LIGJI NR. 2004/6 PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME
This preamble says the law is meant to regulate transport of dangerous goods, the obligations of people involved, and the powers and responsibilities of the relevant authorities.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/6
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is meant to regulate transport of dangerous goods, the obligations of people involved, and the powers and responsibilities of the relevant authorities. This article says the law aims to reduce risk and increase oversight and security for transporting dangerous goods, and it sets conditions, obligations, and authority powers for that transport. This article defines key terms used in the law on dangerous goods transport. This provision says the law concerns transport of dangerous goods by road and rail, following ADR, COTIF, and RID rules. This article excludes internal transport within an existing factory from the law when dangerous goods are produced, handled, processed, stored, or arranged there, and the transport stays inside a closed area.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/6 PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is meant to regulate transport of dangerous goods, the obligations of people involved, and the powers and responsibilities of the relevant authorities.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI III / Nr. 22 / 01 MARS 2008 LIGJI NR. 2004 / 6 PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME Kuvendi i Kosovës Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të 15 majit mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht në nenet 5.1 (h), 5.7, 9.1.26 (a). Me qëllim të sigurimit të komunikacionit gjatë transportit të mallrave të rrezikshme në sektorin individual të transportit, obligimet e personave të përfshirë gjatë transportit në fjalë, kompetencat dhe përgjegjësitë e autoriteteve përkatëse rreth mbikëqyrjes lidhur me zbatimin e këtij ligji dhe adaptimit të standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë përafrimin me standardet Europiane të cilat janë të rëndësishme për parandalimin e rrezikut gjatë transportit të mallrave të rrezikshme. Aprovon: LIGJIN PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME Dispozita të Përgjithshme
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to reduce risk and increase oversight and security for transporting dangerous goods, and it sets conditions, obligations, and authority powers for that transport.
Neni 1 Nëpërmes këtij ligji synohet të parandalohet rreziku dhe të shtohet mbikëqyrja dhe sigurimi i komunikacionit gjatë transportit të mallrave të rrezikshme të cilat me vetitë vetëndezëse, helmuese, shpërthyese, avulluese infektuese dhe radioaktive paraqesin rrezik për sigurinë e njerëzve dhe të mjedisit, rregullon kushtet për transportin e mallrave të rrezikshme në sektorin individual të transportit, obligimet e personave të përfshirë në Transportin e Mallrave të Rrezikshme, kompetencat dhe përgjegjësitë e autoriteteve përkatëse rreth mbikëqyrjes lidhur me zbatimin e këtij ligji. Përkufizimet - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on dangerous goods transport.
Neni 2 Mallrat e Rrezikshme sipas këtij ligji janë substancat dhe objektet, të cilët rrezikojnë sigurinë publike ose rendin publik, posaçërisht publikun, jetën dhe shëndetin e njerëzve si edhe të kafshëve, bimëve, dhe objekteve në sajë të natyrës së tyre, karakteristikave ose kushteve të tyre gjatë transportimit, bartja e të cilave është e ndaluar nga ADR, ose lejohen të transportohen në kushte të posaçme. Ministria nënkupton Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit. Personi nënkupton personin juridik dhe fizik. Personi për sigurimin e transportit nënkupton personin e punësuar me kualifikim përkatës. Transporti sipas këtij ligji nuk përbën vetëm procedurat e ndërrimit të vendit, por gjithashtu edhe marrjen në posedim të mallrave si edhe dërgimin e mallrave, duke përfshirë qëndrimet e 2 përkohshme gjatë transportit, përgaditjen dhe finalizimin (paketimin dhe shpaketimin e mallrave, ngarkimin dhe shkarkimin) edhe në rastin kur këto aktivitete nuk janë bërë nga dërguesi. Kontenjeri është mjeti i caktuar, i cili shërben për vendosjen, shtrëngimin dhe mbrojtjen e mallrave të ngarkuara në të. Kazani është ena e cila mban një masë jo më të vogël se 150 litra e as më të madhe se 1000 litra. Çisterne është mjeti i vendosur në platformën e mjetit transportues (kazanat, fuçitë) për transportin e materieve në gjendje të lëngët ose me gazra të komprimuar. Licenca është e drejta për të kryer veprimtari të rregullt transporti të mallrave të rrezikshme. Transport do të thotë ndërrimi i vendit të mallrave të rrezikshme duke përfshirë ndalesat që bëhen në varësi të kushteve të transportit, duke përfshirë çfarëdo lloj periudhe të kaluar të mallrave të rrezikshme në automjet, cisternë dhe kontenjer, të cilat varen nga kushtet në komunikacion, gjatë dhe pas ndërrimit të vendit. Transportues- është ndërmarja, e cila merret me aktivitete transportuese. Operator i transportit është personi juridik a fizik, i cili ushtron veprimtarinë e transportit publik të mallrave të rrezikshme. Dërguesi i mallit është ndërmarja, e cila bën dërgimin e mallrave të rrezikshme, qoftë në emër të saj ose për palët e treta, nëse transporti bëhet sipas kontratës për bartje. Dërguesi i mallit do të thotë dërguesi sipas kontratës për bartje. Ngarkuesi është çfarëdo ndërmarrje, e cila bënë ngarkimin e materieve të rrezikshme në automjet ose kontenjer. Paketim do të thotë paketimi komplet i një produkti, i cili është i gatshëm për bartje; ky term nuk ka të bëjë me substancat që barten në cisternë. Etiketimi apo Shenjëzimi do të thotë etiketat, të cilat vendosen në mjete transportuse për definimin e materies së rrezikshme si dhe rrezikshmërinë e materies. Organet e autorizuara janë organi apo çfarëdo organe të tjera të përcaktuara si të tilla në secilin vend dhe në çdo rast specifik, në pajtim me ligjin vendor. ADR është marrëveshja europiane për transportin e mallrave të rrezikshme në rrugë tokësore. RID është marrëveshja europiane për transportin e mallrave të rrezikshme në rrugë hekurudhore. COTIF është Konventa e Transportit Hekurudhor Ndëkombëtar. Marrësi i Mallrave- Në pajtim me kontratën për bartje nëse marrësi i dërgesës e cakton një palë të tretë në dispozitat e aplikueshme në kontratën për bartje, ky person duhet të jetë bartës sipas kuptimit ADR-së. Objekti i ligjit - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision says the law concerns transport of dangerous goods by road and rail, following ADR, COTIF, and RID rules.
Neni 3 Objekt i këtij ligji është Transporti i Mallrave të Rrezikshme në rrugë tokësore (konform rregullave të ADR-it) dhe hekurudhore (COTIF dhe RID). Përjashtimi nga zbatimi - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article excludes internal transport within an existing factory from the law when dangerous goods are produced, handled, processed, stored, or arranged there, and the transport stays inside a closed area.
Neni 4 3 Ky Ligj nuk zbatohet për transportin brendapërbrenda një uzine ekzistuese, në të cilën Mallrat e Rrezikshme prodhohen, trajtohen, procesohen, ruhen apo sistemohen, ndërkohë që transportohen brenda një hapsire të mbyllur. Standardet ndërkombëtare - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The article says the law is based on EU and other international directives for dangerous goods safety and transport, and the Ministry will determine and implement those directives through administrative instructions and other announcements.
Neni 5 Ligji bazohet në direktivat e komunitetit europian dhe të mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë për sigurinë dhe transportin e mallrave të rrezikshme ( ADR-së, RID-it, COTIF-it). Direktivat në fjalë Ministria do ti përcaktojë dhe zbatojë nëpërmes udhëzime administrative dhe shpalljet e tjera. Ndalimi - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: No person may transport dangerous goods without a licence issued by the Ministry.
Neni 6 Asnjë person nuk mund të merret me transportin e mallrave të rrezikshme pa licencën e lëshuar nga Ministria. Klasifikimi dhe Emërtimi - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry determines the classification and naming of dangerous goods not specified by the ADR rules, in cooperation with the relevant ministries.
Neni 7 Ministria përcakton në bashkëpunim me Ministritë përkatëse klasifikimin dhe emërtimin e mallrave të rrezikshme, të cilat janë të paspecifikuara me rregullat e ADR-it). Marrëveshjet ndërkombëtare - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Foreign and domestic entities transporting dangerous goods to, from, or through Kosovo must do so under this law and its related administrative instructions and notices, unless that would conflict with applicable international agreements.
Neni 8 Transporti i mallrave të rrezikshme nga, në ose nëpër Kosovë, i kryer nga subjektet e huaja ose subjektet vendore, kryhet në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe udhëzimeve administrative dhe shpalljet e tjera të cilat rrjedhin prej tij, për aq sa ato nuk bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga personat kompetentë të Kosovës në koordinim me UNMIK- un. Transportimi i Mallrave të Rrezikshme me mjete që nuk i përmbushin kushtet - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Transport of dangerous goods is allowed in some cases even when the vehicles do not meet article 8 conditions.
Neni 9 Lejohet transportimi i mallrave të rrezikshme me mjete që nuk i përmbushin kushtet e nenit 8 në ato raste kur natyra e mallrave që transportohen garanton ruajtjen dhe transportimin e tyre me enë, ambalazhe e kontejner që janë të garantuar nga çertifikata përkatëse e lëshuar nga prodhuesi i mallit. Marrëveshja ndërmjet dërguesit e transportuesit - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The sender and the carrier must have an agreement for transporting dangerous goods.
Neni 10 Ndërmjet dërguesit dhe transportuesit lidhet marrëveshja për transportin e Mallrave të Rrezikshme, ku përcaktohen detyrimet e ndërsjella dhe përgjegjësitë që burojnë nga zbatimi i saj. Dokumentacioni i nevojshëm - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Transportuesit e mallrave të rrezikshme duhet të kenë dokumentacionin e nevojshëm, dokumentet e transportit ruhen 10 vjet, dhe transportimi me mjete të pastandardizuara ndalohet.
Neni 11 11.1. Mjeti që transporton mallra të rrezikshme gjatë transportimit duhet të ketë dokumentacionin e nevojshëm sipas këtij ligji dhe akteve që rrjedhin prej tij. 4 11.2. Transporti quhet i kryer me konfirmimin me shkrim të marrjes në dorëzim të mallit nga pranuesi, e përcaktuar me marrëveshje nga dërguesi dhe një kopje mbahet nga transportuesi. 11.3. Afati i ruajtjes se dokumenteve të transportit të mallrave të rrezikshme nga të gjitha subjektet që kanë lidhje me të është 10 vjet. Ndalimi i transportimit me mjete të pastandardizuara. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Transporting dangerous goods with non-standardized vehicles is not allowed.
Neni 12 Nuk lejohet transportimi i mallrave të rrezikshme me mjete të pastandardizuara. Kërkesa për marrjen e licencës - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: An operator must apply to the Ministry for a licence to transport dangerous goods, and the Ministry must notify the applicant of approval or refusal within 30 days; refusals must be given in writing.
Neni 13 13.1. Për marrjen e licencës për transportin e mallrave të rrezikshme operatori ia bën kërkesën Ministrisë. 13.2. Ministria brenda një afati jo me të gjatë se 30 ditë do të njoftojë pretenduesin në fjalë nëse kërkesa e tij aprovohet apo refuzohet. 13.3. Kur operatorit i refuzohet kërkesa për marrjen e licencës ai njoftohet me shkrim për këtë. 13.4. Zbatohet procedura e ankimit e përcaktuar në nenin 29 të këtij ligji. Lëshimi i licencës - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A dangerous goods transport operator gets a licence if the legal conditions are met, and the Ministry issues the licence.
Neni 14 14.1. Operatorit të transportit të mallrave të rrezikshme i lëshohet licenca kur i përmbush kushtet e parashikuara me këtë Ligj. 14.2. Operatorit të Transportit të Mallrave të Rrezikshme i revokohet licenca kur personat e autorizuar vërtetojnë se operatori i transportit nuk ka përmbushur apo i ka humbur kushtet e parashikuara për marrjen e licencës. 14.3. Licencat jepen për kohë të caktuar dhe në përputhje me kushtet kufizuese të ngarkesës, shpejtësisë, rrugëve të kalimit dhe shoqërimit të ngarkesës. 14.4. Licencën e lëshon Ministria. 14.5. Licenca nuk tjetërsohet dhe nuk transferohet. Kriteret për realizimin e të drejtës së licencës - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This article sets criteria for getting a license and says the Ministry issues detailed rules for applicants seeking a dangerous-goods transport license.
Neni 15 15.1. Kriterët për marrjen e licencës janë: a) Kompetenca profesionale; b) Reputacioni i mirë; c) Besueshmëria financiare; d) Përmbushja e standardeve teknike. 15.2. Rregullat e detajuara për subjektin që kërkon të marrë licencën për transportin e mallrave të rrezikshme nxirren nga Ministria me akte të veçanta juridike. Obligimet e personit të licencuar 5 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Personat e licencuar për transportin e mallrave të rrezikshme duhet të përgatisin raporte vjetore, t’i dorëzojnë organeve kompetente kur kërkohen dhe t’i ruajnë për të paktën 5 vjet. Ata gjithashtu duhet të punësojnë një person për sigurimin e transportit.
Neni 16 16.1.Çdo person i licencuar duhet të përgadisë raporte vjetore mbi veprimtarinë në lëminë e transportimit të mallrave të rrezikshme dhe masat e ndërmara për sigurinë e transportit. Këto raporte i dorëzohen organeve kompetente sipas kërkesës dhe duhen të ruhen për më së paku pesë vite. 16.2.Çdo person i licencuar për transportin e mallrave të rrezikshme e punëson një person i cili bën sigurimin e transportit. Detyrat e personit për sigurimin e transportit - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Personi për sigurimin e transportit duhet të marrë masat e nevojshme për transport të sigurt të mallrave të rrezikshme dhe të përgatisë raporte për aksidentet.
Neni 17 17.1. Personi për sigurimin e transportit nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e punëdhënësit përkujdeset për ndërmarjen e masave të nevojshme për sigurimin e transportit të sigurtë të mallrave të rrezikshme. Detyrat e tij përqëndrohen në mbikëqyrjen e sigurisë së transportit dhe zbatimit të normave të përcaktuara me akte ligjore duke përfshirë edhe këshillimin e ndërmarrësve mbi transportin e mallrave të rrezikshme konform standardeve të përcaktuara me ligj dhe akteve të tjera ligjore si dhe vlerësimin e rrezikshmërisë së mallrave për transport, duke përfshirë edhe këshillimin mbi masat e nevojshme për sigurinë e transportit dhe ngarkim- shkarkimit të mallrave të rrezikshme. Përveç këtyre detyrave, ky person është i detyruar të përgadisë raporte të detajuara për aksidentet e ndryshme. 17.2. Detyrat e këtij punëtori mund të kryhen edhe nga udhëheqësi i ndërmarrjes ose një person tjetër i ngarkuar me punë tjera në ndërmarrje, përderisa këta persona janë në gjendje dhe posedojnë aftësi profesionale të kryejnë detyra të tilla. 17.3.Personi për sigurimin e transportit duhet të ketë përgaditje adekuate profesionale për kryerjen e këtyre detyrave. Përgatitja e duhur profesionale caktohet përmes organit kompetent, i cili organizon kurse për aftësim profesional. Për këtë qëllim organi kompetent lëshon çertifikata. 17.4.Transportuesi e njofton organin kompetent për punësimin e këtij punëtori. Revokimi dhe pezullimi i licencës - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Ministria may revoke or suspend a license, and the license holder may also request revocation or suspension.
Neni 18 18.1. Revokimin apo pezullimin e licencës e bënë Ministria sipas përcaktimeve në nenin 15.1 dhe 15.2. 18.2. Revokimi dhe pezullimi i licencës mund të bëhet edhe me kërkesën e personit që e ka marrë atë. Përjashtimi nga marrja e licencës - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Autoritetet e KFOR-it, TMK-së, Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-së përjashtohen nga licenca kur transportojnë mallra të rrezikshme gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Neni 19 Autoritetet e KFOR-it, TMK-së, Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-së përjashtohen nga licenca kur merren me transportin e mallrave të rrezikshme gjatë përmbushjes së detyrave të tyre. Autorizimet - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Ministria may issue rules on dangerous goods transport, and limited exceptions may be made for specified entities when necessary.
Neni 20 20.1. Ministria është e autorizuar nëpërmes akteve të veçanta juridike të nxjerrë rregulla mbi transportin e mallrave të rrezikshme duke përfshirë: a) lejimin e mallrave për transport; b) paketimin, paketimin e përbashkët, ngarkimin e përbashkët; 6 c) etiketimin e ngarkesave; d) ndërtimin, natyrën, pajisjen, kontrollin dhe shenjëzimin e automjeteve dhe kontejnerëve të transportit; e) sjelljen gjatë transportimit; f) licencën e transportit dhe dokumentet e transportit; g) informatat-detyrimet e regjistrimit dhe raportimit; h) puna e automjeteve; i) kualifikimet; j) masa dhe mënyra e kontrollit të veprimit; k) mënyra mbrojtëse e veprimit për personelin e transportit; l) sjellja, mbrojtja dhe mënyra e ndihmës së parë të veprimit pas aksidenteve me mallra të rrezikshme; m) obligimet e pjesëmarrësve përsa i përket sigurisë në transportin e mallrave të rrezikshme; n) personeli i transportit, përfshirë monitorimin dhe ekzaminimin mjekësorë të tyre, nevoja për trajnim, testim dhe edukim të mëtejshëm si edhe përcaktimin e standardeve të cilësive të personelit të trajnimit dhe të instruktorëve; o) këshilltarët për siguri në një kompani për transportin e mallrave të rrezikshme, përfshirë trajnimin, testimin dhe edukimin e tyre të mëtejshëm si edhe përcaktimin e standardeve të cilësive të personelit të trajnimit dhe të instruktorëve; p) dokumentacioni dhe obligimin për të raportuar për mbeturinat e rrezikshme; q) transportimi i mallrave të rrezikshme me rrugë hekurudhore sipas RID-it. r) bartja në rrugë postare e materialeve shpërthyese, të ndezshme, dhe të rrezikshme. 20.2. Nga rregullat e nxjerra konform nenit 3 përjashtime mund bëhen për KFOR-in, TMK, Policinë e UNMIK-ut, SHPK-ne dhe Zjarrëfiksit përderisa kjo mendohet se është e nevojshme për çështjet që kanë të bëjnë me subjektet në fjalë. Edukimi - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry must organize training courses and professional exams for people involved in dangerous goods transport, and it must look for ways to further improve education and testing through training programmes.
Neni 21 21.1.Ministria do të angazhohet që të gjejë mundësi dhe forma për avancimin e edukimit, testimin dhe edukimin e mëtejshëm të personave që merren me transportin e mallrave të rrezikshme, nëpërmjet programeve trajnuese. 21.2. Ministria organizon kurse dhe provime profesionale për aftësimin e kandidatëve me qëllim të fitimit të njohurive mbi mallrat e rrezikshme, evitimit të rreziqeve të lidhura me transportin e mallrave të rrezikshme si dhe mbi normat ligjore ekzistuese për rregullimin e transportit të mallrave të rrezikshme. 21.3. Kurset përbëhen prej dy komponenteve kryesore: Masat e përgjithshme për mbrojtjen ndaj rreziqeve si dhe trajnimin për normat vendore, europiane dhe ndërkombëtare në lëminë e transportit të mallrave të rrezikshme. Masat urgjente - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Ministry may restrict, prohibit, or allow transport of dangerous goods if existing safety instructions and other executive notices are not enough to reduce transport risks.
Neni 22 22.1. Ministria mund të ndaloj ose lejoj sipas kufizimeve të caktuara transportin e mallrave të rrezikshme, nëse udhëzimet administrative dhe shpalljet e tjera ekzekutive për sigurinë nuk janë të përshtatshme që të zvogëlojnë rreziqet e transportit. 22.2. Masat e këtij lloji merren me anë të akteve të veçanta juridike. Masat e sigurisë/ refuzimi i transportit të mallrave të rrezikshme - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Autoritetet kompetente mund të marrin masa për të eliminuar një të metë dhe, kur është e nevojshme, mund të ndalojnë transportin e mallrave të rrezikshme derisa të përmbushen kushtet.
Neni 23 7 23.1. Nëse një person që transporton mallra të rrezikshme vepron në kundërshtim me legjislacionin për transportin e mallrave të rrezikshme, ose nuk mund të tregoj dokumentacionin e nevojshëm, autoritetet kompetente mund të marrin masa që të eliminojnë të metën, nëse është e nevojshme, mund të ndalojnë transportin e filluar derisa kushtet për transportin të përmbushen. 23.2. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article also applies to the transport cargo of dangerous goods.
Neni 6. aplikohet edhe për ngarkesën (barrën) e transportit të mallrave të rrezikshme. Kontrolli - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Transporti i mallrave të rrezikshme kontrollohet nga organet e autorizuara, dhe personat përgjegjës duhet t’u japin dokumentacion dhe informata autoriteteve të kontrollit.
Neni 24 24.1. Transporti i mallrave të rrezikshme kontrollohet nga organet e autorizuara. 24.2. Personat përgjegjës për transportin e mallrave të rrezikshme janë të detyruar që t’i japin dokumentacionin dhe informata autoriteteve kompetente të kontrollit. 24.3. Detyrimi ekziston edhe ndaj kërkesës për raportin e analizave laboratorike dhe testimit të substancave dhe mallrave të rrezikshme, mostrave të paketimit në mënyrë që të mundësohet hulumtimi zyrtar(hetimi). 24.4. Personi i detyruar për dhënien e informacionit duhet të ndihmoj autoritetin kompetent të kontrollit për kryerjen e hetimeve të tyre. Përgjegjësia - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The operator or company owner is responsible for transport of dangerous goods when carrying out the listed handling and production activities.
Neni 25 Përgjegjës për transportin e mallrave te rrezikshme është operatori, ose pronari i kompanisë, i cili: a) paketon, ngarkon, dërgon, transporton, shkarkon, bën pranimin e mallrave të rrezikshme; b) prodhon materiale për paketim, kontenjerë ose automjete për transportin e mallrave të rrezikshme. Ndihma Zyrtare dhe Sigurimi i të Dhënave - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Personal data may be transferred to competent authorities only when this is essential for prosecuting serious dangerous-goods transport violations.
Neni 26 26.1. Transmetimi i të dhënave personale në rastin e dhënies së ndihmës zyrtare autoritetit kompetent të shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (BE), apo shteteve të tjera që Kosova ka marrëveshje bilaterale në mënyrë që të kontrollojnë transportimin e mallrave të rrezikshme, lejohet vetëm nëse kjo është thelbësore për ndjekjen e shkeljeve serioze të rregulloreve mbi transportin e mallrave të rrezikshme (ADR). 26.2. Shkeljet serioze të kompanisë që gjendet në një shtet anëtar të Bashkimit Europian apo shteteve të tjera duhet t’iu njoftohen autoriteteve përkatëse të shtetit përgjegjës. Në të njëjtën kohë këtyre autoriteteve kompetente duhet t’iu kërkohet që të ndërmarrin veprime në lidhje me kompaninë. 26.3. Shkeljet serioze me automjetin që është i regjistruar në një shtet anëtar të Bashkimit Europian, apo në një shtet tjetër në bazë të një marrëveshjeje reciproke duhet t’i njoftohen autoriteteve kompetente të shteteve përkatëse. 26.4. Në të njëtën kohë këtyre autoriteteve të shteteve me kompetence përkatëse mund t’iu kërkohet që të ndërmarrin veprime të caktuara në lidhje me kompaninë. Bashkëpunimi me Ministritë e tjera - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: For dangerous goods transport matters, the Ministry must cooperate with several other ministries and all entities involved in transporting dangerous goods.
Neni 27 8 Për çështjen e transportit të mallrave të rrezikshme Ministria bashkëpunon me: Ministrin e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Shërbimeve Publike, Ministrinë e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe me të gjitha entitetet që merren me transportin e mallrave të rrezikshme. Gjobat - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Violations of this law trigger penalty provisions for legal and natural persons.
Neni 28 28.1. Shkelja e këtij ligji do të shkaktojë aplikimin e dispozitave ndëshkimore, për personat juridik dhe fizik. 28.2. Shkeljet mund të bëhen me paramendim dhe nga pakujdesia. 28.3. Personi juridik, i cili është përgjegjës për shkeljen e akteve ligjore dhe nënligjore do të dënohet me gjobë jo më të vogël se 500 Euro dhe jo më të madhe se 5000 Euro. 28.4. Personi fizik, i cili është përgjegjës për shkeljen e akteve ligjore dhe nënligjore do të dënohet me gjobë jo më të vogël se 300 Euro dhe jo më të madhe se 3000 Euro. 28.5.Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave të këtij ligji derdhën në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Ankesat - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: A legal or natural person may complain to the Ministry within 8 days, the Ministry must decide within 30 days, and then the person may start court proceedings in the competent court.
Neni 29 29.1. Kundër vendimit të personave kompetentë të Ministrisë, personi juridik dhe fizik mund të bëjë ankese në Ministri brenda afatit 8 ditor . 29.2. Ministria vendos në lidhje me ankesën brenda afatit 30 ditor. 29.3. Kundër vendimit të Ministrisë në lidhje me ankesën, personi juridik apo fizik mund të fillojë proçedure gjyqësore në gjykatën kompetente. Zbatimi - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Ministry must issue administrative instructions and other notices needed to implement this Law.
Neni 30 Ministria nxjerr udhëzimet administrative dhe shpalljet e tjera që janë të nevojshme për zbatimin e këtij Ligji. Hyrja në fuqi - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This law enters into force after it is approved by the Assembly and on the day it is proclaimed by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 31 Ky Ligj hyn në fuqi pasiqë të miratohet nga Kuvendi, në ditën kur shpallet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 05.06.2004 UNMIK/REG/ 2004 / 17
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/6 PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in