RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME (Shfuqizuar nga: Rregullore (ZKM) Nr. 01/2021)
This preamble says the Government of Kosovo issues Regulation No. 36/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Internal Affairs.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-36/2013
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Government of Kosovo issues Regulation No. 36/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Internal Affairs. This regulation sets the internal organization of the Ministry of Internal Affairs and other state administration bodies under its supervision, but not the internal organization of independent state administration bodies under that ministry’s supervision. This article applies the regulation to the Ministry of Internal Affairs and other state administration bodies under its supervision, with an exception for independent state administration bodies under that supervision. This article states the organizational structure of the Ministry of Internal Affairs and gives its staffing level as 827 employees. The minister’s cabinet is made up of the minister, deputy ministers, political advisors, and support staff, and it has 20 employees.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME (Shfuqizuar nga: Rregullore (ZKM) Nr. 01/2021)
Showing 81 of 81
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Government of Kosovo issues Regulation No. 36/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Internal Affairs.
Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93, paragrafin 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 34, paragrafin 1 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, nenit 19, paragrafin 6.2 të Rregullores Nr. 09/2011 së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të nenit 23, paragrafin 10 të Rregullores nr.09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, nxjerr: RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This regulation sets the internal organization of the Ministry of Internal Affairs and other state administration bodies under its supervision, but not the internal organization of independent state administration bodies under that ministry’s supervision.
Neni 1 Qëllimi 1. Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve të tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, me këtë Rregullore nuk përcaktohet organizimi i brendshëm i organeve të pavarura të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article applies the regulation to the Ministry of Internal Affairs and other state administration bodies under its supervision, with an exception for independent state administration bodies under that supervision.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo rregullore zbatohet për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe organet tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj, përcaktohen me shtojcën 3 të Rregullores së Qeverisë Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe legjislacionit përkatës në fuqi. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kjo Rregullore nuk zbatohet për organet e pavarura të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme. KAPITULLI I ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANIT TË LARTË TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article states the organizational structure of the Ministry of Internal Affairs and gives its staffing level as 827 employees.
Neni 3 Struktura organizative e Ministrisë së Punëve të Brendshme 1. Struktura organizative e Ministrisë së Punëve të Brendshme është si vijon: 1.1. Kabineti i Ministrit; 1.2. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm; 1.3. Departamentet; dhe 1.4. Divizionet. 2. Numri i të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme është tetëqind e njëzet e shtatë (827). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 1 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The minister’s cabinet is made up of the minister, deputy ministers, political advisors, and support staff, and it has 20 employees.
Neni 4 Kabineti i Ministrit 1. Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme përbëhet nga: 1.1. Ministri; 1.2. Zëvendës ministrat; 1.3. Këshilltarët politikë; dhe 1.4. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit, zëvendës ministrave, këshilltarëve politikë dhe personelit mbështetës, përcaktohen me Rregulloren e Qeverisë Nr.02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe legjislacionit përkatës në fuqi. 3. Numri i të punësuarve në Kabinetin e Ministrit është njëzet (20). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Office of the Secretary General of the Ministry of Internal Affairs is made up of the Secretary General and support staff, and it has three employees.
Neni 5 Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme përbëhet nga: 1.1. Sekretari i Përgjithshëm; 1.2. Personeli Mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore dhe legjislacionit përkatës në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është tre (3). - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists the departments and divisions within the Ministry of Internal Affairs.
Neni 6 Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë: 1. Departamenti për Siguri Publike: 1.1. Divizioni për Armë, Municion dhe Eksplozivë; 1.2. Divizioni për Sigurimin e Aviacionit Civil; 1.3. Divizioni për Shërbimet Private të Sigurisë; 1.4. Divizioni për Siguri në Bashkësi; dhe 1.5. Divizioni për Hulumtime dhe Statistika. 2. Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion: 2.1. Divizioni për Shtetësi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 2 2.2. Divizioni për Azil; 2.3. Divizioni për të Huaj; 2.4. Divizioni për Ripranim dhe Kthim; 2.5. Divizioni për Menaxhimin e të Dhënave të Migracionit; 2.6. Qendra për Azilkërkues; dhe 2.7. Qendra e Mbajtjes për të Huaj. 3. Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar: 3.1. Divizioni për Pranim dhe Akomodim; 3.2. Divizioni për Menaxhim Rajonal; 3.3. Divizioni për Shqyrtimin e Kërkesave; dhe 3.4. Divizioni për Bashkëpunim me Organizatat Vendore dhe Ndërkombëtare. 4. Departamenti për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve: 4.1. Divizioni për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit; 4.2. Divizioni për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave; 4.3. Divizioni për Përkrahje të Shfrytëzuesve. 5. Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave: 5.1. Divizioni për Integrim Evropian; 5.2. Divizioni për Koordinim të Politikave. 6. Departamenti Ligjor: 6.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit; dhe 6.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 7. Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme: 7.1. Divizioni për Burime Njerëzore; 7.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 7.3. Divizioni për TI dhe shërbime logjistike; 8. Divizioni i Auditimit të Brendshëm; 9. Divizioni për Komunikim me Publikun; 10. Divizioni i Prokurimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 3 11. Divizioni për Menaxhimin e Kontratave; 12. Sekretariati i Strategjive. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Department for Public Security must monitor, advise, draft, review, maintain, assess, analyze, and report on public security matters, and its head reports to the Secretary General.
Neni 7 Departamenti për Siguri Publike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Siguri Publike janë: 1.1. Monitoron dhe ofron këshilla për fushën e rendit publik dhe sigurisë së brendshme për strukturat organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme; 1.2. Propozon, harton, politika dhe strategji, si dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e sigurisë publike, brenda kornizës së kompetencave të ministrisë; 1.3. Ofron këshilla për bashkëpunimin ndërmjet grupeve të ndryshme për rritjen e sigurisë në bashkësi; 1.4. Propozon dhe harton dokumente dhe udhëzues për policinë në komunitet, si dhe për bashkëpunimin midis Policisë së Kosovës dhe Shërbimeve Private të Sigurisë; 1.5. Shqyrton aplikacionet e ndërlidhura me armët, eksplozivët, shërbimeve private të sigurisë dhe sigurimin e aviacionit civil, si dhe ofron rekomandimet përkatëse; 1.6. Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave nga fusha e përgjegjësisë së departamentit; 1.7. Bën vlerësime të rregullta të opinionit publik për kërcënimet ndaj sigurisë publike; 1.8. Analizon dhe grumbullon informacione nga fusha e sigurisë publike dhe raporton në baza të rregullta periodike. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Armë, Municion dhe Eksplozivë; 3.2. Divizioni për Sigurimin e Aviacionit Civil; 3.3. Divizioni për Shërbimet Private të Sigurisë; 3.4. Divizioni për Siguri në Bashkësi; 3.5. Divizioni për Hulumtime dhe Statistika. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Siguri Publike është njëzet e tetë (28). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Arms, Munitions and Explosives Division has several internal duties, including drafting and implementing policy and legislation, handling documentation, organizing exams, maintaining databases, and reporting on licensed companies.
Neni 8 Divizioni për Armë, Municion dhe Eksplozivë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Armë, Municion dhe Eksplozivë janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e armëve, municionit dhe eksplozivëve, brenda kornizës së kompetencave të ministrisë; 1.2. Harton legjislacion në fushën e armëve, municionit dhe eksplozivëve, në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së, dhe siguron zbatimin e tij; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 4 1.3. Pranon, grumbullon dhe përgatitë dokumentacionin e nevojshëm për Komisionin Shqyrtues për Armët; 1.4. Organizon provimin profesional për armët; 1.5. Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave Small Arms Control (SACON) dhe Explosive Control (EXPLOCON), si dhe harton raporte të rregullta periodike; 1.6. Siguron zbatimin e procedurave për listën e autorizuar për pajisje, me qëllime të veçanta për institucionet e sigurisë; 1.7. Analizon dhe raporton për aktivitetet e kompanive të licencuara për armë dhe eksplozivë; 2. Udhëheqësi i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksplozivë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë është dhjetë (10). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Civil Aviation Security Division must draft, propose, and implement aviation security rules and national programmes, carry out inspections/audits, and the division head must report to the Public Security Department head.
Neni 9 Divizioni për Sigurimin e Aviacionit Civil 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Sigurim të Aviacionit Civil janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e rregullave dhe procedurave për sigurimin e aviacionit civil në Republikën e Kosovës; 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e Programeve Kombëtare të Sigurimit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës; 1.3. Siguron zbatimin e të drejtave dhe detyrimeve në fushën e aviacionit civil që dalin nga marrëveshjet dhe dokumentet tjera ndërkombëtare dhe legjislacioni i BE-së; 1.4. Kryen inspektime, teste infiltruese dhe auditime ne fushen e sigurimit te aviacionit civil tek operatorët që operojnë në territorin e Republikës së Kosovës. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Sigurimin e Aviacionit Civil raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Sigurimin e Aviacionit Civil është katër (4) . - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Division for Private Security Services must carry out policy, legislative, licensing, examination, database, cooperation, and reporting tasks in the private security sector.
Neni 10 Divizioni për Shërbimet Private të Sigurisë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e shërbimeve private të sigurisë; 1.2. Harton legjislacionin në fushën e shërbimeve private të sigurisë, në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe siguron zbatimin e e tij; 1.3. Pranon, shqyrton dhe ofron rekomandime përkatëse mbi kërkesat për licencimin e kompanive dhe institucioneve trajnuese në fushën e shërbimeve private të sigurisë; 1.4. Organizon provime profesionale në fushën e shërbimeve private të sigurisë; 1.5. Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave për shërbimet private të sigurisë dhe harton raporte të rregullta periodike; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 5 1.6. Organizon procesin e bashkëpunimit midis ofruesve të shërbimeve private të sigurisë dhe organeve shtetërore të sigurisë; 1.7. Harton raporte dhe analiza në lidhje me veprimtarinë e shërbimeve private të sigurisë; 2. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shërbimet Private të Sigurisë është pesë (5). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Division for Community Security has specified duties, its head reports to the head of Public Security Department, and the division has three employees.
Neni 11 Divizioni për Siguri në Bashkësi 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Siguri në Bashkësi janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave në fushën e sigurisë në bashkësi; 1.2. Harton legjislacionin në fushën e sigurisë në bashkësi, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe siguron zbatimin e tij; 1.3. Analizon dhe grumbullon informata në fushën e sigurisë në bashkësi, dhe harton raporte të rregullta periodike; 1.4. Organizon procesin e bashkëpunimit ndërmjet akterëve për siguri në bashkësi dhe ofron mbështetje për strukturat përgjegjëse për koordinimin e sigurisë në bashkësi; 1.5. Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave në fushën e sigurisë në bashkësi; 1.6. Propozon, planifikon dhe ofron mbështetje në organizimin e fushatave vetëdijësuese për sigurinë në bashkësi; 1.7. Ofron mbështetje në organizimin e trajnimeve për sigurinë në bashkësi; 1.8. Mirëmban arkivin për programet e specializuara për Sigurinë në Bashkësi. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Siguri në Bashkësi raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Siguri në Bashkësi është tre (3) . - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Research and Statistics Division must do research, statistical analysis, and information gathering on public security, and support drafting policy and strategy documents using statistical information.
Neni 12 Divizioni për Hulumtim dhe Statistika 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hulumtim dhe Statistika janë: 1.1. Bën hulumtime, analiza statistikore si dhe mbledhjen e informacioneve nga fusha e sigurisë publike; 1.2. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve të politikave, strategjive në fushën e sigurisë publike, bazuar në informatat statistikore. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Hulumtim dhe Statistika raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hulumtim dhe Statistika është katër (4). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The department must carry out migration, citizenship, asylum, visa, readmission, and return tasks.
Neni 13 Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 6 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave dhe strategjive në fushën e migrimit; 1.2. Propozon fillimin e procedurave për hartimin e legjislacionit në fushën e migrimit, harton legjislacionin në fjalë, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, dhe siguron zbatimin e tij; 1.3. Grumbullon, analizon dhe vlerëson të dhënat në fushën e migrimit, dhe harton raporte; 1.4.Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në fushën e migrimit; 1.5. Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat për fitim dhe lirim të shtetësisë, azilit dhe mbrojtjes ndërkombëtare, si dhe qëndrimit të huajve në Republikën e Kosovës; 1.6. Mbikëqyrë dhe menaxhon Qendrën për Azilkërkues dhe Qendrën për Pranimin e të Huajve; 1.7. Ofron mbështetje në integrimin e refugjatëve në shoqërinë e Republikës së Kosovës; 1.8. Ofron mbështetje në kthimin e të huajve në vendin e origjinës apo në vendin e tretë; 1.9. Shqyrton kërkesat për ripranimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shtetasve të vendeve të treta dhe bën kërkesat për ripranim me vendet tjera sipas marrëveshjeve për ripranim; 1.10. Jep pëlqimin për lëshimin e vizës me kërkesë të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe shqyrton dhe vendos për kërkesat për vazhdimin e vizës brenda shtetit; 1.11. Bashkëpunon më Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës për parandalimin e migrimit të paligjshëm; 2. Udhëheqësi i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Shtetësi; 3.2. Divizioni për Azil; 3.3. Divizioni për të Huaj; 3.4. Divizioni për Ripranim dhe Kthim; 3.5. Divizioni për Menaxhimin e të Dhënave të Migrimit; 3.6. Qendra për Azilkërkues; dhe 3.7. Qendra e Mbajtjes për të Huaj. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim është katërdhjetë e një (41). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Citizenship Division must draft and implement citizenship legislation, process and register citizenship requests, review and decide on those requests, cooperate with relevant authorities and diplomatic missions, keep an archive, and its head reports to the department head.
Neni 14 Divizioni për Shtetësi 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Shtetësisë janë: 1.1. Harton legjislacionin në fushën e shtetësisë, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardeve ndërkombëtare dhe siguron zbatimin e tij; 1.2. Pranon dhe i regjistron në sistemin e të dhënave kërkesat për humbje, fitim, rifitim të shtetësisë dhe regjistrim të shtetësisë sipas Ligjit për Shtetësi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 7 1.3. Shqyrton dhe vendos për kërkesat për humbje, fitim, rifitim të shtetësisë dhe regjistrim të shtetësisë sipas Ligjit për Shtetësi, si dhe harton raporte periodike; 1.4. Bashkëpunon me autoritetet përkatëse qendrore dhe lokale, si dhe me misionet diplomatike në fushën e shtetësisë; 1.5. Mirëmban arkivin për aplikuesit për humbje, fitim, rifitim të shtetësisë dhe regjistrim të shtetësisë sipas Ligjit për Shtetësi; 2. Udhëheqësi i Divizionit për Shtetësi raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim. 3.Numri i të punësuarve në këtë divizion është nëntë (9). - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Asylum Division must carry out and support asylum-related procedures, gather and keep asylum data, prepare guidance for asylum seekers, cooperate with relevant institutions, and its head must report to the department head.
Neni 15 Divizioni për Azil 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Azilit janë: 1.1. Harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive, legjislacionit dhe procedurave operative në fushën e azilit; 1.2.Bashkëpunon me Policinë e Kosovës në zbatimin e procedurës fillestare për azilkërkues; 1.3. Grumbullon dhe vlerëson të gjitha informatat përkatëse për përcaktimin e identitetit të azilkërkuesit dhe përmbajtjen e formularit fillestar të përzgjedhjes për azil; 1.4. Vendos për statusin e refugjatit dhe mbrojtjen plotësuese lidhur me kërkesat për azil dhe lëshon vërtetimin për azilkërkues; 1.5. Në bashkëpunim me Divizionin për të Huaj, ofron mbështetje në zbatimin e procedurave për pajisjen me dokumentet e identifikimit dhe dokumentet e udhëtimit për refugjatë; 1.6. Përgatit udhëzues me informacione për të drejtat dhe detyrimet e azilkërkuesve në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.7. Grumbullon dhe mirëmban të dhënat lidhur me numrin e azilkërkuesve, atyre me status refugjati, personave nën mbrojtje plotësuese dhe mbrojtje të përkoshme; 1.8. Bashkëpunon me institucionet tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare të përfshira në fushën e azilit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Azil raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Shtetësi Azil dhe Migrim. 3. Numri i të punësuarve në këtë divizion është katër (4). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Foreigners Division has several duties: it drafts foreigner-related legislation, handles residence permit requests, cooperates with migration actors, gives visa consent on request from the Ministry of Foreign Affairs, decides on visa extension inside the country, manages identity and travel documents for foreigners, and prepares information material for residence-permit applications.
Neni 16 Divizioni për të Huaj 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për të Huaj janë: 1.1. Harton legjislacionin në fushën e të huajve në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardeve ndërkombëtare, dhe siguron zbatimin e tij; 1.2. Pranon, shqyrton dhe i regjistron në sistemin e të dhënave kërkesat për leje qëndrim në Republikën e Kosovës; 1.3. Bashkëpunon me akterët relevant në fushën e migrimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 8 1.4. Jep pëlqimin për lëshimin e vizës pas kërkesës së MPJ-së, dhe vendos për vazhdimin e vizës brenda shtetit; 1.5. Përkujdeset për pajisje më dokumentet identitetit për të huajt dhe dokumentet e udhëtimit për të huajt; 1.6. Përgatit materialin informues për aplikacionet për lejeqëndrim në pajtim me legjislacionin në fuqi. 2. Udhëheqësi i Divizionit për të huaj raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim. 3. Numri i të punësuarve në këtë divizion është gjashtë (6). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Repatriation and Return Division has duties to draft, support, coordinate, process, and follow up on repatriation and return matters.
Neni 17 Divizioni për Ripranim dhe Kthim 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ripranimin dhe Kthim janë: 1.1. Harton legjislacionin në fushën e ripranimit dhe ndihmon në përgatitjen e marrëveshjeve për ripranim, si dhe siguron zbatimin e tyre ; 1.2. Pranon dhe i shqyrton kërkesat për ripranim; 1.3. Koordinon punën me institucionet tjera relevante rreth verifikimit të identitetit të personit që kërkohet të ripranohet; 1.4. Ofron mbështetje për kthimin e të huajve në vendin e origjinës; 1.5. Bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Policinë e Kosovës, lidhur me procedurën e kthimit në vendin e origjinës; 1.6. Bashkëpunon me autoritetet e huaja lidhur me zbatimin e marrëveshjeve për ripranim; 1.7. Bën kërkesat për kthimin e të huajve në vendet e pranimit sipas marrëveshjeve të ripranimit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Ripranim dhe Kthim raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim. 3.Numri i të punësuarve në këtë divizion është gjashtë (6). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Migration Data Management Division has several listed duties, including planning activities, coordinating with other bodies, preparing recommendations and analyses, managing the database, and producing statistical materials.
Neni 18 Divizioni për Menaxhimin e të Dhënave të Migrimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e të Dhënave të Migrimit janë: 1.1. Propozon plane të veprimit dhe aktivitete në bashkëpunim të ngushtë me divizionet e tjera të departamentit dhe ku është e nevojshme, siguron koordinim me institucionet dhe organizatat e tjera përkatëse; 1.2. Harton rekomandime, analiza dhe propozime të përbashkëta për “Politikën e Azilit dhe Migrimit”; 1.3. Lehtëson bashkëpunim ndërkombëtar dhe të brendshëm, ndërmjet akterëve që kanë të bëjnë me azilin dhe migrimin, si dhe mundëson shkëmbimin e informatave; 1.4. Grumbullon, analizon, vlerëson dhe mirëmban bazën e të dhënave; 1.5. Përpilon analiza të ndryshme dhe bën vlerësimin e rrezikut në fushën e migrimit dhe azilit në bashkëpunim me institucionet tjera relevante; 1.6. Përgatit materiale të të dhënave statistikore në fushën e migrimit dhe azilit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 9 2. Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e të Dhënave të Migrimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim. 3. Numri i të punësuarve në këtë divizion është gjashtë (6). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Asylum Center must register asylum seekers, house them, care for their conditions and welfare, set behavior rules, cooperate with asylum and return/re-admission divisions, provide social advice, ensure security, and work with Kosovo Police on disorder issues.
Neni 19 Qendra për Azilkërkues 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për Azilkërkues janë: 1.1. Bën regjistrimin e azilkërkuesve në bazën e të dhënave; 1.2. Është përgjegjëse për akomodimin e azilkërkuesve; 1.3. Përkujdeset për kushtet dhe mirëqenien e azilkërkuesve sipas legjislacionit në fuqi; 1.4. Vendos rregulla për sjelljen e azilkërkuesve brenda Qendrës për Azilkërkues; 1.5. Bashkëpunon me Divizionin e Azilit lidhur më çështjet e azilkërkuesve; 1.6. Koordinohet me Divizionin për Kthim dhe Ripranim lidhur me kthimin e azilkërkuesve në vendin e origjinës pas vendimit përfundimtar; 1.7. Ofron këshilla sociale për azilkërkuesit; 1.8. Përkujdeset për sigurinë e Qendrës për Azilkërkues, bashkëpunon me Policinë e Kosovës në çështjet e prishjes së rendit në Qendër. 2. Udhëheqësi i Qendrës për Azil raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim. 3. Qendra për Azilkërkues është njësi organizative ekuivalente me divizionin. 4.Numri i të punësuarve në këtë divizion është pesë (5). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Foreigners Detention Center must register eligible foreigners for return, accommodate them, care for their conditions and well-being, set conduct rules inside the center, coordinate return arrangements, and cooperate with the police on security and returns.
Neni 20 Qendra për Mbajtjen e të Huajve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Qendrës për Mbajtjen e të Huajve janë: 1.1. Bën regjistrimin e të huajve që i plotësojnë kushtet për kthim; 1.2. Është përgjegjës për akomodimin e të huajve; 1.3. Përkujdeset për kushtet dhe mirëqenien e të huajve sipas legjislacionit në fuqi; 1.4. Vendos rregulla për sjelljen e të huajve brenda Qendrës; 1.5. Koordinohet me Divizionin për Ripranim dhe Kthim lidhur me kthimin e të huajve në vendin e origjinës; 1.6. Përkujdeset për sigurinë e Qendrës për Pranim për të Huaj në bashkëpunim me policinë; 1.7. Bashkëpunon me Policinë e Kosovës për kthimin e të huajve në vendin e origjinës apo në vendin e tretë. 2. Udhëheqësi i Qendrës për Mbajtjen e të Huajve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim. 3. Qendra për Mbajtjen e të Huajve është njësi organizative ekuivalente me divizionin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 10 4. Numri i të punësuarve në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve është tre (3). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Repatriated Persons Reintegration Department has a long list of duties for reintegration work, and its head reports to the Secretary General.
Neni 21 Departamenti për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Riintegrimin e Personave te Ritdhesuar janë: 1.1.Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave dhe strategjive në fushën e riintegrimit te personave te riatdhesuar; 1.2. Shqyrton dhe vendos për kërkesat e personave te riatdhesuar te cilat janë përgjegjësi e nivelit qendror si dhe mbështet dhe monitoron zbatimin e vendimeve të nxjerra ne nivel qendror dhe lokal 1.3. organizon pritjen e personave të riatdhesuar ne ANP, njoftimin e tyre për mundësit e përfitimit, vlerëson nevojat emergjente te tyre si dhe siguron shërbimet e transportit dhe shërbimet tjera ne rast nevoje; 1.4. Monitoron dhe ofron këshilla për akteret e përfshirë ne procesin e riintegrimit; 1.5. Propozon dhe harton udhëzues për procedurat e ri-integrimit, si dhe siguron bashkëpunimin dhe koordinimin midis nivelit qendror dhe lokal; 1.6. Përkujdeset dhe monitoron zbatimin e programit për ri-integrim. 1.7. Krijon mekanizma efikas për mbledhjen, raportimin dhe shkëmbimin e informatave ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale; 1.8. Përgatit dhe shpërndanë materiale informuese për komunat dhe personat e riatdhesuar 1.9. Përgatit planin e trajnimeve për autoritetet komunale ne fushën e riintegrimit; 1.10. Bashkëpunon me organizatat vendore dhe ndërkombëtare për ri-integrimin e personave të riatdhesuar 1.11. Është përgjegjës për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe avancimin e Sistemit për menaxhimin e rasteve (SMR), si dhe analizon dhe grumbullon te dhënat nga fusha e riintegrimit dhe raporton ne baza te rregullta periodike; 1.12. Verifikon kërkesat për te gjitha rastet kur kërkohet vendimmarrje ne nivelin qendror, ne bashkëpunim me komunat përkatëse. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Riintegrim raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Pranim dhe Akomodim; 3.2. Divizioni për Menaxhim Rajonal; 3.3. Divizioni për Shqyrtimin e Kërkesave; 3.4. Divizioni për Bashkëpunim me Organizatat Vendore dhe Ndërkombëtare. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar është katërmbëdhjetë (14). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 11 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Reception and Accommodation Division must handle reception, registration, urgent-needs assessment, transport, temporary accommodation, lease monitoring, and management of the temporary accommodation center for repatriated persons.
Neni 22 Divizioni për Pranim dhe Akomodim 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Pranim dhe Akomodim janë: 1.1. Organizon pritjen e personave të riatdhesuar, regjistrimin ne bazën e te dhënave dhe vlerëson nevojat emergjente te tyre ne momentin e arritjes 1.2. Është përgjegjës për pranimin, dhe njoftimin e tyre për mundësitë e përfitimit nga programi i riintegrimit; 1.3. Siguron transportin e personave te riatdhesuar ne vendin e destinacionit; 1.4. Është përgjegjës për akomodimin e përkohshëm te personave të riatdhesuar; 1.5. Monitoron zbatimin e kontratave te qirasë për akomodimin njëvjeçar te personave të riatdhesuar; 1.6. Menaxhon Qendrën e Akomodimit të Përkohshëm për personat e riatdhesuar 2. Udhëheqësi i Divizionit për Pranim dhe Akomodim raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Riintegrim. 3. Numri i të punësuarve në këtë divizion është tre (3). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Regional Management Division must coordinate reintegration work, support implementation, verify requests, prepare guidance and training plans, manage data, and report regularly; its head reports to the Department head.
Neni 23 Divizioni për Menaxhim Rajonal 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhim Rajonal janë: 1.1. Siguron bashkëpunimin dhe koordinimin e procesit te riintegrimit në mes të nivelit qendror dhe lokal; 1.2. Mbështet dhe monitoron zbatimin e vendimeve për përfitim nga programi i riintegrimit.; 1.3. Verifikon kërkesat për te gjitha rastet kur kërkohet vendimmarrje ne nivelin qendror, ne bashkëpunim me komunat përkatëse; 1.4. Koordinon dhe mbështet procesin e integrimit social te personave te riatdhesuar; 1.5. Siguron bashkëpunimin dhe koordinimin midis nivelit qendror dhe lokal; 1.6. Përgatit planin e trajnimeve për autoritetet komunale ne fushën e riintegrimit 1.7. Përgatit dhe lëshon udhëzime për autoritetet komunale; 1.8. Mbledh informata dhe te dhëna nga komunat, si dhe bën regjistrimin dhe rifreskimin e tyre në bazën e të dhënave; 1.9. Grumbullon, analizon dhe përpunon te dhënat nga fusha e riintegrimit dhe raporton ne baza te rregullta periodike, si dhe mirëmban bazën e të dhënave; 2. Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhim Rajonal raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar. 3. Numri i të punësuarve në këtë divizion është katër (4). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 12 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The division reviews requests from returned persons, handles complaints, organizes regular committee meetings, and serves as secretariat for the complaints commission.
Neni 24 Divizioni për Shqyrtimin e Kërkesave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Pranimin e Kërkesave janë: 1.1. Pranon dhe shqyrton kërkesat e personave te riatdhesuar rindërtim/renovim te shtëpive; 1.2. Pranon dhe shqyrton kërkesat e personave te riatdhesuar për financim te plan bizneseve; 1.3. Pranon ankesat e personave te riatdhesuar dhe i procedon ato në Komisionin për Ankesa; 1.4. Organizon takimet e rregullta të Komisionit Qendror për Riintegrim, si dhe shërben si sekretariat për Komisionin e Ankesave; 2. Udhëheqësi i Divizionit për Shqyrtimin e Kërkesave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Riintegrim. 3. Numri i të punësuarve në këtë divizion është tre (3). - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The division must cooperate and coordinate reintegration work, prepare guidance, support awareness campaigns, identify project and donation needs, accept projects, exchange data, and its leader must report to the department leader.
Neni 25 Divizioni për Bashkëpunim me Organizata Vendore dhe Ndërkombëtare 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Bashkëpunim me Organizata Ndërkombëtare dhe Vendore janë: 1.1. Bashkëpunon dhe koordinon procesin e riintegrimit me organizatat vendore dhe ndërkombëtare; 1.2. Harton udhëzues për procedurat e ri-integrimit; 1.3. Ofron mbështetje në organizimin e fushatave vetëdijësuese për riintegrim; 1.4. Identifikon nevojat e projekteve të përbashkëta me organizata vendore dhe ndërkombëtare; 1.5. Pranon projektet e Organizatave vendore dhe ndërkombëtare; 1.6. Shkëmben të dhënat me organizata vendore dhe ndërkombëtare në fushën e riintegrimit; 1.7. I identifikon nevojat për donacione në fushën e riintegrimit. 2. Udhëheqësi i Divizioni për Bashkëpunim me Organizata Vendore dhe Ndërkombëtare raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar. 3. Numri i të punësuarve në këtë divizion është dy (2). - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The department must prepare, develop, coordinate, and administer IT and communications policies, projects, infrastructure, and electronic registers for the Ministry of Internal Affairs.
Neni 26 Departamenti për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve janë: 1.1. Përgatit dhe implementon politikat e Administrimit të Sistemeve dhe Komunikimeve për MPB-në, si njëri ndër institucionet kryesore në Kosovë që mban më së shumti të dhëna elektronike për nga sasia, cilësia dhe rëndësia; 1.2. Zhvillon dhe koordinon politikat e Administrimit të Sistemeve dhe Komunikimeve të MPB-së, me institucionet e tjera qeveritare; 1.3. Zhvillon projekte të Teknologjisë së Informacionit qe ndërlidhen me Administrimin e Sistemeve dhe Komunikimeve për të gjitha departamentet, zyrat dhe agjencitë e MPB-së 1.4. Administron infrastrukturën e Teknologjisë së Informacionit për sistemet e komunikimeve, për të gjitha GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 13 departamentet, zyrat dhe agjencitë e MPB-së duke përfshirë edhe njësitë lokale nëpër komuna; 1.5. Zhvillon dhe administron me të gjithë regjistrat elektronik të të gjitha departamenteve, zyrave dhe agjencive të MPB-së; 2. Udhëheqësi i Departamentit për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit; 3.2. Divizioni për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave; 3.3. Divizioni për Përkrahje të Shfrytëzuesve. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve është njëmbëdhjete (11). - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Division for System and Network Administration must manage internal systems, network infrastructure, servers, backups, and related policies, and its head reports to the department head.
Neni 27 Divizioni për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit janë: 1.1. Administron dhe menaxhon me sistemet e brendshëm të MPB-së; 1.2. Administron dhe menaxhon me infrastrukturën e rrjetit që ndërlidhet me sistemet e MPB-se; 1.3. Komunikon me MAP-në për koordinimin e funksionimit të rrjetit; 1.4. Instalon dhe konfiguron server-ët e MPB-së dhe të kujdeset për funksionimin e tyre; 1.5. Kujdeset për implementimin e programeve të sistemit të licencuara, në MPB; 1.6. Kujdeset për backup-in e sistemit të brendshëm dhe të bazave të dhënave; 1.7. Kujdeset për zhvillimin dhe implementimin e politikave për administrim të sistemit dhe rrjetit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve. 3.Numri i të punësuarve tek Divizioni për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit është tre (3). - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The division must carry out a listed set of software and database administration tasks, including development, operation, backups, installation, analysis, and security coordination.
Neni 28 Divizioni për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave janë: 1.1. Zhvillon dhe zbaton politikat për zhvillim të aplikacioneve softuerike dhe bazave të të dhënave; 1.2. Zhvillon, zbaton dhe të kujdeset për funksionimin e bazave të të dhënave dhe aplikacioneve softuerike të zhvilluara; 1.3. Zhvillon aplikacione softuerike dhe baza të të dhënave për nevojat e MPB-së; 1.4. Kujdeset për implementimin e politikave të MPB-së dhe të qeverisë në fushën e softuerit dhe bazave të të dhënave; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 14 1.5. Kujdeset për funksionimin dhe administrimin e bazave të të dhënave dhe krijimin e backup-ëve, si dhe të bëj instalimin e softuerëve për baza të të dhënave në koordinim më Divizionin për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit; 1.6. Analizon projektet softuerike dhe përgatit dokumentacionin përcjellës në koordinim me palët e interesit; 1.7. Zhvillon aplikacione dhe të koordinoj sigurinë e aplikacioneve dhe të dhënave. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve. 3. Numri i të punësuarve tek Divizioni për Administrim të Aplikacioneve dhe Bazave të të Dhënave është katër (4). - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The User Support Division must carry out user-support and IT operations, and its head reports to the head of the systems and communications department.
Neni 29 Divizioni për Përkrahje të Shfrytëzuesve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Përkrahje të Shfrytëzuesve janë: 1.1. Zhvillon dhe zbaton politikat për përkrahje të shfrytëzuesve; 1.2. Ndihmon zyrtarët në kryerjen e detyrave të tyre përmes shfrytëzimit të pajisjeve të TI-së; 1.3. Kryen instalimin e softuerëve të ndryshëm aplikativ dhe sistemor në kompjuterët e zyrtarëve të MPB-së; 1.4. Në koordinim më MAP-në kujdeset për administrimin e nën-domainit të MPB-së; 1.5. Mban trajnime për zyrtarët e ndryshëm për programe të ndryshme; 1.6. Kujdeset për funksionimin e infrastrukturës së rrjetit në bashkëpunim me Divizionin për Administrim të Sistemit dhe Rrjetit; 1.7. Kujdeset për funksionimin e Qendrës së Thirrjeve dhe Tavolinës Ndihmëse (help desk) të MPB-së. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Përkrahje të Shfrytëzuesve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Administrim të Sistemeve dhe Komunikimeve. 3. Numri i të punësuarve tek Divizioni për Përkrahje të Shfrytëzuesve është tre (3). - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The department must support EU integration coordination, monitor and report on European Commission recommendations, help align ministry legislation with EU acquis, coordinate ministry activity for IPA and other EU funding, and contribute to information exchange. The department head reports to the Secretary General.
Neni 30 Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë: 1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian; 1.2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian; 1.3. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire; 1.4. Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian; 1.5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushë veprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 15 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Integrime Evropiane; 3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave është tetë (8). - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Division for European Integration must support coordination, information-gathering, monitoring, reporting, project support, legal harmonisation support, and meeting organization. Its head must report to the Head of the Department for European Integration and Policy Coordination.
Neni 31 Divizioni për Integrime Evropiane 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane janë: 1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian; 1.2. Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike; 1.3. Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton tek institucionet relevante; 1.4. Koordinon asistencën e IPA-së dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multiraterale për aktivitetet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë; 1.5. Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve; 1.6. Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë, sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis communautaire, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVPE, integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë; 1.7. Ofron mbështetje në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e stabilizim asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushe veprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrime Evropiane është tre (3). - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Policy Coordination Division has listed duties to support ministry strategy documents, legislative concept papers, budget coordination, annual work planning, and monitoring/reporting, and its head reports to the department head.
Neni 32 Divizioni për Koordinim të Politikave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë në mes tyre dhe me dokumentet e tjera qeveritare; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë, në përgatitjen e koncept dokumenteve për legjislacion; 1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor; 1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante; 1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit zhvillimor strategjik të ministrisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 16 2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave është tre (3). - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Legal Department must support drafting, harmonize ministry legislation, give legal advice when requested, and cooperate on court representation.
Neni 33 Departamenti Ligjor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë: 1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë; 1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë; 1.5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës; 1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore. 2. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit dhe 3.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është njëmbëdhjetë (11). - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The division must help draft legislation, ensure compliance with applicable law in Kosovo, support ministry units in identifying issues to regulate, provide requested legal advice, and harmonize ministry legislation with the acquis communautaire and applicable Kosovo laws.
Neni 34 Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë: 1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar; 1.3. Ofron këshilla, rekomandime dhe opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është gjashtë (6). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 17 - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article assigns duties to a ministry division, including coordination, legal support, problem identification, drafting support, inter-institutional coordination, and keeping a register of subordinate acts.
Neni 35 Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë: 1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të ministrisë për zbatimin e legjislacionit; 1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit; 1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative; 1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim- memorandumeve dhe propozim-kontratave; 1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse; 1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është tre (3). - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The department must manage HR information, support management, provide administrative/logistics/IT services, handle recruitment procedures, coordinate the budget and financial obligations, maintain IT and archives, and provide logistics. Its head reports to the Secretary General.
Neni 36 Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë; 1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë; 1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime te TI-së; 1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë; 1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Nё kuadër të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë: 3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore; 3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 3.3. Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 18 4. Numri i të punësuarve nё Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme ёshtё tridhjetë e shtatë (37). - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Human Resources Division must coordinate workforce planning, handle recruitment, support staff performance through motivation and training plans, and ensure HR procedures are carried out.
Neni 37 Divizioni i Burimeve Njerëzore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3. Kontribuon në rritjen e përformancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese; 1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dh përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve nё Divizionin e Burimeve Njerëzore ёshtё shtatë (7). - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Division must prepare budget proposals, coordinate budget matters, monitor budget execution, control spending, manage cash reserves, and work with internal and external auditors.
Neni 38 Divizioni për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë: 1.1. Përgatitë propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të ministrisë; 1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; 1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; 1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është pesëmbëdhjetë (15 ). - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The IT and Logistics Division must provide logistics and IT support, manage inventory, warehouses, transport, vehicles, and the ministry archive system, and its leader reports to the head of the Department of Finance and General Services.
Neni 39 Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike janë: 1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë; 1.2. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 19 1.3. Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë; 1.4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë; 1.5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë; 1.6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjike, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për TI dhe Shërbime Logjistike është pesëmbëdhjetë (15). - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Internal Audit Division must carry out internal audit tasks, report regularly, and report fraud or corruption indicators immediately.
Neni 40 Divizioni i Auditimit të Brendshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë: 1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut; 1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit; 1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm; 1.6. Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm raporton tek Ministri. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është katër (4). - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Public Communication Division must support the ministry’s communication work, manage communication plans, handle media and press materials, maintain the ministry website, coordinate public access requests, and report to the Secretary General.
Neni 41 Divizioni për Komunikim me Publikun 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim me Publikun janë: 1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit; 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë; 1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale; 1.4. Mirëmban web faqen zyrtare të ministrisë; 1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 20 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunikim Publik është katër (4). - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Procurement Division must prepare, coordinate, and implement the ministry’s annual public procurement plan, follow procurement rules, set tender methodology and price-evaluation procedures, and advise management on disputes arising during contract performance.
Neni 42 Divizioni i Prokurimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë: 1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; 1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Prokurimit është tetë (8). - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The Contract Management Division must monitor procurement and contract administration, notify the Minister and Secretary General after tender evaluation, and report on contract performance.
Neni 43 Divizioni për Menaxhimin e Kontratave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e Kontratave janë: 1.1. Merr pjesë dhe monitoron gjatë administrimit të procedurave të prokurimit në të gjitha hapat deri në përgatitjen e kontratës, pa të drejtë ndërhyrjeje në këto procedura; 1.2. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të tenderit e njofton Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm se janë zbatuar të gjitha procedurat e prokurimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi; 1.3. Ndërmerr aktivitetet të monitorimit në aspektin e zbatimit të legjislacionit në fuqi të Prokurimit Publik për të siguruar që dispozitat e kontratës ushtrohen në mënyrë efektive sa i përket dorëzimit në kohë dhe mënyrë korrekte. 1.4. Në bashkëpunim të ngushtë me njësitet kërkuese në kuadër të MPB-së monitoron hartimin e planit të për menaxhimin e kontratave duke përfshirë çështjet e aspekteve organizative, ekonomike, teknike dhe ligjore, ekipet e menaxhimit të projekteve, rishikimi e ekzekutimit të kontratës, protokollet për dorëzimin e pajisjeve të autorizuara, dialogun e rregullt me kontraktuesit, përdorimin e standardeve korrekte të cilësisë, menaxhimin e pagesave / kërkesave, procedurat e ankesave, mjetet e kontrollit të specifikuar në kontratë, dhe sigurimin e ekzekutimit për defekte / korrigjim; 1.5. Në bashkëpunim të ngushtë me njësitin kërkues monitoron përcaktimin e procedurave për inspektimin e vendit të punimeve, materialeve dhe të objekteve të prodhimit, sigurimin e dorëzimit efektiv, ruajtjen dhe sigurinë e artikujve të përfshirë në kontratë, dhe variacionet / ndryshimet; 1.6. Analizon dhe monitoron kontratat me vlerë të mesme dhe të lartë (kontrata shumëvjeçare) për të gjitha departamentet dhe agjencitë ekzekutive në kuadër të MPB-së; 1.7. Bashkëpunon ngushtë me të gjitha agjencitë ekzekutive në kuadër të MBP-së lidhur me zbatimin e kontratave me vlerë të mesme dhe të lartë siç parashihet me Ligjin për Prokurimin Publik; 1.8. Përpilon raport lidhur me mbarëvajtjen e kontratës dhe cilësinë e shërbimeve, furnizimeve dhe punëve, pas përmbylljes së kontratës dhe gjatë periudhës së garancionit për Sekretarin e Përgjithshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 21 1.9. Bashkëpunon me agjencitë ekzekutive të MPB-së më qëllim të prezantimit të praktikave më të mira për Menaxhim të Rrezikut; 1.10. Në bashkëpunim me departamentet dhe agjencitë ekzekutive të MBP-së mbledh të dhëna nga burime të shumta për prezantimin e opsioneve për shërbimet para shpalljes së njoftimit për kontratë (tender); 1.11. Në bashkëpunim me Departamentin e Prokurimit dhe njësitë kërkuese shqyrton informacionet teknike dhe hartimin e raporteve të detajuara për prezantime dhe vlerësime që përfshijnë kontratat specifike; 1.12. Përcjell afatet dhe cilësinë e ekzekutimit të kontratave në bashkëpunim me njësitë kërkuese; 2. Divizioni për Menaxhimin e Kontratave ka mandat këshillëdhënës dhe monitorues në procedurën e aktiviteteve të prokurimit publik dhe nuk ka përgjegjësi të miratoj apo refuzoj projektet e agjencive ekzekutive apo departamenteve të MPB-së. 3. Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Kontratave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 4. Numri i të punësuarve në Divizionin për Menaxhim të Kontratave është tre (3). - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Sekretariati i Strategjive must collect, analyze, monitor, report on, and support strategic work, and its head reports to the Minister.
Neni 44 Sekretariati i Strategjive 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretariatit të Strategjive janë: 1.1. Mbledh informacione dhe të dhëna nga institucionet tjera për zbatimin e strategjive nacionale nën përgjegjësinë e MPB-së, si dhe analizimin dhe vlerësimin e atyre informatave; 1.2. Përgatit raporte analitike për Koordinatorin Nacional; 1.3. Monitoron dhe vlerëson kryerjen e aktiviteteve që dalin nga planet e veprimit të strategjive; 1.4. Propozon ndryshime dhe përmirësime në sistemet dhe mekanizmat e strategjive nacionale përmes Koordinatorit Nacional; 1.5. Këshillon Koordinatorin Nacional për hapat që duhet të ndërmarr në drejtim të implementimit të strategjive; 1.6. Nxit rritjen e transparencës së veprimtarisë së institucioneve shtetërore, të përfshira në Strategjinë Nacionale të MPB-së, duke bashkëpunuar me institucione tjera dhe shoqërinë civile; 1.7. Administron bazën e të dhënave të Strategjive Nacionale dhe i paraqet raporte Grupit Ndërministror të Strategjive Nacionale; 1.8. Monitoron implementimin e veprimeve të akterëve përgjegjës të strategjive nacionale të MPB-së; 1.9. Me kërkesë të Koordinatorit Nacional përgatit takimet periodike të grupeve ndërinstitucionale për zbatim të strategjive; 1.10. Ofron shërbime administrativo-teknike për grupet ndërinstitucionale të strategjive; 1.11. Ndërmerr të gjitha veprimet tjera të kërkuara nga Koordinatori Nacional që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretariatit; 1.12. Bën mbledhjen, analizimin dhe monitorimin e të dhënave statistikore nga ministritë dhe institucionet gjegjëse për nivelin e përdorimit të drogave dhe llojeve të drogave; 1.13. Shërben si pikë kontakti për Qendrën Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varshmërisë nga Droga. (I inkorporuar nga Divizioni i Monitorimit të Drogave). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 22 2. Udhëheqësi i Sekretariatit të Strategjive raporton tek Ministri. 3. Numri i të punësuarve në Sekretariatin e Strategjive është gjashtë (6). KAPITULLI II ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANEVE QENDRORE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: This article says the Ministry of Internal Affairs has central bodies, including the Civil Registration Agency.
Neni 45 Organet Qendrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme 1. Organet Qendrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë: 1.1. Agjencia e Regjistrimit Civil. KAPITULLI III AGJENCIA E REGJISTRIMIT CIVIL - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: This article sets out the organizational structure of the Civil Registration Agency and states that it has 629 employees.
Neni 46 Struktura organizative e Agjencisë për Regjistrim Civil 1. Struktura organizative e Agjencisë për Regjistrim Civil (në tekstin e mëtejmë ARC) është si vijon: 1.1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm; 1.2. Drejtoratet; dhe 1.3. Sektorët. 2. Numri i të punësuarve në Agjencinë për Regjistrim Civil është gjashtëqind e njëzet e nëntë (629). - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The General Director’s Office of the Civil Registration Agency consists of the General Director and one civil servant, for a total of two employees.
Neni 47 Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Regjistrim Civil përbëhet nga: 1.1. Drejtori i Përgjithshëm; dhe 1.2. Një (1) nëpunës civil i nivelit tekniko- administrativ. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e nëpunësit civil të Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin përkatës në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm është dy (2). - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article lists the directorates and sectors of the Civil Registration Agency.
Neni 48 Drejtoratet dhe Sektorët e Agjencisë për Regjistrim Civil Drejtoratet e Agjencisë për Regjistrim Civil janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 23 1. Drejtorati i Gjendjes Civile; 1.1. Sektori i Gjendjes Civile; 1.2. Sektori i Verifikimit; 1.3. Sektori i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile. 2. Drejtorati për Pajisje me Dokumente: 2.1. Sektori për Letërnjoftime; 2.2. Sektori i Dokumenteve të Udhëtimit; 2.3. Sektori i Patentë Shoferëve; 2.4. Sektori i Mbështetjes së Qendrave për Pajisje me Dokumente; 3. Drejtorati për Prodhimin e Dokumenteve: 3.1. Sektori i Pranimit dhe Verifikimit të Aplikacioneve; 3.2. Sektori i Sistemit Automatik të Identifikimit të Gjurmëve të Gishtërinjve-AFIS dhe Sistemeve; 3.3. Sektori i Prodhimit të Dokumenteve; 3.4. Sektori i Sigurimit; 3.5. Sektori i Shërbimeve të Përbashkëta. 4. Drejtorati për Regjistrim të Automjeteve: 4.1. Sektori për Regjistrim të Automjeteve; 4.2. Sektori për Mbështetje të Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve; 4.3. Sektori i Regjistrit Qendror të Automjeteve; 5. Sektori i Inspektimeve; 6. Sektori për Koordinim dhe Bashkëpunim; 7. Sektori për Administrimin e Bazave të të Dhënave të ARC-së; 8. Sektori për Bashkëpunim me Organet e Sigurisë. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The Civil Status Directorate must carry out civil-status administration tasks, including implementing policy and law, managing civil-status registration, supporting municipal offices, preparing reports, drafting related normative acts, and reporting to the Director General.
Neni 49 Drejtorati për Gjendjen Civile 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Gjendjen Civile janë: 1.1. Siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit përkatës për gjendjen civile; 1.2. Mbikëqyrë, organizon dhe koordinon punën lidhur me regjistrimin e fakteve të gjendjes civile të ndodhura në Kosovë dhe jashtë saj; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 24 1.3. Ofron mbështetje në planifikimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e punës së zyrave komunale të gjendjes civile; 1.4. Administron regjistrin qendror të gjendjes civile; 1.5. Përgatit raporte periodike dhe vjetore mbi situatën e përgjithshme të gjendjes civile; 1.6. Harton dhe asiston në përgatitjen e akteve normative që kanë të bëjnë me Drejtoratin e Gjendjes Civile. 2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Gjendje Civile raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë Sektorët si në vijim: 3.1. Sektori i Gjendjes Civile; 3.2. Sektori i Verifikimit; 3.3. Sektori i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile. 4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin e Gjendjes Civile është njëzet e katër (24). - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The civil status sector must coordinate and implement civil-status rules, manage related procedures and records, work with municipal offices and other bodies, monitor seal and signature procedures, handle certain foreign-related registration work, prepare recommendations on certificates, develop effective document systems, and request detailed investigations for suspicious documents.
Neni 50 Sektori i Gjendjes Civile 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Gjendje Civile janë: 1.1. Siguron bashkërendimin dhe zbatimin e politikave për gjendjen civile në Kosovë; 1.2. Siguron zbatimin e rregullave dhe procedurave për gjendjen civile; 1.3. Planifikon, organizon dhe menaxhon procedurat e vërtetimit, verifikimit të dokumenteve civile, vulën verifikuese, mbledhjen e të dhënave, mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave; 1.4. Komunikon dhe bashkëpunon me zyrat komunale të gjendjes civile, si dhe organet tjera lidhur me të gjitha çështjet e gjendjes civile; 1.5. Monitoron zbatimin e procedurave të parapara për sigurimin dhe përdorimin e vulave, si dhe për përcaktimin e zyrtarëve të autorizuar për nënshkrim, si dhe harton raporte të rregullta periodike; 1.6. Organizon dhe koordinon punët lidhur me regjistrimin e fakteve të gjendjes civile të personave të ndodhur jashtë Kosovës, shtetasve të huaj që ndodhen në Kosovë si dhe i informon shtetet përkatëse; 1.7. Trajton kërkesat dhe ofron rekomandime për autorizimin e personave për nënshkrimin e certifikatave nëpër komuna, për formën dhe përmbajtjen e certifikatave, si dhe për çdo ndryshim eventual rreth gjendjes civile, me ç ‘rast i njofton zyrat e ndërlidhjes dhe qeveritë e huaja; 1.8. Është përgjegjës për zhvillimin e sistemeve dhe procedurave të efektshme për dokumentacionin civil; 1.9. Për rastet e dyshimta të dokumenteve të gjendjes civile kërkon hetime të hollësishme përmes Inspektoratit të ARC-së. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Gjendje Civile, raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Gjendje Civile është tre (3). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 25 - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Verification Sector must check civil status record legality, stamp civil status documents, give legal advice to citizens, supply unpersonalized certificates to all ZKGJC offices, archive stamped files, and its head reports to the GJC Director.
Neni 51 Sektori i Verifikimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Verifikimit janë: 1.1. Verifikon ligjshmërinë dhe procedurat e regjistrimeve të fakteve të gjendjes civile në regjistra themeltarë dhe qendrorë; 1.2. Bën vulosjen e dokumenteve të gjendjes civile me vulë verifikuese; 1.3. Ofron këshilla juridike për qytetarët rreth kërkesave të tyre për dokumente të gjendjes civile që duhet të vulosen; 1.4. Verifikon ligjshmërinë dhe procedurat e regjistrimeve të fakteve të gjendjes civile në regjistra themeltarë dhe qendrorë; 1.5. Furnizon të gjitha ZKGJC-të me certifikata të papersonalizuara të gjendjes civile; 1.6. Arkivon të gjitha lëndët e vulosura verifikuese dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tyre; 2. Udhëheqësi i Sektorit të Verifikimit raporton tek Drejtori i GJC-së. 3. Numri i të punësuarve në këtë Sektor është katërmbëdhjetë (14). - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Civil Status Central Registry Sector must carry out registry administration, records, backups, data-security proposals, reports, and related support tasks; its head reports to the Director of GJC.
Neni 52 Sektori i Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile janë: 1.1. Krijon dhe administron regjistrin qendror të gjendjes civile; 1.2. Miraton dhe mban evidencë lidhur me kërkesat për shfrytëzim të regjistrit qendror të gjendjes civile nga ana e zyrtarëve të gjendjes civile; 1.3. Evidenton gabimet që bëhen nga zyrtarët e gjendjes civile dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve të mundshme; 1.4. Bën ruajtjen dhe sigurinë e kopjes tjetër elektronike (Back-Up) të regjistrit qendror të gjendjes civile; 1.5. Propozon masa të veçanta që garantojnë sigurinë e të dhënave në regjistrin qendror të gjendjes civile; 1.6. Ofron raporte dhe statistika për të gjithë përbërësit e gjendjes civile të shtetasve të cilët janë të regjistruar në regjistrin qendror; 2. Udhëheqësi i Sektorit të Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile raporton tek Drejtori i GJC-së. 3. Numri i të punësuarve në këtë sektor është gjashtë (6). - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The Directorate for Document Provision must implement relevant policies and legislation, coordinate with the centers, supervise and organize application and issuance work, draft related normative acts, and provide logistical support.
Neni 53 Drejtorati për Pajisje me Dokumente 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Pajisje me Dokumente janë: 1.1. Siguron zbatimin e politikave dhe legjislacionit përkatës për pajisje me letërnjoftim, dokumente të udhëtimit dhe patentë-shoferë; 1.2. Koordinon punën me Qendrat për pajisje me letërnjoftim, dokument udhëtimi dhe patentë-shoferë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 26 1.3. Mbikëqyrë dhe organizon punën e qendrave për aplikim dhe lëshim të letërnjoftimit, dokument udhëtimi dhe patentë-shoferë; 1.4. Harton dhe asiston në përgatitjen e akteve normative që kanë të bëjnë me letërnjoftim, dokument udhëtimi dhe patentë-shoferë; 1.5. Ofron mbështetje logjistike për të gjithë sektorët e Drejtoratit dhe të QPD-ve; 2. Udhëheqësi i Drejtorati për Pajisje me Dokumente raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në këtë drejtorat është dyqind e gjashtëdhjetë e nja (260). - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The ID card sector has specific duties to coordinate work, ensure legal compliance, keep records, prepare regular reports, and cooperate with related staff and document-production authorities.
Neni 54 Sektori i Letërnjoftimeve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Letërnjoftime janë: 1.1. Koordinon punën për pajisje me letërnjoftim; 1.2. Kujdeset për zbatimin e legjislacionit dhe procedurave në fushën e aplikimit dhe pajisjes me letërnjoftim; 1.3. Bashkëpunon dhe u jep këshilla profesionale Koordinatorit dhe stafit për pajisje me letërnjoftim; 1.4. Mban evidenca lidhur me aplikacionet dhe lëshimin e letërnjoftimit; 1.5. Përgatit raporte të rregullta lidhur me lëshimin e letërnjoftimit; 1.6. Bashkëpunon me Drejtoratin për Prodhim të Dokumenteve lidhur me prodhimin e letërnjoftimeve; 2. Udhëheqësi i Sektorit për Letërnjoftim raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Pajisje me Dokumente. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Letërnjoftime është tre (3). - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Sektori për Dokumente të Udhëtimit must coordinate travel document work, keep records, prepare regular reports, cooperate with other units, and issue return travel documents; its head must report to the directorate head.
Neni 55 Sektori për Dokumente të Udhëtimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Dokumente të Udhëtimit janë: 1.1. Koordinon punën për pajisje me dokumente udhëtimi; 1.2. Kujdeset për zbatimin e legjislacionit dhe procedurave në fushën e aplikimit dhe pajisjes me dokumente udhëtimi; 1.3. Bashkëpunon dhe u jep këshilla profesionale Koordinatorit dhe stafit për pajisje me dokumente të udhëtimit; 1.4. Mban evidenca për aplikacionet, lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, si dhe dokumente të udhëtimit të humbura; 1.5. Përgatit raporte të rregullta lidhur me lëshimin e dokumentet të udhëtimit; 1.6. Bashkëpunon me Drejtoratin për Prodhimin e Dokumenteve lidhur me prodhimin e dokumenteve të udhëtimit; 1.7. Lëshon dokumente të udhëtimit për kthim (fletudhëtimit). 2. Udhëheqësi i Sektorit të Dokumenteve të Udhëtimit raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Pajisje me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 27 Dokumente. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Dokumenteve të Udhëtimit është tre (3). - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The Driver License Sector is responsible for coordinating licensing work, supporting implementation of rules and procedures, keeping records, preparing regular reports, and cooperating with other units.
Neni 56 Sektori për Patentë Shoferë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Patentë Shoferë janë: 1.1. Koordinon punën për pajisje me patentë shoferë; 1.2. Kujdeset për zbatimin e legjislacionit dhe procedurave në fushën e aplikimit dhe pajisjes me patentë shoferë; 1.3. Bashkëpunon dhe u jep këshilla profesionale Koordinatorit dhe stafit për pajisje me patentë shoferë; 1.4. Mban evidenca për aplikacionet dhe lëshimin e patentë shoferëve; 1.5. Përgatit raporte të rregullta lidhur me lëshimin e patentë shoferëve; 1.6. Bashkëpunon me Drejtoratin për Prodhim të Dokumenteve lidhur me prodhimin e patentë shoferëve; 2. Udhëheqësi i Sektorit për Patentë Shoferë raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Pajisje me Dokumente. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Patentë Shoferë është katër ( 4). - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The Support Sector for Document Issuance Centers must provide technical support, plan and supply materials and equipment, keep records, and prepare regular reports. Its leader reports to the directorate leader, and the sector has three employees.
Neni 57 Sektori i Mbështetjes së Qendrave për Pajisje me Dokumente 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Mbështetjes së Qendrave për Pajisje me Dokumente janë: 1.1. Ofron mbështetje teknike për të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente; 1.2. Planifikon dhe furnizon Qendrat për Pajisje me Dokumente me formularë, fletëpagesa, inventarë, pajisje elektronike, material shpenzues; 1.3. Mban evidencë dhe përgatit raporte të rregullta për aplikacionet si dhe lëshimet e letërnjoftimeve, dokumenteve të udhëtimit dhe patentë shoferëve; 2. Udhëheqësi i Sektorit për Mbështetje të Qendrave për Pajisje me Dokumente raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Pajisje me Dokumente. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Mbështetje të Qendrave për Pajisje me Dokumente është tre (3). - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: This article assigns the Directorate for Document Production responsibility for producing identity and travel documents, maintaining related registries and systems, supporting election-related records, ensuring physical security, and reporting to the General Director.
Neni 58 Drejtorati për Prodhimin e Dokumenteve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve janë: 1.1. Organizon procesin dhe implementon prodhimin e dokumenteve të identifikimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferë) sipas legjislacionit në fuqi; 1.2. Organizon procesin dhe implementon prodhimin e pasaportave diplomatike dhe pasaportave zyrtare për të gjithë shtetasit e Kosovës sipas legjislacionit në fuqi; 1.3. Organizon procesin dhe implementon prodhimin e letërnjoftimeve dhe/apo dokumenteve të udhëtimit për të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 28 huaj, sipas kërkesës dhe komfor legjislacionit në fuqi; 1.4. Menaxhon me dokumentacionin e identifikimit nga faza e furnizimit, ruajtjes në depo, prodhimit dhe shpërndarjes në organet lokale të administratës shtetërore; 1.5. Mirëmban dhe përditëson regjistrin qendror civil të të dhënave (AFIS); 1.6. Mirëmban dhe përditëson regjistrat për pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë dhe kryen procesimin qendror të të dhënave për aplikimet për letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferë; 1.7. Ofron shërbime për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen dhe përditësimin e regjistrit për listën e votueseve, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.8. Menaxhon Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) për sistemet e personalizimit të dokumenteve elektronike të identifikimit. 1.9. Garanton sigurinë fizike të objektit, pajisjeve dhe personelit të DPD-së gjatë 24 orëve, 7 ditë të javës; 1.10. Grumbullon dhe proceson statistikat për numrin e aplikacioneve të proceduara, për numrin e dokumenteve të identifikimit (Letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferë) të prodhuara dhe distribuara, sipas kërkesave; 1.11. Ofron mbështetje për institucionet tjera që kanë të bëjnë me dokumentet identifikuese dhe regjistrat e tyre, në pajtim me legjislacionin në fuqi. 2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët si vijon: 3.1. Sektori i Pranimit dhe Verifikimit të Aplikacioneve; 3.2. Sektori i Sistemit Automatik të Identifikimit të Gjurmëve të Gishtërinjve (AFIS) dhe Sistemeve; 3.3. Sektori i Prodhimit të Dokumenteve; 3.4. Sektori i Sigurimit; 3.5. Sektori i Shërbimeve të Përbashkëta; 4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Prodhimin e Dokumenteve është njëqind e katërdhjetë e gjashtë (146). - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The Applications Intake and Verification Sector must receive, review, process, record, and verify certain document applications and related data.
Neni 59 Sektori i Pranimit dhe Verifikimit të Aplikacioneve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Pranimit dhe Verifikimit të Aplikacioneve janë: 1.1. Pranon dhe shqyrton aplikacionet për pajisje me letërnjoftim, pasaporta diplomatike, pasaporta zyrtare dhe dokumente udhëtimi dhe patentë shoferë; 1.2. Përgatit listën e dokumenteve personale për shkatërrim dhe ia dërgon komisionit për shkatërrim; 1.3. Vendosja e të dhënave nga formularët e aplikimit dhe skanimi i nënshkrimeve të aplikantëve në programet e procesimit; 1.4. Mbajtja e evidencës dhe raportimi për gabimet që ndodhin në aplikacionet gjatë aplikimit në Qendrat e Regjistrimit Civil, si dhe në misionet konsullore të MPJ-së; 1.5. Pranon dhe proceson rastet urgjente për pajisje me dokumente; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 29 1.6. Sipas kërkesës hulumton dhe verifikon të dhënat që kanë të bëjnë me dokumentet e identifikimit. 2. Udhëheqësi i Sektorit të Pranimit dhe Verifikimit të Aplikacioneve raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Pranimit dhe Verifikimit të Aplikacioneve është pesëmbëdhjetë (15). - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Sektori i AFIS dhe Sistemeve duhet të mbështesë prodhimin e dokumenteve të identifikimit, të administrojë bazat e të dhënave, të sigurojë kontrollin dhe sigurinë e sistemeve, të menaxhojë PKI-në dhe të mbështesë verifikimet sipas standardeve ICAO.
Neni 60 Sektori i Sistemit Automatik të Identifikimit të Gjurmëve të Gishtërinjve - AFIS dhe Sistemeve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të AFIS dhe Sistemeve janë: 1.1. Ofron mbështetje teknike në të gjithë procesin e procedimit dhe prodhimit të dokumenteve të identifikimit (Letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shoferë); 1.2. Administron dhe mirëmban nga aspekti i teknologjisë informative bazat e të dhënave të regjistrit qendror civil dhe të gjithë regjistrave tjera për dokumentet identifikuese; 1.3. Bën analizën e sistemeve dhe siguron që mekanizmat e kontrollit dhe sigurisë janë funksionale; 1.4. Menaxhon Infrastrukturën e Çelësit Publik (PKI) për sistemet e personalizimit të dokumenteve elektronike të identifikimit; 1.5. Ofron mbështetje në verifikimin e cilësisë së fotografisë dhe shenjave të gishtërinjve në bazë të standardeve ICAO; 1.6. Identifikon nevojat dhe siguron zhvillimin e sistemeve për përmbushjen e objektivave të procesit të regjistrimit civil. 2. Udhëheqësi i Sektorit të AFIS dhe Sistemeve, raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e AFIS dhe Sistemeve është njëzet e katër (24). - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The Document Production Sector must organize, produce, distribute, store, and maintain documents and related equipment, and its leader reports to the directorate leader.
Neni 61 Sektori i Prodhimit të Dokumenteve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Prodhimit të Dokumenteve janë: 1.1. Organizon procesin dhe implementon prodhimin dhe distribuimin e dokumenteve të identifikimit sipas legjislacionit në fuqi; 1.2. Organizon procesin dhe implementon prodhimin e pasaportave diplomatike dhe pasaportave zyrtare për të gjithë shtetasit e Kosovës, sipas legjislacionit në fuqi. 1.3. Organizon procesin dhe implementon prodhimin e letërnjoftimeve dhe/apo dokumenteve të udhëtimit për të huaj, sipas kërkesës dhe legjislacionit në fuqi; 1.4. Menaxhon me dokumentet boshe si dhe materialet tjera shpenzuese, që nga furnizimi deri në fazën e distribuimit; 1.5. Mirëmbajtjen e pajisjeve harduerike të tri sistemeve të prodhimit të dokumenteve si: makinave laserike për prodhimin e patentë shoferëve, makinat e prodhimeve të pasaportave, si dhe printerëve; 1.6. Bën mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike; 1.7. Përgatit listat për shkatërrim të dokumenteve të dëmtuara gjatë prodhimit dhe të pranuara nga strukturat tjera organizative; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 30 1.8. Organizon procesin e shpërndarjes së dokumenteve tek organet lokale të administratës shtetërore; 1.9. Siguron që i tërë dokumentacioni gjatë gjithë fazave të prodhimit ruhet në një ambient të sigurte; 2. Udhëheqësi i Sektorit të Prodhimit të Dokumenteve raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Prodhimit të Dokumenteve është tridhjetë e nëntë (39). - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The Security Sector must protect the facility, equipment, personnel, and sensitive documents, manage security systems, organize secure handling of documents, evacuate staff and sensitive equipment in emergencies, monitor destruction of certain documents, and oversee high-security compliance via CCTV.
Neni 62 Sektori i Sigurimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Sigurimit janë: 1.1. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës garanton sigurinë fizike të objektit, pajisjeve dhe personelit gjatë 24 orëve, 7 ditë të javës; 1.2. Menaxhon me sistemet e sigurimit dhe siguron funksionimin e pajisjeve përkatëse; 1.3. Siguron mbrojtjen e dokumentacionit të ndjeshëm përgjatë vijës së prodhimit që nga pranimi i dokumenteve të zbrazëta (bllanko), lëndës së parë dhe deri në shpërndarje/distribuimin e tyre; 1.4. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës organizon pranimin, transportimin si dhe vendosjen e dokumenteve në hapësirat me siguri të lartë; 1.5. Organizon evakuimin e personelit dhe pajisjeve të ndjeshme në rast të zjarrit ose fatkeqësive natyrore; 1.6. Monitoron shkatërrimin e dokumenteve të skaduara, dokumenteve të prodhuara me gabime, aplikacioneve dhe dokumenteve tjera të cilat përdoren gjatë procesit të punës; 1.7. Monitoron zbatimin e rregullave dhe procedurave lidhur me sigurinë e lartë që kërkohet për prodhimin e dokumentacionit, përmes sistemit CCTV; 2. Udhëheqësi i Sektorit të Sigurimit raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Sigurimit është njëzet (20). - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The Shared Services Sector must archive, scan, digitize, register, verify, supply, manage, and transport specified documents and records.
Neni 63 Sektori i Shërbimeve të Përbashkëta 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Shërbimeve të Përbashkëta janë: 1.1. Bën arkivimin e formularëve të letërnjoftimeve, pasaportave dhe patentë shoferëve, si dhe arkivimin e të gjitha dëshmive tjera që i bashkëngjiten formularëve; 1.2. Bën skanimin e materialit të arkivuar më qëllim të sigurimit të të dhënave; 1.3. Skanon dhe digjitalizon të dhënat nga librat e gjendjes civile; 1.4. Regjistron të hyrat të cilat arrijnë në mënyrë elektronike, si dhe verifikon përputhshmërinë e tyre me pagesat e aplikuesve; 1.5. Siguron furnizimin me material shpenzues dhe menaxhon me depon e Drejtoratit; 1.6. Bën transportimin e dokumenteve personale. 2. Udhëheqësi i Sektorit të Shërbimeve të Përbashkëta raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Prodhimin e GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 31 Dokumenteve. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Shërbimeve të Përbashkëta është katërdhjetë e shtatë (47). - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Drejtorati për Regjistrimin e Automjeteve must carry out and coordinate vehicle-registration policy and legislation, manage the central vehicle register, supervise related work, cooperate with local and international institutions, prepare regular reports, and draft or assist with normative acts on vehicle registration.
Neni 64 Drejtorati për Regjistrimin e Automjeteve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve janë: 1.1. Siguron zbatimin dhe bashkërendimin e politikave dhe legjislacionit për regjistrimin të automjeteve; 1.2. Administron regjistrin qendror të regjistrimit të automjeteve; 1.3. Mbikëqyrë, organizon dhe koordinon punën lidhur me regjistrimin e automjeteve; 1.4. Bashkëpunon me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për regjistrimin e automjeteve; 1.5. Përgatit raporte të rregullta mbi regjistrimin e automjeteve; 1.6. Harton dhe asiston në përgatitjen e akteve normative që kanë të bëjnë me regjistrimin e automjeteve; 2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët si vijon: 3.1.Sektori për Regjistrim të Automjeteve; 3.2. Sektori për Mbështetje të Qendrave për Regjistrim të Automjeteve; 3.3. Sektori i Regjistrit Qendror për Regjistrim të Automjeteve. 4. Numri i të punësuarve në Drejtoratin për Regjistrimin e Automjeteve është njëqind e shtatëdhjetë e tetë (178). - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The vehicle registration sector must carry out vehicle registration procedures, manage records and payments, verify documents, and the sector head reports to the directorate head.
Neni 65 Sektori për Regjistrim të Automjeteve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Regjistrim të Automjeteve janë: 1.1. Kujdeset për zbatimin e procedurave për regjistrimin e automjeteve dhe lëshimin e librezave të qarkullimit të automjeteve; 1.2. Mbikëqyrë, organizon dhe koordinon punën lidhur me regjistrimin e automjeteve; 1.3. Bën verifikimin e dokumenteve në bazë të kërkesave të institucioneve të ndryshme; 1.4. Përcjell pagesat dhe bën barazimin e të hyrave për regjistrimin e automjeteve; 1.5. Mirëmban, arkivon dhe ruan dokumentacionin për regjistrimin e automjeteve. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Regjistrim të Automjeteve raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve. 3.Numri i të punësuarve në Sektorin e Regjistrimit të Automjeteve është tre (3). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 32 - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: The support sector for vehicle registration centers must supply materials, plates, certificates, keep inventory records, collect unusable plates, and its leader reports to the directorate leader.
Neni 66 Sektori për Mbështetje të Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Mbështetje të Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve janë: 1.1. Planifikon dhe furnizon me material për zyret për të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve; 1.2. Furnizon qendrat e regjistrimit të automjeteve me targa dhe certifikata të automjeteve; 1.3. Mban evidencë për të gjitha llojet e targave dhe raporton për gjendjen e targave në depo; 1.4. Bën grumbullimin e targave të papërdorshme dhe mban evidencë deri në momentin e asgjësimit; 2. Udhëheqësi i Sektorit për Mbështetjen e Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Mbështetje është tre (3). - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: The central vehicle register sector must manage the vehicle registration register and handle related records, error tracking, backup security, data-safety proposals, and reporting/statistics.
Neni 67 Sektori i Regjistrit Qendror të Automjeteve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Regjistrit Qendror të Regjistrimit të automjeteve janë: 1.1. Krijon dhe administron regjistrin qendror të regjistrimit të automjeteve; 1.2. Miraton dhe mban evidencë lidhur me kërkesat për shfrytëzim të regjistrit qendror të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve nga ana e zyrtarëve të regjistrimit të automjeteve; 1.3. Evidenton gabimet që bëhen nga zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve të mundshme; 1.4. Bën ruajtjen dhe sigurinë e kopjes tjetër elektronike (Back-Up) të regjistrit qendror të regjistrimit të automjeteve; 1.5. Propozon masa të veçanta që garantojnë sigurinë e të dhënave në regjistrin qendror të regjistrimit të automjeteve; 1.6. Ofron raporte dhe statistika për regjistrimin e automjeteve të cilat janë të regjistruara në regjistrin qendror; 2. Udhëheqësi i Sektorit të Regjistrit Qendror raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit për Regjistrimin e Automjeteve. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Regjistrit Qendror është tre (3). - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The Inspection Sector must inspect, supervise, advise, coordinate, cooperate, and verify matters related to civil status and related documents, and its head reports to the Director General of ARC.
Neni 68 Sektori i Inspektoratit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit të Inspektoratit janë: 1.1. Bën inspektimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të procedurave ligjore në shërbimin e gjendjes civile; 1.2. Bën ofrimin e këshillave profesionale për zyrtarët komunal të gjendjes civile; 1.3. Koordinon aktivitetet vlerësuese në aspektin e zbatimit të politikave të MPB-së në fushën e përgjegjësive që ka ARC-ja; 1.4. Bashkëpunon me organet kompetente të ndjekjes lidhur me dokumentet civile të falsifikuara; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 33 1.5. Inspekton Regjistrat e Gjendjes Civile, certifikatat dhe lëndët në të gjitha ZGJC-të; 1.6. Bën verifikimin e dokumentacionit përkatës lidhur me patentë shoferët dhe regjistrimin e automjeteve; 1.7. Kryen inspektime dhe detyra tjera me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të ARC-së. 2. Udhëheqësi i Sektorit të Inspektimeve raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Inspektimeve është gjashtë (6). - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The Coordination and Cooperation Office must coordinate, communicate, notify, and verify specified civil-status and document matters, and the sector leader reports to the ARC Director-General.
Neni 69 Sektori për Koordinim dhe Bashkëpunim 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Koordinim dhe Bashkëpunim janë: 1.1. Komunikon dhe koordinon aktivitetet me zyrtarët komunal të Gjendjes Civile dhe Departamentin Konsullor të MPJ-së, lidhur me kërkesat e qytetarëve kosovarë jashtë shtetit për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile në Zyrën Komunale të Gjendjes Civile. 1.2. Mban kontakte të përhershme me shërbimin konsullor dhe diplomatik të ambasadave të huaja dhe zyrave ndërlidhëse në Kosovë, lidhur me verifikimin e dokumentacionit civil të lëshuar nga MPB, për shtetasit kosovarë. 1.3. Njofton në baza ditore të gjitha përfaqësitë e huaja diplomatike në Kosovë, MPJ-në si dhe Policinë e Kosovës për pasaportat e invaliduara të shtetasve kosovarë; 1.4. Bën verifikimin e patentë shoferëve të shtetasve kosovarë me kërkesë të përfaqësuesve diplomatik të huaj në Kosovë, ILECU-të dhe Policinë e Kosovës; 1.5. Njofton ambasadat e huaja për listën e zyrtarëve të gjendjes civile që janë të autorizuara nga ARC-ja, që të nënshkruajnë dokumentet e gjendjes civile. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Koordinim dhe Bashkëpunim raporton te Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së. 3. Numri i të punësuarëve në këtë Sektor është tre (3). - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: The ARC data administration sector must carry out listed database, IT, and coordination duties, and its head reports to the ARC Director General.
Neni 70 Sektori për Administrimin e Bazave të të Dhënave të ARC-së 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Administrim e Bazave të të Dhënave të ARC-së janë: 1.1. Përgatit strategjitë për sigurinë dhe mirëmbajtjen e bazave të të dhënave të cilat janë në kuadër të ARC-së në koordinim me DASK-në e MPB-së; 1.2. Siguron funksionimin e të gjitha bazave të të dhënave të cilat janë në kompetencë të këtij sektori dhe të ARC-së; 1.3. Menaxhon dhe monitoron aplikacionet dhe të gjitha bazat e të dhënave ekzistuese nën përgjegjësinë e këtij sektori dhe të ARC-së; 1.4. Administron të gjithë regjistrat elektronike të të dhënave në ARC, në bashkëpunim më sektorët dhe drejtoratet e ARC-së dhe me DASK-në e MPB-së; 1.5. Bashkëpunon ngushtë me sektorët dhe drejtoratet e tjera të ARC-së, për të zbatuar procesin e ndryshimit në aplikacione dhe baza të të dhënave, duke respektuar nevojat për sigurinë e sistemit, kualitetin dhe efikasitetin, mbështetjen dhe trajnimin; 1.6. Bashkëpunon ngushtë më zyrtarët përgjegjës të sektorëve dhe departamenteve të ARC-së, gjatë vlerësimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 34 të nevojave dhe përgatitjes së dokumentacionit të ndërlidhur, me sigurinë e bazave të të dhënave në kompetencë të ARC-së; 1.7. Mirëmbanë infrastrukturën e Teknologjisë Informative në drejtoratet e ARC-së; 1.8. Menaxhon me infrastrukturën e rrjetit dhe mirëmbajtjen e kompjuterëve nëpër drejtorate të ARC-së dhe njësitë lokale nëpër komuna në bashkëpunim më DASK-në; 1.9. Koordinon të gjitha aktiviteteve e TIK-ut të ARC-së, me DASK-në e MPB-së; 2. Udhëheqësi i Sektorit për Administrimin e Bazave të të Dhënave të ARC-së, raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Administrimin e Bazave të të Dhënave të ARC-së është gjashtë (6). - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: The sector must cooperate with security bodies, enable database access for security agencies, and its leader must report to two different directors. The sector must also have three employees.
Neni 71 Sektori për Bashkëpunim me Organet e Sigurisë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Bashkëpunim me Organet e Sigurisë janë: 1.1. Bashkëpunon me organet e sigurisë lidhur me dhënien e informacioneve të nevojshme që kërkohen. 1.2. Bashkëpunon me organet e sigurisë lidhur me verifikimin e dokumenteve të personave të dyshuar; 1.3 . Mundëson qasjen në bazën e të dhënave agjencioneve të sigurisë; 1.4 . Bashkëpunon me mekanizmat e sigurisë lidhur me përgjegjësitë e përcaktuara me ligj; 2. Udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim me Organet e Sigurisë raporton tek Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së në aspektin operacional, ndërsa tek Drejtori i Drejtoriatit për Regjistrimin e Automjeteve në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Bashkëpunim me Organet e Sigurisë është tre (3). KAPITULLI IV ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANEVE LOKALE TË AGJENCISË PËR REGJISTRIM CIVIL - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: This provision lists the local ARC bodies: the Document Supply Center and the Vehicle Registration Center.
Neni 72 Organet lokale të ARC-së 1. Organet lokale të ARC-së janë si në vijim: 1.1. Qendra për Pajisje me Dokumente; 1.2. Qendra e Regjistrimit të Automjeteve. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The document centers must operate in every municipality of Kosovo and handle applications, verification, issuance, storage, and reporting for identity cards, travel documents, and driving licences.
Neni 73 Struktura organizative e Qendrave për Pajisje me Dokumente 1. Struktura organizative e Qendrës për Pajisje me Dokumente ( në tekstin e mëtejmë QPD) është si vijon: 1.1. Qendrat për Pajisje me Dokumente janë në të gjitha komunat e Kosovës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e QPD-ve janë si vijon: 2.1. Është përgjegjëse për zbatimin e akteve normative dhe procedurave për aplikim, si dhe lëshimin e letërnjoftime, dokumente të udhëtimit dhe patentë shoferë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 35 2.2. Organizon, kontrollon dhe mbikëqyrë procesin e aplikimit dhe pajisjes me letërnjoftime, dokumente të udhëtimit dhe patentë shoferë; 2.3. Pranon kërkesat e aplikimit për pajisje me letërnjoftime, dokumente të udhëtimit dhe patentë shoferëve; 2.4. Verifikon të dhënat e aplikuesit për pajisje me letërnjoftime, dokumente të udhëtimit dhe patentë shoferëve; 2.5. Është përgjegjëse për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e letërnjoftimeve, dokumenteve të udhëtimit dhe patentë shoferëve; 2.6. Përgatit raporte të rregullta lidhur me lëshimin e patentë shoferëve; 3. Qendra për Pajisje me Dokumente përbëhet nga: 3.1. Udhëheqësi i Qendrës, dhe 3.2. Stafi administrativ. 4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Udhëheqësit të QPD-ve, përcaktohen me legjislacionin përkatës në fuqi. 5. Detyrat dhe përgjegjësitë e stafit administrativ të QPD-ve, përcaktohen me legjislacionin përkatës në fuqi. 6. Udhëheqësi i Qendrës për Pajisje me Dokumente raporton tek Udhëheqësi i Sektorit përkatës. 7. Numri i të punësuarve në Qendrës për Pajisje me Dokumente është dyqind e katërdhjetë e gjashtë (246). - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The Vehicle Registration Centre (QRA) is responsible for vehicle-registration administration and related records, documents, plates, and certificates.
Neni 74 Struktura organizative e Qendrës për Regjistrim të Automjeteve 1. Struktura organizative e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve (në tekstin e mëtejmë QRA) është si vijon: 1.1. Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve janë në të gjitha komunat e Kosovës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e QRA-së janë si vijon: 2.1. Është përgjegjëse për zbatimin e akteve normative dhe procedurave për regjistrim të automjeteve; 2.2. Organizon, kontrollon dhe mbikëqyrë procesin e aplikimit për regjistrimin e automjeteve; 2.3. Siguron vërtetësinë e dokumenteve të pranuara për regjistrim të automjeteve 2.4. Pranon kërkesat e aplikimit dhe bën regjistrimin e automjetit; 2.5. Lëshon targa dhe certifikata për automjetet e regjistruara; 2.6. Është përgjegjëse për arkivimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjeve fizike për regjistrimin e automjeteve; 2.7. Mban evidenca dhe përgatit raporte të rregullta lidhur me regjistrimin e automjeteve, dhënien e targave, certifikatave të regjistrimit të automjeteve: 3.Qendra e Regjistrimit të Automjeteve përbëhet nga: 3.1. Udhëheqës i Qendrës dhe 3.2. Stafi administrativ. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 36 4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Udhëheqësit të QRA-së, përcaktohen me legjislacionin përkatës në fuqi. 5. Detyrat dhe përgjegjësitë e stafit administrativ të QRA-së, përcaktohen me legjislacionin përkatës në fuqi. 6. Udhëheqësi i Qendrës për Regjistrim të Automjeteve, raporton tek Udhëheqësi i Sektorit për Regjistrim të Automjeteve. 7. Numri i të punësuarve në Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve është njëqind e gjashtëdhjetë e tetë (168). - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: ARC-ja must use the necessary logistics, budget and finance, procurement, personnel, and general administration services from existing Ministry of Internal Affairs structures.
Neni 75 ARC-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha shërbimet e nevojshme të logjistikës, buxhetit dhe financave, prokurimit, personelit dhe administratës në përgjithësi, nga strukturat ekzistuese të MPB-së, bazuar në nenet 28, 36, 37, 38 dhe 42 të kësaj Rregulloreje. KAPITULLI V ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANEVE TË PAVARURA TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: This article lists the independent bodies of the Ministry of Internal Affairs and says their organizational structure is regulated by a special regulation.
Neni 76 Organet Pavarura të Ministrisë së Punëve të Brendshme 1. Organet Pavarura të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë: 1.1. Policia e Kosovës; 1.2. Akademia e Kosovës për Siguri Publike; 1.3. Agjencia e Kosovës për Forenzikë; 1.4. Inspektorati Policor i Kosovës; 1.5. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave. 2. Struktura Organizative e Organeve të Pavarura të Ministrisë së Punëve të Brendshme rregullohet me rregullore të veçantë. KAPITULLI VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: This transitional article says the Regulation includes the part on internal organization and the related organograms because the job-classification process for the Ministry of Internal Affairs and other state administration bodies under its supervision is still unfinished.
Neni 77 Dispozitat kalimtare Kjo Rregullore përmban pjesën mbi organizimin e brendshëm dhe organogramet përkatëse, meqë procesi i klasifikimit të vendeve të punës së Ministrisë së Punëve Brendshme dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj nuk ka përfunduar ende. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: Staff may move within the institution if this is necessary for smooth work and complies with civil service rules.
Neni 78 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim- GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 37 ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen strukturat organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: When this regulation enters into force, two listed administrative instructions are repealed.
Neni 79 Shfuqizimi Me hyrje në fuqi të kësaj Rregulloreje, shfuqizohen Udhëzimi Administrativ me Nr. 16/2010 për Organizimin dhe Strukturimin e Brendshëm të MPB-së dhe Udhëzimi Administrativ nr. 17/2010 për Organizimin dhe Strukturimin e Agjencisë për Regjistrim Civil. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Kjo rregullore hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Neni 80 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Hashim THAÇI ______________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 19 dhjetor 2013 Rregullore QRK Nr. 36/2013 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme është miratuar në mbledhjen e 160 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendim Nr. 02/160 datë 11.12.2013 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 30 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME 38 G A ZE TA ZY R TA R E E R E P U B LIK Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 9 / 30 JA N A R 2014, P R IS H TIN Ë R R E G U LLO R E (Q R K ) N R . 36/ 2013 P Ë R O R G A N IZIM IN E B R E N D S H Ë M D H E S IS TE M ATIZIM IN E V E N D E V E TË P U N Ë S TË M IN IS TR IS Ë S Ë P U N Ë V E TË B R E N D S H M E 39 G A ZE TA Z Y R TA R E E R E P U B LI K Ë S S Ë K O S O V Ë S / N r. 9 / 3 0 JA N A R 2 01 4, P R IS H TI N Ë R R E G U LL O R E (Q R K ) N R . 3 6/ 2 01 3 P Ë R O R G A N IZ IM IN E B R E N D S H Ë M D H E S IS TE M AT IZ IM IN E V E N D E V E T Ë P U N Ë S T Ë M IN IS TR IS Ë S Ë P U N Ë V E T Ë B R E N D S H M E 40
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) NR. 36/ 2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME (Shfuqizuar nga: Rregullore (ZKM) Nr. 01/2021)
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in