LIGJI NR. 2004/30 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
This preamble says the law is adopted to create a legal framework for cleaner air and environmental protection in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/30
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to create a legal framework for cleaner air and environmental protection in Kosovo. This provision states the law’s purpose: to regulate and guarantee citizens’ right to live in a clean-air environment and to protect human health, fauna, flora, and natural and cultural values from air pollution. This article defines key terms used by the law on air pollution and air-quality control. This article defines several kinds of air-pollution sources and gives the Government power to approve other sources of pollution on proposal from the MMPH. The article defines basic air-quality environmental indicators and says other indicators may be approved by the Government on proposal of MMPH for special areas and depending on emissions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/30 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
Showing 31 of 31
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to create a legal framework for cleaner air and environmental protection in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 15 / 01 GUSHT 2007 Ligji Nr.2004/30 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Rregullores nr.2001/9 të dt.25 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë, veçanërisht Krerët 5.1 (f), 5.7, 9.1.26 (a), 9.3.3, 11.2 dhe tutje; Duke parë nevojën për të sjellë standarde për mbrojtjën e mjedisit nga ndotja në Kosovë në harmoni me ato të Bashkimit Europian; Të dedikuar pas qëllimit për të mundësuar një mjedis të shëndetshëm për popullin e Kosovës; Duke patur parasysh së vënia e standardeve të tilla dhe krijimi i një mjedisi të tillë duhet të formohet në mënyrë që të jetë konform me zhvillimin e qëndrushëm ekonomik dhe që Kosova të mund të përballojë si të tilla; dhe Me qëllim krijimin e bazës së kornizës ligjore që do të: I. mundësojë një mjedis më të shëndetshëm gjatë sjelljes graduale të standardeve të Bashkësisë Europiane për mjedis, II. sigurojë që për krijimin e një mjedisi të shëndosh që përballon ndotjet dhe shpenzimet për mbrojtje të ajrit nga ndotja dhe është konform me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, III. krijojë kompetencat dhe detyrimet e autoriteteve publike që janë përgjegjëse për sjelljen dhe fuqizimin gradual të standardeve të tilla, dhe IV. japë të drejtat dhe detyrimet e personave dhe ndërrmarjeve që preken nga aktivitete të tilla ose intereset që promovojnë një mjedis të shëndetshëm në Kosovë; Miraton: LIGJIN PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Qëllimi
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: to regulate and guarantee citizens’ right to live in a clean-air environment and to protect human health, fauna, flora, and natural and cultural values from air pollution.
Neni 1 Ky ligj ka për qëllim të rregulloj dhe garantoj të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit nga ndotja e ajrit. Përkufizime - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used by the law on air pollution and air-quality control.
Neni 2 Në kuptim të këtij ligji: 2 “Ajër i mjedisit” është ajri i jashtëm në troposferë, duke mospërfshirë atë në vendet e punës. “Ndotës” janë susbstancat që futen në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi në ajër, të cilat shkaktojnë efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut, florën, faunën dhe trashëgiminë kulturore. “Treguesi mjedisor” është treguesi që jep të dhëna për një dukuri mjedisore, duke e bërë atë të përceptueshme nëpërmjet vlerës numerike, matjes dhe komunikimit, prej nga: i. “Treguesi mjedisor i gjendjes së ajrit” është treguesi që jep të dhëna për cilësinë e ajrit; ii.“Treguesi mjedisor i trysnisë në ajër” është e treguesi që jep të dhëna për trysnitë që ushtrojnë në ajër burimet e ndotjes. “Smog” është përzierje e mjegullës, tymit dhe pluhurit që krijohet në rajonet industriale dhe urbane me pasoja të mëdha për shëndetin e popullatës. “Monitorimi” është procesi që realizon vlerësimin sistematik të treguesve mjedisorë. “Burim ekzistues i ndotjes” është veprimtaria që ka filluar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji. “Burim i ri ndotjeje” është veprimtaria që fillon pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. “Norma e cilësisë së ajrit” është vlera më e madhe e lejueshme e një treguesi mjedisor të gjendjes së ajrit dhe që shprehet me masë të një ndotësi në njësinë e vëllimit të ajrit. “Norma e depozitimit” është vlera më e madhe e lejueshme e një treguesi mjedisor të gjendjes së ajrit dhe që ushtron ndikim në mjedis dhe që shprehet në masë të tij në njësinë e sipërfaqes për kohë të caktuar. “Norma e shkarkimeve në ajër” është sasia më e madhe e lejuar e ndotësit, që shkarkohet në ajër nga një burim ndotjeje, i cili nuk tejkalon nivelin e lejuar të treguesve mjedisorë të trysnisë. Ajo shprehet si përqendrim në masë për vëllim, masë për kohë dhe masë për njësi të prodhimit, ose masë për njësi të energjisë. “PM10“ nënkupton grimca 50% e të cilave kalojnë nëpër selektorë me diameter aerodinamik prej 10 mikrometra . “PM2.5, nënkupton grimca 50% e të cilave kalojnë nëpër selektorë me diameter aerodinamik prej 2.5 mikrometra. “Burim i lëvizshëm” quhet objekti që shkarkon ndotës, gjatë lëvizjes. “Operatori i burimit të ndotjes” është çdo person fizik ose juridik, pronar i një burimi ndotjeje. “Autoriteti i mbrojtjes së ajrit” është Ministria e Mjedisit dhe organet e tjera të autorizuara me akte nënligjore të nxjerrura nga Ministria. “Emision” do të thotë lirimi (shkarkimi) i substancave prej çfarëdo burimi në ajrin mjedisor. Burimet e ndotjes dhe klasifikimi i tyre - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several kinds of air-pollution sources and gives the Government power to approve other sources of pollution on proposal from the MMPH.
Neni 3 3.1. Burimet e ndotjes së ajrit janë: a. burimet e palëvizshme, të cilat përfshijnë impiantet teknologjike që kanë pajisje të palëvizshme për djegien e lëndëve të ndezshme, pajisjet për procese teknologjike, mihjet sipërfaqësore, zona me vetëndezje, veprimtaritë ku puna që kryhet mund të shkaktojë 3 ndotje të ajrit, magazinimet e lëndëve të djegshme, për lëndë të para, për produkte dhe mbetje; b. burime të lëvizshme të ndotjes. c. burime të vogla ndotjeje cilësohen edhe pajisjet për procese teknologjike, që nuk përfshihen në burimet tjera të ndotjes, veprimtaritë që shkaktojnë ndotjen e ajrit, magazinimet e karburanteve, të lëndëve të djegshme, të lëndëve të para, të mbetjeve dhe ndotësve të grumbulluar. d. burimet difuzive të cilat përfshijnë paisjet, sipërfaqet dhe hapësirat tjera nga të cilat materiet ndotëse përhapen lirshëm, në ajër pa pasur tymtar apo mjete tjera të shkarkimit. 3.2. Qeveria me propozimin e MMPH miraton burime të tjera të ndotjes, që mund të shfaqen si ndotës të ajrit. KREU II TREGUESIT E CILËSISË SË AJRIT Treguesit bazë - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The article defines basic air-quality environmental indicators and says other indicators may be approved by the Government on proposal of MMPH for special areas and depending on emissions.
Neni 4 4.1. Treguesit mjedisor bazë të cilësisë së ajrit shprehin përqendrimin në ajër të lëndëve të gazta, të ngurta e të lëngëta, si më poshtë: a. të lëndës së ngurtë, të grimcave (aerosole, mjegull, tym, pluhur, blozë); b. të dioksidit të sulfurit; c. të monoksidi i karbonit; d. të ozonit; e. të plumbit, merkuri, arseni, kadmiumi, nikeli dhe komponimet e tyre.; f. të oksideve të azotit; g të halogjeneve; h. të hidrokarbureve (benzeni); i. rrezatimi jonizues dhe jojonizues; j. PM10, PM2.5, PM1. 4.2. Me akt të veçantë përcaktohen treguesit tjerë mjedisor të cilësisë së ajrit. 4.3. Për zona të veçanta dhe në varësi të natyrës së shkarkimeve në ajër, Qeveria me propozimin e MMPH, miraton treguesit tjerë mjedisor të cilësisë së ajrit. Miratimi i normave - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Qeveria miraton normat e cilësisë së ajrit, të depozitimit dhe normat specifike për zona të veçanta, me propozim të MMPH dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Neni 5 Normat e cilësisë së ajrit, të depozitimit dhe normat specifike për zona të veçanta, miratohen nga Qeveria, me propozim të MMPH dhe Ministrisë së Shëndetësisë. KREU III KUFIZIMI I SHKARKIMEVE NË AJËR Kufizimet - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Government approves air emission norms, on proposal of MMPH, based on EU and WHO norms.
Neni 6 6.1. Kufizimi i shkarkimeve në ajër realizohet nëpërmjet vendosjes dhe zbatimit të detyrueshëm të normave të shkarkimeve. 4 6.2. Qeveria, me propozimin e MMPH, miraton normat e shkarkimeve në ajër, bazuar në normat e Bashkimit Europian dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Normat e përkohshme - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: For existing air pollution sources that keep operating after the law starts, MMPH may set temporary emission norms when the available technology does not allow the law’s normal emission limits to be applied.
Neni 7 7.1. Për burimet ekzistuese të ndotjes së ajrit, që funksionojnë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kur niveli i teknikës dhe teknologjisë nuk lejon të zbatohen normat e shkarkimeve sipas këtij ligji, MMPH autorizon vendosjen e normave të përkohshme. Normat e përkohshme dhe mënyrat për vendosjen e tyre miratohen nga Qeveria me propozimin e MMPH. 7.2. Kur edhe pas zbatimit të normave të përkohshme të shkarkimeve, burimi i ndotjes dëmton shëndetin e njeriut dhe mjedisin, MMPH urdhëron mbylljen e tij. Lartësitë e pajisjeve shkarkuese - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Exhaust devices from pollution sources must be high enough to keep air quality within the allowed limit for the relevant pollutant.
Neni 8 Pajisjet shkarkuese të burimeve të ndotjes duhet të kenë lartësi të tillë, që vlera e treguesit mjedisor të gjendjes së ajrit të mos kalojë limitin e lejuar të cilësisë për një ndotës të dhënë. Lartësia e pajisjeve shkarkuese caktohet, rast pas rasti, në lejen mjedisore. Normat e shkarkimeve nga burimet e lëvizshme - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: For mobile sources, emission standards are set based on environmental indicators in exhaust gases, and the Government approves those standards by joint instruction with the named ministries.
Neni 9 9.1. Për burimet e lëvizshme, normat e shkarkimeve përcaktohen mbi bazën e treguesve mjedisorë të trysnisë në gazrat e shkarkuara nga këto burime, të cilat janë: përqendrimi i blozës, oksideve të karbonit, e oksideve të azotit, e hidrokarbureve, e plumbit dhe e sulfurit. 9.2. Normat e shkarkimeve nga burimet e lëvizshme miratohen nga Qeveria me udhëzim të përbashkët të MMPH, Ministrisë për Shëndetësi dhe të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit. KREU IV DETYRIMET PËR MBROJTJEN E AJRIT Detyrime të përgjithshme - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Personat dhe bizneset e përmendura duhet të mbrojnë ajrin nga ndotja, të monitorojnë emetimet dhe të mos i tejkalojnë vlerat kufi; disa operatorë të lëndëve djegëse dhe burimeve të lëvizshme kanë detyrime shtesë për cilësinë dhe kontrollin e shkarkimeve.
Neni 10 10.1. Personat fizikë e juridikë, vendas ose të huaj, kanë detyrë të ruajnë pastërtinë e ajrit, t’a mbrojnë atë nga ndotjet e shkaktuara nga veprimtaria që ushtrojnë në territorin e Kosovës dhe detyrohen të: a. monitorojnë emisionet, b. minimizojnë emisionin e ndotësve dhe erërave të pakëndëshme, c. mos tejkalojnë vlerat limituese të emisionit. 10.2. Prodhuesit, importuesit, eksportuesit, transportuesit, tregtarët dhe përdoruesit e pajisjeve, prodhimeve, materialeve dhe substancave që ndotin ajrin, janë të detyruar të marrin masa që garantojnë mbrojtjen e cilësisë së ajrit. 10.3. Prodhuesit dhe importuesit e burimeve të lëvizshme, prodhojnë dhe importojnë vetëm ato mjete e pajisje që plotësojnë normat e shkarkimeve. 5 10.4. Burimet e lëvizshme me motorë me djegie të brendshme i nënshtrohen kontrollit të shkarkimeve të gazeve ndotës, sipas rregullave që përcakton Ministria e transportit dhe telekomunikacionit. 10.5. Prodhuesit, importuesit, eksportuesit, transportuesit dhe tregtuesit e lëndëve djegëse detyrohen t’i prodhojnë, t’i importojnë dhe t’i tregtojnë ato në përputhje me kërkesat e cilësisë, të miratuara nga Qeveria, me propozimin e MMPH. 10.6. Ndalohet djegia e lëndëve të tjera, të ndryshme nga: a. Ato të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes dhe nga ato të përcaktuara në lejen e përdorimit të objektit, të prodhimit e të tregtimit të lëndëve djegëse; b. Lëndët djegëse të përcaktuara në parametrat teknikë ose në masat tekniko-organizative për vënien në përdorim të burimeve të ndotjes. 10.7. Ndërtimi i impianteve të reja dhe rinovimi i impianteve ekzistuese lejohet vetëm me teknologjitë ekologjike. Detyrimet kryesore të operatorëve të burimeve të palëvizshme të ndotjes - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Operatorët e burimeve të ndotjes duhet t’i përdorin sipas kushteve teknike dhe lejes mjedisore, të përgatisin rregullore teknike, dhe të monitorojnë e publikojnë të dhënat për shkarkimet në ajër.
Neni 11 11.1.Operatorët e burimeve të ndotjes detyrohen: a. t’i përdorin këto burime vetëm sipas kushteve teknike dhe kushteve të vëna në lejen mjedisore; b. të përgatisin rregullore teknike për funksionimin e burimeve të ndotjes, të cilat kontrollohen nga Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit; c. të kryejnë monitorimin e shkarkimeve në ajër dhe të publikojnë periodikisht të dhënat e tij, si dhe masat e marra për kufizimin e ndotjes; 11.2. Operatorët e burimeve ndotëse sigurojnë veprimtarinë normale dhe përgatisin listën e parametrave teknikë, operacionalë dhe masat tekniko-organizative, për burimet e ndotjes, të cilat kontrollohen nga Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit. Detyrimet kryesore të operatorëve të burimeve të lëvizshme të ndotjes - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Operatorët e burimeve të lëvizshme të ndotjes duhet t’i përdorin dhe mirëmbajnë sipas kushteve të prodhuesit, të respektojnë normat e shkarkimeve dhe të zbatojnë masat e udhëzuara nga MMPH dhe pushteti lokal për zonat me mbrojtje të veçantë të cilësisë së ajrit.
Neni 12 Operatorët e burimeve të lëvizshme të ndotjes detyrohen t’i përdorin dhe t’i mirëmbajnë ato në përputhje me kushtet e përcaktuara nga prodhuesit e tyre, në pajtim me normat e shkarkimeve, të respektojnë masat që udhëzon MMPH dhe pushteti lokal për zonat që kërkojnë mbrojtje të veçantë të cilësisë së ajrit. KREU V ZONAT ME MBROJTJE TË VEÇANTË Shpallja dhe mbrojtja e tyre - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Certain heavily polluted or restricted areas may be declared special air-protection zones, and authorities must guide special air-quality measures there.
Neni 13 13.1. Territoret e kufizuara dhe me ndotje të madhe të ajrit, me propozimin e MMPH dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shpallen nga Qeveria si zona që kërkojnë mbrojtje të veçantë të ajrit nga ndotja. 6 13.2. Për zonat me mbrojtje të veçantë, MMPH, Ministria e Shëndetësisë dhe pushteti lokal përkatëse udhëzojnë masa të veçanta për mbrojtjen e cilësisë së ajrit. 13.3. Në zonat me mbrojtje të veçantë, për qëllimet e sistemit rregullues të paralajmërimit të smogut, ngriten sisteme paralajmëruese e sinjalizuese të smogut, si dhe hartohen masat emergjente, që do të merren nga organet shtetërore dhe operatorët për të normalizuar gjendjen. 13.4. Kriteret e ngritjes dhe të vënies në funksionim të sistemit paralajmërues për smogun, miratohen nga Qeveria, me propozimin e MMPH. Gjendja e smogut - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Smog warning and regulatory systems must be set up, and the Environment Ministry must draft the criteria for their establishment and operation, with specialized institutes, for Government approval.
Neni 14 14.1. Për të parashikuar dhe paralajmëruar smogun, ngriten sistemet e posaçme paralajmëruese dhe rregullatore për smogun. 14.2. Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me institute të specializuara, harton kriteret e ngritjes dhe të funksionimit të këtyre sistemeve, të cilat miratohen nga Qeveria. Masat për përballimin e smogut - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If smog is predicted or exists, MMPH must issue warning or regulating measures and notify the Government, local authorities, and the public. Operators must carry out those measures and give periodic notices.
Neni 15 15.1. Kur parashikohet gjendje smogu, MMPH shpall masa paralajmëruese, njofton Qeverinë, pushtetin lokal përkatës dhe publikun. 15.2. Në një gjendje smogu, MMPH shpall masa rregullimi, për të ndaluar dhe kufizuar shkarkimet nga burimet e ndotjes së ajrit. 15.3.Për zvogëlimin dhe shmangien e smogut, operatorët zbatojnë masat e paralajmërimit e të rregullimit, si dhe njoftojnë periodikisht publikun, pushtetin lokal dhe MMPH. KREU VI NJOFTIMI PËR NDOTJEN E AJRIT Njoftimi për ndotjen e ajrit - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Operators that discharge pollutants into the air must publish air-pollution data and send periodic full notices to MMPH.
Neni 16 16.1. Të gjithë operatorët, që shkarkojnë ndotës në ajër, detyrohen të publikojnë të dhënat për ndotjen e ajrit dhe të dërgojnë periodikisht njoftim të plotë në MMPH. 16.2. MMPH, në rast të gjendjeve të ndotjeve të tejskajshme dhe të smogut, njofton publikun e gjerë me të gjitha mjetet e komunikimit. 16.3. MMPH përgatit kadastrin e shkarkimeve në ajër në nivel vendi, regjioni, komune dhe për burimin individual të ndotjes. Një kopje e këtij kadastri i dërgohet Agjensionit të Statistikës. 16.4. Institucionet e ngarkuara për të njoftuar lidhur me ndotjen e ajrit i raportojnë periodikisht MMPH rezultatet e ndotjes. Rregullat, procedurat dhe afatet e raportimit përcaktohen me vendim të Qeverisë, me propozimin e MMPH. KREU VII PAJISJA ME LEJE MJEDISORE E VEPRIMTARIVE QË NDOTIN AJRIN Leja mjedisore për ndotësit e ajrit 7 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Domestic or foreign natural and legal persons must obtain an environmental permit from MMPH, with local government cooperation, for the listed pollution-related activities.
Neni 17 Personat fizikë dhe juridikë vendas ose të huaj detyrohen të pajisen me leje mjedisore nga MMPH në bashkëpunim me pushtetin lokal për: a. ndërtimin dhe shfrytëzimin e burimeve të ndotjes, si dhe për ndryshimet e tyre të mëvonshme; b. projektimin e tipit standard dhe të projektmodelit për ndërtimin e burimeve të ndotjes; c. zbatimin e projekteve, ku përfshihen teknologji dhe prodhime të reja burimesh të ndotjes; d. ndryshimin e standardeve teknike dhe normave të shkarkimeve të gazta nga burime të ndryshme ndotjeje, kur zbatimi i tyre cenon mbrojtjen e ajrit; e. ndërtimin e burimeve të ndotjes, kur dokumentacioni i tij nuk miratohet, sipas një tipi standard ose projektmodeli; f. zëvendësimin e lëndëve djegëse dhe të lëndëve të para, që përdor burimi ndotës; g. prodhimin, importin dhe tregtimin e lëndëve djegëse, pajisjeve fikse, materialeve dhe produkteve, që ndotin ose mund të ndotin ajrin; h. ndryshimin e parametrave teknikë, operacionalë dhe të masave tekniko-organizative të burimit të ndotjes. i) ndryshimin e veprimtarisë, që dallon nga ajo bazë. - Planifikimi i mbrojtjes së ajrit nga ndotja - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Air-pollution protection planning is based on the strategy, the national action program, local programs, and implementation reports.
Neni 18 Planifikimi i mbrojtjes së ajrit nga ndotja bazohet në: a. Strategjinë për mbrojtje të ajrit nga ndotja , b. Programin Kosovar të veprimit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, c. Programet lokale për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, d. Raportet për zbatimin e planeve dhe programeve për mbrojtje të ajrit nga ndotja. Strategjia për mbrojtje të ajrit nga ndotja - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says the air protection strategy sets air-protection policy and air-quality management, is drafted by MMPH, and is approved by the Assembly of Kosovo.
Neni 19 Strategjia për mbrojtjen e ajrit nga ndotja përcakton politikën e mbrojtjës së ajrit dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit të cilën e harton MMPH dhe miraton Kuvendi i Kosovës si pjesë të strategjisë për mbrojtje të mjedisit. Raportet për zbatimin e planeve dhe programeve - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës must present a report on air-protection plan and program implementation to the Assembly of Kosovo at least once a year.
Neni 20 20.1. Raporti për realizimin e planeve dhe programit të parashikuar me strategjinë për mbrojtjen e ajrit nga ndotja i prezentohet Kuvendit të Kosovës nga ana e Qeverisë së paku njëherë në vit. 8 20.2. Raportet përmbajnë të dhënat për cilësinë e ajrit, ndotësit, tendencat e zhvillimit të emisioneve të ndotësve të regjistruar në kadastër të emisioneve, matjet lidhur me përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe rezultatet nga matjet. Programi Kosovar për mbrojtjen e ajrit nga ndotja - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This provision says the Kosovar air protection program sets action plans for air protection, drafted by MMPH and approved by the Assembly of Kosovo as part of the environmental protection program.
Neni 21 Programi Kosovar për mbrojtjen e ajrit nga ndotja përcakton planet e veprimit për mbrojtjen e ajrit të cilën e harton MMPH dhe e miraton Kuvendi i Kosovës si pjesë e Programit të mbrojtjes së mjedisit. Programet lokale për mbrojtje të ajrit nga ndotja - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Local air protection programs set air-pollution policy and air-quality management in municipalities, must align with the Kosovo air-pollution protection strategy, form part of local environmental protection programs, and are reviewed in implementation reports by local assemblies.
Neni 22 22.1. Programet lokale për mbrojtjen e ajrit nga ndotja definojnë politikën e mbrojtjës së ajrit nga ndotja dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit përbrenda komunave në harmoni me Strategjinë kosovare të mbrojtjës së ajrit nga ndotja. 22.2. Programet lokale për mbrojtjen e ajrit nga ndotja do të jenë pjesë integrale e programeve lokale për mbrojtje të mjedisit. Raporti për zbatimin e programit shqyrtohet nga kuvendet e pushteteve lokale. KREU VIII MONITORIMI I CILËSISË SË AJRIT - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Air quality monitoring is carried out by the Ministry through AKMM and other competent institutions, and polluting entities must set up internal monitoring systems.
Neni 23 23.1. Monitorimi i cilësisë së ajrit zbatohet nga Ministria përmes Agjencionit të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit /AKMM/ dhe institucioneve tjera kompetente, të cilat sigurojnë monitorimin e përherëshem të cilësësë së ajrit si dhe ndikimin e tij në mjedis dhe shëndetin e popullatës. 23.2. MMPH me akt të veçantë cakton kriteret për përcaktimin e pikave monitoruese, numrin dhe shpeshtësinë e matjeve, klasifikimin e ndotësve të cilat monitorohen, metodologjinë e punës, formën dhe kohën e raportimit të të dhënave. 23.3. Subjektet të cilat shkaktojnë ndotjen në ajër janë të obligueshme të organizojnë sistem të monitorimit intern me qëllim të përcjelljës së shkallës së ndotjes. Mbikëqyrja inspektive - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The inspector must regularly supervise air-quality protection and improvement inspections, including use of mobile laboratories.
Neni 24 Gjatë mbikëqyrjes inspektive në mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit me aplikim edhe të laboratorëve mobile, inspektori rregullisht mbikëqyrë: a. Zbatimin e masave mbrojtëse të definuara në procedurën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, b. Punën e paisjeve të repartit dhe paisjeve mbrojtëse në burimet e regjistruara të ndotjes, c. Përmbushjën e vlerave limit të emisionit dhe zbatimi e masave mbrojtëse, d. Zbatimin e matjes të emisionit dhe hartimin e raportit, e. Zbatimin e programeve sanuese dhe programeve për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, 9 f. Efikasiteti i masave për zvoglimin e ndotjes së ajrit. KREU IX FINANCIMI I MBROJTJES DHE PËRMIRËSIMIT TË CILËSISË SË AJRIT Financimi i mbrojtjes së ajrit nga ndotja - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says money for improving and protecting air quality in Kosovo may come from the consolidated budget, local government revenues, donations, or loans, and may be used for listed air-protection and environmental purposes.
Neni 25 25.1. Fondet e nevojshme për përmirësimin dhe për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në Kosovë mund të sigurohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, nga të hyrat e Qeverisë lokale, donacionet, apo nga kreditë në pajtim me rregullat e parapara me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. 25.2. Fondet e siguruara sipas paragrafit 1 përdoren: a). për hartimin dhe zbatimin e programeve dhe masave për parandalimin apo uljen e nivelit të ndotjes së ajrit; b). për mbrojtjen e banorëve të Kosovës dhe mjedisit të saj, atëherë kur standardet minimale tejkalohen; c). për arritjen e obligimeve që i imponohen me akte ndërkombëtare për mjedis; d). për hulumtime shkencore apo të tjera të cilat janë të nevojshme për arritjen e qëllimit të këtij ligji; e). për aktivitete të tjera të nevojshme për zbatimin e këtij ligji. Taksa për shkarkimet në ajër - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Qeveria ka përgjegjësi të caktojë taksa për ndotjen reale ose të vlerësuar të ajrit, brenda niveleve të lejueshme për Kosovën.
Neni 26 Qeveria është përgjegjëse për caktimin e tatimeve që drejtpërsëdrejti lidhen me ndotjen reale apo të vlerësuar të ajrit, për ato nivele që janë të lejueshme për Kosovën. KREU X INSTRUMENTET EKONOMIKE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Qeveria may set by-law tax, customs, and other fee relief for certain persons for specified air-cleaning, renewable-energy, and recycling purposes.
Neni 27 Me akte nënligjore, Qeveria mund të caktoj lehtësime dhe lirime nga pagesa e tatimeve, doganës dhe obligimeve tjera, për personat juridikë dhe fizikë, vendas dhe të huaj, për blerjen e pajisjeve për pastrimin e ajrit, për zhvillimin dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (diell, erëra dhe bio gazëra) dhe për riciklimin e materieve ndotëse. KREU XI SANKSIONET ADMINISTRATIVE NDAJ NDOTËSVE TË AJRIT Sanksionet - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article lists environmental offences and penalties, including fines, suspensions, seizure of fuel, permanent closure, and a 60-day appeal period.
Neni 28 28.1. Në kuptim të këtij ligji do të konsiderohen si shkejle dhe do të ndëshkohen këto veprimtari: a. ushtrimi i veprimtarive në kundërshtim me nenin 17 të këtij ligji, pa leje mjedisore dhe gjobitet me gjobë nga 1.000 Euro deri në 10.000 euro dhe pezullim të veprimtarisë deri në 3 muaj, kohë brenda së cilës subjekti duhet të pajiset me leje mjedisore; 10 b. prodhimi, importimi ose tregtimi i lëndëve djegëse nga subjekte në kundërshtim me kërkesat e nenit 10 paragrafi 5 të këtij ligji dhe gjobitet me gjobë nga 1.000 euro deri në 5.500 euro, në varësi të sasisë dhe rrezikshmërisë që paraqesin lëndët djegëse të palejuara, si dhe bën sekuestrimin e lëndës djegëse në stoçe; c. përdorimi i lëndëve djegëse të ndaluara nga operatori, në kundërshtim me kërkesat e nenit 10 paragrafi 6 dhe gjobitet me gjobë nga 1.000 euro deri në 10.000 euro në varësi të sasisë dhe rrezikshmërisë që paraqesin lëndët djegëse, si dhe vendos pezullimin e veprimtarisë, për aq kohë sa të bëhet zëvendësimi i lëndës djegëse; d. prodhimi ose importimi nga ana e subjekteve i burimeve të lëvizshme të ndotjes, në kundërshtim me nenin 10 paragrafi 3 që nuk plotëson normat e shkarkimit, gjobitet me gjobë nga 500 euro deri në 5.000 euro, në varësi të sasisë së prodhimit dhe importit, si dhe vendos mbylljen e përhershme të veprimtarisë; e. ndotja e ajrit nga operatori i burimit të ndotjes, duke shkelur normat e shkarkimit, normat në zona me mbrojtje të veçantë, rregullat në gjendje smogu a emergjence, kushtet teknike dhe kërkesat e përcaktuara në lejen mjedisore dhe gjobitet me gjobë nga 1.000 euro deri në 10.000 euro, në varësi nga lloji dhe sasia e shkarkimeve ndotëse, si dhe ndërprerjen e veprimtarisë së burimit ndotës për aq kohë sa operatori të sjellë shkarkimet në normë të lejuar. 28.2. Me rastin e vënies së gjobës sipas këtij neni, Inspektorati i MMPH-së do të merrë parasyshë shkallën e dëmit të shkaktuar nga shkelja në fjalë. 28.3. Secili vendim i lëshuar nga Inspektorati i MMHP-së mund të apelohet pranë gjykatës përkatëse kompetente brenda 60 ditëve nga lëshimi i vendimit të inspektoratit. KREU XII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE Aktet nënligjore - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse must approve/issue rules and standards to implement specified articles when this law enters into force.
Neni 29 29.1. Ngarkohet Qeveria e Kosovës që, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të miratojë rregulla dhe standarde për zbatimin e neneve 3, 4, 5, 6, 7, 10, 13, 14 dhe 16 të tij. 29.2. Ngarkohen Ministritë përkatëse që, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të nxjerrin rregulla dhe standarde për zbatimin e neneve 5, 7, 9, 12, 13, 15 dhe 16 të tij. Hyrja në fuqi - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is published by the Special Representative of the Secretary-General of the United Nations.
Neni 30 Ky Ligj hyn në fuqi pasi që të miratohet nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 25.11.2004 UNMIK/REG/2004/48
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/30 PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in