RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS
This preamble states that the Government of Kosovo issues Regulation (QRK) No. 24/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Diaspora.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-24/2013
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Government of Kosovo issues Regulation (QRK) No. 24/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Diaspora. This regulation aims to define the internal organization of the Ministry of Diaspora. This regulation applies to the Ministry of Diaspora. The Ministry of Diaspora’s internal structure is listed, and it is stated to have 66 employees. The Minister’s cabinet is made up of the Minister, Deputy Ministers, political advisors, and support staff, and the number of employees is set at 11.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS
Showing 31 of 31
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Government of Kosovo issues Regulation (QRK) No. 24/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Diaspora.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 1 Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93 alinea 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 34 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, nenit 4 paragrafi 2 të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën, nenit 19 paragrafi 6.2 të Rregullores Nr. 09/2011 së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të nenit 23 paragrafi 10 të Rregullores Nr. 09/2012 mbi Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, nxjerr: RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This regulation aims to define the internal organization of the Ministry of Diaspora.
Neni 1 Qëllimi Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit tё brendshëm të Ministrisë së Diasporës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This regulation applies to the Ministry of Diaspora.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo Rregullore zbatohet pёr Ministrinë e Diasporës. 2. Detyrat dhe pёrgjegjësitё e Ministrisë së Diasporës pёrcaktohen mё shtojcёn 19 tё Rregullores Nr.07/2011 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 02/2011 Për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, Ligjin Nr. 04/L – 095 për Diasporën dhe Mërgatën si dhe legjislacionin përkatёs në fuqi. KREU I ORGANIZIMI I BRENDSHËM I MINISTRISË SË DIASPORËS - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry of Diaspora’s internal structure is listed, and it is stated to have 66 employees.
Neni 3 Struktura organizative e Ministrisё sё Diasporës 1. Struktura organizative e Ministrisё sё Diasporës ёshtё si vijon: 1.1. Kabineti i Ministrit; 1.2. Zyra e Sekretarit tё Përgjithshëm; 1.3. Departamentet; dhe 1.4. Divizionet. 2. Numri i tё punësuarve nё Ministrinë e Diasporës ёshtё gjashtëdhjetë e gjashtë (66). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 2 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Minister’s cabinet is made up of the Minister, Deputy Ministers, political advisors, and support staff, and the number of employees is set at 11.
Neni 4 Kabineti i Ministrit 1. Kabineti i Ministrit tё Ministrisё sё Diasporës pёrbёhet nga: 1.1. Ministri; 1.2. Zëvendës-Ministri/at; 1.3. Këshilltarët politik; dhe 1.4. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit, Zёvendёs-Ministrit/ave, Kёshilltarёve politik dhe Personelit mbёshtetёs pёrcakohen me Rregulloren e Qeverisё Nr.02 /2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe legjislacionin përkatёs në fuqi. 3. Numri i tё punёsuarёve nё kabinetin e Ministrit ёshtё njëmbëdhjetë (11). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Office of the Secretary General of the Ministry of Diaspora consists of the Secretary General and support staff, and it has two employees.
Neni 5 Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 1. Zyra e Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Ministrisё sё Diasporës pёrbёhet nga: 1.1. Sekretari i Përgjithshëm; dhe 1.2. Personeli mbeshtetёs. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit tё Pёrgjithshëm pёrcaktohen me nenin 38 tё Ligjit nr.03/L-189 pёr Administratën Shtetërore dhe legjislacionin pёrkatёs nё fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës tё Zyrёs së Sekretarit tё Pёrgjithshёm, pёrcaktohen me legjislacionin pёr shёrbimin civil në fuqi. 4. Numri i tё punësuarve nё Zyrën e Sekretarit tё Pёrgjithshёm ёshtё dy (2). - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists the departments and divisions within the Ministry of Diaspora.
Neni 6 Departamentet dhe Divizionet e Ministrisё sё Diasporës 1. Departamentet dhe Divizionet e Ministrisё sё Diasporës janё: 2. Departamenti për Qendrat Kulturore në Diasporë: 2.1. Divizioni për Themelimin dhe Mbikëqyrjen e Qendrave Kulturore në Diasporë; 2.2. Divizioni për Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës; 3. Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë: 3.1. Divizioni për Arsim Plotësues në Diasporë; 3.2. Divizioni për Kulturë, Rini dhe Sport në Diasporë. 4. Departamenti për Përkrahjen e Investimeve të Diasporës: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 3 4.1. Divizioni për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës; 4.2. Divizioni për Hulumtime dhe Analiza. 5. Departamenti Ligjor: 5.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit; 5.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 6. Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme: 6.1. Divizioni për Burime Njerëzore; 6.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 6.3. Divizioni për IT dhe Shërbime të Logjistikës; 6.4. Divizioni për Auditim të Brendshëm; 6.5. Divizioni për Komunikim me Publikun; 6.6. Divizioni për Prokurim Publik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Department for Diaspora Cultural Centres has multiple duties to support Kosovo’s diaspora, including proposing cultural centres, preparing plans and documentation, providing information, promoting Kosovo, and assisting with the emigrants’ register.
Neni 7 Departamenti për Qendrat Kulturore në Diasporë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Qendrat Kulturore në Diasporë janë: 1.1. Propozon themelimin e Qendrave Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën në vendet me interes për diasporën dhe mërgatën si dhe për Republikën e Kosovës; 1.2. Nxit bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës; 1.3. Përgatit dhe harton planet për qendrat kulturore në diasporë; 1.4. Promovon njohuritë e përgjithshme për Kosovën; 1.5. Nxit zhvillimin e njohurive për gjuhët, kulturën dhe për trashëgiminë kulturore të Kosovës, të përcaktuara me ligj dhe me akte të tjera nënligjore; 1.6. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e qendrave kulturore; 1.7. Ofron informacione për Kosovën në vendet mikpritëse; 1.8. Ofron informacione dhe udhëzime për investimet në Kosovë, organizon aktivitete kulturore e arsimore, organizon dhe mbanë takime me bashkatdhetarët dhe me strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe të shteteve ku jetojnë; 1.9. Nxit investimet kapitale në vendlindje, me plane dhe programe; 1.10. Mbështet të rinjtë dhe grup-moshat e ndryshme të mërgimtarëve dhe organizon veprimtaritë kulturore, edukative e sportive, mënyrat dhe format e informimit të rregullt e të gjithanshëm; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 4 1.11. Mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e punëve në qendrat kulturore të diasporës; 1.12. Ndihmon në krijimin dhe përditësimin e Regjistrit të Mërgimtarëve. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Qendrat Kulturore të Diasporës raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Departamentin për Qendrat Kulturore në Diasporë është shtatë (7). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Division must carry out tasks for establishing and supervising diaspora cultural centers, including planning, documentation, coordination, and reporting.
Neni 8 Divizioni për Themelimin dhe Mbikëqyrjen e Qendrave Kulturore në Diasporë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Themelimin dhe Mbikëqyrjen e Qendrave Kulturore në Diasporë janë: 1.1. Propozon themelimin e Qendrave Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën në vendet me interes për diasporën dhe mërgatën si dhe për Republikën e Kosovës; 1.2. Nxit bashkëpunimin shkencor, teknik, teknologjik, sportiv dhe ekonomik mes Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës; 1.3. Përgatit dhe harton planet për themelimin e qendrave kulturore në diasporë; 1.4. Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e qendrave kulturore; 1.5.Ofron informacione dhe udhëzime për investimet në Kosovë, organizon aktivitete kulturore e arsimore, organizon dhe mbanë takime me bashkatdhetarët dhe me strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe të shteteve ku jetojnë; 1.6. Mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e punëve në qendrat kulturore të diasporës; 1.7. Udhëheqësi i Divizionit për Themelimin dhe Mbikëqyrjen e Qendrave Kulturore në Diasporë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Qendrat Kulturore në Diasporë. 2. Numri i të punësuarve në Divizionin për Themelimin dhe Mbikëqyrjen e Qendrave Kulturore në Diasporë është dy (2). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The division must prepare the necessary plans and documentation for the diaspora and migrants register and update that register.
Neni 9 Divizioni për Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatën 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës janë: 1.1. Përgatit planet dhe dokumentacionin e nevojshëm për hartimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës; 1.2. Bënë përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Qendrat Kulturore në Diasporë. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Përditësimin e Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës është katër (4). - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The department has several duties to support diaspora education and culture, including language preservation, teaching support, book distribution, training seminars, program coordination, distance-learning programs, and cultural/sport activities.
Neni 10 Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit, Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 5 1.1. Ndihmon në krijimin e kushteve për ruajtjen dhe mësimin e gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve tjera në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë; 1.2. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, sipas programit arsimor, ndihmon, përkrah dhe bashkëpunon për zhvillimin e procesit mësimor të punonjësve të arsimit të gjuhëve zyrtare të Kosovës dhe në gjuhët e komuniteteve të tjera, në të cilat zhvillohet sistemi arsimor në Kosovë në vendet ku diaspora e Republikës së Kosovës është e madhe në numër, është kompakte në shtrirje apo ku ka interes të veçantë shtetëror; 1.3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit bënë shpërndarjen e librave të veçantë, librave letrarë, kulturorë dhe të trashëgimisë kulturore si dhe materialeve të tjera edukativo arsimore për mësimin e gjuhëve zyrtare dhe të kulturës së Kosovës; 1.4. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit organizon seminare trajnuese për mësuesit; 1.5. Bashkëpunon dhe i koordinon plan-programet, projektet, veprimtaritë kulturore, arsimore dhe sportive me qendrat kulturore jashtë vendit; 1.6. Në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse të Arsimit, përgatit dhe zbaton programe për mësimin e gjuhëve zyrtare në distancë, nëpërmjet internetit dhe mjeteve elektronike të komunikimit masiv, si dhe mësimin e kulturës dhe të historisë së Republikës së Kosovës; 1.7. Në bashkëpunim me MKRS-në, i nxit, i organizon dhe i mbikëqyr aktivitetet kulturore, sportive të mërgimtarëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e shtrirjes së tyre. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Arsim Plotësues në Diasporë; dhe 3.2. Divizioni për Kulturë, Rini dhe Sport në Diasporë. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë është njëmbëdhjetë (11). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The division must carry out diaspora supplementary education tasks, including projects, book distribution support, educational materials, events, publications, school twinning, and related programs.
Neni 11 Divizioni për Arsim Plotësues në Diasporë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arsim Plotësues në Diasporë janë: 1.1. Përgatit dhe realizon projekte që kanë të bëjnë me arsimin plotësues në diasporë; 1.2. Në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse të Arsimit, ndihmon shpërndarjen e librave të veçantë në vendet ku jeton diaspora e Kosovës, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës; 1.3. Shpërndan materiale të tjera edukuese arsimore për pjesëtarët e diasporës; 1.4. Përgatit, organizon dhe monitoron manifestimin “Ditët e Mërgatës” brenda vendit, pritja dhe përcjellja e nxënësve mërgimtarë, realizimi i vizitave të ndryshme të nxënësve nga Kosova në meset dhe në shkollat e mërgimtarëve; 1.5. Ndihmon shpërndarjen e librave nëpër biblioteka e shkolla ku ka pjesëtarë të diasporës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 6 1.6. Ndihmon dhe koordinon furnizimin e bibliotekave; 1.7. Bënë botime dhe publikime të ndryshme, boton revistën për nxënësit e diasporës, botime e fletëpalosje të veçanta etj.; 1.8. Ndihmon dhe koordinon binjakëzimin e shkollave të vendit me shkollat në diasporë, veçmas aty ku ka nxënës pjesëtarë të mërgatës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, komunat dhe Ministrinë e Jashtme; 1.9. Merr pjesë dhe zbaton projekt programe të ndryshme në dobi të diasporës së Kosovës, duke u bazuar legjislacionin në fuqi si dhe planet e programet politike e kërkesa të tjera me interes të veçantë. 2. Bashkëpunon dhe harmonizon veprimtari të ndryshme me Ministrinë e Arsimit, me qendrat kulturore jashtë vendit dhe me Ministrinë e Jashtme: 2.1. Udhëheqësi i Divizionit për Arsim Plotësues në Diasporë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë; 2.2. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsimin Plotësues në Diasporë është pesë (5). - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Diaspora Culture, Youth and Sport Division has duties to prepare, supervise, support, and implement diaspora-related projects and events, cooperate with other authorities, and its head reports to the department head.
Neni 12 Divizioni për Kulturë, Rini dhe Sport në Diasporë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Kulturë në Diasporë janë: 1.1. Përgatit dhe mbikëqyrë realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin në diasporë; 1.2. Ndihmon realizimin e vizitave, organizimin dhe mbikëqyrjen e manifestimeve “Ditët e kulturës” jashtë vendit, “Ditët e mërgatës” brenda vendit, pritjen dhe përcjelljen e mërgimtarëve; 1.3. Ndihmon realizimin e manifestimit “Ditët e kulturës së Kosovës në diasporë”, vizita të ndryshme nga Kosova dhe të ndërsjella të grupeve të mërgimtarëve sportistë, artistë, emra e veprimtarë të shquar, krijues të fushave të ndryshme etj; 1.4. Zbaton projekte dhe programe të ndryshme për diasporën dhe në dobi të saj, duke u bazuar gjithmonë në Ligjin për Diasporën e Kosovës, rregulloret që dalin nga ky ligj, si dhe planet e programet politike dhe kërkesa të tjera me interes të veçantë; 1.5. Bashkëpunon dhe harmonizon veprimtari të ndryshme me Ministrinë e Kulturës, me qendrat kulturore jashtë vendit dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme; 1.6. Udhëheqësi i Divizionit për Kulturë, Rini dhe Sport në Diasporë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë; 1.7. Numri i të punësuarve në Divizionin për Kulturë, Rini dhe Sport në Diasporë është pesë (5). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The department must carry out research, coordination, planning, reporting, and support tasks to promote diaspora investment in Kosovo.
Neni 13 Departamenti për Hulumtime dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës janë: 1.1. Përgatit dhe mbikëqyrë zbatimin e aktiviteteve të ndryshme me qëllim të nxitjes së investimit të kapitalit të pjesëtarëve të diasporës në vendin tonë; 1.2. Bashkëvepron me diasporën për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 7 1.3. Përcjell dhe i zbaton politikat e iniciativat që kanë të bëjnë me përkrahjen e investimeve të diasporës; 1.4. Në përputhje me analizat dhe modelet e politikave të mërgatës, jep sugjerime adekuate për zhvillimin e politikave për investime të diasporës; 1.5. Përcjell përvojat dhe praktikat e suksesshme të vendeve të rajonit; 1.6. Aplikon standardet e vendeve të BE-së dhe më gjerë për investimet e diasporës; 1.7. Në bashkëpunim me Departamentin për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, e përgatit pasqyrën me specifikat e diasporës, varësisht nga shtetet ku është e koncentruar; 1.8. Zbaton rekomandimet në lidhje me analizat kërkimore të politikave dhe metodat e hulumtimit bashkëkohor të zhvillimit të diasporës, si dhe i nxit ato për të investuar në Kosovë; 1.9. Kryen hulumtime dhe studime në terren, në bashkëpunim me qendrat kulturore në diasporë, përfaqësitë diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës në vendet ku jetojnë pjesëtarët e diasporës; 1.10. Zhvillon, mirëmban dhe e përditëson regjistrin e aktiviteteve ekonomike të pjesëtarëve të diasporës, i cili shërben si burim informatash për të lehtësuar identifikimin e fushave dhe mundësitë për investime të diasporës në Kosovë; 1.11. Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me të gjitha subjektet relevante, sidomos me Agjencinë e regjistrimit të bizneseve dhe me Agjencinë e promovimit të bizneseve, të cilat funksionojnë në kuadër të MTI-së, Odës Ekonomike të Kosovës, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik etj.; 1.12. Përgatit materiale dhe publikime të nevojshme për nxitjen e investimeve të diasporës; 1.13. Ndjek ecurinë e zbatimit me efikasitet të projekteve për investime të diasporës; 1.14. Në bashkëpunim me institucionet e tjera të Kosovës, organizon konferenca, forume dhe takime të ndryshme motivuese për investitorët e diasporës; 1.15. Përkujdeset për mbarëvajtjen e investimeve të investitorëve nga diaspora. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Përkrahjen e Investimeve të Diasporës raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bënë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës; 3.2. Divizioni për Hulumtime dhe Analiza. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Përkrahjen e Investimeve të Diasporës është pesë (5). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The division must carry out a set of support tasks for diaspora investment work, and the division head reports to the department head.
Neni 14 Divizioni për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës janë: 1.1. Mbledh dhe fut të dhënat për bizneset në diasporë në bazën e të dhënave (databazë); 1.2. Ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e kontakteve me afaristët dhe me bizneset në diasporë; 1.3. Ndihmon për bashkëveprim të vazhdueshëm me Agjencinë e regjistrimit të bizneseve, atë të promovimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 8 të bizneseve që funksionojnë në kuadër të MTI-së, Odës Ekonomike të Kosovës, MZHE-së, etj.; 1.4. Ndihmon në krijimin e strategjive afatmesme dhe afatgjata për motivimin e investitorëve të diasporës; 1.5. Ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës dhe investitorëve të diasporës; 1.6. Ndihmon në ofrimin e lidhjeve të ndërmjetësuesve për investime në Kosovë; 1.7. Ndihmon organizimin e konferencave, forumeve dhe takimeve të ndryshme me investitorët nga diaspora, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë; 1.8. Ndihmon për vënien e lidhjeve me institucionet relevante vendëse dhe ndërkombëtare, të cilat merren me investime të diasporës në Kosovë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Përkrahjen e Investimeve të Diasporës. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinimin dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës është dy (2). - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Diaspora Research and Analysis Division must conduct research, prepare reports and studies, help maintain diaspora records, and coordinate related projects.
Neni 15 Divizioni për Hulumtime dhe Analiza të Diasporës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hulumtime dhe Analiza të Diasporës janë: 1.1. Zbaton, nxit dhe organizon hulumtime dhe studime në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës, në shtetet ku jetojnë pjesëtarët e diasporës, me institucionet përkatëse të këtyre shteteve, me qëllim të vlerësimit të rregullt të nevojave të pjesëtarëve të diasporës dhe t’ia paraqesë ato Ministrisë së Diasporës në formë raportesh të rregullta; 1.2. Përgatitja e planeve për realizimin e hulumtimeve dhe bërjen e analizave për krijimin e politikave për pjesëtarët e diasporës si dhe hartimi i raporteve specifike; 1.3. Ndihmon në hulumtimin e pjesëtarëve të diasporës dhe vendet ku jetojnë pjesëtarët e saj; 1.4. Ndihmon në përpilimin dhe freskimin e regjistrit të pjesëtarëve të diasporës dhe vendet ku jetojnë; 1.5. Analizon dhe propozon aktivitete të ndryshme për pjesëtarët e diasporës; 1.6. Harton, zbaton dhe koordinon studime, hulumtime dhe programe në fushën e diasporës; 1.7. Ndihmon në koordinimin e projekteve që kanë të bëjnë me hulumtimin dhe analizat për pjesëtarët e diasporës; 1.8. Hulumton dhe krijon një databazë për diasporën e Kosovës, duke e plotësuar me të dhëna të specifikuara; 1.9. Hulumton dhe e analizon historikun e diasporës; 1.10. Hulumton numrin e përgjithshëm të mërgimtarëve, si dhe veç e veç nëpër shtete; 1.11. Harton raporte të specifikuara për grupet e ndryshme të pjesëtarëve të diasporës, shtrirjen gjeografike dhe lëvizshmërinë e tyre, arsimimi, punësimi, profesionet, gradat, kapacitete, nivelet, grup-moshat e tyre; 1.12. Përgatit dhe realizon projektet që kanë të bëjnë me hulumtimin, analizat, si dhe harton raporte e studime për gjendjen e dikurshme e aktuale të pjesëtarëve të diasporës në të gjitha aspektet sociopolitike, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 9 sociokulturo-arsimore. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Hulumtime dhe Analiza të Diasporës raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahjen e Investimeve të Diasporës. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hulumtime dhe Analiza të Diasporës është një (1). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Legal Department must provide legal support, drafting assistance, harmonisation, and inter-institutional cooperation, and its head reports to the Secretary General.
Neni 16 Departamenti Ligjor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë: 1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë; 1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (“acquis communautaire”) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë; 1.5. Ofron ndihmë ligjore për rekomandime, udhëzime dhe opinione nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës; 1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontekstet gjyqësore; 1.7. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 1.8. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 1.9. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit; 1.10. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 1.11. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është pesë (5). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The division must help draft legislation, ensure compliance with applicable Kosovo law, advise the ministry when asked, and harmonize the ministry’s legislation with EU acquis and applicable Kosovo laws.
Neni 17 Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë: 1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar; 1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 10 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është dy (2). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets out the tasks of a ministry division and says its leader reports to the Legal Department head.
Neni 18 Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në fushën e legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë: 1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të ministrisë për zbatimin e legjislacionit; 1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit; 1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative; 1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim- memorandumeve dhe propozim-kontratave; 1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse; 1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është dy (2). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Department of Finance and General Services must manage HR information, support internal organization, provide administrative/logistics/IT support, coordinate staffing procedures, budget work, financial obligations, IT maintenance, archiving, and logistics.
Neni 19 Departamenti i Financave dhe i Shërbimeve të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë; 1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë; 1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së; 1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë; 1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet: 3.1. Divizioni për Burime Njerëzore; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 11 3.2. Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike; 3.3. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është nëntëmbëdhjetë (19). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Human Resources Division must coordinate HR planning, manage recruitment, support staff performance, apply HR procedures, and it has 4 employees.
Neni 20 Divizioni për Burime Njerëzore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Burime Njerëzore janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve; 1.4. zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj; 1.5. Në zbatimin e detyrave të divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 2. Udhëheqësi i Divizionit pёr Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i tё punësuarve nё Divizionin pёr Burime Njerëzore ёshtё katër (4). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Division has specific duties, and its head reports to two different officials in different respects.
Neni 21 Divizioni për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe pёrgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë: 1.1. Përgatitë propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë; 1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; 1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; 1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit; 1.7. Në zbatimin e detyrave të Divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 2. Udhëheqësi i Divizionit pёr Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i tё punësuarve nё Divizionin pёr Buxhet dhe Financa ёshtё pesë (5). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 12 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The division must provide logistics and IT support, manage inventory, transport, vehicles, and archives, and its head reports to the head of the Department of Finance and General Services.
Neni 22 Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime të Logjistikës 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime të Logjistikës janë: 1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë; 1.2. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative; 1.3. Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë; 1.4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë; 1.5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë; 1.6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime të Logjistikës raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Teknologji Informative dhe Shërbime të Logjistikës është nëntë (9). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Internal Audit Division must carry out internal audit duties, report certain fraud or corruption indicators promptly, and the division leader must report to the Minister.
Neni 23 Divizioni i Auditimit të Brendshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janё: 1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut; 1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet të auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultate të auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit; 1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm; 1.6. Raporton menjëherë te menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit tё Brendshëm raporton tek Ministri i Ministrisë së Diasporës. 3. Numri i tё punёsuarve nё Divizionin e Auditimit tё Brendshёm ёshtё një (1). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Communications Division must support the ministry’s communication work, manage communication plans and media materials, maintain the ministry website, and coordinate public document access requests.
Neni 24 Divizioni për Komunikim me Publikun 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim me Publikun janë: 1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 13 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë; 1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime të tjera mediale; 1.4. Mirëmban ueb faqen zyrtare të ministrisë; 1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. 2. Udhëheqësi i Divizionit pёr Komunikim me Publikun raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i tё punësuarve nё Divizionin pёr Komunikim me Publikun ёshtё dy (2). - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Public Procurement Division must prepare, coordinate, and implement the ministry’s annual public procurement plan, follow procurement rules, set tender methodology and price-evaluation procedures, and assist management on contentious contract-execution issues.
Neni 25 Divizioni për Prokurim Publik 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit tё Prokurimit për Prokurim Publik janë: 1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; 1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i tё punësuarve nё Divizionin e Prokurimit Publik ёshtё tre (3). KREU II Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Because the workplace classification process in the Ministry of Diaspora is not yet finished, this regulation includes the part on internal organization and the related organogram.
Neni 26 Dispozitat kalimtare Meqë procesi i klasifikimit të vendeve të punës në Ministrinë e Diasporës nuk ka përfunduar ende, kjo Rregullore përmban pjesën mbi organizimin e brendshëm dhe organogramin përkatës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Personnel movement within the institution is allowed when it is considered necessary for the smooth running of work.
Neni 27 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për Shërbimin Civil brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim – ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen struktura organizative. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 47 / 15 NËNTOR 2013, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS 14 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë përbërëse të kësaj Rregulloreje. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: When this regulation enters into force, the Administrative Instruction on the Organizational Structure of the Ministry of Diaspora is repealed.
Neni 28 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, shfuqizohet Udhëzimi Administrativ për Strukturën Organizative të Ministrisë së Diasporës. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This regulation and later amendments must be published in the Official Gazette.
Neni 29 Botimi në Gazetën Zyrtare Kjo Rregullore e Qeverisë dhe ndryshimet e mëpasshme të saj botohen në “Gazetën Zyrtare”. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This regulation enters into force on the day it is signed.
Neni 30 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. Hashim Thaçi _______________ Kryeministër i Republikës së Kosovës Datë: 21 Tetor 2013 Rregullorja (QRK) Nr.24 /2013 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Diasporës është miratuar në mbledhjen e 149 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin numër Nr.01/149 me datë 19.09.2013.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) Nr.24 /2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË DIASPORËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in