RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS
The Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 06/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Treasury.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-06/2014
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
The Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 06/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Treasury. Kjo rregullore përcakton organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Thesar, si dhe kornizën ligjore për funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Kjo dispozitë zbatohet për Thesarin dhe kërkon që ai të raportojë çdo tremujor dhe t’i përgjigjet kërkesave specifike të Ministrit për çështje brenda fushëveprimit të tij. This article lists the internal units that make up the Treasury. Article 4 lists Treasury functions and says the General Director leads the Treasury and reports to the Minister of Finance.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS
Showing 24 of 24
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 06/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Treasury.
RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 1 Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 33 dhe 34 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës (GZ, NR. 82, 21.10.2010), nenin 19 (6.2) të Rregullores Nr. 09/2011 së punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nenit 23 të Rregullores Nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimit të vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, Miraton: RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: Kjo rregullore përcakton organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Thesar, si dhe kornizën ligjore për funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e tij.
Neni 1 Qëllimi Kjo Rregullore përcakton organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Thesar, kornizën ligjore për funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Thesarit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë zbatohet për Thesarin dhe kërkon që ai të raportojë çdo tremujor dhe t’i përgjigjet kërkesave specifike të Ministrit për çështje brenda fushëveprimit të tij.
Neni 2 Fushëveprimi i Thesarit 1. Kjo Rregullore zbatohet për Thesarin. 1.1. Fushëveprimi i Thesarit përcaktohet me nenin 4 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin nr. 03/L-221 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 dhe Ligjin nr.04/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048, Ligjit nr. 04/L-194, si në vijim: 1.2. Thesari vepron me autonomi substanciale dhe është përgjegjës për organizimin dhe personelin e vet, duke përfshirë edhe punësimin e zyrtarëve të vetë financiar. 1.3. Thesari duhet të përgatisë raporte të hollësishme tremujore në lidhje me veprimtarinë e tij për Ministrin. Thesari duhet të përgjigjet në cilëndo kërkesë specifike të Ministrit lidhur me informata për ndonjë çështje që ka të bëjë me fushëveprimin e Thesarit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article lists the internal units that make up the Treasury.
Neni 3 Organizimi i brendshëm i Thesarit 1.Në kuadër të Thesarit bëjnë pjesë: 1.1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit; 1.2. Njësia e Auditimit të Brendshëm; 1.3. Menaxhimi i Parasë së Gatshme dhe Borxheve; 1.4. Operimet; 1.5. Kontabiliteti, Monitorimi dhe Raportimet Financiare; dhe 1.6. Administrata e Thesarit dhe Teknologjia Informative. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 lists Treasury functions and says the General Director leads the Treasury and reports to the Minister of Finance.
Neni 4 Funksionet e Thesarit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Thesarit janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS 2 1.1. Menaxhon fondet publike të Republikës së Kosovës; 1.2. Menaxhon llogaritë bankare; 1.3. Menaxhimi i borxhit publik; 1.4. Emetimi i Letrave me vlerë dhe zhvillimi i tregut financiar; 1.5. Themelon dhe mirëmban regjistrat kontabël; 1.6. Përgatit raportet financiare për Qeverinë e Republikës së Kosovës; 1.7. Organizon dhe menaxhon personelin e Thesarit; 1.8. Menaxhon Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) dhe funksionimin e TI- së; 1.9. Monitoron Organizatat Buxhetore në funksion të respektimit të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 2. Thesari udhëhiqet nga Drejtori i Përgjithshëm, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i raporton Ministrit të Ministris së Financave. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Article 5 sets out the Treasury General Director’s office and lists the Director’s duties, including reporting to the Minister of Finance and managing Treasury operations.
Neni 5 Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit përbëhet nga: 1.1. Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit; 1.2. Koordinatori i Zyrës së Drejtorit; 1.3. Asistentja ekzekutive e Zyrës së Drejtorit; 1.4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit janë: 1.4.1. I raporton Ministrit të Financave sipas kërkesave të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe ligjeve tjera të zbatueshme; 1.4.2. Ushtrimi i kontrollit dhe përgjegjësisë mbi zhvillimin dhe mirëmbajtjen e SIMFK-së dhe funksionin e TI-së; 1.4.3. Menaxhimi i fondeve të donatorëve; 1.4.4. Menaxhimi i ekzekutimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës në harmoni me ligjin, rregullat dhe procedurat në fuqi; 1.4.5. Menaxhimi i llogarive bankare të Fondit të Republikës së Kosovës; 1.4.6. Alokimet e fondeve në pajtim me Ligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës; 1.4.7. Barazimi i llogarive dhe raportimi financiar sipas kërkesave të LMFPP-së; 1.4.8. Menaxhimi i borxhit publik të Republikës së Kosovës; 1.4.9. Shpallja e ankandeve për emetim të letrave me vlerë dhe aprovimin e rezultatit; RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 3 1.4.10. Drejtori i Përgjithshëm miraton procedurat për zbatimin e kontrollit të brendshëm në Thesar. 1.5. Numri i të punësuarëve në Zyren e Drejtorit të Përgjithshëm është tre (3). - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Internal Audit Unit of the Treasury provides independent, objective assurance and advisory services, helps the Treasury meet its objectives, and the Unit Director reports to the Treasury’s General Director.
Neni 6 Njësia e Auditimit të Brendshëm 1. Njësia e Auditimit të Brendshëm të Thesarit ofron shërbime të pavarura, objektive, siguruese dhe këshillëdhënëse të disenjuara që të shtojnë vlerën dhe të përmirësojnë operacionet e Thesarit. 2. Njësia e Auditimit të Brendshëm i ndihmon Thesarit që të arrij objektivat duke sjell një qasje sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektivitetin e operacioneve të menaxhmimit të rrezikut dhe kontrollit. 3. Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit. 4. Njësia e Auditimit të Brendshëm përbëhet prej një (1) Auditori. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article assigns cash and public debt management tasks to the Cash and Debt Management unit and says it is led by the Deputy General Director, who reports to the General Director.
Neni 7 Menaxhimi i Parasë së Gatshme dhe Borxheve 1. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Menaxhimit të Parasë së Gatshme dhe Borxheve janë: 1.1. Alokimi i fondeve sipas Ligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës; 1.2. Menaxhimi i investimit të parasë publike; 1.3. Parashikimi i rrjedhës së parës së gatshme; 1.4. Menaxhimi i Borxhit publik (të brendshëm dhe të jashtëm) të Republikës së Kosovës; 1.5. Hartimi i programit të Borxhit Publik; 1.6. Bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Bankat Komerciale; 1.7. Mirëmbajtja e llogarive bankare; 1.8. Monitorimi i planit të rrjedhës së parasë së gatshme të Organizatës Buxhetore (OB); 1.9. Hartimi i procedurave për menaxhimin e alokimeve dhe borxhit publik; 1.10. Ndihmë organizatave buxhetore rreth ngritjes së kapaciteteve për ekzekutim të buxhetit; 1.11. Menaxhimi i parasë së gatshme dhe borxheve udhëhiqet nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Parasë së Gatshme dhe Borxheve. 2. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Parasë së Gatshme dhe Borxheve i raporton Drejtorit të Përgjithshëm. 3. Menaxhimi i Parasë së Gatshme dhe borxheve përbëhet nga këto divizione: 3.1. Divizioni për Menaxhimin e Parasë së Gatshme; 3.2. Divizioni i Menaxhimit të Borxheve; 3.3. Numri i të punësuarve në Menaxhimin e Parasë së Gatshme dhe Borxheve është nëntë (9). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS 4 - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lists the Cash Management Division’s duties and says the division has five employees.
Neni 8 Divizioni për Menaxhimin e Parasë së Gatshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e divizionit janë: 1.1. Alokimi i fondeve sipas Ligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës; 1.2. Menaxhimi i investimit të parasë publike; 1.3. Parashikimi i rrjedhës së parasë së gatshme; 1.4. Bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Kosovës dhe Bankat Komerciale; 1.5. Mirëmbajtja e llogarive bankare; 1.6. Monitorimi i planit të rrjedhës së parasë së gatshme të OB-ve; 1.7. Hartimi i procedurave për menaxhim të alokimeve; 1.8. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Parasë së Gatshme dhe Borxheve; 1.9. Numri i të punësuarve në Divizion është pesë (5). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Debt Management Division has specific debt-management tasks, and its leader reports to the Deputy Director General of Cash and Debt.
Neni 9 Divizioni për Menaxhimin e Borxheve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për menaxhimin e borxheve janë: 1.1. Zhvillimi i një ambienti të përshtatshëm menaxhues në mënyrë që gjithçka të jetë në përputhje me para- metrat afatgjatë të menaxhimit të borxhit publik; 1.2. Zbatimi i strategjive financiare që minimizojnë koston dhe rrezikun e menaxhimit të borxheve; 1.3. Vlerësimi i alternativave të financimit dhe ndikimin e tyre në relacion me respektimin e rregulloreve dhe lig- jeve në fuqi; 1.4. Emetimi i Letrave më vlerë, në përputhshmëri me strategjinë, Ligjin Vjetor të Buxhetit dhe zhvillimin e tregut vendor financiar; 1.5. Ofrimi i informacioneve adekuate mbi emetimin e Borxhit të brendshëm për donatorët, kreditorët, institu- cionet financiare ndërkombëtare, dhe bankat komerciale; 1.6. Analizat e riskut dhe kostos për të gjitha investimet dhe garancitë para fazës aprovuese; 1.7. Përgaditja e Programit të Borxhit Publik; 1.8. Përgaditja e kërkesës për ndarjen buxhetore për shërbimin e borxheve dhe analiza e kërkesave shtesë për fonde gjatë rishikimit të buxhetit; 1.9. Monitorimi i implementimit teknik të marrëveshjeve financiare, duke përfshirë afatin e disbursimeve, dhe ekzekutimin e pagesave mbi tarifa të ndryshme dhe ripagimin e kredive; 1.10. Raportimi konform kërkesave ligjore dhe kërkesave tjera të nevojshme mbi borxhin publik; 1.11. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Parasë së Gatshme dhe Borxheve. 1.12. Numri i të punësuarve në Divizion është tre (3). RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 5 - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Operations Management must run SIMFK, train and certify budget-organization officials, manage public revenues and payments, support SIMFK users, and draft internal procedures.
Neni 10 Operimet 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Menaxhimit të Operimeve janë: 1.1. Menaxhimi i Sistemit Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK); 1.2. Trajnimi i vazhdueshëm dhe certifikimi i zyrtarëve të Organizatave Buxhetore për përdorimin e SIMFK-së; 1.3. Menaxhimi i të hyrave publike në pajtim me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe Rregullat financiare të Thesarit; 1.4. Menaxhimi i pagesave në pajtim me Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë; 1.5. Ofron mbështetje për përdoruesit e SIMFK-së; 1.6. Harton procedurat e brendshme për operimet. 2. Operimet udhëhiqen nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve. 3. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Operimeve i raporton Drejtorit të Përgjithshëm. 4. Menaxhimi i Operimeve përbëhet nga këto divizione: 4.1. Divizioni i të Hyrave; 4.2. Divizioni i Pagesave; 4.3. Divizioni i Menaxhimit të SIMFK-së. 5. Numri i të punësuarve në Menaxhimin e Operimeve është njëzet e shtatë (27). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Revenue Division must track, record, reconcile, collect, and support revenue-related documentation and grants, and its head reports to the Deputy General Operations Director.
Neni 11 Divizioni i të Hyrave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të të Hyrave janë: 1.1. Monitorimi i regjistrimit të të hyrave në librin e përgjithshëm; 1.2. Regjistrimi i provizioneve të pagesave të llogarive bankare të të hyrave; 1.3. Barazimi i të hyrave vetanake me burimet e të hyrave (raporteve bankare) dhe kodet ekonomike; 1.4. Pranimi dhe kompletimi i dokumentacionit për alokimin e të hyrave vetanake komunale dhe të nivelit qen- dror; 1.5. Sigurimi se të gjitha organizatat buxhetore i kanë pranuar raportet bankare të ICS dhe raportet e BQK-së; 1.6. Evidenca e Granteve të përcaktuara të donatorëve në llogarinë kryesore të BK-së dhe regjistrimi i tyre në librin e përgjithshëm; 1.7. Kërkesa per alokimin e mjeteve nga grantet të përcaktuara të donacioneve bazuar në marrëveshjet e mi- rëkuptimit; 1.8. Ndihma organizatave buxhetore për menaxhimin e të hyrave. 2.Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Operimeve. 3.Numri i të punësuarve në Divizion është shtatë (7). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS 6 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Payments Division must handle payment-file preparation, registrations in SIMFK, treasury-related payment processing, card management for official travel, archiving of payment documents, and reporting by the division head.
Neni 12 Divizioni i pagesave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Pagesave janë: 1.1. Përgatitja dhe dërgimi i fajllit të pagesave në BQK; 1.2. Regjistrimi në SIMFK i pagave që paguhen përmes listës nga MAP-i; 1.3. Regjistrimi në SIMFK i shpenzimeve të Thesarit dhe pagesave tjera që aprovohen nga Thesari; 1.4. Menaxhimi i kredit kartelave për udhëtime zyrtare jashtë vendit; 1.5. Transferi i mjeteve dhe regjistrimi në SIMFK i avancit për patty cash dhe udhëtime zyrtare sipas kërkesës së OB; 1.6. Regjistron dhe kryen të gjitha pagesat tjera sikurse janë përcaktuar me procedurat e Thesarit; 1.7. Ruan dhe arkivon dokumentacionin e të gjitha pagesave të Thesarit; 1.8. Regjistron në SIMFK të dhënat për furnitorët sipas kërkesave të organizatave buxhetore. 2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Operimeve. 3. Numri i të punësuarve në Divizion është trembëdhjetë (13). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The SIMFK Division must carry out its listed internal-control, procedures, system-control, drafting, and training duties, and the division leader reports to the Deputy General Director of Operations.
Neni 13 Divizioni i menaxhimit të SIMFK-së 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të SIMFK-së janë: 1.1. Të krijohet dhe zbatohet një kornizë e kontrollit të brendshëm të financave publike; 1.2. Modifikimi i procedurave dhe udhëzuesve të SIMFK-së në përputhshmëri me planet vjetore kontabël; 1.3. Të menaxhohen kontrollet e sistemit në SIMFK; 1.4. Menaxhimi i strukturës së klasave funksionale dhe kontrolleve tjera të vendosura në SIMFK; 1.5. Hartimi i procedurave për ndryshimet e të drejtave të përdorimit dhe klasave funksionale të SIMFK-së; 1.6. Të sigurohet që përdoruesit e tashëm dhe të ardhshëm të SIMFK-së të trajnohen deri në një nivel të mirë për përdorimin e SIMFK-së dhe obligimet e tyre sipas ligjeve dhe rregullave të ndryshme financiare. 2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Operimeve. 3. Numri i të punësuarve në Divizion është gjashtë (6). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article assigns accounting, monitoring, and financial reporting tasks to the Treasury function and requires the Deputy Director General to lead it and report to the Director General.
Neni 14 Kontabiliteti, Monitorimi dhe Raportimet Financiare 1. Detyrat dhe përgjegjësitë për Kontabilitet, Monitorim dhe Raportime Financiare janë: 1.1. Përgatitja e raporteve financiare sipas kërkesave të LMFPP-së; 1.2. Ofrimi i informatave për palët e interesuara (Kuvendin e Kosovës, Qeverinë, Donatorët, Institucionet Financiare Ndërkombëtare, komunitetin ndërkombëtar dhe publikun e Kosovës; RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 7 1.3. Ngritja e kapaciteteve të organizatave buxhetore për të krijuar raporte financiare që të plotësojnë kërkesat e brendshme dhe të jashtme për raportim financiar; 1.4. Barazimin e llogarive në SIMFK me llogaritë bankare. Të sigurojë që Libri i Përgjithshëm i llogarive është gjithëpërfshirës, i saktë, në konsistence, dhe i krahasueshëm; 1.5. Analizon dhe rekomandon Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit për kërkesat e furnitorëve të bazuara në nenin 39.2 të LMFPP-së; 1.6. Monitoron zbatimin e procedurave të regjistrimit në SIMFK nga organizatat buxhetore; 1.7. Informon Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit për aktualitetet fiskale dhe bilancin e fondeve në baza ditore; 1.8. Hartimi i procedurave të brendshme për kontabilitet, raportim financiar, dhe monitorim. 2. Kontabiliteti, monitorimi dhe raportimet financiare udhëhiqen nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Kontabilitet, Monitorim dhe Raportime Financiare. 3. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Kontabilitet, Monitorim dhe Raportime Financiare i raporton Drejtorit të Përgjithshëm. 4. Kontabiliteti, Monitorimi dhe Raportimet Financiare të Parasë përbëhen nga këto divizione: 4.1. Divizioni i Kontabilitetit dhe Barazimeve; 4.2. Divizioni i Monitorimit; 4.3. Divizioni i Raportimeve Financiare; 4.4. Numri i të punësuarëve në Divizionin për Kontabilitet, Monitorim dhe Raportime Financiare është trembëdhjetë (13). - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Accounting and Reconciliation Division must carry out the listed accounting, reconciliation, correction, recording, and information-sharing tasks.
Neni 15 Divizioni i Kontabilitetit dhe Barazimeve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Kontabilitet dhe Barazime janë; 1.1. Barazimet e Llogarisë së Vetme të Thesarit; 1.2. Regjistron në SIMFK transaksionet financiare sipas kërkesave; 1.3. Identifikon dhe korrigjon gabimet duke trajtuar edhe kërkesat e Organizatave Buxhetore për korrigjime tek pranimet, zotimet, pagesat; 1.4. Barazimi tremujor i regjistrave kontabël të Organizatave Buxhetore dhe Thesarit dhe barazimin e të gjitha llogarive në SIMFK; 1.5. Korigjimet e avanceve dhe Petty-Cashit me kërkesa të Organizatave Buxhetore; 1.6. Barazimin e llogarive të ambasadave, llogarinë e depozitave të afatizuara si dhe llogarinë e interesit të akumuluar; 1.7.Regjistron në SIMFK kthimet e mjeteve dhe njofton organizatat buxhetore; 1.8. Sigurimin e informatave burimore lidhur me transaksionet e pa barazuara nga krahasimi i fajllit BQK dhe regjistrave në librin e përgjithshëm të llogarive -SIMFK. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS 8 2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Kontabilitet, Monitorim dhe Raportime Financiare. 3. Numri i të punësuarve në Divizion është gjashtë (6). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Monitoring Division must monitor spending, legal deadlines, budget organizations’ approvals and accounting-plan compliance in SIMFK, notify Treasury management, collect and consolidate delay reports, and analyze supplier requests. The division leader reports to the Deputy Director General for Accounting, Monitoring and Financial Reporting.
Neni 16 Divizioni për Monitorim 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Monitorim janë: 1.1. Monitorimin e shpenzimeve dhe respektimin e afateve ligjore; 1.2. Monitorimin e aprovimit të shpenzimeve në SIMFK nga OB-të; 1.3. Monitorimin e zbatimit të planit kontabël nga OB-të gjatë regjistrimeve në SIMFK; 1.4. Njoftimin e Menaxhmentit të Thesarit lidhur me ecuritë e zbatimit të ligjit, akteve nënligjore dhe procedurave për regjistrim nga Organizatat Buxhetore; 1.5. Pranimin dhe konsolidimin e raporteve individuale të Organizatave Buxhetore për vonesat në pagesa; 1.6. Analizon dhe rekomandon Drejtorin e Përgjithshëm të Thesarit lidhur me kërkesat e furnitorëve të bazuara në nenin 39.2 të LMFPP-së (vonesat në pagesa). 2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Kontabilitet, Monitorim dhe Raportime Financiare. 3. Numri i të punësuarve në Divizion është tre (3). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Financial Reporting Division must prepare multiple kinds of financial reports, support reporting policies, follow IPSAS, help internal departments, and report to the Deputy General Director.
Neni 17 Divizioni për Raportime Financiare 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Monitorim dhe Raportime Financiare janë: 1.1. Përgatitë Raporte financiare ditore dhe Raporte financiare mujore për nevojat e Menaxhmentit të Ministrisë së Financave; 1.2. Përgatitë Raporte financiare tremujore, gjashtëmujore, nëntëmujore dhe Raporte Financiare vjetore sipas kërkesave ligjore të LMFPP-së; 1.3. Përcjell standardet ndërkombëtare të kontabilitetit për sektorin publik (IPSAS); 1.4. Ofron përkrahje OB-ve rreth mënyrës dhe politikave të raportimit; 1.5. Përgatit raporte sipas kërkesave të palëve të interesuara si: Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria, Institucionet financiare ndërkombëtare, Komisionin Evropian etj; 1.6. Ndihmon me informata departamentet në kuadër të MF-së; 1.7. Pranon raportet individuale të OB-ve të cilat i dorëzojnë Drejtorit të përgjithshëm të Thesarit sipas kërkesave të LMFPP-së; 2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Kontabilitet, Monitorim dhe Raportime Financiare. 3. Numri i të punësuarve në Divizion është tre (3). RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 9 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Administrata dhe Teknologjia Informative must manage the Treasury budget, handle personnel, maintain IT equipment for SIMFK functionality, carry out court enforcement decisions, and execute payments under Article 39.2. It is led by the Deputy General Director and reports to the General Director.
Neni 18 Administrata dhe Teknologjia Informative 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Administratës dhe Teknologjisë Informative janë: 1.1. Menaxhimi i buxhetit të Thesarit; 1.2. Menaxhimi i personelit; 1.3. Mirëmbajtja e pajisjeve të teknologjisë informative për funksionalitet të plotë të SIMFK-së; 1.4. Ekzekutimi i vendimeve përmbaruese të Gjykatave; 1.5. Ekzekutimi i pagesave sipas nenit 39.2.të LMFPP-së. 2. Administrata dhe Teknologjia Informative udhëhiqet nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Administratës dhe Teknologjisë Informative. 3. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Administratës dhe Teknologjisë Informative i raporton Drejtorit të Përgjithshëm. 4. Administrata dhe Teknologjia Informative përbëhet nga këto divizione: 4.1. Divizioni i Administratës dhe Personelit; 4.2. Divizioni i Teknologjisë Informative; 4.3. Numri i të punësuarve Administratë dhe Teknologji Informative është njëmbëdhjetë (11). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Administration Division is assigned specific administrative and financial tasks, its head reports to the Deputy General Director, and the division has eight employees.
Neni 19 Divizioni i Administratës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Administratës: 1.1. Planifikimin dhe zbatimin e politikave buxhetore; 1.2. Ekzekutimin e buxhetit të Thesarit; 1.3. Përgadit raporte mujore në lidhje me ekzekutimin e buxhetit; 1.4. Përpilon raporte të pasqyrave finaciare përfundimtare; 1.5. Qështjet e rekrutimit dhe punësimit; 1.6. Zbatimin e politikave dhe udhëzimeve të cilat dalin nga rregulloret e shërbimit civil; 1.7. Menaxhimin e pasurisë së Thesarit; 1.8. Ekzekutimin e Vendimeve gjyqësore të formës përmbarimore; dhe 1.9. Realizimin e pagesave e faturave të pa paguara nga Orgaizatat Buxhetore sipas Ligjit të Menagjimit të financave publike 03/ L-048 neni 39.2. 2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Administratës dhe Teknologjisë Informative . 3. Numri i të punësuarve në Divizion është tetë (8). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS 10 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Information Technology Division is assigned a list of IT administration and support duties, its head reports to the Deputy General Director for Administration and Information Technology, and the division has two employees.
Neni 20 Divizioni i Teknologjisë Informative 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Teknologjisë Informative janë: 1.1. Administrimi i Sistemit Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK); 1.2. Administrimi i bazave të të dhënave në Oracle dhe MS SQL; 1.3. Menaxhimi i Arkivës Digjitale Elektronike, harduerit të dedikuar të sistemit dhe klientëve të sistemit; 1.4. Menaxhimi i sistemeve elektronike të planifikimit të keshit, tavolinës ndihmëse, granteve, menaxhimit të borxheve, Web ICS, sistemit të letrave me vlerë; 1.5. Menaxhimi i klientëve të SIMFK-së, keshit, të borxheve, granteve, tavolinës ndihmëse, Oracle klientët dhe SQ klientët; 1.6. Menaxhimi i Rrjetës Qeveritare (problemet, IP e dedikuara, remote support, komunikimi zyrtar); 1.7. Menaxhimi i VPN të PTK-së (problemet, faturat, komunikimi zyrtar; 1.8. Menaxhimi i mbështetjes së Klientëve për të gjitha Organizatat Buxhetore(hardëuare & softëuar); 1.9. Menaxhimi i mbështetjes ndaj klientëve për të gjithë përdoruesit e Thesarit dhe MF-së (harduerë & softuerë); 1.10. Menaxhimi i File Serverit dhe backupave (Tape Library); 1.11. Menaxhimi dhe koordinimi i të gjitha tiketave (komunikimi dhe koordinimi) si dhe marrëveshjet e Mirëkuptimit me të gjitha OB-të; 1.12. Menaxhimi i të gjithë Serverave të Thesarit dhe dhomës së Serverave ; 1.13. Mbikëqyrja e sistemit të letrave me vlerë në BQK; 1.14. Menaxhimi i protokolleve të sigurisë, rutimit dhe qasjes nga OB-të në Termina Serverët e Thesarit; 1.15. Përpilimi i procedurave dhe udhëzimeve për zhvillimin e mëtejmë të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit të Thesarit. 2. Udhëheqësi i Divizionit i raporton Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Administratë dhe Teknologjisë Informative. 3.Numri i të punësuarve në Divizion është dy (2). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The approved number of workers with the Treasury budget is 64.
Neni 21 Numri i punëtorëve Numri i aprovuar i punëtorëve me Buxhet për Thesar është gjithsej 64. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The organizational structure attached in the appendix is part of the regulation.
Neni 22 Struktura organizative Struktura organizative e bashkangjitur në Shtojcën e kësaj rregulloreje është pjesë e rregullores. RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 11 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This regulation enters into force 7 days after the Prime Minister signs it, and it is published in the Official Gazette.
Neni 23 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi ________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 26.03.2014 Rregullore (QRK) nr. 06/2014 për Organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në The- sarin e Kosovës, është miratuar në mbledhjen e 175 të Qeverisë së Kosovës, me vendimin nr. 04/175, datë 07.03.2014 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.23 / 10 PRILL 2014 RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS 12 D re jt o ri i P ër g ji th sh ëm i T h es a ri t Ra po rti m i Fi na nc iar Z v . D re jt o ri i P ër g ji th sh ëm Ko nt ab ili tet , M on ito rim dh e Ra po rti m e Fi na nc iar e Te kn ol og jia in fo rm ati ve Ad m in ist ra ta A si st en tj a e k ze k u ti v e Z v . D re jt o ri i P ër g ji th sh ëm Op er im et Z v . D re jt o ri i P ër g ji th sh ëm Ad m in ist ra ta dh e T I K o rd in a to ri i z y rë s së D re jt o ri t N jë si a e A u d it im it t ë B re n d sh ëm Z v . D re jt o ri i P ër g ji th sh ëm Pa ra ve të Ga tsh m e dh e Bo rx he ve M en ax hi m i i pa ra së së ga tsh m e M en ax hi m i i Bo rx hi t Pu bli k M en ax hi m i i S IM FK Të hy rat Pa ge sa t Ko nt ab ili tet M on ito rim
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) NR. 06/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË THESARIN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in