RREGULLORE (QRK) NR. 20/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS
This preamble says the Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 20/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Cadastral Agency.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-20/2014
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 20/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Cadastral Agency. This article says the regulation’s purpose is to set the internal organization and workplace system for the Kosovo Cadastral Agency (AKK). This provision says the regulation applies to the Kosovo Cadastral Agency. AKK’s organizational structure is set out as the Director General’s Office, Directorates, and Sectors. The General Director’s office of AKK consists of the General Director and one technical-administrative civil servant, and the office has two employees.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) NR. 20/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS
Showing 30 of 30
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Government of Kosovo adopts Regulation (QRK) No. 20/2014 on the internal organization and job systematization of the Kosovo Cadastral Agency.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 1 QRK . 20 NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 34 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore, Rregullores 09/2011 së Qeverisë së Republikës së Kosovës, nenit 19 (6.2) të Rregullores Nr. 09/2011 së punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nenit 23 paragrafi 10 të Rregullores 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, Miraton: RREGULLORE (QRK) NR. 20/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the regulation’s purpose is to set the internal organization and workplace system for the Kosovo Cadastral Agency (AKK).
Neni 1 Qëllimi Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (në tekstin e mëtejmë AKK). - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the regulation applies to the Kosovo Cadastral Agency.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo Rregullore zbatohet në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e AKK janë përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L -013 për Kadastër dhe legjislacionin përkatës në fuqi. KREU I ORGANIZIMI I BRENDSHËM I AGJENCISË KADASTRALE TË KOSOVËS - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: AKK’s organizational structure is set out as the Director General’s Office, Directorates, and Sectors.
Neni 3 Struktura Organizative e Agjencisë Kadastrale të Kosovës 1. Struktura Organizative e AKK-së është si vijon: 1.1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm; 1.2. Drejtoratet; dhe 1.3. Sektorët. 2. Numri i të punësuarve në AKK-së është pesëdhjetë e një (51). - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The General Director’s office of AKK consists of the General Director and one technical-administrative civil servant, and the office has two employees.
Neni 4 Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të AKK-së përbëhet nga: 1.1. Drejtori i Përgjithshëm; 1.2. Një nëpunës civil i nivelit tekniko-administrativ. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin përkatës në fuqi. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 2 (QRK) . 20/2014 I I I S SIS I I I S NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e nëpunësit civil të Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm është dy (2). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Article 5 lists the directorates and sectors within the Kosovo Cadastral Agency.
Neni 5 Drejtoratet dhe Sektorët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës Drejtoratet e AKK-së janë: 1. Drejtorati i Regjistrit mbi Pronat e Paluajtshme ( në tekstin e mëtejmë RDPP): 1.1. Sektori për Kadastër, Sistem të Informatave Gjeografike (në tekstin e mëtejmë GIS) dhe Matje; 1.2. Sektori për RDPP & Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (në tekstin e mëtejmë SIKTK); 1.3. Sektori për Kontroll të Kualitetit. 2. Drejtorati për Gjeoinformacion: 2.1. Sektori për Infrastrukturën Kombëtare të Informacioneve Hapësinore (në tekstin e mëtejmë IKIH); 2.2. Sektori i Regjistrit të Adresave; 2.3. Sektori për Pozicionimin Satelitor të Kosovës (në tekstin e mëtejmë KOPOS); 2.4. Sektori për Hartografi. 3. Drejtorati për menaxhimin e sistemit të Teknologjisë së Informacionit Kadastral; 3.1. Sektori për Administrim të Infrastrukturës së TI-së Kadastrale; 3.2. Sektori për administrim të të dhënave për Kadastër. 4. Drejtorati Ligjor: 4.1. Sektori për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit; 4.2. Sektori për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit, mbështetjen dhe bashkëpunimin institucional në fushën e legjislacionit. 5. Drejtorati për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme: 5.1. Sektori i Burimeve Njerëzore; 5.2. Sektori për Buxhet dhe Financa; 5.3. Sektori i TI –së dhe Shërbimeve Logjistike. 6. Sektori i Prokurimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 3 QRK . 20 NË AGJENCINË KAD STRALE TË KOSOVËS - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The RDPP Directorate must carry out cadastre-related implementation, data maintenance, training, guidance, and support tasks.
Neni 6 Drejtorati i Regjistrit të të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit të RDPP-s janë: 1.1. Përcjellë zbatimin e Ligjit mbi Kadastër, Ligjit mbi RDPP-në dhe Ligjit mbi Hipotekat nëpër Zyrat Komunale Kadastrale (në tekstin e mëtejmë ZKK), sa i përket të dhënave për njësitë e kadastrës dhe të drejtat e tyre; 1.2. Zhvillon dhe përcjell funksionimin e RDPP/SIKTK; 1.3. Azhurnon dhe mirëmban të dhënat në Data Model për pjesën Grafike, si dhe mirëmban planet dhe hartat kadastrale; 1.4. Kujdeset për zhvillimin dhe distribuimin e informacioneve të kadastrës nëpër ZKK; 1.5. Bënë trajnimin e operatorëve të ZKK-ve për punën e kadastrës – RDPP/SIKTK; 1.6. Përcjell punën dhe jep udhëzime lidhur me procedurën e regjistrimeve të kadastrës nëpër ZKK; 1.7. Ndihmon në azhurnimin dhe migrimin e informacioneve të kadastrës nga procesi i rindërtimit të informacioneve të kadastrës dhe në rastet kur është i autorizuar me ligj. 2. Udhëheqësi i Drejtoratit për RDPP raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët si vijojnë: 3.1. Sektori për Kadastër, GIS dhe Matje; 3.2. Sektori për RDPP & SIKTK; 3.3. Sektori për Kontroll të Kualitetit. 4.Numri i të punësuarve në Drejtoratin e RDPP-së është tetë (8). - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Cadastre, GIS and Surveying Sector has several duties, including supervising cadastre-related laws and systems, developing standards, training ZKK operators, and maintaining digital archiving and mapping work.
Neni 7 Sektori për Kadastër, GIS dhe Matje 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Kadastër, GIS dhe Matje janë: 1.1 Mbikëqyrë/përcjellë aplikimin e Ligjit mbi Kadastër, Ligjit mbi RDPP-në dhe Ligjit mbi Hipotekat nëpër ZKK; 1.2 Mbikëqyrë/përcjellë zhvillimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e RDPP/SIKTK; 1.3 Kujdeset për zhvillimin dhe distribuimin e informacioneve të kadastrës në ZKK; 1.4 Zhvillon standardet për krijimin e sistemit informativ kadastral duke aplikuar standardet ndërkombëtare; 1.5 Bënë trajnimin e operatorëve të ZKK-ve për punë në modelin zyrtar të të dhënave grafike; 1.6 Ёshtё përgjegjës për krijimin e sistemit tё arkivimit digjital tё dokumentacionit kadastral dhe krijimin e MDT; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 4 QRK 20 NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS 1.7 Përcjell dhe kontrollon implementimin e projekteve nё rindërtimin e informacioneve kadastrale të të dhënave të rindërtuara; 1.8 Vektorizimi, Gjeoreferencimi, Transformimi i hartave (Planeve) kadastrale, mirëmbajtjen e rrjetit referent të rendit të I dhe II-të (KOSOVAREF01), si dhe krijimin e standardeve për matje gjeodezike dhe kadastrale për zyrat kadastrale, kompanitë dhe Gjeodetët e licencuar. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Kadastër, GIS dhe Matje raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Kadastër GIS dhe Matje është dy (2). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The RDPP & SIKTK sector must supervise cadastral, RDPP, and mortgage law implementation through ZKKs and carry out related cadastral, training, guidance, updating, and quality-control tasks.
Neni 8 Sektori për RDPP & SIKTK 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të RDPP & SIKTK janë: 1.1. Mbikëqyrë/përcjell zbatimin e Ligjit mbi Kadastër, Ligjit mbi RDPP-në dhe Ligjit mbi Hipotekat nëpër ZKK; 1.2. Mbikëqyrë/përcjellë zhvillimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e RDPP; 1.3. Kujdeset për zhvillimin dhe distribuimin e informacioneve të kadastrës nëpër ZKK dhe bënë trajnimin e operatorëve të ZKK-ve për punë në RDPP/SIKTK; 1.4. Bënë të gjitha punët që kanë të bëjnë me bazën e informacioneve të kadastrës sipas Ligjit mbi Kadastër, Ligjit mbi RDPP dhe Ligjit mbi Hipoteka; 1.5. Bënë trajnimin e operatorëve të ZKK-ve për punë në RDPP/SIKTK; 1.6. Përcjell punën dhe jep udhëzime lidhur me procedurën e regjistrimeve në kadastër dhe operatorit të kadastrës nëpër ZKK; 1.7. Azhurnon bazën kadastrale, si dhe përgatit informacione të kadastrës për klientët e ndryshëm sipas kërkesës së tyre; 1.8. Bënë kontrollin e kualitetit të të dhënave nga projektet e ndryshme të AKK-së. 2. Udhëheqësi i Sektorit të RDPP & SIKTK raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për RDPP & SIKTK është tre (3). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Quality Control Sector must carry out quality control work on cadastral data and related project deliverables, support other departments and project managers, and take part in manuals, presentations, and professional commissions.
Neni 9 Sektori për Kontroll të Kualitetit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Kontroll të Kualitetit janë: 1.1. Bënë kontrollin e kualitetit të të dhënave të kadastrës sipas Doracakëve të Kontrollit të Kualitetit; 1.2. Bënë Kontrollin e Kualitetit që ndërlidhet me dorëzimet e kontraktorëve në lidhje me projektet për regjistrim sistematik të pronës; 1.3. Këshillon dhe ndihmon departamentet tjera të AKK-së në zgjidhjen e çështjeve relevante të kadastrës që kanë të bëjnë me kontrollin e kualitetit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 5 QRK . 20 NË AGJENCINË KAD STRALE TË KOSOVËS 1.4. Këshillon, ndihmon dhe informon Menaxherët e Projekteve në lidhje me ecurinë e procesit të Kontrollit të Kualitetit të të dhënave të kadastrës nga projektet e ndryshme; 1.5. Këshillon, ndihmon dhe kontrollon Punën e ZKK-ve, posaçërisht futjen e të dhënave grafike në modelin digjital zyrtar; 1.6. Menaxhon projektet; 1.7. Merr pjesë në përgatitjen e doracakëve për kontroll të kualitetit, si dhe në përgatitjen e prezantimeve për AKK- në; 1.8. Merr pjesë në komisione profesionale për Kadastër dhe Gjeodezi. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Kontroll të Kualitetit raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Kontroll të Kualitetit është dy (2). - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Geoinformation Directorate must carry out and coordinate spatial-data infrastructure, address-registry, and related system-management tasks.
Neni 10 Drejtorati për Gjeoinformacion 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Gjeoinformacion janë: 1.1. Përcjell mbledhjen, zhvillimin, azhurnimin dhe menaxhimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor sipas rregullave të të dhënave hapësinore Evropiane INSPIRE; 1.2. Propozon strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës shtetërore për të dhënat hapësinore në Kosovë konform parimeve dhe standardeve të BE-së dhe është në përputhje me strategjinë për qeverisje; 1.3. Përcjell zbatimin e Ligjit për Kadastër në aspektin e menaxhimit të të dhënave kombëtare hapësinore, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të Regjistrit të Adresave; 1.4. Promovon SIKTK si aplikacion bazë për të dhëna hapësinore në Kosovë; 1.5. Siguron kompatibilitet mes regjistrit të adresave dhe të dhënave të tjera në AKK duke përfshirë RDPP dhe SIKTK – Tekstuale dhe Grafike; 1.6. Bashkëpunon, ndihmon dhe këshillon Komunat dhe Zyrat Komunale për zbatimin, krijimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të adresave; 1.7. Propozon manuale, udhëzime dhe korniza për krijimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të regjistrit të adresave; 1.8. Kujdeset për mirëmbajtjen e qendrës kontrolluese të sistemit, mirëmbajtjen e stacioneve permanente, administrimin e shfrytëzuesve dhe implementimin e tarifave për shërbimet dhe produktet e sistemit. 2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Gjeoinformacion raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët si vijojnë: 3.1. Sektori për IKIH; 3.2. Sektori i Regjistrit të Adresave; 3.3. Sektori për KOPOS; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 6 QRK 20 NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS 3.4. Sektori për Hartografi. 4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Gjeoinformacion është nëntë ( 9). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The IKIH sector must develop, update, coordinate, and promote spatial-data infrastructure work, support state institutions, and the sector head must report to the directorate head.
Neni 11 Sektori për IKIH 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për IKIH. 1.1. Zhvillimi dhe azhurnimi i IKIH sipas Kërkesave të direktivës INSPIRE të Bashkimit Evropian; 1.2. Ndihmon AKK-në në përpilimin e strategjisë për zhvillimin e infrastrukturës shtetërore për të dhënat hapësinore në Kosovë konform parimeve dhe standardeve të BE-së dhe është në përputhje me strategjinë për qeverisje; 1.3. Zbaton Ligjin mbi Kadastrën. Përkrah institucionet shtetërore në përgatitjen e legjislacionit të nevojshëm për IKIH; 1.4. Promovon SIKTK si aplikacion bazë për të dhëna hapësinore në Kosovë; 1.5. Azhurnon informacionet sipas kërkesave, rregulloreve dhe të arriturave në Kosovë që ndërlidhen me IKIH; 1.6. Mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet për zhvillim dhe menaxhim të të dhënave hapësinore; 1.7. Bashkëpunon me institucionet tjera shtetërore që merren me prodhimin e të dhënave hapësinore; 1.8. Harton standardet ndërkombëtare për IKIH dhe përkujdeset për zbatimin e standardeve dhe kornizave të punës për unifikimin e të dhënave hapësinore në mes të gjitha institucioneve shtetërore. 2. Udhëheqësi i Sektorit për IKIH raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin IKIH është dy (2). - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Address Registry Sector must carry out the listed address-system tasks, including coordination, data sharing, GIS cooperation, training, technical support, quality control, and program evaluation.
Neni 12 Sektori i Regjistrit të Adresave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Regjistrit të Adresave janë: 1.1. Bënë koordinimin, zhvillimin, implementimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Adresave; 1.2. Siguron shpërndarjen e të dhënave të regjistrit të adresave për nevojat e regjistrave të tjerë në AKK duke përfshirë RDPP dhe SIKT -Tekstuale dhe Grafike; 1.3. Bashkëpunon me institucionet komunale dhe qendrore të Kosovës në kërkimin e të dhënave të ndryshme GIS për zbatimin e sistemit të adresave; 1.4. Bashkëpunon, ndihmon, trajnon dhe Këshillon Komunat dhe Zyrat e Planifikimit Urban nëpër Komuna për zbatimin e sistemit të adresave; 1.5. Bënë përgatitjen e manualeve, udhëzuesve, hartave dhe materialeve tjera për zbatimin e sistemit të adresave; 1.6. Ofron zgjidhje teknike për zbatimin e sistemit të adresave bazuar në GIS; 1.7. Bënë kontrollin e cilësisë të të dhënave të adresave, vlerësimin mbi cilësinë dhe pajtueshmërinë e të dhënave të marra nga palët e treta për zhvillimin e sistemit të adresave; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 7 QRK . 20 NË AGJENCINË KAD STRALE TË KOSOVËS 1.8. Bënë vlerësimin mbi funksionimin e programit dhe integrimin e harduerit dhe softuerit të sistemit të Adresave në infrastrukturën ekzistuese të TI-së të AKK-së. 2. Udhëheqësi i Sektorit të Regjistrit të Adresave raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve për Sektorin e Regjistrit të Adresave është dy (2). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The KOPOS sector must carry out listed operational tasks, and its head reports to the directorate head.
Neni 13 Sektori për KOPOS 1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për KOPOS janë: 1.1. Mirëmban qendrën kontrolluese të Sistemit KOPOS në AKK dhe bënë mirëmbajtjen e 7-8 stacioneve permanente në territorin e Kosovës; 1.2. Bënë regjistrimin dhe administrimin e shfrytëzuesve të sistemit; 1.3 Mbështet shfrytëzuesit për përdorim sa më adekuat të shërbimeve dhe produkteve të Sistemit; 1.4. Bënë definimin e standardeve dhe hartimin e instruksioneve për shfrytëzimin e produkteve të sistemit në lëmin e matjeve kadastrale dhe gjeodezike; 1.5. Bënë administrimin e shfrytëzuesve dhe implementimin e tarifave për shërbimet dhe produktet e sistemit; 1.6. Organizon punëtoritë dhe takimet e ndryshme për promovimin e sistemit KOPOS, si dhe bënë nxitjen përdoruesve të rinj të mundshëm për shfrytëzimin e sistemit; 1.7. Bashkëpunon me CORN sistemet e shteteve fqinje. 2. Udhëheqësi i Sektorit për KOPOS raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve për Sektorin KOPOS është dy (2). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The cartography sector must compile and maintain maps, manage map-related work and records, follow the AKK framework, apply legal cadastre procedures, and use international standards.
Neni 14 Sektori për Hartografi 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Hartografi janë: 1.1. Bënë përpilimin e hartave, si dhe krijimin e GIS informatave për hartat; 1.2. Udhëheq dhe administron punët në përpilimin dhe mirëmbajtjen e hartave shtetërore në shkallë 1:5000; 1:25000 dhe hartat tjera tematike; 1.3. Kujdeset për përgatitjen e kornizave të punës, për përpilimin e hartave shtetërore dhe tematike; 1.4.Udhëheq procedurat për ruajtjen e të dhënave dhe dokumentacionit për hartat; 1.5.Përmbush përgjegjësitë dhe obligimet e parapara me kornizën e AKK-së; (Kontrollimi i Kualitetit të të dhënave të vektorizuara/rindërtuara); 1.6. Zbaton procedurat e parapara ligjore për kadastrin grafik, digjital të të dhënave hapësinore; 1.7. Bënë harmonizimin dhe aplikimin e Standardeve Ndërkombëtare në përpilimin dhe azhurnimin e hartave. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 8 QRK . 20 KADASTRALE Ë KOSOVËS 2. Udhëheqësi i Sektorit për Hartografi raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Hartografi është dy (2). - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The cadastral IT directorate must manage and support the IT systems, data, infrastructure, security, databases, and related technical procedures for AKK users.
Neni 15 Drejtorati për Menaxhimin e sistemit të Teknologjisë së Informacionit Kadastral 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Teknologji të Informacionit Kadastral janë: 1.1. Administron me harduerin dhe softuerin e qendrës së të dhënave të AKK duke siguruar shërbime për të gjithë shfrytëzuesit e regjistruar në domenin e AKK, si dhe për ata të internetit që shfrytëzojnë shërbime të postuara në qendrën e të dhënave; 1.2. Krijon, administron dhe mirëmban infrastrukturën e TI në nivel sistemor, harduerik, dhe në atë të të dhënave, për të gjithë përdoruesit e domenit të AKK-së; 1.3. Siguron që sistemi TI të jetë i qasshëm për të gjithë përdoruesit e regjistrave kadastral, si dhe për ata të regjistrave tjerë të ndërlidhur, bartëse e të cilave është AKK-ja; 1.4. Administron sigurinë e sistemeve TI në të gjitha nivelet dhe për të gjithë përdoruesit e regjistruar në domenin e AKK-së; 1.5. Përkrahë ZKK-ët në punët e tyre në shfrytëzimin e aplikacioneve dhe funksionimin e pajisjeve të TI, të cilat janë pjesë e domenit të AKK-së; 1.6. Administron bazat e të dhënave, krijon strategji për kopje rezervë të të dhënave dhe të sistemeve TI, si dhe implementon ato; 1.7. Administron dhe ekzekuton procedurat dhe funksionet TI për migrim, import, eksport, kontrolle të kualitetit të të dhënave, interoperabilitet të sistemeve; 1.8. Analizon, identifikon dhe specifikon teknikisht nevojat për pajisje, sisteme dhe shërbime të TI. 2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Menaxhimin e sistemit të TI-së Kadastrale raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë Sektorët si vijojnë: 3.1. Sektori për Administrim të Infrastrukturës së TI-së kadastrale; 3.2. Sektori për Administrim të të Dhënave për Kadastër. 4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për TI Kadastrale është shtatë (7). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The cadastral IT infrastructure sector must build, maintain, secure, monitor, and support IT systems and related services.
Neni 16 Sektori për Administrim të Infrastrukturës së TI-së Kadastrale 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Administrim të Infrastrukturës së TI-së kadastrale janë: 1.1.Krijon, përkatësisht avancon, si dhe mirëmban infrastrukturën e TI në aspektin harduerik të rrjetit dhe të sigurisë; 1.2. Administron, mirëmban dhe monitoron serverët, kompjuterët, si dhe pajisjet tjera të rrjetit për përdoruesit e regjistruar në domenin e AKK-së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 9 QRK . 20 NË AGJENCINË KAD STRALE TË KOSOVËS 1.3. Krijon infrastrukturën e nevojshme për ndihmë on-line, seminare, videokonferenca, trajnime, testime, zhvillim aplikacionesh, ambientet e prodhimit, si dhe të distribuimit dhe publikimit në internet; 1.4. Përkrah ZKK duke ju ofruar shërbime si instalime, konfigurime të kompjuterëve dhe pajisjeve tjera; 1.5. Krijon strategji për kopje rezervë të të dhënave dhe të sistemeve TI, si dhe implementon ato. Po ashtu, krijon dhe implementon strategjinë e qendrës së dytë të të dhënave, si dhe të ngritjes së saj në rast të fatkeqësive; 1.6. Krijon, implementon dhe monitoron politikat e sigurisë të sistemit TI-së; 1.7. Analizon, identifikon dhe specifikon teknikisht nevojat e AKK-së për pajisje, sisteme, aplikacione dhe shërbime të TI. Me kërkesë të ZKK-ve, i përkrahë ato në përpilimin e specifikave teknike. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Administrim të Infrastrukturës së TI-së Kadastrale raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në sektorin për Administrim të Infrastrukturës së TI-së Kadastrale është tre (3). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The cadastral data administration sector must create, manage, and maintain the needed IT and data infrastructure and perform several database, user/security, reporting, quality-control, and import/export tasks.
Neni 17 Sektori për Administrim të të Dhënave për Kadastër 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Administrim të të Dhënave për Kadastër janë: 1.1. Krijon, administron dhe mirëmban Infrastrukturën e nevojshme sistemore dhe atë të të dhënave në aspektin e instalimeve dhe konfigurimeve të sistemeve operative, aplikacioneve, databazave, si dhe shfrytëzuesve; 1.2. Administron databazat e të gjithë regjistrave Kadastral dhe regjistrave tjerë të ndërlidhur; 1.3. Menaxhon dhe administron shfrytëzuesit dhe sigurinë e regjistrave kadastral në nivelin e aplikacioneve dhe të databazave; 1.4. Administron procedurat dhe funksionet TI për migrim, import, eksport, kontrollë të kualitetit të të dhënave dhe interoperabilitet të sistemeve; 1.5. Përgatit raporte dhe statistika me të dhëna nga regjistrat kadastral; 1.6. Realizon procedurat dhe Funksionet automatike për kontrollin e kualitetit të të dhënave në sistemet digjitale kadastrale; 1.7. Ekzekuton procedurat dhe funksionet e nevojshme për import dhe eksport të të dhënave në mes të regjistrave kadastral. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Administrim të të Dhënave për Kadastër raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Administrim të të Dhënave për Kadastër është tre ( 3). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Legal Directorate must carry out its listed legal-support and legislative-drafting tasks, and its head reports to the General Director.
Neni 18 Drejtorati Ligjor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit Ligjor janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 10 (QRK) . 20/2014 I I I S SIS I I I S NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS 1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i AKK-së; 1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i AKK-së; 1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i AKK-së; 1.4. Siguron përafrimin e legjislacionit të AKK-së me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë; 1.5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i AKK-së sipas kërkesës; 1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për përfaqësimin e AKK-së ne kontestet gjyqësore. 2. Udhëheqësi i Drejtoratit Ligjor raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë Sektorët si vijojnë: 3.1. Sektori për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit; 3.2.Sektori për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin Ligjor është pesë (5). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Sektori për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit must assist with drafting and aligning legislation, and its leader reports to the Legal Directorate leader.
Neni 19 Sektori për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë: 1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të agjencisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar; 1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i agjencisë; 1.4. Siguron përafrimin e legjislacionit të Agjencisë me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë. 2. Udhëheqësi i sektorit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është dy (2). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article assigns the sector tasks to coordinate legislative implementation, provide legal support, identify implementation problems, assist in drafting proposals and agreements, coordinate legislative activity with relevant institutions, and maintain the agency’s bylaws register.
Neni 20 Sektori për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, i Mbështetjes Ligjore dhe i Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore, dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 11 (QRK) . 20/ I I I S SIS I I I S NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS 1.1.Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të ministrisë për zbatimin e legjislacionit; 1.2.Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit; 1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative; 1.4.Ofron mbështetje Ligjore në hartimin e propozim – vendimeve, propozim- marrëveshjeve, propozim- memorandumeve dhe propozim – kontratave; 1.5.Koordinon aktivitetet legjislative të Agjencisë me institucione përkatëse; 1.6.Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Agjencisë. 2. Udhëheqësi i sektorit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit Ligjor. 4. Numri i të punësuarve në Sektorin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është dy (2). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The directorate must handle HR, administration, logistics, budget coordination, finance follow-up, and archive management for AKK, and its head reports to the General Director.
Neni 21 Drejtorati për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të AKK-së, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e Buxhetit të AKK-së; 1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të AKK-së; 1.5. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të AKK-së; 1.6. Ofron shërbime logjistike për AKK-në. 2. Udhëheqësi i Drejtoratit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të Drejtoratit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë këto sektore: 3.1. Sektori i Burimeve Njerëzore; 3.2. Sektori për Buxhet dhe Financa; 3.3. Sektori i për TI dhe Shërbime Logjistike. 4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është nëntëmbëdhjetë (19). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 12 QRK 20 Ë JE I Ë KADASTRALE TË KOSOVËS - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Human Resources Sector must coordinate HR planning, manage recruitment, support staff performance through motivation and training, and ensure recruitment, selection, discipline, complaints, leave requests, and performance evaluation procedures are implemented.
Neni 22 Sektori i Burimeve Njerëzore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Burimeve Njerëzore janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve; 1.4. Siguron zbatimin e procedurave të rekrutimit dhe përzgjedhjes, disiplinës, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj. 2. Udhëheqësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Burimeve Njerëzore është dy (2). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Sector must prepare budget proposals, coordinate budget matters for AKK, report on budget execution, ensure spending follows budget rules, manage cash reserves, and cooperate with internal and external auditors.
Neni 23 Sektori për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Buxhet dhe Financa janë: 1.1. Përgatit propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore për AKK-në; 1.3. Përcjell dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; 1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; 1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditivit. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Buxhet dhe Financa raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Buxhet dhe Financa është gjashtë (6). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Logistics Services Sector must provide logistics, inventory, transport, vehicle maintenance, office-supply support, and archive administration for AKK, and its head reports to the Directorate Head.
Neni 24 Sektori i TI-së dhe Shërbimeve të Logjistikës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Shërbime Logjistike janë: 1.1. Ofron shërbime logjistike për personelin e AKK-së; 1.2. Menaxhon inventarin dhe depot e AKK-së; 1.3. Ofron shërbime sipas nevojave për mallra dhe pajisje të zyrës për punë; 1.4. Ofron shërbime të transportit dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e automjeteve të AKK- së; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT 13 QRK . 20 NË AGJENCINË KAD STRALE TË KOSOVËS 1.5. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të AKK-së. 2. Udhëheqësi i Sektorit të Shërbimeve Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Shërbime Logjistike është dhjetë (10). - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Procurement Sector must prepare, coordinate, and implement the annual procurement plan, ensure procurement requests follow the rules and procedures, set procurement methodology and price-evaluation procedures, and advise management on disputed contract-execution issues.
Neni 25 Sektori i Prokurimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Prokurimit janë: 1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të AKK-së në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2.Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3.Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; 1.4.Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Sektorit të Prokurimit raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Prokurimit është një (1). KREU II DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This transitional provision says the regulation includes the part on internal organization and the related organogram because the job-classification process of the Kosovo Cadastral Agency is still unfinished.
Neni 26 Dispozitat Kalimtare Rregullorja Nr. 20/2014 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së Agjencisë Kadastrale të Kosovës, përmban pjesën mbi organizimin e brendshëm dhe organogramin përkatës, meqë procesi i klasifikimit të vendeve të punës së Agjencisë Kadastrale të Kosovës nuk ka përfunduar ende. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Personel brenda institucionit mund të lëvizë kur kjo konsiderohet e nevojshme për punën dhe sipas legjislacionit për shërbimin civil.
Neni 27 Dispozitat Përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim-ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen strukturat organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni, dispozitat e Ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË Nr. 48 / 19 DHJETOR 2014 RREGULLORE (MPB) NR. 04/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË E MENAXHIMIT EMERGJENT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: When this regulation enters into force, the specified AKK internal organization and job classification regulation is repealed.
Neni 28 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, shfuqizohet Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Nr. AKK 2010/02. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This regulation enters into force 7 days after the Prime Minister signs it and is published in the Official Gazette.
Neni 29 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi 7 (shtatë) ditë pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe publikohet në Gazetën Zyrtare. Hashim Thaqi __________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 08 Dhjetor 2014 QRK . 20 NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS 15 G A ZE TA Z YR TA RE E R EP U BL IK ËS S Ë KO SO V Ë N r. 48 / 19 D H JE TO R 20 14 RR EG U LL O RE (M PB ) N R. 0 4/ 20 14 P ËR O RG A N IZ IM IN E B RE N D SH ËM D H E SI ST EM AT IZ IM IN E V EN D EV E TË P U N ËS N Ë AG JE N CI N Ë E M EN A XH IM IT E M ER G JE N T RR EG U LL O RE (Q RK ) N R. 2 0/ 20 14 P ËR O RG A N IZ IM IN E B RE N D SH ËM D H E SI ST EM AT IZ IM IN E V EN D EV E TË P U N ËS N Ë AG JE N CI N Ë KA D A ST RA LE T Ë KO SO V ËS
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) NR. 20/2014 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË AGJENCINË KADASTRALE TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in