LIGJI NR.2004/22 PËR KINEMATOGRAFINË
This provision introduces the Cinematography Law and states that it concerns the law’s subject matter.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/22
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision introduces the Cinematography Law and states that it concerns the law’s subject matter. This article says the law sets the basic rules for cinematography and introduces a definitions section. This article defines key film-industry terms used in the law, including cinematography, film work, producer, distributor, exhibitor, distribution, reproduction, domestic film, and videogram. Any domestic or foreign natural or legal person registered for profit or non-profit purposes may carry out cinematographic activity, and publicly owned entities may also do so. Film production, distribution, and public screening must not be subject to censorship or ideological, political, or religious pressure.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2004/22 PËR KINEMATOGRAFINË
Showing 64 of 64
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision introduces the Cinematography Law and states that it concerns the law’s subject matter.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 17 / 01 TETOR 2007 Ligji Nr.2004/22 PËR KINEMATOGRAFINË Kuvendi i Kosovës Në bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/9, të majit 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë dhe veçanerisht Krerët 5.1, 5.7, 9.1.26 (a), 9.3.3; Me qëllim të zhvillimit të një aktiviteti kinematografik modern në Kosovë. Miraton : LIGJIN PËR KINEMATOGRAFINË KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Objekti i ligjit
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the basic rules for cinematography and introduces a definitions section.
Neni 1 Ky ligj përcakton normat themelore për ushtrimin dhe mbarëvajtjen e kinematografisë. Përkufizime - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key film-industry terms used in the law, including cinematography, film work, producer, distributor, exhibitor, distribution, reproduction, domestic film, and videogram.
Neni 2 Për nevojat e zbatimit të këtij ligji: „Kinematografia“ përfshin prodhimin, distribuimin dhe shfaqjen e veprave filmike si veprimtari themelore si dhe veprimtaritë plotësuese që janë të domosdoshme për ecurinë e kinematografisë. „Vepër filmike“ është një vepër e shprehur me një sërë kuadro të ndërlidhura pamjesh ose figurash lëvizëse, të shoqëruara me zë apo jo, të fiksuara në shirit celuloid ose magnetik digjital ose në ndonjë mbështetës tjetër lëndor. Në vepër filmike përfshihen filmat: artistik (me koherencë narrative e strukturë dramaturgjike), dokumentar, vizatimor-animues, me metrazhë të gjatë ose të shkurtër. „Autor“ përkatësisht koautor i veprës filmike si dhe autor i kontributeve krijuese në realizimin e saj është personi të cilit i takon ky atribut sipas dispozitave ligjore për të drejtën e autorit dhe të drejtat e afrishme. „Producent“ (prodhues) i veprës filmike është një person apo një grup personash fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj që në emër të vet dhe për llogari të vet ose të tjetërkujt nis dhe merrë përsipër përgjegjësinë, siguron mjetet financiare dhe mjetet tjera për prodhimin dhe për përfundimin e mbarë të veprës filmike. „Distribucioni“ (shpërndarja) është eksploatimi ose tregtimi a shitblerja, duke përfshirë edhe importin ose eksportin, ofertimi si dhe dhënia në shfrytëzim (huapërdorje) e ekzemplarit të riprodhuar të veprës filmike. „Riprodhimi“ i veprës filmike është shumëzimi në një ose më shumë kopje të mbajtësit lëndor në të cilin është regjistruar vepra filmike për vënie në treg, për dhënie në shfrytëzim ose për shfaqje publike. 2 „Distributor“ ёshtё njё person apo grup personash fizikё ose juridikё qё realizojnё çfarёdo veprimi ose shёrbimi qё pёrkon me distribuimin e veprёs filmike. “Shfaqёs” ёshtё personi ose grupi i personave ligjor tё cilёt posedojnё apo marrin me qira njё kinema pёr shfaqje publike. „Shfaqja e veprës filmike“ është projektimi i saj në ekran në çfarëdo vendi publik . “Film vendës” është vepra filmike kur: - Pjesëmarrja financiare për prodhimin e saj nga një producent ose nga koproducentë vendës është mbi 51%. “Sigla QKK” emërton Qendrën Kinematografike të Kosovës. “Videogram” është mbajtësi lëndor i regjistrimit të një vepre filmike (video kaseta, kompaktdisku- CD, disku digjital-DVD, etj.). KREU II KUSHTET PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Any domestic or foreign natural or legal person registered for profit or non-profit purposes may carry out cinematographic activity, and publicly owned entities may also do so.
Neni 3 3.1.Veprimtari kinematografike mund të ushtrojë çdo person fizik ose juridik, vendës ose i huaj i regjistruar si subjekt profitabil ose joprofitabil për këtë veprimtari ose edhe për këtë veprimtari në Kosovë në përputhje me dispozitat ligjore e nënligjore përkatëse si dhe me dispozitat e këtij ligji. 3.2.Me veprimtari kinematografike mund të merren edhe subjektet në pronësi publike. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Film production, distribution, and public screening must not be subject to censorship or ideological, political, or religious pressure.
Neni 4. Prodhimi, distribuimi dhe shfaqja publike e veprave filmike nuk mund të jetë subjekt i asnjë censure a presioni ideologjik, politik ose fetar. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A film producer may film anywhere in Kosovo in principle, but must seek a filming permit from the competent authority at least 15 days before filming if the shoot is in restricted, protected, or heritage-related locations.
Neni 5 5.1.Në parim, producenti i veprës filmike mund të xhirojë skena filmike kudo në Kosovë. 5.2.Nëse xhirimi duhet të bëhet në objektet ose mjediset e ndryshme duke përfshirë edhe ato të infrastrukturës ku qasja për publik nuk lejohet ose duhet të kufizohet, përkatësisht kur xhirimi duhet të bëhet në monumentet e kulturës, në tërësitë hapësinore e kulturore historike, në vend ndodhjet arkeologjike ose në vend ndodhjet tjera e hapësirat natyrore që radhiten në trashëgimi kulturore natyrore të mbrojtur ose që gëzojnë trajtimin e mbrojtjes paraprake, producenti duhet të kërkojë leje xhirimi nga autoriteti kompetent të paktën 15 ditë nga dita e planifikuar për fillimin e xhirimit, ndërsa autoriteti përkatës do ta njoftoj brenda 7 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. Producenti do të respektojë kërkesat e vendosura nga autoriteti përkatës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A foreign producer may film in Kosovo only after first obtaining a filming permit from QKK.
Neni 6 6.1.Producenti i jashtëm mund të xhirojë një vepër filmike në Kosovë nëse paraprakisht ka marrë lejen e xhirimit nga QKK. 6.2.Kërkesa për leje xhirimi paraqitet në formularin përkatës të QKK e shoqëruar me një ekzemplar të skenarit përkatës. 3 6.3.Ministria e Kulturës miraton udhëzim administrativ për mënyrën dhe kushtet e dhënies së leje xhirimit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A subsidized domestic film producer must notify QKK when the first copy of the film is finished, within 7 days, and must also give written notice if the first copy is to be reproduced outside Kosovo.
Neni 7 7.1.Producenti i filmit vendës i subvencionuar nga QKK detyrohet që, brenda 7 ditësh nga dita e përfundimit të kopies së parë të veprës filmike, t‘a informoj QKK për përfundimin e saj. 7.2.Detyrimi në kuptim të paragrafit (1) ngarkon producentin e filmit vendas edhe kur ka prodhuar një vepër filmike në bashkëprodhim me producentë të jashtëm. 7.3.Producenti vendës i subvencionuar nga QKK nëse synon që kpjen e parë t’a riprodhoj jashtë Kosovës duhet për këtë t’a informoj me shkrim QKK. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Kinemave të tilla nuk u lejohet të ndryshojnë qëllimin e veprimtarisë pa pëlqimin e QKK.
Neni 8 Kinemave në pronësi shoqërore ose publike, të privatizuara apo të dhëna me qira personave fizikë ose juridikë, vendës ose të huaj, nuk mund t’u ndryshohet qëllimi i veprimtarisë pa pëlqimin e QKK. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Distributors or exhibitors must get permission to publicly screen any domestic or foreign film before its first screening in Kosovo.
Neni 9 9.1.Për çdo film vendës apo të huaj që synohet të shfaqet publikisht, para se të ketë shfaqjen e parë në Kosovë, distributori, përkatësisht shfaqësi duhet të merr lejen për shfaqjen publike të filmit. 9.2.Lejen nga paragrafi i mësipërm, e jep Komisioni i Vizionimit i QKK. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Film Review Commission of QKK grants film permits by category, refuses permits for films promoting certain harmful or criminal content, and allows certain permitted violent/horror-related films to be shown to the public only after 22:00.
Neni 10 10.1.Komisioni i Vizionimit të QKK jep leje në kuptim të nenit 9 të këtij ligji sipas kategorive të mëposhtme: a) kategoria ‘A’ – kur filmi lejohet për të gjitha moshat dhe pa kufizim në aspektin e kohës të projektimit publik, b) kategoria ‘B’ – kur filmi lejohet për të gjithë banorët mbi 14 vjeç, c) kategoria ‘C’ – kur filmi lejohet për të gjithë banorët mbi 18 vjeç, 10.2.Nuk jepet leje për filmat që nxitin ose mbështetin pornografinë, prostitucionin, përdorimin e narkotikëve, urrejtjen etnike, raciale apo religjioze, terrorizmin si dhe aktivitete tjera kriminale. 10.3.Filmat e pajisur me leje që përmbajnë skena të dhunës së theksuar, skena tmerri, skena të dhunës në familje ose të dhunës a të keqtrajtimit të fëmijëve, mund të shfaqen për publik pas orës 22,oo. 10.4.Me rastin e vizionimit, respektohen tërësisht dispozitat e nenit 4 të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: If a film is shown to the public without the required permit, the QKK director issues a decision stopping further screening.
Neni 11 11.1.Nëse shfaqet për publik një film për të cilin shfaqësi a distributori nuk ka marrë leje ose për të ciln nuk i është dhënë leje në kuptim të nenit 10, atëherë drejtori i QKK nxjerr vendim me të cilin ndalon shfaqjen e mëtejshme të filmit të tillë. 4 11.2.Kundër vendimit të drejtorit të QKK mund t’I paraqitet ankesë këshillit drejtues të QKK brenda 8 dite nga dita e komunikimit të vendimit. 11.3.Kundër vendimit të Këshillit Drejtues të QKK mund të ngritet kontest administrativ në gjykatën kompetente në afat prej 30 ditësh nga dita e dorëzimit të vendimit. 11.4.Ankesa në kuptim të paragrafit 2 dhe kërkesa për rishqyrtim në kuptim të paragrafit 3 të këtij neni, nuk pezullojnë zbatimin e vendimit nga paragrafi 1 të këtij neni. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Film screenings may occur only in properly built and regulated venues; cinemas/kinotheatres must provide access for persons with disabilities, and the municipal authority may suspend or stop screenings if standards are not met.
Neni 12 12.1.Shfaqja publike e veprave filmike mund të bëhet në mjediset e ndërtuara e të rregulluara në përputhje me standardet përkatëse për mjediset ku zhvillohen tubime publike. 12.2.Kinematë përkatësisht kinoteatrot sigurojnë qasje edhe për persona me aftësi të kufizuar. 12.3.Organi Komunal për çështjet e ndërtimeve, përkatësisht për çështjet e kulturës do të pezullon përdorimin e një kinemaje apo kinoteatri, përkatësisht shfaqjen publike të filmave nëse konstaton se nuk janë plotësuar kushtet përkatësisht standardet përkatëse dhe do ti lë pronarit përkatësisht poseduesit të sallës një afat të arsyeshëm për mënjanimin e mangësive. 12.4.Nëse mangësitë e konstatuara nuk mënjanohen brenda afatit të caktuar, organi nga paragrafi 3 i këtij neni, do të ndalojë shfaqjen publike të filmave përderisa të mënjanohen mangësitë. 12.5.Kundër aktvendimit të organit Komunal, mund t’i paraqitet ankesë gjykatës kompetente brenda 8 ditësh nga dita e dorëzimit të aktvendimit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A distributor or other person wanting to trade, reproduce, publicly show, or use a film videogram may do so only with the relevant contract, and foreign film works also need lawful import compliance.
Neni 13 13.1.Videogrami që përmban një vepër filmike mund të tregtohet ose të riprodhohet, të shfaqet publikisht, dhe të jepet në shfrytëzim nëse distributori përkatësisht personi fizik ose juridik që synon të kryen veprimet e tilla ka kontratë përkatëse me producentin ose bartësin e të drejtave të shfrytëzimit, ndërsa kur kjo përkon me një vepër filmike të jashtme edhe nëse është importuar në përputhje me dispozitat ligjore ose nënligjore për importin e mallrave. 13.2.Videogramet e riprodhuara jashtë Kosovës, duke përfshirë edhe videogramet e filmit vendës, me rastin e hyrjes në Kosovë trajtohen si import. 13.4.Video kasetat dhe videodisqet në të cilat janë riprodhuar veprat filmike, trajtohen si botime. 13.5.Lënda filmike trajtohet si lëndë arkivore publike. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Relevant inspectors oversee compliance with the conditions in Article 13 of this law.
Neni 14 Përmbushjen e kushteve sipas nenit 13 të këtij ligji e mbikëqyrin inspektorët përkatës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Videograms must carry the proper label, and the label’s content and format are set by the Ministry of Culture each calendar year.
Neni 15 15.1.Si dëshmi që janë plotësuar kushtet ligjore për ofertimin a tregtimin, riprodhimin dhe dhënien në shfrytëzim, çdo videogram i veprës filmike duhet të jetë i pajisur me etiketën përkatëse të ngjitur në mënyrë të qëndrueshme. 15.2.Etiketa që dëshmon se janë përmbushur kushtet për riprodhimin ose dhënien në shfrytëzim, ngjitet në sipёrfaqen e videogramit, ndërsa etiketa që dëshmon se janë përmbushur kushtet për 5 vënie në treg duke përfshirë importin ose eksportin e tyre, ngjitet në mbështjellësin e jashtëm të videogramit. 15.3.Botues i etiketave është QKK. 15.4.Përmbajtjen, dukjen, përmasat dhe elementet tjerë të tiketës, duke përfshirë edhe ata që identifikojnë origjinalitetin e saj, i përcakton për çdo vit kalendarik Ministria e Kulturës. Në përmbajtjen e etiketës detyrimisht shenohet: Ministria e Kulturës, shenja e serisë dhe numri serik, viti i botimit. 15.5.QKK nxjerrë udhëzim administrativ të veçantë për mënyrën dhe kushtet e botimit e të mbikëqyrjes së botimit; për evidentimin, ngarkim-shkarkimin dhe dhënien e etiketave si dhe për asgjësimin e etiketave pas skadimit të vitit kalendarik. 15.6.Falsifikimi i etiketës ndëshkohet si vepër e falsifikimit të pullës fiskale. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: QKK distributes the relevant labels after the required payment and supporting documents are provided, and the labels expire after the following year.
Neni 16 16.1.QKK i shpërndan etiketat përkatëse në bazë të regjistrit të paraqitur të titujve të veprave filmike, dëshmive të paraqitura në kuptim të nenit 13 të këtij ligji, pasi të jetë bërë shpagesa përkatëse (në vijim: taksa) për tërë sasinë e etiketave. 16.2.QKK shpërndan aq etiketa sa është sasia e deklaruar nga shfrytëzuesi, përkatësisht distributori i videogrameve për vënie në treg gjatë vitit kalendarik. 16.3.Etiketat shpërndahen për çdo vit kalendarik në vijim dhe nuk janë të vlefshme pas kalimit të vitit në vijim. 16.4.Teprica e etiketave të botuara e të pa shpërndara gjatë një viti kalendarik, asgjësohet nga ana e komisionit të veçantë të QKK në përbërjen e të cilit përfshihet edhe një përfaqësues i Ministrisë së Kulturës. Asgjësimi me të dhënat përkatëse për shenjën e serisë dhe për sasinë numerike të etiketave të tepruara bëhet deri me 15 janar të vitit vijues për vitin paraprak kalendarik dhe procesverbali i asgjësimit nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe ruhet si dokument financiar. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Videograms without the required label, or with an outdated/mismatched label, must be confiscated; videograms containing film titles not shown in the submitted register must also be confiscated.
Neni 17 17.1.Videogramet që nuk kanë etiketën përkatëse në kuptim të nenit 15 të këtij ligji duke përfshirë edhe videogramet që kanë etiketën e vjetëruar, përkatësisht etiketën që nuk përkon me vitin kalendarik në kuptim të paragrafit 3 të nenit 16 të këtij ligji, detyrimisht konfiskohen. 17.2.Videogramet që jepen në shfrytëzim e që përmbajnë tituj të veprave filmike që nuk figurojnë në regjistrin e paraqitur, poashtu detyrimisht konfiskohen. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Videograms may not be offered, displayed, or sold on streets, sidewalks, or improvised spaces, or in premises not registered for commercial services; seized videograms must be confiscated.
Neni 18 18.1.Nuk lejohet ofertimi duke përfshirë edhe ekspozimin, si dhe shitja e videogrameve në rrugë, trotuare ose mjedise të improvizuara, në objekte ose lokale që nuk janë të regjistruara për shërbime tregtare. 18.2.Videogramet të zëna në kuptim të paragrafit të mësipërm, detyrimisht konfiskohen. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Inspektorët përkatës zbatojnë konfiskimin e përkohshëm të videogramëve dhe i dorëzojnë ato prokurorisë ose gjykatës me kërkesë për procedurë penale ose të kundërvajtjes.
Neni 19 19.1.Konfiskimin e përkohshëm në kuptim të nenit 17 dhe 18 të këtij ligji e zbatojnë inspektorët përkatës. Me këtë rast së bashku me kërkesën për procedurë penale a të kundërvajtjes, videogramet i dorëzojnë prokurorisë, përkatësisht gjykatës përkatëse. 6 19.2.Kur vendimi për konfiskimin e videogrameve merr formë të prerë në procedurën përkatëse, videogramet e konfiskuar asgjësohen dhe ky veprim konstatohet dhe verifikohet në procesverbal. Në Komisionin për asgjësim merr pjesë edhe një përfaqësues nga QKK. KREU III Institucionet - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Kosovo Cinematography Center is established as the central authority for cinematography and is subordinate to the Ministry for Culture.
Neni 20 20.1.Për realizimin e objektivave të politikës së zhvillimit të kinematografisë, për përmbushjen e përgjegjësive dhe të kërkesave që pasqyrojnë interesin publik në këtë fushë, themelohet Qendra Kinematografike e Kosovës si institucion me atributet e autoritetit qendror për kinematografi, në varësi të Ministrisë për Kulturë. 20.2.Selia e QKK është në Prishtinë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry of Culture determines the objectives for developing cinematography.
Neni 21 Ministria e Kulturës përcakton objektivat e zhvillimit të kinematografisë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry of Culture supervises the legality of QKK’s activities, and QKK must provide requested information and allow document inspection when the Ministry asks.
Neni 22 22.1.Ministria e Kulturës mbikëqyrë ligjshmërinë e veprimtarisë së QKK. 22.2.QKK e ka për detyrë të ofrojë informacionet e kërkuara dhe të lejojë kontrollin e dokumentacionit sa herë që këtë e kërkon Ministria e Kulturës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Ministry of Culture must take all measures to ensure proper and effective implementation of the law, including adopting implementing by-laws.
Neni 23 Ministria e Kulturës merr të gjitha masat për të siguruar zbatimin e duhur dhe efektiv të këtij ligji, duke përfshirë edhe miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e tij. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry of Culture must evaluate cinematography development, QKK’s work, and Cinematography Fund management at least once a year. QKK must send a summary report within two months after the calendar year ends and publish a short version in the daily press and on its website.
Neni 24 24.1.Të paktën një herë në vit, Ministria e Kulturës vlerëson realizimin e objektivave të zhvillimit të kinematografisë, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë të QKK si dhe menaxhimin e mjeteve të Fondit për Kinematografi. 24.2.Përfundimet kryesore të vlerësimit bëhen publike. 24.3.Jo më vonë se dy muaj pas përfundimit të vitit kalendarik. QKK duhet t’i paraqet Ministrisë së Kulturës një raport përmbledhës për aktivitetet e zhvilluara në vitin paraprak, me të dhëna të mjaftueshme e të nevojshme për t’u vlerësuar përmbushja e detyrave, efektet e mangësitë në ecurinë e zhvillimit të kiematografisë si dhe për menaxhimin e Fodit për Kinematografi. Një version të shkurtër të raportit, QKK duhet t’a publikoj në shtypin ditor dhe në faqen zyrtare të saj në Internet. KREU IV QENDRA KINEMATOGRAFIKE E KOSOVËS Autorizimet dhe përgjegjësitë 7 - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: QKK is given powers to manage cinematography functions and must carry out its duties professionally, independently, transparently, and without political influence.
Neni 25 25.1.QKK ka autorizimet dhe funksionin e dhënë me këte ligj dhe me aktet nënligjore për zbatimin e tij. 25.2.QKK ka në kompetencë vlerësimin e vendimmarrjen për të nxitur dhe mbështetur veprimtarinë kinematografike në funksion të objektivave të politikës së zhvillimit dhe të interesit publik nga neni 21 të këtij ligji. 25.3.QKK ka në kompetencë menaxhimin e Fondit për Kinematografi dhe mbanë përgjegjësi për përdorimin efektiv dhe qëllimor. 25.4.QKK ka statusin e personit juridik dhe zotësi juridike për të lidhur kontrata dhe për të hyrë në marrëdhënie tjera detyrimore me personat e tretë. 25.5.QKK bashkëpunon me autoritete publike si dhe me institucionet, organizatat dhe asociacionet vendore e të huaja në të gjitha çështjet me interes për krijimin e ambientit të favorshëm për zhvillimin e kinematografisë, shkëmbimin e përvojave dhe të informacioneve. 25.6.QKK bashkëpunon me autoritete homologe të jashtë Kosovës, bashkëpunon dhe aderon në organizatat dhe asociacionet rajonale dhe të tjera ndërkombëtare nga fusha e kinematografisë, si dhe merr pjesë në aktivitetet e tyre. 25.7.Krijon dhe përditëson (azhurnon) bazën e të dhënave në lidhje me krijimtarinë filmike vendore dhe botërore, për subjektet që merren me kinematografi në Kosovë, për ecuritë në tregun e veprave filmike, për koston e prodhimit, si dhe për trendet më të reja në krijimtarinë dhe teknologjinë filmike, dhe i vë në dispozicion informacionet e nevojshme subjekteve të interesuara. 25.8.QKK do ti përmbushë detyrat dhe funksionin e saj në mënyrë të plotë e profesionale, si dhe në mënyrë të pavarur nga ndikimet politike, duke respektuar parimin e transparencës dhe të mosdiskriminimit. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: QKK oversees the accurate implementation of this law and its implementing bylaws in cinematography activities, unless the law says otherwise.
Neni 26 QKK mbikëqyrë zbatimin e përpiktë të këtij ligji dhe të akteve nënligjore për zbatimin e tij në veprimtarinë e subjekteve që merren me kinematografi, nëse ky ligj nuk përcakton ndryshe. Struktura dhe funksionimi - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: QKK’s structure and functioning are set by its statute and other acts, in line with this law.
Neni 27 27.1.Struktura dhe funksionimi i QKK, në përputhje me këte ligj, përcaktohet me statutin dhe aktet tjera të QKK. 27.2.Statuti i QKK hynë në fuqi mbasi të jetë miratuar nga Ministria e Kulturës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: QKK’s governing bodies are the Board and the Director, and the Director proposes the organogram while the Minister of Culture approves it.
Neni 28 28.1.Organet drejtuese të QKK janë: Këshilli Drejtues dhe drejtori i QKK. 28.2.Organogramin për QKK-n e propozon drejtori i QKK, dhe e miraton Ministri i Kulturës. Këshilli Drejtues - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Managing Council governs QKK and sets its general policies.
Neni 29 8 29.1.Këshilli Drejtues ushtron funksionin e qeverisjes, përcakton politikat e përgjithshme për aktivitetet e QKK. 29.2.Këshilli Drejtues: a) Vlerëson nevojat dhe mundësitë që u referohen objektivave të politikës së zhvillimit dhe interesit publik në fushën e kinematografisë, përcakton programin vjetor të aktiviteteve dhe masat per realizimin e tij, ndjek e vlerëson ecuritë e realizimit; b) Miraton buxhetin vjetor, paraqet kërkesa për akordimin e mjeteve buxhetore, pёrcakton politiken financiare për Fondin e kinematografisё dhe funksionimin e QKK; bën shpërndarjen e mjeteve për aktivitetet e planifikuara duke u dhënë përparësi projekteve filmike për prodhimin e filmit vendës artistik, dokumentar dhe të animuar; përkujdeset për përdorim efektiv dhe të ligjshëm të të hyrave, si dhe për ecurinë e shpenzimeve në suazën e potencialit financiar; shqyrton dhe miraton raportin vjetor për punën e QKK si dhe bilancin vjetor; c) Emëron juri profesionale për projektet filmike të aplikuesve në konkurset e shpallura nga QKK si dhe këshillat tjera përkatëse; d) Miraton propozimin e statutit të QKK; rregulloren për punën e vet e të jurive profesionale; rregulloren për miratimin dhe subvencionimin e projekteve filmike dhe të aktiviteteve tjera, rregulloren për vizionimin e veprave filmike që do të shfaqen publikisht në Kosovë; e) Jep nisma për përmirësimin ose plotësimin e kuadrit ligjor nga fusha e kinematografisë dhe e kulturës; miraton akte për zbatimin e këtij ligji kur kjo është në përgjegjësi të QKK; f) Vlerëson efektivitetin e organizimit të shërbimit profesional të QKK; g) Kryen edhe aktivitete tjera lidhur me procesin e planifikimit, vendimarrjes dhe të mbikëqyerjes të përcaktuara me statut. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article sets the composition, appointment, term, eligibility, election, and voting rule for the Këshilli Drejtues.
Neni 30 30.1.Këshilli Drejtues përbëhet prej pesë anëtarëve të cilët i emëron Ministri për Kulturë. 30.2.Mandati i anëtarëve zgjatë tre vjet me të drejtën që dy anëtarë të rizgjedhen edhe për një mandat radhazi. 30.3.Anëtarët duhet të jenë persona me arsimim univerzitar, kineastë a publicistë me përvojë e reputacion në fushën e kinematografisë. 30.4.Nuk mund të emërohet apo të mbetet anëtar i këshillit drejtues personi: a) që mban a vëhet në post publik të zgjedhur; b) që është a bëhet anëtar i organit ekzekutiv të një partie politike; c) që është dënuar penalisht për një vepër penale për të cilën nuk është amnistuar ose falur që e bën të padenjë për të qenë anëtar, përkatësisht që gjatë mandatit gjykohet me vendim të prerë për një vepër penale të tillë. 30.5.Anëtarët zgjedhin nga radhët e veta kryesuesin me mandat një vjeçar. 30.6.Këshillin Drejtues për QKK e përbëjnë nga një i deleguar i Ministrisë për Kulturë, i producentëve vendor, i Shoqatёs sё Artistëve të Filmit, i distributorëve dhe njё i kritikëve tё filmit. 30.7. Kёshilli Drejtues vendos me shumicёn e votave tё anёtarёve. 9 30.8.Anëtarët e Këshillit Drejtues nuk janë në marrëdhënie pune në QKK. Drejtori i QKK - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The QKK Director must manage operations, staff, reporting, external relations, proposals, and remuneration matters.
Neni 31 Drejtori i QKK ka detyrimet, autorizimet dhe përgjegjësitë e ngarkuara me ligj, me statutin e QKK dhe me vendimet e Këshillit Drejtues, e sidomos: a) përcakton politikat operacionale për përmbushjen e detyrave të QKK dhe të vendimeve të këshillit drejtues, organizon punët e përditshme si dhe motivon, mbikëqyr e vlerëson punën e personelit; bën pranimin e punonjësve duke zbatuar procedurën e konkursit, cakton punët dhe përgjegjësitë e punonjësve dhe ka autorizimet tjera të punëdhënësit; kujdeset për kushtet e punës dhe për trajnimin e personelit lidhur me aftësitë e menaxhimit dhe për kryerjen me efektivitet të përgjegjësive të ngarkuara; b) përfaqëson QKK; c) është përgjegjës për ecurinë e veprimtarisë së QKK në përputhje me ligjin; d) përgatitë mbledhjet dhe materialet për mbledhje të Këshillit Drejtues dhe harton aktet e vendimet tjera që janë në përgjegjësi të QKK, përgatitë raportet vjetore të QKK; e) vepron për mbajtjen e raporteve efektive e korrekte me Ministrinë e Kulturës e institucionet tjera, me subjektet që merren me kinematografi, me shoqatat profesionale të krijuesve, me partnerë homologë; f) propozon juritë profesionale për përzgjedhjen e projekteve filmike për subvencionim, cakton masën e shpërblimit për punën e anëtarëve të këshillit drejtues, të jurive, të komisionit të vizionimit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Ministry of Culture must hold a public competition, and the Minister for Culture appoints the QKK director from at least two proposed candidates.
Neni 32 32.1.Për emërimin e drejtorit të QKK, Ministria e Kulturës shpall konkurs publik. Drejtorin e QKK e emëron Ministri për Kulturë nga lista me jo më pak se dy kandidatë që propozohen nga komisioni për zbatimin e konkursit. Për drejtor të QKK emërohet personi që ka arsimim universitar, që ka aftësi organizative e menaxhuese, ose kineast a krijues me reputacion. 32.2.Asnjë person nuk mund të emërohet dhe pas emërimit të mbetet në postin e drejtorit nëse krijon ose mban edhe një punë aktive a post tjetër, si dhe në rastet nga paragrafi 4 të nenit 30 të këtij ligji. 32.3.Drejtori emërohet në mandat katër vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe njëherë radhazi. 32.4.Pagën e drejtorit e përcakton Ministri i Kulturës. 32.5.Shkarkimi i drejtorit bëhet po me vendim të Ministrit për Kulturë në përputhje me ligjin dhe statutin e QKK. KREU V PROCEDURA PËR PËRZGJEDHJEN DHE MIRATIMIN E PROJEKTEVE Konkursi per projekte filmike 10 - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The managing council must announce a competition for film projects within two months after budget funds are approved, and the council of selection procedures are recommended by the council and approved by the Minister.
Neni 33 33.1.Në përputhje me programin e aktiviteteve dhe potencialin financiar për vitin përkatës, jo më larg se dy muaj pas miratimit të mjeteve buxhetore, këshilli drejtues shpall konkurs për projekte filmike: për filma artistikë të metrazhit të plotë e të shkurtër, për filma dokumentarë dhe për filma vizatimorë të animuar. 33.2.Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë personat juridikë, vendës ose të huaj të regjistruar në Kosovë si subjekt biznesi për prodhimin e filmit (producentët filmikë), si dhe kineastët me statusin e artistit të lirë, nëse me këtë ligj nuk përcaktohet ndryshe. Nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs punëtorët e QKK dhe anëtarët e Këshillit drejtues. 33.3.Procedurat e përzgjedhjes së projekteve rekomandohen nga këshilli drejtues, kurse miratohen nga ana e Ministrit . - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A competition participant must submit the listed application materials, including verified business/producer registration copies, short activity descriptions, the film project elaboration, and CV details for expected co-authors.
Neni 34 Pjesëmarrësi në konkurs, paraqet: skenaristin, kopjen e verifikuar të regjistrimit si subjekt biznisi dhe si producent, duke përfshirë kopjet e tilla edhe për secilin bashkëproducent; një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë që ka zhvilluar si producent dhe si bashkëproducent, si dhe përshkrimin për secilin bashkëproducent të projektit filmik; elaboratin e kompletuar për realizimin e projektit filmik; emrat e koautorëve të parashikuar për realizimin e veprës filmike duke paraqitur për secilin edhe të dhënat për nivelin e arsimit profesional, për përvojën profesionale dhe për veprat në realizimin e të cilave kanë kontribuar si koautorë (“curruculum vitae” në vijim “CV”). - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Contest participants may ask QKK for clarifications and information. Late or non-compliant submissions are not examined and are returned within 3 days after the contest closes. The contest application period must be between 30 and 60 days from announcement.
Neni 35 35.1.Çdo pjesëmarrës në konkurs ka të drejtë të kërkojё sqarime dhe informacione lidhur me konkursin e shpallur nga QKK. 35.2.Projektet filmike të paraqitura pas kalimit të afatit të konkursit, ato të paraqitura nga paraqitësi i cili, në përputhje me këtë ligj, ka humbur të drejtën për t’u paraqitur me projekte filmike në konkurse të QKK, si dhe paraqitësit në konkurs që nuk i kanë përmbushur kushtet e konkursit, nuk merren në shqyrtim dhe i rikthehen paraqitësit brenda 3 ditësh pas mbylljes së konkursit. 35.3.Afati i hapur për tu paraqitur në konkurs nuk mund të jetë më i shkurtër se 30 ditë dhe as më i gjatë se 60 ditë nga dita e shpalljes së konkursit. 35.4.Fletëparaqitjet me dokumentacionin shtesë nuk u kthehen paraqitësve dhe ruhen si material arkivor i përhershëm, përveç në rastet nga paragrafi 2 i këtij neni. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Steering Council must announce an annual competition for short artistic films, documentaries, and animated films, on the director of QKK’s proposal, and young filmmakers who have just completed professional university education may participate.
Neni 36 Këshilli Drejtues, me propozim të drejtorit të QKK, çdo vit shpall konkurs për film artistik të metrazhit të shkurtë, për film dokumentar dhe për film vizatimor - të animuar, me të drejtë pjesëmarrjeje vetëm për kineastët e rinj që sapo kanë përfunduar arsimin univerzitar profesional. Vendimmarrja - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Managing Council may approve and subsidize film projects, and set the subsidy amount, based on the evaluators’ selection and the financial committee report.
Neni 37 37.1.Këshilli Drejtues miraton dhe subvencionon projekte filmike ( duke përcaktuar edhe kuotën e subvencionit ) në bazë të përzgjedhjes nga juria vlerësuese dhe raportit të komisionit financiar. 37.2.Nëse Këshilli Drejtues konstaton mangësi, do t’a kthen në rishikim vendimin e përzgjedhjes, raportin financiar, duke i identifikuar mangësitë. 11 - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: If the assessment jury includes an ineligible member, the Council must annul the jury decision, remove that member, appoint a replacement, and reschedule the meeting with reasonable time for the new member to review the projects.
Neni 38 38.1.Nëse konstatohet se në përbërjen e jurisë vlerësuese ka ndodhur të jetë personi që nuk mund të bëhej a mbetej anëtar i jurisë në kuptim të paragrafit 6 të nenit 43 të këtij ligji, atëherë Këshilli Drejtues e nulon vendimin e jurisë, e shkarkon dhe e largon nga juria anëtarin e tillë, në vend të tij emëron një anëtar të ri, si dhe cakton mbledhjen e jurisë duke lënë një afat të arsyeshëm me qëllim që anëtari i ri të njihet me projektet e paraqitura. 38.2.Nëse, pas vendimit për subvencionimn e projektit konstatohet një rast si në paragrafin e mësipërm, atëherë vendimi i jurisë për përzgjedhjen e projektit dhe i këshillit drejtues për subvencionimin e projektit do të nulohen me fuqi prapavepruese. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A person whose project was rejected may ask QKK to review the decision within 8 days after notice of the contest results, if specific fairness-related grounds are claimed. An appeal against the Board’s decision may also be filed with the Ministry of Culture within 8 days after written notice.
Neni 39 39.1.Kundër vendimit të Këshillit Drejtues mund të paraqitet ankesë nё Ministrinё e Kulturёs në afat prej tetё ditësh nga dita e njoftimit me shkrim. 39.2.Pjesëmarrësi në konkurs projekti i të cilit është refuzuar, brenda 8 ditësh nga dita e njoftimit për rezultatet e konkursit, mund të kërkojë nga QKK rishikimin e vendimit, por vetëm nëse pretendon se projekti i tij ka qenë i përzgjedhur nga juria vlerësuese dhe vendimi i jurisë nuk është përfillur, ose projekti i tij nuk është shqyrtuar fare nga juria, ose ka në dispozicion të dhëna a prova të sigurta se ndonjë anëtar i jurisë është person që ka të bëjë me lidhjet në kuptim të pikës (b) dhe (c) të paragrafit 6 të nenit 43 të këtij ligji me fituesin e projektit filmik. Kërkesa për rishikim do të aprovohet nëse pretendimet e ankuesit rezultojnë të vërteta, përkatësisht do të refuzohet nëse rezultojnë të pabazuara. Kërkesa për rishikim që kundërshton vendimin e jurisë vlerësuese në aspektin përmbajtësor, hedhet poshtë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Film project submitters must be notified in writing of the board’s decision, including a short reason for approving the winning project or refusing approval.
Neni 40 Paraqitësit e projekteve filmike do të njoftohen me shkrim për vendimet e këshillit drejtues që përmban një arsyetim të shkurtë për miratimin e projektit filmik fitues, përkatësisht për refuzimin e miratimit. Njoftimi për miratimin e projektit fitues, me të dhënat identifikuese për paraqitësin e tij dhe për përbërjen e jurisë vlerësuese, publikohen në shtypin ditor dhe në faqen zyrtare të QKK në Internet. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The project approval decision, including the subsidy quota, cannot be transferred.
Neni 41 Vendimi për miratimin e projektit duke përfshirë edhe kuoten e subvencionit, nuk është i transferueshëm. Një transaksion i tillë konsiderohet i paligjshëm dhe në rast të këtillë QKK do të nulojë vendimin, përkatësisht kontrata për realizimin e projektit fitues do të konsiderohet e shfuqizuar, me efekt prapaveprues. Kuota e subvencionimit - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The film fund council sets the subsidy quota, QKK cannot fund more than 51% of a project except for certain animated films and newly graduated filmmakers, and payments are made in three stages.
Neni 42 42.1.Këshilli drejtues përcakton kuotën e subvencionimit brenda limiteve të Fondit për kinematografi, duke marrë parasysh gjininë e projektit filmik, standardet teknike, raportin e komisionit financiar dhe vlerësimin e jurisë për frytshmërinë artistike, kulturore-sociale dhe ekonomike të projektit. 12 42.2.QKK nuk financon në lartësi më shumë se 51% të shumës së përgjithshme të projektit, për pos për filmin vizatimor, të animuar dhe projektet e kineastëve të posadiplomuar, që mund të jetë në lartësi deri në 90%. 42.3.Subvencionimi për filmin vizatimor–të animuar dhe për projektet e kineastëve të posa diplomuar, mund të jetë deri në 90%. 42.4.QKK do të ketë atributin e bashkëproducentit dhe do të merrë pjesë në ndarjen përpjestimore të bashkëfitimit nga shfrytëzimi ekonomik i veprës filmike në përputhje me kushtet e përcaktuara me kontratë, nëse me këtë ligj nuk përcaktohet ndryshe. 42.5.Pasi të jetë marrë vendimi për miratimin dhe subvencionimin e projektit filmik dhe kur shuma e përgjithshme e shpenzimeve të parashikuara për realizimin e tij të jetë siguruar 100% , producenti fitues nuk mund të hyjë në marrëdhënie me bashkëproducentë të tjerë dhe as të kërkon a të krijon burime shtesë pa e njoftuar paraprakisht me shkresë të arsyetuar QKK dhe pa marrë pëlqimin e saj. 42.6.Nëse nuk veprohet sipas paragrafit të mësipërm, atëherë tërhiqet vendimi i QKK për subvencionimin e projektit. 42.7.Shuma e subvencionimit realizohet në tri faza: 1\3 me rastin e xhirimit të kuadrit të parë, 1\3 mbasi të kenë kaluar 30 ditë xhirimi dhe 1\3 kur përfundon xhirimi i kuadrit të fundit. Juria vlerësuese - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: This article sets how the film jury is appointed, who may serve, how it meets, and how it votes.
Neni 43 43.1.Projektet filmike i vlerëson dhe i përzgjedh për miratim juria vlerësuese . 43.2.Jurinë Vlerësuese e emëron këshilli drejtues i QKK nga lista e më shumë kandidatëve të propozuar nga drejtori i QKK. 43.3.Juria Vlerësuese emërohet menjëherë pasi të ketë kaluar afati për paraqitjen e projekteve në konkursin e shpallur. 43.4.Juria vlerësuese përbëhet prej 7 anëtarëve të cilët nga rradhët e veta zgjedhin me konsensus kryesuesin që në mbledhjen e parë, ndërsa në mungesë të konsensusit- kryesuesin e cakton drejtori i QKK. 43.5.Për anëtarë të Jurisë Vlerësuese emërohen kineastë dhe artistë tjerë të shquar, si dhe personalitete të shquara nga fushat e ndryshme të artit e kulturës. 43.6.Anëtar i Jurisë Vlerësuese nuk mund të emërohet ose, nëse është emëruar, nuk mund të mbetet personi që, pavarësisht nga plotësimi i kushteve të lartëpërmendura: a) Është në lidhje të afërt familjare ose në lidhje bashkëshortore me drejtorin e QKK, me ndonjërin nga anëtarët e Këshillit Drejtues; b) Është në lidhje të afërt familjare ose në lidhje bashkëshortore me paraqitësin e projektit konkurrues , me autorin e skenarit ose të veprës letrare të përshtatur për skenar; c) Është person që ka interes financiar të drejtpërdrejt (ortakllëk) ose të tërthortë (bashkëthemelues ose aksionar) ose punonjës aktiv në biznisin e paraqitësit të projektit filmik. 43.7.Anëtarët e Jurisë Vlerësuese paraprakisht njoftohen me pengesat për të qenë apo për të mbetur anëtar të jurisë si dhe me të dhënat për identitetin e paraqitësve të projekteve konkurruese. Secili prej anëtarëve të jurisë nënshkruan një deklaratë paraprake se nuk ka asnjë pengesë (kufizim) për të qenë anëtar i jurisë. 13 43.8.Mbledhjet e jurisë i thërret drejtori i QKK, ato janë të hapura përveç fazës së votimit. Në mbledhjet e Jurisë Vlerësuese thirren edhe paraqitësit e projekteve filmike dhe gëzojnë të drejtën që të shtrojnë pikëpamjet e veta rreth projektit, të japin sqarime e informacione shtesë ose të përgjigjen në pyetjet e anëtarëve të jurisë. 43.9.Juria konsiderohet se ka kuorum nëse në mbledhjen e saj janë të pranishëm të paktën 5 anëtarë. Vendimi është i ligjshëm nëse për te votojnë të paktën 4 anëtarë. Nuk mund të abstenohet nga votimi. 43.10.Për çdo mbledhje të jurisë mbahet procesverbal gjithëpërfshirës. Mbledhja e jurisë njëkohësisht incizohet tonikisht dhe regjistrimi së bashku me procesverbalin ruhen si material arkivor i përhershëm. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Juria Vlerësuese must review and evaluate each project, then select projects and submit them to the management board for approval and subsidization.
Neni 44 44.1.Juria Vlerësuese, duke u bazuar në skenarin dhe elaboratin e projektit filmik, si dhe në raportin e Komisionit Financiar, i shqyrton dhe i vlerëson të gjitha projektet një nga një në aspektin e cilësisë teknike dhe besueshmërisë realizuese. 44.2.Pasi të ketë bërë vlerësimin e projekteve, Juria Vlerësuese përzgjedh projektet dhe ia paraqet këshillit drejtues për miratim e subvencionim. Komisioni Financiar - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The QKK director appoints the Financial Commission after the film project approval and subsidy competition closes.
Neni 45 45.1.Komisioni Financiar caktohet nga drejtori i QKK posa të jetë mbyllur konkursi për miratimin dhe subvencionimin e projekteve filmike. 45.2.Komisioni Financiar përbëhet nga tre anëtarë-ekspertë financiar ose specialistë të prodhimit të filmit prej të cilëve të paktën një që nuk i përket personelit të QKK. 45.3.Komisioni Financiar analizon dokumentacionin tekniko-financiar të projekteve të paraqitura për të verifikuar se a është gjithëpërfshirës si dhe a korrespondon me shpenzimet reale për prodhimin e filmit. 45.4.Komisioni Financiar verifikon të dhënat dhe provat lidhur me burimet dhe besueshmërinë e sigurimit të pjesëmarrjes vetjake të producentit. 45.5.Komisioni Financiar e përgatitë raportin e vet të pakten dhjetë ditë para mbledhjes së jurisë profesionale. Ecuria e realizimit të projekteve të subvencionuara - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: QKK dhe producenti fitues duhet të lidhin kontratën për subvencionimin brenda 15 ditëve, dhe kontrata duhet të përfshijë disa detyrime të producentit për zbatim, raportim dhe mbikëqyrje.
Neni 46 46.1.Jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë nga dita e vendimmarrjes për subvencionimin e projektit, drejtori i QKK dhe producenti i projektit fitues lidhin kontratën për subvencionimin e realizimit të projektit. 46.2.Më kontratë, përveç tjerash duhet të përcaktohet: a) afati për fillimin e xhirimit të veprës filmike (që nuk mund të jetë më i gjatë se gjashtë muaj nga dita e lidhjes së kontratës) dhe kohëzgjatja e realizimit të projektit që rezulton me kopjen e parë të filmit; 14 b) zotimi i producentit për respektimin e standardeve të cilësisë së xhirimit të zërit dhe të pamjeve; c) zotimi i producentit që do të përballon çdo tejkalim të shpenzimeve mbi shumën e parashikuar duke mos lejuar zgjatjen e afatit, rënjen e cilësisë apo ndonjë shmangie nga skenari, përkatësisht libri i xhirimit; d) detyrimi i producentit të informojë QKK për çdo ndryshim në ecurinë e realizimit të projektit; e) detyrimi i producentit që tu lejojë përfaqësuesve të QKK të ndjekin për së afërmi ecurinë e realizimit të projektit në cilësinë e mbikqyrësve por pa ndikim në aspektin e shtjellimit artistik; f) zotimi i producentit se garanton arsyeshmërinë e kostos si dhe saktësinë, llojshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve të kryera, materialeve të livruara e të kontributeve të tjera që shlyhen me pagesa dhe se çdo shlyerje e debive do të bëhet në bazë të dokumenteve përkatëse; g) detyrimi i producentit për mbajtjen e evidencave sipas standardeve të kontabilitetit dhe të llogaridhënies si dhe për formimin dhe ruajtjen e dokumenteve përkatëse lidhur me të hyrat dhe të dalurat që kanë të bëjnë me realizimin e projektit; h) detyrimi i producentit që të jep informacionet e kërkuara dhe të lejon qasje në dokumentacionin përkatës për të mbikëqyrë përdorimin e efektshëm e të ligjshëm të mjeteve nga subvencioni; i) detyrimi i producentit që, me të përfunduar realizimin e vepres filmike, t’i paraqet QKK një raport të plotë së bashku me bilancin përmbyllës; j) favoret eventuale që do të gëzoj producenti në rast se vepra filmike arrin sukses artistik dhe nese është realizuar në aspektin financiar me korrektësi dhe efektshmëri; k) detyrimi i producentit që të informoj QKK për ecurinë e eksploatimit të vepres filmike dhe për të hyrat e vjelura nga eksploatimi për periudhën që nga vënia e veprës në eksploatim dhe për tre vjetë radhazi. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: QKK may unilaterally terminate the contract if the producer gives false information, breaches the contract, goes bankrupt or is deleted from the register, misuses the subsidy, or departs materially from the submitted script during filming.
Neni 47 QKK mund të shkëpus kontratën në mënyrë të njëanëshme nëse producenti: a) ka ofruar të dhëna apo dëshmi të rreme; b) nuk i përmbush detyrimet dhe kushtet e kontratës; c) ka falimentuar ose është shlyer nga regjistri; d) shpërdoron subvencionin; e) gjatë xhirimit devijon qenësisht nga skenari i paraqitur. KREU VI FONDI PËR KINEMATOGRAFI - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article creates the Cinematography Fund within the Ministry of Culture and lists the fund’s revenue sources.
Neni 48 15 48.1.Me qellim të krijimit të kushteve materiale për zhvillimin e veprimtarisë prodhuese dhe kinematografisë riprodhuese, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, me ketë ligj themelohet Fondi për Kinematografinë (“Fondi”). 48.2.Burimet e mjeteve të fondit janë: 48.2.1. Nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës: a) Mjetet e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës të cilat me kërkesën e Ministrisë së Kulturës dhe në bazë të projekteve i ndahen Fondit; b) Të hyrat në nivel të te hyrave buxhetore nga TVSH-ja, tarifat, shitja e biletave të filmit dhe huazimet e videogrameve. c) Të hyrat në nivel të te hyrave buxhetore nga gjobat, ndëshkimet apo dëmshpërblimet e mbledhura si pasojë e kundërvajtjeve të parapara me ketë ligj. 48.2.2.Të hyrat tjera; a) Grantet nga donatorët të dhuruara për Fondin, b) Fitimi i ardhur nga prodhimi i filmave që është bashkëfinancuar nga QKK-ja.” KREU VII DISTRIBUCIONI DHE SHFAQËSIT - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: QKK must set up a support system for exhibitors and distributors by a special administrative instruction.
Neni 49 Me një udhëzim administrativ të veçantë, QKK do të përcakton një sistem mbështetës për shfaqësit dhe distributorët. Komisioni i Vizionimit - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Komisioni i Vizionimit propozohet nga drejtori i QKK dhe miratohet nga Këshilli Drejtues; komisioni vlerëson filmat dhe jep leje për shfaqjen publike të tyre.
Neni 50 50.1.Komisioni i Vizionimit propozohet nga drejtori i QKK, ndërsa miratohet nga Këshilli Drejtues. 50.2.Komisioni i Vizionimit i vlerëson filmat dhe jep leje për çfaqjen publike të filmave sipas nenit 10 të këtij ligji. 50.3.Komisioni i Vizionimit përbëhet nga pjesëtarë të sektorit për kinematografi dhe të fushave tjera si shkrimtarë, sociologë, psikologë, kritik të filmit, producentë, regjisorë, distributorë dhe shfaqës. Komisioni duhet të ketë në përbërje edhe përfaqësues të organizatave për mirëqenien familjare, përfaqësues të komuniteteve etnike dhe religjioze. Komisioni i vizionimit punon sipas rregullorës së veçantë. KREU VIII KOSOVA FILMI - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Ministry for Culture determines the organization and functioning of Kosova Filmi by a special act.
Neni 51 Organizimi dhe funksionimi i Kosova Filmit pёrcaktohet me njё akt tё veçantё, nga Ministria pёr Kulturё. 16 KREU IX KINOTEKA - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Kosova Filmi has a special public film archive (Kinoteka).
Neni 52 52.1.Kosova Filmi ka Kinotekën si arkiv të veçantë publik për lëndën filmike. 52.2.Në kuadër të Kinotekës do të jetë edhe biblioteka e veçantë me koleksione që përmbajnë literaturë nga kritika, teoria dhe historia e artit filmik, kopje skenarësh të filmit dhe botime profesionale lidhur me regjinë, xhirimin, animacionin, montazhin, komunikimet audiovizuele etj. si dhe muzeu filmik me aparatura, sende e materiale me vlerë historike e shkencore për krijimtarinë kinematografike. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Kinoteka must preserve, protect, restore, and organize film material; provide reference/orientation services; and not copy or circulate film material for commercial purposes.
Neni 53 53.1.Kinoteka grumbullon, ruan, mbron dhe restauron lëndën filmike si dhe e sistemon në koleksione përkatëse. 53.2.Mirëmbajtja e filmave zbatohet për të gjitha kopjet pa marrë parasysh tekniken e xhirimit dhe mbajtësin lëndor ku janë të fiksuara. 53.3.Regjistrimi i filmave bëhet sipas llojit të tyre, vitit të prodhimit, vendit të origjinës (prodhimit). Regjistri mban të dhënat për producentin e filmit, koautorët dhe aktorët e roleve kryesore. 53.4.Lënda filmike vëhet në dispozicion të përdoruesve për qëllime mësimi, edukimi dhe studimi. 53.5.Kinoteka ofron shërbim referativ e orientues për përdoruesit duke respektuar parimin e trajtimit të barabartë dhe jodiskriminues. 53.6.Ndalohet kopjimi dhe vënia në qarkullim e lëndës filmike për qëllime komerciale. 53.7.Me qëllim të ruajtjes së përhershme të lëndës filmike burimore, kinoteka mund të riprodhojë vepren filmike deri në tri kopje, por vetëm për përdorim të brendshëm (në hapsirat e Kinotekës), nëse me dispozitat ligjore për të drejtën e autorit dhe të drejtat e afrishme nuk përcaktohet ndryshe. 53.8.Materiali burimor (negativi i pamjeve dhe i zërit) i vepres filmike lejohet të përdoret duke përfshirë përdorimin edhe jashtë Kosovës me kërkesë të producentit të veprës filmike, si pronë e patjetërsueshme e tij, por me kusht që ky material t’i kthehet Kinotekës në gjendje të pa ndryshuar, por jo më gjatë se pas 2 vjetësh. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Disa filmprodhues duhet t’i dërgojnë Kinotekës kopje të veprës filmike dhe, në disa raste, dokumentacion shoqërues.
Neni 54 54.1.Producenti vendës i një vepre filmike brenda një viti nga dita e premierës së projektimit publik, e ka për detyrë që Kinotekës t’ia dërgon një kopje të pa përdorur të veprës filmike. 54.2.Producenti i vepres filmike të subvencionuar nga QKK, e ka për detyrë që Kinotekës, përveç kopjes nga paragrafi i mësipërm t’ia dorzoj për ruajte të përhershme edhe kopjen e parë të veprës filmike së bashku me një kopje të dokumentacionit përkatës: skenarin, listën e dialogjeve, librin e xhirimit, skicat e dekorit e të kostumeve, notat ose partiturat e muzikës filmike, afishe, pllakatat e fotografitë e të materialit tjetër të publicitetit. 54.3.Detyrimin nga paragrafi 1 e 2 të këtij neni e ka edhe producenti vendas që e realizon një vepër filmike në bashkëpunim me producentin selia apo vendqëndrimi i të cilit nuk gjendet në Kosovë. 17 KREU X SANKSIONE ADMNISTRATIVE - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: A distributor, or the owner or lessee of a cinema, is fined if they change the cinema’s activity purpose without QKK’s consent.
Neni 55 Me gjobë prej 20.000 € deri në 120.000 €, gjobitet për kundërvajtje distributori, përkatësisht pronari ose qiramarrësi i një kinemaje që e ndryshon qëllimin e veprimtarisë së kinemasë pa pëlqimin e QKK (neni 8). - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Exhibitors or distributors can be fined 500 to 5,000 € if they show certain films or allow access contrary to the listed permit, age, or time restrictions.
Neni 56 Me gjobë prej 500 deri në 5.000 € gjobitet për kundërvajtje shfaqësi, përkatësisht distributori: a) që shfaqë një film të pa pajisur me lejen për shfaqje publike (neni 9) ose që i është refuzuar dhënia e lejes (neni 10 paragrafi 2); b) që lejon të miturëve nën 14 vjeç të kenë qasje në kinema kur filmi është i pajisur me lejen e kategorisë ‘B’, ose të miturve nën 18 vjeç (neni 10 paragrafi 1 pika (b) dhe (c) ); c) që shfaqë një film para orës 22,00 me përmbajtje në kuptim të nenit 10 paragrafi 3. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: A producer who fails to comply with Article 54(1) commits a contravention and is fined between €500 and €5,000.
Neni 57 (1)Me gjobë prej 500 deri në 5.000 € gjobitet për kundërvajtje: a) producenti që nuk vepron sipas nenit 54 paragrafi 1 të këtij ligji. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: A member of the assessment jury may be fined €200 to €1,000 if they hide a disqualifying fact or take part in the jury meeting despite a conflict.
Neni 58 Me gjobë prej 200 der në 1.000 € gjobitet për kundërvajtje anëtari i jurisë vlerësuese që ka fshehur informacionin ose faktin që paraqet pengesë për të qenë anëtar i jurisë vlerësuese ose që ka marrë pjesë në mbledhjen e jurisë vlerësuese përkundër pengesave (neni 43 paragrafi 6). - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Fines imposed for misdemeanours in the field of cinematography are paid into the Kosovo budget.
Neni 59 Të gjitha gjobat e shqiptuara për kundërvajtjet nga fushëveprimtaria e kinematografisë, derdhen në Buxhetin e Kosovës. KREU XI DISPOZITA KALIMTARE E TË FUNDIT - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The Ministry of Culture must start the appointment process for the QKK Governing Council and Director and ensure QKK can function, while implementing regulations and QKK’s own acts must be approved within six months.
Neni 60 60.1.Ministria e Kulturës në afat prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të zhvilloj procedurën e emërimit të Këshillit Drejtues dhe Drejtorit të QKK, sipas nenit 30.1 dhe 32.1 të këtij ligji dhe siguron kushtet për funksionimin e QKK. 60.2.Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji do të miratohen brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 60.3.QKK do të miraton aktet e veta që parashikon ky ligj brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 18 - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: This law does not apply to TV activity.
Neni 61. Dispozitat e këtij ligji nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë në TV. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: When this law enters into force, all existing legal and sub-legal provisions in the field of cinematography are repealed.
Neni 62 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat e deritashme ligjore e nënligjore nga fusha e kinematografisë. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly and on the day it is promulgated by the PSSP.
Neni 63 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi dhe ditën e shpalljes nga PSSP-ja. 14.10.2004 UNMIK/REG/2004/38
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2004/22 PËR KINEMATOGRAFINË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in