conditions for tourism and hotel activities, and for tourism supervision and inspection.
Neni 1 Me këtë ligj rregullohet mënyra dhe kushtet për ushtrimin e veprimtarisë turistike dhe hoteliere si dhe mbikëqyrja dhe inspektimi i turizmit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision defines which activities count as tourist activities under the law.
Neni 2 Veprimtari turistike, sipas këtij ligji, konsiderohen shërbimet e agjencive të udhëtimit, të ciceronit turistik, shoqëruesit turistik, të animatorit turistik, të përfaqësuesit turistik, shërbimet në terrenet e skijimit, turizmi rural (në fshatra), turizmi i rinisë, gjuetia, kongreset dhe format e tjera të turizmit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision defines hotel activities to include food preparation, drink preparation and service, accommodation services, and closely related businesses such as off-site food preparation and supply.
Neni 3 3.1. Veprimtari hoteliere, sipas këtij ligji, konsiderohen përgatitja e ushqimit, përgatitja dhe shërbimi i pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe shërbimet e vendosjes. 3.2. Veprimtari hoteliere konsiderohen edhe veprimtari dhe bizneset e lidhura ngushtë si përgatitja e ushqimit për t’u konsumuar në ndonjë vend tjetër (në mjetet e transportit, në raste manifestimesh, etj.) dhe furnizimi. II. VEPRIMTARITË TURISTIKE 1. DISPOZITAT THEMELORE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Tourism activities may be carried out by registered enterprises, other legal persons, entrepreneurs, and foreign persons, and certain tourism services may be performed by natural persons. The business object must be set out in the founding act.
Neni 4 4.1. Veprimtari turistike mund të ushtrojnë ndërmarrjet, personat e tjerë juridikë dhe sipërmarrësit, të cilët i plotësojnë kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie të parapara me dispozitat ligjore dhe që janë të regjistruar për ushtrimin e kësaj veprimtarie. 4.2. Personat fizikë mund të kryejnë shërbime të caktuara turistike në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore të nxjerrura në bazë të tij. 2 4.3. Objekti i afarizmit të subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike nga paragrafi i parë i këtij neni, duhet të përcaktohet në aktin e themelimit, në pajtim me këtë ligj. 4.4. Personat e huaj juridikë dhe fizikë mund të ushtrojnë veprimtari turistike në pajtim më këtë ligj dhe aktet nënligjore dhe dispozitave të veçanta të nxjerrura në bazë të këtij ligji. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Turizëm bizneset duhet të publikojnë kushtet, përmbajtjen dhe çmimet e shërbimeve, të lëshojnë prova pagese, të mbajnë librin e ankesave dhe të ofrojnë shërbimet sipas rregullave; ministria e turizmit përcakton formën dhe mënyrën e mbajtjes së librit të ankesave.
Neni 5 5.1. Personat juridikë dhe fizikë nga neni 4 i paragrafit 1 të këtij ligji që ushtrojnë veprimtari turistike kanë për detyrë : a. Të publikojnë saktësisht në vende të dukshme detajet e kushteve, përmbajtjes dhe çmimit të çdo shërbimi. b. Të japin për çdo shërbim të bërë dhe/ose të ofruar fatura, bileta ose vërtetim me numër që vërtetojnë marrjen e pagesës, ndërkohë që kopjet e këtyre dokumentave ruhen të paktën një vit nga dita e lëshimit, c. Të mbajnë Librin e Ankesave në lokalet ku paguhen shërbimet. Ankesave ju duhet dhënë përgjigje brenda afatit prej 15 ditësh. d. Të kryejnë shërbime turistike në pajtim me dispozitat dhe kërkesat që lidhen me fushën e tyre të veprimtarisë. 5.2. Ministria kompetente për punët e turizmit do ta përcaktojë formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së Librit të Ankesave. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Associations may sometimes organize non-profit tourist packages for their members, but may advertise them only through internal information channels and must use only transport means where passengers and baggage are insured.
Neni 6 6.1.Klubet sportive, sindikatat, bashkësitë fetare, shoqëritë kulturoro-artistike, shoqatatat e pensionistëve, etj.(në tekstin e mëtejmë “shoqatat”) kohë pas kohe mund të organizojnë paketa- aranzhmane turistike për anëtarët e vet, por që nuk kanë karakter fitimprurës. 6.2. Publikimi dhe reklamimi i paketë-aranzhmaneve turistike nga paragrafi 1 i këtij neni, do të kryhet vetëm me anë të mjeteve të brendshme të informimit. 6.3. Shoqatat janë të obliguara që për organizimin e paketë-aranzhmaneve turistike nga paragrafi 1 i këtij neni, të shfrytëzojnë vetëm ato mjete transporti ku udhëtarët dhe bagazhi janë të siguruar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article defines key tourism terms such as traveler, package tour, excursion program, and travel agency types.
Neni 7 Në funksion të këtij ligji termat e mëposhtme kanë këto kuptime: a. Udhëtari është personi që blen ose që pajtohet të blejë paketë-aranzhmanin turistik, udhëtimin turistik ose shërbimet turistike. b. Paketë-aranzhmani turistik (udhëtimi paushal) është një kombinim i përcaktuar paraprakisht që përbëhet nga të paktën dy shërbime të veçanta të përfshira në një çmim total të përcaktuar paraprakisht, i cili zgjat jo më pak se 24 orë, ose që përfshin të paktën një bujtje ose vendosje, c. Programi i ekskursionit është kombinimi i të paktën dy shërbimeve të ofruara, që zgjatin më pak se 24 orë dhe që nuk përfshin bujtjen ose vendosjen, d. Agjencia e udhëtimeve- Organizatore e udhëtimit është një agjenci udhëtimesh që organizon paketë-aranzhmanin turistik dhe paketa udhëtimesh qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes ndërmjetësuesve/agjentëve të saj, 3 e. Agjencia e udhëtimeve-ndërmjetësuese është agjenci udhëtimesh që shet ose blen paketë–aranzhmanin që ka përpiluar organizatori i udhëtimit ose që kryen shërbime të tjera ndërmjetësimi sipas nenit 10 të këtij ligji. 2. AGJENCIA E UDHËTIMEVE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A travel agency is an undertaking or entrepreneur that provides travel agency services for profit and has met the conditions set by this law.
Neni 8 Agjencia e udhëtimeve është një ndërmarrje ose një sipërmarrës që kryen shërbimet e agjencisë së udhëtimeve për qëllime fitimi, pasi ka plotësuar kushtet e parashikuara me këtë ligj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Only the legal persons mentioned in Article 8 may use the sign “Agjencia e udhëtimeve”; the travel agency must use it as its main business indicator and may also use common tourism terms like “Tours” and “Travel”.
Neni 9 9.1. Shenja “Agjencia e udhëtimeve” duhet të përdoret ekskluzivisht nga personat juridikë të përmendur në nenin 8 të këtij ligji. 9.2. Agjencia e udhëtimeve e përdor këtë shenjë si treguesin kryesor të veprimtarisë së saj. 9.3. Agjencia e udhëtimeve, krahas emrit të saj mund të përdorë lirisht edhe termat e zakonshme në afarizmin turistik, siç janë: “Tours”, “Travel”, etj. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A travel agency may provide additional similar services if they are defined in its founding act, and a natural person may not provide the travel agency services listed in paragraph 1.
Neni 10 10.1. Shërbimet e agjencisë së udhëtimeve janë: a. Organizimi, shitja dhe realizimi i programeve të paketë-aranzhmaneve, b. Organizimi, shitja dhe realizimi i programeve të ekskursioneve, c. Shitja dhe ndërmjetësimi i shërbimet hoteliere dhe turistike, d. Ndërmjetësimi në kryerjen e shërbimeve të udhëtimit dhe të vendosjes si dhe kryerja e shërbimeve të tjera që lidhen me to, e. Pranimi dhe transporti i udhëtarëve (zhvendosjen, transportin), f. Rezervimi i vendit dhe i shërbimeve të tjera në objektet hoteliere, g. Shitja dhe ndërmjetësimi në shitjen e biletave ose/dhe rezervimi i vendeve në të gjitha mjetet e transportit, h. Përfaqësimi i agjencive turistike, vendase dhe të huaja, në vendëmbërritjen e udhëtimit, i. Dhënia e informatave turistike dhe materialit promovues, j. Ndërmjetësimi në nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit, të vizave dhe të dokumentave të tjera të nevojshme për kalimin e kufirit dhe për qëndrim në vendet e tjera, të lejeve për gjueti dhe peshkim, si dhe të dokumentacionit tjetër të nevojshëm për organizimin dhe realizimin e formave të ndryshme të turizmit, k. Organizimi dhe ndërmjetësimi në shitjen e shërbimeve të turizmit rural (fshatar), shëndetësor, sportiv, të kongreseve, të rinisë dhe të formave të tjera të turizmit, l. Organizimi i shërbimit të përcjellësve të turistëve dhe të shërbimit të asistencës tjetër që ju jepet turistëve (gjatë vajtjes dhe ardhjes nga vendi turistik); 4 m. Rezervimi, blerja dhe shitja e biletave për të gjitha llojet e shfaqjeve, muzeve, etj., si dhe shitja e mallit që lidhet me nevojat e udhëtimit (sende të ndryshme për udhëtim, dhurata, publikime turistike etj.), n. Organizimi dhe kryerja e shërbimeve që lidhen me përdorimin e apo kredit-kartë dhe çeqeve të turistëve, si dhe shërbimet e këmbimit valutor, në pajtim me dispozitat e veçanta, o. Ndërmjetësimi në sigurimin e udhëtarëve dhe të bagazhit, p. Organizimi i transportit çartër, q. Ofrimi i shërbimeve të marrjes me qira të makinave (rent-a-car). 10.2. Përveç shërbimeve sipas paragrafit të parë të këtij neni, agjencia e udhëtimeve mund të kryejë edhe shërbime të tjera të ngjashme, në qoftë se këto shërbime janë definuar me Aktin e Themelimit. 10.3. Personi fizik nuk mund të kryejë shërbime të agjencisë së udhëtimeve sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Travel organizers must publish general travel conditions, show the trip/excursion/package program to the school directorate and parents, and follow the contracted program.
Neni 11 11.1. Organizatori i udhëtimit e ka për detyrë që kushtet e përgjithshme të udhëtimit t`i bëjë publike dhe t`ia paraqesë drejtorisë së shkollës dhe prindërve programin e ekskursionit, të udhëtimit dhe paketë-aranzhmanit për fëmijët dhe të rinjtë dhe t’ i përmbahet programit të kontraktuar. 11.2. Për zgjedhjen e organizatorit të udhëtimit detyrimisht shpallet konkurs. 11.3. Kushtet e veçanta të udhëtimit dhe të paketë-aranzhmanit mund t`i caktojë Ministria kompetente për punët e arsimit. 3. LLOJET E AGJENCIVE TË UDHËTIMEVE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Travel agencies are classified by service type, and the tourism ministry sets minimum technical conditions, checks compliance, and grants operating permission.
Neni 12 12.1. Sipas llojeve të shërbimeve që kryejnë agjencitë janë: a. Agjencia e udhëtimeve –organizatore e udhëtimeve, dhe b. Agjencia e udhëtimeve – ndërmjetësuese (ose agjent udhëtimesh). 12.2. Ministria kompetente për punët e turizmit përcakton kushtet minimale teknike që duhet t’i plotësojnë agjencitë e udhëtimit nga paragrafi i parë i këtij neni dhe mënyrën e kryerjes së shërbimit . 12.3. Ministria kompetente për punët e turizmit verifikon plotësimin e kushteve minimale në lidhje me pajisjet teknike, punëtorët, mbrojtjen e ambientit dhe të shëndetit si dhe kushtet e tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet e tjera juridike të nxjerra në bazë të këtij ligji dhe u jep lejen për punë agjencive nga paragrafi i parë i këtij neni. 12.4. Agjencia e udhëtimeve kryen vetëm ato shërbime, për të cilat i plotëson kushtet minimale të parapara në këtë ligj dhe akteve të tjera juridike të nxjerra në bazë të këtij ligji. 12.5. Agjencia e udhëtimeve mund të ndryshojë llojin e shërbimit, në pajtim me kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe kundrejt një kërkese që i parashtrohet Ministrisë kompetente për punët e turizmit. 5 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The travel agency must display its firm name and business hours, identify its name and office on advertising and business documents, keep passenger data confidential, provide contracted services properly, and insure travelers against injury and baggage loss during travel and stay at the destination.
Neni 13 Krahas obligimeve të parashikuara me nenin 5 të këtij ligji, agjencia e udhëtimit ka për detyrë: a. Të vendos emrin e firmës në hyrjen e lokalit afarist të agjencisë së udhëtimeve b. Të afishojë orarin e punës në hyrjen e lokalit afarist ku ofron shërbimet e veta, c. Me kërkesë të shfrytëzuesve të shërbimeve, të deklarohet për cilësinë që ka në treg dhe llojin e autorizimeve, në qoftë se i verpon si agjent për agjencitë e tjera, d. Të shënojë emrin e firmës dhe selinë në të gjithë materialin reklamues dhe promovues, si dhe në dokumentet afariste, e. Të ruajë konfidencialitetin e të dhënave të pasagjerëve dhe të mos i komunikojë askujt pa pëlqimin e tyre: adresën e pasagjerëve, vendin dhe kohën e udhëtimit, të qëndrimit, çmimin e paguar si dhe emrat e bashkëudhëtarve, përveçse në rastet e parashikuara me ligj, f. T’ju kryejë udhëtarëve shërbimet e përcaktuara në kontratë dhe në mënyrë cilësore, g. T’i sigurojë udhëtarët nga lëndimet dhe humbja e bagazhit gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në vendin e destinacionit. 4. KUSHTET PËR KRYERJEN E SHËRBIMEVE TË AGJENCISË SË UDHËTIMEVE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Travel agencies may not start providing services until they obtain a license from the competent tourism ministry.
Neni 14 14.1. Agjencia e udhëtimeve nuk mundet t’ia fillojë kryerjes së shërbimeve para se ta marrë licencën nga Ministria kompetente për punët e turizmit, e cila vërteton plotësimin e kushteteve të parapara me këtë ligj dhe me aktet e tjera nënligjore të nxjerrura në bazë të tij. 14.2. Plotësimin e kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni, Ministria kompetente për punët e turizmit e vërteton me aktvendim e lëshuar brenda një afati prej 30 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. 14.3. Aktvendimi nga paragrafi 2 i këtij neni regjistrohet në Regjistrin e agjencive të udhëtarëve, të cilin e mban Ministria kompetente për punët e turizmit. 14.4. Ministria kompetente për punët e turizmit do të nxjerrë aktet e nevojshme juridike për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit sipas paragrafit 3 të këtij neni. 14.5. Shpenzimet proceduriale sipas paragrafit 2 të këtij neni i paguan personi që paraqet kërkesën. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A travel agency’s request for the article 14 decision must include specified registration, business, premises, technical, guarantee, staffing, and, in some cases, manager-related information.
Neni 15 Kërkesa e agjencisë së udhëtimeve për marrjen e aktvendimit nga neni 14 i këtij ligji përmban : a. Emrin e firmës dhe selinë e agjencisë së udhëtimit, b. Aktvendimin e regjistrimit nga organi kompetent për regjistrimin e bizneseve, c. Llojin e agjencisë së udhëtimit, d. Të dhënat për plotësimin e kushteve minimale teknike, lokalet e përshtatshme afariste dhe pajisjet e duhura, sigurimin e dorëzanisë dhe personelit të nevojshëm, e. Dëshminë për të drejtën e shfrytëzimit të lokalit afarist, 6 f. Të dhënat dhe dëshmitë për drejtuesin (menaxherin) e byrosë, në pajtim me këtë ligj, në qoftë se agjencia e udhëtimeve kryen direkt shërbime për shfrytëzuesit e shërbimeve (klientët). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Travel agencies must tell the tourism ministry about any change to the listed data within 8 days. The ministry also sets the form and content of the agency identification code and issues the decision on data changes.
Neni 16 16.1. Aktvendimi për marrjen e licencës nga neni 14 i këtij ligji përmban: a. Emrin e firmës dhe selinë e agjencisë së udhëtimeve, b. Llojin e agjencisë së udhëtimeve dhe kodin identifikues të agjencisë së udhëtimeve, c. Vendin, rrugën dhe numrin zyrës së agjencisë, d. Emrin dhe mbiemrin e drejtuesit të zyrës së agjencisë, 16.2. Dispozitat e paragrafit 1, pika (c) dhe (d) nuk kanë të bëjnë me agjencinë e udhëtimeve, e cila shërbimet e veta nuk ua kryen direkt shfrytëzuesve të shërbimeve (klientëve). 16.3. Për çdo ndryshim të të dhënave nga paragrafi 1 i këtij neni, agjencia e udhëtimeve duhet të njoftojë Ministrinë kompetente për punët e turizmit, në një afat prej 8 ditësh nga dita kur është bërë ndryshimi. 16.4. Aktvendimin për ndryshimin e të dhënave nga paragrafi 3 i këtij neni e nxjerrë Ministria kompetente për punët e turizmit. 16.5. Ministria kompetente për punët e turizmit do ta përcaktojë formën dhe përmbajtjen e kodit identifikues të agjencisë së udhëtimit nga paragrafi 1, pika (b) e këtij neni. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Travel agencies offering package tours, excursions, or passenger transport must use only transport means and hotel facilities where travelers and luggage are insured.
Neni 17 Agjencia e udhëtimeve që bën shërbimet e paketë-aranzhmaneve turistike, programe ekskursionesh ose transport të udhëtarëve, duhet të përdorë vetëm ato mjete transporti dhe objekte hoteliere ku udhëtarët dhe bagazhi janë të siguruara. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Travel agencies must carry passengers using their own transport means or transport means of registered persons; an exception applies with prior ministerial consent, and regular passenger line vehicles are excluded from paragraph 1.
Neni 18 18.1. Agjencia e udhëtimeve është e obliguar që udhëtarët t`i transportojë me mjetet e veta të transportit ose të personave të tjerë juridikë dhe fizikë që janë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në Kosovë. 18.2. Bënë përjashtim nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni kur agjencia e udhëtimeve e shfrytëzon mjete transportuese, në pronësi të personave të huaj juridikë dhe fizikë, duke marrë paraprakisht pëlqimin e Ministrisë për transport dhe telekomunikacion dhe të Ministrisë kompetente për punët e turizmit. 18.3. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni nuk aplikohen për mjetet e transportit të linjave të rregullta të transportit të udhëtarëve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Travel agencies organizing group trips must have at least one tourist escort for every group of 15 or more travelers, and for certain sightseeing visits they must engage a tourist guide.
Neni 19 19.1. Në qoftë se agjencia e udhëtimeve organizon udhëtime për grupe, është e detyruar që gjatë gjithë udhëtimit të ketë së paku një shoqërues turistik, i cili i plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj, për secilin grup prej 15 apo më shumë udhëtarësh. 7 19.2. Në qoftë se agjencia e udhëtimeve nuk ka shoqërues turistik sipas paragrafit 1 të këtij neni, mund të punësojë një shoqërues profesionist për të kryer këtë shërbim. 19.3. Për vizitat e grupeve në vendet turistike, në programin e të cilave është paraparë shetitja, agjencia e udhëtimeve është e obliguar ta angazhojë një ciceron turistik me përveç vizitave në muze dhe në institucionet e tjera, të cilët në këtë rast e kanë për detyrë ta sigurojnë ciceronin turistik ose ekspertin profesional. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Travel organizers must set general travel conditions, prepare the travel program in writing, and disclose both to travelers; for school trips, they must also disclose them to parents.
Neni 20 20.1. Agjencia e udhëtimeve–organizatore e udhëtimeve duhet të përcaktojë kushtet e përgjithshme të udhëtimit dhe ta përpilojë me shkrim programin e udhëtimit. 20.2. Kushtet e përgjithshme të udhëtimit rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e organizatorit të udhëtimit, të drejtat dhe detyrimet e udhëtarëve, sidomos kur udhëtimi anulohet, kur ndryshon çmimi i kontraktuar apo programi i udhëtimit, si dhe përcaktojnë afatet dhe detyrimet e organizatorit të udhëtimit lidhur me ankesat e udhëtarëve, për shkak të mosrealizimit ose realizimit jo të plotë të shërbimeve që përfshihen në programin e udhëtimit. 20.3. Programi i udhëtimit përmban në veçanti: a. Titullin e organizatorit të udhëtimit, b. Datën e marrjes së aktvendimit, c. Vendin dhe datën e fillimit dhe të mbarimit të udhëtimit dhe periudhën e qendrimit me data, nëse qendrimi është pjesë-pjesë, d. Të dhënat për llojin e transportit dhe karakteristikat e mjetit të transportit që shfrytëzohet, e. Të dhënat për llojin dhe vendndodhjen e objektit ku do të vendosjen udhëtarët, kategorinë sipas dispozitave në fuqi të vendit ku ndodhet objekti, nivelin e standardit, si dhe llojin dhe mënyrën e shërbimit në objekt, f. Çmimin në total të udhëtimit dhe të shërbimeve të përfshira me atë çmim, si dhe shumat e taksave dhe të kompensimeve për shërbime të caktuara që nuk janë përfshirë në çmimin e udhëtimit, g. Numrin minimal të udhëtarëve, në qoftë se ky është kusht për realizimin e udhëtimit dhe afatin e fundit për njoftimin e udhëtarëve, në rast se anulohet udhëtimi. Organizatori i udhëtimit e ka për detyrë që udhëtarit t`ia bëjë të njohura kushtet e përgjithshme të udhëtimit dhe programin e udhëtimit. 20.4. Organizatori i udhëtimit e ka për detyrë që prindërve të fëmijëve t`jua bëjë të njohura kushtet e përgjithshme të udhëtimit dhe programin e udhëtimit kur merr përsipër organizimin e ekskursioneve shkollore, ose të udhëtimeve të tjera shkollore për fëmijët dhe për rininë shkollore. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A travel agency that directly serves travelers must have business premises, and the tourism ministry may set and verify minimum technical conditions for that premises by subordinate act.
Neni 21 21.1. Agjencia e udhëtimeve që drejtpërdrejt i bën shërbime udhëtarit, duhet ta ketë lokalin afarist (në tekstin e mëtejmë:byroja) 21.2. Ministria kompetente për punët e turizmit, me akt nënligjor do të përcaktojë dhe verifikojë kushtet minimale teknike që duhet t`i plotësojë byroja për secilin lloj të agjencisë së udhëtimeve. 21.3. Byro, në kuptimin e këtij ligji, nuk konsiderohen lokalet afariste që njëkohësisht shërbejnë edhe për banim. 8 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A travel agency that directly sells package arrangements and excursion programs must have at least one employed manager in the office who meets the law’s conditions.
Neni 22 22.1. Agjencia e udhëtimeve që shet drejtpërdrejt paketë–aranzhmanët dhe programet e ekskursioneve, duhet të ketë të pakën një drejtues (menaxher) të punësuar në byro që i plotëson kushtet e parashikura me këtë ligj. 22.2. Drejuesi i byrosë përgjigjet për punën e byrosë në pajtim me këtë ligj. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The bureau director must meet specified qualification conditions, including education, experience, language knowledge, and passing the professional exam.
Neni 23 23.1. Drejtuesi i byrosë duhet t`i plotësojë këto kushte: a. Të ketë të paktën përgatitjen e mesme profesionale, b. Të ketë të paktën tre vjet përvojë pune në veprimtarinë turistike, c. Ta njohë gjuhën angleze edhe një tjetër gjuhë botërore, d. Ta ketë dhënë provimin profesional. 23.2. Provimi profesional për drejtues byroje jepet para komisionit të provimit, të cilin e formon Ministria kompetente për punët e turizmit. 23.3. Provimi profesional për drejtues byroje jepet sipas programit të caktuar për provim. 23.4. Programi i provimit nga paragrafi i tretë i këtij neni do të bëhet publik. 23.5. Ministria kompetente për punët e turizmit do ta caktojë programin e provimit për drejtues byroje, përbërjen e komisionit të provimit si dhe mënyrën e dhënies së provimit sipas paragrafit 3 dhe 4 të këtij neni .6. Personi që e jep provimin merr çertifikatën. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A travel agency organizer must provide security for each package arrangement, pay compensation to travelers within the set time, and may be exempt from liability in specified fault or force majeure cases.
Neni 24 24.1. Agjencia e udhëtimeve-organizatore e udhëtimeve, e ka për detyrë që për çdo paketë- aranzhman, të sigurojë dorëzaninë për të zhdëmtuar udhëtarët për: a. Shpenzimet e krijuara, në qoftë se agjencia e udhëtimeve nuk i kryen shërbimet e kontraktuara, b. Dëmet që janë pasojë e mosplotësimit në tërësi të programit sipas llojit, sasisë, cilësisë dhe mënyrës së parashikuar në program. 24.2. Agjencia e udhëtimeve-organizatore e udhëtimit e ka për detyrë që të sigurojë dorëzaninë në vlerë prej 20.000 Eurove në formë të depozites së gatshme, e cila deponohet në xhirollogari të veçantë në bankën komerciale, ose garancionit bankar të lëshuar nga banka komerciale e licencuar nga Autoriteti Bankave dhe Pagesave të Kosovës, e pagueshme me thirrje të parë dhe pa të drejtë kundershtimi, në afatin e vlefshmërisë së kohëzgjatjes sa është kohëzgjatja e licencës. 24.3. Agjencia e udhëtimeve-organizatore e udhëtimit, e ka për detyrë të zhdëmtojë udhëtarin në afatin e përcaktuar me kushtet e përgjithshme të udhëtimit ose me programin e udhëtimit, jo më vonë se 30 ditë, nga dita kur udhëtari ka bërë reklamimin, 24.4. Agjencia e udhëtimeve-organizatore e udhëtimit, nuk mban përgjegjësi ndaj udhëtarit për dëmet nga paragrafi 1 i këtij neni, në qoftë se: a. vërtetohet se lëshimet për moskryerjen e shërbimeve të kontraktuara i ngarkohen udhëtarit, b. lëshimet e paparashikuara dhe të paevitueshme i ngarkohen personit të tretë, i cili nuk ka marrë pjesë në realizimin e shërbimeve të kontraktuara, 9 c. lëshimet janë pasojë e veprimit të fuqisë madhore (ngjarjet e paparashikuara) në të cilat ai që thirret në to nuk ka ndikim dhe pasojat janë të pashmangshme edhe nëse tregohet kujdesi i nevojshëm, (kjo përjashton rastin e tejkalimit të kapaciteteve të të lejuara nga agjencia), ose të ndonjë ngjarjeje tjetër, të cilën agjencia e udhëtimeve ose ai që i bën shërbimet, nuk kanë mundur t`i parashikojnë ose t`i mënjanojnë, edhe pse kanë treguar kujdesin e nevojshëm. 24.5. Në rastet e parashikuara në paragrafin 4, pika (c) e këtij neni, agjencia e udhëtimeve, organizatore e udhëtimit, duhet të kujdeset që t`i ndihmojë udhëtarit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The travel agency organizer must give the traveler a certificate when the traveler pays for the tourist package.
Neni 25 Agjencia e udhëtimeve - organizatore e udhëtimeve duhet t`ia japë udhëtarit, kur e paguan shumën për paketë-aranzhmanin turistik, vërtetimin që i mundëson realizimin e drejtpërdrejtë të së drejtës së zhdëmtimit sipas nenit 24, paragrafi 1 i këtij ligji nga depozita në para të gatshme nga banka. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Travel agencies must stop operating in the listed cases, and the competent tourism ministry must issue a decision on stopping the services.
Neni 26 26.1. Agjencia e udhëtimeve e pushon punën: a. Me çlajmërimin e veprimtarisë, b. Në qoftë se inspeksioni mbikëqyrës ka vërtetuar se nuk janë plotësuar kushtet e parashikuara me këtë ligj, me aktet e nxjerrura nënligjore në bazë të këtij ligji dhe me rregullativën tjetër, ndërsa mangësitë e vërtetuara nuk janë mënjanuar në afatin e caktuar, c. Në qoftë se Ministria kompetente për punët e turizmit më vonë vërteton se leja për punë (licenca) është lëshuar në bazë të të dhënave të pavërteta ose dokumenteve të falsifikuara, d. Në qoftë se agjencia e udhëtimeve më shumë se një vit, nuk kryen shërbime dhe nuk merret me veprimtarinë për të cilën është regjistruar, e. Për shkak të heqjes së licencës nga autoriteti kompetent dhe marrjes së masës ndaluese për shërbimet e agjencisë së udhëtimeve. 26.2. Për pushimin e shërbimeve nga paragrafi 1 i këtij neni, Ministria kompetente për punët e turizmit nxjerr një aktvendim. 5. SHËRBIMET E CICERONIT TURISTIK - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article defines what counts as tour guide services and lists several activities that do not count as such services.
Neni 27 27.1. Shërbime të ciceronit, në vështrim të këtij ligji, konsiderohet shoqërimi i grupit të udhëtarëve ose individit, sipas një programi paraprakisht të caktuar, për t`ju shpjeguar kuriozitetet natyrore, kulturo-historike, etnografike dhe evenimentet e tjera në vend dhe jashtë tij. 27.2. Shërbime të ciceronit turistik nuk konsiderohen tregimi, shpjegimi profesional ose dhënia e informacioneve nga punëtori profesionist brenda lokalit afarist në të cilin punon (muze, galeri, park kombëtar, etj.), nga eksperti i agjencisë së udhëtimeve që shoqëron grupin e turistëve nga vendi në vend, shoqëruesi në male, shpella, gjueti ose peshkim, si edhe udhëheqësi dhe shoqëruesi i ekskursionit dhe piknikut. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Tourist guide services may be performed only by a person who meets the law’s conditions and is registered in the tourist guide register kept by the competent ministry.
Neni 28 10 28.1. Shërbimet e ciceronit turistik i kryen personi që i plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe është regjistruar në regjistrin e ciceronëve turistikë, të cilin e mbanë Ministria kompetente për punët e turizmit. 28.2. Agjencia e udhëtimeve dhe shfrytëzuesit e tjerë të shërbimeve të ciceronit turistik, nuk duhet t`ia besojnë shërbimet e ciceronit turistik personit që nuk i plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A tourist guide must have a permit from the competent tourism ministry to perform tourist-guide services.
Neni 29 29.1. Për t`i kryer shërbimet e ciceronit turistik, ciceroni duhet ta ketë lejen që ia lëshon Ministria kompetente për punët e turizmit me kërkesën e tij. 29.2. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni ciceronit turistik i jepet në qoftë se i plotëson këto kushte: a. të ketë aftësi afariste, b. ta ketë të paktën përgatitjen e mesme profesionale dhe provimin e dhënë për ciceron turistik, c. ta njohë më së paku një gjuhë të huaj. 29.3. Ministria kompetente për punët e turizmit lëshon certifikatën për provimin e dhënë profesional, letërnjoftimin dhe distinktivin dhe mbanë regjistrin e personave që e kanë dhënë provimin profesional për ciceron turistik. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Rregullohet provimi profesional për ciceron turistik, komisioni që e jep atë, programi i provimit, regjistri, letërnjoftimi/distinktivi dhe lëshimi i çertifikatës.
Neni 30 30.1. Provimi profesional për ciceron turistik jepet para komisionit të provimit, të cilin e formon Lidhja Turistike e Kosovës, pasi të merr pëlqimin e Ministrisë kompetente për punët e turizmit. 30.2. Ministria kompetente për punët e turizmit harton programin e provimit dhe cakton mënyrën e dhënies së provimit profesional për ciceron turistik, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të ciceronëve turistikë, formën dhe përmbajtjen e letërnjoftimit dhe të distinktivit të ciceronit turistik. 30.3. Programi i provimit nga paragrafi 2 i këtij neni do të bëhet publik. 30.4. Për provimin e dhënë lëshohet çertifikata. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Gjatë ofrimit të shërbimeve, ciceroni turistik duhet ta mbajë haptas dokumentin identifikues të vet.
Neni 31 Gjatë kohës së kryerjes së shërbimeve, ciceroni turistik duhet ta mbajë haptas dokumentin identitifikues të ciceronit turistik, me çka dëshmohet cilësia i tij. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The tourist guide work permit is revoked in certain cases.
Neni 32 Leja për kryerjen e punës së ciceronit turistik shfuqizohet në këto raste: a. Kur çlajmërohet ciceroni turistik, b. Në qoftë se Ministria kompetente për punët e turizmit vërteton se leja ështe lëshuar në bazë të të dhënave të pavërteta dhe dokumenteve të falsifikuara, c. Në qoftë se ciceroni turistik shërbimet i kryen në kundërshtim me dispozitën e nenit 29 të këtij ligji. 11 6. SHËRBIMET E SHOQËRUESIT TURISTIK - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: A tourist escort must meet the listed qualification conditions and do operational-technical work guiding and accompanying tourists. People who have passed the tourist guide exam are exempt from taking the tourist escort exam.
Neni 33 33.1. Shoqëruesi turistik është personi që përveç kushteve nga neni 29, paragrafët 1 dhe 3 i këtij ligji, ka të paktën përgatitjen e mesme profesionale, provimin e dhënë për shoqërues turistik dhe kryen punët operative-teknike në udhëheqjen dhe shoqërimin e turistëve, duke u dhënë atyre njoftimet themelore për llojin e udhëtimit. 33.2. Personat që e kanë dhënë provimin për ciceron turistik, lirohen nga detyrimi i dhënies së provimit për shoqërues turistik. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The tourist guide exam is held before an exam commission appointed by the travel agency, using an exam program drafted by the competent tourism ministry.
Neni 34 34.1. Provimi për shoqërues turistik jepet para komisionit të provimit, të cilin e emëron agjencia e udhëtimeve, sipas programit të provimit, të cilin e harton Ministria kompetente për punët e turizmit. 34.2. Programi i provimit nga paragrafi 1 i këtij neni do të bëhet publik. 34.3. Për provimin e dhënë jepet çertifikatë . - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Travel agencies must not assign tourist-guide work to a person who does not meet the legal conditions, tourist guides must wear their badge visibly while working, and the tourism ministry sets the identification document’s form, content, issuance, and use.
Neni 35 35.1. Agjencia e udhëtimeve nuk duhet t’ia besojë punët e shoqëruesit turistik personit që nuk i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj. 35.2. Gjatë kohës së punës, shoqëruesi turistik duhet ta mbajë bexhin në një vend të dukshëm, me çka dëshmon cilësinë e tij. 35.3. Ministria kompetente për punët e turizmit do ta përcaktojë formen dhe përmbajtjen e dokumetit identifikues të shoqëruesit turistik, mënyrën e lëshimit dhe të përdorimit. 7. SHËRBIMET E ANIMATORIT TURISTIK - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Tourist animator services are defined as planning and carrying out tourists’ leisure programs, and a tourist animator must meet specified qualification conditions.
Neni 36 36.1. Si shërbime të animatorit turistik, në kuptim të këtij ligji, konsiderohen puna e planifikimit dhe e realizimit të programit të organizimit të kohës së lirë të turistëve, e që ka të bëjë me përmbajtjen sportive, rekreative, zbavitëse dhe kulturo – shoqërore. Shërbimet nga paragrafi 1 i këtij neni i kryen animatori turistik. 36.2. Animatori turistik duhet t’i plotësojë këto kushte: a. Të ketë aftësi afariste, b. Të ketë dhënë provimin profesional për animator turistik, c. Të njohë gjuhën angleze dhe një gjuhë tjetër botërore. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The tourism association forms the exam committee with ministry consent, the ministry sets the exam program and method, and a tourism animator must carry their badge while working.
Neni 37 37.1. Provimi profesional për animator turistik jepet para komisionit të provimit, të cilin e formon Lidhja Turistike e Kosovës, pasi të merr pëlqimin e Ministrisë kompetente për punët e turizmit. 12 37.2. Për provimin e dhënë profesional animatorit turistik i lëshohet çertifikata. 37.3. Gjatë kryerjes së punës, animatori turistik duhet ta mbajë me vete bexhin, me çka dëshmohet cilësia e tij. 37.4. Ministria kompetente për punët e turizmit do ta hartojë programin e provimit për animatorët turistikë si dhe mënyrën e dhënies së provimit profesional. 37.5. Programi i provimit nga paragrafi 4 i këtij neni do të bëhet publik. 8. SHËRBIMET E PËRFAQËSUESIT TURISTIK - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Travel representatives must be registered with the competent tourism ministry before work starts, and the travel organizer/intermediary must notify the service beneficiary in writing.
Neni 38 38.1. Përfaqësuesi turistik është person fizik ose juridik, i cili e përfaqëson organizatorin vendas ose të huaj të udhëtimit ose ndërmjetësuesin në vendëmbërritjen e udhëtimit. 38.2. Organizatori i udhëtimit ose ndërmjetësuesi, duhet ta njoftojë me shkrim përfituesin e shërbimeve për përfaqësuesin turistik, për autorizimet e tij dhe ndryshimet që mund të ndodhin. 38.3.Para se të fillojnë punët sipas paragrafit 1 të këtij neni, përfaqësuesi turistik është i obliguar që t’i dorëzojë Ministrisë kompetente për punët e turizmit kontratën mbi përfaqësimin për t’u regjistruar në regjistrin e kontratave mbi përfaqësimin. 38.4. Regjistrin e kontratave për përfaqësim e mban Ministria kompetente për punët e turizmit. 38.5. Ministria kompetente për punët e turizmit do ta përcaktojë formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit nga paragrafi 3 i këtij neni. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The tourist representative may protect travelers’ and the organizer’s interests, inform travelers, order supplementary services under received authorizations, arrange extra services, and do other necessary work for that purpose.
Neni 39 Autorizimet dhe punët e përfaqësuesit turistik janë: a. Të mbrojë interesat dhe të drejtat e udhëtarëve dhe të organizatorit të udhëtimit ose të ndërmjetësuesit pranë atij që i kryen shërbimet, b. T’i udhëzojë dhe t’i informojë udhëtarët lidhur me realizimin e programit të udhëtimit dhe të shërbimeve plotësuese, c. Të porositë shërbime plotësuese në emër të organizatorit të udhëtimit ose të Ndërmjetësuesit sipas autorizimeve që ka marrë, d. Të ndërmjetësojë për të marrë shërbime plotësuese për udhëtarët ( ekskursione, shfaqje kulturore dhe ndeshje sportive ), e. Të kryejë edhe punë tjera të nevojshme për mbrojtjen e interesave të udhëtareve dhe të organizatorit të udhëtimit ose të ndërmjetësuesit. 9. SHËRBIMET TURISTIKE NË TERRENET E SKIJIMIT - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Tourist services in ski areas may be provided only on regulated, equipped, and maintained ski terrain that is certified by the competent tourism ministry.
Neni 40 40.1. Shërbime turistike në terrenet e skijimit në vështrim të këtij ligji, konsiderohen dhënia në shfrytëzim e mjedisit, pajisjeve dhe e mjeteve tjera te nevojshme për skijim rekreativ dhe sportiv, mësimi i teknikës së skijimit, veprimtaria e shpëtimit në terrenin e skijimit dhe veprimtari të tjera rekreative dhe sportive në borë. 13 40.2. Shërbimet nga paragrafi 1 i këtij neni mund të bëhen në terrenin e skijimit, i cili duhet të jetë i rregulluar, i pajisur dhe i mirëmbajtur, në mënyrë që të jetë i sigurt për shfrytëzuesit (klientët), varësisht nga lloji i veprimtarisë nga paragrafi 1 i këtij neni, dhe që me aktin e Ministrisë kompetente për punët e turizmit është vërtetuar se i plotëson kushtet normative. 40.3. Shërbimet nga paragrafi 1 i këtij neni mund t`i bëjnë ndërmarrjet, personat e tjerë juridikë dhe sipërmarrësit që i plotësojnë kushtet e parapara me ligj që e kanë lejen për punë të lëshuar nga Ministria kompetente për punët e turizmit. 40.4. Ministria kompetente për punët e turizmit i përcakton qartë kushtet e rregullimit, të pajisjes, të mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit të terreneve të skijimit. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Operators of ski-area services must keep the ski area safe and maintained, provide order, rescue and emergency medical support, and display rules and prices at the entrance. Ski-area users must follow the ski-area rules.
Neni 41 41.1. Personi juridik ose sipërmarrësi që kryen shërbime në terrenin e skijimit e ka për detyrë: a. Të sigurojë dhe ta mirëmbajë terrenin e skijimit që ai të shrtytëzohet në siguri, b. Të ruajë rendin dhe të sigurojë shërbimin e mirëmbajtjes së rendit në terrenin e skijimit, c. Të vendos shërbimin e shpëtimit dhe të ndihmës mjekësore emergjente në terrenin e skijimit, d. Në hyrjen e terrenit të skijimit duhet t`i afishojë dukshëm dispozitat e rregullave, çmimin e shfrytëzimit të skiliftit, teleferikut, të pajisjeve, të mjedisit dhe të shërbimeve të tjera në terrenin e skijimit. 41.2. Shfrytëzuesit e terrenit të skijimit e kanë për detyrë t`i respektojnë dispozitat e rregullit në terrenin e skijimit. 41.3. Kryerja e shërbimeve në terrenin e skijimit do të rregullohet me rregullore të veçantë. 10. SHERBIMET TURISTIKE NE TURIZMIN RURAL (FSHATAR) - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This article defines rural tourism and says a village household member may provide the listed rural tourist services if they have the required decision under Article 43. The competent tourism ministry sets minimum conditions for those services.
Neni 42 42.1. Turizmi rural, në kuptim të këtij ligji, është qëndrimi i turistëve në një ekonomi shtëpiake (amvisëri), e cila është e organizuar si ekonomi turistike rurale për pushim dhe rekreacion . 42.2. Shërbimet turistike në turizmin rural janë: mbledhja e frutave, vjelja e pemëve dhe e perimeve, mbledhja e të lashtave, dhënia me qira e kuajve për kalërim dhe shërbimet e tjera në ekonominë shtëpiake në fshat. 42.3. Shërbimet turistike nga paragrafi 1 i këtij neni, mund t`i bëjë anëtari i ekonomisë shtëpiake në fshat, i cili e ka marrë aktvendimin për kryerjen e shërbimeve hoteliere në ekonominë shtëpiake në fshat, sipas nenit 43 të këtij ligji. 42.4. Ministria kompetente për punët e turizmit për shërbimet nga paragrafi 1 i këtij neni, përcakton kushtet minimale për kryerjen e tyre. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: A member of a rural tourist household may provide the services listed in Article 77(1)(a), but not rent out holiday houses.
Neni 43 43.1. Në ekonominë shtëpiake që është e organizuar si ekonomi fshatare turistike, (në tekstin e mëtejmë: ekonomi shtëpiake në fshat), anëtari i ekonomisë shtëpiake në fshat, mund t’ i kryejë shërbimet nga neni 77, paragrafi 1, pika (a) e këtij ligji, përveç dhënies me qira të shtëpive për pushim. 14 43.2. Përveç shërbimeve nga paragrafi 1 i këtij neni, në ekonominë shtëpiake në fshat, mund të përgatiten dhe të shërbehen ushqime të ngrohta dhe të ftohta, pije dhe lëngje, kryesisht nga prodhimet e veta, për jo më shumë se për 50 persona (ekskursionistë) njëkohësisht. 43.3. Në ekonominë shtëpiake në fshat mund të kryhen edhe shërbimet e shijimit të verës dhe të rakisë, të specialiteteve të mishit të prodhimeve të veta, në pjesën e rregulluar të objektit të banimit ose të objektit afarist të formës së mbyllur, me tendë ose të hapur, për jo më shumë se 50 persona (ekskursionistë) njëkohësisht. 43.4. Ministria kompetente për punët e turizmit do të përcaktojë se çfarë konsiderohet ekonomi shtëpiake fshatare, kushtet minimale, kushtet për kategorinë dhe mënyrën e kategorizmit të objekteve ku kryhen shërbimet sipas këtij neni. 43.5. Për kryerjen e shërbimeve në ekonominë shtëpiake në fshat në mënyrën përkatëse zbatohen dispozitat e neneve 77 deri 85 të këtij ligji. 43.6. Ministria kompetente për punët e turizmit, pasi të sigurojë edhe mendimin e Ministrisë kompetente për bujqësi, do të përcaktojë se çfarë konsiderohet prodhim vetiak dhe llojin e produkteve që nuk është e domosdoshme të jenë nga prodhimi vetiak, në kuptimin e paragrafit 2 të këtij neni. 11. SHËRBIMET TURISTIKE PËR TURIZMIN RINOR - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Youth tourism is defined as stays by young tourists in youth hostels or other youth facilities, and the organization of cultural, entertainment, sports, educational, and recreational programs for youth.
Neni 44 Turizmi rinor, në kuptimin e këtij ligji, është qëndrimi i turistëve të rinj në hotelet-hostel për të rinjtë ose në objektet e parashikuara për të rinjtë (kampet, shkollat, shtëpitë për studentët dhe të rinisë), si dhe organizimi i programeve kulturore, zbavitëse, sportive, arsimore dhe rekreative për të rinjtë. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: A youth hotel-hostel is defined as a place offering accommodation and food services mainly to young guests.
Neni 45 45.1. Hoteli-hosteli rinor është objekt në të cilin mysafirëve, kryesisht të rinj, u bëhen shërbimet e vendosjes dhe të ushqimit. 45.2. Ministria e ngarkuar me punët e turizimit përcakton standartet dhe kategorizimet për këto hotele dhe objekte të kushtuara të rinjve, të cilat ofrojnë shërbimet e tyre në përputhje me nenin 44 të ligjit. 45.3. Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë kompetente për punët e turizmit, për hotelet dhe objektet e caktuara për të rinjtë, mund të parashikojë favore të caktuara (beneficione, zbritje etj.). 12. SHËRBIMET NË TURIZMIN E GJUETISË - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Hunting tourism services are defined here, and the service provider must carry them out in line with this law and the legal act regulating hunting.
Neni 46 46.1. Shërbime në turizmin e gjuetisë, në kuptimin e këtij ligji, konsiderohen organizimi dhe realizimi i qëndrimit të gjuetarëve-turistë, pranimi dhe vendosja e tyre, ndërmjetësimi në organizimin dhe realizimin e gjuetisë, dhënia me qira e pajisjeve të gjuetisë si dhe shërbime të tjera lidhur me qëndrimin e gjuetarëve-turistë. 46.2. Kryesi i shërbimeve e ka për detyrë që shërbimet nga paragrafi 1 i këtij neni t`i bëjë në pajtim me këtë ligj dhe me aktin ligjor që rregullon gjuetinë. 13. SHËRBIMET NË TURIZMIN KONGRESIAL 15 - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: This provision defines congress tourism as a set of tourist services for organizing meetings and related participant services and accompanying activities.
Neni 47 Turizëm kongresial, në kuptimin e këtij ligji, konsiderohet një tërësi shërbimesh turistike lidhur me organizimin e tubimeve shkencore, politike, profesionale, kulturore sportive dhe të takimeve të tjera, pranimi dhe vendosja e pjesëmarrësve, organizimi i manifestimeve kulturore-zbavitëse dhe i manifestimeve të tjera lidhur me organizimin e kohës së lirë të pjesëmarrësve, si dhe organizimi i veprimtarive përcjellëse(ekspozitat, prezentimet e produkteve dhe shërbimeve, shitja e produkteve, etj.). 14. SHËRBIMI I QIRADHËNIES SË AUTOMJETEVE - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The law treats car rental services as renting cars without a driver, and allows enterprises, other legal persons, and registered entrepreneurs to carry out those services.
Neni 48 48.1. Shërbime të qiradhënies së automjeteve në kuptimin e këtij ligji, konsiderohet dhënia me qira e makinave pa shofer (rent-a-car). 48.2. Shërbimet nga paragrafi 1 i këtij neni mund t`i kryejnë ndërmarrjet, personat e tjerë juridikë dhe sipërmarrësit, të regjistruar për ushtrimin e kësaj veprimtarie. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Car-rental vehicles must meet road-safety and vehicle-standard rules, be no older than 5 years, and the operator must have at least 4 registered vehicles plus secure parking.
Neni 49 49.1. Automjetet që janë objekt i shërbimeve sipas nenit 48, paragrafi 1 i këtij ligji, duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara me dispozitat mbi sigurinë në komunikacionin rrugor, me dispozitat mbi standardet për disa lloje të veçanta të automjeteve dhe nuk mund të jenë më të vjetra se 5 vjet. 49.2. Personi që kryen shërbimin e qiradhënies së automjeteve, duhet të ketë të paktën 4 automjete të regjistruara dhe parkingun e siguruar për të gjitha automjetet. 49.3. Ministria kompetente për punët e turizmit, në marrëveshje me Ministrinë kompetente për punët e komunikacionit, nxjerrë aktin nënligjor për kushtet dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë së qiradhënies së automjeteve. 15. SHËRBIMET TURISTIKE NË FORMAT E TJERA TË TURIZMIT - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The competent tourism ministry may set mandatory conditions and the manner of providing special tourism services covered by paragraph 1.
Neni 50 50.1. Shërbime turistike mund të kryhen edhe në forma tjera të turizmit, si turizëm shëndetësor, sportiv, fetar, etj. 50.2. Ministria kompetente për punët e turizmit për shërbimet e veçanta nga paragrafi 1 i këtij neni, mund të përcaktojë kushtet e detyrueshme dhe mënyrën e ofrimit të tyre. III . VEPRIMTARIA HOTELIERE - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This provision says legal and natural persons may carry out hotel activity under the manner and conditions set by this law.
Neni 51 Me këtë ligj rregullohen mënyra dhe kushtet në të cilat personat juridikë dhe fizikë mund ta ushtrojnë veprimtarinë hoteliere. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Enterprises, other legal persons, and entrepreneurs may carry out hotel activities if they meet the conditions set by this law.
Neni 52 16 Veprimtari hoteliere sipas nenit 51 të këtij ligji, mund të kryejnë ndërmarrjet, personat e tjerë juridikë dhe sipërmarrësit të cilët i plotësojnë kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie të përcaktuar me këtë ligj. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Article 53 allows certain public, youth, cultural, social, and education institutions to provide hospitality and accommodation services as exceptions to Article 52, subject to the conditions stated here.
Neni 53 53.1. Përjashtimisht nga neni 52 i këtij ligji, shërbimet e vendosjes dhe të hotelierisë, në kushtet e përcaktuara me këtë ligj për hotelierin, mund t`i kryejnë edhe institucionet publike që merren me administrimin e parqeve të Kosovës të shpallura nga kuvendi i Kosovës dhe parqeve natyrore. 53.2. Përjashtimisht nga neni 52 i këtij ligji, Lidhja e Ferialistëve të Kosovës dhe shoqatat e rinisë mund të kryejnë shërbime hoteliere dhe shërbime të vendosjes në objektet turistike rinore për anëtarët e vet dhe anëtarët e shoqatave ndërkombëtare të turizmit rinor. 53.3. Përjashtimisht nga neni 52 i këtij ligji, institucionet që ushtrojnë veprimtari muzeore dhe teatrore, entet për ndihmë sociale për pleq dhe persona të pafuqishëm, mund të kryejnë shërbime hoteliere të llojit: bistro, ëmbëltore, kafene, bar-bufe, etj., sipas kushteve të parashikuara me këtë ligj për hotelierinë, në objektet ku ushtron veprimarinë e vet themelore. 53.4. Institucionet e arsimit hotelier, konviktet e nxënësve dhe të studentëve, mund të ushtrojnë veprimtari hoteliere në kushtet e parashikuara me këtë ligj për hotelierin. 53.5. Institucionet nga paragrafi 4 i këtij neni, mund të kryejnë shërbime të vendosjes dhe shërbime hoteliere, në qoftë se i plotësojnë kushtet e parapara për objektet e llojit të hostelit ose të hotelit për rininë. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Certain accommodation and hospitality services may be performed by registered natural persons, if the law and the implementing sub-legal acts’ conditions are met.
Neni 54 Në pajtim me kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe me aktet nënligjore të nxjerrura në bazë të këtij ligji, disa shërbime të vendosjes dhe të hotelierisë mund t`i kryejnë edhe personat fizikë që janë të regjistruar për ushtrimin e kësaj veprimtarie. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Certain legal and natural persons in Kosovo may organize accommodation and food services in closed facilities, but must notify the municipal administration and may be subject to technical conditions and record-keeping rules set by the tourism ministry.
Neni 55 55.1. Personat juridikë dhe fizikë, me vendbanim ose me seli në Kosovë, mund të organizojnë kryerjen e shërbimeve të vendosjes dhe të ushqimit për punëtorët, anëtarët e familjes së ngushtë të punëtorëve, të anëtarëve dhe të pensionistëve të vetë në objektet e tipit të mbyllur (pushimore, objekt për ushqim, etj.), në kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe me dispozitat e tjera. 55.2. Personat juridikë dhe fizikë nga paragrafi 1 i këtij neni, e kanë për detyrë që kryerjen e shërbimeve hoteliere t`ia paraqesin organit të administratës komunale, sipas vendit të selisë së objektit, pra sipas vendit ku kryhen shërbimet dhe ky organ i regjistron në regjistrin për kryerjen e shërbimeve hoteliere nga personat juridikë dhe fizikë, nga paragrafi 1 i këtij neni. 55.3. Ministria kompetente për punët e turizmit do t`i përcaktojë kushtet minimale-teknike për kryerjen e shërbimeve nga paragrafi 1 këtij neni. 55.4. Organi kompetent i administratës komunale, rregullon plotësimin e kushteve nga aktet nënligjore të nxjerrura në bazë të paragrafit 3 të këtij neni. 55.5. Ministria kompetente për punët e turizmit, me akte nënligjore do ta caktojë, përmbajtjen e formularit të fletëparaqitjes dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit për kryerjen e shërbimeve nga personat juridikë dhe fizikë, nga paragrafi 1 i këtij neni. 17 55.6. Personi fizik ose juridik nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni paraqet kërkesë organit të administratës komunale, ku kryhen shërbimet, për të konstatuar se a janë plotësuar kushtet e parapara. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: This article says certain in-house food, drink, and lodging services are not treated as hotel activity under this law.
Neni 56 Nuk konsiderohen ushtrim i veprimtarisë hoteliere në kuptimin e këtij ligji aktivitet e mëposhtme: a. Kryerja e shërbimeve të ushqimit dhe vendosjes në objektet e institucioneve të ndihmës sociale, shëndetësore, të edukimit dhe të arsimit, në objektet e organizatave të Kryqit të Kuq dhe të institucioneve të tjera të ngjajshme, si Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Shërbimin Policor të Kosovës, në qoftë se këto shërbime i kryejnë punëtorët e tyre, ekskluzivisht për punëtorët, anëtarët dhe shfrytëzuesit e vet. b. Shërbimet e përgatitjes dhe të servimit të pijeve të ftohta dhe të ngrohta, të pijeve joalkoolike dhe gjellëve të thjeshta që personat juridikë dhe fizikë i organizojnë për nevojat e punëtorëve dhe anëtarëve të vet në lokalet e veta afariste. 1. OBJEKTI DHE MËNYRA E AFARIZMIT TË HOTELIERËVE - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The hotelier’s business premises or business activity must comply with this law, other legal acts, special hospitality rules, good business customs, and the required types and methods of hotel services.
Neni 57 Objekti i afarizmit të hotelierit duhet të jetë në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe me aktet e tjera ligjore, me rregullat e veçanta në hotelieri dhe me zakonet e mira afariste në hotelieri, si dhe me llojet dhe mënyren e kryerjes së shërbimeve hoteliere në objektet hoteliere. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Hotel establishments may operate year-round or seasonally, and may operate occasionally for events only if they first get permission from the competent municipal administration body.
Neni 58 58.1. Objekti hotelier punon gjatë gjithë vitit ose në bazë sezonale. 58.2. Objekti hotelier mund të punojë kohë pas kohe (gjatë kohës së manifestimeve, panaireve, jubileve, etj.), me kusht që paraprakisht ta marrë lejen nga organi kompetent i administratës komunale. 58.3. Manaxheri i hotelit e cakton kohën e afarizmit nga paragrafet 1 dhe 2 të këtij neni, për secilin objekt hotelier dhe për këtë e njofton organin kompetent të administratës komunale. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The competent municipal administration sets the start and end times of working hours in hospitality within its own territory.
Neni 59 Organi kompetent i administratës komunale e cakton orarin e fillimit e të mbarimit të kohës së punës në hotelieri në territorin e vet. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Hoteli i menaxheri duhet të shfaqë dhe të mbajë disa njoftime, lista çmimesh, libra evidencash dhe dokumente në objektin hotelier, si dhe të zbatojë rregullat dhe zakonet e hotelerisë.
Neni 60 60.1. Në ushtrimin e veprimtarisë hoteliere, menaxheri i hotelit ka për detyrë: a. Në hyrje të objektit hotelier, të vendosë dukshëm shenjën e llojit të hotelit dhe të kategorisë së objektit hotelier, siç është përcaktuar me aktvendimin e organit kompetent të administratës komunale ose të Ministrisë kompetente për punët e turizmit, b. Të afishojë dukshëm, në hyrje të objektit hotelier, njoftimin për orarin e punës që duhet të jetë në pajtim me kohën e përcaktuar të punës, 18 c. Të përcaktojë rendin shtëpiak në objektin hotelier për vendosje dhe ta afishojë në recepcion, si dhe të vendosë kopje të rregullave të rendit shtëpiak në të gjitha dhomat dhe apartamentet, d. Të caktojë çmimet e artikujve ushqimorë dhe të pijeve si dhe të shërbimit të ushqimit dhe të pijeve, si dhe t’i kryejë shërbimet në sasinë dhe cilësinë e duhur, në pajtim me çmimet e caktuara. Me kërkesën e mysafirit ia jep për t’i shikuar çmimet, e. Në mënyrë të dukshme dhe të kuptueshme për mysafirët, t’i afishojë çmimet e shërbimeve që kryhen dhe t’u përmbahet çmimeve të publikuara dhe të afishuara. Në listën e çmimeve për shërbimet e vendosjes duhet të të theksohet edhe shuma e taksës së qëndrimit, në qoftë se kjo është parashikuar me akt ligjor. f. T’i kenë listat e çmimeve në numër të mjaftueshëm kopjesh, g. T’i japin faturën mysafirit për çdo shërbim të cilat duhet të përmbajnë datën, llojin, sasinë dhe çmimin e shërbimit, h. T’i përmbahet orarit të caktuar të punës, i. T’ia dërgojë normativat për vërtetim inspeksionit të turizmit të Ministrisë kompetente për punët e turizmit, ndërsa normativa e aprovuar zbatohet që nga e nesërmja e ditës së aprovimit, j. Të mbajë librin e mysafirëve në objektin hotelier, k. Të mbajë librin e ankesave në mënyrën e përcaktuar me aktin ligjor në secilin objekt. Ankesën dhe përgjigjen, në afat prej tri ditësh, t’ia dërgojë inspeksionit të turizmit të Ministrisë kompetente për punët e turizmit, l. Të sigurojë mysafirin nga pasojat e rastit të fatkeqësisë në objektet e vendosjes, m. T’jua kryej sherbimet të gjithë shfytëzuesve në kushte të njejta, n. Të sigurojë shënimet e nevojshme (të dhënat për vetitë, cilësinë, çertifikatat, etj) për prodhimet që janë objekt i sherbimeve hoteliere, në pajtim me dispozitat më të cilat përcaktohet cilësia e prodhimeve, o. Të mbajë evidencën mbi furnizimin dhe shitjen (libri i banakut) në pajtim me dispozitat dhe standartet e kontabilitetit, p. Të afishojë në një vend të dukshëm në lokalin afarist lejën për punë (apo licencën). 60.2. Në ushtrimin e veprimtarisë hoteliere, menaxheri i hotelit e ka për detyrë t’i zbatojë edhe uzansat e veçanta në hoteleri, gjithashtu edhe zakonet afariste në hoteleri. 60.3. Ministria kompetente për punët e turizmit, do të përcaktojë me akt nënligjor formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së librit të mysafirëve dhe të librit të ankesave. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Hotelierët must not serve alcohol to customers under 18, and visible warning notices about that ban must be displayed in the specified premises and other premises serving alcohol.
Neni 61 61.1. Hotelieri nuk guxon t’i shërbejë pije alkoolike klientëve më të rinj se 18 vjeç. 61.2. Në objektet sipas nenit 61, paragrafi 1 i këtij ligji dhe në objektet e tjera, në të cilat shërbehen pije alkoolike, në vend të dukshëm, duhet të afishohet paralajmërimi për ndalimin e shërbimit të pijeve alkoolike personave më të rinj se 18 vjeç. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Hoteliers may offer simple hotel services ambulantly outside business and hotel premises, subject to sanitary conditions.
Neni 62 19 62.1. Hotelieri mund të kryejë shërbime të thjeshta hoteliere në mënyrë ambulatore (jashtë lokaleve afariste dhe mjediseve hoteliere). 62.2. Në mënyrë ambulatore mund të shërbehen ushqimet e gatshme (të paketuara), pijet joalkoolike, lëngjet dhe akullore, në pajtim me kushtet sanitare. 62.3. Organi kompetent i administratës komunale përcakton mjediset, në të cilat shërbimet e thjeshta hoteliere mund të kryhen në mënyrë ambulatore. 62.4. Organi kompetent i administratës komunale, me akt nënligjor cakton se cilat kushte teknike dhe sanitare duhet të plotësohen në shërbimet sipas paragrafit 1 të këtij neni. 62.5. Organi kompetent i administratës komunale vërteton plotësimin e kushteve sipas aktit nënligjor, të miratuar në bazë të paragrafit 4 të këtij neni. 62.6. Dispozitat e nenit 60, paragrafi 1, pikat (a), (b), (c), (j), (k), (o) dhe (p) nuk zbatohen për shërbimet e thjeshta hoteliere. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The hotel ministry must issue subordinate rules on minimum technical conditions for hotel premises, and hotel activities and services must meet minimum technical and health conditions.
Neni 63 63.1. Për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere dhe kryerjen e shërbimeve nga neni 62 i këtij ligji duhet të plotësohen kushtet minimale teknike, përsa i përket rregullimit dhe pajisjes së objekteve hoteliere, si dhe kushtet e tjera të parashikuara me këtë ligj dhe me aktet tjera nënligjore, të nxjerrura në bazë të këtij ligji (në tekstin e mëtejmë: kushtet minimale teknike). 63.2. Për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere dhe për kryerjen e shërbimeve hoteliere duhet të plotësohen edhe kushtet shëndetësore për punë në hotelieri, në pajtim me dispozitat e veçanta. 63.3. Ministria kompetente për punët e turizmit do t’i nxjerrë aktet nënligjore për kushtet minimale teknike, të cilat duhet t’i plotësojnë objektet hoteliere nga paragrafi 1 i këtij neni. 2. OBJEKTI AFARIST, MJEDISI DHE LOKALI, KUSHTET DHE KATEGORIZIMI I OBJEKTEVE HOTELIERE - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Hotel activity is carried out in a business premises and in a prepared, arranged, and equipped environment called the hotel premises.
Neni 64 64.1. Veprimtaria hoteliere ushtrohet në objektin afarist dhe në mjedisin e destinuar, të rregulluar dhe të pajisur për kryerjen e shërbimeve hoteliere (në tekstin e mëtejmë: objekti hotelier). 64.2. Veprimtaria hoteliere mund të ushtrohet në objektin afarist, në mjedisin dhe lokalin ku ushtrohet edhe ndonjë veprimtari tjetër, në qoftë se për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere janë plotësuar kushtet e parapara. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Hotel objects are grouped into seven categories, and the tourism ministry may add and classify other types. The ministry also sets the minimum services that hoteliers must provide for specific hotel object types.
Neni 65 65.1. Objektet hoteliere, sipas këtij ligji, janë objektet për vendosje (bujtje) dhe objektet për ushqim dhe pije dhe klasifikohen në këto shtatë grupe : a. Hotelet: hoteli, fshat turistik, apart-hotel, fshat apartamentesh,moteli, pensioni, etj, b. Kampet dhe llojet e tjera të objekteve hoteliere për vendosje si : kampi, dhomat me qira, apartamentet, hoteli-hostel për rininë, shtëpia e alpinistëve, pushimorja, bujtina, etj., c. Restorantet : restoranti, taverna, restoranti nacional, restorant qumështi, kafeneja, piceria, qebaptorja, kuzhina popullore, byrektorja, etj ., d. Baret : bari, bar- nate , disko-bar, etj. , 20 e. Bufetë : bufeja , birraria , bistroja, etj ., f. Kafenetë : kafeneja, bar – kafeneja, kafe-ëmbëltore, etj. , g. Kantinat dhe përgatitja e racioneve ushqimore. 65.2. Krahas llojeve të objekteve hoteliere nga paragrafi 1 i këtij neni, Ministria kompetente për punët e turizmit, mund të caktojë edhe lloje të tjera të objekteve hoteliere dhe të bëjë klasifikimin e tyre në grupe të caktuara, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, në varësi nga mënyra e shërbimit dhe llojet e shërbimeve që kryhen kryesisht në objektin hotelier. 65.3. Ministria kompetente për punët e turizmit, në pajtim me dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni, do të përcaktojë minimumin e shërbimeve që hotelieri ka për detyrë t’i kryejë në llojin e veçantë të objekteve hoteliere. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: The tourism ministry classifies hotel objects, the hotel must display its type and category at the entrance, and appeals against the classification act are not allowed, though an administrative dispute may be opened.
Neni 66 66.1. Ministria kompetente për punet e turizmit me akt juridik të veçantë përcakton llojet e objekteve hoteliere që kategorizohen kategoritë, elementet dhe kriteret për kategorizim, si dhe mënyrën e kategorizimit të objekteve hoteliere. 66.2. Kategoria e objektit hotelier përcaktohet me aktvendimin që lëshon Ministria kompetente për punët e turizmit me kërkesë të objektit hotelier . 66.3.Objekti hotelier sipas paragrafit 1 të këtij neni, fillon punën kur organi kompetent i administratës ia përcakton kategorinë. 66.4. Akti i përcaktimit të kategorisë së objektit hotelier nga paragrafi 2 i këtij neni, miratohet brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës për përcaktimin e kategorisë. 66.5. Kundër aktit sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk mund të ushtrohet ankesë, por mund të hapet kontest administrativ. 66.6. Në hyrje të secilit objekt hotelier siaps paragrafit 1 të këtij neni, duhet të vihet shenja e llojit dhe e kategorisë së përcaktuar e objektit. 66.7. Ministria kompetente për punët e turizmit mbanë regjistrin e objekteve të kategorizuara hoteliere . - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: The competent tourism ministry classifies certain hotel establishments after the category conditions are verified; other hotel-type establishments are classified by the municipal administration.
Neni 67 67.1. Ministria kompetente për punët e turizmit përcakton kategorinë për objektet hoteliere: hotel, motel, apart-hotel, fshat turistik, pension dhe kamp, pas vërtetimit të plotësimit të kushteve për kategorinë. 67.2. Për llojet e tjera të objekteve hoteliere që kategorizohen, kompetent është organi i administratës komunale. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Hotel accommodation objects are classified by category, marked with a star, and the category act is valid for 5 years.
Neni 68 68.1. Objektet hoteliere për vendosje, kategorizohen në varësi nga rregullimi, pajisja, aparatura, shërbimi i mirëmbajtjes dhe elementet dhe kriteret tjera të kategorizimit. 68.2. Shenja për kategorinë e një objekti hotelier për vendosje është ylli. 68.3. Akti për kategorinë e përcaktuar të objektit hotelier mbetet në fuqi 5 vjet. 21 68.4. Akti sipas paragrafit 3 të këtij neni vihet në secilin objekt, të cilit i është përcaktuar kategoria. 68.5. Në qoftë se në afatin për të cilin është lëshuar akti juridik i përcaktimit të kategorisë së objektit hotelier ndërrohet subjekti që ushtron veprimtarinë në atë objekt, subjekti i ri që do ta ushtrojë veprimtarinë, duhet që para se të fillojë ushtrimin e veprimtarisë, të nxjerrë aktin për përcaktimin e kategorisë . 68.6. Në qoftë se në afatin nga paragrafi 3 i këtij neni bëhen shmangie nga standardet e caktuara për kategorinë që i është përcaktuar objektit hotelier, nga aspekti i rregullimit, paisjeve dhe cilësisë së shërbimeve, objekti hotelier e ka për detyrë që në afat prej 15 ditësh të paraqesë kërkesën për t’iu caktuar kategoria e re. 68.7. Ndryshimi i kategorisë të objektit hotelier bëhet në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën procedurë si për përcaktimin e kategorisë së objektit hotelier. 68.8. Objekti hotelier që nuk i plotëson më kushtet e caktuara për llojin dhe kategorinë e përcaktuar, nuk mund të punojë sikur të ishte ai lloj dhe ajo kategori e objektit hotelier. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The tourism ministry must reclassify hotel accommodation objects every two years and confirm their category.
Neni 69 69.1. Ministria kompetente për punët e turizmit, në pajtim me detyrat e saj zyrtare, çdo dy vjet bënë rikategorizimin e objekteve hoteliere për vendosje dhe rivërteton kategorinë e atyre objekteve. 69.2. Për kategorizimin e të objekteve sipas paragrafit 1 të këtij neni, Ministria kompetente për punët e turizmit lëshon aktvendim me të cilin objekti regjistrohet në regjistrin e objekteve të kategorizuara hoteliere. 69.3. Në qoftë se vërtetohet se objekti për vendosje nuk i plotëson më kushtet për llojin dhe kategorinë e përcaktuar, me aktvendim përcaktohet lloji dhe kategoria e re e objektit hotelier. 69.4. Në rastin nga paragrafi 3 i këtij neni, shpenzimet e procedurës i ngarkohen objektit hotelier. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Një objekt hotelier mund të përdorë titullin e një lloji objekti hotelier sipas shërbimeve që kryesisht ofron.
Neni 70 70.1. Objekti hotelier mund ta ketë titullin (firmën) e një lloji të objektit hotelier, në varësi nga lloji i shërbimeve që kryesisht kryhen në objekt . 70.2. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, objekti hotelier mund ta ketë titullin e dy llojeve të shërbimeve të objekteve hoteliere, në qoftë se për secilin lloj i plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe me aktet e tjera ligjore. 70.3. Titulli i llojit të objektit hotelier mund të ndryshohet, në qoftë se plotësohen kushtet e parashikuara për kryerjen edhe të llojeve të tjera të shërbimeve në objektin hotelier. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Each hotel establishment must have a manager; the manager must have at least secondary vocational education, with limited exceptions.
Neni 71 71.1. Për secilin objekt hotelier, hotelieri duhet ta ketë drejtuesin (menaxherin) e objektit hotelier ( në tekstin e mëtejmë: drejtuesi i afarizmit,). 71.2. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, objekti hotelier mund ta ketë një drejtues të afarizmit, i cili menaxhon më shumë se një objekt hotelier për vendosje si: apartamente, dhoma që jepen me qira dhe shtëpi pushimi. 71.3. Drejtuesi i afarizmit duhet ta ketë së paku përgatitjen e mesme profesionale. 22 71.4. Në qoftëse pronari e drejton vetë afarizmin e objektit hotelier, ai duhet të plotësojë kushtet e parashikuara për drejtues afarizmi. 71.5. Drejtuesi i afarizmit (menaxheri), është përgjegjës për afarizmin e objektit hotelier, në pajtim me këtë ligj. 71.6. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni, drejtuesi i afarizmit që nuk e ka përgaditjen e caktuar profesionale, mund ta udhëheqë objektin hotelier, në qoftë se dëshmon se ka punuar të paktën 5 vjet në punët të ngjashme në hoteleri. 3. LEJA PËR PUNË E OBJEKTEVE HOTELIERE - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Hotel activities cannot start, change, or expand until the competent authority confirms the conditions and issues a work permit.
Neni 72 72.1. Ndërmarrjet, personat e tjerë juridikë, sipërmarrësit dhe personat fizikë nuk mund të fillojnë ta kryejnë veprimtarinë hoteliere e as ta ndryshojnë apo zgjerojnë objektin e veprimtarisë së tyre, para se organi kompetent të konstatojë se janë plotësuar kushtet në lidhje me pajisjen teknike, mbrojtjen në punë, mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor si edhe të kushteve të tjera të parapara në pajtim me këtë ligj dhe dispozitat e nxjerra në bazë të këtij ligji, përpara se të jap lejën për punë. 72.2. Leja për punë për objektet hoteliere lëshohet nga Ministria kompetente për punë të turizmit sipas nenit 67, paragrafi 1. 72.3. Organi kompetent i administratës lokale ua jep lejen për punë llojeve të tjera të objekteve hoteliere. 72.4. Plotësimin e këtyre kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni, Ministria kompetente për punë të turizmit e verteton në afat prej 30 ditesh nga dita e paraqitjes së kërkesës së rregullt. 72.5. Kundër vendimit mbi plotësimin e kushteve për objektet hoteliere nga paragrafi 2 i këtij neni nuk mund të paraqitet ankesë, por kundër atij vendimi mund të bëhet kontest administrativ. 72.6. Leja nga paragrafi 2 i këtij neni regjistrohet në regjistrin përkatës të cilën e mban Ministria kompetente për punët e turizmit. 72.7. Plotësimin e kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni, për llojet e tjera të objekteve hoteliere, organi kompetent i administrates lokale e konstaton në afat prej 15 ditësh prej ditës së paraqitjes së rregullt të kërkesës. 72.8. Leja nga paragrafi 3 i këtij neni regjistrohet në regjistrin përkatës të objekteve hoteliere që e mban organi kompetent i administrates lokale. 72.9. Ministria kompetente për punë të turizmit rregullon me akt të veçantë juridik formën, përmbajtjen dhe mënyren e mbajtjes së regjistrit sipas paragrafit 6 dhe 8 të këtij neni - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: A hotel manager may start work after giving prior written notice if the competent authority does not issue the permit or a rejection decision in time.
Neni 73 73.1. Në qoftë se organi kompetent i administratës nuk e jep lejen nga neni 72, paragrafi 2 dhe 5 i këtij ligji në afatin e caktuar, ose nuk merr aktvendim me të cilin kërkesa refuzohet për shkak të mosplotësimit të kushteve të parashikuara, drejtuesi i hotelit (menaxheri) mund ta fillojë punën në objektin hotelier, pasi të ketë njoftuar me parë me shkrim organin kompetent. 73.2. Organi kompetent e ka për detyrë të merr aktvendim nga neni 72, paragrafi 2 dhe 5 i këtij ligji në afat prej 30 ditësh nga dita kur e merr njoftimin sipas paragrafit 1 të këtij neni. 73.3. Në qoftë se organi kompetent vërteton se nuk janë plotësuar kushtet e parashikuara me këtë ligj, ndërsa drejtuesi (menaxheri) i hotelit e ka filluar punën në bazë të paragrafit 1 të këtij neni, konsiderohet se veprimtarinë e ushtron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. 23 4. SHËRBIMET HOTELIRE NË OBJEKTIN LËVIZËS - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Mobile objects may provide certain hotel services if they meet technical conditions, except at unique locations important for the tourism offer.
Neni 74 74.1. Disa shërbime hoteliere mund të kryhen edhe nga objekti lëvizës, i cili nuk konsiderohet objekt hotelier në kuptimin e nenit 65 të këtij ligji, në qoftë se i plotëson kushtet teknike, me përjashtim të lokacioneve unike (të veçanta) që kanë rëndësi specifike për ofertën turistike. 74.2. Objekti sipas paragrafit 1 të këtij neni, është objekti që mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin, ose duke lëvizur vetë, ose duke e tërhequr. 74.3. Ministria kompetente për punët e turizmit përcakton kushtet teknike që duhet t’i plotësojnë objektet nga paragrafi 1 i këtij neni, llojin dhe mënyrën e kryerjes së shërbimeve në ato objekte. 74.4. Organi kompetent i administratës komunale vërteton plotësimin e kushteve në pajtim me aktin juridik të nxjerrë në bazë të paragrafit 1 të këtij neni. 74.5. Organi kompetent i administratës komunale i cakton mjediset ku mund të kryhen shërbimet në objektin nga paragrafi 1 i këtij neni. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Hotel services may be carried out under a tent or at a stall if technical conditions are met, except in unique locations important for the tourist offer.
Neni 75 75.1. Përjashtimisht, shërbimet hoteliere mund të kryhen nën tendë, në tezgë, etj., në qoftë se janë plotësuar kushtet teknike, përveçse në lokacionet unike që kanë rëndësi të veçantë për ofertën turistike. 75.2. Kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni i përcakton organi kompetent i administratës komunale, i cili vërteton plotësimin e kushteve sipas aktit ligjor të nxjerrë në bazë të paragrafit 1 të këtij neni. 75.3. Organi kompetent i administratës komunale përcakton se cilat ushqime, pije dhe lëngje mund të shërbehen në objektet e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni. 5 KAMPIMI - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Camping is only allowed in organized camps, with municipal authorities setting camping locations for the purpose of camping.
Neni 76 76.1. Kampimi, në kuptim të këtij ligji, konsiderohet banimi nën tendë, në kamp-shtëpizë, në kamp-karroceri dhe në pajisje të tjera përkatëse për vendosje në vend të hapur, lokacionin e të cilave, për qëllime kampimi, e cakton organi kompetent i administratës komunale. 76.2. Kampimi mund të bëhet vetëm në kampet e organizuara, pra është e ndaluar vënia e pajisjeve për kampim nga paragrafi 1 i këtij neni, për qëllim kampimi jashtë kampit. 76.3. Kampe të organizuara, në vështrim të këtij ligji, konsiderohen kampet që i plotësojnë kushtet e përcaktuara në aktet ligjore për kategorizimin e objekteve hoteliere për vendosje (kampet e organizuara). 76.4. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni, kampimi jashtë kampit lejohet në rastet dhe gjatë kohës së mbajtjes së manifestimeve sportive, kulturore-artistike dhe të ngjajshme, por në vendet e rregulluara për këtë, në pajtim me kushtet e parashikuara me këtë ligj, me dispozitat nënligjore, të nxjerrura në bazë të këtij ligji. 76.5. Vendi dhe koha e mbajtjes së manifestimeve nga paragrafi 4 i këtij neni, rregullohet nga organi kompetent i administratës komunale. 76.6. Qëndrimi i skautistëve me pajisje kampimi në vendet e hapura, nuk konsiderohet kampim në kuptimin e paragrafit 1 të këtij neni. 24 6. SHËRBIMET HOTELIERE NË EKONOMINË SHTËPIAKE - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: A person may rent out rooms, apartments, and holiday homes, run a campsite, and provide breakfast/half-board/full-board services, subject to the limits in this article.
Neni 77 77.1. Në kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe me aktet e tjera ligjore, personi fizik: a. Mund t’ju lëshojë mysafirëve me qira dhoma, apartamente dhe shtëpi pushimi që janë pronë e tij apo që i ka në shfrytëzim dhe të cilat nuk përbëjnë më shumë se 10 dhoma ose 20 krevate. b. Mund të organizojë kampin në tokën e vet për jo më shumë se 5 njësi vendosjeje, që do të thotë 20 mysafirë njëkohësisht. 77.2. Personi fizik mund të kryejë edhe shërbimet e ofrimit të mëngjesit, të gjysëmpensionit ose të pensionit të plotë vetëm për mysafirët qiramarrës të dhomave, apartamenteve dhe të shtëpive të pushimit. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: People providing hotel services in household economy must meet the minimum technical conditions for the relevant category, and the competent tourism ministry sets the categorization rules and criteria.
Neni 78 78.1. Që personat fizikë të kryejnë shërbime hoteliere në ekonominë shtëpiake, objektet sipas nenit 77 të këtij ligji duhet t’i plotësojnë kushtet minimale teknike për kategorinë e caktuar . 78.2. Ministria kompetente për punët e turizmit përcakton kushtet minimale teknike për kategorinë, elementet dhe kriteret për kategorizim, si dhe mënyrën e kategorizimit të objekteve sipas paragrafit 1 të këtij neni. 78.3. Dispozitat e neneve 72 deri në 74 të këtij ligji, me të cilat përcaktohet procedura për vërtetimin e kushteve minimale dhe të kushteve për kategorizimin e objekteve hoteliere, zbatohen përkatësisht edhe në rastin e kryerjes së shërbimeve nga personat fizikë në ekonominë shtëpiake. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: A physical person carrying out the services under Article 78 must also meet the working conditions for hotel facilities, in line with special legal acts.
Neni 79 Personi fizik që i kryen shërbimet nga neni 78 i këtij ligji duhet të plotësojë edhe kushtet e punës në objektet hoteliere, në pajtim me aktet e veçanta ligjore. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Personat fizikë që ofrojnë shërbime sipas nenit 77 duhet të afishojnë dhe të mbajnë të dukshme informacionin bazë për objektin, shërbimet, çmimet dhe faturimin, si dhe të regjistrojnë mysafirët.
Neni 80 80.1. Personi fizik që kryen shërbimet sipas nenit 77 të këtij ligji duhet: a. Të afishojë dukshëm shenjën e llojit dhe të kategorisë së objektit, vërtetuar me aktvendimin e organit kompetent, b. Të shpall dukshëm, në hyrje të objektit ose diku afër, listën e shërbimeve që kryen, c. Të përcaktojë normativën të artikujve ushqimor, të pijeve dhe të lëngjeve për shërbime të veçanta dhe të pijeve freskuese, në qoftë se ato shërbime i kryen sipas normativave të caktuara dhe me kërkesë të mysafirit, normativën i jepet për ta shikuar, d. T’i afishojë dukshëm çmimet e shërbimeve që kryen, në mënyrën e parashikuar dhe të zakonshme dhe t’u përmbahet çmimeve të afishuara, e. T’ia jep faturën mysafirit në të cilën shënon datën, llojin, sasinë dhe çmimin për secilin shërbim të kryer. Tek shërbimi i vendosjes në faturë duhet të shënohet edhe shuma e taksës në lidhje me akomodimin/ vendosjen, në rast se kjo taksës është e zbatueshme, f. Të bëjë regjistrimin e mysafirëve, 25 g. T’ia dërgojë normativat për vërtetim inspeksionit turistik të Ministrisë kompetente për punët e turizmit, jo më vonë se një javë para zbatimit të tyre. 80.2. Ministria kompetente për punët e turizmit, përcakton me akt nënligjor, formën dhe përmbajtjen e formularit për regjistrimin e mysafirëve sipas paragrafit 1, pika (f) të këtij neni. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: A person carrying out services may be helped by household members, but may not be an employer or use the work of non-household members; household members involved must meet health requirements for hospitality work.
Neni 81 81.1. Gjatë kryerjes së shërbimeve sipas nenit 77 të këtij ligji, personi fizik mund të ndihmohet nga anëtarët e ekonomisë së tij shtëpiake. 81.2. Personi fizik që kryen shërbime sipas nenit 79 të këtij ligji, nuk mund të jetë punëdhënës dhe as ta shfrytëzojë punën e personave që nuk janë anëtarë të ekonomisë së tij shtëpiake. 81.3. Në rastin sipas paragrafit 1 të këtij neni, anëtarët e ekonomisë shtëpiake duhet t’i plotësojnë kushtet shëndetësore për punë në hoteleri, në pajtim me aktet e veçanta ligjore. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: A physical person must obtain a permit from the competent municipal administration to carry out the services covered by Article 77.
Neni 82 82.1. Për kryerjen e shërbimeve nga neni 77 i këtij ligji, personi fizik duhet ta marrë lejen nga organi kompetent i administratës komunale. 82.2. Leja sipas paragrafit 1 të këtij neni i lëshohet personit fizik që i plotëson këto kushte: a. Është i aftë për afarizëm, b. Është pronar, ose ka të drejtën së shfrytëzimit të objektit (dhomave, apartamenteve dhe shtëpive për pushim), ose është pronar i tokës së kampit, c. Plotëson kushtet e parashikuara shëndetësore, d. Ka marrë aktvendimin për objektin ku do të kryejë shërbimet, plotëson kushtet minimale, si dhe është kategorizuar në pajtim me këtë ligj, në qoftë se për objektin është parashikuar detyrimi për marrjen e kategorizimit. 82.3. Leja nga paragrafi 1 i këtij neni, mund t’i jepet vetëm njërit anëtar të ekonomisë së përbashkët shtëpiake. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: The municipal administration must issue a decision on the permit within 30 days of a regular request.
Neni 83 83.1. Për lejen sipas nenit 82, paragrafi 1 i këtij ligji, organi kompetent i administratës komunale, nxjerrë një aktvendim brenda 30 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës së rregullt. 83.2. Në qoftë se organi kompetent i administratës komunale nuk e nxjerrë aktvendimin në afatin e caktuar në paragrafin 1 të këtij neni, ose nuk e nxjerrë aktvendimin me të cilin refuzohet kërkesa për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, personi fizik mund të fillojë kryerjen e shërbimeve, pasi ka njoftuar për këtë paraprakisht me shkrim organin kompetent të administratës komunale. 83.3. Organi kompetent i administrates komunale e ka për detyrë që aktvendimin sipas paragrafit 1 të këtij neni, ta nxjerrë brenda 30 ditësh, nga dita kur e merrë njoftimin nga paragrafi 2 i këtij neni. 83.4. Në qoftëse organi kompetent vërteton se nuk janë plotësuar kushtet e parashikuara me këtë ligj, ndërsa personi fizik e ka filluar punën në bazë të paragrafit 2 të këtij neni, konsiderohet se shërbimet i kryen në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. 26 - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: The competent municipal administration body keeps the registry, and the tourism ministry sets its form, content, and how it is maintained.
Neni 84 84.1.Aktvendimi për lejimin e kryerjes së shërbimeve nga personat fizikë në ekonominë shtëpiake, regjistrohet në regjistrin mbi kryerjen e shërbimeve hoteliere nga personat fizikë në ekonominë shtëpiake, të cilin e mban organi kompetent i administratës komunale. 84.2. Ministria kompetente për punët e turizmit përcakton formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit për kryerjen e shërbimeve hoteliere nga personat fizikë në ekonominë shtëpiake. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: The permit for services by natural persons in household economy is revoked if certain conditions are not met.
Neni 85 Leja për kryerjen e shërbimeve nga personat fizikë në ekonominë familjare shfuqizohet: a. Me çregjistrimin e personit fizik, b. Në qoftë se personi fizik nuk fillon t’i kryejë shërbimet në afat prej 6 muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të aktvendimit të lejes, c. Në qoftë se më nuk e plotëson ndonjërin nga kushtet e parashikuara në nenin 82 të këtij ligji, d. Në qoftë se inspeksioni mbikëqyrës vërteton se nuk janë plotësuar kushtet e parashikuara me këtë ligj, me aktet e nxjerrura nënligjore në bazë të këtij ligji dhe me aktet tjera, ndërsa mangësitë e konstatuara nuk janë mënjanuar në afatin e caktuar, e. Në qoftë se organi kompetent i administratës komunale më vonë vërteton se aktvendimi për lejen është bazuar në të dhëna të pavërteta dhe dokumente të falsifikuara. IV MBIKËQYRJA - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: The competent tourism ministry oversees compliance, and tourism inspectors may inspect tourism and hotel activities; other authorized staff, the health ministry for sanitary-hygienic conditions, and the finance ministry may also inspect.
Neni 86 86.1. Mbikëqyrja administrative e zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore, të nxjerrura në bazë të këtij ligji me të cilat rregullohet veprimtaria turistike dhe hoteliere, bëhet nga Ministria kompetente për punët e turizmit. 86.2. Inspektimin e bëjnë inspektorët e turizmit të Ministrisë kompetente për punët e turizmit. 86.3. Inspektimin (mbikëqyrjen) mund ta bëjnë edhe nëpunësit e tjerë me autorizime të veçanta të Ministrisë kompetente për punët e turizmit. 86.4. Inspektimin e bënë edhe Ministria kompetente e shëndetit për pjesën me të cilën rregullohen kushtet sanitare-higjenike të objektit dhe të lokaleve në të cilët ushtrohet veprimtaria hoteliere, si dhe Ministria kompetente për financa përmes inspektorëve të vet - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: The tourism inspector has broad inspection powers over tourism and hospitality businesses, including checking identity, documents, prices, invoices, contract performance, and compliance, and may order measures, issue fines, and stop work in specified cases.
Neni 87 87.1. Në kryerjen e inspektimit, inspektori ka detyrat dhe autorizimet të përgjithshme: a. Të vërtetojë identitetin e të punësuarve në ndërmarrje, të personave të tjerë juridikë, të sipërmarrësve si dhe të personave fizikë që ushtrojnë veprimtari turistike dhe hoteliere, b. Të kontrollojë kontratat, evidencat, dokumentacionin dhe dokumentet e tjera të nevojshme për vërtetimin e ligjshmërisë në afarizmin e ndërmarrjes ose të personave fizikë, 27 c. Të kontrollojë përmbushjen e detyrimeve kontraktuese ndërmjet shitësve dhe blerësve të shërbimeve turistike dhe hoteliere, d. Të kontrollojë afishimin dhe zbatimin e çmimeve të shërbimeve hoteliere dhe turistike, si dhe dhënien e faturave për shërbimet e kryera, e. Të vertetojë dhe të kontrollojë zbatimin e normativave të ushqimit dhe të pijeve në sasi dhe cilësi, f. Të urdhërojë masa për sigurimin e dokumentacionit, g. Të gjobitë në vend, h. Të ushtrojë fletëparaqitje te organi kompetent për veprat e bëra penale dhe shkeljet ekonomike, përkatësisht, të paraqesë kërkesë për hapjen e procedurës kundërvajtëse, i. Të hapë procedurë lidhur me vërejtjet e blerësve të shërbimeve hoteliere dhe turistike. 87.2. Inspektori i turizmit posaçërisht është i autorizuar: a. T’ia ndalojë punën ndërmarrjes, personit tjetër juridik ose sipërmarrësit që ushtron veprimtari turistike dhe hoteliere, të definuar me këtë ligj, në qoftë se nuk është regjistruar në regjistrin përkatës ose nuk e ka aktin që vërteton plotësimin e kushteve minimale teknike të parapara për ushtrimin e këtyre veprimtarive, b. T’ia ndalojë punën ndërmarrjes që kryen punët e organizimit të udhëtimeve turistike pa licencë ose që nuk i plotëson më vonë kushtet në bazë të të cilëve i është dhënë licenca, c. T’ia ndalojë punën objektit hotelier në kategorinë që i është përcaktuar, në qoftë se rregullimi, pajisjet dhe shërbimet në objekt nuk janë në përputhje me standardet e përcaktuara për atë kategori, ndërsa objekti hotelier në afatin e caktuar nuk ka paraqitur kërkesë për klasifikim në kategorinë e re, d. T’ia ndalojë kryerjen e shërbimeve të vendosjes dhe të ushqimit të turistëve në ekonominë shtëpiake, kur vërteton se personi fizik u jep me qira turistëve dhomat, shtëpinë ose banesën për pushim, të cilat nuk janë kategorizuar në pajtim me dispozitat e ligjit, e. Që t’ia ndalojë ushtrimin e veprimtarisë ndërmarrjes, personit tjetër juridik, sipërmarrësit ose personit fizik, në rastet kur inspektorit i pamundësohet që të kryejë punët e inspektimit, f. Që t’ia ndalojë punën e punëtorit që kryen shërbime në terrenin sportiv, në qoftë se terreni i skijimit nuk është i pajisur me aparaturën dhe pajisjet e domosdoshme, në pajtim me dispozitat ligjore dhe në qoftë se entiteti nuk e ka dëshminë për plotësimin e kushteve të lëshuar nga organi kompetent. g. Të marrë vendim më të cilin ndalohet veprimtaria turistike apo hoteliere, nëse vertetohet se kjo veprimtari kryhet pa lejen për punë, dhe njëkohësisht mund të zbatojë mbylljen e dhunshme të objektit duke ja vënë vulën zyrtare me dyll. 87.3. Në zbatimin e inspektimit, inspektori i turizmit kontrollon: lokalet afariste dhe lokalet e tjera dhe mjediset ( vendet ) në të cilët ushtrohet veprimtaria hoteliere dhe turistike; mallin, aparaturat dhe pajisjet me të cilat ushtrohet veprimtaria hoteliere dhe turistike; lokalet e banimit dhe hapësirat e ekonomisë shtëpiake, përkatësisht, ndërtesat e banimit, banesat dhe shtëpitë për qiradhënie, në të cilat turistëve dhe udhëtarëve u bëhen shërbime turistike dhe hoteliere; librat afaristë, kontratat, dokumentacionin dhe evidencat, dokumentacionin tjetër afarist që mundëson pasqyrën e afarizmit të personave juridikë dhe fizikë që kryejnë shërbime hoteliere dhe turistike; dokumentet në bazë të të cilëve mund të vërtetohet identiteti i personave fizikë që i nënshtrohen inspektimit, por edhe punë të tjera, varësisht nga qëllimi i inspektimit. 87.4. Përveç punëve nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, inspeksioni i turizmit kryen edhe punë të tjera që me ligj dhe me dispozitat e tjera i ka në kompetencë. 28 - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: Tourism inspectors may decide how long a temporary activity ban lasts and set the deadline for fixing the deficiencies; an appeal can be filed within 8 days and does not stop execution.
Neni 88 88.1.Inspektori i turizmit, me aktvendim sipas nenit 87, paragrafi 2 i këtij ligji përcakton kohëzgjatjen e ndalimit të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë si dhe afatin në të cilin personat që ushtrojnë veprimtarinë e shërbimeve të parashikuara me këtë ligj, e kanë duhet t’i mënjanojnë mangësitë për të cilat u është shqiptuar masa. 88.2. Kundër aktvendimit të inspektorit të turizmit, mund t‘i paraqitet ankesë Ministrisë kompetente për punët e turizmit, në afat prej 8 ditësh nga dita e marrjes së aktvendimit. 88.3.Ankesa kundër aktvendimit nga paragrafi 2 i këtij neni nuk e shtyen ekzekutimin e tij. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Personat juridikë dhe fizikë duhet t’i mundësojnë inspektorit të turizmit inspektimin pa pengesa dhe, kur u kërkohet, t’i japin ose përgatisin të dhënat, informatën dhe materialet e nevojshme brenda afatit që cakton ai.
Neni 89 89.1. Personat juridikë dhe fizikë, lokalet dhe mjediset, aparatura dhe pajisjet, janë të detyruar që inspektorit të turizmit t’ia mundësojnë kryerjen e inspektimit pa pengesa. 89.2. Personat juridikë dhe fizikë janë të detyruar që me kërkesë të inspektorit të turizmit, në afatin që ai e cakton, t’ia dorëzojnë ose t’ia përgatisin të dhënat, informatat dhe materialet që i nevojiten për t’i kryer punët nga kompetencat e veta, në afat optimal. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: The tourism inspector must report violations to the competent authority within 15 days, order correction of irregularities where required, issue a decision within set time limits, and may prohibit hotel/tourism activities in listed cases.
Neni 90 90.1. Në qoftë se inspektori i turizmit vërteton gjatë kontrollit se është shkelur ligji ose ndonjë akt tjetër ligjor, e ka për detyrë që sa më parë, jo më vonë se 15 ditë nga dita e përpilimit të procesverbalit, të paraqesë fletëparaqitje në organin kompetent për shkak të veprës penale ose kundërvajtjes ekonomike, përkatësisht, të paraqesë kërkesë për hapjen e procedurës për kundërvajtje. 90.2. Në qoftë se inspektori i turizmit gjatë inspektimit vërteton që ligji ose ndonjë akt tjetër juridik, nuk është zbatuar ose nuk është zbatuar drejt, me aktvendim do të urdhërojë mënjanimin e parregullsisë së vërtetuar, në qoftëse kjo është parashikuar me ligj ose me ndonjë akt tjetër ligjor, duke caktuar edhe afatin në të cilin duhet të mënjanohen parregullsitë. 90.3. Inspektori i turizmit, pa vonesë, por jo më vonë se 15 ditë nga dita e përfundimit të kontrollit, nxjerr aktvendim sipas paragrafit 1 të këtij neni, me fakte të vërtetuara që kanë qenë vendimtare për një aktvendim të tillë. 90.4. Inspektori i turizmit, me aktvendim ia ndalon personit juridik ose fizik, ushtrimin e veprimtarisë hoteliere dhe turistike ose kryerjen e këtyre shërbimeve nëse: a) ato kryhen pa u regjistruar në regjistrin e caktuar, b) ato kryhen pa aktvendimin e organit kompetent të administratës, me të cilin vërtetohet se hapësira, aparatura dhe pajisjet i plotësojnë kushtet e parashikuara; ose c) ato kryhen në kundershtim me ligjin. 90.5. Inspektori i turizmit aktvendimin nga paragrafi 1 i këtij neni, me fakte të vërtetuara, vendimtare për një aktvendim të tillë, do ta merr pa vonesë, më së voni në afat prej 8 ditësh nga dita e përfundimit të kontrollit. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: The tourism inspector may order a 10-year ban on hotel and tourism activity for a legal or natural person if they organize or perform prostitution services.
Neni 91 29 91.1.Inspektori i turizmit me aktvendim ia ndalon personit juridik apo fizik, ushtrimin e veprimtarisë hoteliere dhe turistike në kohëzgjatje prej 10 vjetësh, në qoftëse organizon ose kryen shërbime prostitucioni. 91.2. Inspektori i turizmit, aktvendimin nga paragrafi 1 i këtij neni, me fakte të vërtetuara vendimtare për një akt të tillë, do ta merr pa vonesë, jo më vonë se afati prej 8 ditësh nga dita e përfundimit të inspektimit. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: The tourism inspector must immediately tell the decision orally, order its execution, and record it in the inspection implementation report when a legal or natural person acts against a final, enforceable temporary prohibition on hotel or tourism activity.
Neni 92 92.1. Inspektori i turizmit, menjëherë ia komunikon me gojë vendimin dhe urdhëron ekzekutimin e tij, në rast se vërteton se personi juridik ose fizik, e ushtron veprimtarinë në kundërshtim me masën e shqiptuar në procedurën e kundërvajtjes, e cila është bërë e plotëfuqishme dhe ekzekutive, për ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë hoteliere dhe turistike, 92.2. Aktvendimin nga paragrafi 1 i këtij neni, inspektori i turizmit do ta shenojë në procesverbalin e zbatimit të inspektimit. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: The inspector may order the correction of irregularities found during an inspection and set a deadline; if they are not corrected on time, the tourism inspector may temporarily stop the activity and/or close the premises.
Neni 93 93.1. Në qoftë se gjatë kryerjes së inspektimit, inspektori vërteton se akti juridik nuk është zbatuar ose është zbatuar jo drejt, ai nxjerr një aktvendim me të cilin urdhërohet mënjanimi i parregullësive të vërtetuara dhe cakton afatin për mënjanimin e tyre. 93.2. Inspektori i turizmit nxjerr një aktvendim për ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë, dhe/ose urdhëron mbylljen e objektit, në qoftë se parregullsitë e vërtetuara nuk mënjanohen në afatin e caktuar. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: The tourism inspector may close hotel and tourism premises when carrying out certain enforcement decisions, and may take equipment and vehicles used in the activity, except residential/home-economy premises.
Neni 94 94.1. Inspektori i turizmit me rastin e ekzekutimit të vendimit nga nenet 90 paragrafi 4 dhe neni 92 të këtij ligji, duke e vulosur ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme, i mbyll lokalet në të cilat ushtrohet veprimtaria hoteliere dhe turistike, me përjashtim të lokaleve të banimit dhe lokaleve në ekonominë shtëpiake, pra amjentet e banimit, por mund t’i marrë pajisjet, aparaturën, mjetet e punës dhe mjetet transportuese, me të cilat ushtrohet veprimtaria, deri në vendimin përfundimtar të organit kompetent të administratës. 94.2. Aktvendimi ekzekutiv i inspektorit të turizmit që ka të bëjë më gjobat, ekzekutohet detyrimisht sipas procedurës së arkëtimit të të hyrave publike. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: A tourism inspector must promptly notify the competent administrative organ if they find irregularities or deviations during an inspection, and in any case no later than 8 days.
Neni 95 Në qoftë se inspektori i turizmit, gjatë kryerjes së inspektimit, vërteton parregullësi ose shmangie nga aktet juridike për kontrollin e të cilave është kompetent ndonjë organ tjetër i administratës, ai njofton organin kompetent pa vonesë, jo më vonë se 8 ditë. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: Kur kalon afati i ekzekutimit, inspektori i turizmit duhet të verifikojë nëse aktvendimi është ekzekutuar dhe, nëse jo, të nisë menjëherë procedurën e ekzekutimit; vendimi për lejimin e ekzekutimit merret brenda 8 ditëve nga verifikimi i mos-ekzekutimit.
Neni 96 96.1. Kur kalon afati i ekzekutimit të aktvendimit, inspektori i turizmit vërteton nëse është ekzekutuar aktvendimi dhe, në qoftë se nuk është ekzekutuar, pa vonesë fillon procedurën për ekzekutimin e tij. 96.2. Konkluzionin për lejimin e ekzekutimit të aktvendimit inspektori i turizmit e merr pa vonesë, jo më vonë se 8 ditë nga dita kur ka vërtetuar se aktvendimi nuk është ekzekutuar. 30 96.3. Shpenzimet e zbatimit të aktvendimit i heq pala që ka pasur për detyrë ta ekzekutojë masën e urdhëruar administrative. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: A tourism inspector must carry their identification card and badge during an inspection.
Neni 97 97.1. Gjatë kryerjes së inspektimit, inspektori i turizmit duhet ta ketë me vete letërnjoftimin dhe distinktivin e inspektorit të turizmit, me çka dëshmon cilësinë e tij zyrtare, identitetin dhe autorizimet. 97.2. Formularin e letërnjoftimit dhe formën e distinktivit të inspektorit të turizmit, mënyrën e dhënies dhe të përdorimit të tyre i rregullon me akt nënligjor Ministria kompetente për punët e turizmit. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: A person may perform tourism inspector work only if they meet the legal conditions and the special qualifications listed here.
Neni 98 Punën e inspektorit të turizmit mund ta bëjë personi që krahas kushteve të parashikuara me ligj, i plotëson edhe këto kushte të veçanta : a. Ka përgatitjen superiore profesionale në fushën e hotelerisë, turizmit, ligjit apo kualifikime të tjera teknike, b. Ka të paktën 5 vjet përvojë pune, nga të cilët të paktën 3 vjet përvojë pune në profesion, c. Përparësi kanë personat që e njohin gjuhën shqipe, angleze, serbe dhe që kanë punuar në punët e inspektimit të tregut, V. SANKSIONET ADMINISTRATIVE - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: This article fines businesses and related persons for a range of tourism-related misdemeanors, with higher fines for the main offender and smaller fines for individuals, responsible persons, or managers.
Neni 99 99.1. Ndërmarrja, personi juridik tjetër ose sipërmarrësi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 3.000 deri në 9.000 euro, në qoftë se: a. Organizon paketë-aranzhman turistik për personat që nuk janë anëtarë të tij, ose nëse aranzhmanet nuk janë periodike, nëse kryhen me qëllim fitimi, ose në qoftë se kompania i reklamon këto aranzhmane jashtë mjeteve të veta të informimit dhe të njoftimi, përveç lajmërimeve që marrin anëtarët e shoqatës (neni 6), b. Kryen shërbime sipas nenit 10 të këtij ligji, por nuk është agjenci turistike, c. Nuk i plotëson kushtet e parapara në këtë ligj për llojin e caktuar të agjencisë udhëtarëve ose nuk i kryen shërbimet në mënyrën e përcaktuar, ose kryen shërbime të atij lloji të agjencisë së udhëtimeve për të cilin nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 12 ), d. Fillon t’i kryejë shërbimet e agjencisë së udhëtimeve para se ta marrë aktvendimin e organit kompetent se i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj dhe me aktet tjera ligjore, në bazë të këtij ligji ( nenit 14 dhe 15), e. Transportin e udhëtarëve nuk e bënë me mjetet e veta të transportit, ose me mjetet e transportit në pronësi të personave të tjerë juridikë dhe fizikë që janë regjistruar për të ushtruar veprimtarinë e transportit të udhëtarëve (neni 18 ), f. Drejtpërdrejt i kryen shërbime udhëtarit, por nuk ka byro ose byroja nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 21 ), 31 g. Kryen shërbimet e paketë-aranzhmanit turistik të programit të ekskursionit ose të transferit të udhëtarëve, por nuk i shfrytëzon mjetet e transportit në të cilët udhëtarët dhe bagazhi janë të siguruara, si dhe objektet hoteliere në të cilët klientët janë të siguruar (neni 17). h. Nuk e siguron shfrytëzimin e paket-aranzhmanit të paguar turistik ose kompensimin e dëmit për shkak të shpenzimeve të krijuara, ose nuk siguron dorëzaninë për secilin paketë- aranzhman turistik në bankë, ose në shoqërinë e sigurimeve (neni 24 , paragrafët 1dhe2 ). i. Nuk kujdeset që t’i ndihmojë udhëtarit (neni 24, paragrafi 5), j. Udhëtarit që paguan shumën për paketë-aranzhman turistik, nuk ia jep vërtetimin për sigurimin e dorëzanisë që i mundëson realizimin e drejtpërdrejtë të të drejtës për kompensimin e dëmit për shkak të krijimit të shpenzimeve nga neni 25 i këtij ligji, në bankë ose në shoqërinë e sigurimit (neni 25), k. Kryen shërbimin e ciceronit turistik, por nuk e ka lejen nga neni 29, paragrafi 1 i këtij ligji, l. Kryen shërbimin e animatorit turistik, por nuk e ka lejen nga neni 37, paragrafi 3 i këtij ligji, m. Para se të ushtrojë fillimin e punës së përfaqësuesit turistik, nuk e dorëzon në Ministrinë kompetente për punët e turizmit, kontratën për përfaqësim për t’u regjistruar në regjistrin e kontratave për përfaqësim (neni 38 paragrafi 3 ), n. Kryen shërbime turistike në terrenin e skijimit, i cili nuk i plotëson kushtet e parapara (neni 40 paragrafi 2), o. Fillon kryerjen e shërbimeve turistike në terrenin e skijimit para se të marrë lejen në pajtim me nenin 40, paragrafi 3 i këtij ligji, p. Kryen shërbime në turizëm për rininë, por nuk i plotëson kushtet dhe standardet për kategorinë (neni 45). 99.2. Për kundërvajtje, nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik si dhe personi përgjegjës ose drejtuesi në personin juridik, do të dënohen me gjobën prej 200 deri në 500 euro. 99.3. Për kundërvajtje nga paragrafi 1, pika (e) e këtij neni, krahas gjobës mund të shqiptohet edhe masa mbrojtëse e marrjes së mjeteve të transportit me të cilat është bërë kundërvajtja. 99.4. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 pika (e) të këtij neni, inspektori i turizmit mund të dënojë personin juridik dhe drejtuesin në vendin ku bëhet kundërvajtja, me gjobë në shumë prej 100 euro. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: Tourism businesses and entrepreneurs can be fined for failing to meet listed service, documentation, complaint-handling, advertising, staffing, and representation rules.
Neni 100 100.1. Me gjobë prej 500 deri në 2.500 euro do të dënohet personi juridik dhe sipërmarrësi, në qoftë se : a. Nuk i shpall kushtet, përmbajtjen dhe çmimin e secilit shërbim dhe nuk u përmbahet atyre kushteve, përmbajtjeve dhe çmimeve (neni 60, paragrafi 1, pika (e), b. Për secilin shërbim të kryer klientit nuk ia jap faturën, billetën ose vërtetimin me numër, me të cilin vërteton arkëtimin e shumës ose nuk i ruan kopjet e këtyre dokumenteve në pajtim me aktet ligjore të kontabilitetit, me të cilat vërtetohet arkëtimi i shumës (neni 60, paragrafi 1, pika (g), c. Në lokalet ku shiten shërbimet nuk e mban Librin e ankesave ose nuk e mban në formën, përmbajtjen dhe mënyrën e paraparë me ligj ose në afatin prej 3 ditësh nuk i kthen përgjigje secilës ankesë (neni 60, paragrafi 1, pika (k), d. Në ushtrimin e veprimtarisë turistike nuk punon në pajtim me zakonet ose me uzancat (rregullat) e veçanta në turizëm (neni 60, paragrafi 2), 32 e. Nuk e shpalos shenjën “agjenci turistike” sipas nenit 9 të këtij ligji, f. Nuk e vendos në hyrje të lokalit afarist tabelën në të cilën është shënuar firma e agjencisë së udhëtimeve (neni 13, pika (a), g. Në hyrje të lokalit afarist, ku drejtëpërdrejt i shet shërbimet e veta nuk e afishon orarin e punës (neni 13, pika (b), h. Me kërkesë të shfrytëzuesit të shërbimeve nuk deklarohet për cilësinë në treg dhe vëllimin e autorizimeve, në qoftë se i përfaqëson agjencitë e tjera të udhëtarëve (neni 13, pika (c), i. Në të gjitha materialet reklamuese dhe promovuese, si dhe në të gjitha dokumentet afariste, dukshëm nuk e vendos firmën dhe selinë (neni 13, pika (d), j. Nuk i ruan si sekret afarist gjithë sa di për udhëtarin (neni 13, pika (e), k. Nuk ia kryen udhëtarit shërbimet e parashikuara në kontratë ose nuk i kryen ato me cilësi (neni 13, pika (f), l. Nuk i ofron udhëtarit edhe siguracionin e nevojshëm nga lëndimet, sëmundja, vdekja dhe humbja e bagazhit gjatë udhëtimit dhe qëndrimit (neni 13, pika (g)) m. Për secilin paketë-aranzhman turistik ose udhëtim që organizon, nuk e boton programin me përmbajtjen nga neni 20, paragrafët 1 - 4 të këtij ligji, ose në qoftë se para se ta lidhë kontratën mbi organizimin e udhëtimit, ose të shfrytëzimit të shërbimeve të tjera, nuk e vë në qarkullim programin, prospektin ose katalogun (neni 20), n. Organizon udhëtime grupore, por nuk siguron të paktën një shoqërues turistik që i plotëson kushtet ligjore për çdo grup prej 15 apo më shumë udhëtarësh, ose nuk siguron punëtorin profesional që është i aftësuar për punë në veprimtarinë turistike, ose nuk siguron shoqërues turistik që i plotëson kushtet ligjore, ose për vizitat grupore të vendeve turistike për të cilat në program është paraparë soditja e tyre, nuk angazhon ciceron turistik që është i autorizuar për kryerjen e shërbimit të ciceronit në atë vend turistik (neni 19), o. Shet paketë-aranzhmane turistike dhe programe ekskursioni, ndërsa nuk ka në byro të paktën një të punësuar, i cili i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj (neni 22, paragrafi 1), p. Kryerjen e punëve të ciceronit turistikë ia beson personit që nuk i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj (neni 28, paragrafi 2), q. Shërbimet e ciceronit turistik i kryen në kundërshtim me dispozitat e nenit 30 të këtij ligji, r. Shërbimet e ciceronit turistik nuk i kryen në pajtim me vërtetimin e lëshuar, ose në qoftë se gjatë kryerjes së këtyre hërbimeve nuk e vë në vend të dukshëm dokumentin identifikues të ciceronit turistik (neni 29 dhe 31), s. I kryen shërbimet e shoqëruesit turistik, por nuk i plotëson kushtet nga neni 33, paragrafi 1 i këtij ligji, ose duke i kryer shërbimet e shoqëruesit turistik nuk e mbanë me vete vërtetimin e provimit të dhënë për shoqërues turistik (neni 35, paragrafi 2), t. Gjatë kohës që kryen shërbimet e animatorit turistik, nuk i plotëson kushtet e parashikuara (neni 36 ) dhe nuk e ka me vete vërtetimin e provimit të dhënë për animator turistik ( neni 37, paragrafi 2), u. Nuk e njofton me shkrim personin që e kryen shërbimin e përfaqësimit turistik rreth autorizimeve dhe të gjitha ndryshimeve që ndodhin (neni 38, paragrafi 2). 100.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik dhe personi përgjegjës në personin juridik, do të dënohet me gjobë prej 100 deri në 500 euro. 33 100.3. Për kundërvajtjen nga paragrafi 1 i këtij neni inspektori i turizmit mund ta dënojë personin përgjegjës dhe drejtuesin në personin juridik në vendin e kundërvajtjes, me gjobë prej 80 euro. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: If the violations in Articles 99 and 100 are repeated within 2 years after the fine decision becomes final, the person may also be banned from carrying out tourism activities for 1 year.
Neni 101 Për shkeljet e parapara me nenet 99 dhe 100 të këtij ligji që bëhen për herë të dytë, në afat prej 2 vjetësh nga plotëfuqishmëria e aktvendimit mbi kundërvajtjen e dënuar me gjobë, personit juridik ose fizik i shqiptohet edhe masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë turistike për një kohëzgjatje prej një viti. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: Hoteliers can be fined 3,000 to 9,000 euros for the listed hotel-service violations.
Neni 102 102.1. Me gjobë prej 3.000 deri në 9.000 euro do të dënohet për kundërvajtje hotelieri, në qoftë se: a. Nuk e kryen shërbimet e kontraktuar ose nuk i kryen në pajtim me elementet qenësore të kontratës (neni 13, pika (f), b. Nuk i përmbush kushtet nga neni 55, paragrafi 1 i këtij ligji, ose u kryen shërbime hoteliere personave që nuk janë punëtorë, anëtarë, pensionistë dhe anëtarë të familjes së ngushtë të punëtorëve dhe pensionistëve (neni 55, paragrafët 1 dhe 2), c. Objekti ku kryhen shërbimet hoteliere nuk i plotëson kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe me aktet tjera nënligjore (neni 55, paragrafët 1 dhe 3), d. Nuk e lajmëron kryerjen e shërbimeve hoteliere në objektin e tipit të mbyllur (neni 55, paragrafi 2 ), e. Ushtron veprimtari hoteliere, të cilën, sipas objektit të vet të afarizmit, ose sipas akteve ligjore, uzancave (rregullave) të veçanta në hoteleri dhe zakoneve afariste, nuk ka të drejtë ta ushtrojë, ose në qoftë se objekti i afarizmit nuk është përcaktuar në pajtim me dispozitat e nenit 57 të këtij ligji, f. Objekti hotelier nuk i plotëson kushtet minimale teknike nga aspekti i rregullimit, pajisjeve dhe mirëmbajtjes së objektit hotelier ose të kryerjes së shërbimeve për atë lloj të objektit hotelier, ose kushtet lidhur me personelin e punësuar në objektin hotelier, ose nëse për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere dhe kryerjen e shërbimeve hoteliere nuk janë plotësuar kushtet sanitare, ose në qoftë se gjatë afarizmit objekti hotelier që kategorizohet nuk plotëson ndonjë nga elementet dhe kriteret për llojin e përcaktuar të objektit hotelier, ose në qoftë se llojin dhe kategorinë e objektit hotelier nuk e shënon në mënyrën e parashikuar (neni 68 dhe 69), g. Objekti hotelier nuk i plotëson më kushtet e parashikuara për llojin dhe kategorinë e përcaktuar të objektit, por punon edhe më tej si ai lloj dhe ajo kategori e objektit hotelier (neni 68, paragrafi 8.), h. Mysafirëve u jep me qira dhoma, apartamente dhe shtëpi për pushim me më shumë se 10 dhoma ose 20 krevate, organizon kamping për më shumë se 10 njësi vendosjeje ose 30 mysafirë njëkohësisht (neni 77, paragrafi 1 pikat (a) dhe (b), i. Kryen shërbimet e shujtës së mëngjesit, të gjysëmpansionit ose të pansionit në kundërshtim me dispozitën e nenit 77, paragrafi 2 i këtij ligji, j. Objekti ku i kryen shërbimet nuk i plotëson kushtet minimale teknike për kategorinë (neni 78). 34 102.2. Për shkeljet nga paragrafi 1 i këtij neni, personi fizik si dhe personi përgjegjës ose drejtuesi në personin juridik, dënohet me gjobë prej 200 deri 500 euro. 102.3. Për shkeljet nga paragrafi 1 i këtij neni, inspektori i turizmit mund ta arkëtojë në vendin e kryerjes së kundërvajtjes gjobën prej 100 eurosh. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: Article 103 sets fines for hotel-related misdemeanors and allows the tourism inspector to fine one case on the spot.
Neni 103 103.1. Me gjobë prej 500 deri 2.500 euro, do të dënohet për kundërvajtje hotelieri ose personat e tjerë nga neni 4 i këtij ligji në qoftë se : a. Kryen shërbime të vendosjes, të ushqimit, të pijeve dhe të lëngjeve kur nuk është anëtar i ekonomisë shtëpiake në fshat, ose në qoftë se kryen shërbime të vendosjes në kundërshtim me dispozitën e paragrafit 1 të nenit 84 të këtij ligji, ose në qoftë se përgatitë dhe shërben gjellë të ngrohëta dhe të ftohëta, ose pije dhe lëngje që nuk janë kryesisht nga prodhimet e veta, ose në qoftë se kryen shërbime ushqimore (neni 43 paragrafët 1, 2 dhe 3), b. Nuk e vë dukshëm, në hyrje të objektit hotelier, shenjën e llojit dhe të kategorisë së përcaktuar të objektit hotelier (neni 60 paragrafi 1pika (a), vërtetuar me aktvendimin e organit ose të Ministrisë kompetente për punët e turizmit, ose në qoftë se vë shenjën e llojit dhe të kategorisë së objektit hotelier për të cilën nuk e ka aktvendimin e organit kompetent ose të Ministrisë kompetente për punët e turizmit (neni 60 paragrafi 1 pika (a), c. Në hyrje të objektit hotelier nuk e afishon dukshëm njoftimin për orarin e punës, ose në qoftë se ky njoftim nuk është në pajtim me kohën e përcaktuar të punës (neni 60, paragrafi 1 pika (b), d. Në objektin hotelier për vendosje nuk caktohet rendi shtëpiak dhe nuk afishohet në recepcion, ose ekstrakti nga rendi shtëpiak nuk afishohet në të gjitha dhomat dhe apartamanetet (neni 60 paragrafi 1 pika (c), e. Nuk i përcakton tarifat për artikujt ushqimorë, pijet dhe lëngjet, ose nuk i shërben në sasi dhe cilësi në pajtim me tarifat, ose nuk ia jep mysafirit tarifën kur ai e kërkon këtë (neni 60 paragrafi 1 pika (d), f. Nuk i afishon dukshëm çmimet e shërbimeve që kryen në objektin hotelier, në mënyrë që t’i shikojnë mysafirët, ose në qoftë se nuk u përmbahet çmimeve të shpallura dhe të afishuara, ose në qoftë se gjatë kryerjes së sherbimeve të vendosjes nuk shenon në listen e çmimeve edhe shumën e taksës së banimit dhe në qoftë se listën e çmimeve nuk ua jep mysafirëve në numër të mjaftueshëm kopjesh (neni 60 paragrafi 1, pika (e), g. Nuk ia jep musafirit faturën për secilin shërbim hotelier, me shënimin për llojin, sasinë dhe çmimin e shërbimit të kryer (neni 60 paragrafi 1, pika (g), h. Nuk i përmbahet orarit të punës (neni 60 paragrafi 1, pika (h), i. Nuk ia dorëzon tarifat për vërtetim Ministrisë kompetente për punët e turizmit ose fillon t`i zbatojë para afatit të caktuar (neni 60 paragrafi 1,pika (i), j. Nuk e mban librin e mysafirëve në objektin hotelier për vendosje (neni 60 paragrafi 1, pika (j), k. Nuk e mban librin e ankesave në formën, përmbajtjen dhe mënyrën e përcaktuar dhe në qoftë se nuk i respekton afatet e procedurës lidhur me ankesën e mysafirit, siç është paraparë me këtë ligj (neni 60 paragrafi 1, pika (k), l. E shërben me pije alkoolike mysafirin më të ri se 18 vjeç (neni 61), m. Kryen shërbime të thjeshta hoteliere ambulatore, por nuk i shërben ushqimet e paketuara ose nuk i shërben pijet joalkoolike, lëngjet dhe akulloren në pajtim me kërkesat higjenike, 35 ose në qoftë se shërben pije alkoolike, ose në qoftë se kryen shërbime të thjeshta hoteliere ambulatore në vendin e ndaluar, ose në qoftë se kryen shërbime të thjeshta hoteliere ambulatore, por nuk i plotëson kushtet e parapara minimale (neni 62 paragrafët 2, 3 dhe 4), n. Në objektin hotelier, në pajtim me dispozitat e nenit 71 paragrafi 1, të këtij ligji, nuk e ka caktuar drejtuesin, o. Drejtuesisi i objektit hotelier nuk i plotëson kushtet e parashikuara (neni 71 paragrafi 3 dhe 4), p. Nuk e kryen shërbimin hotelier në objektin e lëvizshëm (ambulator) në mënyrën e përcaktuar, ose nuk i përmbush kushtet e përcaktuara, ose shërbimin hotelier e kryen në objektin e lëvizshëm në vendin që nuk e ka caktuar organi kompetent (neni 74 paragrafët 1, 3 dhe 5 ), q. Nuk i kryen shërbimet hoteliere nën tendë, në banka etj.,në mënyrën e përcaktuar (neni 75 paragrafët 1, 2 dhe 4), r. Kampimin e bën jashtë kampit të përcaktuar ose e vendosë tendën, kamp-shtëpizën, kamp-karrocën dhe pajisjet e tjera për kampim me qëllim kampimi jashtë kampit (neni 76 paragrafët 1 dhe 2 ), s. Kryen shërbimet nga nenet 43 dhe 78 të këtij ligji, por nuk i plotëson kushtet e parapara minimale-teknike, pra kushtet për kategorinë, ose i kryen shërbimet e tilla pa e marrë lejen e organit kompetent të administratës, përjashtuar rastin nga neni 83 paragrafi 2 i këtij ligji (neni 43 paragrafët 4 dhe 5, neni 79 paragrafi 1, neni 78 paragrafi 1), t. Nuk e vë dukshëm shenjën e llojit dhe të kategorisë së objektit, përcaktuar me aktvendimin e organit kompetent të administratës (neni 80, paragrafi 1, pika (a), u. Në hyrje të objektit, ose në afërsi, nuk e qet në vend të dukshëm emërtimin e shërbimeve që kryen, me shenjat e përcaktuara (neni 80 paragrafi 1, pika (b), v. Nuk i përcakton tarifat e artikujve ushqimorë, të pijeve dhe lëngjeve, ose nuk i kryen shërbimet sipas tarifave të përcaktuara, ndërsa me kërkesën e mysafirit nuk ia jep tarifat për t’i shikuar (neni 80 paragrafi 1 pika (c), w. Nuk i afishon dukshëm çmimet e shërbimeve që i kryen, në mënyrë të përcaktuar dhe të zakonshme dhe, ose nuk iu përmbahet çmimeve të shpallura (neni 80 paragrafi 1 pika (d), x. Nuk ia jep mysafirit faturën ku figuron lloji, sasia dhe çmimi i shërbimeve për secilin shërbim të kryer, ndërsa te shërbimi i vendosjes nuk e shënon shumën e taksës së banimit (neni 80 paragrafi 1, pika (e), y. Nuk e bën regjistrimin e mysafirëve (neni 80 paragrafi 1, pika (f), z. Tarifat nuk i dërgon për vërtetim në Ministrinë kompetente për punët e turizmit, në organin kompetent ose nuk i dërgon në afatin e caktuar (neni 80 paragrafi 1, pika (g), aa. Bëhet punëdhënës dhe shfrytëzon punën e personave që nuk janë anëtarë të ekonomisë së tij shtëpiake (neni 81 paragrafi 2), bb. Anëtarët e ekonomisë shtëpiake të personit fizik, të cilët e ndihmojnë në kryerjen e shërbimeve, nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara shëndetësore për të punuar në hoteleri, në pajtim më aktet e veçanta ligjore (neni 79). 103.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni do të dënohet personi fizik si dhe personi përgjegjës ose drejtuesi te personi juridik, me gjobë prej 100 deri në 500 euro. 103.3. Për kundërvajtjen nga paragrafi 1 i këtij neni, inspektori i turizmit mund ta dënojë në vendin e kryerjes së kundërvajtjes drejtuesin ose personin juridik përgjegjës, me gjobën prej 80 eurosh. 36 - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: A hotelier who has been finally convicted within the last two years for the misdemeanors in articles 102 or 103 may also receive a ban on carrying out hotel activity for up to one year, in addition to a fine.
Neni 104 Nëse me rastin e shqiptimit të denimit për kundërvajtje nga neni 102 dhe 103 i këtij ligji, konstatohet se hotelieri brenda dy viteve të fundit ka qenë i denuar me aktvendim të plotfuqishëm për kundërvajtje të paraparë me nenet e mësipërme, krahas denimit me të holla, do ti shiptohet edhe masa mbrojtëse e ndalimit të kryerjes së veprimtarisë hoteliere në kohë zgjatje deri një vit. - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: Payments arising from violations of this law’s penal provisions must be paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 105 Të gjitha pagesat që rrjedhin nga shkeljet e dispozitave ndëshkuese të këtij ligji derdhën në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. VI . DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: Travel agency operators may keep working, but they must align their business with Articles 8, 22, and 23 within 1 year after the law starts to apply.
Neni 106 106.1. Personat juridikë dhe fizikë që kryejnë shërbimet e agjencisë së udhëtimeve, ditën kur hyn në fuqi ky ligj, e vazhdojnë punën, por janë të obliguar që në afat prej 1 (një) viti nga dita e zbatimit të këtij ligji, ta harmonizojnë afarizmin e tyre me dispozitat e nenit 8, 22 dhe 23 të këtij ligji . 106.2. Në qoftë se personat juridikë dhe fizikë, nga paragrafi 1 i këtij neni, nuk e harmonizojnë afarizmin e tyre me dispozitat e neneve 8, 22 dhe 23 të këtij ligji në afatin e caktuar, organi kompetent do ta nxjerrë aktvendimin mbi ndalimin e kryerjes së shërbimeve të agjencisë së udhëtimeve. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: Existing persons who do not meet the condition in article 23(3) may continue working as bureau managers if they pass the professional exam within 2 years after this law enters into force. The competent tourism ministry may exempt persons with more than 10 years of uninterrupted managerial experience in tourism and hospitality from that exam.
Neni 107 107.1. Personat ekzistues që nuk e plotësojnë kushtin e parashikuar me nenin 23 pika 3 të këtij ligji, mund t’i kryejnë punët e drejtuesit (menaxherit) të byrosë, me kusht që në afat prej 2 (dy) vjetësh nga dita kur hyn në fuqi ky ligj, ta japin provimin profesional. 107.2. Përjashtimisht, Ministria kompetente për punët e turizmit mundë t’i lirojë nga detyrimi i dhënies së provimit profesional personat që kanë më shumë se 10 vjet përvojë të pandërprerë pune në punët drejtuese në veprimtarinë turistike dhe hoteliere. - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: Hotelierët që kryejnë hotelierë shërbime must obtain the specified decision within 1 year; if they do not, they lose the right to operate hotel activity in the hotel premises.
Neni 108 108.1. Hotelierët që kryejnë shërbime hoteliere, ditën kur hyn në fuqi ky ligj, e kanë për detyrë që ta nxjerrin aktvendimin nga neni 72, paragrafi 2 dhe neni 68, paragrafi 3 i këtij ligji, në afat prej 1 (një) viti, nga dita kur hyn në fuqi dispozita e nenit 63, paragrafi 2 i këtij ligji. 108.2. Hotelierit që nuk e nxjerr lejen nga paragrafi 1 i këtij neni i pushon e drejta e ushtrimit të veprimtarisë hoteliere në objektin hotelier. 108.3. Organi kompetent, ose Ministria kompetente për punët e turizmit, nxjerrë aktvendimin mbi pushimin e ushtrimit të veprimtarisë hoteliere për hotelierin nga paragrafi 2 i këtij neni. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: Disa service businesses must notify the competent municipal administration within 1 year of this law taking effect, and certain hospitality operators based outside Kosovo must register by 31.12.2004.
Neni 109 109.1. Personat juridikë dhe fizikë nga neni 55, paragrafi 1 i këtij ligji, që kryejnë shërbime në pushimore, në objektet për ushqim e të ngjashme, e kanë për detyrë që t’i lajmërohen organit kompetent të administratës komunale, në afat prej 1 (një) viti nga dita kur hyn në fuqi ky ligj . 37 109.2. Ndërmarrjet, personat e tjerë juridikë dhe sipërmarrësit që kryejnë shërbime të vendosjes dhe të ushqimit për anëtarët, pensonistët e vet si dhe për anëtarët e familjes së ngushtë të punëtorëve, të anëtarëve dhe të pensionistëve, në kushtet e parashikuara me këtë ligj dhe me aktet e tjera nënligjore, në objektet e tipit të mbyllur (pushimore, objekt pushimi etj), por që selia ose vendbanimi i tyre nuk është në Kosovë, duhet të regjistrohen për ushtrimin e veprimtarisë hoteliere në pajtim me këtë ligj deri më 31.12.2004. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: Individuals providing hotel services in household economy must obtain the permit proving minimum conditions within 1 year; otherwise they lose the right to provide those services.
Neni 110 110.1. Personat fizikë, që ditën kur hyn në fuqi ky ligj, kryejnë shërbime hoteliere në ekonominë shtëpiake, duhet ta nxjerrin lejen mbi plotësimin e kushteve minimale për kategorinë e objekteve ku i kryejnë shërbimet e tyre, në afat prej 1 (një) viti, nga dita kur hyn në fuqi dispozita e nenit 78, paragrafi 2 i këtij ligji . 110.2. Personit fizik që nuk e nxjerr lejen nga paragrafi 1 i këtij neni, i pushon e drejta e kryerjes së shërbimeve hoteliere në objekt. 110.3. Organi kompetent i administratës komunale ia lëshon aktvendimin personit fizik për pushimin e kryerjes së shërbimeve hoteliere në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: Hoteliers may keep operating, but they must obtain a work permit within 6 months after the law enters into force.
Neni 111 111.1. Hotelierët, që ditën kur hyn në fuqi ky ligj, kryejnë shërbime hoteliere ose kryejnë shërbime hoteliere nga qoshqet, e vazhdojnë punën, por e kanë për detyrë që ta nxjerrin lejen për punë më së voni në afat prej 6 (gjashtë) muajsh, nga dita kur hyn në fuqi ky ligj. 111.2. Hotelierit që nuk e nxjerr lejen nga paragrafi 1 i këtij neni, i pushon e drejta e kryerjes së shërbimeve hoteliere në objektet nga paragrafi 1 i këtij neni. 111.3. Organi kompetent nxjerrë aktvendimin për pushimin e kryerjes së shërbimeve hotelierit nga paragrafi 2 i këtij neni. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: Until the decision under Article 111(1) is issued, the conditions set by the competent municipal administration authority apply to certain simple hotel-service premises, kiosk services, and mountaineers' houses.
Neni 112 Deri sa të nxjerret aktvendimi nga neni 111, paragrafi 1 i këtij ligji, në objektet në të cilët kryhen shërbime të thjeshta hoteliere si dhe në kryerjen e shërbimeve në qoshqe, ose në shtëpinë e alpinistëve, do të zbatohen kushtet që ka përcaktuar organi kompetent i administratës komunale, deri sa të hyjë në fuqi ky ligj. - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: Hoteliers must appoint a manager in each hotel object within two years. Existing persons who do not meet Article 78 conditions may serve as manager if they pass the professional exam within two years. The tourism ministry may exempt people with more than 10 years of continuous managerial experience from the exam.
Neni 113 113.1. Hotelierët e kanë për detyrë që në afat prej dy vitesh, nga dita kur hyn në fuqi ky ligj, në secilin objekt hotelier ta caktojnë drejtuesin (menaxherin), në pajtim me këtë ligj. 113.2. Personat ekzistues që nuk i plotësojnë kushtet e parapara me nenin 78 të këtij ligji, mund ta kryejnë punën e drejtuesit (menaxherit) të objektit hotelier, me kusht që ta japin provimin profesional në afat prej dy vjetesh, nga dita kur hyn në fuqi ky ligj. 113.3. Përjashtimisht, Ministria kompetente për punët e turizmit mund t’i lirojë nga detyrimi i dhënies së provimit profesional personat që kanë mbi 10 (dhjetë) vjet përvojë të pandërprerë pune në punët drejtuese në veprimtarinë turistike dhe hoteliere. - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: The competent municipal administration body must issue subordinate acts within 1 year from the day this law enters into force.
Neni 114 Organi kompetent i administratës komunale e ka për detyrë, që në bazë të autorizimeve nga ky ligj, t’i nxjerrë aktet nënligjore në afat prej 1 (një) viti, nga dita kur hyn në fuqi ky ligj. 38 - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: The competent ministry for tourism must issue subordinate acts under this law within 6 months after the law enters into force.
Neni 115 Aktet nënligjore, në bazë të autorizimeve nga ky ligj, i nxjerrë Ministria kompetente për punët e turizmit, në afat prej 6 (gjashtë) muajsh, nga dita kur hyn në fuqi ky ligj. - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: This article says the new law and its implementing rules replace earlier laws and implementing rules on tourism and hospitality in Kosovo.
Neni 116 116.1. Ky ligj dhe rregullat e zbatimit të nxjerra në bazë të këtij ligji do të zëvëndsojnë të gjitha ligjet dhe rregullat e zbatimit që rregullojnë materien e veprimtarisë turistike dhe hoteliere në Kosovë. 116.2. Ligjet dhe rregullat e tilla të mëparshme do të pushojnë të kenë ndonjë efekt në Kosovë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Kosovo Assembly and on the day it is proclaimed by the PSSP.
Neni 117 Ky ligj hyn në fuqi, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga PSSP-ja. 03.02.2005 UNMIK/REG/2005 / 6
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/16 PER VEPRIMTARITË HOTELIERE DHE TURISTIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in