RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE
This is the preamble to a regulation on the internal organization and workplace systematization of the Gender Equality Agency.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-06/2017-RR
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a regulation on the internal organization and workplace systematization of the Gender Equality Agency. This regulation sets out the responsibilities and internal organization of the Agency for Gender Equality (ABGJ). ABGJ applies the provisions of this regulation. The definitions used in the Gender Equality Law also apply to this regulation. The Gender Equality Agency is described as an executive agency within the Office of the Prime Minister, with five internal divisions and 21 employees.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a regulation on the internal organization and workplace systematization of the Gender Equality Agency.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 1 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93(4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 9 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore,(Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.16/26 qershor 2015), neni 33 të Ligjit Nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore (Gazeta Zyrtare, nr 82/21, tetor 2010), si dhe në pajtim me Rregulloren Nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, në pajtim me nenin 19 (6.2) të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 09/2011(Gazeta Zyrtare, nr 15/12, shtator 2011), Miraton: RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This regulation sets out the responsibilities and internal organization of the Agency for Gender Equality (ABGJ).
Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e përgjegjësive dhe organizimin e brendshëm të Agjencisë për Barazi Gjinore (më tutje ABGJ). - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: ABGJ applies the provisions of this regulation.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen nga ABGJ. 2. Mandati, detyrat, dhe përgjegjësitë e ABGJ-së janë të përcaktuara në Ligjin Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The definitions used in the Gender Equality Law also apply to this regulation.
Neni 3 Përkufizimet Të gjitha përkufizimet e përdorura në Ligjin Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore janë të vleshme dhe për këtë rregullore. KAPITULLI II STRUKTURA ORGANIZATIVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Gender Equality Agency is described as an executive agency within the Office of the Prime Minister, with five internal divisions and 21 employees.
Neni 4 Struktura organizative e ABGJ-së 1. Agjencia për Barazi Gjinore është agjenci ekzekutive, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. 2. Për zbatimin dhe kryerjen me efikasitet të mandatit, përgjegjësive, dhe detyrave të punës, ABGJ përbëhet nga: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 2 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 2.1. Zyra e Kryeshefit/es të Agjencisë; 2.2. Divizioni për Legjislacion; 2.3. Divizioni për Bashkëpunim dhe Koordinim; 2.4. Divizioni për Monitorim, Raportim dhe Hulumtim; 2.5. Divizioni për Administratë, Buxhet dhe Financa. 3. Numri i të punësuarve në Agjenci është njëzetë e një (21). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Executive Chief of the Gender Equality Agency has to run the agency, manage its work and finances, supervise departments, cooperate with other institutions, and carry out other duties set by law.
Neni 5 Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e e Agjencisë për Barazi Gjinore 1. Kryeshefi/a Ekzekutive e ABGJsë është nëpunësi/ja më i/e lartë civil, dhe udhëheqësi/ja më i/e lartë administrativ/e dhe financiar i/e ABGJ, i/e cili/a i raporton drejtpërdrejtë Kryeministrit. 2.Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e i/e ABGJ-së udhëheq me divizionet përkatëse të ABGJ-së në pajtim me Ligjin për Barazi Gjinore, ligjet përkatëse për administratë publike, shërbimin civil, dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore të Republikës së Kosovës. 3.Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e i/e ABGJ-së ka këto obligime. 3.1.Administrimin dhe drejtimin e përgjithshëm të Agjencisë dhe garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij/asaj; 3.2.Sigurimin e politikave publike, akteve normative, udhëzimeve të përshtatshme, të sakta e të paanshme, rekomandimeve dhe këshillave profesionale për Qeverinë e Republikës së Kosovës që promovojnë, dhe sigurojnë zbatimin e parimeve të barazisë gjinore në Kosovë; 3.3.Organizimin dhe funksionimin e Agjencisë dhe nxjerrjen e akteve administrative për çështje të cilat lidhen me funksionet e tij/saj; 3.4.Menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare që i ndahen Agjencisë nga buxheti i Kosovës, përfshirë dhe subvencionet, si dhe mjeteve financiare që përfitohen nga fondet e donatorëve përmes projekteve dhe programeve të ndryshme; 3.5.Zbatimin e politikave jodiskriminuese brenda Agjencisë; 3.6.Mbikëqyrë dhe koordinon punën e Departamenteve të Agjencisë; 3.7.Bashkëpunon dhe koordinon punën me institucionet publike, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare për sigurimin e zbatimit të legjislacionit dhe të politikave për barazi gjinore dhe integrimin e parimeve të barazisë gjinore në programet dhe projektet e ndërmarra; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 3 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 3.8.Kryen detyrat dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, për pozitat e larta drejtuese. 4. Për mbarëvajtjen e punëve dhe përgjegjësive të Kryeshefit/es Ekzekutiv/e të ABGJ-së, funksionon Zyra e Kryeshefit /es Ekzekutiv/e. 5. Zyra e Kryeshefit/es Ekzekutiv/e përbëhet nga: 5.1. Asistenti/ja Ekzekutiv/e; 5.2. Zyrtari/ja Çertifikues/e; 5.3. Zyrtari/ja i/e Prokurimit; 5.4.Zyrtari/ja i/e Marrëdhënieve me Publikun. 6.Pozicionet në paragrafin 5 të kësaj rregulloreje i përgjigjen drejtpërdrejtë Kryeshefit/es Ekzekutiv/e të ABGJ-së dhe detyrat dhe përgjegjësitë e tyre i kryejnë sipas legjislacionit në fuqi për këto fusha. 7.Emërimi dhe shkarkimi, funksionet dhe përgjegjësitë i Kryeshefit/es Ekzekutiv/e rregullohen me dispozitat relevante në fuqi në Republikën e Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists the duties of the executive assistant, certification officer, procurement officer, and public relations officer in the agency.
Neni 6 Detyrat dhe përgjegjësitë e punonjësve në Zyrën e Kryeshefit/ese Ekzekutive 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Asistentit/es Ekzekutiv/e: 1.1. Siguron mbështetje të përgjithëshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimi, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme; 1.2. Komunikon direkt dhe në emër të mbikqyrësit me njësitë organizative brenda institucionit për çështje të inicuara nga mbikëqyrësi; 1.3. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe emailet për mbikëqyrësin; 1.4. Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj; 1.5. Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit; 1.6. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjedhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik; 1.7. Ndihmon mbikëqyrësin në caktimin dhe koordinimin e takimeve të ndryshme dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 4 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE të marrë pjesë në takime nëse është e nevojshme; 1.8. Kryen dhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregullore të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es për Çertifikim: 2.1. Në pajtim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të divizionit/sektorit dhe jep rekomandime lidhur me objektivat e njësisë; 2.2. Udhëheq grupet punuese kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike si dhe ndihmon stafin në ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre; 2.3. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të divizionit dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet; 2.4. Certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të institucionit; 2.5. Siguron që kushtet e zbatueshmërisë të një kontrate publike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës; 2.6. Siguron që shpenzimi i parasë publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me rregullat në fuqi dhe që prokurimi është në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik; 2.7. Siguron që janë plotësuar kushtet e kontratës para se të bëhet pagesa dhe që kërkesa për pagesë është e koduar në zërin e duhur të shpenzimeve; 2.8.Kryen dhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregullore të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es për Prokurim: 3.1.Përgatit materialet standarde, varësisht nga metoda e prokurimit; 3.2.Përgatit dokumentacionin dhe ftesa për oferta për tenderë dhe dërgimin e tyre për shpallje në mjetet e informimit; 3.3.Pranon fletëpagesa për material të tenderëve në listë dhe regjistrimi i të gjitha kompanive që marrin materialin e tenderit në listën e hartuar për këtë qëllim; 3.4.Kontrollon faturat në pajtim me kushtet e kontratës, me shënimet mbi mallrat e pranuara të nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave, përgatit dokumentacionin për pagesë dhe dërgon lëndët për ekzekutim; 3.5.Pranon oferta nga kompanitë në kohën e paraparë në tender, dokument dhe merr pjesë në përgatitjen e hapjes së ofertave; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 5 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 3.6.Merr pjesë në përgatitjen e procedurave të vlerësimit të ofertave; 3.7.Mban të dhëna të detajuara për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës për veprimet dhe vendimet e marra, si dhe nënshkrimi i komenteve nga secili anëtar; 3.8.Kryen detyra të tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es për Marrëdhënie me Publikun: 4.1. Planifikon, zhvillon dhe zbaton strategji për informimin e publikut mbi planet dhe programet e ABGJ-së; 4.2. Përgatit Buletinin e ABGJ-së në bashkëpunim me departamentet e ABGJ-së, përzgjedh artikuj/shkrime, shkruan artikuj dhe redakton materialet e Buletinit; 4.3.Mbikëqyr dhe siguron aprovimin për paraqitjen grafike dhe përmbajtjen e Buletinit para botimit; 4.4.Mbikëqyr procesin e botimit dhe siguron botimin cilësor të Buletinit; 4.5.Përgatit dhe mbikëqyr përgatitjen dhe prodhimin e broshurave, fletushkave, videove promocionale, fotografive dhe programeve multimediale; 4.6.Kontribuon dhe ndihmon në organizimin e fushatave të ndërgjegjësimit si p.sh. “16 ditët e aktivizmit”, fushata kundër kancerit, etj.; 4.7.Harton fjalime, artikuj dhe redakton prezantime të punonjësve të ABGJ-së; 4.8.Mirëmban faqen elektronike të ABGJ-së dhe e përditëson atë me informacione, raportime, dhe paraqitje vizuale të aktiviteteve; 4.9.Përcjell, analizon dhe përgatit përmbledhjen ditore të medias; 4.10.Hulumton, përgatit dhe shpërndan materiale dhe komunikata për median; 4.11.Mban lidhje dhe u përgjigjet pyetjeve, hulumtimeve të medias, individëve dhe organizatave të ndryshme përmes konferencave të shtypit, përmes e-mailit apo telefonit; 4.12.Menaxhon, përditëson dhe angazhohet me përdoruesit e medias sociale si Twitter dhe Facebook; 4.13.Asiston dhe koordinon ngjarje të veçanta si konferenca, ekspozita, etj; 4.14.Mban lidhje dhe koordinon me kolegët për informim dhe komunikim me publikun në institucionet e administratës publike të Kosovës; 4.15.Menaxhon aspektet e komunikimit dhe informimit të publikut. Kryen detyra të tjera GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 6 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE të caktuara nga Kryeshef/ja Ekzekutive në përputhje me mandatin dhe përshkrimin e vendit dhe detyrave. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets the staffing structure and job duties for the Legislation Division in the Gender Equality Agency.
Neni 7 Divizioni për Legjislacion 1.Numri i të punësuarve në Divizionit për Legjislacion është katër (4) zyrtarë. 2.Në kuadër të Divizionit për Legjislacion bëjnë pjesë: 2.1. Udhëheqësi/ja e Divizionit për Legjislacion; 2.2. Zyrtari/ja e lartë për Legjislacion; 2.3. Zyrtar/e për legjislacion; 2.4. Zyrtar/e për legjislacion. 3.Divizioni për Legjislacion udhëhiqet nga Udhëheqësi/ja i/e e Divizionit për Legjislacion dhe raporton tek Kryeshefi/ja i/e ABGJ-së. 4.Detyrat dhe përgjegjësitë e Udhëheqësit/es së Divizionit për Legjislacion përfshijnë: 4.1.Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative në bashkëpunim të ngushtë me Kryeshefin/en Ekzekutive, si dhe divizionet e tjera nga fushëveprimtaria e Agjencisë; 4.2.Propozon ndryshimin dhe/apo plotësimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe masave të tjera për zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore; 4.3.Propozon masa për zbatimin e marrëveshjeve dhe akteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me barazinë gjinore; 4.4 Në bashkëpunim me divizionet tjera, njësitë apo personat përgjegjës për hartimin e projekt-akteve normative, siguron përputhshmërinë e akteve normative të propozuara nga ABGJ dhe/apo Ministritë përkatëse me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës dhe normat ndërkombëtare mbi barazinë gjinore; 4.5.Ofron opinione ligjore dhe këshilla juridike për mekanizmat institucionalë për barazi gjinore nga fushëveprimi i ABGJ-së; 4.6.Në bashkëpunim me Divizionet e tjera udhëheq procesin e përgatitjes së hartimit për raportin vjetor për zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore; 4.7.Koordinon me Zyrën Ligjore në ZKM për përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e Programit Legjislativ dhe aktiviteteve të tjera që ndërlidhen me procesin e hartimit të legjislacionit në fushën e barazisë gjinore; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 7 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 4.8.Identifikon probleme të zbatimit të akteve normative; 4.9. Harton në baza vjetore plan buxhetin e divizionit në harmonizim me përgjegjësitë dhe aktivitetet që burojnë nga mandati dhe përgjegjësitë e Divizionit dhe politikat publike dhe nisma të ndërmarra nga ABGJ apo në bashkëpunim me institucione të tjera të Kosovës apo institucione ndërkombëtare; 4.10.Kontribuon në forcimin e aspektit të barazisë gjinorë apo instrumentave si buxhetimi gjinor në instrumenta publikë financiarë si Plani Buxhetor Vjetor i Kosovës, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, Strategjia Kombëtare për Zhvillim, etj, përmes analizave dhe rekomandimeve në baza periodike; 4.11.Mbikëqyr performancën e personelit të divizionit që drejton dhe ofron mbështetje profesionale për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre; 4.12. Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së KE-së si dhe të përcaktuara me legjislacionin përkatës. 5. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es të lartë për Legjislacion: 5.1. Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative, në bashkëpunim të ngushtë me Shefin/en e Divizionit për Legjislacion, me Kryeshefen Ekzekutive dhe me Departamentet e ABGJ-së; 5.2. Propozon ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe masave të tjera për zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore; 5.3. Ofron ndihmë për strukturat organizative të agjencisë në identifikimin e çështjeve që duhen normuar; 5.4. Propozon masa për zbatimin e marrëveshjeve dhe akteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me barazinë gjinore; 5.5. Harton propozim-vendime dhe propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga udhëheqësi/ja dhe KE; 5.6. Kryen punë të tjera të caktuara nga udhëheqësi i tij/saj i drejtpërdrejtë dhe nga Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e në përputhje me mandatin dhe përshkrimin e vendit dhe detyrave të punës; 5.7. Në bashkëpunim me divizionet, njësitë apo zyrtarët përgjegjës për hartimin e projekt-akteve normative, siguron përputhshmërinë e akteve normative të propozuara nga ABGJ dhe Ministritë përkatëse me legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës si dhe ligjin për barazi gjinore. 6. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es për Legjislacion, nën udhëheqjen e udhëheqësit/es së Divizionit për Legjislacion: 6.1. Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është e saktë si në aspektin gjuhësor ashtu edhe teknik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 8 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 6.2. Sipas kërkesës dhe udhëzimeve jep opinione ligjore dhe bënë hartimin e projektmarrëveshjeve, projekt vendimeve dhe projekt akteve tjera; 6.3. Bashkëpunon dhe ofron opinione ligjore dhe këshilla juridike për mekanizmat institucionalë për barazi gjinore nga fushëveprimi i ABGJ-së; 6.4. Ofron opinione ligjore dhe këshilla juridike për mekanizmat institucionalë për barazi gjinore nga fushëveprimi i ABGJ-së; 6.5. Përcjell zbatimin e ligjeve nga aspekti gjinor dhe identifikon shkaqet për moszbatimin e akteve normative; 6.6. Ofron rekomandime për zbatimin efektive të akteve normative dhe fuqizimin e aspektit të barazisë gjinore; 6.7. Kryen punë të tjera të caktuara nga udhëheqësi i tij/saj i drejtpërdrejtë dhe nga Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e në përputhje me mandatin dhe përshkrimin e vendit dhe detyrave të punës. 7. Detyrat dhe përgjegjësitë e cekura në paragrafin 6 të këtij neni janë të njëjta për të dy zyrtarët/ et në këtë pozitë në Divizionin për Legjislacion. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article sets the staffing and job duties for the Cooperation and Coordination Division.
Neni 8 Divizioni për Bashkëpunim dhe Koordinim 1.Numri i të punësuarve në Divizionin për Bashkëpunim dhe Koordinim është tre (3) zyrtarë. 2.Në kuadër të Divizionit për Bashkëpunim dhe Koordinim bëjnë pjesë: 2.1.Shefi/ja e Divizionit për Bashkëpunim dhe Koordinim; 2.2.Zyrtari/ja e lartë për Bashkëpunim; 2.3.Zyrtari/ja e lartë për Koordinim me Donatorë dhe Shoqëri Civile. 3.Divizioni për Bashkëpunim dhe Koordinim udhëhiqet nga Shefi/ja e Divizionit për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe raporton tek Kryeshefi/ja i/e ABGJ-së. 4.Detyrat dhe përgjegjësitë e Shefit/es së Divizionit për Bashkëpunim dhe Koordinim janë: 4.1. Propozon dhe harton politika që forcojnë bashkëpunimin me Zyrtarët/et për Barazi Gjinore në Ministri dhe Komuna dhe mbikëqyr zbatimin e tyre; 4.2. Propozon instrumenta dhe metodologji për hartimin e planeve vjetore të punës dhe planifikimin buxhetor për Zyrtarët/et për Barazi Gjinore dhe mbikëqyr zbatimin e tyre; 4.3.Rishikon dhe aprovon materialet orientuese të përgatitura nga personeli i Departamentit për orientimin e Zyrtarëve/eve për Barazi Gjinore për planifikimin, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 9 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE buxhetimin, bashkëpunimin me donatorë dhe shoqërinë civile dhe materiale të tjera që kontribuojnë në rritjen e efektivitetit të punës; 4.4.Koordinon me divizionet në ABGJ, mbi prioritetet vjetore të politikave publike dhe i informon zyrtarët/et për barazi gjinore në Ministri dhe Komuna sipas afateve të caktuara kohore për përfshirjen e tyre në planet e punës së institucioneve përkatëse; 4.5.Udhëheq punën me zyrtarët/et për Barazi Gjinore në mbledhjen dhe hartimin e raporteve vjetore mbi realizimin e aktiviteteve për politikat e miratuara nga Qeveria, që garantojnë dhe promovojnë barazinë gjinore; 4.6.Propozon dhe harton politika për bashkëpunimin dhe koordinimin me donatorët në projektet për barazinë gjinore dhe integrimin e barazisë gjinore në programet e donatorëve, dhe siguron donacione për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ABGJ-së; 4.7.Siguron informacion në baza të rregullta mbi strategjitë dhe politikat e donatorëve dhe mban të informuar ABGJ-në; 4.8.Mbikëqyr krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave; 4.9.Kontribon në hartimin e raporteve vjetore të Agjencisë dhe raporteve për instrumentet ndërkombëtarë në fushën e barazisë gjinore apo instrumenteve të tjerë ndërkombëtare; 4.10.Kontribon në shumëfishimin e fondeve të ABGJ-së, përmes hartimit individual dhe në bashkëpunim me divizionet e tjera në ABGJ, institucionet qendrore dhe lokale të projekteve të ndryshme të financuara nga donatorë brenda dhe jashtë Kosovës; 4.11.Harton në baza vjetore plan buxhetin e divizionit në harmonizim me përgjegjësitë dhe aktivitetet që burojnë nga mandati dhe përgjegjësitë e Divizionit politikat publike dhe nisma të ndërmarra nga ABGJ apo në bashkëpunim me institucione të tjera të Kosovës apo institucione ndërkombëtare; 4.12. Mbikëqyr performancën e personelit të divizionit që drejton dhe ofron mbështetje profesionale për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. 5. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es së lartë për Bashkëpunim nën udhëheqjen e Shefi/ja e Divizionit për Bashkëpunim dhe Koordinim: 5.1. Bashkëpunon me Zyrtarët/et për Barazi Gjinore në Ministri dhe Komuna për integrimin e perspektivës gjinore ne veprimtarinë e Ministrive dhe Komunave; 5.2. Rishikon dhe ofron rekomandimet fillestare dhe koordinon procesin e komenteve dhe rekomandimeve përfundimtare mbi planet/programet e punës të tri divizioneve të ABGJ-së, specifikisht, për Monitorim dhe Raportim, Legjislacion dhe Bashkëpunim, mbi planet/programet e punës së zyrtarëve/eve për barazi gjinore; 5.3. Informon Zyrtarët/et për Barazi Gjinore mbi prioritetet vjetore të politikave publike sipas afateve të caktuara kohore për përfshirjen e tyre në planet e punës së institucioneve përkatëse; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 10 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 5.4. Ofron sesione orientimi zyrtarëve/eve për barazi gjinore për përgatitjen e planeve të punës dhe hartimin e buxheteve gjatë periudhës së hartimit dhe planifikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm për të siguruar që aktivitetet e parapara financohen në formë adekuate në Buxhetin e Kosovës; 5.5. Koordinon aspektet logjistike dhe informuese për aktivitetet që ndërmerren për zyrtarët/et për barazi gjinore në emër të ABGJ-së dhe bashkëpunon me departamentet përkatëse të ABGJ-së për të siguruar që objektivat dhe qëllimet e aktiviteteve përmbushen efektivisht; 5.6. Harton dhe përditëson kalendarin e aktiviteteve të zyrtarë/eve për barazi gjinore dhe përcjell aktivitetet në Ministri dhe Komuna; 5.7. Në bashkëpunim me divizionet e ABGJ-së, rishikon në baza të rregullta kohore përmbushjen e planit të aktiviteteve të zyrtarë/eve për barazinë gjinore dhe përcjell rekomandimet dhe sugjerimet përkatëse për avancimin e punës; 5.8.Kontribuon në hartimin e raporteve të ABGJ-së; 5.9.Kryen punë të tjera të caktuara nga udhëheqësi i tij i drejtpërdrejt dhe nga KE, në përputhje me mandatin dhe përshkrimin e vendit dhe detyrave të punës. 6. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es së lartë për Koordinim me Donatorë dhe Shoqëri Civile, nën udhëheqjen e Shefi/ja e Divizionit për Bashkëpunim dhe Koordinim: 6.1.Bashkëpunon me organizatat jo-qeveritare në fushën e barazisë gjinore dhe mirëmban dialog aktiv dhe krijon mundësi bashkëpunimi me organizatat jo-qeveritare; 6.2.Harton dhe përditëson bazën e të dhënave mbi organizatat jo-qeveritare në fushën e barazisë gjinore; 6.3.Krijon profilin e donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë dhe mban të përditësuar informacionin mbi projektet dhe strategjitë e tyre në fushën e barazisë gjinore në Kosovë; 6.4.Organizon në baza të rregullta periodike komunikimin dhe koordinimin me donatorë dhe asiston Kryeshef/en Ekzekutiv/e dhe udhëheqësin/en e drejtpërdrejtë të divizionit; 6.5.Mban të informuar ABGJ-në dhe Zyrtarët për Barazi Gjinore mbi planet dhe strategjitë e donatorëve; 6.6.Familjarizohet me kriteret e donatorëve projekt-propozime dhe mban të informuar dhe orienton zyrtarët e ABGJ-së mbi kriteret, mundësitë dhe afatet kohore për aplikim; 6.7.Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me donatorët në sferën e barazisë gjinore me politikat publike (strategji, plane veprimi, programe/projekte) në nivel kombëtar, lokal dhe rajonal; 6.8.Informohet dhe mban të informuar ABGJ-në dhe Zyrtarët/et për Barazi Gjinore mbi aktivitete aftësuese si trajnime, punëtori, seminare, etj; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 11 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 6.9.Siguron donacione për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të ABGJ-së; 6.10.Propozon politika dhe aktivitete për promovimin e barazisë gjinore; 6.11.Prezanton ABGJ-në sipas udhëzimeve të Kryeshefit/es Ekzekutiv/e në takime me donatorë në raste të caktuara; 6.12.Merr pjesë dhe ofron rekomandime në procesin e ndarjes së subvencioneve dhe përcjell zbatimin e tyre përmes vizitave në terren dhe raporteve të rregullta monitoruese; 6.13.Kryen punë të tjera të caktuara nga udhëheqësi i tij i drejtpërdrejtë dhe nga KE, në përputhje me mandatin dhe përshkrimin e vendit dhe detyrave të punës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets the staffing and duties for the Monitoring, Reporting and Research Division and its roles.
Neni 9 Divizioni për Monitorim, Raportim dhe Hulumtime 1.Numri i të punësuarve në Divizionin për Monitorim, Raportim dhe Hulumtim është katër (4) zyrtarë. 2. Në kuadër të Divizionit për Monitorim, Raportim dhe Hulumtim bëjnë pjesë: 2.1.Udhëheqës/se i/e Divizionit për Monitorim, Raportim dhe Hulumtim; 2.2. Zyrtari/ja e lartë për Monitorim dhe Raportim; 2.3. Zyrtari/ja për Hulumtim dhe Analiza; 2.4.Zyrtari/ja për Monitorim dhe Raportim. 3. Divizioni për Monitorim, Raportim dhe Hulumtim udhëhiqet nga Shefi/ja e Divizionit për Raportim, Monitorim dhe Hulumtim dhe raporton tek Kryeshefi/ja e ABGJ-së. Detyrat dhe përgjegjësitë e Shefit/es e Divizionit për Monitorim, Raportim dhe Hulumtim janë: 3.1. Propozon dhe përpilon politika për promovimin e barazisë gjinore dhe mbikëqyr zbatimin e tyre; 3.2. Koordinon punën rreth përgatitjes së Programit të Kosovës për Barazi Gjinore dhe udhëheq procesin e monitorimit për zbatimin e tij; 3.3. Koordinon punën rreth përgatitjes së raporteve për Kosovën mbi përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore, të cilat miratohen nga Qeveria; 3.4. Propozon nisma për hulumtim, studime dhe vlerësime të politikave dhe programeve, si dhe me qëllim mbledhjen dhe ripërtëritjen e të dhënave sasiore dhe cilësore që ndihmojnë në hartimin dhe monitorimin e politikave në fushën e barazisë gjinore apo formulimin e politikave nga aspekti gjinor; 3.5. Në bashkëpunim me Divizionet e tjera udhëheq procesin e përgatitjes së hartimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 12 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE për raportin vjetor për zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore; 3.6. Koordinon procesin për hartimin e raportit vjetor për Qeverinë rreth veprimtarisë së Agjencisë për vitin paraprak, më së voni deri në fund të muajit mars; 3.7. Koordinon raportimin mbi progresin e arritur në fushën e integrimit evropian në çështjet e barazisë gjinore; 3.8. Siguron mbledhje dhe përpunimin e të dhënave në baza gjinore nga terreni përmes institucioneve të nivelit qendror dhe lokal si dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës mbikëqyr zhvillimin e metodave dhe teknikave të përshtatshme për monitorime, analiza dhe hulumtime të ndërmarra nga ABGJ; 3.9.Harton në baza vjetore plan buxhetin e divizionit në harmonizim me përgjegjësitë dhe aktivitetet që burojnë nga mandati dhe përgjegjësitë e divizionit dhe politikat publike dhe nisma të ndërmarra nga ABGJ apo në bashkëpunim me institucione të tjera të Kosovës apo institucione ndërkombëtare; 3.10.Kontribuon në forcimin e aspektit të barazisë gjinorë apo instrumenteve si buxhetimi gjinor në instrumenta publikë financiarë si Plani Buxhetor Vjetor i Kosovës, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, Strategjia Kombëtare për Zhvillim, etj, përmes analizave dhe rekomandimeve në baza periodike; 3.11.Mbikëqyr performancën e personelit të divizionit që drejton dhe ofron mbështetje profesionale për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. 4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es të lartë për Monitorim dhe Raportim, Nën udhëheqjen e udhëheqësit/es së Divizionit: 4.1. Ndihmon udhëheqësin/en e Divizionit në plotësimin e qëllimeve të divizionit specifikisht, në fushën e monitorimit dhe raportimit për zbatimin e politikave dhe plan- programeve të ndërmarra; 4.2. Koordinon punën rreth përgatitjes së raporteve për Kosovën mbi përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore, të cilat miratohen nga Qeveria; 4.3. Koordinon punën dhe kontribuon në procesin e Programit të Kosovës për Barazi Gjinore dhe monitoron zbatimin e tij; 4.4. Kontribuon në përgatitjen e raportit vjetor për Qeverinë rreth veprimtarisë së Agjencisë për vitin paraprak; 4.5. Koordinon punën me Zyrtarët/et për Barazi Gjinore në nivelin qendror dhe lokal, në mbledhjen dhe hartimin e raporteve vjetore mbi realizimin e aktiviteteve nga politikat e miratuara nga Qeveria, që garantojnë dhe promovojnë barazinë gjinore; 4.6. Bën identifikimin e nevojave për trajnim dhe ndërtim të kapaciteteve profesionale të mekanizmave institucionalë; 4.7. Koordinon të gjitha aspektet e monitorimit dhe raportimit dhe siguron që të dhënat GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 13 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE janë të përditësuara, cilësore dhe të mbledhura sipas afateve kohore; 4.8. Kontribuon në hartimin dhe koordinimin e vlerësimeve të projekteve/programeve dhe politikave; Ofron ndihmë teknike për monitorimin dhe mbledhjen e të dhënave nga zyrtarët/et e barazisë gjinore në nivel lokal dhe qendror; 4.9. Mirëmban bazën e të dhënave dhe kontribuon në hartimin e raporteve përkatëse duke siguruar dhe reflektuar të gjithë të dhënat relevante sipas raporteve përkatëse dhe ofron interpretimet fillestare në raporte; 4.10. Kryen punë të tjera të caktuara nga udhëheqësi i tij i drejtpërdrejt dhe nga Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e, në përputhje me mandatin dhe përshkrimin e vendit dhe detyrave të punës; 4.11. Detyrat dhe përgjegjësitë e cekura në paragrafin 4 të këtij neni janë të njejta për të dy zyrtarët/et në këtë pozitë në Divizionin për Monitorim dhe Raportim. 5. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es për Hulumtim dhe Analiza, nën udhëheqjen e Shefit/ es e Divizionit: 5.1.Propozon nisma për hulumtime dhe analiza në fushën e barazisë gjinore dhe harton terma reference, projekt-propozime dhe koncept dokumentet përkatëse; 5.2.Propozimin e kushteve dhe kritereve për financim të pjesshëm të projekteve hulumtuese dhe analitike në fushën e barazisë gjinore; 5.3.Analizon te dhëna te ndryshme dhe ofron interpretime në përputhje me nevojat e projekteve dhe politikave publike dhe kontribuon në raportet dhe publikimet përkatëse; 5.4.Krijon dhe rishikon pyetësorë dhe përmbledh të dhënat në formë të raporteve për hulumtimet; 5.5.Siguron që hulumtimet e kryera për llogari te ABGJ-se nga persona dhe institucione të tjera (palë të treta) janë kryer në përputhje me objektivat, kushtet e përcaktuara kontraktuale dhe u përmbahen standardeve të pranuara shkencore; 5.6.Prezanton hulumtime në ngjarje publike si konferenca, punëtori, seminare, brenda dhe jashtë vendit; 5.7.Këshillon zyrtarët e barazisë gjinore mbi cilësinë e të dhënave dhe bashkëpunon me zyrtarin e lartë për monitorim dhe raportim në përcaktimin e nevojave për trajnim të zyrtarëve me qëllim përmirësimin e mbledhjes së të dhënave; 5.8. Ndihmon për aktivitetet e drejtuara në zbatimin e ligjit për barazi gjinore, duke përfshirë ofrimin e ndihmës profesionale për zhvillimin e metodave dhe teknikave të përshtatshme për analiza dhe hulumtime të ndërmarra nga Agjencia; 5.9. Rishikon të dhënat statistikore në të gjithat raportet e përgatitura nga Agjencia dhe siguron vlefshmërinë dhe vërtetësinë e tyre në përputhje me standardet e pranuara për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 14 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 5.10.Drejton procesin e mbledhjes së të dhënave dhe ofron udhëzimet përkatëse për metodat, instrumentat dhe format e raportimit për të gjitha raportimet në nivel kombëtar si konventat ndërkombëtare, Programin e Kosovës për Barazi Gjinore dhe raportime të tjera që i caktohen; 5.11.Kryen punë të tjera të caktuara nga udhëheqësi i tij/saj i drejtpërdrejtë dhe nga Kryeshefi/ja Ekzekutiv/e në përputhje me mandatin dhe përshkrimin e vendit dhe detyrave të punës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets the staffing structure and duties of the Administration, Budget and Finance Division and its officers.
Neni 10 Divizioni për Administratë, Buxhet dhe Financa 1.Numri i të punësuarve në Divizioni për Administratë, Buxhet dhe Financa është 5 zyrtarë. 2.Në kuadër të Divizioni për Administratë, Buxhet dhe Financa bëjnë pjesë: 2.1.Udhëheqësi/ja i/e Divizioni për Administratë, Buxhet dhe Financa; 2.2.Zyrtari/ja i/e Lartë për Buxhet dhe Financa; 2.3.Zyrtari/ja për Zotime; 2.4. Zyrtari/ja e Personelit; 2.5. Zyrtari/ja e lartë për Përkthim dhe Lektorim. 3. Divizioni për Administratë, Buxhet dhe Financa udhëhiqet nga udhëheqësi/ja i/e Divizioni për Administratë, Buxhet dhe Financa dhe raporton tek Kryeshefi/ja e ABGJ-së. 4.Detyrat dhe përgjegjësitë e udhëheqësit/es së Divizionit për Administratë, Buxhet dhe Financa: 4.1. Udhëheq divizionin dhe cakton objektivat e tij në pajtim me strategjinë dhe objektivat e ABGJ-së dhe harton plane të punës vjetore të detajuara për të përmbushur këto objektiva; 4.2. Menaxhon stafin dhe buxhetin e divizionit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek ta, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit; 4.3. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime/ përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë; 4.4. Zhvillon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave dhe procedurave standarde lidhur me buxhetin, financat, burimet njerëzore, logjistikën e institucionit dhe teknologjinë informative; 4.5 Menaxhon dhe mirëmban informata për burimet njerëzore, shpenzimin e buxhetit, shërbimet e logjistikës dhe transportit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 15 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 4.6. Ndihmon njësitë organizative të institucionit në planifikimin dhe përgatitjen e buxhetit dhe shpenzimit të tij sipas procedurave ligjore; 4.7. Ofron ndihmë dhe siguron mbështetje logjistike dhe administrative divizioneve të tjera funksionale, si dhe siguron rrjedhën e informatave të duhura dhe koordinimin e çështjeve administrative; 4.8. Bën vlerësim të rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave te tyre në nivel me standardet e kërkuara. 5.Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es së Lartë për Buxhet dhe Financa përfshijnë: 5.1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të njësisë; 5.2. Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre; 5.3. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet; 5.4. Analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore të njësisë buxhetore dhe bën ekzaminimin e tyre në mënyrë kritike duke shqyrtuar për korrektesinë, saktësinë dhe tërësinë si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar për njësinë buxhetore; 5.5. Monitoron shpenzimet e buxhetit gjatë gjithë vitit dhe përgatit raporte lidhur me shpenzimin e buxhetit; 5.6. Siguron që fondet janë në dispozicion për shpenzimin e parasë publike dhe janë bërë zotimet përkatëse në fondet e sistemeve përkatëse të institucioneve financiare dhe buxhetore; 5.7. Analizon dhe vlerëson planin rrjedhës të parasë, zotimeve dhe shpenzimeve dhe siguron se janë bërë në pajtim me procedurat dhe standardet e parapara me legjislacionin për buxhet dhe financa; 5.8. Kryen edhe punë të tjera profesionale në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 6.Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es për zotimin e mjeteve buxhetore përfshijnë: 6.1. Përgatit forma standarde për të gjitha shërbimet me pagesë që ofrohen nga institucioni dhe kujdeset që të hyrat të jenë në pajtim me legjislacionin në fuqi; 6.2. Autorizon procedimin e të hyrave dhe përgatitjen e kërkesave për transfera të mjeteve përmes MF-së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 16 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 6.3.Barazon llogaritë e të hyrave në thesar sipas kodeve ekonomike për të gjitha linjat buxhetore që krijojnë të hyra për çdo tremujor të vitit fiskal; 6.4. Mban kontakte të rregullta me MF-në dhe bankat komerciale për raportet e të hyrave ditore dhe transferimet në BQK; 6.5.Klasifikon të hyrat sipas burimeve dhe njësive organizative ku krijohen të hyrat dhe regjistron pagesat në programin përkatës të thesarit në SIMFEK; 6.6. Përgatit planifikimin e të hyrave në bashkëpunim me linjat buxhetore për vitin vijues; 6.7. Krahason dhe verifikon çdo pagesë me raportet e specifikuara dhe të regjistruara në Free Balance SIMFK; 6.8. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi. 7. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es për Personel përfshijnë: 7.1.Kujdeset që proceset e rekrutimit të zbatohen në pajtim me legjislacionin e shërbimit civil; 7.2.Kujdeset që shpalljet për publikim e vendeve të lira të punës të jenë në pajtim me standardet e përcaktuara me rregulloret përkatëse; 7.3.Pranon, regjistron dhe verifikon aplikacionet e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozita të lira të punës; 7.4.Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për komisionin lidhur me procesin e rekrutimit; 7.5.Siguron që listat e pagave të stafit të institucionit janë përgatitur në pajtim me procedurat ligjore; 7.6.Përditëson dosjet e personelit me të dhëna dhe dokumente relevante dhe kujdeset që të gjitha llojet e pushimeve të stafit janë proceduar në pajtim me procedurat ligjore; 7.7.Përgjegjës për raportim të punës te përgjegjësi kompetent për dhënien e shënimeve dhe raporteve lidhur me të gjitha kërkesat e pranuara dhe për parregullsive eventuale; 7.8. Kryen edhe detyra tjera në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe me mbikëqyrësi. 8. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit/es të lartë për Përkthim dhe Lektorim përfshijnë: 8.1.Ndihmon në zhvillimin e politikave të punës dhe të procedurave të Divizionit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 17 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 8.2.Përkthen gojarisht dhe tekste me shkrim nga shqipja në anglisht dhe nga anglishtja në shqip; 8.3.Përkthen dokumente, në veçanti dokumente juridike, letra, shkresa etj. nga njëra nga gjuhët e përmendura më lartë në tjetrën sipas nevojës; 8.4.Ndihmon në përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë për tekstet e përkthyera; 8.5.Shoqëron personelin kosovar nëpër mbledhje dhe vepron si përkthyes/interpret; 8.6.Kryen edhe detyra të tjera për të cilat kërkohet njohja e njërës nga gjuhët përkatëse. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Agency manages human resources and has exclusive authority to select and employ qualified individuals, subject to the applicable legal provisions.
Neni 11 Menaxhimi i burimeve njerëzore 1. Agjencia, në zbatim të përgjegjësive të përcaktuara dhe në përputhje me dispozitat në fuqi, dhe me qëllim sigurimin e përparimit në fushën e barazisë gjinore, menaxhon burimet njerëzore përmes: 1.1. Caktimit të numrit të punonjësve, karakteristikave dhe kritereve që duhet të përmbushin dhe sigurimit, alokimit dhe përdorimit efektiv të burimeve njerëzore; 1.2. Përcaktimit të kërkesave dhe nevojave për trajnimin dhe kualifikimin e stafit në përputhje me nevojat e Agjencisë, vendit të punës dhe nevojave të stafit, zbatimit me efektivitet dhe eficience të politikave publike dhe vendos kushtet, afatet dhe rrethanat për trajnime dhe kualifikime; 1.3. Klasifikimit të pozicioneve dhe gradave të punonjësve; 1.4. Rregullimit dhe vendosjes së nivelit të pagave për secilin punonjës në përputhje me legjislacionin dhe dispozitat në fuqi; 1.5.Vendosjes së sistemit vlerësimit për performancë të shkëlqyer në përmbushje të detyrave, për merita të veҫanta në arritjen përmbushjen dhe tejkalimin e detyrave apo për shpikje, përmirësime të ndjeshme të punës; 1.6. ABGJ-ja, në përputhje të plotë me dispozitat ligjore për shërbimin civil dhe punësimin në institucionet publike të Republikës së Kosovës, ruan të drejtën dhe autoritetin ekskluziv për të zgjedhur dhe punësuar çdo individ që përmbush kriteret dhe karakteristikat specifike të pozicionit të shpallur. 2. Nga ky rregull, bën përjashtim pozicioni i Kryeshefit/es, punësimi i së cilit/cilës kryhet sipas dispozitave ligjore në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 18 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE KAPITULLI III PLANIFIKIMI, RAPORTIMI, BURIMET FINANCIARE, BASHKËPUNIMI DHE PRONËSIA INTELEKTUALE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: ABGJ must prepare and submit its annual work plan for the next year for approval, and must report periodically on its work and related policy and gender-equality matters.
Neni 12 Planifikimi dhe raportimi 1. ABGJ detyrohet të hartojë dhe dorëzojë për aprovim planin vjetor të punës për vitin pasardhës sipas afateve kohore, procedurave dhe kritereve të cilësuara në Rregulloren e Punës së Qeverisë Nr. 09/2011, apo udhëzimeve periodike të lëshuara për këtë qëllim. 2.ABGJ harton planin vjetor në harmoni, përfshirje dhe në përputhje të plotë me: 2.1. Mandatin dhe objektivat institucionale; 2.2. Aktivitetet e parapara në dokumentet e aprovuara strategjike dhe plan-programet e ABGJ-së; 2.3. Në zbatim të vendimeve të qeverisë në përputhje me prioritet strategjike të përcaktuara nga qeveria përmes deklatarës së prioriteve; 2.4. Planet për zhvillimin e karrierës dhe kualifikimit të burimeve njerëzore; 2.5. Çdo infomatë tjetër strategjike që kërkohet në bazë të vendimeve dhe udhëzimeve të lëshuara për hartimin e planit vjetor; 2.6. ABGJ harton dhe dorëzon planin vjetor në përputhje me standardet dhe kërkesat e parapara për formatin dhe mënyrat e paraqitjes dhe përmbajtjes të përcaktuara sipas udhëzimeve përkatëse; 2.7. ABGJ detyrohet të raportojë në baza periodike në përputhje me kërkesat, kushtet, afatet kohore dhe para institucioneve të parapara në dispozitat në fuqi të Republikës së Kosovës dhe instrumentave ndërkombëtarë. 2.8. ABGJ raporton për ecurinë dhe përparimin për instrumentat e mëposhtëm: 2.8.1.Raportimi vjetor dhe periodik institucional; 2.8.2.Raportimi në baza të rregullta për PKBGJ-në; 2.8.3.Raportimi për ecurinë dhe përparimin e barazisë gjinore në fushën e integrimeve evropiane. 2.9. Udhëheq procesin e raportimit dhe dorëzon raportin për përmbushjen e Konventës për Eliminimin e Diskriminimit kundër Gruas; 2.10. Raporton për të gjithat politikat publike në formën e strategjive dhe plan- GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 19 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE programeve që ndërmerr apo i caktohen përmes vendimeve të qeverisë; 2.11. Kontribuon në raportimet ndërinstitucionale për instrumenta të politikave publike kombëtare apo instrumentave ndërkombëtarë për çështjet gjinore, si dhe ҫdo lloj obligimi raportues që i caktohet nga dispozitat ligjore dhe vendimet përkatëse. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: ABGJ must secure and manage financial resources, plan its budget, and carry out related financial activities and procurement under specified conditions.
Neni 13 Financimi dhe menaxhimi i mjeteve financiare 1. ABGJ në përputhje me nenin 10 të Ligjit Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, siguron mjetet financiare nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe donacione nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë kur këto nuk cenojnë pavarësinë institucionale të ABGJ-së dhe i menaxhon ato në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushteve kontraktuale të cilësuara në aktet dhuruese të nënshkruara mes ABGJ-së dhe donatorit/eve. 2. ABGJ për përmbushjen e mandatit, objektivave dhe përgjegjësive institucionale planifikon buxhetin vjetor ose afatgjatë, në përputhje të plotë me aktivitetet e parapara në politikat publike që udhëheq apo është e përfshirë, dhe me udhëzimet e specifikuara në Qarkoren Buxhetore dhe për hartimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve. 3. ABGJ do të ndërmarrë aktivitete financiare dhe të kryejë prokurimin për mallra dhe shërbime në emër të organizatave buxhetore, specifikisht për llogari të aktiviteteve të parapara dhe të aprovuara të zyrtarëve/eve të barazisë gjinore në nivel lokal dhe qendror, apo për organizata të tjera buxhetore, kur këto janë të lidhura me plan-programe kombëtare të financuara nga Buxheti i Kosovës ose nga fonde të përfituara nga donatorë dhe të menaxhuara nga ABGJ. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: ABGJ must coordinate gender-equality work, guide officers, monitor implementation, and contribute to policy and legislation drafting.
Neni 14 Koordinimi, Bashkëpunimi dhe Bashkërendimi Ndërinstitucional 1. ABGJ, në pajtim të plotë me Ligjin nr 05/L-020 për Barazi Gjinore dhe për zbatim të plotë dhe efektiv të politikave publike dhe përdorimin me eficience të burimeve finaciare, udhëheq dhe koordinon punën me zyrtarët/et për barazi gjinore në nivel lokal dhe qendror në fushat e mëposhtme: 1.1.Udhëheq procesin e planifikimit vjetor për zbatimin e politikave publike dhe vendosjen e prioriteteve kombëtare në fushën e barazisë gjinore; 1.2.Udhëzon zyrtarët e barazisë gjinore për integrimin e aktiviteteve që burojnë nga prioriteteve kombëtare, PKBGJ-ja dhe strategji apo plan-programe të aprovuara nga qeveria, në plan-programet e tyre; 1.3.Sqaron dhe rekomandon zgjidhjet e përshtatshme për implikimet financiare për aktivitetet e propozuara; 1.4. Rishikon dhe ofron sugjerime për planet-vjetore të zyrtarë/ve; 1.5. Monitoron zbatimin e politikave publike nga zyrtarët/et e barazisë gjinore në sektorin dhe nivelin përkatës të qeverisjes, përmes raportimeve, pjesëmarrjes në aktivitetet e organizuara në terren, dhe vlerësimeve të herëpashershme të politikave dhe plan-programeve; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 20 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE 1.6. Siguron pjesëmarrjen e zyrtarë/ve në trupa punuese për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave dhe plan-programeve. 2. ABGJ identifikon në formë periodike nevojat për zhvillim kapacitetesh të zyrtarëve/ve për barazi gjinore si dhe të shërbyesve civilë në fushën e barazisë gjinore dhe integrimin eficientë të barazisë gjinore në sistemet, proceset dhe programet institucionale dhe në bashkëpunim me IKAP rishikon, përditëson dhe ndërton programe që kontribuojnë në zhvillimin profesional. 3. ABGJ në përputhje me Rregulloren e Punës së Qeverisë, kontribuon në hartimin e të gjitha dokumenteve të politikave publike (Strategjinë për Zhvillim, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, PVPE, strategji sektoriale, hartimin e legjislacionit parësor dhe sekondar) të ndërmarra nga institucionet qeveritare dhe shtetërore për sigurimin e integrimit të barazisë gjinore dhe shfrytëzimin me efikasitet të burimeve financiare dhe njerëzore. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: ABGJ may accept donations, sign cooperation agreements, coordinate development-planning assistance, and present government work on gender equality.
Neni 15 Bashkëpunimi dhe koordinimi me institucione ndërkombëtare 1. ABGJ në përputhje me legjislacionin ne fuqi, pranon donacione nga donatorë vendorë dhe ndërkombëtare. 2. ABGJ nënshkruan marrëveshje, kontrata, memorandume bashkëpunimi dhe mirëkuptimi për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, transferimin e fondeve, shkëmbimin e përvojave dhe ndarjen e informacionit, tërheqjen e asistencës teknike, kualifikimin e personelit, dhe përfitimin e fondeve nga institucione publike dhe ndërkombëtare për përmbushjen e përgjegjësive dhe zbatimin e politikave publike. 3. ABGJ me qëllim mirëmenaxhimin dhe bashkërendimin e politikave publike me fondet dhe investimet e institucioneve ndërkombëtare, koordinon procesin e planifikimit dhe të ndihmës për zhvillim nga institucionet ndërkombëtare në fushën e barazisë gjinore dhe integrimin e barazisë gjinore në programe. 4. ABGJ prezanton punën e qeverisë në fushën e barazisë gjinore dhe merr pjesë në forume, trupa punuese ndërkombëtare, rajonale dhe lokale dhe aktivitete të tjera. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: ABGJ may publish and republish materials or articles for awareness and information, and products funded by the Kosovo budget or donor funds remain ABGJ’s intellectual property.
Neni 16 Ndërgjegjesimi publik 1. ABGJ ka të drejtë të botojë, ribotojë materiale apo artikuj për arsye ndërgjegjësimi dhe informimi që i shërbejnë përmbushjes së mandatit dhe përgjegjësive të parapara sipas legjislacionit në fuqi. 2. Të gjithë prodhimet të ҫfarëdo natyre qofshin, të financuara nga Buxheti i Republikës së Kosovës apo përmes fondeve të përfituara nga donatorët mbeten pronë intelektuale e ABGJ-së . - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Agency’s headquarters are in the Office of the Prime Minister of Kosovo in Prishtina, and it has its own seal and logo.
Neni 17 Selia e ABGJ-së Agjencia ka selinë në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës në Prishtinë, ka vulën dhe logon e saj. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 21 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Agency must operate according to its organogram, and its organizational units must cooperate with each other.
Neni 18 Bashkëpunimi ndërmjet njësive organizative të Agjencisë për Barazi Gjinore Agjencia do të funksionojë sipas rganogramit të saj, duke respektuar hierarkinë dhe shtrirjen horizontale ku njësitë organizative të Agjencisë do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën me qëllim të funksionimit efikas për arritjen e objektivave kryesore të Agjencisë. KAPITULLI IV DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says the regulation includes the Agency for Gender Equality’s organogram in Appendix No. 1 and the job descriptions.
Neni 19 Organogrami i Agjencisë për Barazi Gjinore Pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje është Organogrami i Agjencisë për Barazi Gjinore i paraqitur në Shtojcën nr.1 të kësaj Rregulloreje dhe përshkrimet e vendeve të punës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article repeals Regulation No. 01/2007 on the functioning of the Gender Equality Agency.
Neni 20 Shfuqizimi Kjo rregullore e shfuqizon Rregulloren nr. 01/2007 për funksionimin e Agjencisë për Barazi Gjinore. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This regulation enters into force 7 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 21 Hyrja në Fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Isa Mustafa ____________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 30 maj 2017 Rregullore QRK - Nr. 06/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë për Barazi Gjinore, është miratuar në mbledhjen e 145 të Qeverisë së Kosovës, me Vendimin Nr.04/145, datë 15.05.2017. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 18 / 29 QERSHOR 2017, PRISHTINË 22 RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE Zy rt ar i/j a çe rt ifi ku es Zy rt ar i/j a e Pr ok ur im it Zy rt ar i/j a i/ e m ar rë dh ën ie ve m e pu bl ik un Di vi zio ni p ër Ba sh kë pu ni m d he Ko or di ni m Di vi zio ni p ër M on ito rim , Ra po rt im d he Hu lu m tim Di vi zio ni p ër Ad m in ist ra të , Bu xh et d he fi na nc a Zy rt ar /e e La rt ë pë r Le gj isl ac io n Zy rt ar /e p ër Le gj isl ac io n Zy rt ar /e p ër Le gj isl ac io n Zy rt ar i/j a e la rt ë pë r Ba sh kë pu ni m , Zy rt ar i/j a e la rt ë pë r K oo rd in im m e Do na to rë dh e Sh oq ër i Ci vi le Zy rt ar i/j a e la rt ë pë r M on ito rim dh e Ra po rt im Zy rt ar i/j a pë r Hu lu m tim d he An al iza . Zy rt ar i/j a i/e La rt ë pë r B ux he t dh e Fi na nc a, Zy rt ar i/j a pë r Zo tim e , Zy rt ar i/j a e Pe rs on el it Zy rt ar i/j a e la rt ë pë r P ër kt hi m d he Le kt or im Zy ra e K ry es he fit Ek ze ku tiv Di vi zio ni p ër le gj isl ac io n As ist en t/ e Ek ze ku tiv e Zy rt ar i/j a p ër M on ito rim d he Ra po rt im
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) Nr. 06/2017 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË PËR BARAZI GJINORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in