LIGJI NR. 2004/5 PËR TREGTINË ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS NË KOSOVË
This provision is the preamble/title of the law on trade in oil and oil derivatives in Kosovo, and it states the law’s purpose to create a legal basis for that trade.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/5
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble/title of the law on trade in oil and oil derivatives in Kosovo, and it states the law’s purpose to create a legal basis for that trade. This provision states the law’s purpose and says it applies to people involved in wholesale, retail, transport, and storage of oil and its derivatives in Kosovo. This article defines key terms used in the law on oil and petroleum products. This provision says singular words include the plural, plural words include the singular, and references to “Article” mean this Law unless stated otherwise. The article sets out how the Council is made up, appointed, paid, and supervised, and it bars conflicts of interest and certain outside roles.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/5 PËR TREGTINË ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS NË KOSOVË
Showing 18 of 18
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble/title of the law on trade in oil and oil derivatives in Kosovo, and it states the law’s purpose to create a legal basis for that trade.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 3 / 01 GUSHT 2006 Ligji Nr.2004 / 5 PËR TREGTINË ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS NË KOSOVË Kuvendi i Kosovës, Duke bazuar në Rregulloren e UNMIK – ut, nr 2001/9 të dt. 15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë, nenet 5.1 (ç), 5.7, 9.1.26 (a). Me qëllim të krijimit të bazës ligjore për tregti me naftë dhe derivateve të naftës, Miraton: LIGJIN PËR TREGTINË ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS NË KOSOVË QËLLIMI, ZBATIMI DHE FUSHËVEPRIMI
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose and says it applies to people involved in wholesale, retail, transport, and storage of oil and its derivatives in Kosovo.
Neni 1 1.1. Qëllimi i këtij Ligji është që të nxitet pjesëmarrja e konkurrencës së lirë dhe korrekte në sektorin e naftës në Kosovë; të sigurohet pagesa e të gjitha detyrimeve tatimore dhe fiskale mbi naftën dhe derivatet e naftës; të eliminohen sjelljet e paligjshme në sektorin e naftës; të ndihmojë në sigurimin e kualitetit, sigurisë, dhe sigurimin e furnizimit me derivative të naftës. 1.2. Ky Ligj do të zbatohet ndaj të gjithë personave të angazhuar në shitjen me shumicë, shitjen me pakicë, transportin dhe deponimin e naftës dhe derivateve të saj në Kosovë. PËRKUFIZIMET E TERMAVE - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on oil and petroleum products.
Neni 2 2.1. Secili prej termeve në vijim, kurdo që të përdoret në këtë Ligj, do të ketë kuptimin e dhënë, përveç nëse konteksti brenda të cilit një term i tillë paraqitet, nënkupton qartë diçka tjetër: Rezervat strategjike të derivateve të naftës - sasi e derivateve të naftës të krijuara, të vendosura dhe të ruajtura në vende të caktuara, të cilat përdoren dhe shfrytëzohen për furnizim për nevoja dhe në rrethana të veçanta të parashikuara me ligj. Rezervat emergjente të derivateve të naftës - sasi e derivateve të naftës të dedikuara për përdorim në raste të fatkeqësive të mëdha natyrore, shoqërore dhe katastrofave tekniko- teknologjike. Katastrofa teknologjike - nënkupton ç’rregullimin e shkaktuar nga avaritë e mëdha të përmasave të sistemeve - sistemi elektroenergjetik, teknologjia informative, transporti etj, si dhe pasojat masive që dalin nga produktet jocilësore të derivateve të naftës. Këshill - organ që do të themelohet në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përgjegjës për rregullimin dhe vëzhgimin e sektorit të naftës në Kosovë. Shërbim profesional - departament në kuadër të MTI-së i cili kryen punët administrative teknike edhe për Këshillin. Leje doganore- autorizim zyrtar me shkrim, i lëshuar nga Shërbimi doganor për të lejuar importin ose eksportin e naftës dhe të derivateve të naftës. Shërbim doganor - shërbim doganor i UNMIK-ut, i cili ka autoritet dhe përgjegjësinë e plotë për leje doganore, duke përfshirë autoritetin për vlerësim dhe mbledhje të detyrimeve doganore nga importuesit dhe eksportuesit e derivateve të naftës; Cilësi e karburanteve - normë e përcaktuar nga organi kompetent lidhur me kualitetin, në përputhje me standardet e UE-së. Praktikë mashtruese tregtare - fshehje, të përmbajturit ose heqja e çfarëdo prove materiale me qëllim të mashtrimit të konsumatorëve në lidhje me blerjen ose shitjen e derivateve të naftës. Licencë - autorizim zyrtar me shkrim, i lëshuar nga Këshilli i paraparë me këtë Ligj, që përcakton rrethanat dhe kushtet në të cilat personat mund të marrin pjesë në veprimtaritë e përcaktuara dhe të autorizuara të sektorit të naftës në Kosovë. Person i licencuar - person fizik ose juridik i cili ka fituar licencën për ushtrimin e veprimtarisë së shitjes me shumicë, shitjes me pakicë, transportimin, deponimin dhe veprimet tjera lidhur me tregtimin me derivate të naftës. Person fizik - person fizik, ndërmarrje e regjistruar si biznes individual. Person juridik - shoqëri akcionare, shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, ndërmarrje publike, organizatë dhe asociacion tjetër i regjistruar. Ministër – ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e themeluar në pajtim me Rregulloren nr. 2001/19 të UNMIK-ut. Naftë - nafta e papërpunuar si hidrokarbur natyror dhe hidrokarburet tjera të papërpunuara. Derivatet e naftës - benzinë, karburant dizel, auto dizel (vaj benzine) dizel industrial, lëndë djegëse për aviacion, vajguri, vaj lubrifikues, vaj motori, benzinë e lëngët, naftë, kundërngrirërës, glicerinë për frerë, vaj i rëndë dhe prodhime tjera të tilla të identifikuara nga Këshilli me urdhëresë administrative, përveç asfaltit. Sektori i naftës - biznesi me derivate të naftës në Kosovë. Shënim - një bazë të dhënash të regjistruara nga Këshilli, të emrave, adresave, numrave identifikues të tatimpaguesve dhe nëse zbatohen, numrat e certifikatës së regjistrimit të aplikusve të evidencuar nga Këshilli. Shitës me shumicë - person i cili blen derivate të naftës me qëllim të shitjes, ofrimit ose ndërmjetësimit në shitjen e derivateve të naftës për përdorim industrial, afarist ose të brendshëm, ose çdo person, përveç konsumatorit përfundimtar të derivateve të naftës. Shitës me pakicë - person i cili blenë derivate të naftës me qëllim të shitjes ose ofrimit për shitje, personave të cilët janë konsumatorë përfundimtarë. Transporti - bartja përmes gypave, hekurudhës ose automjeteve, përveç karburantit në rezervuarët e karburantit të trenit ose automjetit veprues dhe i shfrytëzuar posaçërisht për vënien në lëvizje të atij treni ose automjeti. Depo nafte - hapësira, rezervuari sipas kushteve të parapara për deponim të derivateve, i dedikuar për nevoja vetjake prodhuese ose harxhuese dhe për qëllim të shitjes ose dhënies me qira. Rregullorja e UNMIK-ut 2002/5 - Rregullore e UNMIK-ut nr. 2002/5 e dt. 4 mars 2002, mbi ndryshimin e “Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Ekzekutivin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqevërisëse të Kosovës”, - 1.1 Verify source ↗
Neni 1.1
AI-assisted research summary: This provision says singular words include the plural, plural words include the singular, and references to “Article” mean this Law unless stated otherwise.
Neni 1.1(j) dhe Shtojca XI. 2.2. Siç është përdorur në këtë ligj, njëjsi nënkupton shumësin, dhe shumësi nënkupton njëjsin. Referimet ndaj “Nenit” janë referime të këtij Ligji përveç nëse është dhënë ndryshe. KRIJIMI DHE FUSHËVEPRIMI I KËSHILLIT Dispozitat themelore - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The article sets out how the Council is made up, appointed, paid, and supervised, and it bars conflicts of interest and certain outside roles.
Neni 3 3.1. Këshilli përbëhet prej pesë (5) anëtarëve duke përfshirë edhe kryesuesin, tre (3) anëtarë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, një (1) nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe një (1) nga Ministria për Energjetikë dhe Miniera. Anëtarët e Këshillit propozohen nga Ministritë përkatëse dhe emërohen nga Qeveria. Gjithashtu duhet të merret në konsiderim dhe të sigurojnë një përbërje harmonike gjinore dhe etnike . 3.2. Anëtarët e Këshillit për punën e tyre nuk do të marrin pagë të rregullt, por mund t’u kompensohen shpenzimet në lartësi të mëditjes në Kosovë për pjesëmarrje në mbledhje të Këshillit. 3.3. Nëse anëtari i Këshillit ka ndonjë lidhje familjare ose personale me parashtruesin e kërkesës për licencim, përkatësisht vazhdim të licencës, shqyrtohet dhe vendoset lidhur me suspendimin ose revokimin e licencës ose ekziston ndonjë rrethanë tjetër e cila ndikon në paanësinë e anëtarit, anëtari shpall konfliktin e interesit dhe abstenon në shqyrtim dhe votim. Nëse në rast të një konflikti të interesit anëtari përkatës i Këshillit nuk deklarohet siç kërkohet me këtë ligj dhe ka marrë pjesë në marrje të vendimit, atëherë ky vendim i Këshillit është i pavlefshëm. 3.4. Mandati i anëtarëve të parë të Këshillit është: a). 4 vjet për kryesuesin; b). 3 vjet për dy anëtarë; c). 3 vjet për dy anëtarë. 3.5. Mandati i çdo anëtari pasues do të jetë katër vjet. 3.6. Çdo anëtar i Këshillit, përfshirë edhe ata të parët, mund të riemërohen edhe për një mandat shtesë katër vjeçar. 3.7. Anëtarët e Këshillit duhet të kenë kualifikime universitare dhe njohuri së paku në njërën nga këto lëmi: financa, juridike, planifikim urban, profile teknike dhe në standardet evropiane që i përkasin kësaj lëmie. 3.8. Anëtar i Këshillit nuk mund: a). të jetë zyrtari i Qeverisë ose zyrtari politik; b). të kryej punë për një ndërmarrje e cila ushtron veprimtari afariste në sektorin e naftës; c). të kryej ndonjë aktivitet tjetër që mund të rezultojë në konflikt interesash. 3.9. Anëtari mund të shkarkohet para përfundimit të mandatit të tij/saj vetëm në rastet kur ai/ajo: a). parashtron dorëheqjen; b). bënë shkelje serioze të detyrave profesionale; c). është dënuar për një vepër penale në bazë të këtij ligji apo ndonjë ligji tjetër; d). nuk është në gjendje fizike apo mentale të kryej detyrat për tre muaj me radhë apo më shumë; e) vepron në kundërshtim me nenin 3.3 dhe me kushtet e parapara në nenin 3.11 të këtij ligji. 3.10. Këshilli ka për detyrë: a). që në bashkëpunim me departamentin përkatës të Ministrisë për Tregti dhe Industri të regjistroj të dhëna mbi personat që ushtrojnë veprimtari afariste në sektorin e naftës si dhe mbi personat të cilët kanë paraqitur kërkesë para Këshillit për lëshimin e një licence; b). të lëshojë, vazhdojë, suspendojë ose revokojë licencat në pajtim me dispozitat e këtij ligji; c) të kërkojë nga personat e licencuar të mbajnë në dispozicion informacione që kanë të bëjnë me aktivitetet a tyre dhe t’i paraqesin Këshillit raporte mbi aktivitetet e tyre brenda afatit të caktuar nga Këshilli; d) të përkrahë konkurrencën dhe të pengojë sjelljet grabitçare ndërmjet personave të licencuar; e) të hetojë çfarëdo shkelje të dyshuar ose të parashikuar me këtë ligj ose me çfarëdo rregulle administrative dhe udhëzimi zbatues, të miratuar më vonë. 3.11. Në përmbushjen e përgjegjësive të veta, Këshilli do t’i drejtojë të gjitha aktivitetet dhe punët në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, në mbledhje të Këshillit, të hapura për publikun. Të gjitha veprimet e Këshillit do të jenë: a) qartë të autorizuara dhe në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij ligji; b) qartë të lidhura dhe të nevojshme për arritjen e qëllimit të parashtruar; c) të zbatuara në mënyrë të tillë që krijojnë sa më pak raste për ndërhyrje në veprimet e Sektorit të naftës; d) në harmoni me çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare që është detyruese për Kosovën; e) në pajtim me Standardet Ndërkombëtare dhe Evropiane. LICENCIMI - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A person may not transport, store, or sell petroleum derivatives for business purposes without a valid current licence from the Council.
Neni 4 4.1. Asnjë person nuk mund të merret me transport, deponim ose shitje të derivateve të naftës, brenda kapaciteteve të shitjes me shumicë dhe pakicë, për qëllime afariste, pa një licencë aktuale valide, të lëshuar nga Këshilli. 4.2. Këshilli është i autorizuar që të kërkojë të dhëna nga aplikuesit për licenca të cilët mendojnë të marrin pjesë në Sektorin e naftës në Kosovë dhe të lëshojë këto licenca: a) në bashkëpunim me Autoritetin Doganor, licencën për import, b) licencën e përgjithshme për karburante, e cila autorizon pronarin të transportojë, deponojë dhe shes naftë dhe produkte të naftës, c) Licencën për transport të naftës dhe derivateve të saj, d) Licencën për deponim të naftës dhe derivateve të saj, e) Licencën për shitjen e naftës dhe të derivateve të saj, f) Licencën për shërbimet në sektorin e naftës përkitazi me transportin, deponimin dhe shitjen e vajrave lubrifikante, vajrave motorike, antifrizit dhe vajrave për frerë. 4.3. Nuk do të ketë ndonjë kufizim të numrit të parashtruesëve të kërkesave për licenca të cilët do të regjistrohen ose të numrit të licencave të cilat mund të lëshohen nga Këshilli. 4.4. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, brenda 30 ditëve pas shpalljes së këtij ligji, do të nxjerrë një akt nënligjor i cili përcakton kushtet për shqyrtimin dhe vlerësimin e licencave. 4.5. Licenca vlenë dy vjet që nga data e lëshimit, por në pajtim me dispozitat e këtij ligji mund të suspendohet ose revokohet. 4.6. Personat e regjistruar në Regjistrin e Biznesit të Kosovës, për ushtrimin e veprimtarisë nga sektori i naftës ose servisimin e automjeteve, shitja e të cilëve nuk kalon shumën e përgjithshme deri në 50.000 € në vit, mund të transportojnë dhe shesin vajra lubrifikuese, vajra motorike, antifriz dhe vaj frerësh, edhe pa u licencuar. 4.7. Licenca nënshkruhet nga ministri. 4.8. Licencat nuk mund t’u bartën personave të tretë. PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE KUSHTET PËR MIRATIM - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon procedurën dhe tarifat për licencat: ministri duhet të nxjerrë urdhëresë, Këshilli pranon dhe shqyrton kërkesat, dhe disa aplikime mund të konsiderohen të licencuara nëse nuk vendoset brenda 30 ditësh.
Neni 5 5.1. Ministri do të lëshojë Urdhëresën e Ministrisë për të përshkruar procedurat e sakta, të shkruara, jodiskriminuese për konkurrim, evidencim, shqyrtim, lëshim dhe përtrirje të licencave. 5.2. Lista e tarifave për lëshim dhe përtëritje të licencave është sa vijon: a) Importi i përgjithshëm 5.000 €, b) Importi i LPG (etan, etilen, butan, propan dhe kombinimet) 2.500 €, c) Importi i vajrave të rënda 2.000 €, d) Transporti i derivateve të nafës 2.000 €, e) Deponimi i derivateve të naftës 2.000 €, f) Shitja e derivateve të tjera nga gazrat dhe nafta 2.000 €, g) Shitja e LPG – (etan,etylen, butan, propan dhe kombinimet) 1.000 €, h) Shitja me shumicë e derivateve të naftës 3.000 €, i) Shitja me pakicë e derivateve të naftës 2.000 €, j) Licenca për shërbime 300 €, 5.3. Kërkesat për licencim do të bëhen me shkrim në një formular të përpiluar nga Këshilli. Këshilli do të vërtetojë kohën dhe datën e pranimit të secilës kërkesë për dhënie apo përtëritje të licencës. 5.4. Këshilli nëpërmjet Departamentit përkatës të MTI-së, do të evidencojë të dhëna në lidhje me secilën kërkesë për licencë nga neni 4.2 të këtij Ligji 5.5. Lidhur me kërkesën, Këshilli do të merr vendim për aprovim apo refuzim, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë, pas pranimit të kërkesës. 5.6. Këshilli do të miratojë kërkesën për licencë ose përtëritje të saj, nëse me dokumentacionin e parashtruesit të kërkesës bashkëngjiten: a) Kopja e vërtetuar e certifikatës së regjistrimit të biznesit; b) Kopja e vërtetuar e certifikatës së tatimpaguesit; c) Deklarata e vërtetuar përmes dëshmisë se: tërësisht e ka përmbushur obligimin e tij lidhur me pagesën e tatimit mbi të ardhurat; d) se nuk është në falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor; e) se nuk është dënuar për vepër penale me 6 muaj apo më tepër heqje lirie; f) se nuk i është suspenduar licenca apo revokuar, dy apo më shumë raste nga Këshilli; g) pagesa e nevojshme e taksës së paraparë për licencim, dhe h) në të njëjtën kohë me lëshimin e licensës, një sigurim të përgjegjësisë ndaj palës së tretë në formë të polisës, valid gjatë tërë kohës së afatit të licencës, për incident në shumë minimale prej pesëdhjetë mijë eurosh (50.000 €) dhe një premi totale prej një milion eurosh (1.000.000 €) për të gjitha rreziqet, kjo licencë të ju lëshohet kompanive të cilat kanë minimumin e kapacitetit për deponim prej 1000 kubik për secilin produkt. 5.7. Nëse në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës, Këshilli nuk merr vendim për licencim në përputhje me nenin 5.6 pika (a) deri në (d), parashtruesi i kërkesës konsiderohet i licencuar dhe do të ketë të drejtë të kërkojë që Këshilli së bashku me provat e siguruara, të parapara me nenin 5.6 nën (d), t’i lëshojë licencën e kërkuar. Këshilli do ta lëshojë licencën e tillë pa vonesë, nëse parashtruesi i kërkesës t’i përmbushë kërkesat e gjitha kushtet e parapara të Këshillit. 5.8. Si pjesë e procesit të licencimit, Këshilli është i autorizuar të kërkojë nga aplikuesi, informata të tilla që janë të arsyeshme për verifikimin e informatave të skeduara dhe informatave se a i plotëson konkuruesi kushtet e parapara me dispozitat e këtij ligji. LICENCAT EKZISTUESE - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Licences issued before this law takes effect remain valid for 4 months if the licensee meets the required licence conditions, and all licensed persons must apply for licence renewal within 60 days.
Neni 6 6.1. Licencat e lëshuara para datës së hyrjes në fuqi të këtij Ligji, do të vlejnë katër (4) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, me kusht që i licencuari t’i plotësojë kushtet dhe kërkesat e parapara për licencë. 6.2. Të gjithë personat e licencuar brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, duhet të parashtrojnë kërkesë për përtrirjën e licencës, në përputhje me dispozitat e këtij Ligji. PËRTËRITJA E LICENCËS - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Council must send a written expiry notice 60 days before a licence ends, and a licensed person may renew the licence if they pay the 50 € renewal fee and meet the Council’s licensing requirements.
Neni 7 7.1. Gjashtëdhejtë (60) ditë para skadimit të afatit të një licence, Këshilli do t’i dërgojë personit të licencuar njoftimin me shkrim për këtë skadim. Çdo i licencuar që dëshiron të vazhdojë ofrimin e shërbimeve të licencuara edhe pas afatit të licencës së parë, mund të përtërijë licencën e tij duke: a) e paguar në llogari të veçantë taksën për përtëritje të licencës në shumën prej pesëdhjetë eurosh (50 €) dhe b) duke i përmbushur obligimet nga neni 5.6 pika d. 7.2. Për ripërtrirje të licencës, përsoni i licencuar duhet t’i plotësojë kërkesat e Këshillit për licencim. SUSPENDIMI DHE REVOKIMI I LICENCAVE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Council may suspend or revoke a license, and the license ends automatically if the business is suspended or removed from the Kosovo Business Register.
Neni 8 8.1. Në rast të suspendimit ose shuarjës së biznisit nga Regjistri i biznesit të Kosovës në mënyrë automatike shuhet edhe licenca e lëshuar nga Këshilli, (biznes joekzistues ose joligjor). 8.2. Këshilli është i autorizuar të suspendojë ose revokojë licencën, duke u bazuar në përcaktimin e fakteve, administrimin e parave dhe pas votimit me shumicë, konstatohet se: a) Personi i licencuar ka shkelur një dispozitë të këtij Ligji, rregullat e paraqitura në nenet vijuese, ose afatet dhe kushtet thelbësore të licencës; b) Personi i licencuar është vonuar më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë për të përmbushur detyrimet e tij tatimore, ose c) Personi i licencuar merret me praktika mashtruese tregtare. d) Nuk i është përmbajtur obligimit për sigurimin e rezervave emergjente. 8.3. Vendimi i Këshillit për të suspenduar ose revokuar një licencë do të bazohet vetëm në dëshmitë e prezantuara në seancën e shqyrtimit. RISHQYRTIMI DHE ANKESA NDAJ VENDIMEVE TË KËSHILLIT - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A dissatisfied person may complain to the Ministry within 15 days, the complaint must be justified, and the Ministry must decide within 30 days; an administrative dispute may then be opened against the second-instance decision.
Neni 9 9.1. Personi i pakënaqur me vendimin e Këshillit, mundet brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit t’i parashtrojë ankesë Ministrisë. Ankesa duhet të arsyetohet. 9.2. Ministria do të merr vendim në shkallën e dytë brenda 30 ditësh, të cilën do t’ia dërgojë paraqitësit të ankesës. 9.3. Kundër vendimit të shkallës së dytë mund të hapet kontesti administrativ. HARMONIZIMI ME BASHKËSINË EVROPIANE (BE) - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Council must recommend to the minister ways to create a strategic oil reserve and must review and recommend fuel quality standards.
Neni 10 10.1. Për t’i mënjanuar ose zvogëluar pasojat negative të furnizimit jo të mjaftueshëm me derivate të naftës, në përputhje me standardet e BE-së, Këshilli do t’i rekomandojë ministrit mënyra alternative për të vendosur një rezervë strategjike të naftës. 10.2. Kualiteti i benzinës dhe dizel karburanteve: a) Këshilli do t’i shqyrtojë dhe rekomandojë ministrit standardet për kualitet të benzinës dhe dizel karburantit në mënyrë që të zvogëlohen gazrat e dëmshme për ambientin që lëshohen nga automjetet dhe për të siguruar që Kosova të mos bëhet treg atraktiv për karburantet me specifikacion të ulët, të gjitha tipet e dizelit ose lëndeve të gasit mund të kenë në përbërjen e tyre maksimalisht 0,2% sulfur, benzina me plumb, përbërja e plumbit të jetë maksimalisht 0,15%. b) Këshilli do t’i shqyrtojë dhe rekomandojë ministrit standardet e arritura për kualitetetin e karburanteve sipas standardeve të BE-së, në një periudhë kohore që është në përputhje me zhvillimin e Kosovës. REZERVAT EMERGJENTE DHE OPERATIVE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry oversees safe, regular, and quality supply of oil derivatives, and certain licensed holders and fuel users must keep emergency or operating reserves.
Neni 11 11.1. Ministria përkujdeset, mbikëqyrë dhe është përgjegjëse për furnizim të sigurtë, të rregullt dhe cilësor me derivate të naftës. 11.2. Rezervat strategjike të derivateve të naftës përcaktohen si stoqe intervenimi në rast të fatkeqësive elementare, epidemive ose katastrofave teknologjike. 11.3. Poseduesit e licencës së përgjithshme dhe asaj për deponim të derivateve të naftës janë të obliguar që çdoherë t’i sigurojnë pesë (5) % nga kapaciteti i tyre për rezerva emergjente deri në krijimin e rezervave materiale të Kosovës. 11.4. Marrëdhëniet ndërmjet personit të licencuar dhe Ministrisë përkitazi me rezervat konkrete emergjente përcaktohen me kontratë, e cila nënshkruhet me rastin e licencimit dhe vlenë aq kohë sa edhe licenca. 11.5. Qeveria e Kosovës mund të caktojë mënyra alternative për të krijuar një rezervë strategjike të naftës. 11.6. Ministri do të përcaktojë mënyrën dhe kushtet e shfrytëzimit të rezervave emergjente dhe regjionalizimin e tyre. 11.7. Furnizuesit me naftë dhe shfrytëzuesit, për elektrana, ngrohtore të qyteteve, transportin publik dhe furra të bukës, janë të obliguar që të sigurojnë rezerva operative, në sasi të shpenzimit mesatar gjatë pesëmbdhjetë (15) ditësh në vitin paraprak, me kusht që në atë vit të kenë harxhuar së paku njëzet e pesë (25) tonë naftë. PRAKTIKAT MASHTRUESE TREGTARE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Të licencuarit nuk mund të mashtrojnë blerësit për derivatet e naftës, nuk mund të shesin nga pajisje të papërshtatshme, nuk mund të përdorin mjete matëse jo të sakta dhe nuk mund të ushtrojnë një praktikë që kërkon licencë pa licencën përkatëse.
Neni 12 12.1. Të licencuarit nuk do të ndërmarrin asnjë veprim lidhur me deponimin, reklamimin, ofertën dhe shitjen e derivateve të naftës në Kosovë, me qëllim që të mashtrojnë, tentojnë të mashtrojnë ose që ka efekte të mashtrimit, ndaj blerësit ose shfrytëzuesit lidhur me: a) prejardhjen e derivateve të naftës, b) emërtimin e produktit të derivateve të naftës, c) emrin ose identitetin e shitësit, d) çmimin e derivateve të naftës, dhe e) përbërjen, cilësinë dhe sasinë e naftës ose derivative të naftës. 12.2. Të licencuarit nuk do të mbajnë, ofrojnë për shitje ose shesin çfarëdo lloj derivati të naftës, prej asnjë kontejneri, rezervoari, pompe ose ndonjë mjeti tjetër shpërndarës, përveç atyre të prodhuara dhe furnizuara nga prodhuesi ose furnitori përkatës sipas emrit, shenjës tregtare, simbolit, mbishkrimit ose tipareve tjera të ndryshme nga ato që gjenden në rezervoar, kontejner, pompë ose pajisje tjera të cilat janë prezente me rastin e shitjes, ofertës për shitje ose shpërndarjes. 12.3. Të licencuarit nuk do të përdorin mjete matëse jo të sakta. 12.4. Të licencuarit nuk do t’i qasen një praktike që kërkon licencë pa pasur më parë një licencë përkatëse nga Këshilli. 12.5. Të licencuarit që bien në kundërshtim me dispozitat e këtij Neni, do të konsiderohet se kanë ushtruar një praktikë mashtruese tregtare. INTERVENIMI I GJYKATËS - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Këshilli may ask the competent court to stop an activity, halt sales from a pump or dispenser, or bar a person from deceptive trade practices, but only with the minister’s agreement or request as stated.
Neni 13 13.1. Përveç dënimeve dhe dispozitave tjera detyruese nga ky Nen, Këshilli, me pajtimin e ministrit, mund të kërkojë nga gjykata kompetente që të lëshojë urdhër për pezullim dhe ndërprerje të veprimtarisë, nëse personi ka bërë shkelje të këtij Ligji apo të dispozitave tjera të miratuara më vonë. 13.2. Përveç dënimeve dhe dispozitave tjera detyruese në fuqi sipas këtij Neni, Këshilli mundet, me kërkesën e ministrit, të kërkojë nga gjykata kompetente që menjëherë të ndalë shitjen momentale ose të ardhshme nga një pompë ose pajisje tjetër shpërndarëse prej të cilës nafta dhe derivatet e naftës janë ofruar për shitje në kundërshtim me këtë Ligj. 13.3. Përveç dënimeve dhe dispozitave detyruese në fuqi sipas këtij neni, Këshilli mundet, me pëlqimin e ministrit, të kërkojë nga Gjykata kompetente që të ndalojë një person që të merret me praktika mashtruese tregtare. ZBATIMI - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ministry and Council have powers to issue guidance, supervise implementation, carry out inspections, cooperate with police, and share relevant information for enforcement.
Neni 14 14.1. Ministria do të lëshojë urdhëresë dhe udhëzime për zbatimin e këtij Ligji. 14.2. Mbikëqyrjen administrative të zbatimit të këtij Ligji e bën Ministria, 14.3. Inspektimin e bën inspekcioni kompetent dhe organet e autorizuara me këtë dhe ligje tjera. 14.4. Këshilli do të ketë autoritetin që të zbatojë çdo dispozitë të këtij Ligji në rastet kur mendohet se është bërë shkelje administrative. Këshilli mund të bashkëpunojë me Shërbimin Policor të Kosovës ose agjensionet tjera, në bazë të Ligjit për ndihmë, lidhur me zbatimin e ligjshmërisë me rastin e shkeljeve administrative dhe do të ndërmerr masa të përfshirjes së organit të autorizuar ligjor për ruajtjen e qetësisë, parandalimin e prishjes së qetësisë ose ndërmarrjen e masave përkatëse në rast se prishet qetësia. 14.5. Shërbimi Policor i Kosovës dhe agjensionet tjera të autorizuara janë kompetente që të zbatojnë çfarëdo dispozite të këtij Ligji në rastet kur mendohet të jetë kryer ndonjë vepër kriminale. 14.6. Këshilli, në rast kërkese, do t’i ofrojë çfarëdo informate relevante që ka Zyrës për Krim të Organizuar në Kosovë, Njësisë Qendrore për Hetimin e Kriminalitetit, Njësisë Sekrete për Krime, Shërbimit Doganor dhe cilësdo njësie tjetër hetuesie të autorizuar, pa vendim paraprak të Gjykatës. DISPOZITAT NDËSHKUESE - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Article 15 sets fines for operating without a prior license and for several types of fraud or noncompliant conduct by license holders; it also gives the Minister power to set license details and a EUR 100 fee per qualifying truck, with gas and mazut excluded from that extra fee.
Neni 15 15.1. Me gjobë deri në 100.000 € ndëshkohet personi i cili zhvillon veprimtarinë pa licencë paraprake. 15.2. Me gjobë deri në 50.000 € ndëshkohet personi që e ka licencën, në qoftë se bën mashtrim lidhur me prejardhjen e naftës dhe derivateve të saj, 15.3. Me gjobë deri në 50.000 € ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse përdorë emërtim tjetër të produktit të naftës dhe derivateve të saj. 15.4. Me gjobë deri në 50.000 € ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse bën mashtrim lidhur me emrin dhe identitetin e shitësit. 15.5. Me gjobë deri në 30.000 € ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse bën mashtrim me çmimin e naftës dhe derivateve të saj. 15.6. Me gjobë deri në 30.000 € ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse bën mashtrim me cilësinë dhe sasinë e naftës dhe derivateve të saj. 15.7. Me gjobë prej 50.000 € ndëshkohet personi që e ka licencën, nëse përdorë njësi dhe stabilimente matëse të pacertifikuara. 15.8. Me gjobë deri në 50.000 € ndëshkohet edhe përgjegjësi i personit që e ka licencën, nëse në forma të palejueshme ndotë ambientin ku vepron. 15.9. Nëse ndodhë gjoba e dytë, atëherë vlera e saj do të dyfishohet dhe do të inicohet procedura për vepër penale. 15.10. Ministri përshkruan formën e licencës, përbërjen e saj, procedurat dhe shpenzimet për nxjerrjen e saj, çmimi për lëshimin e licencës dhe tarifa prej 100 E për secilin kamion i cili kalon kufirin dhe i cili importon produkte të naftës në territorin e Kosovës. Për shkak të ndjeshmërisë sociale vetëm gasi dhe mazuti të përjashtohen nga kjo ekstra tarifë. 15.11. Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave të këtij Ligji derdhën në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect after Assembly approval and on the day it is promulgated by PSSP.
Neni 16 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi dhe në ditën e shpalljes nga PSSP-ja. Më 7 maj 2005 UNMIK/REG/2005/22
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/5 PËR TREGTINË ME NAFTË DHE DERIVATE TË NAFTËS NË KOSOVË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in