KODI NR. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR
This is the title and opening heading of Kosovo’s Juvenile Justice Code.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Statute
- Citation
- KUV-06/L-006-KOD
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the title and opening heading of Kosovo’s Juvenile Justice Code. This article says the code aims to protect minors in criminal procedure and favor their best interests, education, and reduced use of detention. This article says the Code covers juvenile offenders, children involved, juveniles in proceedings, criminal procedure bodies, execution of measures and penalties for juvenile offenders, and protection of minors and children who are victims or harmed. This article defines key terms used in the juvenile justice code, including child, minor, judge, prosecutor, victim representative, and deprivation of liberty. This provision sets basic principles for juvenile justice, including the child’s best interests, proportional responses, privacy, urgency, and rights for children and minors who are deprived of liberty.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of KODI NR. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR
Showing 143 of 143
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the title and opening heading of Kosovo’s Juvenile Justice Code.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 1 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: KODI I DREJTËSISË PËR TË MITUR PJESA E PARË DISPOZITAT E PËRGJITHSHME KAPITULLI I PARIMET THEMELORE DHE PËRKUFIZIMET
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the code aims to protect minors in criminal procedure and favor their best interests, education, and reduced use of detention.
Neni 1 Qëllimi i Kodit 1. Qëllimi i këtij Kodi është që në procedurën penale, të miturit, si kryes i veprës penale, ti shqiptohet masa ose dënimi i cili siguron realizimin e interesit të tij më të mirë, ose që interesi i tillë i të miturit të realizohet pa zhvillimin e procedurës penale ndaj tij, përkatësisht me pezullimin e procedurës së filluar ndaj të miturit atëherë kur këtë e kërkojnë arsyet, si dhe kur mos ndjekja e tillë e të miturit ose pezullimi i tillë e procedurës ndaj tij mund kushtëzojë me plotësimin e detyrimeve të caktuara nga ana e të miturit. Për më tepër garantimin dhe respektimin e të të drejtave dhe lirive të tyre të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventen për të Drejtat e Fëmijës, dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë, duke u bazuar në: 1.1.respektimin e drejtave të njeriut dhe të lirive themelore; 1.2.ndalimin e diskriminimit në çfarëdo baze; 1.3.prezumimin e pafajsisë; 1.4.respektimin e drejtave të fëmiut që në mënyrë të lirë të shprehin mendimin e vet; 1.5.evitimin e kufizimit të lirisë personale të miturve në masë më të madhe të mundshme; 1.6.nxitjen dhe dhënien e përparësisë zbatimit të masave edukuese kundrejt dënimit me burg; 1.7.promovimit dhe respektimit të qasjes miqësore si dhe të mënyrës së veprimit ndaj të miturve duke i dhënë përparësi edukimit dhe risocalizimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 2 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.8. dhënien e rëndësisë së veçantë aftësimit dhe specializimit nëpërmjet qasjes multidisiplinore dhe bashkëpunimit institucional. 2. Ky ligj është në pajtueshmëri me: 2.1.DIREKTIVA 2013/48/EU E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT e datës 22 tetor 2013 mbi të drejtën e qasjes në një avokat në procedurën penale dhe në procedurat e urdhër arrestit evropian, dhe mbi të drejtën për të pasur një person të informuar pas privimit nga liria dhe për të komunikuar me personat e tretë dhe me autoritetet konsullore, derisa jeni të privuar nga liria; 2.2.DIREKTIVA 2012/29/EU E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT e datës 25 tetor 2012, që përcakton standardet minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit, dhe që zëvendëson Vendimin Kuadër të Këshillit 2001/220/JHA; 2.3.DIREKTIVA 2011/92/EU E PARLAMENTIT EUROPIAN DHE E KËSHILLIT e datës 13 dhjetor 2011 për luftën ndaj abuzimit seksual dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë me fëmijë, dhe që zëvendëson Vendimin Kuadër të Këshillit 2004/68/ JHA; 2.4. DIREKTIVA 2016/800 E KËSHILLIT DHE PARLAMENTIT EVROPIAN, e datës 11 maj 2016, në lidhje me masat mbrojtëse procedurale për fëmijët që janë nën dyshim apo të akuzuar në procedurë penale; 2.5. DIREKTIVA 2012/13 E KËSHILLIT DHE PARLAMENTIT EVROPIAN, e datës 22 maj 2012, në lidhje me të drejtën e informimit për procedurën penale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the Code covers juvenile offenders, children involved, juveniles in proceedings, criminal procedure bodies, execution of measures and penalties for juvenile offenders, and protection of minors and children who are victims or harmed.
Neni 2 Fushëveprimi i Kodit Ky Kod rregullon veprimin ndaj të miturit si kryes i veprës penale, fëmijët e përfshirë dhe të miturit si pjesëmarrës në procedurë, organeve të cilat zbatojnë proceduren penale dhe ekzekutimin e masave dhe dënimeve ndaj kryesit të mitur të veprës penale, si dhe mbrojten e personave të mitur dhe fëmijëve të cilët janë viktima dhe të dëmtuar nga vepra penale. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the juvenile justice code, including child, minor, judge, prosecutor, victim representative, and deprivation of liberty.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë Kod kanë këto kuptime: 1.1.Fëmijë - personi i cili nuk e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet; 1.2. I mitur – personi i cili i ka mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet por nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet; 1.3. I mitur i ri - personin i cili i ka mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet, por nuk i ka mbushur gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 3 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.4. I mitur i rritur – personi i cili i ka mbushur gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, por nuk i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet; 1.5. Madhor i ri – personi i cili i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet, por nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet; 1.6. Madhor - personi i cili ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet; 1.7. Edukim i specializuar - programi edukativ i përpiluar sipas nevojave speciale të kryerësit të veprës penale, i cili synon të ndihmojë zhvillimin e gjithmbarshëm adekuat të tij dhe të zvogëlojë mundësinë e recidivizmit; 1.8. Burgim për të mitur – dënimi me burgim i shqiptuar ndaj kryerësit të mitur ose ndaj madhorit, në pajtim me Pjesën e Dytë Kapitulli VII të këtij Kodi; 1.9. Objekt për kujdes të posaçëm shëndetësor – institucioni i cili siguron trajtim kryerësit të mitur me çrregullime mendore; 1.10. Organ i kujdestarisë – organi përgjegjës që vepron në kuadër të Qendrës për Punë Sociale i cili është përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve; 1.11. Gjyqtari për të mitur - gjyqtari i cili është ekspert në çështjet penale ku është përfshirë i mituri, fëmiu dhe madhor i ri, i cili është kompetent për ushtrimin e përgjegjësive në këtë Kod. Gjyqtari për të mitur është i caktuar në fazën e procedurës përgaditore dhe si kryetar i trupit dhe i kolegjit në të gjitha fazat e procedurës penale; 1.12. Prokuror i shtetit për të mitur – prokuror i shtetit i cili është ekspert në çështjet penale ku është i përfshirë i mituri, fëmiu dhe madhori i ri, ndjekjen e kryerësve madhorë për veprat e kryera ndaj të miturve dhe i cili është kompetent për ushtrimin e përgjegjësive të parapara në këtë Kod; 1.13. Trupi gjykues për të mitur - trupi i përbërë prej tre (3) gjyqtarëve prej të cilëve kryetari është gjyqtar për të mitur i cili gjykon gjatë shqyrtimit gjyqësor; 1.14. Kolegji për të mitur - kolegji i përbërë prej tre (3) gjyqtarëve prej të cilëve kryetari është gjyqtar për të mitur i cili merr vendime në seancë jashtë shqyrtimit gjyqësor; 1.15. Shërbim sprovues - institucioni i cili e bënë ekzekutimin e masave dhe të dënimeve alternative si dhe punë të tjera të përcaktuara me ligj; 1.16. Ndërmjetësuesi – personi i tretë neutral i cili ndihmon viktimën dhe kryesin e veprës penale që nëpërmjet komunikimit t’i ndihmojë palët të arrijnë zgjidhje të përshtatshme lidhur me mosmarrëveshjen; 1.17. Fëmijë viktimë apo dëshmitar – personi nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet i cili është viktimë apo dëshmitar i veprës penale; 1.18 Fëmijë nën moshën e përgjegjësisë penale – fëmiu i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur katërmbëdhjetë (14) vjet; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 4 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.19. Mbrojtësi i viktimave - përfaqësuesi i autorizuar për mbrojtjen e interesave të fëmijëve viktima; 1.20. Mbrojtësi i të miturit - mbrojtësi i licencuar nga Oda a Avokatëve të Kosovës; 1.21. Privimi nga liria – çdo formë e paraburgimit apo burgimit apo vënie e personit në ambient të arrestit apo ndalimit policor, e të cilin ky person nuk mund ta lëshojë sipas vullnetit të vet, sipas vendimit të ndonjë autoriteti gjyqësor, administrativ apo autoritet tjetër publik; 1.22. Riviktimizimi - situatë, në të cilën një person vuan më shumë sesa një incident penal për një periudhë të caktuar kohe. 2. Aty ku ka paqartësi rreth moshës së kryerësit të pretenduar, përkitazi nëse ai/ajo është nën apo mbi moshën minimale të përgjegjësisë penale, ai ose ajo do të konsiderohen si nën atë moshë. Aty ku paqartësia vazhdon përkitazi me atë nëse kryerësi i pretenduar është fëmijë apo i rritur, ai apo ajo do të konsiderohet fëmijë. 3. Shprehjet të cilat përdoren në këtë kod për personat fizik në gjininë mashkullore nënkuptojnë shprehje të njëjta në gjininë femërore. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision sets basic principles for juvenile justice, including the child’s best interests, proportional responses, privacy, urgency, and rights for children and minors who are deprived of liberty.
Neni 4 Parimet themelore 1. Interesi më i mirë duhet të jetë konsiderata mbizotëruese gjatë gjithë procedurës dhe veprimeve që ndërmirren ndaj fëmiut dhe të miturit. 2. Sistemi i drejtësisë për të mitur synon mirëqenien e të miturit dhe siguron që çdo reagim ndaj kryerësve të mitur të jetë gjithmonë në proporcion me rrethanat e kryerësit dhe veprës penale. 3. Kryerësve të mitur u shqiptohen masat e diversitetit dhe masat edukative, sipas nevojës, duke i dhënë përparësi masave dhe sanksioneve alternative në relacion me sanksionet penale. 4. Privimi nga liria shqiptohet vetëm si mjet i fundit dhe do të kufizohet në afatin më të shkurtër të mundshëm. Gjatë kohës së privimit nga liria, i shqiptuar si dënim, kryesit të mitur i ofrohet edukim, ndihmë psikologjike, sipas nevojës, edhe ndihmë mjekësore, për ta lehtësuar rehabilitimin e tij. 5. Fëmijës që merr pjesë në procedurë penale i ofrohet mundësia që të shprehet lirisht. 6. Çdo i mitur i privuar lirie trajtohet me humanizëm për hir të dinjitetit të personalitetit të tij njerëzor, dhe me atë rast merren parasysh nevojat personale të moshës së tij. Në veçanti, çdo i mitur i privuar lirie ndahet nga madhorët, përpos nëse konsiderohet se është në interes të miturit të mos ndahet, dhe gëzojnë të drejtën e mbajtjes së kontakteve me familjen e tij përmes korrespondencave dhe vizitave, përveç rrethanave të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligj. 7. Çdo i mitur i privuar lirie ka të drejtë në ndihmë të menjëhershme ligjore dhe ndihmë tjetër adekuate, si dhe të drejtën për të kundërshtuar ligjshmërinë e privimit të tij nga liria pranë një gjykate të pavarur dhe të paanshme, si dhe në procedurë të menjëhershme. 8. Për t’iu shmangur lëndimit për shkak të publicitetit të tepruar ose etiketimeve, e drejta e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 5 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR fëmijës për privatësi respektohet në të gjitha fazat. Në parim, nuk publikohet asnjë informacion që shpie në identifikimin e kryerësit të mitur apo riviktimizimin e viktimës. 9. Procedura ndaj të miturit dhe procedra në të cilën i mituri është i dëmtuar me vepër penale është urgjente. Organet të cilat marrin pjesë në procedurë ndaj të miturit si dhe organet tjera dhe institucionet nga të cilat kërkohen njoftime, raporte ose mendime, janë të detyruar të veprojnë në mënyrë urgjente. 10. Mosveprimi sipas procedurës së përcaktuar në paragrafin 9 të këtjij neni, si dhe mosrespektimi i afateve të parapara me këtë kod, mund të konsiderohet shkelje disiplinore, në pajtim me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi. 11. Procedura ndaj fëmijëve dhe të miturve duhet të zhvillohet dhe zbatohet në pajtim me konceptin e qasjes miqësore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article says the Code applies to cases involving offences committed as a minor, cases with child victims or witnesses, some cases involving young adults, and certain provisions for adults in offences against children.
Neni 5 Fusha e zbatimit 1. Dispozitat e këtij Kodi zbatohen ndaj secilit person për të cilin zhvillohet procedurë për vepër penale të kryer si i mitur, pavarësisht nga mosha e tij në kohën e fillimit të procedurës si dhe në procedurën ku të përfshirë janë fëmijët viktimë apo dëshmitar të parapara me këtë Kod. 2. Dispozitat e këtij Kodi mund të zbatohen edhe ndaj çdo personi për të cilin zhvillohet procedurë për vepër penale të kryer si madhor i ri në rastet e parapara me këtë Kod. 3. Kur madhori akuzohet për vepër penale të kryer si i mitur, nenet 42 dhe 45 të këtij Kodi nuk zbatohen. 4. Dispozitat e caktuara të këtij Kodi zbatohen ndaj personit madhor për veprat penale të kryera ndaj fëmijëve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: For minors accused of an offence and child victims or witnesses, criminal proceedings also use other criminal-law rules where this Code does not regulate the matter differently.
Neni 6 Zbatimi subsidiar i ligjeve tjera Ndaj kryesit të mitur të veprës penale dhe fëmijëve viktima apo dëshmitarë, në procedurën penale, në çështjet të cilat nuk janë rregulluar ndryshe më këtë Kod, përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Kodit të Procedurës Penale dhe të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe dispozitat tjera penalo juridike. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The juvenile judge or juvenile panel must choose adequate protective measures for the child and notify the guardianship authority of any measure.
Neni 7 Përcaktimi i masave mbrojtëse 1. Në çdo kohë gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur cakton masa adekuate për të mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e të miturit, duke përfshirë edhe vendosjen e të miturit në strehimore ose në institucion edukativ apo të ngjashëm, vendosjen e të miturit nën mbikëqyrjen e organit të kujdestarisë ose transferimin e të miturit në familje tjetër, nëse është e nevojshme që i mituri të ndahet nga mjedisi në të cilin ai ka jetuar ose për t’i ofruar ndihmë, mbrojtje apo strehim. Gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur e njofton organin e kujdestarisë për cilëndo masë të caktuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 6 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni zbatohet përshtatshmërisht edhe për fëmijët viktima apo dëshmitar. 3. Organi i kujdestarisë apo përfaqësuesi i autorizuar i fëmijës nga gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur, mund të kërkojë shqiptimin e masës adekuate për mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijës. 4. Shpenzimet për zbatimin e masave mbrojtëse të parapara në paragrafin 1 të këtij neni për të miturin paguhen nga mjetet buxhetore. PJESA E DYTË VEPRIMI ME TË MITURIN DHE FËMIUN KAPITULLI I MASAT E NDIHMËS DHE TË MBROJTJES PËR FËMIUN SI KRYES I VEPRËS PENALE NËN MOSHËN E PËRGJEGJËSISË PENALE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Fëmijët nën 14 vjeç nuk duhet t’i nënshtrohen procedurës gjyqësore; nëse procedura ka nisur, ajo ndalet menjëherë dhe organi i kujdestarisë njoftohet.
Neni 8 Procedura e mbrojtjes së fëmijës nën moshën e përgjegjësisë penale 1. Për fëmijën nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet nuk fillon procedura gjyqësore. Nëse fëmija është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet në kohën e kryerjes së veprës penale, çdo procedurë gjyqësore që ka filluar pushohet menjëherë dhe organi i kujdestarisë njoftohet për rastin nga policia pas konsultimit me prokurorin e shtetit për të mitur. 2. Sipas paragrafit 1 të këtij neni, Organi i kujdestarisë në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera ndërmerr veprimet e caktuara në pajtim me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e fëmijëve në trajtimin e kryerësve të veprave penale nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeç. 3. Në afat jo më të gjatë se shtatë (7) ditë, e në raste urgjente jo më vonë se njëzet e katër (24) orë nga pranimi i informimit ose vënies në dijeni rreth kryerjes së ndonjë vepre penale të rëndë ose veprave të përsëritura, policia e informon dhe kërkon nga organi i kujdestarisë ndërmarrjen e masave urgjente adekuate për trajtimin dhe mbrojtjen e fëmiut kryes të veprës penale. Kjo masë urgjente e ndihmës përfundon në momentin kur organi i kujdestarisë përpilon programin e rregullt për mbrojtje dhe trajtim. 4. Sipas paragrafit 2 dhe 3 të këtij neni, me akt juridik të nxjerrë nga Qeveria e Republikës të Kosovës rregullohet mënyra e mbrojtjes së fëmijëve kryes të veprave penale nën moshën e përgjegjësisë penale, programi i mbrojtjes, mbrojtja e fëmijës nën moshën e përgjegjësisë penale në situata urgjente, ndërmjetësimi ndërmjet bashkëmoshatarëve, ndihma juridike dhe trajtimi i kësaj kategorie të fëmijëve, gjithnjë duke u bazuar në interesin më të mirë të fëmijëve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 7 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR KAPITULLI II NDËRMJETËSIMI - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Rregullon si propozohet dhe zhvillohet ndërmjetësimi për të mitur, kush njoftohet, kush e cakton ndërmjetësuesin dhe sa mund të zgjasë procedura.
Neni 9 Procedura për ndërmjetësim 1. Prokurori i shtetit për të mitur, mund të propozoj ndërmjetësimin nëse vlerëson se do të jetë më e përshtatshme duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, historia e të miturit, mundësia e kthimit të raporteve normale në mes të miturit dhe palës së dëmtuar, mundësia e zvogëlimit të dëmit të palës së dëmtuar, mundësia e rehabilitimit të të miturit dhe re-integrimi i tij në shoqëri. 2. Palëve në procedurë mund tu propozohet ndërmjetësimi në rast se ato kanë shprehur pëlqimin për ndërmjetësim. 3. Para se palët të udhëzohen në procedurën e ndërmjetësimit, prokurori i shtetit për të mitur duhet që t’i njoftojë palët për parimet dhe rregullat e ndërmjetësimit, si dhe për procesin dhe efektet ligjore të çdo marrëveshjeje që arrihet përmes ndërmjetësimit, në pajtim me Ligjin për Ndërmjetësim dhe përshtatshmërisht me Kodin e Procedurës Penale. 4. Kur kryerësi i mitur dhe pala e dëmtuar shprehin pëlqimin e tyre për ndërmjetësim, ky pëlqim duhet të shënohet në procesverbal. 5. I mituri dhe pala e dëmtuar me marrëveshje caktojnë ndërmjetësin, në rast se nuk mund të mirren vesh. Ndërmjetësin me aktvendim e cakton prokurori i shtetit për të mitur, nga lista e ndërmjetësuesve në pajtim me Ligjin për Ndërmjetësimin, si dhe dispozitat e këtij Kodi. 6. Pas pranimit të aktvendimit që cakton ndërmjetësuesin, ndërmjetësuesi duhet që të vë kontakt me kryerësin e mitur dhe me palën e dëmtuar pastaj të fillojë procedurën e ndërmjetësimit. 7. Procedura e ndërmjetësimit nuk mund të zgjasë më tepër se tridhjetë (30) ditë nga dita e nxjerrjes së aktvendimit. Për rezultatin e ndërmjetësimit njoftohet zyrtarisht Prokurori i shtetit për të mitur. 8. Nëse procedura e ndërmjetësimit nuk ka sukses, atëherë procedura duhet të vazhdojë nga aty ku është pezulluar. 9. Procedura e ndërmjetësimit për të mitur është pa pagesë për palët. Shpenzimet e procedurës së ndërmjetësimit, duke përfshirë pagesën për ndërmjetësuesin, ndërsa në rastet kur ndërmjetësuesi caktohet nga prokurori i shtetit për të mitur, shpenzimet e procedurës paguhen nga buxheti i Këshillit Prokurorial të Kosovës. 10. Pagesa e shpenzimeve për procedurën e ndërmjetësimit dhe ndërmjetësuesit bëhet sipas ligjit për ndërmjetësimin dhe akteve nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The mediation procedure ends if mediation succeeds, 30 days pass, the mediator says continuing is impossible or unreasonable, or the minor or injured party want to stop it.
Neni 10 Përfundimi i procedurës së Ndërmjetësimit 1. Procedura e ndërmjetësimit përfundohet atëherë kur: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 8 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.1.është kryer me sukses ndërmjetësimi; 1.2.ka kaluar afati prej tridhjetë (30) ditësh; 1.3.ndërmjetësuesi konsideron se vazhdimi i procedurës së ndërmjetësimit nuk është i mundur ose është i paarsyeshëm; 1.4.i mituri ose pala e dëmtuar deklarojnë se dëshirojnë ta ndërpresin procedurën. 2. Kur ndërmjetësimi nuk ka sukses, prokurori i shtetit për të mitur i cili ka propozuar ndërmjetësimin, rifillon procedurën e pezulluar nga momenti i pezullimit të tyre. 3. Kur ndërmjetësimi ka sukses me aktvendim hudhet kallëzimi penal dhe prokurori i shtetit për të mitur duhet t’i njoftojë palët lidhur me vendimin e tyre. 4. Po që se palët arrijnë marrëveshjen mbi kompensimin e dëmit, atëherë ajo i dorëzohet prokurorit të shtetit për të mitur, dhe nëse ai e miraton, marrëveshja përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në pajtim me ligjin në fuqi. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article defines a juvenile mediator, sets qualification requirements, and says the mediator cannot impose a dispute solution.
Neni 11 Ndërmjetësuesi për të mitur 1. Ndërmjetësuesi për të mitur është person fizik i cili u ndihmon palëve që të arrijnë marrëveshje, pa të drejtë që të imponoj zgjidhje të kontestit, në pajtim me parimet e vullnetit, paanshmërisë, barazisë së palëve, transparencës, efikasitetit dhe drejtësisë. 2. Ndërmjetësues për të mitur mund të jetë avokati, juristi, punëtori social, pedagogu, psikologu ose personi me profesion tjetër i cili i plotëson kushtet si në vijim: 2.1.të këtë diplomë universitare; 2.2.të ketë së paku pesë (5) vite përvojë punë me të mitur; 2.3. të mos i jetë shqiptuar ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, apo dënim tjetër për vepër penale e cila e bënë të papërshtatshëm për të ushtruar profesionin; 2.4.të ketë certifikatë të lëshuar organi kompetent për ndërmjetësim për trajnimin e kryer për ndërmjetësues për të mitur; dhe 2.5. të jetë i regjistruar në regjistrin përkatës të ndërmjetësuesve. 3. Dispozitat për përjashtimin e gjyqtarit të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale zbatohen përshtatshmërisht edhe për përjashtimin e ndërmjetësuesit. Kundër këtij aktvendimi nuk lejohet ankesa. 4. Përjashtimi i ndërmjetësuesit mund të kërkohet nga i mituri, prindi, prindi adoptues, kujdestari, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 9 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR avokati mbrojtës dhe pala e dëmtuar. 5. Kërkesa për përjashtim duhet të vendoset nga organi i cili e ka caktuar ndërmjetësuesin. 6. Kundër Aktvendimit mbi refuzimin e kërkesës për përjashtimin e ndërmjetësuesit nuk lejohet ankesa. 7. Në procedurën për ndërmjetësim e cila mbahet sipas dispozitave të këtij kodi, në mënyrë të përshtatshme do të zbatohen dispozitat e ligjit për ndërmjetësim. KAPITULLI III LLOJET E MASAVE DHE DËNIMEVE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article lists the measures and penalties that may be imposed on minors, says minors under 16 cannot be punished for the offence, and requires the court to set the duration of any measure or penalty.
Neni 12 Masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve 1. Masat që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: masat e diversitetit dhe masat edukative. 2. Dënimet që mund të shqiptohen ndaj të miturve janë: gjoba, urdhri për punë në dobi të përgjithshme dhe burgimi për të mitur. 3. Dënimi nuk mund t’i shqiptohet të miturit i cili ka qenë nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet në kohën e kryerjes se veprës penale. 4. Kohëzgjatja e çfarëdo mase apo dënimi të shqiptuar duhet të përcaktohet me vendim të gjykatës në pajtim me këtë Kod. 5. Kur gjykata cakton dënimin me burgim për të mitur deri në dy (2) vjet ose masën e dërgimit në institucion edukativo-korrektues deri në dy (2) vjet, mund të shqiptojë dënimin me kusht në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. 6. Përveç masës apo dënimit, të miturit mund t’i shqiptohet masa apo dënimi nga Pjesa e Dytë, Kapitulli VIII i këtij Kodi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: For a juvenile, the court must first consider the juvenile’s best interests when choosing a measure or sentence.
Neni 13 Zgjedhja e masave dhe e dënimeve të zbatueshme 1. Kur ndaj të miturit shqiptohet ndonjë masë apo dënim, gjykata në radhë të parë merr parasysh interesin më të mirë të të miturit. Gjykata gjithashtu merr parasysh edhe këto rrethana: llojin dhe peshën e veprës penale, moshën e të miturit, nivelin e zhvillimit psikologjik, karakterin e tij dhe prirjet, motivet që e nxitën atë të kryejë veprën penale, edukimin e tij në atë fazë, mjedisin dhe rrethanat e jetës së tij, nëse është shqiptuar masë apo dënim më herët dhe rrethanat tjera që mund të ndikojnë në shqiptimin e masës apo dënimit. 2. Shërbimi sprovues përgatit anketë të plotë sociale për të miturin me kërkesë të prokurorit i shtetit për të mitur, gjykata ashtu siç është paraparë në këtë Kod. Anketa sociale përfshin të dhëna mbi moshën e të miturit dhe zhvillimin psikologjik, biografinë e familjes, biografinë dhe rrethanat nën të cilat jeton i mituri, nivelin shkollor, përvojën edukative dhe çfarëdo të dhëne GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 10 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR tjetër relevante. 3. Para zgjedhjes së masës apo dënimit, gjykata kërkon nga Shërbimi Sprovues raportin para ndëshkues dhe mendimin lidhur me zgjedhjen e masës apo dënimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Courts may not apply criminal procedure to a person who is now 21 for an offense committed as a child under 16, unless the offense carries more than 5 years’ imprisonment.
Neni 14 Shqiptimi i masave ndaj madhorit të ri për vepër penale të kryer si i mitur i ri 1. Procedura gjyqësore nuk mund të zbatohet ndaj madhorit i cili ka mbushur moshën njëzetenjë (21) vjet për vepër penale të kryer si i mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet. 2. Procedura gjyqësore mund të zbatohet ndaj madhorit të ri për vepër penale të kryer si i mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet vetëm nëse vepra penale është e dënueshme me më shumë se pesë (5) vite burgim. 3. Në procedurën e paraparë në paragrafin 2 të këtij neni, gjykata mund të shqiptojë vetëm masën edukative adekuate institucionale. Kriteret e përgjithshme të përcaktuara në nenin 13 të këtij Kodi do të merren parasysh së bashku me kohën që ka kaluar nga kryerja e veprës penale. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A court may impose a measure or punishment on an adult for an offense committed as a minor, and may consider general criteria and the time since the offense.
Neni 15 Shqiptimi i masave dhe i dënimeve ndaj madhorit për vepra penale të kryera si i mitur i rritur 1. Në procedurën gjyqësore të zbatuar ndaj madhorit për vepër penale të kryer si i mitur i rritur, gjykata mund të shqiptojë ndonjë masë ose dënim në pajtim me nenin 12 të këtij Kodi. Kriteret e përgjithshme të përcaktuara në nenin 13 të këtij Kodi merren parasysh bashkë me kohën që ka kaluar nga kryerja e veprës penale. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata, në vend të burgimit për të mitur mund të shqiptojë burgim ose dënim me kusht. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, në vend të burgimit për të mitur, gjykata shqipton burgim ose dënim me kusht ndaj madhorit i cili ka mbushur moshën njëzetetre (23) vjet në kohën e procedurës gjyqësore, nën kushtet e parapara në këtë Kod. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The court may impose a measure or punishment on a young adult offender if it considers that imprisonment would not achieve more than that measure or punishment would, and it may last until age 23.
Neni 16 Shqiptimi i masave ose i dënimeve ndaj madhorit të ri për vepër penale të kryer si madhor i ri 1. Në procedurën gjyqësore të zbatuar ndaj madhorit të ri për vepër penale të kryer si madhor i ri, gjykata mund të shqiptojë masë ose dënim në pajtim me nenin 12 të këtij Kodi, nëse çmon se qëllimi që do të arrihej me shqiptimin e burgimit gjithashtu do të arrihej edhe me shqiptimin e masës ose dënimit, duke marrë parasysh rrethanat nën të cilat është kryer vepra penale, mendimin e ekspertit lidhur me zhvillimin psikologjik të madhorit të ri dhe interesin e tij më të mirë. 2. Masa ose dënimi i shqiptuar mund të zgjasë derisa personi të arrij moshën njëzetetre (23) vjet. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 11 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Masa edukative pushon kur, gjatë ekzekutimit të saj, shqiptohet një dënim me burgim sipas kushteve të nenit, dhe gjykata vendos për revokimin në rastet e parashikuara.
Neni 17 Efekti i dënimit në masën edukative 1. Kur gjykata shqipton dënim me burgim për të mitur ndaj të miturit i cili ka arritur moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet gjatë ekzekutimit të masës edukative, masa edukative pushon kur i mituri fillon mbajtjen e dënimit. 2. Kur gjykata shqipton dënim me burgim për të mitur ose së paku një (1) vit burgim ndaj madhorit gjatë ekzekutimit të masës edukative, masa edukative pushon kur kryerësi fillon mbajtjen e dënimit. 3. Kur gjykata shqipton dënimin me burgim për të mitur ose burgimin me kohëzgjatje më pak se një (1) vit ndaj madhorit gjatë ekzekutimit të masës edukative, gjykata në aktgjykimin e vet vendos për revokimin e masës edukative pas mbajtjes së dënimit me burgim për të mitur apo burgimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The body that imposes measures and penalties must keep records about them, the probation service must have copies, the records are confidential, and they are deleted at specified times.
Neni 18 Evidenca e masave dhe e dënimeve 1. Organi i cili shqipton masat dhe dënimet - mban evidencë të masave dhe dënimeve të shqiptuara ndaj të miturit. Shërbimi Sprovues duhet të ketë kopje të këtyre shënimeve. 2. Evidenca për shqiptimin e masave diversitetit dhe masave edukative jo-institucionale - nuk kanë karakter të evidencës penale në kuptim të Kodit Penal. 3. Të dhënat mbi masat dhe dënimet e shqiptuara ndaj të miturit janë konfidenciale. Vetëm gjyqtari kompetent dhe prokurori i shtetit për të mitur mund të marrin informatat e tilla kur kjo është e nevojshme për zbatimin e procedurës ndaj individit të njëjtë derisa ai është ende i mitur. Me kërkesën të miturit ose përfaqësuesit të tij ligjor të miturit i lëshohet dëshmia nga gjykata. 4. Shënimet nga paragrafi 1 i këtij neni do të fshihen kur personi të ketë arritur moshën njëzetenjë (21) vjet. 5. Kur ekzekutohet masa ose dënimi i shqiptuar ndaj madhorit për vepër penale të kryer si i mitur, shënimet mbi masën ose dënimin do të fshihen menjëherë pas përfundimit të masës ose dënimit. 6. Me aktin nënligjor të cilin e nxjerrë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përcaktohet përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së evidencës nga paragrafi 1 i këtij neni KAPITULLI IV MASAT E DIVERSITETIT - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says diversity measures aim to prevent, where possible, starting judicial proceedings against a juvenile offender and to support the juvenile’s positive rehabilitation and reintegration to help prevent repeat offending.
Neni 19 Qëllimi i masave të diversitetit Qëllimi i masave të diversitetit është që të parandalojë, kur është e mundur, fillimin e procedurës GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 12 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR gjyësore ndaj kryerësit të mitur, të ndihmojë rehabilitimin pozitiv dhe riintegrimin e të miturit në bashkësinë e tij me qëllim të parandalimit të sjelljes recidiviste. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Article 20 lists diversity measures that may be applied to a juvenile offender.
Neni 20 Llojet e masave të diversitetit 1. Masat e diversitetit që mund të shqiptohen ndaj kryerësit të mitur janë: 1.1. pajtimi në mes të kryerësit të mitur dhe palës së dëmtuar, duke përfshirë edhe kërkim faljen nga i mituri ndaj palës së dëmtuar; 1.2. pajtimi ndërmjet të miturit dhe familjes së tij; 1.3. kompensimi i dëmit palës së dëmtuar në bazë të marrëveshjes së ndërsjelltë ndërmjet të dëmtuarit, të miturit dhe përfaqësuesit të tij ligjor, në përputhje me situatën financiare të të miturit; 1.4. vijimi i rregullt në shkollë; 1.5. pranimi i punësimit apo aftësimit në një profesion adekuat me aftësitë dhe shkathtësitë e tij; 1.6. kryerja e punës pa pagesë në dobi të përgjithshme në pajtim me aftësinë e kryerësit të mitur për kryerjen e punës së tillë. Kjo masë mund të shqiptohet me pëlqimin e të miturit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në gjashtëdhjetë (60) orë; 1.7. edukimi në rregullat e trafikut; 1.8. këshillimi psikologjik; 1.9. angazhimi në aktivitete bëmirësie; 1.10. pagesa e një shume të caktuar të të hollave të destinuara për qëllime bëmirësie apo në programin për kompensim të viktimave në përputhje me situatën financiare të të miturit; 1.11 angazhimi në aktivitete sportive dhe rekreative, dhe 1.12 këshillimi ndërmjet familjeve të të miturve; 1.13. të përmbahet nga çfarëdo kontakti me individë të caktuar që mund të kenë ndikim negativ tek i mituri; 1.14. të mos vizitojë vende ose mjedise të caktuara që mund të kenë ndikim negativ tek i mituri, dhe 1.15. të përmbahet nga përdorimi i drogës dhe i alkoolit; 1.16. vërejtja policore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 13 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article allows a prosecutor to impose diversity measures on a minor in specified cases, and lets a police officer issue a police warning with permission from the state prosecutor for minors.
Neni 21 Kushtet për shqiptimin e masave të diversitetit 1. Masat e diversitetit mund të shqiptohen nga prokurori, ndaj të miturit i cili ka kryer vepër penale për të cilën është paraparë dënim me gjobë apo me burgim deri në tri (3) vite ose për vepër penale të kryer nga pakujdesia për të cilën është paraparë dënimi deri në pesë (5) vite burgim, me përjashtim të atyre të cilat sjellin si pasojë vdekjen. 2. Masa e vërejtjes policore nga paragrafi 1, nënparagrafi 1.16 i nenit 20 të këtij Kodi mund të caktohet ndaj të miturit si kryes i veprës penale për herë të parë për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi me gjobë ose dënimi me burg deri në tri (3) vite. 3. Vërejtjen policore si masë të diversitetit e cakton zyrtari policor me lejen e prokurorit të shtetit për të mitur. Policia mban evidencën e vërejtjeve policore të shqiptuara, që nuk kanë karakter të evidencës sikur tek të miturit e dënuar, dhe nuk mund të përdoret në çfarëdo mënyre që do ta dëmtonte të miturin. 4. Kushtet për shqiptimin e masës së diversitetit janë: 4.1. pranimi i përgjegjësisë për veprën penale nga i mituri; 4.2. shprehja e gatishmërisë nga i mituri që të pajtohet me palën e dëmtuar dhe 4.3. pëlqimi i të miturit ose i prindit, prindit adoptues ose kujdestarit në emër të të miturit për të zbatuar masën e shqiptuar të diversitetit. 5. Shërbimi Sprovues e informon menjëherë organin kompetent i cili e shqipton masën e diversitetit për moskryerjen e detyrimeve të masës së diversitetit nga i mituri i cili mund të vendosë për rifillimin e ndjekjes së rastit. KAPITULLI V MASAT EDUKATIVE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The purpose of an educational measure is to support a minor offender’s rehabilitation and resocialization through protection, assistance, supervision, education, vocational training, and development of personal responsibility, to prevent repeat behavior.
Neni 22 Qëllimi i masave edukative Qëllimi i masës edukative është që të kontribuojë në rehabilitimin dhe risocializimin si dhe zhvillimin adekuat të kryerësit të mitur, duke ofruar mbrojtje, ndihmë dhe mbikëqyrje, duke siguruar edukim dhe aftësim profesional, duke zhvilluar përgjegjësinë e tij personale dhe kështu duke ndaluar sjelljen recidiviste. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article lists educational measures for a juvenile offender and sets duration limits for supervision and overall educational measures.
Neni 23 Llojet dhe kohëzgjatja e masave edukative 1. Llojet e masave edukative që mund të shqiptohen ndaj kryerësit të mitur janë: 1.1, qortimi gjyqësor; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 14 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.2, masat e mbikëqyrjes së shtuar, dhe 1.3, masat institucionale. 2. Qortimi gjyqësor shqiptohet ndaj të miturit, interesat e të cilit më së miri përfillen me një masë afatshkurtër, veçanërisht nëse vepra penale është kryer nga pamaturia apo pakujdesia. 3. Masat e mbikëqyrjes së shtuar janë mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, nga prindi adoptues ose kujdestarit të të miturit, mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër dhe mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë. Këto masa shqiptohen ndaj të miturit interesat e të cilit nuk kërkojnë izolimin nga mjedisi i tij i mëparshëm dhe mbahen me masë afatgjate që të miturit i ofron mundësinë e edukimit, rehabilitimit apo trajtimit. Kohëzgjatja e kësaj mase nuk mund të jetë më e shkurtër se tre (3) muaj apo më e gjatë se dy (2) vjet. 4. Masat institucionale edukative janë, dërgimi i të miturit në institucion edukues korrektues dhe dërgimi i të mitur në institucionin e kujdesit të posaçëm. Këto masa shqiptohen ndaj të miturit interesat e të cilit më së miri përfillen me veçimin e tij nga mjedisi i mëparshëm dhe me masë afatgjate, që të miturit i ofron mundësinë e edukimit, rehabilitimit apo trajtimit. 5. Kohëzgjatja e masës edukative nuk mund të kalojë afatin maksimal të burgimit të paraparë për veprën penale. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The competent judge may impose a judicial reprimand on a minor when it is considered sufficient and in the minor’s best interest.
Neni 24 Qortimi gjyqësor 1.Gjyqtari kompetent e shqipton masën e qortimit gjyqësor kur masa e tillë konsiderohet e mjaftueshme dhe në interes të të miturit për të ndikuar pozitivisht në sjelljen e tij. 2. I mituri, të cilit i shqiptohet qortimi gjyqësor informohet se ai ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme e cila përbën vepër penale dhe i bëhet me dije se nëse përsëri kryen vepër të tillë, gjykata do t’i shqiptojë një masë apo dënim më të rëndë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The court may impose enhanced supervision by a parent, adoptive parent, or guardian if that person is capable of supervising the minor but has been negligent, and if the measure is in the minor’s best interests.
Neni 25 Mbikëqyrja e shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit 1. Gjykata, shqipton masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit pas dëgjimit të prindit, prindit adoptues ose kujdestarit, kur prindi, prindi adoptues apo kujdestari është i aftë për mbikëqyrjen e të miturit, por që është treguar i pakujdesshëm ndaj mbikëqyrjes së tillë dhe kur masa e tillë është në interesin më të mirë të të miturit. 2. Kur shqiptohet kjo masë, gjykata mund t’i jep prindit, prindit adoptues apo kujdestarit udhëzimet e nevojshme dhe ta urdhërojë atë në përmbushjen e detyrave të caktuara që janë pjesë e masës së shqiptuar me qëllim të përkujdesjes së të miturit dhe ndikimit pozitiv ndaj tij. 3. Kur shqiptohet kjo masë, gjykata urdhëron shërbimin sprovues të verifikojë ekzekutimin e masës dhe t’i ofrojë ndihmën e nevojshme prindit, prindit adoptues ose kujdestarit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 15 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The court may impose enhanced supervision by another family for a minor, after hearing the parent, adoptive parent, or guardian, if that person cannot provide the supervision and the measure is in the minor’s best interest.
Neni 26 Mbikëqyrja e shtuar nga familja tjetër 1. Gjykata shqipton masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e familjes tjetër pas dëgjimit të prindit, prindit adoptues ose kujdestarit kur prindi, prindi adoptues apo kujdestari është i paaftë për kryerjen e mbikëqyrjes së shtuar ndaj të miturit dhe kur masa e tillë është në interesin më të mirë të të miturit. 2. Ekzekutimi i kësaj mase përfundon kur prindi, prindi adoptues apo kujdestari i të miturit është në gjendje të ushtrojë mbikëqyrjen e shtuar ndaj tij apo kur sipas rezultateve të rehabilitimit nevoja për mbikëqyrje të shtuar pushon. 3. Kur shqiptohet kjo masë, gjykata gjithashtu e urdhëron shërbimin sprovues të verifikojë ekzekutimin e masës dhe familjes që kryen mbikëqyrjen t’i ofrojë ndihmën e nevojshme. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Gjykata mund të caktojë mbikëqyrje të shtuar për të miturin dhe organi i kujdestarisë duhet të raportojë të paktën çdo tre muaj.
Neni 27 Mbikëqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë 1. Gjykata shqipton masën e mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë pas dëgjimit të prindit, prindit adoptues apo kujdestarit kur prindi, prindi adoptues apo kujdestari nuk është në gjendje të ushtrojë mbikëqyrjen e shtuar ndaj të miturit dhe kur një masë e tillë është në interesin më të mirë të të miturit. 2. Gjatë ekzekutimit të kësaj mase, i mituri mbetet me prindin, prindin adoptues apo kujdestarin. 3. Me rastin e shqiptimit të kësaj mase, gjykata gjithashtu i cakton detyra organit të kujdestarisë, duke përfshirë: 3.1. mbikëqyrjen e edukimit të të miturit; 3.2. lehtësimin e qasjes në aftësimin profesional dhe punësimin; 3.3. sigurimin e largimit të të miturit nga çfarëdo ndikimi negativ; 3.4. lehtësimin e qasjes në kujdes të nevojshëm mjekësor; 3.5. ofrimin e zgjidhjeve të mundshme për ndonjë problem që mund të shfaqet në jetën e të miturit, dhe 3.6. detyra të tjera që gjyqtari për të mitur i çmon se do të ishin në interesin më të mirë të të miturit. 4. Organi i kujdestarisë është i detyruar ti raportoj gjykatës, e cila e ka shqiptuar masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e organit të kujdestarisë përkitazi me ekzekutimin e vendimit gjyqësor së paku çdo tre (3) muaj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 16 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Gjykata mund t’i vendosë të miturit detyrime të veçanta dhe mund t’i ndryshojë, ndërpresë ose zëvendësojë ato nëse nuk respektohen.
Neni 28 Detyrimet e veçanta lidhur me masat e mbikëqyrjes së shtuar 1. Kur e shqipton njërën nga masat sipas neneve 25, 26 dhe 27 të këtij Kodi, gjykata mund të shqiptojë po ashtu një ose më shumë detyrime të veçanta, nëse gjykata konstaton se është e domosdoshme për ekzekutimin e suksesshëm të masës, me kusht që detyrimet e veçanta të mos e tejkalojnë afatin e masës. 2. Gjykata ndaj të miturit mund të shqiptojë këto detyrime të veçanta: 2.1. personalisht t’i kërkojë falje palës së dëmtuar; 2.2. palës së dëmtuar t’ia kompensojë dëmin në pajtim me gjendjen financiare të të miturit; 2.3. të vijojë rregullisht shkollimin; 2.4. të pranojë punësimin ose të aftësohet për një profesion i cili i përshtatet shkathtësive dhe aftësive të tij; 2.5. të përmbahet nga çfarëdo kontakti me individë të caktuar që mund të kenë ndikim negativ tek i mituri; 2.6. të pranojë këshilla psikologjike; 2.7. të mos vizitojë vende ose mjedise të caktuara që mund të kenë ndikim negativ tek i mituri dhe 2.8. të përmbahet nga përdorimi i drogës dhe i alkoolit. 3. Gjykata në çdo kohë mund t’ia ndërpresë ose ndryshojë detyrimet e veçanta që i janë shqiptuar të miturit. 4. Nëse i mituri nuk vepron në pajtim me detyrimet e veçanta të parapara në paragrafin 2 të këtij neni, gjykata mund ta zëvendësojë masën e mbikëqyrjes së shtuar me një masë tjetër edukative. 5. Kur i urdhëron detyrimet e veçanta të parapara në paragrafin 2 të këtij neni, gjykata e informon të miturin se mos përmbushja e tyre mund të rezultojë me shqiptimin e një mase më të rëndë edukative. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The court may order a minor to be sent to an educational-correctional institution if the minor committed an offence punishable by more than 3 years’ imprisonment and needs specialized education; exceptionally, it may also do so for offences punishable up to 3 years if other measures have failed. The measure lasts between 1 and 5 years.
Neni 29 Dërgimi në institucionin edukativo–korrektues 1. Gjykata e shqipton masën e dërgimit në një institucion edukativo-korrektues kur i mituri i cili ka kryer vepër penale të dënueshme me burgim prej më shumë se tre (3) vjet, ka nevojë për edukim të specializuar dhe kur masa e tillë është në interesin më të mirë të të miturit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 17 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykata mund ta shqipton masën e dërgimit në institucion edukativo-korrektues kur i mituri ka kryer vepër penale të dënueshme deri ne tri (3) vite, kur masat e tjera të shqiptuara ndaj të miturit, nuk e kanë arritur qëllimin. 3. Kur gjykata vendos për shqiptimin e kësaj mase, ajo merr parasysh peshën dhe natyrën e veprës penale dhe nëse të miturit më parë i është shqiptuar masë edukative ose dënimi me burgim për të mitur. 4. Kohëzgjatja e kësaj mase nuk mund të zgjasë më pak se një (1) vit ose më shumë se pesë (5) vjet. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The court may order a minor to a special care institution instead of an educational-corrective institution, if an expert recommends it and the minor needs special care because of a mental disorder and it is in the minor’s best interests.
Neni 30 Dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm shëndetësor Gjykata mund të shqiptojë masën e dërgimit në një institucion për kujdes të posaçëm në vend të masës së dërgimit në institucion edukativo-korrektues me rekomandimin e ekspertit të mjekësisë kur të miturit i nevojitet përkujdesje e posaçme për shkak të çrregullimit mendor dhe kur kjo është në interesin më të mirë të të miturit. Gjykata e cila ka shqiptuar masën, çdo tre (3) muaj e rishikon nevojën për qëndrim të mëtejshëm në institucionin e kujdesit të posaçëm. KAPITULLI VI GJOBA DHE URDHRI PËR PUNË NË DOBI TË PËRGJITHSHME - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Gjykata may impose a fine on a juvenile if the juvenile can pay it, and the fine must stay within set minimum and maximum amounts.
Neni 31 Gjoba 1. Gjykata mund të shqiptojë dënim me gjobë ndaj të miturit nëse i mituri ka mjete për ta paguar gjobën. Me rastin e shqiptimit të dënimit me gjobë, gjykata shqyrton gjendjen financiare të të miturit dhe në veçanti lartësinë e të ardhurave të tij personale, të ardhurat tjera, pasurinë dhe detyrimet. Gjykata nuk e cakton lartësinë e gjobës mbi lartësinë e mjeteve që posedon i mituri. 2. Dënimi me gjobë nuk mund të jetë më pak se njëzetepesë (25) Euro ose më shumë se pesëmijë (5.000) Euro. 3. Me aktgjykim përcaktohet afati për pagesën e gjobës i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se pesëmbëdhjetë (15) ditë e as më i gjatë se tre (3) muaj, por në rrethana të arsyeshme gjykata mund të lejojë pagesën e gjobës me këste po jo më gjatë se dy (2) vjet. 4. Nëse i mituri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë gjobën, gjykata mund të lejojë që gjoba të paguhet me këste, por jo më gjatë se dy (2) vjet. Pastaj, nëse i mituri përsëri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë gjobën, gjykata, me pëlqimin e personit të dënuar, mund ta zëvendësojë gjobën me urdhër për punë në dobi të përgjithshme që nuk pengon vijimin e rregullt në shkollë dhe aktivitetet tjera të punës. 5. Gjykata mund ta zëvendësoj dënimin me gjobë me ndonjë masë edukative jo institucionale, siç është përcaktuar me dispozitat përkatëse të këtij kodi, nëse i mituri nuk e paguan dënimin me gjobë, e as nuk pajtohet me zëvendësimin e saj me urdhrin me punë në dobi të përgjithshme. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 18 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The court may order a minor to do unpaid community service, usually for 30 to 120 hours.
Neni 32 Urdhri për punë në dobi të përgjithshme 1. Gjykata mund të shqiptoj dënimin urdhër me punë në dobi të pëgjithshme. Kur e shqipton urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, gjykata e urdhëron të miturin që të kryejë punë në dobi të përgjithshme pa pagesë për një afat të caktuar prej tridhjetë (30) deri në njëqindenjëzet (120) orëve. 2. Me pajtimin e të miturit, gjykata mund ta zëvendësojë masën e shqiptuar edukative institucionale deri në tre (3) vjet, burgimin e të miturit deri në dy (2) vjet ose gjobën me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. 3. Shërbimi sprovues e përcakton llojin e punës në dobi të përgjithshme të cilën duhet ta kryejë personi i dënuar, cakton organizatën specifike për të cilën personi i dënuar do ta kryejë punën në dobi të përgjithshme, vendos për ditët e javës kur do të kryhet puna dhe mbikëqyrë kryerjen e punës në dobi të përgjithshme. 4.Shërbimi sprovues përkujdeset që ekzekutimi i punës në dobi të përgjithshme mos të ndikoj në ndërprerjen e shkollimit apo të ndonjë punësimi të rregullt të të miturit. 5. Puna në dobi të përgjithshme e shqiptuar nga gjykata, duhet të ekzekutohet brenda një (1) viti. 6. Nëse pas kalimit të periudhës së caktuar i mituri nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme ose punën e tillë në dobi të përgjithshme e kryen vetëm pjesërisht, gjykata urdhëron ekzekutimin e burgimin për të mitur në kohëzgjatje proporcionale, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e punës në dobi të përgjithshme që është kryer. 7. Në raste të tilla, Gjykata nuk është e kushtëzuar nga kohëzgjatja minimale prej një (1) viti për masën e edukimit institucional, e as kohëzgjatja prej gjashtë (6) muaj dënim me burg, të përcaktuara me këtë Kod. KAPITULLI VII BURGIMI PËR TË MITUR - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Gjykata mund të shqiptojë burgim për të mitur vetëm kur i mituri ka qenë të paktën 16 vjeç, ka kryer vepër me dënim mbi 5 vjet burgim dhe masa edukative nuk është e përshtatshme.
Neni 33 Qëllimi i burgimit për të mitur Qëllimi i burgimit për të mitur është që të kontribuohet në rehabilitimin, risocializimin dhe në zhvillimin e kryerësit të mitur, veçanërisht në edukimin e të miturit, edukimin e specializuar, aftësitë profesionale dhe në zhvillimin e duhur personal. Përveç kësaj, burgimi për të mitur duhet të ndikojë pozitivisht në të miturin përmes mbrojtjes, ndihmës dhe mbikëqyrjes për ta parandaluar recidivizmin. Nen 34 Shqiptimi i burgimit për të mitur Gjykata mund të shqiptojë dënimin me burgim për të mitur ndaj kryerësit të mitur i cili në kohën e kryerjes së veprës penale i ka mbushë gjashtëmbëdhjetë (16) vjet dhe ka kryer vepër penale GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 19 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR të dënueshme me mbi pesë (5) vite burgim, në rastet kur shqiptimi i masës edukative nuk do të ishte adekuate për shkak të peshës së veprës penale, pasojave të saj dhe shkallës së përgjegjësisë penale. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The court must set juvenile imprisonment within the stated limits and consider mitigating and aggravating circumstances.
Neni 35 Kohëzgjatja e burgimit për të mitur 1. Kohëzgjatja e burgimit për të mitur nuk mund ta kalojë maksimumin e burgimit të paraparë për veprën penale por mund të jetë më i ulët se minimumi i burgimit të paraparë për veprën penale. 2. Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shumë se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Përjashtimisht, maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet. 3. Kur gjykata vendos për kohëzgjatjen e burgimit për të mitur, merr parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parapara në nenin 13 të këtij Kodi dhe nenin 73 dhe 74, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: A juvenile sentenced to juvenile imprisonment may be conditionally released after serving at least one-third of the sentence.
Neni 36 Lirimi me kusht nga burgimi për të mitur 1. Personi i dënuar me burgim për të mitur mund të lirohet me kusht nëse e ka mbajtur së paku një të tretën (1/3) e dënimit që i është shqiptuar. 2. Kur lejohet lirimi me kusht, gjykata mund të shqiptojë masën e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues ose kujdestarit apo organit të kujdestarisë i cili mund të zgjasë deri në përfundim të dënimit të shqiptuar. 3. Gjykata mund të revokojë lirimin me kusht nëse gjatë kohës së lirimit me kusht i mituri kryen vepër penale për të cilën shqiptohet burgimi ose burgimi për të mitur prej së paku gjashtë (6) muajve. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: For offences committed together, the court may impose only one educational measure or only one sentence when the legal conditions are met and the competent judge finds it should be imposed.
Neni 37 Shqiptimi i masës edukative dhe i burgimit për të mitur për vepra penale në bashkim 1. Për vepra penale në bashkim gjykata shqipton vetëm një masë edukative ose vetëm një dënim kur kushtet ligjore për shqiptimin e dënimit të tillë janë përmbushur dhe gjyqtari kompetent konstaton se ai duhet të shqiptohet. 2. Paragrafi 1 i këtij neni po ashtu zbatohet në rastet kur i mituri ka kryer vepër tjetër penale para ose pas shqiptimit të masës edukative ose të dënimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 20 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR KAPITULLI VIII MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM DHE DËNIMET PLOTËSUESE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Gjykata may impose compulsory psychiatric treatment or compulsory rehabilitation treatment on a minor, under Chapter V of the Criminal Code of Kosovo.
Neni 38 Qëllimi dhe shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm 1. Qëllimi i masës së trajtimit të detyrueshëm është që të kontribuojë në rehabilitimin e të miturit dhe të parandalojë rrezikun nga recidivizmi. Trajtimi i detyrueshëm shqiptohet në pajtim me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 2. Gjykata mund të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik ndaj të miturit në pajtim me Kapitullin V të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 3. Gjykata mund të shqiptojë masën për trajtim të detyrueshëm të rehabilitimit ndaj të miturit në pajtim me kapitullin V të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 4. Masa për trajtim të detyrueshëm shqiptohet vetëm pas konsultimit me shërbimin sprovues, organin e kujdestarisë dhe ekspertët përkatës. 5. Masa e trajtimit të detyrueshëm nuk mund të shqiptohet në të njëjtën kohë me qortimin gjyqësor. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A court may impose supplementary punishment if it considers it reasonable, and supplementary punishments may also be imposed on a young adult when the case is judged under Article 16.
Neni 39 Shqiptimi i dënimit plotësues 1. Kur gjykata e konsideron të arsyeshme mund të shqiptojë dënimin plotësues në pajtim më nenin 64 dhe 69 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës. 2. Dënimet plotësuese sipas nenit 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, mund t’i shqiptohen madhorit të ri kur gjykohet sipas nenit 16 të këtij Kodi. PJESA E TRETË KAPITULLI I PROCEDURA - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: When a minor is detained, arrested, or in pre-trial detention, the procedure must be handled urgently; the minor cannot be tried in absentia; and the participating bodies must act carefully and inform the minor of listed rights.
Neni 40 Veprimet urgjente dhe ndalimi i gjykimit në mungesë 1. Kur i mituri është në mbajtje, arrest apo paraburgim, organet të cilat e zhvillojnë procedurën detyrohen të veprojnë me urgjencë. 2. I mituri nuk mund të gjykohet në mungesë. 3. Kur ndërmarrin ndonjë veprim në të cilin është i pranishëm i mituri dhe sidomos gjatë marrjes së tij në pyetje, organet që marrin pjesë në procedurë janë të obliguara që të veprojnë me kujdes, duke marrë parasysh zhvillimin psikologjik, ndjeshmërinë dhe karakteristikat personale GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 21 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR dhe nevojave të veçanta të të miturit në mënyrë që zbatimi i procedurës të mos ketë ndikim të kundërt në zhvillimin e tij. 4. I mituri duhet të informohet për të drejtat e tyre si ne vijim: 4.1.të drejtën për ta informuar mbajtësin e përgjegjësisë prindërore; 4.2.të drejtën për t’u asistuar nga një avokat; 4.3.të drejtën për mbrojtje të privatësisë; 4.4.të drejtën për të qenë i shoqëruar nga mbajtësi i përgjegjësisë prindërore gjatë fazave të procedurës, krahas atyre gjyqësore; 4.5.të drejtën për ndihmë ligjore; 4.6.të drejtën për vlerësim individual; 4.7.të drejtën për ekzaminim mjekësor; 4.8.të drejtën për kufizimin e privimit të lirisë dhe në të drejtën e masave alternative, duke përfshirë të drejtën për shqyrtim periodik të paraburgimit; 4.9.të drejtën për t’u shoqëruar nga mbajtësi i përgjegjësisë prindërore gjatë seancave gjyqësore; 4.10.të drejtën për t’u paraqitur personalisht në gjykim; 4.11. Të drejtën për mjete efektive; dhe 4.12.të drejtën për trajtim specifik gjatë privimit nga liria. 5.Informacionet nga paragrafi 4 i këtij neni duhet të jepen me shkrim, me gojë, apo në të dy format, në gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme dhe me kuptimin që informacioni i dhënë është regjistruar, duke përdorur procedurë regjistrimi. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: A minor must have a defender at the first questioning and throughout the procedure.
Neni 41 Mbrojtja e të miturit 1. I mituri duhet të ketë mbrojtësin me rastin e marrjes për herë të parë në pyetje, si dhe gjatë tërë procedurës. 2. Mbrojtësi i të miturit mundet me qenë vetëm avokati i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës. 3. Nëse vet i mituri ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk marrin mbrojtës, mbrojtësin, sipas detyrës zyrtare, me shpenzime publike e cakton gjykata ose prokurori i shtetit për të mitur, apo organi tjetër i cili e zbaton procedurën, sipas rregullit nga radhët e avokatëve me specializim të veçantë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 22 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR nga fusha e mbrojtjes së drejtave të miturve sipas renditjes nga regjistri i Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës. 4. Mbrojtësi i caktuar sipas detyrës zyrtare në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni mbetet deri në përfundimin e procedurës përveç nëse dalin rrethana objektive jashtë kontrollit të mbrojtësit për të mitur të cilat do ta kërkonin ndërrimin e përfaqësimit juridik të të miturit apo derisa i mituri ose përfaqësuesi i tij ligjor vetë nuk e zgjedhin mbrojtësin. 5. Avokatët mbrojtës duhet t’i konsiderojnë të miturit si klientë me të drejta të plota, që nënkupton se ata janë të obliguar që të marrin parasysh dhe paraqesin mendimet e tyre, si dhe t’iu sigurojnë atyre të gjitha informatat dhe sqarimet e nevojshme në lidhje me pasojat e mundshme të pikëpamjeve dhe mendimeve të tyre. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Prindërit, prindërit adoptues ose kujdestari kanë të drejtë ta shoqërojnë të miturin në procedura; gjykata mund t’i përjashtojë ose të caktojë kujdestar të përkohshëm në kushte të caktuara.
Neni 42 Shoqërimi i të miturit 1. Prindërit, prindërit adoptues ose kujdestari kanë të drejtë ta shoqërojnë të miturin në të gjitha procedurat dhe nga ata mund të kërkohet që të marrin pjesë nëse kjo është në interes të të miturit. Gjykata mund ta përjashtojë prindin, prindin adoptues ose kujdestarin nga pjesëmarrja në procedurë nëse përjashtimi i tillë është në interesin më të mirë të të miturit. 2. Kur prindërit, prindërit adoptues ose kujdestari i të miturit nuk e kryejnë detyrën e tyre prindërore, gjykata mund të caktojë një (1) kujdestar të përkohshëm për të miturin. 3. Gjykatat mbajnë evidencë të përgatitur nga Qendra për Punë Sociale, për punëtorët socialë, arsimtarët, pedagogët ose specialistët vullnetarë nga mesi i të cilëve caktohet kujdestari i përkohshëm në rastet nga paragrafi 2 i këtij neni. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: No one may be exempt from the duty to testify about matters needed to assess a minor’s psychological development, personality, or living conditions.
Neni 43 Detyrimi për të dëshmuar Askush nuk mund të përjashtohet nga detyra për të dëshmuar lidhur me rrethanat e nevojshme për vlerësimin e zhvillimit psikologjik të të miturit ose për njohjen e personalitetit të tij dhe të kushteve në të cilat jeton ai. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Procedura ndaj të miturit zakonisht ndahet kur ai ka marrë pjesë në vepër penale me një të rritur; bashkimi lejohet vetëm kur është i nevojshëm për sqarimin gjithëpërfshirës të rastit.
Neni 44 Veçimi dhe bashkimi i procedurës 1. Kur i mituri ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale me një të rritur, procedura gjyqësore ndaj të miturit ndahet dhe zbatohet sipas dispozitave të këtij kodi. 2. Përjashtimisht, procedura ndaj të miturit mund të bashkohet me procedurën ndaj të rriturit dhe zbatohet në pajtim me dispozitat e përgjithshme të Kodit të Procedurës Penale, vetëm nëse bashkimi i procedurës është i nevojshëm për sqarim gjithëpërfshirës të rastit. Kolegji për të mitur në fazat e procedurës para shqyrtimit gjyqësor ose trupi gjykues për të mitur në shqyrtim gjyqësor, merr vendim lidhur me këtë në bazë të propozimit të arsyeshëm të prokurorit të shtetit për të mitur ose mbrojtësit. Pas pranimit të vendimit, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në gjykatën e shkallës së dytë brenda afatit prej tri (3) ditësh. 3. Kur procedura e bashkuar zbatohet ndaj të miturit dhe kryerësit madhor, dispozitat e nenit 40- GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 23 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 43, neni 45, 46, 47 paragrafët 1 dhe 3, neni 60 - 63 dhe neni 66 i këtij Kodi zbatohen gjithmonë lidhur me të miturin në rastet kur çështjet që kanë të bëjnë me të miturin sqarohen në procedurë dhe nenet 71 -73 të këtij Kodi zbatohen gjithmonë lidhur me të miturin, ndërsa dispozitat tjera të këtij Kodi zbatohen nëse aplikimi i tyre nuk është në kundërshtim me zbatimin e procedurës së përbashkët. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: In proceedings against minors, the youth prosecutor must notify the competent guardianship/probation authority when the procedure begins, and that authority may make proposals and present facts and evidence.
Neni 45 Njoftimi për fillimin dhe rrjedhën e procedurës 1. Në procedurë ndaj të miturve, pavarësisht nga kompetencat e parashikuara qartë në dispozitat e këtij Kodi, organi i kujdestarisë dhe shërbimi sprovues njoftohet për rrjedhën e procedures dhe mund, të bëjë propozime dhe të paraqesë fakte e prova të rëndësishme për marrjen e vendimit të drejtë. 2. Prokurori i shtetit për të mitur e njofton organin kompetent të kujdestarisë dhe shërbimit sprovues kurdo që fillon procedura ndaj të miturit. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Summons for a minor’s participation in proceedings must be delivered personally and also through the minor’s parent, adoptive parent, or guardian.
Neni 46 Ftesa 1. Ftesa për pjesëmarrjen e te miturit në procedurë i dorëzohet personalisht dhe përmes prindit, prindit adoptues ose kujdestarit të tij. 2. Të miturit i dorëzohen vendimet dhe dokumentet e tjera të shkruara në pajtim me dispozitat e Kodit të procedurës penale, duke përjashtuar dispozitat e Kodit të procedurës penale për shpalljen e dokumenteve, duke i ekspozuar në tabelën e shpalljeve të gjykatës. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Procedures involving minors are confidential, and recordings may not be made public unless the court authorizes publication.
Neni 47 Konfidencialiteti 1. Të gjitha procedurat në të cilat janë të përfshirë të miturit janë konfidenciale. Asnjë incizim i procedurës, duke përfshirë edhe audio dhe video incizimin, nuk mund të bëhet publik pa autorizimin e gjykatës. 2. Vetëm pjesa e vendimit të marrë gjatë procedurës që autorizohet për publikim bëhet publike. 3. Kur pjesa e autorizuar e incizimit të procedurës ose e vendimit bëhet publike nuk zbulohen të dhënat personale që mund të shfrytëzohen për identifikimin e të miturit. 4. Dispozitat e këtij neni zbatohen në procedurat ku përfshihen madhorët që gjykohen për vepra penale që i kanë kryer si të mitur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 24 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR KAPITULLI II TRUPI GJYKUES PËR TË MITUR - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Article 48 sets which juvenile court composition hears criminal cases at each instance.
Neni 48 Përbërja 1. Në shkallën e parë gjyqtari për të mitur gjykon për veprat penale për të cilat si dënim kryesor është i paraparë dënimi me gjobë ose dënimi me burgim deri në dhjetë (10) vite. 2. Në shkallën e parë trupi gjykues për të mitur i përbërë nga tre (3) gjyqtar prej të cilëve kryetari i trupit gjykues është gjyqtar për të mitur, gjykon për veprat penale për të cilat është i paraparë dënimi me burgim mbi dhjetë (10) vite ose dënimi më i rëndë. 3. Në shkallën e dytë gjykon kolegji për të mitur i përbërë prej tre gjyqtarëve prej të cilëve gjyqtari referues është gjyqtari për të mitur. Në shkallën e tretë si dhe sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike dhe në rastet tjera të përcaktuara me këtë Kod gjykon kolegji për të mitur i përbërë nga tre gjyqtar prej të cilëve kryetari i kolegjit është gjyqtar për të mitur. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The juvenile prosecutor may suspend criminal proceedings and impose a diversity measure if the conditions in Article 21 are met.
Neni 49 Pezullimi i ndjekjes Prokurori i shtetit për të mitur mund të pezullojë ndjekjen e veprës penale dhe të shqiptojë masën e diversitetit nëse janë plotësuar kushtet nga neni 21 i këtij Kodi. Para vendosjes për masën e diversitetit, prokurori e thërret të miturin, prindin e tij, prindërit adoptues ose kujdestarin dhe mbrojtësin. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The second-instance court has competence to decide certain juvenile appeals and other cases provided by law.
Neni 50 Kompetenca e gjykatës së shkallës së dytë 1. Gjykata e shkallës së dytë është kompetente: 1.1. të vendosë për ankesën kundër vendimit të gjyqtarit për të mitur ose trupit gjykues për të mitur të shqiptuar në shkallë të parë; 1.2. të vendosë për ankesën kundër vendimit të prokurorit të shtetit për të mitur, dhe 1.3. në rastet e tjera të veprojë ashtu siç parashihet me ligj. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This article sets territorial competence rules for juvenile proceedings, mainly based on the minor’s permanent address, current residence, or the place of the offence.
Neni 51 Kompetenca territoriale 1. Gjykata në territorin e së cilës është adresa e përhershme e vendbanimit të të miturit, sipas rregullit ka kompetencë territoriale për procedurë ndaj të miturit. 2. Nëse i mituri nuk ka adresë të përhershme apo nëse adresa e tij nuk dihet, gjykata në territorin e së cilës aktualisht ndodhet vendbanimi i të miturit ka kompetencë territoriale. 3. Procedura mund të zbatohet në gjykatën në territorin e së cilës aktualisht ndodhet GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 25 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR vendbanimi i të miturit, edhe kur ai ka vendbanim të përhershëm, ose në gjykatën në territorin e së cilës është kryer vepra penale nëse është e qartë që procedura do të zbatohet më lehtë në atë gjykatë. 4. Për veprat penale të parapara në nenin 108 të këtij Kodi, sipas rregullit, gjykata në territorin e së cilës e ka vendbanimin e përhershëm pala e dëmtuar ka kompetencë territoriale për procedurën për veprat penale të kryera ndaj fëmijës, ndërsa procedura mund të zbatohet në gjykatën në territorin e së cilës është kryer vepra penale kur procedura pranë asaj gjykate zbatohet më lehtë. KAPITULLI III PROCEDURA PËRGATITORE - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The juvenile state prosecutor may start a preparatory procedure against a minor if there is grounded suspicion of an offence, may decline to start it in some cases, and must notify guardianship, police, and the injured party when declining after a police-initiated case.
Neni 52 Fillimi i procedurës përgatitore 1. Prokurori i shtetit për të mitur mund të fillon procedurën përgatitore ndaj të miturit të caktuar në bazë të kallëzimit penal të policisë, kallëzimit penal nga persona të tjerë ose nga burime të tjera nëse ekziston dyshim i bazuar se i mituri ka kryer vepër penale. 2. Për veprat penale të dënueshme me burgim prej më pak se tre (3) vjet ose me gjobë, prokurori i shtetit për të mitur mund të vendosë të mos fillojë procedurën përgatitore edhe pse ekziston dyshim i bazuar se i mituri ka kryer vepër penale, nëse prokurori i shtetit për të mitur mendon se nuk do të ishte e përshtatshme të zbatohet procedura ndaj të miturit për shkak të natyrës së veprës penale, të rrethanave në të cilat është kryer ajo, mungesës së dëmit të rëndë ose të pasojave për të dëmtuarin, si edhe të të kaluarës së të miturit dhe të karakteristikave të tij personale. 3. Kur ndaj të miturit ekzekutohet dënimi ose masa, prokurori i shtetit për të mitur mund të vendosë të mos fillojë procedurën përgatitore për një vepër tjetër penale të kryer nga i mituri, nëse duke pasur parasysh peshën e asaj vepre penale, si dhe dënimin a masën e cila është duke u ekzekutuar, zbatimi i procedurës dhe shqiptimi i dënimit ose i masës për veprën penale nuk do t’i shërbente ndonjë qëllimi. 4. Nëse prokurori i shtetit për të mitur vendos të mos fillojë procedurën përgatitore, ai e njofton organin e kujdestarisë, policinë dhe palën e dëmtuar kur rasti është inicuar nga policia. 5. Për t’i vërtetuar rrethanat nga paragrafi 1 i këtij neni, prokurori i shtetit mund të kërkojë që shërbimi sprovues ta bëjë një anketë sociale të parashikuar në nenin 13 të këtij Kodi. Nëse është e nevojshme, prokurori i shtetit për të mitur mund ta thirr prindin, prindin adoptues ose kujdestarin e të miturit, si edhe personat dhe institucionet e tjera dhe palën e dëmtuar. 6. Nëse për ndonjë arsye nuk është e mundur që anketa sociale sipas paragrafit 5 të këtij neni të përfundohet para se të merret vendimi për përshtatshmërinë e fillimit të procedurës përgatitore, prokurori i shtetit për të mitur i siguron informatat e nevojshme sipas nenit 13 të këtij Kodi dhe mund të konsultohet me shërbimin sprovues për vendimin e tij. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 26 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The juvenile state prosecutor starts the preparatory procedure by decision and must send a sealed copy of that decision to the juvenile judge without delay.
Neni 53 Aktvendimi për fillimin e procedurës përgatitore 1. Procedura përgatitore fillohet me aktvendim të prokurorit të shtetit për të mitur. Në aktvendim përcaktohet i mituri ndaj të cilit zbatohet procedura përgatitore, koha e fillimit të procedurës përgatitore, përshkrimi i veprës që përcakton elementet e veprës penale, emërtimi ligjor i veprës penale, rrethanat dhe faktet që arsyetojnë dyshimin e bazuar për veprën penale, provat dhe informatat e mbledhura dhe raporti për ndonjë dënim ose masë të shqiptuar më parë ndaj të miturit. Një kopje e vulosur e aktvendimit mbi procedurën përgatitore i dërgohet pa vonesë gjyqtarit për të mitur. 2. Dispozitat e Kodit të procedurës penale zbatohen përshtatshmërisht në procedurën përgatitore. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Gjykata cakton ekspert të shëndetit mendor për të miturin kur duhet vërtetuar gjendja mendore ose aftësia për t’u gjykuar, dhe kërkon raport para ndëshkues nga shërbimi sprovues.
Neni 54 Caktimi i ekspertit të shëndetit mendor dhe raporti parandëshkues 1. Gjykata cakton ekspert përkatës të shëndetit mendor kur është e nevojshme të vërtetohet gjendja e shëndetit mendor të të miturit qoftë në kohën e kryerjes së veprës penale ose të konstatojë aftësinë e të miturit për t’u gjykuar ose në të dyja rastet. Gjykate caktimin e kësaj detyre e bën sipas detyrës zyrtare ose me kërkesën e prokurorit të shtetit për të mitur, të mbrojtësit, prindërve, prindërve adoptues a të kujdestarit. Kontrolli bëhet në ambient të përshtatshëm dhe konfidencial. Mendimi i ekspertit për shëndetin mendor është konfidencial dhe mund t’i zbulohet gjykatës dhe palëve. 2. Gjykata kërkon nga shërbimi sprovues përgatitjen e raportit para ndëshkues. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: During the preparatory procedure, the juvenile judge must protect the minor’s rights and supervise the procedure. Certain supporting persons may attend and, when present, may make proposals and ask questions.
Neni 55 Garantimi i të drejtave procedurale 1. Gjatë rrjedhës së procedurës përgatitore, gjyqtari për të mitur garanton të drejtat e të miturit dhe mbikëqyr procedurën përgatitore. 2. Mbrojtësi dhe prindi, prindi adoptues, kujdestari i të miturit dhe organi i kujdestarisë mund të marrin pjesë në veprimet e marra gjatë procedurës përgatitore. Kur personat e tillë janë të pranishëm në veprimet e tilla, ata mund të bëjnë propozime dhe t’i shtrojnë pyetje personit që është duke u marrë në pyetje. 3. Marrja në pyetje e të miturit, në rastet kur është e nevojshme, ndërmerret me ndihmën e pedagogut, psikologut, defektologut, ose të ndonjë eksperti tjetër. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The juvenile state prosecutor must stop the preparatory procedure when certain grounds are found, and must promptly notify the court and other listed bodies, as well as the minor in most cases.
Neni 56 Pushimi i procedurës përgatitore 1. Prokurori i shtetit për të mitur e pushon procedurën përgatitore kurdo që nga provat e mbledhura konstatohet se: 1.1. nuk ka dyshim të bazuar se i mituri ka kryer veprën e caktuar penale; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 27 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.2. ka kaluar afati i parashkrimit për ndjekje penale; 1.3. vepra penale është përfshirë me amnisti; 1.4.janë prezente kushtet e parapara në paragrafin 2 të nenit 52 të këtij Kodi, ose 1.5. ekzistojnë rrethana të tjera që pengojnë ndjekjen. 2. Prokurori i shtetit për të mitur për pushimin e procedurës përgatitore menjëherë informon gjykatën, shërbimin sprovues, organin e kujdestarisë, palën e dëmtuar dhe policinë nëse është inicuar nga policia, Prokurori i shtetit për të mitur menjëherë e njofton edhe të miturin për pushimin e procedurës përgatitore, përveç rasteve kur nuk janë ndërmarrë veprime në procedurën përgatitore. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: A preparatory criminal procedure must be completed within 6 months, otherwise it stops automatically unless an extension is allowed.
Neni 57 Vazhdimi i procedurës 1. Nëse ka filluar procedura përgatitore, ajo duhet të përfundoj brenda gjashtë (6) muajve. Nëse nuk paraqitet propozimi për shqiptim të masës apo dënimit, brenda kësaj periudhe, procedura penale automatikisht pushohet. 2. Me kërkesë të Prokurorit të shtetit për të mitur, gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur, mund të lejoj vazhdimin e procedurës përgatitore edhe për periudhën gjashtë (6) mujore nga paragrafi 1 i këtij neni në rastet kur prokurori i shtetit për të mitur dëshmon se procedura përgatitore është zhvilluar vazhdimisht në mënyrë aktive dhe se çfarëdo vonese është jashtë kontrollit të prokurorit të shtetit për të mitur. Kjo përveç tjerash mund të përfshijë edhe procedurat përgatitore të ndërlikuara, pra kur ka më shumë se një të pandehur apo palë të dëmtuara, dhe kur është paraqitur kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare. 3. Kërkesa e prokurorit nga paragrafi 2 i këtij neni duhet të dorëzohet para skadimit të afatit kohor për procedurën përgatitore të paraparë në paragrafin 1 të këtij neni. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Prokurori i shtetit për të mitur duhet ta njoftojë mbrojtësin para përfundimit të procedurës përgatitore; mbrojtësi mund të kërkojë shqyrtimin e fakteve ose provave të reja brenda periudhës së njoftuar.
Neni 58 Njoftimi për përfundimin e procedurës Para përfundimit të procedurës përgatitore, prokurori i shtetit për të mitur e njofton mbrojtësin për qëllimin e tij që të përfundojë procedurën brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve. Gjatë kësaj periudhe mbrojtësi mund të parashtrojë kërkesë për marrjen parasysh të fakteve apo provave të reja në pajtim me paragrafin 2 të nenit 55 të këtij Kodi. Nëse prokurori i shtetit për të mitur e miraton kërkesën, procedura përgatitore nuk përfundohet dhe nevojitet njoftim i ri për përfundimin e procedurës. Nëse nuk parashtrohet kërkesë, procedura përfundohet brenda afatit që i është komunikuar palëve. Prokurori i shtetit për të mitur nuk merr parasysh kërkesën për shqyrtimin e fakteve ose provave të reja pas përfundimit të procedurës përgatitore. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: After the preparatory procedure ends, the juvenile state prosecutor may submit a reasoned proposal to the court for an educational measure or a penalty. The proposal must include specified information and evidence about the juvenile and the alleged offence.
Neni 59 Propozimi për shqiptimin e masës ose dënimit 1. Pas përfundimit të procedurës përgatitore, prokurori i shtetit për të mitur mund të paraqesë propozim të arsyetuar për shqiptimin e masës edukative ose dënimit pranë gjykatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 28 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 2. Propozimi i prokurorit të shtetit për të mitur duhet të përfshijë: të dhënat personale të të miturit, përshkrimin e veprës penale, emërtimin ligjor të veprës penale me përcaktimin e dispozitave në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, provat që tregojnë se i mituri e ka kryer veprën penale, rezultatet e ndonjë ankete sociale të përpiluar nga shërbimi sprovues dhe propozimin për shqiptimin e masës edukative ose dënimin ndaj të miturit, duke përfshirë arsyet pse nuk është shqiptuar masa e diversitetit. KAPITULLI IV ARRESTI I PËRKOHSHËM, NDALIMI POLICOR DHE PARABURGIMI - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The police may detain a minor only under the Criminal Procedure Code, for no more than 24 hours, and detention or temporary arrest should be used only as a last resort and for the shortest possible time.
Neni 60 Rregulla të përgjithshme 1. Arresti i përkohshëm, ndalimi policor dhe paraburgimi i të miturit urdhërohet vetëm si masë e fundit për një kohë sa më të shkurtër të mundshme. 2. I mituri ka të drejtën ti nënshtrohet kontrollit të përgjithshëm mjekësor jo-invaziv, me kërkesë të autoritetit kompetent, fëmijës, prindi, prindi adoptues, kujdestari apo avokati gjatë ndalimit si dhe para fillimit paraqitjes së propozimit për caktimin e masës së paraburgimit, për tu siguruar se shëndeti i tij mendor dhe fizik lejon caktimin e paraburgimit si dhe konstatimi i ndonjë keqtrajtimi eventual i cili duhet të bëhet nga mjeku i përgjithshëm apo ndonjë profesionalist tjetër i kualifikuar. 3. Policia mund të arrestojë dhe të ndalojë të miturin në pajtim me Kapitullin X të Kodit të Procedurës Penale. 4. Arresti i përkohshëm apo ndalimi i të miturit nuk mund të kalojë periudhën njëzetekatër (24) orësh. Pas kalimit të kësaj periudhe, policia e liron të miturin, përveç nëse gjyqtari për të mitur cakton paraburgim. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: This article lets the juvenile judge order a minor’s detention only when legal grounds exist and alternatives are not enough, and it sets time limits and review requirements.
Neni 61 Caktimi dhe kohëzgjatja e paraburgimit 1. Gjyqtari për të mitur mund të caktoj paraburgimin ndaj të miturit nëse ekzistojnë arsyet e përcaktuara me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe nëse alternativat e paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për të siguruar praninë e të miturit, për të parandaluar kryerjen e serishme të veprës dhe për të siguruar zbatim të suksesshëm të procedurës. Gjyqtari për të mitur shqyrton nëse masat e parapara në nenin 7 të këtij Kodi ose në nenin 173 të Kodit të Procedurës Penale mund të urdhërohen si alternativë për paraburgimin. Aktvendimi mbi paraburgimin e të miturit përfshin një shpjegim të arsyetuar për pamjaftueshmërinë e alternativave kundruall paraburgimit. 2. I mituri mund të mbahet në paraburgim me aktvendim të gjyqtarit për të mitur për një periudhë deri në tridhjetë (30) ditë nga dita kur ai është arrestuar. Në procedurën përgatitore paraburgimi i të miturit mund të zgjatet deri në gjashtëdhjetë (60) ditë, ndërsa pas ngritjes së propozimit përkatës të prokurorit paraburgimi ndaj të miturit mund të vazhdohet në periudhë shtesë deri në nëntëdhjetë (90) ditë. 3. Gjyqtari për të mitur e rishqyrton aktvendimin për paraburgim brenda tridhjetë (30) ditëve nga marrja e aktvendimit. Rishqyrtimi i tillë bëhet në seancë dëgjimore në praninë e të miturit, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 29 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR mbrojtësit të tij dhe prokurorit. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Minors held in pre-trial detention must be separated from adults; a court may allow a minor to be kept in a correctional-educational institution if that is in the minor’s best interests; and detained minors must receive social, educational, psychological, medical, and physical assistance.
Neni 62 Ndarja prej të paraburgosurve madhor dhe kujdesi ndaj te miturit 1. Të miturit që mbahen në paraburgim në qendrën e paraburgimit ndahen nga të paraburgosurit madhor. 2. I mituri i cili mbahet në paraburgim mund të mbahet në institucionin edukativo korrektues nëse gjykata konsideron se kjo është në interesin më të mirë të të miturit. 3. Derisa mbahet në paraburgim, të miturit, në përputhje me moshën, gjininë dhe personalitetin e tij, i ofrohet ndihmë sociale, edukative, psikologjike, mjekësore dhe fizike. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: A minor may not be held in detention for more than 180 days from the moment of deprivation of liberty.
Neni 63 Kufizimi i paraburgimit dhe llogaritja e kohës së kaluar në paraburgim dhe çdo privim tjetër nga liria. 1. Dispozitat e Kodit të procedurës penale për paraburgimin zbatohen përshtatshmërisht për paraburgimin ndaj të miturit, nëse nuk është përcaktuar ndryshe me dispozitat e këtij Kodi. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, i mituri nuk mund të mbahet në paraburgim më shumë se njëqind e tetëdhjetë (180) ditë nga momenti i privimit nga liria. 3. Koha e kaluar në paraburgim, si dhe çdo privim tjetër nga liria, llogaritet në kohëzgjatjen e masës së shqiptuar të dërgimit të të miturit në institucionin e tipit edukativo korrektues, dënimi me burgim ndaj të miturit dhe dënimi me gjobë. 4. Gjyqtari për të mitur ka autorizime të njëjta lidhur me të miturin në paraburgim sikurse gjyqtari i procedurës paraprake sipas Kodit të Procedurës Penale lidhur me madhorët në paraburgim. KAPITULL V SHQYRTIMI GJYQËSOR - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: A juvenile judge or juvenile panel may dismiss the proposal or transfer the case to another court when the prosecutor’s proposal is received and the Criminal Procedure Code conditions are met.
Neni 64 Aktvendimi për hedhjen e propozimit apo transferimit të lëndës 1. Kur gjyqtari për të mitur ose trupit gjykues për të mitur merr propozimin nga prokurori i shtetit për të mitur, ai mund të merr aktvendim për hedhjen e propozimit apo transferimin e çështjes në gjykatë tjetër, nëse ekzistojnë kushtet e parapara me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, pushon procedurën nëse gjyqtari kompetent e sheh të arsyeshme shqiptimin e ndonjë mase ose dënimi. 2. Nëse nuk merret aktvendim për hedhjen e propozimit ose transferimin e çështjes në gjykatë tjetër, caktohet shqyrtimin gjyqësor brenda tetë (8) ditëve nga pranimi i propozimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 30 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Rregullon kush duhet të jetë i pranishëm ose të thirret në shqyrtimin gjyqësor për të mitur.
Neni 65 Personat e pranishëm në shqyrtimin gjyqësor 1. I mituri, mbrojtësi dhe prokurori i shtetit për të mitur janë të pranishëm në shqyrtimin gjyqësor. 2. Përveç personave të paraparë me dispozitat e Kodit të procedurës penale, prindi, prindi adoptues ose kujdestari, përfaqësuesi i organit të kujdestarisë dhe përfaqësuesi i shërbimit sprovues thirren në shqyrtimin gjyqësor. Mosparaqitja e personave të tillë nuk e pengon gjykatën që ta mbajë shqyrtimin gjyqësor. 3.Dispozitat e Kodit të Procedurës Penale lidhur me ndryshimin dhe zgjerimin e akuzës po ashtu vlejnë në procedurën ndaj të miturit të ri, - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Courts must exclude the public when a minor is being tried.
Neni 66 Përjashtimi i publikut 1. Publiku gjithmonë përjashtohet kur gjykohet i mituri. 2. Gjykata në shqyrtim gjyqësor mund të lejojë pjesëmarrjen e ekspertëve dhe personave të cilët profesionalisht trajtojnë mirëqenien dhe edukimin e të miturve ose luftimin e sjelljes delikuente për të të miturit. 3. Gjatë seancës gjyqësore gjykata mund të urdhërojë që të gjithë personat ose personat e caktuar të largohen nga seanca me përjashtim të të miturit, prokurorit të shtetit për të mitur, mbrojtësit, përfaqësuesit të organit të kujdestarisë dhe përfaqësuesit të shërbimit sprovues. Gjykata mund të urdhërojë që prindi, prindi adoptues ose kujdestari të largohen nga shqyrtimi gjyqësor vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, nëse ka arsye për të besuar se kjo është në interesin më të mirë të të miturit. 4. Dispozitat e këtij neni zbatohen në procedurë ku përfshihen madhorët që gjykohen për vepra penale që i kanë kryer si të mitur. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: A juvenile judge or the chair of a juvenile panel must notify the court president, with reasons, whenever a hearing is adjourned or interrupted. The hearing may be adjourned or interrupted only exceptionally.
Neni 67 Shtyrja ose ndërprerja e seancës gjyqësore Seanca gjyqësore shtyhet ose ndërprehet vetëm përjashtimisht. Gjyqtari për të mitur ose kryetari i trupit gjykues për të mitur e njofton kryetarin e gjykatës për çdo shtyrje ose ndërprerje të seancës gjyqësore duke paraqitur arsyet për këtë. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Ky nen rregullon marrjen e vendimit në çështjet penale të të miturve, afatet për shkrimin e aktvendimit/aktgjykimit, dhe kur mund të urdhërohen shpenzimet e procedurës ose kërkesa pasuroro-juridike.
Neni 68 Marrja e vendimit 1. Gjyqtari për të mitur ose trupi gjykues për të mitur nuk është i lidhur me propozimin e prokurorit të shtetit për të mitur me rastin e marrjes së vendimit të tij për llojin e masës ose dënimit që do të shqiptohet. 2. Gjyqtari për të mitur ose trupit gjykues për të mitur pushon procedurën në shqyrtim gjyqësor me aktvendim, në rastet kur te madhori kishte për t’u marrë aktgjykim lirues apo refuzues, si dhe kur konstatohet se nuk është oportune respektivisht interesi më i mirë i të miturit t’i GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 31 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR shqiptohet masë apo dënim. 3. Gjyqtari për të mitur ose trupi gjykues për të mitur me aktvendim shqipton masën edukative për të miturin. Në dispozitiv të aktvendimit ceket vetëm urdhri për masën edukative dhe çfarëdo mase tjetër ose dënimi në Pjesën e dytë, Kapitulli VIII të këtij Kodi, por i mituri nuk shpallet fajtor për veprën penale të përshkruar në propozimin e prokurorit. Arsyetimi i aktvendimit përmban përshkrimin e veprës penale dhe rrethanat të cilat e arsyetojnë shqiptimin e masës edukative. 4. Gjyqtari për të mitur ose trupit gjykues për të mitur me aktgjykim shqipton dënimin ndaj të miturit. Aktgjykimi merret sipas dispozitave të Kodit të procedurës penale. Aktgjykimi gjithashtu përfshin urdhrin për cilëndo masë ose dënim në Pjesën e dytë, Kapitulli VIII të këtij Kodi. 5. Gjyqtari për të mitur ose trupit gjykues për të mitur e përpilon aktvendimin ose aktgjykimin me shkrim brenda tetë (8) ditëve nga dita e shpalljes së tij, përjashtimisht në raste të ndërlikuara afati i përcaktuar mund të zgjatet me lejen e kryetarit të gjykatës por jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) ditë. 6. Nëse shqyrtimi gjyqësor përfundon me pranimin e fajësisë të cilën gjykata e ka aprovuar, gjykata është e obliguar të administroi prova për moshën dhe personalitetin e të miturit konform nenit 13 të këtij Kodi. 7. Gjyqtari për të mitur ose trupi gjykues për të mitur mund të urdhërojë të miturin t’i paguajë shpenzimet e procedurës dhe të plotësojë kërkesën pasuroro-juridike vetëm nëse të miturit i ka shqiptuar dënimin. Nëse të miturit i janë shqiptuar masat edukative, shpenzimet e procedurës gjyqësore paguhen nga buxheti i Kosovës kurse pala e dëmtuar për të realizuar kërkesën pasuroro juridike udhëzohet në kontest civil. 8. Nëse i mituri ka të ardhura të veta financiare ose pronë, gjyqtari kompetent mund ta urdhërojë të miturin t’i paguajë shpenzimet e procedurës dhe ta plotësojë kërkesën pasuroro juridike madje edhe kur është shqiptuar masa edukative. 9. Pjesa e Dytë, kapitulli XIX dhe XX të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës zbatohet përshtatshmërisht në shqyrtimin gjyqësor për të mitur dhe në aktvendimin dhe aktgjykimin e marrë lidhur me të miturin. KAPITULLI VI MJETET JURIDIKE - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Certain persons may appeal listed juvenile justice decisions, generally within 8 days, and a minor cannot waive the appeal right.
Neni 69 Ankesa 1. Personat e paraparë me dispozitat e Kodit të procedurës penale mund të ankohen kundër vendimit për shqiptimin e masave të diversitetit, aktvendimit për pushimin e procedurës në shqyrtim gjyqësor, aktvendimit për shqiptimin e masës edukative, kundër aktgjykimit për shqiptimin e dënimit dhe aktgjykimit apo aktvendimit për shqiptimin e masës nga Pjesa e dytë, Kapitulli VIII të këtij Kodi. Kjo ankesë mund të paraqitet brenda tetë (8) ditëve nga dita e pranimit të aktvendimit ose të aktgjykimit. 2. Mbrojtësi për të mitur, prokurori i shtetit për të mitur, bashkëshorti, prindi, prindi adoptues ose kujdestari, i afërmi i gjakut në vijë të drejtë në cilëndo shkallë, vëllai ose motra mund të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 32 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR ushtrojnë ankesë në emër të të miturit madje edhe kundër dëshirës së tij. 3. I mituri nuk mund të heqë dorë nga e drejta e tij në ankesë. 4. Ankesa kundër aktvendimit me të cilin shqiptohet masa edukative që mbahet në institucion e pezullon ekzekutimin e masës. Gjyqtari kompetent mund të vendosë të ekzekutojë masën institucionale pavarësisht nga ankesa nëse konstaton se kjo është në interesin më të mirë të të miturit pasi ta dëgjojë të miturin, prindin e tij, prindin adoptues apo kujdestarin. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: The second-instance court may increase the appealed decision only in specific cases, and it may impose juvenile imprisonment or an institutional educational measure only if a hearing is held.
Neni 70 Vendimi lidhur me ankesën 1. Gjykata e shkallës së dytë mund ta ndryshojë vendimin ndaj të cilit është ushtruar ankesa duke e shqiptuar një masë apo dënim më të rëndë vetëm nëse është kërkuar kjo në ankesën e prokurorit të shtetit për të mitur apo të dëmtuarit në pajtim me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale. 2. Nëse me aktgjykim në shkallë të parë nuk është shqiptuar burgim për të mitur, gjykata e shkallës së dytë mund ta shqiptojë burgimin për të mitur vetëm nëse mbahet shqyrtimi. Nëse me aktvendim ose me aktgjykim në shkallë të parë nuk është shqiptuar ndonjë masë edukative institucionale, gjykata e shkallës së dytë mund ta shqiptojë masën edukative institucionale vetëm nëse mbahet shqyrtimi. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: A request for protection of legality may be filed under the Criminal Procedure Code, including when a minor has been given a punishment or educational measure in breach of this Code.
Neni 71 Kërkesa për mbrojten e ligjshmërisë Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë mund të paraqitet në pajtim me dispozitat e Kodit të procedurës penale, si dhe kur dënimi ose masa edukative i është shqiptuar të miturit me shkelje të dispozitave të këtij Kodi. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: The rules on reviewing criminal proceedings apply accordingly to cases that were closed by a final decision or final judgment, including certain cases involving minors.
Neni 72 Kërkesa për rishikimin e procedurës penale Dispozitat për rishikim të procedurës penale të pushuar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë sipas dispozitave të Kodit të Procedurës zbatohen përshtatshmërisht. për rishikimin e procedurës ndaj të miturit, e cila është pushuar me aktvendim të formës së prerë në shqyrtim gjyqësor, me aktvendim të formës së prerë me të cilin shqiptohet masa edukative dhe me aktgjykim të formës së prerë me të cilin shqiptohet dënimi. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: A request for extraordinary mitigation of punishment must be made in accordance with the Criminal Procedure Code.
Neni 73 Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit paraqitet në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 33 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR PJESA E KATËRT EKZEKUTIMI I MASAVE DHE I DËNIMEVE KAPITULLI I EKZEKUTIMI I MASAVE TË DIVERSITETIT - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The juvenile state prosecutor must send the decision and information to the competent probation service when a diversion measure is imposed, and must supervise execution of that measure.
Neni 74 Ekzekutimi dhe mbikëqyrja 1. Kur prokurori i shtetit për të mitur, shqipton masën e diversitetit, aktvendimi dhe të gjitha informacionet dërgohen në shërbimin sprovues kompetent për ekzekutimin e kësaj mase. 2. Prokurori i shtetit për të mitur e mbikëqyrë ekzekutimin e masës së diversitetit. 3. Nëse i mituri nuk e përmbush detyrimin e urdhëruar si masë diversiteti, shërbimi sprovues verifikon faktet dhe arsyet e mos përmbushjes së detyrimit dhe e informon prokurorin e shtetit për të mitur që e ka shqiptuar masën e diversitetit. KAPITULLI II EKZEKUTIMI I MASAVE EDUKATIVE - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: The court that imposed a juvenile educational measure supervises its execution and may issue related orders; the probation service is responsible for execution in the minor’s place of residence, except for enhanced supervision by the guardianship authority.
Neni 75 Parimet e përgjithshme mbi ekzekutimin e masave edukative joinstitucionale 1. Gjykata që ka shqiptuar masën edukative është kompetente për mbikëqyrjen e ekzekutimit të masës edukative dhe për lëshimin e urdhrave lidhur me ekzekutimin e masës edukative. 2. Shërbimi Sprovues që ndodhet në territorin ku i mituri ka banim të përhershëm apo të përkohshëm është përgjegjës lidhur me ekzekutimin e masës edukuese, me përjashtim të masës edukative mbikqyrje e shtuar nga ana e organit të kujdestarisë. 3. Masa edukative ekzekutohet duke respektuar personalitetin dhe dinjitetin e të miturve, duke inkurajuar zhvillimin e tyre fizik, moral dhe intelektual, si dhe duke mbrojtur shëndetin e tyre fizik dhe mendor. 4. Masa edukative ekzekutohet bazuar në planin individual të adaptuar sa më shumë që të jetë e mundur sipas personalitetit të të miturit dhe të përgatitur në pajtim me të arriturat bashëkohore të dijes dhe përvojës. 5. Plani individual është i përgatitur në bazë të analizave gjithëpërfshirëse të karakteristikave të veçanta të të miturit, shkaqeve dhe llojit të veprës penale dhe formave të tjera të vështirësive në sjellje, si dhe shkallës së arsimimit, zhvillimit të të miturit dhe rrethanave të jetës së tij familjare. 6. Plani individual përfshin mjete motivuese të cilat u janë adaptuar karakteristikave personale të të miturit, regjistrimit në shkollë dhe aftësim profesional, aktiviteteve të kohës së lirë, aktivitetit me prindërit, prindërit adoptues, kujdestarit apo anëtarëve të tjerë të familjes së të miturit dhe mënyrave të tjera të ushtrimit të ndikimit ndaj të miturit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 34 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Educational-measure expenses are paid from Kosovo’s budget, but parents or legally responsible caretakers may be required to contribute. The court sets the contribution level and can later change it if circumstances change.
Neni 76 Shpenzimet 1. Shpenzimet për ekzekutimin e masës edukative paguhen nga buxheti i Kosovës. 2. Prindërit ose personat të cilët janë të obliguar me ligj të kujdesen për të miturin mund të obligohen që të kontribuojnë në pagimin e shpenzimeve për ekzekutimin e masës edukative. 3. Niveli i kontributit të prindërve apo i personave të cilët me ligj detyrohen të kujdesen për të miturin caktohet nga gjykata kur merr aktvendim për shqiptimin e masës edukative. Nëse caktimi i nivelit të kontributit kërkon një studim të detajuar të gjendjes financiare të prindërve apo personave të cilët me ligj detyrohen të kujdesen për të miturin, gjykata së pari merr aktvendim për shqiptimin e masës edukative dhe pastaj vazhdon procedurën për caktimin e nivelit të kontributit. 4. Gjykata mund ta ndryshojë vendimin për nivelin e kontributit nëse më vonë ndryshojnë rrethanat. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: The court must keep data for each minor who has been given an educational measure.
Neni 77 Vendimi i formës së prerë dhe ruajtja e të dhënave 1. Masa edukative ekzekutohet pas vendimit të formës së prerë të gjykata dhe kur nuk ka më pengesa juridike për ekzekutimin e saj, përveç rasteve kur ky Kod parasheh ndryshe. 2. Gjykata ruan të dhënat për çdo të mitur ndaj të cilit është shqiptuar masë edukative. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: During execution of an educational measure, the court may impose protective measures for a minor’s rights and welfare and must notify the guardianship body of any measure imposed.
Neni 78 Masat adekuate të mbrojtjes Gjatë ekzekutimit të masës edukative, gjykata mund të shqiptojë masa adekuate për mbrojtjen e të drejtave dhe të mirëqenies së të miturit, duke përfshirë edhe vendosjen e të miturit në strehimore ose në institucionin edukativ apo të ngjashëm, vendosjen e të miturit nën mbikëqyrjen e organit të kujdestarisë ose transferimin e të miturit në ndonjë familje tjetër. Gjykata e njofton organin e kujdestarisë për cilëndo masë të shqiptuar. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: Prindi, prindi adoptues ose kujdestari duhet të respektojë urdhrat e gjykatës dhe të lejojë shërbimin sprovues të verifikojë zbatimin; shërbimi sprovues duhet të njoftojë gjykatën për moszbatim ose pengesa, pa vonesë kur kërkohet.
Neni 79 Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga prindi, prindi adoptues ose kujdestari 1. Ekzekutimi i masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga prindi, prindi adoptues ose kujdestari fillon kur i mituri, prindi, prindi adoptues ose kujdestari pranon aktvendimin e formës së prerë mbi shqiptimin e masës edukative. 2. Prindi, prindi adoptues ose kujdestari i respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e gjykatës e cila ka shqiptuar masën edukative dhe lejojnë shërbimin sprovues të verifikojë ekzekutimin e masës edukative. 3. Shërbimi Sprovues e informon gjykatën për mospërmbushjen e urdhërave dhe udhëzimeve nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 35 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 4. Prindi, prindi adoptues ose kujdestari i të miturit dhe shërbimi sprovues e informojnë gjykatat mbi përparimin në ekzekutimin e masës edukative sipas kushteve të urdhëruara nga gjykata. 5. Shërbimi sprovues pa vonesë e informon gjykata për mos përmbushjen e detyrimit të veçantë nga i mituri të shqiptuar në pajtim me nenin 33 të këtij Kodi dhe për çfarëdo pengese në ekzekutimin e masës edukative. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: The court assigns the family placement for the minor on the probation service’s proposal, and the family and probation service must set out their shared rights and duties in a written agreement.
Neni 80 Ekzekutimi i masës për mbikëqyrje të shtuar në familjen tjetër 1. Gjykata me propozim të shërbimit sprovues cakton familjen në të cilën vendoset i mituri ndaj të cilit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes së shtuar në familjen tjetër. 2. Para dorëzimit të propozimit, shërbimi sprovues analizon personalitetin dhe nevojave të veçanta e të miturit dhe strukturën sociale dhe psikologjike të familjes në të cilën ai do të vendoset. 3. Sipas kushteve të njëjta, përparësi i jepet familjes me të cilën i mituri është në lidhje farefisnore apo është i lidhur emocionalisht. 4. Shërbimi sprovues dhe familja në të cilën i mituri do të vendoset nënshkruajnë marrëveshje me shkrim që i rregullon të drejtat dhe detyrimet e përbashkëta. 5. Familja ku i mituri duhet të vendoset lejon shërbimin sprovues ta verifikojë ekzekutimin e masës edukative. 6. Gjatë ekzekutimit të masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar në familjen tjetër, i mituri mbanë lidhje të përhershme me familjen e tij, përpos kur gjykata urdhëron ndryshe në bazë të propozimit të shërbimit sprovues. 7. Gjykata sipas detyrës zyrtare apo në bazë të propozimit të shërbimit sprovues mund të urdhërojë ndryshimin e vendit për të miturin, nëse rrethanat në familjen ku i mituri është i vendosur kanë ndryshuar në atë masë sa që ekzekutimi i masës edukative bëhet i vështirë. 8. Dispozitat e këtij Kodi mbi ekzekutimin e masës së mbikëqyrjes së shtuar nga prindi, prindi adoptues apo kujdestari zbatohen përshtatshmërisht në ekzekutimin e masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar në familjen tjetër. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Organi i kujdestarisë mund të ekzekutojë masën edukative të mbikëqyrjes së shtuar dhe duhet të caktojë një zyrtar përgjegjës dhe të informojë gjykatën menjëherë.
Neni 81 Ekzekutimi i masës së mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë 1. Organi kompetent i kujdestarisë është i autorizuar të ekzekutojë masën edukative të mbikëqyrjes së shtuar. 2. Organi i kujdestarisë menjëherë pas marrjes së aktvendimit për shqiptimin e masës edukative e cakton zyrtarin përgjegjës nga organi i kujdestarisë për ekzekutimin e masës dhe për këtë menjëherë e informon gjykata. 3. Nëse organi i kujdestarisë brenda periudhes së paku çdo tre (3) muaj nuk raporton për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 36 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR zbatimin e masës së mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë, gjyqtari për të mitur njofton njësinë përkatëse të monitorimit dhe inspektimit në Ministrinë përgjegjëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale. Gjyqtari për të mitur duhet të njoftohet për masat e ndërmarra nga njësia përkatëse për monitorim dhe inspektim. 4. Gjykata, prokurori i shtetit për të mitur, Shërbimi Sprovues, shkollat dhe institucionet tjera ndihmojnë dhe bashkëpunojnë me organin e kujdestarisë në ekzekutimin e kësaj mase edukative. 5. Prindi, prindi adoptues apo kujdestari i të miturit e informon organin e kujdestarisë për çfarëdo pengese në ekzekutimin e masës edukative. 6. Organi i kujdestarisë pa vonesë e informon gjykatën për mos përmbushjen e detyrimeve të posaçme të shqiptuara në pajtim me nenin 28 të këtij Kodi nga ana e të miturit, si dhe për çfarëdo pengese në ekzekutimin e masës edukative. 7. Dispozitat e këtij Kodi mbi ekzekutimin e masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit, prindit adoptues apo kujdestarit zbatohen përshatshmërisht në rastet e ekzekutimit të masës edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga organi i kujdestarisë. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: A juvenile under an institutional educational measure has the same rights as an imprisoned convicted adult. The juvenile, a parent, adoptive parent, guardian, or probation service may request postponement for reasonable reasons; the court decides, and a first-instance appeal may be filed within 3 days. A postponement request suspends execution until the final decision, and prison-sentence postponement rules apply similarly.
Neni 82 Dispozitat e përgjithshme mbi masat edukative institucionale 1. I mituri ndaj të cilit ekzekutohet masa edukative institucionale, krahas të drejtave të parashikuara me këtë Kod, gëzon të njëjtat të drejta sikurse madhori i dënuar me burgim. 2. Me kërkesën e të miturit ose prindit të tij, prindit adoptues ose kujdestarit ose me propozimin e shërbimit sprovues, ekzekutimi i masës edukative institucionale mund të shtyhet për shkaqe të arsyeshme. 3. Për shtyrjen e ekzekutimit vendos gjykata. 4. Ankesa kundër aktvendimit në shkallë të parë për shtyrjen e ekzekutimit mund të parashtrohet në gjykatën e shkallës së dytë brenda tre (3) ditëve nga marrja e aktvendimit. 5. Kërkesa ose propozimi për shtyrjen e ekzekutimit e shtyn ekzekutimin e masës edukative institucionale deri në marrjen e aktvendimit të formës së prerë për kërkesën apo propozimin. 6. Dispozitat e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale mbi shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim zbatohen përshtatshmërisht për shtyrjen e ekzekutimit të masës edukative institucionale. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: Gjykata mund të pezullojë ekzekutimin e masës edukative institucionale për një të mitur, zakonisht deri në 3 muaj, me kushte të caktuara dhe me përjashtim për trajtim shëndetësor.
Neni 83 Pezullimi i ekzekutimit të masës edukative institucionale 1. Me kërkesën e të miturit apo të prindit të tij, prindit adoptues ose kujdestarit, ose me propozimin e drejtorit të institucionit ku ekzekutohet masa edukative institucionale, masa edukative institucionale mund të pezullohet për arsye të justifikueshme deri në tre (3) muaj. Përjashtimisht, për qëllime të trajtimit shëndetësor, pezullimi mund të vazhdojë deri në përfundim të trajtimit. Periudha e pezullimit nuk llogaritet në ekzekutimin e masës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 37 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 2. Gjykata vendos për pezullimin. 3. Ankesa kundër aktvendimit në shkallë të parë mund të parashtrohet në gjykatën e shkallës së dytë brenda tre (3) ditëve nga marrja e aktvendimit. 4. Gjykata pezullon ekzekutimin e masës edukative institucionale edhe kur i mituri i është nënshtruar ekzekutimit të masës para hyrjes në fuqi të aktvendimit mbi kërkesën ose propozimin për shtyrje të ekzekutimit të masës dhe më vonë konstatohet se kërkesa ose propozimi ka qenë i bazuar. 5. Në rastin e paraparë në paragrafin 1. të këtij neni, kohëzgjatja e ekzekutimit të masës edukative institucionale nuk llogaritet në kohëzgjatjen e pezullimit të ekzekutimit të masës edukative institucionale. 6. Dispozitat e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale mbi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim zbatohen përshtatshmërisht për pezullimin e ekzekutimit të masës edukative institucionale. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: This article sets how a corrective educational measure is carried out in an educational-correctional institution and sets court and institution steps and deadlines.
Neni 84 Ekzekutimi i masës së dërgimit në institucionin edukativ korrektues 1. Masa edukative e dërgimit në institucionin edukativ korrektues ekzekutohet në institucionin edukativ korrektues të themeluar për këtë qëllim. Institucioni edukativo korrektues është institucion korrektues i tipit gjysmë të hapur dhe të hapur. 2. Femrat të cilat i nënshtrohen kësaj mase edukative vendosen në sektorin e femrave të institucionit edukativ korrektues. 3. Madhorët të cilët i nënshtrohen kësaj mase edukative, si dhe të miturit të cilët mbushin moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare në institucionin edukativ korrektues, vendosen në dhoma të veçanta të ndara në institucionin edukativ korrektues. 4. Drejtori i institucionit edukativ korrektues pas pranimit të vendimit të gjykatës për shqiptimin e masës edukative korrektuese, vendos për dërgimin e të miturit në regjimin e tipit të hapur apo gjysëm të hapur. 5. Programi, të drejtat, obligimet dhe beneficionet për të miturit në Qendrën Edukativo Korrektuese rregullohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë. 6. Gjykata me shkrim urdhëron të miturin të paraqitet në institucionin edukativo- korrektues në një ditë të caktuar për ekzekutimin e masës edukative korrektuese. 7. Periudha kohore nga marrja e urdhrit dhe dita e paraqitjes nuk do të jetë më e shkurtër se tetë (8) ditë dhe as më e gjatë se pesëmbëdhjetë (15) ditë. 8. Gjykata e informon institucionin edukativ korrektues për datën kur i mituri duhet të paraqitet dhe i dorëzon vendimin e formës së prerë së bashku me certifikatën e lindjes, dëftesën e shkollës ose dokumentin për transferim, raportin e kontrollit mjekësor të dhënat penale të më hershme, procedurën e zbatuar, anketën sociale apo raportin parandëshkues të Shërbimit Sprovues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 38 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 9. Institucioni i autorizuar - i cili e pranon vendimin për ekzekutim e fillon ekzekutimin e dënimit brenda tre (3) ditëve nga pranimi i vendimit. 10. Nëse i mituri i cili është thirrur sipas rregullit nuk paraqitet në institucionin edukativo- korrektues, gjykata urdhëron që ai të transportohet në institucionin edukativo korrektues. Nëse i mituri fshihet ose ndodhet në arrati, gjykata e urdhëron lëshimin e letër rreshtimit. 11. Mënyra e transportimit të të miturit në institucionin edukativo- korrektues nuk e cenon dinjitetin e tij. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Kur i mituri pranohet në institucion, duhet të verifikohet identiteti dhe të bëhet kontrolli mjekësor brenda 24 orëve; brenda 30 ditëve bëhet vlerësimi fillestar dhe hartohet plani individual.
Neni 85 Pranimi në institucion 1. Kur i mituri pranohet në institucionin edukativo-korrektues, së pari konstatohet identiteti i tij, arsyeja e shqiptimit të masës, llojin e veprës dhe organi që ka shqiptuar masën edukative korrektuese, e më pas ai i nënshtrohet kontrollit mjekësor i cili duhet të bëhet nga mjeku i përgjithshëm apo ndonjë profesionalist tjetër i kualifikuar brenda njëzetekatër (24) orëve nga arritja. Emri i të miturit, arsyet dhe organi që ka shqiptuar masën edukative korrektuese, data dhe koha për pranimin e tij në institucionin korrektues shënohet në regjistër. 2. Brenda periudhës prej tridhjetë (30) ditësh pas pranimit të të miturit në qendër i bëhet vlerësimi fillestar në lidhje me shëndetin fizik dhe mendor, nevojat për edukim, aftësim profesional dhe nevojat tjera të ngjashme, me qëllim të përpilimit të planit individual. Plani individual hartohet nga ekipa multi diciplinare e institucionit edukativo-korrektues, sipas nevojës me angazhim edhe të profesionistëve dhe shërbimeve nga jashtë institucionit. 3. Të miturit ndahen në grupe edukative në harmoni me moshën e tyre, zhvillimin mendor dhe karakteristikat tjera në pajtim me veçoritë e planit të individualizuar. 4. Grupi edukativ ka më së shumti dhjetë (10) të mitur dhe një (1) edukator të veçantë. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Minors have a right to enough exercise, at least 3 hours outside a closed space during leisure time, and to a safe environment for sports and other physical activities.
Neni 86 Ushtrimet ditore dhe qëndrimi jashtë hapësirës të mbyllur 1. I mituri ka të drejtë që të ushtrojë në mënyrë të mjaftueshme për të ruajtur shëndetin dhe të kalojë së paku tri (3) orë jashtë hapësirës së mbyllur gjatë kohës së lirë. 2. Të miturit i garantohet një ambient i sigurt për t’u marrë me sport, për të ushtruar dhe për aktivitete të tjera fizike. 3. Për të ushtruar mbikëqyrjen e vazhduar disiplinore, të miturve u ndalohet që të largohen nga territori i institucionit edukativo-korrektues, përveç rasteve kur parashihet ndryshe me rregullat e brendshme të institucionit. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: Minors of compulsory school age have a right to suitable education, and minors who are illiterate or have learning difficulties have a right to special education.
Neni 87 Arsimimi Çdo i mitur i moshës së detyrueshme për shkollim ka të drejtë për arsim të përshtatshëm për nevojat dhe aftësitë dhe të përcaktuara për përgatitjen e tij apo të saj për kthim në shoqëri. Kurdo që është e mundur, arsimi i tillë duhet të sigurohet jashtë objekteve të privimit nga liria, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 39 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR në shkollat e komunës dhe, në çdo rast, me arsimtarë të kualifikuar përmes programeve të integruara në sistemin arsimor ashtu që pas lirimit, të miturit të munden që pa pengesë të vazhdojnë arsimin e tyre. Vëmendje e posaçme duhet kushtuar për arsimin e të miturve me origjinë të huaj apo me nevoja të veçanta kulturore apo etnike. Të miturit të cilët janë analfabetë apo kanë vështirësi në të nxënë duhet të gëzojnë të drejtën në arsim special. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: A minor has a right to visits at least once a week for at least one hour, and may also be visited once a month by other people who do not negatively affect the measure’s execution. The institution director may stop visits for justified reasons under a subordinate act from the Ministry of Justice.
Neni 88 Vizitat 1. I mituri ka të drejtë të vizitohet së paku një (1) herë në javë minimum deri në një (1) orë nga prindi i tij, prindi adoptues, kujdestari, bashkëshorti, fëmija, fëmija i adoptuar dhe nga të afërmit e tjerë të gjakut në vijë të drejtpërdrejtë ose në vijë anësore deri në shkallën e katërt. 2. I mituri ka të drejtë të vizitohet së paku një (1) herë në muaj nga persona të tjerë të cilët nuk ndikojnë negativisht në ekzekutimin e masës. 3. Drejtori i institucionit edukativo-korrektues ka autorizimin për të ndaluar vizitat për shkaqe të justifikueshme në pajtim me një akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: I mituri has rights to daily, weekly, and annual leave; the institution director may also allow extra leave in certain cases.
Neni 89 Pushimet 1. I mituri ka të drejtë në pushim ditor dhe javor në pajtim me dispozitat e përgjithshme të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. 2. I mituri ka të drejtë të shfrytëzimit të pushimeve në kuptim të paragrafit 1 të këtij neni, pas mbajtjes së një të tretës (1/3) të masës institucionale. 3. I mituri ka të drejtë në pushim vjetor prej tridhjetë (30) ditësh, të cilin me leje të drejtorit të Institucionit mund ta shfrytëzojë edhe jashtë lokaleve të institucionit. 4. Drejtori i institucionit edukativo-korrektues të miturit mund t’i lejojë pushim shtesë nga institucioni edukativo-korrektues për arsye edukative, profesionale, familjare ose arsye të tjera sociale deri në pesëmbëdhjetë (15) ditë çdo vit. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: This article says juvenile disciplinary procedures generally follow the rules for imprisoned persons unless this Code says otherwise, and it sets special rules for disciplinary placement in a separate unit.
Neni 90 Procedurat disiplinore 1. Dispozitat mbi procedurat disiplinore dhe dënimet të zbatueshme për personat e dënuar me burgim të paraparë në Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale zbatohen përshtatshmërisht për të miturin i cili i nënshtrohet masës së dërgimit në institucionin edukativo korrektues, nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë Kod. 2. Të miturit nuk i shqiptohet veçimi në qeli të veçantë si dënim disiplinor. 3. I mituri mund të vendoset në njësi të veçantë të institucionit edukativo-korrektues si dënim disiplinor nën kushtet vijuese: 3.1. periudha e vendosjes në njësinë e veçantë nuk mund të kalojë pesëmbëdhjetë (15) ditë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 40 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 3.2. i mituri nuk vendoset i vetëm në njësinë e veçantë, përveç në raste të dhunës ekstreme apo sjelljeve të rrezikshme që ndikojnë në realizimin e planit të edukimit të të miturit. Gjatë kësaj periudhe, e cila nuk mund të jetë më gjatë se dyzet e tetë (48) orë, i mituri mbikqyrët nga psikologu dhe sipas nevojës i ofrohet ndihmë apo këshilla të nevojshme; 3.3. i mituri ka të drejtën të kalojë së paku tri (3) orë jashtë lokaleve të mbyllura gjatë kohës së lirë, në përputhje me nenin 86 të këtij Kodi dhe të pranoj vizita në përputhje me nenin 88 të këtij Kodi; 3.4. i mituri ka qasje në tekste mësimore dhe libra dhe literaturë tjetër në gjuhën të cilin ai e kupton, dhe e cila nuk mund të ketë ndikim të dëmshëm në edukimin e tij; 3.5.i mituri vizitohet nga zyrtari mjekësor dhe edukatori një (1) herë në ditë dhe dy (2) herë në javë nga drejtori i institucionit edukativo-korrektues; 3.6. i mitur mund të vendoset në njësi të veçantë nëse ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për lëndim fizik të vetës ose dhunë ndaj personave të tjerë dhe qetësimi verbal nuk ka qenë i mjaftueshëm; 3.7. lidhur me vendosjen në njësi të veçantë, regjistrohen informatat në vijim: arsyeja për vendosje në njësi të posaçme; koha e fillimit dhe e mbarimit të vendosjes në njësi të posaçme; emri i të punësuarit të institucionit nën mbikëqyrjen e të cilit i mituri qëndron në njësi të posaçme; njoftimi i mjekut lidhur me gjendjen shëndetësore të të miturit. 4. Drejtori i institucionit ose personi i autorizuar nga ana e drejtorit e njofton prindin, prindin adoptues apo kujdestarin lidhur me vendosjen e të miturit në njësi të veçantë menjëherë pas nxjerrjes të vendimit përkatës. 5. Të gjitha gjërat të cilat mund t’i shfrytëzojë i mituri për ta rrezikuar jetën dhe shëndetin e tij konfiskohen nga i mituri i cili është i vendosur në njësi të veçantë. 6. I mituri i cili është i vendosur në njësinë e veçantë duhet të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të një të punësuari të institucionit. 7. I mituri i cili vendoset në njësi të veçantë ka të drejtë të takohet me prindin, prindin adoptues apo kujdestarin; 8. Pas përfundimit të qëndrimit të të miturit në njësi të veçantë, psikologu i institucionit, drejtori i institucionit ose personi i autorizuar nga drejtori bisedojnë me të miturin për t’i identifikuar arsyet e sjelljes së të miturit të cilat kanë pasur për pasojë vendosjen e tij në njësi të veçantë dhe t’i marrin parasysh rezultatet e bisedës gjatë procesit të arsimimit të të miturit në të ardhmen. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: A minor ordered to a special health care institution must be sent there; police may escort the minor on request of the probation service; and the institution and authorities must notify the court in certain cases.
Neni 91 Ekzekutimi i masës së dërgimit në institucionin për kujdes të posaçëm shëndetësor 1. I mituri të cilit i është shqiptuar masa edukative e dërgimit në institucionin e kujdesit të posaçëm shëndetësor për shkak të çrregullimeve mendore dërgohet në institucionin e kujdesit të posaçëm shëndetësor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 41 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 2. Me kërkesë të Shërbimit Sprovues, policia shoqëron të miturin në institucionin e kujdesit të posaçëm shëndetësor. 3. Nëse ekzekutimi i masës edukative e dërgimit në institucionin e kujdesit të posaçëm shëndetësor nuk mund të fillojë ose të vazhdojë për shkak se i mituri refuzon të zbatojë masën apo arratiset, shërbimi sprovues menjëherë e njofton gjykatën dhe stacionin policor kompetent, të cilët të miturin e transportojnë në institucion. 4. Mënyra e transportimit të të miturit në institucionin e kujdesit të posaçëm shëndetësor nuk e cenon dinjitetin e tij. Zyrtari mjekësor e shoqëron të miturin gjatë transportimit të tij në institucionin e kujdesit të posaçëm shëndetësor. 5. Institucioni i kujdesit të posaçëm shëndetësor e informon shërbimin sprovues dhe gjykatën mbi përparimin e ekzekutimit të masës edukative. 6. Institucioni veçanërisht e informon gjykatën për gjendjen shëndetësore të të miturit kur ai mbush moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: Every six months, the institution or center director must report on the juvenile’s behavior and progress, and the juvenile judge must visit, review, and act on any irregularities.
Neni 92 Shqyrtimi, zëvendësimi dhe pushimi i masave edukative institucionale 1. Çdo gjashtë (6) muaj, drejtori i institucionit apo qendrës, ku ekzekutohet masa edukative gjykata dhe shërbimit sprovues i dorëzon raport për sjelljen e të miturit dhe suksesin në ekzekutimin e masës. Varësisht nga suksesi i ekzekutimit të masës, drejtori paraqet propozim për ndryshimin apo pushimin e ekzekutimit të masës edukativen në pajtim me planin individual. 2. Çdo gjashtë (6) muaj, gjyqtari për të mitur viziton të miturit e vendosur në institucion apo qendër, dhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me të miturit dhe zyrtarëve drejtpërdrejtë të përfshirë në ekzekutimin e masës edukative institucionale dhe pas shqyrtimit të shënimeve të institucionit apo qendrës, konstaton nëse të miturit trajtohen në mënyrë korrekte dhe në pajtim me ligjin, dhe nëse masat edukative institucionale kanë qenë të suksesshme. 3. Nëse gjyqtari për të mitur me rastin e vizitës në qendrën edukuese korrektuese ku ekzekutohet masa ndaj të miturit vëren ndonjë parregullsi apo paligjshmëri menjëherë e njofton Inspektoratin për Mbikëqyrjen e institucioneve korrektuese, drejtorin e institucionit edukues- korrektues si dhe Drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Gjyqtari për të mitur duhet të njoftohet për masat e ndërmarra për evitimin e parregullsive dhe paligjshmërive. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: The court that imposed the educational measure must review its execution every 6 months. Certain persons may request a review, the court must decide within 8 days, and an appeal may be filed within 3 days.
Neni 93 Shqyrtimi i masës edukative institucionale 1. Gjykata që ka shqiptuar masën edukative shqyrton ekzekutimin e masës edukative çdo gjashtë (6) muaj. 2. I mituri, prindi i tij, prindi adoptues apo kujdestari, qendra, institucioni apo vendi ku ekzekutohet masa edukative ose shërbimi sprovues mund të kërkojnë rishqyrtimin e ekzekutimit të masës edukative. 3. Gjykata merr vendim për kërkesën të paraparë në paragrafin 2. të këtij neni brenda tetë (8) ditësh nga pranimi i kërkesës. Ankesa kundër këtij vendimi mund të dorëzohet në gjykatën e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 42 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR shkallës së dytë brenda tri (3) ditësh nga pranimi i vendimit. 4. Gjatë shqyrtimit, gjykata i merr parasysh raportet e shërbimit sprovues dhe ato të drejtorit të institucionit apo qendrës ku një masë edukative institucionale ekzekutohet dhe dëgjon të miturin, prindin e tij, prindin adoptues a kujdestarin, avokatin mbrojtës, prokurorin dhe shërbimin sprovues. 5. Në bazë të rishqyrtimit, gjykata mund të vazhdojë apo të pushojë ekzekutimin e masës edukative apo atë ta zëvendësojë me një masë më të lehtë edukative. 6. Përjashtimisht nga paragrafi 5 i këtij neni, gjykata, masën edukative mund ta zëvendësojë me një masë më të rëndë edukative në rastin kur i mituri nuk i ka përmbushur detyrimet e posaçme të shqiptuara në pajtim me nenin 28 të këtij Kodi. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: The court may review an educational measure and stop it or replace it with another one in certain cases, but it cannot impose a heavier measure.
Neni 94 Pushimi dhe zëvendësimi i masës edukative institucionale 1. Nëse pas marrjes së formës së prerë të vendimit mbi shqiptimin e masës edukative, zbulohen rrethana tjera, fakte të reja ose fakte që kanë ekzistuar por që nuk kanë qenë të njohura në kohën kur vendimi është marrë, e të cilat në mënyrë të qartë do të ndikonin në zgjedhjen e masës, gjykata shqyrton vendimin dhe mund të pushojë ekzekutimin e masës apo atë mund ta zëvendësojë me ndonjë masë tjetër edukative. Gjyqtari kompetent nuk mund të shqiptojë masë më të rëndë në bazë të rishqyrtimit të provave të reja. 2. Nëse ekzekutimi i masës edukative nuk ka filluar brenda një (1) viti nga data prej së cilës vendimi mbi shqiptimin e masës bëhet i formës së prerë, gjykata rishqyrton vendimin dhe vendos për ekzekutimin apo pushimin e masës ose zëvendësimin e saj me ndonjë masë tjetër edukative. Gjykata nuk mund të shqiptojë masë më të rëndë. 3. Rishqyrtimi i masës edukative në pajtim me këtë nen bëhet në pajtim me nenin 93 të këtij Kodi. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: Rregullat e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale për ankesa dhe lutje zbatohen edhe për të miturit në masa edukative-korrektuese ose të dërguar në institucion për kujdes të posaçëm shëndetësor.
Neni 95 Ankesat dhe lutjet Dispozitat e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale lidhur me dorëzimin e ankesave dhe lutjeve nga personat e dënuar me burgim, vlejnë përshtatshmërisht për dorëzimin e ankesave dhe lutjeve nga të miturit ndaj të cilëve janë duke u ekzekutuar masa edukative – korrektuese, apo dërgimi në institucionin për kujdes të posaçëm shëndetësor. KAPITULLI III EKZEKUTIMI I DËNIMEVE - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: Rules on fine enforcement apply to fines imposed on minors, and an unpaid fine imposed on a minor cannot be replaced with imprisonment.
Neni 96 Ekzekutimi i gjobës 1. Dispozitat e Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale lidhur me ekzekutimin e gjobës zbatohen përshtatshmërisht për ekzekutimin e gjobës të shqiptuara për të mitur. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 43 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 2. Gjoba e shqiptuar ndaj të miturit e cila nuk është paguar nuk mund të zëvendësohet me burgim. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: Rules for community work orders for minors, including probation service reporting and court review powers.
Neni 97 Ekzekutimi i urdhrit për punë në dobi të përgjithshme 1. Dispozitat e Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale për ekzekutimin e dënimit me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme zbatohen përshtatshmërisht për ekzekutimin e urdhrave për punë në dobi të përgjithshme të shqiptuara ndaj të miturve. 2. Nëse është në interes të të miturit, shërbimi sprovues mund të kërkojë ndihmë apo bashkëpunim me organin e kujdestarisë apo përfaqësuesin ligjor të të miturit. 3. Kujdes i veçantë duhet kushtuar që puna në dobi të përgjithshme të mos pengojë vijimin e rregullt në shkollë ose aktivitetet tjera të rëndësishme. 4. Gjykata e cila e ka shqiptuar dënimin për punë në dobi të përgjithshme, zyrtarët e shërbimit sprovues i dorëzojnë raport me shkrim dhe e njoftojnë për çfarëdo pengese në ekzekutimin e kësaj mase. 5. Nëse i mituri nuk mund të kryejë punën në dobi të përgjithshme për shkak të ndryshimit të mëvonshëm të rrethanave për të cilat ai nuk është përgjegjës, shërbimi sprovues nga gjykata kërkon rishqyrtimin e urdhrit për punë në dobi të përgjithshme. 6. Varësisht nga rezultatet e arritura, gjykata mund ta ndryshojë urdhrin apo ta pushojë ekzekutimin e masës. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: Rules on juvenile prison sentence execution also apply to juvenile prisoners, and a juvenile sentenced to prison has the same rights as an adult prisoner.
Neni 98 Ekzekutimi i burgut për të mitur 1. Dispozitat e këtij Kodi që rregullojnë dërgimin, pranimin, qëndrimin dhe shtyrjen e ekzekutimit, caktimin e grupeve arsimore, të drejtat në vizitë dhe angazhimin në ushtrime fizike, përcaktimin e punës dhe edukimin, mundësinë e shkollimit të rregullt, dënimet disiplinore të të miturve në institucionet edukative dhe procedurat për ankesa dhe lutje, gjithashtu vlejnë edhe për ekzekutimin e dënimeve me burg për të miturit. 2. Dispozitat e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale për ekzekutimin e dënimit me burgim zbatohen përshtatshmërisht për ekzekutimin e dënimit me burgim për të mitur në rastet kur nuk janë në kundërshtim me këtë Kod. 3. I mituri i cili është dënuar me burgim për të mitur, krahas të drejtave të parapara me këtë Kod, gëzon të njëjtat të drejta si personi madhor i dënuar me burgim. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: During a minor’s sentence, suitable vocational training should be provided, and staff who treat the minor must be properly trained to work with children and know pedagogy and psychology.
Neni 99 Aftësimi profesional dhe punësimi 1. Gjatë kohës së mbajtjes së dënimit, të miturve u ofrohet aftësim i duhur profesional i bazuar në njohuritë e tyre, shkathtësitë, interesimet dhe punën që është duke e kryer, varësisht prej mundësive të institucionit korrektues. Bazat e trajtimit përfshijnë punën e dobishme edukative me shpërblim përkatës, lehtësimin dhe inkurajimin e kontakteve me jashtë të të miturve përmes GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 44 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR letrave, telefonit, pranimin e vizitave, vizitave në shtëpi, aktiviteteve sportive dhe ofrimit të kushteve të nevojshme për kryerjen e ritualeve fetare. 2. Stafi profesional i shërbimit që trajton të miturin duhet të ketë trajnim adekuat për qasje dhe punën me fëmijë dhe njohuri të duhura nga lëmi i pedagogjisë dhe psikologjisë. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: Rregullat përcaktojnë ku dhe si mbahet dënimi me burgim për të mitur, përfshirë ndarje sipas gjinisë, trajtimin kur i mituri bëhet madhor, dhe raportimin vjetor të drejtorit te gjykata.
Neni 100 Tipi i institucionit dhe kategorizimi i brendshëm 1. Burgimi për të miturit mbahet në institucion korrektues për të mitur dhe, në raste të jashtëzakonshme, në pavijone të ndara të institucionit korrektues për persona madhor. Institucioni korrektues për të mitur është i llojit gjysmë të hapur. Përjashtimisht të miturit mund të mbajnë dënimin me burgim për të mitur në institucionin korrektues të tipit të mbyllur. 2. Meshkujt dhe femrat e vuajnë dënimin e tyre të burgimit të të miturve në institucione të ndara korrektuese apo në pavijone të ndara të institucioneve të tilla. 3. Të miturit të cilët arrijnë moshën madhore gjatë ekzekutimit të dënimit me burgim të të miturit duhet të vendosen në pavijone të ndara të institucionit. Të miturit e mbajnë dënimin e tyre me burgim në institucionin korrektues për të mitur derisa të mbushin moshën njëzetetre (23) vjet. Nëse deri në këtë moshë ata nuk e kanë mbajtur dënimin e plotë, ata transferohen në institucionin korrektues për të rritur. Në raste të veçanta, personave të dënuar të cilët kanë mbushur njëzetetre (23) vjet mund t’u lejohet qëndrimi në institucionin korrektues për të mitur nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e përgatitjes ose aftësimit profesional të tyre, apo nëse pjesa e mbetur e dënimit të tyre që duhet mbajtur nuk është më e gjatë se gjashtë (6) muaj. 4. Madhorëve të cilëve u është shqiptuar dënimi për të mitur vendosen në një pavijon të ndarë të institucionit. 5. Çdo vit, drejtori i institucionit ku ekzekutohet dënimi për të mitur është i obliguar t’ia paraqesë raportin gjykatës e cila e ka shqiptuar dënimin për të mitur për sjelljen e të miturit dhe ekzekutimin e burgimit të të miturit. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: Të miturit zakonisht i mbajnë dënimet në ambiente të përbashkëta; drejtori i institucionit korrektues mund të lejojë ose të urdhërojë ndarjen në kushte të caktuara.
Neni 101 Mbajtja e përbashkët e dënimit apo ndarja 1. Si rregull, të miturit i mbajnë dënimet e tyre në ambiente të përbashkëta me të miturit e tjerë të dënuar. 2. Me kërkesë të të miturit, drejtori i institucionit korrektues mund të lejoj që i mituri të ndahet nga personat tjerë të dënuar, nëse drejtori çmon se shqetësimet e cekura në kërkesën e të miturit janë të arsyeshme dhe se nuk ka mundësi tjera për trajtimin e shqetësimeve të të miturit. Kërkesa e të miturit që të ndahet nga personat e tjerë duhet të parashtrohet në formë të shkruar. 3. Drejtori i institucionit korrektues mund t’i urdhëroj të miturit që të ndahet nga personat tjerë të dënuar, pa kërkesën e të miturit për ndarje të tillë, vetëm nëse masa e tillë është e nevojshme: 3.1. për të parandaluar rrezikun për jetë apo shëndet të të miturit a personave të tjerë; ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 45 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 3.2. për të parandaluar kërcënimin ndaj sigurisë së institucionit korrektues të shkaktuar nga prania e vazhdueshme e të miturit brenda përbrenda gjithë njerëzve të burgut. 4. Dispozitat e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale për ndarjen nga personat tjerë të dënuar aplikohen përshtatshmërisht për ndarjen e të miturit nga personat tjerë të dënuar. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: The institution director may allow a juvenile to take leave and the juvenile is entitled to at least 3 hours a day in an open area inside the institution; solitary confinement may not be used as disciplinary punishment.
Neni 102 Pushimi vjetor dhe ndalimi i vetmisë 1. Në përputhje me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, drejtori i institucioni mund t’i lejojë të miturit pushim gjatë vitit, pas kryerjes së një të tretës (1/3) së dënimit i cili nuk mund të jetë më gjatë se tridhjetë (30) ditë brenda një viti, për t’i vizituar prindërit, prindërit birësues, bashkëshortin(ën) kujdestar(e), fëmijët, fëmijët e birësuar, vëllezërit dhe motrat e tij. 2. Pushimi zgjat deri në tridhjetë (30) ditë dhe sipas rregullit ai lejohet atëherë kur nuk mbahen mësimet. 3. I mituri ka të drejtë të kalojë të paktën tri (3) orë gjatë ditës në ambient të hapur brenda institucionit. 4. I mituri nuk i nënshtrohet vetmisë si dënim disiplinor. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: A juvenile imprisonment sentence cannot be executed after specified time periods, depending on the length of the final sentence.
Neni 103 Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit me burg për të mitur 1. Dënimi i shqiptuar me burg për të mitur nuk mund të ekzekutohet kur kalojnë: 1.1. dhjetë (10) vite nga dënimi i formës së prerë me dënim me burg për të mitur mbi pesë (5) vite; 1.2. pesë (5) vite prej dënimit të formës së prerë me dënim me burg për të mitur mbi tre (3) vite; 1.3. tre (3) vite nga dënimi i formës së prerë më dënim me burg për të mitur mbi një (1) vit; 1.4.dy (2) vite nga forma e prerë e dënimit me dënim me burg për të mitur deri në një (1) vit. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: Shpenzimet për zbatimin e masave dhe dënimeve të parashikuara me këtë Kod mbulohen nga buxheti i Kosovës.
Neni 104 Shpenzimet Shpenzimet lidhur me ekzekutimin e masave dhe dënimeve dhe parapara me këtë Kod bien në barrë të buxhetit të Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 46 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: A minor under institutional educational measures or juvenile imprisonment has specified rights during execution of the measure or sentence.
Neni 105 Të drejtat e të miturit të garantuara gjatë ekzekutimit të masas edukative institucionale dhe burgimit për të mitur 1. I mituri ndaj të cilit ekzekutohet masa edukative institucionale dhe burgimit pët të mitur ka të drejtë por duke mos u kufizuar në: 1.1. strehim që i përgjigjet kushteve bashkëkohore higjienike dhe rrethanave vendore klimatike; 1.2. marrjen me ushtrime fizike; 1.3. ushqim të përshtatshëm për ruajtjen e shëndetit; 1.4. disponim të vazhdueshëm në uji të pijshëm; 1.5. veshmbathje; 1.6. përkujdesje shëndetësore; 1.7. dërgimin e parashtresave organeve kompetente; 1.8. korrespondencë pa kufizuar; 1.9. thirrje telefonike; 1.10. pranimin e vizitave; 1.11. kalimin e kohës në lokale të veçanta; 1.12. pranimin e pakove; 1.13. punë; 1.14. shpërblim mujor; 1.15. disponimin me shpërblimin; 1.16. benificione; 1.17. të mos punoj për shkak të shtatëzënisë; 1.18. shpikje dhe inovacione teknike të arritura gjatë mbajtjes së denimit; 1.19. arsimim; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 47 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.20. informim; 1.21. ushtrimin e fesë; 2. Për të drejtat e të miturve përshtatshmërisht aplikohen dispozitat e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale nëse më këtë Kod nuk është paraparë ndryshe. KAPITULLI IV NDIHMA PAS EKZEKUTIMIT TË MASAVE PËR EDUKIMIN INSTITUCIONAL OSE BURGIMIT TË TË MITURIT - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: This article requires probation, correctional, and guardianship bodies to coordinate support for a minor during detention and after release.
Neni 106 Ndihma gjatë dhe pas lirimit 1. Gjatë tërë kohës derisa një masë e edukimit institucional ose burgimi për të mitur është duke u ekzekutuar, shërbimi sprovues mban kontakte të përhershme me të miturin, prindin, prindin adoptues apo kujdestarin e tij dhe institucionin në të cilin është vendosur i mituri. 2. Jo më vonë se tre (3) muaj para lirimit të të miturit, institucioni ose qendra korrektuese në të cilin është duke u zbatuar masa e edukimit institucional ose burgimi për të mitur i njofton prindërit e tij, prindërit birësues apo kujdestarë dhe shërbimin sprovues lidhur me këtë dhe ua propozon atyre masat për pranimin e të miturit. 3. Institucioni korrektues, e njofton gjykatën dhe Shërbimin sprovues për lirimin e të miturit. 4. Shërbimi sprovues i ofron ndihmë të miturit pas lirimit për aq kohë sa ai ka nevojë, por jo më gjatë se dymbëdhjetë (12) muaj. Nëse është në interesin e të miturit, Shërbimi sprovues mund të kërkojë ndihmë ose bashkëpunim prej Organit të Kujdestarisë ose përfaqësuesit ligjor të të miturit. 5. Pas lirimit të të miturit, Organi i Kujdestarisë ndërmerr një kujdes të veçantë për të miturin i cili nuk ka prindër apo për të miturin rrethanat familjare të të cilit nuk janë zgjidhur. 6. Kujdesi, mund të përfshijë në veçanti vendosjen, ushqimin, sigurimin e veshmbathjes, trajtimin mjekësor, rregullimin e rrethanave familjare, kryerjen e aftësimit profesional dhe punësimin e të miturit. KAPITULLI V EKZEKUTIMI I MASAVE PËR TRAJTIMIN E DETYRUESHËM REHABILITUES OSE TRAJTIMIN E DETYRUESHËM PSIKIATRIK - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: For minors, compulsory treatment measures are to be carried out in a separate ward of a special care institution, and related execution rules apply by analogy.
Neni 107 Zbatimi subsidiar 1. Dispozitat e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale për ekzekutimin e masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues dhe dispozitat e ligjit në fuqi mbi ekzekutimin e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik të shqiptuar madhorëve, zbatohen përshtatshmërisht për ekzekutimin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 48 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR këtyre masave të shqiptuara ndaj të miturve. 2. I mituri e mban masën e trajtimit të detyrueshëm në pavijon të veçantë të institucionit për kujdes të posaçëm ku këto masa ekzekutohen. PJESA E PESTË MBROJTJA E FËMIJËVE VIKTIMA TË VEPRAVE PENALE KAPITULLI I MBROJTJA E FËMIUT SI VIKTIMË NË PROCEDURËN PENALE - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: A juvenile judge or juvenile panel must try adult offenders when the victim is a child for the listed offences.
Neni 108 Dispozitat e përgjithshme 1. Gjyqtari për të mitur apo trupi gjykues për të mitur, i gjykojnë personat madhor për veprat penale kur viktima paraqitet fëmijë, për vepra penale në vijim të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Ligjit për ndalimin e bashkimit në Konflikte të Armatosura jashtë territorit të Vendit si në vijim: 1.1. rekrutimi dhe regjistrimi i personave midis moshës pesëmbëdhjetë (15) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet në konfliktin e armatosur; 1.2. skllavëria, kushtet e ngjashme me skllavërinë dhe puna e detyruar; 1.3. kontrabandimi me migrantë; 1.4. trafikimi me njerëz; 1.5. fshehja e dokumenteve të identifikimit të viktimave të skllavërisë ose trafikimit me njerëz; 1.6. rrëmbimi; 1.7. shtrëngimi; 1.8. privimi i kundërligjshëm i lirisë; 1.9. tortura; 1.10. dhunimi; 1.11. shërbime seksuale të viktimës së trafikimit; 1.12. sulmi seksual; 1.13. degradimi i integritetit seksual; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 49 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.14. keqpërdorimi seksual i personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale; 1.15. keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; 1.16. nxitja e akteve seksuale, prekjes apo aktiviteteve nga personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; 1.17. ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; 1.18. keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi; 1.19. keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin; 1.20. nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës; 1.21. mundësimi ose detyrimi në prostitucion; 1.22. ofrimi i lokaleve për prostitucion; 1.23. marrëdhëniet seksuale brenda familjes; 1.24. bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; 1.25. ndryshimi i statusit familjar të fëmijës; 1.26. marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës; 1.27. keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës; 1.28. shkelja e detyrimeve familjare; 1.29. shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës; 1.30. pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve; 1.31. mosraportimi i abuzimit të fëmijëve; 1.32. përhapja e sëmundjeve venerike; 1.33. përhapja e virusit HIV; 1.34. intoksikimi i personit tjetër me narkotikë ose substancë psikotrope; 1.35. bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 50 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.36. Martesa e Detyruar. 2. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article says Article 48 applies appropriately when judging a person for a criminal offense committed against a child.
Neni 48 i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht në gjykimin e personit për vepër penale të kryer ndaj fëmijës sipas këtij neni. - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: Criminal proceedings for offences under Article 108 follow the Criminal Procedure Code, except for punishment-order provisions and unless this Code provides otherwise.
Neni 109 Zbatimi i procedurës penale 1. Procedura penale kundër kryersit të veprës penale sipas nenit 108 të këtij Kodi zhvillohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, përveç dispozitave për dhënien e urdhrit ndëshkimor i përcaktuar me dispozitat e Kodit të procedurës penale dhe nëse nuk është paraparë ndryshe me këtë Kod. 2. Veprat penale të kryera ndaj fëmijëve i hetojnë zyrtarët e policisë të specializuar në këtë fushë. 3. Për veprat penale të parapara në nenin 108 të këtij Kodi, aplikohen edhe dispozitat e Kapitulli II për mbrojtjen e fëmijëve viktima apo dëshmitarë. 4. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: This article says Article 47 applies to procedures involving offences against a child, and that witness-protection rules also apply to protect an injured child victim of an offence under Article 108 unless this Code says otherwise.
Neni 47 i këtij Kodi zbatohet përshtatshmërisht për procedurat ku përfshihen veprat penale të kryera ndaj fëmijës. 5. Me qëllim të mbrojtjes së fëmiut të dëmtuar me veprën penale nga neni 108 të këtij kodi zbatohen edhe dispozitat tjera përkatëse të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, përjashtimisht nëse me këtë Kod nuk është përcaktuar ndryshe. KAPITULLI I II MBROJTJA E FËMIJËVE VIKTIMA APO DËSHMITARË - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: A child victim or witness has the right for their best interests to be the primary consideration in this chapter.
Neni 110 Interesi më i mirë i fëmijës Çdo fëmijë viktimë apo dëshmitar, në kontekstin e këtij kapitulli, ka të drejtë që interesi i tij më i mirë të jetë konsiderata mbizotëruese. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: A child victim or witness must be treated fairly and confidentially, and the child has the right to speak freely and contribute to decisions affecting their life.
Neni 111 Parime të përgjithshme 1. Fëmija viktimë apo dëshmitar trajtohet pa asnjë lloj diskriminimi. 2. Fëmija viktimë apo dëshmitar i veprës penale trajtohet në mënyrë miqësore dhe të ndjeshme, që respekton dinjitetin e tij gjatë gjithë procedurave ligjore, duke marrë parasysh situatën personale dhe nevojat e afërta dhe të veçanta, moshën, gjininë, aftësitë e kufizuara, nëse ka, dhe nivelin e pjekurisë së tij. 3. Ndërhyrja në jetën private të fëmijës kufizohet në minimumin e nevojshëm, siç përcaktohet në ligj, me qëllim sigurimin e standardeve të larta të dhënies së dëshmisë dhe një rezultat objektiv dhe të paanshëm të procedurave. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 51 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 4. Mbrohet fshehtësia e informacionit lidhur me fëmijën viktimë apo dëshmitar. 5. Informacioni, që priret të bëjë identifikimin e fëmijës si dëshmitar apo viktimë, nuk botohet pa lejen e shprehur qartë të gjykatës. 6. Fëmija viktimë apo dëshmitar ka të drejtë t’i shprehë pikëpamjet, opinionet dhe bindjet e tij lirisht, me fjalët e tij, dhe ka të drejtë të japë kontribut për vendimet që ndikojnë në jetën e tij, përfshirë vendimet që merren gjatë procesit gjyqësor. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: Special procedures apply when a criminal case involves a child victim, including careful treatment, limited interviews, and possible audio/video recording.
Neni 112 Veprimet procedurale 1. Kur zbatohet procedurë për vepër penale e kryer ndaj fëmijës, institucionet veprojnë me kujdes të posaçëm ndaj fëmijës i cili ka pësuar dëmtime nga vepra penale, duke e pasur parasysh moshën e tij, karakteristikat personale, nevojat e veçanta, edukimin dhe ambientin në të cilin jeton ai, në mënyrë që t’iu shmangen pasojave të mundshme të dëmshme për edukimin dhe zhvillimin e tij. Kontrollimi i fëmijës bëhet me ndihmën e pedagogut, psikologut ose të ndonjë eksperti tjetër profesional. 2. Gjyqtari kompetent do ta marr në pyetje fëmiun ose të miturin e dëmtuar me vepër penale, në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni, ashtu që gjykata, prokurori i shtetit, i mituri dhe mbrojtësi mund të parashtrojnë pyetje e të mos jenë prezent në të njejtin lokal me të dëmtuarin. Marrja në pyetje e fëmiut ose të miturit kryhet ashtu që pyetjet mund t’i parashtrojnë nëpërmjet gjyqtarit kompetent, ndërsa, sipas nevojës, me ndihmën e pedagogut, psikologut ose të personit tjetër profesional. 3. Fëmija ndaj të cilit është kryer vepër penale, mund të merret në pyetje si dëshmitar në shtëpinë e tij ose në ndonjë lokacion tjetër ku ndodhet ai ose në qendrën për punë sociale, apo përmes mjeteve teknike. Për marrjen e tillë në pyetje zbatohet paragrafi 4. i këtij neni. 4. Nëse fëmija ndaj të cilit është kryer vepra penale sipas nenit 108 të këtij kodi merret në pyetje si viktimë apo dëshmitar, marrja e tillë në pyetje zbatohet më së shumti dy (2) herë, dhe atë si në vijim: 4.1. marrja në pyetje për herë të parë zbatohet me ndihmën e psikologut dhe udhëheqet nga ana e prokurorit të shtetit. Në pamundësi të sigurimit të psikologut, marrja në pyetje zbatohet nga ana e prokurorit, pa prezencën e tij; 4.2.marrja në pyetje për herë të dytë bëhet me ndihmën e psikologut dhe udhëheqet nga ana e gjyqtarit kompetent. Në pamundësi të sigurimit të psikologut, marrja në pyetje zbatohet nga ana e gjyqtarit kompetent, pa prezencën e tij. 5. Për njoftimin dhe prezencën e të pandehurit dhe të mbrojtësit të tij, të përfaqësuesit të të dëmtuarit si dhe përfaqësuesit ligjor të tij, në të gjitha fazat e procedurës penale, zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. 6. Fëmiu si viktimë e veprës penale duhet të ketë përfaqësues të autorizuar në të gjitha fazat e procedurës penale. Për qëllim të këtij kapitulli, përfaqësuesi i autorizuar nënkupton përfaqësuesin, siç është përcaktuar në paragrafin 1. të nenit 63 të Kodit të procedurës penale. 7. Fëmiu merret në pyetje në ambient miqësor dhe të përshtatshëm për moshën dhe zhvillimin GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 52 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR e tij si dhe nevojat e veçanta. 8. Marrja në pyetje mund të incizohet ne audio dhe video dhe ai incizim transkriptohet fjalë për fjalë dhe mund të përdoret si provë. 9. Sipas paragrafit 8. të këtij neni, çdo incizim teknik i marrjes në pyetje përmes mjeteve teknike asgjësohet brenda pesë (5) viteve nga hyrja në fuqi e vendimit gjyqësor. 10. Gjyqtari kompetent e informon organin kompetent të kujdestarisë për faktet dhe provat e vërtetuara në procedurë penale të cilat kanë kontribuar ose kanë mundësuar kryerjen e veprës penale, në mënyrë që të ndërmerren masa për mbrojtjen e të drejtave dhe të mirëqenies së fëmijës. - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: If a criminal proceeding shows that a parent abuses, neglects, or violates a child's rights, the prosecutor must notify the guardianship body.
Neni 113 Heqja e të drejtave për përkujdesje prindërore Nëse gjatë procedurës penale vërtetohet se prindi i keqpërdor apo i lë pas dore detyrat prindërore dhe të drejtat, ose po i shkel të drejtat e fëmijës, prokurori e informon organin e kujdestarisë për procedurën jashtëkontestimore për heqjen e të drejtave për përkujdesje prindërore nga prindi. - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: Disa profesionistë dhe prindërit duhet të njoftojnë policinë kur kanë bazë të arsyeshme për të dyshuar se një fëmijë është viktimë e një vepre penale.
Neni 114 Obligimi për të bërë kallëzimin e veprave penale ku fëmija është viktimë 1. Është obligim i prindërve, mësuesve, mjekëve, punëtorëve social, mbrojtësve të viktimave dhe kategorive të tjera të profesionistëve, sipas rastit, që të njoftojnë policinë, në rast se kanë bazë të arsyeshme për të dyshuar se fëmija është viktimë i një vepre penale. 2. Personat, sipas paragrafit 1. të këtij neni, ndihmojnë fëmijën, derisa fëmija të marrë ndihmën e duhur profesionale. 3. Obligimi për të bërë kallëzimin, siç parashikohet në paragrafin 1. të këtij neni, e tejkalon detyrimin për fshehtësinë e informacionit, me përjashtim të rastit të konfidencialitetit avokat- klient. - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: People working with child victims or witnesses must keep information about those children confidential.
Neni 115 Fshehtësia e informacionit Përveç mbrojtjes ekzistuese ligjore për jetën private të fëmijëve viktima apo dëshmitar, me përjashtim të nenit 12 paragrafin 3. të këtij kapitulli të gjithë personat që punojnë me fëmijën viktimë apo dëshmitar, mbajnë të fshehtë gjithë informacionin për fëmijët viktima dhe dëshmitarë, që mund ta kenë marrë gjatë kryerjes së detyrës së tyre. - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: Adults convicted by final judgment for an offence under Article 108 must not be treated as candidates to work in services for children. Child-service providers must take suitable measures to keep accused persons for child-related offences away from children.
Neni 116 Mbrojtja e fëmijëve nga kontakti me kryerësit e veprës penale 1. Personi madhor i cili është dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale të paraparë në nenin 108 të këtij Kodi, nuk duhet të konsiderohet si kandidat që të punojë në një shërbim, institucion a organizatë që ofron shërbime për fëmijë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 53 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 2. Shërbimet, institucionet ose organizatat që ofrojnë shërbime për fëmijë, marrin masat e përshtatshme me qëllim që personat, të cilët janë akuzuar për një vepër penale, të cilësuar si vepër penale ndaj një fëmije, nuk janë në kontakt me fëmijët. - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: The Victim Protection and Assistance Office must protect victims’ rights in the justice system.
Neni 117 Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (në tekstin e mëtejmë: Zyra) ka për obligim që të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të viktimave në sistemin e drejtësisë. Ky obligim ekziston kryesisht gjatë procedures së hetimeve, ndjekjes dhe dënimit të një kryesi. Ky obligim përfshin edhe rastet ku shteti përmes gjykatës mund ti kufizojë të drejtat dhe privilegjet e kryesit i një urdhëri për mbrojtje. - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: The victim advocate is an authorized representative with power to inform the injured party about their rights, represent the victim’s interests in prosecutor and court proceedings, refer the victim to other service providers when needed, and act on the victim’s behalf when necessary to stop rights violations and seek protection.
Neni 118 Mbrojtësi i Viktimave Mbrojtësi i viktimave është përfaqësues i autorizuar i cili ka kompetencë për ta njoftuar palën e dëmtuar për të drejtat e tij dhe përfaqësimin e interesave të viktimës në procedurën ne prokurori dhe gjykatë, dhe kur është e nevojshme e referon viktimën tek ofruesit tjerë të shërbimeve. Mbrojtësi i viktimave vepron në emër të viktimës kur është e nevojshme për të ndaluar shkeljen e të drejtave të viktimës dhe për të kërkuar veprim për garantimin e mbrojtjes se tyre. - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: Child victims or witnesses, and certain related persons, have a right to be informed promptly about the progress of the judicial process.
Neni 119 E drejta për t’u informuar 1. Fëmija viktimë apo dëshmitar, prindërit, prindi adoptues, kujdestari, përfaqësuesi i autorizuar, mbrojtësi i viktimave, që nga kontakti i tyre i parë me procesin gjyqësor dhe gjatë gjithë këtij procesi, informohen menjëherë për rrjedhën e procesit dhe, për aq sa është e mundur dhe e përshtatshme, për sa më poshtë: 1.1. procedurat gjyqësore penale ku përfshihen të rritur dhe të miturit, përfshirë rolin e fëmijëve viktima apo dëshmitarë, rëndësia, koha dhe mënyra e dhënies së dëshmisë, si dhe mënyrat si do të kryhen intervistat gjatë procedurës përgaditore apo gjykimit; 1.2. mekanizmat ekzistues mbështetës për fëmijën viktimë apo dëshmitar kur bën ankesë dhe merr pjesë në procedurën përgatitore apo procedurën gjyqësore, përfshirë vënien e një përfaqësuesi të autorizuar ose personi tjetër të përshtatshëm, të caktuar për të ofruar asistencë, në dispozicion të viktimës; 1.3. vendi dhe orari i veçantë i seancave dhe veprimtarive të tjera përkatëse; 1.4. disponueshmërinë e masave mbrojtëse; 1.5. mekanizmat ekzistues për shqyrtimin e vendimeve që dëmtojnë fëmijën viktimë apo dëshmitar; 1.6. të drejtat përkatëse të fëmijëve viktima dhe dëshmitarë; 1.7. mundësitë ekzistuese për përftimin e dëmshpërblimit nga kryesi i veprës penale ose nga shteti përmes procesit gjyqësor, procedurës civile apo proceseve të tjera; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 54 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.8. disponueshmërinë e shërbimeve shëndetësore, psikologjike, sociale dhe shërbimeve të tjera përkatëse dhe të mjeteve që mundësojnë përdorimin e këtyre shërbimeve, si dhe disponueshmërinë e këshillave apo përfaqësimit ligjor ose të ndonjë lloji tjetër dhe mbështetjes emergjente financiare, nëse është e mundur një gjë e tillë; 1.9. progresin dhe zgjidhjen e çështjes specifike, përfshirë ndalimin, arrestimin dhe mbajtjen në gjendje paraburgimi të të akuzuarit, ndonjë ndryshim të afërt të kësaj gjendjeje, vendimin e prokurorit, zhvillimet përkatëse pas përfundimit të gjykimit dhe rezultatin përfundimtar të çështjes. - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: Për fëmijët viktimë, mbrojtja ligjore zbatohet sipas nenit 63(1) dhe (2) të Kodit të procedurës penale.
Neni 120 Mbrojtja ligjore 1. Mbrojtja ligjore për fëmijët viktimë bëhet përshtatshmërisht sipas nenit 63 paragrafi 1. dhe 2. i Kodit të procedurës penale. 2. Në rastet kur viktima ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk angazhon përfaqësues të autorizuar, gjykata ose prokurori i shtetit ose ndonjë autoritet tjetër që drejton procedurën e emëron një përfaqësues të autorizuar sipas detyrës zyrtare me shpenzime publike. - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: Kur siguria e një fëmije viktimë ose dëshmitar është në rrezik, gjyqtari kompetent vendos masa mbrojtëse për fëmijën.
Neni 121 Masat dhe urdhërat mbrojtëse 1. Në çdo fazë të procesit gjyqësor, kur siguria e fëmijës viktimë apo dëshmitar gjykohet se është në rrezik, gjyqtari kompetent vendos për marrjen e masave mbrojtëse për fëmijën. Këto masa mund të përfshijnë masat e parapara në Ligjin përkatës për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, por duke mos u kufizuar si më poshtë: 1.1. të shmanget kontakti i drejtpërdrejtë mes fëmijës viktimë ose dëshmitar dhe të akuzuarit, në çdo etapë të procesit gjyqësor; 1.2. të kërkohet mbrojtje për fëmijën viktimë apo dëshmitar nga policia ose institucionet të tjera përkatëse dhe të mos bëhet publike vendndodhja e fëmijës; 1.3. të merren ose të kërkohet nga autoritetet kompetente marrja e masave të tjera mbrojtëse që mund të gjykohen të përshtatshme. - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: The competent judge must make child witness/victim proceedings use simple, understandable language.
Neni 122 Gjuha, përkthyesi dhe masa të tjera për ndihmë të veçantë 1. Gjyqtari kompetent siguron që procedurat lidhur me dëshminë e fëmijës viktimë apo dëshmitar, të zhvillohen në një gjuhë që të jetë e thjeshtë dhe e kuptueshme për fëmijën. 2. Nëse fëmija ka nevojë për ndihmën e përkthimit në një gjuhë që fëmija e kupton, atij i vihet në dispozicion një përkthyes falas. 3. Nëse, duke patur parasysh moshën, nivelin e pjekurisë ose nevojat e veçanta individuale të fëmijës, që mund të përfshijnë, por jo vetëm, aftësitë e kufizuara, nëse ka, varfërinë apo rrezikun e riviktimizimit, vlerësohet se a duhen marrë masa për ndihmë të veçantë, me qëllim që fëmija të dëshmojë ose të marrë pjesë në procesin gjyqësor, këto masa sigurohen falas. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 55 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: A court may authorize a medical examination or body sampling for a child victim or witness only if stated conditions are met, and competent authorities must promptly arrange medical care when the child’s health is in doubt.
Neni 123 Ekzaminimet mjekësore dhe marrja e mostrave nga trupi 1. Fëmija viktimë apo dëshmitar i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor ose marrjes së një mostre nga trupi, vetëm nëse përmbushen kushtet e mëposhtme, gjykata lëshon një autorizim me shkrim për ekzaminimin mjekësor ose marrjen e ekzaminimeve nga trupi vetëm nëse ekzistojnë arsye të bazuara për të besuar se ekzaminimi ose marrja e një mostre nga trupi është i nevojshëm: 1.1. prindërit, kujdestari ose personi mbështetës i tij janë të pranishëm; 1.2.pas dëgjimit të fëmijës dhe dhënies së pëlqimit nga prindërit. 2. Nëse, në çdo etapë të fazës hetimore, ekziston një dyshim përsa i takon shëndetit të fëmijës viktimë ose dëshmitar, përfshirë shëndetin mendor të fëmijës, autoritetet kompetente që kryejnë procedurat, sigurojnë që fëmijës t’i bëhet një ekzaminim i përgjithshëm mjekësor nga një mjek sa më shpejt që të jetë e mundur. 3. Pas këtij ekzaminimi mjekësor, autoriteti kompetent që kryen procedurat, bën të gjitha përpjekjet, me qëllim që fëmija të marrë trajtimin që rekomandohet nga mjeku, përfshirë dhe shtrimin në spital nëse është i nevojshëm. - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: Fëmijët viktima ose dëshmitarë duhet të mbështeten nga një person i trajnuar gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor.
Neni 124 Personi mbështetës nga Qendra për punë sociale 1. Që nga fillimi i fazës hetimore dhe gjatë gjithë procesit gjyqësor, fëmijët viktima apo dëshmitarë mbështeten nga një person që është trajnuar dhe ka aftësi profesionale për të komunikuar me fëmijët e moshave dhe formimeve të ndryshme dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre me qëllim parandalimin e rrezikut të ushtrimit të dhunës, riviktimizimit. 2. Personi mbështetës caktohet nga gjyqtari kompetent. Përpara caktimit të tij, gjyqtari kompetent këshillohet me fëmijën dhe prindërit ose kujdestarin e tij, duke kërkuar edhe mendimin e fëmijës lidhur me gjininë e personit mbështetës që do të caktohet. 3. Personit mbështetës i jepet kohë e mjaftueshme për t’u njohur me fëmijën përpara se të bëhet intervista e parë. 4. Kur fton fëmijën në një intervistë, hetuesi informon personin mbështetës të fëmijës për kohën dhe vendin ku do të zhvillohet intervista. 5. Çdo intervistë e fëmijës viktimë apo dëshmitar, që kryhet në kuadrin e procesit gjyqësor, bëhet në prani të personit mbështetës. 6. Vazhdimësia e marrëdhënieve mes fëmijës dhe personit mbështetës sigurohet për aq sa është e mundur, gjatë gjithë procesit gjyqësor. 7. Gjyqtari kompetent, që caktoi personin mbështetës, monitoron punën e personit mbështetës dhe e ndihmon atë, sipas rastit. Nëse personi mbështetës nuk i kryen detyrat dhe funksionet e tij në përputhje me këtë kapitull, gjykata cakton një person mbështetës zëvendësues pas këshillimit me fëmijën. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 56 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: Personi mbështetës duhet t’i ofrojë fëmijës mbështetje emocionale dhe asistencë gjatë procesit gjyqësor, si edhe të koordinojë komunikimin, informacionin dhe kërkesat për masa mbrojtëse sipas nevojës.
Neni 125 Roli i personit mbështetës 1. Personi mbështetës, ndër të tjera: 1.1. i ofron fëmijës mbështetje të përgjegjshme emocionale; 1.2. i ofron fëmijës asistencë, në një mënyrë të përshtatshme për fëmijën, gjatë gjithë procesit gjyqësor. Kjo asistencë mund të përfshijë masat për zbutjen e pasojave negative të veprës penale te fëmija, masat për t’i ardhur në ndihmë fëmijës që të vazhdojë jetën e tij të përditshme, si dhe masat për t’i ardhur në ndihmë fëmijës që të përballojë çështjet administrative, që lindin nga rrethanat e çështjes; 1.3. jep këshilla nëse terapia apo këshillimi është i nevojshëm; 1.4. lidhet dhe komunikon me prindërit ose kujdestarin, familjen, miqtë dhe përfaqësuesi i autorizuar, sipas rastit; 1.5. e informon fëmijën për përbërjen e ekipit hetimor apo të gjykatës, si dhe për të gjitha çështjet e tjera që parashikohen në këtë kapitull; 1.6. duke koordinuar me përfaqësuesin e autorizuar që përfaqëson fëmijën ose në mungesë të këtij përfaqësuesi i autorizuar, diskuton me gjykatën, fëmijën dhe prindërit ose kujdestarin e tij lidhur me alternativat e ndryshme për dhënien e dëshmisë, si, për shembull, kur vihen në dispozicion, regjistrimi me video dhe mjete të tjera për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës; 1.7. duke koordinuar me avokatin që përfaqëson fëmijën ose në mungesë të këtij avokati, diskuton me policinë, prokurorin dhe gjykatën nëse është e këshillueshme që të lëshohet urdhër për masat mbrojtëse; 1.8. kërkon lëshimin e urdhrit për masat mbrojtëse, sipas rastit; 1.9. kërkon masa për asistencë të veçantë nëse rrethanat e fëmijës i justifikojnë ato. - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: A competent judge may order a child’s capacity examination only when there are convincing reasons; age alone is not enough.
Neni 126 Ekzaminimi për zotësinë 1. Ekzaminimi për zotësinë e fëmijës mund të kryhet vetëm nëse gjyqtari kompetent vlerëson se ka arsye bindëse për ta bërë këtë. Arsyet për marrjen e këtij vendimi regjistrohen në gjykatë. Gjatë marrjes së vendimit nëse duhet bërë ose jo ekzaminimi për zotësinë, konsiderata kryesore është interesi më i lartë i fëmijës. 2. Ekzaminimi për zotësinë synon të përcaktojë nëse fëmija është i zoti ose jo për të kuptuar pyetjet që i drejtohen atij në një gjuhë që është e kuptueshme për të, si dhe rëndësinë që të thuhet e vërteta. Vetëm mosha e fëmijës nuk është arsye bindëse për të kërkuar ekzaminimin për zotësinë. 3. Gjyqtari kompetent mund të caktojë një psikolog ose ekspert relevant për qëllimin e ekzaminimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 57 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR të zotësisë së fëmijës. Përveç ekspertit, personat e tjerë që mund të jenë të pranishëm gjatë ekzaminimit për zotësinë janë: 3.1.gjyqtari kompetent; 3.2.prokurori i shtetit për të mitur; 3.3. përfaqësuesi i autorizuar; 3.4.personi mbështetës; 3.5 çdo person tjetër, përfshirë prindërit ose kujdestarin e fëmijës apo kujdestarin për qëllim gjykimi, prania e të cilëve, sipas vlerësimit të gjyqtarit kompetent, është e nevojshme për mirëqenien e fëmijës. 4. Nëse gjyqtari kompetent vlerëson që ekzaminimi për zotësinë e fëmijës mund të kryhet edhe pa ekspertin prezenca e të cilit nuk mund të sigurohet, gjyqtari kompetent mund të vazhdojë me vlerësimin e zotësisë në bazë të pyetjeve të paraqitura nga prokurori dhe avokati mbrojtës. 5. Pyetjet drejtohen në një mënyrë që është e përshtatshme për fëmijën duke marrë parasysh moshën dhe nivelin e zhvillimit të tij, dhe ato nuk lidhen me çështje që përfshihen në gjykim. Me anë të këtyre pyetjeve synohet të përcaktohet aftësia e fëmijës për të kuptuar pyetjet e thjeshta dhe për t’iu përgjigjur atyre me vërtetësi. 6. Urdhri për ekzaminimet psikologjike ose psikiatrike për të vlerësuar zotësinë e fëmijës nuk lëshohet nëse nuk ka arsye bindëse për t’i bërë ato. 7. Ekzaminimi për zotësinë nuk përsëritet. - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të sigurojë ambiente të veçanta dhe miqësore për fëmijët viktima ose dëshmitarë, me kufizime për aksesin e të akuzuarve dhe me përparësi në dëgjimin e tyre.
Neni 127 Ambientet e pritjes 1. Gjykata siguron që fëmijët viktima apo dëshmitarë të kenë mundësi të presin në ambiente të posaçme pritjeje, të mobiluara në një mënyrë të përshtatshme dhe miqësore për fëmijët, përfshirë lehtësirat për personat me nevoja të veçanta. 2. Ambientet e pritjes, që përdoren nga fëmijët viktima apo dëshmitarë, nuk janë të dukshme ose të lejueshme për personat e akuzuar për kryerjen e një vepre penale. 3. Kur është e mundur, ambientet e pritjes që përdoren nga fëmijët viktima apo dëshmitarë, duhet të jenë të ndara nga ambienti i pritjes të caktuar për dëshmitarët në moshë madhore. 4. Gjyqtari kompetent, sipas rastit, mund të urdhërojë që fëmija viktimë apo dëshmitar, të presë në një vend larg sallës së gjyqit dhe ta ftojë fëmijën për t’u paraqitur kur është e nevojshme. 5. Gjyqtari kompetent i jep përparësi dëgjimit të dëshmisë së fëmijëve viktima apo dëshmitarë, me qëllim shkurtimin e kohës së pritjes gjatë paraqitjes në gjykatë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 58 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: The competent judge may let a support person accompany a child victim or witness during court proceedings, must inform the support person about requesting breaks, and may remove parents or the guardian from the hearing only if that is in the child’s best interests.
Neni 128 Mbështetja emocionale për fëmijët viktima dhe dëshmitarë 1. Përveç prindërve, kujdestarit dhe përfaqësuesit të autorizuar ose personit tjetër të përshtatshëm, që caktohet për të ofruar asistencë, gjyqtari kompetent lejon që personi mbështetës ta shoqërojë fëmijën viktimë apo dëshmitar gjatë gjithë kohës që ai merr pjesë në procedurat gjyqësore, me qëllim reduktimin e ankthit apo stresit. 2. Gjyqtari kompetent informon personin mbështetës se ai, si dhe vetë fëmija, mund t’i kërkojnë gjykatës pushim kur fëmija ka nevojë për të. 3. Gjyqtari kompetent mund të urdhërojë largimin e prindërve ose kujdestarit të fëmijës nga seanca vetëm kur kjo gjë është në interesin më të lartë të fëmijës. - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: The court and courtroom arrangement must make suitable accommodations for child victims or witnesses, and should allow the child to sit near parents, a guardian, a support person, or an authorized representative where possible.
Neni 129 Pajisjet në sallën e gjyqit 1. Gjyqtari kompetent siguron që në sallën e gjyqit të bëhen rregullimet e përshtatshme për fëmijët viktima apo dëshmitarë, si, për shembull, por pa u kufizuar vetëm në to, përdorimi i karrigeve me ndenjëse të ngritura dhe asistenca ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. 2. Plani i sallës së gjyqit siguron se, për aq sa është e mundur, fëmija të ketë mundësi të ulet pranë prindërve, kujdestarit, personit mbështetës ose përfaqësuesi i autorizuar i tij, gjatë gjithë procedurave. - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: A competent judge must not allow a perpetrator to question a child victim or witness, and the juvenile judge must prevent questions that could unnecessarily threaten, burden, or distress the child.
Neni 130 Pyetja nga pala kundërshtare Sipas rastit dhe duke marrë në konsideratë të drejtat e kryesit, gjyqtari kompetent nuk lejon pyetjen e fëmijës viktimë apo dëshmitar nga kryesi. Kjo pyetje nga pala kundërshtare mund të ndërmerret nga përfaqësuesi i autorizuar përmes gjyqtarit për të mitur, i cili ka detyrën të parandalojë drejtimin e ndonjë pyetjeje që mund ta ekspozojë fëmijën ndaj kanosjes, vështirësisë apo ankthit të panevojshëm. - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: A competent judge may order protective measures for a child victim or witness to protect privacy and physical well-being.
Neni 131 Masat për të mbrojtur jetën private dhe mirëqenien e fëmijëve viktima dhe dëshmitarë 1. Me kërkesën e fëmijës viktimë apo dëshmitar, të prindërve, kujdestarit, përfaqësuesit të autorizuar, personit mbështetës të tij, të caktuar për të ofruar asistencë ose bazuar në kërkesën e vetë institucionit, gjyqtari kompetent, duke marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës, mund të urdhërojë një ose më shumë nga masat e mëposhtme për të mbrojtur jetën private dhe mirëqenien fizike: 1.1. të fshihet nga arkivi çdo emër, adresë, vend pune, profesion apo çdo informacion tjetër, që mund të përdoret për të identifikuar fëmijën; 1.2. të ndalohet përfaqësuesi i autorizuar që të zbulojë identitetin e fëmijës apo të bëjë publik ndonjë material ose informacion që priret të çojë drejt identifikimit të fëmijës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 59 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 1.3. të urdhërojë mospublikimin e dokumenteve që identifikojnë fëmijën, deri në kohën që gjyqtari kompetent mund ta vlerësojë të përshtatshme; 1.4. të caktojë një pseudonim ose një numër për fëmijën, në rastet kur emri i plotë dhe datëlindja e fëmijës i tregohen të akuzuarit brenda një periudhe kohe të arsyeshme për të përgatitur mbrojtjen e tij; 1.5. të bëjë përpjekje për të fshehur tiparet apo përshkrimin fizik të fëmijës që jep dëshmi, ose për të parandaluar ankthin ose dëmin për fëmijën, përfshirë dhënien e dëshmisë; 1.6. prapa një xhami të patejdukshëm; 1.7. duke përdorur pajisje që ndryshojnë figurën ose zërin; 1.8. përmes pyetjes në një vend tjetër, që transmetohet njëkohësisht në sallën e gjyqit, me anë të monitorit me qark të mbyllur; 1.9. me anë të pyetjes së regjistruar në videokasetë të fëmijës dëshmitar, përpara seancës dëgjimore, në rastet kur përfaqësuesi i autorizuar i kryesit merr pjesë në pyetje dhe atij i jepet mundësia që ta pyesë fëmijën viktimë apo dëshmitar; 1.10. me anë të një eksperti të kualifikuar dhe të përshtatshëm, si, për shembull, por jo duke u kufizuar vetëm tek ai, një përkthyes për fëmijët me çrregullime të dëgjimit, shikimit dhe të folurit ose aftësi të tjera të kufizuara; 1.11. të mbahen seanca të mbyllura; 1.12. të urdhërohet largimi i përkohshëm i kryesit nga salla e gjyqit nëse fëmija nuk pranon të japë dëshmi në prani të të akuzuarit, apo nëse rrethanat tregojnë se fëmija mund të frenohet që të thotë të vërtetën në prani të atij personi. Në këto raste, avokati mbrojtës qëndron në sallën e gjyqit dhe pyet, dhe kështu garantohet e drejta e të akuzuarit për ballafaqim; 1.13. të lejohen pushime gjatë kohës që fëmija jep dëshmi; 1.14. të caktohen seancat në ato orë të ditës që janë të përshtatshme për moshën dhe pjekurinë e fëmijës; 1.15. të merret çdo masë tjetër që gjykata mund ta vlerësojë të nevojshme, përfshirë, sipas rastit, ruajtjen e fshehtësisë dhe marrjen në konsideratë të interesit më të lartë të fëmijës dhe të të drejtave të të akuzuarit. - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: The competent judge must inform the child victim or witness and their family/authorized representative about how to seek compensation, and may order the offender to return property or pay compensation to the child in several harm scenarios.
Neni 132 E drejta për kthim dhe kompensim 1. Gjyqtari kompetent e informon fëmijën viktimë apo dëshmitarin, prindërit, kujdestarin dhe përfaqësuesin e autorizuar të tij për procedurat për të kërkuar kompensim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 60 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR 2. Pas dënimit të kryesit dhe përveç ndonjë mase tjetër që është marrë kundër tij, gjyqtari kompetent, me kërkesën e prokurorit, viktimës, prindërve ose kujdestarit të tij, apo përfaqësuesit të autorizuar të viktimës, ose bazuar në kërkesën e vetë institucionit, mund të urdhërojë që kryesi i veprës penale të bëjë kthimin ose kompensimin për fëmijën, sa më poshtë: 2.1. në rastin e dëmtimit, humbjes ose shkatërrimit të pasurisë së fëmijës viktimë, si rezultat i kryerjes së veprës penale, ose arrestimit apo përpjekjes për të arrestuar kryesin e veprës penale, gjykata mund të urdhërojë autorin e veprës penale që t’i paguajë fëmijës ose përfaqësuesit të tij ligjor, vlerën e zëvendësimit të pasurisë në rast se ajo nuk mund të kthehet e plotë; 2.2. në rastin e dëmit fizik ose psikologjik ndaj fëmijës, si rezultat i kryerjes së veprës penale, ose arrestimit apo përpjekjes për të arrestuar kryesin e veprës penale, gjyqtari kompetent mund të urdhërojë kryesin e veprës penale që ta kompensojë financiarisht fëmijën për të gjitha dëmet e shkaktuara si rezultat i krimit, përfshirë shpenzimet lidhur me riintegrimin social dhe arsimor, trajtimin mjekësor, kujdesin për shëndetin mendor dhe shërbimet ligjore; 2.3. në rastin e dëmit fizik ose kërcënimit për dëm fizik ndaj fëmijës, që ka qenë pjesëtar i familjes së kryesit të veprës penale në kohën përkatëse, gjyqtari kompetent mund të urdhërojë kryesin e veprës penale që t’i paguajë fëmijës kompensim për shpenzimet e bëra si rezultat i largimit nga familja e tij. - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: The competent judge must inform the child, the parents or guardian, and the support person about the final outcome of the trial.
Neni 133 Informacioni për rezultatin përfundimtar të gjyqit 1. Gjyqtari kompetent e informon fëmijën, prindërit ose kujdestarin e tij dhe personin mbështetës për rezultatin përfundimtar të gjyqit. 2. Gjyqtari kompetent e fton personin mbështetës që t’i ofrojë mbështetje emocionale fëmijës, që ta ndihmojë atë ta pranojë rezultatin përfundimtar të gjyqit, nëse është e nevojshme. - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: After court proceedings end, the support person must contact suitable organizations or professionals to arrange counseling or further treatment for a child victim or witness, if needed. If the child must be repatriated, the support person must also contact competent authorities, including consulates, to help ensure the repatriation rules are properly applied and to assist the child with preparation.
Neni 134 Roli i personit mbështetës pas përfundimit të procedurave gjyqësore 1. Menjëherë pas përfundimit të procedurave gjyqësore, personi mbështetës lidhet me organizatat ose profesionistët e përshtatshëm, për të siguruar që fëmijës viktimë apo dëshmitar t’i ofrohet këshillim ose trajtim i mëtejshëm, nëse është e nevojshme. 2. Në rastin se fëmija viktimë apo dëshmitar duhet të riatdhesohet, personi mbështetës lidhet me autoritetet kompetente, përfshirë konsullatat, me qëllim që të sigurojë zbatimin në mënyrë korrekte të dispozitave përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare, që rregullojnë riatdhesimin e fëmijëve dhe të asistojë fëmijën gjatë përgatitjeve për riatdhesim. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 61 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR PJESA E GJASHTË DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: If a deadline is running on the day this Code enters into force, it is calculated under this Code, unless an earlier rule gives a longer deadline.
Neni 135 Dispozitat e veçanta për llogaritjen e afateve Nëse në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Kodi rrjedh ndonjë afat, afati i tillë do të llogaritet në pajtim me këtë Kod, përveç nëse sipas dispozitave më të hershme afati ka qenë më i gjatë. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: If a proposal for a measure and sentence was filed before this Code entered into force, the case must be completed under the earlier Juvenile Justice Code rules.
Neni 136 Zbatimi i dispozitave të Kodit më të hershëm në fuqi Nëse deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Kodi është paraqitur propozim për shqiptimin e masës dhe dënimit sipas dispozitave të Kodit Nr. 03/L-193 të Drejtësisë për të Mitur (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës nr.78/20.08.2010) procedura do të përfundojë në pajtim me ato dispozita. - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: Measures, final decisions, and penal sanctions covered here are to be executed under the Juvenile Justice Code’s provisions, including cases that started before this Code entered into force.
Neni 137 Ekzekutimi 1. Masat e shqiptuara të diversitetit dhe edukuese dhe vendimet e formës së prerë me të cilat është shqiptuar dënimi, e të cilat janë bërë të formës së prerë para hyrjes në fuqi të këtij Kodi, do të zbatohen në pajtim me dispozitat e Kodit Nr.03/L-193 të Drejtësisë për të Mitur (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr.78/20.08.2010). 2. Ekzekutimi i masave të diversitetit dhe edukuese si dhe të sanksioneve penale të cilat i ka filluar para hyrjes në fuqitë e këtij Kodi në pajtim me dispozitat e Kodit Nr. 03/L-193 të Drejtësisë për të Mitur (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr.78/20.08.2010), do të vazhdojë në pajtim me ato dispozita. - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: Procedures started before this Code entered into force continue under the older juvenile justice code; if such a case is annulled and sent back for retrial, the retrial follows this Code.
Neni 138 Procedurat e filluara 1. Procedurat e filluara para hyrjes në fuqi të këtij Kodi do kryhen sipas dispozitave të Kodit Nr.03/L-193 të Drejtësisë për të Mitur (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” , nr.78/ 20.08.2010 ). 2. Nëse në procedurat nga paragrafi 1. i këtij neni pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi aktgjykimi, përkatësisht aktvendimi me të cilin përfundohet procedura është anuluar dhe është kthyer në rigjykim, procedura e sërishme do të zbatohet sipas dispozitave të këtij Kodi. - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: The by-laws required by this Code must be issued within one year from the Code’s entry into force.
Neni 139 Nxjerrja e akteve nënligjore Aktet nënligjore të parapara me këtë Kod do të nxjerren në afat prej një (1) viti nga data e hyrjes në fuqi të Kodit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 17 / 18 TETOR 2018, PRISHTINË 62 KODI Nr. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: When this Code enters into force, the existing Juvenile Justice Code stops applying.
Neni 140 Pushim i vlefshmërisë së Kodit ezistues Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi pushon të vlej Kodi nr.03/L-193 i Drejtësisë për të Mitur (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 78/ 20.08.2010”). - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: This Code enters into force 15 days after publication and starts to apply 6 months after that.
Neni 141 Hyrja në fuqi dhe fillimi i zbatimit të Kodit Ky Kod hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ndërsa fillon të zbatohet gjashtë (6) muaj nga dita e hyrjes në fuqi. Kodi Nr. 06/L-006 14 shtator 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-038-2018, datë 04.10.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
KODI NR. 06/L-006 I DREJTËSISË PËR TË MITUR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in