RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
This preamble states the legal bases on which the Government of Kosovo adopts the regulation.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-01/2014
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states the legal bases on which the Government of Kosovo adopts the regulation. This provision says the regulation is meant to set the internal organization of the Ministry of Culture, Youth and Sports and other state administration bodies under its supervision. This article says the regulation applies to the Ministry of Culture, Youth and Sport and other state administration bodies under its supervision. This provision lists the internal organizational units of the Ministry of Culture, Youth and Sports and states that the Ministry has 187 employees. The minister’s cabinet is made up of the Minister, Deputy Ministers, Political Advisers, and Support Staff.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
Showing 43 of 43
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states the legal bases on which the Government of Kosovo adopts the regulation.
RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93 alineja 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 34 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, dhe nenit 19 (6.2) të Rregullores Nr. 09/2011 së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nenit 23, paragrafi 10 të Rregullores Nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, Miraton : RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the regulation is meant to set the internal organization of the Ministry of Culture, Youth and Sports and other state administration bodies under its supervision.
Neni 1 Qëllimi 1. Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, me këtë rregullore nuk përcaktohet organizimi i brendshëm për organet tjera të administratës shtetërore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the regulation applies to the Ministry of Culture, Youth and Sport and other state administration bodies under its supervision.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo Rregullore zbatohet për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organet tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcaktohen me Shtojcën 7 të Rregullores së Qeverisë Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe me legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Organet tjera të administratës shtetërore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, rregullohen me rregullore të veçanta. KREU I ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANIT TË LARTË TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision lists the internal organizational units of the Ministry of Culture, Youth and Sports and states that the Ministry has 187 employees.
Neni 3 Struktura organizative 1. Struktura organizative e organit të lartë të administratës shtetërore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është si vijon: 1.1. Kabineti i Ministrit; 1.2. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm; 1.3. Departamentet; dhe 1.4. Divizionet. 2. Numri i të punësuarve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është njëqind e tetëdhjetë e shtatë (187). 7 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The minister’s cabinet is made up of the Minister, Deputy Ministers, Political Advisers, and Support Staff.
Neni 4 Kabineti i Ministrit 1. Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit përbëhet nga: 1.1. Ministri; 1.2. Zëvendës-Ministrat; 1.3. Këshilltarët Politikë; dhe 1.4. Personeli Mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit, Zëvendës-Ministrave, Këshilltarëve Politikë dhe Personelit Mbështetës përcaktohen me Rregulloren e Qeverisë Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Numri i të punësuarve në Kabinetin e Ministrit është njëzetë (20). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The provision says the Secretary General’s Office of the MKRS consists of the Secretary General and supporting staff, and that the office has three employees.
Neni 5 Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së përbëhet nga: 1.1. Sekretari i Përgjithshëm; dhe 1.2. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së, përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr. 03/L- 189 për Administratë Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së është tre (3). - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists the departments, divisions, offices, and units within the Ministry of Culture, Youth and Sport.
Neni 6 Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë: 1. Departamenti i Kulturës: 1.1. Divizioni i Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore; 1.2. Divizioni i Promovimit Kulturor; 1.3. Divizioni për Librin dhe Bibliotekat. 2. Departamenti i Rinisë: 2.1. Divizioni për Promovim, Edukim Joformal dhe Punësim; 2.2. Divizioni për Zhvillim të Politikave Rinore; 2.3. Divizioni për Parandalim dhe Integrim Shoqëror. 8 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 3. Departamenti i Sportit: 3.1. Divizioni për Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe Federatat Sportive; 3.2. Divizioni për Infrastrukturë Sportive; 3.3. Divizioni i Sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor. 4. Departamenti i Trashëgimisë Kulturore: 4.1. Divizioni për Trashëgimi Arkeologjike dhe Arkitekturore; 4.2. Divizioni për Trashëgiminë e Luajtshme dhe Shpirtërore; 4.3. Divizioni për Menaxhim të Integruar dhe Turizëm Kulturor. 5. Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. 6. Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave: 6.1. Divizioni i Integrimit Evropian; 6.2. Divizioni i Koordinimit të Politikave. 7. Departamenti Ligjor: 7.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit; 7.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 8. Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme: 8.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore; 8.2. Divizioni për Buxhet e Financa; 8.3. Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike. 9. Divizioni i Auditimit të Brendshëm. 10. Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. 11. Divizioni për Komunikim Publik. 12. Divizioni për Prokurim. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Department of Culture must prepare and implement program policies and legal rules for culture, support cultural values and diversity, and develop cultural policy aligned with European standards.
Neni 7 Departamenti i Kulturës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Kulturës janë: 1.1. Harton dhe zbaton politikat programore, me anë të të cilave realizohen objektivat afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e kulturës; 1.2. Harton dhe zbaton rregullativën ligjore që ka të bëjë me fushën e kulturës; 1.3. Përkrah dhe avancon vlerat në të gjitha sferat e kulturës dhe artit, duke nxitur institucionet, shoqatat, asociacionet tjera kulturore joqeveritare, si dhe krijuesit individualë në kultivimin e vlerave kulturore; 9 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.4. Përkrah kultivimin e shumëlloj-shmërisë kulturore; 1.5. Harton politikat zhvillimore të kult-urës për reformimin e institucioneve kulturore të Kosovës me standardet evropiane. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Kulturës raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore; 3.2. Divizioni i Promovimit Kulturor; 3.3. Divizioni për Librin dhe Bibliotekat. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Kulturës është njëzete e dy (22). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Division of Performing, Music and Visual Arts must carry out specified administrative tasks, and its head reports to the head of department.
Neni 8 Divizioni i Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore janë: 1.1. Harton dhe zhvillon politikat programore për fushën e Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore; 1.2. Mbikëqyr punët dhe aktivitetet e Institucioneve Kulturore që i mbështet ky Divizion; 1.3. Menaxhon me buxhetin e Divizionit për Institucionet Kulturore përkatëse në Divizion; 1.4. Zhvillon strategjinë për përkrahjen e teatrove amatore, private dhe grupeve të tjera artistike e folklorike, krijuesve individual dhe OJQ-ve, në bashkëpunim me nëpunësit e divizionit; 1.5. Koordinon punët dhe aktivitet me Institucionet e Kulturës, dhe me organet tjera në Ministrinë e Kulturës dhe jashtë saj. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Arteve Skenike, Muzikore dhe Pamore është nëntë (9). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Cultural Promotion Division must promote local artists, support publishing potential, promote and protect cultural diversity, and support cultural creativity. Its head reports to the head of department, and the division has seven employees.
Neni 9 Divizioni i Promovimit Kulturor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Promovimit Kulturor janë: 1.1. Promovon artistët vendës në Kosovë dhe jashtë saj; 1.2. Avancon potencialin publikues në Kosovë; 1.3. Promovon, ruan dhe nxit shumëllojshmërinë kulturore në Kosovë; 1.4. Mbështet krijimtarinë kulturore në të gjitha institucionet kulturore, shoqatat, bashkësitë, OJQ-të dhe individët. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Promovimit Kul-turor raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Promovimit Kulturor është shtatë (7). 10 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Division for Books and Libraries must carry out and supervise legal rules and programs, support books and libraries, and the division leader reports to the department leader.
Neni 10 Divizioni për Librin dhe Bibliotekat 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Librin dhe Bibliotekat janë: 1.1. Harton, zbaton, mbikëqyr rregullativën ligjore, politikat programore dhe raportet periodike në veprimtarinë botuese, librin, leximin, bibliotekarinë dhe aktivitet letrare; 1.2. Koordinon, avancon e monitoron veprimtarinë botuese dhe librin, aktivitetet letrare dhe prezantimin e tyre dinjitoz në Kosovë dhe jashtë saj, në panaire dhe aktivitete tjera përkatëse; 1.3. Pasuron fondet e bibliotekave të Kosovës dhe subvencionon ato në fushë veprimtarinë përkatëse; 1.4. Përkrah e afirmon publikimet e vlerave të mirëfillta kulturore, në bashkëpunim e partneritet me asociacionet krijuese, me botuesit dhe drejtoritë komunale të kulturës; 1.5. Ndihmon qarkullimin e librit, leximin dhe popullarizimin e tij, inkurajon krijimin e vlerave kombëtare e civilizuese; 1.6. Ndihmon avancimin e rolit dhe rëndësisë së botuesit, të autorit, përhapjes, afirmimit të prodhimit final të librit e produkteve të përafërta më të dhe krijimin e kushteve e mundësive të barabarta për të gjithë; 1.7. Ndihmon profesionalisht aktivitetet për Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore të Librit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Librin dhe Bibliotekat raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Librin dhe Bibliotekat është katër (4). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Youth Department has several duties, including drafting and implementing youth strategy, analyzing youth-related laws and programs, coordinating with relevant stakeholders, encouraging youth clubs and associations, and providing financial support to the youth sector.
Neni 11 Departamenti i Rinisë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Rinisë janë: 1.1. Harton dhe zbaton strategjinë për rininë në konsultim me donatorët, agjencitë ndërkombëtare dhe institucionet lokale; 1.2. Analizon legjislacionin, institucionet, programet dhe veprimtaritë përkatëse nga fusha e rinisë; 1.3. Bën identifikimin e grupeve të caktuara të rinisë si dhe zhvillon programe për t’u marrë me nevojat e tyre; 1.4. Bashkërendon punët dhe bashkëpunon me faktorët relevantë vendor dhe ndërkombëtar për zhvillimin dhe zbatimin koherent dhe efikas të politikave dhe resurseve të rinisë; 1.5. Inkurajon formimin e klubeve, grupeve dhe shoqatave rinore në Kosovë; 1.6. Mbështet financiarisht sektorin e rinisë në Kosovë. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Rinisë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon : 3.1. Divizioni për Promovim, Edukim Joformal dhe Punësim; 3.2. Divizioni për Zhvillim të Politikave Rinore; 11 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 3.3. Divizioni për Parandalim dhe Integrim Shoqëror. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Rinisë është tetëmbëdhjetë (18). - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The division must carry out, coordinate, plan, monitor, and report on youth education, employment, and entrepreneurship activities.
Neni 12 Divizioni për Promovim të Edukimit Joformal, Punësim dhe Ndërmarrësi 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Promovim të Edukimit Joformal, Punësim dhe Ndërmarrësi janë: 1.1. Zhvillon, zbaton dhe koordinon, realizimin e objektivave të Strategjisë Kosovare për Rini dhe Planit të Veprimit për Rini; 1.2. Planifikon buxhetin e Divizionit për Promovim të Edukimit Joformal, Punësim dhe Ndërmarrësi dhe vlerëson efikasitetin e programeve, si dhe propozon ndryshim/plotësimit e tyre; 1.3. Përpilon raporte javore, tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore; 1.4. Koordinon aktivitetet e Divizionit me institucionet tjera brenda Ministrisë, si dhe agjencitë/palët e jashtme. Në veçanti përkujdeset dhe koordinon aktivitetet rinore relevante për Divizionin me Drejtoritë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport; 1.5. Monitoron implementimin e projekteve të OJQ-ve dhe kompanive përfituese të subvencioneve nga Divizioni në sferën e promovimit të edukimit joformal, punësimit dhe ndërmarrësisë; 1.6. Nxit punësimin e të rinjve përmes trajnimeve dhe mbështetjes së ndërmarrësve të rinj; 1.7. Nxit dhe përkrah promovimin e edukimit joformal të të rinjve në funksion të zbatimit të strategjisë kosovare të rinisë, në sferën e edukimit joformal, punësimit dhe ndërmarrësisë së të rinjve. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Promovim të Edukimit Joformal Punësim dhe Ndërmarrësi raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Rinisë. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Promovim, të Edukimit Joformal Punësim dhe Ndërmarrësi është katër (4). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Youth Policy Development Division must carry out, coordinate, and monitor its youth-program work, prepare periodic reports, and its head reports to the head of the Youth Department.
Neni 13 Divizioni për Zhvillim të Politikave Rinore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Zhvillim të Politikave Rinore janë: 1.1. Zhvillon, zbaton dhe koordinon implementimin e Programeve të Divizionit për Zhvillim të Politikave Rinore në harmoni me objektivat e Departamentit të Rinisë; 1.2. Planifikon buxhetin e Divizionit për Zhvillim të Politikave Rinore dhe vlerëson efikasitetin e programeve si dhe propozon ndryshim/plotësimin e tyre në përputhje me Strategjinë Kosovare për Rini; 1.3. Përpilon raportet periodike; 1.4. Koordinon aktivitetet e Divizionit me divizionet tjera në Departament gjatë implementimit të programeve dhe politikave të Divizionit; 1.5. Koordinon aktivitetet e Divizionit me institucionet tjera brenda Ministrisë si dhe agjencitë/palët e jashtme. Në veçanti përkujdeset dhe koordinon aktivitetet rinore relevante për Divizionin me Drejtoritë Komunale për Kulturë Rini dhe Sport; 1.6. Monitoron implementimin e projekteve të OJQ-ve përfituese të subvencionuara nga Divizioni për Zhvillim të Politikave Rinore; 12 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.7. Zbaton rregullativën ligjore që ka të bëjë me fushën e rinisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillim të Politikave Rinore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Rinisë. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Zhvillim të Politikave Rinore është gjashtë (6). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Division for Prevention and Social Integration must carry out the listed program, planning, reporting, coordination, database, outreach, and monitoring tasks.
Neni 14 Divizioni për Parandalim dhe Integrim Shoqëror 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Parandalim dhe Integrim Shoqëror janë: 1.1. Harton dhe zbaton politikat programore, me anë të të cilave realizohen objektivat afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e Programeve të Divizionit për Parandalim dhe Integrim Shoqëror në harmoni me objektivat e Departamentit të Rinisë; 1.2. Planifikon buxhetin e Divizionit për Parandalim dhe Integrim Shoqëror dhe vlerëson efikasitetin e programeve si dhe propozon ndryshim/plotësimin e tyre; 1.3. Përpilon raportet periodike dhe vjetore; 1.4. Menaxhon të gjitha fazat të procesit të Shpalljes së thirrjeve për aplikime siç janë paraparë nga vijat programore të Divizionit për Parandalim dhe Integrim Shoqëror, si dhe mban kontaktin e vazhdueshëm me palët përfituese joqeveritare; 1.5. Organizon dhe mirëmban Bazën e të dhënave për OJQ- të rinore që aktivitetet e tyre janë të orientuara sipas planifikimit të Divizionit në fjalë; 1.6. Propozon politikat dhe programet sipas nevojës, në fushën e kulturës, sportit dhe rekreacionit për të rinjtë, në fushën e sigurisë njerëzore dhe në atë të edukim shëndetësor; 1.7. Organizon dhe mban bashkëpunimin me OJQ-të e specializuara të aktiviteteve promovuese, kundër dukurive negative tek te rinjtë, si, kundër drogës, pirjes se duhanit etj.; 1.8. Promovon dhe inkurajon të rinjtë për punën vullnetare në bazë të udhëzimit administrativ përkatës, për punën vullnetare të të rinjve; 1.9. Koordinon aktivitetet e Divizionit me institucionet tjera brenda Ministrisë si dhe agjencitë/palët e jashtme. Në veçanti përkujdeset dhe koordinon aktivitetet rinore relevante për Divizionin me Drejtoritë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport; 1.10. Monitoron implementimin e projekteve të OJQ-ve përfituese të subvencioneve nga Divizioni në sferën e parandalimit dhe integrimit shoqëror. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Parandalim dhe Integrim Shoqëror raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Rinisë. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Parandalim dhe Integrim Shoqëror është gjashtë (6). - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Department of Sport must carry out a set of program, legal, coordination, funding, promotion, data, and infrastructure tasks for sport development.
Neni 15 Departamenti i Sportit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Sportit janë: 1.1. Harton dhe zbaton politikat programore, me anë të të cilave realizohen objektivat afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e sportit; 1.2. Harton dhe zbaton rregullativën ligjore që ka të bëjë me fushën e sportit; 13 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.3. Koordinon punët dhe aktivitetet të divizioneve, në funksion të mbështetjes dhe avancimit të federatave përkatëse sportive, infrastrukturës, si dhe sportit për të gjithë dhe atij shkollor; 1.4. Bën vlerësimin e projekteve për Subvencionimin e klubeve, federatave dhe reprezentacioneve sportive të cilat marrin pjesë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare; 1.5. Ndihmon në ngritjen e kapaciteteve për trajnerë, gjyqtarë dhe administratorë të federatave të sportit. Ndihmon në krijimin e mekanizmave dhe programeve për aftësimin e punëtorëve sportivë, për hulumtime shkencore sportive; 1.6. Mbështet financiarisht reprezentacionet kombëtare, me prioritet sportet apo individët sportivë me rezultate kulmore në harmoni me legjislacionin; 1.7. Bën identifikimin dhe përkrah talentet e rinj sportiv; 1.8. Bën plotësimin e kritereve teknike-profesionale të infrastrukturës në bazë të kritereve të kërkuara nga asociacionet ndërkombëtare; 1.9. Përkrah riaktivizimin e klubeve sportive të mëparshme të sportit femëror me prioritet sportet olimpike; 1.10. Inkurajon përfshirjen e klubeve multi -etnike në institucionet legale dhe të licencuara të sportit të Kosovës si dhe përkrah me pajisje sportive dhe në infrastrukturë me qëllim të zhvillimit të aftësive menaxhuese në aktivitetet sportive dhe institucionet e minoriteteve; 1.11. Bën promovimin e mëtutjeshëm të qendrës për mjekësi sportive dhe institucioneve tjera referente për mjekësi sportive, ngritjen e qendrës antropologjike shkencore në nivel kombëtar e cila bën hulumtimet kërkimore shkencore të të arriturave në sport; 1.12. Bën harmonizimin e kritereve për kontroll obligues mjekësor sipas standardeve ndërkombëtare të të gjithë sportistëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë; 1.13. Grumbullon dhe publikon të dhënat për të gjitha aktivitetet dhe aktivitetet dhe infrastrukturën sportive në bashkëpunim me Entin e Statistikave. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Sportit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet: 3.1. Divizioni për Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe Federatat Sportive; 3.2. Divizioni për Infrastrukturë Sportive; 3.3. Divizioni i Sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Sportit është njëzetetre (23). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Ky nen i ngarkon divizionit të sportit për Komitetin Olimpik, Komitetin Paraolimpik dhe federatat sportive disa detyra organizative, planifikuese, buxhetore dhe koordinuese, dhe kërkon që udhëheqësi i divizionit të raportojë te udhëheqësi i Departamentit të Sportit.
Neni 16 Divizioni për Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe Federatat Sportive 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe Federatat Sportive janë: 1.1. Përgatit dhe harton politikat programore të punës, plan-programet e menaxhimit dhe monitorimit të kryerjes së aktiviteteve të rregullta të punës në funksion të përshtatjes të kapaciteteve profesionale dhe resurseve të inkuadruara në strukturat dhe mekanizmat e legjitimuara të sportit në nivel vendi; 1.2. Planifikon, implementon dhe monitoron buxhetin e politikave programore dhe mbikëqyr zbatimin efikas të tyre në tërë vendin; 14 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.3. Planifikon, përpilon, zhvillon dhe zbaton politikat programore që kanë për qëllim zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe aktiviteteve sportive konkrete në veçanti; 1.4. Harton strategjinë zhvillimore të divizionit për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme; 1.5. Koordinon punët dhe zhvillon vazhdimisht marrëdhëniet ndërkombëtare, më qëllim të zyrtarizimit të sportit kosovar në mekanizmat ndërkombëtare; 1.6. Organizon, menaxhon dhe koordinon kryerjen cilësore të detyrave dhe punëve ndërmjet drejtorive komunale të sportit, federatave të sportit, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Komitetit Paraolimpik të Kosovës. 2. Udhëheqës i Divizionit për Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe Federatat Sportive, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Sportit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe Federatat Sportive është nëntë (9). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Sports Infrastructure Division has listed duties to plan, implement, coordinate, report on, and support capital investment work, and its head reports to the head of the Sports Department.
Neni 17 Divizioni për Infrastrukturë Sportive 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Infrastrukturë Sportive janë: 1.1. Zhvillon, zbaton dhe koordinon implementimin e Programeve të Divizionit, në harmoni me objektivat e Departamentit të Sportit; 1.2. Planifikon buxhetin e Divizionit dhe vlerësimi i efikasitetit të programeve si dhe propozon ndryshim/plotësimin e tyre; 1.3. Harton raporte periodike dhe vjetore; 1.4. Koordinon aktivitetet e Divizionit me divizionet tjera në Departament gjatë implementimit të programeve dhe politikave të Divizionit; 1.5. Planifikon, vlerëson dhe koordinon aktivitetet në funksion të realizimit të projekteve në investime kapitale. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Infrastrukturë Sportive raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Sportit 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Infrastrukturë Sportive është shtatë (7). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Division for Sports for All and School Sport must carry out its listed duties, including program implementation, budgeting, reporting, coordination, and cooperation with education and sports bodies.
Neni 18 Divizioni i Sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor janë: 1.1. Zhvillon, zbaton dhe koordinon implementimin e Programeve të Divizionit në harmoni me objektivat e Departamentit të Sportit, në avancimin e Sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor; 1.2. Planifikon buxhetin e Divizionit dhevlerësimi i efikasitetit të programeve, si dhe propozon ndryshim/plotësimin e tyre; 1.3. Harton raporte periodike dhe vjetore; 1.4. Koordinon aktivitetet e Divizionit me divizionet tjera në Departament gjatë implementimit të programeve dhe politikave të Divizionit; 1.5. Bashkëpunon me ministrinë përkatëse për Arsim, kuvendet komunale, universitetet publike dhe private, si dhe institucione tjera shkollore në avancimin e sportit shkollor dhe sportit për të gjithë; 15 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.6. Bashkëpunon me të gjitha organizatat sportive, për ngritjen e vetëdijes për sportin shkollor dhe sportin për të gjithë. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor, raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Sportit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin të Sportit për të Gjithë dhe Sportit Shkollor është pesë (5). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Cultural Heritage Department must prepare and implement cultural heritage policies and legal rules, support heritage institutions and NGOs, oversee inventory work, manage the inventory database, compile the heritage list, and the department head reports to the Secretary General.
Neni 19 Departamenti i Trashëgimisë Kulturore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore janë: 1.1. Harton dhe zbaton politika programore për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore; 1.2. Harton dhe zbaton rregullativën ligjore për fushën e trashëgimisë kulturore; 1.3. Mbështet institucionet e trashëgimisë kulturore, asociacionet tjera joqeveritare, si dhe krijuesit individual në kultivimin e vlerave të trashëgimisë kulturore; 1.4. Mbikëqyr dhe koordinon inventarizimin e gjithmbarshëm të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë këtu edhe vendosjen në programin e shënimeve në nivel kombëtar; 1.5. Zhvillon strategjinë e promovimit të trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me institucionet e trashëgimisë kulturore dhe OJQ-të; 1.6. Bën koordinimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të rrjetit territorial të konservimit dhe restaurimit, si dhe mbrojtjen ligjore të tij; 1.7. Menaxhon bazën e të dhënave të inventarit për trashëgiminë kulturore, në përcaktimin e institucioneve për zgjedhjen e objekteve për mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (TKK); 1.8. Përpilon Listën e Trashëgimisë Kulturore, bazuar në Ligjin për TKK. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Trashë-gimisë Kulturore, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet: 3.1. Divizioni për Trashëgimi Arkeo-logjike dhe Arkitekturore; 3.2. Divizioni për Trashëgiminë e Luajtshme dhe Shpirtërore; 3.3. Divizioni për Menaxhim të Integruar dhe Turizëm Kulturor. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore është pesëmbëdhjetë (15). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The division must carry out, coordinate, and monitor its program activities; its leader reports to the department head; and the division has four employees.
Neni 20 Divizioni për Trashëgimi Arkeologjike dhe Arkitekturore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arkeologji dhe Arkitekturë janë: 1.1. Zhvillon, zbaton dhe koordinon, punët dhe aktivitetet në implementimin e programeve të Divizionit në harmoni me planin e punës dhe dokumentin e Politikave Programore, për dy kategoritë ligjore, si arkeologjike dhe arkitekturore; 1.2. Rekomandon aktivitetet prioritare të cilat implementohen nga institucionet vartëse; 1.3. Menaxhon dhe monitoron projektet te divizionit, si dhe harton dokumente strategjike. 16 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 2. Udhëheqësi i Divizionit për Trashëgimi Arkeologjike dhe Arkitekturore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trashëgimisë Kulturore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin Trashëgimi Arkeologjike dhe Arkitekturore është katër (4). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The division must carry out, coordinate, and monitor its programme work, recommend priority activities, prepare strategic documents, and its head reports to the head of the cultural heritage department.
Neni 21 Divizioni për Trashëgiminë e Luajtshme dhe Shpirtërore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Trashëgiminë e Luajtshme dhe Shpirtërore janë: 1.1. Zhvillon, zbaton dhe koordinon, punët dhe aktivitetet në implementimin e programeve të Divizionit, në harmoni me planin e punës dhe dokumentin e Politikave Programore për dy kategoritë ligjore si e luajtshme dhe shpirtërore; 1.2. Rekomandon i aktivitetet prioritare të cilat implementohen nga institucionet vartëse, institucione tjera relevante dhe komuniteti, në veçanti kur aktivitetet janë ne relacion me trashëgiminë shpirtërore; 1.3. Koordinon, menaxhon dhe monitoron projekte, si dhe harton dokumente strategjike. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Trashëgiminë e Luajtshme dhe Shpirtërore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trashëgimisë Kulturore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Trashëgiminë e Luajtshme dhe Shpirtërore është pesë (5). - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The division must carry out, coordinate, recommend, monitor, and draft work related to its programmes, and its head reports to the head of the Cultural Heritage Department.
Neni 22 Divizioni për Menaxhim të Integruar dhe Turizëm Kulturor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhim të Integruar dhe Turizëm Kulturor janë: 1.1. Zhvillon, zbaton dhe koordinon punët dhe aktivitetet në implementimin e programeve të Divizionit në harmoni me planin e punës dhe dokumentin e Politikave Programore, për peizazhin kulturor dhe çdo aktivitet tjetër në këtë relacion; 1.2. Rekomandon aktivitetet prioritare te cilat implementohen nga institucionet vartëse, dhe dy divizionet tjera, duke aplikuar ne tërësi qasjen e integruar; 1.3. Koordinon, menaxhon dhe monitoron, projekte dhe harton dokumente strategjike, si dhe angazhohet në përfshirjen e tyre ne planet tjera, e deri në Planin Hapësinor te Kosovës. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhim të Integruar dhe Turizëm Kulturor, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trashëgimisë Kulturore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Menaxhim të Integruar dhe Turizëm Kulturor është katër (4). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: ZDA must grant and may revoke permissions for collective rights management associations, supervise them, inform the public, and monitor international legislation in this field.
Neni 23 Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta (ZDA) 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta janë: 1.1. Jep leje shoqatave për administrim kolektiv të të drejtave; 1.2. Merr lejen e dhënë shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave, në rast të mos përmbushjes së kritereve të parapara me ligj; 1.3. Mbikëqyr veprimtarinë dhe aktivitetet e shoqatave, për administrim kolektiv të të drejtave; 1.4. Promovon dhe ndërmarr aktivitete për dhënien e informatave të duhura autorëve, bartësve të të drejtave dhe opinionit të gjerë, lidhur me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta; 17 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.5. Bën përcjelljen e legjislacionit ndërkombëtar dhe dhënien e rekomandimeve, përkitazi me fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta. 2. Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta (ZDA) do të ketë mandat të departamentit në bazë të rregullimit ligjor në vend, por do të vazhdoj të quhet ZDA. 3. Udhëheqësi i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta është katër (4). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The department supports EU integration work, monitors and reports on European Commission recommendations, coordinates ministry activities for EU and IPA funding support, shares information, and its head reports to the Secretary General.
Neni 24 Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë: 1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian; 1.2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian; 1.3. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire; 1.4. Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian; 1.5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave, në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushë- veprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Integrim Evropian; 3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave është shtatë (7). - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The European Integration Division must support, coordinate, monitor, and report on EU integration work within the ministry.
Neni 25 Divizioni për Integrime Evropiane 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane janë: 1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian; 1.2. Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit, për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike; 1.3. Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton tek institucionet relevante; 1.4. Koordinon asistencën e IPA-së, dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multilaterale, për aktivitetet e ministrisë, dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë; 1.5. Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë, gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve; 18 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.6. Ofron mbështetje strukturës organizative, përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë, sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor, gjatë harmonizimit me acquis communautaire, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVPE integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë; 1.7. Ofron mbështetje në organizimin dhe në mbarëvajtjen e takimeve të rregullta, për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushë-veprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrime Evropiane është tre (3). - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Policy Coordination Division must support ministry strategy documents, coordinate them with budget planning, provide information for the annual work plan, and support monitoring and reporting; its head reports to the department head.
Neni 26 Divizioni për Koordinim të Politikave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë mes tyre dhe me dokumentet tjera qeveritare; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë, në përgatitjen e koncept-dokumenteve për legjislacion; 1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë, me procesin e planifikimit buxhetor; 1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e Planit Vjetor të Punës, duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij, tek institucionet relevante; 1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë; 2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave është dy (2). - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Departamenti Ligjor must provide legal support, review legality, ensure harmonization and implementation of the ministry’s legal framework, and its head reports to the Secretary General.
Neni 27 Departamenti Ligjor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë: 1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar, nga fushëveprimi i ministrisë; 1.3 Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit, nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4 Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian(acquis communautaire), si dhe ligjet tjera në fuqi; 1.5. Shqyrton ligjshmërinë e akteve nënligjore, nga fushëveprimtaria e Ministrisë të cilat nxirren nga komunat; 1.6. Siguron zbatimin e legjislacionit të kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit, nga institucionet në varësi të MKRS-së, nga komunat si dhe nga organizatat tjera kulturore, rinore dhe sportive; 19 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.7. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë, për përfaqësimin e Ministrisë ne kontestet gjyqësore. 2. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit; 3.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional, në Fushën e Legjislacionit. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është trembëdhjetë (13). - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The division helps draft legislation, supports identifying issues to be regulated, gives legal advice and recommendations, and ensures implementation in line with applicable Kosovo law and acquis communautaire.
Neni 28 Divizioni për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit janë: 1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë, me ligjin e aplikueshëm në Kosovë; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë, në identifikimin e çështjeve që duhet normuar; 1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron zbatimin e legjislacionit të ministrisë, me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimi dhe Harmonizim të Legjislacionit është gjashtë (6). - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The division must coordinate ministry activities on legislative implementation, provide legal support, identify implementation problems, support drafting of proposed decisions/agreements/memoranda/contracts, coordinate with relevant institutions, and maintain the ministry’s sub-legal-act register.
Neni 29 Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Zbatim të Legjislacionit janë: 1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të ministrisë për zbatimin e legjislacionit; 1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit; 1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative; 1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim - vendimeve, propozim -marrëveshjeve, propozim- memorandumeve dhe propozim-kontratave; 1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse; 1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është pesë (5). 20 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Department of Finance and General Services must carry out HR, administrative, IT, logistics, budget, archive, and staffing-related tasks for the ministry.
Neni 30 Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, përkthimi, logjistike, si dhe të shërbimeve të teknologjisë informative; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë; 1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë; 1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së; 1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë; 1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti, bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore; 3.2. Divizioni për Buxhet e Financa; 3.3. Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike; 4. Numri i të punësuarve në Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është katërdhjetë e gjashtë (46). - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Human Resources Division must coordinate HR planning, administer recruitment, support staff performance through motivation and training plans, and ensure the procedures for recruitment, selection, discipline, complaints, leave requests, and work evaluation are applied.
Neni 31 Divizioni i Burimeve Njerëzore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese; 1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve Njerëzore, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Burimeve është trembëdhjetë (13). 21 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 22 - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Division must prepare budget proposals, coordinate budget matters, report on budget execution, ensure spending follows budget rules, manage cash reserves, and work closely with internal and external auditors. Its leader reports to two officials, and the division has 12 employees.
Neni 32 Divizioni për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat e Divizionit për Buxhet e Financa janë: 1.1. Përgatitë propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore, për të gjitha strukturat organizative të ministrisë; 1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; 1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; 1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm, në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Buxhetit dhe Financave është dymbëdhjetë (12). - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The IT and Logistics Division must provide logistical and IT support, manage inventory, transport, and the archive system, and the division leader reports to the head of the Finance and General Services Department.
Neni 33 Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbimeve Logjistike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike janë: 1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë; 1.2. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative; 1.3. Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë; 1.4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë, për mallra dhe pajisje të zyrës për punë; 1.5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë; 1.6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për TI dhe Shërbime Logjistike është nëntëmbëdhjetë (19). - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Divizioni i Auditimit të Brendshëm must sigurojë pajtimin me rregullat dhe ligjet, të përgatisë dhe dorëzojë raportime periodike, të mbikëqyrë auditimin e brendshëm, dhe të njoftojë menjëherë për shenja mashtrimi ose korrupsioni.
Neni 34 Divizioni i Auditimit të Brendshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë: 1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve, të përcaktuar me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut; RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 23 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm, për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit; 1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm; 1.6. Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm, raporton tek Ministri. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është dy (2). - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Inspektorati për Trashëgimi Kulturore must inspect cultural heritage, address unauthorized interventions, advise the competent authority, and order immediate stoppage of unauthorized damaging acts.
Neni 35 Inspektorati për Trashëgimi Kulturore; 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore janë: 1.1. Verifikon në mënyrë të pavarur integritetin dhe bën vlerësimin e kushteve dhe gjendjes së trashëgimisë kulturore, konform Ligjit për Trashëgimi Kulturore; 1.2. Vepron në raport me intervenimet (konservim, restaurim, gërmime arkeologjike, ndryshim apo shfrytëzim i veprimeve tjera) që nuk janë ndërmarrë me lejen e kërkuar me shkrim, konform Ligjit për Trashëgimi Kulturore; 1.3. Këshillon autoritetin kompetent për zbatimin e masave të duhura të ruajtjes, sanksionimit apo të shpronësimit, sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore; 1.4. Urdhëron ndërprerjen e menjëhershme të çfarëdo veprimi të paautorizuar që dëmton trashëgiminë kulturore. 2. Inspektoriati për Trashëgimi Kulturore ka mandatin e Departamentit, në bazë të rregullimit ligjor. 3. Udhëheqësi i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, raporton tek Ministri. 4. Numri i të punësuarve në Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore është pesë (5). - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Public Communication Division must support the ministry’s communication work, plan and carry out communication activities, run media conferences, prepare media materials, maintain the ministry website, and coordinate public document access requests. Its head reports to the Secretary General, and the division has four employees.
Neni 36 Divizioni për Komunikim Publik 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë: 1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit; 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë; 1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime të tjera mediale; 1.4. Mirëmban uebfaqen zyrtare të ministrisë; 1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunikim Publik është katër (4). - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Procurement Division must prepare, coordinate, and implement the ministry’s annual procurement plan, ensure procurement requests follow the rules, set procurement methodology, and advise management on disputed contract-execution issues.
Neni 37 Divizioni i Prokurimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë: 1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë, në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit, janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit, për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; 1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin, në marrjen e vendimeve, lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Prokurimit është pesë (5). KREU II ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANEVE QENDRORE TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The subordinate institutions of the Ministry of Culture, Youth and Sports are treated as central state administration bodies, and the article lists their staffing numbers.
Neni 38 Organet Qendrore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit 1.Institucionet vartëse të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kane statusin e Organeve Qendrore të Administratës Shtetërore, në përputhje me Nenin 23 të Ligjit Nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, si në vijim: 1.1. Muzeu i Kosovës, dyzetë (40); 1.2. Instituti për Mbrojtjen e Monument-eve të Kosovës, shtatëmbëdhjetë (17); 1.3. Instituti Arkeologjik i Kosovës, dhjetë (10); 1.4. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) - Prishtinë, dhjetë (10); 1.5. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) - Pejë, shtatë (7); 1.6. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) - Gjakovë, dhjetë (10); 1.7. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) - Prizren, shtatëmbëdhjetë (17); 1.8. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) - Mitrovicë, nëntë (9); 1.9. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) - Gjilan, katër (4); 1.10. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) Ferizaj, dy (2); RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 24 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 1.11. Teatri Kombëtar i Kosovës, gjashtëdhjetë e pesë (65); 1.12. Ansambli i Baletit, tridhjetë e tre (33); 1.13. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, pesëdhjetë e një (51); 1.14. Filarmonia dhe Opera e Kosovës, tetëdhjetë e pesë (85); 1.15. Kosova Filmi, pesë (5); 1.16. Galeria e Arteve të Kosovës, njëmbëdhjete (11); 1.17. Qendra Kinematografike e Kosovës, katër (4); 1.18. Biblioteka e të Verbërve ”Syri Ynë”, dy (2); 1.19. Biblioteka Kombëtare e Kosovës “ Pjetër Bogdani “, tetëdhjetë e pesë (85). 2. Numri i të punësuarve në Institucionet vartëse të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë (467). KREU III DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This transitional provision says the regulation includes the internal organization and related organizational chart, because the classification process for job positions in the Ministry and other state administration bodies under its supervision is still unfinished.
Neni 39 Dispozitat kalimtare Rregullorja Nr. 01/2014, për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së Ministrisë së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmban pjesën mbi organizimin e brendshëm dhe organogramin përkatës, meqë procesi i klasifikimit të vendeve të punës, së Ministrisë së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organeve tjera të administratës shtetërore, nën mbikëqyrjen e saj nuk ka përfunduar ende. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article says personnel mobility within the institution is allowed when needed for smooth work, staffing changes under the annual budget do not by themselves require an amendment to the Regulation except when organizational structures are created or abolished, and annual budget law provisions are part of the Regulation.
Neni 40 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil, brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin vjetor të buxhetit, nuk krijon nevojë për plotësim- ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen struktura organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e Ligjit vjetor të buxhetit, janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: When this regulation enters into force, Regulation No. 11/2012 is repealed.
Neni 41 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, shfuqizohet Rregullorja Nr. 11/2012 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 25 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 26 - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This regulation enters into force 7 days after the Prime Minister signs it and is published in the Official Gazette of Kosovo.
Neni 42 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi _________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 04. Shkurt 2014 Rregullore (QRK) - Nr. 01/2014 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është miratuar në mbledhjen e 168 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin numër Nr.02/168 me datë 29.01.2014. RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT 27 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.16 / 03 MARS 2014 28 RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) - Nr.01/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in