RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT
The Minister of Internal Affairs issues Regulation (MPB) No. 04/2014 on the internal organization and job systematization of the Emergency Management Agency.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- MPB-04/2014
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
The Minister of Internal Affairs issues Regulation (MPB) No. 04/2014 on the internal organization and job systematization of the Emergency Management Agency. This provision says the regulation’s purpose is to set out the internal organization of the Agency of Emergency Management. This provision says the regulation applies to the Emergency Management Agency. This article lists AME’s organizational units and states that the agency has 95 employees. The Office of the Director General is made up of the Director General and support staff, and it has two employees.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: The Minister of Internal Affairs issues Regulation (MPB) No. 04/2014 on the internal organization and job systematization of the Emergency Management Agency.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 1 Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Në mbështetje të nenit 34, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore, nenit 38, paragrafi 6 të Rregullores Nr. 09/2011 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të nenit 23, paragrafi 12 të Rregullores Nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratë Shtetërore, Nxjerr: RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the regulation’s purpose is to set out the internal organization of the Agency of Emergency Management.
Neni 1 Qëllimi Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the regulation applies to the Emergency Management Agency.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo Rregullore zbatohet për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 04/- L-230 për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. KREU I ORGANIZIMI I BRENDSHËM I AGJENCISË SË MENAXHIMIT EMERGJENT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article lists AME’s organizational units and states that the agency has 95 employees.
Neni 3 Struktura organizative e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent 1. Struktura organizative e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (në tekstin e mëtejmë AME) është si vijon: 1.1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm; 1.2. Departamentet; dhe 1.3. Divizionet. 2. Numri i të punësuarve në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent është nëntëdhjetepesë (95). - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Office of the Director General is made up of the Director General and support staff, and it has two employees.
Neni 4 Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm përbëhet nga: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 2 1.1. Drejtori i Përgjithshëm; dhe 1.2. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 04/L-230 për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm është dy (2). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article lists the departments and divisions within the Emergency Management Agency (AME).
Neni 5 Departamentet dhe Divizionet 1. Departamentet e AME-së janë: 1.1. Departamenti i Parandalimit: 1.1.1. Divizioni i Vlerësimit të Rreziqeve; 1.1.2. Divizioni i Zvogëlimit të Rreziqeve dhe Hetimeve të Shkaqeve të Zjarrit. 1.2. Departamenti i Gatishmërisë: 1.2.1. Divizioni i Planifikimit dhe Koordinimit të Gatishmërisë Emergjente; 1.2.2. Qendra e Ushtrimeve të Integruara. 1.3. Departamenti i Operativës: 1.3.1. Divizioni i Koordinimit të Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes; 1.3.2. Divizioni i Qendrave Operative. 1.4. Departamenti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit: 1.4.1. Divizioni i Programeve dhe Standardeve të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit; 1.4.2. Divizioni i Përpunimit të të Dhënave për Zjarre dhe Vetëdijesimit Publik për Rreziqet nga Zjarri. 1.5. Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme: 1.5.1. Divizioni për Burime Njerëzore, TI dhe Shërbime Logjistike; 1.5.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa. 1.6. Divizioni i Inspektorit Kryesor; 1.7. Divizioni për Çështje Ligjore, Marrëdhënie Publike dhe Ndërkombëtare; dhe 1.8. Divizioni i Prokurimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Prevention Department has several fire- and disaster-prevention duties, and owners/users of premises must take specified protection measures required by law, technical rules, and emergency plans.
Neni 6 Departamenti i Parandalimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Parandalimit janë: 1.1. identifikimi, parandalimi dhe zvogëlimi i rreziqeve permanente ndaj njerëzve, të mirave materiale dhe mjedisit; 1.2. zhvillimi dhe menaxhimi i programeve të destinuara për zvogëlimin e humbjeve në shtëpi, biznese, shkolla, ndërtesa private/publike, shërbime dhe infrastrukturë jetike nga fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri; 1.3. identifikimi i rreziqeve, vlerësimi i dobësive dhe vendosja e strategjive për menaxhimin e rreziqeve të të gjitha llojeve; 1.4. hartimi i draft planeve të parandalimit ndaj të gjitha rreziqeve të identifikuara; 1.5. verifikimi dhe dhënia e pëlqimit profesional lidhur me aplikimin e masave të parapara për mbrojtje nga zjarri dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, nga ana e personave fizik dhe juridik; 1.6. shkëputja e ciklit të dëmeve të fatkeqësive, zhvillimit të sërishëm të tyre, dhe dëmeve të përsëritura përmes vendosjes dhe zbatimit të masave parandaluese; 1.7. ndërtimi i partneritetit me shoqatat profesionale dhe grupet joqeveritare të përfshira në politika publike, administrim, sigurime, arsim të lartë dhe shkencë të ndërtimit dhe planifikimit urban; 1.8. hulumtimi, zhvillimi dhe aplikimi i projekteve dhe teknologjisë hetimore për zhvillimin, parandalimin, shpëtimin dhe lokalizimin e zjarreve; dhe 1.9. obligimi i pronarëve, shfrytëzuesve të objekteve apo pjesëve të objektit, që të ndërmarrin masa të caktuara të mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, të përcaktuara me ligj, rregulla teknike dhe plane emergjente. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Parandalimit raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të departamentit bëjnë pjesë divizionet si në vijim: 3.1. Divizioni i Vlerësimit të Rreziqeve; dhe 3.2. Divizioni i Zvogëlimit të Rreziqeve; dhe Hetimit të Shkaqeve të Zjarrit. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Parandalimit është tetë (8). - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The risk assessment division must collect, analyze, coordinate, guide, and plan work related to identifying and managing risks.
Neni 7 Divizioni për Vlerësimin e Rreziqeve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Vlerësimit të Rreziqeve janë: 1.1. grumbullimi, identifikimi, analizimi dhe vlerësimi i të dhënave për rreziqet e mundshme që rrezikojnë jetën, të mirat materiale dhe mjedisin në përgjithësi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 4 1.2. sigurimi permanent i të dhënave për mundësitë e shfaqjes së rreziqeve, fatkeqësive dhe krizave të mundshme në nivel vendi; 1.3. menaxhimi me resurset e sektorit me qëllim të zhvillimit të projekteve dhe programeve për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve; 1.4. koordinimi i aktiviteteve për vlerësimin e prekshmërisë dhe vendosjen e strategjive për menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.5. udhëheqja e aktiviteteve të identifikimit të rreziqeve, hartimit dhe implementimit të masave parandaluese; 1.6. hartimi i udhëzimeve profesionale, standardeve dhe normave teknike në harmoni me ligjet e aplikueshme dhe rregullativat evropiane nga fusha e identifikimit dhe vlerësimit të rreziqeve; 1.7. koordinimi i aktiviteteve të sektorit me njësitë tjera të departamentit, pushtetit lokal, biznesit dhe dikastereve tjerë në lëmin e identifikimit, grumbullimit të të dhënave për rreziqet dhe vlerësimit të tyre; 1.8. planifikimi i masave dhe organizimi i resurseve për parandalimin eventual të rreziqeve. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësimin e Rreziqeve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Parandalimit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Vlerësimin e Rreziqeve është tre (3). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article sets out the duties of the division for reducing risks and investigating fire causes, including prevention, monitoring, investigation, reporting, and coordination, and says the division leader reports to the prevention department head.
Neni 8 Divizioni për Zvogëlimin e Rreziqeve dhe Hetimin e Shkaqeve të Zjarrit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Zvogëlimin e Rreziqeve dhe Hetimin e Shkaqeve të Zjarrit janë: 1.1. menaxhimi me resurset e Sektorit për Zhvillimin e Programeve, projekteve dhe planeve që kanë të bëjnë me parandalimin e rreziqeve; 1.2. menaxhimi me plane, kërkesa dhe dokumentacion që ka të bëjë me aplikimin e masave parandaluese dhe dhënia e pëlqimeve për zbatimin e këtyre masave; 1.3. drejtimi dhe harmonizimi i planeve të masave parandaluese në të gjitha nivelet; 1.4. kujdesi për hartimin e procedurave dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me aplikimin e masave parandaluese për lokacionet ku mbahen, transportohen dhe deponohen materiet e rrezikshme; 1.5. monitorimi i zbatimit të masave për parandalim të fatkeqësive gjatë ndërtimit të objekteve dhe infrastrukturës; 1.6. sensibilizimi i opinionit për rëndësinë e zbatimit të masave të parandalimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.7. obligimi i pronarëve, shfrytëzuesve të objekteve apo pjesëve të objektit, që të ndërmarrin masa të caktuara të mbrojtjes nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, të përcaktuara me ligj, norma teknike dhe plane emergjente; 1.8. përcjellja, analizimi dhe zbatimi i masave parandaluese për të gjitha llojet e rreziqeve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 5 1.9. përgatitja e draft planeve të parandalimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në funksion të zvogëlimit të humbjeve në jetë, të mira materiale dhe mjedis; 1.10. hulumtimi dhe zhvillimi i projekteve dhe teknologjisë hetimore për zbulimin dhe lokalizimin e shkaqeve të zjarreve; 1.11. shqyrtimi dhe monitorimi i aplikimit të normave teknike nga aspekti i masave për mbrojtje nga zjarri; 1.12. pjesëmarrja në hetime të shkaqeve të zjarrit sipas nevojës dhe kërkesave të organeve përkatëse të sektorit privat dhe publik; 1.13. përpilimi i raporteve përmbajtjesore për aktivitetet e kryera në fushën hetimore dhe mbajtja e evidencave përkatëse për aktivitetet e zhvilluara; 1.14. hulumtimi dhe adaptimi i përvojave ndërkombëtare në lëmin e hulumtimit dhe hetimit të shkaqeve të zjarrit; 1.15. aplikimi i standardeve hetimore për zbulimin e shkaqeve të zjarrit në vendin e ngjarjes në bashkëpunim me zbatuesit tjerë të ligjit; 1.16. bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve hetimore me njësitet e hetuesisë dhe forenzikës të Policisë së Kosovës; 1.17. koordinimi i procedurave standarde për grumbullimin dhe ruajtjen e provave të vendit të ngjarjes, për nevoja të ekzaminimit të shkakut të zjarrit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Zvogëlimin e Rreziqeve dhe Hetimin e Shkaqeve të Zjarrit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Parandalimit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Zvogëlimin e Rreziqeve dhe Hetimin e Shkaqeve të Zjarrit është katër (4). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Preparedness Department must carry out preparedness planning, coordination, standards-setting, program management, and related drafting work, and its leader reports to the Director General.
Neni 9 Departamenti i Gatishmërisë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Gatishmërisë janë: 1.1. udhëheqja e iniciativave të veçanta, drejtimi i përpjekjeve të politikave të planifikimit për gatishmëri emergjente; 1.2. rishikimi i rezultateve të politikave të gatishmërisë së përgjithshme emergjente; 1.3. ndërtimi dhe zbatimi i programit të gatishmërisë së përgjithshme ndaj rreziqeve të të gjitha llojeve; 1.4. ndërtimi dhe fuqizimi i kapacitetit të institucioneve të nivelit qendror, lokal dhe sektorit privat në lëmin e parandalimit, mbrojtjes, reagimit dhe rimëkëmbjes nga fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri; 1.5. hartimi i draft - planeve të gatishmërisë dhe reagimit kombëtar; 1.6. hartimi i draft - planeve për mbrojtjen e infrastrukturës dhe resurseve jetike; 1.7. hartimi i draft-planeve të vijimësisë së qeverisjes në koordinim me institucionet përkatëse; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 6 1.8. vendosja e standardeve dhe procedurave për nivelin përkatës të gatishmërisë emergjente; dhe 1.9. zhvillimi, menaxhimi dhe koordinimi i të gjitha programeve për ushtrime dhe ngritje të kapaciteteve në fushën e menaxhimit të emergjencave. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Gatishmërisë raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë: 3.1. Divizioni i Planifikimit dhe Koordinimit të Gatishmërisë Emergjente; dhe 3.2. Qendra e Ushtrimeve të Integruara. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Gatishmërisë është tetë (8). - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The emergency preparedness planning and coordination division has a long list of internal duties, including policy implementation, analysis, coordination, exercise planning, and support for emergency preparedness across government levels.
Neni 10 Divizioni për Planifikim dhe Koordinim të Gatishmërisë Emergjente 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Planifikimit dhe Koordinimit të Gatishmërisë Emergjente janë: 1.1. zbatimi i politikave të AME-së nga aspekti i analizave dhe planifikimit për gatishmëri emergjente; 1.2. rekomandimi dhe këshillimi në përcaktimin e kaheve të zhvillimit, bazuar në rezultatet e dala nga analizat për gatishmëri emergjente; 1.3. bashkëpunimi dhe koordinimi me institucionet tjera përkatëse në fushën e gatishmërisë emergjente; 1.4. koordinimi i aktiviteteve për hartimin e draft-planeve të vijimësisë së qeverisjes në bashkëpunim me institucionet përkatëse; 1.5. dhënia e kontributit në hartimin e planeve operative emergjente të nivelit qendror dhe lokal; 1.6. zhvillimi i analizave të nevojshme për arritjen e objektivave kryesore të gatishmërisë emergjente; 1.7. përkrahja e iniciativave brenda institucionit në zhvillimin dhe avancimin e fushës së analizave dhe planifikimit, si dhe bashkëpunimi dhe inkurajimi i subjekteve dhe iniciativave me grupet tjera të interesit, sektorin privat dhe OJQ-të; 1.8. pjesëmarrja aktive në planifikimin, përgatitjen, zbatimin dhe vlerësimin e ushtrimeve me karakter sektorial, lokal dhe qendror, si dhe përcaktimi i kritereve dhe standardeve për vlerësimin e tyre; 1.9. koordinimi dhe mbështetja e politikave zhvillimore të gatishmërisë emergjente në të gjitha nivelet e qeverisjes; 1.10. koordinimi i aktiviteteve të juridiksioneve dhe të strukturave tjera për ngritjen e nivelit të gatishmërisë emergjente; 1.11. mbështetja dhe asistimi i ngritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal në lëmin e koordinimit dhe reagimit në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 7 1.12. koordinimi i implementimit të programeve, projekteve dhe planeve për avancimin e gatishmërisë emergjente në të gjitha nivelet e qeverisjes; 1.13. koordinimi dhe harmonizimi i programeve dhe planeve të gatishmërisë emergjente në mes të niveleve të qeverisjes, sektorit privat dhe OJQ-ve; 1.14. dhënia e kontributit në hartimin e planeve të ushtrimeve në nivel vendi dhe programeve për ngritjen e kapaciteteve për nivelin e AME-së; dhe 1.15. vlerësimi i nevojave për përgatitjen e resurseve për angazhim në reagim emergjent. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim dhe Koordinim të Gatishmërisë Emergjente raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Gatishmërisë. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikim dhe Koordinim të Gatishmërisë Emergjente është katër (4). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Integrated Exercises Center must carry out its listed training, program, coordination, and equipment-maintenance tasks, and its head reports to the head of the Preparedness Department.
Neni 11 Qendra e Ushtrimeve të Integruara 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për Ushtrime të Integruara janë: 1.1. stërvitja dhe aftësimi i strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës emergjente; 1.2. hartimi i programeve për stërvitje dhe aftësim të strukturave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 1.3. zbatimi i programeve për stërvitje dhe aftësim nga fusha e menaxhimit të integruar të emergjencave; 1.4. zhvillimi dhe aplikimi i metodave shkencore dhe përvojave pozitive profesionale në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit; 1.5. realizimi i programit për aftësim profesional; 1.6. koordinimi i aktiviteteve me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në lëmin e realizimit të programeve mësimore dhe aktiviteteve të tjera; dhe 1.7. kujdesi dhe mirëmbajtja e mjeteve dhe pajisjeve për ushtrime aftësuese në qendër. 2. Udhëheqësi i Qendrës për Ushtrime të Integruara raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Gatishmërisë. 3. Numri i të punësuarve në Qendrën për Ushtrime të Integruara është tre (3). 4. Qendra për Ushtrime të Integruara është ekuivalente me divizionin. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Operations Department must coordinate emergency response activities and related operations, share information, keep an operational overview, and report to the Director General.
Neni 12 Departamenti i Operativës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Operativës janë: 1.1. koordinimi i aktiviteteve të programit të reagimit emergjent; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 8 1.2. koordinimi i të gjitha operacioneve reaguese të menaxhimit emergjent, planifikimit të reagimit, programet logjistike dhe integrimin e programeve qendrore dhe lokale për fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi tjera; 1.3. koordinimi i shpërndarjes efektive dhe efikase të ndihmës së menjëhershme emergjente tek individët dhe komunitetet e goditura dhe mbingarkuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.4. ndërtimi dhe mbajtja e pasqyrës së përbashkët operative për të gjitha situatat në shkallë vendi; 1.5. bashkërendimi i operacioneve të reagimit dhe të rimëkëmbjes afatshkurte; 1.6. grumbullimi, analizimi dhe shkëmbimi i informacioneve; 1.7. koordinimi i emergjencave dhe ngritja e bashkëveprimit me strukturat përkatëse, në nivelin me të lartë të mundshëm; dhe 1.8. informimi i përhershëm dhe me kohë i Ministrit të MPB-së nëpërmjet autoritetit të Drejtorit të Përgjithshëm të AME-së. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Operativës raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet si në vijim: 3.1. Divizioni i Koordinimit të Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes; dhe 3.2. Divizioni i Qendrave Operative. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Operativës është pesëdhjetegjashtë (56). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The division must coordinate emergency response and recovery work, support planning and training, and report to the Head of the Department of Operations.
Neni 13 Divizioni për Koordinimin e Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Koordinimit të Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes janë: 1.1. ofrimi dhe koordinimi i të gjitha operacioneve emergjente dhe planeve të veprimit gjatë fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, sipas standardeve të Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Emergjencave; 1.2. të siguruarit që koordinimi i menaxhimit emergjent të realizohet si pjesë integrale e Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Emergjencave në Kosovë; 1.3. të kujdesurit që ekipi i reagimit emergjent të siguroj raportin e shpejtë të gjendjes dhe vlerësimin preliminar të dëmeve; 1.4. ngritja dhe mbajtja e partneritetit të fortë me institucionet qeveritare, qeveritë lokale dhe grupet jo qeveritare relevante në fushën e menaxhimit emergjent; 1.5. ndërmarrja e projekteve kërkimore brenda Sistemit të Integruar të Menaxhimit Emergjent dhe me institucionet tjera përkatëse, lidhur me çështjet e reagimit emergjent; 1.6. të kujdesurit për hartimin dhe koordinimin e Planeve të Veprimit në Incidente dhe Procedurave Standarde Operative; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 9 1.7. hartimi i programeve unike dhe funksionale për koordinimin e operacioneve të reagimit; 1.8. kujdesi për zbatimin e planeve të gatishmërisë për reagim emergjent; 1.9. koordinimi i menaxhimit të aktiviteteve të rimëkëmbjes dhe ofrimit të ndihmës emergjente për qeveritë lokale dhe komunitetet e goditura nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.10. të siguruarit që projektet e propozuara për rimëkëmbje kanë marrë parasysh çështjet e ruajtjes së mjedisit, vlerave historike dhe atyre kulturore; 1.11. zhvillimi i programeve të ngritjes së kapaciteteve dhe ushtrimeve në lëmin e operacioneve të rimëkëmbjes; 1.12. përkujdes për nivelin e duhur të gatishmërisë së kapaciteteve të rimëkëmbjes nëpërmjet bashkërendimit të përpjekjeve të planifikimit dhe reagimit emergjent me Departamentin e Gatishmërisë; 1.13. organizimi i ushtrimeve në fushën e mbështetjes logjistike për operacionet e reagimit dhe rimëkëmbjes afatshkurte, në koordinim me Divizionin për TI dhe Shërbime Logjistike; dhe 1.14. ofrimi i ndihmës në hartimin dhe harmonizimin e programeve dhe planeve të rimëkëmbjes. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinimin e Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Operativës. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinimin e Operacioneve të Reagimit dhe Rimëkëmbjes është tre (3). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Operational Centers Division must carry out emergency-information and coordination tasks, operate continuously, and report to the Head of the Department of Operations.
Neni 14 Divizioni i Qendrave Operative 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Qendrave Operative janë: 1.1. shërbimi si strukturë kryesore e AME-së për grumbullimin, analizimin, shpërndarjen dhe shkëmbimin e informacioneve, koordinimin e emergjencave dhe ngritjen e koordinimit në nivelin më të lartë të mundshëm me partnerët qendror, regjional, lokal dhe të sektorit privat; 1.2. grumbullimi dhe përpunimi i informacioneve nga rrjeti regjional për të ndihmuar në zbulimin, frenimin dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera; 1.3. operimi 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, 365 ditë në vit; 1.4. sigurimi i pasqyrës reale të situatës, monitorimit të gjendjes, koordinimit të operacioneve emergjente dhe aktiviteteve të reagimit; dhe 1.5. rekomandimi i masave specifike mbrojtëse përballë kërcënimeve dhe rreziqeve që i kanosen vendit. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Qendrave Operative raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Operativës. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Qendrave Operative është dy (2). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 10 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Departamenti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit ka detyra të përcaktuara dhe udhëheqësi i tij raporton te Drejtori i Përgjithshëm.
Neni 15 Departamenti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë: 1.1. vendosja e programeve dhe standardeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit në shkallë vendi; 1.2. koordinimi i operacioneve të zjarrfikjes dhe shpëtimit jashtë juridiksionit komunal; 1.3. veprimi si mbështetës profesional i nivelit qendror për sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti i zjarrfikësve profesional, industrial dhe vullnetar; 1.4. zhvillimi dhe implementimi i programeve të mbrojtjes nga zjarri, vetëdijesimit publik, krijimit të partneriteteve me sektorin publik dhe privat; 1.5. përkrahja e zhvillimit profesional, kapacitetit operativ dhe stërvitjeve për gatishmëri për komunitetin e zjarrfikjes dhe reagimit emergjent të strukturave të sektorit qendror, lokal dhe të sektorit të industrisë; 1.6. përkrahja e entiteteve regjionale dhe lokale në grumbullimin, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave dhe raporteve speciale lidhur me ndodhjen, kontrollin dhe pasojat e çdo zjarri, incidenteve shëndetësore dhe aktiviteteve tjera emergjente; 1.7. përdorimi dhe përkrahja e zhvillimit të teknologjisë së parandalimit, mbrojtjes dhe lokalizimit të zjarrit, si dhe përkrahja e studimeve të menaxhimit të resurseve dhe operacioneve në lëmin e zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.8. koordinimi i programeve të parandalimit dhe kontrollit të zjarrvënieve të qëllimshme, me entitetet dhe organizatat publike dhe ato private; dhe 1.9. përkrahja e kujdesit ndaj shëndetit psikologjik të zjarrfikësve të të gjitha kategorive. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Zjarrfikje dhe Shpëtim raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet si në vijim: 3.1. Divizioni i Programeve dhe Standardeve të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit; dhe 3.2. Divizioni i Përpunimit të të Dhënave për Zjarre dhe Vetëdijesimit Publik për Rreziqe nga Zjarri. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Zjarrfikje dhe Shpëtim është shtatë (7). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The division must carry out standards, procedures, training-support, and planning tasks for firefighting and rescue units, and its head reports to the department head.
Neni 16 Divizioni për Programe dhe Standarde të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Programeve dhe Standardeve të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë: 1.1. planifikimi i standardizimit të mjeteve teknike lidhur me përmirësimin e gjendjes së organizimit, përgatitjes operative dhe pajisjes së njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.2. hartimi dhe përpunimi i procedurave standarde operative për veprim në operacionet e zjarrfikjes dhe shpëtimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 11 1.3. vendosja e standardeve për furnizim me pajisje, mjete dhe teknikë profesionale të njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.4. përcjellja e zhvillimeve të reja në fushën e zhvillimit të teknologjive, metodave dhe mënyrave të reja të fikjes së zjarrit; 1.5. përkrahja e zhvillimit profesional, kompletimit të kapacitetit operativ dhe trajnimeve për gatishmëri për komunitetin e zjarrfikjes dhe shpëtimit të strukturave të sektorit publik dhe privat; 1.6. planifikimi, përgatitja dhe propozimi për organizimin e seminareve profesionale dhe takimeve me kuadrot e zjarrfikjes dhe shpëtimit dhe subjekteve tjera relevante; 1.7. mbështetja e vlerësimit të vazhdueshëm të gjendjes së gatishmërisë dhe identifikimi i nevojave të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.8. vlerësimi dhe harmonizimi i draft planeve të nevojshme për trajnim dhe aftësim të pjesëtarëve të zjarrfikjes dhe shpëtimit; dhe 1.9. kujdesi për përcaktimin e standardeve dhe verifikimin e aftësive psiko-fizike të pjesëtarëve të zjarrfikjes dhe shpëtimit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Programe dhe Standarde të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Programeve dhe Standardeve të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit është tre (3). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The division must carry out analytical, data-processing, reporting, awareness, and publishing tasks related to firefighting and rescue work.
Neni 17 Divizioni për Përpunimin e të Dhënave për Zjarre dhe Vetëdijesim Publik për Rreziqet nga Zjarri 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Përpunimit të të Dhënave për Zjarre dhe Vetëdijesimit Publik për Rreziqet nga Zjarri janë: 1.1. kryerja e punëve analitike lidhur me operacionet apo intervenimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.2. analiza e intervenimeve, gjendjes së teknikës dhe pajisjeve, propozimi dhe sugjerimi i masave që duhet të ndërmerret me qëllim të shfrytëzimit optimal të resurseve njerëzore dhe materiale-teknike; 1.3. grumbullimi, përpunimi dhe azhurnimi i të dhënave në lidhje me punimin e bazës hartografike për udhëheqje të suksesshme të intervenimeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.4. përgatitja e broshurave dhe materialeve tjera profesionale dhe paraqitja e tyre në revista profesionale dhe faqe zyrtare të AME-së; 1.5. përpunimi analitik statistikor i të dhënave; 1.6. shpërndarja koherente e të dhënave për operacionet e reagimit tek strukturat përkatëse; 1.7. përgatitja e pasqyrave grafike ku pasqyrohen, numri dhe lloji i operacioneve, njësitë e angazhuara, pasojat dhe rezultatet e kryerjes së operacioneve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 12 1.8. përcjellja e vazhdueshme e gjendjes dhe performancës së teknikës së përdorur në operacionet e zjarrfikjes dhe shpëtimit; 1.9. zhvillimi dhe implementimi i programeve të parandalimit të zjarreve, ngritjes së vetëdijes dhe edukimit publik, ndërtimi i partneriteteve me sektorët publik dhe privat dhe përqendrimi i veçantë për grupet në rrezik; 1.10. krijimi, mirëmbajtja dhe shpërndarja e informacioneve operative, teknike, edukative dhe propagandistike, në forma të ndryshme; 1.11. organizimi i kampanjave publike lidhur me rëndësinë e vetëdijesimit për rreziqet nga zjarri dhe ndërmarrjen e masave përkatëse për mbrojte individuale dhe kolektive; dhe 1.12. vendosja e partneriteteve të forta me përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike për transmetimin e informacioneve të rëndësishme lidhur me rreziqet që paraqesin zjarret për komunitetin. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Përpunimin e të Dhënave për Zjarre dhe Vetëdijesimit Publik për Rreziqet nga Zjarri raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Përpunimit të të Dhënave për Zjarre dhe Vetëdijesimit Publik për Rreziqet nga Zjarri është tre (3). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Department for Finance and General Services has to manage HR information, support internal organization and services, coordinate budgeting and financial duties, maintain IT and archives, and provide logistics for AME. Its head reports to the Director General.
Neni 18 Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të AME-së, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike, mjekësore dhe të shërbimeve të teknologjisë informative; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të AME-së; 1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të AME-së; 1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së; 1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të AME-së; dhe 1.7. Ofron shërbime logjistike për AME-në. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore, TI dhe Shërbimeve Logjistike;dhe 3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 13 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përbashkëta është shtatë (7). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Article 19 assigns the Human Resources, IT and Logistics Division a set of operational duties and requires its head to report to two senior officials in different capacities.
Neni 19 Divizioni për Burime Njerëzore, TI dhe Shërbimeve Logjistike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Burime Njerëzore, TI dhe Shërbime Logjistike janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3. Kontribuon në rritjen e performances së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese; 1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj; 1.5. ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të AME-së; 1.6. siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative; 1.7. menaxhon inventarin dhe depot e AME-së; 1.8. koordinon kërkesat dhe nevojat e AME-së për mallra dhe pajisje të zyrës për punë; 1.9. menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e AME-së; dhe 1.10. mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të AME-së. 2. Udhëheqësi i Divizionit pёr Burime Njerёzore, TI dhe Shërbime Logjistike raporton tek Drejtori i Përgjithshëm, në aspektin operacional ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Burime Njerëzore, TI dhe Shërbime Logjistike është tre (3). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Division must prepare budget proposals, coordinate budget matters, report on budget execution, ensure spending follows budget rules and procedures, and manage cash reserves with internal financial control based on accountability.
Neni 20 Divizioni për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë: 1.1. Përgatitë propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të AME-së; 1.3. përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; dhe 1.5. menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 14 2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Drejtori i Përgjithshëm, në aspektin operacional ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është tre (3). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Chief Inspector Division must carry out the listed inspection, monitoring, verification, and readiness-related tasks, and the Chief Inspector reports to the General Director.
Neni 21 Divizioni i Inspektorit Kryesor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Inspektorit Kryesor janë: 1.1. përcjellja e zbatimit të masave të parandalimit dhe lehtësimit të pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; 1.2. verifikimi i gjendjes së planeve dhe përgatitjeve tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë; 1.3. verifikimi i zbatimit të detyrave të monitorimit, lajmërimit dhe paralajmërimit emergjent; 1.4. inspektimi i gjendjes së gatishmërisë emergjente të strukturave për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë dhe shërbimeve tjera emergjente; 1.5. verifikimi i standardeve të trajnimit në fushën e gatishmërisë emergjente; 1.6. monitorimi i vazhdueshëm i mënyrës së trajtimit të çështjeve administrative dhe teknike në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera; dhe 1.7. monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe standardeve nga fushëveprimi i AME-së. 2. Inspektori Kryesor raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Inspektorit Kryesor është dy (2). - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The division must carry out listed legal, public relations, and international relations tasks, and its head reports to the Director General.
Neni 22 Divizioni për Çështje Ligjore, Marrëdhënie Publike dhe Ndërkombëtare 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje Ligjore, Marrëdhënie Publike dhe Ndërkombëtare janë: 1.1. ofrimi i informatave për opinionin dhe mediat për veprimtarinë e AME-së; 1.2. pasqyrimi i punës dhe aktiviteteve të AME-së tek institucionet vendore e ndërkombëtare; 1.3. grumbullimi, përpunimi dhe publikimi i informacioneve lidhur me punën dhe aktivitetet e AME- së; 1.4. mbikëqyrja dhe redaktimi i faqes zyrtare të AME-së; 1.5. koordinimi i përgatitjes së materialeve dhe broshurave për botim dhe shpërndarje tek publiku për veprimtarinë e AME-së; 1.6. pjesëmarrja në takimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe delegacioneve të larta brenda dhe jashtë vendit për informimin e saktë të opinionit publik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 15 1.7. bashkëpunimi me mediat për organizimin e konferencave për mediat dhe intervistave, si dhe ofrimi i informatave dhe hartimi i përmbledhjeve nga paraqitja e mediave; 1.8. dhënia e deklaratave, njoftimeve, raporteve dhe publikimeve të tjera për opinionin publik; 1.9. koordinimi dhe pjesëmarrja aktive në aktivitetet e AME-së në marrëdhëniet ndërkombëtare; 1.10. përcjellja dhe mbështetja e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të organeve të AME-së në mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Komisionit Evropian dhe iniciativat tjera ndërkombëtare të kësaj natyre; 1.11. përgatitja e planit vjetor të aktiviteteve ndërkombëtare në bazë të propozimeve të të gjitha njësive organizative të AME-së dhe përcjellja e zbatimit të tij; 1.12. përgatitja, përcjellja dhe zbatimi i të gjitha aktiviteteve bilaterale me vendet me të cilat janë nënshkruar marrëveshjet për bashkëpunim dypalësh dhe me vendet tjera; 1.13. sigurimi i përkthimit verbal dhe me shkrim për aktivitetet zyrtare dhe protokollare të aktiviteteve ndërkombëtare të Drejtorit të Përgjithshëm të AME-së; 1.14. krijimi i dokumentacionit projektues për projektet të cilat financohen nga burimet e Bashkimit Evropian, si dhe burimet tjera të huaja; 1.15. pjesëmarrja në përgatitjen e raporteve përfundimtare; 1.16. ofrimi i mbështetjes ligjore në hartimin e dokumenteve dhe akteve normative nga fushëveprimi i AME-së; dhe 1.17. ofrimi i ndihmës në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i AME-së. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Çështje Ligjore, Marrëdhënie Publike dhe Ndërkombëtare raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Çështje Ligjore, Marrëdhënie Publike dhe Ndërkombëtare është tre (3). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Procurement Division must prepare, coordinate, and implement the annual procurement plan, keep procurement requests compliant with procurement rules and procedures, set tender methodology and price-evaluation procedures, and advise management on disputed contract-execution issues. Its head reports to the Director General, and the division has 2 employees.
Neni 23 Divizioni i Prokurimit 1. Detyrat dhe pёrgjegjësitё e Divizionit tё Prokurimit janё: 1.1. përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të AME-së në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2. siguron që të gjitha kërkesat e përgatitura të prokurimit janë në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3. përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; dhe 1.4. ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 16 3. Numri i tё punёsuarve nё Divizionin e Prokurimit ёshtё dy (2). KREU II ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANEVE LOKALE TË AGJENCISË SË MENAXHIMIT EMERGJENT - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says the local bodies of the Emergency Management Agency include the Emergency Operations Centers 112 (QOE 112).
Neni 24 Organet lokale të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent 1. Organet lokale të AME-së janë si vijon: 1.1. Qendrat Operative Emergjente 112 (QOE 112). - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Article 25 says Emergency Operations Centers 112 are organized in five regions of Kosovo and sets out their duties, staffing, and reporting line.
Neni 25 Qendrat Operative Emergjente 112 1. Qendrat Operative Emergjente 112 janë të organizuara në pesë (5) rajone të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Gjilan. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës Operative Emergjente 112 janë: 2.1. shërbimi si pikë qendrore për shkëmbimin e informacioneve, koordinimin e emergjencave dhe ngritjen e koordinimit ndër-komunal në nivelin më të lartë të mundshëm me partnerët regjional, lokal, organizatat jo qeveritare dhe sektorin privat; 2.2. ushtrimi i të gjitha përgjegjësive drejtuese për koordinimin e veprimeve midis strukturave të reagimit dhe mbështetjes emergjente në QOE 112; 2.3. sigurimi i mbështetjes për autoritetet lokale të menaxhimit emergjent dhe i zbatimit të veprimeve sipas prioriteteve të caktuara; 2.4. vendosja e nivelit të duhur të stafit për QOE 112 dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e efektivitetit të strukturës për të siguruar përshtatshmëri në raport me zhvillimet aktuale apo të mundshme në terren; 2.5. sigurimi i zhvillimit të mirëfilltë të koordinimit midis strukturave pjesëmarrëse në vendngjarje dhe funksioneve brenda QOE 112; 2.6. drejtimi i veprimeve rreth informimit publik me përdorimin e metodave më të mira të shpërndarjes së informacioneve; 2.7. mbajtja e lidhjeve të ngushta me menaxherët emergjent dhe zyrtarët e zgjedhur të nivelit lokal; 2.8. sigurimi i aplikimit të procedurave dhe parimeve për menaxhimin e rreziqeve për të gjitha aktivitetet e QOE 112; dhe 2.9. mban te informuar Udhëheqësin e Departamentit të Operativës për të gjitha aktivitetet e reagimit emergjent në kuadër të juridiksionit nëpërmjet Udhëheqësit të Divizionit të Qendrave Operative. 3. QOE 112 përbëhet nga: 3.1. Koordinatori; dhe 3.2. Operatorët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 17 4. Koordinatori i QOE 112 raporton tek Udhëheqësi i Divizionit të Qendrave Operative. 5. Numri i të punësuarve në këto organe lokale në nivel të rajoneve të Kosovës është pesëdhjetë (50) dhe atë: 5.1. QOE 112 Prishtinë – numri i të punësuarve dhjetë (10); 5.2. QOE 112 Mitrovicë – numri i të punësuarve dhjetë (10); 5.3. QOE 112 Pejë – numri i të punësuarve dhjetë (10); 5.4. QOE 112 Prizren – numri i të punësuarve dhjetë (10); 5.5. QOE 112 Gjilan – numri i të punësuarve dhjetë (10). KREU III DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This transitional article says the regulation still includes the internal organization section and the related organogram because AME’s workplace classification and systematization process is not yet finished.
Neni 26 Dispozitat kalimtare Rregullorja Nr. XX/2014 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së AME- së, përmban pjesën e organizimit të brendshëm dhe organogramin përkatës, meqë procesi i klasifikimit dhe sistematizimit të vendeve të punës së AME-së nuk ka përfunduar ende. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Staff may be moved within the institution when needed for the smooth running of work, and changes in staff numbers under the annual budget do not require amending this regulation except where organizational structures are created or abolished.
Neni 27 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil Brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim-ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen struktura organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e Ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën që nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.
Neni 28 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe publikohet në Gazetën Zyrtare. G A ZETA ZYRTA RE E REPU BLIKËS SË KO SO V Ë N r. 48 / 19 D H JETO R 2014 RREG U LLO RE (M PB) N R. 04/2014 PËR O RG A N IZIM IN E BREN D SH ËM D H E SISTEM ATIZIM IN E V EN D EV E TË PU N ËS N Ë AG JEN CIN Ë E M EN A XH IM IT EM ERG JEN T 18
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in