LIGJI NR.2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË SISTEMIN SHËNDETËSOR
This preamble says the law is about the rights and responsibilities of Kosovo residents in the health system.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/38
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is about the rights and responsibilities of Kosovo residents in the health system. This provision says the law sets out residents’ rights and responsibilities in health care, and the mechanisms for protecting and securing those rights and responsibilities. This article defines key terms used in the law. Article 3 says the resident’s role in the health care system is regulated elsewhere in the law and points to a right to quality health care. This article gives residents rights to adequate, continuous, non-discriminatory healthcare, including free services for some categories and emergency care.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË SISTEMIN SHËNDETËSOR
Showing 36 of 36
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is about the rights and responsibilities of Kosovo residents in the health system.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 13 / 01 QERSHOR 2007 Ligji Nr.2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË SISTEMIN SHËNDETËSOR Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisëse të Përkohshme në Kosovë, Rregullorja Nr.2001/9 të datës 15 maj 2001, në pajtim me Kreun 5.1 (ë), 9.1.26 (a) dhe, Me qëllim të njohjes se të drejtave të çdonjërit për të gëzuar standardet më të larta , të arritshme në shëndetësi, Miraton: PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË SISTEMIN SHËNDETËSOR KAPITULLI I DISPOZITAT THEMELORE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out residents’ rights and responsibilities in health care, and the mechanisms for protecting and securing those rights and responsibilities.
Neni 1 Me këtë Ligj përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve në kujdesin shëndetësor dhe mekanizmat e mbrojtjes dhe të sigurimit të këtyre të drejtave dhe përgjegjësive. Përkufizimet - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 2.1. Për qëllimet e këtij Ligji termat vijuese, kanë këto kuptime: a. Banor i Kosovës: banor i përhershëm i Kosovës ose personi i cili i plotëson kushtet për t’u regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës; b.Punëtor shëndetësor: profesionist shëndetësor, nga neni 86 i Ligjit për Shëndetësi të Kosovës, i cili është i licencuar për ushtrimin e pavarur të veprimtarisë shëndetësore; c.Kujdes shëndetësor: masat dhe aktivitetet që ndërmerren në territorin e Kosovës, nga institucionet shëndetësore, punëtorët shëndetësorë dhe banorët, në veçanti, që kanë për qëllim përparimin e përgjithshëm të mirëqenies fizike, mendore dhe sociale të banorëve; d.Institucion shëndetësor: institucion i themeluar nga personi juridik dhe fizik, pa marrë parasysh formën e pronësisë dhe organin mbikëqyrës që është i autorizuar të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor me licencën e punës, të lëshuar nga autoriteti shëndetësor; e.Fshehtësi profesionale: ruajtje e të dhënave për gjendjen shëndetësore të banorit, nga personat e paautorizuar; f. Rasti i Emergjencës: ndryshim i përnjëhershëm i gjendjes shëndetësore që, në rast të mungesës së shërbimit të shpejtë shëndetësor, rrezikon jetën dhe dëmton seriozisht ose në mënyrë të përhershme shëndetin e banorit; 2 g.Trajtim mjekësor: procedurë fizike, kimike, biologjike ose psikologjike që shërben për parandalimin, diagnostikimin, mjekimin, shërimin, rehabilitimin dhe qëllimet e tjera që rezultojnë ose mund të rezultojnë me ndryshime në shëndetin e banorit; h.Dokumentacion shëndetësor: dorëshkrimet, shënimet ose të dhënat e tjera, pa marrë parasysh faktin se kush ose në çfarë mënyre i mbledh, në të cilat ka qasje punëtori shëndetësor gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore që përmbajnë të dhëna për identitetin personal të banorit dhe që janë të lidhura me shërbimet shëndetësore që i ofrohen atij; i.Përfaqësues ligjor: prindi ose kujdestari i personit nën moshën 18 vjeçare; në rastin e personit nën moshën 18 vjeçare, që nuk ka as prind as kujdestar, përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale; j.Institucioni mbështetës: për institucionet publike shëndetësore në nivelin parësor, Komuna, ndërsa për institucionet shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor si dhe për institucionet në sektorin privat, Ministria e Shëndetësisë; k.Fëmija: personi deri në moshën 12 vjeçare. 2.2. Për qëllime të këtij Ligji, emrat e gjinisë mashkullore nënkuptojnë edhe gjininë femërore dhe anasjelltas, përveç kur është përcaktuar ndryshe. Roli i banorit në sistemin shëndetësor - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Article 3 says the resident’s role in the health care system is regulated elsewhere in the law and points to a right to quality health care.
Neni 3 Roli i banorit në sistemin e kujdesit shëndetësor është i rregulluar në Kapitullin IV, të Ligjit për Shëndetësi të Kosovës. KAPITULLI II TË DREJTAT E BANORËVE E drejta në kujdes cilësor shëndetësor - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article gives residents rights to adequate, continuous, non-discriminatory healthcare, including free services for some categories and emergency care.
Neni 4 4.1.Çdo banor ka të drejtë, për kujdes shëndetësor që është i kushtëzuar me gjendjen e tij të shëndetit. Kujdesi shëndetësor duhet të jetë adekuat, me qasje në vazhdimësi për të gjithë dhe pa diskriminim. 4.2. Kujdesi shëndetësor është adekuat, në rast se është në përputhje me rregullat etike dhe profesionale, si dhe me udhëzimet relevante, të shërbimit të caktuar shëndetësor. 4.3. Qasja ndaj shërbimeve shëndetësore është në vazhdimësi, atëherë kur sistemi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore funksionon gjatë 24 orëve. 4.4. Kategoritë e caktuara të banorëve gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore, pa pagesë, në pajtim me Ligjin për Shëndetësi. 4.5. Ofrimi i shërbimeve është pa asnjë diskriminim, atëhere kur gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore banorët nuk janë të diskriminuar në bazë të pozitës së tyre shoqërore, pikëpamjeve politike, prejardhjes, kombësisë, religjionit, gjinisë, preferencave seksuale, moshës, gjendjes martesore, paaftësisë trupore ose mendore, kualifikimit ose mbi çfarëdo baze tjetër, e cila nuk është e lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. 4.6. Në rast emergjence, çdo person ka të drejtë që t’i ofrohen shërbime adekuate dhe në vazhdimësi të kujdesit shëndetësor që do të sigurojnë parandalimin e dëmtimit serioz ose të përhershëm të shëndetit, si dhe lehtësimin e dhembjes ose zvogëlimin e vuajtjes. 3 4.7. Në rast se banori, në periudhën më të shkurtër kohore, nuk mund ta marrë shërbimin e nevojshëm të kujdesit shëndetësor, ai duhet të informohet nga institucioni shëndetësor se ku mund ta sigurojë këtë shërbim. 4.8. Banori mund të vendoset në listën e pritjes në rast se: a. shërbimi i caktuar nuk mund të sigurohet nga institucioni tjetër shëndetësor ose, b. banori nuk pranon që shërbimi shëndetësor t’i ofrohet nga një institucion tjetër shëndetësor, siç është definuar me paragrafin 1, të këtij neni, . 4.9. Banori mund të lihet që të presë për kujdes shëndetësor vetëm për shkaqet dhe për periudhën e arsyeshme të kohës, që nuk e rrezikon jetën e tij. 4.10. Në rast se banori është vendosur në listën e pritjes, ai duhet të informohet për shkakun e pritjes, për terminin kur mund t’i ofrohet shërbimi, si dhe për pasojat e mundshme të kësaj pritje. 4.11. Rendi i banorëve në listën e pritjes, si dhe zgjedhja në bazë të saj, duhet të përcaktohen duke pasur parasysh standardet shëndetësore që mund të kontrollohen, si dhe kriteret profesionale, në mënyrën që është e kushtëzuar me gjendjen e tyre të shëndetit dhe pa asnjë diskriminim. Zyrtari në Ministrinë e Shëndetësisë, përgjegjës për të drejtat e banorëve në kujdesin shëndetësor ka për detyrë, që të bëjë kontrollimin e listave të pritjes, me iniciativë personale ose në bazë të kërkesës me shkrim të vetë banorit, brenda kufizimeve mbi fshehtësinë profesionale, të përcaktuara me nenin 20 të këtij Ligji. 4.12. Lista e pritjes duhet të përmbajë të dhënat për llojin e shërbimit shëndetësor, që duhet të ofrohet, të dhënat personale të banorit, si edhe kriteret që e arsyetojnë përpilimin e saj. 4.13. Gjatë përpilimit të listës së pritjes , përparësi kanё invalidët e luftës në pajtim me ligjin përkatës. 4.14. Në rast se shërbimi i nevojshëm shëndetesor nuk mund të sigurohet në Kosovë ose në qoftë se, ky shërbim, nuk mund të sigurohet brenda periudhës kohore, që është e kushtëzuar me gjendjen shëndetësore të banorit, ai ka të drejtë për kujdesin shëndetësor jashtë Kosovës, në pajtim me dispozitat e përcaktuara me akt të veçantë nënligjor, të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës. 4.15. Dispozitat e këtij Ligji zbatohen edhe për çfarëdo trajtimi mjekësor që nuk është i domosdoshëm për kujdesin shëndetësor. E drejta e zgjedhjes - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Banori ka të drejtë të konsultohet dhe të trajtohet nga mjeku që zgjedh vetë, me pëlqimin e institucionit shëndetësor dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullave të institucionit.
Neni 5 5.1. Banori ka të drejtë, që të konsultohet dhe të trajtohet nga mjeku, të cilin e zgjedh vetë, me pëlqimin e institucionit shëndetësor, brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe rregullat operative të institucionit. 5.2. Banori mund të kërkojë që të ekzaminohet nga konziliumi mjekësor brenda institucionit në lidhje me: çfarëdo diagnoze të vënë ose terapie të rekomanduar nga mjeku përgjegjës; lëshimin e planifikuar nga institucioni shëndetësor me shtretër, ose dërgimin te institucioni tjetër shëndetësor. E drejta në dinjitetin njerëzor - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The provision says a resident’s dignity, privacy, personal integrity, and religious beliefs must be respected during medical treatment, and that limits on treatment or personal rights are allowed only under stated conditions.
Neni 6 6.1. Gjatë trajtimit mjekësor duhet të respektohen: dinjiteti, jeta private, integriteti personal dhe bindjet religjioze të banorit. 6.2. Në rast se dispozitat e këtij Ligji nuk përcaktojnë ndryshe, pa pëlqimin e banorit, mund të kryhen vetëm intervenimet e domosdoshme të trajtimit mjekësor. 4 6.3. Gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, banorit mund t’i kufizohet ushtrimi i të drejtave, vetëm për periudhën e kohës, në masën dhe në mënyrën e përcaktuar me ligj, kushtëzuar nga gjendja shëndetësore e tij. 6.4. Gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, liria personale e banorit mund të kufizohet me metoda ose procedura fizike, kimike, biologjike ose psikologjike, vetëm në rastet e emergjencës, ose në interesin e jetës, të sigurisë fizike dhe të shëndetit të banorit ose të të tjerëve, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Kufizimet e banorit nuk guxojnë të jenë të natyrës dënuese dhe mund të zgjasin vetëm për periudhën kohore gjatë së cilës ekziston shkaku për të cilin janë urdhëruar ato. 6.5. Gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, duhet të respektohet intimiteti i banorit dhe mund të kërkohet që rrobet e tij të largohen vetëm për periudhën e kohore dhe në masën, që mund të arsyetohet me shkaqe profesionale. E drejta e komunikimit - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Residents in an inpatient health institution have rights to communicate, receive visitors, have certain people close by, and use their own clothing and personal items; the institution must facilitate communication as far as possible.
Neni 7 7.1.Gjatë qëndrimit në institucionin shëndetësor me shtretër, banori ka të drejtë që të ketë komunikim me personat e tjerë, dhe të pranojë vizitorë. Institucioni shëndetësor duhet të lejojë dhe të lehtësojë, këtë komunikim dhe kontakt, aq sa është e mundshme. 7.2.Të drejtat e përcaktuara me paragrafet 1 deri 7, të këtij neni, mund të realizohen varësisht nga kushtet ekzistuese të institucionit shëndetësor me shtretër, duke i respektuar të drejtat e banorëve të tjerë, të cilët ndodhen në dhomë dhe duke siguruar parandalimin e shqetësimit të tyre. Rregullat e detajizuara lidhur me këto çështje duhet të përcaktohen me rregullat operative të institucionit shëndetësor me shtretër, duke mos e kufizuar përmbajtjen e këtyre të drejtave. Rregullat operative mund të përcaktojnë të drejta shtesë, krahas atyre të definuara me paragrafet 1 deri 7, të këtij neni. 7.3.Banori, në gjendje serioze shëndetësore, ka të drejtë që të përcaktojë personin, që do të qëndrojë me të, ose, në rast të mungesës së aftësisë së veprimit, personin, që do ta përcaktojë personi nga paragrafi 11.1, i këtij Ligji. Banori konsiderohet se është në gjendje serioze shëndetësore, atëherë kur, për shkak të gjendjes shëndetësore të tij, nuk është në gjendje që të kujdeset për veten, ose kur nuk mund të arrihet lehtësimi i dhembjeve, përkundër përdorimit të medikamenteve, ose kur është në gjendje të krizës psikologjike. 7.4. Fëmija ka të drejtë që, gjatë qëndrimit në institucionin shëndetësor me shtretër, ta ketë afër prindin, përfaqësuesin ligjor ose të afërmin e përcaktuar nga ai, ose nga përfaqësuesi ligjor i tij. 7.5. Gruaja, e cila është në aktin e lindjes ka të drejtë të kërkojë që, para, gjatë dhe pas aktit të lindjes, ta ketë afër, personin e moshës madhore, të cilin e përcakton vetë, dhe që ta ketë foshnjën në dhomën e njëjtë ku qëndron edhe ajo vetë, përpos në rastin kur këtë nuk e lejon gjendja shëndetësore e foshnjës. 7.6. Në rast se rregullat operative të institucionit shëndetësor me shtretër, nuk e përcaktojnë ndryshe, banori ka të drejtë që të përdorë veshjen e tij, si dhe pajisjet personale. E drejta e largimit nga institucioni - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The resident has a right to leave the health institution, but must notify the responsible doctor and certain others must be informed in advance or after an unannounced departure.
Neni 8 8.1. Banori, ka të drejtë, që të largohet nga institucioni shëndetësor. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm në mënyrën e përcaktuar me ligj, në rastet kur me këtë veprim, rrezikohet siguria fizike ose shëndeti i të tjerëve. 8.2. Banori duhet të informojë mjekun përgjegjës se ka për qëllim që të largohet nga institucioni shëndetësor, dhe ky fakt duhet të evidentohet në dokumentacionin shëndetësor të tij. 5 8.3. Në rast se, banori largohet nga institucioni shëndetësor pa paralajmërim, mjeku përgjegjës duhet ta evidentojë këtë fakt në dokumentacionin e tij, shëndetësor; atëherë kur, largimi i paparalajmëruar nga institucioni shëndetësor, është i kushtëzuar me gjendjen shëndetësore të banorit, duhet të njoftohen autoritetet kompetente, ndërsa në rastin e banorit, i cili nuk ka aftësi veprimi, ose ka aftësi të zvogëluar veprimi, duhet të njoftohet përfaqësuesi ligjor i tij. 8.4. Banori, anëtari i ngushtë i familjes së tij, të afërmit e tjerë ose përfaqësuesi ligjor i tij, duhet që, paraprakisht, të informohen mbi largimin nga institucioni shëndetësor, së paku 24 orë para lëëshimit të planifikuar. 8.5.Në rastin e banorit, i cili nuk ka aftësi veprimi, e drejta e definuar me paragrafin 1 të këtij neni, mund të realizohet me pëlqimin e përfaqësuesit ligjor të tij. E drejta për të qenë i informuar - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Banori has the right to receive full, detailed health information, and the health institution must provide the conditions needed for that information to be given.
Neni 9 9.1. Banori ka të drejtë që të pranojë informatën e plotë, në një formular individual. 9.2. Banori ka të drejtë, që të pranojë informata të detajizuara lidhur me: a. gjendjen e shëndetit të tij, përfshirë këtu edhe vlerësimin mjekësor; b. ekzaminimet dhe intervenimet e rekomanduara; c. përparësitë e mundshme dhe rreziqet e realizimit të ekzaminimeve ose të intervenimeve të rekomanduara; d. datat e planifikuara për realizimin e ekzaminimeve dhe të intervenimeve; e. të drejtën e tij, për të vendosur lidhur me ekzaminimin ose intervenimin e rekomanduar; f. procedurat dhe metodat e mundshme alternative; g. rrjedhën e ofrimit të shërbimeve si dhe rezultatet e pritura; h. suksesin ose dështimin eventual të çfarëdo ekzaminimi ose intervenimi të përfunduar, përfshirë edhe rezultatet që dallojnë nga ato të pritura, si dhe shkaqet për këtë; i. mënyrat e rekomanduara për jetë të shëndoshë dhe j. çdo informatë tjetër, relevante për shëndetin e banorit ose për trajtimin e tij. 9.3. Banori ka të drejtë që të disponojë me emrat, kualifikimet dhe pozicionet e personave që janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për të. 9.4. Banori, pa aftësi veprimi ose me aftësi të zvogëluar të veprimit ka të drejtë në informata që i përgjigjen moshës dhe gjendjes së tij mendore. 9.5. Banori ka të drejtë, që të sigurojë informatën në mënyrën, e cila është e pranueshme për të, duke pasur parasysh moshën, nivelin arsimor, nivelin e diturisë, gjendjen psikike dhe pritjet e tij, lidhur me çështjen konkrete. 9.6. Në rast se është e mundshme, me rastin e ofrimit të informatave, duhet të sigurohet përkthyesi ose përkthyesi që shërbehet me gjuhën e shenjave. 9.7. Kushtet, që janë të domosdoshme për të realizuar të drejtat e lidhura me sigurimin e informatave, duhet të sigurohen nga institucioni shëndetësor që i disponon ato. 6 9.8. Banori, i cili ka aftësi të plotë veprimi, mund ta refuzojë të drejtën për të qenë i informuar, përveç në rastet kur ai duhet që, patjetër, të jetë koshient për natyrën e sëmundjes, me qëllim që të mos e rrezikojë shëndetin e të tjerëve. 9.9. Në rast se intervenimi kryhet me iniciativën e banorit dhe jo për qëllime terapeutike, mohimi i të drejtës, për të qenë i informuar, mund të jetë i vlefshëm vetëm atëherë kur bëhet në formë të shkruar. 9.10. Banori, me aftësi të plotë veprimi, ka të drejtë që ta përcaktojë personin, i cili do të informohet, me shkrim ose në çfarëdo mënyre tjetër të besueshme, në vend të tij. 9.11. Banori ka të drejtë që të informohet edhe në rastet kur pëlqimi i tij, nuk është kusht për fillimin e trajtimit. E drejta e vendimit personal - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Banori ka të drejtë të vendosë për trajtimin dhe pëlqimin për ndërhyrjet mjekësore, me kufizime të parashikuara me ligj.
Neni 10 10.1. Banori, ka të drejtë që të vendosë se a do t’i nënshtrohet ose jo trajtimit të caktuar. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm në mënyrën e përcaktuar me ligj. 10.2. Brenda kornizës së realizimit të së drejtës të vendimit personal, banori është i lirë që të vendosë se a dëshiron që të shfrytëzojë shërbimet shëndetësore apo jo, si dhe me cilat intervenime të pajtohet dhe cilat intervenime t’i refuzojë, duke pasur parasysh kufizimet e përcaktuara me ligj. 10.3. Banori ka të drejtë që të marrë pjesë në cilindo vendim që ka të bëjë me trajtimin e tij mjekësor, përveç përjashtimeve të përcaktuara me ligj. Me rastin e ushtrimit të së drejtës të vendimit personal, banorit duhet t’i ofrohen informata adekuate, të sakta dhe komplete, sipas mënyrës së përcaktuar me nenet 9 dhe 19 të këtij Ligji. 10.4. Banori, mund të japë pëlqimin e definuar në paragrafin mëparshëm gojarisht, me shkrim ose me sjellje, e cila e nënkupton këtë pëlqim në praninë e njëkohshme të dy dëshmitarëve, përveç në rast se nuk përcaktohet ndryshe me ligj. 10.5.Në rast të intervenimeve invasive është i domosdoshëm pajtimi me shkrim i banorit ose në rast se banori nuk është në gjendje që ta bëjë këtë, deklarata e tij, gojore ose deklarata e dhënë në ndonjë mënyrë tjetër, në praninë e njëkohshme të dy dëshmitarëve. 10.6. Banori mund ta tërheqë, në çdo kohë, pëlqimin e tij, për realizimin e intervenimit të caktuar. Me rastin e tërheqjes së pëlqimit pa arsyetim të mjaftueshëm, banori mund të jetë i obliguar që të kompenzojë shpenzimet e arsyeshme, që janë bërë si pasojë e këtij veprimi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article lets a capable resident make a declaration to appoint someone to act for consent/refusal decisions, or exclude people from that role, and sets priority rules for others to decide when the resident lacks capacity.
Neni 11 11.1. Banori, që disponon aftësi të plotë veprimi, përveç në rast se ligji nuk e përcakton ndryshe, mundet që, në deklaratë publike, në deklaratë të plotë dhe përfundimtare private, ose në rast pamundësie që të shkruajë në deklaratë, të dhënë në praninë e dy dëshmitarëve: a. të emërojë personin që disponon me aftësi të plotë veprimi, i cili do të ketë të drejtë të ushtrojë të drejtën e dhënies së pëlqimit ose të refuzimit, në vend të tij dhe, i cili duhet, që të informohet, në bazë të nenit 9 dhe nenit 19, të këtij Ligji; b. të përjashtojë, çdonjërin prej personave nga paragrafi 2 i këtij neni, nga e drejta e ushtrimit të së drejtës për dhënien ose refuzimin e pëlqimit, në vend të tij; ose nga e drejta për të siguruar informata, siç është e përcaktuar me nenin 9 dhe nenin 19 të këtij Ligji. 11.2. Në rast se banori, në situatën e gjendjes emergjente shëndetësore, nuk disponon aftësi veprimi, ose kur kjo aftësi është e kufizuar dhe, nëse nuk ekziston personi, i cili, ka të drejtë, që të bëjë deklaratë, në bazë të paragrafit 11.1 (a), personat, si vijojnë, në rendin e shënuar më poshtë, kanë për detyrë që të ushtrojnë të drejtën e dhënies ose të refuzimit të pëlqimit brenda 7 suazave të definuara në paragrafin 4 të këtij neni – duke marrë parasysh normat e përcaktuara, në paragrafin 11.1 (b): a. përfaqësuesi ligjor i banorit, në mungesën e tij; b. anëtarët e familjes me aftësi të plotë veprimi: i. bashkëshorti/ja ose partneri bashkëshortor, në mungesën e tij, ii. pasardhësi, mbi moshën 18 vjeçare, në mungesën e tij, iii. prindi; në mungesën e tij, iv. motra ose vëllau; në mungesën e tij ose të saj, v. gjyshi ose gjyshja; c. në rast të mungesës së anëtarit të familjes nga pika (b), profesionisti përgjegjës shëndetësor. 11.3. Në rast të ekzistimit të deklaratave të kundërta, të dhëna nga ata, të cilët gjenden në rendin e njëjtë të prioritetit, për të dhënë deklaratë, duhet të merret parasysh ajo deklaratë, e cila, sipas vlerësimit të institucionit shëndetësor, do të ketë ndikim më të favorshëm mbi gjendjen shëndetësore të banorit. 11.4. Personat e përcaktuar me paragrafin 2 të këtij neni, mund të bëjnë deklaratë vetëm pasi që të informohen, në mënyrën, e cila është e definuar me nenin 9. Deklarata mund të përfshinë edhe dhënien e pëlqimit ose të refuzimit, për intervenime invasive, që janë të rekomanduara nga mjeku përgjegjës. Duhet të sigurohet, që kjo deklaratë – me përjashtim të rastit të definuar në paragrafin 15.3–me gjithë intervenimin, nuk do të ndikojë, në mënyrë jo të favorshme, mbi gjendjen shëndetësore të banorit dhe, veçanërisht, nuk do të shkaktojë dëmtim serioz ose kohëgjatë të shëndetit të tij. Banori, duhet të informohet lidhur me ekzistimin e deklaratës së këtillë, menjëherë pasi, të rifitojë aftësinë e plotë të veprimit. 11.5. Me rastin e marrjes së vendimeve për llojin e shërbimeve shëndetësore, që duhet të ofrohen, mendimi i banorit, i cili nuk ka aftësi të veprimit ose, që këtë aftësi e ka të kufizuar, duhet të merret parasysh deri në masën që nuk është në kundërshtim me normat dhe standardet profesionale. Kjo dispozitë vlen edhe në rastet kur e drejta për dhënien e pëlqimit ose refuzimit ushtrohet nga personi i përcaktuar me paragrafin 2, të këtij neni. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Banori mund të trajtohet pa pëlqim në disa raste urgjente ose kur nuk mund të japë deklaratë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Neni 12 12.1. Banori, do t’i nënshtrohet trajtimit të propozuar, edhe pa dhënien e pëlqimit, në rast se ai nuk është në gjendje që të bëjë deklaratën e pëlqimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, si dhe atëherë kur: a. sigurimi i deklaratës nga personi i përcaktuar në paragrafin 11.1 (a), do të rezultojë me vonesë, gjë që do të ndikojë në mënyrë serioze në gjendjen shëndetësore të banorit; ose, b. me rastin e zbatimit të intervenimeve invasive, sigurimi i deklaratës nga personi i përcaktuar në paragrafin 11.1 (a), ose paragrafin 11.2, do të rezultojë me vonesë, gjë që do të çoj në dëmtim serioz ose kohëgjatë, të shëndetit të banorit. 12.2. Pëlqimi i banorit nuk kërkohet në rast se dështimi i zbatimit të intervenimit ose të veprimit të caktuar: a. seriozisht e rrezikon shëndetin dhe sigurinë fizike të të tjerëve – përfshirë edhe fetusin pas javës së 10 të shtatzanisë, në pajtim me ligjin, ose b. e rrezikon drejtpërdrejt jetën e banorit – duke pasur parasysh nenet 15-18, të këtij Ligji. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: An expanded invasive medical intervention without consent may be done only if there is an emergency or if not doing it would seriously and unreasonably worsen the resident’s health, except for the case in paragraph 2.
Neni 13 8 13.1. Në rast se, gjatë realizimit të intervenimit invasiv bëhet i domosdoshëm zgjerimi i paplanifikuar i intervenimit, për çka nuk ekziston pëlqimi – me përjashtim të rastit të definuar në paragrafin 2, të këtij neni – ky zgjerim i intervenimit mund të realizohet vetëm në rastin kur: a. këtë e imponon gjendja e emergjencës, ose kur b. mosrealizimi i intervenimit do të shkaktonte rëndim serioz dhe të pa-arsyeshëm të gjendjes shëndetësore të banorit. 13.2. Në rast se intervenimi i zgjeruar, i definuar në paragrafin e mëparshëm, do të çojë në humbjen e organit ose të pjesës së trupit, ose nëse, për shkak të tij, do të humbë plotësisht funksionin – intervenimi mund të bëhet, vetëm atëherë kur jeta e banorit është e rrezikuar drejtpërdrejt. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A resident has the right to decide on interventions related to the body after death, within legal limits.
Neni 14 14.1.Pëlqimi me shkrim i banorit, kërkohet për shfrytëzimin e cilësdo nga: qelizat, përbërjes së qelizave, indeve, organeve ose të pjesëve të trupit, që largohen nga banori, për së gjalli, nëpërmjet intervenimit, që nuk i ka shërbyer qëllimit për të cilin ai, fillimisht ka dhënë pëlqimin. Për shkatërrimin e rëndomtë të këtyre materialeve, nuk nevojitet të merret pëlqimi i banorit. 14.2. Banori ka të drejtë, që të vendosë për cilindo intervenim që është i lidhur me trupin e tij, pas vdekjes, brenda kufizimeve të përcaktuara me ligj. E drejta e refuzimit të dhënies së pëlqimit - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article lets a fully capable resident refuse consent, but only within stated exceptions and formal procedures.
Neni 15 15.1. Me përjashtim të kushteve të përcaktuara në paragrafet 2 dhe 3 si dhe rasteve të definuara në paragrafin 6, të këtij neni, banori me aftësi të plotë të veprimit, ka të drejtë që të refuzojë dhënien e pëlqimit, përveç në rastin kur me këtë, do të rrezikojë jetën ose sigurinë fizike të të tjerëve. 15.2. Çfarëdo refuzimi i dhënies së pëlqimit, për të cilin vlerësohet se do të dëmtojë në mënyrë serioze ose të përhershme shëndetin e banorit, mund të zbatohet nga ana e banorit vetëm nëpërmjet deklaratës publike, deklaratës së plotë dhe përfundimtare private ose në rast pamundësie për të shkruar, deklaratës së dhënë në praninë e njëkohshme të dy dëshmitarëve. Në rastin e fundit, refuzimi i dhënies së pëlqimit, duhet të evidentohet në dokumentacionin shëndetësor të banorit dhe duhet të vërtetohet me nënshkrimin e të dy dëshmitarëve. 15.3. Intervenimet jetëpërkrahëse ose jetëshpëtuese, mund të refuzohen, duke lejuar që sëmundja të ketë rrjedhën e saj të natyrshme, vetëm atëherë kur banori lëngon nga sëmundja serioze, që është e pashërueshme dhe kur është e sigurt se kjo sëmundje, bazuar në të arriturat e fundit të shkencës mjekësore, do të shkaktojë vdekjen, brenda një periudhe të shkurtër kohore, edhe në rast se ofrohet kujdesi plotësisht adekuat shëndetësor. Refuzimi i intervenimeve jetëpërkrahëse ose jetëshpëtuese mund të bëhet, duke i respektuar procedurat formale, të definuara në paragrafin 2 të këtij neni. 15.4. Refuzimi i dhënies së pëlqimit, në mënyrën si është definuar në paragrafin 3, mund të jetë i vlefshëm vetëm në rast se Komisioni, i përbërë nga tre mjekë, e ekzaminon banorin dhe merr vendim unanim, të cilin e shpreh në formë të deklaratës me shkrim, me të cilën vërteton se banori, me rastin e refuzimit të dhënies së pëlqimit, ka qenë plotësisht koshient për pasojat e këtij vendimi dhe se, me këtë rast, kushtet e definuara në paragrafin 3, janë përmbushur. Ditën e tretë, pas dhënies së deklaratës nga ana e Komisionit mjekësor, banori sërish – në praninë e dy dëshmitarëve – duhet të deklarojë refuzimin e dhënies së pëlqimit. Në rast se banori nuk pajtohet që t’i nënshtrohet ekzaminimit të Komisionit mjekësor, deklarata e tij, lidhur me refuzimin e trajtimit mjekësor, mund të mos merret në konsiderim. 15.5. Anëtarët e Komisionit, të përcaktuar në paragrafin 4, duhet të jenë: dy mjekë-specialistë në lëmin që i përgjigjet origjinës së sëmundjes, të cilët nuk kanë marrë pjesë në procesin e trajtimit 9 të banorit dhe një mjek specialist, psikiatër. Mendimi i mjekut, i cili e ka trajtuar banorin, duhet të merret në konsiderim. 15.6. Gruaja nuk mund të refuzojë intervenimin jetëpërkrahës ose jetëshpëtues në rast se është shtatëzënë ose dyshohet se mund të jetë shtatëzënë, pas kohës së përcaktuar me paragrafin 12.2 (a). 15.7. Në rastin e refuzimit, siç është definuar në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, duhet bërë përpjekje që, nëpërmjet intervistës personale, të kuptohen shkaqet e vendimit të këtillë të banorit dhe të tentohet që ky vendim të ndryshohet. Gjatë kësaj, si shtesë informatës së definuar në nenin 9, banori duhet të informohet edhe një herë mbi pasojat e moszbatimit të intervenimit. 15.8. Banori mundet, në çdo kohë që, të tërheqë deklaratën lidhur me refuzimin e dhënies së pëlqimit, pa asnjë kufizim, sa i përket mënyrës se si mund ta bëjë këtë. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If a resident lacks or has limited capacity and refuses consent, the health institution must seek court consent; the responsible doctor must keep fulfilling professional duties, the court must open the non-contentious procedure without delay, and in a direct life-threatening situation court declaration is not required for the intervention.
Neni 16 16.1. Në rast se banori është pa aftësi veprimi ose me aftësi të kufizuar veprimi, dispozitat e përcaktuara me paragrafin 15.2, nuk mund të zbatohen. 16.2. Në rast se banori, pa aftësi veprimi ose me aftësi të kufizuar veprimi, i cili refuzon dhënien e pëlqimit, në mënyrën e përshkruar me paragrafin 15.3, institucioni shëndetësor, duhet të ndërmarrë procedurën për sigurimin e pëlqimit nga ana e gjykatës. Mjeku përgjegjës duhet t’i përmbushë të gjitha obligimet profesionale ndaj shëndetit të banorit derisa gjykata të marrë vendimin e saj përfundimtar dhe të plotfuqishëm. Në rast kërcënimi të drejtpërdrejt për jetë, nuk është e domosdoshme që të sigurohet deklarata nga gjykata për kryerjen e intervenimeve të kërkuara. 16.3. Mjeku përgjegjës, me qëllim të përmbushjes së obligimeve të tij, në mënyrën e definuar me paragrafin e mëparshëm, mund të bashkëpunojë me autoritetet policore, nëse kjo paraqitet si e nevojshme. 16.4. Në zhvillimin e procedurës që ka për qëllim sigurimin e deklaratës, nga paragrafi 2 i këtij neni, gjykata duhet të hapë pa vonesë procedurën jo-kontestuese. Për këto procedura duhet të zbatohet përjashtimi objektiv i shpenzimeve, përveç, nëse me këtë Ligj, nuk është përcaktuar ndryshe. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A resident with full legal capacity may make a public declaration refusing certain examinations or interventions, and may appoint another fully capable person to exercise those rights if capacity is later lost.
Neni 17 17.1. Banori, me aftësi të plotë veprimi, mundet që në rastin e mundësisë për humbjen e mëvonshme të aftësisë së tij të veprimit, në deklaratë publike të refuzojë pëlqimin për: a. disa ekzaminime ose intervenime të përcaktuara në paragrafin 15.1; b. intervenimet e përcaktuara në paragrafin 15.3, dhe c. intervenimet e caktuara jetëpërkrahëse ose jetëshpëtuese, nëse vuan nga ndonjë sëmundje e pashërueshme dhe si pasojë e sëmundjes është i paaftë për t’u kujdesur fizikisht për veten, ose nëse ka dhimbje, që nuk mund të pakësohen me gjithë terapinë përkatëse. 17.2. Banori, me aftësi të plotë veprimi, mundet që në rastin e humbjes së mëvonshme të aftësisë së veprimit, të emërojë nëpërmjet deklaratës publike një person me aftësi të plotë veprimi, i cili është i autorizuar t’i ushtrojë të drejtat e përcaktuara në paragrafin e mëparshëm, në vend të tij. 17.3. Deklarata e definuar në paragrafët 1 dhe 2, të këtij neni, është e vlefshme nëse mjeku psikiatër, me mendim profesional, që nuk është më i vjetër se një muaj, vërteton se banori e ka marrë vendimin duke qenë plotësisht koshient për pasojat e tij. Deklarata duhet të përtëritet, çdo 10 dy vjet, dhe në çdo kohë mund të hudhet poshtë, pa marrë parasysh aftësinë vepruese të banorit dhe pa kërkesa formale. 17.4. Në rastin e deklaratës së bërë nga banori me aftësi të plotë veprimi, sipas paragrafit 17.2, me të cilën refuzohet intervenimi, Komisioni nga paragrafi 15.4, duhet të bëjë deklaratë nëse: a. ekzistojnë kushtet e përcaktuara në paragrafin 17.1 dhe nëse, b. banori i përcaktuar në paragrafin 17.2 e ka marrë vendimin duke qenë plotësisht koshient për pasojat e tij. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article says intervention may be stopped or not carried out if the resident’s will is clearly and convincingly known, later personal statements must be considered when there is doubt, consent must be obtained if there is no such statement, and a resident who refuses intervention cannot be forced to change that decision.
Neni 18 18.1. Ndërprerja ose moszbatimi i intervenimit të përshkruar në paragrafin 15.3, mund të bëhet, nëse vullneti i banorit mund të përcaktohet qartë dhe bindshëm. Në rast dyshimi, çdo deklaratë e mëvonshme personale, e dhënë nga banori, duhet të merret parasysh. Në mungesë të një deklarate të tillë, duhet të sigurohet pëlqimi për intervenimet jetëpërkrahëse dhe jetëshpëtuese. 18.2. Banori nga paragrafi 17.2, i cili e refuzon intervenimin, nuk duhet të shtrëngohet në asnjë mënyrë që të ndryshojë vendimin. Në rast refuzimi të intervenimit, të definuar në paragrafin 15.3, banori ka të drejtë për trajtim mjekësor, që ka për qëllim lehtësimin e vuajtjes apo pakësimin e dhembjes. E drejta e qasjes ndaj dokumentacionit shëndetësor - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Banori ka të drejta për t’u njoftuar, për të parë, kopjuar dhe korrigjuar të dhënat shëndetësore që lidhen me të; institucioni shëndetësor duhet t’i mbajë dokumentacionet në dispozicion.
Neni 19 19.1. Banori ka të drejtë që të jetë i njoftuar me të dhënat që i përmban dokumentacioni i institucionit shëndetësor, lidhur me të dhe është i autorizuar që të ketë informatë lidhur me qasjen ndaj tyre. 19.2. Institucioni shëndetësor duhet të ketë në dispozicion dokumentacionin shëndetësor, ndërsa banori duhet të ketë në dispozicion të dhënat që i përmban ai. 19.3. Banori ka të drejtë që: a. të pranojë informata mbi përdorimin e të dhënave përkitazi me trajtimin e tij mjekësor; b. të njihet me të dhënat e institucionit shëndetësor, që kanë të bëjnë me të; c. të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor që ka të bëjë me të dhe të nxjerrë kopje, me shpenzimet e tij vetanake; d. të marrë raportin përfundimtar, pasi të jetë lëshuar nga institucioni shëndetësor; e. të pranojë përmbledhjen e të dhënave të tij shëndetësore, nga institucioni shëndetësor, për qëllime të arsyeshme, me shpenzime vetanake. 19.4. Banori, është i autorizuar që të inicojë plotësimin ose korrigjimin e dokumentacionit shëndetësor në lidhje me të, nëse i njëjti konsiderohet nga ai se është i pasaktë apo jo i plotë. Të dhënat e gabueshme të institucionit shëndetësor nuk duhet të fshihen pas këtyre përmirësimeve, por duhet të korrigjohen në atë mënyrë që të dhënat fillestare mund të ruhen. 19.5. Nëse dokumentacioni shëndetësor, i përgatitur për banorin, përmban detaje personale të personit tjetër, e drejta e tij në jetë private duhet të respektohet. Për këtë shkak, banori mundet, që të mos e realizojë të drejtën e tij të qasjes ndaj dokumentacionit shëndetësor si dhe të drejtat e tjera, të përmendura në paragrafin 19.3 kur është fjala për informatat që kanë të bëjnë me ndonjë person tjetër. 19.6. Personi ireferuar në paragrafet 11.1 dhe 11.2, është i autorizuar që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor të banorit pa aftësi veprimi. 11 19.7. Banori ka të drejtë, që të autorizojë me shkrim, personin e caktuar nga ai, që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor lidhur me kujdesin shëndetësor të ofruar për të dhe sëmundjen e tij si dhe që të bëjë kopje prej tij. 19.8. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor të banorit, vetëm personi i autorizuar nga ai, me deklaratë të plotë dhe përfundimtare private, është i autorizuar që të ketë qasje në dokumentacionin shëndetësor dhe të nxjerrë kopje të tij. 19.9. Në rast se banori vdes, përfaqësuesi i tij ligjor, i afërmi i ngushtë dhe trashëgimtarët, janë të autorizuar, që të njoftohen me të dhënat e institucionit shëndetësor, që kanë pasur ose mund të kenë pasur lidhje me shkakun e vdekjes, me trajtimin mjekësor të zbatuar para vdekjes, si dhe të kenë qasje në dokumentacionin shëndetësor; kopjet nga dokumentacioni shëndetësor, mund të nxjerren me shpenzime personale. 19.10. Rregullat e detajizuara të menaxhimit dhe të kujdesit për të dhënat personale të banorit, nga ana e institucionit shëndetësor, duhet të përcaktohen me akt të veçantë nënligjor, të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. E drejta e ruajtjes së konfidencialitetit dhe aspektit privat të të dhënave shëndetësore - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Banori has rights over confidentiality of personal and health data, can decide who is informed about his illness, and can limit who is present during treatment.
Neni 20 20.1. Banori ka të drejtë në ruajtjen e konfidencialitetit dhe përmasës private të të dhënave personale; të informatave që janë të lidhura me gjendjen e tij shëndetësore; trajtimin mjekësor si dhe çdo informate tjetër, që përmban dokumentacioni i tij shëndetësor. 20.2. Banori, është i autorizuar, që të bëjë deklaratë përkitazi me atë se kush mund të marrë informata mbi sëmundjen e tij dhe prognozën e saj, si dhe kush nuk ka të drejtë të jetë i njoftuar plotësisht ose pjesërisht mbi të dhënat e shërimit të tij. 20.3. Të dhënat nga paragrafi 20.1, duhet të mësohen, edhe pa marrë pëlqimin e banorit, nëse kjo është e përcaktuar me ligj. 20.4. Personi i ngarkuar me përkujdesin e vazhdueshëm, simptomatik, të banorit, mund të informohet, pa marrë pëlqimin e banorit, mbi të dhënat e domosdoshme në dokumentacionin e tij shëndetësor, atëherë kur mungesa e këtij informimi mund të sjellë keqësimin e gjendjes shëndetësore të banorit. 20.5. Banori ka të drejtë, që gjatë trajtimit mjekësor pranë tij të jenë të pranishëm vetëm personat e domosdoshëm për zbatimin e trajtimit mjekësor, si dhe ata për të cilët ai ka dhënë pëlqimin, nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 20.6. Banori ka të drejtë të kërkojë që trajtimi mjekësor të bëhet në rrethana të tilla ku mund të mos shihet ose dëgjohet nga të tjerët pa pëlqimin e tij, përpos në raste të emergjencës dhe të gjendjeve kërcënuese, nëse kjo është e pashmangshme. 20.7. Banori është i autorizuar që të emërojë personin, i cili mund të informohet mbi pranimin e tij në institucionin shëndetësor me shtretër dhe mbi zhvillimin e gjendjes së tij shëndetësore, si dhe që të përjashtojë cilindo person nga ky proces. Institucioni shëndetësor me shtretër duhet të informojë personin e emëruar nga banori, për pranimin e banorit dhe për çdo ndryshim të rëndësishëm lidhur me këtë si dhe përkitazi me gjendjen shëndetësore të banorit. KAPITULLI III PËRGJEGJËSITË E BANORIT - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A resident using healthcare services must follow the related legal rules and, if health allows, cooperate with healthcare workers.
Neni 21 21.1. Gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, banori duhet t’i respektojë dispozitat ligjore, të lidhura me to. 12 21.2. Nëse këtë e lejon gjendja shëndetësore banorit, varësisht nga aftësitë dhe njohuritë e tij banori duhet të bashkëpunojë me punëtorët shëndetësorë, të përfshirë në trajtimin mjekësor, në mënyrat si vijon: a. informimi mbi të gjitha detajet e domosdoshme për përcaktimin e diagnozës, përgatitjen e planit të trajtimit dhe për kryerjen e intervenimeve të nevojshme; posaçërisht informimi i punëtorëve shëndetësorë, për çdo sëmundje të mëhershme, trajtimin shëndetësor, përdorimin e barnave ose për prodhimet dhe procedurat paramjekësore, si dhe për afinitetin e tij ndaj faktorëve të rrezikshëm, që mund të dëmtojnë shëndetin; b. informimi për çdo detaj në lidhje me sëmundjen e tij, që mund të rrezikojë sigurinë jetësore ose fizike të të tjerëve, në veçanti mbi ndonjë sëmundje ngjitëse ose mbi ndonjë sëmundje ose gjendje që e përjashton atë nga ushtrimi i profesionit; c. lajmërimi i personave nga të cilët mund të ketë marrë sëmundjen ngjitëse si dhe të personave, të cilët mund t’i ketë infektuar, në rastin e sëmundjeve ngjitëse; d. informimi për të gjitha deklaratat e mëparshme, të dhëna në kuadër të procedurave ligjore, që kanë lidhje me sëmundjen ose çrregullimin, për të cilën ofrohet kujdesi shëndetësor; e. t’u përmbahet udhëzimeve, të marra në lidhje me trajtimin mjekësor; f. respektimi i rregullave operative të institucionit shëndetësor; g. pagesa e bashkëpagesave dhe e çmimeve të tjera; h. prezentimi i provave të besueshme për të dhënat personale. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Residents and their relatives must respect other residents’ rights, must not violate health workers’ rights, and the health institution’s operational rules set the detailed way these rights and responsibilities are exercised, so long as those rules fully comply with the law.
Neni 22 22.1. Gjatë ushtrimit të të drejtave të banorit, ai ose të afërmit e tij, duhen të respektojnë të drejtat e banorëve të tjerë. 22.2. Gjatë ushtrimit të të drejtave të përcaktuara me këtë ligj, banori ose të afërmit e tij, nuk guxojnë t’i cënojnë të drejtat e punëtorëve shëndetësorë, të përcaktuara me ligj. 22.3. Mënyra e detajizuar e ushtrimit të të drejtave dhe të përgjegjësive të banorit, brenda institucionit shëndetësor, përcaktohet me rregullat operative të institucionit shëndetësor, që duhet të jenë në pajtim të plotë me këtë Ligj. Kapitulli IV ZBATIMI I TË DREJTAVE TË BANORIT NË KUJDESIN SHËNDETËSOR - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The health institution must inform the resident about healthcare rights, responsibilities, how they can be exercised, and the institution’s operating rules, immediately after admission or before services begin.
Neni 23 Menjëherë pas pranimit ose para fillimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, institucioni shëndetësor, duhet të informojë banorin, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore, mbi të drejtat dhe përgjegjësitë në kujdesin shëndetësor, mbi mundësitë e zbatimit të tyre si dhe për rregullat operative të institucionit. Kjo dispozitë duhet të zbatohet në mënyrë të plotë ndaj cilitdo person tjetër që, në emër të banorit, në pajtim me këtë Ligj, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e vetëpërcaktimit. Ankesat e banorëve - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A resident may complain to the healthcare institution about the care provided, within 60 days of the incident. The institution must investigate, notify the resident in writing within 10 working days, and keep complaint records for 5 years.
Neni 24 13 24.1. Banori ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj institucionit shëndetësor përkitazi me shërbimin shëndetësor që i është ofruar, jo më vonë se 60 ditë pas shkaktimit të incidentit. 24.2. Institucioni shëndetësor duhet të bëjë hetime lidhur me pohimet në ankesë dhe duhet të informojë banorin mbi rezultatet e hetimeve me shkrim, brenda 10 ditëve të punës. 24.3. Banori ka të drejtë të ankesës në vendimin e institucionit shëndetësor, në institucionin e tij mbështetës. 24.4. Ushtrimi i të drejtës për ankesë nuk ndikon në të drejtën e banorit që t’iu drejtohet institucioneve të tjera për hetimin e ankesës,në mënyrën e përcaktuar me ligj. Institucioni shëndetësor duhet t’ia tërheqë vërejtjen banorit lidhur me këtë rrethanë. 24.5. Procedura e shqyrtimit të ankesave të banorëve nga ana e institucionit shëndetësor, duhet të përcaktohet me rregullat e brendshme operative, në përputhje me ligjet përkatëse. 24.6. Ankesat duhet të regjistrohen dhe dokumentet në lidhje me ankesa dhe hetimet e kryera, duhet të ruhen 5 vjet. Koncepti i dëmit të shkaktuar ndaj banorit - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article defines what counts as damage to a resident and says certain unavoidable results of medically standard treatment are not treated as damage.
Neni 25 25.1. Sipas këtij Ligji, dëmi i shkaktuar ndaj banorit nënkupton dëmin material si dhe dëmin jomaterial, përfshirë dhembjen dhe uljen e kualitetit të jetës, që janë shkaktuar si pasojë e: a. trajtimit mjekësor ose hulumtimit mjekësor ku ai ka qenë subjekt; b. infeksionit ose inflamacionit që është i lidhur me infeksionet intrahospitalore; c. defekteve strukturale të pajisjeve mjekësore, funksionimit të tyre të dobët ose të ngjashme me to. 25.2. Pasojat e trajtimit mjekësor, që ka qenë i mbështetur mbi parimet dhe standardet e pranuara në mënyrë universale, të shkencës dhe të profesionit mjekësor, që nuk kanë mundur të shmangen nëpërmjet përdorimit të metodave njëlloj efektive të trajtimit, në bazë të këtij Ligji, nuk do të konsiderohen si dëm i shkaktuar ndaj banorit. Kërkesat e banorëve për dëmshpërblim - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Banori ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për dëmtimin e shëndetit gjatë trajtimit mjekësor, brenda 1 viti nga momenti kur bëhet i vetëdijshëm për dëmin.
Neni 26 26.1. Banori ka të drejtë të parashtrojë kërkesë për dëmshpërblim, mbështetur në përgjegjësinë civile të institucionit shëndetësor për dëmtimin e shëndetit të tij gjatë trajtimit mjekësor, jo më vonë se brenda një viti prej momentit kur është bërë koshient për dëmin e shkaktuar. 26.2. Kërkesat për dëmshpërblim duhet të regjistrohen dhe dokumentet, që kanë lidhje me to duhet të ruhen 5 vjet. Komisioni për vlerësimin dhe kompenzimin e dëmit të shkaktuar ndaj shëndetit të banorëve - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Health Ministry must create a compensation commission for damage to residents’ health during medical treatment, and the commission has specific limits and reporting duties.
Neni 27 27.1. Ministria e Shëndetësisë duhet të formojë Komisionin për vlerësimin dhe kompenzimin e dëmit të shkaktuar ndaj shëndetit të banorëve, gjatë trajtimit të tyre mjekësor, në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë (në tekstin e mëtejmë Komisioni). Komisioni ka mandat katër vjeçar. 27.2. Komisioni, emërohet nga Ministri i Shëndetësisë dhe përbëhet nga persona të kualifikuar dhe të pavarur, duke përfshirë: a. një përfaqësues të Këshillit të Përgjithshëm Profesional; b. një përfaqësues të shoqatave të pacientëve; 14 c. një anëtar, i cili nuk është pjesëtar i këtyre institucioneve dhe që është me kualifikim të gjykatësit. 27.3. Komisioni nuk do të vendosë në çështjet e lidhura me përgjegjësi penale ose disiplinore ose në çështjet e lidhura me licencim. 27.4. Në rast se Komisioni konstaton se dëmi është pasojë e ushtrimit të gabuar të profesionit ose e neglizhencës, duhet të informojë Këshillin e Përgjithshëm Profesional. 27.5. Komisioni vendosë lidhur me validitetin dhe arsyeshmërinë e kërkesës së banorit për dëmshpërblim si dhe përcakton lartësinë e dëmshpërblimit, duke pasur parasysh shkallën e humbjes së aftësisë për punë, si dhe shkallën dhe kohëzgjatjen e dëmtimit të shëndetit të banorit. 27.6. Me rastin e shqyrtimit të kërkesës së banorit për dëmshpërblim, anëtarët e Komisionit kanë të drejtë që të kenë në disponim të gjitha dokumentet e nevojshme për vlerësim. Administrata e institucionit përkatës shëndetësor, mjekët, stomatologët, farmacistët ose personeli i infermierëve, duhet t‘i ofrojnë Komisionit të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme, në pajtim me kërkesën e Komisionit, brenda 5 ditëve të punës. 27.7. Me rastin e shqyrtimit të kërkesës së banorit, anëtarët e Komisionit duhet të ruajnë konfidencialitetin. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Banori must submit a compensation request, the Commission must review it within three months and give the decision in writing, and the Commission’s compensation decisions bind the Ministry of Health.
Neni 28 28.1. Kërkesa e banorit për dëmshpërblim duhet të dorëzohet dhe të shqyrtohet, në pajtim me procedurën e përcaktuar me rregullat operative të Komisionit. 28.2. Kërkesa e banorit duhet të shqyrtohet brenda periudhës tremujore, ndërsa vendimi i Komisionit lidhur me të, duhet t‘i dorëzohet banorit me shkrim. 28.3. Vendimet e Komisionit lidhur me kompenzimin e dëmit janë të obligueshme për Ministrinë e Shëndetësisë. 28.4. Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, në bazë të procedurave të themeluara me ligjet e Kosovës, do të inspektojnë aktivitetet e Komisionit. 28.5. Komisioni ka pavarësi të plotë me rastin e marrjes së vendimeve. 28.6. Komisioni paraqet raportin vjetor për Kuvendin e Kosovës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Commission member’s mandate ends in specified cases, and the Ministry of Health must issue a subordinate act setting the Commission’s establishment, activities, and procedures.
Neni 29 29.1. Mandati i anëtarit të Komisionit përfundon në situatat, si vijon: a. pas skadimit të afatit të mandatit; b. kur anëtari jep dorëheqje; c. kur anëtari largohet nga detyra me vendim të gjykatës supreme; d. kur anëtari nuk është në gjendje që të kryej detyrat e tij për shkaqe të tjera serioze personale; e. në rastin e konfliktit të interesit. 29.2. Në rast të shkeljes serioze të detyrave të punës, procedurën për shkarkimin e anëtarit të Komisionit, para gjykatës supreme, mund ta inicojë institucioni që e ka propozuar atë ose Ministri i Shëndetësisë. 29.3. Themelimi, aktivitetet dhe procedurat e Komisionit duhet të përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Kompenzimi i dëmit 15 - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Commission determines the extent of a resident’s health damage caused by a doctor, dentist, pharmacist, or nursing staff member. If the resident’s own intentional, malicious, or extreme careless conduct increased the damage, compensation is limited to the harm not caused by those circumstances.
Neni 30 30.1. Komisioni përcakton shkallën e dëmtimit të shëndetit të banorit, që ka ndodhur si pasojë e veprimeve ose negligjencës së mjekut, stomatologut, farmacistit ose të personelit të infermierëve. 30.2. Në rast se shkalla e dëmtimit të shëndetit të banorit është rritur si pasojë e veprimit të paramenduar, qëllimkeq, të banorit ose të pakujdesisë së skajshme të tij, kompenzimi paguhet vetëm për dëmin që nuk ka qenë i shkaktuar nga këto rrethana. 30.3. Procedura e kompenzimit të dëmit të shkaktuar ndaj shëndetit të banorëve, do të përcaktohet me këtë Ligj, dhe në përputhje me ligjet përkatëse. Sigurimi i institucioneve shëndetësore - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Health institutions licensed for individual healthcare in Kosovo must insure their civil liability for harm caused to residents. Private health institutions may use the Ministry of Health fund or insurance companies, and uninsured institutions cannot be licensed.
Neni 31 31.1. Institucionet shëndetësore, të licencuara për ofrimin e kujdesit individual shëndetësor në Kosovë, duhet të sigurojnë përgjegjësinë e tyre civile për dëmin e shkaktuar ndaj banorëve, që ka ndodhur si pasojë e veprimeve ose negligjencës së mjekëve, stomatologëve, farmacistëve ose të infermierëve. 31.2. Themelohet Fondi i Ministrisë së Shëndetësisë për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara ndaj shëndetit të banorëve gjatë trajtimit mjekësor, nëpërmjet përcaktimit të sigurimit të obligueshëm të përgjegjësisë civile të institucioneve individuale shëndetësore, publike dhe private, për këto dëme (në tekstin e mëtejmë Fondi). 31.3. Fondi, pagesa e sigurimeve të institucioneve shëndetësore si dhe marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve individuale shëndetësore lidhur me këtë çështje, përcaktohen me akte nënligjore, të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave. 31.4. Fondi përpilonë llogarinë vjetore për shfrytëzimin e mjeteve financiare në të. 31.5. Sigurimi nga paragrafi 1 i këtij neni për institucionet shëndetësore në sektorin privat, mund të bëhet në Fondin nga paragrafi 2 i këtij neni ose nëpërmjet marrëveshjeve të sigurimit me kompanitë e sigurimeve, që kanë të drejtë për të zbatuar sigurimin e përgjithshëm të përgjegjësisë civile, në pajtim me ligjet përkatëse. 31.6. Nëse institucionet shëndetësore në sektorin privat, sigurojnë përgjegjësinë e tyre civile nga paragrafi 1 i këtij neni, nëpërmjet kontratave me kompanitë e sigurimeve nga paragrafi i mëparshëm, përmbajtja e sigurimit, lartësia e pagesës për sigurim, procedurat e pagesës, etj., duhet të përcaktohen me kontratën e sigurimit. 31.7. Institucionet shëndetësore, që nuk e kanë siguruar përgjegjësinë e tyre civile për dëmet e shkaktuara banorëve si rezultat i veprimeve ose negligjencës së punëtorëve shëndetësorë të punësuar në to, nuk do të kenë të drejtë që të licencohen për ofrimin e kujdesit individual shëndetësor. Pagesa e dëmshpërblimit banorit - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Fondi paguan kompensimin për dëmin e shkaktuar në disa raste, dhe pagesa lidhet me vendimin e Komisionit dhe kufijtë e përcaktuar me ligj.
Neni 32 32.1. Në rast se dëmi është shkaktuar në institucionin shëndetësor, që përgjegjësin e tij civile nga paragrafi 31.1 e ka siguruar me themelimin e marrëdhënieve kontraktuale të sigurimit me Fondin, kompenzimi për dëmin e shkaktuar ndaj banorit do të paguhet nga ky Fond, në pajtim me dispozitat e këtij Ligji. 32.2. Dëmshpërblimi do të paguhet në bazë të vendimit të Komisionit nga paragrafi 27.1, në pajtim me procedurën dhe në lartësinë e përcaktuar me aktin nënligjor nga paragrafi 31.3, por që nuk guxon të tejkalojë vlerën e 15 pagave minimale mujore në Kosovë. 16 32.3. Dëmi do të kompenzohet në pajtim me vlerën e pagës minimale mujore, që është në fuqi, në ditën e parashtrimit të kërkesës për dëmshpërblim, para Komisionit. 32.4. Në rast se shëndeti i banorit është i dëmtuar në institucionin privat shëndetësor që përgjegjësinë e tij civile nga paragrafi 31.1 e ka siguruar në kompaninë e sigurimeve nga paragrafi 31.5, dëmshpërblimi do të paguhet në mënyrën dhe në pajtim me kushtet e përcaktuara me kontratën nga paragrafi 31.6 i këtij Ligji. Në këtë rast, lartësia maksimale e dëmshpërblimit, nuk mund të jetë më e vogël se sa shuma e përcaktuar me paragrafin 2, të këtij neni. Ankesa kundër vendimit të Komisionit - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Complaints against Commission decisions may be filed with the competent court, in line with the relevant laws.
Neni 33 Kundër vendimeve të Komisionit mund të ushtrohet ankesa në gjykatën kompetente, në përputhje me ligjet përkatëse. Dispozitat kalimtare - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Chapter IV provisions of this law become operative on 15 January 2005.
Neni 34 Dispozitat e Kapitullit IV, të këtij Ligji bëhen operative më 15. Janar, 2005. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is promulgated by the UN Special Representative.
Neni 35 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 19.11.2004 UNMIK/REG/2004/47
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2004/38 PËR TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE TË KOSOVËS NË SISTEMIN SHËNDETËSOR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in