LIGJI NR. 2004/18 PËR TREGTINË E BRENDSHME
This provision is the preamble to the internal trade law and states the law’s general purpose of promoting a sound internal free-market economy in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/18
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the internal trade law and states the law’s general purpose of promoting a sound internal free-market economy in Kosovo. This article says the law sets the rules for trade activities in the domestic market and related measures. This article defines key terms used throughout the law, unless the context clearly means something else. Kosovo’s internal market is single and commercial actors must be treated without discrimination or privilege under this law. The trader may carry out all activities allowed by law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/18 PËR TREGTINË E BRENDSHME
Showing 66 of 66
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the internal trade law and states the law’s general purpose of promoting a sound internal free-market economy in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 17 / 01 TETOR 2007 Ligji Nr. 2004/ 18 PËR TREGTINË E BRENDSHME Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren nr. 2001/9 të dt. 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht Kreu 5.1. (ç), 5.7, 9.1.1 dhe 9.1.26 (a) dhe Me qëllim të promovimit të zhvillimit të një ekonomie të shëndoshë të tregut të lirë të brendshëm në Kosovë. Nxjerr ligjin vijues: LIGJI PËR TREGTINË E BRENDSHME PJESA E PARË DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rules for trade activities in the domestic market and related measures.
Neni 1 Me këtë ligj rregullohen kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë në tregun e brendshëm, tregtia me shumicë, tregtia me pakicë, ankandi, ndërmjetësimi në tregti, praktikat kufizuese dhe masat mbrojtëse për ushtrimin e veprimtarisë tregtare, konkurrencën e pandershme, masat mbikëqyrëse, masat administrative dispozitat ndëshkuese dhe dispozitat përfundimtare. Definicionet dhe kuptimi i termave - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used throughout the law, unless the context clearly means something else.
Neni 2 Secili prej termave në vijim, kudo që përdoret në këtë ligj, do të ketë kuptimin e dhënë, përveç nëse konteksti brenda të cilit një term i tillë paraqitet nënkupton qartë diçka tjetër: “Praktikë mashtruese tregtare” nënkupton shkatërrimin e çfarëdo prove materiale me qëllim të mashtrimit të konsumatorëve në lidhje me blerjen ose shitjen e mallrave në tregun e brendshëm. “Person fizik” nënkupton individin dhe personin fizik si pronar i ndërmarrjes së regjistruar si biznes individual. “Person juridik” nënkupton shoqërinë aksionere, partneritetet (shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe komandite), kompaninë e huaj ndërmarrjen shoqërore dhe ndërmarrjen publike. “Ministër” nënkupton Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. “Ministri” nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut.nr. 2001/19 “Shitës apo furnizues” nënkupton çdo person fizik apo juridik, i cili në kontratat e rregulluara nga ky Ligj vepron për qëllime që lidhen me tregtinë, biznesin apo profesionin e tij, publik apo privat. “Prodhues” nënkupton prodhuesin e mallrave për konsumatorët, importuesin e mallrave për konsumatorët në territorin e Kosovës ose çdo person tjetër që synon të jetë prodhues duke vendosur emrin, markën tregtare ose ndonjë shenjë tjetër të tij dalluese në mallrat për konsum. 2 “Transaksione komerciale” nënkupton transaksionet mes sipërmarrësve ose mes sipërmarrësve dhe autoriteve publike, të cilat bëjnë shpërndarjen e mallrave ose kryerjen e shërbimeve kundrejt pagesës (shpërblimit) “Tregtar” nënkupton çdo person fizik apo juridik, i cili për transaksionin në fjalë vepron brenda cilësisë së tij tregtare ose profesionale dhe kushdo që vepron në emër apo për llogari të një tregtari. “Konsumator” nënkupton çdo person fizik apo juridik, i cili në kontratat e rregulluara nga ky Ligj vepron për qëllime të ndryshme nga tregtia, biznesi apo profesioni i tij; “Produkt” nënkupton çdo mall apo shërbim përfshi pasurinë e paluajtshme; “Praktika komerciale (tregtare)” nënkupton çdo veprim, mosveprim, sjellje ose përfaqësim, komunikim tregtar, përfshi reklamimin dhe marketingun nga tregtari që lidhen direkt me promovimin, shitjen ose furnizimin e produkteve tek konsumatorët; “Çrregullim material i sjelljes ekonomike të konsumatorëve” nënkupton përdorimin e një praktike tregtare për të keq ndikuar dukshëm mbi aftësinë e konsumatorëve për të marrë një vendim të informuar duke i çuar konsumatorët drejt marrjes së një vendimi për një transaksion që në kushte të tjera nuk do ta kishin marrë. ”Kodi i sjelljes” nënkupton çdo marrëveshje që definon sjelljen e tregtarëve, të cilët marrin përsipër t’i nënshtrohen kodit në raport me një apo më shumë praktika tregtare ose sektorë të biznesit. ”Pronar i kodit” nënkupton çdo entitet, përfshi tregtarin apo grup tregtarësh që janë përgjegjës për formulimin dhe rishikimin e kodit të sjelljes dhe/ose për monitorimin e pajtueshmërisë me kodin nga ana e atyre që kanë marrë përsipër ta respektojnë atë. “Kujdes profesional” nënkupton masat e aftësive dhe kujdesit të veçantë të treguar nga tregtari në proporcion me kërkesat e praktikave normale të tregut për konsumatorët në fushën e tij të aktivitetit në tregun e brendshëm. “Ftesë për blerje” nënkupton një komunikim tregtar, i cili tregon karakteristikat kryesore të produktit dhe çmimin sipas një mënyre të përshtatshme të komunikimit tregtar dhe i lejon konsumatorëve të bëjnë blerjen. ”Influenca e padrejtë” nënkupton shfrytëzimin e një pozicioni pushteti për ushtruar presion, pa përdorur forcë fizike, në një mënyrë të tillë që kufizon dukshëm aftësinë e konsumatorit për të marrë një vendim të bazuar në informata. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Kosovo’s internal market is single and commercial actors must be treated without discrimination or privilege under this law.
Neni 3 3.1. Tregu i brendshëm në Kosovë është unik dhe rregullohet me ligjet e Kosovës. 3.2 Të gjithë perosnat që ushtrojnë veprimtari komerciale trajtohen pa dallime, diskriminime ose privilegje dhe në pajtim me dispozitat e këtij ligji. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The trader may carry out all activities allowed by law.
Neni 4 Tregtari ushtron të gjitha aktivitetet e lejuara nga ligji. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Tregtarëve u ndalohet konkurrenca jolojale, dhe organet qëndrore e lokale nuk mund të kufizojnë pjesëmarrjen në treg, konkurrencën e lirë ose të krijojnë pabarazi në treg, përveç rasteve të parashikuara me ligj.
Neni 5 5.1. Ndalohet konkurrenca jolojale nga ana e tregtarëve sipas nenit 31. 3 5.2. Organet qëndrore dhe lokale, me aktet e tyre nuk mund që me veprimin e tyre të kufizojnë të drejtën e pjesëmarrjes në treg, të ndalojnë konkurrencën e lirë në treg ose të krijojnë pozitë të pabarabartë në treg për tregtarë dhe konsumatorë të caktuar, përveçse në rastet e parashikuara me ligj. PJESA E DYTË USHTRIMI I AKTIVITETIT TREGTAR - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The trader may carry out the types of commercial activity for which it is registered, unless other applicable laws or provisions say otherwise.
Neni 6 Tregtari mund të ushtrojë të gjitha llojet e veprimtarisë tregtare për të për të cilat është i regjistruar, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me ligjet apo dispozitat e tjera të aplikueshme. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Before registration, the trader may carry out only those trade activities necessary for registration.
Neni 7 Para regjistrimit, tregtari mund të ushtrojë ato aktivitete tregtare që janë të nevojshme për efekt të regjistrimit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article says the law covers several types of sellers and producers, and the Ministry of Trade and Industry may define the covered activities by administrative instruction.
Neni 8 8.1. Pa paragjykuar nenin 3.2, ky ligj mbulon aktivitetet e mëposhtme: a. ndërrmarjet publike dhe iniciativat civile që shesin mallra të caktuar me qëllim përmbushjen e detyrave të tyre në pajtim me aktet e tyre (statutet), b. personat fizikë dhe juridikë që janë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë prodhuese, kur prodhimet e tyre i plasojnë në treg, c. ndërmarrjet publike, iniciativat qytetare të cilat për realizimin e detyrave të tyre, në përputhje me aktet e tyre (me statutin e tyre), shesin mallin e caktuar, d. personat fizik, të cilët merren me prodhimtari bujqësore, kur prodhimet e tyre i plasojnë në treg, e. personat fizik të cilët në bazë të kontratës me tregtarin e regjistruar, pa themelimin e marrëdhënies së punës, ushtrojnë tregtinë me pakicë për llogari të tregtarit. 8.2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përcakton me udhëzim administrativ aktivitetet e mbuluara nga neni 8.1. Tregtia me shumicë - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A wholesale seller is defined as an intermediary in the distribution chain that buys products in large quantities from the producer and sells them in smaller quantities to distributors or retailers.
Neni 9 Shitësi me shumicë është një ndërmjetës në zinxhirin shpërndarës që blen produktin në sasi të madhe nga prodhuesi dhe ia shet në masë më të vogël shpërndarësit apo shitësit me pakicë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Wholesale trade may be carried out in specific premises, wholesale warehouses, other qualifying locations, and in transit. In transit wholesale trade means buying and selling goods without storing them in a wholesale warehouse.
Neni 10 10.1. Tregtia me shumicë ushtrohet në objekte të veçanta ose depo për shitjen me shumicë, në tregje për shitje me shumicë, lokacione të tjera që i plotësojnë kushtet e paparapra dhe në tranzit. 10.2. Me tregtinë me shumicë në tranzit nënkuptohet blerja dhe shitja e mallit pa u vendosur dhe mbajtur në depo të shitjes me shumicë. 4 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry may regulate wholesale trade in special premises or warehouses and may set special conditions for those premises, warehouses, and goods storage to protect life, health, and the environment.
Neni 11 11.1. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë rregullon me Udhëzim për Administrativ ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë me shumicë në objekte të veçanta apo depo. 11.2. Udhëzimi Administrativ sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të përcaktojë kushtet e posaçme për objektet dhe depot, si dhe kushtet për deponimin e mallrave për të siguruar mbrojtjes e jetës, shëndetit dhe mjedisit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Wholesale trade may also be carried out in commodity exchanges, fairs, exhibitions, and auctions.
Neni 12 12.1. Tregtia me shumicë mund të kryhet edhe në bursa të mallit, panaire, ekspozita dhe ankande. 12.2. Themelimi dhe veprimtaria e bursave, panaireve dhe formave të ngjashme rregullohet me ligj të posaçëm. Tregtia me pakicë - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Retail trade means buying goods from a wholesaler for resale to the final consumer.
Neni 13 Tregtia me pakicë nënkupton blerjen e mallit nga tregtari me shumicë, me qëllim të shitjes së tij tek konsumatori i fundit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Retail trade is carried out in commercial premises and, if certain conditions are met, outside them.
Neni 14 Tregtia me pakicë ushtrohet në objektet tregtare (në tekstin e mëtejmë: shitore) dhe jashtë tyre, nëse për një mënyrë të tillë të shitjes janë plotësuar kushtet e caktuara. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Sales of goods outside shops are treated as retail sales, and certain off-shop sales must be carried out in places set in advance by the relevant authorities.
Neni 15 15.1. Shitje e mallit jashtë shitoreve konsiderohet shitja në tregjet me pakicë, përfshi shitjen përmes postës, në stendë, kioskë, në objektet blerëse, përmes automatit, përmes masmediave dhe shitja në lëvizje (shitësit rrugor). 15.2. Shitja e mallit jashtë shitores si shitje e rastit në: panaire, ekspozita, manifestime dhe të ngjashme, konsiderohet gjithashtu shitje me pakicë. 15.3. Shitja e mallit jashtë tregut: në stenda, kioska, automate, shitja në lëvizje ose shitja e rastit duhet të kryhet në vendet paraprakisht të përcaktuara nga autoritetet përkatëse. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Traders with a valid licence may carry on commercial activity and sell products; agricultural producers may sell their products freely without registration; the market inspector may stop trading after giving notice.
Neni 16 16.1. Vetëm ata tregtarë që kanë një licencë të vlefshme mund të ushtrojnë veprimtari tregtare si dhe të sheshin prodhime. 16.2. Personat fizik, të cilët merren me prodhimtari bujqësore, prodhimet e tyre mund t’i shesin lirisht në pajtim me dispozitat e posaçme, duke mos patur nevojë të regjistrohen. 16.3. Inspektori i tregut mund t’ua ndalojë tregtimin personave fizikë dhe juridikë pas dhënies së njoftimit të nevojshëm. Ankandet - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Auction is a special form of wholesale and retail trade, and the Minister of Industry and Trade sets the conditions and procedure for auctions by administrative instructions.
Neni 17 17.1. Ankandi është formë e veçantë e ushtrimit të tregtisë me shumicë dhe pakicë. 5 17.2. Ankandi është shitja e organizuar e mallit ofertuesit të ofertës më të lartë në bazë të ankandit të shpallur publik në vend dhe kohë të caktuar. 17.3. Ankandet mund të jenë të përhershme dhe të përkohshme. 17.4. Kushtet për organizimin e ankandit, regjistrimin e mallit që shitet në ankande, mënyrën e afarizmit dhe procedurën e shitjes përmes ankandit e përcakton me udhëzime të nxjerra administrative, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë. Ndërmjetësimi në tregti - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article defines “commercial agent” and lists people who are specifically not included in that term.
Neni 18 18.1. Për qëllime të këtij ligji ”agjent tregtar” nënkupton një ndërmjetës të vetëpunësuar, i cili ka autoritet të vazhdueshëm për të negociuar shitjen ose blerjen e mallrave për llogari të një personi tjetër i quajtur më poshtë “urdhërdhënësi”, apo të negociojë dhe përfundojë transaksione të tilla në llogari dhe emër të urdhërdhënësit . 18.2. Agjenti tregtar në kuptim të këtij ligji nuk nënkupton në mënyrë të veçantë: a. personin që në cilësinë e tij si zyrtar, ka fuqinë të marrë angazhime të detyrueshme për një shoqëri apo shoqatë, b. ortakun, i cili është ligjërisht i autorizuar të marrë angazhime të detyrueshme për ortakët e tij, c. marrësin, marrësin dhe menaxherin, likuidatorin apo administruesin e besuar në procedurat e falimentimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says the law does not apply to certain commercial agents: those whose activities are unpaid, and those acting in an exchange or market.
Neni 19 Ky ligj nuk aplikohet për: a. agjentët tregtar aktivitetet e të cilëve janë pa pagesë, b. agjentët tregtar kur veprojnë në bursë apo në treg. Të drejtat dhe detyrimet - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A commercial agent must act in the principal’s interests, with diligence and good faith, and follow certain instructions.
Neni 20 20.1. Gjatë kryerjes së aktiviteteve një agjent tregtar duhet të kujdeset për interesat e urdhërdhënësit të tij dhe të veprojë me devotshmëri dhe mirëbesim. 20.2. Veçanërisht një agjent tregtar duhet: a. të bëjë përpjekjet e duhura për të negociuar dhe kur është e nevojshme të përfundojë transaksionet sipas instruksioneve që ka marrë; b. t’i komunikojë urdhërdhënësit të gjithë informacionin e nevojshëm për të cilin ka dijeni; c. të përmbush instruksionet e arsyeshme që ka marrë nga principali i tij. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The principal must act in good faith toward the commercial agent and provide the agent with needed documents and information.
Neni 21 21.1. Në marrëdhëniet e tij me agjentin tregtar, urdhërdhënësi duhet të veprojë me devotshmëri dhe mirëbesim 6 21.2. Urdhërdhënësi veçanërisht duhet: a. t’i sigurojë agjentit tregtar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me mallrat në fjalë; b. të sigurojë për agjentin e tij tregtar informacionin e nevojshëm për kryerjen e kontratës së agjencisë dhe në veçanti të njoftojë agjentin tregtar brenda një kohe të arsyeshme kur parashikon që volumi i transaksioneve tregtare do të ulet dukshëm në krahasim me atë që normalisht ka pritur agjenti. 21.3.Urdhërdhënësi për më tepër duhet të informojë agjentin tregtar brenda një kohe të arsyeshme për pranimin, refuzimin dhe mosekszekutimin nga ana e tij të një transaksioni tregtar që agjenti tregtar e ka kryer për urdhërdhënësin. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The parties may not depart from the provisions of Articles 20 and 21.
Neni 22 Palët nuk mund të shmangen nga dispozitat e nenit 20 dhe 21. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Commercial agents have a right to customary remuneration, or if there is no such custom, to reasonable remuneration.
Neni 23 23.1. Në mungesë të ndonjë marrëveshjeje mbi këtë çështje midis palëve, një agjent tregtar ka të drejtën e shpërblimit që agjentët tregtarë të caktuar për mallrat që janë objekti i kontratës së agjencisë përfitojnë zakonisht në vendin ku ai kryen aktivitetet e tij. Nëse nuk ka ndonjë praktikë të tillë zakonore, agjenti tregtar ka të drejtën për një shpërblim të arsyeshëm duke marrë në konsideratë të gjitha aspektet e transaksionit. 23.2. Çdo shpërblim, i cili ndryshon brenda vlerës së transaksioneve të biznesit konsiderohet si komision në kuptim të këtij ligji. 23.3. Nenet 18 deri në 23 nuk zbatohen nëse agjenti tregtar nuk shpërblehet tërësisht apo pjesërisht me komision. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Agjenti tregtar ka të drejtë të mbajë komisionin për disa transaksione gjatë periudhës së kontratës së agjencisë.
Neni 24 24.1. Agjenti tregtar ka të drejtën të mbajë komisionin për transaksionet komerciale të përfunduara gjatë periudhës së rregulluar nga kontrata e agjencisë: a. nëse transaksioni ka përfunduar si rezultat i veprimit të tij; ose b. nëse transaksioni është përfunduar me një palë të tretë, të cilin më parë e ka fituar si klient për transaksionet e ngjashme. 24.2. Agjenti tregtar ka gjithashtu të drejtën të mbajë komisionin për transaksionet komerciale të përfunduara gjatë periudhës së rregulluar nga kontrata e agjencisë: a. -ose kur i është besuar një zonë gjeografike ose një grup klientësh, b. -ose kur ka një të drejtë ekskluzive për një zonë gjeografike ose një grup klientësh dhe kur transaksioni është kryer me klientin që i përket kësaj zone apo grupi. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The commercial agent has the right to keep commission on commercial transactions completed after the agency contract ends, if the transaction is mainly due to the agent’s efforts and is completed within a reasonable time, or if a third-party order arrived before the contract ended under the conditions of Article 24.
Neni 25 Agjenti tregtar ka të drejtën të mbajë komisionin për transaksionet komerciale të përfunduara pas mbarimit të kontratës së agjencisë: a. nëse transaksioni i atribuohet kryesisht përpjekjeve të agjentit tregtar gjatë periudhës së mbuluar nga kontrata e agjencisë dhe b. nëse transaksioni është kryer brenda një periudhe të arsyeshme pasi ajo kontratë ka përfunduar; ose 7 c. nëse në pajtim me kushtet e nenit 24, urdhëri i palës së tretë ka mbërritur tek urdhërdhënësi ose tek agjenti kryesor para përfundimit të kontratës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A commercial agent has no right to commission under Article 24 if that commission is payable under Article 25 for the former commercial agent, unless circumstances make it reasonable to split the commission between the commercial agents.
Neni 26 Agjenti tregtar nuk ka të drejtën e komisionit sipas nenit 24, nëse ai komision është i pagueshëm sipas nenit 25 për agjentin e mëparshëm tregtar, përveçse nëse që për shkak të rrethanave është e arsyeshme që komisioni të ndahet midis agjentëve komercialë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Commission becomes payable as soon as the stated conditions are met, and payment must be made no later than the end of the month after the quarter in which it became payable.
Neni 27 27.1. Komisioni duhet të bëhet i pagueshëm sa më shpejt dhe në masën që kushtet e mëposhtme ekzistojnë: a. urdhërdhënësi ka kryer transaksionin; ose b. urdhërdhënësi sipas marrëveshjes me palën e tretë duhet ta ketë kryer transaksionin; ose c. pala e tretë e ka kryer transaksionin. 27.2. Komisioni duhet të bëhet i pagueshëm më së largu kur pala e tretë e ka kryer ose duhet ta kishte kryer pjesën e saj të transaksionit, nëse urdhërdhënësi e ka kryer pjesën e tij të transaksionit ashtu siç duhej. 27.3. Komisioni duhet të paguhet jo më vonë sesa dita e fundit e muajit që vjen pas tremujorit në të cilin ai është bërë i pagueshëm. 27.4. Marrëveshjet për heqje dorë nga paragrafët 2 dhe 3 në dëm të agjentit tregtar nuk janë të lejueshme. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Commission rights can end only if the third-party contract will not be performed and the principal is not at fault; previously received commission must be reimbursed if the right has ended; waivers against the trade agent are not allowed.
Neni 28 28.1. E drejta e komisionit mund të shuhet vetëm nëse dhe në masën që: a. është vendosur që kontrata mes palës së tretë dhe principalit nuk do të ekzekutohet, dhe b. kjo situatë ka ndodhur për shkak të një arsyeje për të cilën nuk ka faj principali. 28.2. Çdo komision që agjenti tregtar ka marrë më parë rimbursohet nëse e drejta mbi të ka pushuar. 28.3. Marrëveshjet për heqje dorë nga paragrafi 1 në dëm të agjentit tregtar nuk janë të lejueshme. Shitjet në distancë - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article defines “distance contract,” “means of distance communication,” and “operator of communication means.”
Neni 29 29.1. Për qëllime të këtij ligji “kontratë në distancë” nënkupton çdo kontratë për mallra apo shërbime që lidhet mes furnizuesit dhe konsumatorit sipas një skeme të organizuar për shitjen apo kryerjen e shërbimeve në distancë, e drejtuar nga furnizuesi, i cili për qëllimin e kontratës përdor eksluzivisht një apo disa mjete të komunikimit në distancë deri dhe përfshi momentin kur kontrata është përfunduar. 8 29.2. “Mjete të komunikimit në distancë” nënkuptojnë çdo mjet, i cili pa prezencën fizike të njëkohshme të furnizuesit dhe konsumatorit mund të përdoret për përfundimin e një kontrate mes këtyre palëve. 29.3. ‘Operator i mjeteve të komunikimit’ nënkupton çdo person fizik apo juridik, publik apo privat, tregtia, biznesi apo profesioni, i të cilit përfshin vënien në dispozicion të furnizuesve të një apo më shumë mjeteve të komunikimit në distancë Përjashtime - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This provision says this part of the law does not apply to several listed types of contracts.
Neni 30 Kjo pjesë e ligjit nuk aplikohet për kontratat: a. që kanë lidhje me shërbimet financiare; b. të përfunduara me anë të makinave automatike të shitjes, ose objekte të automatizuara komerciale; c. të përfunduara me anë të operatorëve të telekomunikacionit në telefonat në kabinat publike; d. të përfunduar për ndërtimin dhe shitjen e pasurisë së paluajtshme ose në lidhje me të drejtat mbi pasurinë e paluajtshme, përveç qirasë; e. të përfunduara me ankand; f. kontrata për furnizimin e ushqimeve, pijeve ose të mallrave të tjera për konsum të përditshëm, të dërguara në shtëpinë e konsumatorit, në residencën apo vendin e punës me anë të personit të ngarkuar për shpërndarjen; g. kontatat për sigurimin e akomodimit, transportit, ushqimit apo të shërbimeve të kohës së lirë, ku furnizuesi merr përsipër kur lidhet kontrata që t’i ofrojë shërbimet në një datë specifike ose brenda një kohe specifike. Kufizimet në përdorimin e mjeteve të komunikimit në distancë - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: A supplier needs the consumer’s prior consent before using an automatic calling system or a fax device.
Neni 31 Për përdorimin nga ana e furnizuesit të mjeteve të mëposhtme nevojitet konsensusi paraprak i konsumatorit: a. sistemi automatik i thirrjes (telefonimit) pa ndërhyrjen e njeriut (makina automatike e thirrjeve), b. paisja për dërgimin e faksit. Shitja në derë (tek porta) - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to certain consumer contracts involving a merchant supplying goods or services, especially in organized excursions or visits to a consumer’s home or workplace, and in related offer/acceptance situations.
Neni 32 32.1. Ky ligj aplikohet për kontratat sipas të cilave një tregtar furnizon mallra ose shërbime tek konsumatori dhe të cilat realizohen gjatë një eksursioni të organizuar nga tregtari larg lokalit të tij të biznesit, ose gjatë një vizite të tregtarit: a. në shtëpinë e konsumatorit ose të ndonjë konsumatori tjetër; b. në vendin e punës së konsumatorit; kur vizita nuk ndodh për shkak të kërkesës së shprehur të konsumatorit. 9 32.2. Ky ligj aplikohet edhe për kontratat e furnizimit të mallrave dhe shërbimeve përveç atyre për të cilat konsumatori ka kërkuar vizitën e tregtarit, me kusht që kur ai ka kërkuar vizitën, konsumatori nuk e dinte, ose nuk mund ta dinte në kushte të arsyeshme që furnizimi i këtyre mallrave e shërbimeve të tjera ishte pjesë e aktivitetit tregtar ose profesional të tregtarit. 32.3. Ky ligj aplikohet për kontratat në lidhje me të cilat është bërë një ofertë nga konsumatori sipas kushteve të përshkruara në paragrafët 1 ose 2 megjithëse konsumatori nuk ishte i detyruar nga ajo ofertë përpara pranimit të saj nga tregtari. 32.4. Ky ligj aplikohet për ofertat kontraktuale të bëra nga konsumatori sipas kushteve të ngjashme me ato të përshkruara në paragrafët 1 ose 2 ku konsumatori është i detyruar nga oferta e tij. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Traders must give consumers a written notice of the right to cancel in Article 32 transactions, together with the relevant person’s name and address.
Neni 33 Në rast të transaksioneve brenda fushës së veprimit të nenit 32, tregtarëve do t’u kërkohet t’iu japin konsumatorëve njoftim me shkrim për të drejtën e tyre të anulimit brenda periudhës së parashikuar në nenin 34, së bashku me emrin dhe adresën e personit, kundër të cilit kjo e drejtë mund të ushtrohet. Ky njoftim përmban datën dhe përcakton detajet që mundësojnë identifikimin e kontratës dhe i jepet konsumatorit: a. në rastin e nenit 32.1 në kohën përfundimit të kontratës; b. në rastin e nenit 32.3 jo më vonë sesa koha e përfundimit të kontratës; c. në rastin e nenit 32.1 dhe 32.4 kur bëhet oferta nga konsumatori. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Konsumatori ka të drejtë të tërheqë efektet e angazhimit duke dërguar njoftim brenda të paktën 7 ditëve nga marrja e njoftimit të përmendur në nenin 4; mjafton që njoftimi të dërgohet para skadimit të kësaj periudhe.
Neni 34 34.1. Konsumatori ka të drejtë të tërheqë efektet e angazhimit të tij duke dërguar një njoftim brenda një kohe jo më të vogël se 7 ditë nga marrja nga konsumatori e lajmërimit të përmendur në nenin 4 në pajtim me procedurën e përshkruar në ligj. Është i mjaftueshëm fakti që lajmërimi të dërgohet para mbarimit të kësaj periudhe. 34.2. Dhënia e njoftimit ka efektin e lirimit të konsumatorit nga çdo obligim sipas kontratës së anuluar. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The consumer may not waive the rights granted by this law.
Neni 35 Konsumatori nuk mund të heqë dorë nga të drejtat që i takojnë me këtë ligj - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: If a consumer exercises the right of withdrawal, the legal effects are governed by the country’s laws.
Neni 36 Nëse konsumatori ushtron të drejtën e tij të heqjes dorë, efektet ligjore të dorëheqjes rregullohen nga ligjet e vendit, sidomos ato në lidhje me rimbursimin e pagesave për mallrat dhe shërbimet e siguruara dhe kthimin e mallrave të marra. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article says the law does not stop other rules from creating or adapting more favorable consumer-protection provisions in the area it covers.
Neni 37 Ky ligj nuk i ndalon dispozitat e tjera që të adaptojnë apo krijojnë dispozita më të favorshme për mbrojtjen e konsumatorëve në fushën që ai mbulon. Kushtet për ushtrimin e veprimtarisë tregtare - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë may issue administrative instructions on trading conditions and product information; the municipal authority issues the work permit after the Article 38.1 conditions are met, and the inspector can step in if the permit is still refused.
Neni 38 38.1. Për ushtrimin e veprimtarisë tregtare Ministria e Tregtisë dhe Industrisë rregullon me Udhëzim Administrativ: 10 a. kushtet minimale teknike, të cilat duhet të përmbushin lokalet afariste, paisjet dhe mjetetet me ndihmën e të cilave ushtrohet veprimtaria tregtare si dhe kushte të tjera, varësisht nga forma dhe mënyra e ushtrimit të veprimtarisë tregtare, b. kushtet e përgjithshme shëndetësore dhe sanitare, të cilat duhet t’i përmbushë lokali afarist ku kryhet tregtia, kushtet që duhen plotësuar nëse tregtia kryhet jashtë dhe standardet e higjenës që duhen plotësuar nga personeli që kryen aktivitet tregtar. 38.2. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë rregullon me Udhëzim Administrativ ato produkte që mund të shiten vetëm në vende të caktuara dhe/ose informacionin e detajuar që duhet të kenë për vendin dhe datën e prodhimit, datën e fundit në të cilën duhen konsumuar dhe detajet në lidhje me përmbajtjen dhe peshën. 38.3. Lejën e punës pas plotësimit të kushteve nga neni 38.1 e lëshon organi kompetent komunal. 38.4. Leja e punës është e përhershme. 38.5. Tarifat e taksës për leje pune janë unike në tërë Kosovën dhe paraqesin të hyra në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. 38.6. Nëse përkundër plotësimit të kushteve, pronarit nuk i lëshohet leja nga organi kompetent komunal, Inspektori i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë mund të urdhërojë dhënien e lejes për punë. 38.7. Në rast kur edhe pas urdhërit të Inspektorit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nuk lëshohet leja epunës, ky i fundit lëshon lejen e vlefshme të punës. 38.8. Ankesa në urdhërin e Inspektoratit nuk e ndalon ekzekutimin. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: People doing certain work in trade must meet minimum professional requirements.
Neni 39 39.1. Personat, të cilët kryejnë punë të caktuara në tregti duhet t’i plotësojnë kushtet minimale profesionale për kryerjen e tyre. 39.2. Kushtete minimale sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe përgaditjen shkollore e përcakton Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Administrata lokale përcakton oraret e punës për shitoret dhe objektet e tjera, si edhe për tregje, panaire dhe ekspozita lokale, në përputhje me dispozitat e ministrit përkatës.
Neni 40 Orarin e punës, përcaktimin e orarit ditor dhe javor të shitoreve dhe objekteve të tjera, orarin e punës gjatë ditëve të festave dhe fundjavës, për të cilat shitësi detyrohet të punojë, orarin e punës për tregje, panaire dhe ekspozitat e karakterit lokal dhe formave të tjera të ushtrimit të veprimtarisë tregtare e përcakton administrata locale në pajtim me dispozitat që i nxjerr Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Wholesale and retail traders must keep specified business records while carrying on trade. The Minister may regulate the bookkeeping form, content, and daily entry method by administrative instruction.
Neni 41 41.1. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, tregtari me shumicë, është i detyruar që në çdo objekt të shitjes apo në depo të mbajë evidencë lidhur me regjistrimin, blerjen, shitjen, çmimet, ndërmjetësimin tregtar, çertifikatën e regjistrimit dhe lejen për punë. 41.2. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, tregtari me pakicë është i obliguar që në çdo shitore në vend të caktuar të mbajë evidencë lidhur me regjistrimin, blerjen, shitjen, çmimet, ndërmjetësimin tregtar, çertifikatën dhe lejet për punë. 41.3. Ministri rregullon me Udhëzim Administrativ formën, përmbajtjen dhe mënyrën e evidencën e librave (të kontabilitetit) të biznesit dhe hedhjen e të dhënave në bazë ditore, si dhe regjistrimet (apo inventarin vjetori) të aseteve dhe borxheve të biznesit. 11 Kufizimet për ushtrimin e veprimtarisë tregtare - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Government may temporarily restrict trade activity by special act in certain emergency or supply-disruption situations.
Neni 42 42.1. Qeveria me akt të veçantë, përkohësisht, mund të kufizojë ushtrimin e veprimtarisë tregtare në rastet: a. e fatkeqësive elementare dhe natyrore, kur ndodh apo mund të ndodhin çrregullime në treg, çrregullime në furnizimin e popullatës ose çrregullime në rajon, të cilat rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, b. e çrregullimeve të konsiderueshme në tregun e brendshëm si mungesa e mallrave reprodukuese për prodhimtari, përpunim dhe për sigurimim e jetës së qytetarëve, c. kur rrezikohet furnizimi me lëndë së parë apo materiali me rëndësi strategjike. 42.2. Qeveria përcakton kufizimet e ushtrimit të veprimtarisë së tregtisë nga paragrafi 1 i këtij neni vetëm nëse çrregullimet nuk mund të evitohen me masa të tjera ose nevojat nuk mund të përmbushen nga rezervat e mallit, importi ose me masa tjera të politikës ekonomike. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Government may set trade and export restrictions, special conditions for certain goods, and certain obligations on traders in cases covered by Article 40.
Neni 43 Në rastet nga neni 40 i këtij Ligji, Qeveria mund të përcaktojë: a. kufizimin e tregtisë ose kufizimin e mallrave të caktuara ose kushtet e veçanta për tregti me mallra të caktuara, b. kufizimin e eksportit të mallrave të caktuar ose kushtet e veçanta për eksport për mallra të caktuara, c. t’i ndalojë tregtarit shitjen e mallit të caktuar, d. obligimin e tregtarit për furnizim dhe shitje të llojit dhe sasisë së caktuar të mallit si dhe shitjen e mallit konsumtorëve të caktuar sipas renditjes së përcaktuar të prioritetit, e. obligimin e disa tregtarëve për ruajtjen e llojit dhe sasisë së caktuar të mallrave. Konkurrenca jolojale - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The provision defines unfair competition and bans acts in commercial, industrial, or agricultural transactions that conflict with good trade practices.
Neni 44 44.1. Me konkurrencë jolojale nënkuptohen veprimet e tregtarëve me të cilat në konkurrencën e tregut cënohet praktika e mirë afariste. Në transaksionet me natyrë komerciale, industriale apo bujqësore të gjitha aktet që lidhen me konkurrencën, por që janë në konflikt me praktikat e mira tregtare janë të ndaluara. 44.2. Konkurrenca jolojale sipas nenit 42 është e ndaluar. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Article 45 lists specific acts that count as unfair competition, mainly misleading advertising, false statements, confusion about goods, and misuse of another trader’s name, marks, services, or trade secrets.
Neni 45 Në konkurrencë jolojale sipas nenit 42 nënkuptohet veçanërisht: a. reklamimi, shpallja ose oferta e mallit dhe shërbimeve duke përdorur të dhëna ose shprehje të cilat ndikojnë padrejtësisht mbi biznesin e një tregtari tjetër, duke shfrytëzuar emrin e tregtarit tjetër ose prodhimet apo shërbimeve të tij, 12 b. reklamimi, shpallja ose oferta e mallit dhe shërbimeve me të cilat fyhet ose nënçmohet tregtari tjetër në baza nacionale, racore, politike dhe fetare, c. ofrimi i të dhënave apo përhapja e thashethemeve për tregtarin tjetër, nëse ato të dhëna dëmtojnë ose mund të sjellin dëm imazhit ose afarizmit të tregtarit tjetër, përveç rasteve kur informacioni është i vertetë, d. shitja e mallit me shenja dhe të dhëna, të cilat krijojnë ose mund të krijojnë konfuzion lidhur me prejardhjen, prodhimtarinë, sasinë, cilësinë ose karakteristikat e tjera të mallit, e. fshehja e mangësive ose gabimeve të mallit dhe shërbimeve ose shkaktimi i hutive të tjera tek konsumatorët, f. veprimet e tregtarit të drejtuara në ndërprerjen e marrëdhënieve afariste në mes tregtarëve të tjerë, ose pamundësimi apo vështirësimi i marrëdhënieve afariste midis tregtarëve, g. mospërmbushja e paarsyeshme ose ndëprerja e kontratës me tregtarë të caktuar me qëllim që të lidhet kontratë e njëjtë ose më e favorshme me tregtarin tjetër, h. kontrata e eksportit të mallit dhe shërbimeve me çmim më të ulët, në kohën kur tregtari tjetër e ka lidhur kontratën për të njëjtin mall dhe shërbim me çmim më të lartë dhe me këtë rast i krijohet dëm këtij tregtari, i. përdorimi i paautorizuar i emrit, firmës, markës ose shenjave tjera të tregtarit tjetër, j. bërja publike e deklaratave jo të sakta në lidhje me cilësinë, origjinën, mjetet e prodhimit, çmimet e mallit, burimin e furnizimit, rekomandimin (reklamimin) e mallrave, arsyeja e shitjes ose sasia e mallit, të cilat mund të krijojnë përshtypje të rremë të një oferte të favorshme për konsumatorët, k. dhënia ose premtimi i dhuratave, përfitimit material ose përfitimeve të tjera për tregtarin tjetër, punëtorin e tij ose personin i cili punon për tregtarin, nëse dhënësit i jepet një përparësi kundrejt tregtarëve të tjerë, l. përdorimi i paautorizuar i shërbimeve të agjentit tregtar, përfaqësuesit tregtar, ose përfaqëuesit të tregtarit tjetër, m. përvetësimi i blerësit të mallit ose shfrytëzuesit të shërbimeve duke dhënë ose premtuar shpërblime ose përfitime tjera materiale të cilat sipas vlerës së tyre tejkalojnë vlerën reale të mallrave dhe shërbimeve, n. përvetësimi kundërligjor i fshehtësirave afariste të tregtarit tjetër nga ana e një tregtari, punëtorëve, apo personave që trajnohen nga ky tregtar, me qëllim të përfitimit të një avantazhi nga tregtari tjetër ose çdo keqpërdorim i fshehtësisë së besuar afariste të tregtarit tjetër. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji zbatohet për praktikat e padrejta tregtare para dhe pas transaksionit tregtar lidhur me një produkt.
Neni 46 46.1. Ky ligj aplikohet për praktikat e padrejta tregtare sipas definimit të mëposhtëm në nenin 47, para dhe pas transaksionit tregtar në raport me ndonjë produkt. 46.2. Ky ligj nuk paragjykon rregullat për vlefshmërinë, formimin dhe efektet e kontratës. 46.3. Ky ligj nuk paragjykon përcaktimin e llojeve të dëmeve që mund të vijnë nga praktikat e padrejta tregtare dhe përcaktimi sasior i tyre. 13 Praktikat e padrejta tregtare - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Unfair trade practices are prohibited.
Neni 47 47.1. Praktikat e padrejta tregtare janë të ndaluara. 47.2. Një praktikë tregtare do të konsiderohet si e pandershme nëse është në kundërshtim me kërkesat e kujdesit profesional dhe materialisht çrregullon ose ka mundësi të çrregulloj sjelljen ekonomike në lidhje me produktin që mbërrin apo që i është adresuar konsumatorit mesatar, apo anëtarit mesatar të një grupi, në rast se praktika tregtare i drejtohet veçanërisht një grupi konsumatorësh. 47.3. Në veçanti, praktikat tregtare quhen të padrejta nëse janë keq drejtuese ose agresive sipas definicioneve të dhëna më poshtë në ligj. Veprimet keq drejtuese - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article says a commercial practice is misleading if it can cause the average consumer to make a transaction decision they would not otherwise make because of deception about the product, price, trader, or consumer rights/risks.
Neni 48 48.1. Një praktikë tregtare konsiderohet keq drejtuese, nëse në ndonjë mënyrë, përfshi prezantimin, shkakton ose ka mundësi t’i shkaktojë konsumatorit mesatat marrjen e një vendimi për një transaksion që ai nuk do ta kish marrë në kushte të tjera, sepse e mashtron apo ka mundësi ta mashtrojë në lidhje me: a. karakteristikat kryesore të produktit si gjindshmëria e tij, benefitet, risqet, ekzekutimi, përbërja, aksesorët, asistanca e konsumatorit pas blerjes dhe trajtimi i ankesave, metoda dhe data e prodhimit ose furnizimit, shpërndarja, përmbushja e qëllimit ose rezultatet dhe karakteristikat materiale të testeve ose provave të kryera mbi produktin; b. ndonjë deklaratë ose simbol në lidhje me sponsorizimin direkt apo indirekt ose aprovimin e tregtarit ose produktit; c. çmimi ose mënyra e llogaritjes së çmimit ose ekzistenca e avantazheve specifike në çmim (nevoja për një shërbim, pjesë, zëvendësim apo riparim); d. natyra, atributet dhe të drejtat e tregtarit ose agjentit të tij si identiteti i tij dhe asetet, kualifikimet e tij, statusi, aprovimi, shoqërëzimi apo lidhja, pronësia e të drejtave industriale, tregtare ose intelektuale ose titujt dhe vlerësimet e tij; e. pretendime për produktin që tregtari nuk mund t’i mbështes; f. të drejtat e konsumatorit ose rreziqet qe ai mund të ndesh. 48.2. Një praktikë komerciale nuk do të konsiderohet si keqdrejtuese nëse, në kontekstin faktik, duke marrë në konsideratë të gjitha karakteristikat dhe kushtet, e drejton ose ka mundësi ta drejtojë konsumatorin mesatar të marrë në vendim për një transaksion që nuk do ta kishte marrë në kushte të tjera dhe përfshin: a. çdo marketing të produktit përfshi reklamimin e krahasuar, i cili krijon konfuzion me ndonjë produkt, markë tregtare, emër tregtar dhe shenja të tjera të dallueshme të një konkurrenti; b. mospajtimi nga ana e tregtarit me angazhimet e kodit të sjelljes që tregtari ka pranuar të respektojë nëse: i angazhimi është i qendrueshëm dhe është në gjendje për t’u verifikuar, ii informacioni që kategorizon tregtarët mbi të cilët aplikohet kodi dhe përmbajtja e kodit janë publike; 14 iii mospajtueshmëri me një angazhim të dhënë një autoriteti publik për të ndaluar praktikën e konkurrencës së padrejtë sipas këtij ligji. Mosveprime keq drejtuese - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: A commercial practice is misleading if it omits needed information or presents it unclearly, and traders must give certain material information in purchase invitations.
Neni 49 49.1. Një praktikë komerciale konsiderohet si keq drejtuese nëse në kuptimin faktik, duke marrë parasysh karakteristikat dhe rrethanat e saj, nuk jep informacionin që një konsumator mesatar ka konkretisht nevojë për të marrë një vendim të mbështetur në informata në lidhje me një transaksion, prandaj shkaton ose ka mundësi t’i shkaktojë konsumatorit mesatar marrjen e një vendimi për një transaksion që nuk do ta kishte marrë në kushte të tjera. 49.2. Konsiderohet si keqdrejtues ai mosveprim kur tregtari fsheh ose e jep informacionin në një mënyrë të paqartë, jo interligjente, të pakuptueshme ose jo në kohën e duhur ose nuk arriin të identifikojë qëllimin e praktikës tregtare. 49.3. Për praktikat tregtare para transaksionit tregtar një mosveprim keqndikues mund të ndodh vetën nëse tregtari bën një ftesë për blerje. Në rastin e ftesës për blerje, informacioni i mëposhtëm konsiderohet si material, nëse kjo nuk është që më parë e kuptueshme nga konteksti: a. karakteristikat kryesore të produktit; b. emri komercial i tregtarit dhe kur është e aplikueshme, emri komercial i tregtarit në emër të të cilit ai është duke vepruar; c. çmimin përfshi tatimet dhe taksat, si dhe nëse është e përshtatshme, ngarkesat shtesë, pagesat për furnizim apo transport ose nëse këto pagesa nuk mund të llogariten paraprakisht në mënyrë të arsyeshme, faktin që pagesa shtesë mund të kërkohen; d. rregullimet në lidhje me pagesën, furnizimin, kryerjen e detyrimit dhe politikat e trajtimit të ankesave, nëse ato ndryshojnë nga kërkesat e kujdesit profesional; e. për produktet dhe transaksionet që përfshijnë të drejtën e tërheqjes ose anullimit të kësaj të drejte. Praktikat agresive tregtare - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: A trade practice is aggressive if, in context, pressure, force, or undue influence significantly impairs or is likely to impair an average consumer’s freedom of choice or conduct and leads, or is likely to lead, to a transactional decision they would not otherwise make.
Neni 50 50.1. Një praktikë tregtare konsiderohet agresive nëse në kontekstin konkret, duke marrë parasysh gjithë karakteristikat dhe rrethanat, me anë të presionit, forcës, influencës së padrejtë, cenon dukshëm ose ka mundësi të cenojë dukshëm lirinë e zgjedhjes ose sjelljes të një konsumatori mesatar në lidhje me produktin dhe si rrjedhim e drejton atë, ose ka mundësi ta drejtojë në marrjen e një vendimi për një transaksion që nuk do ta kishte marrë në kushte të tjera. 50.2. Në përcaktimin nëse një praktikë tregtare përdor presionin, forcën apo influencën e padrejtë, merret në konsideratë: a. koha, natyra ose këmbëngulja; b. përdorimi i kërcënimeve ose gjuhës apo sjelljes abuzive; c. përdorimi nga ana e tregtarit e çdo fatkeqësie specifike apo rrethane të rëndë që cenon gjykimin e konsumatorit, për të cilin tregtari ka dijeni, për të influencuar vendimin e konsumatorit në lidhje me produktin; 15 d. çdo barrierë jashtë kontraktuale e madhe ose disproporcionale e vendosur nga tregtari në rast se konsumatori dëshiron të ekzekutojë të drejtat e tij sipas kontratës, përfshi të drejtat për të mbaruar kontratën apo për të zgjedhur një produkt apo tregtar tjetër. e. çdo kërcënim për të kryer ndonjë veprim që nuk mund të kryehet ligjërisht. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Certain injured traders, the Economic Chamber, and other trader associations may bring a lawsuit, and the right to sue is time-limited.
Neni 51 51.1. Dëmi i shkaktuar me anë të veprimeve të ndaluara të konkurrencës jolojale, praktikave të padrejta tregtare dhe praktikave keqdrejtuese kompensohet në procedurë gjyqësore. 51.2. Padinë sipas paragrafit 1 të këtij neni mund ta ngrejë tregtari i dëmtuar, Oda Ekonomike dhe format tjera të bashkimeve të tregtarëve. 51.3. E drejta në padi nga paragrafi 1 i këtij neni, parashkruhet në afat prej një viti nga dita kur paditësi është njoftuar për veprën dhe kryesin, e më së voni tri vite nga dita e kryerjes së veprës. PJESA E TRETË MBIKQYRJA DHE MASAT ADMINISTRATIVE - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Central Inspectorate, other inspections, and customs services supervise implementation of this law within the limits of powers set by special laws.
Neni 52 Mbikëqyrjen në implementimin e dispozitave të këtij ligji e ushtron Inspektoriati Qendror, inspeksionet e tjera dhe shërbimet doganore në pajtueshmëri me autorizimet e përcaktuara me ligje të veçanta. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: An authorized inspector may temporarily stop a business activity if it is unregistered or lacks a work permit.
Neni 53 53.1. Nëse inspektori i autorizuar konstaton se aktiviteti tregtar nuk ishte i regjistruar ose nuk kishte leje pune, ai/ajo mund të ndalojë përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë tregtare deri në eliminimin e këtyre parregullsive: 53.2. Ankesa kundër vendimit nuk e ndalon ekzekutimin e tij - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: An inspector may temporarily stop a trade activity by decision if irregularities are found during inspection, until the irregularities are eliminated.
Neni 54 54.1. Nëse inspektori gjatë inspektimit zbulon parregullsi, kurse tregtia me shumicë e mallit të caktuar nuk ushtrohet në objekte përkatëse apo depo, ose malli i caktuar blihet në kundërshtim me kushtet e përcaktuara, me vendim, mund të ndalojë përkohësisht ushtrimin e veprimtarisë tregtare deri në eleminimin e parregullsive. 54.2. Ankesa në vendim nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: If the inspector finds certain trading or record-keeping irregularities during an inspection, the trader may be temporarily barred from carrying on the business until the irregularities are fixed. A complaint against that decision does not stop enforcement.
Neni 55 55.1. Nëse inspektori gjatë inspektimit konstaton se: a. objektet e shitjes nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara minimale teknike dhe kushtet e tjera, b. nuk janë përmbushur kushtet për shitje jashtë objektit, c. nuk janë përmbushur kushtet e veçanta të pajisjes së shitores, d. nuk janë përmbushur kushtet e veçanta për mënyrën e shitjes së mallit, 16 e. tregtari nuk mban evidencë për blerjen dhe shitjen, çmimin e mallit dhe shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar, 55.2. Me vendim tregtarit mund t’i ndalohet përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë tregtare, deri në eliminimin e parregullsive të përcaktuara me inspektim, 55.3. Ankesa kundër vendimit nuk e ndalon ekzekutimin e tij. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: An authorized inspector may order a ban on the sale of certain goods if their sale may cause damage or endanger health, life, or the environment.
Neni 56 56.1. Nëse inspektori i autorizuar konstaton se nga shitja e mallit të caktuar mund të shkaktohet dëm, rrezikim i shëndetit, jetës dhe mjedisit, me vendim mund të shqiptojë masën e ndalesës së shitjes së mallit të caktuar. 56.2. Ankesa në vendim nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: An authorized inspector may order a person without the required professional qualification to stop working, or a trader to stop operating outside the prescribed working hours.
Neni 57 57.1. Nëse inspektori i autorizuar gjatë inspektimit konstaton që personi nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me nenin 38 ose tregtari nuk respekton orarin e përcaktuar të punës neni 40, me vendim: a. I ndalon vazhdimin e punës personit pa kualifikim përkatës profesional, b. I ndalon tregtarit afarizmin në kundërshtim me orarin e përcaktuar të punës. 57.2. Ankesa kundër vendimit nuk e ndalon ekzekutimin e tij. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Complaints against a municipal inspector’s decision must be sent to the Ministry of Trade and Industry Inspectorate within 15 days; the Inspectorate must decide within 60 days, and its decision may be appealed to the competent court.
Neni 58 58.1. Ankesa kunder vendimit të Inspektorit komunal sipas neneve 53, 54, 55, 56, 57 dhe 59 të këtij Ligji i drejtohet Inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në afat prej 15 ditësh nga data e marrjes së vendimit nga inspektori. 58.2.Vendimi i Inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë jepet brenda 60 ditëve nga data kur është pranuar ankesa, dhe i njejti mund të apelohet pranë gjykatës përkatëse. Sanksione administrative - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: This article sets fines for a physical or legal person that ignores commercial activity restrictions or uses unfair trade practices, and also fines the responsible person.
Neni 59 59.1. Gjobitet në shumë prej 5.000 euro deri në 15.000 euro personi fizik apo juridik që: a). nuk i respekton kufizimet e vëna mbi ushtrimin e veprimtarive tregtare në nenet 42 dhe 43. b). ushtron praktika të padrejta tregtare sipas neneve 47, 48, 49 dhe 50. 59.2. Për veprimet nga paragrafi 1, i këtij neni, gjobitet për shkelje edhe personi përgjegjës me gjobë në shumë prej 500 deri në 1.500 €. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: A person or legal entity can be fined for carrying out listed business activities without the required registration, permit, authorization, conditions, qualifications, or records.
Neni 60 60.1.Gjobitet në shumë prej 3.000 € deri në 9.000 € personi fizik apo juridik që: a. ushtron veprimtari tregtare për të cilat nuk është regjistruar sipas nenit 6, 17 b. ushtron tregtinë me shumicë nën rrethana të paautorizuara sipas nenit 10, c. ushtron tregtinë me pakicë nën rrethana të paautorizuara sipas neneve 14 dhe 15, d. ushtron veprimtari tregtare pa leje të vlefshme apo në kundërshtim me nenin 16, e. zhvillon një ankand nën kushte që bien ndesh me kushtet e parashtruara në nenin 17, f. zhvillon veprimtari tregtare që nuk i përmbushin kushtet minimale teknike apo sanitare dhe shëndetësore, të cilat përcaktohen sipas nenit 38.1, g. i shkelë rregullat e caktuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sipas nenit 38.2, h. ushtron afarizëm të caktuar tregtar pa i përmbushur kushtet minimale profesionale apo kualifikimet arsimore sipas nenit 39.1, i. nuk i mbanë librat dhe evidencën sipas nenit 41. 60.2. Për veprimet nga paragrafi1 i këtij neni, gjobitet edhe personi përgjegjës me gjobë prej 300 deri 900 €. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: This article sets fines for several open-air sales and business compliance breaches, and adds a smaller fine for the responsible person.
Neni 61 61.1. gjobitet me gjobë prej 2.000 deri 6.000 € personi fizik dhe juridik, nëse shet mallra në ambient të hapur dhe nuk është i regjistruar, respektivisht nuk ka leje për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë ose për shitjen e mallrave, të cilët sipas dispozitave të veçanta nuk mund të shiten në ambient të hapur. 61.2. Gjobitet prej 5.000 deri 15.000 € për shkelje personi fizik ose juridik, i cili administron me ambientin e hapur nëse lejon shitjen e mallrave në këtë ambient pas paralajmërimit të inspektorit. 61.3. Gjobitet me gjobë prej 1.000 deri 3.000 € personi fizik dhe juridik, nëse angazhon në punë punëtorë në shitje në kundershtim me nenin 39.1 61.4. Gjobitet me gjobë prej 1.000 deri 3.000 € personi fizik dhe juridik, nëse gjatë afarizmit nuk i përmbahet orarit të përcaktuar të punës neni 40.1. 61.5. Për veprimet nga paragrafi 1 deri 4 i këtij neni gjobitet edhe personi përgjegjës me gjobë prej 200 deri 600 €. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Payments arising from the law’s punitive provisions must be paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 62 Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave ndëshkuese të këtij ligji derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Dispozitat përfundimtare - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The listed acts must be issued within one month from the law’s entry into force.
Neni 63 Aktet nga neni 8.2, 11.2, 14.1, 17.4, 38.1, 38.2, 39.2, 40 dhe 41.3 nxirren në afat prej një muaji nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the applicable provisions regulating domestic trade are repealed.
Neni 64 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen dispozitat e ligjeve të zbatueshme që rregullojnë fushën e tregtisë së brendshme. 18 - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the PSSP.
Neni 65 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga PSSP-ja. 20.10.2004 UNMIK/REG/2004/43
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/18 PËR TREGTINË E BRENDSHME
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in