LIGJI NR. 2004/45 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË PËRAFËRTA
This provision says the law covers copyright and related rights, including for authors and certain neighboring-rights holders, and applies to foreign persons.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/45
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision says the law covers copyright and related rights, including for authors and certain neighboring-rights holders, and applies to foreign persons. The law’s administrative, inspection, civil, and criminal measures apply according to the general rules of the relevant administrative, misdemeanour, civil, and criminal procedures. Protection for related rights does not affect copyright protection, and certain copyright rules apply similarly to related rights. This article defines key terms used in the law on copyright and related rights. Authors of works in literature, science, and art are protected for their works and the use of those works, under this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/45 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË PËRAFËRTA
Showing 223 of 223
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision says the law covers copyright and related rights, including for authors and certain neighboring-rights holders, and applies to foreign persons.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 11 / 01 PRILL 2007 Ligji Nr. 2004/45 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË PËRAFËRTA Kuvendi i Kosovës Në bazë të Kreut 5.1 (e), 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001), në pajtim me si dhe me qëllim të mbrojtjes dhe zhvillimit të pronës intelektuale në përgjithësi, dhe të të drejtave të autorit në veçanti, Miraton: LIGJIN PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË PËRAFËRTA I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME 1. Objekti i ligjit Neni l Ky ligj përcakton: 1.1. Të drejtat e autorit që, në bazë të pronës intelektuale, u takojnë autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit (në vijim: e drejta e autorit); 1.2. Të drejtat që, në bazë të pronës intelektuale, janë të afërta me të drejtën e autorit (në vijim: të drejtat e afërta ) dhe u takojnë: a). interpretuesve përkitazi me interpretimet e tyre; b). prodhuesve të fonogrameve përkitazi me fonogramet e tyre; c). producentëve të filmit përkitazi me videogramet e tyre; d). organizatave të radios e të televizionit (Transmetuesve) përkitazi me emisionet e tyre; e). prodhuesve të bazave të të dhënave përkitazi me bazat e tyre të të dhënave f). botuesve përkitazi me botimet e tyre; 1.3. Administrimin e së drejtës së autorit dhe të drejtave të afërta; 1.4. Mbrojtjen e së drejtës së autorit dhe të drejtave të afërta; 1.5. Zbatimin e këtij ligji ndaj personave të huaj. 2. Parimet e zbatimit
- 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The law’s administrative, inspection, civil, and criminal measures apply according to the general rules of the relevant administrative, misdemeanour, civil, and criminal procedures.
Neni 2 Masat administrative, inspektimi, mbrojtja juridiko-civile dhe penale, të përcaktuara me këtë ligj, zbatohen në përputhje me rregullat e përgjithshme të procedurës administrative, kundërvajtëse, civile dhe penale. 3. Marrëdhënia midis së drejtës së autorit dhe të drejtave të afërta - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Protection for related rights does not affect copyright protection, and certain copyright rules apply similarly to related rights.
Neni 3 3.1. Mbrojtja e parashikuar në këtë ligj për të drejtat e afërta nuk prek dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në mbrojtjen e së drejtës së autorit. 3.2. Dispozitat e këtij ligji lidhur me elementet e së drejtës së autorit, me supozimin e autorësisë, me bashkautorët dhe autorët e veprës së gërshetuar, me përmbajtjen e të drejtave ekonomike të autorit dhe të drejtën në kompensim të veçantë për reprodukim privat ose tjetër vetjak, me marrëdhënien midis së drejtës së autorit dhe së drejtës së pronës mbi ekzemplarin e veprës, me kufizimet e së drejtës së autorit (përfshirë edhe sigurimin e kufizimeve), me llogaritjen e fillimit dhe efektin e mbarimit të kohëzgjatjes së mbrojtjes të së drejtës së autorit, si dhe kalimin e së drejtës së autorit, zbatohen ngjashëm dhe sa u takon (mutatis mutandis) edhe ndaj të drejtave të afërta. 4. Përkufizimet - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on copyright and related rights.
Neni 4 Në këtë Ligj vlejnë këto përkufizime: a. “Punë audiovizuele”përfshin punët e filmit (punët kinematografike dhe ato të TV-së) dhe punë të tjera audiovizuele. b. “Transmetues” ka kuptimin e personit fizik apo juridik, i cili ka përgjegjësi editoriale për përmbajtjen e shërbimeve programore radio-televizive që duhet të pranohen nga publiku i përgjithshëm dhe që ato t’i transmetojë, apo që i ka transmetuar të tëra dhe të pandryshuara nga pala e tretë. c. “Asociacione kolektive” do të thotë asociacionet e formuara në pajtim me pjesën IV, për të kryer aktivitetet e administrimit të të drejtave të autorit. d. “Të drejtat e autorit” do të thotë të drejtat e bazuara në pronën intelektuale, të cilat u përkasin autorëve lidhur me punën e tyre në fushën letrare, shkencore dhe artistike. e. “Baza e të dhënave” do të thotë grumbullimi i punës së pavarur, i të dhënave apo materialeve të tjera në çfarëdo forme, të radhitur në mënyrë sistematike apo metodologjike, të cilave mund t’iu qasemi individualisht në mënyrë elektronike apo përmes mënyrave të tjera, ku marrja, verifikimi apo paraqitja e përmbajtjeve të tyre kërkon investime të konsiderueshme kualitative dhe/ose kuantitative. f. “Shpalos” do të thotë kur një vepër e mbrojtur me të drejta të autorit apo material me të drejta të afërta i është vënë në dispozicion publikut me pëlqimin e bartësit të së drejtës. g. “Të drejtat morale” kanë kuptimin e kompetencave ekskluzive personale me të cilat mbrohet pacenueshmëria e veprave të mbrojtura me të drejtat e autorit dhe personaliteti i autorit. h.“Zyrë” do të thotë zyra për të drejtat e pronës intelektuale që duhet të krijohet në pajtim me nenin 169.1 të këtij Ligji. i. “Vepra origjinale” do të thotë pikturat origjinale, kolazhet, vizatimet, tapiceritë, skulpturat, veprat në qeramikë dhe qelq, fotografitë dhe vepra të tjera origjinale të artit. j. “Fonogram” do të thotë incizim i zërit ose sekuencave të zërit në bartësin e zërit. k. “Posedues” do të thotë personi fizik apo subjekti juridik i cili posedon punimin origjinal ose kopjen e punimit origjinal. l. “Publik” do të thotë një numër më i madh i njerëzve të cilët janë jashtë rrethit të zakonshëm të familjes apo rrethit të zakonshëm të njerëzve që i njihni personalisht. m. “Botim” do të thotë kur një sasi e mjaftueshme kopjesh e veprës së mbrojtur me të drejtë të autorit apo e ndonjë materiali me të drejta të afërta është botuar dhe i është ofruar publikut apo është shpërndarë me pëlqimin e bartësit të së drejtës. n. “Të drejta të përafërta” do të thotë të drejtat e bazuara në pronën intelektuale që janë të lidhura me të drejtën e autorit. o. “Videogram” do të thotë incizim i një sekuence të fotografive pa ose me zërin shoqërues në bartësin e fotografisë ose në bartësin e fotografisë dhe të zërit. PJESA II E DREJTA E AUTORIT Kapitulli 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Authors of works in literature, science, and art are protected for their works and the use of those works, under this law.
Neni 5 Autorët e veprave në lëmin e letërsisë, shkencës dhe të artit gëzojnë mbrojtjen lidhur me veprat e veta dhe shfrytëzimin e tyre, në përputhje me këtë ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The author has a special right over their own work.
Neni 6 6.1. E drejta e autorit është e drejtë e posaçme, e cila i takon autorit si subjekti të pronës intelektuale mbi veprën e vet. 6.2. E drejta e autorit përmban: a). autorizimet ekskluzive personale për të mbrojtur pacenueshmërinë e veprës së autorit dhe personalitetin e autorit (në vijim: të drejtat morale të autorit); b). autorizimet ekskluzive ekonomike për të mbrojtur interesat ekonomike te autorit (në vijim: të drejtat ekonomike të autorit); c). autorizimet tjera të autorit (në vijim: të drejtat tjera të autorit). - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The author gets copyright by creating the work, and no prior administrative formalities are required for copyright protection.
Neni 7 7.1. E drejta e autorit i takon autorit me vetë faktin e krijimit të veprës. 7.2. Për të gëzuar mbrojtjen e së drejtës së autorit nuk kërkohet plotësim paraprak i çfarëdo formaliteti administrativ. Kapitulli 2 VEPRAT E AUTORIT DHE KUSHTET E MBROJTJES 1. Veprat e mbrojtura - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article defines what counts as an author's work, including original intellectual creations in literature, science, and art, and lists many examples.
Neni 8 8.1. Vepra të autorit janë krijimet intelektuale origjinale në lëmin e letërsisë, të shkencës dhe artit, që janë të shprehura në çfarëdo mënyre, nëse me këtë ligj nuk parashikohet ndryshe. 8.2. Vepra të autorit konsiderohen sidomos: a). veprat gojore, siç janë fjalimet, leksionet, tregimet dhe vepra të ngjashme të shprehura gojarisht; b). veprat e shkruara siç janë tekstet në libra, broshurat, gazetat ditore dhe tekste të tjera në lëmin e letërsisë, të literaturës shkencore e profesionale, si dhe programet kompjuterike; c). 3)veprat muzikore, me ose pa tekst, pavarësisht a janë të shënuara përmes notave apo në ndonjë mënyrë tjetër; d). veprat teatrore, teatrore-muzikore dhe të kukullave, përfshirë edhe radiodramat; e). veprat koreografike dhe pantomimore; f). veprat filmike (kinematografike dhe televizive) dhe veprat e tjera audiovizuele (në vijim: veprat audiovizuele); g). veprat fotografike dhe veprat e bëra ngjashëm procesit fotografik, siç janë fotografitë artistike, fotomontazhet, fotoafishet, fotografitë e reporterëve, etj.; h). veprat e artit figurativ në lëmin e vizatimit, të pikturës, grafikës, skulpturës; i). veprat e arkitekturës, siç janë skicat, planet, maketat dhe objektet e ndërtuara të veprave arkitekturore dhe të inxhinierisë nga fusha e arkitekturës, urbanizmit, arkitekturës së peizazhit dhe rregullimit të enterierit; j). veprat skenografike; k). veprat e artit aplikativ, si dhe të dizajnit industrial e grafik; l). veprat kartografike (hartat, planet, skicat, demonstrimet tredimensionale ) në lëmin e gjeografisë dhe topografisë; m).prezantimet e natyrës shkencore, edukative a teknike (vizatimet teknike, grafikonet, tabelat, ekspertizat, demonstrimet tredimensionale). 2. Elementet e veprës së autorit - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Original unfinished works, their parts, and original titles are protected; using a title already used for the same type of work is not allowed if it would cause confusion about authorship.
Neni 9 9.1. Vepra e autorit e pambaruar, pjesët përbërëse të veprës si dhe titulli i veprës së autorit, që janë vetvetiu krijime intelektuale origjinale, gëzojnë mbrojtje si edhe vetë vepra. 9.2. Nuk është e lejueshme që për titull të veprës së autorit të merret një titull që më parë është përdorur për ndonjë vepër të autorit të llojit të njëjtë, nëse titulli i tillë shkakton ose do të shkaktonte huti lidhur me autorësinë e veprës. 3. Veprat e prejardhura - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Derivative works can count as authors’ works if they meet Article 8(1) conditions, and certain translations are protected if they are not for official publication and not published as such.
Neni 10 10.1. Vepër e autorit konsiderohet edhe vepra e prejardhur (e përpunuar ose e formësuar) nëse i plotëson kushtet nga paragrafi (1) i nenit 8. të këtij ligji. 10.2. Vepra të prejardhura janë përkthimet, përshtatjet, aranzhmanet (orkestrimet) muzikore dhe përpunimet e tjera të një vepre tashmë ekzistuese apo materialit tjetër. 10.3. Mbrojtje gëzojnë edhe përkthimet e teksteve ligjore, të vendimeve gjyqësore dhe të akteve administrative, me kusht që përkthimet e tilla të mos jenë bërë për botim zyrtar dhe të mos jenë botuar si të tilla. 10.4. Të drejtat e autorëve të veprave tashmë ekzistuese nuk mund të cenohen me përpunimin e veprave të tyre. 4. Koleksionet e veprave - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A collection can qualify as an original work if it is arranged by selection, adaptation, or organization; databases with separately accessible items can also count as collections. The article also says the protection does not apply to computer programs used to make or run an electronic database, and inserting existing works into a collection must not harm the authors’ rights.
Neni 11 11.1. Vepër e autorit konsiderohet edhe koleksioni i veprave ekzistuese të autorit ose materialeve të tjera që, për nga përzgjedhja, përshtatja apo bashkërenditja e përmbajtjeve të tyre paraqet krijim origjinal intelektual, përkatësisht vepër të pavarur (enciklopeditë, antologjitë, përmbledhja e citateve, e poezive apo e veprave në prozë, përmbledhja e shprehjeve folklorike, e dokumenteve dhe vendimeve gjyqësore, etj). 11.2. Konsiderohet koleksion edhe baza e të dhënave të veprave të mëvetësishme, të dhënave ose materialeve të tjera, të rregulluara në mënyrë sistematike ose metodike dhe që mund të qasen veç e veç me mjete elektronike apo mjete të tjera. 11.3. Mbrojtja sipas këtij neni nuk zbatohet ndaj programeve kompjuterike të përdorura për bërjen apo funksionimin e bazës elektronike të të dhënave. 11.4. Me ngërthimin e veprave tashmë ekzistuese në koleksion nuk mund të cenohen të drejtat e autorëve të këtyre veprave; me ngërthimin në koleksion materiali ekzistues nuk bëhet vepër e mbrojtur. 5. Krijimet pa mbrojtje - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Mbrojtja juridike e të drejtave të autorit nuk mbulon disa kategori, përfshirë idetë, aktet dhe materialet zyrtare, përkthimet zyrtare të tyre, parashtresat procedurale, shprehjet folklorike dhe lajmet e ditës.
Neni 12 Mbrojtja juridike e të drejtave të autorit nuk përfshinë: a). idetë, parimet, udhëzimet, procedurat, zbulimet ose konceptet matematikore si të tilla; b). ligjet zyrtare, aktet nënligjore dhe rregullativat e tjera; c). materialet zyrtare dhe botimet e organeve parlamentare, qeveritare dhe të organizatave tjera që kryejnë funksione publike; d). përkthimet zyrtare të rregullativave dhe materialeve tjera zyrtare, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe instrumenteve të tjera. e). parashtresat dhe aktet e tjera në procedurat administrative ose gjyqësore; f). materialet zyrtare të botuara për informim të publikut; g). shprehjet folklorike; h). lajmet e ditës dhe informacionet e ndryshme që kanë karakter të raportimeve të rëndomta të shtypit. Kapitulli 3 AUTORI 1. Personi fizik - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: An author is a natural person who created the work.
Neni 13 Autor është personi fizik i cili e ka krijuar veprën. 2. Supozimi i autorësisë - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The article presumes who is the author or rights holder for a work when the name, pseudonym, or mark is shown, and lets the publisher or, if the publisher is anonymous, the person who published the work exercise the copyright in unknown-author published works.
Neni 14 14.1. Personi, emri i të cilit, përkatësisht firma, pseudonimi apo shenja e tij është shënuar ne ekzemplarin e veprës ose është theksuar me rastin e publikimit të veprës, supozohet autor i veprës, respektivisht titullar i së drejtës, derisa nuk provohet ndryshe. 14.2. Të drejtat e autorit në veprat e botuara, autori i të cilave është i panjohur ( vepra anonime dhe vepra e botuar me pseudonim apo shenjë ), supozohet se është i autorizuar t’i realizojë botuesi, përderisa nuk zbulohet identiteti i autorit, Po qe se edhe botuesi mbetet anonim, supozohet se është i autorizuar t’i realizojë personi që ka bërë publikimin e veprës. 14.3. Zbatimi i paragrafit paraprak 2 pushon po qe se provohet identiteti i autorit. Bartësit e së drejtës se supozuar të autorit ia përcjellin autorit përfitimet përkatëse, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. Të drejtat që paraprakisht i kanë fituar personat e tretë mbeten në fuqi. 3. Koautorët - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If an inseparable work is created by two or more people, they are coauthors and the copyright is jointly held and managed with everyone’s consent unless a law or contract says otherwise.
Neni 15 15.1. Nëse vepra e autorit që përbën tërësi të pandashme është krijuar në bashkëpunim të dy a më shumë personave, ata konsiderohen koautor të veprës së tillë. 15.2. E drejta e autorit mbi veprën e koautorëve u takon bashkërisht të gjithë koautorëve dhe administrohet me pëlqimin e të gjithë atyre, nëse në këtë ligj ose me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 15.3. Koautori nuk mund të kundërshtojë pa ndonjë arsye dhënien e pëlqimit të vet për publikimin ose shfrytëzimin e veprës. Në mungesë të marrëveshjes, asnjë nga koautorët nuk mund t’i administrojë ndaras të drejtat.. 15.4. Marrëdhëniet e koautorëve përkitazi me pjesët e tyre në ndarjen e përfitimit ekonomik nga shfrytëzimi i veprës përcaktohen në përpjesëtim me kontributet e secilit prej tyre në krijimin e veprës, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 15.5. Nëse ndonjëri nga koautorët heq dorë nga pjesa e tij në përfitimet ekonomike, shtohen pjesët e koautorëve të tjerë në përpjesëtim me madhësitë fillestare. 4. Autorët e veprave të gërshetuara - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If two or more authors combine their works for joint use, each author has copyright in their own contribution.
Neni 16 16.1. Nëse dy a me shumë autorë bashkojnë veprat e tyre me qëllim të shfrytëzimit të përbashkët ose për disa forma të shfrytëzimit (p.sh. muzika e teksti, muzika e koreografia, veprat e shkruara dhe ilustrimet etj.), secili prej tyre gëzon të drejtën e autorit lidhur me kontributin e vet. 16.2. Marrëdhëniet midis autorëve të veprave të gërshetuara rregullohen me kontratë. 16.3. Dispozitat e paragrafëve 3 deri 5 të nenit 15 të këtij ligji, zbatohen në mënyrë analoge (mutates mutandis), edhe ndaj autorëve të veprave të gërshetuara. Kapitulli 4 TË DREJTAT MORALE 1. E drejta e publikimit të parë - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The author has exclusive rights over first publication of the work and, until publication with the author’s consent, over communicating or describing the work to the public.
Neni 17 17.1. Autori ka të drejtë ekskluzive të vendosë nëse, kur dhe në çfarë mënyre do të publikohet për herë të parë vepra e tij. 17.2. Derisa vepra të mos publikohet me pëlqimin e tij, autori ka të drejtë ekskluzive t’ia kumtojë publikut ose të përshkruaj përmbajtjen e veprës së tij. 2. E drejta e njohjes së autorësisë - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Autori ka të drejtë të njihet dhe të shënohet si autor i veprës dhe të zgjedhë nëse vepra shënohet me emër, pseudonim ose me një shenjë të tij.
Neni 18 18.1. Autori ka të drejtë ekskluzive të njihet dhe të shënohet si autor i veprës. 18.2. Autori ka të drejtë të vendosë nëse vepra e tij do të shënohet me emër, pseudonim apo me ndonjë shenjë të tij. 3. E drejta e respektimit të integritetit të veprës - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The author has an exclusive right to oppose distortion, mutilation, or exploitation of the work when this may harm the author’s honor and creative reputation.
Neni 19 Autori ka të drejtë ekskluzive të kundërshtojë çfarëdo deformimi, gjymtimi apo shfrytëzimi të veprës, nëse me këtë mund të fyhet nderi dhe fama krijuese e tij. 4. E drejta e pendimit - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Autori mund ta tërheqë të drejtën ekonomike që ia ka kaluar tjetrit kur ka arsye serioze morale dhe kur kompenson dëmin real; disa vepra janë të përjashtuara.
Neni 20 20.1. Autori mund të tërheqë të drejtën ekonomike që ia ka kaluar tjetrit, nëse për këtë ka arsye serioze morale, me kusht që titullarit të së drejtës t’ia kompensojë dëmin real të shkaktuar nga tërheqja e tillë e së drejtës. 20.2. Me zbatimin e së drejtës së pendimit, e drejta ekonomike e titullarit shuhet. Ky zbatim ndodh me pagesën e dëmshpërblimit. 20.3. Autori duhet të kompensoj dëmin adekuat titullarit tё sё drejtës. Titullari i së drejtës duhet që, brenda tre muajve nga dita e pranimit të paralajmërimit për tërheqjen e së drejtës, ta njoftojë autorin për masën e dëmit të pësuar nga tërheqja e së drejtës. Nëse titullari nuk vepron kështu, e drejta e pendimit zbatohet me mbarimin e afatit. 20.4. Nëse autori më vonë dëshiron që përsëri të bëjë kalimin e të drejtave lidhur me shfrytëzimin e veprës së tij, dhe nëse nuk kanë kaluar dhjetë vjet nga përdorimi i së drejtës së pendimit, duhet së pari dhe nën kushte të mëparshme t’i ofrojë të drejta të llojit të njëjtë bartësit të tyre të mëparshëm. 20.5. Dispozitat e këtij neni nuk zbatohen për programet kompjuterike, veprat audiovizuele dhe për baza të të dhënave. Kapitulli 5 TË DREJTAT EKONOMIKE 1. E drejta e shfrytëzimit dhe format e saj - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Autori ka të drejtë ekskluzive të shfrytëzojë veprën e tij ekonomikisht dhe mund t’u lejojë ose t’ua ndalojë të tjerëve përdorimin e saj, përveç nëse ky ligj parashikon ndryshe.
Neni 21 21.1. Autori ka të drejtë ekskluzive për shfrytëzimin ekonomik të veprës së tij në çfarëdo forme, si dhe t’ua lejojë a ndalojë personave të tjerë shfrytëzimin e veprës së tij, nëse në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe. 21.2. Personat e tjerë mund të shfrytëzojnë veprën e autorit vetëm në bazë të autorizimit të autorit për kalimin e të drejtave ekskluzive dhe nën kushtet e vendosura prej tij, nëse në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe. 21.3. Për çdo kalim të së drejtës për shfrytëzimin e veprës autorit i takon kompensimi, nëse në këtë ligj ose me kontratë nuk parashikohet ndryshe. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The author’s work may be exploited in material, non-material, or modified form, and this provision lists the author’s exclusive rights within each form.
Neni 22 22.1. Vepra e autorit mund të shfrytëzohet në formë lëndore, jolëndore dhe të modifikuar. 22.2. Shfrytëzimi i veprës në formën lëndore përfshin sidomos të drejtat pasuese ekskluzive të autorit: a). të drejtën e reprodukimit (neni 23), b). të drejtën e shpërndarjes (neni 24), c). të drejtën e qiradhënies (neni 25). 22.3. Shfrytëzimi i veprës në formë jolëndore (komunikimi publikut) përfshin sidomos të drejtat pasuese ekskluzive të autorit: a). të drejtën e interpretimit publik (neni 26); b). të drejtën e transmetimit publik (neni 27); c). të drejtën e komunikimit publik nga fonogramet dhe videogramet (neni 28); d). të drejtën e shfaqjes publike (neni 29); e). të drejtën e emetimit radioteleviziv (neni 30); f). të drejtën e riemetimit radioteleviziv (neni 31); g). të drejtën e emetimit të mëtejmë të emisionit (neni 32); h). të drejtën e vënies së veprës në dispozicion të publikut (neni 33). 22.4. Shfrytëzimi i veprës në formën e ndryshuar përfshin sidomos të drejtat pasuese ekskluzive të autorit: a). të drejtën e përpunimit (neni 34); b). të drejtën e përshtatjes audiovizuele (neni 35). 2. Shfrytëzimi i veprës në formën lëndore 2.1. E drejta e reprodukimit - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or forbid fixation of their work or a copy of it in tangible form.
Neni 23 23.1. E drejta e reprodukimit është e drejtë ekskluzive e autorit që të lejojë apo ndalojë fiksimin e veprës së tij ose të ekzemplarit të veprës në mbajtës lëndor, të bërë drejtpërdrejt apo tërthorazi, përkohshëm apo përhershëm, në çfarëdo mënyre apo forme, në tërësi apo pjesërisht dhe pavarësisht nga numri i ekzemplarëve. 23.2. Vepra është e reprodukuar sidomos kur bëhet përmes shumëzimit grafik (shtypshkrimit), reprodukimit tredimensional, shkrirjes, fotografimit, fiksimit audio ose video, shënimit (regjistrimit) elektronik, etj. 23.3. Ndërtimi i objektit arkitekturor sipas projektit konsiderohet akt reproduktimi. 2.2. E drejta e shpërndarjes - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The author has an exclusive right to permit or stop distribution of the work’s original or copies for sale or transfer, unless this law or a contract says otherwise.
Neni 24 24.1. E drejta e shpërndarjes është e drejtë ekskluzive e autorit që përkitazi me origjinalin apo ekzemplarët e veprës së tij të lejojë a ndalojë çdo formë të shpërndarjes me qëllim të shitjes apo tjetërsimit, përfshirë edhe ofertën për këtë qëllim nëse nuk parashihet ndryshe me këtë ligj dhe kontratë. 24.2. Me shitjen e parë ose tjetërsimin në formë tjetër të pronësisë mbi origjinalin apo ekzemplarin e veprës në Kosovë ose në Bashkimin Evropian dhe jashtë saj, që është bërë nga autori ose me pëlqimin e tij, e drejta e shpërndarjes për atë origjinal apo ekzemplar të veprës është e shterur në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian dhe jashtë saj. 2.3. E drejta e qiradhënies - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The author has the exclusive rental right: they may allow or stop rental use of copies or originals of the work for a limited period for economic gain.
Neni 25 25.1. E drejta e qiradhënies është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë a ndalojë që origjinali apo ekzemplarët e veprës së tij të jepen në shfrytëzim për afat të caktuar, përmes përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ekonomik. 25.2. Dispozitat nga paragrafi paraprak 1 i këtij neni nuk zbatohen për shfrytëzimin e: a). veprës së ndërtuar arkitekturore; b). origjinalit ose të ekzemplarëve të veprave të arteve aplikative dhe të dizajnit industrial; c). në rast shikimi të atypëratyshëm të origjinalit ose të ekzemplarëve të veprës në hapësira të institucionit. 25.3. Autori i cili të drejtën e vet të qiradhënies ia kalon prodhuesit të fonogrameve apo producentit të filmit, mban të drejtën e kompensimit të drejtë nga qiradhënia. 3. Shfrytëzimi i veprës në formën jolëndore 3.1. E drejta e interpretimit publik - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or forbid public recitation, public musical performance, or public display of their work.
Neni 26 26.1. E drejta e interpretimit publik është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë a të ndalojë recitimin publik, ekzekutimin muzikor publik ose shfaqjen publike të veprës së vet. 26.2. E drejta e recitimit publik është e drejta e komunikimit të veprave të shkruara apo gojore përmes recitimit apo leximit drejtpërdrejt (in vivo) para publikut. 26.3. E drejta e ekzekutimit muzikor publik është e drejta e komunikimit të veprës muzikore përmes ekzekutimit drejtpërdrejt para publikut. 26.4. E drejta e shfaqjes publike është e drejta e komunikimit të veprave skenike (teatrore, teatrore-muzikore, koreografike, pantomimore etj.) drejtpërdrejt para publikut. 3.2. E drejta e transmetimit publik - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The author has an exclusive right to allow or prohibit public transmission of recitations, performances, or displays of the work to people outside the original place or space.
Neni 27 E drejta e transmetimit publik është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë a të ndalojë që recitimet, interpretimet ose shfaqjet e veprës së tij të transmetohen përmes altoparlantit, ekranit ose një mjeti tjetër, publikut që gjendet jashtë vendit ose hapësirës burimore. 3.3. E drejta e komunikimit publik nga fonogramet ose videogramet - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Autori ka të drejtë ekskluzive të lejojë ose të ndalojë komunikimin publik të veprës së tij të fiksuar në fonogram ose videogram me mjete teknike.
Neni 28 E drejta e komunikimit publik nga fonogramet ose videogramet është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë a ndalojë që vepra e tij, e cila është fiksuar në fonogram apo videogram, t’i komunikohet publikut me anë të mjeteve teknike për reproduktim të tingullit, përkatësisht pamjeve ose të tingullit dhe pamjeve. 3.4. E drejta e paraqitjes publike - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or forbid technical communication of listed works to the public.
Neni 29 E drejta e paraqitjes publike është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë a ndalojë që me mjete teknike t’i komunikohet publikut vepra e tij audiovizuele, vepra fotografike, vepra figurative, vepra e arteve aplikative dhe dizajnit industrial, vepra koreografike dhe prezantimet e natyrës shkencore apo teknike. 3.5. Transmetuesi dhe transmetimi satelitor - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article gives protection under the Law to certain broadcasters and to authors/related-rights holders in satellite communication cases.
Neni 30 30.1. Transmetuesit që e transmetojnë programin e tyre nga transmetues të vendosur në territorin e Kosovës do të mbrohen përmes këtij Ligji. 30.2. Autorët dhe bartësit e të drejtave të përafërta, vepra e të cilëve ose materialet me të drejta të përafërta u komunikohen publikut me satelit do të mbrohen përmes këtij Ligji, kur nën kontrollin dhe përgjegjësinë e Transmetuesi sinjalet për bartjen e programit përkatës dërgohen nga territori i Kosovës në satelit dhe poshtë në tokë, përmes zinxhirit të pandërprerë të komunikimit. 30.3. Mirëpo, mbrojtja e ofruar përmes këtij Ligji zbatohet edhe kur kushti nga paragrafi paraprak nuk përmbushet: a. kur stacioni ndërlidhës nga i cili transmetohen sinjalet për bartjen e programit është vendosur në Kosovë ose b. kur Transmetuesi i cili ka bartur komunikatën tek publiku me satelit është ligjërisht i regjistruar në Kosovë. 3.6. Ritransmetimi - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The collective association exercises the retransmission right for the covered retransmitted material, except for broadcasters’ own transmissions; anyone retransmitting a phonogram or audiogram must prove a valid contract to retransmit it.
Neni 31 31.1. E drejta për të ritransmetuar një material të transmetuar përmes programit ritransmetues të njëhershëm, të pandryshuar dhe të pa shkurtuar me kabël, me sistem mikrovalor ose përmes mënyrave të tjera (“ritransmetim”) do të ushtrohet nga asociacioni kolektiv. Kjo nuk zbatohet për të drejtat që Transmetuesi i ushtron lidhur me transmetimet e veta. 31.2. Autori i cili i ka dhënë të drejtën e ritransmetimit Transmetuesit ose regjisorit të fonogramit ose videogramit do të mbrohet përmes këtij Ligji. 31.3. Çdo person apo subjekt juridik i cili ritransmeton fonogramin ose audiogramin ka barrën për të dëshmuar se ka bërë marrëveshje valide kontraktuese për të ritransmetuar materialin e transmetuar. 3.7. E drejta e emetimit të mëtejmë - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or stop further communication of the work to the public through speakers, screens, or similar means, when the work is already broadcast or made available to the public.
Neni 32 E drejta e emetimit të mëtejmë radioteleviziv është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë a ndalojë që vepra e tij, e cila tashmë emetohet përmes radiotelevizionit ose i vihet në dispozicion publikut, t’i komunikohet më tutje publikut përmes altoparlantit, ekranit ose një mjeti të ngjashëm (p.sh. në mjete të transportit publik, restorante, salla apo paradhoma të pritjes, etj.) 3.8. E drejta e vënies së veprës në dispozicion të publikut - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or forbid making the work available to the public by wired or wireless transmission.
Neni 33 E drejta e vënies së veprës në dispozicion të publikut është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë a të ndalojë, që vepra e tij t’i vihet në dispozicion publikut përmes përcjelljes me tel apo pa tel, në mënyrën e cila i mundëson individit nga publiku që veprës t’i qaset nga vendi dhe në kohën që ai e zgjedhë (komunikimi interaktiv). 4. Shfrytëzimi i veprës në formën e ndryshuar 4.1. E drejta e përpunimit - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The author has the right to allow or forbid translation, stage or musical adaptation, or other processing of the work to create a derivative work.
Neni 34 34.1. E drejta e përpunimit është e drejtë e autorit të lejojë a të ndalojë përkthimin, përshtatjen skenike, përshtatjen muzikore apo përpunimin e veprës së tij në mënyrë tjetër, me qëllim të krijimit të një vepre të prejardhur. 34.2. E drejta e parashikuar në paragrafin (1) të këtij neni zbatohet edhe në rastet kur vepra e autorit, në formë të pandryshuar, përfshihet apo ngërthehet në një vepër të re. 34.3. Autori i veprës burimore mban të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e veprës së tij në versionin e përpunuar, nëse në këtë ligj ose me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 4.2. E drejta e përshtatjes audiovizuele - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The author has the exclusive right to allow or prohibit adaptation or use of the work for fixation in an audiovisual work.
Neni 35 E drejta e përshtatjes audiovizuele është e drejtë ekskluzive e autorit të lejojë a ndalojë që vepra e tij të përshtatet apo të shfrytëzohet për t’u fiksuar në vepër audiovizuele. Kapitulli 6 TË DREJTAT E TJERA TË AUTORIT 1. E drejta e qasjes dhe e ekspozimit - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Autori may access another person’s copy or original of the work when needed to reproduce or process it, if the owner’s reasonable interests are not substantially harmed.
Neni 36 36.1. Autori ka të drejtë t’i qaset origjinalit apo ekzemplarit të veprës së tij që është në zotërim të personit tjetër (në vijim: zotëruesi), kur kjo i nevojitet për ta reprodukuar apo përpunuar veprën, dhe po qe se me këtë nuk preken thelbësisht interesat e arsyeshme të zotëruesit. 36.2. Autori mund të bëjë kërkesë nga zotëruesi i origjinalit të veprës së tij figurative ose fotografike që t’ia dorëzojë atë përkohësisht, me qëllim të ekspozimit, bazuar në marrëveshjet që mund të arrijnë palët. 36.3. Dhënien përkohësisht të origjinalit, në përputhje me paragrafin paraprak (2) të këtij neni, zotëruesi mund ta kushtëzojë me dhënien e garancionit monetar të mjaftueshëm, ose me lidhje të kontratës për sigurim në lartësi të vlerës në treg të origjinalit. 36.4. Autori është i detyruar të kujdeset që mënyra e qasjes së veprës ose ekspozimi i saj të rezultojë me sa më pak shqetësime për zotëruesin. Në rast se dëmtohet origjinali ose ekzemplari i veprës, autori mban përgjegjësi objektive edhe pa qenë i fajshëm për dëmtimin. 2. E drejta e suitës (droit de suit) - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The author has a right to be notified of resale and to receive resale compensation for original artistic works, subject to a 2,000 € threshold and a capped percentage scale.
Neni 37 37.1. Në rast të rishitjes së origjinalit të veprës artistike pas tjetërsimit të parë të saj nga ana e autorit, autori ka të drejtë të jetë i njoftuar për rishitje, si dhe të drejtë në kompensim në shumën e përcaktuar me këtë nen. 37.2. Detyrimin e kompensimit sipas paragrafit paraprak e përmbushin në mënyrë solidare: shitësi, blerësi dhe ndërmjetësuesi që merret me shitjen e veprave artistike (p.sh. shitoret e veprave të artit, galeritë e artit, shtëpitë aksionare etj.). 37.3. Vepra artistike origjinale, sipas paragrafit (1) të këtij neni, konsiderohen: pikturat origjinale, kolazhet, vizatimet, tapiceritë, skulpturat, krijimet nga qeramika dhe qelqi, fotografitë si edhe vepra të tjera artistike origjinale. Kopjet e veprave të këtilla konsiderohen origjinale nëse janë të krijuara ose të autorizuara si të tilla nga vetë autori si dhe të bëra në numër të kufizuar dhe sipas rregullit të numërtuara dhe firmosura nga autori. 37.4. Kompensimi për të drejtën e suitës paguhet në përqindje të çmimit shitës të origjinalit në treg (pa tatim), por me kusht që çmimi shitës të kalojë 2.000 €. 37.5. Përqindja nga paragrafi paraprak (4) caktohet sipas njësive pasuese të çmimit, me atë që shuma e përgjithshme e kompensimit nuk mund të jetë më e lartë se 12.500 €: a). 4% nga pjesa e çmimit shitës mbi 2.000 € deri në 50.000 €; b). 3% nga pjesa e çmimit shitës mbi 50.000 € deri në 200.000 €; c). 1% nga pjesa e çmimit shitës mbi 200.000 € deri në 350.000 €; d). 0.5% nga pjesa e çmimit shitës mbi 350.000 € deri në 500.000 €; e). 0.25% nga pjesa e çmimit shitës mbi 500.000 €. 37.6. E drejta e suitës nuk mund të jetë lëndë e braktisjes ose e kalimit, në të gjallë të autorit, e as lëndë e përmbarimit të detyrueshëm. 3. E drejta e huazimit publik - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The article gives authors a right to reasonable compensation for public lending of their works, and says public lending of computer programs and databases is the author’s exclusive right.
Neni 38 38.1. E drejta e huazimit publik është e drejtë e autorit në kompensim të arsyeshëm, kur origjinali ose ekzemplari i veprës së tij vihet në dispozicion përmes institucionit publik, për t’u përdorur për kohë të caktuar dhe pa përfitim të drejtpërdrejtë a të tërthortë ekonomik. 38.2. Paragrafi paraprak nuk zbatohet për përdorim të: a). origjinalit ose të ekzemplarëve të veprës në bibliotekat e shkollave të të gjitha niveleve; b). veprave të ndërtuara arkitekturore; c). origjinalit ose ekzemplarëve të veprës së arteve aplikative dhe dizajnit industrial; d). origjinalit ose ekzemplarëve të veprës në hapësirat e institucionit publik për qëllim të shikimit të atypëratyshëm; e). qëllimit të huazimit ndërmjet institucioneve publike. 38.3. Huazimi publik i origjinalit ose i ekzemplarëve të programeve kompjuterike dhe bazave të të dhënave është e drejtë ekskluzive e autorit të tyre. 4. E drejta për kompensim të veçantë - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Authors are entitled to a special compensation for reproductions of their works in private-use audio/video form.
Neni 39 39.1. Në rastet kur vepra e autorit, varësisht nga natyra e saj, mund të reprodukohet edhe për përdorim privat në kuptim të nenit 45 të këtij ligji në formë të realizimit audio ose video, autori ka të drejtë pjesëmarrjeje në kompensim të veçantë për reprodukimin e veprës. 39.2. Kompensimi i veçantë nga paragrafi paraprak për fiksim të tingullit ose të pamjes paguhet: a). me rastin e shitjes së parë ose importimit të pajisjeve të reja për fiksim të tingullit ose të pamjes; b). me rastin e shitjes së parë ose importimit të mbartësve të rinj të zbrazët të tingullit ose të pamjes. 39.3. Kompensimi i veçantë nga paragrafi (1) i këtij neni për fotokopjim paguhet: a). me rastin e shitjes së parë ose importimit të aparateve të reja për fotokopjim, dhe b). për secilën fotokopje, nëse është bërë me pagesë, duke marrë parasysh numrin e mundshëm të tyre gjatë një viti. 39.4. Me termat audio ose videofiksim, si dhe fotokopjim, nga ky nen, nënkuptohen edhe teknikat e tjera të ngjashme të reprodukimit. 39.5. E drejta në kompensim të veçantë nuk mund të jetë lëndë e braktisjes ose e kalimit, në të gjallë të autorit, e as lëndë e përmbarimit të detyrueshëm. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Some producers, photocopier owners offering paid copying services, and certain sellers/importers must pay a special compensation, with exceptions for private/non-commercial personal-baggage imports and exported items.
Neni 40 40.1. Kompensimin e veçantë në kuptim të nenit paraprak 39 të këtij ligji e paguajnë: prodhuesit e pajisjeve për fiksim të tingullit dhe të pamjes, prodhuesit e pajisjeve për fotokopjim, prodhuesit e mbartësve të zbrazët të zërit ose të pamjes, si dhe zotëruesit e aparateve fotokopjuese që ofrojnë ose bëjnë shërbime fotokopjimi me pagesë. Krahas prodhuesve, debitorë solidarë janë shitësit dhe importuesit e pajisjeve të tilla dhe të mbartësve të zbrazët të tingullit ose pamjes, përveç kur importimi i tyre bëhet për përdorim privat ose jo komercial, si pjesë e bagazhit personal (de minimis imports). 40.2. Prodhuesit nga paragrafi paraprak (1) i këtij neni nuk janë të detyruar të paguajnë kompensim të veçantë për ato aparate ose mbartës të zbrazët të tingullit apo të pamjes që i eksportojnë. 40.3. Personat nga paragrafi (1) i këtij neni janë të detyruar t’i dërgojnë Zyrës nga neni 169, 170 i këtij ligji të dhënat lidhur me llojin dhe numrin e aparateve dhe të mbartësve të zërit ose të pamjeve që i kanë shitur ose importuar, si dhe të dhënat për numrin e fotokopjeve të shitura, të cilat nevojiten për të llogaritur kompensimin e veçantë. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës miraton shumat e përgjithshme të kompensimeve të veçanta; me kontratë të posaçme, Zyra dhe shoqatat e shfrytëzuesve mund të caktojnë tarifa të veçanta.
Neni 41 41.1. Shumat e përgjithshme të kompensimeve të veçanta sipas nenit 39 të këtij ligji, që u takojnë të gjithë titullarëve të të drejtave, sipas këtij ligji, i miraton Qeveria e Kosovës. Me kontratë të posaçme mes Zyrës dhe shoqatave të shfrytëzuesve mund të caktohen tarifa të veçanta të këtyre kompensimeve. 41.2. Shumat e kompensimeve të veçanta nga paragrafi paraprak caktohen ndaras: për çdo aparat për fiksim të tingullit dhe për çdo aparat për fiksim të pamjes (përfshirë p.sh. edhe kompjuterët personal); për çdo lloj të mbartësve të fiksimit të tingullit ose pamjeve në varësi me kapacitetin e mundshëm dhe qëndrueshmërinë e fiksimit (përfshirë p.sh. CD-Rome, DVD dhe mbartësit e ngjashëm), për çdo aparat fotokopjimi (përfshirë p.sh. edhe faks aparatet, skenerët etj.) në varësi me kapacitetin e tyre (numrin e kopjeve në minutë) dhe mundësinë e fotokopjimit me ngjyra (në shumën e dyfishuar nga kopjimi bardhezi), si dhe për çdo faqe të kopjuar. 41.3. Shumat nga paragrafi (1) i këtij neni caktohen në vlera nominale të parasë. Me rastin e caktimit të lartësisë së tyre merret parasysh shtrirja e mundshme e pranisë së masave mbrojtëse efektive teknologjike në treg. Kapitulli 7 KUFIZIMET E SË DREJTËS SË AUTORIT I. DISPOZITA TË PËRBASHKËTA - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Copyright works may be used without the author’s permission in the cases expressly allowed by this chapter, and some uses require compensation.
Neni 42 42.1. Kufizimet e së drejtës së autorit sipas këtij kapitulli nënkuptojnë se një vepër mund të shfrytëzohet: a). pa leje të autorit dhe pa pagesë të kompensimit përkatës (në vijim: shfrytëzim i lirshëm ), ose b). pa leje të autorit, por me pagesë të kompensimit përkatës. 42.2. Kufizimet e së drejtës së autorit vlejnë vetëm në rastet e parapara shprehimisht në këtë kapitull, ndërkaq vëllimi dhe mënyra e shfrytëzimit kufizohet me synimin të cilit i shërben, me kusht që të mos jetë në kundërshtim me shfrytëzimin normal të veprës dhe të mos cenohen në mënyrë të paarsyeshme interesat e ligjshme të autorit. 42.3. Në rastet kur shfrytëzimi i veprave lejohet sipas dispozitave të këtij kapitulli, duhet patjetër të shënohet emri i autorit dhe burimi, përveç kur kjo është objektivisht e pamundur ose kur shprehimisht e përjashton ky ligj. II. SHFRYTËZIMI I LIRSHËM 1. Zbatimi i procedurave zyrtare - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Use of a work is free for public-security needs and for normal action or reporting in administrative, parliamentary, or judicial procedures, and the author’s name and source do not have to be stated.
Neni 43 Është i lirshëm shfrytëzimi i veprës për nevoja të sigurimit publik ose për rrjedhat e rregullta të veprimit apo raportimit në procedurat administrative, parlamentare ose gjyqësore, pa qenë e domosdoshme të shënohet emri i autorit dhe burimi prej nga është marrë vepra. 2. Mësimdhënia - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The text allows certain uses of published works for non-commercial teaching in schools and for private personal copying.
Neni 44 Vetëm për qëllim të ilustrimit të mësimdhënies nëpër shkollat e të gjitha niveleve, ndërsa në suazë të synimit jo komercional, është i lirshëm: a). interpretimi publik i veprave të publikuara nëse kjo është formë e drejtpërdrejtë e mësimdhënies në shkollë; b). interpretimi publik i veprave të publikuara në kremtimet shkollore pa pagesë, me kusht që interpretuesit nuk kompensohen për këtë. c). komunikimi i veprave nga fonogramet dhe videogramet për qëllime të mësimdhënies; d). reprodukimi i pjesëve të shkurta të veprave të publikuara, për qëllime të mësimdhënies së drejtpërdrejtë ose për provime; e). emetimi i mëtejmë radioteleviziv i emisioneve shkollore; f). reprodukimi i emisioneve shkollore radiotelevizive në fonograme ose videograme, vetëm për qëllime të mësimdhënies së drejtpërdrejtë në hapësirat e institucionit shkollor. 3. Reprodukimi privat dhe vetjak - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: This article allows limited reproduction of published works in specific cases, and bars full reproduction of certain works unless the law or a contract says otherwise.
Neni 45 45.1. Në kuptim të nenit 39 të këtij ligji, reprodukimi i veprave të publikuara është i lirshëm nëse bëhet deri në tre ekzemplarë dhe nëse janë përmbushur kushtet sipas paragrafit (2) dhe (3) të këtij neni; 45.2. Personi fizik mund të reprodukojë lirshëm një vepër: a). në çfarëdo mbartësi, nëse këtë e bën për përdorim privat dhe pa interes të drejtpërdrejtë apo të tërthortë komercial, si dhe nëse ekzemplarët e tillë nuk do t’i shpërndahen apo komunikohen publikut; b). në letër apo në mbartës tjetër të ngjashëm, me përdorim të fotokopjimit ose të një teknike të ngjashme fotografike; 45.3. Bibliotekat publike, arkivat publike, muzetë dhe institucionet arsimore apo shkencore, mund të reprodukojnë lirshëm veprën në çfarëdo bartësi lëndor, nëse reprodukimin e bëjnë nga ekzemplari që zotërojnë dhe pa interes komercial të drejtpërdrejtë apo të tërthortë; 45.4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve paraparak 1, 2 dhe 3 të këtij neni, nuk lejohet reprodukimi i veprës së shkruar në vëllim të plotë të librit, partiturave muzikore, bazës elektronike të të dhënave, programeve kompjuterike dhe në formë të veprave te ndërtuara arkitekturore, nëse në këtë ligj ose me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 45.5. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit paraparak 4 të këtij neni, por në përputhje me kushtet nga paragrafi (1) i këtij neni, lejohet: a). reprodukimi i plotë i një libri, nëse ekzemplarët e shtypur janë të shitur të paktën dy vjet më parë; b). transkriptimi i fletëve muzikore me shkrim dore. 4. Regjistrimet kalimtare radiotelevizive - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: A transmitter with permission to broadcast may reproduce the work with its own means and rebroadcast it once; the recording must be deleted within one month, and if it is given to the public archive the transmitter must inform the author immediately.
Neni 46 46.1. Transmetuesi i cili ka leje për emetimin e veprës mund ta reprodukojë lirshëm me mjetet vetjake këtë vepër në fonogram apo videogram dhe ta emetojë prapë një herë. 46.2. Regjistrimi i veprës nga paragrafi paraprak duhet të shlyhet patjetër brenda një muaji nga dita e emetimit të veprës. 46.3. Regjistrimi i veprës nga paragrafi (1) i këtij neni mund t’i dorëzohet arkivit publik nëse ka vlerë të jashtëzakonshme dokumentare. Transmetuesi duhet ta informojë patjetër dhe menjëherë autorin për dorëzimin e tillë të regjistrimit. 5. Njerëzit me aftësi të kufizuara - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Published works may be reproduced, distributed, and communicated for the benefit of people with disabilities, only to the extent required by the specific disability.
Neni 47 Është i lejueshëm reprodukimi, shpërndarja dhe komunikimi i veprës së publikuar në dobi të njerëzve me aftësi të kufizuara, por në masën që dikton paaftësia specifike. Shfrytëzimi i këtillë është i lejueshëm me kusht që të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë me paaftësinë specifike, që vepra në fjalë të mos jetë vënë ende në dispozicion në formatin adekuat, si dhe që të mos bëhet për interes të drejtpërdrejtë apo të tërthortë komercial. 6. Ceremonitë dhe festimet - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The use of a work is free during religious ceremonies and official celebrations organized by a public authority.
Neni 48 Është i lirshëm shfrytëzimi i veprës gjatë ceremonive fetare dhe në festimet zyrtare që organizohen nga autoriteti publik. 7. Rastet e veçanta të shfrytëzimit të lirshëm - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Temporary reproductions are allowed when they are only incidental or transitory, are essential to a technological process, have no separate economic significance, and exist solely to enable network transmission through an intermediary or lawful use. A published work may also be used when it appears only incidentally in other material and is not an essential element of that use.
Neni 49 49.1. Është e lirshme bërja e punëve të përkohshme në reprodukimin e veprës të cilat janë kalimtare ose përcjellëse, që janë pjesë përbërëse dhe thelbësore e ndonjë procesi teknologjik, që nuk kanë rëndësi të mëvetësishme ekonomike dhe kanë të vetmin qëllim të mundësojnë që vepra: a). të transmetohet në rrjet midis palëve të treta nëpërmjet ndërmjetësuesit, ose b). të shfrytëzohet ligjshëm. 49.2. Është i lirshëm shfrytëzimi i veprës së publikuar në material tjetër, nëse aty përfshihet rastësisht dhe nuk paraqet element thelbësor të atij shfrytëzimi. 8. E drejta e informimit publik - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The provision allows limited use of public-information material for reporting, short reviews, press summaries, and informational use of speeches, so long as the use stays within the informational purpose and does not go beyond what is needed for the day’s event report.
Neni 50 Për të pasur qasje të lirë në informim të karakterit publik, është i lirshëm: a). reprodukimi, shpërndarja dhe komunikimi për publikun i veprës së parë apo të dëgjuar që paraqet pjesë përbërëse të ngjarjes për të cilën raportohet, por pa kaluar masën e raportimit për ngjarjen e ditës; b). reprodukimi dhe komunikimi për publikun, në mënyrë të shkurtër, në formë recensioni apo ndonjë referim tjetër i përmbajtjes së veprave të publikuara të autorit; c). shfrytëzimi i pjesëve të shkurta të shkëputura nga komente të ndryshme dhe artikuj të tjerë të publikuar në masmedia, në formë të pasqyrimit të temave të ditës (pasqyra e shtypit); d). shfrytëzimi i fjalimeve politike dhe i fjalimeve të tjera të mbajtura në debate publike, në masën e qëllimit informativ. 9. Citimet - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: It allows using parts of a published foreign work, or the whole published work in certain art-related fields, in the author’s own work for criticism or analysis, as long as it is done honestly and conscientiously.
Neni 51 Është i lejueshëm shfrytëzimi në veprën vetjake i pjesëve të shkëputura nga një vepër e huaj e publikuar, ose vepra e plotë e huaj e publikuar në lëmin e fotografisë, të arteve figurative, dizajnit industrial, arkitekturës, arteve aplikative dhe kartografisë, nëse kjo ka të bëjë me kritikën apo shtjellimet në veprën e vet të autorit, me kusht që kjo të jetë në përputhje me parimet e vetëdijes dhe ndershmërisë. 10. Përpunimet e lirshme - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Processing of a work is permitted in certain cases, including private/personal use, parody or caricature without source confusion, and processing that fits permitted use and a lawful purpose.
Neni 52 Përpunimi i veprës është i lejueshëm: a). nëse ka të bëjë me përpunim privat apo tjetër vetjak, i cili nuk është në dispozicion të publikut; b). për përpunim në parodi apo karikaturë, nëse kjo nuk krijon apo nuk mund të krijojë huti në lidhje me burimin; c). nëse përpunimi përkon me shfrytëzim të lejueshëm dhe me qëllimin e ligjshëm. 11. Katalogët - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Reproduction and distribution in catalogues is allowed for exhibited works of fine arts, applied arts, industrial design, and for photographic works published by the organizer to promote an exhibition or auction, as long as there is no direct or indirect commercial interest.
Neni 53 Është i lirshëm reprodukimi dhe shpërndarja në katalogë i veprave të ekspozuara te arteve figurative, arteve aplikative dhe dizajnit industrial, si dhe i veprave fotografike që botohen nga organizatori për të promovuar ekspozitën ose auksionin, duke përjashtuar çfarëdo interesi komercial të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. 12. Veprat e vendosura në vende publike - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Works permanently placed in public streets, squares, parks, and other places with general public access may be used freely, but not in three-dimensional form, not for the same purpose as the original work, and not for direct or indirect commercial use.
Neni 54 Veprat e vendosura përhershëm në rrugë publike, në sheshe, parqe dhe në vende të tjera ku ka qasje të përgjithshme publike, mund të shfrytëzohen lirshëm. Shfrytëzimi i veprave nga paragrafi paraprak nuk është i lejueshëm të bëhet në formë tredimensionale ose për qëllim të njëjtë si vepra burimore, e as për interes komercial të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. 13. Demonstrimi i pajisjeve - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: In workshops, shops, fairs, and repair workshops, copying a work into phonogram or video and communicating works to the public is allowed only as much as needed to demonstrate equipment being produced, sold, or repaired there.
Neni 55 Në punëtori, shitore, panaire dhe ofiçina të riparimit është i lejueshëm reprodukimi i veprës në fonogram apo video, si dhe komunikimi i veprave për publikun, por vetëm në masën e domosdoshme për demonstrimin e punës së pajisjeve që prodhohen, shiten ose riparohen në hapësira të tilla. 14. Bazat e të dhënave - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: A lawful user of a published database, or its copy, may reproduce or change it when needed to access and normally use the content.
Neni 56 56.1. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës se publikuar të të dhënave ose i ekzemplarit të saj mundet lirshëm ta reprodukojë ose të bëjë ndryshime në atë bazë të të dhënash, me kusht që kjo të jetë e nevojshme për t’iu qasur përmbajtjes së saj dhe shfrytëzimit normal të kësaj përmbajtjeje. Kur shfrytëzuesi është i autorizuar që të shfrytëzojë vetëm një pjesë të bazës së të dhënave, kjo dispozitë zbatohet vetëm në lidhje me atë pjesë. 56.2. Çdo përcaktim kontraktues në kundërshtim me paragrafin paraprak është i pavlefshëm. III. LICENCAT LIGJORE 1. Librat e leximit dhe tekstet shkollore - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Reproduction and excerpting of certain published works is allowed with appropriate compensation, especially for reading books and school texts used for teaching at all school levels.
Neni 57 Me pagesë të kompensimit përkatës është i lejueshëm reprodukimi dhe marrja e pjesëve të shkëputura të veprës së publikuar të autorit, respektivisht i veprave të publikuara veç e veç nga lëmi i arteve figurative, fotografisë, arkitekturës, arteve aplikative dhe dizajnit industrial, si dhe i kartografisë, në libra leximi dhe tekste shkollore që përmbajnë vepra të më shumë autorëve dhe që i dedikohen mësimdhënies në shkolla të të gjitha niveleve. 2. Komentet radiotelevizive dhe artikujt e shtypit - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: It allows public communication, reproduction, and circulation in public information media of certain radio/TV comments, photos, and press articles from other media, if they relate to current political, economic, religious, or similar topics and do not include a rights reservation clause.
Neni 58 Me pagesë të kompensimit përkatës është i lejueshëm komunikimi publik, reprodukimi dhe qarkullimi në mjete të informimit publik, i komenteve të caktuara radio dhe televizive, fotografive dhe artikujve të shtypit që janë publikuar në mjete të tjera të informimit, nëse kanë të bëjnë me aktualitete politike, ekonomike, religjioze ose të natyrës të ngjashme dhe nuk përmbajnë klauzolën e rezervimit të së drejtës. 3. Emetimi i veprës nga fonogramet e botuara - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: A broadcaster may emit works from published phonograms if it has first signed a contract with the collective association about the amount, method, and term of compensation payment.
Neni 59 I lejohet Transmetuesit emetimi i veprave nga fonogramet e botuara, me kusht që, para emetimit, me Asociacionin kolektiv të ketë lidhur kontratë për lartësinë, mënyrën dhe afatin e pagesës së kompensimit. 4. Institucionet sociale - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: With the relevant compensation fee, further reproduction and broadcasting of radio-television programs is allowed in nursing homes, hospitals, prisons, and similar social institutions.
Neni 60 Me pagesë të kompensimit përkatës, është i lejueshëm reprodukimi dhe emetimi i mëtejmë i emisioneve radiotelevizive në azilet e të moshuarve, në spitale, burgje dhe institucione të ngjashme sociale. 5. Sigurimi i kufizimeve të të drejtave - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: If a rights holder uses technological measures, they must provide the means to use copyright exceptions on request, within 14 days, subject to legal access and necessary use limits.
Neni 61 61.1. Nëse titullari i të drejtave zbaton masa teknologjike në kuptim të dispozitave të këtij ligji, ai është i detyruar që shfrytëzuesit të kufizimeve të të drejtave nga nenet 43 deri 47 dhe nenit 60 të këtij ligji, me kërkesën e tij, por jo më vonë se 14 ditë nga dita e paraqitjes së saj, t’ia vërë në dispozicion mjetet për shfrytëzim të këtyre kufizimeve, por me kusht që ato të përdoren vetëm në masën e domosdoshme dhe që shfrytëzuesi të këtë qasje të ligjshme në veprën e mbrojtur apo në lëndë nga të drejtat e afërta. 61.2. Nëse titullari i të drejtave nuk e përmbush detyrimin në kuptim të paragrafit paraprak shfrytëzuesi ose shoqata e shfrytëzuesve mund t’i drejtohen gjyqit kompetent. 61.3. Paragrafët e mësipërm të këtij neni nuk zbatohen: a). nëse titullari i së drejtës, vullnetarisht ose sipas kontratës, i ka vënë shfrytëzuesit në dispozicion mjetet për të shfrytëzuar kufizimet e të drejtave të këtilla, në masë të kënaqshme dhe të domosdoshme; b). ndaj masave teknologjike të zbatuara gjatë përmbushjes së detyrimeve të shfrytëzuesve të të drejtave nga paragrafët e mësipërm të këtij neni; c). ndaj veprave të vëna në dispozicion të publikut sipas kushteve të kontraktuara, në mënyrën që pjesëtarëve të publikut u është e mundur qasja nga vendi dhe në kohën që ata e zgjedhin individualisht. Kapitulli 8 KUFIZIMET E KOHËZGJATJES TË SË DREJTËS SË AUTORIT 1. Afati i kohëzgjatjes - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: This article sets copyright terms for different kinds of works and says when the counting starts.
Neni 62 62.1. E drejta e autorit zgjatë gjatë gjithë jetës së autorit dhe 70 vjet pas vdekjes së tij. 62.2. E drejta e autorit ndaj veprës anonime ose me pseudonim zgjatë 70 vjet që nga dita e shpalljes së ligjshme të veprës. 62.3. Nëse dihet padyshim se kush është autor i veprës me pseudonim, ose në rast se autori brenda afatit nga paragrafi paraprak zbulon identitetin e vet, vlen afati nga paragrafi (1) i këtij neni. 62.4. E drejta e autorit në veprën e bashkautorëve zgjatë 70 vjet që nga dita e vdekjes së bashkautorit i cili ka vdekur i fundit. 62.5. E drejta e autorit në veprën kolektive zgjatë 70 vjet pas publikimit të ligjshëm të veprës. 62.6. Kur afati nuk rrjedh që nga vdekja e autorit, ndërsa vepra nuk ka qenë ligjshëm e publikuar, e drejta e autorit zgjatë 70 vjet që nga krijimi i saj. 62.7. Nëse fillimi i afatit të kohëzgjatjes së të drejtës së autorit llogaritet që nga dita e publikimit të ligjshëm, ndërkaq që vepra është publikuar në vëllime, pjesë-pjesë, në vazhdime ose në episode, afatet e mbrojtjes rrjedhin ndaras për secilin nga këto elemente. 62.8. Ndryshimet jo qenësore gjatë përzgjedhjes, korrigjimit apo renditjes së përmbajtjes së koleksionit të veprave nuk e zgjasin afatin e mbrojtjes të së drejtës në koleksion. 62.9. Afatet nga ky nen llogariten që nga 1 janari i vitit që pason vitin në të cilin ndodh ngjarja e cila është relevante për fillimin e afatit. 2. Efekti i mbarimit të afateve - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: When the term set by this chapter ends, the author's work enters the public domain and may be used freely.
Neni 63 Me mbarimin e afatit të kohëzgjatjes nga ky kapitull, vepra e autorit kalon në domenin publik dhe në shfrytëzim të lejueshëm. 3. E drejta e publikimit dhe e drejta e pendimit - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The author’s first publication right and right of remorse last for as long as the author is alive, notwithstanding Article 62.
Neni 64 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 62 të këtij ligji, e drejta e publikimit të parë dhe e drejta e pendimit zgjasin derisa autori të jetë gjallë. 4. E drejta e autorësisë dhe e integritetit të veprës - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The duty to respect the right of authorship and the right of integrity of the work continues without any time limit, despite Articles 62 and 63.
Neni 65 Pavarësisht nga dispozitat e nenit 62 dhe 63 të këtij ligji, detyrimi për përfilljen e së drejtës së autorësisë (neni 18) dhe të drejtës së integritetit të veprës (neni 19) zgjatë pa kufizim kohor. Kapitulli 9 KALIMI I TË DREJTAVE TË AUTORIT I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Moskalimi i të drejtave morale - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: An author may not transfer moral rights to other persons.
Neni 66 Të drejtat morale të autorit nuk mund të kalohen prej autorit në persona të tjerë. 2. Trashëgimi i së drejtës së autorit - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Economic rights and other rights, including moral rights that continue after the author’s death, are transferred according to inheritance rules.
Neni 67 Të drejtat ekonomike dhe të drejtat e tjera, si dhe zbatimi i të drejtave morale që zgjasin pas vdekjes së autorit, kalohen në përputhje me dispozitat për trashëgimi. 3. Kalimi i të drejtave ekonomike të autorit - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Economic and other copyright rights are part of the holder’s property and may be legally transferred.
Neni 68 Të drejtat ekonomike dhe të drejtat e tjera të autorit janë pjesë përbërëse e pasurisë së titullarit të tyre dhe mund të jenë objekt i kalimit juridik 4. Titullari i të drejtave ekonomike - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The author is the first holder of the economic and other rights in their own work, and those rights may also be held by a person or legal entity to which they are transferred by law or legal act.
Neni 69 69.1. Autori është titullari i parë i të gjitha të drejtave ekonomike dhe të drejtave të tjera mbi veprën e vet. 69.2. Përveç autorit, titullar i të drejtave nga paragrafi paraprak 1 i këtij neni mund të jetë edhe personi fizik apo juridik në të cilin kalohen këto të drejta mbi bazë ligjore ose me veprim juridik. 5. Zotërimi juridik - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Rights recognized by law to the author, including judicial protection, pass to another holder when transferred by law or legal act, unless this law says otherwise.
Neni 70 Të drejtat të cilat i njihen me ligj autorit, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen gjyqësore, i takojnë titullarit tjetër, sipas llojit dhe në masën që i kalohen me ligj apo me veprim juridik, nëse në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe. 6. Përmbarimi i detyrueshëm - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Copyright, unfinished works, unpublished originals, and the manuscript of a work cannot be subject to compulsory enforcement; only economic benefits from copyright may be enforced.
Neni 71 71.1. E drejta e autorit, vepra e pakryer, origjinalet e pa publikuara dhe dorëshkrimi i veprës nuk mund të jenë objekt i përmbarimit të detyrueshëm. 71.2. Lëndë e përmbarimit të detyrueshëm mund të jenë vetëm përfitimet ekonomike nga e drejta e autorit. 7. Marrëdhënia e së drejtës së autorit me të drejtën e pronësisë - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Copyright is separate from ownership of the physical item that contains the work.
Neni 72 72.1. E drejta e autorit është e pavarur nga e drejta e pronësisë mbi sendin ku është e përfshirë vepra e autorit, nëse në këtë ligj nuk është parashikuar ndryshe. 72.2. Kalimi veç e veç i të drejtave ekonomike të autorit dhe të drejtave të tjera mbi veprën e autorit nuk ndikon në të drejtën e pronësisë mbi sendin ku është përfshirë vepra e autorit, nëse në këtë ligj apo me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 72.3. Kalimi juridik i sendit ku është e përfshirë vepra e autorit nuk ndikon në të drejtat e veçanta ekonomike dhe të drejtat e tjera të autorit mbi atë vepër, nëse në këtë ligj apo me kontratë nuk parashikohet ndryshe. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: Only economic benefits from exploiting copyright are included in the spouses’ common property.
Neni 73 Në pasurinë e përbashkët të bashkëshortëve bien vetëm përfitimet ekonomike që dalin nga shfrytëzimi i së drejtës së autorit. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The owner of an architectural work may freely process that work.
Neni 74 Pronari i veprës së ndërtuar arkitekturore mund ta përpunojë lirshëm atë vepër. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Rregullon kur pronari mund të asgjësojë origjinalin e veprës së autorit dhe çfarë të drejtash ka autori në disa raste.
Neni 75 75.1. Pronari që synon të asgjësojë origjinalin e veprës së autorit dhe kur ka baza të supozojë se autori ka interes të arsyeshëm që të ruhet origjinali, nuk mund ta asgjësojë origjinalin e këtillë para se t’ia ketë ofruar autorit. Pronari nuk mund të kërkojë me tepër se që është vlera reale e materialit. 75.2. Nëse është e pamundur të kthehet origjinali, pronari mund ta asgjësojë atë, por duhet t’ia mundësojë autorit bërjen e kopjes e veprës në shpenzime të autorit. 75.3. Pronari i veprës së ndërtuar arkitekturore mund ta asgjësojë atë vepër, ndërkaq autori ka të drejtën ta fotografojë dhe të kërkojë t’i dorëzohen kopjet e planeve në shpenzime të veta. 75.4. Dispozitat e këtij neni nuk ndikojnë në mbrojtjen e veprës sipas dispozitave për trashëgiminë kulturore. II. E DREJTA KONTRAKTORE E AUTORIT 1. Kontrata për të drejtat e autorit - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: An author may transfer economic rights to another person by contract or another legal act, unless the law says otherwise.
Neni 76 76.1. Autori mund t’ia kalojë personit tjetër të drejtat ekonomike për shfrytëzim të veprës së tij, përmes lidhjes së kontratës apo veprimit tjetër juridik, nëse në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe. 76.2. Kontrata e së drejtës së autorit përmban sidomos: emrat e palëve, titullin, përkatësisht identifikimin e veprës së autorit që është objekt i kontratës, të drejtat, përkatësisht format e shfrytëzimit që janë objekt i kalimit, lartësinë e kompensimit të autorit, si dhe afatet dhe mënyrën e pagesës, kufizimet eventuale të përmbajtjes, shtrirjes territoriale dhe kohëzgjatjes. 76.3. Ndaj kontratës së të drejtës së autorit zbatohen dispozitat e së drejtës së detyrimeve, nëse në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe. 2. Vëllimi i kalimit - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: Kalimi i disa të drejtave ekonomike mund të ketë kufizime dhe mund të jetë ekskluziv ose joekskluziv.
Neni 77 77.1. Kalimi i disa të drejtave ekonomike mund të bëhet me kufizime në përmbajtjen, rajonin e caktuar (territorialisht) dhe kohëzgjatjen (në afat të caktuar). 77.2. Kalimi i të drejtave ekonomike mund të jetë ekskluziv ose jo ekskluziv. 77.3. Kalimi ekskluziv e autorizon vetëm marrësin e së drejtës që, në mënyrën e përcaktuar me kontratë, të shfrytëzojë veprën e autorit, duke përjashtuar të gjithë personat e tjerë, përfshirë edhe autorin. 77.4. Kalimi joekskluziv e autorizon marrësin e së drejtës që, në mënyrën e përcaktuar me kontratë, të shfrytëzojë veprën e autorit, krahas autorit dhe cilitdo person tjetër që është titullar i së drejtës së autorit. 77.5. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafëve të mësipërme, kalimi ekskluziv i të drejtave të shfrytëzimit të veprës së caktuar nuk e ndalon autorin ta shfrytëzojë atë vepër në koleksion të veprave të zgjedhura të tij, apo në koleksion të të gjitha veprave të tij. 77.6. Kalimi joekskluziv, të cilin autori e ka lejuar para se të ketë bërë kontratë për kalim joekskluziv, mbetet i vlefshëm ndaj marrësit të së drejtës ekskluzive, nëse me kontratë midis autorit dhe marrësit të së drejtës ekskluzive nuk është parashikuar ndryshe. 3. Supozimi i masës së kalimit të të drejtave - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: If a law or contract does not say otherwise, a transfer of rights is treated as non-exclusive, limited to Kosovo, and covering only the rights and extent needed to achieve the contract’s purpose.
Neni 78 78.1. Nëse me ligj a me kontratë nuk është specifikuar se kalimi i të drejtave është ekskluziv ose joekskluziv, konsiderohet se kalimi është joekskluziv. 78.2. Nëse me ligj a me kontratë nuk është specifikuar shtrirja territoriale, konsiderohet se vlen vetëm për territorin e Kosovës. 78.3. Nëse me ligj apo me kontratë nuk është specifikuar se cilat të drejta veç e veç kalohen, ose në çfarë mase kalohet një e drejtë, konsiderohet se janë kaluar ato të drejta dhe në atë masë që është thelbësore për të arritur synimin e kontratës. 4. Kalimi i mëtejmë - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: A person who received a copyright-related economic right by transfer may not transfer it further to a third party without the author’s permission, unless the contract says otherwise.
Neni 79 79.1. Personi që me anë të kalimit ka fituar të drejtën ekonomike ose një të drejtë tjetër të autorit nuk mundet pa leje të autorit të bëjë kalim të mëtejmë të të drejtave të tilla në një person të tretë, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 79.2. Leja sipas paragrafit paraprak nuk është e nevojshme, në rast se kalimi i mëtejmë është pasojë e shitjes, bankrotit ose likuidimit të rregullt të personit juridik i cili është titullar i së drejtës. 79.3. Kalimi i së drejtës së caktuar për të shfrytëzuar veprën nuk nënkupton edhe kalimin e së drejtës në kompensim të autorit, në rastet kur shfrytëzimi i veprës së autorit mund të bëhet pa leje të autorit, por me detyrim të pagesës së kompensimit të autorit (licenca ligjore). 79.4. Nëse sipas ligjit a me kontratë është i lejueshëm kalimi i mëtejmë, pa pajtim të autorit, para marrësi i së drejtës dhe titullari i ri i së drejtës mbajnë përgjegjësi solidare ndaj autorit për përmbushjen e detyrimeve nga kontrata për kalim. 5. Rregulla e kalimeve të veçuara - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon kalimin e të drejtave të autorit dhe thotë se disa të drejta nuk kalojnë automatikisht ose mbeten me autorin, përveçse kur ligji ose kontrata parashikon ndryshe.
Neni 80 80.1. Kalimi i një të drejte ekonomike a një të drejte tjetër të autorit nuk ndikon në kalimin e të drejtave të tjera, nëse në këtë ligj a me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 80.2. Me rastin e kalimit të së drejtës për reprodukim të veprës nuk kalohet edhe e drejta e regjistrimit të saj në formën elektronike si dhe e drejta për fiksim të zërit apo të pamjeve, nëse në këtë ligj a me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 80.3. Me rastin e kalimit të së drejtës për qiradhënie të fonogramit, përkatësisht videogramit të veprës se autorit, autori mban të drejtën në kompensim për çdo qiradhënie të veprës. Autori nuk mund të heqë dorë nga kjo e drejtë. 6. Supozimi i kalimit të bashkëlidhur - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: If the reproduction right in a work is transferred, the right to distribute copies is also treated as transferred, unless the contract says otherwise.
Neni 81 Me rastin e kalimit të së drejtës për reprodukim të veprës, konsiderohet se është kaluar edhe e drejta për shpërndarjen e ekzemplarëve të saj, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 7. Kalimi i së drejtës për botime periodike - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: If an author transfers rights by including a work in a periodically published collection, the publisher gets exclusive reproduction and distribution rights.
Neni 82 82.1. Nëse autori kalon të drejtat të veta në formë të përfshirjes së veprës së tij në koleksionin që botohet periodikisht, konsiderohet se botuesi ka fituar të drejtën ekskluzive të reprodukimit dhe shpërndarjes të veprës. 82.2. Në rastin nga paragrafi paraprak kalimi bëhet ekskluziv pas një viti nga dita e botimit periodik. 8. Pavlefshmëria - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: Contract terms that transfer the author's listed rights are considered invalid.
Neni 83 Konsiderohen të pavlefshme përcaktimet kontraktuese me të cilat autori bën kalimin e të drejtave të mëposhtme: a). të drejtën e autorit si tërësi; b). të drejtat morale të autorit; c). të drejtat ekonomike mbi të gjitha veprat e ardhshme të tij; d). të drejtat ekonomike për forma ende të panjohura të shfrytëzimit të veprës së tij. 9. Formaliteti - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: Contracts and other legal acts that transfer copyright economic rights or give permission to use a work must be in writing, unless another law says otherwise.
Neni 84 84.1. Kontratat dhe veprimet e tjera juridike me anë të të cilave bëhet kalimi i të drejtave ekonomike dhe të drejtave tjera të autorit, ose jepen autorizime për shfrytëzim të veprës, duhet të bëhen në formë të shkruar, nëse me ligj nuk parashikohet ndryshe. 84.2.Në rast të mosveprimit sipas paragrafit paraprak definimet e diskutueshme a të paqarta të marrëveshjes gojore interpretohen në favor të autorit. 10. Kompensimi ose honorari i autorit - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: The author’s compensation or fee may be set using a lump sum, by the extent and economic effects of use, by the size or quality of the work, or a combination of these methods.
Neni 85 85.1. Kompensimi ose honorari i autorit mund të caktohet: në shumë të njëhershme (paushall), në varësi me masën e shfrytëzimit të veprës, në varësi me efektet ekonomike të shfrytëzimit të veprës, në varësi me madhësinë apo cilësinë e veprës ose me kombinimin e këtyre metodave, si dhe duke marrë parasysh edhe kushtet e tjera që mund të ndikojnë në lartësinë e tij. 85.2. Nëse kompensimi ose honorari i autorit nuk është caktuar me kontratë, caktohet sipas pagesave të zakonshme për llojin e veprës, sipas masës dhe kohëzgjatjes së shfrytëzimit të veprës si dhe rrethanave të tjera. 11. E drejta në revizionin e kompensimit të shpërpjesëtuar - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: An author may ask to change a contract if the profit from exploiting the work is clearly disproportionate to the lump-sum compensation, and the author cannot waive that right.
Neni 86 86.1. Në rast se fitimprurja nga shfrytëzimi i veprës është në shpërpjesëtim të dukshëm me kompensimin e kontraktuar në shumë të njëhershme (paushall), autori ka të drejtë të kërkojë ndryshimin e kontratës, në kuptim të caktimit më të drejtë të hises në fitim. 86.2. E drejta nga paragrafi paraprak vjetërsohet në afat prej dy vjetësh nga dita e marrjes së njohurisë për ekzistimin e kompensimit të shpërpjesëtuar, por më së largu në afat prej dhjetë vjetësh pas kalimit të së drejtës së shfrytëzimit të veprës së autorit. 86.3. Autori nuk mund të heqë dorë nga e drejta e tij sipas paragrafit (1) të këtij neni. 12. Detyrimi për të mbajtur evidencë - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: When compensation depends on profit from using a work, the copyright user must keep accounting books and records, allow the author or their representative to inspect them, and send accurate income reports at the set times, at least once a year.
Neni 87 87.1.Në rast se kompensimi është përcaktuar në varësi me fitimin e realizuar nga shfrytëzimi i veprës, shfrytëzuesi i së drejtës së autorit duhet patjetër të mbajë librin përkatës dhe evidencat e tjera të kontabilitetit, prej ku është e mundur të konstatohen të ardhurat e realizuara. 87.2. Shfrytëzuesi i veprës është i detyruar që autorit apo përfaqësuesit të tij t’ia mundësojë kontrollin e evidencave nga paragrafi paraprak, ndërsa në afatet e caktuara dhe të paktën një herë në vit t’i dërgojë edhe raporte të sakta lidhur me realizimin e të ardhurave. 13. Revokimi i së drejtës ekonomike - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: Autori may revoke a granted exploitation right if the exclusive right holder has not used it enough or at all and the author’s reasonable interests are seriously harmed, subject to notice and waiting-period rules.
Neni 88 88.1. Autori ka të drejtë të tërheqë të drejtën e dhënë për shfrytëzim, nëse titullari i së drejtës ekskluzive e ka shfrytëzuar atë të drejtë në masë të pamjaftueshme ose nuk e ka shfrytëzuar fare, me çka janë dëmtuar dukshëm interesat e arsyeshme të autorit, nëse në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe. 88.2. Autori nuk mund të vërë në veprim të drejtën e revokimit para se të kenë kaluar dy vjet nga dita kur ka bërë kalimin e së drejtës së shfrytëzimit ose ka dorëzuar ekzemplarin e veprës, nëse ky dorëzim është bërë pas lidhjes së kontratës. Nëse ka të bëjë me artikull për shtypin ditor, ky afat është tre muaj, ndërsa për shtypin periodik - një vit. 88.3. Autori mund të vërë në veprim të drejtën e revokimit vetëm pasi ta ketë paralajmëruar marrësin e së drejtës për revokimin pasues dhe t’i ketë lënë një afat plotësues dhe të arsyeshëm për të shfrytëzuar të drejtën e dhënë. 88.4. Me të bërë të revokimit, e drejta e dhënë për shfrytëzim të veprës shuhet. 88.5. Autori duhet patjetër që marrësit të së drejtës t’ia kompensojë në mënyrë të drejtë dëmin e shkaktuar me revokimin e së drejtës. 88.6. Autori nuk mund të heqë dorë nga e drejta e revokimit në kuptimin e këtij neni. III. KONTRATA TË VEÇANTA PËR TË DREJTËN E AUTORIT 1. KONTRATA E BOTIMIT 1. Lënda e kontratës - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: A publishing contract lets the author transfer reproduction and distribution rights to the publisher, and the publisher must reproduce and distribute the work and pay the author.
Neni 89 89.1.Me kontratë botimi autori ia kalon të drejtën botuesit për t’ia reprodukuar veprën e tij me anë të shtypshkrimit dhe të drejtën për shpërndarje të ekzemplarëve të veprës, ndërkaq botuesi merr për detyrim të bëjë reprodukimin dhe shpërndarjen e veprës si dhe, për këtë, t’i paguajë autorit kompensimin. 89.2. Në rastin kur vepra nuk është e publikuar, me kontratë për botim te veprës konsiderohet se është dhënë pëlqimi edhe për publikimin e saj. 89.3. Me kontratë për botim botuesi mund të autorizohet edhe për përkthim të veprës në një gjuhë tjetër, si dhe për reprodukim dhe shpërndarje të saj. 89.4. Kontrata për botimin, lëndë e së cilës është botimi i artikujve, vizatimeve, karikaturave dhe kontributeve tjera të autorit në shtypin ditor dhe atë periodik, nuk është e domosdoshme të bëhet në formë të shkruar. 89.5. Përfaqësuesi i autorit mund të lidhë kontratë për botim vetëm për ato vepra që janë caktuar shprehimisht në autorizimin e autorit. 2. Përmbajtja e kontratës - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: Publishing contracts must set key publication terms, including delivery and market-launch deadlines, and may default to specific print-run rules if the contract is silent.
Neni 90 90.1. Kontrata për botim të veprës përmban sidomos: a). afatin brenda të cilit autori detyrohet t’ia dorëzojë botuesit dorëshkrimin ose një ekzemplar tjetër të veprës, në mënyrë që botuesit t’ia mundësojë botimin e veprës. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, ky afat është një vit nga dita e lidhjes së kontratës; b). afatin brenda të cilit botuesi detyrohet të nisë nxjerrjen në treg të ekzemplarëve të veprës. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, ky afat është një vit që nga dita e pranimit të dorëshkrimit a të një ekzemplari tjetër të rregullt të veprës; c). numrin e botimeve të cilat botuesi është i autorizuar t’i nxjerrë. Nëse me kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, botuesi ka të drejtë në një botim; d). afatin brenda të cilit botuesi, pas shterjes së botimit të parë, është i detyruar të nisë nxjerrjen në treg të ekzemplarëve të botimit të ardhshëm, nëse kjo është paraparë në kontratë. Nëse në kontratë nuk është përcaktuar ndryshe, ky afat është një vit që nga dita kur autori ka kërkuar një gjë të tillë; e). dukjen dhe faqosjen teknike të ekzemplarëve të veprës. 90.2. Nëse kompensimi është i caktuar në përqindje nga çmimi me pakicë i ekzemplarëve të shitur, në kontratën për botim të veprës duhet të caktohet tirazhi i botimit të parë. Nëse kjo nuk është caktuar, supozohet se vepra është botuar në të paktën 5.000 ekzemplarë. 90.3. Nëse kompensimi është caktuar në shumë të njëhershme (paushall), në kontratë duhet patjetër të caktohet tirazhi i përgjithshëm i ekzemplarëve që do të shtypen. Nëse kjo nuk është caktuar apo nuk rezulton nga qëllimi i kontratës, doket profesionale apo rrethanat e tjera, botuesi mund të reprodukojë dhe të shpërndajë deri në 500 ekzemplarë. 3. Detyrimet e botuesit - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: The publisher must handle sales of copies, keep the author informed on request, allow proofreading at the relevant technical stage on request, and allow relevant changes in future editions unless they alter the work’s character or would be disproportionate for the publisher.
Neni 91 Botuesi ka për detyrë: a). të kujdeset për shitjen e ekzemplarëve dhe për këtë ta informojë herë pas here autorin, me kërkesën e tij; b). që autorit, me kërkesën e tij, në fazën përkatëse të procesit teknik të shumëzimit t’i mundësojë korrekturën; c). që, me rastin e përgatitjes së çdo botimi të ardhshëm të veprës, t’i mundësojë autorit futjen e ndryshimeve përkatëse, me kusht që kjo të mos e ndryshojë karakterin e veprës dhe që, duke pasur parasysh tërësinë e kontratës për botim të veprës, të mos paraqet shpërpjesëtim në pikëpamje të detyrimeve të botuesit. 4. Detyrimi për kthimin e dorëshkrimit - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: The publisher must return the original manuscript or other original copy to the author, unless the contract says otherwise.
Neni 92 Dorëshkrimi ose ekzemplari tjetër origjinal që i është dorëzuar botuesit duhet patjetër t’i kthehet autorit, përveç artikujve, vizatimeve dhe kontributeve tjera në shtypin ditor dhe në atë periodik, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 5. E drejta e përparësisë së botuesit - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: A publisher who already has the book-publishing right gets a priority right to publish the work electronically, and must declare in writing within 30 days after receiving the author’s written offer.
Neni 93 93.1. Botuesi i cili ka marrë të drejtën për botimin e veprës në formë të librit, ka të drejtën e përparësisë që, krahas ofertuesve tjerë të barabartë, ta botojë atë vepër në formë elektronike. 93.2. E drejta e përparësisë nga paragrafi paraprak zgjatë tre vjet që nga dita e kontraktimit të datës së botimit të veprës. Botuesi duhet të deklarohet në formë të shkruar brenda 30 ditësh që nga dita e marrjes së ofertës me shkrim nga autori. 6. Shkatërrimi i ekzemplarëve të pa shitur - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: If a publisher wants to sell unsold copies of a work as waste paper, it must first offer to sell them to the author, if the author is ordinarily reachable.
Neni 94 Nëse botuesi synon që ekzemplarët e pa shitur të veprës t’i shesë si letër të vjetër, është i detyruar që blerjen paraprakisht t’ia ofrojë autorit, nëse rëndom është i arritshëm, sipas çmimit për letër të thjeshtë. 7. Shkatërrimi i veprës shkaku i forcës madhore - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: Në raste force madhore, neni rregullon çfarë ndodh me honorarin dhe të drejtat e botuesit kur shkatërrohet ekzemplari ose tirazhi i veprës.
Neni 95 95.1. Nëse i vetmi ekzemplar ekzistues i veprës shkatërrohet nga shkaku i forcës madhore pasi t’i jetë dorëzuar botuesit, autori ka të drejtë në honorar, siç do t’i takonte po të ishte botuar vepra. 95.2. Nëse nga shkaku i forcës madhore është shkatërruar i tërë tirazhi i përgatitur i veprës, para se të jetë nxjerrë në treg, botuesi ka të drejtë të përgatisë botimin e ri, ndërsa autorit i takon honorari vetëm për botimin e shkatërruar. 95.3. Nëse nga shkaku i forcës madhore është shkatërruar një pjesë e tirazhit të veprës, para se të jetë nxjerrë në treg, botuesi ka të drejtë pa pagesë shtesë të honorarit të shumëzojë po aq ekzemplarë sa janë shkatërruar. 8. Përfundimi i kontratës - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: A publishing contract ends if the author dies before finishing the work, the approved print run is exhausted, the contract term expires, or the contract is terminated under the rules on obligations.
Neni 96 Kontrata e botimit përfundon: a). nëse autori vdes para përfundimit të veprës; b). nëse është shterur tirazhi i gjithë botimeve të miratuara; c). me skadimin e afatit të kohëzgjatjes së kontratës; d). me zgjidhjen e kontratës në përputhje me normat ligjore për detyrimet. 9. Zgjidhja e kontratës - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: The author and publisher may end the publishing contract in certain delay or delivery situations, and the author may also claim the agreed fee and damages.
Neni 97 97.1. Nëse botuesi nuk e boton veprën brenda afatit të kontraktuar ose brenda afatit nga pika (b) paragrafi (1) i nenit 90 të këtij ligji, autori ka të drejtë ta zgjidhë kontratën e botimit, të mbajë, përkatësisht të kërkojë pagesën e honorarit të caktuar, si dhe të kërkojë dëmshpërblimin. 97.2. Autori mund ta zgjidhë kontratën e botimit në rast se botuesi, pasi të jetë shitur tirazhi i botimit paraprak, ndërkaq kontrata përmban detyrimin për ribotime, nuk fillon të nxjerrë në treg ekzemplarët e botimit të ardhshëm brenda afatit nga pika (d) paragrafi (1) të nenit 90 të këtij ligji. 97.3. Botuesi mund të zgjidhë kontratën e botimit nëse autori nuk ia dorëzon dorëshkrimin ose një ekzemplar tjetër të veprës brenda afatit nga pika (a) paragrafi (1) të nenit 90 të këtij ligji. 97.4. Konsiderohet se tirazhi i botimit është shitur nëse numri i ekzemplarëve të pa shitur është më i vogël se 100. 2. KONTRATA E SHFAQJES DHE KONTRATA E INTERPRETIMIT - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: With a performance/display contract, the author transfers the user’s right to publicly display or interpret the work, and the user must do so within the agreed time and terms and pay the author a fee.
Neni 98 Me kontratën për shfaqjen, përkatësisht kontratën për interpretimin e veprës autori ia kalon shfrytëzuesit të drejtën për të shfaqur, përkatësisht për të interpretuar publikisht veprën e tij, ndërsa shfrytëzuesi merr detyrimin që atë vepër ta shfaqë, përkatësisht ta interpretojë publikisht në afatin e caktuar, në mënyrën dhe nën kushtet e përcaktuara me kontratë, dhe për këtë t’i paguajë autorit honorarin. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: The author may transfer the public performance/right of public interpretation of the work to several persons at once, unless the contract says otherwise.
Neni 99 Të drejtën e shfaqjes, përkatësisht të drejtën e interpretimit publik të veprës, autori mund ta kalojë njëkohësisht në disa persona, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: The rights holder for public performance or interpretation of a theatrical, musical-theatrical, or choreographic work may also enter into a contract for directing, choreography, scenography, and costume design.
Neni 100 Titullari i së drejtës në shfaqjen apo interpretimin publik të veprës teatrore, teatrore-muzikore dhe koreografike lidhë edhe kontratë për regjinë teatrore, koreografinë, skenografinë dhe kostumografinë. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: If the author does not deliver the work within the agreed deadline, the user may terminate the contract and seek damages.
Neni 101 Nëse autori nuk ia dorëzon shfrytëzuesit veprën (dorëshkrimin, partiturën etj.) brenda afatit të kontraktuar, shfrytëzuesi mund të zgjidhë kontratën dhe të kërkojë dëmshpërblim. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: The author is entitled to have the work’s manuscript, score, or other original returned, unless the contract says otherwise.
Neni 102 Dorëshkrimi, partitura ose origjinali tjetër i veprës që është objekt i kontratës i kthehen autorit, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: The user must let the author follow the preparation and progress of the performance, ensure suitable technical conditions, and send the program and periodic revenue information to the author or their representative.
Neni 103 Shfrytëzuesi detyrohet t’i mundësojë autorit përcjelljen dhe ecurinë e përgatitjeve për shfaqjen, përkatësisht interpretimin e veprës, të kujdeset për kushtet përkatëse teknike për shfaqjen, përkatësisht interpretimin e veprës, si dhe t’i dërgojë autorit ose përfaqësuesit të tij programin dhe herë pas here ta informojë për të ardhurat nga shfaqja, përkatësisht interpretimi i veprës. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: If the user does not display or interpret the work within the agreed time, the author may end the contract and seek compensation or payment of the agreed fee.
Neni 104 Nëse shfrytëzuesi nuk e shfaq, përkatësisht nuk e interpreton veprën në afatin e kontraktuar, autori mund ta zgjidhë kontratën dhe të kërkojë dëmshpërblim, e pos kësaj mund të mbajë honorarin e paguar, respektivisht të kërkojë pagesën e honorarit të kontraktuar. 3. KONTRATA E PËRPUNIMIT TË VEPRËS - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: A contract for processing an author's work transfers the author's right to adapt the work into stage, audiovisual, or other altered forms of use.
Neni 105 Me kontratën për përpunimin e veprës së autorit, autori e kalon të drejtën për t’u përpunuar vepra e tij në formën e përshtatjes skenike, përshtatjes audiovizuele ose për mënyra të tjera të shfrytëzimit të veprës në formë të ndryshuar. 4. KONTRATA E POROSISË SË VEPRËS SË AUTORIT - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: For commissioned authors’ works, the author must create and deliver the work, and the commissioner must pay the fee.
Neni 106 106.1. Me kontratën për porosi të veprës së autorit autori merr detyrimin që për porositësin të krijojë veprën e autorit dhe t’ia dorëzojë origjinalin ose ekzemplarin e veprës, ndërsa porositësi merr detyrimin që autorit t’ia paguajë honorarin. 106.2. Porositësi mund të mbikëqyrë procesin e krijimit të veprës dhe të japë udhëzime, por duke mos ndërhyrë në lirinë e shprehjes artistike apo shkencore të autorit. 106.3. Porositësi gëzon të drejtën e publikimit dhe të shpërndarjes së veprës, ndërsa autori ruan të drejtat tjera, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 106.4. Porositësi i portretit mund ta reprodukojë portretin e bërë duke përfshirë edhe reprodukimin fotografik. Nëse portreti është vepër fotografike, lejohet reprodukimi jofotografik i tij. 106.5. Dispozitat e këtij neni zbatohen ngjashëm dhe aq sa i takon (mutatis mutandis) edhe ndaj veprës që autori e ka krijuar si fitues i konkursit publik. 106.6. Ndaj kontratës për porosi të veprës së autorit zbatohen dispozitat e përgjithshme të së drejtës së detyrimeve që kanë të bëjnë për kontratë për vepër, nëse në këtë ligj nuk parashikohet ndryshe. 5. KONTRATA E VEPRËS KOLEKTIVE TË AUTORIT - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: This article defines a collective work, says it must be covered by a separate contract, and gives the commissioner rights to publish and use the work under their own name, with author names listed on each copy.
Neni 107 107.1. Vepra kolektive e autorit është vepër e krijuar në bashkëpunim të disa autorëve, duke gërshetuar kontributet e tyre veç e veç në një tërësi (p.sh. enciklopeditë, koleksionet, leksikonet, bazat e të dhënave, programet kompjuterike etj.), me iniciativën dhe nën drejtimin e një personi fizik a juridik si porositës i veprës. 107.2. Për krijimin e një vepre kolektive lidhet kontratë e veçantë. Nëse nuk janë plotësuar kushtet nga paragrafi paraprak (1) i këtij neni, kontrata e veprës kolektive është e pavlefshme. 107.3. Konsiderohet se porositësit i është bërë kalimi i pakufizuar dhe ekskluziv i të gjitha të drejtave ekonomike dhe i të drejtave tjera të autorit në veprën kolektive, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 107.4. Porositësi i veprës kolektive të autorit gëzon të drejtën për ta publikuar dhe shfrytëzuar veprën nën emrin e vet, por në çdo ekzemplar të veprës duhet patjetër të jetë vënë lista e autorëve pjesëmarrës në krijimin e veprës kolektive. Kapitulli 10 DISPOZITA TË VEÇANTA PËR DISA VEPRA TË AUTORIT I. VEPRAT AUDIOVIZUELE 1. Përkufizimi - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: This article defines what counts as an audiovisual work under the law.
Neni 108 Vepër audiovizuele sipas këtij ligji janë: filmat kinematografik, televiziv dhe vizatimor, filmat e shkurtë videomuzikor, filmat reklamues, filmat dokumentar si dhe veprat e tjera audiovizuele, të shprehur në formë të vargut të pamjeve lëvizëse të ndërlidhura, të shoqëruara me zë a pa te, pavarësisht nga lloji i mbajtësit lëndor ku janë të fiksuara. 2. E drejta e përshtatjes audiovizuele - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: In an audiovisual adaptation contract, the author transfers exclusive adaptation and processing rights in the original work to the film producer, but keeps certain rights.
Neni 109 109.1. Me kontratë të përshtatjes audiovizuele të veprës së autorit, autori ia kalon producentit të filmit të drejtën ekskluzive të përpunimit të veprës së tij burimore, për ta xhiruar dhe shfrytëzuar si vepër audiovizuele. 109.2. Konsiderohet se autori i veprës burimore ia kalon ekskluzivisht dhe pa kufizime producentit të filmit të drejtën e përshtatjes së veprës burimore në vepër audiovizuele, të gjitha të drejtat ekonomike dhe të drejtat e tjera të autorit në atë vepër audiovizuele, përkthimet si dhe përshtatjet audiovizuele të saj, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 109.3. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit paraprak autori i veprës burimore ruan: a). të drejtën ekskluzive për përpunim të mëtejmë të veprës audiovizuele në një formë tjetër artistike. b). të drejtën ekskluzive për të lejuar një përshtatje të re audiovizuele të veprës burimore të tij, por pasi të kenë kaluar dhjetë vjet që nga dita e lidhjes së kontratës nga paragrafi (2) i këtij neni. c). të drejtën e kompensimit përkatës nga producenti i filmit, për çdo qiradhënie të videogrameve të veprës audiovizuele. 109.4. Autori i veprës burimore nuk mund të heqë dorë nga e drejta e tij sipas paragrafit paraprak - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: If a source work has two or more coauthors, and one coauthor grants the audiovisual adaptation right while the other only receives his share of compensation, the other coauthor is treated as having given that right implicitly.
Neni 110 Nëse një vepër burimore është punë e dy a më shumë bashkautorëve, dhe vetëm njëri prej tyre e ka dhënë të drejtën e përshtatjes audiovizuele, ndërsa bashkautori tjetër vetëm ka marrë pjesën e vet të pagesës së kompensimit, konsiderohet se edhe bashkautori tjetër e ka dhënë në heshtje të drejtën e tij. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: Nëse producenti i filmit nuk mund ta përfundojë me sukses veprën, nuk nevojitet autorizimi i autorit për kalimin e mëtejmë të së drejtës së fituar për përshtatje.
Neni 111 Për kalimin e mëtejmë të së drejtës së fituar për përshtatje nuk nevojitet autorizimi i autorit në rastet kur producenti i filmit nuk është në gjendje ta përfundojë me sukses veprën. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: The film producer may use the adapted work’s title as the audiovisual work’s title unless the contract says otherwise. The original author may also ask for their name and a notice of adaptation to be shown in posters, cinema programs, and other advertising materials.
Neni 112 112.1. Nëse me kontratë nuk është parashikuar ndryshe, konsiderohet se producenti i filmit ka të drejtë që titullin e veprës së përshtatur ta përdorë për titull të veprës audiovizuele. 112.2. Autori i veprës burimore, nëse kërkon, ka të drejtë që emri i tij dhe njoftimi se vepra audiovizuele është bërë sipas veprës së tij, të shënohen në afishe, programe të kinemasë dhe mjete të tjera reklamuese. - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: The author of the source work may have the right to see the script before production starts.
Neni 113 Kontrata e përshtatjes audiovizuele mund të përmbajë klauzolën mbi atë se autori i veprës burimore ka te drejtë ta shikojë skenarin para fillimit të produksionit. 3. Bashkautorët e veprës audiovizuele - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: This article defines who counts as a coauthor of an audiovisual work and when certain contributors are treated as authors of their own contributions.
Neni 114 114.1. Vepra audiovizuele është tërësi e mëvetësishme e kontributeve krijuese të bashkautorëve që kanë bashkëpunuar në bërjen e saj, si dhe vepër në të cilën mishërohen kontributet e autorëve të tjerë, por që nuk konsiderohen si bashkautorë. 114.2. Bashkautorë të veprës audiovizuele konsiderohen: autori i përshtatjes, autori i skenarit, autori i dialogëve, drejtori i fotografisë dhe regjisori kryesor. 114.3. Nëse muzika është kompozuar enkas për atë vepër, bashkautor i veprës është edhe kompozitori. 114.4. Nëse animacioni përbën element thelbësor të veprës audiovizuele, bashkautor i kësaj vepre konsiderohet edhe animatori kryesor. 114.5. Kompozitori i muzikës dhe animatori, përkatësisht vizatuesi që nuk konsiderohen bashkautorë të veprës sipas paragrafit (3) dhe (4) të këtij neni, si dhe skenografi, kostumografi, piktori i grimit dhe montazhisti, konsiderohen autorë të kontributeve përkatëse në veprën e autorit. 4. Kontrata e prodhimit të filmit - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: The film production contract sets the relationship between the producer, audiovisual authors, and contributors, including transfer of economic rights and payment of the author’s fee.
Neni 115 115.1. Marrëdhëniet e ndërsjella të producentit të filmit me autorët e veprës audiovizuele dhe autorët e kontributeve, si dhe marrëdhëniet midis vetë bashkautorëve rregullohen me anë të kontratës për prodhim të filmit. 115.2. Me kontratën e prodhimit të filmit autorët e veprës audiovizuele dhe autorët e kontributeve marrin përsipër detyrimin ndaj producentit të filmit për të bashkëpunuar në mënyrë krijuese në krijimin e veprës audiovizuele, dhe ia kalojnë të gjitha të drejtat e tyre ekonomike mbi atë vepër, ndërkaq producenti i filmit merr përsipër detyrimin për t’iu paguar honorarin e autorit. 115.3. Me lidhjen e kontratës për prodhimin e filmit, konsiderohet se bashkautorët dhe autorët e kontributeve, në mënyrë ekskluzive dhe pa kufizime, ia kalojnë producentit të filmit të gjitha të drejtat ekonomike dhe të drejtat tjera të autorit mbi veprën audiovizuele, përkthimet e saja në gjuhë të tjera dhe përpunimet e tjera audiovizuele si dhe fotografitë që kanë të bëjnë me veprën, nëse me kontratë nuk është parashikuar ndryshe. 115.4. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit paraprak: a). Bashkautorët ruajnë të drejtën ekskluzive deri në përpunimin e mëtejmë të veprës audiovizuele në një formë tjetër artistike; b). autorët e kontributeve e ruajnë të drejtën ekskluzive që kontributet e tyre në veprën audiovizuele, pas përfundimit te veprës, t’i shfrytëzojnë ndaras nga vepra audiovizuele, nëse me këtë nuk do të cenojnë të drejtat e producentit të filmit; c). bashkautorët dhe autorët e kontributeve ruajnë të drejtën e kompensimit përkatës nga producenti i filmit, për çdo qiradhënie të videogrameve të veprës audiovizuele. 115.5. Bashkautorët dhe autorët e kontributeve nuk mund të heqin dorë nga të drejtat sipas paragrafit paraprak (4) të këtij neni. 5. Honorari i autorit - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: Film produceri duhet t’i informojë bashkautorët e veprës audiovizuele të paktën një herë në vit për të ardhurat e realizuara dhe t’u mundësojë të njihen me të dhënat përkatëse; bashkautorët kanë të drejtë për honorar autori veçmas për secilën të drejtë të kaluar te producenti.
Neni 116 116.1. Bashkautorëve të veprës audiovizuele u takon honorari i autorit ndaras për secilën të drejtë ekonomike, apo të drejtë tjetër të autorit që ia kanë kaluar producentit të filmit. 116.2. Producenti i filmit detyrohet që, të paktën një herë në vit, t’i informojë bashkautorët e veprës audiovizuele lidhur me të ardhurat e realizuara për secilën formë të autorizuar të shfrytëzimit të veprës, si dhe t’u mundësoje të njihen me të dhënat që u referohen të ardhurave. 6. Përfundimi i veprës audiovizuele - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: An audiovisual work is treated as finished when the chief director and film producer agree that the first standard copy is finished.
Neni 117 117.1. Vepra audiovizuele konsiderohet e përfunduar kur mes regjisorit kryesor dhe producentit të filmit arrihet pëlqimi se kopja e parë standarde (versioni përfundimtar) është e përfunduar. 117.2. Çfarëdo ndryshimi i kopjes së parë standarde nga paragrafi paraprak nuk lejohet të bëhet pa pëlqimin e arritur ndërmjet regjisorit kryesor dhe producentit të filmit. 117.3. Nuk lejohet shkatërrimi i kopjes së parë standarde të veprës audiovizuele. 117.4. Po qe se një nga bashkautorët apo autorët e kontributeve nuk dëshiron përfundimin e plotë të kontributit të vet në veprën audiovizuele ose kur nuk ka mundësi për të vazhduar bashkëpunimin, nuk mund ta kundërshtojë shfrytëzimin e kontributit të tij të deriatëhershëm për qëllim të përfundimit të plotë të veprës. Në rast të këtillë, autori gëzon të drejtat lidhur me kontributin e tij të deriatëhershëm. 7. Zgjidhja e kontratës - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: Bashkautorët mund të zgjidhin kontratën ose të kërkojnë dëmshpërblim nëse producenti nuk e përfundon ose nuk e fillon shfrytëzimin e veprës audiovizuele brenda afateve të caktuara, përveç kur kontrata parashikon ndryshe.
Neni 118 118.1. Nëse producenti i filmit nuk ka arritur ta përfundojë veprën audiovizuele për tre vjet, që nga dita e lidhjes së kontratës për veprën filmike, bashkautorët kanë të drejtë të zgjidhin kontratën, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 118.2. Përveç të drejtës për zgjidhjen e kontratës, bashkautorët e veprës audiovizuele kanë të drejtë në dëmshpërblim, nëse producenti i filmit nuk fillon shfrytëzimin e veprës së përfunduar audiovizuele brenda një viti që nga dita e përfundimit të kopjes së parë standarde, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 118.3. Në rastet nga paragrafët e mësipërm (1) dhe (2) tё kёtij neni, bashkautorët dhe autorët e kontributeve mbajnë të drejtën e pagesës së honorarit. 8. Të drejtat mbi fotografitë - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: When a film production contract is concluded, the director of photography is treated as having transferred all exploitation rights in the photographs made during production to the film producer.
Neni 119 Me lidhjen e kontratës për prodhimin e filmit konsiderohet se drejtori i fotografisë ia ka kaluar producentit të filmit të gjitha të drejtat e shfrytëzimit të fotografive që janë bërë gjatë prodhimit të veprës audiovizuele. 9. Kufizimi i të drejtave - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: Certain authors involved in an audiovisual work do not have the right of remorse or the right to revoke economic rights.
Neni 120 Autori i veprës burimore, i cili ka kaluar të drejtën për përshtatje audiovizuele, si dhe bashkautorët e veprës audiovizuele dhe autorët e kontributeve në veprën audiovizuele nuk gëzojnë të drejtën e pendimit (neni 20) si dhe të drejtën e revokimit të të drejtave ekonomike (neni 88). II. PROGRAMET KOMPJUTERIKE 1. Përkufizimi - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: This provision defines computer programs and says that ideas and principles underlying program elements, including the interface, are not protected.
Neni 121 121.1. Programet kompjuterike, sipas këtij ligji, janë programet e shprehura në çfarëdo forme, duke përfshirë edhe materialin e disenjuar të përgatitur për krijimin e tyre. 121.2. Nuk gëzojnë mbrojtje idetë dhe parimet që përbëjnë bazën e cilitdo element të programit, duke përfshirë edhe ato që përbëjnë bazën e ndërfaqes. 2. Të drejtat e autorit të programit kompjuterik të krijuar në kuadër të marrëdhënies së punës ose sipas porosisë - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: For computer programs made in the course of employment, under employer instructions, or under a commissioned-work contract, the economic and other author rights are treated as transferred exclusively to the employer or commissioner unless the contract says otherwise.
Neni 122 Nëse autori ka bërë program kompjuterik duke përmbushur detyrat e tij të punës ose sipas udhëzimeve të punëdhënësit të tij, përkatësisht nëse autori ka bërë program kompjuterik në bazë te kontratës për porosi të veprës, konsiderohet se të gjitha të drejtat ekonomike dhe të drejtat e tjera të autorit mbi atë program kompjuteri i janë kaluar ekskluzivisht dhe pa kufizime punëdhënësit, përkatësisht porositësit të programit, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 3. Të drejtat e autorit - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: The software author has the exclusive right to permit or prohibit reproduction, translation, adaptation, other processing, and distribution of the program.
Neni 123 123.1. Autori i programit kompjuterik ka të drejtë ekskluzive të lejojë apo ta ndalojë, sidomos: a). Reprodukimin e pjesëve përbërëse apo të programit kompjuterik në tërësi, me çfarëdo mjeti apo në çfarëdo forme, pa marrë parasysh a është i përkohshëm apo përhershëm. Në rast se vendosja, ekspozimi, vënia në punë, transmetimi ose deponimi i programit kërkon reprodukimin e tij, për të kryer këto veprime duhet patjetër leja e autorit; b). përkthimin, përshtatjen, rregullimin ose ndonjë përpunim tjetër të programit kompjuterik, si dhe reprodukimin e rezultateve të ndryshimeve të tilla, por pa prekur të drejtat e personit i cili ka bërë ato ndryshime; c). shpërndarjen e origjinalit të programit kompjuterik ose të ekzemplarëve të tij në çfarëdo forme, duke përfshirë edhe qiradhënien. 123.2. Autori mundet, gjithashtu, të kalojë të drejtat nga paragrafi paraprak në personat e tretë edhe me kontratë për dhënien e licencës. 4. Kufizimet e të drejtave të autorit - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: This article allows certain uses of computer programs without the author’s permission, including necessary corrections, up to two backup copies, and limited observing/studying/testing in specified situations.
Neni 124 124.1. Nëse me kontratë nuk përcaktohet ndryshe, zotëruesi i ligjshëm i programit kompjuterik, pa autorizimin e autorit mund t’i kryejë veprimet nën pikat (a) dhe (b) paragrafi 1 të nenit 123 të këtij ligji, duke përfshirë edhe korrigjimin e gabimeve, por në masën që është e domosdoshme për shfrytëzimin e programit kompjuterik në përputhje me qëllimin e tij. 124.2. Personi që gëzon të drejtën për të shfrytëzuar programin kompjuterik, pa autorizimin e autorit mund të bëjë deri dy kopje rezervë të programit kompjuterik, nëse kjo është e nevojshme për shfrytëzimin e tij. 124.3. Personi që gëzon të drejtën për të shfrytëzuar kopjen e programit kompjuterik, pa autorizimin e autorit, mund të vëzhgojë, studiojë ose të provojë funksionimin e programit kompjuterik, për të forcuar idetë dhe parimet që janë themel i cilitdo element të programit kompjuterik, nëse këtë e bën gjatë veprimit të vendosjes, ekspozimit, vënies në punë, transmetimit ose deponimit të programit për të cilin ka autorizim. 124.4. Ndaj programeve kompjuterike nuk zbatohen dispozitat lidhur me të drejtën e pendimit (neni 20), të drejtën e kompensimit të veçantë (neni 39) dhe të drejtën për reprodukim privat ose tjetër vetjak (neni 45). 124.5. Përcaktimet kontraktore që janë në kundërshtim me dispozitat nga paragrafi (2) dhe (3) të këtij neni janë të pavlefshme. 5. Zbërthimi - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: Author permission is not needed for limited code reproduction or translation needed to extract interoperability information, but the extracted information cannot be used or shared beyond that purpose.
Neni 125 125.1. Nuk është e domosdoshme leja e autorit, në kuptim të pikave (a) dhe (b) paragrafi 1 të nenit 123 të këtij ligji, për të bërë reprodukimin e kodit apo përkthimin e formave të tij, kur reprodukimi apo përkthimi i tillë është i domosdoshëm për të nxjerrë të dhënat për arritjen e ndërveprimit të programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur, me programet e tjera ose mekanizmin e kompjuterit (“hardware”), nëse plotësohen kushtet në vijim: a). që këto veprime të bëhen nga zotëruesi i licencës ose shfrytëzuesi tjetër i autorizuar ose, në emër të tyre, nga një person tjetër; b). që informacioni i nevojshëm për ndërveprim nuk ka qenë më parë i kapshëm në mënyrë të lehtë për personat nga pika paraprake (a) paragrafi 1 të këtij neni; c). që këto veprime të kufizohen vetëm në ato pjesë të programit ekzistues që janë të domosdoshme për arritjen e ndërveprimit. 125.2. Është e ndaluar që informacionet e nxjerra me veprimet nga paragrafi paraprak (1) i këtij neni: a). të përdoren për qëllime të tjera, përveç për arritjen e ndërveprimit të programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur; b). t’iu jepen personave të tjerë, përveç kur kjo është e domosdoshme për arritjen e ndërveprimit të programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të pavarur; c). të përdoren për krijimin, prodhimin ose nxjerrjen në treg të programit tjetër kompjuterik, i cili për nga shprehja e tij është thelbësisht i ngjashëm, ose për çfarëdo veprimi me të cilin cenohet e drejta e autorit. 125.3. Dispozitat nga paragrafi (1) i këtij neni nuk mund të interpretohen në atë mënyrë që do të lejojë zbatimin e tyre në kundërshtim me përdorimin normal të programit kompjuterik ose duke cenuar të drejtat e ligjshme të autorit. 125.4. Përcaktimet kontraktore që janë në kundërshtim me dispozitat e këtij neni janë të pavlefshme. 6. Masa të veçanta të mbrojtjes - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: It is treated as copyright infringement for a computer program to distribute or offer copies for use, or to possess copies for commercial purposes, when the copy is known or should be known to be illegal.
Neni 126 Cenim i së drejtës së autorit mbi programin kompjuterik konsiderohet po ashtu: a). çdo shpërndarje, duke përfshirë edhe ofertën për shfrytëzimin e një a më shumë ekzemplarëve të programit kompjuterik, për të cilin dihet ose do të mund të dihej se është ekzemplar i paligjshëm. b). zotërimi për qëllime komerciale i ekzemplarit të programit kompjuterik, për të cilin dihet ose do të mund të dihej se është ekzemplar i paligjshëm. 7. Zbatimi i dispozitave të tjera ligjore - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: The software provisions of this law do not affect other laws on software-related matters, including patents, trademarks, semiconductor protection, unfair competition, official secrets, and obligations law.
Neni 127 Dispozitat e këtij ligji lidhur me programet kompjuterike nuk prekin dispozitat e tjera ligjore lidhur me programet kompjuterike, siç janë ato për patentën, markën e prodhimit, mbrojtjen e gjysmëpërçuesve, mbrojtjen nga konkurrenca jolojale, sekretin zyrtar, si dhe së drejtës së detyrimeve. III. VEPRA E AUTORIT NGA MARRËDHËNIA E PUNËS - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: Employee-created works can default to the employer for 10 years, unless a written agreement says otherwise.
Neni 128 128.1. Kur vepra e autorit krijohet nga i punësuari gjatë marrëdhënies së punës, duke përmbushur detyrat e veta të punës ose sipas udhëzimeve të punëdhënësit, konsiderohet se të drejtat ekonomike dhe të drejtat tjera të autorit i janë kaluar ekskluzivisht dhe pa kufizime punëdhënësit, për një periudhë dhjetëvjeçare që nga përfundimi i veprës, nëse me kontratën e punësimit a me një akt tjetër të shkruar me punëdhënësin nuk është parashikuar ndryshe. 128.2. Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit paraprak (1) të këtij neni, të drejtat do t’i kthehen autorit të punësuar para mbarimit të afatit të tillë, në rast të vdekjes së punëdhënësit, përkatësisht në rast të likuidimit të punëdhënësit si person juridik. 128.3. Nëse punëdhënësi fare nuk i shfrytëzon të drejtat ekonomike mbi atë vepër, ose i shfrytëzon në masë të papërfillshme, autori i punësuar ka të drejtë të kërkojë nga punëdhënësi që ky t’ia kalojë ato të drejta, kundrejt kompensimit të shpenzimeve. 128.4. Nëse nuk është kontraktuar ndryshe në mes autorit dhe punëdhënësit, i punësuari si autor i veprës gëzon të drejtën të kërkojë nga punëdhënësi kompensim shtesë, nëse paga e tij është në shpërpjesëtim të dukshëm me fitimet apo kursimet e realizuara në saje të shfrytëzimit të veprës. - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: The author has an exclusive right to include their work in a collection of selected works or in a collection of all their works.
Neni 129 Pavarësisht nga dispozitat e nenit paraprak 128 të këtij ligji, autori i veprës ruan të drejtën ekskluzive për të përfshirë veprën e vet në koleksion të veprave të zgjedhura te tij ose në koleksion të të gjitha veprave të tij. - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: Rights in databases or collective works created during employment are treated as transferred to the employer, unless the contract says otherwise.
Neni 130 Të drejtat ekonomike dhe të drejtat e tjera të autorit që kanë të bëjnë me bazën e të dhënave ose me veprën kolektive të krijuar gjatë marrëdhënies së punës, konsiderohen se i janë kaluar punëdhënësit ekskluzivisht dhe pa kufizime, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. Dispozitat e paragrafit (4) të nenit 107 të këtij ligji zbatohen edhe në kësi rasti. IV. VEPRAT E KRIJUARA GJATË SHKOLLIMIT - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: Institucionet arsimore kanë të drejtë të përfshijnë vepra të plota ose pjesë të veprave të nxënësve ose studentëve të vet në koleksione shkollore, dhe t’i reprodukojnë e shpërndajnë këto koleksione.
Neni 131 Institucionet arsimore kanë të drejtë që vepra të plota të autorëve ose pjesë të veprave të nxënësve apo studentëve të vet t’i përfshijnë në koleksione veprash shkollore të nxënësve apo studentëve të vet, si dhe këto koleksione t’i reprodukojnë dhe shpërndajnë. PJESA III TË DREJTAT E AFËRTA Kapitulli 1 TË DREJTAT E INTERPRETUESVE 1. Interpretuesit - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: This provision defines who counts as a performer.
Neni 132 132.1. Interpretues janë aktorët, këngëtarët, muzikantët, vallëzuesit dhe personat e tjerë që me anë të aktrimit, këndimit, gjuhës së gjesteve a të lëvizjeve, recitimit apo ndonjë mënyrë tjetër, interpretojnë ndonjë vepër të autorit ose shprehje të folklorit. 132.2. Interpretues nga paragrafi paraprak konsiderohen edhe regjisori i shfaqjes teatrore, dirigjenti i orkestrës, dirigjenti i korit, mjeshtri i tonit si dhe artistët e cirkut e të varietesë. 2. Të drejtat morale të interpretuesve - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: Performers have exclusive rights to be identified by name, pseudonym, or sign when their performance is used, and to object to distortions or uses that may damage their honour or reputation.
Neni 133 133.1. Interpretuesit kanë të drejtë ekskluzive: a). që emri, pseudonimi apo shenja e tyre të tregohet me rastin e shfrytëzimit të interpretimit të tyre; b). të kundërshtojnë çdo deformim, shëmtim apo shfrytëzim të interpretimit që mund të cenojë nderin dhe famën e tyre. 133.2. Nëse interpretimin e bën ansambli i interpretuesve, të drejtën nga pika (1) e paragrafi paraprak e mban ansambli si tërësi, solistët dhe udhëheqësi artistik. 133.3. Me rastin e vlerësimit nëse me një formë konkrete të shfrytëzimit cenohen nderi dhe respekti i interpretuesit merret parasysh masa e arsyeshme e ndjeshmërisë së interpretuesit. 3. Të drejtat ekonomike të interpretuesve - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: The performer has the right to allow or prohibit several uses of their live or fixed performance, including recording, reproduction, distribution, rental, broadcast, public transmission, adaptation, and making it available to the public.
Neni 134 Interpretuesi ka të drejtë të lejojë apo të ndalojë: a). fiksimin e interpretimit të tij drejtpërdrejt; b). reprodukimin e interpretimit të tij në fonograme dhe videograme; c). shpërndarjen e fonogrameve dhe të videogrameve që përmbajnë interpretimin e tij; d). qiradhënien e fonogramit ose të videogramit që përmban interpretimin e tij; e). emetimin radioteleviziv të interpretimit të tij në të gjallë; f). transmetimin publik të interpretimit të tij në të gjallë; g). përpunimin e interpretimit të tij tashmë të fiksuar; h). vënien e interpretimit të tij në dispozicion publikut. 4. E drejta e kompensimit - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: Interpretuesit have rights to compensation in several situations, and they cannot waive the compensation right described here.
Neni 135 135.1. Interpretuesit kanë të drejtën e hises në kompensimin që merr prodhuesi i fonogramit, për komunikimin publik të interpretimit të tyre nga fonogrami i botuar për qëllime komerciale. 135.2. Interpretuesit që ia kalojnë të drejtën e qiradhënies prodhuesit të fonogramit ose producentit të filmit ruajnë të drejtën e kompensimit përkatës nga qiradhënia. Interpretuesit nuk mund të heqin dorë nga kjo e drejtë. 135.3. Interpretuesi ka të drejtën e hises në kompensim të veçantë nga paragrafi (2) i nenit 39 të këtij ligji. 5. Supozimi i kalimit - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: Kur lidhet kontrata për prodhimin e filmit, supozohet se interpretuesi i ka kaluar producentit të gjitha të drejtat e tij ekonomike për interpretimin, përveç nëse kontrata parashikon ndryshe. Interpretuesi ka të drejtë kompensimi për secilën të drejtë ekonomike të kaluar.
Neni 136 136.1. Me lidhjen e kontratës për prodhimin e filmit prezumohet se interpretuesi ekskluzivisht dhe pa kufizime ia ka kaluar producentit të filmit të gjitha të drejtat e veta ekonomike lidhur me interpretimin, nëse me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 136.2. Për secilën të drejtë ekonomike që do ta ketë kaluar sipas paragrafit paraprak, interpretuesi ka të drejtë të kompensimit përkatës nga ana e producentit të filmit. 6. Përfundimi i veprës audiovizuele - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: If a performer refuses or cannot finish their contribution to an audiovisual work, they cannot object to the already-given contribution being used to complete the work.
Neni 137 Nëse interpretuesi refuzon përfundimin e kontributit të vet për veprën audiovizuele ose nuk ka mundësi ta përfundojë atë, nuk mund të kundërshtojë që kontributi i tij tashmë i dhënë të shfrytëzohet për përfundimin e plotë të veprës. Interpretuesi gëzon të drejtat përkatëse për kontributin e deriatëhershëm. 7. Përfaqësuesi i ansamblit të interpretuesve - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: For managing performers’ rights, an ensemble is represented by a person authorized in writing by a majority of its members; if non-members such as a conductor, soloists, or lead performers take part, consent from all of them is required unless the contract says otherwise.
Neni 138 138.1. Lidhur me administrimin e të drejtave të interpretatorëve ansamblin e përfaqëson personi që është i autorizuar me shkrim nga shumica e anëtarëve të ansamblit. 138.2. Nëse në interpretim të veprës, pos ansamblit, marrin pjesë dirigjenti, solistë dhe bartësit e roleve kryesore, të cilët nuk janë njëkohësisht anëtarë të ansamblit, për administrimin e të drejtave nga ky ligj është i domosdoshëm pajtimi i të gjithë këtyre personave, nëse në kontratë midis tyre dhe ansamblit nuk parashikohet ndryshe. 138.3. Dispozitat e paragrafëve të mësipërm të këtij neni nuk kanë të bëjnë me dirigjentët, solistët dhe regjisorët e shfaqjeve teatrore. 8. Interpretimet nga marrëdhënia e punës - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: Rules for works created by performers during employment are applied mutatis mutandis to interpretations made while carrying out work duties or following the employer’s instructions.
Neni 139 Në lidhje me interpretimet që janë rezultat i përmbushjes së detyrave të punës ose udhëzimeve të punëdhënësit gjatë kohëzgjatjes së punësimit, ngjashëm dhe sa u takon (mutatis mutandis) zbatohen dispozitat e këtij ligji, që u referohen veprave të autorit të krijuara gjatë marrëdhënies së punës. 9. Kohëzgjatja e mbrojtjes - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: The performer’s economic rights last 50 years, with a possible later start date if the fixed performance is lawfully published or communicated to the public within that period. Moral rights last without time limit.
Neni 140 140.1. Të drejtat ekonomike të interpretuesit zgjasin 50 vjet që nga interpretimi i bërë. Nëse interpretimi i fiksuar brenda kësaj periudhe është botuar në mënyrë të ligjshme ose i është komunikuar publikut, të drejtat e interpretuesit zgjasin 50 vjet që nga dita e botimit të parë ose i komunikimit të parë të tillë, varësisht se cili veprim është bërë më përpara. 140.2. Të drejtat morale të interpretuesit zgjasin pa kufizime kohore. Kapitulli 2 TË DREJTAT E PRODHUESVE TË FONOGRAMEVE 1. Përkufizimi - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: This article defines who counts as a phonogram producer and what “fixation” means.
Neni 141 141.1. Prodhuesi i fonogramit është personi fizik apo juridik i cili me iniciativën dhe përgjegjësinë e vet bën i pari fiksimin e tingujve të ndonjë interpretimi ose të tingujve të tjerë si dhe shprehjeve tjera zanore. Konsiderohet se është prodhues i fonogramit të caktuar personi, emri i të cilit, firma, pseudonimi apo marka është e shënuar në mënyrë të zakonshme si e tillë në fonogram ose është treguar me rastin e publikimit të fonogramit, derisa nuk provohet ndryshe. 141.2. Fiksimi është ngulitja e tingujve ose e shprehjeve zanore në mbartës nga i cili mund të dëgjohen, reprodukohen ose komunikohen përmes ndonjë pajisjeje. 2. Të drejtat e prodhuesve të fonogrameve - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: Producers of phonograms have the exclusive right to allow or prohibit several uses of their phonograms, and they have a right to compensation for communication to the public.
Neni 142 Prodhuesit e fonogrameve kanë të drejtë ekskluzive të lejojnë apo të ndalojnë: a). reprodukimin e fonogrameve të veta; b). shpërndarjen e fonogrameve të veta; c). qiradhënien e fonogrameve të veta; d). vënien e fonogrameve të veta në dispozicion të publikut; e). përpunimin e fonogrameve të veta. 3. E drejta e kompensimit për komunikimin e fonogrameve publikut - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: The phonogram producer is entitled to compensation for communication to the public of a published phonogram made for commercial purposes, and must pass half of that compensation to the performers unless a contract says otherwise.
Neni 143 143.1. Prodhuesi i fonogramit gëzon të drejtën e kompensimit për komunikim publikut të fonogramit të tij të botuar për qëllime komerciale. 143.2. Nëse me kontratë mes prodhuesit të fonogramit dhe interpretuesve nuk është parashikuar ndryshe, prodhuesi i fonogramit është i detyruar që gjysmën e kompensimit nga paragrafi paraprak t’ua përcjellë interpretuesve, interpretimet e të cilëve gjenden në fonogramin e tij. 143.3. Në kuptim të këtij neni, fonograme të botuara për qëllime komerciale konsiderohen fonogramet e vëna në dispozicion të publikut. 4. E drejta në kompensim të veçantë - 144 Verify source ↗
Neni 144
AI-assisted research summary: Phonogram producers are entitled to a share in the special compensation under Article 39(1).
Neni 144 Prodhuesit e fonogrameve kanë të drejtën e hisesë në kompensimin e veçantë nga paragrafi (1) i nenit 39 të këtij ligji. 5. Kohëzgjatja e të drejtave - 145 Verify source ↗
Neni 145
AI-assisted research summary: Phonogram producers’ rights last 50 years, starting from fixation unless the phonogram is lawfully published or lawfully communicated to the public within that period.
Neni 145 Të drejtat e prodhuesit të fonogrameve zgjasin 50 vjet që nga koha e fiksimit. Nëse brenda kësaj kohe fonogrami është botuar ligjshëm, të drejtat zgjasin 50 vjet që nga botimi i tij i parë. Nëse gjatë kësaj periudhe fonogrami nuk është botuar ligjshëm, por i është komunikuar ligjshëm publikut, të drejtat zgjasin 50 vjet që nga dita e komunikimit të parë të ligjshëm për publikun. Kapitulli 3 TË DREJTAT E PRODUCENTËVE TË FILMIT 1. Përkufizimi - 146 Verify source ↗
Neni 146
AI-assisted research summary: This article defines who counts as a film producer and sets a presumption based on the name, firm, or mark shown on the videogram.
Neni 146 146.1. Producent i filmit është personi fizik a juridik i cili, me iniciativën dhe nën përgjegjësinë e vet, e fikson i pari një vepër audiovizuele në videogram. Konsiderohet se producent i filmit është personi, emri i të cilit, firma ose marka, në mënyrë të zakonshme është shënuar në videogram si i tillë ose është treguar me rastin e publikimit të videogramit, derisa nuk provohet ndryshe. 2. Të drejtat e producentëve të filmit - 147 Verify source ↗
Neni 147
AI-assisted research summary: Film producers have the exclusive right to allow or prohibit reproduction, distribution, rental, public screening, and making their videograms available to the public.
Neni 147 Producentët e filmit kanë të drejtë ekskluzive të lejojnë apo të ndalojnë: a). reprodukimin e videogrameve të veta; b). shpërndarjen e videogrameve të veta; c). qiradhënien e videogrameve të veta; d). shfaqjen publike të videogrameve të tyre; e). vënien e videogrameve të veta në dispozicion të publikut. 3. E drejta e kompensimit të veçantë - 148 Verify source ↗
Neni 148
AI-assisted research summary: Film producers are entitled to a share in special compensation under paragraph (2) of Article 39 of this law.
Neni 148 Producentët e filmit gëzojnë të drejtën e hisesë në kompensim të veçantë nga paragrafi (2) i nenit 39 të këtij ligji. 4. Kohëzgjatja e të drejtave - 149 Verify source ↗
Neni 149
AI-assisted research summary: Film producers’ rights last 50 years from first fixation of the videogram, or earlier first publication/communication to the public if that happens during that period.
Neni 149 Të drejtat e producentëve të filmit zgjasin 50 vjet që nga fiksimi i parë i videogramit. Nëse gjatë kësaj periudhe videogrami është botuar ose i është komunikuar ligjshëm publikut, të drejtat e producentit të filmit zgjasin 50 vjet që nga dita e botimit të parë ose e komunikimit të parë publikut, varësisht se cili veprim është bërë më përpara. Kapitulli 4 TË DREJTAT E TRANSMETUESVE 1. Të drejtat e Transmetuesit - 150 Verify source ↗
Neni 150
AI-assisted research summary: The broadcaster has the exclusive right to allow or stop certain uses of its broadcasts.
Neni 150 Transmetuesi ka të drejtë ekskluzive të lejojë apo të ndalojë: a) fiksimin e emisioneve të veta; b) reprodukimin e emisioneve të veta të fiksuara; c) riemetimin radioteleviziv të emisioneve të veta; d) emetimin e mëtejmë të emisioneve të veta, kur kjo bëhet në ato vende ku hyrja e publikut është me pagesë; e) vënien në dispozicion publikut të emisioneve të veta të fiksuara. 3. Kohëzgjatja e të drejtave - 151 Verify source ↗
Neni 151
AI-assisted research summary: Broadcasters’ rights last 50 years from the day of the first radio or television broadcast of their programme.
Neni 151 Të drejtat e Transmetuesit zgjasin 50 vjet që nga dita e emetimit të parë radioteleviziv të emisionit të tyre. Kapitulli 5 TË DREJTAT E PRODHUESVE TË BAZAVE TË TË DHËNAVE 1. Përkufizimi - 152 Verify source ↗
Neni 152
AI-assisted research summary: This provision defines what counts as a database and who counts as its producer.
Neni 152 153.1. Baza e të dhënave është koleksion i veprave të mëvetësishme, të të dhënave dhe materialeve tjera të çfarëdo forme, të rregulluara në mënyrë sistematike ose metodike që kanë qasje veç e veç nëpërmjet mjeteve elektronike apo mjeteve tjera, me ç’rast marrja, verifikimi apo paraqitja e përmbajtjeve të saja nga ana kualitative dhe /ose kuantitative kërkon investim thelbësor. 153.2. Prodhues i bazës së të dhënave është personi fizik a juridik i cili me iniciativën dhe nën përgjegjësinë e vet bën i pari investim thelbësor në kuptim te paragrafit paraprak. Konsiderohet se prodhues i bazës së caktuar të të dhënave është personi, emri i të cilit, firma, pseudonimi apo marka është shënuar në mënyrë të zakonshme në atë bazë të dhënash ose është treguar me rastin e publikimit të asaj baze, derisa nuk provohet ndryshe. 153.3. Mbrojtja e bazës së të dhënave apo e përmbajtjeve të saja zbatohet pavarësisht nga mbrojtja autor-juridike ose mbrojtja tjetër juridike. Të drejtat që ekzistojnë lidhur me materialin e ngërthyer në bazën e të dhënave dhe të shfrytëzimit të tij mbeten të paprekshme. 2. Objekti i mbrojtjes - 153 Verify source ↗
Neni 153
AI-assisted research summary: This provision says database protection covers the whole database, substantial parts of it, and some repeated use of smaller parts, but not the computer programs used to make or run the database.
Neni 153 154.1. Mbrojtja e bazës së të dhënave në kuptim të këtij kapitulli zbatohet: a). ndaj tërë përmbajtjes së bazës së të dhënave; b). ndaj çdo pjese thelbësore kualitative dhe /ose kuantitative të përmbajtjes së saj; c). ndaj pjesëve jothelbësore kualitative dhe / ose sasiore të përmbajtjes së saj, kur ato përdoren në mënyrë të përsëritur dhe sistematike,për çka bie ndesh me shfrytëzimin normal të kësaj baze të të dhënave ose me këtë preken së tepërmi interesat ekzistuese të ligjshme të prodhuesit të bazës së të dhënave. 154.2. Në kuptim të këtij kapitulli, mbrojtja nuk përfshin programet kompjuterike të përdoruara për bërjen ose funksionimin e bazës elektronike të të dhënave. 3. Të drejtat e prodhuesve të bazave të të dhënave - 154 Verify source ↗
Neni 154
AI-assisted research summary: The database producer has the exclusive right to allow or forbid reproduction, distribution, rental, public availability, and other public communication of its database.
Neni 154 Prodhuesi i bazës së të dhënave ka të drejtë ekskluzive të lejojë apo ndalojë: a). reprodukimin e bazës së tij të të dhënave; b). shpërndarjen e bazës së tij të të dhënave; c). qiradhënien e bazës së tij të të dhënave; d). vënien e bazës së tij të të dhënave në dispozicion të publikut; e). çfarëdo formë tjetër të komunikimit të bazës së vet të të dhënave për publikun. 4. Të drejtat dhe detyrimet e shfrytëzuesve të ligjshëm - 155 Verify source ↗
Neni 155
AI-assisted research summary: A lawful user of a published database or its copy may freely use non-essential parts for any purpose, but must not act against normal exploitation or infringe the producer’s, copyright, or related rights; any conflicting contract term is void.
Neni 155 156.1. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave ose të ekzemplarit të saj, mund të shfrytëzojë lirshëm në mënyrë kualitative dhe / ose kuantitative pjesët jothelbësore të përmbajtjeve të saj, për çfarëdo qëllimi. Në rast se shfrytëzuesi është i autorizuar të përdorë vetëm një pjesë të caktuar të bazës së të dhënave, dispozitat e këtij neni do të zbatohen vetëm për atë pjesë. 156.2. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave ose i ekzemplarit të saj nuk mund të bëjë veprime që janë në kundërshtim me shfrytëzimin normal të asaj baze të të dhënash ose me çka pa arsye preken të drejtat e prodhuesit të asaj baze të të dhënave. 156.3. Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave ose i ekzemplarit të saj nuk mund të cenojë të drejtën e autorit ose të drejtat e afërta për veprat ose lëndët e ngërthyera në atë bazë të dhënash. 156.4. Çdo përcaktim kontraktor në kundërshtim me këtë nen është i pavlefshëm. 5. Punësimi dhe kontrata e porosisë - 156 Verify source ↗
Neni 156
AI-assisted research summary: If a database is made by an employee in the course of their work or under the employer’s instructions, or under a commission contract, the rights in that database are presumed to pass exclusively and without limits to the employer or commissioning party unless the law or contract says otherwise.
Neni 156 Kur baza e të dhënave është bërë nga personi i punësuar duke përmbushur detyrat e tij të punës ose sipas udhëzimeve të punëdhënësit, ose kur është bërë në bazë kontratës së porosisë, prezumohet se të gjitha të drejtat mbi atë bazë të të dhënave i janë kaluar ekskluzivisht dhe pa kufizime punëdhënësit, përkatësisht porositësit, nëse në këtë ligj a me kontratë nuk parashikohet ndryshe. 6. Kufizimet e të drejtave - 157 Verify source ↗
Neni 157
AI-assisted research summary: A lawful user of a published data database may freely use substantial parts of its content, subject to specific purposes and conditions.
Neni 157 Shfrytëzuesi i ligjshëm i bazës së publikuar të të dhënave mund të përdorë lirshëm pjesë thelbësore të përmbajtjes së saj: a). për përdorim privat ose tjetër vetjak, nëse ka të bëjë me bazë joelektronike të të dhënave; b). për përdorim nga nevojat e ilustrimit të mësimdhënies ose hulumtimeve shkencore, me kusht që të tregohet burimi dhe në masën e përligjur për qëllimin jokomercial; c). për nevojat e sigurimit publik ose për të siguruar ecurinë e drejtë të veprimeve dhe raportimeve në procedurat administrative, parlamentare dhe gjyqësore. 7. Kohëzgjatja e mbrojtjes - 158 Verify source ↗
Neni 158
AI-assisted research summary: Rregullat përcaktojnë sa zgjasin të drejtat e prodhuesit të bazës së të dhënave: 15 vjet nga përfundimi i saj, ose 15 vjet nga publikimi i parë nëse botohet ligjërisht gjatë kësaj periudhe.
Neni 158 158.1. Të drejtat e prodhuesit të bazës së të dhënave zgjasin 15 vjet që nga bërja e plotë e saj. Nëse baza e të dhënave është publikuar në mënyrë të ligjshme gjatë kësaj periudhe, të drejtat zgjasin 15 vjet që nga publikimi i parë e saj. 158.2. Çdo ndryshim thelbësor kualitativ dhe/ose kuantitativ i përmbajtjes së bazës së të dhënave që rezulton me investim të ri thelbësor kualitativ dhe /ose kuantitativ do ta kualifikojë atë bazë të dhënash me kohëzgjatje të re të mbrojtjes. Si ndryshim thelbësor i përmbajtjes konsiderohen edhe shtojcat e njëpasnjëshme, fshirjet ose ndryshimet e tjera të bazës së të dhënave. Kapitulli 6 TË DREJTAT E BOTUESVE 1. E drejta e hisës për kompensim të veçantë - 159 Verify source ↗
Neni 159
AI-assisted research summary: Publishers have a right to a share of special compensation, and that right lasts 50 years from the lawful publication of the work.
Neni 159 159.1. Botuesit kanë të drejtën e hisës në kompensim të veçantë nga neni 39 paragrafi (3) i këtij ligji. 159.2. E drejta nga paragrafi paraprak zgjatë 50 vjet që nga botimi i ligjshëm i veprës. 2. Veprat e pa publikuara në domenin publik - 160 Verify source ↗
Neni 160
AI-assisted research summary: The first person to lawfully publish or communicate an unpublished public-domain work gets the same protection as economic and other copyright rights.
Neni 160 160.1. Personi që për herë të parë boton në mënyrë të ligjshme ose i komunikon publikut veprën ende të pa publikuar dhe e cila bie në domenin publik gëzon mbrojtje të njëjtë siç është për të drejtat ekonomike dhe të drejtat e tjera të autorit. 160.2. Të drejtat në kuptimin e paragrafit paraprak zgjasin 25 vjet që nga botimi i parë i ligjshëm, përkatësisht komunikimi i veprës për publikun. 3. Botimet shkencore - 161 Verify source ↗
Neni 161
AI-assisted research summary: Certain publications made from works and texts whose protection has ended may receive the same protection as economic and other copyright rights if they are scientifically produced and clearly distinguishable from earlier known editions.
Neni 161 161.1. Botimet që përbëhen nga vepra dhe tekste për të cilat ka mbaruar mbrojtja gëzojnë mbrojtje të njëjtë siç është për të drejtat ekonomike dhe të drejtat e tjera të autorit, nëse janë rezultat i përpjekjeve shkencore dhe dallohen dukshëm nga botimet e njohura paraprake të këtyre veprave (përmes rimës, thyerjes dhe karakteristikave tjera redaktuese). 161.2. Të drejtat në kuptimin e paragrafit paraprak zgjasin 30 vjet që nga botimi i parë i ligjshëm i veprës. PJESA IV ADMINISTRIMI DHE MENAXHIMI I TË DREJTAVE Kapitulli 1 Dispozitat e përgjithshme - 162 Verify source ↗
Neni 162
AI-assisted research summary: The author may exercise copyright rights personally or through an agent, and those rights may be managed individually or, where the law allows, collectively.
Neni 162 162.1. Autori mund të ushtrojë të drejtat e tij personalisht apo përmes agjentit. 162.2. Të drejtat e autorit mund të ushtrohen përmes administrimit dhe/ose menaxhimit. 162.3. Të drejtat e autorit mund të menaxhohen individualisht, ndarazi për çdo vepër të mbrojtur me të drejtë të autorit; ose kur me këtë Ligj parashihet, ata mund të menaxhohen kolektivisht, d.m.th. për disa vepra të disa autorëve në të njëjtën kohë. - 163 Verify source ↗
Neni 163
AI-assisted research summary: This article says copyright management through an agent includes representing authors in legal dealings and court or other proceedings, and the agent may claim payment and expense reimbursement if the stated conditions are met.
Neni 163 Menaxhimi i të drejtave përmes agjentit 163.1. Menaxhimi i të drejtave të autorit përmes agjentit përfshin: a. përfaqësimin e autorëve në transaksionet e tyre ligjore dhe marrëdhëniet me personat fizikë apo subjektet juridike të cilët përdorin apo vënë në punë veprat e tyre, duke përfshirë mbledhjen e provizioneve apo pagesave të tjera; b. përfaqësimin e autorëve në procedura ligjore pranë gjykatave apo organeve të tjera, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të autorit. 163.2. Kur autori i realizon të drejtat e tij pranë gjykatës apo organit tjetër qeveritar përmes agjentit, i cili është person fizik apo juridik, agjenti i tillë ka të drejtë të kërkojë pagesë për shërbimet e tij dhe kompensimin për shpenzimet e bëra lidhur me këto shërbime sipas programit të agjentit për pagesa, me kusht që ai t’i plotësojë kushtet për përfaqësim pranë gjykatave apo organeve të tjera qeveritare ose, kur agjenti është person juridik, këto kushte t’i plotësojë punonjësi i autorizuar i agjentit të tillë. - 164 Verify source ↗
Neni 164
AI-assisted research summary: This article describes what collective management of copyright and related rights includes.
Neni 164 Fusha e administrimit kolektiv Administrimi kolektiv i të drejtave të autorit apo të drejtave të përafërta përfshin: a. transferimin joekskluziv të të drejtave mbi disa kategori të caktuara të veprave ose materialeve me të drejta të përafërta tek shfrytëzuesit; b. grumbullimin dhe kthimin e pagesave për shfrytëzimin e materialeve të mbrojtura me të drejtë të autorit; c. shpërndarjen e pagesave të grumbulluara bartësve të të drejtave; d. ushtrimin e kontrollit mbi detyrimet kontraktuese dhe statutore të shfrytëzuesve dhe e. realizimin e mbrojtjes së të drejtave pranë gjykatave dhe autoriteteve të tjera. - 165 Verify source ↗
Neni 165
AI-assisted research summary: This article says collective management of rights may apply to several listed uses of protected works.
Neni 165 Fusha e veprimtarisë së administrimit kolektiv Administrimi kolektiv i të drejtave mund të ekzistojë veçanërisht lidhur me: a. Transmetimin tek publiku të veprave muzikore jo teatrore dhe të veprave letrare (të drejta të vogla); b. Rishitjen e veprave origjinale të arteve të bukura/figurative (droits de suite); c. Huadhënien publike të origjinaleve ose kopjeve të veprave; d. Kompensimin për shfrytëzim privat apo shfrytëzim tjetër të brendshëm dhe fotokopjimin jashtë fushës së nenit 45 të këtij Ligji; e. Ritransmetimin e materialeve të mbrojtura me të drejtë të autorit, përveç rasteve të transmetimeve të vet Transmetuesve, pavarësisht nëse të drejtat në fjalë janë të tyre apo atyre u janë caktuar nga bartës tjerë të të drejtave; f. Riprodhimin e materialeve të mbrojtura me të drejtë të autorit në fonograme dhe videograme, duke përfshirë edhe të drejtat mekanike; g. Qiradhënien e fonogrameve dhe videogrameve; h. Riprodhimin e materialeve të mbrojtura me të drejtë të autorit për lexues dhe për tekste mësimore për qëllime të mësimdhënies; i. Rishtypjen e artikujve mbi temat aktuale në botimet ditore apo periodike; j. Riprodhimin e veprave të arteve të bukura, fotografive, planeve dhe vizatimeve në botimet ditore apo periodike; k. Rishtypjen e pjesëve të veprave apo veprave të shkurtra letrare në botimet ditore apo periodike; l. Riprodhimin dhe transmetimin publik të materialeve të mbrojtura me të drejtë të autorit në reklama që nuk zgjasin më shumë se gjashtëdhjetë sekonda dhe m. Riprodhimin e veprave në vende përgjithësisht të qasshme për qëllime komerciale. - 166 Verify source ↗
Neni 166
AI-assisted research summary: The provisions of this part on copyright apply appropriately to related rights.
Neni 166 Dispozitat e kësaj pjese lidhur me të drejtat e autorit zbatohen përshtatshmërisht për të drejtat e përafërta. - 167 Verify source ↗
Neni 167
AI-assisted research summary: The right holder may ask persons connected to the infringement to provide information and produce documents immediately after the request is delivered.
Neni 167 167.1. Bartësi i të drejtës mund të kërkojë që personat, të cilët në çfarëdo mënyre janë të lidhur me shkeljen e të drejtave të njohura me këtë Ligj (prodhuesit, shtypshkronjat, importuesit, furnizuesit ose poseduesit e kopjeve ose mjeteve me të cilat është shkelur e drejta), të sigurojnë informacione dhe të nxjerrin dokumente lidhur me shkeljen, menjëherë pas dorëzimit të kërkesës. 167.2. Detyrimi i paraqitur në paragrafin paraprak nuk zbatohet kur kushtet janë të atilla që, dëshmitarit në procedurë civile i mundësojnë refuzimin e dëshmimit apo dhënies së përgjigjes në ndonjë pyetje të caktuar. 168.3. Nëse personat e paraqitur në paragrafin (1) të këtij neni nuk i sigurojnë informacionet e kërkuara ose nuk i japin dokumentet që i posedojnë, ata janë përgjegjës për dëmet që mund të shkaktohen nga mos përmbushja e detyrimit të tyre. Kapitulli 2 Menaxhimi kolektiv - 168 Verify source ↗
Neni 168
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës must establish the intellectual property rights office within 18 months; until that office is established, the Ministry of Culture must perform its assigned administrative functions and issue administrative instructions within 6 months.
Neni 168 Themelimi i zyrës për pronën intelektuale 168.1. Qeveria e Kosovës do të themelojë Zyrën për të drejtat mbi pronën intelektuale (më tutje, “Zyra”) brenda tetëmbëdhjetë muajsh nga shpallja e këtij Ligji. 168.2. Në pritje të themelimit të kësaj Zyre, Ministria e Kulturës do të ushtrojë funksionet administrative të caktuara kësaj Zyre me anë të këtij Ligji. Ministria e Kulturës do të miratojë udhëzime administrative për zbatimin e këtyre dispozitave brenda gjashtë muajsh nga shpallja e këtij Ligji. - 169 Verify source ↗
Neni 169
AI-assisted research summary: The Office certifies qualifying associations for collective copyright administration and may cancel the certification if the criteria are no longer met.
Neni 169 Administrimi kolektiv i të drejtave të autorit 169.1. Me certifikimin e Zyrës, aktiviteti i administrimit të të drejtave të autorit mund të realizohet përmes asociacioneve të autorëve dhe bartësve të tjerë të të drejtave, si dhe përmes subjekteve të tjera ligjore të specializuar në administrimin e të drejtave të autorit. 169.2. Për administrimin e të drejtave të autorit të realizuar nga asociacioni i autorëve apo nga subjekti tjetër i specializuar ligjor nga paragrafi 1, me përjashtim të të drejtave nga paragrafi 3, nevojitet dhënia e autorizimit nga autori apo nga poseduesi tjetër i të drejtës së autorit. 169.3. Të drejtat e autorit në shfaqjet publike të veprave muzikore apo letrare joperformuese (petites droits) mund të administrohen nga asociacioni i autorëve edhe pa autorizimin e autorit ose të poseduesit tjetër të së drejtës së autorit. 169.4. Zyra do të certifikojë asociacionet nga paragrafi 1 të cilat i përmbushin kriteret profesionale të vendosura nga Zyra. 169.5. Nëse asociacioni i autorëve apo subjekti tjetër ligjor i specializuar në administrimin kolektiv të të drejtave të autorit më nuk i përmbush kriteret e përshkruara për kryerjen e aktiviteteve të tilla, Zyra e anulon certifikimin e dhënë. - 170 Verify source ↗
Neni 170
AI-assisted research summary: Zyra jep certifikatat pas kërkesës me shkrim nga subjekti ligjor dhe me dokumentet e kërkuara.
Neni 170 Certifikimi i asociacioneve kolektive Zyra do të jep certifikatat nga neni 170.1 pas paraqitjes së kërkesës me shkrim nga subjekti ligjor. Kërkesës i bashkëngjitet: a. statuti i cili përcakton organet dhe kompetencat e tyre për kryerjen e detyrave të asociacioneve kolektive nga neni 170; b. të dhënat për personat të cilët kanë të drejtë të përfaqësojnë asociacionet kolektive; c. autorizimin e shkruar nga autorët të cilët asociacionit kolektiv ia kanë besuar menaxhimin e të drejtave të autorit për veprat e tyre të grumbulluara në repertor; d. planin e biznesit dhe e. dokumente të tilla të tjera që mund t’i kërkojë Zyra për të treguar se asociacioni kolektiv i plotëson kriteret e vendosura nga Zyra sipas këtij Ligji. - 171 Verify source ↗
Neni 171
AI-assisted research summary: The office must not grant or renew a certificate if the collective association’s statute does not comply with the Law or if it fails financial and reporting requirements; it may also annul certification in serious or repeated breach cases, after notice and at least 30 days to cure.
Neni 171 Mos certifikimi i asociacioneve kolektive 171.1. Zyra nuk jep apo nuk ripërtëritë certifikatën nëse: a. statuti i asociacionit kolektiv nuk është në pajtim me dispozitat e këtij Ligji ose b. asociacioni kolektiv nuk i respekton kërkesat financiare dhe ato të raportimit të paraqitura në nenet 176-181 të këtij Ligji. 171.2. Zyra e anulon certifikimin për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit nëse paraqiten rrethana të tilla të cilat mund të jenë shkak për refuzimin e certifikimit, ose nëse asociacioni kolektiv shkel rëndë apo në vazhdimësi dispozitat e këtij Ligji. Para anulimit, autoriteti kompetent e njofton asociacionin kolektiv për arsyet dhe i jep afat kohor jo më pak se 30 ditë për të eliminuar shkakun për anulim. Anulimi bëhet i plotfuqishëm në ditën e 30-të pas shpalljes. - 172 Verify source ↗
Neni 172
AI-assisted research summary: The certification procedure follows the general administrative procedures law. Appeals against decisions or orders issued by the Office are not allowed, but an action may be filed in the competent court through administrative dispute procedure. The final certification decision must be published.
Neni 172 172.1. Për procedurën e dhënies së certifikimit zbatohet Ligji për rregullimin e procedurave të përgjithshme administrative. Ndaj vendimit apo urdhrit të lëshuar nga Zyra nuk ka të drejtë ankese. Mirëpo, në gjykatën kompetente mund të ngritët padi përmes procedurës së kontesteve administrative. 172.2. Njoftimi mbi vendimin përfundimtar lidhur me certifikimin do të botohet. - 173 Verify source ↗
Neni 173
AI-assisted research summary: A collective association may act in court and other bodies for the rights covered here without special authorisation from the author, and it must notify the author about the rights it exercises.
Neni 173 173.1. Për asociacionin kolektiv nga neni 170.1 nuk kërkohet autorizim i veçantë i autorit për të siguruar ushtrimin e të drejtave të autorit nga neni 170.3 pranë gjykatave dhe organeve të tjera. 173.2. Asociacioni kolektiv nga neni 170.1 mund të inicojë dhe të drejtojë kontestin nga paragrafi 1 në emër të tij por obligohet të njoftojë autorin mbi të drejtat e ushtruara. - 174 Verify source ↗
Neni 174
AI-assisted research summary: Collective management associations must carry out specified licensing, fee-collection, compensation, and distribution functions.
Neni 174 174.1. Asociacionet që administrojnë të drejtat ekonomike në mënyrë kolektive do të kryejnë funksionet vijuese: a. arrijnë marrëveshje me shfrytëzuesit e veprave lidhur me shumën e pagesës, procedurat e pagimit dhe dispozitave të tjera me anë të të cilave lëshohen licencat; b. lëshojnë licenca shfrytëzuesve për të ushtruar të drejtat, të cilat administrohen nga asociacioni i caktuar, dhe mbledhin pagesat e përcaktuara në licenca; c. përcaktojnë kompensimin e drejtë në rastet kur shoqata ka obligim për të administruar të drejtat ekonomike të bartësve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në bazë të ligjit, dhe të mbledhin pagesën e përcaktuar; d. mbledhin pagesën për rishitjen e veprave të artit, për riprodhimin e veprave për shfrytëzim personal, dhe për lloje të tjera të shfrytëzimit të veprave në pajtim me ligjet rregullative dhe e. ndajnë paratë e mbledhura dhe ua paguajnë bartësve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta. 174.2. Funksionet tjera të asociacioneve që administrojnë të drejtat ekonomike në baza kolektive do të përcaktohen në kontratën që është lidhur në mes të asociacionit përkatës dhe bartësit të të drejtave të autorit apo të drejtave të përafërta. - 175 Verify source ↗
Neni 175
AI-assisted research summary: Shoqatat që administrojnë të drejtat ekonomike në mënyrë kolektive duhet të përfaqësojnë dhe të raportojnë për të drejtat e bartësve, të shpërndajnë të ardhurat e mbledhura, dhe të publikojnë raporte vjetore.
Neni 175 Detyrat e asociacioneve kolektive 175.1. Asociacionet që administrojnë të drejtat ekonomike në mënyrë kolektive, gjatë aktiviteteve të tyre, do të paraqesin të drejtat dhe interesat e ligjshme të bartësve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, në pajtim me kontratat e lidhura për shfrytëzimin e veprave. Asociacionet e tilla do të kryejnë detyrat vijuese: a. u sigurojnë raport autorëve për shfrytëzimin e veprave të tyre, interpretimeve dhe aktiviteteve të tjera kur e bëjnë pagesën për bartësit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta dhe b. pas zbritjeve të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, ndajnë shumën e parave të mbledhura në mes të bartësve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta të përfaqësuar nga asociacionet e tilla, në proporcion me shfrytëzimin e veprave (punës) së tyre, interpretimeve dhe aktiviteteve të tjera, dhe këto pagesa i bëjnë rregullisht. 175.2. Asociacionet që administrojnë të drejtat ekonomike në mënyrë kolektive mbulojnë shpenzimet reale të shoqëruara me mbledhjen, ndarjen dhe pagesën e kompensimit nga shumat e parave të mbledhura në pajtim me kontratat e lidhura. 175.3. Asociacionet që administrojnë të drejtat ekonomike në mënyrë kolektive mund të krijojnë fonde speciale në interes të bartësve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta duke zbritur nga shumat e grumbulluara, në pajtim me objektivat dhe detyrat e asociacionit që administron të drejtat ekonomike në mënyrë kolektive. 175.4. Bartësit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, të cilët nuk kanë asociacione të autorizuara për të grumbulluar shumën e kompensimit të përcaktuar në nenin 175 të këtij Ligji, kanë të drejtë që nga asociacioni të kërkojnë që të paguaj kompensimin që duhet ta paguaj në pajtim me ndarjen e shumës së parave që është bërë, si dhe të përjashtojë veprat e tyre dhe punën e kryer nga licencat që asociacionet e tilla ua lëshojnë shfrytëzuesve të veprave të tyre. 175.5. Asociacionet që administrojnë të drejtat ekonomike në mënyrë kolektive botojnë dhe u shpërndajnë anëtarëve të tyre raportet vjetore, si dhe shumën e kompensimit në rastet kur asociacioni ka obligim të administrojë të drejtat ekonomike të bartësve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në bazë të ligjit. 175.6. Së paku njëzet e pesë përqind (25%) e anëtarëve të asociacionit kolektiv mund të kërkojnë që një apo më shumë ekspert të pavarur të inspektojnë veprimtarinë e shoqërisë. - 176 Verify source ↗
Neni 176
AI-assisted research summary: Collective associations must conclude reciprocal agreements with corresponding associations in other states.
Neni 176 Marrëveshjet reciproke me asociacionet e jashtme 176.1. Asociacionet kolektive do të lidhin marrëveshje reciproke me asociacionet korresponduese në shtetet tjera për të siguruar administrim kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta të bartësve të të drejtave në Kosovë, si dhe për bartësit e huaj të të drejtave në Kosovë. - 177 Verify source ↗
Neni 177
AI-assisted research summary: The Office supervises collective-management organizations, and those associations must submit their association agreement, annual activity reports, and any information the Office needs; the Office also establishes an advisory board.
Neni 177 Mbikëqyrja e asociacioneve kolektive 177.1. Zyra do të mbikëqyrë nëse aktivitetet e organizatave të cilat i administrojnë të drejtat ekonomike në baza kolektive janë në përputhje me dispozitat e ligjit, veçanërisht do të mbikëqyrin nëse: a. dispozitat lidhur me grumbullimin dhe ndarjen e kompensimit janë të drejta; b. shpenzimet e administrimit janë të arsyetuara; c. ndarja e kompensimit dhe pagesat bëhen në pajtim me procedurat e përcaktuara; d. shfrytëzuesit nuk i mohohet dhënia e licencës pa e vërtetuar bazën dhe e. asociacionet kolektive kanë marrëveshje reciproke adekuate me asociacionet e huaja, ashtu siç kërkohet me nenin 177 të këtij Ligji. 177.2. Shoqatat që administrojnë të drejtat ekonomike në mënyrë kolektive Zyrës i dorëzojnë marrëveshjen e asociacionit, raportet vjetore mbi aktivitetet e tyre si dhe sigurojnë informacionet që janë të nevojshme për Zyrën për të vendosur mbi çështjet nën kompetence të tyre. 177.3. Për të siguruar mbikëqyrjen, Zyra do të themelojë një bord këshillëdhënës të përbërë nga përfaqësues të organizatave të interesuara, ekspert dhe bartës të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta. - 178 Verify source ↗
Neni 178
AI-assisted research summary: Asociacioni kolektiv duhet, brenda tre muajsh pas çdo bilanci vjetor, të miratojë ose të sigurojë raportet dhe dokumentet e kërkuara për raportimin vjetor.
Neni 178 Raportet vjetore 178.1. Statuti i asociacionit kolektiv përfshin dispozita që brenda tre muajsh pas përfundimit të çdo bilanci vjetor, asociacioni kolektiv të miratojë ose sigurojë: a. raportet vjetore të organeve administrative dhe mbikëqyrëse mbi paratë e mbledhura, shpërndarjen e tyre, veprimet e asociacionit kolektiv dhe zbatimin e marrëveshjeve inkluzive dhe marrëveshjeve me asociacionet e huaja kolektive; b. raportin e kompanisë së revizionit lidhur me kontrollimin e pasqyrave financiare dhe veprimet e asociacionit kolektiv në vitin afarist së bashku me mendimin lidhur me rregullsinë e veprimeve dhe përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret tjera; c. mendimin e organeve administrative dhe mbikëqyrëse lidhur me raportet dhe mendimin e cekur në pjesën e mëparshme; d. masat që duhet ndërmarrë në rastet kur, sipas mendimit të revizorit, ka parregullsi; e. propozimi për planin financiar dhe shpenzimet operacionale të asociacionit kolektiv për vitin pasues. 178.2. Dispozitat e këtij neni nuk i cenojnë obligimet e asociacioneve kolektive të cilat ata i kanë lidhur me raportet financiare dhe revizionet në pajtim me ligjet dhe rregulloret tjera. - 179 Verify source ↗
Neni 179
AI-assisted research summary: The Office may at any time request reports and inspect books and other business documents from the collective association.
Neni 179 Në çdo kohë, Zyra mund të kërkojë raporte nga asociacioni kolektiv mbi çështjet afariste dhe inspektimin e librave të tyre dhe të dokumenteve të tjera afariste deri në masën e nevojshme, pas dorëzimit të kërkesës me shkrim, të detajuar dhe të arsyetuar, për kontrollimin e çështjes së përcaktuar në kërkesë. - 180 Verify source ↗
Neni 180
AI-assisted research summary: Collective associations must notify the Office about changes to authorized representatives and must submit specified governance, agreement, tariff, and reporting documents.
Neni 180 180.1. Asociacionet kolektive e njoftojnë Zyrën për çdo ndryshim lidhur me personat që me ligj ose statut kanë të drejtë t’i përfaqësojnë ata. 180.2. Asociacionet kolektive i dorëzojnë Zyrës veçanërisht: a. çdo ndryshim të statutit; b. marrëveshjet e përgjithshme (inkluzive) me asociacionet e shfrytëzuesve; c. tarifat dhe çdo ndryshim të tyre; d. marrëveshjet me asociacione të jashtme kolektive; e. vendimet e mbledhjeve; f. raportet vjetore dhe ata të revizorit. - 181 Verify source ↗
Neni 181
AI-assisted research summary: This article lets user associations and representatives propose mediation, and sets rules for the mediator, the parties, and the Office.
Neni 181 Ndërmjetësimi 181.1. Asociacionet kolektive dhe përfaqësuesit e shfrytëzuesve mund të propozojnë ndërmjetësimin në një kontest në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësimit: a. lidhur me marrëveshjen e përgjithshme (inkluzive); b. lidhur me lidhjen e një marrëveshjeje për ritransmetim kabllovik të emisioneve radio- televizive; c. lidhur me: i. shfrytëzimin në dobi të njerëzve me paaftësi; ii. shfrytëzimit për qëllime të mësimdhënies; iii. riprodhimet private ose riprodhimet tjera të brendshme; iv. kryerja e procedurave zyrtare dhe v. incizime kalimtare të realizuara nga transmetuesit. 181.2. Ndërmjetësi është i pavarur, i paanshëm dhe nuk u bindet udhëzimeve. 181.3. Ndërmjetësi siguron që palët të zhvillojnë negociata në mirëbesim dhe të mos i pengojnë ato pa arsyetim valid. 181.4. Ndërmjetësi mund t’u japë propozime palëve lidhur me zgjidhjen e kontestit. Propozimi për zgjidhje të kontestit konsiderohet se është pranuar nëse palët lidhin marrëveshje të përgjithshme (inkluzive) ose marrëveshje për ritransmetim brenda tre muajsh pas marrjes së propozimit. 181.5. Në procedurën e ndërmjetësimit sigurohet konfidencialiteti. 181.6. Palët bashkërisht e zgjedhin ndërmjetësin nga lista e ndërmjetësve të caktuar nga Zyra. 181.7. Zyra i ofron ndihmë administrative ndërmjetësit. 181.8. Palët e paguajnë ndërmjetësin për punën e tij. 181.9. Zyra përkufizon në detaje procedurën e ndërmjetësimit, si dhe diplomën dhe llojin e arsimit të ndërmjetësit, dhe kushtet tjera që ai duhet t’i përmbushë. PJESA V Kapitulli 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Personat që gëzojnë mbrojtje - 182 Verify source ↗
Neni 182
AI-assisted research summary: A person whose protected rights have been infringed may seek protection of those rights and compensation, and the same protection may also be sought when there is an obvious risk of infringement.
Neni 182 182.1. Personi, të cilit i janë cenuar të drejtat që mbrohen me këtë ligj (titullari i së drejtës), mund të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të tij dhe zhdëmtim përkatës në varësi me cenimin. 182.2. Mbrojtje e njëjtë e të drejtave mund të kërkohet edhe kur është i dukshëm rreziku i cenimit të të drejtave të mbrojtura me këtë ligj. 182.3. Mbrojtja e parashikuar nga dispozitat tjera ligjore mbetet e paprekur. 2. Solidarësia e palëve - 183 Verify source ↗
Neni 183
AI-assisted research summary: Kur ka më shumë se një titullar të një të drejte të cenuar, secili mund të kërkojë mbrojtjen e plotë të asaj të drejte. Kur ka më shumë se një cenues, secili përgjigjet për dëmin e plotë.
Neni 183 183.1. Kur janë më shumë se një titullar i një të drejte që u është cenuar e që njihet nga ky ligj, secili prej tyre mund të kërkojë mbrojtjen e së drejtës së tillë në tërësinë e saj. 183.2. Kur ekzistojnë më shumë se një cenues të një të drejte të titullarit që njihet nga ky ligj, secili prej tyre përgjigjet për dëmin e tërësishëm. 3. Mbrojtja e masave teknologjike - 184 Verify source ↗
Neni 184
AI-assisted research summary: The article treats circumvention of effective technological measures as infringement of exclusive rights and also covers dealing in tools or services mainly used for that purpose.
Neni 184 184.1. Konsiderohet se një person ka cenuar të drejtat ekskluzive që njihen nga ky ligj nëse ka bërë çfarëdo veprimi për t’i shmangur masat teknologjike efektive. 184.2. Konsiderohet se një person ka cenuar të drejtat ekskluzive që njihen nga ky ligj, në rast se i punon, importon për shpërndarje, shet, jep me qira, reklamon për shitje a qiradhënie ose mban për qëllime komerciale teknologji, mjet ose program kompjuteri, ose pa autorizim kryen shërbime, të cilat: a). reklamohen a tregtohen nergut për shmangien e masave teknologjike efektive; b). kanë qëllim të dukshëm komercial ose përdorim vetëm në aspektin e shmangies së masave teknologjike efektive; c). janë disenjuar, prodhuar, përshtatur apo punuar para së gjithash për shmangien e masave teknologjike efektive. 184.3. Në kuptim të paragrafit paraprak, masë teknologjike është çdo teknologji, program kompjuteri a një mjet tjetër i cili është parashikuar që gjatë veprimit të vet normal, të parandalojnë ose të pengojnë cenimin e të drejtave të mbrojtura. Këto masa do të konsiderohen efektive aty ku hyrja ose përdorimi i veprës së autorit ose i lëndës nga të drejtat e afërta kontrollohet nëpërmjet proceseve të mbrojtjes me të cilat, në mënyrë operative dhe të besueshme dhe me autorizimin e titullarëve të të drejtave, arrihen qëllimet e mbrojtjes. 184.4. Ky nen do të aplikohet ngjashëm dhe aq sa i takon (mutatis mutandis) edhe ndaj çdo teknologjie, mjeti apo programi kompjuterik, me të cilin informacionet elektronike të administrimit të të drejtave hiqen ose ndryshohen (neni 186). 4. Mbrojtja e informacioneve të administrimit të të drejtave - 185 Verify source ↗
Neni 185
AI-assisted research summary: A person is treated as infringing exclusive rights if they remove or alter rights-management information, or reproduce, import for distribution, rent, or communicate a protected work after that information has been removed or altered without authorization.
Neni 185 185.1. Konsiderohet se një person ka cenuar të drejtat ekskluzive që njihen nga ky ligj kur bën një nga veprimet e mëposhtme, me të cilin nxit, mundëson, lehtëson ose fsheh cenimet e të drejtave nga ky ligj: a). heqjen ose ndryshimin e cilitdo informacion elektronik lidhur me administrimin e të drejtave; b). reprodukimin, importin për shpërndarje, qiradhënien ose komunikimin publikut të një lënde të mbrojtur, në të cilën informacioni elektronik i administrimit të të drejtave është hequr apo ndryshuar pa autorizim përkatës. 185.2. Informacion i administrimit të të drejtave në kuptimin e paragrafit paraprak konsiderohet çdo informacion i futur nga ana e titullarit të së drejtës, me të cilin identifikohet lënda që është objekt i të drejtave, autori, titullari i së drejtës, kohëzgjatja dhe kushtet e përdorimit, si dhe numrat dhe kodet e tyre përkatëse që shënohen në ekzemplarin e lëndës së mbrojtur ose që shfaqen me rastin e komunikimit të lëndës së mbrojtur. Kapitulli 2 MBROJTJA GJYQËSORE 1. Kërkesëpaditë - 186 Verify source ↗
Neni 186
AI-assisted research summary: The rights holder may seek remedies if exclusive rights are infringed.
Neni 186 186.1. Në rast të cenimit të të drejtave ekskluzive që njihen nga ky ligj, titullari i të drejtësi mund të kërkojë: a). përcaktimin e cenimit të së drejtës; b). që cenuesit t’i ndalohen veprimet e njëmendta përgatitore për bërjen e cenimit, vetë bërja e cenimit, si dhe përsëritja e cenimit; c). ndreqjen e gjendjes së shkaktuar nga cenimi, duke përfshirë edhe tërheqjen e ekzemplarëve nga tregu, me shpenzime të cenuesit; d). shkatërrimin ose ndryshimin e ekzemplarëve të paligjshëm të vënë në qarkullim ose që janë për t’u vënë në qarkullim (ambalazhi i tyre, masteri, xhirimet, shiritat, negative etj); e). shkatërrimin ose ndryshimin e veglave dhe të mjeteve që janë përdorur ose që shërbejnë para së gjithash apo nergut për kryerjen e cenimit e që janë pronë e cenuesit; f). kompensimin e dëmit material (dëmi aktual dhe fitimi i humbur) ose zhdëmtim të posaçëm; g). kompensimin e dëmit jomaterial në rast të cenimit të të drejtave morale të autorit apo të interpretuesit; h). shpalljen e aktgjykimit në masmedia, me shpenzime të cenuesit. 186.2. Dispozitat nën pikat (d) dhe (e) të paragrafit paraprak nuk zbatohen ndaj objekteve arkitekturore, përveç kur shkatërrimi ose ndryshimi i objektit mund të arsyetohet me rrethana të rastit. 186.3. Në vend të kërkesave nën pikat (d) dhe (e) të paragrafit (1) të këtij neni, titullari i së drejtës mund të kërkojë nga cenuesi që t’ia dorëzojë ekzemplarët apo mjetet e tilla për një kompensim që nuk mund të tejkalojë shpenzimet e prodhimit ose çmimin e prodhimit, të pakësuar për amortizimin e tyre. 2. Zhdëmtimi i posaçëm - 187 Verify source ↗
Neni 187
AI-assisted research summary: The rights holder may seek the infringer’s profits, an increased compensation amount, or the remaining difference up to full compensation for material damage.
Neni 187 187.1. Në vend të kompensimit të dëmit material, titullari i së drejtës mund të kërkojë që cenuesi t’ia dorëzojë gjithë fitimin e arritur me cenimin e së drejtës. 187.2. Në vend të kompensimit të dëmit material, titullari i së drejtës mund të kërkojë që cenuesi t’ia paguajë kompensimin që do të ishte i detyruar të paguante për shfrytëzimin e ligjshëm të lëndës së mbrojtur, por të shtuar deri në dyfishin e tij, e nëse cenimi është bërë për fitim komercial - të shtuar deri në trefishin e tij. 187.3. Nëse dëmi material është më i madh se zhdëmtimi në kuptimin e paragrafëve të mësipërme, titullari i së drejtës ka të drejtë të kërkojë diferencën deri në kompensim të plotë të dëmit. Zhdëmtimi monetar i dëmit jomaterial - 188 Verify source ↗
Neni 188
AI-assisted research summary: The author or performer is entitled to due monetary compensation if their moral rights protected by this law are infringed.
Neni 188 Autori ose interpretuesi ka të drejtë në zhdëmtim të duhur monetar për shkak të cenimit të të drejtave morale të tij të mbrojtura me këtë ligj. 4. Masat paraprake - 189 Verify source ↗
Neni 189
AI-assisted research summary: A court may, on request by the right holder and on proof of harm and risk of non-compensation, order temporary seizure or blocking of the violator’s movable property and bank assets, and may seize financial or commercial documents.
Neni 189 189.1. Me kërkesën e titullarit të së drejtës, i cili ka prova të bazuara se i është cenuar e drejta e tij ekskluzive që njihet me këtë ligj dhe se ekziston rreziku që të mos jetë i zhdëmtuar, gjyqi mund të urdhërojë konfiskimin e përkohshëm të pasurisë së tundshme të cenuesit, duke përfshirë edhe bllokimin e llogarisë së tij bankare dhe të pasurisë tjetër të tundshme. 189.2. Kjo masë përfshin edhe mundësinë e gjyqit që të urdhërojë dhe sekuestrojë dokumentet bankare financiare ose dokumentet komerciale të cenuesit. 189.3. Nëse ekziston dyshimi i bazuar që mbrojtja nga paragrafët paraprakë 1 dhe 2 të këtij neni të mos jetë efektive shkaku i vonesës, gjyqi mund të urdhërojë dhe të ekzekutojë këto masa edhe pa dëgjimin e palës tjetër (inaudita altera parte). 189.4. Procedura lidhur me masat paraprake zbatohet brenda 3 ditëve pas parashtrimit të kërkesës. 5. Masat e përkohshme - 190 Verify source ↗
Neni 190
AI-assisted research summary: The right holder may ask the court for temporary measures, and the court may order them in urgent cases.
Neni 190 190.1. Me kërkesën e titullarit të së drejtës, i cili ka prova të bazuara se i është cenuar e drejta e tij ekskluzive që njihet me këtë ligj, gjykata mund të urdhërojë si masa të përkohshme: a). sekuestrimin dhe heqjen nga qarkullimi të ekzemplarëve, mjeteve dhe pajisjeve që kanë të bëjnë me cenimin, si dhe sekuestrimin e dokumenteve përkatëse; b). ndalesën e cenimeve të pritura ose ndalesën e vazhdimit të kryerjes së cenimeve. 190.2. Nëse ekziston dyshimi i bazuar që mbrojtja sipas paragrafit paraprak (1) të këtij neni, të mos jetë efektive shkaku i vonesës, gjykata mund të urdhërojë dhe të ekzekutojë këto masa edhe pa dëgjimin e palës tjetër (inaudita altera parte). 190.3. Procedura lidhur me masat e përkohshme zbatohet brenda 7 ditëve pas parashtrimit të kërkesës. 190.4. Në rast të kërkesë padisë për shkak të mos pagesës së kompensimit, gjyqi mund të nxjerrë si masë të përkohshme ndalesën e shfrytëzimit të mëtutjeshëm të lëndës së mbrojtur. 190.5. Dispozitat e përgjithshme ligjore lidhur me procedurën e përmbarimit zbatohen edhe me rastin e miratimit të masave të përkohshme, nëse me këtë ligj nuk përcaktohet ndryshe. 6. Sigurimi i provave - 191 Verify source ↗
Neni 191
AI-assisted research summary: At the request of the right holder, the court may order preservation of evidence when there is supported proof of an alleged infringement and a risk the evidence may be lost.
Neni 191 191.1. Me kërkesë të titullarit të së drejtës, i cili ka prova të bazuara se i është cenuar e drejta ekskluzive që njihet nga ky ligj dhe se ekziston rreziku i mundshëm që provat për cenimin e së drejtës të shkatërrohen ose që më vonë të jetë e pamundur të sigurohen, gjyqi mund të urdhërojë sigurimin e provave. 191.2. Sigurimi i provave sipas paragrafit paraprak konsiderohet kontrollimi i lokaleve, i inventarit, librave të evidencave, dokumenteve, bazave të të dhënave etj., si dhe sekuestrimi i dokumentacionit, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe e ekspertëve. 191.3. Nëse ekziston rreziku i bazuar që sigurimi i provave në kuptim të paragrafit paraprak (2) të këtij neni të mos jetë efektiv shkaku i vonesës, gjyqi mund të urdhërojë dhe të ekzekutojë sigurimin e provave edhe pa dëgjimin e palës tjetër (inaudita altera parte). 191.4. Vendimi i gjyqit për zbatimin e sigurimit të provave do t’i dorëzohet palës kundërshtare në momentin e mbledhjes së provave, por nëse kjo nuk është e mundur për shkak të mos pranisë, atëherë do t’i dorëzohet pasi të jetë e mundur. 191.5. Procedura lidhur me sigurimin e provave zbatohet brenda 7 ditëve pas parashtrimit të kërkesës. 7. Shpejtimi i procedurës - 192 Verify source ↗
Neni 192
AI-assisted research summary: In copyright and related-rights infringement cases, the court must hold the first hearing within 3 months of receiving the claim.
Neni 192 Procedura lidhur me cenimet e së drejtës së autorit dhe e së drejtave të afërta është e shpejtë. Gjykata do të caktojë seancën e parë të dëgjimit jo më vonë se brenda 3 muajve që nga dita e pranimit të kërkesëpadisë. 8. Kompetenca - 193 Verify source ↗
Neni 193
AI-assisted research summary: The District Court in Prishtina decides cases about copyright and neighboring rights.
Neni 193 Për proceset lidhur me të drejtën e autorit dhe të drejtat e afërta vendos Gjyqi i Qarkut në Prishtinë. Kapitulli 3 MASAT PËR ZBATIMIN E MBROJTJES 1. Detyrimi për dhënie informacioni - 194 Verify source ↗
Neni 194
AI-assisted research summary: A court may order a person connected to an infringement to immediately provide information or documents; some people are exempt if they legally may refuse to testify.
Neni 194 194.1. Gjyqi mund t’i urdhërojë personit që është në çfarëdo lidhje me cenimin e të drejtave që njihen nga ky ligj (radhitësit apo stampuesit, prodhuesit, importuesit, furnitorit, pronarit të ekzemplarit të lëndës së mbrojtur etj.) që ky menjëherë t’i japë gjyqit informacionin ose t’ia dorëzojë dokumentet që kanë të bëjnë me cenimin. 194.2. Urdhrit nga paragrafi paraprak nuk i detyrohen personat që i plotësojnë kushtet ekzistuese ligjore për të refuzuar daljen dëshmitarë. 194.3. Personi që nuk përmbush detyrimin nga paragrafi (1) i këtij neni është i përgjegjshëm për dëmin e shkaktuar me mosveprim. 2. Masat doganore - 195 Verify source ↗
Neni 195
AI-assisted research summary: The customs authority may suspend or detain imported goods suspected of infringing exclusive rights, and the right holder must provide detailed goods descriptions and evidence when requesting those measures.
Neni 195 195.1. Me propozimin e titullarit të së drejtës, i cili justifikon dyshimin se e drejta e tij ekskluzive që njihet nga ky ligj do të cenohet me importin e mallit të caktuar, autoriteti doganor mund të vendosë: a). që titullari i së drejtës apo përfaqësuesi i tij të kontrollojnë mallin përkatës dhe dokumentacionin shoqërues; b). që kalimi i mallit të shtyhet dhe malli të ndalohet. 195.2. Në propozimin e vet për ndërmarrjen e masave doganore nga paragrafi paraprak titullari i së drejtës duhet patjetër të paraqesë një përshkrim të hollësishëm të mallit përkatës si dhe prova përkatëse për të drejtat e veta ekskluzive të mbrojtura me këtë ligj dhe cenimin e mundshëm të tyre. 195.3. Lidhur me masat e miratuara, autoriteti doganor do ta njoftojë menjëherë importuesin ose pranuesin e mallit. 195.4. Autoriteti doganor do të revokojë masat e miratuara në rast se, brenda afatit prej 10 ditë pune, nuk njoftohet që titullari i së drejtës: a). ka bërë kërkesë gjyqit për caktimin e masave të përkohshme a për sigurimin e provave; ose b). ka bërë kërkesëpadi apo ka nisur një proces tjetër që çon në zgjidhje në mënyrë ligjore të rastit; ose c). ka propozuar një marrëveshje me shkrim deklaruesit, zotëruesit ose pronarit të mallit për shkatërrimin e tij. 195.5. Në rastet e përshtatshme, autoriteti doganor mund të shtojë afatin nga paragrafi paraprak (4) i këtij neni edhe për maksimum 10 ditë pune. 195.6. Kur malli është i dëmtueshëm, afati nga paragrafi (4) i këtij neni do të jetë tri ditë pune dhe nuk mund të vazhdohet. 195.7. Nëse titullari i së drejtës dhe importuesi apo pranuesi i mallit kanë bërë aktbarazim brenda afateve nga ky nen, atëherë autoriteti doganor vepron në përputhje me barazimin e bërë. 195.8. Në rast se autoriteti doganor ka dyshim të bazuar se me importin e mallit të caktuar do të mund të cenoheshin të drejtat ekskluzive në kuptimin e këtij ligji, dhe atë para se të jetë paraqitur ndonjë propozim në kuptimin e paragrafit (1) të këtij neni, mund të vendosë që kalimi i mallit të shtyhet ose që ai të ndalohet për një afat prej tri ditë pune. 3. Regjistri i veprave të autorit dhe të lëndëve nga të drejtat e afërta - 196 Verify source ↗
Neni 196
AI-assisted research summary: Rights holders may deposit copies of their works or related-rights material with the Office, and they must give accurate, complete information when depositing and registering them.
Neni 196 196.1. Për të siguruar provat ose për një arsye tjetër, titullarët e të drejtave që u njihen nga ky ligj mund të deponojnë te Zyra ekzemplarët e veprave të veta ose të lëndëve nga të drejtat e afërta. 196.2. Ekzemplarët e veprave dhe të lëndëve që deponohen duhet të jenë në formë të dokumentit të shkruar (dorëshkrim, tekst i shtypur, partitura muzikore), në formë regjistrimi të tingullit, pamjes ose tingullit dhe pamjes ose në formë digjitale. 196.3. Regjistri mbahet për çdo kategori të veprave të autorit dhe të lëndëve nga të drejtat e afërta. Regjistri është publik. 196.4. Me rastin e deponimit dhe futjes në evidence të veprave të autorit dhe të lëndëve nga të drejtat e afërta, titullari i tyre është i detyruar të japë të dhëna të sakta dhe të plota për veprën ose për lëndën nga të drejtat e afërta. 196.5. Të dhënat në evidencë prezumohen të vërteta, derisa nuk provohet ndryshe. 196.6. Personi i ndërgjegjshëm që ka cenuar të drejtën e autorit a të drejtën e afërt të huaj, duke u mbështetur në saktësinë e të dhënave në evidencë, nuk është përgjegjës për atë cenim. 196.7. Futja në regjistër dhe deponimi i ekzemplarit të veprave të autorit dhe i lëndëve nga të drejtat e afërta, në asnjë mënyrë nuk ndikon në përfitimin dhe kohëzgjatjen e të drejtave në kuptimin e këtij ligji. 196.8. Përmbajtja e evidencave nga paragrafi (3) i këtij neni dhe kushtet që duhet plotësuar për deponimin e veprave të autorit dhe të lëndëve nga të drejtat e afërta, rregullohen me akt nënligjor nergut për zbatimin e këtij neni. 4. Doganat - 197 Verify source ↗
Neni 197
AI-assisted research summary: Customs may confiscate infringing copies at the rights holder’s request when the infringement is evident, and must notify the relevant parties and follow set procedures.
Neni 197 197.1. Kur prodhuesi apo shpërndarësi i kopjeve shkel të drejtat e autorit ose çdo të drejtë tjetër të mbrojtur me këtë Ligj, me kërkesë të bartësit të të drejtave dhe ndaj sigurisë së tij, ato kopje do të konfiskohen nga autoritetet doganore gjatë importit apo eksportit në rastet kur shkelja është evidente. Kjo dispozitë do të zbatohet në marrëveshje me shtetet tjera vetëm nëse kontrollet kryhen nga autoritetet doganore. 197.2. Kur autoritetet doganore urdhërojnë konfiskimin, ata e njoftojnë personin që ka të drejtë të rregullojë(sistemoj) si dhe kërkuesin pa vonesë. Vendburimi, sasia dhe vendi i ruajtjes së kopjeve, së bashku me emrin dhe adresën e personit që ka të drejtë të rregullojë ato do t’i komunikohen kërkuesit. Kërkuesit i jepet mundësia që të inspektojë kopjet kur inspektimi i tillë nuk përbën shkelje të fshehtësisë komerciale apo tregtare. 197.3. Kur nuk ka kundërshtime për konfiskimin, së paku dy javë nga dërgimi i njoftimit, autoritetet doganore urdhërojnë konfiskimin e kopjeve të zëna. 197.4. Nëse personi që ka të drejtë të rregullojë kundërshton konfiskimin, autoritetet doganore pa vonesë e njoftojnë kërkuesin për këtë. Nga kërkuesi kërkohet që pa vonesë të deklarohet pranë autoriteteve doganore nëse ai qëndron pas kërkesës lidhur me konfiskimin e kopjeve: a. Nëse kërkuesi e tërheq kërkesën, autoritetet doganore e heqin konfiskimin pa vonesë. b. Nëse kërkuesi qëndron pas kërkesës dhe dorëzon vendim të ekzekutueshëm të gjyqit me të cilin urdhërohet mbledhja e kopjeve të konfiskuara apo kufizimin e të drejtës për të rregulluar (sistemuar) kopjet, autoritetet doganore do të ndërmarrin masat e nevojshme. c. Kur asnjëri nga rastet nën pikën (a) dhe (b) nuk janë të zbatueshme, autoritetet doganore e heqin konfiskimin pas kalimit të periudhës dyjavore nga dorëzimi i njoftimit. 197.5. Kur konfiskimi vërtetohet se ka qenë i paarsyeshëm që nga fillimi dhe nëse kërkuesi ka qëndruar pas kërkesës së tij lidhur me kopjet e konfiskuara apo nuk është deklaruar pa vonesë, nga ai do të kërkohet që të kompensojë dëmin. 197.6. Shpenzimet për aktet zyrtare lidhur me kërkesën i ngarkohen kërkuesit. PJESA VI SHKELJET ADMINISTRATIVE Kapitulli 1 VEPRA PENALE 1. Cenimi i të drejtave morale të autorit dhe interpretuesve - 198 Verify source ↗
Neni 198
AI-assisted research summary: Article 198 criminalizes publishing, communicating, or degrading someone else’s work or performance, and also punishes failing to name the author or performer when required.
Neni 198 198.1. Ai që publikon në emrin e vet, në emrin e një tjetri ose në një mënyrë tjetër ia komunikon publikut veprën e huaj apo interpretimin e huaj, dënohet për vepër penale me burgim prej tre muajve deri në tre vjet. 198.2. Ai që gjatë shfrytëzimit të veprës së autorit a të interpretimit të interpretuesit qëllimisht lë pas dore të tregojë emrin, pseudonimin apo shenjën e autorit a të interpretuesit, kur kjo kërkohet sipas këtij ligji, dënohet për vepër penale me gjobë ose me burgim deri në një vit. 198.3. Ai që shtrembëron, gjymton ose me një mënyrë tjetër dëmton veprën e autorit ose interpretimin e huaj, dhe si të tillë e publikon ose ia komunikon publikut, ose kush veprën e autorit apo interpretim ia komunikon publikut në mënyrë poshtëruese, me kusht që secili nga këto veprime të cenojë nderin dhe namin e autorit apo interpretuesit, dënohet për vepër penale me gjobë ose me burgim deri në një vit. 2. Shfrytëzimi i paautorizuar i veprës së autorit ose i lëndëve nga të drejtat e afërta - 199 Verify source ↗
Neni 199
AI-assisted research summary: Unauthorized use of an author's work or related-rights material is a criminal offence punishable by imprisonment, with heavier penalties if economic benefit is gained.
Neni 199 199.1. Ai që e shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e afërta, dënohet për vepër penale me burgim deri në tre vjet. 199.2. Nëse me veprën penale nga paragrafi (1) i këtij neni, kryesi i veprës ka arritur përfitim ekonomik për vete apo për një tjetër prej 10.000 deri në 50.000 €, dënohet për vepër penale prej tre muajve deri në pesë vjet. 199.3. Nëse me veprën penale nga paragrafi (1) i këtij neni kryesi i veprës ka arritur përfitim ekonomik për vete apo për një tjetër mbi 50.000 €, dënohet për vepër penale me burgim prej gjashtë muajve deri në tetë vjet. 3. Shmangia e masave teknologjike - 200 Verify source ↗
Neni 200
AI-assisted research summary: This article punishes a person who bypasses an effective technological protection measure or removes or changes electronic rights-management information.
Neni 200 Ai që bën çfarëdo veprimi për të shmangur çfarëdo mase teknologjike efektive (neni 185), ose kush bën veprimin e heqjes apo ndryshimit të informacionit elektronik të administrimit të të drejtave (neni 186), dënohet për vepër penale me burgim deri në tre vjet. 4. Shkatërrimi ose dëmtimi i kopjes së parë standarde të filmit - 201 Verify source ↗
Neni 201
AI-assisted research summary: A person who destroys, damages, or makes unusable the film’s first standard copy is subject to a criminal penalty.
Neni 201 Ai që shkatërron, dëmton ose e bën të papërdorshme kopjen e parë standarde të filmit, dënohet për vepër penale me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. 5. Refuzimi i dhënies së informacionit - 202 Verify source ↗
Neni 202
AI-assisted research summary: A person who refuses to give the court information or to present documents about copyright or related-rights infringement may be punished with a fine or up to six months’ imprisonment.
Neni 202 Ai që refuzon t’i japë gjyqit informacionin ose refuzon t’i japë në shqyrtim dokumentacionin që tok ka të bëjë me cenimin e së drejtës së autorit a të drejtave të afërta (neni 199), dënohet për vepër penale me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. 6. Ndjekja penale - 203 Verify source ↗
Neni 203
AI-assisted research summary: Offenses under article 199 are pursued by private complaint, while offenses under articles 200 to 203 are pursued ex officio.
Neni 203 Veprat penale nga neni 199 i këtij ligji ndiqen me padi private, ndërkaq veprat penale nga neni 200 deri në nenin 203 të këtij ligji ndiqen në mënyrë zyrtare (ex officio). 7. Konfiskimi - 204 Verify source ↗
Neni 204
AI-assisted research summary: Things obtained from offences under articles 200 and 201 of this law are confiscated.
Neni 204 Gjërat e përfituara nga kryerja e veprave penale nga neni 200 dhe 201 të këtij ligji konfiskohen. 8. Shpallja e aktgjykimit - 205 Verify source ↗
Neni 205
AI-assisted research summary: The court may order publication of a judgment in the media if the prosecutor or injured party requests it and a justified interest is proven.
Neni 205 205.1. Me kërkesën e prokurorit ose të palës së dëmtuar dhe në rast se provohet interesi i justifikuar, gjyqi urdhëron botimin e aktgjykimit në masmedia. 205.2. Gjyqi cakton vëllimin, mënyrën dhe llojin e botimit të aktgjykimit. Kapitulli 2 Shkelje Administrative - 206 Verify source ↗
Neni 206
AI-assisted research summary: A legal person that uses an author’s work or related-rights subject matter without permission in its activity or business with others can be fined, and its legal representative can also be fined.
Neni 206 206.1. Me gjobë prej së paku 500 deri në 50.000 € dënohet për shkelje administrative personi juridik i cili, në kuadër të veprimtarisë së vet a në biznes me të tjerët, e shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e afërta. 206.2. Me gjobë prej më së paku 500 deri në 10.000 € dënohet për shkelje administrative nga paragrafi paraprak i këtij neni edhe përfaqësuesi ligjor i personit juridik. - 207 Verify source ↗
Neni 207
AI-assisted research summary: This article sets administrative fines for a legal person, its legal representative, or another person who commits the listed violations.
Neni 207 207.1. Me gjobë prej së paku 500 deri në 50.000 € dënohet për shkelje administrative personi juridik i cili, në kuadër të veprimtarisë së vet a në biznes me të tjerët: a) kryen çfarëdo veprimi të shmangies së masave efektive teknologjike të mbrojtjes (neni 185); b) kryen veprimin e heqjes a të ndryshimit të informacionit elektronik të administrimit të të drejtave (neni 186). 207.2. Me gjobë prej së paku 500 deri 15.000 € dënohet për shkelje administrative nga paragrafi (1) i këtij neni edhe përfaqësuesi ligjor i personit juridik. 207.3. Me gjobë prej së paku 500 € deri 10.000 € dënohet personi i cili kryen shkelje administrative e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. - 208 Verify source ↗
Neni 208
AI-assisted research summary: Article 208 sets administrative fines for legal persons, their legal representatives, and physical persons who fail to send required information to the Office or block document inspections.
Neni 208 208.1. Me gjobë prej së paku 500 deri në 25.000 € dënohet për shkelje administrative personi juridik i cili: a). nuk ia dërgon Zyrës brenda afatit të dhënat për llojin dhe numrin e mjeteve të shitura ose të importuara për fiksimin e zërit ose pamjeve, për fotokopjim, të bartësve të zbrazët të zërit ose pamjeve si edhe të dhënat për numrin e fotokopjeve të bëra, që nevojiten llogaritjen e kompensimit të veçantë; b). nuk ia dërgon Zyrës njoftimet, të dhënat a programet, në mënyrën dhe afatet e parashikuara me këtë ligj dhe me aktet e Zyrës, e që janë me rëndësi për llogaritjen e kompensimit të veçantë; c). i pamundëson Zyrës kontrollin e dokumentacionit që ka të bëjë me detyrimin e dhënies së informacioneve. 208.2. Me gjobë prej së paku 500 deri në 10.000 € dënohet për shkelje administrative nga paragrafi (1) i këtij neni edhe përfaqësuesi ligjor i personit juridik. 208.3. Personi fizik që kryen shkelje administrative nga paragrafi (1) i këtij neni, dënohet me gjobë prej 500 deri në 10.000 €. - 209 Verify source ↗
Neni 209
AI-assisted research summary: A collecting society established under Article 170 can be fined if it fails to keep records, pass income to right holders, comply with an audit request, or follow supervisory measures.
Neni 209 209.1. Me gjobë prej së paku 2.500 deri në 10.000€ dënohet për kundërvajtje shoqata grumbulluese e themeluar sipas nenit 170 të këtij Ligji nëse: a). nuk mban ose i mban me pakujdes evidencat dhe kontabilitetin; b). nuk ia përcjell titullarit të së drejtës të ardhurat e tërësishme që i takojnë nga kompensimet e mbledhura prej shfrytëzuesve të lëndëve të mbrojtura; c). nuk përfill kërkesën për revizionin e veprimtarisë financiare nga ana e revizorëve të pavarur; d). nuk i kryen detyrimet ndaj organit mbikëqyrës ose nuk i zbaton masat që ai organ ka urdhëruar për mënjanimin e parregullsive në punë. 209.2. Me gjobë prej 1.000 deri në 3.000 € dënohet për shkelje administrative nga paragrafi paraprak edhe përfaqësuesi ligjor i agjencisë kolektive. - 210 Verify source ↗
Neni 210
AI-assisted research summary: Property obtained through administrative violations under Articles 207 and 208 is confiscated.
Neni 210 Gjësendet e përfituara me kryerjen e shkeljeve administrative nga neni 207 dhe 208 të këtij neni konfiskohen, në përputhje me ligjin në fuqi dhe cilindo legjislacion që duhet të hartohet në këtë fushë. - 211 Verify source ↗
Neni 211
AI-assisted research summary: An administrative violation procedure starts when one of the listed bodies or the injured party requests it.
Neni 211 Procedura për shkelje administrative fillon me kërkesën e organit të inspektimit, policisë, palës së dëmtuar, organit të administratës kompetent për Pronën Intelektuale ose të Zyrës. - 212 Verify source ↗
Neni 212
AI-assisted research summary: Gjatë mbikëqyrjes, inspektimi ose policia mund të sekuestrojë përkohësisht mallra, mjete ose materiale kur ka dyshim të bazuar për shkelje administrative.
Neni 212 212.1. Kur personi i autorizuar i inspektimit apo i policisë, gjatë veprimeve të mbikëqyrjes ka dyshim të bazuar se është bërë shkelje administrative nga neni 207 deri në nenin 208 të këtij ligji, ai mund të sekuestrojë përkohësisht mallrat, mjetet ose materialet që janë përdorur ose që janë dedikuar për shkelje administrative ose që janë përfituar nga kryerja e shkelje administrative, në përputhje me ligjin në fuqi dhe cilindo legjislacion që duhet të hartohet në këtë fushë. 212.2. Gjërat e sekuestruara përkohësisht, në kuptimin e paragrafit paraprak, menjëherë dhe tok me propozimin për nisjen e procesit për shkelje administrative, i dorëzohen autoritetit kompetent për veprim të përshtatshëm. PJESA VII MBROJTJA E PERSONAVE TË HUAJ 1. Rregulla të përgjithshme - 213 Verify source ↗
Neni 213
AI-assisted research summary: Foreign persons, and foreign authors and performers, get the same copyright and related-rights protection as nationals when the legal conditions are met.
Neni 213 213.1. Personat e huaj fizikë ose juridikë (personat e huaj) gëzojnë mbrojtje të njëjtë të të drejtës së autorit dhe të drejtave të afërta sikur edhe personat vendës, kur kështu parashikohet me marrëveshje ndërkombëtare ose në këtë ligj ose kur ekziston reciprocitet faktik. 213.2. Autorët dhe interpretuesit e huaj në çfarëdo rasti gëzojnë mbrojtje të njëjtë të të drejtave morale që njihen nga ky ligj. 2. Autorët - 214 Verify source ↗
Neni 214
AI-assisted research summary: Foreign authors are protected under this law if they meet specified residence or publication conditions, and co-authors are all protected even if only one meets the prior conditions.
Neni 214 214.1. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzojnë autorët e huaj: a). që kanë vendbanim të përhershëm në Kosovë; b). ndaj veprave të botuara për herë të parë në Kosovë ose të botuara brenda 30 dite, prej ditës kur janë botuar në ndonjë vend tjetër; c). ndaj veprave të publikuara për herë të parë në Kosovë; d). ndaj veprave arkitekturore dhe të arteve figurative të cilat në territorin e Kosovës janë patundshmëri ose janë pjesë integrale e një patundshmërie. 214.2. Nëse vepra e autorit është krijuar nga disa autorë, ata të gjithë gëzojnë mbrojtje sipas këtij ligji edhe kur vetëm njëri prej tyre i plotëson kushtet nga paragrafi paraprak . 3. Interpretuesit - 215 Verify source ↗
Neni 215
AI-assisted research summary: Foreign interpreters are protected under this law if they meet the listed connection conditions, and all co-participating interpreters are protected if one of them qualifies.
Neni 215 215.1. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzojnë interpretuesit e huaj: a). që kanë vendbanim të përhershëm Kosovë; b). interpretimi i tyre është bërë në territorin e Kosovës; c). interpretimi i tyre është fiksuar në fonogram dhe videogram i cili gëzon mbrojtje sipas këtij ligji; d). interpretimi i tyre i pafiksuar në fonogram, është përfshirë në emision radioteleviziv që gëzon mbrojtje sipas këtij ligji. 215.2. Nëse në interpretim marrin pjesë disa interpretues, ata të gjithë gëzojnë mbrojtje sipas këtij ligji edhe kur vetëm njëri prej tyre i plotëson kushtet nga paragrafi paraprak. 4. Bartësit e tjerë të të drejtave të afërta - 216 Verify source ↗
Neni 216
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë u jep mbrojtje sipas ligjit disa mbajtësve të të drejtave të afërta, prodhuesve të fonogramit dhe filmit, botuesve, transmetuesve dhe prodhuesve të bazës së të dhënave, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Neni 216 216.1. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzojnë bartësit e tjerë të huaj të të drejtave të afërta të cilët kanë vendbanim të përhershëm apo seli në Kosovë. 216.2. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzon prodhuesi i fonogramit për fonogramin, përkatësisht producenti i filmit për videogramin që për herë të parë është fiksuar në Kosovë. 216.3. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzon botuesi në kuptim të të drejtave të afërta nëse, edicioni i tij është botuar për herë të parë në Kosovë ose brenda 30 ditë nga dita e botimit në ndonjë vend tjetër. 216.4. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzon Transmetuesi, emisionet e të cilës transmetohen nëpërmjet rrjetit transmetues që është në territor të Kosovës. 216.5. Mbrojtjen sipas këtij ligji e gëzon prodhuesi i bazës së të dhënave, nëse ajo bazë është bërë për herë të parë në territorin e Kosovës. 5. Komunikimi i publikut me anë të satelitit - 217 Verify source ↗
Neni 217
AI-assisted research summary: Titullarët e së drejtës së autorit ose të drejtave të afërta marrin mbrojtje kur vepra komunikohet publikut me satelit, dhe mbrojtja mund të vlejë edhe në disa kushte lidhëse në Kosovë.
Neni 217 217.1. Mbrojtje sipas këtij ligji gëzojnë titullarët e së drejtës së autorit ose të të drejtave të afërta, kur vepra e tyre ose lënda nga të drejtat e afërta i komunikohet publikut me anë të satelitit, nëse nga territori i Kosovës dhe nën kontrollin dhe përgjegjësinë e Transmetuesit dërgohen sinjalet përkatëse të programit në një zinxhir të pashkëputur komunikimi që shpie deri te sateliti dhe prapa në tokë. 217.2. Mbrojtja sipas këtij ligji ekziston edhe kur nuk përmbushet kushti i mësipërm, nëse: a). në Kosovë gjendet pika e lidhjes marrëse nga e cila drejtohet transmetimi i sinjaleve të programit; b).transmetuesi që ka porositur transmetimin e programit me anë të satelitit është me seli në Kosovë. 6. Krahasimi i afateve të mbrojtjes - 218 Verify source ↗
Neni 218
AI-assisted research summary: Foreign holders of related rights are covered by the protection periods set by this law, but the protection ends no later than the end of protection in their state of nationality, residence, or seat, and it cannot be longer than this law allows.
Neni 218 Për titullarët e huaj të të drejtave të afërta që gëzojnë mbrojtje sipas këtij ligji, vlejnë afatet e mbrojtjes të caktuara me këtë ligj, por skadojnë më së voni në ditën kur skadon mbrojtja në shtetin që i përkasin si shtetas ose ku kanë vendbanimin apo selinë dhe nuk mund të zgjasin më shumë se kohëzgjatja sipas këtij ligji. 7. Personat pa shtetësi dhe refugjatët - 219 Verify source ↗
Neni 219
AI-assisted research summary: Certain authors and holders of related rights get the same protection in Kosovo as domestic right holders if they meet the residence or refugee-status conditions stated here.
Neni 219 219.1. Autorët dhe bartësit e të drejtave të afërta që nuk kanë shtetësi ose kur ajo nuk mund të verifikohet, gëzojnë mbrojtje të njëjtë sikurse bartësit vendor të të drejtave, nëse kanë vendbanim të përhershëm në Kosovë. 219.2. Nëse nuk kanë vendbanim të përhershëm apo vendbanimi nuk mund të verifikohet, gëzojnë mbrojtje të njëjtë sikurse bartësit vendor të të drejtave, nëse kanë vendbanim të përkohshëm në Kosovë. 219.3. Nëse në Kosovë nuk kanë as vendbanim të përhershëm dhe as vendbanim të përkohshëm, gëzojnë mbrojtje në Kosovë sikur qytetarët e shtetit në të cilin e kanë vendbanimin e përhershëm apo të përkohshëm të tyre. 219.4. Dispozitat e këtij neni janë të barasvlefshme dhe për autorët dhe bartësit e të drejtave të afërta të cilët, në përputhje me traktatet ndërkombëtare ose me ligjin e Kosovës, gëzojnë statusin e refugjatit. 8. Reciprociteti faktik - 220 Verify source ↗
Neni 220
AI-assisted research summary: A person invoking reciprocity must prove it.
Neni 220 Reciprocitetin duhet ta dëshmojë ai i cili thirret në të. Pjesa VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 221 Verify source ↗
Neni 221
AI-assisted research summary: This article sets when the Law applies to earlier and later copyright-related works and requires Zyra to issue criteria legislation within 18 months.
Neni 221 221.1. Ky Ligj zbatohet për të gjitha 'veprat e autorëve dhe interpretimet e interpretuesve, të drejtat pronësore të të cilëve nuk kanë pushuar deri në ditën kur ky Ligj hyn në fuqi. 221.2. Ky Ligj gjithashtu zbatohet për fonogramet dhe për interpretimet e incizuara mbi të, incizimi i parë i të cilëve është bërë brenda pesëdhjetë vitesh para fillimit të vitit kalendarik kur ky Ligj ka hyrë në fuqi. 221.3. Procedurat e inicuara për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të interpretuesve, të cilat nuk janë përfunduar deri në ditën kur ky Ligj hyn në fuqi, do të finalizohen në pajtim me urdhëresat administrative të cilat kanë qenë të plotfuqishme në ditën kur ky Ligj të hyn në fuqi. 221.4. Ky Ligj zbatohet për videogramet, për transmetuesit dhe botimet e botuesve, si materiale me të drejta të përafërta, të cilat së pari janë caktuar, transmetuar ose janë botuar ligjërisht pas hyrjes së tij në fuqi. 221.5. Kontratat mbi të drejtat e caktuara, të cilat janë lidhur para hyrjes në fuqi të këtij Ligji, nuk mund të ndryshohen me argumentimin se duhet të jenë në harmoni me këtë Ligj. 221.6. Zyra do të nxjerrë legjislacion mbi kriteret që i referohen këtij Ligji brenda një periudhe tetëmbëdhjetë muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 222 Verify source ↗
Neni 222
AI-assisted research summary: This article repeals any existing legal provision that is inconsistent with this law.
Neni 222 Ky Ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që nuk është në përputhje me të. - 223 Verify source ↗
Neni 223
AI-assisted research summary: The law enters into force after approval in the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 223 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 24.08.2006 UNMIK/REG/ 2006/46
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/45 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË PËRAFËRTA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in