RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE
This provision is the preamble and states that the Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 05/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Academy for Public Safety.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-05/2014
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble and states that the Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 05/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Academy for Public Safety. This regulation’s purpose is to set out the internal organization of the Kosovo Academy for Public Safety. This article says the regulation applies to the Kosovo Academy for Public Safety. The provision lists the Academy’s organizational units and states that the Academy has 197 employees. The Director General’s Office of the Academy consists of the Director General and support staff, and the office has six employees.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE
Showing 30 of 30
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble and states that the Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 05/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Academy for Public Safety.
RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 1 Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 10 të Ligjit Nr. 04/L-053 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (GZ, NR 26, 25.11.2011), neni 33 dhe 34 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore (GZ, NR. 82, 21.10.2010), nenit 19 (6.2.) të Rregullores Nr. 09/2011 së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të nenit 23 të Rregullores Nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratë Shtetërore, Miraton: RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This regulation’s purpose is to set out the internal organization of the Kosovo Academy for Public Safety.
Neni 1 Qëllimi Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the regulation applies to the Kosovo Academy for Public Safety.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo Rregullore zbatohet për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (në vijim Akademia) përcaktohen me Ligjin nr. 04/L-053 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. KAPITULLI I ORGANIZIMI I BRENDSHËM I AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The provision lists the Academy’s organizational units and states that the Academy has 197 employees.
Neni 3 Struktura organizative e Akademisë 1. Struktura organizative e Akademisë është si vijon: 1.1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm; 1.2. Fakulteti i Sigurisë Publike; 1.3. Departamentet, dhe 1.4. Divizionet. 2. Numri i të punësuarve në Akademi është njëqind e nëntëdhjetë e shtatë (197). - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Director General’s Office of the Academy consists of the Director General and support staff, and the office has six employees.
Neni 4 Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë përbëhet nga: 1.1. Drejtori i Përgjithshëm; 1.2. Personeli mbështetës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE 2 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me Ligjin nr. 04/L-053 për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike si dhe me legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm është gjashtë (6). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Në Akademi veprojnë dy organe: Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Këshilli i Fakultetit.
Neni 5 Bordi i Akademisë dhe Këshilli i Fakultetit 1. Në Akademi veprojnë këto organe: 1.1. Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, i cili vepron sipas Rregullores Nr.06/2013 për Bordin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike; 1.2. Këshilli i Fakultetit i cili vepron sipas Rregullores QRK Nr. 26/2013 për arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists the Academy’s departments and divisions.
Neni 6 Departamentet dhe Divizionet e Akademisë Departamentet dhe Divizionet e Akademisë janë: 1. Departamenti i Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore: 1.1. Divizioni i Trajnimeve; 1.2. Divizioni i Kurrikulave dhe Testimeve; 1.3. Divizioni i Shërbimeve Studentore; 1.4. Divizioni për Përkrahje Gjuhësore. 2. Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore: 2.1. Divizioni për Planifikim Strategjik; 2.2. Divizioni për Çështje Ligjore. 3. Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme: 3.1. Divizioni për Burime Njerëzore; 3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 3.3. Divizioni për Shërbime të Përbashkëta; 3.4. Divizioni i Teknologjisë Informative; 3.5. Divizioni i Sigurimit të Hapësirave në Akademi. 4. Divizioni për Sigurimin e Cilësisë në Akademi. 5. Divizioni për Marrëdhënie me Jashtë. RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 3 6. Divizioni i Auditimit të Brendshëm. 7. Divizioni i Prokurimit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The department is responsible for organizing and managing trainings, developing curricula, supporting students and participants, and providing language support; its head reports to the Director General.
Neni 7 Departamenti i Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore janë: 1.1. Organizimi dhe menaxhimi i të gjitha trajnimeve të ofruara në Akademi për të gjitha agjencionet e sigurisë publike dhe personave tjerë fizik dhe juridik; 1.2. Hartimi dhe implementimi i planit vjetor të trajnimeve në bashkëpunim me agjencionet e sigurisë publike, duke administruar me të gjitha resurset e nevojshme njerëzore dhe hapësirat arsimore në Akademi; 1.3. Zhvillimi i kurrikulave në Akademi në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse, në hartimin, përditësimin, standardizimin dhe formatizimin e kurrikulave; 1.4. Bashkëpunimi me njësitë akademike, agjencionet e sigurisë publike dhe me organizatat e tjera relevante në rishikimin dhe rifreskimin e materialeve të trajnimeve në Akademi; 1.5. Përcaktimi i rezultateve mësimore në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse në Akademi; 1.6. Ofrimi i shërbimeve dhe përkrahjes studentore për studentët dhe vijuesit e trajnimeve dhe arsimit të lartë që realizohen në Akademi; 1.7. Ofrimi i ndihmës dhe përkrahjes së nevojshme për vijuesit, studentët dhe pjesëmarrësve tjerë përgjatë tërë procesit të studimit dhe trajnimit; 1.8. Ofrimi i shërbimeve dhe përkrahjes gjuhësore në fushën e përkthimit në formën verbale dhe atë të shkruar, si dhe shërbimin e lekturës dhe korrekturës ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Trajnimeve; 3.2. Divizioni i Kurrikulave dhe Testimeve; 3.3. Divizioni i Shërbimeve Studentore; 3.4. Divizioni për Përkrahje Gjuhësore. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore është gjashtëdhjetë e pesë (65). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE 4 - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Training Division must organize, manage, teach, coordinate, resource, and keep records for Academy trainings, and its leader reports to the head of the Training and Educational Support Department.
Neni 8 Divizioni i Trajnimeve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Trajnimeve janë: 1.1. Organizimi dhe menaxhimi i trajnimeve të ofruara në Akademi për agjencionet e sigurisë publike dhe personave tjerë fizik dhe juridik; 1.2. Ligjërimi i aspekteve teorike dhe praktike në trajnimet që ofrohen në Akademi; 1.3. Paraqet propozime për planin vjetor të trajnimeve në bashkëpunim me agjencionet e sigurisë publike; 1.4. Bashkëpunon me njësite akademike, agjencionet e sigurisë publike dhe me organizatat e tjera relevante në rishikimin dhe rifreskimin e materialeve të trajnimeve në Akademi; 1.5. Identifikimi dhe mobilizimi i burimeve të nevojshme për implementimin efektiv dhe efikas të trajnimeve të planifikuara në Akademi; 1.6. Mban dhe ruan të gjitha shënimet për trajnimet e zhvilluara në Akademi. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Trajnimeve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Trajnimeve është dymbëdhjetë (12). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Curriculum and Testing Division has specific duties to develop, maintain, and support curricula and tests for the Academy, and its leader reports to the head of the Training and Educational Support Department.
Neni 9 Divizioni i Kurrikulave dhe Testimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Kurrikulave dhe Testimit janë: 1.1. Përcaktimi i rezultateve mësimore në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse në Akademi; 1.2. Zhvillimi i kurrikulave në Akademi në bashkëpunim me personelin mësimdhënës dhe trajnues si dhe ekspertëve të fushave përkatëse, përfshirë hartimin, përditësimin, standardizimin dhe formatizimin e kurrikulave; 1.3. Përgatitja dhe sigurimi i katalogut të aktiviteteve mësimore dhe materialëve relevante për studentët dhe pjesëmarrësit në Akademi; 1.4. Mirëmbajtja, ruajtja dhe klasifikimi i kurrikulave dhe testimeve; 1.5. Përgatitja e testeve për trajnimet në Akademi në bashkëpunim me stafin mësimdhënës dhe trajnues; 1.6. Sigurimi i përfundimit dhe implementimit të testeve për trajnimet në Akademi në bashkëpunim me stafin mësimdhënës përkatës dhe ekspertët tjerë. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Kurrikulave dhe Testimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Kurrikulave dhe Testimit është nëntë (9). - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Student Services Division must carry out several administrative and support tasks, and its head reports to the head of the Training and Educational Support Department.
Neni 10 Divizioni i Shërbimeve Studentore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Shërbimeve Studentore janë: 1.1. Hartimi i planit vjetor të trajnimit në bashkëpunim me agjencionet e sigurisë publike; 1.2. Koordinimi i aktiviteteve për realizimin e kurseve të trajnimit dhe arsimit; 1.3. Zbatimin e procedurave për regjistrimin e studenteve si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me studentët; 1.4. Menaxhimi, monitorimi, koordinimi dhe planifikimi i të gjitha aktiviteteve lidhur me administrimin e kurseve dhe shërbimeve studentore; 1.5. Ofrimi i shërbimeve të bibliotekës dhe shërbimeve tjera multimediale; 1.6. Bashkërendon punët dhe shërbimet e administratës me pjesën tjetër akademike të arsimit të lartë. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Shërbimeve Studentore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Shërbimeve Studentore është trembëdhjetë (13). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Language Support Division must provide translation, proofreading, correction, interpretation, and related archiving services, and its head reports to the Head of the Department of Training and Educational Support.
Neni 11 Divizioni për Përkrahje Gjuhësore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Përkrahje Gjuhësore janë: 1.1. Ofrimi i shërbimeve të përkthimit, lekturimit dhe korrekturës në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe; 1.2. Ofrimi i shërbimeve të përkthimit verbal në trajnime dhe aktivitete tjera që zhvillohen në Akademi; 1.3. Ofrimi i shërbimeve të përkthimit të formës konzekutive dhe simultante; 1.4. Përkthimin me shkrim i plan-programeve (kurrikulave) dhe materialeve tjera në Akademi; 1.5. Lekturimi dhe korrektura e plan-programeve, testeve dhe materialeve tjera; 1.6. Arkivimi i materialeve të përkthyera dhe të lekturuara në formë elektronike; 1.7. Përkthimi verbal në terrene, poligon të tipit të mbyllur dhe të hapur si dhe në salla sportive për trajnimet që zhvillohen nga Akademia; 1.8. Ofrimi i përkthimit në takimet e niveleve të ndryshme, ceremonitë, seminaret dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen nga Akademia. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Përkrahje Gjuhësore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Përkrahje Gjuhësore është njëzet e nëntë (29). - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The department must carry out strategic planning and legal affairs tasks for the Academy.
Neni 12 Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore janë: RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 5 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE 6 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike dhe akteve normative nga fushëveprimi i Akademisë; 1.2. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin e prioriteteve strategjike të Akademisë; 1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Akademisë me procesin e planifikimit buxhetor; 1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante; 1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor strategjik të Akademisë; 1.6. Siguron harmonizimin e akteve normative të Akademisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë; 1.7. Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Akademisë; 1.8. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë; 1.9. Ofron ndihmë për strukturat organizative të Akademisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar; 1.10. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Akademisë në kontestet gjyqësore; 1.11. Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Planifikim Strategjik; 3.2. Divizioni për Çështje Ligjore. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore është shtatë (7). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Strategic Planning Division must support strategic document drafting, help set priorities, coordinate document development, provide data for the annual work plan, and support monitoring and reporting on the strategic development plan.
Neni 13 Divizioni për Planifikim Strategjik 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim Strategjik janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike nga fushëveprimi i Akademisë; 1.2. Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin e prioriteteve strategjike të Akademisë; 1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Akademisë; 1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante; RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 7 1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor strategjik të Akademisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim Strategjik raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikim Strategjik është dy (2). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Legal Affairs Division must support drafting, harmonization, legal advice, compliance, coordination with the Ministry of Justice, internal assistance, and preparation of draft decisions/materials. Its head reports to the head of the Strategic Planning and Legal Affairs Department, and the division has 3 employees.
Neni 14 Divizioni për Çështje Ligjore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Çështje Ligjore janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e akteve normative nga fushëveprimi i Akademisë; 1.2. Siguron harmonizimin e akteve normative të Akademisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë; 1.3. Ofron këshilla, rekomandime, udhëzime dhe opinione ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Akademisë; 1.4. Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga fushëveprimi i Akademisë; 1.5. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Akademisë në kontestet gjyqësore; 1.6. Ofron ndihmë për strukturat organizative të Akademisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar; 1.7. Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Çështje Ligjore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Çështje Ligjore është tre (3). - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Department of Finance and General Services has defined internal duties, including HR records, internal organization support, administrative/logistical/medical/IT support, budget coordination, timely financial obligations, IT equipment and services, archive management, and logistics.
Neni 15 Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të Akademisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike, mjekësore dhe të shërbimeve të teknologjisë informative; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të Akademisë; 1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Akademisë; 1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE 8 1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Akademisë; 1.7. Ofron shërbime logjistike për Akademinë. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore; 3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 3.3. Divizioni i Shërbimeve të Përbashkëta; 3.4. Divizioni i Teknologjisë Informative; 3.5. Divizioni i Sigurimit të Hapësirave të Akademisë. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është tetëdhjetë e gjashtë (86). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Human Resources Division must coordinate HR planning, manage recruitment, support staff performance, and ensure procedures for recruitment, selection, discipline, complaints, leave requests, and performance evaluation. Its head reports operationally to the General Director and administratively to the Head of the Department of Finance and General Services.
Neni 16 Divizioni për Burime Njerëzore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Burime Njerëzore janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese; 1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Drejtori i Përgjithshëm, në aspektin operacional ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i tɺ punësuarve nɺ Divizionin pɺr Burime Njerëzore ɺshtɺ katër (4). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Division must prepare budget proposals, coordinate budget matters, report on budget execution, ensure spending follows budget rules, manage cash reserves, and work closely with internal and external auditors.
Neni 17 Divizioni për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë: 1.1. Përgatitë propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të Akademisë; 1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 9 1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; 1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit. 2. Udhëheqësi i Divizionit pɺr Buxhet dhe Financa raporton tek Drejtori i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i tɺ punësuarve nɺ Divizionin pɺr Buxhet dhe Financa ɺshtɺ pesë (5). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Shared Services Division must carry out listed support tasks for the Academy, and its head reports to the head of the Department of Finance and General Services.
Neni 18 Divizioni për Shërbimeve të Përbashkëta 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbime të Përbashkëta janë: 1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të Akademisë; 1.2. Menaxhon inventarin dhe depot e Akademisë; 1.3. Koordinon kërkesat dhe nevojat e Akademisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë; 1.4. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e Akademisë; 1.5. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të Akademisë; 1.6. Ofron shërbime mjekësore. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime të Përbashkëta raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shërbime të Përbashkëta është katërdhjetë e katër (44). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Information Technology Division must carry out the listed IT duties, and its leader reports to the Head of the Department of Finance and General Services.
Neni 19 Divizioni i Teknologjisë Informative 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Teknologjisë Informative janë: 1.1. Përgatitja, koordinimi dhe implementimi i politikave të teknologjisë informative; 1.2. Zhvillimi i projekteve të teknologjisë informative; 1.3. Zhvillimi dhe administrimi i të gjitha data bazave të Akademisë; 1.4. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës së teknologjisë informative në kampusin e Akademisë; 1.5. Zhvillimi dhe administrimi i rrjetave të teknologjisë informative në Akademi; 1.6. Përcjellja dhe sigurimi i efektivitetit të Akademisë duke definuar, shpërndarë dhe mbështetë planifikimet strategjike për implementimin e teknologjisë informative; 1.7. Administrimi, konfigurimi, menaxhimi i sistemit të serverëve; 1.8. Instalimin e sistemeve operative dhe programeve të ndryshme aplikative si dhe identifikimin dhe evitimin e problemeve me Softuer dhe Harduer. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE 10 2. Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Teknologjisë Informative është gjashtë (6). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Academy’s Space Security Division must protect and monitor Academy facilities and spaces, record entries and exits, and organize security for Academy activities.
Neni 20 Divizioni i Sigurimit të Hapësirave të Akademisë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Sigurimit të Hapësirave të Akademisë janë: 1.1. Ruan dhe siguron objektet dhe hapësirat e Akademisë; 1.2. Monitoron objektet dhe hapësirat e Akademisë përmes sistemit të kamerave; 1.3. Evidenton hyrje-daljet e të gjithë personave dhe automjeteve në Akademi; 1.4. Planifikon dhe organizon sigurimin për të gjitha aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në Akademi. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Sigurimit të Hapësirave të Akademisë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Sigurimit të Hapësirave të Akademisë është njëzet e pesë (25). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Quality Assurance Division in the Academy must carry out quality-control, self-assessment, and accreditation-related tasks, and its head reports to the General Director.
Neni 21 Divizioni për Sigurimin e Cilësisë në Akademi 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademi janë: 1.1. Zbatimi i procedurave të cilat përfshijnë proceset dhe sistemin e vlerësimit; 1.2. Mbikëqyrë dhe ndihmon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të kontrollit të cilësisë përmes metodave - veprimeve të drejta dhe të përshtatshme; 1.3. Rishikon efikasitetin e sistemit të cilësisë dhe ofron përkrahje profesionale lidhur me procedurat e vlerësimit dhe hartimin e llojeve të ndryshme të pyetësorëve në Akademi; 1.4. Ndërmarrjen e veprimeve për vlerësimin e sigurisë së cilësisë së programeve studimore dhe trajnuese me qëllim të arritjes së objektivave dhe kontrollin sistematik; 1.5. Bashkëpunimi me akterët relevant në akademi në të gjitha fazat e veprimit për implementimin e sistemit të sigurimit dhe kontrollit të cilësisë; 1.6. Koordinimi dhe realizimi i aktiviteteve në lidhje me vetëvlerësimin e institucionit; 1.7. Përcaktimi i pikëve të kredive të fituara nga pjesëmarrësit në bazë të kritereve të përcaktuara, varësisht nga institucioni në të cilin aplikohet; 1.8. Përgatit raportin e vetëvlerësimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për akreditim sipas legjislacionit në fuqi. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Sigurimin e Cilësisë në Akademi raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Sigurimin e Cilësisë në Akademi është pesë (5). RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 11 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The External Relations Division must coordinate the Academy’s external relations and related activities, provide administrative support, keep strategic documents, and its head reports to the General Director.
Neni 22 Divizioni për Marrëdhënie me Jashtë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë janë: 1.1. Koordinimin e marrëdhënieve me jashtë për të gjitha nivelet e përfaqësimit të Akademisë; 1.2. Shërben si pikë kontakti dhe bashkëpunon me institucionet shtetërore dhe institucionet tjera relevante në çështjet e Akademisë; 1.3. Koordinon dhe planifikon programimin dhe bën bashkërendimin e asistencës bilaterale dhe multilaterale të donatorëve duke bërë prioritezimin e fushave në të cilat Akademia ka nevojë për përkrahje dhe asistencë; 1.4. Koordinon punët për organizimin e ngjarjeve dhe aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen brenda dhe jashtë Akademisë; 1.5. Implementon rregullat dhe procedurat e aplikueshme në raport me marrëdhëniet me jashtë si dhe bënë koordinimin e shkëmbimeve ndërkombëtare të studentëve dhe personelit akademik; 1.6. Ofron përkrahje administrative për stafin e Akademisë ne raport me ambasadat e akredituara dhe zyrat ndërlidhëse në Republikën e Kosovës; 1.7. Bashkëpunon me përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë publike dhe partnerëve ndërkombëtar në çështjet që ndërlidhen me Akademinë; 1.8. Evidentimi, mbajtja dhe ruajtja e dokumenteve strategjike të Akademisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Marrëdhënie me Jashtë është katër (4). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Internal Audit Division must carry out internal audit duties, report fraud or corruption indicators, and have one employee.
Neni 23 Divizioni i Auditimit të Brendshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë: 1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut; 1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitete të auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultate të auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit; 1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm; 1.6. Raporton menjëherë te menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit tɺ Brendshëm raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE 12 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është një (1). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Procurement Division must prepare, coordinate, and implement the Academy’s annual procurement plan, ensure procurement requests comply with procurement rules, set tender procurement methodology and price-evaluation procedures, and advise management on disputed issues in contract performance. The division leader reports to the General Director, and the division has three employees.
Neni 24 Divizioni i Prokurimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit tɺ Prokurimit janɺ: 1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të Akademisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; 1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Numri i tɺ punësuarve nɺ Divizionin e Prokurimit ɺshtɺ tre (3). KAPITULLI II FAKULTETI I SIGURISË PUBLIKE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Academy’s Faculty of Public Safety operates within the Academy, runs higher-education, research, and development programs in public safety, includes specified departments and an institute, and has 20 employees.
Neni 25 Struktura organizative e Fakultetit të Sigurisë Publike 1. Në kuadër të strukturës organizative të Akademisë funksionon Fakulteti i Sigurisë Publike i cili zhvillon programe të arsimit të lartë, hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e sigurisë publike. 2. Në kuadër të Fakultetit të Sigurisë Publike bëjnë pjesë njësitë si vijon: 2.1. Departamenti për Çështje Policore; 2.2. Departamenti për Çështje Doganore; 2.3. Departamenti për Shërbimin Korrektues dhe Sprovues; 2.4. Departamenti për Menaxhim Emergjent; 2.5. Departamenti për Lëndët e Përgjithshme, dhe 2.6. Instituti i Hulumtimit dhe Zhvillimit. 3. Çështjet që kanë të bëjnë me arsimin e lartë në Akademi, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e Fakultetit të Sigurisë Publike përcaktohen me Rregullore QRK-nr. 26/2013 për arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 4. Numri i të punësuarve në Fakultetin e Sigurisë Publike është njëzet (20). KAPITULLI III RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 13 KAPITULLI III DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Because the job-classification process at the Academy of Kosovo for Public Safety is not yet finished, this regulation includes the internal-organization section and the related organogram in Annex 1.
Neni 26 Dispozitat kalimtare Meqenëse procesi i klasifikimit të vendeve të punës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nuk ka përfunduar ende, kjo Rregullore përmban pjesën mbi organizimin e brendshëm dhe organogramin përkatës (Shtojca 1) . - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Staff mobility within the institution is allowed when needed for the smooth running of work.
Neni 27 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim-ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe / apo shuhen struktura organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e Ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: When this regulation enters into force, two listed administrative instructions are repealed.
Neni 28 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, shfuqizohet Udhëzimi Administrativ nr. 29/2010 – MPB për Organizimin dhe Strukturimin e Brendshëm të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, dhe Udhëzimi Administrativ nr. 26/2011 - MPB për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ nr. 29/2010 – MPB për Organizimin dhe Strukturimin e Brendshëm të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This regulation enters into force 7 days after it is signed by the Prime Minister of Kosovo and is published in the Official Gazette.
Neni 29 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe publikohet në Gazetën Zyrtare. Hashim Thaçi ________________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 26.03.2014 Rregullore (QRK) nr. 05/2014 për Organizimin e Brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, është miratuar në mbledhjen e 175 të Qeverisë së Kosovës, me Vendimin nr. 03/175, datë 07.03.2014. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.22 / 07 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE 14
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) NR.05/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË AKADEMISË SË KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in