UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 2/2006PËR PROCEDURAT PËR HARTIMIN, SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E PROJEKTAKTEVE
This preamble identifies the Administrative Instruction on procedures for drafting, reviewing, and approving draft acts, and states that the Prime Minister issued it under cited authority.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-2/2006
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble identifies the Administrative Instruction on procedures for drafting, reviewing, and approving draft acts, and states that the Prime Minister issued it under cited authority. This provision says the instruction sets rules and procedures for preparing, reviewing, and approving draft acts by the Ministries and the Government. Ky nen thotë se udhëzimi administrativ zbatohet për projektaktet e nisura nga Ministria përkatëse ose Qeveria. This article defines key terms used in the administrative instruction. Kryeministri dhe çdo ministër kanë të drejtë të propozojnë projektakte për shqyrtim në Qeveri.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 2/2006PËR PROCEDURAT PËR HARTIMIN, SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E PROJEKTAKTEVE
Showing 30 of 30
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble identifies the Administrative Instruction on procedures for drafting, reviewing, and approving draft acts, and states that the Prime Minister issued it under cited authority.
INSTITUCIONET E PËRKOHSHME TE VETËQEVERISJES QEVERIA E KOSOVËS UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2/2006 PËR PROCEDURAT PËR HARTIMIN, SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E PROJEKTAKTEVE Kryeministri, Në pajtim me autorizimin qe i është dhëne me nenin 9.3.2 të Rregullores se UNMIK 2001/9, e plotësuar sipas Kornizës Kushtetuese te IPKV-se, dhe duke vepruar ne pajtim me nenin 58, paragrafi 4, te Rregullores se Punës se Qeverisë së Kosovës, të miratuar me Vendimin Nr. 5/155, date 05.07.2005, V E N D O S I: KREU I DISPOZITA TE PERGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the instruction sets rules and procedures for preparing, reviewing, and approving draft acts by the Ministries and the Government.
Neni 1 Qëllimi Me këtë udhëzim përcaktohen rregullat dhe procedurat për përgatitjen, shqyrtimin dhe miratimin e projektakteve nga ana e Ministrisë/ve dhe e Qeverisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se udhëzimi administrativ zbatohet për projektaktet e nisura nga Ministria përkatëse ose Qeveria.
Neni 2 Fushëveprimi 2.1 Ky udhëzim administrativ zbatohet për projektaktet që iniciohen nga: a) Ministria përkatëse dhe b) Qeveria 2.2 Ky udhëzim administrativ rregullon procedurat legjislative që nga momenti i marrjes së nismës legjislative e deri në momentin kur Qeveria e shqyrton dhe e miraton projektaktin. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the administrative instruction.
Neni 3 Përkufizimet Në kuptim të këtij udhëzimi administrativ termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim: “Rregullore”, është Rregullorja e Punës e Qeverisë se Kosovës, e miratuar me Vendimin nr. 5/155, date 05.07.2005; “Ministri propozues”, është ministri i cili e ka iniciuar procedurën për hartimin e projektaktit, pas marrjes së vlerësimeve paraprake; “Nismë propozuese” është ushtrimi i të drejtës ligjore për të hartuar dhe propozuar për shqyrtim dhe miratim projektakte sipas këtij udhëzimi; “Projektakti” është projekti i një ligji, vendimi, udhëzimi apo akti tjetër normativ sipas nenit 4.3 te Rregullores së Qeverisë që paraqitet për shqyrtim në mbledhjen e Qeverisë; “Akte normative”, nënkuptohen ato akte të cilat vendosin rregulla dhe/ose norma të përgjithshme; “Akte jo normative me karakter të përgjithshëm” janë ato akte që rregullojnë një ose me shumë çështje konkrete sipas rregullave në fuqi; “Programi vjetor i projektakteve” është lista e te gjitha akteve normative të iniciuara, në proces apo të përfunduara; “Njësi”, është çdo departament, agjenci ekzekutive, zyre, drejtori, divizion, seksion apo çdo sektor tjetër në Ministri; “Sekretari i Përhershëm”, kuptohet Sekretari i Përhershëm i Qeverisë ose i Ministrisë; “ZSHNJ”, është Zyra e Shërbimeve për Ndihmë Juridike; “ZPIE”, është Zyra për Proceset e Integrimit Evropian. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Kryeministri dhe çdo ministër kanë të drejtë të propozojnë projektakte për shqyrtim në Qeveri.
Neni 4 Subjektet që kanë të drejtën e nismës legjislative 4.1 Kryeministri dhe çdo ministër kanë te drejtën e propozimit të projektakteve për shqyrtim ne Qeveri. 4.2 Ministrat e ushtrojnë ketë te drejte ne përputhje me fushat e veprimtarisë shtetërore qe kane në kompetencë, si dhe me përgjegjësitë që burojnë nga strategjitë dhe dokumentet tjera të miratuara për drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme të vendit. 4.3 Kryeministri e ushtron këtë të drejtë në çdo rast, atëherë ose kryesisht kur kjo e drejtë nuk është ushtruar nga ministri përkatës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ministries must submit a detailed draft programme to ZSHNJ each December, or within the Prime Minister’s deadline; the proposing minister must also send draft acts for opinion at least 30 days before the scheduled date.
Neni 5 Nisma ligjore 5.1 Si rregull, brenda muajit dhjetor të çdo viti kalendarik dhe ne çdo rast, brenda afatit te caktuar nga Kryeministri, sipas fushës se veprimtarisë që kanë në kompetencë, ministritë i paraqesin ZSHNJ projektprogramin e hollësishëm të projektakteve që parashikojnë të propozojnë për shqyrtim ne qeveri ne vitin pasardhës. 5.2 Projektprogrami i detajuar i projektakteve për çdo fushe veprimtarie duhet te përmbajë: a) listën e projektakteve qe parashikohen te propozohen për shqyrtim në Qeveri b) relacion të hollësishëm me shpjegimet e nevojshme lidhur me arsyet kryesore për propozimin e projektaktit, çështjet me të rëndësishme që parashikohen të rregullohen prej tij, përputhshmërinë me programin politik të qeverisë, me strategjitë e zhvillimit të vendit dhe shpenzimet buxhetore dhe efektet e pritshme financiare. 5.3 Kryeministri bashkërendon procesin e përgatitjes së strategjisë legjislative dhe e propozon për miratim në mbledhjen e Qeverisë. 5.4 Pas miratimit të strategjisë legjislative të Qeverisë, secili ministër, sipas fushës së veprimtarisë që ka në kompetencë, urdhëron miratimin e programit të hollësishëm te masave, afateve dhe strukturave përgjegjëse për zhvillimin e procesit legjislativ në përgjithësi dhe për çdo projektakt dhe paraqitjen e tij për shqyrtim dhe miratim në Qeveri. 5.5 Ministri propozues ua dërgon projektaktin për mendim Ministrive dhe institucioneve të interesuara, jo me vonë se 30 ditë para datës së përcaktuar në në strategjinë legjislative të miratuar. KREU II PROCEDURAT PËR HARTIMIN E PROJEKTAKTEVE NGA MINISTRIA - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision says the guideline sets rules for preparing draft normative acts and submitting them for approval by the Minister.
Neni 6 Hartimi i projektakteve normative 6.1 Ky udhezim përcakton rregullat për përgatitjen e projektakteve normative, si dhe paraqitjen e tyre për miratim nga Ministri. 6.2 Rregullat e këtij udhezimi zbatohen, për aq sa është e mundur, edhe ne rastet kur përgatiten projektakte jo normative me karakter te përgjithshëm. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision classifies normative draft acts into internal and external acts, and lists several types of draft acts based on their legal nature.
Neni 7 Llojet e projektakteve normative 7.1 Për qëllime të këtij udhëzimi administrativ projektaktet normative ndahen në: a) Akte normative të brendshme, të cilat janë akte që miratohen nga Ministri; b) Akte normative të jashtme, që janë akte të cilat përgatiten nga Ministria, por të cilat dërgohen për miratim në Qeveri dhe Kuvend. 7.2 Bazuar ne natyrën e tyre ligjore projektaktet normative janë: a) Projektligje; b) Projektudhëzime administrative; c) Urdhra të brendshëm me fuqi normative; d) Vendime me fuqi normative. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Several named officials in the ministry have the right to start drafting a normative act.
Neni 8 Subjektet qe kanë te drejtën e nismës legjislative brenda Ministrisë 8.1 Ministri, Sekretari i Përhershëm, Drejtori i Departamentit, Drejtori i Zyrës Ligjore dhe Kryeshefi i Agjencive Ekzekutive, kanë të drejtën e nismës legjislative, përkatësisht propozojnë fillimin e procedurës për hartimin e një projektakti normativ. Drejtorët e Departamenteve e ushtrojnë këtë te drejtë ne përputhje me fushat që ato drejtojnë. 8.2 Ministri, Sekretari i Përhershëm apo Drejtori i Zyrës Ligjore mund të ushtrojnë nismën ne çdo rast, kur kjo e drejte nuk është ushtruar nga Drejtori përkatës, ose me iniciativën e vet. 8.3 Nisma legjislative mund te ushtrohet edhe nga më shumë se një Drejtor, kur projektakti rregullon marrëdhënie që rregullojnë më shumë se një fushe të caktuar. Në këtë rast Sekretari i Përhershëm i ministrisë përkatëse koordinon këtë nismë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Before the legislative strategy for draft acts is approved, the proposing or initiating unit must submit an explanatory note for approval to the Minister through the Permanent Secretary.
Neni 9 Paraqitja për miratim e Shkresës Shpjeguese 9.1 Para miratimit të strategjisë legjislative të projektakteve, njësia propozues (apo iniciuese) i paraqet për miratim Ministrit nëpërmjet Sekretarit te Përhershëm një Shkrese Shpjeguese e cila përmban: a) arsyen për nxjerrjen e aktit normativ (duke nënkuptuar vendimin e politikës); b) si do t’i adresojë akti normativ problemet e dalluara; c) përpilimin e kornizës se aktit normativ duke theksuar përmbajtjet e pjesëve te ndryshme; d) ekzistencën e akteve normative te përafërta dhe arsyen pse këto akte nuk i zgjidhin problemet; e) parashikimi i kohës së nevojshme për hartimin e draftit; f) të dhënat e përafërta për koston financiare dhe pasojat administrative që do te sjellë zbatimi i këtij akti normativ; g) nevoja e koordinimit me Ministritë e tjera; h) diskutimi apo nevoja për diskutimin publik e këtij aktit normativ; i) kapaciteti institucional për të hartuar aktin normativ dhe të dhëna për ndihmë nga jashtë Ministrisë nëse ka apo kërkohet; j) koordinimi me UNMIK-un sidomos nëse prek çështje te rezervuara. 9.2 Kur propozimi bëhet nga Ministri dhe/ose Sekretari i Përhershëm, Shkresa Shpjeguese përgatitet nga Zyra Ligjore në bashkëpunim me njësinë e interesuar në këtë projekt. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: For external normative acts, the explanatory letter is sent for approval to the Prime Minister’s Office under the regulation.
Neni 10 Miratimi i akteve normative te jashtme Kur bëhet fjalë për akte normative të jashtme, Shkresa Shpjeguese dërgohet për miratim në Zyrën e Kryeministrit sipas Rregullores. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Legal Office must draft and submit the legislative strategy in March. After the strategy is approved, each Director must appoint responsible persons for preparing draft acts within one month, and the Permanent Secretary sets the drafting completion deadline.
Neni 11 Programi vjetor i projektakteve dhe afatet 11.1 Nisma ligjvënëse deklarohet në fillim të çdo viti kalendarik. Brenda muajit mars Zyra Ligjore harton dhe paraqet për miratim tek Sekretari i Përhershëm dhe Ministri strategjinë legjislative. 11.2 Brenda një muaji nga miratimi i strategjisë legjislative, çdo Drejtor në bashkëpunim me Zyrën Ligjore cakton personat përgjegjës për përgatitjen e projektakteve që do të përgatiten sipas afateve te përcaktuara. Sekretari i Përhershëm me propozim të Zyrës Ligjore apo ne përputhje me vendimin e Kryeministrit cakton afatin kohor për përfundimin e hartimit te projektit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Legal Office coordinates legislative initiatives, drafts ministry acts after the explanatory note is approved, and convenes relevant departments to decide who will appoint experts to the working group.
Neni 12 Roli i Zyrës Ligjore 12.1 Zyra Ligjore bën koordinimin e të gjitha nismave legjislative që vijnë nga subjektet e interesuara sipas këtij udhëzimi. 12.2 Pas aprovimit të Shkresës Shpjeguese nga Ministri/Sekretari i Përhershëm ose nga Zyra e Kryeministrit, ajo i dërgohet Zyrës Ligjore e cila është përgjegjëse për koordinimin dhe hartimin e projektakteve të Ministrisë. 12.3 Zyra Ligjore thërret në mbledhje departamentet potencialisht të interesuara për nismën ne fjale. Gjatë kësaj mbledhje, Zyra Ligjore përcakton cili ose cilët nga departamentet e interesuara do të caktojnë ekspertë në grupin e punës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Rregullon krijimin e grupit të punës, miratimin e listës së anëtarëve, caktimin e kryetarit dhe mbikëqyrjen e punës.
Neni 13 Ngritja e Grupit të Punës 13.1 Pas përcaktimit te anëtareve të grupit të punës, Zyra Ligjore ia paraqet për miratim Sekretarit të Përhershëm listën e këtyre anëtarëve. Sekretari i Përhershëm përcakton edhe kryetarin e grupit të punës i cili duhet të jetë nga departamenti iniciues ose nga ai që ka lidhje të drejtpërdrejtë me aktin e propozuar. Sekretari i Përhershëm ve ne dijeni edhe Ministrin i cili mund të dërgojë një anëtar te grupit të punës nga stafi i tij politik. 13.2 Themelimi i grupit të punës për akte normative të jashtme bëhet në bazë të Rregullores. Grupi i punës përbëhet nga së paku pesë persona por jo më shumë se shtatë. Njeri nga anëtarët duhet të jetë jurist i diplomuar nga Zyra Ligjore. 13.3 Drejtori i Zyrës Ligjore monitoron mbarëvajtjen e punës dhe për këtë e informon periodikisht Sekretarin e Përhershëm. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Zyra ligjore must prepare the initial draft and support the working group; the group meets at least weekly, and may meet more often if the Permanent Secretary considers it reasonable.
Neni 14 Detyrat dhe mënyra e funksionimit të grupit të punës 14.1 Zyra ligjore është përgjegjëse për hartimin e draftit fillestar në përputhje me nenin 25 te Rregullores dhe lidhur me ketë: a) Formon Grupin e Brendshëm të Punës; b) Kërkon udhëzime dhe asistence te mundshme nga ZSHNJ dhe ZPIE; c) Koordinon punën me Ministritë tjera; d) Zhvillon konsultime me publikun; e) Bën pajtueshmërinë fillestare me Acquis Communautaire; f) Përcjell paketën e dokumenteve standarde. 142.Grupi i punës mblidhet të paktën një herë ne javë ose me shpesh nëse Sekretari i Përhershëm e sheh të arsyeshme. Puna e grupit punues realizohet gjate orarit te punes ose jashte orarit, nese anetaret e grupit punues jane te zene me angazhime te tjera. Zyra Ligjore shërben si sekretari e grupit te punës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The working group must prepare specified drafting documents during the drafting process.
Neni 15 Përgatitja e dokumenteve nga grupi i punës Gjate procesit te hartimit, grupi i punës, në bazë të nenit 24 dhe 26 të Rregullores përgatit këto dokumente: a) Letrën informuese për formimin e grupit të brendshëm te punës në ZSHNJ; Ecurinë e hartimit të projektakteve; b) Letrën përcjellëse të draftit fillestar tek ZPIE; c) Draftin fillestar në tri gjuhët; d) Memorandumin shpjegues të draftit fillestar; dhe e) Koston financiare të projektaktit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: After the draft act and documents are finished, the Legal Office Director sends them immediately to the Permanent Secretary for review, the Permanent Secretary forwards the full documentation to the Minister, and the Minister then approves the normative act or sends it back for reworking with reasons.
Neni 16 Hapat pas përfundimit te projektaktit 16.1 Pas përfundimit të projektit dhe dokumenteve sipas nenit të mësipërm nga grupi i punës, Drejtori i Zyrës Ligjore, nëse nuk ka vërejtje, të njëjtat menjeherë ia dërgon Sekretarit të Përhershëm për shqyrtim. 16.2 Sekretari i Përhershëm ia përcjell tërë dokumentacionin për shqyrtim dhe aprovim Ministrit. 16.3 Pas shqyrtimit nga ana e tij, Ministri miraton aktin normativ, ose kur e sheh të nevojshme të njëjtin e kthen për ripunim duke dhëne edhe arsyet e këtij vendimi. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: For external normative acts, the Minister must submit the draft act to the Government for approval.
Neni 17 Paraqitja e projektaktit ne Qeveri Në rastet e akteve normative të jashtme, pas miratimit, Ministri paraqet projektaktin për miratim në Qeveri sipas rregullave te përcaktuara ne Rregullore. KREU III PROCEDURAT PËR HARTIMIN, SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E PROJEKTAKTEVE NGA QEVERIA - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Legal Aid Office coordinates and reviews draft acts sent to the Assembly, and its Director may request substantial and procedural changes when needed for compliance.
Neni 18 Përgjegjësitë e Zyrës së Shërbimeve për Ndihmë Juridike 18.1 Ne bazë te Amendamenteve të bëra në Kornizën Kushtetuese me Rregulloren Nr. 2001/19, Anex 1, pika C dhe nenit 29 te Rregullores, Zyra e Shërbimeve për Ndihmë Juridike është koordinatore dhe përgjegjëse për shqyrtimin e të gjitha projektakteve që dega e ekzekutivit ia dorëzon Kuvendit. Në përputhje me ketë ajo: a) Udhëzon, promovon dhe asiston iniciuesit e projektakteve rreth standardeve te hartimit të legjislacionit; b) Koordinon tërë procesin e hartimit te legjislacionit; c) Monitoron mbarëvajtjen procedurale dhe kontrollon cilësinë e legjislacionit. 18.2 Drejtori i ZSHNJ-se është përgjegjës për koordinimin e iniciativave legjislative. Ai është i autorizuar të kërkoje ndryshime substanciale dhe procedurale të projektakteve nëse konstaton se ndryshimet e tilla janë të nevojshme për përputhshmërinë e ligjit ose aktit ligjor me nenin 25 ose 27 te Rregullores - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: ZSHNJ must accept or reject the initial draft of the draft act for compliance with Article 25, and it must prepare accompanying documents during this phase.
Neni 19 Faza e Kontrollit Paraprak të Projektaktit 19.1 ZSHNJ pranon ose e refuzon draftin fillestar të projekaktit për përputhshmëri me nenin 25. Ajo harton këto dokumente shoqëruese gjate kësaj faze: a) Deklaratë e Pranimit të Draftit Fillestar (e brendshme); b) Sugjerim ZPIE-se për shqyrtim paraprak c) Letrën përcjellëse të draftit fillestar. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: ZSHNJ must create a government internal working group within 5 working days after receiving the initial draft, manage the review, ensure compliance with Article 25, send the draft to ZPIE, and incorporate needed recommendations within 5 working days. The working group must finish its review within 20 working days and stay within the membership limits.
Neni 20 Faza e Draftit Përfundimtar të Projektaktit 20.1 Ne fazën e draftit përfundimtar të projektaktit ZSHNJ ka këto përgjegjësi: a) Brenda 5 ditëve të punës që nga data e pranimit të draftit fillestar formon Grupin e Brendshëm të Punës Qeveritar. b) Informon anëtaret e grupit punues; c) Udhëheq grupin punues për rishikimin e projektaktit; d) Siguron përputhshmërinë e plote me nenin 25 të Rregullores; e) Dërgon draftin ne ZPIE për verifikimin e përputhshmërisë me Acquis Communautaire; f) Ne bashkëpunim me ZPIE i inkorporon rekomandimet e nevojshme të bëra nga ZPIE brenda 5 dite pune; g) Grupi Punues përfundon punën për rishikimin e projektaktit brenda 20 dite pune pas fillimit te aktivitetit. 20.2 Grupi punues përbëhet prej 5 deri në 10 anëtarë, ekspertë të fushës nga subjekte qeveritare dhe jo qeveritare, organizata ndërkombëtare dhe ekspertë të jashtëm ligjor. Grupi punues duhet të përfshijë një anëtar nga Ministria e Financave dhe një përfaqësues nga minoriteti nëse akti ligjor i referohet ose ndikon në interesat e një grupi minoritar etnik. Grupi punues nuk mund të ketë me shumë se dy përfaqësues nga Ministria apo organi propozues. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: During the final draft phase, ZSHNJ must prepare the listed accompanying documents.
Neni 21 Dokumentet shoqëruese Gjatë fazës së draftit përfundimtar, ZSHNJ harton këto shkresa shoqëruese: a) Letrën përcjellëse tek Sekretari i Perhershem për formimin e Grupit Punues Qeveritar; b) Vendimi për formimin e Grupit Punues Qeveritar; c) Letër njoftimin për fillimin e punës së Grupit Punues Qeveritar; d) Memorandum Shpjegues i projektaktit; e) Deklarata e Përputhshmerisë me nenin 25 te Rregullores; f) Evidencën e burimeve të legjislacionit te BE-së; g) Kërkesën e ZPIE-së për verifikimin e përputhshmërisë me Acquis Communautaire; h) Deklarata e Inkorporimit të Rekomandimeve të ZPIE-së. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: ZPIE must coordinate harmonization of legislation with the Acquis Communautaire and carry out a final compliance check.
Neni 22 Përgjegjësitë e Zyrës për Proceset e Integrimit Evropian ZPIE koordinon procesin e harmonizimit të legjislacionit me Acquis Communautaire, dhe në përputhje me këtë ajo: a) Kërkon, promovon dhe asiston që pajtueshmëria e legjislacionit me Acquis Communautaire të bëhet në çdo hallkë; b) Bën verifikimin final te përputhshmërisë se legjislacionit me Acquis Communautaire. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: ZPIE may give preliminary recommendations on EU legislation sources when it considers this necessary, and it drafts the accompanying preliminary recommendations letter on Acquis Communautaire compliance during this phase.
Neni 23 Faza e kontrollit paraprak ZPIE jep rekomandime paraprake lidhur me burimet e legjislacionit te BE-se, nëse e konsideron të nevojshme. Ajo harton këto dokumente shoqëruese gjatë kësaj faze: a) Letrën e rekomandimeve paraprake mbi përputhshmërinë me Acquis Communautaire. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: ZPIE must check the draft act’s final compliance with the Acquis Communautaire and send its opinion to ZSHNJ within 15 days of receiving the draft law.
Neni 24 Faza e Draftit Përfundimtar të Projektaktit Ne fazën e draftit përfundimtar ZPIE ka këto përgjegjësi: a) Bën verifikimin përfundimtar të përputhshmërisë së projektaktit me Acquis Communautaire dhe i dorëzon ZSHNJ mendimin e saj brenda 15 ditëve nga marrja e projektligjit; b) Ndihmon ZSHNJ për inkorporimin e rekomandimeve të nevojshme. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: ZPIE must prepare the accompanying documents for this phase.
Neni 25 Dokumentet shoqëruese ZPIE harton këto dokumente shoqëruese gjatë kësaj faze: a) Deklaratën e Përputhshmërisë së projektaktit me Acquis Communautaire; b) Mendimin ligjor të rekomandimeve për arritjen e shkallës së përputhshmërisë me normat dhe standardet e legjislacionit të BE-së; c) Letrën përcjellëse të Deklaratës së Përputhshmërisë tek ZSHNJ; - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Director of ZSHNJ must promptly send the completed draft act and listed documents to the Permanent Secretary, unless there are other remarks.
Neni 26 Përgjegjësitë e Zyrës së Sekretarit të Përhershëm Pas përfundimit të projektaktit dhe dokumenteve sipas neneve të mësipërme nga grupi i punës, Drejtori i ZSHNJ, nëse nuk ka vërejtje tjera, të njëjtin ia dërgon menjëherë Sekretarit te Përhershëm së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm: a) Rekomandimin nga ZSHNJ-ja për aprovimin e projektaktit; b) Deklaratën e Përputhshmërisë së projektaktit me nenin 25 të Rregullores të përgatitur nga ZSHNJ-ja; c) Deklaratën e Përputhshmërisë së projektaktit me Acquis Communautaire te ZPIE-së; d) Deklaratën për implikimet financiare të projektaktit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Permanent Secretary must submit a draft act to the Government meeting with the required accompanying documents. After review, the Government decides what to do with the draft act, and the proposer may withdraw it any time before the vote.
Neni 27 Shqyrtimi i projektakteve 27.1 Sekretari i Përhershëm e dorëzon projektaktin për mbledhjen e Qeverisë së bashku me këto dokumente shoqëruese: a) Memorandumin shpjegues të projektligjit i cili përfshinë edhe Deklaratat respektive të ZSHNJ-së, ZPIE-së dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave; b) Certifikatë e Përputhshmërisë Procedurale te leshuar nga Sekretari i Perhershem. 27.2 Qeveria, pas shqyrtimit te projektaktit në mbledhje, vendos: a) Miratimin; b) Miratimin me ndryshime; c) Shtyrjen për shqyrtim të mëvonshëm; d) Mosmiratimin; e) Kthimin për rishqyrtim duke dhënë edhe arsyet e këtij vendimi. 27.3 Projektakti mund të tërhiqet nga propozuesi në çdo kohë, deri para votimit të tij. KREU IV DISPZITA TE FUNDIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The accompanying document package must be implemented by the relevant offices.
Neni 28 Paketa me dokumentet shoqeruese Paketa me dokumentet shoqëruese e cila i bashkëngjitet këtij udhëzimi është detyruese për tu zbatuar nga zyrat përkatëse. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This administrative instruction enters into force 15 days after signing.
Neni 29 Hyrja ne fuqi Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi 15 ditë pas nënshkrimit. Kryeministri Agim Çeku
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
UDHËZIMI ADMINISTRATIV NR. 2/2006PËR PROCEDURAT PËR HARTIMIN, SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E PROJEKTAKTEVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in