LIGJI NR. 2004/26 PËR TRASHËGIMINË I KOSOVËS
This part states the subject of the inheritance law of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/26
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This part states the subject of the inheritance law of Kosovo. This article says the law governs inheritance and sets procedures for how courts, other organs, and other authorized persons must act in inheritance matters. Things and rights belonging to individuals may be inherited. This provision says inheritance equality applies to people in the same conditions, children born outside marriage (when paternity is recognized or proven), adopted children, and foreigners subject to reciprocity. Inheritance arises because of death and at the moment of the person’s death; any natural person may inherit.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/26 PËR TRASHËGIMINË I KOSOVËS
Showing 150 of 150
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This part states the subject of the inheritance law of Kosovo.
Ligji Nr. 2004 / 26 LIGJI PËR TRASHËGIMINË I KOSOVËS PJESA E PARË KREU I PARË DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Objekti i Ligjit të Trashëgimisë
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law governs inheritance and sets procedures for how courts, other organs, and other authorized persons must act in inheritance matters.
Neni 1 1.1.Me këtë Ligj rregullohet e drejta e trashëgimisë. 1.2.Trashëgimia është kalimi me Ligj ose në bazë të testamentit i pasurisë (trashëgimit) së personit të vdekur (trashëgimlënësit) tek një ose më shumë persona (trashëgimtarët ose legatarët), sipas rregullave të caktuara në këtë Ligj. 1.3. Me këtë Ligj rregullohen procedurat në bazë të të cilave gjykata, organet tjera dhe personat tjerë të autorizuar duhet të veprojnë në çështjet trashëgimore 1.4.Në kuptim të këtij Ligji emrat në gjininë mashkullore nënkuptojnë edhe emrat në gjininë femërore dhe anasjelltas pa diskriminim. Objekti i trashëgimit - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Things and rights belonging to individuals may be inherited.
Neni 2 Mund të trashëgohen sendet dhe të drejtat të cilat i përkasin individëve. Barazia në trashëgimi - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision says inheritance equality applies to people in the same conditions, children born outside marriage (when paternity is recognized or proven), adopted children, and foreigners subject to reciprocity.
Neni 3 3.1.Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi. 3.2. Fëmijët e lindur jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent si dhe fëmijët e adoptuar barazohen me fëmijët legjitim. 3.3. I adoptuari nuk trashëgon në familjen e origjinës së tij dhe as kjo nuk e trashëgon atë. 3.4. Të huajt janë të barabartë në trashëgimi me kosovarët, me kusht reciprociteti. Reciprociteti prezumohet. Fitimi i trashëgimit - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Inheritance arises because of death and at the moment of the person’s death; any natural person may inherit.
Neni 4 4.1. Trashëgohet për shkak të vdekjes dhe në momentin e vdekjes së personit fizik. 4.2. Mund të trashëgohet secili person fizik. Koha dhe vendi i hapjes së trashëgimit - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision says who inherits from a deceased person, that everyone is capable of inheriting unless the law says otherwise, and that a person who acquires inheritance rights may renounce them under this law.
Neni 5 5.1. Personin e vdekur fizik (trashëgimlënësin) e trashëgon ai i cili në momentin e vdekjes së tij ka fituar të drejtën trashëgimore (trashëguesi). 5.2. Secili person është i aftë për të trashëguar, po që se me ligj nuk është paraparë ndryshe. 5.3. E drejta në trashëgimi fitohet në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit. Fituesi i të drejtës në trashëgimi mund të heqë dorë nga kjo e drejtë sipas dispozitave të këtij ligji, me ç’rast do të merret se këtë të drejtë asnjëherë nuk e ka fituar. Marrëveshjet për trashëgiminë e ardhshme - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Agreements about an inheritance that has not yet opened are invalid.
Neni 6 Është e pavlefshme çdo marrëveshje mes trashëgimtarëve të ardhshëm, ose mes trashëgimtarëve të ardhshëm dhe personave të tretë, lidhur me një trashëgimi ende të pahapur. Zotësia për të trashëguar - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A person may inherit if alive when the inheritance opens, or if conceived before the decedent’s death and born alive.
Neni 7 7.1. Personi që në kohën e hapjes së trashëgimisë është gjallë, ose është zënë para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë, ka zotësi për të trashëguar. 7.2. Konsiderohet se ka qenë zënë në kohën e hapjes së trashëgimisë, ai person që ka lindur i gjallë brenda 300 ditëve nga vdekja e trashëgimlënësit. Bazat për thirrjen në trashëgimi - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Inheritance is acquired by law or by testament.
Neni 8 Trashëgimia fitohet me ligj ose testament. Trashëgimia ligjore në përgjithësi - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Intestate succession applies if there is no will, only part of the estate is covered by a will, or the will is fully or partly invalid.
Neni 9 Trashëgimia me ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka lënë testament, ose ka lënë testament vetëm për një pjesë të pasurisë së tij, ose kur testamenti është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshëm. Disponimet në rast vdekje (mortis causa) - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If the deceased has no heir, the right to inherit passes to the commune, and the commune cannot отказаться from the inheritance.
Neni 10 Kur trashëgimlënësi nuk ka trashëgimtar, e drejta për të trashëguar kalon në komunë, e cila fiton pozitë të njejtë sikurse me qenë trashëgimtar i trashëgimlënësit dhe kjo nuk mund të heqë dorë nga trashëgimia. KREU I DYTË TRASHËGIMIA ME LIGJ Trashëgimtarët ligjorë - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article lists who counts as a legal heir and says a qualifying non-marital spouse is treated like a marital spouse.
Neni 11 11.1.Trashëgimtarë ligjorë janë: fëmijët e trashëgimlënësit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre, bashkëshorti, prindërit, vëllëzërit e motrat dhe pasardhësit e tyre, gjyshi e gjyshja dhe pasardhësit e tyre. 11.2. Me ligj trashëgimlënësin e trashëgon edhe bashkëshorti i tij jashtëmartesor, i cili barazohet me bashkëshortin martesor. Bashkësi jashtëmartesore në kuptim të këtij Ligji konsiderohet bashkësia jetësore e gruas së pamartuar dhe e burrit të pamartuar e cila ka zgjatur një kohë të gjatë dhe që ka pushuar me vdekjen e trashëgimlënësit, me kusht të kenë qenë plotësuar prezumimet për vlefshmërinë e martesës. 11.3. Këta persona thirren në trashëgim sipas radhës së caktuar në këtë Ligj. 11.4. Trashëgimtarët e radhës më të afërt të trashëgimisë i përjashtojnë nga trashëgimia personat e radhës më të largët. I – RADHËT E TRASHËGIMISË 1. - RADHA E PARË E TRASHËGIMISË Pasardhësit dhe bashkëshorti i trashëgimlënësit - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The deceased person’s children and spouse inherit first, and the heirs in paragraph (1) inherit in equal shares.
Neni 12 12.1. Trashëgimlënësin e trashëgojnë para të gjithëve fëmijët e tij dhe bashkëshorti i tij. 12.2. Personat nga paragrafi (1) i këtij Neni trashëgojnë në pjesë të barabarta. E drejta e përfaqësimit - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: If a child dies before the testator, that child’s children inherit by substitution; if those descendants also cannot inherit for legal reasons, their descendants inherit without limit. Those persons inherit in equal shares.
Neni 13 13.1. Kur një nga fëmijët ka vdekur para trashëgimlënësit, në vend të tij hyjnë me zëvendësim fëmijët e tij, e kur edhe të paslindurit për shkaqet e parapara me Ligj nuk mund të jenë trashëgimtarë, hyjnë në trashëgim të paslindurit e tyre pa kufizim. 13.2. Personat nga paragrafi (1) i këtij Neni trashëgojnë në pjesë të barabarta. 2. - RADHA E DYTË E TRASHËGIMISË Prindërit dhe bashkëshorti i trashëgimlënësit - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Kur trashëgimlënësi nuk ka lënë pasardhës, pasuria ndahet midis prindërve dhe bashkëshortit sipas rregullave të këtij neni.
Neni 14 14.1. Pasurinë e trashigimlënësit që nuk ka lënë pasardhës e trashëgojnë prindërit e tij dhe bashkëshorti i tij. 14.2. Prindërit e trashëgimlënësit trashëgojnë gjysmën e pasurisë në pjesë të barabarta, kurse gjysmën tjetër të pasurisë e trashëgon bashkëshorti i trashëgimlënësit. 14.3. Në qoftë se trashëgimlënësi nuk ka lënë bashkëshort, prindërit e trashëgimlënësit e trashëgojnë tërë pasurinë në pjesë të barabarta. 14.4. Në qoftë se të dy prindërit e trashëgimlënësit kanë vdekur para tij, bashkëshorti trashëgon tërë pasurinë. Vëllezërit dhe motrat e trashëgimlënësit dhe pasardhësit e tyre - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If a parent of the deceased died before the deceased, that parent's share passes to that parent's descendants and related siblings/descendants under the inheritance rules here.
Neni 15 15.1. Në qoftë se njëri nga prindët e trashëgimlënësit ka vdekur para trashëgimlënësit, pjesën e pasurisë trashëgimore që do t’i takonte sikur të kishte jetuar pas trashëgimlënësit e trashëgojnë fëmijët e tij (vëllezërit dhe motrat e trashëgimlënësit), nipat e stërnipat e tij dhe pasardhësit e largët të tij, sipas dispozitave të këtij Ligji që vlejnë për rastin kur trashëgimlënësin e trashëgojnë fëmijët dhe pasardhësit e tjerë të tij. 15.2. Në qoftë se të dy prindët e trashëgimlënësit kanë vdekur para trashëgimlënësit, pjesën e pasurisë trashëgimore që do t’i takonte secilit prej tyre sikur të kishin jetuar pas trashëgimlënësit e trashëgojnë pasardhësit përkatës, siç është përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni. 15.3. Në të gjitha rastet vëllezërit dhe motrat e trashëgimlënësit vetëm nga ana e atit trashëgojnë në pjesë të barabarta pjesën e pasurisë trashëgimore të atit, vëllezërit dhe motrat vetëm nga ana e nënës trashëgojnë në pjesë të barabarta vetëm pjesën e nënës, kurse vëllezërit dhe motrat të së njëjtës nënë dhe të të njëjtit at trashëgojnë në pjesë të barabarta me vëllëzërit dhe motrat nga ana e të atit pjesën e të atit, kurse me vëllezërit dhe motrat nga ana e nënës pjesën e nënës. Trashëgimi i një prindi që ka vdekur pa pasardhës - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If one of the deceased person’s parents died before the deceased and left no descendants, the other parent inherits that share. If that parent also died before the deceased, that parent’s descendants inherit the share the two parents would have received under Article 15.
Neni 16 Në qoftë se njëri nga prindërit e trashëgimlënësit ka vdekur para trashëgimlënësit, e nuk ka lënë asnjë pasardhës, pjesën e pasurisë trashëgimore që do t’i takonte sikur të kishte jetuar pas trashëgimlënësit e trashëgon prindi tjetër, e në qoftë se edhe ky ka vdekur para trashëgimlënësit, pasardhësit e tij trashëgojnë pjesën e pasurisë trashëgimore që do t’u takonte të dy prindërve, sipas Nenit 15 të këtij Ligji. 3. - RADHA E TRETË E TRASHËGIMTARËVE Trashëgimi i prindërve që kanë vdekur pa pasardhës - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: If both of the decedent’s parents died before the decedent and left no descendants, the spouse inherits the entire estate.
Neni 17 Në qoftë se të dy prindërit e trashëgimlënësit kanë vdekur para trashëgimlënësit e nuk kanë lënë asnjë pasardhës, tërë pasurinë trashëgimore e trashëgon bashkëshorti i trashëgimlënësit. Gjyshërit dhe gjyshet e trashëgimlënësit - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: If the deceased leaves no descendants, spouse, or qualifying parents’ descendants, the grandparents inherit the estate.
Neni 18 18.1. Pasurinë trashëgimore të trashëgimlënësit që nuk ka lënë pasardhës, bashkëshort prindër dhe prindërit e tij nuk kanë lënë pasardhës të tjerë, e trashëgojnë gjyshërit dhe gjyshet e tij. 18.2. Gjysmën e pasurisë trashëgimore e trashëgojnë gjyshi dhe gjyshja nga ana e atit, kurse gjysmën tjetër gjyshi dhe gjyshja nga ana e nënës. Të drejtat e gjyshit dhe të gjyshes të të njëjtit trung - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Grandparents in the same family line inherit equally; if one died before the deceased, that person’s children inherit that share.
Neni 19 19.1.Gjyshi dhe gjyshja të të njëjtit trung trashëgojnë në pjesë të barabarta. 19.2. Në qoftë se ndonjë nga parardhësit e të njëjtit trung ka vdekur para trashëgimlënësit, pjesën e pasurisë trashëgimore që do t’i takonte sikur të kishte jetuar pas trashëgimlënësit e trashëgojnë fëmijët e tij sipas rregullave që aplikohen për rastin kur trashëgimlënësin e trashëgojnë fëmijët e tij. 19.3. Për çdo gjë tjetër lidhur me të drejtën trashëgimore të gjyshit dhe të gjyshes të të njëjtit trung dhe të pasardhësve të tyre zbatohen dispozitat sipas të cilave trashëgimlënësin e trashëgojnë prindërit e dhe vëllezërit e motrat e tij. Trashëgimi i gjyshit dhe i gjyshes të të njëjtit trung të cilët kanë vdekur pa pasaradhës - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: If paternal or maternal grandparents of the same line died before the deceased and left no descendants, the share they would have inherited passes to the grandparents of the other line, as set out in Article 19.
Neni 20 Në qoftë se gjyshi dhe gjyshja e të njëjtit trung kanë vdekur para trashëgimlënësit dhe nuk kanë lënë pasardhës, pjesën e pasurisë trashëgimore që do t’u takonte sikur të kishin jetuar pas trashëgimlënësit e trashëgojnë gjyshi dhe gjyshja e trungut tjetër, sikurse është caktuar në Nenin 19 të këtij Ligji. 1. TRASHËGIMI NGA ANA E AUTORITETEVE PUBLIKE Komuna si trashëgimtar ligjor i radhës së fundit - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: If the deceased leaves no legal heirs and no will, the estate goes to the municipality of the deceased’s last residence or stay.
Neni 21 21.1. Nëse trashëgimlënësi nuk lënë as trashëgimtarë ligjor dhe as testament, konsiderohet se trashgëmia i takon komunës ku trashëgimlënësi ka pasur vendbanimin ose vendqendrimin e tij të fundit. 21.2. Nëse ky vendbanim ose vendqendrim ka qënë jashtë Kosovës, atëherë pasuria trashëgimore konsiderohet se i takon Komunës ku trashëgimlënësi ka pasur vendbanim ose vendqëndrim e tij të fundit në Kosovë dhe nëse nuk ka pasur kurrë këtë, pasuria trashëgimore i takon Kosovës. II – DISPOZITA TË VEÇANTA PËR DISA TRASHËGIMTARË 1. - FËMIJËT Trajtimi i barabartë i fëmijëve të trashëgimtarit - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Certain children and their descendants have equal rights to inherit.
Neni 22 Fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese, kur atësia është njohur rregullisht ose është vërtetuar me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, si dhe ata të adoptuar dhe pasardhësit e tyre kanë të drejta të barabarta në trashëgimi. Shtimi i pjesës trashëgimore të fëmijëve - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Under the stated conditions, each child of the deceased gets a share twice as large as the surviving spouse’s share, unless the court decides otherwise.
Neni 23 Kur ekziston fëmija i trashëgimlënësit, prindi tjetër i të cilit nuk është bashkëshort pasjetues, e pasuria e bashkëshortit pasjetues është më e madhe se pjesa që do t’i takonte me rastin e ndarjes së pasurisë trashëgimore në pjesë të barabarta, atëherë secilit fëmijë të trashëgimlënësit i takon pjesa dy herë më e madhe sesa bashkëshortit, nëse gjykata, pasi të marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit, nuk vendos ndryshe. 2. - TË ADOPTUARIT DHE ADOPTUESIT Barazia në trashëgimi - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: I adoptuari dhe pasardhësit e tij kanë të njëjta të drejta trashëgimore ndaj adoptuesit si fëmijët e adoptuesit dhe pasardhësit e tjerë të tij.
Neni 24 I adoptuari dhe pasardhësit e tij ndaj adoptuesit kanë të drejta të njëjta trashëgimore sikurse fëmijët e adoptuesit dhe pasardhësit e tjerë të tij. Pasojat e kërkesës për pushimin e adoptimit - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Adopted children and their descendants do not inherit the adopter if the adopter requested termination of the adoption and that request is later found legally grounded after the adopter’s death.
Neni 25 I adoptuari dhe pasardhësit e tij nuk e trashëgojnë adoptuesin, në qoftë se adoptuesi ka paraqitur kërkesë për pushimin e adoptimit, kurse pas vdekjes së tij vërtetohet se kërkesa e tij ka pasur mbështetje (ligjore). 3. - TË DREJTAT E BASHKËSHORTIT Regjimi i pasurisë bashkëshortore - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The surviving spouse may claim their share of common property acquired during the marriage, and this law does not narrow rights the surviving spouse has under family law.
Neni 26 26.1. Bashkëshorti i trashëgimlënësit ka të drejtë të kërkojë pjesën që i takon në pasurinë e përbashkët të fituar me punë nga bashkëshortët gjatë martesës. 26.2. Nëse trashëgimlënësi dhe bashkëshorti i tij kanë pasur pasuri të përbashkët sipas regjimit të tyre të pasurisë bashkëshortore, vetëm pjesa që i takon trashëgimlënësit pas ndarjes së pasurisë së përbashkët bëhet objekt i trashëgimisë. 26.3. Asgjë në këtë ligj nuk do të interpretohet në frymën e kufizimit të së drejtës së bashkëshortit pasjetues për çkado që atij i takon sipas dispozitave të Ligjit të Familjes në lidhje me mbarimin e regjimit të pasurisë bashkëshortore. Kur bashkëshorti nuk ka të drejtë për të trashëguar - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The spouse’s inheritance right ends with divorce or annulment, and the spouse may not inherit in three listed situations.
Neni 27 27.1. E drejta e trashëgimit midis bashkëshortëve pushon me shkurorizimin ose me nulimin e martesës. 27.2. Bashkëshorti nuk ka të drejtë të trashëgojë: a. Në qoftë se trashëgimlënësi ka paraqitur padi shkurorëzimi, kurse pas vdekjes së trashëgimlënësit është bërë shkurorëzimi me aktgjykim të formës së prerë; b. Në qoftë se martesa e tij me trashëgimlënësin anulohet me aktgjykim të formës së prerë pas vdekjes së trashëgimlënësit për shkaqet që bashkëshorti pasjetues i ka ditur në kohën e lidhjes së martesës; c. Në qoftë se bashkëjetesa e tij me trashëgimlënësin ka pushuar me fajin e bashkëshortit pasjetues, ose në bazë të marrëveshjes me shkrim me trashëgimlënësin. 4. - PERSONAT QË JETOJNË NË BASHKËSINË JASHTËMARTESORE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Unmarried cohabitants may inherit from each other as spouses if the relationship lasted at least 10 years, or 5 years if they had children, and neither partner was legally married to a third person at the time of death (with a limited exception where a divorce/nullity claim had merit).
Neni 28 28.1. Burri dhe gruaja që bashkëjetojnë në një bashkësi jashtëmartesore mund të trashëgojnë njëri-tjetrin si bashkëshortë, nëse: a. Bashkësia jashtëmartesore deri në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit ka zgjatur të paktën 10 vjet, e nëse nga kjo marrdhënie kanë lindur fëmijë-të paktën 5 vjet dhe, b. Në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit as njëri nga personat që kanë bashkëjetuar të mos ketë qënë ligjërisht i martuar me ndonjë person të tretë, ose nëse trashëgimlënësi ka qenë ligjërisht i martuar me personin e tretë, ka paraqitur padi për shkurorëzimin ose nulimin e martesës dhe pas vdekjes së tij konstatohet se padia ka pasur mbështetje. 28.2. Personat që kanë bashkëjetuar nuk konsiderohen si trashëgimtar të domosdoshëm. 28.3. Personi që ka bashkëjetuar nuk ka të drejtën e trashëgimit nëse çifti nuk ka jetur për një kohë të gjatë së bashku. 5. PERSONAT QË PËRFITOJNË NGA DETYRIMI PËR USHQIM OSE MBAJTJA Të drejtat e personave ndaj të cilëve trashëgimlënësi ka paguar detyrimin për ushqim ose mbajtjen - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A deceased person’s maintenance or support obligation becomes a debt of the estate if the beneficiary lacks the necessary means of living.
Neni 29 29.1. Çdo detyrim i trashëgimlënësit për të dhënë ushqimin ose mbajtjen trasferohet tek trashëgimia si borxh, nëse personi që përfiton nga ushqimi ose mbajtja nuk i ka mjetet e nevojshme për jetesë. 29.2. Trashëgimtarët ose legatarët janë përgjegjës për pagimin e këtij borxhi sipas dispozitave që rregullojnë përgjegjësinë e kreditorëve të trashëgimlënësit në përgjithësi. III. Trashëgimtarët e domosdoshëm Trashëgimtarët e domosdoshëm në përgjithësi - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The provision lists who counts as a mandatory heir, and says grandparents, siblings, and grandparents’/siblings’ cases only qualify if they are unable to work and have no means of livelihood.
Neni 30 30.1. Trashëgimtarë të domosdoshëm janë: pasardhësit e trashëgimlënësit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre, prindërit dhe bashkëshorti i tij. 30.2. Gjyshërit e trashëgimlënësit, motrat dhe vëllezërit e trashëgimlënësit janë trashëgimtarë të domosdoshëm vetëm në qoftë se janë plotësisht të paaftë për punë dhe nuk kanë mjete për jetesë. 30.3. Personat e cekur në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni janë trashëgimtarë të domosdoshëm kur sipas radhës ligjore të trashëgimit janë thirrur për trashëgim. Pjesa e domosdoshme dhe disponibile e pasurisë trashëgimore - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Necessary heirs have a right to the reserved share of the estate that the testator cannot dispose of.
Neni 31 31.1.Trashëgimtarët e domosdoshëm kanë të drejtë në pasurinë trashëgimore me të cilën trashëgimlënësi nuk mund të disponojë dhe e cila quhet pjesë e domosdoshme. 31.2. Pjesa e domosdoshme e pasardhësve dhe bashkëshortit përbën një të dytën, ndërsa pjesa e domosdoshme e trashëgimtarëve të tjerë një të tretën e pjesës që do t’i takonte secilit si trashëgimtar ligjor në pajtim me dispozitat mbi radhët e trashëgimit. 1. - LLOGARITJA E PJESËS SË DOMOSDOSHME Përcaktimi i vlerës së pasurisë trashëgimore - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The provision sets out how to calculate the value of the inheritance estate for determining the reserved share.
Neni 32 32.1.Vlera e pasurisë trashëgimore në bazë të së cilës llogaritet pjesa e domosdoshme llogaritet në këtë mënyrë: 32.2. Së pari, inventarizohen dhe vlerësohen të gjitha të mirat që ka pasur trashëgimlënësi në çastin e vdekjes, duke llogaritur këtu të gjitha ato që ka disponuar me testament, si dhe të gjitha borxhet që ia kanë të tjerët, edhe ato që ia ka ndonjë trashëgimtar, me përjashtim të borxheve që qartazi që nuk mund të arkëtohen . 32.3. Nga vlera e përcaktur e të mirave që ka pasur trashëgimlënësi në çastin e vdekjes zbritet shuma e borxheve të tij, shuma e shpenzimeve të inventarizimit e të vlerësimit të pasurisë trashëgimore dhe e shpenzimeve të varrosjes së trashëgimlënësit. 32.4. Pjesës që mbetet i shtohet vlera e të gjitha dhurimeve që trashëgimlënësi ka bërë në çfarëdolloj mënyre ndaj ndonjë trashëgimtari ligjor, madje edhe e dhurimeve që u ka bërë trashëgimtarëve që heqin dorë nga trashëgimi, si dhe e atyre dhurimeve për të cilat trashëgimlënësi ka urdhëruar që të mos i llogariten trashëgimtarit në pjesën e tij trashëgimore. 32.5. Kësaj shume i shtohet edhe vlera e dhurimeve që trashëgimtari në vitin e fundit të jetës së tij u ka bërë personave të tjerë që nuk janë trashëgimtarë ligjorë, me përjashtim të dhurimeve të rëndomta. Çfarë konsiderohet dhurim - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This provision defines “dhurim” (gift) for the purposes of the law.
Neni 33 Në kuptim të këtij Ligji “dhurim” konsiderohet çdo heqje dorë nga një e drejtë, falja e borxhit, çdo transferim i pasurisë në interes të një trashëgimtari në emër të pjesës trashëgimore, ose për të themeluar apo për të zgjeruar familjen, ose për të ushtruar mjeshtërinë, si dhe çdo disponim tjetër pa shpërblim. Caktimi i vlerës së dhurimit - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: For valuing a gift, use the item's value at the testator's death, based on its condition when the gift was made.
Neni 34 Për vlerësimin e dhurimit merret vlera e sendit të dhuruar në çastin e vdekjes së trashëgimlënësit, e sipas gjendjes së tij në kohën e dhurimit të bërë. Dhurimi në formë të sigurimit - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: If a gift consists of insurance for the beneficiary, the gift’s value is the premiums paid by the testator, unless those premiums exceed the insured amount; then the insured amount is used.
Neni 35 Kur dhurimi përbëhet nga sigurimi në dobi të dhuratëmarrësit, si vlerë e dhurimit merret shuma e premive që ka paguar trashëgimlënësi, nëse kjo shumë është e barabartë ose më e vogël se shuma e siguruar; e nëse shuma e premive është më e madhe se shuma e siguruar, si vlerë e dhurimit merret shuma e siguruar. 2. PASURIA QË VEÇOHET NGA PASURIA TRASHËGIMORE Veçimi në dobi të pasardhësve që kanë punuar me trashëgimlënësin - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Some cohabiting heirs who helped the deceased can ask for the part of the estate that matches their contribution to be separated out.
Neni 36 36.1.Pasardhësit e trashëgimlënësit që kanë bashkëjetuar me të, dhe që me punën, fitimin e vet ose në ndonjë mënyrë tjetër i kanë ndihmuar në punë, kanë të drejtë të kërkojnë që nga pasuria të veçohet pjesa që i përgjigjet kontributit të tyre për shtimin e vlerës së saj, po qe se nuk e kanë bërë këtë më parë. 36.2. Pjesa e veçuar në këtë mënyrë nuk i takon pasurisë trashëgimore, prandaj nuk merret parasysh në rastin e llogaritjes së pjesës së domosdoshme dhe as nuk llogaritet në pjesën trashëgimore të trashëgimtarit. 36.3. E drejta nga paragrafi 1 i këtij Neni realizohet vetëm me kërkesën e autorizuesit. E drejta në paraqitjen e kërkesës pushon 5 vjet nga dita e hapjes së trashëgimit. Veçimi i sendeve të shtëpisë - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Bashkëshorti pasjetues dhe disa pasardhës që kanë jetuar me trashëgimlënësin kanë të drejtë për sendet shtëpiake të nevojshme për përdorim të përditshëm, përveç kur këto sende kanë vlerë të madhe.
Neni 37 37.1. Bashkëshortit pasjetues dhe pasardhësve të trashëgimlënësit që kanë bashkëjetuar me të njëjtën familje u takojnë sendet e shtëpisë që shërbejnë për plotësimin e nevojave të tyre të përditshme, siç janë orenditë, mobiljet, etj., por jo edhe atëherë kur këto sende kanë vlerë të madhe. 37.2. Sendet e veçuara në këtë mënyrë nuk merren parasysh me rastin e llogaritjes së pjesës së domosdoshme, as që i llogariten trashëgimlënësit në pjesën trashëgimore të tij. 37.3. Personat nga paragrafi 1 i këtij Neni fitojnë të drejtën e bashkëpronësisë në pjesë të barabarta mbi sendet shtëpiake të veçuara. 3. ZVOGËLIMI I DISPONIMIT ME TESTAMENT DHE KTHIMI I DHURIMIT PËR SHKAK TË CËNIMIT TË PJESËS SË DOMOSDOSHME Cenimet e pjesës së domosdoshme. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: If the reserved share is infringed, the testamentary disposition is reduced and gifts are returned as needed to make up the reserved share.
Neni 38 38.1.Kur cenohet pjesa e domosdoshme, disponimi me testament do të zvogëlohet, kurse dhurimi do të kthehet në masën që nevojitet të plotësohet pjesa e domosdoshme. 38.2. Pjesa e domosdoshme cenohet kur vlera e përgjithshme e disponimit me testament dhe e dhurimit tejkalon pjesën disponibile. Kjo vlerë përfshin dhurime dhe disponime me testament për të cilat trashëgimlënësi ka urdhëruar që të mos i llogariten trashëgimtarit të domosdoshëm në pjesën trashëgimore të tij. Radha e zovgëlimit dhe e kthimit - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: If the reserved share is harmed, testamentary dispositions are reduced first and, if that is not enough, gifts are returned.
Neni 39 39.1. Kur cenohet pjesa e domosdoshme, më parë zvogëlohen disponimet me testament dhe nëse pjesa e domosdoshme nuk plotësohet në këtë mënyrë, atëherë kthehen dhurimet. 39.2. Nëse dhurata nuk mund të kthehet si send (in rem), personi që ka marrë dhuratën duhet të kthejë vlerën e saj sipas dispozitave mbi kthimin në rast të pasurimit pa bazë. Zvogëlimi proporcional i disponimeve me testament - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Testamentary dispositions are reduced in the same proportion, unless the will says otherwise.
Neni 40 Disponimet me testament zvogëlohen në të njëjtën masë, pa marrë parasysh natyrën e tyre dhe vëllimin e tyre dhe pa marrë parasysh a gjenden në një ose më shumë testamente, po qe se nga testamenti nuk del diçka tjetër. Legu i privilegjuar - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: If a testator left several legacies and ordered one to be paid first, that legacy is reduced only when the other legacies are not enough to cover the necessary reserved portion.
Neni 41 Në qoftë se trashëgimlënësi ka lënë disa legë dhe ka urdhëruar që ndonjë leg të paguhet para të tjerëve, ky leg do të zvogëlohet vetëm nëse vlera e legëve të tjerë nuk mjafton për t’u plotësuar pjesa e domosdoshme. Zvogëlimi proporcional i legëve - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: A testamentary heir, and also a legatee ordered to pay something out of their legacy, may ask for a proportional reduction of the legacies they must pay if needed to satisfy the reserved share, unless the will says otherwise.
Neni 42 42.1.Trashëgimtari me testament, pjesa trashëgimore e të cilit duhet të zvogëlohet për t’u plotësuar pjesa e domosdoshme, mund të kërkojë zvogëlimin proporcional të legëve që ai duhet t’i paguajë, po qe se nga testamenti nuk del diçka tjetër. 42.2.Dispozita nga paragrafi 1 i këtij Neni vlen edhe për legatarin të cilin trashëgimlënësi e ka urdhëruar të paguajë diçka nga legu i vet. Radha e kthimit të dhurimeve - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Rregullon mënyrën e kthimit të dhurimeve: fillohet nga dhurimi i fundit dhe, për dhurimet e bëra njëkohësisht, kthimi bëhet proporcionalisht sipas vlerës.
Neni 43 43.1. Kthimi i dhurimeve bëhet duke filluar nga dhurimi i fundit dhe vazhdon në të kundërtën me radhë tek dhurimet më të hershme . 43.2. Dhurimet e bëra njëkohësisht kthehen në mënyrë proporcionale nga vlera e dhurimit. Pozita e dhuratëmarrësit që kthen dhurimin - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: A donee is treated as a good-faith possessor of the gifted item until they learn of a request to return the gift.
Neni 44 Sa i përket sendit të dhuruar që është i detyruar ta kthejë, dhuratëmarrësi konsiderohet si mbajtës me mirëbesim deri në ditën që ka marrë dijeni për kërkesën që të kthejë dhurimin. E drejta e kërkesës për zvogëlimin e disponimeve me testament dhe kthimin e dhurimeve - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Only necessary heirs may ask for reduction of testamentary dispositions and return of gifts that infringe the reserved share.
Neni 45 45.1. Zvogëlimin e disponimeve me testament dhe kthimin e dhurimeve me të cilat është cënuar pjesa e domosdoshme mund ta kërkojnë vetëm trashëgimtarët e domosdoshëm. 45.2. Kjo e drejtë nuk mund të cënohet nga kreditorët e trashëgimtarit të domosdoshëm Parashkrimi i kërkesës - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: A request to reduce testamentary dispositions must be made within three years of the will being announced, and a request to return donations must be made within three years of the testator’s death or the final decision declaring or confirming death.
Neni 46 Zvogëlimi i disponimeve me testament mund të kërkohet brenda afatit prej tri vitësh nga shpallja e testamentit dhe kthimi i dhurimeve brenda afatit prej tri vitësh nga vdekja e trashëgimlënësit, përkatësisht nga dita që ka marrë formën e prerë vendimi për shpalljen e tij si të vdekur ose vendimi me të cilin konfirmohet vdekja e tij. IV – LLOGARITJA E DHURIMEVE DHE E LEGËVE NË PJESËN TRASHËGIMORE Llogaritja e dhurimeve trashëgimtarit ligjor - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Legal heirs must count gifts received from the deceased into the inheritance share, but not the fruits or other benefits from the gifted item before death.
Neni 47 47.1.Çdo trashëgimtari ligjor i llogaritet në pjesën trashëgimore çdo gjë që ka marrë dhurim nga trashëgimlënësi në çfarëdo mënyre. 47.2. Frytet ose përfitimet e tjera që ka pasur trashëgimtari nga sendi i dhuruar deri në vdekjen e trashëgimlënësit nuk llogariten. 47.3. Dhurimi nuk llogaritet, nëqoftëse trashëgimlënësi ka deklaruar në kohën e dhurimit ose më vonë ose në testament, se dhurimi nuk do të llogaritet në pjesën trashëgimore ose nga rrethanat mund të konkludohet se ky ka qenë vullneti i trashëgimlënësit. 47.4. Ky nen nuk cënon dispozitat për pjesën e domosdoshme. Llogaritja e legut trashëgimtarëve ligjorë - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A legacy left to a legal heir is counted as part of that heir’s inheritance share unless the will shows the testator meant it to be received in addition to the share.
Neni 48 Legu që i është lënë trashëgimtarit ligjor llogaritet në pjesën trashëgimore të tij, përveç nëse nga testamenti del se trashëgimlënësi ka dashur që trashëgimtari të marrë legun përpos pjesës së tij trashëgimore. Si bëhet llogaritja e dhurimeve dhe e legëve - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon si llogariten dhurimet dhe legët në ndarjen e trashëgimisë, duke siguruar që trashëgimtarët e tjerë të marrin vlerën përkatëse dhe pjesa e mbetur të ndahet mes të gjithë trashëgimtarëve.
Neni 49 49.1. Llogaritja e dhurimeve dhe e legëve bëhet në atë mënyrë që trashëgimtarët e tjerë marrin nga pasuria trashëgimore vlerën përkatëse dhe pastaj ajo që mbetet nga pasuria trashëgimore ndahet midis të gjithë trashëgimtarëve. 49.2. Në qoftë se sendet dhe të drejtat që ka pasur trashëgimlënësi në momentin e vdekjes nuk mjaftojnë që trashëgimtarët e tjerë të marrin vlerën përkatëse, trashëgimtari në dobi të të cilit bëhet llogaritja nuk është i detyruar t’u kthejë diçka nga ajo që ka marrë. 49.3. Ky Nen nuk cënon dispozitat për pjesën e domosdoshme. E drejta e trashëgimtarit të cilit nuk i llogaritet dhurimi ose legu - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: A heir may keep a gift or legacy out of the inheritance share when the testator’s will says it should not be counted against that share.
Neni 50 50.1. Kur sipas vullnetit të trashëgimlënësit dhurimi ose legu nuk duhet t’i llogaritet trashëgimtarit në pjesën trashëgimore të tij, trashëgimtari i këtillë mban dhurimin respektivisht legun dhe merr pjesë me trashëgimtarët e tjerë në ndarjen e pasurisë trashëgimore sikur të mos kishte marrë fare dhurim ose leg. 50.2. Kur ka trashëgimtarë të domosdoshëm dhe sipas vullnetit të trashëgimlënësit dhurimi ose legu nuk duhet t’i llogaritet ndonjë trashëgimtari në pjesën trashëgimore të tij, ky trashëgimtar do të mund të mbajë dhurimin përkatësisht legun brenda kufijëve të pjesës së domosdoshme. E drejta e trashëgimtarit që ka hequr dorë nga trashëgimi - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: An heir who renounces the inheritance must keep any gift within the limits of the reserved portion.
Neni 51 Trashëgimtari që ka hequr dorë nga trashëgimi e mban dhurimin brenda kufijëve të pjesës së domosdoshme. E drejta e kthimit të dhurimit - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The heir may return a gifted item to the inheritance estate.
Neni 52 52.1. Trashëgimtari ka të drejtë të kthejë në pasurinë trashëgimore sendin që i është dhuruar. 52.2. Në këtë rast vlera e tij nuk do t’i llogaritet në pjesën trashëgimore dhe sa i përket shpenzimeve që ka bërë për sendin dhe dëmtimeve që ka pësuar sendi, ai do të konsiderohet posedues me mirëbesim, përderisa të mos provohet e kundërta . Shpenzimet e mbajtjes së trashëgimtarit - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Shpenzimet për mbajtjen dhe shkollimin e detyrueshëm të trashëgimtarit nuk llogariten në pjesën e tij trashëgimore.
Neni 53 53.1. Ajo që është shpenzuar për mbajtjen e trashëgimtarit dhe për shkollimin e detyrueshëm të tij nuk do të llogaritet në pjesën trashëgimore të tij. 53.2. Gjykata do të vendosë sipas rrethanave nëse shpenzimet që ka bërë trashëgimlënësi për shkollimin e mëtejshëm të trashëgimtarëve do të llogariten në pjesën trashëgimore të tyre dhe në ç’masë, duke marrë parasysh sidomos vlerën e pasurisë trashëgimore dhe shpenzimet e shkollimit si dhe aftësinë e trashëgimtarëve të tjerë për të mbajtur veten. Dhurimet e rëndomta - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Ordinary gifts are not counted in the inheritance share.
Neni 54 Dhurimet e rëndomta nuk llogariten në pjesën trashëgimore. Dhurimet e bëra personit të zëvendësuar nga një tjetër në trashëgimi - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Gifts made to a replaced heir are either excluded from, or included in, the share of the heirs who replace that person, depending on why the replacement happened.
Neni 55 55.1. Nëse një person është zëvendësuar si trashëgimtar nga një ose disa persona të tjerë sepse ka qënë i padenjë, ose është përjashtuar nga trashëgimia me testament, ose është privuar nga pjesa e domosdoshme, çdo dhurim që i është bërë personit që zëvendësohet nuk llogaritet në pjesën e trashëgimtarit apo trashëgimtarëve që e zëvendësojnë atë në trashëgim. 55.2. Nëse një person zëvendësohet si trashëgimtar nga një ose disa persona të tjerë për shkak se ai ka vdekur para trashëgimlënësit, ose për shkak se ka hequr dorë nga trashëgimia, çdo dhurim që i është bërë këtij personi llogaritet në pjesën e trashëgimtarit apo të trashëgimtarëve që e zëvendësojnë atë në trashëgim. Llogaritja e borxhit të trashëgimtarit ndaj trashëgimlënësit - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: A heir’s debt to the testator is counted against that heir’s share under the general compensation rules.
Neni 56 Çdo borxh i trashëgimtarit ndaj trashëgimlënësit do të llogaritet në pjesën e atij trashëgimtari sipas rregullave të përgjithshme për kompensimin . Kush mund të kërkojë llogaritjen - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Each heir may request that gifts and legacies be counted in another heir’s inheritance share.
Neni 57 Secili trashëgimtar ka të drejtën të kërkojë që dhurimet dhe legët të llogariten në pjesën trashëgimore të një trashëgimtari tjetër. KREU I TRETË TRANSANKSIONET NDËRMJET TË GJALLËVE (INTER VIVOS) Cedimi dhe ndarja e pasurisë në përgjithësi - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: A living transferor may, by a legal act while alive, assign and divide their property to their descendants.
Neni 58 Paraardhësi me anë të veprimit juridik për së gjalli mund t’ua cedojë dhe t’ua pjesëtojë pasurinë e vet pasardhësve të tij. Kushtet për vlefshmërinë e cedimit dhe pjesëtimi - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: An inheritance transfer and division is valid only if all descendants who would be legal heirs agree; the agreement must be written and certified by a judge.
Neni 59 59.1. Ky cedim dhe pjesëtim i pasurisë është i vlefshëm vetëm nëse janë pajtuar me këtë të gjithë pasardhësit e ceduesit që do të ishin trashëgimtarët ligjorë të ceduesit në kohën kur është bërë cedimi. 59.2. Marrëveshja mbi cedimin dhe pjesëtimin e pasurisë duhet të përpilohet me shkrim dhe të vërtetohet nga gjyqtari. 59.3. Me rastin e vërtetimit gjyqtari e lexon kontratën dhe u shpjegon kontraktuesve pasojat e kontratës. 59.4. Në qoftë se ndonjë pasardhës nuk ka dhënë pëlqimin, mund ta japë më vonë, në të njëjtën formë. 59.5. Cedimi dhe pjestimi mbeten të vlefshëm nëse pasardhësi që nuk e ka dhënë pëlqimin ka vdekur para ceduesit pa lënë pasardhës, ose nëse ky pasardhës ka hequr dorë nga trashëgimi, ose ky pasardhës është bërë i padenjë. Objekti i cedimit dhe i pjesëtimit - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Cedimi dhe pjesëtimi vlejnë vetëm për pasurinë e trashëgimlënësit që ekziston në momentin e marrëveshjes; dispozitat për pasuri të fituara më pas janë të pavlefshme.
Neni 60 60.1. Cedimi dhe pjesëtimi kanë efekte vetëm përsa i përket pasurisë së trashëgimlënësit në kohën e arritjes së marrëveshjes, ose për një pjesë të saj. 60.2. Çdo dispozitë, e cila parashikon pjesëtimin e pasurisë të fituara nga ceduesi pas bërjes së marrëveshjes konsiderohet nul. Pasuria e ceduar nuk hyn në pasurinë trashëgimore - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: If the testator has transferred and divided some or all property during life, only the remaining and later-acquired property counts in the inheritance estate.
Neni 61 61.1. Nëse trashëgimlënësi ka bërë cedimin dhe pjesëtimin e të gjithë apo një pjese të pasurisë së tij midis të gjallëve, pasuria e tij trashëgimore do të përbëhet vetëm nga pasuria që nuk është ceduar dhe pjesëtuar, si dhe të çdo pasuri që ka fituar pas cedimit dhe pjesëtimit. 61.2. Pasuria që kanë marrë paraardhësit e tij me anë të cedimit dhe pjesëtimit nuk hyn në pasurinë trashëgimore të ceduesit dhe as nuk merret parasysh në përcaktimin e vlerës së pasurisë trashëgimore. Kur konsiderohen pjesët e ceduara si dhurime - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: If an heir does not agree to the cession and division, the property shares given to the other heirs are treated as donations; after the predecessor’s death, they are handled like gifts made to heirs.
Neni 62 62.1. Në qoftë se me cedimin dhe pjesëtimin nuk është pajtuar ndonjëri nga pasardhësit, atëherë pjesët e pasurisë që u janë ceduar pasardhësve të tjerë konsiderohen si dhurime dhe pas vdekjes së parardhësit me to do të veprohet sikurse me dhurimet e bëra trashëgimtarëve. 62.2. Dispozita nga paragrafi 1 i këtij Neni zbatohet edhe kur ceduesit, pas cedimit dhe pjesëtimit të bërë me marrëveshje me të gjithë trashëgimtarët, i lind fëmija ose paraqitet trashëgimtari që ka qenë shpallur i vdekur. Ruajtja e së drejtës me rastin e cedimit dhe pjesëtimit - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The transferor may reserve usufruct over transferred property, or agree on perpetual annuity or perpetual maintenance, and joint usufruct or annuity for the transferor and spouse passes entirely to the survivor unless agreed otherwise.
Neni 63 63.1.Me rastin e cedimit dhe pjesëtimit, ceduesi mund të ruajë të drejtën e uzufruktit në të gjitha të mirat e ceduara, ose në disa prej tyre, për vete, ose për bashkëshortin e vet, ose për vete dhe për bashkëshortin e vet, ose për ndonjë person tjetër, ose të kontraktojë rentën e përjetshme në natyrë ose në të holla, ose mbajtjen e përjetshme. 63.2. Në qoftë se uzufrukti ose renta e përjetshme janë kontraktuar për ceduesin dhe bashkëshortin e tij së bashku, në rast vdekjeje të ndonjërit prej tyre uzufrukti ose renta i takon në tërësi tjetrit gjer në vdekjen e tij, po qe se nuk është kontraktuar ndonjë gjë tjetër, apo nëse nuk del ndonjë gjë tjetër nga rrethanat e rastit. Të drejtat e bashkëshortit të ceduesit - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Nëse ceduesi është i martuar kur arrihet marrëveshja, cedimi dhe pjesëtimi kërkojnë pëlqimin e bashkëshortit.
Neni 64 Nëse ceduesi është i martuar në çastin e arritjes së marrëveshjes, cedimi dhe pjesëtimi kërkojnë pëlqimin e bashkëshortit, ose në vetë kontratën, ose më vonë sipas kushteve të parapara në nenin 59. Borxhet e ceduesit - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Heirs who received a division of the transferor’s property are generally not liable for his debts unless something different was agreed at the transfer and division; the transferor’s creditors may contest the transfer and division under the rules for contesting gratuitous dispositions.
Neni 65 65.1. Pasardhësit midis të cilëve ceduesi ka pjesëtuar pasurinë e vet nuk përgjigjen për borxhet e tij, po qe se nuk është caktuar gjë tjetër me rastin e cedimit dhe të pjesëtimit. 65.2. Kreditorët e ceduesit mund të kundërshtojnë cedimin dhe pjesëtimin sipas dispozitave të parapara për kundërshtimin e disponimeve pa shpërblim të debitorit. Shuarja e kontratës - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Ceduesi may ask the successor to return what was received under the cession and partition agreement, and in some cases the successor must return value instead.
Neni 66 66.1. Ceduesi ka të drejtë të kërkojë që pasardhësi t’ia kthejë atë që ka marrë me anë të cedimit dhe pjesëtimit, po qe se ky ka treguar një mosmirënjohje të vrazhdët të tij. Nëse kthimi (restitucioni) i sendit nuk është i mundur si i tillë (in rem), pasardhësit duhet të kthejnë vlerën në pajtim me dispozitat për pasurimim pa bazë. 66.2.Të njëjtën të drejtë e ka ceduesi në qoftë se pasardhësi nuk i jep atij ose dikujt tjetër ushqimin e caktuar me marrëveshjen e cedimit dhe të pjesëtimit, apo nëse nuk paguan borxhet e ceduesit për pagimin e të cilave është ngarkuar me të njëjtën marrëveshje. 66.3.Në rastet e tjera të detyrimeve të papërmbushura të përcaktuara në marrëveshjen e cedimit dhe të pjesëtimit gjykata, duke i kushtuar kujdes rëndësisë së detyrimit për cedimin dhe rrethanave të tjera të rastit, do të vendosë se a ka të drejtë ceduesi të kërkojë kthimin e të mirave që i ka dhënë apo vetëm të drejtën për mbushjen e detyrimeve. Të drejtat e trashëgimtarëve pas shuarjes së kontratës - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: A descendant who had to return what was received in a cession and partition may claim their compulsory share after the transferor dies, unless they were excluded from inheritance, are unworthy to inherit, or have renounced the inheritance.
Neni 67 67.1.Pasardhësi që ka qenë i detyruar t’i kthejë ceduesit atë që ka marrë me rastin e cedimit dhe pjesëtimit do të mund të kërkojë pjesën e vet të detyrueshme pas vdekjes së ceduesit, me kusht që të mos jetë përjashtuar nga trashëgimi, të mos jetë i padenjë të trashëgojë ceduesin dhe të mos ketë hequr dorë nga trashëgimi. 67.2.Kur llogaritet madhësia e pjesës së domosdoshme të tij, pjesët e pasurisë që trashëgimlënësi gjatë jetës së vet ua ka ceduar dhe pjesëtuar pasardhësve të tjerë të tij do të konsiderohen si dhurim. Kontrata për mbajtjen e përjetshme - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The perpetual maintenance contract is governed by the Law on Obligations.
Neni 68 Kontrata e mbajtjes së përjetshme rregullohet nga Ligji për Detyrimet. KREU I KATËRT TRASHËGIMIA ME TESTAMENT Kuptimi i testamentit - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: A testament is a last will made in the form required by law, and two or more people may not make one testament by the same act.
Neni 69 69.1.Testament do të thotë shprehje e vullnetit të fundit e dhënë në formën e paraparë me ligj, me të cilin trashëgimlënësi (testatori) urdhëron si të veprohet me pasurinë e tij pas vdekjes së tij. 69.2. Dy ose më shumë persona nuk mund të bëjnë një testament me të njëjtin akt, as në dobi të një të personi të tretë, as sa i përket disponimeve reciproke. I – KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR VLEFSHMËRINË E TESTAMENTIT Zotësia për të përpiluar testament - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: This article says who can make a will: a person with legal capacity who is 18 or older, or a person with legal capacity who is 16 and married. It also says a will stays valid if the testator later loses legal capacity, but certain people cannot make a will.
Neni 70 70.1.Testament mund të bëjë çdo person që ka zotësi për të vepruar dhe i cili i ka mbushur 18 vjet. 70.2.Testament mund të bëjë edhe personi që ka zotësi për të vepruar e i ka mbushur 16 vjet dhe është i martuar. 70.3.Vlefshmëria e testamentit nuk preket nëse testatori humb zotësinë për të vepruar pas përpilimit të testamentit. 70.4.Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepruar, si dhe ai që në kohën e përpilimit (bërjes) së testamentit nuk është në gjendje të kuptojë rëndësinë e veprimit të tij, nuk mund të bëjë testament. Pavlefshmëria e testamentit për shkak të të metave në vullnetin e trashëgimlënësit - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: A testament is void if made by threat, coercion, or fraud; dispositions made under mistake about the reasons are also void, and only the affected clauses are void if only part of the testament was affected.
Neni 71 71.1.Testamentit është i pavlefshëm nëse është bërë me kanosje, shtrëngim ose mashtrim. 71.2.Disponimet me testament janë të pavlefshme edhe kur ekziston lajthimi mbi shkaqet që kanë shtyrë trashëgimlënësin që t’i bëjë këto disponime. 71.3.Në qoftë se vetëm disa dispozita të testamentit janë bërë me kanosje ose me shtrëngim, për shkak të mashtrimit ose në lajthim , atëherë vetëm këto dispozita konsiderohen të pavlefshme. Nulimi i testamentit për shkak të paaftësisë së trashëgimlënësit dhe për shkak të të metave në vullnetin e tij - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Only a person with a legal interest may ask for a will to be voided, and only within the stated time limits.
Neni 72 72.1.Nulimin e testamentit për shkak të paaftësisë së testatorit për të vepruar ose për shkak se testatori nuk ka pasur moshë madhore, si dhe nulimin e testamentit ose të disa dispozitave të tij për shkak të kanosjes ose shtrëngimit, mashtrimit ose lajthimit, mund ta kërkojë vetëm personi që ka interes juridik, brenda afatit prej një viti nga dita kur ka marrë dijeni se ekzistojnë shkaqet e pavlefshmërisë, e më së largu 10 vjet nga shpallja e testamentit. 72.2.Afati prej një viti nuk mund të fillojë para se të shpallet testamenti. 72.3.Nulimi i testamentit ndaj personit me keqbesim mund të kërkohet 20 vjet pas shpalljes së testamentit. Zbatimi sipas territorit - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: A testament made in Kosovo is valid if it is prepared in accordance with this law.
Neni 73 Është i plotëfuqishëm ai testament i përpiluar në Kosovë që është bërë në pajtim me dispozitat e këtij ligji. II – FORMAT E TESTAMENTIT A). TESTAMENTI I SHKRUAR NGA VETË TESTATORI - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: A testament is valid only if the testator wrote, dated, and signed it by hand, or placed a fingerprint on it.
Neni 74 74.1.Testamenti është i vlefshëm në qoftë se testatori e ka shkruar atë, datuar dhe nënshkruar me dorën e vet ose ka vënë gishtin e vet. 74.2.Data e testamentit duhet të tregojë ditën, muajin dhe vitin. 74.3.Nënshkrimi duhet të përmbajë mbiemrin e testatorit si dhe të paktën njërin prej emrave të tij dhe duhet vënë në fund të testamentit. B). TESTAMENTI ME SHKRIM NË PRANINË E DËSHMITARËVE - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: A testator who can read and write may make a will by signing the document in front of two witnesses who understand the will’s language and by declaring that it is his will.
Neni 75 75.1.Testatori që di të shkruajë e të lexojë mund të bëjë testamentin duke nënshkruar me dorë dokumentin pa marrë parasysh kush e ka përpiluar, në praninë e dy dëshmitarëve që e kuptojnë gjuhën e testamentit, duke deklaruar para tyre se testamenti është i tij. 75.2.Dëshmitarët nënshkruhen në vetë testamentin dhe është e dobishme të shënohet cilësia e tyre si dëshmitarë. C). TESTAMENTI GJYQËSOR Testamenti gjyqësor nëse testatori është në gjendje ta lexojë - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: A competent court judge may draft a will for a testator who requests it, must verify the testator’s identity first, and must read the will and explain its legal consequences.
Neni 76 76.1.Testamentin mund t’ia përpilojë testatorit sipas kërkesës së tij gjyqtari i gjykatës kompetente, i cili më parë duhet të vërtetojë identitetin e testatorit. 76.2. Testamentin e përpiluar, gjyqtari t’ia lexon testamentin testatorit dhe e njofton me pasojat juridike të testamentit të përpiluar. 76.3. Pasi të lexojë dhe të nënshkruajë testatori testamentin e këtillë, gjyqtari shënon në vetë testamentin se testatori e ka lexuar dhe e ka nënshkruar atë në praninë e tij. Testamenti gjyqësor nëse testatori nuk është në gjendje ta lexojë. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: If the testator cannot read the will drafted by the judge, the judge must read it aloud in front of two witnesses, and the testator and witnesses must sign it or use a fingerprint mark as required.
Neni 77 77.1.Në rast se testatori nuk është në gjendje të lexojë testamentin që ia ka përpiluar gjyqtari, ky ia lexon testatorit në praninë e dy dëshmitarëve. Testatori pastaj në praninë e po këtyre dëshmitarëve e nënshkruan testamentin ose e vë në të shenjën e gishtit të vet, pasi të deklarojë se ky është testamenti i tij. 77.2. Dëshmitarët duhet ta nënshkruajnë testamentin. 77.3.Gjyqtari duhet të konstatatojë në procesverbal se të gjitha këto veprime janë bërë.. Ky procesverbal duhet nënshkruar nga testatori, dëshmitarët dhe gjyqtari. Dorëzimi i testamentit në gjykatë për ruajtje - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: The testator may entrust certain wills to the competent court for safekeeping, and the court must record and store the will in a sealed envelope.
Neni 78 78.1.Testatori mund t’ia besojë për ruajtje gjykatës kompetente testamentin e bërë me dorën e vet, testamentin me shkrim në prani të dëshmitarëve ose testamentin gjyqësor në zarf të hapur ose të mbyllur. 78.2.Gjykata bën një procesverbal për testamentin që ka marrë, kurse vetë testamentin e vendos në një zarf të veçantë, të cilin e vulos dhe e ruan në gjykatë. Kush mund të jetë dëshmitar kur përpilohet testamenti me shkrim në prani të dëshmitarëve dhe në testamentin gjyqësor. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: For certain wills, witnesses must be adults, legally capable, and able to write, read, and understand the will’s language.
Neni 79 79.1.Kur bëhet testamenti me shkrim në prani të dëshmitarëve (neni 80) dhe testamenti gjyqësor (neni 82), dëshmitarë duhet të jenë personat madhorë, të cilëve nuk u është hequr zotësia për të vepruar dhe që dinë të shkruajnë, të lexojnë dhe të kuptojnë gjuhën e testamentit. 79.2.Nuk mund të jenë dëshmitarë kur përpilohet testamenti me shkrim në prani të dëshmitarëve dhe testamenti gjyqësor, as të përpilojnë testamentin sipas tregimit të testatorit personat me cilësinë e gjyqtarit, pasardhësit e testatorit, të adoptuarit e tij dhe pasardhësit e tyre, parardhësit e tij, prindërit e tij adoptues, personat e tij në gjini ne vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt, bashkëshortët e të gjithë këtyre personave dhe bashkëshorti i testatorit. Disponimi në dobi të gjyqtarit, të dëshmitarëve dhe të kushërinjve të afërt të tyre - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: A testament provision is invalid if it leaves something to the judge who drafted it, the witnesses, or their close relatives.
Neni 80 Janë të pavlefshme dispozitat e testamentit me të cilat i lihet diçka gjyqtarit që ka përpiluar testamentin, dëshmitarëve me rastin e përpilimit të tij, si dhe paraardhësve, pasardhësve, vëllezërve e motrave dhe bashkëshortëve të këtyre personave. D) . TESTAMENTI NË RRETHANA TË JASHTËZAKONSHME Testamenti me gojë - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Testatori may make a last will orally before two witnesses if extraordinary circumstances prevent making a written will.
Neni 81 Testatori mund të deklarojë vullnetin e tij të fundit me gojë para dy dëshmitarëve, vetëm në qoftë se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme nuk është në gjendje të bëjë testamentin me shkrim. Dëshmitarët e testamentit me gojë - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: For an oral testament, only people who may serve as witnesses for a judicial testament may be witnesses, and they do not have to be able to read and write.
Neni 82 Kur bëhet testamenti me gojë dëshmitarë mund të jenë vetëm ata personat që mund të jenë dëshmitarë kur bëhet testamenti gjyqësor, por nuk janë domosdoshmërisht të detyruar të dinë të shkruajnë e të lexojnë. Detyrat e dëshmitarëve të testamentit me gojë - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: Witnesses must quickly write up or repeat in court the testator’s oral last will, and the oral testament becomes invalid if it is not declared in court within 30 days after the extraordinary circumstances end.
Neni 83 83.1.Dëshmitarët para të cilëve testatori ka deklaruar me gojë vullnetin e tij të fundit kanë për detyrë të përpilojnë deklaratën me shkrim të testatorit dhe ta dorëzojnë atë sa më parë në gjykatë, ose ta përsërisin me gojë para gjykatës, duke treguar kur, ku dhe në çfarë rrethanash testatori ka deklaruar vullnetin e tij të fundit. 83.2.Testamenti me gojë bëhet i pavlefshëm nëse nuk deklarohet në gjykatë nga dëshmitarët 30 ditë pas pushimit të rrethanave të jashtëzakonshme në të cilat ai është bërë, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. Në lidhje me këtë periudhë aplikohen dispozitat e Ligjit të Detyrimeve mbi ndërprerjen dhe pezullimin e afatit të parashkrimit. Disponimi i testamentit me gojë në dobi të dëshmitarëve dhe të personave të tyre të afërt - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: Oral-will gifts to witnesses and certain close relatives are invalid.
Neni 84 Janë të pavlefshme disponimet e testamentit me gojë me të cilat u lihet diçka dëshmitarëve me rastin e përpilimit të tij, bashkëshortëve të tyre, të paraardhësve të tyre, pasardhësve të tyre, personave në gjini gjaku të tyre në vijë të tërthortë gjer në shkallën e katërt dhe të bashkëshortëve të të gjithë këtyre personave. Nulimi i testamentit për mungesë së formës së kërkuar - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: A person with a legal interest may seek annulment of a testament for lack of the required form after the inheritance opens, within one year of learning of the testament and no later than 10 years after its proclamation.
Neni 85 85.1.Nulimin e testamentit për shkak të mungesës së formës të kërkuar mund ta kërkojë, pas hapjes së trashëgimisë, vetëm personi që ka interes juridik, brenda afatit prej një viti nga dita që ka marrë dijeni për testamentin, e më së largu brenda 10 vjetësh pas shpalljes së testamentit. 85.2.Afati prej një viti fillon me shpalljen e testamentit. Të provuarit e testamentit të asgjësuar, të humbur, ose të harruar - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: A destroyed, lost, or forgotten will can still have the effects of a valid will if the interested person proves the will existed, how it was lost or destroyed, that it was made in the legally required form, and the content relied on.
Neni 86 Testamenti i asgjësuar rastësisht ose me veprimin e ndonjë personi tjetër, i humbur, i harruar diku pas vdekjes së testatorit ose para vdekjes së tij, por pa vullnetin e tij, do të prodhojë efektet e testamentit të vlefshëm po qe se personi i interesuar provon se testamenti ka ekzistuar, se është asgjësuar, është humbur, është harruar diku, dhe se ka qenë i përpiluar në formën e përcaktuar me ligj dhe nëse provon përmbajtjen e asaj pjese të testamentit në të cilën mbështetet. III – PËRMBAJTJA E TESTAMENTIT Caktimi i trashëgimtarit - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: A testator may appoint one or more heirs by will.
Neni 87 87.1.Trashëgimlënësi mund të caktojë me testament një ose më shumë trashëgimtarë. 87.2.Trashëgimtarë në bazë të testamentit janë personat të cilët trashëgimlënësi i ka caktuar që të trashëgojnë tërë pasurinë e tij, ose një pjesë të pasurisë. 87.3.Trashëgimtar do të konsiderohet edhe personi të cilit i janë lënë me testament një ose më shumë sende ose të drejta të caktuara, po qe se vërtetohet vullneti i testatorit që ky person të jetë trashëgimtar i tij. Disponimi për qëllime të lejuara dhe themelimi i fondacionit - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: A testator may direct by testament that property be used for an allowed purpose, may specify the purpose for property left to public bodies or other institutions, and a foundation exists from the moment permission is granted by the competent organ if it was ordered and funded in the testament.
Neni 88 88.1.Testatori mund të urdhërojë me testament që një send ose e drejtë ose një pjesë e pasurisë trashëgimore ose tërë pasuria trashëgimore të përdoret për të arritur një qëllim të lejuar. 88.2.Në qoftë se testatori ka urdhëruar të themelohet fondacioni dhe ka caktuar mjetet për të arritur qëllimin e tij, fondacioni ekziston nga momenti i marrjes së lejes nga organi kompetent. 88.3.Kur testatori ia lë me testament pasurinë organeve publike, ose institucioneve të tjera, ai mund të caktojë në testament qëllimin për të cilin duhet të përdoret pasuria. Barrët dhe kushtet - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Testatori may impose a duty on a person who receives a benefit from the inheritance, and testamentary dispositions may be made with conditions or deadlines.
Neni 89 89.1.Testatori mund të ngarkojë me ndonjë detyrim personin të cilit i lë ndonjë përfitim nga pasuria trashëgimore. 89.2.Dispozitat testamentare mund të bëhen me kushte ose afate. 89.3.Kushtet dhe barrët e pamundshme, të palejuara dhe jomorale, si dhe ato që janë të pakuptueshme ose kontradiktore, konsiderohen sikur nuk ekzistojnë. Caktimi i trashëgimtarëve dhe i shfrytëzuesve të tjerë - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: The provision says testamentary beneficiaries are treated as identified if the will contains notes that make it possible to determine who they are.
Neni 90 Trashëgimtarët, legatarët dhe personat e tjerë, të cilëve u janë lënë me testament disa përfitime, konsiderohen të caktuar në qoftë se testamenti përmban shënime në bazë të të cilave mund të vërtetohet se kush janë ata. Interpretimi i testamentit - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: Testament provisions must be interpreted according to the testator’s true intention.
Neni 91 91.1.Dispozitat e testamentit interpretohen sipas qëllimit të vërtetë të testatorit. 91.2.Në rast dyshimi duhet përmbajtur asaj që është më e përshtatshme për trashëgimtarin ligjor ose për personin që i është ngarkuar me testament ndonjë detyrim. IV – LEGU Lënia e legut - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: The testator may leave one or more legacies by will.
Neni 92 Testatori mund të lërë me testament një ose më shumë lege. Përmbajtja e legut - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: Testatori mund t’i lërë me testament sende ose të drejta një personi të caktuar dhe mund t’i ngarkojë trashëgimtarin ose një person tjetër të japë, paguajë, lirojë nga borxhi, bëjë ose përmbahet nga diçka.
Neni 93 93.1.Testatori mund të lërë me testament një ose më shumë sende të caktuara ose ndonjë të drejtë personit të caktuar, të urdhërojë trashëgimtarin ose ndonjë person tjetër, të cilit i lë diçka që nga ajo që i është lënë të japë ndonjë send një personi të caktuar, t’i paguajë një shumë të hollash, ta lirojë nga ndonjë borxh e ta mbajë ose në përgjithësi të bëjë diçka, të përmbahet nga ndonjë veprim ose të fitojë diçka në dobi të tij. 93.2.Kjo mënyrë e të trashëguarit quhet leg, kurse personi të cilit i është destinuar legu quhet legatar. Detyrimi i ekzekutimin të legut - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: A legatee may request execution of the legacy from the person appointed by the will to carry it out; if several people are appointed, each is liable in proportion to the share of the inheritance they receive unless the will indicates otherwise.
Neni 94 94.1.Në bazë të testamentit legatari ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e legut nga personi që është ngarkuar me testament që të ekzekutojë legun. 94.2.Në qoftë se për ekzekutimin e legut janë ngarkuar disa persona, secili përgjigjet në përpjestim me pjesën e pasurisë trashëgimore që merr, përveç nëse nga testamenti mund të konkludohet se testatori ka dashur që ata të përgjigjen në mënyrë tjetër. Legu i lënë organeve publike ose institucioneve - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: If a testator leaves property by will to public bodies or institutions, the testator may specify the purpose for which the property must be used.
Neni 95 Kur testatori ia lë me testament pasurinë organeve publike ose institucioneve të ndryshme ka të drejtë të caktojë qëllimin për të cilin duhet të përdoret pasuria. Ekzekutimi i legut - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: If the heir charged with a legacy or burden dies before the testator, becomes unworthy, or renounces the inheritance, and no substitute heir is named, the co-heirs or legal heirs take on the related obligations.
Neni 96 96.1.Kur trashëgimtari i ngarkuar me legun ose barrën ka vdekur para testatorit ose është bërë i padenjë, ka hequr dorë nga trashëgimi dhe testatori nuk ka caktuar një trashëgimtar tjetër në vend të tij për përmbushjen e detyrimeve në lidhje me legun ose me barrën, ngarkohen bashkëtrashëgimtarët ose trashëgimtarët ligjor, të cilëve u shtohet ose u kalon pjesa e atij që për shkaqet e mësipërme nuk mund ose nuk do të jetë trashëgimtar. 96.2.Në qoftë se përmbushja e detyrimeve në lidhje me legun ose barrën është lidhur ngushtë me personin që për shkaqet e mësipërme nuk mund ose nuk do të jetë trashëgimtar, legu dhe barra bëhet e pavlefshme. Ekzekutimi proporcional - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: If no heir has been assigned by the testator to satisfy a legacy, each heir must contribute according to their share.
Neni 97 Në rast se ndërmjet trashëgimtarëve asnjëri prej tyre nuk është ngarkuar nga trashëgimlënësi testamentar për të përmbushur legun, secili trashëgimtar detyrohet të kontribuojë për përmbushjen e tij sipas pjesës takuese. Zvogëlimi i legeve dhe i barrëve - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: Trashëgimtari dhe legatari nuk duhet të ekzekutojnë plotësisht leget që tejkalojnë pjesën që mund të disponohej lirisht; në këto raste leget dhe barrët zvogëlohen proporcionalisht, përveç nëse trashëgimlënësi ka urdhëruar ndryshe.
Neni 98 98.1.Trashëgimtari nuk është i detyruar të ekzekutojë në tërësi leget, vlera e të cilave tejkalon vlerën e asaj pjese të trashëgimit të pasurisë, të cilën trashëgimlënësi ka mundur ta disponojë lirisht. 98.2.Kjo vlen edhe për legatarin, në qoftë se vlera e legeve ose e barrëve që duhet t’i ekzekutojë tejkalon vlerën e legut të tij. 98.3.Në këto raste të gjitha leget dhe barrët zvogëlohen në përpjestim të njëjtë, po që se trashëgimlënësi nuk ka urdhëruar ndonjë gjë tjetër. Shuarja e legut në përgjithësi - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: A legacy ends if the legatee dies before the testator, renounces it, or is unworthy.
Neni 99 Legu shuhet në qoftë se legatari vdes para trashëgimlënësit, heq dorë nga legu ose është i padenjë. Në këto raste objekti i legut i mbetet personit që ka qenë i detyruar ta ekzekutojë, po qe se nga vetë testamenti nuk rezulton ndryshe. Shurja në lidhje me objektin e legut - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: A legacy lapses if the testator has used up the legacy item, if the item has ceased to exist while the testator was alive, or if it was accidentally destroyed after death.
Neni 100 Legu shuhet edhe kur trashëgimlënësi ka shpenzuar objektin e legut, ose ky objekt vetëvetiu ka pushuar së ekzistuari derisa ka qenë gjallë testatori, ose rastësisht është asgjesuar pas vdekjes së tij. Parashkrimi i legut - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: A legatee’s right to request execution of a legacy is time-barred after 1 year, and in any event after 3 years.
Neni 101 E drejta për të kërkuar ekzekutimin e legut parashkruhet brenda 1 viti nga dita kur legatari ka marrë dijeni për të drejtën e vet dhe ka qenë i autorizuar të kërkojë ekzekutimin e legut, e më se voni prej 3 vjetëve nga dita kur ka pasur mundësi të kërkojë ekzekutimin e legut. V – EKZEKUTUESIT Caktimi i ekzekutuesit të testamentit - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: The testator may appoint one or more executors by will, and an executor may be any person with legal capacity. A person appointed as executor is not required to accept the task.
Neni 102 102.1.Testatori mund të caktojë me testament një ose më shumë persona si ekzekutues të testamentit. 102.2. Ekzekutues i testamentit mund të jetë çdo person që ka zotësi për të vepruar. 102.3. Personi që është caktuar të jetë ekzekutues i testamentit nuk është detyruar të marrë përsipër këtë detyrë. Detyrat e ekzekutuesit të testamentit - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: Ekzekutuesi i testamentit duhet të ruajë dhe drejtojë pasurinë trashëgimore, të paguajë borxhet dhe legat, dhe të sigurojë që testamenti të zbatohet sipas dëshirës së testatorit.
Neni 103 103.1. Pëveç rasteve kur testatori nuk ka caktuar ndonjë gjë tjetër, ekzekutuesi i testamentit ka sidomos për detyrë të kujdeset për ruajtjen e pasurisë trashëgimore, ta drejtojë atë, të kujdeset për pagimin e borxheve dhe legeve, dhe në përgjithësi të kujdeset që testamenti të ekzekutohet ashtu si ka dashur testatori. 103.2. Në qoftë se ka disa ekzekutues të testamentit ata kryejnë detyrat që u janë besuar së bashku, përveç nëse trashëgimlënësi ka caktuar ndryshe. Dhënia e llogarisë dhe shpërblimi i ekzekutuesit - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: The testament executor must account to the court for their work and is entitled to reimbursement of expenses and payment for their work, subject to the court’s decision and charged against the disposable part of the inheritance.
Neni 104 104.1.Ekzekutuesi i testamentit është i detyruar t’i japë llogari gjykatës për punën e vet. 104.2.Ai ka të drejtë për shpërblimin e shpenzimeve dhe shpërblimin për punën e vet që do të paguhen në ngarkim të pjesës disponible të pasurisë trashëgimore e sipas vendimit të gjykatës. Shkarkimi i ekzekutuesit të testamentit - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: The court may dismiss a testament executor if their work does not match the testator’s will or the law, and a dismissed executor is liable for damage caused by actions they would have taken as executor.
Neni 105 105.1.Gjykata në bazë të propozimit, ose sipas detyrës zyrtare, mund të shkarkojë ekzekutuesin e testamentit, po që se puna e tij nuk është në pajtim me vullnetin e testatorit ose me ligjin. 105.2. Ekzekutuesi i shkarkuar i testamentit përgjigjet për dëmin që është shkaktuar nga veprimi, të cilin do ta kryente si ekzekutues i testamentit. Ekzekutuesi i caktuar nga gjykata - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: Testatori may ask the Inheritance Court to appoint an executor, and the court may appoint one if the executor chosen by the testator refuses the role or has been dismissed.
Neni 106 Testatori mund t’i kërkojë Gjykatës Trashëgimore të emërojë një ekzekutues, ose të emërojë një të tillë nëse ekzekutuesi i caktuar nga testatori refuzon të marrë detyrën ose është shkarkuar nga Gjykata Trashëgimore. VI – REVOKIMI I TESTAMENTIT - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: The testator may revoke a testament at any time, fully or partly, using legally prescribed forms, or by a written act and destroying the document.
Neni 107 107.1.Trashëgimlënësi mund të revokojë kurdoherë testamentin në tërësi ose pjesërisht në njërën nga format e parapara me ligj për përpilimin e testamentit. 107.2.Trashëgimlënësi mund të revokojë testamentin me shkrim dhe me asgjësimin e dokumentit. Raporti midis testamentit të mëparshëm dhe të mëvonshëm - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: A prior will stays valid unless a later will expressly revokes it or conflicts with it; if the testator destroys the later will, the earlier will stays valid.
Neni 108 108.1.Në qoftë se me testamentin e mëvonshëm nuk revokohet shprehimisht testamenti i mëparshëm dispozitat e testamentit të mëparshëm mbeten në fuqi, po qe se nuk janë në kundërshtim me dispozitat e testamentit të mëvonshëm. 108.2.Në qoftë se trashëgimlënësi ka asgjësuar testamentin e mëvonshëm, testamenti i mëparshëm mbetet në fuqi. Disponimi i sendit të lënë me testament - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: If the testator later disposes of a specific item left to someone by will, the testamentary gift of that item is revoked.
Neni 109 Çdo disponim i mëvonshëm nga ana e testatorit të sendit të caktuar që ia ka lënë dikujt me testament ka si pasojë revokimin e lënies me testament të këtij sendi. K R E U I PESTË PADENJËSIA DHE PËRJASHTIMI I TRASHËGIMTARËVE TË DOMOSDOSHËM I – Padenjësia Padenjësia në përgjithësi - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: Një person i padenjë për të trashëguar nuk mund të trashëgojë, por pasardhësit e tij mund të trashëgojnë sikur ai të kishte vdekur para trashëgimlënësit.
Neni 110 110.1.Nuk mund të trashëgojë personi i padenjë për të trashëguar. 110.2.Padenjësia nuk i pengon pasardhësit e personit të padenjë të trashëgojnë njësoj sikur personi i padenjë të kishte vdekur para trashëgimlënësit. Padenjësia për trashëgim - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: A person is unworthy to inherit if they intentionally kill or try to kill the testator or close family, make false accusations or testimony, use fraud or force to change a will, create or use a false will, mistreat the testator, or fail to support them.
Neni 111 I padenjë për të trashëguar është ai person që: a) Me dashje ka vrarë ose ka tentuar të vrasë trashëgimlënësin, bashkëshortin, fëmijët dhe prindërit e tij; b) Ka bërë ndaj trashëgimlënësit kallëzim ose dëshmi të rreme, për kryerjen e një vepre penale për të cilën parashikohet dënim me heqje lirie; c) Me mashtrim, kanosje e dhunë ka shtyrë trashëgimlënësin të bëjë, të ndryshojë ose të shfuqizojë testamentin ose ka përpiluar vetë një testament të rremë ose e ka përdorur atë për interesa të tij apo të të tjerëve; d) Është sjellë ndaj trashëgimlënësit në mënyrë poshtëruese dhe e ka keqtrajtuar atë; e) Nuk e ka përmbushur detyrimin për të mbajtuar apo ndihmuar trashëgimlënësin. Vlerësimi kryesisht i padenjësisë nga gjykata - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: Gjykata kujdeset kryesisht për padenjësinë, përveç kur padenjësia lidhet me shkeljen e detyrimit të mbajtjes ose me mosdhënien e ndihmës së domosdoshme trashëgimlënësit.
Neni 112 Për padenjësinë gjykata kujdeset kryesisht përveç në rast padenjësie për shkeljen e detyrimit të mbajtjes dhe për mosdhënien e ndihmës së domosdoshme trashëgimlënësit. Falja e padenjësisë - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: The testator may forgive an unworthy person to inherit, but only if the forgiveness is stated in the will or the will shows the testator knew the person was unworthy and still appointed them as heir.
Neni 113 Trashëgimlënësi ka të drejtë të falë personin e padenjë për ta trashëguar, me kusht që falja të bëhet shprehimisht me testament, ose kur faljen, ndonëse nuk është bërë shprehimisht, trashëgimlënësi ka shënuar në testament se e ka njohur padenjësinë dhe megjithatë e cakton atë si trashëgimtar. II- Përjashtimi i trashëgimtarëve të domosdoshëm nga trashëgimi dhe privimi nga pjesa e domosdoshme në dobi të pasardhësve. Shkaqet e përjashtimit - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: The testator may exclude a forced heir from inheritance if one of the listed grounds is met.
Neni 114 Trashëgimlënësi në testamentin e tij mund të përjashtojë nga trashëgimi trashëgimtarin që ka të drejtë për pjesën e domosdoshme: a) Në qoftë se ai me shkeljen e ndonjë detyrimi ligjor ose moral ka bërë cenim të rëndë ndaj trashëgimlënësit; b) Në qoftë se ka bërë me dashje ndonjë vepër të rëndë penale ndaj trashëgimlënësit, bashkëshortit, fëmijës ose prindit të tij; c) Në qoftë se është plangprishës, nuk do të punojë ose është dhënë pas jetës së pandershme. Përjashtimi i plotë ose i pjesshëm - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: An exception from inheritance may be total or partial.
Neni 115 Përjashtim nga trashëgimi mund të jetë i plotë ose i pjesshëm. Kushtet për vlefshmërinë e përjashtimit - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: A testator who wants to exclude an heir must state the exclusion clearly and give the reason.
Neni 116 116.1.Trashëgimlënësi që dëshiron të përjashtojë ndonjë trashëgimtar duhet ta shprehë këtë në mënyrë të qartë si dhe të tregojë shkakun e këtij përjashtimi. 116.2.Shkaku i përjashtimit duhet të ekzistojë në kohën e përpilimit të testamentit. 116.3.Në rast kontesti rreth bazueshmërisë së përjashtimit, detyrën për të provuar se përjashtimi është i arsyeshëm e ka ai që mbështetet në përjashtim. Pasojat e përjashtimit - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: If an heir is excluded, they lose inheritance rights to the extent of the exclusion.
Neni 117 Me përjashtimin trashëgimtari humb të drejtat trashëgimore në vëllimin në të cilin është përjashtuar, kurse të drejtat e personave të tjerë që mund të trashëgojnë trashëgimlënësin caktohen sikur i përjashtuari të kishte vdekur para trashëgimlënësit. Privimi nga pjesa e domosdoshme në dobi të trashëgimtarëve - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: A testator may deprive a mandatory heir of all or part of the mandatory share if the heir has many debts or is spendthrift.
Neni 118 118.1.Në qoftë se trashëgimtari i domosdoshëm ka shumë borxhe ose është plangprishës, trashëgimlënësi mund ta privojë në tërësi ose pjesërisht nga pjesa e domosdoshme e tij në dobi të pasardhësve të tij. 118.2.Ky privim mbetet i plotëfuqishëm vetëm nëse në momentin e hapjes së trashëgimisë i privuari ka fëmijën e mitur ose nipin e mitur nga fëmija i vdekur më parë ose ka fëmijën madhor ose nipin madhor nga fëmija i vdekur më parë që janë të paaftë për punë. KREU I GJASHTË KREDITORËT E PASURISË Borxhet e trashëgimisë në përgjithësi - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: Heirs are responsible for debts charged to the inheritance, in proportion to their share and up to the value of their inheritance share.
Neni 119 119.1.Trashëgimtarët janë përgjegjës për borxhet që ngarkojnë trashëgiminë në proporcion me pjesën e tyre dhe deri në vlerën e tyre të pjesës trashëgimore. 119.2.Borxhet që ngarkojnë trashëgiminë janë: barrët mbi trashëgiminë, borxhet personale të trashëgimlënësit, shpenzimet e varrimit, shpenzimet e nevojshme për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë deri në momentin e ndarjes së trashëgimisë. Përgjegjësia e legatarit për borxhet e trashëgimlënësit - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: A legatee is exempt from the testator’s debts unless the testator says otherwise in the will.
Neni 120 Legatari nuk përgjigjet për borxhet e trashëgimlënësit nëse trashëgimlënësi nuk ka përcaktuar ndryshe në testament. Legu i lënë kreditorit - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: If the testator left a legacy to his creditor, the creditor may demand performance of the obligation unless the will shows a different intention.
Neni 121 Kur testatori i ka lënë legun kreditorit të vet, ky ka të drejtë të kërkojë përmbushjen e detyrimit ndaj tij, po qe se nga testamenti nuk rezulton se qëllimi i trashëgimlënësit ka qenë ndryshe. Prioriteti i kreditorëve mbi legatarët - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: Kreditorët e trashëgimlënësit kanë përparësi ndaj legatarëve. Nëse leget janë paguar para kreditorëve, kreditorët duhet ta kërkojnë legun sipas rregullave për pasurimin e pabazë.
Neni 122 122.1.Kreditorët e trashëgimlënësit kanë përparësi në përmbushjen e kërkesave para legatarëve. 122.2.Nëse leget janë ekzekutuar para pagimit të kreditorëve, kreditorët duhet ta kërkojnë këtë leg sipas dispozitave të ligjit të detyrimeve për pasurimin e pa bazë. Veçimi i pasurisë trashëgimore - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: Creditors of the deceased may ask for the inheritance to be separated from the heir’s property within three months of the inheritance opening.
Neni 123 123.1.Kreditorët e trashëgimlënësit brenda afatit prej tre muajsh nga hapja e trashëgimit mund të kërkojnë që pasuria trashëgimore të veçohet nga pasuria e trashëgimtarit. Në këtë rast trashëgimtari nuk mund të disponojë sendet dhe të drejtat e pasurisë trashëgimore, as të paguajë kreditorët e tij prej trashëgimisë, derisa nuk janë paguar kreditorët që kanë kërkuar veçimin. 123.2.Kreditorët e trashëgimlënësit që kanë kërkuar veçimin e pasurisë trashëgimore borxhet e veta mund t’i nxjerrin vetëm nga pasuria trashëgimore. 123.3.Për pasurinë trashëgimore të veçuar gjykata mund të caktojë kujdestar. P J E S A E D Y T Ë KALIMI I PASURISË TRASHËGIMORE TE TRASHËGIMTARËT I – Hapja e trashëgimit Vdekja dhe shpallja e personit i vdekur - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: A person’s inheritance opens when they die; a declaration that a person is dead has the same effect.
Neni 124 124.1.Me vdekjen e personit hapet trashëgimi i tij. 124.2.Të njëjtin efekt e ka edhe shpallja e personit si të vdekur. Hapja e trashëgimit të personit të shpallur i vdekur dhe fillimi i afateve - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: If a person is declared dead, the opening of succession and the relevant time limits run from the date the declaration judgment becomes final, unless the judgment sets another day of death.
Neni 125 125.1.Si ditë e hapjes së trashëgimit të personit që është shpallur i vdekur konsiderohet dita kur aktvendimi mbi shpalljen e personit i vdekur ka marrë formën e prerë, po qe se në vetë vendimin si ditë e vdekjes nuk është caktuar ndonjë ditë tjetër. 125.2. Në rast të shpalljes së personit i vdekur, afatet fillojnë të llogaritën nga dita kur aktvendimi për shpalljen e tij person i vdekur ka marrë formën e prerë. Zotësia për të trashëguar - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: Only a person who is alive when an inheritance opens can be an heir; a conceived child is treated as born if born alive.
Neni 126 126.1.Trashëgimtar mund të jetë vetëm personi i cili është i gjallë në çastin e hapjes së trashëgimit. 126.2.Fëmija i zënë në çastin e hapjes së trashëgimit do të konsiderohet si i lindur, në qoftë se lind i gjallë. 126.3.Në qoftë se dy ose më shumë persona humbin jetën në të njëjtin aksident, ose kur nuk dihet rendi kronologjik i vdekjes së tyre, konsiderohet se asnjëri prej tyre nuk ka qenë i gjallë në çastin e hapjes së trashëgimisë së tjetrit. Trashëgimtarët e panjohur - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: If heirs are unknown, the court must call people claiming inheritance rights to appear. If no heir appears within one year, a later-appearing heir keeps the right to receive the estate or the part due.
Neni 127 127.1.Në qoftë se nuk dihet nëse ka trashëgimtarë, gjykata me anë të shpalljes do t’i thërrasë personat që pretendojnë se kanë të drejtë për trashëgim që të paraqiten në gjykatë. 127.2.Në qoftë se me kalimin e një viti nga dita e shpalljes nuk paraqitet asnjë trashëgimtar, pasuria trashëgimore i dorëzohet komunës kompetente, por me këtë trashëgimtari që do të paraqitej më vonë nuk privohet nga e drejta që t’i dorëzohet pasuria trashëgimore ose pjesa që i takon. Kujdestaria për trashëgimtarët e panjohur - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: This article says certain inheritance property is delivered to a municipality, depending on where the property is located or where the deceased lived in Kosovo.
Neni 128 128.1.Pasuria e paluajtshme i dorëzohet komunës në territorin e së cilës ndodhet, kurse pasuria e luajtshme i dorëzohet komunës në territorin e së cilës trashëgimlënësi ka pasur vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin në Kosovë. 128.2.Në qoftë se trashëgimlënësi në kohën e vdekjes nuk ka pasur vendbanim apo vendqëndrim në Kosovë, pasuria e luajtshme i dorëzohet komunës në territorin e së cilës ndodhet gjykata trashëgimore. 128.3.Nëse trashëgimtari nuk e ka kërkuar trashëgiminë brenda 20 viteve nga data e shpalljes së testamentit, ose kur nuk ka testament që nga vdekja e trashëgimlënësit, trashëgimlënësi do të konsiderohet pa trashëgimtarë ligjor ose testamentarë dhe do të aplikohen dispozitat e këtij ligji në lidhje me të drejtat në trashëgimi të komunave (neni 21) Kujdestari i pasurisë trashëgimore - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: The court must appoint a temporary guardian for an inheritance estate when heirs are unknown, their residence is unknown, or there is another need for it.
Neni 129 129.1.Kur nuk dihen të gjithë ose disa prej trashëgimtarëve, kur nuk dihet vendqëndrimi i tyre, si edhe në rastet e tjera kur ka nevojë për këtë, gjykata cakton kujdestarin e përkohshëm të pasurisë trashëgimore, i cili është i autorizuar që në emër të trashëgimtarit të padisë dhe të paditet, të realizojë kërkesat dhe të paguajë borxhet dhe të përfaqësojë trashëgimtarët në përgjithësi. 129.2.Caktimi i kujdestarit të përkohshëm nga gjykata për trashëgimtarin që është i paaftë të mbrojë interesat e tij apo është i mitur rregullohet me dispozitat e Ligjit të Familjes. 129.3.Gjykata është e autorizuar të caktojë të drejta dhe detyra të veçanta të kujdestarit të pasurisë trashëgimore. 129.4.Nëse vetëm një ose disa bashkëtrashëgimtarë nuk janë të njohur, ose vendbanimi i këtyre bashkëtrashëgimtarëve nuk dihet, gjykata mund të caktojë njërin prej bashkëtrashëgimtarëve të mbetur si kujdestar të trashëgimisë. II – HEQJA DORË NGA TRASHËGIMI Heqja dorë në përgjithësi - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: An heir may renounce an inheritance by declaration before the court before the inheritance hearing ends.
Neni 130 130.1.Trashëgimtari mund të heq dorë nga trashëgimi me deklaratë të dhënë pranë gjykatës gjersa të përfundojë seanca mbi trashëgimin. 130.2.Heqja dorë vlen edhe për pasardhësit e atij që ka hequr dorë, përveç nëse shprehimisht ka deklaruar se hequr dorë vetëm në emër të vet. 130.3.Në qoftë se pasardhësit janë të mitur për këtë heqje dorë nuk nevojitet leja e organit të kujdestarisë. 130.4.Trashëgimtari, i cili ka hequr dorë në emër të vet konsiderohet sikur të mos ketë qenë trashëgimtar. 130.5.Në qoftë se për trashëgim kanë hequr dorë të gjithë pasardhësit të cilët i takojnë radhës me të afërt të trashëgimisë në çastin e vdekjes të trashëgimlënësit, në trashëgim thirren pasardhësit e radhës pasuese të trashëgimit. Kalimi i së drejtës së heqjes dorë nga trashëgimi - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: If an heir dies before the estate examination ends and has not renounced the inheritance, the right to renounce passes to that heir’s heirs.
Neni 131 131.1.Nëse trashëgimtari ka vdekur para se të përfundojë shqyrtimi i pasurisë trashëgimore dhe nuk ka hequr dorë nga trashëgimi, e drejta e heqjes dorë kalon tek trashëgimtarët e tij. 131.2.Nëse janë disa trashëgimtarë të trashëgimtarit të vdekur, ata nuk janë të detyruar të heqin dorë bashkarisht dhe secili prej këtyre trashëgimtarëve të trashëgimtarit të vdekur mund të heqin dorë për pjesën e trashëgimisë së trashëgimlënësit që i takon pjesës së tij në trashëgiminë e trashëgimtarit të vdekur. Personi që nuk mund të heqë dorë nga trashëgimi - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: An heir who has disposed of all or part of the inherited property cannot renounce the inheritance.
Neni 132 132.1.Nuk mund të heqë dorë nga trashëgimi trashëgimtari që ka disponuar tërë pasurinë trashëgimore ose një pjesë të saj. 132.2.Masat që merr një trashëgimtar vetëm për të ruajtur pasurinë trashëgimore, si dhe masat e administrimit vijues, nuk e privojnë nga e drejta që të heqë dorë nga trashëgimi. Përmbajtja e deklaratës mbi heqjen dorë nga trashëgimi - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: Renunciation of inheritance cannot be partial or conditional.
Neni 133 133.1.Heqja dorë nga trashëgimi nuk mund të jetë e pjesëshme apo me kusht. 133.2.Heqja dorë në dobi të trashëgimtarit të caktuar nuk konsiderohet si heqje dorë nga trashëgimi, por si deklaratë për cedimin e pjesës trashëgimore tek trashëgimtari i caktuar. Heqja dorë nga trashëgimi që nuk është hapur - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: Renouncing an inheritance before it has opened has no legal effect.
Neni 134 Heqja dorë nga trashëgimi që nuk është hapur nuk ka kurrfarë efekti juridik. Parevokueshmëria e deklaratës për heqjen dorë ose për pranimin e trashëgimit dhe nulimi i saj - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: A declaration renouncing inheritance or accepting inheritance cannot be revoked.
Neni 135 135.1.Deklarata për heqjen dorë nga trashëgimi ose për pranimin e trashëgimit nuk mund të revokohet. 135.2.Trashëgimtari që ka dhënë deklaratën mund të kërkojë nulimin e kësaj deklarate, po qe se ajo është dhënë me kanosje, dhunë, për shkak të mashtrimit ose lajthimit. Shtimi - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: If a testamentary heir renounces the inheritance, that share goes to the testator’s legal heirs unless the testament says otherwise.
Neni 136 Pjesa e trashëgimtarit me testament që ka hequr dorë nga trashëgimi i takon trashëgimtarëve ligjorë të trashëgimlënësit, po qe se nga vetë testamenti nuk parashikohet ndryshe. Si trashëgohet pjesa e personit që heq dorë nga trashëgimi - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: If a legal heir gives up the inheritance, that heir’s share is treated as if the heir had died before the deceased person.
Neni 137 Pjesa e trashëgimisë së trashëgimtarit ligjor që ka hequr dorë nga trashëgimi trashëgohet sikur ky trashëgimtar të kishte vdekur para trashëgimlënësit. Parashkrimi i së drejtës për të kërkuar pasurinë trashëgimore - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: An heir’s claim to hereditary property is time-barred against a bona fide possessor after one year from knowledge of the right, with a 10-year longstop; against a bad-faith possessor, it time-bars after 20 years.
Neni 138 138.1.E drejta për të kërkuar pasurinë trashëgimore si trashëgimtar i trashëgimlënësit parashkruhet ndaj poseduesit me mirëbesim brenda një viti nga dita që trashëgimtari ka marrë dijeni për të drejtën e vet dhe për poseduesin e sendeve nga pasuria trashëgimore dhe në çdo rast jo më vonë se 10 vjetë duke llogaritur për trashëgimtarin ligjor nga dita e vdekjes e trashëgimlënësit, kurse për trashëgimtarin me testament nga shpallja e testamentit. 138.2.Ndaj poseduesit me keqbesim kjo e drejtë parashkruhet brenda 20 vjetësh nga koha parashikuar në paragrafin 1. III – NDARJA E TRASHËGIMIT E drejta për ndarje - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: Any heir may ask for division of the inheritance at any time, except at an inappropriate time; this right does not prescribe.
Neni 139 139.1.Ndarjen e trashëgimit mund ta kërkojë çdo trashëgimtar në çdo kohë, por jo në një kohë të papërshtatshme. 139.2.Kjo e drejtë nuk parashkruhet. 139.3.Kontrata me të cilën trashëgimtari heq dorë nga e drejta që të kërkojë ndarjen, si dhe dispozita e testamentit me të cilën ndalohet ose kufizohet ndarja është nul. Bashkësia e trashëgimisë - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: Heirs must jointly administer and dispose of the inheritance estate until division; if there is no testament executor and the heirs disagree, the court may appoint an administrator.
Neni 140 140.1.Gjer në kohën e ndarjes trashëgimtarët e administrojnë dhe e disponojnë bashkarisht pasurinë trashëgimore. 140.2.Në qoftë se nuk ka ekzekutues të testamentit e trashëgimtarët nuk pajtohen për administrimin e pasurisë trashëgimore, gjykata me kërkesën e njërit prej tyre do të caktojë administratorin, i cili për të gjithë ata do të administrojë pasurinë trashëgimore. Gjykata mund t’i caktojë secilit trashëgimtar pjesën e pasurisë trashëgimore që do të administrojë. 140.3.Gjykata mund të caktojë administrator edhe ndonjërin nga trashëgimtarët. 140.4.Administratori me lejen e gjykatës mund të disponojë sende nga pasuria trashëgimore, po qe se është i autorizuar për këtë me testament apo nëse kjo i nevojitet për t’i paguar shpenzimet ose për të mënjanuar ndonjë dëm. Cedimi i pjesës trashëgimore para ndarjes - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: An heir may transfer all or part of their inheritance share before division only to co-heirs, and co-heirs have a pre-emption right.
Neni 141 141.1.Çdo trashëgimtar para ndarjes mund të cedojë pjesën e vet trashëgimore në tërësi ose pjesërisht vetëm tek bashkëtrashëgimtarët. 141.2.Kontrata mbi cedimin e pjesës trashëgimore duhet të vërtetohet në gjykatë. 141.3.Kontrata e trashëgimtarit me personin që nuk është trashëgimtar për cedimin e pjesës trashëgimore detyron vetëm trashëgimtarin që pas ndarjes t’ia dorëzojë pjesën e vet bashkëkontraktuesit. Me këtë kontratë bashkëkontraktuesi deri në kohën e ndarjes nuk fiton kurrfarë të drejte tjetër. 141.4.Bashkëtrashëgimtarët kanë të drejtën e parablerjes në pajtim me dispozitat e Ligjit të së Drejtës Reale. Kjo e drejtë parashkruhet për secilin bashkëtrashëgimtar dy muaj pasi bashkëtrashëgimtari është njoftuar me shkrim për transferën. Nëse disa bashkëtrashëgimtarë e ushtrojnë të drejtën e tyre të parablerjes, ata e fitojnë bashkarisht pjesën e trashëgimisë, në proporcion me pjesët e tyre respektive në raport me gjithë trashëgiminë. E drejta e trashëgimtarëve që kanë bashkëjetuar ose kanë punuar në një bashkësi me trashëgimlënësin - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: A qualifying heir may ask the court to be given certain estate items and pay their value in money within the court-set deadline.
Neni 142 142.1.Me kërkesën e trashëgimtarit që ka bashkëjetuar ose ka punuar në një bashkësi me trashëgimlënësin gjykata, kur gjen se ka bazë të arsyeshme për këtë kërkesë, mund të vendosë që t’i lihen disa sende të luajtshme ose të paluajtshme ose grupe sendesh që do t’i takonin pjesës së trashëgimtarëve të tjerë, kurse ky t’u paguajë me të holla vlerën e këtyre sendeve, brenda afatit që cakton gjykata duke marrë parasysh rrethanat e rastit. 142.2. Për shumën e caktuar në këtë mënyrë këta trashëgimtarë derisa ta paguajnë kanë pengun ligjor për pjesët e pasurisë trashëgimore që i janë dhënë trashëgimtarit, i cili është i detyruar t’u bëjë pagesën. 142.3.Në qoftë se nuk u bëhet pagesa brenda afatit të caktuar, ata kanë të drejtë të kërkojnë përmbushjen e detyrimit ose dorëzimin e sendeve që zakonisht do t’u takonin në emër të pjesës trashëgimore. Ndarja e sendeve të shtëpisë - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: A qualifying cohabiting heir may request household items needed for daily life, and their value is counted against that heir’s share; if the items are worth more than the share, the heir must pay the difference to the other heirs.
Neni 143 143.1.Sendet e shtëpisë që shërbejnë për plotësimin e nevojave të përditshme të trashëgimtarit që ka bashkëjetuar me trashëgimlënësin në të njëjtën familje e që nuk është pasardhës apo bashkëshort i tij, do t’i lihen me kërkesën e tij, kurse vlera e tyre do të llogaritet në pjesën e këtij trashëgimtari. 143.2. Në qoftë se vlera e sendeve tejkalon vlerën e pjesës trashëgimore, trashëgimtari të cilit i janë lënë sendet do t’ua paguajë këtë diferencë trashëgimtarëve të tjerë. Detyrimi i mbrojtjes midis trashëgimtarëve pas ndarjes - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: Other heirs are liable for the difference in value if, after division, a third party lawfully takes or limits a right, a hidden defect exists, or a transferred claim does not exist or cannot be fully realized; the heir’s claim must be used within 3 years from the division date.
Neni 144 144.1. Nëse pas ndarjes: a. një person i tretë, në zbatim të së drejtës të krijuar para ndarjes në mënyrë të ligjshme merr një send që trashëgimtari ka fituar me ndarje, ose në mënyrë të ligjshme kufizon ushtrimin e një të drejte që trashëgimtari ka fituar me ndarje, ose b. një send i fituar nga trashëgimtari me ndarje ka një defekt të fshehur , ose c. një kërkese që i ka kaluar trashëgimtarit me ndarje nuk ekziston, ose nuk mund nxirret në vlerën e plotë që i ka kaluar atij, trashëgimtarët e tjerë janë përgjegjës ndaj këtij trashëgimtari për diferencën mes vlerës aktuale të këtij sendi, të drejte, ose objekti dhe vlerës së prezumuar të tyre gjatë ndarjes. 144.2. E drejta e trashëgimtarit sipas paragrafit 1 mund të ushtrohet brenda 3 viteve nga data e ndarjes. Lidhur me parashkrimin e kësaj kërkese zbatohen dispozitat e Ligjit të Detyrimeve. . 144.3. Sipas këtij neni përgjegjësia e çdo trashëgimtari për çdo kërkesë kufizohet brenda kërkesës që i takon pjesës së tij në raport me trashëgiminë në tërësi. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Procedura trashëgimore - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: This provision says that procedural rules for inheritance matters are set by the rules on non-contentious procedure.
Neni 145 Rregullat e procedurës sipas të cilave, gjykata, organet e tjera dhe personat e autorizuar veprojnë në çështjet e trashëgimisë përcaktohen me dispozitat për procedurën jashtëkontestimore. Zbatimi i ligjit të trashëgimisë i Kosovës - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: This provision says Kosovo inheritance rules apply to Kosovo citizens who lived in Kosovo when they died, no matter where death happened or where the property is. It also lets certain people without residence in Kosovo choose, by will, the inheritance law of their country of residence.
Neni 146 146.1. Dispozitat e këtij Ligji vlejnë për trashëgiminë e të gjithë qytetarëve të Kosovës që në kohën e vdekjes kanë pasur vendbanimin në Kosovë, pavarësisht se ku ka ndodhur vdekja dhe ku gjendet pasuria. 146.2. Megjithatë, personat e përcaktuar në paragrafin 1 që nuk kanë vendqendrimin në Kosovë, mund të zgjedhin me testament ligjin e trashëgimisë së vendit ku ata kanë vendqendrimin tyre. Ligji i trashëgimisë për një person që nuk është Kosovar - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: Inheritance matters for a person are governed by the law of the country whose citizen the deceased was at the time of death.
Neni 147 147.1. Trashëgimia e personave të tjerë rregullohet nga ligjet të vendit qytetar i të cilit ka qenë trashëgimlënësi në kohën e vdekjes. 147.2. Në qoftë se në shtetin e shtetasit të huaj të vdekur shqyrtohet pasuria trashëgimore e qytetarit të Kosovës sipas ligjeve të tij, pasuria trashëgimore e këtij shtetasi të huaj që ndodhet në territorin e Kosovës do të shqyrtohet sipas dispozitave të këtij ligji. Kërkesat formale për vlefshmërinë e testamenteve - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: A testament counts as formally valid if it meets one of several connecting-law requirements, and this rule also applies after a previous testament has been revoked.
Neni 148 148.1. Testamenti do të konsiderohet se i plotëson kërkesat formale të këtij Ligji, nëse plotëson njërën nga kërkesat formale: a. Të ligjit të vendit ku trashëgimlënësi ka pasur shtetësinë në kohën e vdekjes, ose në kohën ku ai ka bërë testamentin, b. Të ligjit të vendit ku është bërë testamenti, c. Të ligjit të vendit ku trashëgimlënësi ka pasur vendbanimin ose vendqendrimin, qoftë në kohën ku ai ka bërë testamentin ose në kohës e vdekjes së tij, d. Të ligjit të aplikueshëm në vendin ku gjenden pasuritë e paluajtshme, por vetëm përsa i përket këtyre paluajtshmërive ose, e. Të ligjit për trashëgiminë në përgjithësi, ose që do të aplikohej për trashëgiminë e trashëgimlënësit në kohën kur ai ka bërë testamentin. 148.2. Paragrafi 1 aplikohet edhe për testamentet pas revokimit të një testamenti të mëparshëm. 148.3.Kërkesat në lidhje me kombësinë, shtetësinë, ose karakteristikat e tjera personale të trashëgimlënësit, apo të dëshmitarëve të testamentit do të konsiderohen “kërkesa formale” për qëllime të këtij neni. Hyrja në fuqi - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: After the Assembly of Kosovo approves the law, it is sent to the PSSP for promulgation, and the law enters into force after that promulgation.
Neni 149 149.1.Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës ligji i dërgohet PSSP-së për t’u shpallur. 149.2.Ky ligj hyn në fuqi pas shpalljes nga PSSP-ja. Më 4 shkurt 2005 UNMIK/REG/2005/7
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/26 PËR TRASHËGIMINË I KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in