RREGULLORE QRK - NR. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA
This provision is the preamble introducing the regulation on institutional mechanisms for protection from discrimination in government and municipalities.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-03/2017-RR
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble introducing the regulation on institutional mechanisms for protection from discrimination in government and municipalities. This article says the regulation is meant to define the duties and responsibilities of relevant units or officials in ministries and municipalities for anti-discrimination protection, and how they coordinate, report, and cooperate with the Good Governance Office and other institutional mechanisms. Qeveria dhe komunat must act in line with the obligations under the anti-discrimination law and this regulation when exercising their powers. This article defines key terms used in the regulation. This article lists the institutional mechanisms responsible for implementing the regulation against discrimination.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE QRK - NR. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA
Showing 20 of 20
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble introducing the regulation on institutional mechanisms for protection from discrimination in government and municipalities.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 04 mAj 2017, PRISHTINË 1 RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Në pajtim me nenin 11 (2) të Ligjit Nr. 05/L -021 për mbrojtjen nga diskriminimi (Gazeta Zyrtare Nr. 16 / 26 qershor 2015), si dhe me nenin 19 (6.2) të Rregullores Nr. 09/2011 e Punës së Qeverisë (Gazeta Zyrtare nr. 15, 12.09.2011), Miraton: RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR mEKaNIZmaT INSTITUCIONaL PËR mBROjTjE NGa DISKRImINImI NË QEVERI DHE KOmUNa KaPITULLI I - DISPOZITaT E PËRGjITHSHmE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the regulation is meant to define the duties and responsibilities of relevant units or officials in ministries and municipalities for anti-discrimination protection, and how they coordinate, report, and cooperate with the Good Governance Office and other institutional mechanisms.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i detyrave dhe përgjegjësive, të njësive apo zyrtarëve përkatës për mbrojtje nga diskriminimi në ministri dhe komuna, si dhe mënyrës së koordinimit, raportimit dhe bashkëpunimit të tyre me Zyrën për Qeverisje të Mirë si dhe me mekanizmat tjerë institucional për mbrojtje nga diskriminimi. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Qeveria dhe komunat must act in line with the obligations under the anti-discrimination law and this regulation when exercising their powers.
Neni 2 Fushëveprimi Qeveria dhe komunat, gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre, janë të obliguara të veprojnë në përputhje me obligimet e dala nga Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi dhe këtë rregullore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the regulation.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në ketë rregullore kanë këtë kuptim: 1.1. Qeveri – Zyra e Kryeministrit dhe të gjitha ministritë; 1.2. Komunë - njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, siç është e përcaktuar me Ligjin nr. 03/L-041 për kufijtë administrativ të komunave; 1.3. Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM) - Zyra për Qeverisje të Mirë, Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe kundër Diskriminimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit; 1.4. Njësia përkatëse për mbrojtje nga diskriminimi - nënkupton strukturën organizative në kuadër të ministrisë apo komunës, qoftë si njësi ekzistuese apo njësi e re të cilës i caktohen detyrat e përcaktuara në këtë rregullore; 1.5. Zyrtari përkatëse për mbrojtje nga diskriminimi - nënkupton zyrtarin në kuadër të ministrisë apo komunës, qoftë zyrtari ekzistues të cilit i caktohen detyrat e përcaktuara në këtë rregullore, apo zyrtari i ri që rekrutohet, me kusht që të përmbushin kriteret e përcaktuara në këtë rregullore dhe me legjislacionin në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 04 mAj 2017, PRISHTINË 2 RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA 1.6. Ligj - Ligji Nr. 05/L -021 për mbrojtjen nga diskriminimi (Gazeta Zyrtare, Nr. 16 / 26 qershor 2015). 2. Shprehjet tjera të përdorura në këtë rregullore kanë kuptimin e njëjtë me përkufizimet e dhëna në Ligj. KaPITULLI II - mEKaNIZmaT INSTITUCIONaL PËR mBROjTjE NGa DISKRImINImI - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article lists the institutional mechanisms responsible for implementing the regulation against discrimination.
Neni 4 Mekanizmat institucional për mbrojtje nga diskriminimi 1. Mekanizmat institucional për mbrojtje nga diskriminimi, përgjegjëse për zbatimin e kësaj rregulloreje, janë: 1.1. Zyra për Qeverisje të Mirë; 1.2. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi në Ministri, dhe 1.3. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi në Komuna. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ministritë dhe komunat duhet të caktojnë një njësi ose zyrtar për mbrojtje nga diskriminimi dhe t’u japin burime të mjaftueshme nga buxheti i tyre.
Neni 5 Caktimi i njësisë apo zyrtarit përkatës për mbrojtje nga diskriminimi 1. Ministritë dhe komunat, sipas specifikave të fushë veprimtarisë së tyre, me qëllim të zbatimit të Ligjit dhe kësaj rregulloreje, obligohen që të caktojnë njësinë apo zyrtarin përkatës për mbrojtje nga diskriminimi me kapacitete profesionale dhe të ndajnë burime të mjaftueshme nga buxheti i tyre. 2. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga Diskriminimi, në kuadër të ministrive dhe komunave, janë përgjegjës për bashkëpunim, koordinim, monitorim, raportim, mbrojtje, promovim të barazisë, mundësive të barabarta si dhe koordinimin e Strategjisë për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit në pajtim me legjislacionin në fuqi apo me instrumente ndërkombëtare që zbatohen në Republikën e Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A person may be selected as the anti-discrimination officer if they meet civil service law criteria and at least have a university degree plus knowledge and experience in human rights and anti-discrimination.
Neni 6 Kriteret e përgjithshme për t’u caktuar zyrtar për mbrojtje nga diskriminimi 1. Zyrtar për mbrojtje nga diskriminimi mund të zgjidhet çdo person që plotëson kriteret e përcaktuara me Ligjin për shërbimin civil si dhe që plotëson më së paku kriteret e mëposhtme: 1.1. të ketë diplomë universitare; 1.2. të ketë njohuri dhe përvojë në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe mbrojtje nga diskriminimi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 04 mAj 2017, PRISHTINË 3 RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Institutional anti-discrimination mechanisms in the Ministry and municipalities are allocated sufficient budget funds to carry out their duties and responsibilities and to advance anti-discrimination work.
Neni 7 Burimet financiare Mekanizmave institucional për mbrojtjen nga diskriminimi, në Ministri dhe Komuna, ju ndahen mjete financiare të mjaftueshme nga buxheti i Kosovës me qëllim të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, si dhe për avancimin e çështjeve të mbrojtjes nga diskriminimi. KaPITULLI III - DETYRaT DHE PËRGjEGjËSITË SPECIFIKE TË mEKaNIZmaVE INSTITUCIONaL PËR mBROjTjE NGa DISKRImINImI - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Office for Good Governance must carry out a set of anti-discrimination and equality-support tasks, including advising government, monitoring recommendations, preparing policies, reporting yearly, and coordinating with other bodies.
Neni 8 Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Qeverisje të Mirë 1. Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuptimin e nenit 10 të Ligjit, është përgjegjëse që të: 1.1. ofron këshilla për Qeverinë, në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë; 1.2. monitoron zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit; 1.3. harton politika, strategji dhe plane të veprimit në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi; 1.4. jep mendime për projekt legjislacionin e përgatitur nga Qeveria, në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut në fuqi dhe të praktikave të qeverisjes së mirë, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit dhe këshillon e i jep rekomandime Kryeministrit dhe ministrive përkatëse në përputhje me rrethanat; 1.5. mbledhë të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera, krijon baza të të dhënave për grupet kryesore të ndjeshme, realizon studime, hulumtime dhe trajnime, në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi; 1.6. bashkëpunon me trupa përkatëse qeveritare të shteteve të tjera, si dhe me organizata ndërkombëtare, në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi; 1.7. paraqet raport çdo vit, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për zbatimin e Ligjit, dhe gjithashtu mund të hartoj raporte të veçanta për zbatimin e tij; 1.8. bashkëpunon dhe mbështet institucionet tjera të Republikës së Kosovës për të hartuar dhe zbatuar plane të veprimit për barazi dhe jo-diskriminim, integrim të barazisë dhe iniciativa për promovim të barazisë dhe luftim të diskriminimit. 2. ZQM koordinon, mbështet dhe ofron mundësi rrjetëzimi për Njësitë\Zyrtarët për mbrojtje nga diskriminimi në fushën e avancimit të njohurive të tyre përmes trajnimeve të ndryshme dhe formave tjera. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 04 mAj 2017, PRISHTINË 4 RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The ministry’s anti-discrimination unit or officer must support, advise, monitor, report on, and help coordinate anti-discrimination and equality work within the ministry.
Neni 9 Detyrat dhe përgjegjësitë e njësisë apo zyrtarit përkatës për Mbrojtje nga Diskriminimi në Ministri 1. Njësia apo Zyrtari përkatës për Mbrojtje nga Diskriminimi në kuadër të ministrisë përkatëse dhe fushëveprimit të ministrisë përkatëse, është përgjegjës që të: 1.1. ofron mbështetje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive të ministrisë për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi; 1.2. mbështet dhe promovon praktikat e mira për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin si dhe promovuar barazinë; 1.3. informon dhe udhëzon për të drejtën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe për mjetet ligjore të disponueshme për këtë mbrojtje për të gjithë punonjësit dhe personat që pretendojnë që janë të diskriminuar; 1.4. zhvillojë dialogun e rregullt me institucionet dhe organizatat jo qeveritare dhe grupet e ndjeshme në lidhje me çështjet e diskriminimin; 1.5. propozon masa afirmative me qëllim të parandalimit ose kompensimit të pafavorshëm të grupeve ose personave të lidhur me ndonjë prej bazave të përcaktuara në Nenin 1 të Ligjit; 1.6. bashkëpunon dhe këshillon njësinë përkatëse të burimeve njerëzore, lidhur me kriteret për mundësi dhe trajtim të barabartë e të cilat duhet të respektohen dhe zbatohet gjatë procesi të rekrutimit konform legjislacionit në fuqi; 1.7. monitoron zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit; 1.8. bashkëpunon dhe mbështet ZQM-në në hartimin e planeve relevante të veprimit mbi mbrojtjen nga diskriminimin dhe barazinë, paraqet raport çdo vit, në ZQM, për zbatimin e Ligjit në nivel ministrie sipas formatit të përcaktuar nga ZQM, dhe gjithashtu harton raporte të veçanta për zbatimin e tij; 1.9. ofron këshilla dhe rekomandime për Ministrinë, në çështjet për mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimin e barazisë; 1.10. jep mendime për projekt legjislacionin e përgatitur nga ministria, në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut në fuqi dhe të praktikave të qeverisjes së mirë, në bashkëpunim me Departamentin Ligjor; 1.11. mbledh të dhëna statistikore ne përputhje me nenin 10 (1.5) të Ligjit lidhur me mbrojtjen nga diskriminimi mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të Ligjit si dhe të dhëna tjera, në nivel ministror dhe raporton tek Zyra për Qeverisje të Mirë sipas formatit të përgatitur nga ZQM-ja; 1.12. bashkëpunon dhe mbështet njësitë tjera të ministrisë për të hartuar dhe zbatuar plane të veprimit për mbrojtjen nga diskriminimi, dhe iniciativa për promovimin e mbrojtjes dhe luftimin e diskriminimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 04 mAj 2017, PRISHTINË 5 RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA 1.13. Në koordinim të ngushtë me strukturat tjera organizative që veprojnë në kuadër të Ministrisë, promovon të drejtat e njeriut, integrimin e barazisë dhe mbrojtjen nga diskriminimi në të gjitha politikat, programet dhe praktikat/funksionet e ministrisë përkatëse. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The municipality’s anti-discrimination unit or officer must support local policy work, coordinate anti-discrimination activities, report annually to ZQM, collect data, inform workers and complainants, and publish reports and recommendations.
Neni 10 Detyrat dhe përgjegjësitë e njësisë dhe zyrtarit përkatës për mbrojtje nga diskriminimi në Komunë 1. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi, në kuadër të komunës përkatëse dhe fushëveprimit të komunës përkatëse, është përgjegjës që të: 1.1. ofron mbështetje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe planeve lokale për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi në komunën përkatëse; 1.2. mbështet dhe promovon praktikat e mira dhe ndihmon në ngritjen e kapaciteteve të komunës për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin dhe promovuar barazinë në zbatimin e funksioneve të saj; 1.3. në koordinim të ngushtë me strukturat tjera organizative që veprojnë në kuadër të Komunës, promovon mbrojtjen nga diskriminimi në të gjitha politikat/ dhe funksionet e Komunës; 1.4. bashkëpunon me Avokatin e Popullit në sigurimin e zbatimit të çdo rekomandimi për komunën, të dalë nga rastet e diskriminimit ku ky institucion ka vendosur; 1.5. informon dhe udhëzon në formën verbale apo të shkruar për të drejtën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe për mjetet ligjore të disponueshme për këtë mbrojtje për të gjithë punonjësit dhe personat që pretendojnë që janë të diskriminuar; 1.6. prezanton një raport vjetor tek ZQM-ja sipas formatit të përcaktuar nga ajo mbi zbatimin e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi në kuadër të komunës, bashkëpunon dhe mbështet ZQM-në në hartimin e planeve relevante të veprimit lidhur me zbatimin e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi; 1.7. mbledh të dhëna statistikore lidhur me rastet e diskriminimit, mbi bazat e përcaktuara në nenin një (1) të Ligjit si dhe të dhëna tjera, në nivel komunal dhe raporton tek ZQM- ja; 1.8. zhvillon aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi lidhur me promovimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, si dhe të kryejë hulumtime, sondazhe në çështjet e diskriminimit; 1.9. merr pjesë në cilësinë e vëzhguesve në komisionet disiplinore dhe të ankesave në kuadër të komunës; 1.10. të publikojë raporte dhe të bëjë rekomandime për çfarëdo lloj çështjeje që lidhet me diskriminimin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 04 mAj 2017, PRISHTINË 6 RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The MAPL division must monitor human rights and anti-discrimination compliance for municipal services and send municipal monthly reports to ZQM in a unified way.
Neni 11 Detyrat dhe përgjegjësitë e njësisë përkatëse për Mbrojtje nga Diskriminimi në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 1. Divizioni për Avancimin e të Drejtave e Njeriut në Komuna, që është në kuadër të Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale të MAPL-së, apo në njësinë përkatëse pasuese, është njësi përkatëse për Mbrojtje nga Diskriminimi në kuadër të MAPL- së, përveç detyrave dhe përgjegjësive të njësisë përkatëse, ka edhe detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim: 1.1. Monitoron respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi për shërbimet e ofruara nga komunat; 1.2. është përgjegjëse që raportet mujore të komunave t’i përcjell në mënyrë të unifikuar në ZQM. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Officials in ministries and municipalities must cooperate and coordinate with the relevant anti-discrimination unit or officer.
Neni 12 Bashkëpunimi 1. Të gjithë zyrtarët në kuadër të ministrive dhe komunave janë të obliguar të bashkëpunojnë dhe t’i bashkërendojnë aktivitetet e tyre me njësinë apo zyrtarin përkatës për mbrojtje nga diskriminimi. 2. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi i institucionit përkatës është i obliguar të bashkëpunojë dhe t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta në bashkërendim dhe koordinim të plotë me ZQM-në si dhe me institucionet tjera kompetente sipas ligjit. 3. ZQM-ja mban kontakte dhe takime të rregullta dhe sipas nevojës me zyrtarët përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi 4. Zyrtarët përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi përgatisin planin vjetor të punës në përputhje me detyrat, obligimet e përcaktuara me dokumentet sektoriale dhe komunale si dhe dokumentet tjera strategjike të aprovuara nga Qeveria e Kosovës.. 5. ZQM-ja dhe zyrtarët përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi, brenda institucionit të nivelit qendror ose lokal, shkëmbejnë dhe sigurojnë informata për Avokatin e Popullit në afatet ligjore, për çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga diskriminimi dhe ato që u përkasin rekomandimeve të Avokatit të Popullit. KaPITULLI IV – PLaNIFIKImI, RaPORTImI, DHE NGRITja E KaPaCITETEVE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The discrimination-prevention unit or officer must prepare annual plans, involve civil society in planning, follow reporting rules, and report to the specified superiors and ZQM.
Neni 13 Planifikimi dhe raportimi 1. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi hartojnë planet e tyre vjetore në përputhje me dokumentet strategjike dhe prioritetet e aprovuara nga Qeveria e Kosovës si dhe dokumente të tjera sektoriale dhe komunale. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 04 mAj 2017, PRISHTINË 7 RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA 2. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi siguron pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile me fokus në çështjet e mbrojtjes nga diskriminimi në të gjitha aktivitetet planifikuese. 3. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi në vijë vertikale i raportojnë: 3.1. në nivelin ministror, drejtpërsëdrejti Sekretarit të Përgjithshëm, 3.2. në nivelin komunal, drejtpërsëdrejti Kryetarit të Komunës. 3.3. Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut-MAPL për çështjet profesionale, të përcaktuara në këtë rregullore, i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm ndërsa për çështjet administrative drejtorit të departamentit. 4. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi, në nivelin ministror obligohen t’i raportojnë ZQM-së për zbatimin e kësaj rregulloreje si dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtje nga diskriminimi dhe pranojnë udhëzime, orientime dhe zbatojnë ato me përpikmëri dhe efiçiencë profesionale. 5. Njësia apo zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi në Komuna raporton tek Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për zbatimin e kësaj rregulloreje si dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtje nga diskriminimi. 6. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi obligohet të raportoj sipas kritereve kohore, standardeve dhe instrumenteve raportuese të përcaktuara nga ZQM-ja, në përputhje me natyrën e dokumentit apo aktivitetit për të cilin raportohet. 7. ZQM obligohet të hartojë dhe të bëjë publike instrumentet raportuese dhe të ofrojë aktivitete orientuese dhe aftësuese për zyrtarët për mbrojtje nga diskriminimi kur kjo vlerësohet si e nevojshme. 8. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi obligohet të marr pjesë në aktivitetet e parapara në paragrafin 7 të këtij neni për të siguruar raportimin efektiv në të gjitha nivelet e raportimit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The relevant anti-discrimination unit or officer must follow capacity-building activities, use the knowledge gained in daily work, and pass that knowledge on to other civil servants.
Neni 14 Ngitja e kapaciteteve 1. Njësia apo Zyrtari përkatës për mbrojtje nga diskriminimi: 1.1. obligohen të ndjekin të gjitha aktivitetet që synojnë të zhvillojnë kapacitetet e tyre në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe më gjerë; 1.2. kanë të drejtë të propozojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete për zhvillim profesional për veten e tyre dhe punonjësit e shërbimit civil me synim përmirësimin dhe avancimin e çështjeve të mbrojtjes nga diskriminimi dhe zbatimin e politikave publike në formë adekuate. 1.3. obligohen të venë në shfrytëzim në punën e tyre të përditshme njohurinë dhe dijen e përftuar në aktivitetet për zhvillim kapacitetesh dhe të transferojnë dijet dhe njohuritë e fituara te nëpunësit tjerë civilë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 04 mAj 2017, PRISHTINË 8 RREGULLORE QRK - Nr. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA KaPITULLI V DISPOZITaT KaLImTaRE DHE PËRFUNDImTaRE - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The relevant ministry/municipality leader must assess local needs and appoint the appropriate anti-discrimination unit or officer; ministries and municipalities must also appoint qualifying human-rights-unit staff, and general secretaries/mayors must do this within 3 months after the regulation enters into force.
Neni 15 Dispozitat kalimtare 1. Udhëheqësi i Ministrisë/komunës përkatëse bënë vlerësimin e nevojave specifike të Ministrisë/komunës përkatëse dhe sipas këtij vlerësimi cakton Njësinë apo zyrtarin përkatës për mbrojtjen nga diskriminimi me qëllim të zbatimit të Ligjit si dhe të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara me këtë Rregullore. 2. Zyrtarët e punësuar në Njësitë aktuale për të drejtat e njeriut në kuadër të ministrive dhe komunave, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara me këtë rregullore caktohen nga ministria apo komuna zyrtar përkatës për mbrojtje nga diskriminimi. 3. Obligohen Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive dhe Kryetarët e Komunave që në afat prej më së largu tre muajsh pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje të caktojnë njësinë dhe/apo zyrtarin/ët përkatës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Office for Good Governance must promote this regulation after it enters into force and prepare implementation guides when needed and requested.
Neni 16 Promovimi Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me zyrtarët përkatës për mbrojtje nga diskriminimi në ministri dhe komuna, pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje bënë promovimin e saj dhe sipas nevojave dhe kërkesave përgatit udhëzues për zbatimin e kësaj rregulloreje. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article repeals Administrative Instruction no. 2011/04 on human rights units when this regulation enters into force.
Neni 17 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje shfuqizohet Udhëzimi Administrativ nr. 2011/04 për njësitë e të drejtave të njeriut. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This regulation and later amendments are published in the Official Gazette.
Neni 18 Botimi në Gazetën Zyrtare Kjo Rregullore dhe ndryshimet e mëpasshme të saj botohen në “Gazetën Zyrtare”. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This regulation takes effect 7 days after it is signed by the Prime Minister of Kosovo.
Neni 19 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga Kryeministri i Republikës së Kosovës. Isa Mustafa ______________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 21 prill 2017 Rregullore QRK - NR. 03/2017 për Mekanizmat Institucional për Mbrojtje nga Diskriminimi në Qeveri dhe Komuna, është miratuar në mbledhjen e 140 të Qeverisë së Kosovës, me Vendimin Nr.02/140, datë 05.04.2017;
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE QRK - NR. 03/2017 PËR MEKANIZMAT INSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI NË QEVERI DHE KOMUNA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in