LIGJI NR. 2004/7 PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS
This preamble says the law establishes the Kosovo Chamber of Commerce to coordinate and promote shared business interests and faster, harmonious economic development.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/7
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law establishes the Kosovo Chamber of Commerce to coordinate and promote shared business interests and faster, harmonious economic development. This article says the law regulates the establishment, membership, seat, status, purpose, organs, work resources, cessation of work, role, and scope of the Kosovo Chamber of Commerce. Membership in OEK is voluntary for eligible persons, and some other organizations may also join. OEK is described as an independent professional non-profit organization and independent legal person, and its headquarters are in Prishtina. OEK-ja represents the interests of the businesses united in it and may provide consultancy and professional services for its members.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/7 PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS
Showing 35 of 35
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law establishes the Kosovo Chamber of Commerce to coordinate and promote shared business interests and faster, harmonious economic development.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 17 / 01 TETOR 2007 Ligji Nr. 2004 / 7 PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS Kuvendi i Kosovës, Duke marrë parasysh Rregulloren e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, nr. 1999/1, të 25 korrikut 1999, të ndryshuar, mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë, Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/24 të 12 dhjetorit 1999, të ndryshuar mbi ligjin në fuqi në Kosovë, Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2001/9 të 15 majit 2001, “mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë”, veçanërisht Kreu 5.1(a), 5.7, 9.1.1, 9.1.26 (a), 9.3.3 dhe Rregulloren e UNMIK-ut, nr. 2001/19, të 13 shtatorit 2001, mbi Degën Ekzekutive të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, veçanërisht nenet 1.6; Me qëllim të koordinimit dhe të realizimit të synimeve dhe të interesave të përbashkëta në përparimin e veprimtarisë afariste të anëtarëve dhe zhvillimit më të përshpejtuar harmonik të vendit Miraton : LIGJIN PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the establishment, membership, seat, status, purpose, organs, work resources, cessation of work, role, and scope of the Kosovo Chamber of Commerce.
Neni 1 Me këtë Ligj rregullohet themelimi, anëtarësia, selia, statusi, qëllimi, organet mjetet për punë, ndërprerja e punës, roli dhe fushëveprimi i Odës Ekonomike të Kosovës ( në tekstin e mëtejshëm ”OEK”-ja). - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Membership in OEK is voluntary for eligible persons, and some other organizations may also join.
Neni 2 2.1. Në OEK në pajtim më këtë ligj anëtarësimi i personave fizik dhe juridik që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Kosovë apo që kanë selinë e vet në Kosovë është vullnetar. Në OEK mund të bashkohen edhe organizata tjera të subjekteve ekonomike dhe organizatat në lëmine e shkencës, shoqatat profesionale dhe shoqatat tjera të cilat me aktivitetin e vet e përparojnë afarizmin e subjekteve ekonomike. 2.2. Anëtarësimi në OEK rrjedhë nga dita e nënshkrimit të kontratës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: OEK is described as an independent professional non-profit organization and independent legal person, and its headquarters are in Prishtina.
Neni 3 OEK-ja është organizatë profesionale jofitimprurëse dhe subjekt juridik i pavarur. Selia e OEK-së është në Prishtinë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: OEK-ja represents the interests of the businesses united in it and may provide consultancy and professional services for its members.
Neni 4 OEK-ja përfaqëson interesat e bizneseve të bashkuar në të, në raport me të gjitha subjektet e organizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në dialogun social, ushtron dhe kryen edhe shërbime konsultuese e profesionale për anëtarësinë e vetë, me qëllim të arritjes së përparimit të veprimtarisë afariste të anëtarëve dhe harmonizimin e interesave të tyre. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: OEK-ja may analyze economic trends and take initiatives for changes, additions, and new laws to support its members and the country's development goals.
Neni 5 OEK-ja me qëllim të përfaqësimit të interesave të subjekteve të anëtarësuar në të, bën elaborimin dhe analizimin e ecurive ekonomike, si dhe merr iniciativa për ndryshime dhe plotësime në sistemin ekonomik e financiar, si dhe për nxjerrjen e ligjeve të reja me qëllim të arritjes së 2 objektivave të zhvillimit më të përshpejtuar dhe harmonik të vendit e në interes të anëtarëve të OEK-së. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: OEK-ja works to connect the country’s economy with regional and wider economies and to present its members’ interests there, using forms of action set by law and contract.
Neni 6 OEK-ja punon në drejtim të lidhmërisë së ekonomisë së vendit me ekonomitë e vendeve të rajonit dhe më gjerë, si dhe prezantimin e interesave të anëtarëve të saj në këto rajone me forma të ndryshme të veprimit të përcaktuar me ligj dhe me kontratë (marrëveshje). - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Members enrolled in OEK have equal rights, responsibilities, and obligations under the law and OEK’s statute.
Neni 7 Anëtarët e anëtarësuar në OEK kanë të drejta, përgjegjësi dhe obligime të barabarta në pajtim me ligjin dhe statutin e OEK. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: OEK has a list of core duties, and other associations may also provide the services mentioned in points 8(j) and 8(k).
Neni 8 8.1. Detyrat kryesore të OEK-së për realizimin e qëllimeve të saj janë: a). Përfaqësimi i interesave të harmonizuara të anëtarësisë në tërësi me iniciativa të reja; b). Bashkëpunimi me organet e pushtetit në formulimin e strategjisë së zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, zhvillimit rajonal, struktural dhe politikës adekuate industriale, përmirësimin e infrastrukturës ekonomike dhe në lëmin e politikës ekonomike mbrojtëse; c). Pjesëmarrja në dialogun ekonomik dhe social bashkë me asociacionet e tjera afariste, shoqatat e interesit, sindikatat etj; d). Zhvillimi dhe kryerja e shërbimeve të sistemit integral të afarizmit dhe të informacionit lidhur me bazat e të dhënave vendase dhe të jashtme, sidomos në lëmin e kërkesës dhe ofertës të formave të ndryshme të bashkëpunimit ekonomik dhe karakteristikave ekonomike të përgjithshme e të veçanta të tregut të Kosovës dhe vendeve të jashtme; e). Promovimi i tregtisë së jashtme me anë të organizimit të kontakteve afariste në mes të partnerëve vendas dhe të atyre të huaj, paraqitjes së përbashkët në panaire, prezantimit të bizneseve, delegacioneve tregtare të brendshme dhe të jashtme, me marrjen e propozimeve për investime të përbashkëta, të kompanive etj; f). Pjesëmarrja në procesin permanent të inovacioneve dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, e të shërbimeve dhe në promovimin e standardeve teknike evropiane për ambientin dhe programet ekologjike; g). Dhënia e këshillave për zhvillim, veçanërisht lidhur me kriteret për fitimin e boniteteve financiare, mjeteve nga buxheti dhe burimet e tjera, në përgatitjen e programeve investive në biznes dhe konsultimet rreth ristrukturimit dhe rinovimit të bizneseve; h). Ndihma profesionale dhe konsultimet rreth zgjidhjes së çështjeve të afarizmit vijues siç është sigurimi i mjeteve qarkulluese, përdorimi racional i energjisë, racionalizimi i shpenzimeve të xhiros, furnizimi me lëndë të parë, mënjanimi i pengesave afariste, ndihma për hartimin e programeve të ristrukturimit dhe të zhvillimit të kompanive të caktuara; i). Ndihma për hartimin e programeve të zhvillimit dhe të investimeve, sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme; j). Ndihmon ndërmarrjet në kërkesat për dhënien e dokumenteve tregtare, sidomos certifikatave për origjinën e mallit, dhe dokumenteve të tjera, në përputhje me ligjet në fuqi; k). Angazhimi për zgjidhjen e kontesteve ekonomike përmes arbitrazhit të përhershëm; l). Bashkëpunimi me institucionet e tjera në përcaktimin e nevojave për trajnime profesionale për komunitetin e biznesit si dhe trajnimeve të vazhdueshme për subjektet e anëtarësuara në Odë; 3 m). Pjesëmarrja në sistemin permanent në trajnimet e të punësuarve bëhet në harmoni e me statutin dhe dispozitat tjera të veçanta të odës. 8.2. Shërbimet e përcaktuara në nenin 8 (j) dhe (k) mund të ofrohen edhe nga shoqatat tjera. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: OEK-ja cooperates with foreign economic chambers, organizations, and associations.
Neni 9 OEK-ja bashkëpunon me odat ekonomike jashtë dhe me organizatat e me shoqatat e huaja ekonomike. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: OEK’s work is public, and its organization, activity, and financing must be transparent and follow the Law on access to official documents.
Neni 10 10.1. Puna e OEK-së është publike. Mënyra e informimit të opinionit publik përcaktohet në Statutin e OEK-së. 10.2. Organizimi, veprimi dhe financimi duhet bërë me transparencë dhe në pajtim me Ligjin për qasje në dokumentet zyrtare. II. ORGANET DHE STRUKTURA INFORMATIVE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: OEK members are organized by branch or regional unit depending on their main activity and headquarters; these units also serve as electoral bodies, and the Chamber’s governing organs are listed.
Neni 11 11.1. Anëtarët e OEK-së organizohen, varësisht nga veprimtaria e tyre kryesore, sipas parimit degësor në shoqatat e degëve, kurse varësisht nga selia, në njësi rajonale. 11.2. Shoqatat e degëve dhe njësitë rajonale janë forma të decentralizuara të punës, të organizimit të brendshëm dhe të procesit të marrjes së vendimeve në OEK. 11.3. Shoqatat e degëve dhe njësitë rajonale janë trupa zgjedhorë për zgjedhjen e këshillave të tyre dhe të përfaqësuesve të vet në Kuvendin e Odës. 11.4. Organet e qeverisjes së OEK-së janë: - Kuvendi, - Këshilli drejtues - Kryetari - Këshilli mbikëqyrës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The OEK Assembly is made up of representatives of the members.
Neni 12 Kuvendi i OEK-së përbëhet nga përfaqësuesit e anëtarëve në pajtim me rregullat për procedurën e zgjedhjeve, që janë përcaktuar në këtë ligj dhe në Statutin e OEK-së. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Members have active and passive electoral rights, and at least ten organized members may propose candidate lists for the assembly.
Neni 13 Parimet themelore të zgjedhjes së këshillave të shoqatave të degëve dhe njësive rajonale, si edhe të përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e OEK-së janë këto: 1. Secili anëtar ka të drejtë aktive dhe pasive të zgjedhjes; 2. Të paktën dhjetë anëtarë të organizuar në shoqatat e degëve dhe në njësitë rajonale mund të propozojnë listën e kandidatëve për zgjedhjen e përfaqësuesve në Kuvend; 3. Numri i vendeve përfaqësuese në Kuvend për përfaqësuesit e shoqatës së caktuar të degës dhe të njësive rajonale përcaktohet në përputhje më statutin në atë mënyrë që përbërja e Kuvendit të pasqyrojë strukturën proporcionale ekonomike të degëve dhe të rajoneve, duke marrë parasysh edhe madhësinë e biznesit ekonomik, posaçërisht 4 përfaqësimin e bizneseve të vogla dhe atyre të mesme; 4. Secili anëtar i OEK-së ka një votë dhe një numër të caktuar votash shtesë në përpjesëtim me strukturën e kapitalit dhe me numrin e punonjësve; - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Candidates who receive the most votes are elected to the Assembly.
Neni 14 14.1. Në Kuvend do të zgjidhen kandidatët që marrin më shumë vota. 14.2. Anëtarë të Kuvendit mund të zgjidhen edhe përfaqësuesit e anëtarëve kolektivë, dhe zgjedhja e këtyre anëtarëve behet në pajtim më procedurën e zgjedhjes. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Board and assembly members of the Economic Chamber serve four-year terms, may be re-elected once, ineligible persons cannot be elected or appointed, and the Chamber must publish activity reports at least every six months.
Neni 15 15.1 Anëtarët e Kuvendit e të Këshillit drejtues të Odës Ekonomike zgjidhen me mandate katër vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat. Ky mandat vlen për të gjithë personat e zgjedhur nga Kuvendi i Odës. 15.2 Personat që zgjedhën, apo që emërohen në Odë, nuk mund të jenë ata ndaj të cilëve është duke u zhvilluar procedura për vepër penale, apo të cilët kanë qenë të dënuar për vepër penale, apo për ndonjë vepër të kriminalitetit ekonomik. 15.3 Kriteret më të hollësishme do të përcaktohen me statut, ku në mes të tjerash, do të sigurohet që të gjitha kategoritë profesionale të jenë përfaqësuara në mënyrë të duhur, dhe që asnjë kategori e vetme nuk do të mbajë pozitë dominante. 15.4. OEK-u periodikisht publikon raporte lidhur me veprimtarinë e saj, së paku një herë në gjashtë muaj. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: More detailed rules for the election procedure will be set by the OEK Statute.
Neni 16 Dispozita më të hollësishme për procedurën e zgjedhjes do të përcaktohen me Statutin e OEK-së. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Kuvendi i OEK-së has powers to approve and amend the statute, elect and appoint officials, adopt work and financial programs, set membership dues, allocate funds, approve arbitration rules, and decide other matters under the law and statute.
Neni 17 Kuvendi i OEK-së ka këto kompetenca: a). Miraton Statutin e OEK-së, ndryshimet dhe plotësimet e tij; b). Zgjedh Kryetarin e OEK-së; c). Zgjedh Këshillin drejtues të OEK-së; d). Zgjedh sekretarin e përgjithshëm të OEK; e). Harton dhe miraton programin afatmesëm dhe afatgjatë të punës, programin financiar dhe raportet për realizimin e tyre; f). Përcakton përqindjen e kuotës së anëtarësisë dhe vendos për shpërndarjen e mjeteve financiare për nevojat e punës të OEK-së në nivel qendror, si dhe në shkallë shoqatash të degëve dhe njësish rajonale; g). Emëron kryetarin dhe arbitrit e arbitrazhit të përhershëm, dhe anëtarin e Këshillit të Nderit; h). Aprovon rregullat për punën e arbitrazhit të përhershëm dhe të Këshillit të Nderit; i). Vendos për çështje të tjera në pajtim me Ligjin dhe Statutin e OEK-së. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Këshilli drejtues i OEK-së ka kompetenca për të shqyrtuar, miratuar, emëruar dhe vendosur për disa çështje të brendshme të OEK-së.
Neni 18 Këshilli drejtues i OEK-së ka këto kompetenca: a). Shqyrton dhe miraton projektin e materialeve dhe të vendimeve për Kuvendin e OEK-së; b). Merr vendime për realizimin e programeve të punës dhe zbatimin e vendimeve të tjera të Kuvendit; c). Emëron përfaqësuesit e Odës në institucionet, në të cilat OEK-ja delegon 5 përfaqësuesit e saj sipas dispozitave të veçanta; d). Emëron këshilla të përhershme dhe këshilla të përkohshme; e). Miraton aktet e përgjithshme të OEK-së, të cilat nuk janë në kompetenca të Kuvendit; f). Vendos për hapjen e përfaqësive ekonomike në botë; g). Merr vendime për çështje të tjera në pajtim me Statutin e OEK-së. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The chairman of OEK has management and representation powers and is responsible for the legality of OEK’s work within his authorization.
Neni 19 Kryetari i OEK-së ka këto kompetenca: a). Drejton dhe përfaqëson OEK-në, b). Kryeson mbledhjet e Këshillit Drejtues të OEK-së dhe i propozon atij vendime nga kompetenca e Këshillit Drejtues; c). I propozon Kuvendit zgjedhjen e Këshillit Drejtues dhe propozon zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm; d). Merr vendime për çështje të menaxhimit dhe çështje rreth financave dhe organizimit të OEK-së, në pajtim më aktet e OEK-së dhe me vendimet e Kuvendit e të Këshillit Drejtues të OEK-së, e). Ushtron punë të tjera në përputhje me Statutin e OEK-së, f). Në kuadër të autorizimit që ka, Kryetari është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së OEK- së. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The OEK Assembly elects the Supervisory Council from among member representatives who are not members of the Assembly or Steering Council, and that council oversees OEK’s financial and material საქმიანity.
Neni 20 20.1. Kuvendi i OEK-së zgjedh Këshillin mbikëqyrës të OEK-së nga radhët e përfaqësuesve të anëtarëve, që nuk janë anëtarë të Kuvendit, përkatësisht të Këshillit Drejtues të OEK-së. 20.2. Këshilli mbikëqyrës kontrollon veprimtarinë financiare dhe materiale të OEK-së. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Branch associations are described as supporting branch development and member competitiveness; their tasks are regulated more fully in the OEK statute.
Neni 21 21.1. Shoqatat e degëve, duke ua përshtatur shërbimet nevojave specifike të degëve të veçanta ekonomike, kontribuojnë në zhvillimin e degës, përparimin e punës dhe aktivitetit ekonomik të anëtarëve dhe në këtë mënyrë ndihmojnë aftësinë konkurruese të tyre në tregjet e brendshme dhe ato të jashtme. 21.2. Detyrat e shoqatave të degëve dhe të organeve të tyre rregullohen më hollësisht në Statutin e OEK-së. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Njësitë rajonale duhet t’i përshtatin shërbimet sipas nevojave të territoreve dhe rajoneve, dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme.
Neni 22 22.1. Njësitë rajonale, duke ua përshtatur shërbimet e veta nevojave specifike të territoreve dhe të rajoneve të veçanta, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të rajoneve dhe kryejnë shërbime të sistemit tërësor të njësive rajonale, sidomos për bizneset e vogla dhe ato të mesme drejtpërdrejt ose duke angazhuar seksione të veçanta profesionale në nivel qendror. 22.2. Detyrat e njësive rajonale dhe të organeve të tyre përcaktohen më saktësisht në Statutin e OEK-së. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Members may organize into one or more specialized branch groups and interest associations, according to the Chamber’s Statute.
Neni 23 Krahas formave parësore të organizimit brenda OEK-së, sipas kësaj pjese anëtarët, për të shprehur interesat e ndryshme, mund të organizohen në një apo më shumë grupe degësh të specializuara dhe shoqatash të interesit në pajtim me Statutin e Odës. 6 III. STATUTI I OEK-së - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says the OEK Statute covers the OEK’s duties, rights, obligations, responsibilities, organs, competences, decision-making, branches, regional units, cooperation, arbitration, honor council, general acts, public character of work, the secretary general, professional service, finances, and elections.
Neni 24 Statuti i OEK-së rregullon më saktësisht çështjet lidhur me detyrat e OEK-së në nivel qendror, degësor dhe rajonal, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë, organet e OEK-së dhe kompetencat e tyre, përbërjen dhe mënyrën e marrjes së vendimeve të organeve të OEK-së, themelimin dhe punën e shoqatave të degëve, njësive rajonale dhe formave të tjera të punës dhe organet e tjera, bashkëpunimin me odat, organizatat dhe asociacionet e tjera, Arbitrazhin e përhershëm dhe Këshillin e Nderit, aktet e përgjithshme, karakterin publik të punës, sekretarin e përgjithshëm, shërbimin profesional, veprimtarinë financiare dhe procedurën e zgjedhjeve. IV. KËSHILLI I NDERIT DHE ARBITRAZHI I PËRHERSHËM - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Honor Council is responsible for promoting good business customs and for deciding on statute violations, non-monetary administrative penalties, disciplinary measures, responsibility, and publication of decision data.
Neni 25 25.1. OEK-ja ka Këshillin e Nderit. Këshilli i Nderit kujdeset për zhvillimin, realizimin dhe ruajtjen e zakoneve të mira afariste. 25.2. Këshilli i Nderit vendos: a). Për shkeljet e Statutit, dokumenteve të tjera dhe vendimeve të organeve të Odës në pajtim me Statutin e Odës. 25.3. Këshilli i Nderit vendos për dënime administrative jo-monetare, masa disiplinore, përcakton përgjegjësinë dhe publikon të dhënat për vendimet në pajtim me Kartën. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: OEK-ja has permanent arbitration competence for business disputes involving OE members and disputes between members and other legal or natural persons.
Neni 26 OEK-ja ka Arbitrazhin e përhershëm kompetent për zgjidhjen e kontesteve të biznesit në mes anëtarëve të OE-së dhe në mes anëtarëve dhe personave të tjerë juridik ose fizikë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The composition, organization, powers, and procedure of the Council of Honor and the Permanent Arbitration are regulated in more detail by the Chamber’s Statute and other general acts.
Neni 27 Përbërja, organizimi, kompetencat dhe procedura e Këshillit të Nderit dhe e Arbitrazhit të Përhershëm rregullohen më hollësisht me Statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme të Odës. V. MJETET PËR PUNËN E OEK-së - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: OEK-ja financohet nga kontributet e anëtarëve, shërbimet dhe burime të tjera; Kuvendi cakton shumën dhe kushtet e pagesës; OEK-ja miraton çdo vit planin dhe raportin financiar; anëtarët mund të mbledhin mjete shtesë; raporti vjetor kontrollohet nga auditori i pavarur.
Neni 28 28.1. Mjetet për punën e OEK-së realizohen nga kontributet e anëtarëve, arkëtimi i shërbimeve dhe nga burimet e tjera në pajtim me Statutin e OEK-së. 28.2. Shuma e kontributit të anëtarëve dhe kushtet e pagimit caktohen me vendim të Kuvendit të OEK-së në pajtim me ligjin. 28.3 Për çdo vit OEK-ja harton dhe miraton planin dhe raportin financiar. 28.4. Për realizimin e detyrave të caktuara dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, për të cilat janë të interesuar një numër më i madh i anëtarëve të OEK-së në shoqatën e degës ose në njësinë rajonale, anëtarët mund të mbledhin mjete plotësuese dhe të krijojnë fonde të destinuara, në pajtim me Statutin e Odës. 7 28.5. Raportin financiar vjetor të OEK-së e kontrollon auditori i pavarur. VI. SHËRBIMI PROFESIONAL I ODËS EKONOMIKE TË KOSOVËS - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The OEK professional service must carry out professional, administrative, technical, and other functions needed by OEK, following OEK’s Statute and other acts.
Neni 29 Funksionet profesionale, administrative, teknike dhe funksionet e tjera për nevoja të OEK-së i kryen Shërbimi profesional i OEK-së në pajtim me Statutin dhe me aktet e tjera të OEK-së. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The OEK general secretary may represent OEK when the chairperson is absent, with the chairperson’s authorization.
Neni 30 OEK-ja ka sekretarin e përgjithshëm, i cili mund ta përfaqësojë OEK-në në rast të mungesës së Kryetarit, me autorizimin e kryetarit, drejton dhe organizon punën e shërbimit profesional dhe kryen punë të tjera në pajtim me aktet e përgjithshëm të OEK-së. VII. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Kosovo Economic Chamber is treated as able to operate under this law until it is reorganized, and it must hold elections and align its organization, statute, general acts, and work with the law within three months after the law starts.
Neni 31 31.1. Oda Ekonomike e Kosovës që ekziston në ditën e miratimit të këtij ligji konsiderohet si Odë që deri në organizimin e ri mund të funksionojë sipas këtij ligji. 31.2. OEK-ja është e obliguar që ti mbajë zgjedhjet, të harmonizojë organizimin, statutin, aktet e përgjithshme dhe punën e vetë me këtë ligj, jo më vonë se tre muaj pas hyrjes së këtij ligji në fuqi. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Chamber’s work may be interrupted by a special law.
Neni 32 Ndërprerja e punës së Odës mund të bëhet me ligj të veçantë. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Kur ky ligj hyn në fuqi, shfuqizohet ligji për bashkimin në Odën Ekonomike të Kosovës i publikuar në Gazetën zyrtare nr. 41/79 dhe 20/84.
Neni 33 Ditën kur ky ligj hyn në fuqi, shfuqizohet ligji mbi bashkimin në Odën Ekonomike të Kosovës të publikuar në Gazetën zyrtare të Kosovës nr. 41/79 dhe 20/84. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 34 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 02.06.2005 UNMIK/REG/2005/30
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/7 PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in