LIGJI NR. 2004/37 PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË
This preamble says the law is adopted to create conditions for the regular and uninterrupted functioning of the education process in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/37
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to create conditions for the regular and uninterrupted functioning of the education process in Kosovo. This article says the law sets the rights, duties, authorizations, responsibilities, and working method of the Education Inspectorate. This article says the education inspectorate supervises compliance with laws and subordinate acts in public and private education. The education inspectorate is part of MASHT, and MASHT sets and selects inspectors. Inspectors must have a special ID document, and the chief inspector has listed management and oversight powers. The education inspector must carry out inspections and must inspect listed aspects of education institutions; the authorised person of the institution must allow inspection and provide the requested documents in writing.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/37 PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË
Showing 11 of 11
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to create conditions for the regular and uninterrupted functioning of the education process in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 13 / 01 QERSHOR 2007 Ligji Nr. 2004/37 PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Rregullorja nr. 2001/9 të datës 15. maj 2001 , në pajtim me Krerët 5.1 (d), 9.1.26 (a), dhe me qëllim të krijimit të kushteve për funksionimin e rregullt dhe të pa penguar të procesit edukativo- arsimor në Kosovë, miraton: LIGJIN PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Qëllimi
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rights, duties, authorizations, responsibilities, and working method of the Education Inspectorate.
Neni 1 Me këtë ligj përcaktohen të drejtat, detyrat, autorizimet, përgjegjësitë dhe mënyra e punës së Inspeksionit të Arsimit. Fushëveprimi i këtij ligji - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the education inspectorate supervises compliance with laws and subordinate acts in public and private education.
Neni 2 Ky ligj, ka të bëjë me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore nga inspeksioni i arsimit në edukimin dhe arsimimin publik dhe privat për: a. Edukimin dhe arsimin parashkollor; b. Arsimin fillor; c. Arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë; d. Arsimin e lartë; e. Arsimin special; f. Arsimin joformal; g. Arsimin profesional; h. Vendstrehimet e organizuara të fëmijëve të nxënësve dhe të studentëve (çerdhet e fëmijëve, konviktet e nxënësve dhe studentëve); i. Arsimin në diasporë; dhe j. Shtëpitë korrektuese dhe burgjet. Organizimi i Inspeksionit të Arsimit - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The education inspectorate is part of MASHT, and MASHT sets and selects inspectors. Inspectors must have a special ID document, and the chief inspector has listed management and oversight powers.
Neni 3 3.1. Inspeksioni i Arsimit është organ ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë (në tekstin e mëtejmë MASHT). 3.2. Inspeksionin e arsimit, e përbëjnë: a. Kryeinspektori i arsimit; b. Inspektorët e arsimit; c. Inspektorët në zyrën rajonale të arsimit. 2 3.3. Numrin e inspektorëve të arsimit në Kosovë e cakton MASHT. a. Inspektorët e arsimit i zgjedh MASHT; b. Inspektor i arsimit zgjidhet personi i cili ka të kryer Fakultetin në fushën arsimore ose juridike me së paku pesë (5) vjet përvojë pune në fushën e arsimit; c. Inspektori i arsimit duhet të ketë dokument të veçantë pёr identifikim; d. Formën e dokumentit e përcakton MASHT me akt të veçantë nënligjore; e. Zyrtari kryesor i Inspeksionit të Arsimit është Kryeinspektori i arsimit; f. Kryeinspektori i arsimit për punën e vet i përgjigjet Sekretarit të Përhershëm të MASHT; g. Inspektorët e arsimit dhe inspektorët në zyrat rajonale të arsimit për punën e vet i përgjigjën Kryeinspektorit të arsimit; h. Inspektorët në zyrat rajonale të arsimit i përgjigjen edhe Zyrtarit të lartë në zyrat rajonale të arsimit (ZRA); i. Për inspektim në institucionet arsimore, të cilat zhvillojnë procesin arsimor në gjuhët e grupeve etnike, MASHT siguron inspektorë të cilët zotërojnë gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi. 3.4. Kryeinspektori i arsimit: a. Organizon dhe planifikon punën e Inspeksionit Arsimor. b. Shqyrton ankesat e shkallës së dytë. c. Kontrollon, inspekton dhe nxjerr vendime meritore në përputhje me rregullativën ligjore për të gjitha çështjet dhe rastet kontestuese në institucionet arsimore. d. Inicon ngritjen e procedurave adekuate administrative në mbrojtje të ligjshmërisë dhe rregullsisë në funksionimin e institucioneve të arsimit. Detyrat e Inspeksionit të Arsimit - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The education inspector must carry out inspections and must inspect listed aspects of education institutions; the authorised person of the institution must allow inspection and provide the requested documents in writing.
Neni 4 4.1. Inspektorët e arsimit i kryejnë detyrat përmes inspektimeve të rregullta informative, speciale, kontrolluese dhe emergjente. 4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të organeve dhe palëve të interesuara. 4.3. Inspektorët e arsimit posaçërisht kanë për detyrë të inspektojnë: a. Organizimin e punës dhe të veprimtarisë së institucionit arsimor në harmoni me aktin e themelimit dhe me aktin e licencimit; b. Kushtet në të cilat organizohet procesi edukativo-arsimor (lokali, inventari, mjetet mësimore,mjedisi etj). që janë të përcaktuara në programin e punës; c. Harmonizimin e akteve dhe të rregullave të institucionit arsimor me ligj dhe me akte të tjera të nxjerra nga MASHT-i; 3 d. Funksionimin e organeve qeverisëse e profesionale të institucionit arsimor; e. Realizimin e programit vjetor të punës së institucionit; f. Regjistrimin e fëmijëve të nxënësve dhe të studentëve në harmoni me kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj ose me ndonjë akt tjetër nënligjor; g. Numrin e fëmijëve, të nxënësve dhe të studentëve në grupe, paralele dhe klasa; h. Pranimin e kuadrit edukativ, mësimor, administrativ dhe teknik në harmoni me ligjin dhe aktet nënligjore; i. Realizimin e planit të programit mësimor dhe kushtet e realizimit; j. Realizimin e kalendarit shkollor; k. Respektimin e orarit mësimor dhe të punës; l. Organizimin e provimeve të rregullta dhe me korrespondencë, në harmoni me ligj dhe me aktet e tjera nënligjore; m. Organizimin e edukimit dhe arsimit në pajtim me ligjin; n. Respektimin e detyrimeve të institucionit arsimor ndaj prindërve të fëmijëve, të nxënësve, studentëve , punëtorëve dhe anasjelltas; o. Vlerësimin e nxënësve dhe të studentëve; p. Mënyrën e ngritjes profesionale dhe shkencore të mësimdhënësve; q. Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor; r. Mbikëqyrjen e sigurimit të transportit për nxënës, studentë dhe mësimdhënës; s. Realizimin e të drejtave dhe të detyrave të nxënësve, të studentëve dhe të punësuarve të tjerë në harmoni me ligjin; t. Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të institucionit; u. Mënyrën e krijimit të fondeve të institucionit arsimor dhe menaxhimin e tyre; v. Mbajtjen e evidencës së dokumentacionit pedagogjik – shkollor në harmoni me ligjet dhe aktet nënligjore; w. Rregullimin e lëshimit të dokumentacionit publik për nxënës e studentë; x. Realizimin e programeve dhe të projekteve të ndryshme në sistemin edukativo-arsimor. 4.4. Inspektori i arsimit, inspektimin e bën në prezencën e udhëheqësit të institucionit ose të personit tjetër të autorizuar. 4.5. Me rastin e inspektimit, inspektori i arsimit përpilon procesverbalin në të cilin konstaton gjendjen faktike dhe propozon masat për mënjanimin e lëshimeve. Procesverbalin e nënshkruajnë inspektori i arsimit dhe personi i autorizuar i institucionit arsimor. Nga një kopje e procesverbalit u dorëzohet: institucionit arsimor të kontrolluar, zyrtarit të lartë të arsimit në ZRA, drejtorisë komunale të arsimit, nëse ka të bëjë me përgjegjësitë e tyre dhe MASHT-it. 4 4.6. Për raste të caktuara të inspektimit, inspektori i arsimit ka të drejtë të angazhojë ekspertë të fushës së caktuar. Për angazhimin e ekspertit, nevojitet pëlqimi paraprak i Sekretarit ose i Ministrit. 4.7. Inspektori i Arsimit gjatë inspektimit bashkëpunon edhe me inspektorë të veprimtarive të tjera: inspektorin e punës, inspektorin sanitar, inspektorin e ndërtimtarisë, inspektorin financiar, etj. 4.8. Personi i autorizuar i institucionit arsimor është i detyruar që inspektorit të arsimit, t’i krijojë kushte për kontroll dhe t’ia ofrojë me shkrim të gjitha dokumentet e kërkuara. 4.9. Inspektori i arsimit bën inspektimin informativ të çdo institucioni arsimor së paku një herë në vit. Kompetencat dhe autorizimet e inspektorit të arsimit - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Arsiminspektori, pas inspektimit, mund të kërkojë korrigjimin e shkeljeve dhe të marrë masa si nisja e procedurave, ndalimi i punës ose anulimi i dokumenteve në disa raste.
Neni 5 5.1. Inspektori i arsimit pas inspektimeve të kryera dhe përpilimit të procesverbalit mbi gjendjen faktike në institucionin arsimor, në rast se konstaton lëshime dhe parregullsi në punë, me rekomandim do të këshillojë dhe sugjerojë që në afat të caktuar të mënjanohen lëshimet dhe parregullsitë e konstatuara. 5.2. Nëse institucioni arsimor nuk i mënjanon lëshimet dhe parregullsitë në afatin e caktuar në bazë të rekomandimit, inspektori arsimor do të marrë vendim për inicimin e procedurës adekuate sipas shkallës së cenimit të ligjit. 5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe: a. Inicimin e procedurës për shkarkimin e udhëheqësit të institucionit arsimor, nëse konstatojnë se është shkaktar i lëshimeve në punën edukativo-arsimore dhe në punën tjetër të institucionit; b. Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe me ligj; c. Institucionin arsimor pёr kompensimin e orëve tё parealizuara nё lёndёt e caktuara mёsimore nёse konstatojnë se nuk ёshtё realizuar plani dhe programi mësimor. Mënyra e kompensimit tё orёve tё parealizuara rregullohet me Urdhёresё tё veçantë administrative; d. Institucionin arsimor për anulimin e notave të nxënësve dhe të studentëve, nëse konstatojnë se gjatë procedurës së vlerësimit, nuk janë respektuar kriteret profesionale për vlerësim; e. Anulimin e dëftesave, të diplomave dhe të dokumenteve të tjera shkollore, të fituara në kundërshtim me ligjin ose që janë lëshuar nga institucioni i palicencuar; f. Të gjitha procedurat nga neni 5.3 rregullohen sipas akteve të veçanta nënligjore të nxjerrura nga MASHT-i. 5.4. Inspektorët e arsimit ndërpresin dhe ndalojnë: a. Punën e institucioneve arsimore të palicencuara; b. Punën e institucioneve arsimore, të cilat nuk kanë siguruar kushte normale për organizimin e mësimit (dezinfektimin e objektit, pastërtinë, ujin, nyjet sanitare, ngrohjen normale, mjetet e domosdoshme mësimore, etj.); 5 c. Marrëdhënien e punës së mësimdhënësve dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor të krijuar pa konkurs publik dhe në kundërshtim me standardet, normativin dhe dispozitat tjera që rregullojnë marrëdhënien e punës; d. Marrëdhënien e punës të të punësuarit, i cili e ka të ndaluar nga komisioni mjekësor ose nga gjyqi të punojë me fëmijë, nxënës dhe studentë. Në këtë kategori hyjnë edhe personat që kanë mbushur moshën 65 vjeçare. Kriteri i moshës zbatohet në fillim të vitit shkollor-akademik; e. Marrëdhënien e punës së mësimdhënësit, i cili nuk e realizon planin dhe programin mësimor në pikëpamje kuantitative dhe kualitative; f. Nëse inspektori arsimor konstaton se personi i autorizuar i institucionit arsimor, ose punëtori tjetër ka bërë kundërvajtje: delikt fizik, moral, ekonomik, korrupsion, fyerje në baza nacionale, fetare ose vepër tjetër penale, do t’ia paraqesë kërkesën organit kompetent për fillimin e procedurës. g. Përcaktimet e rasteve për ndërprerje dhe ndalim, rregullohen me Urdhёresё tё veçantë administrative. 5.5. Kundër vendimit të inspektorit rajonal të arsimit mund t’i paraqitet ankesë Kryeinspektorit të arsimit, në afat prej tetë ditësh prej ditës së pranimit të vendimit. Ankesa paraqitet përmes inspektorit rajonal të arsimit. Ankesa e shtyn zbatimin e vendimit. 5.6. Kundër vendimit të Kryeinspektorit të arsimit, mund t’i paraqitet ankesa Sekretarit të Përhershëm të MASHT-it në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. Ankesa e shtyn zbatimin e vendimit. Në raste të jashtëzakonshme ankesa nuk e shtyn zbatimin e vendimit. Rastet e tilla caktohen me Udhëzim Administrativ. 5.7. Vendimi i Sekretarit të Përhershëm të MASHT-it është përfundimtar në procedurën administrative. Kundër tij pala e pakënaqur mund të kërkojë fillimin e procedurës gjyqësore në gjykatën kompetente. Padia nuk e shtyn zbatimin e vendimit. Përgjegjësitë e inspektorëve - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The education inspector must act against irregularities, report them to the competent body, and file disciplinary or criminal complaints when required; misuse of authority or disclosure of an official secret is treated as a serious breach of duty.
Neni 6 6.1. Inspektori i arsimit është përgjegjës : a. Nëse është në dijeni se në institucionin e caktuar arsimor, ka shkelje të ligjshmërisë dhe nuk merr masa për mënjanimin e parregullsive; b. Nëse gjatë inspektimit konstaton parregullsi në punën e institucionit arsimor të kontrolluar dhe nuk merr masa për mënjanimin e tyre në harmoni me ligjin dhe aktet nënligjore; c. Nëse nuk lajmëron organin kompetent për lëshimet e konstatuara; d. Nëse nuk paraqet fletëparaqitje për ngritjen e procedurës disiplinore, apo të procedurës penale, në rast se ka konstatuar shkelje të ligjshmërisë. e. Nëse zbulon sekretin zyrtar; f. Nëse tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e përcaktuara me këtë Ligj. 6.2. Keqpërdorimet dhe tejkalimet nga paragrafi i mëparshëm i këtij neni janë cenime të rënda të detyrës zyrtare. Sanksionet administrative 6 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Educational institutions and authorized persons can be fined for obstructing inspections, failing to provide requested documents, failing to follow an inspector’s decision, not creating normal teaching conditions, or refusing ordered measures.
Neni 7 7.1. Institucioni arsimor dënohet për kundërvajtje me të holla në shumë prej 500-1.000 Euro, kurse personi i autorizuar në shumë prej 50-100 euro nëse: a. inspektorit të arsimit nuk i krijohen kushte për inspektim;, b. nuk i ofron dokumentacionin e kërkuar (neni 4.8 ); dhe c. nuk vepron sipas vendimit të inspektorit (neni 5.1; 5.2). 7.2. Institucioni arsimor dënohet prej 1.000-2.000 €, kurse përgjegjësi i autorizuar prej: 100-200 €, nëse: a. Nuk krijon kushte normale për mësim në institucionin arsimor; b. Refuzon zbatimin e masave të urdhëruara me vendim të inspektorit. Dispozitat kalimtare - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: MASHT-i may issue relevant administrative instructions to implement this law.
Neni 8 MASHT-i nxjerr Udhëzime Administrative përkatëse për zbatimin e këtij ligji . Hyrja në fuqi - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the earlier laws that regulated this area stop applying.
Neni 9 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë së vepruari ligjet e mëparshme, që kanë rregulluar këtë fushë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is proclaimed by the UN Secretary-General’s Special Representative.
Neni 10 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 17.12.2004 UNMIK/REG/2004/55
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/37 PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in