UDHËZIMI ADMINISTRATIV Nr. 7/2006PËR PËRDORIMIN E AUTOMJETEVE TË QEVERISË SË KOSOVËS
This administrative instruction concerns the use of Government of Kosovo vehicles.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-07/2006
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This administrative instruction concerns the use of Government of Kosovo vehicles. This provision states the administrative instruction’s purpose: to ensure the regular and efficient use of the Government of Kosovo’s vehicles. This article defines several terms used in the administrative instruction. This article lists which officials and staff may use official vehicles, and in some cases whether they also get permanent drivers or need approval. Official vehicles may be used only for official purposes, and users must follow road rules, use them economically, and get approval and a form for use abroad.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of UDHËZIMI ADMINISTRATIV Nr. 7/2006PËR PËRDORIMIN E AUTOMJETEVE TË QEVERISË SË KOSOVËS
Showing 17 of 17
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This administrative instruction concerns the use of Government of Kosovo vehicles.
INSTITUCIONET E PËRKOHSHME TE VETËQEVERISJES QEVERIA E KOSOVES UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 07/2006 PËR PËRDORIMIN E AUTOMJETEVE TË QEVERISË SË KOSOVËS Qeveria e Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2005/15, për ndryshimin e Rregullores së UNMIK- ut Nr. 2001/19, Mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë neni 1, Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/19 neni 1.2, si dhe Rregulloren e Punës së Qeveris Nr. 1/2005 ,neni 4.3, Qeveria e Kosovës nxjerr Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2006, për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the administrative instruction’s purpose: to ensure the regular and efficient use of the Government of Kosovo’s vehicles.
Neni 1 Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përdorimin e rregullt, dhe efikas të automjeteve të Qeverisë së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the administrative instruction.
Neni 2 Përkufizime Në këtë Udhëzim Administrativ, termat e më poshtëm kanë kuptimin si vijon: a) Automjete zyrtare–nënkuptohen automjetet që janë në pronësi, apo në përdorim të Qeverise së Kosovës si: vetura, kombi, autobusë, kamion etj. b) Zyrtarë të tjerë të lartë – nënkuptohen të gjithë zyrtarët si shefat e divizioneve, seksioneve, njësive etj. c) Udhëtime zyrtare – nënkuptohen ato lëvizje të cilat kanë një destinacion apo qëllim i cili shërben për kryerjen e detyrave zyrtare; d) Persona të jashtëm – nënkuptohen personat të cilët nuk janë punonjës të Qeverisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe ata punonjës të Qeverisë së Kosovës të cilët nuk ndodhen në automjet për qëllime zyrtare apo të rekreacionit, të autorizuar nga autoriteti përkatës. e) Njësia e transportit pranë ministrisë – nënkuptohen çdo njësi, divizion, sektor etj., të cilit i është ngarkuar detyra e udhëheqjes së transportit.. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article lists which officials and staff may use official vehicles, and in some cases whether they also get permanent drivers or need approval.
Neni 3 Kategoritë e zyrtarëve që kanë të drejtë të përdorin automjetet zyrtare 3.1 Kryeministri, zëvendëskryeministri ministrat, zëvendësministrat i kanë automjetet zyrtare dhe shoferët e tyre të përhershëm; 3.2 Këshilltarët politik të Kryeministrit dhe këshilltarët politik të ministrave,(duke perjashtuar keshilltarët e jashtëm), sipas nevojës, me vendimin e kryeministrit apo të ministrit të ministrisë përkatëse ngarkohen me automjete zyrtare, pa shofer. Vendimin e zbaton sekretari i përhershëm i kryeministrisë apo ministrisë përkatëse. 3.3 Sekretarët e përhershëm/Kryeshefat e agjencive ekzekutive i kanë automjetet zyrtare dhe shoferët e tyre të përhershëm; 3.4 Drejtorët e departamenteve, gjatë orarit të punës, mund të kenë, gjithashtu, automjetet e tyre në varësi të nevojave, mundësive dhe me miratimin e sekretarit të përhershëm të ministrisë përkatëse. 3.5 Në raste të caktuara, nëpunësve të caktuar për shkak të specifikave të posaçme të punës, me vendim të sekretarit/kryeshefit mund t’i lejohet përdorimi i automjeteve edhe jashtë orarit të punës. 3.6 Nëpunësit civil të ministrisë përkatëse kanë të drejtë të kërkojnë përdorimin e automjeteve zyrtare për udhëtime zyrtare. Kjo bëhet sipas rastit dhe procedurës së përcaktuar në këtë Udhëzim Administrativ. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Official vehicles may be used only for official purposes, and users must follow road rules, use them economically, and get approval and a form for use abroad.
Neni 4 Përdorimi i automjeteve zyrtare 4.1 Personat e parashikuar në Nenin 3 pika 2, dhe 3 mund ta përdorin automjetin zyrtar vetëm për nevoja zyrtare si: udhëtime zyrtare, vajtje-ardhje në punë. 4.2 Automjetet e Qeverisë së Kosovës shërbejnë për kryerjen e detyrave zyrtare dhe përdoruesit e tyre duhet t’i shfrytëzojnë ato në mënyrë sa më ekonomike dhe efikase. 4.3 Automjetet e Qeverisë së Kosovës mund të përdoren për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Zyrtari para se ta përdorë automjetin duhet ta plotësojë formularin për përdorimin e automjeteve jashtë vendit (Aneksi 9), me miratimin e sekretarit të përhershëm të ministrisë përkatëse. 4.4 Përveç simboleve apo shenjave të miratuara nga Qeveria e Kosovës, automjetet zyrtare nuk mund të kenë asnjë simbol apo shenjë tjetër. 4.5 Të gjithë personat që përdorin automjetet zyrtare duhet të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor si: limitet e shpejtësisë, vënien e rripit të sigurisë etj. 4.6 Asnjë person nuk mund të përdorë automjetet zyrtare të Qeverisë së Kosovës pa patentë shoferi të vlefshme, të njohur nga autoritetet kompetente në Kosovë si dhe pa autorizim për ngasjen e automjeteve zyrtare të Qeverisë së Kosovës (Aneksi 10). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: External persons travelling in an official vehicle must send their names to the permanent secretary of the relevant ministry and sign the General Release Form.
Neni 5 Transportimi i personave të jashtëm 5.1 Emrat e personave të jashtëm që udhëtojnë në një automjet zyrtar duhet t’i dërgohen sekretarit të përhershëm të ministrisë përkatëse. 5.2 Personat e jashtëm që udhëtojnë në një automjet zyrtar duhet të nënshkruajnë “Formularin e Përgjithshëm të Lirimit” (Aneksi 8) i cili liron institucionin përkatës nga përgjegjësia për humbje, dëmtim, lëndim apo vdekje. 5.3 Nga rregullat e më sipërme bëjnë përjashtim personat e parashikuar nga pika 1 i Nenit 3 të këtij Udhëzimi Administrativ. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Civil servants and official vehicle drivers must complete specified vehicle-use forms before or during official vehicle use.
Neni 6 Procedura e marrjes së automjeteve në përdorim 6.1 Çdo nëpunës civil i ministrisë përkatëse i cili ka nevojë të përdorë automjetin për një apo disa udhëtime zyrtare me vozitës, së pari duhet të plotësojë formularin- Kërkesë për shërbime të vozitjes (Aneksi 1) të nënshkruar nga eprori i tij të cilit, ai, i përgjigjet. 6.2 Çdo nëpunës civil i ministrisë përkatëse i cili ka nevojë të përdorë automjetin zyrtar përkohësisht, për udhëtime zyrtare, pa vozitës, duhet të plotësojë formularin-Kërkesë për përdorim të përkohshëm të automjetit zyrtar (Aneksi 2) ) të miratuar nga drejtori i departamentit. 6.3 Çdo drejtues i automjetit zyrtar është i obliguar që në formularin-Fletëudhëtim (Aneksi 3) të shënojë numrin e kilometrave të automjetit në momentin e nisjes, destinacionin e udhëtimit, qëllimin e udhëtimit, emrat e personave që udhëtojnë dhe numrin e kilometrave në momentin e kthimit si dhe nënshkrimin e përdoruesve. 6.4 Çdo drejtues i automjetet zyrtar është i obliguar që para pranim-dorëzimit të automjetit zyrtar ta plotësojë formularin e Gjendjes së Automjetit (Aneksi 4) pasi të ketë kryer kontrollin e automjetit dhe të jetë bindur që ky i fundit është në gjendje të mirë pune, para se ta firmosë ate. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Drejtuesi i automjetit zyrtar duhet të kujdeset për mirëmbajtjen dhe sigurinë e automjetit, të bëjë kontrollin ditor dhe të raportojë çdo dëmtim te njësia e transportit.
Neni 7 Mirëmbajtja 7.1 Drejtuesi i automjetit zyrtar është përgjegjës për mirëmbajtjen e tij. Për këtë qëllim çdo drejtues bën kontrollimin ditor të automjetit: a) Inspektimi Ditor Para Nisjes, -niveli i ujit dhe i ftohjes, -niveli i vajit për frenim, -fushat në tabelën e të dhënave posaçërisht matësin e karburantit, -dritat e përparme, të pasme si dhe treguesit, -veglat për ndreqjen e difekteve dhe mjetet shtesë, -burinë, -tabelen e kilometrave për servisimin e ardhshëm, -kontrollin e jashtëm (gomat, rrjedhjet e mundshme të vajit, ujit dhe dëmtimet tjera, etj). b) Inspektimi ditor gjatë përdorimit: -Sistemin e drejtimit (timonin) dhe frenat. 7.2 Drejtuesit janë përgjegjës edhe për sigurinë e automjeteve brenda dhe jashtë. Është përgjegjësi e tyre të sigurojnë që automjeti zyrtar të jetë parkuar siç duhet dhe të mos rrezikohet nga vjedhjësit, aksidentet, vandalizmi, apo ndonjë mënyrë tjetër. Drejtuesi duhet të raportojë pranë njësisë së transportit secilin dëmtim të automjetit. Rastet e aksidenteve rregullohen nga - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This text only identifies Article 12 of the Administrative Instruction.
Neni 12 i këtij Udhëzimi Administrativ. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The transport unit of the relevant ministry is responsible for official vehicle repair, administration, and maintenance, and servicing must follow the ministry’s chosen service and inspection steps.
Neni 8 Servisimi 8.1 Përgjegjëse për riparimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare është njësia e transportit pranë ministrisë përkatëse. 8.2 Servisi dhe ndreqja e automjeteve bëhet vetëm në servisin e zgjedhur nga ministria, sipas rregullave të prokurimit të shërbimeve të zbatuara në Kosovë. 8.3 Para dërgimit të automjetit zyrtar në servisim duhet të plotësohet formulari për dërgimin e automjetit në servisin (Aneksi 5-formulari i servisimit) në të cilin shënohen të dhënat e automjetit, tipi dhe nr. i regjistrimit, arsyeja e dërgimit të automjetit në servisin dhe defektet e paraqitura në automjet. Formulari i dorëzohet kryesuesit të njësisë së transportit pranë ministrisë përkatëse i cili dërgon automjetin në servisin e zgjedhur. Një kopje e formularit dorëzohet në servis. 8.4 Gjatë marrjes së automjetit zyrtar nga servisi, zyrtari kompetent i njësisë së transportit pranë ministrisë përkatëse duhet të verifikojë nëse janë përmirësuar defektet për të cilat automjeti është dërguar në servis. 8.5 Në rast aksidentesh apo dëmtimesh të tjera, automjetet nuk dërgohen në servisin pa kontroll paraprak të zyrtarit kompetent të njësisë së transportit dhe kompanisë së sigurimit në të cilën është siguruar automjeti. 8.6 Automjetet që shpenzojnë më shumë se që është përcaktuar në dokumentacion teknik, do të hiqen nga qarkullimi dhe do të testohen. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Vehicle-use invoices and the vehicle-use report must be submitted to the competent transport unit official within 15 days, and the transport unit must prepare a monthly expense report for all vehicles.
Neni 9 Raportimi Të gjitha kopjet e faturave të furnizimit me karburante, servisimit, larjes dhe shpenzimeve të tjera të automjeteve si dhe raporti për përdorimin e automjetit duhet t’i dorëzohen zyrtarit kompetent të Njësisë së transportit pranë ministrisë përkatëse brenda 15 ditësh nga dita e përdorimit të automjetit zyrtar. Njësia e transportit pranë ministrisë përkatëse harton raportin për shpenzimet mujore të të gjitha automjeteve. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Ministry vehicles must be parked in the ministry’s parking areas after working hours, except for vehicles covered by points 1, 2, and 3 of Article 3.
Neni 10 Parkimi i automjeteve Te gjitha automjetet e ministrisë, përveç atyre të parashikuara në pikat 1,2, dhe 3 të nenit 3, pas përfundimit të orarit të punës duhet të parkohen dhe qëndrojnë në parkingjet e automjeteve të ministrisë përkatëse. Çelësat dhe dokumentacioni teknik i automjeteve menjëherë pas përfundimit të udhëtimit i dorëzohen zyrtarit të njësisë së transportit ose në mungesë të tij, eprorit të përdoruesit të automjetit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Users of official vehicles must follow general traffic rules and use the vehicle carefully; the transport unit must record vehicle-related items and inspect vehicles and their use.
Neni 11 Përgjegjësia 11.1 Çdo përdorues i automjetit zyrtar duhet të zbatojë rregullat e përgjithshme të trafikut dhe është përgjegjës për shfrytëzimin e kujdesshëm të automjetit, si dhe përgjigjet për dëmin eventual të shkaktuar në automjet me fajin e tij. 11.2 Njësia e transportit pranë ministrisë përkatëse duhet të evidentojë çdo gjë që ka të bëjë me automjetin si për shembull gërvishtje, antenën, kasetofonin, rrotën rezervë si dhe çdo aksesor tjetër të automjetit. 11.3 Çdo përdorim i automjeteve zyrtare të ministrisë në kundërshtim me rregullat e këtij udhëzimi ndëshkohet sipas përgjegjësisë materiale dhe disiplinore varësisht prej rastit. 11.4 Përgjegjëse për kontrollin, përdorimin e automjeteve dhe zbatimin e këtij udhëzimi është njësia e transportit pranë ministrisë përkatëse. Kjo njësi ka për detyrë të ushtrojë kontroll ditor edhe periodik mbi automjetet dhe përdorimin e tyre. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Kur një automjet zyrtar përfshihet në aksident, drejtuesi duhet të ndalojë, të ndihmojë të lënduarit, të raportojë aksidentin, të mos marrë zotime për përgjegjësinë dhe të dorëzojë formularët dhe dokumentacionin brenda afateve të caktuara.
Neni 12 Si duhet të veprohet në raste të aksidenteve Në rastet kur një automjet zyrtar është i përfshirë në aksident, drejtuesi i tij vepron si më poshtë: a) Ndalë automjetin dhe qëndron në vendin e aksidentit deri në mbërritjen e autoriteteve policore ose në kryerjen e të gjitha procedurave të më poshtme, përveç rasteve kur është në rrezik integriteti (siguria) i tij; b) Ofron ndihmën e parë personit/ave të lënduar nëse ai është në gjendje ta bëjë këtë; c) Raporton aksidentin përmes telefonit zyrtarit të njësisë së transportit ose, gjatë mbrëmjeve apo fundjavës, recepsionit të institucionit ku ai punon; d) Në rast të lëndimit të palës së tretë ose pronës, përveç hapave të mësipërm, drejtuesi duhet të informojë policinë lokale drejtpërdrejt apo nëpërmjet kanaleve të institucionit ku ai punon; e) Drejtuesi i automjetit zyrtar i jep policisë ose personit të tretë të lënduar ose të dëmtuar të gjitha të dhënat e nevojshme. Drejtuesi merr të njëjtat të dhëna nga pala e tretë e lënduar ose e dëmtuar; f) Drejtuesi i automjetit zyrtar nuk duhet të marrë asnjë zotim në lidhje me përgjegjësinë, duke ua lënë atë autoriteteve policore; g) Siguron automjetin e tij nga vjedhjet dhe brenda mundësive sigurohet që automjetet e tjera të angazhuara në aksident, nuk janë larguar nga vendi i ngjarjes; h) Pa marrë parasysh seriozitetin e aksidentit çdo aksident duhet të raportohet pranë autoritetit përkatës të institucionit. i) Drejtuesi i automjetit zyrtar në rastin e aksidentit është i obliguar ta mbushë formularin-Raport mbi aksidentin (Aneksi 6) dhe ta dorëzojë brenda 24 orëve të zyrtarit përgjegjës i njësisë së transportit. j) Në rastet kur për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të raportoj sipas pikës (i),atëherë duhet raportuar në momentin e tejkalimit të pengesave. k) Në rast të humbjes apo vjedhjes së automjetit zyrtar, drejtuesi i automjetit është i obliguar që së pari të raportojë në stacionin më të afërm të policisë e më pastaj në njësinë e transportit pranë institucionit përkatës si dhe ta plotësojë formularin për humbjen/vjedhjen e automjetit zyrtar (Aneksi 7). Dokumentacioni i kompletuar brenda 72 orëve duhet ti dërgohet kompanisë së sigurimeve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry of Public Services must create a monitoring unit for implementation of the administrative instruction.
Neni 13 13.1 Me qëllim të monitorimit të zbatimit të këtij udhëzimi administrativ, Ministria e Shërbimeve Publike krijon Njësinë për Monitorimin e Zbatimit të këtij udhëzimi nga të gjitha institucionet e parapara me këtë udhëzim. 13.2 Fushëveprimi i Njësisë për Monitorimin e Zbatimit të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2006, për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës do të përcaktohet me Vendim, me rastin e emërimit të personave përgjegjës ne këtë Njësi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: After this administrative instruction enters into force, the prior instruction on use of Government of Kosovo vehicles is repealed.
Neni 14 Shfuqizimi Pas hyrjes në fuqi këtij udhëzimi administrativ shfuqizohet Udhëzimi Administrativ nr. MSHP 2003/01A mbi përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This Administrative Instruction enters into force after approval by the Government of Kosovo and on the day it is signed by the Prime Minister.
Neni 15 Hyrja në fuqi Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi pas aprovimit nga Qeveria e Kosovës dhe ditën nënshkrimit nga Kryeministri. Agim Çeku Kryeministër i Kosovës
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
UDHËZIMI ADMINISTRATIV Nr. 7/2006PËR PËRDORIMIN E AUTOMJETEVE TË QEVERISË SË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in