LIGJI NR.2004/44 PËR ZEJTARI
This preamble says the law is adopted to protect handicrafts as an independent economic activity and to support profit-making in production, circulation, and services in the market.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/44
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to protect handicrafts as an independent economic activity and to support profit-making in production, circulation, and services in the market. This article says the law sets the conditions for carrying out craft activities, including registration, business operations, joint activity, ending the activity, professional training, education, craft organization, preserving old crafts, and supervision. This article defines key terms used in the law and says craft activities are allowed if they do not conflict with the law. This article classifies craft activities into free craft, related craft, and exclusive craft. This article defines several craft/activity categories and says the competent ministry will set the activities by a separate subordinate act.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2004/44 PËR ZEJTARI
Showing 59 of 59
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to protect handicrafts as an independent economic activity and to support profit-making in production, circulation, and services in the market.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 6 / 01 NËNTOR 2006 Ligji Nr.2004/44 PËR ZEJTARI Kuvendi i Kosovës Duke u bazuar në Rregulloren nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 “Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë”, veçanërisht Kreu 5.1(ç), 9.1.1, 3.3, 11.2, Duke pasur parasysh nevojat e vendosjes së një sistemi modern, me qëllim të mbrojtjes së zejtarisë si veprimtari e pavarur ekonomike dhe me qëllim të realizimit të fitimit në prodhim, qarkullim dhe shërbimeve në treg. Miraton: LIGJIN PËR ZEJTARI I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the conditions for carrying out craft activities, including registration, business operations, joint activity, ending the activity, professional training, education, craft organization, preserving old crafts, and supervision.
Neni 1 Me këtë ligj rregullohen kushtet për ushtrimin e v0eprimtarisë zejtare si vijon: regjistrimi, afarizmi, ushtrimi i përbashkët, ndërprerja e veprimtarisë, aftësimi profesional, edukimi, organizimi zejtar, ruajtja dhe kultivimi i zejeve të vjetra dhe mbikëqyrja e veprimtarisë zejtare. Përkufizime - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law and says craft activities are allowed if they do not conflict with the law.
Neni 2 2.1. Cilido prej termave në vijim, kur përdoren në këtë ligj kanë kuptimin e dhënë, përveç nëse brenda kontekstit në të cilin përdoret një term i tillë nënkupton diçka tjetër. Ministër nënkupton Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e themeluar në pajtim me Rregulloren nr. 2001/19 të UNMIK-ut. Zejtaria nënkupton veprimtarinë e pavarur ekonomike, e cila ushtrohet nga personat fizikë me punë dhe mjete personale me qëllim të realizimit të të ardhurave (fitimit) në prodhim, qarkullim dhe ofrim të shërbimeve në treg. Zejtar nënkupton personin fizik, i cili ushtron veprimtarinë zejtare në emër dhe për llogari të veten, i cili mund të shfrytëzojë edhe punën plotësuese të personave tjerë në kushtet e përcaktuara me këtë ligj. Prodhues nënkupton çdo person fizik dhe juridik që prodhon mallra zejtare duke ua vënë emrin e tij, markën e prodhimit ose çdo shenjë tjetër dalluese. Veprimtari zejtare nënkupton zejtarinë prodhuese, shërbyese, artistike dhe artizanatet. Shoqatat e zejtarëve nënkupton organizatat e shoqërisë civile, të pavarura nga prodhuesit, shitësit, furnizuesit apo ofruesit e shërbimeve. Leja e punës nënkupton lejen e lëshuar nga organi kompetent në pajtim me kushtet e përcaktuara në ligj, në bazë të të cilave ushtrohet biznesi i caktuar. Organet e administratës qendrore dhe lokale nënkupton organet testuese dhe inspektuese të fushave të ndryshme, të lidhura me zejtarinë të cilat operojnë në treg në bazë të kompetencave të ligjeve përkatëse. 2.2. Siç është përdorur në këtë ligj, njëjësi nënkupton shumësin dhe shumësi nënkupton njëjësin. Referimet ndaj “nenit” janë referime të këtij ligji përveç nëse është dhënë ndryshe në nenin 2. 2.3. Veprimtari zejtare mund të ushtrojnë edhe shoqëritë tregtare të cilat ushtrojnë një ose më shumë veprimtari. 2.4. Çdo veprimtari zejtare është e lejuar nëse nuk bie në kundërshtim me ligjin. 2.5.. Me veprimtari zejtare të përhershme nënkuptohen edhe rastet kur përkohësisht ndërpritet puna, me qëllim të rifillimit të asaj veprimtarie. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article classifies craft activities into free craft, related craft, and exclusive craft.
Neni 3 Veprimtari Zejtare sipas këtij ligji konsiderohen: 1. Zejtaria e lirë për të cilën nuk kërkohet përgatitja profesionale apo provim kualifikues, 2. Zejtari e ndërlidhur me njëra-tjetrën për të cilën kërkohet përgatitja profesionale ose dhënia e provimit kualifikues. 3. Zejtari ekskluzive, e cila mund të ushtrohet vetëm në bazë të autorizimit të lëshuar nga Ministria përkatëse. Llojet e veprimtarive zejtare - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines several craft/activity categories and says the competent ministry will set the activities by a separate subordinate act.
Neni 4 4.1. Zejtari prodhuese nënkupton përpunimin dhe prodhimin e produkteve për treg kryesisht në seri të vogla e që nuk kanë veçori të prodhimit industrial. 4.2. Zejtari shërbyese nënkupton mirëmbajtjen dhe riparimin e prodhimeve, stabilimenteve, objekteve si dhe kryerja e shërbimeve të tjera. 4.3. Artizanat nënkupton punimin dhe përpunimin e gjërave të artit si dhe formësimi i tyre, cilësia e të cilave varet nga shkathtësia e prodhuesit. 4.4. Artizanat shtëpiak dhe/ose punim dore nënkupton punimin e produkteve të veçanta, të cilat zejtari i punon vetë ose me anëtarët e familjes. 4.5. Veprimtaritë nga paragrafi 4 i këtij neni i përcakton ministria kompetente me akt të veçantë nënligjor. II. Ushtrimi i veprimtarisë zejtare - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A physical person may carry on a craft activity only if the listed conditions are met; foreign nationals may also do so under Article 6.
Neni 5 Kushtet për ushtrimin e veprimtarisë zejtare 5.1. Veprimtari zejtare mund të ushtrojë personi fizik që i plotëson këto kushte: a) të ketë vendqëndrim dhe të jetë qytetar i Kosovës, b) të jetë i moshës madhore, c) të jetë i aftë për punë, d) të ketë përgatitje profesionale për kryerjen e veprimtarisë së caktuar zejtare; e) të mos ketë ndalesa nga organet gjyqësore për ushtrimin e veprimtarisë zejtare, f) të ketë të regjistruar veprimtarinë në MTI; g) të ketë hapësirë të mjaftueshme afariste dhe lejen e punës nga organi komunal për ushtrimin e veprimtarisë zejtare. h) veprimtari zejtare mund të ushtrojnë edhe shtetasit e huaj në pajtim me nenin 6. 5.2. Me punën në zejtari, zejtari fiton të drejtën për të themeluar marrëdhënie pune, nëse këtë të drejtë nuk e ka krijuar nga ndonjë bazë tjetër. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Foreign citizens residing in Kosovo may carry out craft activities if they comply with the applicable law.
Neni 6 Qytetarët e huaj me vendqëndrim në Kosovë mund të ushtrojnë veprimtari zejtare, konform rregullativёs ligjore në fuqi. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A natural person may carry out related craft activities if the general conditions in Article 5 are met and the specific professional qualification requirements are met or the qualifying exam has been passed.
Neni 7 7.1. Personi fizik mund të ushtrojë veprimtari zejtare të ndërlidhura, nëse përveç kushteve të përgjithshme nga neni 5 i këtij ligji i plotëson edhe kushtet e veçanta të aftësisë profesionale ose që e ka të dhënë provimin kualifikues për ushtrimin e veprimtarisë së tillë. 7.2. Personi fizik i cili i plotëson kushtet e përgjithshme nga neni 5 i këtij ligji dhe nuk i plotëson kushtet e veçanta të aftësisë profesionale, mund të ushtroj veprimtarinë e ndërlidhur zejtare, nëse e punëson personin me kualifikim adekuat. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Persons with higher or superior school education, as defined in Article 3(2), may carry out related craft activities.
Neni 8 Veprimtari të ndërlidhura zejtare mund të ushtrojnë edhe personat me përgatitje shkollore të lartë dhe superiore të përcaktuar me nenin 3, paragrafi 2. i këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A craftsman may carry on the craft only if they have proof of ownership or a certified lease contract for the workplace. Craft activity may also be carried out in residential space if the conditions in paragraph 2 are met.
Neni 9 9.1. Zejtari mund të ushtroj zejen, për të cilën i nevojitet lokali i punës, vetëm nëse ka dëshmi mbi të drejtën e pronësisë ose kontratën e vërtetuar nga organi kompetent mbi shfrytëzimin me qira të lokalit punues. 9.2. Lokali i punës nga paragrafit 1. i këtij neni, si dhe pajisjet duhet t’i plotësojnë kushtet teknike, mbrojtja dhe siguria në punë, mbrojtjen e mjedisit njerëzor, mbrojtjen nga zhurma, mbrojtjen sanitaro - shëndetësore dhe kushtet tjera që bazohen në kryerjen e caktuar të veprimtarisë zejtare. 9.3. Veprimtaria zejtare mund të ushtrohet edhe në hapësira për banim, por duhet plotësuar kushtet e parapara në paragrafin 2 të nenit 9. 9.4. Organi komunal kompetent për dhënien e lejes për ushtrimin e veprimtarisë zejtare vendos për veprimtarinë zejtare e cila ushtrohet jashtë punëtorisë ose hapësirës për banim. Regjistrimi i veprimtarisë zejtare - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry registers craft entities, while the local competent authority issues the permit within 15 days of the request.
Neni 10 10.1. Regjistrimin e subjektit zejtar e bënë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Zyrës së Regjistrimit të Bizneseve, kurse lejen e jep organi kompetent i administratës lokale, për territorin në të cilin do të jetë selia afariste e dyqanit zejtar, në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. 10.2. Lejen për ushtrimin e veprimtarive ekskluzive zejtare e jep organi kompetent i administratës lokale, varësisht prej nomenklaturës të dhënë nga Enti Statistikor i Kosovës llojit të zejeve, në afat prej 15 ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. 10.3. Formën dhe përmbajtjen e lejes për ushtrimin e veprimtarive ekskluzive, në bazë të dispozitave të veçanta e cakton Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Artisanal activities must be registered in the business register kept by the competent local administration body.
Neni 11 11.1. Çdo veprimtari zejtare duhet të regjistrohet në regjistrin e bizneseve të cilin e mban organi kompetent i administratës lokale, ndërsa regjistrin e veprimtarive ekskluzive e mban organi i Ministrisë kompetente. 11.2. Mënyrën e mbajtjes së regjistrit të veprimtarive zejtare sipas paragrafit 1 të këtij neni e cakton Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The local competent administration body must issue a permit to a natural person who meets the stated conditions, and it must decide within 15 days of the application.
Neni 12 12.1. Organi kompetent i administratës lokale duhet t’ia jep lejen personit fizik që i plotëson kushtet nga neni 5. paragrafi 1. pika a. b. c. d. e. f. dhe paragrafi 2. të këtij neni. 12.2. Organi kompetent i administratës lokale që lëshon licencën është përgjegjës për verifikimin e respektimit të kushteve të caktuara në nenin 5 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji. 12.3. Organi kompetent i administratës lokale e jep lejen, përkatësisht vendimin me të cilin refuzohet dhënia e lejes për veprimtari zejtare, më se largu në afat prej 15 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për leje. 12.4. Nëse brenda afatit të paraparë nuk merr përgjigje,atëherë veprimtaria zejtare konsiderohet e hapur, dhe për fillimin e punës me shkrim të njoftohet organi kompetent. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The person who has obtained a license for craft activity must start the craft activity within 3 months.
Neni 13 Personi që e ka marrë lejen për ushtrimin e veprimtarisë zejtare, është i detyruar që në afat prej 3 muaj të fillojë ushtrimin e veprimtarisë zejtare. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The local competent administrative body must send the decision on exercising a craft activity to several named bodies, and the statistical entity must compile a nomenclature of craft activities.
Neni 14 14.1. Organi kompetent i administratës lokale është i detyruar që vendimin për ushtrimin e veprimtarisë zejtare t’ia jep organit të Administratës Tatimore, Shoqatës së Zejtarëve të Pavarur, Fondit për Sigurim Shëndetësor - Social dhe Entit së Statistikës të Kosovës. 14.2. Enti Statistikor detyrohet të përpilojë nomenklaturën e veprimtarive zejtare. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A crafts business name must not conflict with law or international conventions, must be displayed at the business entrance and in separate units, and changes to the name/sign must be notified to the Business Registration Office.
Neni 15 15.1. Firma është emri nën të cilën ushtrohet veprimtaria zejtare. 15.2. Firma përmban: emrin dhe shenjën e zejes, emrin e pronarit dhe selinë, si dhe shenja të veçanta. 15.3. Firma nuk mund të përmbajë emrin i cili është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe konventat ndërkombëtare. 15.4. Firma duhet të vendoset në hyrje të lokalit afarist dhe në njësi të ndara në të cilat ushtrohet veprimtaria zejtare. 15.5. Nëse zejtari e ndryshon emrin dhe shenjën e veprimtarisë zejtare është i detyruar që për këtë ndryshim ta njoftojë Zyrën e Regjistrimit të Bizneseve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A crafts business must have a business seat and premises when the work requires it, and the craftsman must notify the business registry office and local administration if the seat changes.
Neni 16 16.1. Veprimtaria zejtare duhet ta ketë selinë afariste dhe lokalin afarist, kur këtë e kërkon natyra e punës. 16.2. Nëse për kryerjen e veprimtarisë zejtare nuk është i nevojshëm lokali afarist, atëherë selia e zejtarit është vendqëndrimi i tij. 16.3. Nëse zejtari e ndërron selinë e veprimtarisë zejtare është i detyruar ta njoftojë Zyrën për Regjistrimin e Biznesit për ndryshimin e bërë si dhe organin kompetent të administratës lokale, ndërsa nëse bën ndërrimin e selisë së firmës në ndonjë komunë tjetër, zejtari është i detyruar t’ia paraqesë kërkesën për ndryshime Zyrës së Regjistrimit të Biznesit si dhe t’i paraqesë kërkesë administratës lokale për leje të re të punës. Afarizmi zejtar - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A craftsman may only carry out the craft activity covered by the registration certificate issued to them.
Neni 17 Zejtari mund të ushtrojë vetëm atë veprimtari zejtare për të cilën i është lëshuar Çertifikata e regjistrimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A registration certificate cannot be transferred to other persons unless the changes are entered in the Business Registration Office register.
Neni 18 Çertifikata e regjistrimit nuk mund të bartet në persona tjerë pa u përfshirë ndryshimet e bëra në regjistrin e Zyrës së Regjistrimit të Bizneseve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Artisans are liable with all their property for obligations arising from their craft activity.
Neni 19 19.1. Për detyrimet të cilat dalin me kryerjen e veprimtarisë zejtare, zejtari përgjigjet me tërë pasurinë e tij. 19.2. Zejtari mban përgjegjësi ligjore për ushtrimin e veprimtarisë zejtare si dhe për punën e punëtorëve të tij. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Veprimtaria zejtare mund të ushtrohet në njësi të ndara, dhe këto njësi duhet të plotësojnë kushtet e nenit 9.
Neni 20 Veprimtaria zejtare mund të ushtrohet në njësi të ndara, të cilat duhet t’i plotësojnë kushtet nga neni 9. i këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Artisans must appoint a foreman in each relevant craft unit, and the foreman must be employed by the artisan and meet the stated legal conditions.
Neni 21 21.1. Në çdo njësi të ndarë zejtare, në të cilën ushtrohet veprimtaria e lirë zejtare, zejtari është i detyruar që ta emërojë një kryepunëtor, i cili duhet të jetë në marrëdhënie pune të zejtari dhe duhet t’i plotësojë kushtet nga neni 5 i këtij ligji. 21.2. Zejtarët të cilët kryejnë veprimtari të ndërlidhura zejtare ose ekskluzive, janë të detyruar që në çdo njësi zejtare të emërojnë kryepunëtorin e kualifikuar, i cili duhet të jetë në marrëdhënie pune te zejtari dhe duhet t’i plotësojë kushtet nga neni 5 dhe 8 të këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A craftsman operating in a separate unit must notify the competent local administration body; that body issues the permit in the name of the qualified master worker.
Neni 22 22.1. Për ushtrimin e veprimtarisë zejtare në njësi të ndarë, zejtari duhet ta lajmërojë organin kompetent të administratës lokale në territorin e të cilit ndodhet njësia zejtare. 22.2. Organi kompetent i administratës lokale e lëshon lejen për ushtrimin e veprimtarisë zejtare në njësi të ndarë në emër të kryepunëtorit të kualifikuar. 22.3. Nëse ushtrohet veprimtari ekskluzive zejtare, organi nga paragrafi 1 i këtij neni duhet t’ia dërgojë kopjen e aktvendimit organit të administratës lokale, i cili e ka dhënë lejen e parë për ushtrimin e veprimtarisë zejtare. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: In free craft and similar activities, the craftsman may run the work personally or through a foreman. The foreman must be employed by the employer and meet the conditions in Articles 5 and 8.
Neni 23 23.1. Punët në veprimtari zejtare të lirë dhe të ngjashme, zejtari mund t’i udhëheq vet ose përmes kryepunëtorit, i cili duhet të jetë në marrëdhënie pune të punëdhënësi dhe i cili i plotëson kushtet nga neni 5 dhe 8 i këtij i ligji. 23.2. Kryepunëtori udhëheq punët në emër dhe për llogari të punëdhënësit. 23.3. Nëse kryepunëtori vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, ai përgjigjet materialisht dhe penalisht për dëmin e shkaktuar sipas ligjeve në fuqi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: After the owner’s death, the craft permit may be transferred to heirs by a local administration decision.
Neni 24 24.1. Pas vdekjes së pronarit, leja për veprimtari zejtare të lira dhe të ndërlidhura mund të bartet te pasardhësit e tij me vendim të administratës lokale. 24.2. Personat nga paragrafi 1 i këtij neni mund të vazhdojnë kryerjen e veprimtarisë zejtare përmes kryepunëtorit, i cili duhet t’i plotësojë kushtet nga neni 5 dhe 8 i këtij ligji. 24.3. Në rastet nga paragrafi 2 i këtij neni pasardhësit i marrin të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet nga neni 19 i këtij ligji. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: After the owner dies, the spouse, children, and other descendants may keep running the craft business temporarily, subject to filing within 30 days and using a temporary master craftsman who meets the legal conditions.
Neni 25 25.1. Pas vdekjes së pronarit, bashkëshorti/ja, fëmijët dhe pasardhësit e tjerë mund të vazhdojnë të udhëheqin veprimtarinë zejtare, deri në bartjen e lejes sipas nenit 24. paragrafi 1 i këtij ligji, përmes kryepunëtorit të përkohshëm, i cili duhet të plotësojë kushtet sipas nenit 5 dhe 8 të këtij ligji. 25.2. Kërkesa për vazhdimin e lejes ose njoftim për ndërprerjen e ushtrimin të veprimtarisë përmes kryepunëtorit të përkohshëm i parashtrohet organit kompetent të administratës lokale në afat prej 30 ditësh nga dita e vdekjes së pronarit. 25.3. Kryepunëtori i përkohshëm duhet të lajmërohet te organet kompetente. 25.4. Kryepunëtori i përkohshëm është i detyruar t’i udhëheq punët në llogari të pasardhësit të pronarit. 25.5. Nëse kryepunëtori i përkohshëm vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, përgjigjet për dëmin e shkaktuar sipas ligjeve në fuqi. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: If heirs want to continue the business through a master worker after the owner’s death, they must notify the competent authority within 30 days after the inheritance procedure ends.
Neni 26 26.1. Nëse pasardhësit dëshirojnë që pas vdekjes së pronarit të vazhdojnë udhëheqjen veprimtarisë përmes kryepunëtorit, detyrohen që ta njoftojnë organin kompetent në afat prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të procedurës trashëgimore. 26.2. Fletëparaqitjes sipas paragrafit 1 të këtij neni i duhet bashkangjitur: a) Ekstrakti nga libri i të vdekurve, b) Deklaratën mbi trashëgiminë, c) Emri dhe mbiemri i kryepunëtorit si dhe vërtetimi se i plotëson kushtet nga neni 5 dhe 8 i këtij ligji, d) Deklarata e pasardhësit mbi pajtueshmërinë për udhëheqjen e punëve përmes kryepunëtorit. 26.3. Organi kompetent sipas paragrafit 1 të këtij neni, nxjerr aktvendim dhe regjistron në regjistrin zejtar vazhdimin e veprimtarisë zejtare përmes kryepunëtorit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: If the owner loses physical capacity, the permit may be transferred to a spouse, children, parents, or siblings. The affected persons may continue the craft activity through a chief worker who must meet the conditions in articles 5 and 8.
Neni 27 27.1. Në rast se pronari humb pjesërisht apo tërësisht aftësinë fizike, leja mund të bartet tek bashkëshorti/ja ose tek fëmijët e tij. 27.2. Nëse pronari nuk ka bashkëshort ose fëmijë, leja mund të bartet te prindërit, përkatësisht vëllezërit dhe motrat. 27.3. Personat nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni mund të vazhdojnë kryerjen e veprimtarisë zejtare përmes kryepunëtorit, i cili duhet t’i plotësojë kushtet nga neni 5 dhe 8 i këtij ligji. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Certain persons may transfer the permit and continue the craft activity through a chief worker, but they must notify the competent local authority within 30 days and attach required documents.
Neni 28 28.1. Personat nga neni 27. paragrafi 1. dhe 2. të këtij ligji nëse dëshirojnë ta bartin mbi vete lejen dhe të vazhdojnë udhëheqjen e veprimtarisë zejtare përmes kryepunëtorit janë të detyruar të lajmërojnë organin kompetent të administratës lokale në afat prej 30 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit të gjykatës mbi paaftësinë për punë. 28.2. Fletëparaqitjes sipas paragrafit 1 të këtij neni duhet t’i bashkëngjitet edhe: a). Vendimi i plotfuqishëm i gjykatës se pronari nuk është i aftë fizikisht për të kryer veprimtarinë zejtare, b). Emri dhe mbiemri i kryepunëtorit si dhe vërtetimi se i plotëson kushtet nga neni 5 dhe 8 i këtij ligji. 28.3. Organi kompetent sipas paragrafit 1 të këtij neni merr vendim dhe e regjistron bartjen e lejës si dhe vazhdimin e veprimtarisë zejtare në regjistrin zejtar përmes kryepunëtorit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Nëse personat e përmendur nuk respektojnë afatet e caktuara, humbin të drejtën për transferimin e lejes dhe për vazhdimin e veprimtarisë zejtare.
Neni 29 Nëse personat nga neni 27. paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji nuk e respektojnë afatin nga neni 25 paragrafi 2, neni 26 dhe 28 të këtij ligji, e humbin të drejtën për bartjen e lejes mbi vete dhe vazhdimin e veprimtarisë zejtare, kurse ushtrimi i veprimtarisë ndërpritet në bazë të ligjit. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A craftsperson must keep the shop open during full working hours and serve consumers; the local administration sets working hours, and a craft shop may operate outside regular hours only if the competent local authority grants a special permit.
Neni 30 30.1. Zejtari është i detyruar që dyqanin ta mbajë të hapur gjatë orarit të plotë të punës dhe t’u ofrojë shërbime konsumatorëve. 30.2. Orarin e punës e përcakton organi i administratës lokale me dispozita ligjore. 30.3. Dyqani zejtar mund të punojë edhe jashtë orarit të rregullt të punës nëse këtë ia lejon organi kompetent i administratës lokale me leje të veçantë. 30.4. Për dyqanet që kryejnë veprimtari ekskluzive zejtare, për orarin e punës vendos organi kompetent i administratës lokale. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Zejtari, kryepunëtori dhe kryepunëtori i përkohshëm must follow the law and work rules, display prices and working hours, give customers invoices, ensure product/service quality, keep regular records, and follow workplace safety and environmental rules.
Neni 31 Zejtari, kryepunëtori dhe kryepunëtori i përkohshëm janë të detyruar që: a) Veprimtarinë e lejuar zejtare ta ushtrojnë në përputhshmëri me ligjin dhe rregullat e punës, b) Të vendosin në vend të dukshëm listën e çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve dhe t’i përmbahet kësaj, c) Të vendosin në vend të dukshëm orarin e punës dhe t’i përmbahet atij, d) T’ia dorëzojnë konsumatorit faturën për mallin e shitur përkatësisht shërbimin e kryer, e) Të garantojnë për kualitetin e produktit të shitur përkatësisht shërbimit, t’i mënjanojë mangësitë ose t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar konsumatorit në përputhshmëri me rregullat dhe standardet në fuqi, f) Të mbajë evidencë të rregullt gjatë kryerjes së veprimtarisë në përputhshmëri me ligjin dhe dispozitat tjera, g) Gjatë kryerjes së veprimtarisë zejtare t’u përmbahen dispozitave për masat mbrojtëse në punë si dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ushtrimi i përbashkët i veprimtarisë zejtare - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Two or more natural persons may carry out a joint craft activity, but the parties must submit their contract to the competent authority to obtain a work permit and register with the Business Registration Office.
Neni 32 32.1. Dy apo më shumë persona fizikë mund të ushtrojnë veprimtari të përbashkët zejtare. 32.2. Marrëdhëniet dhe përgjegjësitë e personave nga paragrafi 1 i këtij neni rregullohen me kontratë, të cilën palët kontraktuese ia dorëzojnë organit kompetent për të marrë lejen e punës dhe për t’u regjistruar në regjistrin e Zyrës së Regjistrimit të Bizneseve. 32.3. Në kontratë nga paragrafi 2 i këtij neni aplikohen dispozitat ligjore me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës në partneritet. 32.4. Veprimtaria zejtare nga paragrafi 1 i këtij neni ushtrohet nën firmën e përbashkët. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Individuals may carry out free and related craft activities if the stated conditions are met; foreign citizens must meet the conditions in Article 6.
Neni 33 33.1. Personat fizik mund të ushtrojnë veprimtari të lirë dhe të ndërlidhur zejtare, nëse i plotësojnë kushtet nga neni 5. i këtij ligji dhe së paku njëri prej personave t’i plotësojë kushtet nga neni 8. paragrafi 1. i këtij ligji. 33.2. Qytetarët e huaj detyrimisht duhet ti plotësojnë kushtet nga neni 6 i këtij ligji. 33.3. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për më shumë persona, të cilët ushtrojnë veprimtari të përbashkët zejtare. Ndërprerja e veprimtarisë zejtare - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Craft activity ends by deregistration at the Business Registration Office, and the craftsman must notify the competent authority in writing before stopping work.
Neni 34 34.1. Veprimtaria zejtare ndërpritet vullnetarisht apo me forcën e ligjit me çregjistrim nga regjistri në Zyrën e Regjistrimit të Bizneseve. 34.2. Zejtari është i detyruar ta lajmërojë me shkrim organin kompetent para ndërprerjes së punës. 34.3. Shuarja e veprimtarisë zejtare bëhet me njoftim nga Zyra e Regjistrimit të Bizneseve. 34.4. Ndërprerja e ushtrimit të veprimtarisë zejtare, përcaktohet me datën e shënuar në fletëçregjistrim. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The craft activity ends if any of the listed conditions occur, including death or loss of working capacity, final imprisonment for a craft-related offence, failure to meet legal conditions, certain delays, false documents, a court decision, or expiry of a foreign citizen’s documents/work permit.
Neni 35 Veprimtaria zejtare ndërpritet në bazë të ligjit: a). në rast të vdekjes, përkatësisht humbjes së aftësive punuese të zejtarit, nëse nuk bëhet vazhdimi i ushtrimit të veprimtarisë zejtare nga pasardhësi i tij në pajtueshmëri me këtë ligj. b). nëse zejtari me aktgjykim të plotfuqishëm është dënuar me burg për vepër penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë zejtare. c). nëse zejtari dhe punëtorët nuk i plotësojnë kushtet nga neni 5.6 i këtij ligji. d). nëse zejtari në kundërshtim me dispozitat e nenit 36. paragrafi 1 i këtij ligji e ndërpret ushtrimin e veprimtarisë zejtare për një kohë më të gjatë se 30 ditë. e). nëse zejtari nuk fillon ta ushtrojë zejen në afat prej 30 ditësh pas skadimit të afatit të ndërprerjes së përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë zejtare. f). nëse zejtari nuk fillon ta ushtrojë veprimtarinë zejtare në afat prej 3 muaj pas marrjes së lejes së punës nga organi kompetent. g). nëse vërtetohet nga organi kompetent se zejtarit i është lëshuar leja e punës në bazë të dokumenteve falso. h). nëse Gjykata e Nderit e Shoqatës së Zejtarëve nxjerrë vendimin mbi ndërprerjen e ushtrimit të veprimtarisë zejtare. i). nëse qytetarit të huaj i skadon afati i dokumenteve dhe lejes së punës. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Zejtari may temporarily stop craft activity for up to 1 year, but must give written notice to the competent authority and must not carry on craft activity during the suspension.
Neni 36 36.1. Zejtari mund ta ndërpresë ushtrimin e veprimtarisë zejtare përkohësisht deri në 1 vit duke e njoftuar me shkrim organin kompetent në afat prej 30 ditësh nga dita e ndërprerjes së veprimtarisë. 36.2. Gjatë kohës së ndërprerjes së përkohshme të veprimtarisë zejtare, zejtarit nuk i lejohet të ushtrojë veprimtari zejtare. 36.3. Me rastin e rifillimit të veprimtarisë zejtare, zejtari është i detyruar ta njoftojë me shkrim organin kompetent më së voni 15 ditë para skadimit të afatit të ndërprerjes së përkohshme. 36.4. Zejtari, për ndërprerjen e përkohshme përkatësisht për rifillimin e veprimtarisë zejtare, i njofton organet kompetente sipas nenit 14. të këtij ligji. III. Arsimimi dhe aftësimi për ushtrimin e veprimtarisë zejtare - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Training for related craft activities that require proper professional preparation is carried out in secondary, higher, and superior schools.
Neni 37 Arsimimi për ushtrimin e veprimtarive zejtare të ndërlidhura, për të cilat kërkohet përgatitje e duhur profesionale, kryhet në institucionet shkollore të mesme, të larta dhe superiore. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: For related craft activities that require professional preparation, a professional exam is provided, a program is drafted by the Ministry on proposal of the Kosovo Crafts Association, and a certificate is issued when the exam is passed.
Neni 38 38.1. Për ushtrimin e veprimtarive zejtare të ndërlidhura, për të cilat kërkohet përgatitje profesionale, jepet provimi për arsimim profesional dhe joprofesional sipas programit, të cilin e harton Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me propozimin e Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës. 38.2. Provimi për aftësim profesional në lëminë përkatëse jepet para komisionit, të cilin e themelon Shoqata Komunale e Zejtarëve dhe që përbëhet prej 3 ose 5 anëtarësh. 38.3. Provimi për aftësim profesional përfshinë njohjen praktike dhe teorike të profesionit dhe njohuri për ushtrimin e veprimtarisë zejtare në mënyrë të pavarur. 38.4. Shoqata Komunale e Zejtarëve mban evidencë për personat që japin provimet profesionale dhe për këtë e informon Shoqatën e Zejtarëve të Kosovës. 38.5. Për provimin e dhënë për aftësi profesionale lëshohet çertifikata. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Eligible persons may take the master crafts exam; the communal crafts association forms the exam committee; the minister sets the diploma’s content and form.
Neni 39 39.1. Provimit për mjeshtër mund t’i nënshtrohen personat, të cilët e kanë kryer shkollën e mesme dhe kanë më së paku 3 vjet përvojë pune në zejtari, si dhe personat me shkollë të mesme joadekuate dhe së paku 5 vjet përvojë pune në zejtari. 39.2. Provimi kualifikues jepet para komisionit të cilin e formon Shoqata Komunale e Zejtarëve dhe përbëhet më së paku prej 5 anëtarësh. Në komision duhet të marrë pjesë tekniku profesional për atë zeje, si njëri ndër anëtarët e komisionit. 39.3. Pas dhënies së provimit kualifikues profesional, personi merr diplomën “mjeshtër profesional.” 39.4. Përmbajtjen dhe formën e diplomës sipas paragrafit 2 të këtij neni e cakton Ministri i MTI- së,në pajtim me dispozitat në fuqi. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The person taking the professional qualification exam must pay the exam costs. The Minister of MTI sets the exam price by decision on proposal of the Kosovo Craftsmen Association, and the competent local administration organ supervises and organizes the exam.
Neni 40 40.1. Shpenzimet për dhënien e provimit për aftësim profesional dhe kualifikim i bart personi që i është nënshtruar provimit. 40.2. Ministri i MTI-së me propozim të Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës përcakton me vendim çmimin e dhënies së provimit për aftësim profesional si dhe çmimin për dhënien e “provimit për mjeshtër”. 40.3. Mbikëqyrjen dhe organizimin e mbajtjes së provimit për aftësimin profesional e bënë organi kompetent i administratës lokale. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This article says local authorities issue the regulation for the professional exam with the artisans association’s consent, and OEK plus the ministry issue the regulation for the exam for the master/skilled-worker title together with the Kosovo artisans association.
Neni 41 41.1. Rregulloren për dhënien e provimit profesional e nxjerr administrata lokale me pëlqimin e Shoqatës se Zejtarëve. 41.2. Rregulloren për dhënien e provimit për titull mjeshtër punëtor i kualifikuar e nxjerr OEK dhe MTI-ja në bashkëpunim me Shoqatën e Zejtarëve të Kosovës IV. Organizimi i zejtarëve (shoqatat zejtare) - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Zejtarët duhet të themelojnë shoqata territoriale; shoqatat komunale ose rajonale duhet të anëtarësohen në Shoqatën e Zejtarëve të Kosovës dhe të paguajnë anëtarësinë, ndërsa statutet e shoqatave miratohen nga kuvendi i tyre.
Neni 42 42.1. Më qëllim të avancimit, harmonizimit dhe përfaqësimit të interesave të përbashkëta, zejtarët themelojnë shoqatat e tyre territoriale, sipas veprimtarisë në nivel komunal, rajonal apo në nivel të Kosovës. 42.2. Shoqata e zejtarëve është person juridik, jofitimprurës. 42.3. Shoqatat zejtare kanë statutin, të cilin e miraton Kuvendi i shoqatës zejtare. 42.4. Shoqatat komunale apo rajonale të zejtarëve duhet të anëtarësohen në Shoqatën e Zejtarëve të Kosovës dhe ditën e regjistrimit bëhen anëtare dhe detyrohen të paguajnë anëtarësinë e përcaktuar me statutin e Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës. 42.5. Shoqatat zejtare të Kosovës mbajnë raporte me Odën Ekonomike të Kosovës - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Kosovo Craftsmen Association is independent in organizing craftsmen’s professional work, is formed to coordinate and represent their common interests, and its statute is published in the Official Gazette.
Neni 43 43.1. Shoqata e Zejtarëve të Kosovës është e pavarur në organizimin e punëve profesionale të zejtarëve, e cila themelohet për harmonizimin dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të zejtarëve të përcaktuara me statut. 43.2. Selia e Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës caktohet me statut. 43.3. Veprimtaria dhe selia e shoqatave rajonale dhe komunale përcaktohet me statutin e tyre sipas vendit dhe emrit të komunave. 43.4. Statuti i shoqatës së zejtarëve publikohet në “Gazetën Zyrtare të Institucioneve të Përkohsme të Vetëqeverisjes në Kosovë Kosovës”. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The assemblies of craftsmen associations approve their statutes.
Neni 44 Rregullimi, udhëheqja, kompetencat, organet dhe veprimtaria e Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës, të shoqatave rajonale dhe komunale përcaktohen me statutet e tyre, të cilat i miratojnë kuvendet e shoqatave të zejtarëve. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Anëtarët e shoqatës zejtare e drejtojnë shoqatën përmes organeve të saj, ndërsa statuti përcakton organizimin e saj; kuvendi vendos për mbajtjen e zgjedhjeve të organeve.
Neni 45 45.1. Shoqatën zejtare e drejtojnë anëtarët përmes organeve të shoqatës. 45.2. Me statutet e shoqatave zejtare caktohen: fushëveprimtaria, organet, përbërja e tyre, mënyra e zgjedhjes, kohëzgjatja e mandatit dhe çështje të tjera që i përkasin organizimit të shoqatave. 45.3. Vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të organeve të shoqatës e merr kuvendi i shoqatës. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: This article sets out the association’s governing bodies and what the assembly, executive council, and supervisory council must do.
Neni 46. 46.1. Organet drejtuese të shoqatës janë: Kuvendi, Kryetari, Këshilli Drejtues dhe Këshilli Mbikëqyrës. 46.2. Kuvendi i shoqatës është organi më i lartë drejtues i cili përbëhet nga përfaqësuesit e shoqatave rajonale dhe komunale. 46.3. Dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni do të vlejnë edhe për shoqatat komunale dhe ato rajonale. 46.4. Kuvendi i Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës ka për detyrë: a) të miratoj statutin, b) të emëroj dhe shkarkoj kryetarin e Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës, c) të miratoj raportin financiar, d) të emëroj dhe shkarkoj Këshillin Drejtues dhe mbikëqyrës, e) të vendos për mbajtjen e zgjedhjeve, f) të nxjerr akte normative, g) të vendos për bazën, mënyrën dhe afatin e pagesave të kontributeve, h) të nxjerr rregulloren mbi organizimin, përbërjen dhe mënyrën e zgjedhjes si dhe kompetencat e Gjykatës së Nderit, procedurat dhe masat të cilat mund ti shqiptojë, i) të marrë vendim për numrin e shoqatave rajonale dhe komunale të zejtarëve , organizimin dhe shtrirjen territoriale të tyre. j) të kryejë edhe punë të tjera të përcaktuara me këtë ligj. 46.5. Me statut të Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës shprehimisht rregullohen: a) realizimi i interesave të anëtarësisë së shoqatës, b) të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e anëtarësisë, c) procedura e miratimit, ndryshimit të statutit dhe akteve të tjera normative, d) organet e shoqatës, fushёveprimtaria e tyre, përbërja, numri i anëtarëve mënyra e zgjedhjes dhe e shkarkimit si dhe kohëzgjatja e mandatit. e) mënyra e vendosjes në organet e shoqatës, f) forma, organizimi i punës në shoqata, organizimi dhe detyrat e shërbimeve profesionale, g) përfaqësimi dhe prezantimi i shoqatës, h) përmbajtja dhe forma e realizimit të bashkëpunimit në mes të shoqatave vendase dhe ndërkombëtare, i) mënyra e themelimit të shoqatave rajonale dhe komunale, j) puna dhe informimi transparent. 46.6. Këshilli Drejtues i shoqatës: a) zbaton vendimet dhe konkluzionet e kuvendit, b) vërteton propozim statutin dhe aktet tjera të cilat i nxjerr kuvendi, c) propozon vendime dhe qëndrime si dhe jep mendime për çështjet që i diskuton kuvendi, d) vendos për kundërshtimet e bëra ndaj akteve të veçanta në ushtrimin e autorizimeve publike. 46.7. Këshilli Mbikëqyrës i shoqatës mbikëqyr zbatimin e statutit dhe akteve të tjera të Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës, afarizmin material, financiar dhe zotërimin e këtyre mjeteve si dhe kryen punë tjera të parapara me statut. 46.8. Numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe mbikëqyrës, zgjedhja e tyre, mandati dhe çështjet e tjera caktohen me statut. 46.9. Personi i njëjtë nuk ka të drejtë të jetë njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues dhe i Këshillit Mbikëqyrës. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Within the Kosovo Crafts Association, the Honor Court is established and operates, and it decides on trade customs, membership duties, and breaches of the association’s statute and other acts.
Neni 47. 47.1. Në kuadër të Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës themelohet dhe vepron Gjyqi i Nderit. 47.2. Gjyqi i Nderit vendos për zbatimin e dokeve dhe uzansave tregtare në ushtrimin e veprimtarisë zejtare, për mos përmbushjen e detyrimeve të anëtarësisë, për shkeljen e statutit dhe akteve të tjera te Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The association’s operating needs are financed from member contributions, its property, and income from other services.
Neni 48. Mjetet e nevojshme për funksionimin dhe punët e Shoqatës së Zejtarëve të Kosovës, si dhe atyre rajonale dhe komunale sigurohen nga kontributet e paguara nga anëtarësia, por edhe nga pronësia si dhe nga mjetet e fituara nga kryerja e shërbimeve të tjera.. V. Mbikëqyrja dhe masat admnistrative - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The competent Ministry and the competent inspectorate supervise implementation of this law and other acts.
Neni 49 Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe të akteve tjera e bën Ministria kompetente dhe inspeksioni kompetent. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Nëse veprimtaria zejtare ushtrohet pa leje ose në kundërshtim me lejen/pëlqimin, inspeksioni kompetent mund të ndalojë ushtrimin e saj dhe përdorimin e mjeteve e pajisjeve.
Neni 50 Nëse veprimtaria zejtare ushtrohet pa leje, përkatësisht pa pëlqimin e organeve kompetente për veprimtari specifike ose ushtrohet në kundërshtim me lejen apo pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë së veçantë, inspeksioni kompetent nxjerr vendim për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë zejtare dhe ndalon përdorimin e mjeteve dhe të pajisjeve, me të cilat kryhet veprimtaria zejtare. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The competent inspection can order a craftsman to fix irregularities within a set deadline, and can stop the activity or close the premises if the problems are not fixed.
Neni 51 51.1 Nëse lokali dhe pajisjet nuk i plotësojnë kushtet sipas dispozitave të parapara, inspeksioni kompetent merr vendim sipas të cilit zejtari, brenda afatit të caktuar duhet t’i mënjanojë parregullsitë. 51.2. Nëse parregullsitë nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mënjanohen në afatin e caktuar, inspekcioni kompetent merr vendim për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së caktuar, për mbylljen e lokalit, përkatësisht ndalon përdorimin e mjeteve dhe pajisjeve. 51.3. Në rast të mospërfilljes të kushteve sanitaro-shëndetësore dhe kushteve teknike, si pasojë e të cilave mund të paraqiten dëmtime dhe pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, inspeksioni kompetent merr vendim me të cilin menjëherë e ndalon ushtrimin e veprimtarisë, derisa të mos mënjanohen parregullsitë e konstatuara. 51.4. Ankesa e palës kundër aktvendimit në lidhje me paragrafin 2dhe 3 të këtij neni, nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. Masat admnisitrative - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: A craft shop owner can be fined 150–500 € for several compliance failures, and a foreman or temporary foreman can also be fined 50–150 € for offenses under articles 23 and 25.
Neni 52 52.1. Me dënim në të holla prej 150 deri 500 € dënohet për kundërvajtje pronari i dyqanit zejtar nëse: a). firma nuk përmban: llojin e veprimtarisë, emrin dhe shenjën e zejes, emrin e pronarit dhe selinë (neni 15 paragrafi 2 ); b). nuk e vendos firmën në hyrje të selisë së zejtarisë apo të repartit ku kryhet veprimtaria zejtare (neni 15 paragrafi 4); c). ushtron veprimtarinë zejtare, e cila nuk është e përfshirë në lejen e punës, përkatësisht për të cilën nuk e ka autorizimin ( neni 17 ); d). nuk e vendos në vend të dukshëm listën e çmimeve të produkteve përkatësisht të shërbimeve të tij dhe nuk i përmbahet të njëjtës (neni 31 paragrafi 1 pika b); e). nuk e vendos në vend të dukshëm orarin e punës dhe nëse nuk i përmbahet atij (neni 31 paragrafi 1 pika c ); f). nuk ia jep konsumatorit faturën për mallin e shitur ose shërbimin e kryer(neni 31. paragrafi 1. pika d); g). nëse nuk i garanton konsumatorit cilësi dhe nuk i mënjanon mangësitë ose nëse konsumatorit nuk ia kompenson dëmin e shkaktuar në pajtim me dispozitat dhe standardet në fuqi (neni 31 paragrafi 1 pika e ); h). nuk mban evidencë të rregullt për kryerjen e veprimtarisë zejtare në pajtim me ligjin dhe dispozitat e tjera (neni 31 paragrafi 1 pika f); i). nuk u përmbahet dispozitave për mbrojtjen në punë dhe mbrojtje e mjedisit jetësor gjatë kryerjes së veprimtarive të regjistruara (neni 31 paragrafi 1 pika g ). 52.2. Për kundërvajtjet nga neni 23 dhe 25, dënohet edhe kryepunëtori apo kryepunëtori i përkohshëm në të holla në shumën prej 50 deri 150 €. 52.3. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, inspekcioni kompetent mund të kërkojë të paguhet dënimi me të holla në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: A craft shop owner can be fined 200-1000 € for listed reporting and permit violations, and repeat violations can lead to a craft-activity ban of 3 months to 1 year. A foreman can also be fined 100-200 € for acting contrary to the law.
Neni 53 53.1. Me masa admnistrative në shumë prej 200 deri në 1000 € për kundërvajtje dënohet pronari i dyqanit zejtar nëse: a). nuk e lajmëron ndryshimin e emërtimit dhe shenjës së zejtarisë (neni 15 paragrafi 5 ); b). nuk e lajmëron ndërrimin e selisë afariste të zejtarisë (neni 16. paragrafi 3.); c). nuk e lajmëron fillimin e ushtrimit të veprimtarisë zejtare në afatin e përcaktuar (neni 13); d). kryen veprimtari, e cila nuk është e përfshirë në lejen e punës ( neni 17 ); e). kryen veprimtari afariste në njësi të ndara pa lejen e organit kompetent (neni 22. paragrafi 1.); f). kryen veprimtari zejtare gjatë kohës ku i është ndaluar kryerja e asaj veprimtarie (neni 36. paragrafi 2.); g). në afatin e paraparë nuk e lajmëron organin kompetent për rifillimin e punës (neni 36. paragrafi 3). 53.2. Për përsëritje të kundërvajtjes nga paragrafi 1. i këtij neni, zejtarit mund t’i shqiptohet masa administrative, ndalim i ushtrimit të veprimtarisë zejtare në afat prej 3 muajsh deri në 1 vit. 53.3. Me dënim me të holla prej 100 deri 200 €, dënohet edhe kryepunëtori, nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji (neni 23 paragrafi 3); - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The owner of an artisan firm may be fined 500 to 1,500 euro for operating without a permit or without consent for exclusive artisan activities.
Neni 54 Me dënim në të holla në shumë prej 500 deri 1.500 € dënohet pronari i firmës zejtar nëse: a). ushtron veprimtarinë pa leje, përkatësisht pa pëlqimin për ushtrimin e veprimtarive ekskluzive zejtare (neni 3. paragrafi 3.); b). për kundërvajtje nga pika a) e këtij neni, shqiptohet masa mbrojtëse me marrje të stabilimenteve, produkteve dhe pajisjeve më të cilat është bërë kundërvajtja si dhe fitimi i kundërligjshëm. VI. Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Craftsmen who had been operating under earlier rules must align their activity with this law within 12 months after it enters into force.
Neni 55 55.1. Zejtarët të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e tyre zejtare sipas dispozitave të mëparshme ligjore, për tu detyruar që veprimtarinë e tyre zejtare ta harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji në afat prej 12 muajsh prej ditës së hyrjes në fuqi. 55.2. Nëse zejtarët nuk iu përmbahen dispozitave nga paragrafi 1. i këtij neni, ushtrimi i veprimtarisë ndalohet në bazë të ligjit. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Competent ministries, local administration bodies, and other institutions must issue the regulations and normative acts required by Article 4(5) within 6 months.
Neni 56 Ministritë kompetente, organet e administratës lokale dhe institucionet tjera janë të detyruara që në afat prej 6 muajsh të nxjerrin rregulloret dhe aktet normative të parapara me nenin 4. paragrafi 5. të këtij ligji. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: This law repeals any legal provision in force that conflicts with it.
Neni 57 Ky Ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që nuk është në përputhje me të. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is announced by the Special Representative of the UN Secretary-General.
Neni 58 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ligji Nr. 2004/44 27 shtator 2004
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2004/44 PËR ZEJTARI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in