LIGJI NR. 2004/17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE
This preamble introduces the consumer protection law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/17
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble introduces the consumer protection law. This provision states that the law sets out and protects consumers’ fundamental rights when buying goods, services, and other forms in the free market. This article defines key terms used in the law, including consumer, seller, merchant, supplier, producer, consumer goods, contract, warranty, declaration, defect, repair, and sale price. This provision says consumers have several protected rights, including economic interests, safety, legal protection, information, education, association, and representation. Producers and service providers must place only safe goods and services on the market.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE
Showing 46 of 46
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble introduces the consumer protection law.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI III / Nr. 22 / 01 MARS 2008 LIGJI NR. 2004 / 17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Rregullores nr. 2001/ 9 të dt. 15 majit 2001 të Kornizën Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Kreut 5.1 (ç), 5.7, 9.1, 9.3.3, 11.2, në bazë të Rregullores nr. 1999/ 1 dt. 25 qeshor 1999 mbi autorizimet e Misionit të Përkohshëm të OKB-së në Kosovë, të plotësuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/24 të dates 12 dhjetor 1999 mbi ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit në tregun e lirë në Kosovë, duke siguruar që përmbajtja e rregullave të mënjanoj dukuritë e paligjshme dhe duke avancuar mbrojtjen vendore në përputhshmëri me përvojat ndërkombëtare. Aprovon: LIGJIN PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE KAPITULLI I I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states that the law sets out and protects consumers’ fundamental rights when buying goods, services, and other forms in the free market.
Neni 1 Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave, shërbimeve dhe formave të tjera në tregun e lirë. Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të kosumatorit. Përkufizimet dhe rregullat e interpretimit - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including consumer, seller, merchant, supplier, producer, consumer goods, contract, warranty, declaration, defect, repair, and sale price.
Neni 2 Secila prej termave në vijim, kudo në këtë ligj do të ketë kuptimin e dhënë, përveç nëse konteksti brenda të cilit një term i tillë paraqitet, nënkupton qartë diçka tjetër: Ministri nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të themeluar në pajtim me Rregulloren nr. 2001/19 të UNMIK-ut. Ministër nënkupton Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Konsumator nënkupton çdo person fizik që blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin e nevojave të veta dhe jo për qëllime që janë të lidhura me veprimtari tregtare, respektivisht për rishitjen e atyre mallrave. Shitës nënkupton personin fizik dhe/apo juridik që shet mallra apo i kryen shërbim konsumatorit. Tregtar në kuptim të këtij ligji, është personi fizik apo juridik, i cili ushtron veprimtari tregtare dhe i regjistruar për ushtrimin e kësaj veprimtarie, Furnizues është çdo person fizik dhe/apo juridik që ofron mallra tek shitësi në përputhje me veprimtarinë tregtare apo profesionin e tij. Prodhues është çdo person fizik dhe/apo juridik që vë emrin e tij, marken e prodhimit ose çdo shenjë tjetër dalluese në mallrat e konsumit si dhe importuesi i mallrave në territorin e Kosovës që vepron në kuadrin e veprimtarisë së tij tregtare. 2 Mall konsumi është çdo send i prekshëm, i luajtshëm, i matshëm dhe i përcaktuar për t’iu shitur konsumatorëve në çdo mënyrë të ligjshme. Kontratë është çdo marrëveshje ndërmjet prodhuesit, shitësit, furnizuesit dhe ofruesit të shërbimeve nga njëra anë dhe konsumatorëve nga ana tjetër, me objekt kalimin e pronësisë së mallit apo kryerjen e shërbimit. Garanci është detyrimi, i përcaktuar me kontratë, i prodhuesit, shitësit, furnizuesit ose ofruesit të shërbimeve ndaj konsumatorëve për riparimin, zëvendësimin me mall tjetër ose për kthimin shumës së paguar për atë mall konsumatorit. Deklaratë është dokumenti, me të cilin prodhuesi deklaron në përgjegjësinë e vet personale se një mall apo shërbim i ofruar prej tij është konform një standardi dhe specifikimi teknik. E meta në mall është mungesa e sigurisë dhe cilësisë së mallit apo shërbimit të paguar nga konsumatori . Riparimi është sigurimi i gjendjes së mallrave sipas kontratës së shitjes në rastet e mungesës së përputhjes me të. Çmimi i shitjes së mallit është çmimi përfundimtar i dhënë për njësinë e mallit ose për sasinë e tij duke përfshirë dhe taksat. Të drejtat themelore të konsumatorit - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision says consumers have several protected rights, including economic interests, safety, legal protection, information, education, association, and representation.
Neni 3 3.1. Me këtë Ligj rregullohet mbrojtja e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjës së prodhimeve dhe shërbimeve, si dhe pranë formave tjera të përvetësimit të prodhimeve dhe shërbimeve në treg, të cilat janë: a). e drejta për mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve, b). e drejta për mbrojtjen nga rreziku për jetë, shëndet dhe pasuri, c). e drejta e mbrojtjes juridike të konsumatorit, d). e drejta për informim dhe riedukim të konsumatorëve, e). e drejta në bashkim të konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesit të tyre, e drejta në përfaqësim dhe pjesëmarrje të përfaqësuesit të konsumatorëve në punën e organeve të cilat zgjidhin çështjet nga interesi për konsumator. 3.2.Të drejtat e konsumatorëve munden të kufizohen në raste të jashtëzakonshme, me qëllim të mbrojtjes së interesit dhe të sigurisë së Kosovës, natyrës, rrethinës njerëzore dhe shëndetit të njerëzve, por jo në mënyrë që konsumatorët t’i sjellë në pozitë të pabarabartë. KAPITULLI I II SIGURIA E KONSUMATORËVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Producers and service providers must place only safe goods and services on the market.
Neni 4 4.1. Prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve duhet të nxjerrin-plasojnë në treg mallra dhe shërbime të sigurta. 4.2. Mallra dhe shërbime të sigurta konsiderohen ato mallra dhe shërbime, të cilat i përmbushin: 3 a. Standardet vendore, b. Standardet Evropiane të përcaktuara në Konventat Ndërkombëtare, c. Kërkesat legjitime të konsumatorit në lidhje me sigurinë. 4.3. Rregullat dhe rregulloret, që kanë të bëjnë me standardet dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit, të cilat malli apo shërbimi duhet t’i përmbush para se të dalin në treg, do të themelohen me ligje të posaçme që trajtojnë këtë lëmi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Special laws will determine additional duties for producers and sellers regarding product safety, along with the related enforcement measures.
Neni 5 Detyrimet shtesë për prodhuesit dhe shitësit lidhur me sigurinë e mallit si dhe masat përkatëse detyruese nga kjo fushë do të përcaktohen me ligje të veçanta që trajtojnë këtë lëmi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Responsibility for damage caused by defective goods is to be regulated by a separate law.
Neni 6 Përgjegjësia e prodhuesit apo shitësit për dëmin e shkaktuar nga malli i tij me defekt do të rregullohet nga një ligj i veçantë që trajton këtë lëmi. KAPITULLI I III DETYRIMET E SHITËSIT NDAJ KONSUMATORIT - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Sellers and service providers must sell the right quantity and quality, use declared prices, and follow special rules for personal data and service work orders.
Neni 7 7.1. Shitësi i mallrave dhe ofruesi i shërbimeve është i detyruar: a. të shes sasinë, vëllimin dhe masën e saktë të mallit dhe t’i mundësojë konsumatorit me kërkesë të tij, vërtetimin e saktësisë së mallit; b. të shesë mallrat apo të kryejë shërbimet në cilësinë e përshkruar dhe të paraparë me dispozita ligjore, c. të shesë mallrat, ofrojë shërbime me çmimet e deklaruara. 7.2. Në tregje të hapura këto rregulla përcaktohen nga organet e njësive të qeverisjes lokale. 7.3. I ndalohet tregtarit dhënia e shënimeve personale të konsumatorit, si dhe personit juridik ose fizik i cili vepron brenda ndërmarrjes së tregtarit (koncernit), pa lejen paraprake të theksuar dhe të shkruar të konsumatorit. 7.4. Për shërbimet e servisimit dhe mirëmbajtjes së prodhimit, vlera e të cilit është më e lartë se 50€, tregtari duhet jepë profaturë dhe urdhër pune me përshkrim të punëve, materialit dhe pjesëve të përdorura për servisim. Urdhërin e punës e nënshkruan tregtari dhe konsumatori, kurse një kopje e urdhërit për punë duhet t’i dorëzohet konsumatorit. 7.5. Në qoftë se në situatat nga paragrafi 4 i këtij neni, gjatë servisimit lajmërohet nevoja për punë plotësuese dhe ngjitje të pjesëve plotësuese (zgjerimi i urdhërit të punës), tregtari duhet që paraprakisht të merr pëlqimin me shkrim nga konsumatori në qoftë se me zgjerimin e urdhërit për punë çmimi ngritet më tepër se pesë përqind (5%). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Shitësi i mallrave dhe shërbimeve duhet të plotësojë kushtet higjieno-tekniko-sanitare sipas ligjit të posaçëm për këtë fushë.
Neni 8 Shitësi i mallrave dhe shërbimeve është i detyruar që t’i plotësojë kushtet higjeno-tekniko- sanitare në përputhje me ligjin e posaçëm që trajton këtë lëmi. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Sellers must ensure goods have a label with specified product and price information, and they must not remove or change labels supplied by the producer or supplier.
Neni 9 4 9.1. Shitësi i mallrave apo/dhe shërbimeve duhet të sigurojë që mallrat që shet të jenë të pajisura me etiketë, e cila përmban informacione për prodhuesin dhe adresën e tij, emërtimin e mallit, sasinë, përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit, afatin e përdorimit, mënyrën e përdorimit dhe të mirëmbajtjes, rrezikshmërinë nëse ekziston, si dhe çmimin. 9.2. Për mallrat ushqimore informacioni për etiketim caktohen me akte të tjera nënligjore. 9.3. Shitësi nuk ka të drejtë të heqë ose të ndryshojë etiketën e mallit apo informacionet e tjera lidhur me mallrat e dhëna nga prodhuesi dhe/ose furnizuesi. 9.4. Nëse natyra e mallit nuk e lejon etiketimin, shitësi është i detyruar të sigurojë, sipas kërkesës së konsumatorit, informacionin në përputhje me pikën 1 të këtij neni, në mënyrë tjetër apo edhe përmes paraqitjes së dokumenteve përkatëse. 9.5. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes të një udhëzimi administrativ, mund të përcaktojë përjashtime për disa mallra për të cilat nuk kërkohet etiketa, sipas këtij neni. Çmimi i mallrave dhe i shërbimeve - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Sellers must display and disclose prices clearly, including final prices for services, with specific rules for packaged and unpackaged goods, and the rule does not apply to auctions or sales of artworks.
Neni 10 10.1. Të gjitha mallrat e ofruara për konsumatorin duhet të kenë çmimin e shitjes. a. për mallrat e paketuara duhet të jepet çmimi për sasinë e paketuar dhe çmimi për njësi, b. për mallrat që nuk janë të paketuara dhe maten në prezencë të konsumatorit është i mjaftueshëm çmimi për njësi. c. në rastet kur çmimi për njësi të mallit është i njëjtë me çmimin e shitjes, është e mjaftueshme vendosja e çmimit të shitjes. 10..2. Konsumatorit i duhet treguar çmimi përfundimtar për të gjitha shërbimet e ofruara. Në rast se nuk është dhënë çmimi përfundimtar në momentin e lidhjes së kontratës, ofruesi i shërbimit është i detyruar të tregojë metodën e llogaritjes së tij. 10.3. Shitësi i mallrave apo shërbimeve është i obliguar që çmimin e mallit apo shërbimit të ofruar ta paraqes qartë, lexueshëm dhe në vend të dukshëm. Çmimi duhet të jetë gjithmonë i paraqitur në Euro. 10.4. Shitësi duhet të informojë konsumatorët në mënyrë të qartë për çmimin e mallrave që shet apo shërbimeve që kryen, të vlefshme për momentin kur bëhet oferta e tyre, apo për afate të përcaktuara nga ai vet. 10.5. Informacioni për çmimin ose fakti që informacioni nuk është i plotë apo mungon nuk duhet të krijoj përshtypjen se: a. çmimi është më i ultë se ai faktik, b. fiksimi i çmimit varet nga rrethanat e në fakt nuk është ashtu, c. çmimi përfshin operacione apo shërbime, për të cilat në fakt bëhen pagesa të veçanta, d. çmimi ishte ose do të rritet, ulet ose nuk do të ndryshojë e kjo nuk është e vërtetë. 10.6. Ndalohet krijimi dhe shfrytëzimi i situatave për përfitime spekulative. 10.7. Ky nen nuk aplikohet për mallrat apo shërbimet e ofruara nëpërmjet ankandit si dhe për shitjen e veprave të artit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The seller must not discriminate against consumers, refuse sale of exposed/prepared goods or services, or tie one sale to the purchase of another item unless that restriction is a mandatory trade practice. The seller must also inform buyers how to file complaints for defective goods/services. If goods become defective during warranty, the producer, seller, or service provider must respond under the warranty.
Neni 11 5 11.1. Shitësi në asnjë mënyrë nuk mund të bëjë diskriminimin e konsumatorit e në veçanti, ai nuk mund të refuzojë shitjen e mallit apo shërbimit të ekspozuar dhe të përgaditur për të. Ai nuk mund ta lidhë shitjen e mallit dhe/apo kryerjen e shërbimit me blerjen e një malli apo shërbimi tjetër, me përjashtim të rasteve kur një kufizim i tillë përbën praktikë të detyrueshme në tregti. 11.2. Shitësi është i detyrohet të informojë blerësin për kushtet dhe mënyrën e paraqitjes së reklamimeve për mallrat dhe/ose shërbimet me të meta, duke përfshirë vendin ku bëhet reklamimi dhe kushtet përkatëse të riparimit sipas garancisë. 11.3. Në qoftë se malli gjatë kohës së garancisë përkeqësohet dhe konsiderohet me defekt sipas mënyrës së paraparë me garanci, atëherë prodhuesi, shitësi apo ofruesi i shërbimeve duhet t’i përgjigjet garancisë së dhënë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Shitësi duhet t’ia tregojë mallin konsumatorit kur ai e kërkon, të përcaktojë mallrat e rezervuara dhe të informojë e etiketojë veçmas mallrat e përdorura, të ndryshuara ose me të meta.
Neni 12 12.1. Shitësi në njësinë e tij është i detyruar: a. me kërkesën e konsumatorit, tregtari duhet t’ia tregoj mallin konsumatorit, nëse natyra e mallit e lejon këtë; 12.2. Shitësi duhet të përcaktojë mallrat e rezervuara, kohëzgjatjen si dhe arsyen e rezervimit. E njëjta gjë duhet zbatuar edhe për mallrat e shitura e të paguara, të cilat lihen në vendin ku tregtohen, derisa të dërgohen apo të merren nga blerësi/konsumatori. 12.3. Shitësi duhet të informojë paraprakisht konsumatorët kur shet mallra të përdorura apo të ndryshuara si dhe mallra me të meta që nuk prekin sigurinë e tyre. Këto mallra duhet të jenë të veçuara nga mallrat e tjera dhe për ato duhet të vihet shënimi “mallra të përdorura” apo “mallra me të meta”. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A seller who learns of a fact suggesting a consumer product sold is risky must notify the consumer immediately.
Neni 13 Nëse shitësi vihet në dijeni të ndonjë fakti që sugjeron se i ka shitur ndonjë konsumatori mall që paraqet rrezik, është i detyruar ta informojë atë menjëherë. Nëse nuk është e mundur që konsumatori të lajmërohet personalisht, shitësi është i detyruar të informojë konsumatorët përmes organit administrativ që kontrollon zbatimin e këtij ligji. Faturat - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Sellers, suppliers, and service providers must give consumers a correct, clear, and readable invoice, let them verify the charged amount, follow and display retail price conditions, and may not ask for extra payment for the same goods after issuing the invoice.
Neni 14 14.1. Shitësi, furnizuesi apo ofruesi i shërbimeve duhet që për mallin e shitur apo shërbimin e ofruar konsumatorit t’i japë faturë të saktë, të qartë dhe të lexueshme. 14.2. Shitësi, furnizuesi apo ofruesi i shërbimeve duhet t’i mundësojë konsumatorit kontrollimin e saktë të shumës së llogaritur në krahasim me kualitetin dhe sasinë e mallrave të blera apo të shërbimeve të ofruara. 14.3. Shitësi duhet t’i përmbahet dhe të vërë në dukje kushtet e çmimeve të shitjes me pakicë. 14.4. Pas lëshimit të faturës nuk lejohet pagesë plotësuese për të njëjtin mall. Shitja e mallrave me gabime - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If a seller sells defective or faulty goods, the goods must be separated from other goods and clearly labeled as defective or used goods.
Neni 15 Nëse shitësi shet mallra që kanë mangësi apo ndonjë gabim, atëherë duhet që ato mallra fizikisht t’i ndajë prej mallrave të tjera dhe në mënyrë të qartë, të dukshme dhe të lexueshme, t’i vendos në 6 vende të ndara nga mallrat pa gabime dhe për to të vërë shënimin ”mallra me të meta” ose ”mallra të përdorura” . - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A trader must give the consumer the manufacturer’s documentation when selling goods, and the documentation must be clear, visible, and readable in the official language.
Neni 16 16.1. Gjatë shitjes së mallit, tregtari duhet t’ia japë konsumatorit dokumentacionin e paraparë nga prodhuesi, për t’i siguruar konsumatorit informacionin e duhur për përdorim. 16.2. Dokumentacioni nga pika 1 e këtij neni duhet të jetë i shkruar qartë, dukshëm dhe i lexueshëm në gjuhën zyrtare. Ligji nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të gjuhëve të tjera dhe shenjave që janë të kuptueshme për blerësin. Paketimi i mallit - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The trader must keep the sold item’s packaging if the consumer asks, and the supplier must clarify and highlight the price for a made-to-order decorative wrapping service if that service exists.
Neni 17 17.1. Paketimi duhet të jetë jo i dëmshëm për shëndetin, duhet t’i përshtatet formës dhe masës së mallit dhe mos ta bëjë konsumatorin konfuz. 17.2. Mbështjellja në bazë të porosisë me detaje dekoruese të mallrave dhe shërbimeve e detyron ofertuesin që të qartësojë dhe të theksojë çmimin për këtë shërbim nëse ai ekziston. 17.3. Tregtari duhet që me kërkesë të konsumatorit ta mbajë paketimin e mallit të shitur. Deklaracioni i mallit - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Every good must have a declaration with specified information, and declaration markings must be visible, legible, and in the official languages.
Neni 18 18.1. Deklaracioni është i obligueshëm për çdo mall dhe duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: a. emrin e prodhuesit apo të importuesit të mallit, b. emrin me të cilin shitet malli, c. llojin dhe modelin e mallit, d. shenjën matëse të mallit nëse është shenjë me rëndësi për indentifikimin e prodhimit, e. datën e prodhimit dhe afatin e përdorimit, f. emrin e firmës (adresën e plotë) të prodhuesit për mallrat e importuara dhe emrin e firmës (adresën e plotë ) të importuesit dhe prejardhjen e vendit nga importohet, g. paralajmërimin për rrezikun e mundshëm në përdorim, nëse ekziston një rrezik i tillë. 18.2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes akteteve ligjore plotësuese përcakton rregullat të cilat parashohin informata shtesë për disa deklarata të mallërave të caktuara, dhe rregullat që lirojnë disa mallëra për të patur deklarata. 18.3. Të gjitha shënimet nga deklaracioni duhet të jenë të dukshme, të lexueshme dhe të shkruara në gjuhët zyrtare. Ligji nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të gjuhëve tjera si dhe shenjave të kuptueshme për konsumatorin. Për të dhënat nga deklaracioni për mallrat e importuara përgjegjësinë e mban importuesi. 18.4. Përmbajtja më e detajizuar e deklaracionit si dhe kushtet tjera për mallrat e veçanta ose grumbuj mallrash caktohen nga Ministria për Tregti dhe Industri në bashkëpunim me Ministritë përkatëse. 7 18.5. Adresa e plotë nga neni 18.1 pika (f) detyrimisht duhet të përmbajë vendin, rrugën dhe numrin e shtëpisë, numrin e telefonit, faksit, adresën elektronike nëse ato ekzistojnë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The article defines goods in free state and prepackaged goods, and says declarations on packaging for loose goods must be readable and visible at the place of sale when special packaging is not used.
Neni 19 19.1. Mallrat në gjendje të lirë (të shpërndarë- refuz) janë mallrat që ofrohen për shitje, e të cilat më parë nuk kanë qenë të paketuara dhe të matura në prani të konsumatorit. 19.2. Mall i paketuar paraprakisht konsiderohet shitja e mallit dhe e paketimit pa përpunimin e mëtutjeshëm për konsumatorin. 19.3. Për mallrat në gjendje të shpërndarë, të cilat plasohen në shitje, deklaracioni në paketime duhet të jetë i lexueshëm dhe i dukshëm në vendin e shitjes nëse ato mallra nuk vendosen në paketime të posaçme. Dispozitat për mallin me lirim - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Goods on sale must be clear, readable, and marked with the price before and after the reduction.
Neni 20 20.1. Malli në lirim, duhet të jetë i qartë, i lexueshëm dhe i shënuar me çmimin para dhe pas lirimit. 20.2. Malli, i cili është në lirim për shkak se i skadon afati i përdorimit, duhet patjetër t’i shënohet afati i fundit i përdorimit në mënyrë të qartë, dukshme dhe lexueshme. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Tregtari duhet t’i ndajë fizikisht mallrat në lirim nga mallrat e tjera dhe t’i shënojë qartë; nëse mallrat në lirim kanë gabime ose të meta, tregtari duhet ta njoftojë konsumatorin për gabimin.
Neni 21 21.1. Tregtari duhet që fizikisht të bëj ndarjen e mallrave për lirim nga mallrat që nuk janë në lirim, si dhe në mënyrë të qartë dhe të lexueshme të tregojë se bëhet fjalë për mallrat në lirim duke vënë shënime si “shitje diskont”, “ulje çmimi” apo “lirim”. 21.2. Nëse tregtari i nxjerr mallrat me gabime ose me të meta në lirim, atëherë duhet ta njoftojë konsumatorin se ku qëndron gabimi në mallra. Shitja e energjisë, ujit dhe shërbimeve të telekomunikimit - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Furnizuesi must inform the consumer in advance of all consumption conditions for energy and water, and include invoice details that let the consumer check quantity and value.
Neni 22 22.1. Shitja e energjisë dhe e ujit llogaritet përmes konsumit real të lexuar në aparatin matës të konsumatorit. 22.2. Mënyra e matjes dhe e llogaritjes të energjisë dhe ujit rregullohet me ligje të posaçme. 22.3. Furnizuesi detyrohet që konsumatorit t’ia mundësojë paraprakisht njoftimin me të gjitha kushtet e konsumit të energjisë dhe ujit. 22.4. Furnizuesi duhet të paraqesë në faturë shënimet që i mundësojnë konsumatorit kontrollin e sasisë dhe vlerës për konsumin e energjisë dhe ujit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The supplier must follow written standards for the quality and continuity of energy and water services.
Neni 23 Furnizuesi është i detyruar t’i përmbahet standardeve të (deklaruara) shkruara, të cilësisë dhe vazhdueshmërisë së shërbimeve të energjisë dhe ujit. Faturimi i shërbimeve të telekomunikimit - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Telecommunications service providers must give consumers an invoice for the services, with the required written details.
Neni 24 8 Ofruesi i shërbimeve të telekomunikimit duhet që për kryerjen e atyre shërbimeve t’ia dorëzoj faturën konsumatorit, e cila përmban shënime të nevojshme të shkruara për llogarinë e shumës së përgjithshme që e detyron konsumatorin, çmimin, vlerën, taksat si dhe shumën e përgjithshme të llogaritur në Euro për atë periudhë kohore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A telecom service provider must, on the consumer’s request, confirm in writing that the billed amount is correct and must not add extra charges.
Neni 25 Ofruesi i shërbimeve të telekomunikacionit duhet që me kërkesë të konsumatorit, veçanërisht kur bëhet fjalë për ankesën me shkrim për shumën e faturuar, t’i vërtetojë konsumatorit në formë të shkruar saktësinë e shumës së paraqitur në faturë duke mos i llogaritur shpenzime shtesë. Publikimi i mallrave dhe shërbimeve - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article defines what counts as advertising, misleading advertising, and comparative advertising.
Neni 26 26.1. Në bazë të këtij ligji, publikimi i mallrave dhe shërbimeve nënkupton prezantimin në çfarëdolloj forme, të cilën dikush e shpreh përmes mediave të komunikimit me qëllim të promovimit të ndonjë prodhimi, shërbimi apo të vetë kompanisë. 26.2. Publikimi mashtrues nënkupton çdo publikim që në njëfarë mënyre, duke përfshirë këtu mënyren e paraqitjes, mashtron apo ka mundësi të mashtrojë personat të cilëve u është drejtuar apo tek të cilët ka arritur publikimi, dhe që mund të ndikojë në sjelljet e tyre ekonomike, apo të dëmton ose që mund të dëmtojë konkurrentin. 26.3. Në përcaktimin se a është një publikim mashtrues apo jo, do të shqyrtohen të gjitha karakteristikat e tij dhe çdo informatë që përmbanë, siç janë: a). veçoritë e mallrave dhe shërbimeve: gjendja në dispozicion, natyra, zbatimi, përmbajtja, metoda dhe data e prodhimit të mallit apo e kryerjes së shërbimit, mundësitë e përdorimit, përshtatshmëria, sasia, specifikacioni, prejardhja gjeografike apo tregtare apo rezultatet që priten nga shfrytëzimi i tyre; b). çmimi apo mënyra e llogaritjes së çmimit dhe kushtet me të cilat furnizohet malli apo kryhet shërbimi; c). natyra, vetitë, dhe të drejtat e publikuesit, siç janë: identiteti dhe pasuria e tij, kualifikimet e tij, prona e tij mbi të drejtat industriale, komerciale, intelektuale, apo shpërblimet dhe veçoritë e tij. 26.4. Publikimi krahasues është çdo publikim që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthore veçon një konkurrues apo veçon mallrat dhe shërbimet e ofruara nga ai. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Misleading publication is not allowed. Comparative publication is allowed only if the conditions in Article 28(1) are met.
Neni 27 27.1. Publikimi mashtrues nuk është i lejuar. 27.2. Publikimi krahasues është i lejuar vetëm në ato raste kur përmbush parakushtet nga neni 28 pika 1 e këtij ligji. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Comparative advertising is allowed only if it is not misleading and meets several comparison rules; special-offer ads must state how long the offer lasts.
Neni 28 28.1. Publikimi krahasues është i lejuar: a. nëse nuk është mashtrues në kuptimin paraprak të dispozitave të këtij ligji, b. nëse bëhet krahasimi i mallrave dhe shërbimeve me të cilat plotësohen nevojat, 9 c. nëse objektivisht krahasohen vetitë (cilësitë) e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme të cilat janë materiale, të rëndësishme, të krahasueshme dhe verifikueshme, d. nëse nuk krijon huti në treg përkatësisht, në mes të publikuesve dhe konkurruesve ose nuk krijohet hutia në treg, në mes të prodhuesit dhe ofruesit të shërbimit që publikon prodhimin dhe shërbimin konkurrent, e. nëse nuk e zhvlerëson konkurrentin në treg, aktivitetet e tij, mallrat e tij, shërbimet e tij, shenjat mbrojtëse të tij apo emrat e mbrojtur, f. nëse mallrat me shenjë të prejardhjes krahasohen me mallrat e të njëjtës prejardhje, g. nëse nuk është drejtuar në shfytëzimin e padrejtë të shenjës me renome, emrit mbrojtës ose shenjave të tjera të konkurruesve në treg, mallit ose shërbimit të tij, h. nëse nuk është drejtuar në shfrytëzimin e padrejtë të shenjave të prejardhjes së mallrave ose shërbimeve konkurrente, i. nëse nuk ka të bëjë për mallra dhe shërbime të cilat publikohen si imitacion i mallit dhe shërbimit me shenjën mbrojtëse ose me emrin e mbrojtur. 28.2. Nëse publikimi krahasues ka të bëjë me mallrat ose shërbimet, të cilat ofrohen në suaza të ofertës së posaçme, në shpallje patjetër dhe pa hamendje duhet të caktohet afati kohor, brenda të cilit është e vlefshme oferta e posaçme. KAPITULLI I IV DETYRIMET E AUTORITETEVE TË ADMINISTRATËS QENDRORE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, detyron zbatimin e këtij ligji nga subjektet prodhuese, tregtare dhe shërbyese për të mbrojtur konsumatorin.
Neni 29 Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, realizon mbrojtjen e konsumatorit duke detyruar zbatimin e këtij ligji nga ana e subjekteve prodhuese, tregtare dhe shërbyese. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Ministry creates a consumer protection sector, and that sector must carry out consumer-protection study, proposal, monitoring, cooperation, and public-contact duties.
Neni 30 Për zbatimin e këtij ligji në Ministri krijohet sektori për mbrojtjen e konsumatorit i cili ka këto detyra: a. studimin dhe paraqitjen e propozimeve për çdo çështje që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit, b. studimin dhe paraqitjen e propozimeve për rregullim ligjor të çështjeve që kanë të bëjnë me konsumatorët dhe zbatimin sa më rezultativ të ligjeve që për mbrojtjen e konsumatorit, c. studimet dhe paraqitjen e propozimeve për programet e edukimit të konsumatorit, d. studimin e kushteve të tregut dhe parashtrimin e propozimeve për funksionimin sa më të mirë të tij, e. ndjekja e zhvillimeve në sektorin e konsumit nga ana teknologjike, ekonomike dhe ligjore, f. bashkëpunimin dhe shkëmbimin e pikëpamjeve me shoqatat e konsumatorëve brenda dhe jashtë vendit, g. kontaktin me publikun e konsumatorëve me çfarëdo mënyre dhe mjeti. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: In consumer contracts, unfair terms are void for the consumer, and a seller or supplier who claims a standard term was individually negotiated must prove that claim.
Neni 31 10 31.1.Kur kontrata ndërmjet shitësit apo furnizuesit dhe konsumatorit përmbanë kushte të padrejta për konsumatorin, kushtet e këtilla do të jenë të pavlefshme për konsumatorin. Kontrata mund ta ruaj vlerën e saj, vetëm kur është e mundshme të hiqën kushtet e padrejta. 31.2.Një kusht kontraktues që nuk është negociuar në baza individuale, do të konsiderohet si i padrejtë nëse shkakton pabarazi domethënëse në të drejtat dhe detyrimet e palëve që rrjedhin nga kontrata, e që janë në dëm të konsumatorit. 31.3.Një kusht do të konsiderohet gjithnjë si i negociuar në baza jo-individuale, nëse është hartuar paraprakisht, kështu që konsumatori nuk ka pasur mundësinë të ndikojë në përmbajtjen e kushtit, posaqërisht në kontekst të kontratave standarde të parapërgatitura. 31.4.Në rast se një shitës apo furnizues pohon se një kusht standard është negociuar në baza individuale, ai ka për detyrë që këtë pohim ta dëshmojë vetë. 31.5.Një listë indikative dhe e pashterrshme e kushteve që mund të konsiderohen si të padrejta, janë të parapara në Shtojcën 1 të Direktivës Evropiane 93/13/EEC mbi Kushtet e Padrejta në Kontratat e Konsumatorëve. Programi i Kosovës për mbrojtjen e konsumatorëve - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article sets out how Kosovo’s consumer protection program is prepared, approved, and submitted, and assigns the Ministry of Trade and Industry lead responsibilities.
Neni 32 32.1. Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Konsumatorëve përcakton bazën politike për mbrojtjen e konsumatorëve për pesë vite dhe kryen zgjedhjen e përgjithshme të punëve prioritare në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve. 32.2. Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Kunsumatorëve do të përgatitet nga një Këshill i cili do të emërohet nga Qeveria, dhe do të përbëhet prej anëtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, organizatave për mbrojtjen e konsumatorit, Oda Ekonomike, dhe ekspertë të tjerë nga fusha e mbrojtjes së konsumatorit. 32.3. Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Kunsumatorëve do të aprovohet nga Qeveria dhe do t’i dorëzohet Kuvendit jo më vonë se gjashtë muaj pas hyrjes së këtij ligji në fuqi. 32.4. Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Konsumatorëve do të miratohet nga Kuvendi jo më vonë se 90 ditë pas pranimit të tij. 32.5. Detyrat lidhur me përcaktimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit, veçanërisht përcjelljen dhe evidentimin e punëve të kryera nga Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Konsumatorit e udhëheq Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This article says the Kosovo Consumer Protection Program sets out consumer protection policy principles and goals, priority tasks for policy-making, a plan for using financial resources, and the framework for funding consumer associations.
Neni 33 Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Konsumatorit veçanërisht përcakton: a. parimet dhe qëllimet e politikave të mbrojtjes së konsumatorit, b. detyrat që kanë prioritet me rastin e hartimit të politikave për mbrojtjen e konsumatorit, c. programin për shfrytëzimin e mjeteve financiare për realizimin e detyrave nga programi nacional, d. madhësia e kornizës së programit për shfrytëzimin e mjeteve financiare për nxitjen e zhvillimit dhe aktivitetin e shoqatave të konsumatorve. KREU I V 11 SHOQATA E KONSUMATORËVE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Consumer associations are established to protect consumers’ rights and interests, and the consumer protection association must inform consumers and list traders who harmed them or sold dangerous goods.
Neni 34 34.1. Shoqata e Konsumatorëve themelohet për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të konsumatorit. Ajo është organizatë e shoqërisë civile e pavarur nga prodhuesit, shitësit, furnizuesit apo ofruesit e shërbimeve. 34.2. Regjistrimi i Shoqatës së Konsumatorëve bëhet në përputhje me procedurat e parapara për shoqatat që kryejnë veprimtari joekonomike. 34.3. Veprimtaria e shoqatave të konsumatorëve rregullohet nëpërmjet statutit të tyre. 34.4. Përfaqësuesit e konsumatorëve që marrin pjesë në organet e administratës qëndrore për çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorëve caktohen nga vetë shoqata. 34.5. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve prezantohet në emër të anëtarëve të saj dhe vepron në interes të të gjithë konsumatorëve. Nëpërmjet përfaqësuesit të saj ajo jep mendime për aktet ligjore të propozuara që mund të kenë ndikim tek konsumatorët, merr pjesë në mbledhje që janë në interes për konsumatorin, ndërmjetëson në mes të organeve qëndrore dhe konsumatorëve si dhe në mes të tregtarëve dhe konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesave të këtyre të fundit. 34.6. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit i informon konsumatorët për të drejtat e tyre si dhe paraqet listën e tregtarëve të cilët gjatë viteve të shkuara kanë dëmtuar konsumatorët, ose qëllimisht kanë shitur mallra të rrezikshme për shëndet dhe siguri të konsumatorit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Consumer protection associations must carry out consumer-protection tasks such as informing consumers, arranging research and comparative tests, helping harmed consumers, keeping complaint records, and starting court proceedings against unfair standard contract terms.
Neni 35 Shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit kryejnë këto punë: a. informojnë konsumatorin për të drejtat dhe detyrimet e tyre në treg, b. përcjellin përmes laboratorëve të autorizuara në vend e sipas nevojës edhe jashtë vendit hulumtime shtesë për mallrat e plasuara në treg, c. përcjellin përmes personave të autorizuar, testet krahasuese të mallrave dhe rezultatet i prezanton përmes mediave, d. i ofrojnë ndihmë konsumatorit të dëmtuar kundrejt tregtarit, e. mbajnë evidencën e fletëparaqitjeve të pranuara nga konsumatorët si dhe procedurat e ndërmarra për vendosjen e tyre, f. iniciojnë procedurën në gjykatën kompetente duke kërkuar nga gjykata që tregtarit të caktuar ose bashkësisë së tregtarëve nga i njejti sektor, t’ju ndalojë shfrytëzimin e dispozitave kontraktuese të padrejta në kontratat standarde, g. kryejnë edhe punë të tjera nga lëmia e mbrojtjes së konsumatorit. Trajtimi i ankesave - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Consumers or consumer associations may complain to the competent consumer-protection administrative bodies, and they may take the matter to court if the requirements are still not met within two weeks after notice.
Neni 36 36.1. Për çdo të drejtë që shkelet, konsumatori ose shoqata për mbrojtjen e konsumatorit mund të ankohet pranë organeve administrative kompetente, të ngarkuara me ligj për mbrojtjen e konsumatorit. 36.2. Organet administrative kompetente për mbrojtjen e konsumatorit dhe shoqatat e konsumatorëve, kur konstatojnë shmangie nga dispozitat e këtij ligji, obligojnë zbatueshmërinë e ligjit për prodhuesin, shitësin, furnizuesin dhe ofruesin e shërbimeve, 12 36.3. Nëse brenda dy javësh nga njoftimi për prodhuesin, shitësin, furnizuesin dhe ofruesin e shërbimeve nuk përmbushen kërkesat, konsumatorët, organet mbrojtëse të konsumatorëve dhe shoqatave të konsumatorëve kanë të drejta të paraqesin çështjen në gjykatë. KAPITULLI I VI INSPEKSIONI SI ORGAN MBIKËQYRËS - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The competent central inspector and other municipal inspectors supervise the implementation of this law, within the competences set by law.
Neni 37 Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji e ushtron inspektori kompetent qëndror si dhe inspektorët tjerë komunal në pajtim me kompetencat e përcaktuara me ligj. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The inspector may temporarily stop the sale of goods by decision if the trader breaches the listed sale, labeling, documentation, or discount-marking requirements.
Neni 38 38.1. Inspektori ndalon përkohësisht me vendim shitjen e mallit nëse vërteton se: a. tregtari e shet mallin me mangësi ose gabime, pa e ndarë mallin fizikisht nga mallrat e tjerë dhe pa treguar qartë, lexueshëm në mallra dhe në vendin e shitjes se bëhet fjalë për mallra me të meta dhe mangësi (neni 15); b. tregtari nuk i dorëzon konsumatorit dokumentacionin e duhur gjatë shitjes së mallit (neni 16.1); c. mallrat në lirim nuk janë treguar qartë, lexueshëm me çmimin para dhe pas lirimit (neni 20 pika 1); d. mallrat në lirim, të cilave shumë shpejtë i skadon afati i përdorimit, nuk e kanë qartë dhe lexueshëm afatin minimal dhe të fundit të përdorimit ( neni 20 pika 2); e. tregtari i cili fizikisht nuk e ka bërë ndarjen e mallrave në lirim nga mallrat të cilat nuk janë në lirim, dhe nuk ka theksuar qartë dhe lexueshëm se bëhet fjalë për lirim (neni 21 pika 1) 38.2. Ankesa ndaj vendimit sipas paragrafit (1) të këtij neni nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit. Sanksionet administrative - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This article sets fines for misleading or prohibited comparative publications, and a smaller fine for a natural person who commits a contravention.
Neni 39 39.1. Gjobitet me shumë prej 2.500 € deri në 10.000 € personi fizik apo juridik i cili bën publikim mashtrues sipas nenit 26 apo publikim krahasues që nuk lejohet me nenin 28. 39.2. Personi fizik gjobitet me gjobë prej 250 deri 500 € për kundërvajtje. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article sets fines for a business seller, for a physical person/responsible person, and for the competent inspector when pricing, packaging, or guarantee rules are breached.
Neni 40 40.1. Personi juridik-tregtari gjobitet me gjobë prej 400 gjerë 4.000 € për kundëvajtje nëse : a. të gjitha mallrat e ofruara nuk e kanë çmimin e shitjes qartë dhe lexueshëm në shitore, si dhe mostregimi i qartë i kushteve të veçanta për disa mallra në vendet e shitjes së atyre mallrave (neni 10 pika 1); b. për shërbimet të cilat i ofrohen konsumatorit nuk tregon çmimin përfundimtar dhe metodën e llogaritjes (neni 10 pika 2); c. çmimi i shitjes së mallrave dhe shërbimeve nuk theksohet qartë, lexueshëm dhe dukshëm në € në mënyrën e përshkruar (nenit 10 pika 3) ; 13 d. paketimi është i dëmshëm për shëndet dhe e vënë konsumatorin në huti sa i përket masës dhe madhësisë së mallit ( neni 17 pika 1 ); e. nuk i përmbahet paketimit për mallin e shitur (neni 17 pika 3); f. nuk i përmbahet garancisë së dhënë (neni 11 pika 3); 40.2. Personi fizik dhe personi përgjegjës tek personi juridik gjobitet për kundërvajtje me gjobë në shumë prej 250 € gjer 500 €. 40.3. Inspektori kompetent në rastet kur vërteton kundërvajtjen tek personi fizik dhe juridik shqipton gjobë në shumë prej 50 gjer 100 €. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: A trader legal person can be fined 1,000 to 5,000 euros for specified consumer-related breaches; a natural person responsible within the trader legal person and publishers can be fined 100 to 400 euros.
Neni 41 41.1. Personi juridik – tregtar gjobitet me gjobë në shumën prej 1.000 gjer 5.000 € për kundërvajtje nëse : a. shitësi nuk i jep konsumatorit faturë të shkruar qartë, lexueshëm ( neni 14 pika 1), b. nuk i mundëson konsumatorit qasje në llogari të mallrave të blera ( neni 14.pika 2), c. nuk i përmbahet kushteve të çmimeve të shitjes me pakicë (neni 14 pika 3), d. nëse lejohet faturë plotësuese për të njëjtin mall (neni 14 pika 4 ), e. nëse shitja e energjisë dhe ujit, konsumatorit nuk i llogaritet në bazë faktike të lexuar në njëhsorin e konsumatorit (neni 22 pika 1), f. furnizuesi paraprakisht nuk e njofton konsumatorin me të gjitha kushtet e konsumit të energjisë dhe ujit ( neni 22 pika 3), 41.2. Personi fizik, person përgjegjës tek personi juridik i tregtarit dhe publikuesit gjobitet për kundërvajtje me gjobë në shumë prej 100 gjer 400 €. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: A legal-entity merchant can be fined if it sells products without a declaration or with an incomplete declaration; a physical person, responsible person, or publisher can also be fined.
Neni 42 42.1. Me gjobë ne shumë prej 2.000 € gjer 10.000 € gjobitet për kundërvajtje personi juridik - tregtari nëse vë në shitje prodhimet të cilat nuk kanë deklaracion apo nëse deklaracioni nuk përmban të gjitha shënimet e përcaktuara nga neni 18 pika 1, 2 dhe 3, dhe neni 19 pika 1 dhe 3 të këtij ligji. 42.2. Personi fizik, person përgjegjës tek personi juridik ose publikuesi gjobitet për kundërvajtje me gjobë me shumë prej 400 gjer 500 €. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Payments arising from the law’s penalty provisions must be paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 43 Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi e dispozitave ndëshkuese të këtij ligji derdhën në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. KAPITULLI I VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry, together with other competent ministries, must issue internal normative acts within 6 months after this law enters into force.
Neni 44 14 Sipas dispozitave të përcaktuara sipas nenit 18 pika 4, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Ministritë e tjera kompetente nxjerr akte të brendshme normative në afat deri 6 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Deri në aprovimin e dispozitave nga neni 22 pika 2 e këtij ligji zbatohen rregulla dhe standarde nga fusha me të cilën llogaritet matja reale e energjisë dhe ujit. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: When this law takes effect, earlier regulations are repealed and this law’s rules apply.
Neni 45 45.1. Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, çdo rregullativë e përpiluar më parë shfuqizohet dhe zbatohen normat të cilat i parashton ky ligj. 45.2. Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga PSSP. 19.10.2004 UNMIK/ REG/2004 / 42
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/17 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in