RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS
This regulation adopts rules on the internal organization and job-position systematization of the Ministry of Infrastructure.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-38/2013
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This regulation adopts rules on the internal organization and job-position systematization of the Ministry of Infrastructure. This provision states that the regulation’s purpose is to define the internal organization of the Ministry of Infrastructure. This provision says the regulation applies to the Ministry of Infrastructure. This provision sets out the organizational structure of the Ministry of Infrastructure and states that it has 266 employees. The Minister’s Cabinet in the Ministry of Infrastructure is made up of the Minister, Deputy Minister(s), political advisers, and support staff, and its staff count is set at 17.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS
Showing 43 of 43
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This regulation adopts rules on the internal organization and job-position systematization of the Ministry of Infrastructure.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 1 Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93(4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, bazuar në nenin 34 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetëror, nenit 19 paragrafi 6.2 të Rregullores Nr.09/2011së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nenit 23 paragrafi 10 të Rregullores nr.09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, Miraton: RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states that the regulation’s purpose is to define the internal organization of the Ministry of Infrastructure.
Neni 1 Qëllimi Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Ministrisë së Infrastrukturës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the regulation applies to the Ministry of Infrastructure.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo Rregullore zbatohet për Ministrinë e Infrastrukturës. 2. Detyrat dhe përgjegjësit e Ministrisë të Infrastrukturës përcaktohen me shtojcën 17 të Rregullores së Qeverisë Nr. 02/2012 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision sets out the organizational structure of the Ministry of Infrastructure and states that it has 266 employees.
Neni 3 Struktura organizative e Ministrisë së Infrastrukturës 1. Struktura organizative e Ministrisë së Infrastrukturës është si vijon: 1.1. Kabineti i Ministrit; 1.2. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm; 1.3. Departamentet dhe 1.4. Divizionet. 2. Numri i të punësuarve në këtë organ të lartë të administratës shtetërore është dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (266). - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Minister’s Cabinet in the Ministry of Infrastructure is made up of the Minister, Deputy Minister(s), political advisers, and support staff, and its staff count is set at 17.
Neni 4 Kabineti i Ministrit 1. Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës përbëhet nga: 1.1. Ministri; 1.2. Zëvendës –Ministri/at; 1.3. Këshilltarët politikë, dhe 1.4. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësit e Ministrit, Zëvendës –Ministrit/ave, Këshilltarëve Politikë dhe Personelit Mbështetës përcaktohen me Rregulloren e Qeverisë nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Numri i të punësuarve në Kabinetin e Ministrit është shtatëmbëdhjetë (17). RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Office of the Secretary General of the Ministry of Infrastructure is made up of the Secretary General and support staff, and it has three employees.
Neni 5 Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës përbëhet nga: 1.1. Sekretari i Përgjithshëm; 1.2. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësit e personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është tre (3). - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists the departments and divisions within the Ministry of Infrastructure.
Neni 6 Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë së Infrastrukturës Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë të Infrastrukturës janë: 1. Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve. 1.1. Divizioni i Menaxhimit të Mirëmbajtjes, Ndërtimit dhe Sigurisë në rrugë; 1.2. Divizioni i Mbështetjes Teknike dhe i Pronave 2. Departamenti i Infrastrukturës rrugore. 2.1. Divizioni i Zhvillimit të Rrjetit Rrugor; 2.2. Divizioni i Projekteve. 3. Departamenti i Inspektimit. 3.1. Divizioni për Infrastrukturë Rrugore dhe Transport; 3.2. Divizioni i Kontrolleve Teknike dhe Auto-shkollave. 4. Departamenti i Transportit Tokësor. 4.1. Divizioni i Transportit Hekurudhor dhe Tokësor i Mallrave; 4.2. Divizioni i Transportit rrugor dhe Hekurudhor i Udhëtarëve; dhe 4.3. Divizioni për Zhvillimin e Politikave dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Transportin Tokësor. 5. Departamenti i Aviacionit Civil. 5.1. Divizioni i Licencimeve dhe Rregullimit Ekonomik; 5.2. Divizioni i Politikave Zhvillimore. 6. Departamenti i Automjeteve. 6.1. Divizioni i Kontrolleve Teknike, Homologimit; 6.2. Divizioni i Patentë Shoferit. 2 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 3 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 7. Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor. 8. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave. 8.1 .Divizioni i Integrimeve Evropiane: dhe 8.2. Divizioni për Koordinim të Politikave dhe Planifikim të Transportit. 9. Departamenti Ligjor. 9.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit, dhe 9.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 10. Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 10.1. Divizioni për Burime Njerëzore; 10.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 10.3. Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike; 11. Divizioni i Auditimit të Brendshëm. 12. Divizioni për Komunikim me Publikun. 13. Divizioni për Prokurim. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Roads Management Department has a range of road-planning, maintenance, oversight, reporting, and advisory duties.
Neni 7 Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve janë: 1.1. Propozon zgjidhje tekniko-profesionale, zhvillimore dhe organizative për mirëmbajtjen, ndërtimin, rekonstruimin dhe sigurinë e autostradës, rrugëve nacionale dhe rajonale; 1.2. Bën hulumtimin dhe mbikëqyrjen e rrugëve dhe urave; 1.3. Propozon dhe zbaton planin vjetor të mirëmbajtjes dimërore dhe verore për autostradë, rrugë nacionale dhe rajonale; 1.4. Mirëmban dhe mbron brezin rrugor; 1.5. Kryen përmirësimet e rrjetit ekzistues rrugor në pajtim me planet e aprovuara; 1.6. Menaxhon dhe mbikëqyrë e punimet në bazë të kontratave të mirëmbajtjes dhe ndërtimit për autostradë, rrugë nacionale dhe rajonale; 1.7. Ndërmerr veprime në pajtim me Planin financiar vjetor të aprovuar nga Ministria; 1.8. Përgatit raportin periodik të Ministrisë mbi progresin financiar dhe teknik i cili mund të rezultojë si i diskutueshëm; 1.9. U ofron këshilla Komunave për mirëmbajtjen, menaxhimin dhe ndërtimin e rrugëve lokale; 1.10. Propozon kategorizimin e rrugëve publike ekzistuese si rrugë nacionale apo rajonale; 1.11. Raporton dhe këshillon Ministrinë mbi gjendjen e rrjetit rrugor, sigurinë dhe të gjitha faktorët që ndikojnë në të; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 4 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.12. Grumbullon të dhënat mbi trafikun dhe sigurinë; 1.13. Kontrollon ngarkesat boshtore të automjeteve të rënda të cilat qarkullojnë në rrugët e Kosovës; 1.14. Rekomandon Ministrinë për dhënien e lejes lidhur me pëlqimin për ndërtimin e objekteve pranë rrugëve magjistrale dhe rajonale dhe për kyçje në këto rrugë; 2. Udhëheqësi i Departamentit të Menaxhimit të Rrugëve raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Menaxhimit të Mirëmbajtjes, Ndërtimit dhe Sigurisë Rrugore, dhe 3.2. Divizioni i Mbështetjes Teknike dhe i Pronave. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Menaxhimit të Rrugëve është pesëdhjetë e një (51). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The division is assigned road maintenance, construction, and road safety tasks, and its head reports to the department head.
Neni 8 Divizioni i Menaxhimit të Mirëmbajtjes, Ndërtimit dhe Sigurisë Rrugore 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni të Menaxhimit të Mirëmbajtjes, Ndërtimit dhe Sigurisë Rrugore janë: 1.1. Radhitja dhe përsëritja e inventarit të rrjetit rrugorë; 1.2. Bënë studime periodike të strukturave dhe gjendjen e rrugëve; 1.3. Harton plane vjetore dhe afatgjate të punëve të mirëmbajtjes dhe llogaritjen e shpenzimeve të tyre; 1.4. Ekzaminon dizajnët teknike për mirëmbajtjen verore & dimërore si dhe ndërtimin apo/dhe rekonstruimin e autostradës, rrugëve nacionale dhe rajonale; 1.5. Monitoron dhe mban të gjitha dokumentet mbi punët e mirëmbajtjes si dhe ndërtimit apo rekonstruimit të autostradës, rrugëve nacionale dhe rajonale; 1.6. Menaxhon kontratat e ndërtimit, të mirëmbajtjes verore dhe dimërore si dhe mbikëqyrja e tyre; 1.7. Mbledh, përpunon dhe azhurnon; informata mbi gjendjen ekzistuese të rrugëve dhe strukturave ,punët e nevojshme të mirëmbajtjes, koston e këtyre punëve; 1.8. Koordinon kontrollet vizuale të rrugëve dhe strukturave të kryera; 1.9. Kontrollon dhe teston materialet më të cilat kryhen punimet në ndërtimin e rrugëve dhe strukturave; 1.10. Hulumton dhe monitoron vendet e reja për gërmim të materialeve si dhe monitoron teste në vendëpunishte gjatë kryerjes së punimeve; 1.11. Kontrollon punë në teren gjatë shqyrtimeve gjeomekanike, shqyrtimeve të betonit dhe shqyrtimeve të asfaltit; 1.12. Kontrollon, monitoron, raporton dhe grumbullon shënime për të gjitha testimet e kryera në të gjitha punimet e bëra të rrugëve dhe strukturave; 1.13. Kontrollon dhe siguron përputhshmërinë e pikave gjeodezike (trigonometrike, poligonale, repereve, etj.) me shënimet ekzistuese; 1.14. Cakton koordinata ne sistemin koordinativ shtetëror te pikave kryesore dhe stacionazhave te trasesë së rrugës me objekte përcjellëse; 1.15. Verifikon realizimin e punëve gjeodezike sipas projekteve të hartuara dhe sipas realizimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 5 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.16. Kontrollon dhe vlerëson shkallën e dëmtimit të strukturave (urave) dhe përcakton e prioritet për intervenime; 1.17. Kryen studime periodike mbi gjendjen e elementeve në autostradë, rrugë nacionale dhe rajonale; 1.18. Koordinon dhe mbikëqyrë projektet dhe punët e mirëmbajtjes verore dhe dimërore në autostradë, rrugë nacionale dhe rajonale; 1.19. Koordinon dhe mbikëqyrë punët emergjente dhe punët e vogla të mirëmbajtjes si dhe projekteve të ndërtimit dhe rekonstruimit të rrugëve nacionale dhe rajonale; 1.20. Bën ekzaminimin e sinjalizimit dhe shenjëzimit ekzistues të autostradës dhe formulimin propozimeve për përmirësimin e tyre; 1.21. Kontrollon peshimin e automjeteve të rënda në rrugët magjistrale, rajonale dhe autostradë; 1.22. Bën identifikimin e “pikave të zeza “në rrugë; 1.23. Kontrollon dhe identifikon defektet e ndriçimit në autostradë, rrugë nacionale dhe rajonale si dhe kontrollimin e shtyllave elektrike, portaleve ne semafor, dëmtimeve dhe riparimeve të tyre; 2. Udhëheqësi i Divizionit të Menaxhimit të Mirëmbajtjes, Ndërtimit dhe Sigurisë Rrugore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Menaxhimit të Mirëmbajtjes, Ndërtimit dhe Sigurisë Rrugore është tridhjetë e gjashtë (36). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Technical Support and Property Division has defined duties, and its head reports to the department head.
Neni 9 Divizioni i Mbështetjes Teknike dhe i Pronave 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit të Mbështetjes Teknike dhe të Pronave janë: 1.1. Përgatit vlerësimet dhe ofron mbështetje teknike për operimin e Departamentit te menaxhimit të rrugëve; 1.2. Kontrollon dhe mbikëqyrë zbatimin e rregullave; 1.3. Vërteton dëshmitë për punët e kryera të kontraktuesve sipas detyrave te parashikuara; 1.4. Kryen shërbime për tokën rrugore dhe udhëheqjen me pronë; 1.5. Menaxhon pronat dhe përcjell kontratat për shfrytëzimin e brezit rrugor; 1.6. Inicion procedurat për subjektet te cilët nuk i përmbushin detyrat e veta kontraktuese për shfrytëzimin e tokës rrugore; 1.7. Siguron prova, fakte, shkresa të lëndëve dhe sqarime në lidhje me vlershmin e kërkesave, ankesave dhe padive. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Mbështetjes Teknike dhe Pronave Raporton te Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Mbështetjes Teknike dhe të Pronave është katërmbëdhjetë (14). - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Road Infrastructure Department is assigned a set of operational duties covering planning, annual programming, budget management, coordination, recordkeeping, technical specifications, and project management.
Neni 10 Departamenti i Infrastrukturës Rrugore 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit të Infrastrukturës Rrugore janë: 1.1. Planifikon strategjinë (afatshkurtër, dhe afatgjatë) të zhvillimit të rrjetit të infrastrukturës rrugore; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 6 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.2.Harton programet vjetore për ndërtimin, rikonstruktimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe regjionale; 1.3. Menaxhon me mjetet e ndara nga buxheti për investimet kapitale në infrastrukturën rrugore, në kuadër të kompetencave të veta; 1.4.Koordinon projektet ndërtimit dhe rikonstruimit të rrugëve me Ministritë e ndryshme, komunat si dhe agjensionet; 1.5. Koordinon aktivitet e sigurisë së komunikacionit dhe inicon programet për përmirësimin e sigurisë së komunikacionit në rrugët e Kosovës; 1.6. Mbanë bazën e shënimeve për rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës dhe objekteve strukturore të tyre; 1.7. Harton programet e mbrojtjes së rrugëve nga transporti i jashtëzakonshëm dhe dëmtimi i rrugëve; 1.8.Harton programet e mbrojtjes së mjedisit gjatë ndërtimit dhe shfrytëzimit të rrjetit rrugor të Kosovës; 1.9.Koordinon punët gjatë hartimeve të projekteve dhe studimeve të ndryshme për rrjetin e rrugëve dhe sigurinë e komunikacionit në rrugët e Kosovës; 1.10. Bashkëpunon me Institucionet relevante të Infrastrukturës rrugore të shteteve tjera (në regjion dhe shtetet e BE); 1.11.Përgatitë specifikimet teknike për projektet kapitale të lëmisë së infrastrukturës rrugore dhe mirëmbajtjes së autostradës, rrugëve nacionale dhe regjionale; 1.12.Menaxhon realizimin dhe mirëmbajtjen e projekteve të Autostradave të Kosovës; 2. Udhëheqësi i Departamentit të Infrastrukturës rrugore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Zhvillimit të Rrjetit Rrugor; 3.2. Divizioni i Projekteve. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Infrastrukturës Rrugor është njëmbëdhjetë (11). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Road Network Development Division has listed duties covering strategy, standards, environmental protection, safety, project assessments, access-road decisions, and road protection measures.
Neni 11 Divizioni i Zhvillimit të Rrjetit Rrugor 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit të Zhvillimit të Rrjetit Rrugor janë: 1.1. Propozon dhe harton strategjinë (afatshkurtre, afatmesme dhe afatgjate) të zhvillimit të rrjetit të infrastrukturës rrugore; 1.2. Përcjellë dhe zbaton standardet teknike nga lëmi e infrastrukturës rrugore; 1.3. Harton programet e mbrojtjes së mjedisit gjatë ndërtimit dhe shfrytëzimit të rrjetit rrugor të Kosovës; 1.4. Mbikëqyrë implementimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative të mbrojtjes së mjedisit gjatë implementimit të projekteve në infrastrukturën rrugore; 1.5. Përgatitë raporte dhe analiza vjetore për realizimin e programeve të sigurisë së komunikacionit; 1.6. Propozon zgjidhje për përmirësimin e sigurisë së komunikacionit duke përfshirë auditimin e sigurisë rrugore dhe inspektimin e sigurisë rrugore, në segmente të caktuara të rrjetit rrugorë; 1.7. Përgatitë vlerësimet ekonomike për projekte në koordinim me institucionet financiare ndërkombëtare; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 7 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.8. Përgatitë shkresat dhe vendimet lidhur me kërkesat për kyçje në rrugë si dhe shfrytëzimin e brezit rrugor dhe brezit të mbrojtur në rrugët nacionale dhe regjionale; 1.9. Propozon masa për mbrojtjen e rrugëve dhe brezit rrugorë (mirëmbajtja e shtresës së poshtme e rrugës ,largimi i ujerave, mirëmbajtja e shtresës qarkulluese, mirëmbajtja e urave, mirëmbajtja e tuneleve, mirëmbajtja e mureve mbajtëse, mbrojtja dhe mirëmbajtja e vegjetacionit, mirëmbajtja e sinjalizimit rrugor etj.). 2. Udhëheqësi i Divizionit të Zhvillimit të Rrjetit Rrugor raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Zhvillimit të Rrjetit Rrugor është tetë (8). - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Projects Division has listed duties to plan, prepare, monitor, report on, and maintain road infrastructure projects and records.
Neni 12 Divizioni i Projekteve 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit të Projekteve janë: 1.1. Propozon programet dhe prioritet e ndërtimit, rikonstruktimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve dhe objekteve të autostradës rrugës nacionale dhe rajonale; 1.2. Përgatitë propozimet, detyrat projektuese dhe specifikimet teknike për hartimin e projekteve, studimeve të fisibilitetit, ndërtimit , rikonstruktimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve; 1.3. Analizon gjendjen e rrjetit rrugor dhe mban shënimet për gjendjen e rrugëve dhe objekteve rrugore; 1.4. Përcjell implementimin e projekteve të ndërtimit dhe rikonstruktimit të rrugëve të kontraktuara nga Ministria; 1.5. Përcjell të arriturat e projektimit dhe menaxhimit të projekteve në infrastrukturën rrugore; 1.6. Bashkëpunon me ministrit tjera në kuadër të komisioneve teknike ndërministrore; 1.7. Monitoron dhe mban shënimet për progresin e projekteve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës nga lëmia e infrastrukturës rrugore; 1.8. Përgatitë raporte për gjendjen e rrjetit rrugor dhe realizimit të programeve dhe projekteve të infrastrukturës Rrugore; 1.9. Merr pjesë në komisionet profesionale teknike të caktuara në kuadër të Ministria, sipas nevojës; 1.10. Monitoron realizimin dhe mirëmbajtjen e autostradave në Kosovë, në kuadër të kompetencave të veta; 1.11. Mban bazën unike të të dhënave për autostradë rrugë nacionale dhe rajonale. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Projekteve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Projekteve është dy (2). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Inspection Department must supervise implementation of road safety and road transport laws, coordinate with central and local institutions, propose solutions to field problems, and start procedures to amend laws when implementation difficulties arise.
Neni 13 Departamenti i Inspektimit 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit të Inspektimit janë: 1.1. Bënë mbikëqyrjen administrative të zbatimit të akteve ligjore të cilat rregullojnë sigurinë rrugore dhe transportin rrugor; 1.2. Inicion procedura për plotësimin dhe ndryshimin e akteve ligjore lidhur me hasjen e vështirësive në zbatimin e dispozitave ligjore; 1.3. Koordinon me institucionet në nivel qendror dhe lokal për mbarëvajtjen e sigurisë rrugore dhe transportit rrugor; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 8 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.4. Jep propozime për zgjidhjen e problemeve të hasura në teren sa i përket sigurisë rrugore dhe transportit rrugor; 2. Udhëheqësi i Departamentit të Inspektoratit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Infrastrukturë Rrugore dhe Transport; 3.2. Divizioni i kontrolleve Teknike dhe Auto-shkollave. 4. Numri i të punësuarave në Departamentin e Inspektimit është nëntëmbëdhjetë (19). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Road Infrastructure and Transport Division has inspection, control, suspension, and initiation powers for road transport and public roads, and its leader must report to the department leader.
Neni 14 Divizioni për Infrastrukturë Rrugore dhe Transport 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për Infrastrukturë Rrugore dhe Transport janë: 1.1. Kontrollon gjendjen e rrugëve publike dhe brezin mbrojtës të rrugëve publike, punimet në mirëmbajtjen e rrugëve publike, dhe dokumentacionin teknik përkitazi me mirëmbajtjen e rrugëve publike; 1.2. Mbikëqyrë zbatimin e planeve, programeve, kontratave dhe dokumentacionit tjetër, që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve publike; 1.3. Urdhëron, ndërprerjen e përkohshme të punimeve që kryhen në rrugë dhe brezin e tyre mbrojtës në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për rrugët dhe aktet tjera nënligjore që rregullojnë infrastrukturën rrugore; 1.4. Urdhëron mënjanimin e të metave në rrugët publike, që dëmtojnë sigurinë e qarkullimit mbi to; 1.5. Propozon ndalimin e përkohshëm të zhvillimit të qarkullimit në rrugët publike apo në një pjesë të tyre në qoftë se konstatojnë se në to nuk mund të zhvillohet qarkullimi në mënyrë të sigurt; 1.6. Ndërprenë qarkullimin me automjetet rrugore që për shkak të cilësive teknike apo mënyrës se si e bëjnë transportin, mund t’i shkaktojnë dëm rrugës publike apo një pjesë të saj, kur qarkullimi i tyre në rrugë është në kundërshtim me rregullat në fuqi; 1.7. Ndalon lëvizjen e mëtejme të automjeteve në rrugën publike, kur konstatojnë se automjeti i zbrazët apo së bashku me ngarkesën ka masën apo shtytjen aksiale më të madhe sesa lejohet apo dimensione më të mëdha sesa ato të përcaktuara, derisa të mos mënjanohet shkaku për çka është shqiptuar ndalesa; 1.8. Inspekton dhe kontrollon operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve, mallrave, stacioneve të autobusëve dhe terminaleve të mallrave nëse janë duke e ushtruar veprimtarinë e vet në pajtim me dispozitat e akteve ligjore përkatëse; 1.9. Inspekton dhe kontrollon automjetet dhe ekuipazhin e transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, objekteve, dokumentacionit dhe evidencave që i takojnë transportit rrugor; 1.10. Ndërprenë përkohësisht ofrimin e shërbimeve të stacionit, nëse stacioni i autobusëve apo terminali i mallrave nuk i përmbush kushtet e përcaktuara me akte ligjore; 1.11. Ndërprenë përkohësisht transportin për operatorët e transportit vendor dhe të huaj nëse nuk kryen transportin në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjet ndërkombëtare; 1.12. Inicion procedurën për revokimin e licencës, lejes, rendit të udhëtimit, certifikatës së automjetit, certifikatës së shoferit (CPC) dhe certifikatës së menaxherit(CPC); 1.13. Inicion procedurat komfor legjislacionit në fuqi në gjykatën me kompetencë përkatëse. 2. Udhëheqësi i Divizioni për Infrastrukturë Rrugore dhe Transport raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Infrastrukturë Rrugore dhe Transport është dhjetë (10). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 9 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The division must supervise and inspect vehicle technical inspection centers and licensed driving schools, may propose stopping work or starting license-revocation procedures in case of noncompliance, and the division head reports to the department head.
Neni 15 Divizioni i Kontrolleve Teknike dhe Autoshkollave 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit të Kontrolleve Teknike dhe Autoshkollave janë: 1.1. Mbikëqyrë punën e kontrollit të automjeteve në qendrat e kontrollës teknike; 1.2. Kontrollon cilësinë e kryerjes së kontrollës teknike dhe rregullsisë së automjeteve në qendrat e kontrollës teknike; 1.3. Kontrollon qendrat e kontrolles teknike dhe pajisjeve me të cilat kryhet kontrolla teknike e automjeteve, evidencave dhe dokumentacionit administrativ, i cili duhet të mbahet gjatë kryerjes së punëve të përditshme në qendrat e kontrollës teknike të automjeteve; 1.4. Propozon ndërprerjen e punës së qendrave të kontrollës teknike të cilat kryejnë punët në kundërshtim me dispozitat e ligjit të aplikueshëm dhe akteve nënligjore të cilat rregullojnë këtë sektor; 1.5. Inicion procedurën për revokimin e licencës së kontrollës teknike në rast se nuk vazhdon t’i përmbahet kushteve të parapara për licencim; 1.6. Inspekton dhe konstaton gjendjen momentale të auto shkollave të licencuara si dhe a janë duke ju përmbajtur planprogramit të paraparë me akte ligjore; 1.7. Rekomandon dhe udhëzon auto-shkollat për përmirësimin dhe eliminimin e të metave të cilat vërehen gjatë inspektimit; 1.8. Inspekton lokalet, pajisjet, automjetet, instruktorët në teren dhe mbajtjen e evidencave dhe dokumentacionit administrativ, i cili duhet të mbahet gjatë kryerjes së punëve të përditshme në auto-shkolla; 1.9. Ndërprenë punën e auto-shkollave të cilat veprojnë në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi dhe akteve nënligjore të cilat rregullojnë këtë sektor; 1.10. Inicion procedurën për revokimin e licencës së auto-shkollës në rast se nuk vazhdon t’i përmbahet kushteve të parapara për licencim; 1.11. Inicion procedurat konform legjislacionit në fuqi në gjykatën me kompetencë përkatëse. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Kontrollove Teknike dhe Autoshkollave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Kontrollove Teknike dhe Autoshkollave është tetë (8). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Land Transport Department must set policy, rules, standards, licensing conditions, and procedures for land transport of passengers and goods.
Neni 16 Departamenti i Transportit Tokësor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Transportit Tokësor janë: 1.1. Harton dhe zhvillon politikat e transportit tokësor të udhëtarëve dhe mallrave; 1.2. Krijon infrastrukturën ligjore në fushën e transportit tokësor të udhëtarëve dhe mallrave; 1.3. Përcakton kushte dhe kritere për licencim dhe operim të operatorëve të transportit tokësor të udhëtarëve dhe mallrave; 1.4. Miraton procedurat për dhënien e licencave dhe lejeve për operatorët e transportit tokësor të udhëtarëve dhe mallrave, terminaleve të udhëtarëve dhe mallrave si dhe autorizimet për operim; 1.5. Përcakton rregulla dhe kohët e ngasjes së pushimit të ekuipazhit të automjeteve; 1.6. Përcakton standarde dhe kritere për ngritjen e nivelit te sigurisë, standardet ekologjike dhe teknike në transportin tokësor të udhëtarëve dhe mallrave; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 10 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.7. Në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar në transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave negocion dhe përgatitë marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale si dhe protokollet e bashkëpunimit në nivel teknik; 1.8. Zhvillon aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve në fushën e trajnimeve profesionale në fushën e transportit tokësor të udhëtarëve dhe mallrave; 1.9. Përcakton kushtet dhe harton politikat për subvencionimin e transportit publik të udhëtarëve. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Transportit Tokësor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Transportit Hekurudhor dhe Tokësor i Mallrave; 3.2. Divizioni i Transportit Rrugor dhe Hekurudhor i Udhëtarëve; dhe 3.3. Divizioni për Zhvillimin e Politikave dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Transportin Tokësor. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Transportit Tokësor është njëmbëdhjetë (11). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets out the duties of the Rail and Road Freight Transport Division and says its head reports to the department head.
Neni 17 Divizioni i Transportit Hekurudhor dhe Rrugor të Mallrave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Transportit Hekurudhor dhe Rrugor të Mallrave janë: 1.1. Analizon, hulumton dhe zhvillon transportin e mallrave dhe mallrave të rrezikshme; 1.2. Adapton dhe përcjell Direktivat Evropiane në transportin e mallrave dhe mallrave të rrezikshme; 1.3. Kryen punët të cilat kanë të bëjnë me përgatitjet e legjislacionit dhe rregullave për transportin e mallrave dhe mallrave të rrezikshme në transportin ndërkombëtar dhe atë vendorë; 1.4. Merr pjesë në përgatitjet, përcjelljen dhe implementimin e marrëveshjeve bilaterale me të gjithë shtetet me të cilat ekziston interesi i përbashkët në transportin bilateral të mallrave; 1.5. Përgatit marrëveshjet ndërkombëtare nga fusha e transportit të mallrave; 1.6. Bashkëpunon me shtetet dhe mekanizmat ndërkombëtar në sferën e transportit, ku Kosova aderon për anëtarësim; 1.7. Përcakton kontingjente bilaterale dhe shpërndarja e lejeve bilaterale bazuar në marrëveshjen bilaterale; 1.8. Kryen punët përgatitore rreth licencimit të operatorëve të transportit të mallrave; 1.9. Përshtatja e legjislacionit në fuqi me direktivat e BE-së në fushën e transportit; 1.10. Përgatitja e legjislacionit për automjetet për transportin e mallrave dhe mallrave të rrezikshme bazuar në rregullat e BE-së, duke marrë parasysh ruajtjen e ambientit dhe zhurmës gjatë transportit rrugor; 1.11. Propozon politikat zhvillimore në kuadër të Divizionit të Transportit të Mallrave dhe Mallrave të Rrezikshme; 1.12. Ofron këshilla dhe informata për politikat e planifikimit dhe dispozitat të transportit hekurudhor të mallrave në Kosovë; 1.13. Analizon politikën, rregullat dhe standardet lidhur me zhvillimin e transportit hekurudhor të mallrave; 1.14. Përgatit propozimet për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve tjera të transportit hekurudhor të mallrave bazuar ne standardet evropiane dhe monitoron implementimin e tyre; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 11 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.15. Harton politika mbi përfaqësimin e Kosovës në marrëveshjet ndërqeveritare në transportin hekurudhor të mallrave; 1.16. Mban lidhjet me organizatat ndërkombëtare në drejtim të zhvillimit të transportit hekurudhor të mallrave në Kosovë; 1.17. Mban raporte me autoritetin rregullativ hekurudhor, menaxherët e infrastrukturës hekurudhore dhe operatorët me trena; 1.18. Përgatit raporte dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm për nevoja të Qeverisë në kuadër të transportit hekurudhor të mallrave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Transportit Hekurudhor dhe Rrugor të Mallrave, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionit të Transportit Hekurudhor dhe Rrugor të Mallrave është tre (3). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article assigns the passenger road and rail transport division a set of management, planning, drafting, coordination, training, liaison, and reporting duties, and says the division leader reports to the department head.
Neni 18 Divizioni i Transportit Rrugor dhe Hekurudhor të Udhëtarëve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Transportit Rrugor dhe hekurudhor të Udhëtarëve janë: 1.1. Mbikëqyrë, menaxhon dhe koordinon punët brenda Divizionit të Udhëtarëve; 1.2. Harton rrjetin e linjave ndërurbane dhe operimeve (Linjave) në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve; 1.3. Udhëheq procedurat për shqyrtimin e kërkesave të arritura ne Divizionin e udhëtarëve; 1.4. Harton dhe propozon nxjerrjen e akteve ligjore dhe nën ligjore për Transport të udhëtarëve; 1.5. Propozon përpilimin e marrëveshjeve bilaterale ne fushën e transportit të udhëtarëve dhe mbikëqyrjen e implementimit të tyre; 1.6. Zhvillon trajnimet profesionale ne transportin e udhëtarëve; 1.7. Propozon politikat zhvillimore në kuadër të Divizionit të udhëtarëve; 1.8. Jep këshilla dhe informatave në politikën dhe informimin e planifikimit dhe dispozitave të sektorit hekurudhor në Kosovë; 1.9. Analizon politikën, rregullat dhe standardet lidhur me zhvillimin e transportit hekurudhor të udhëtarëve; 1.10. Përgatit propozimet për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve tjera të transportit hekurudhor të udhëtarëve bazuar ne standardet evropiane dhe monitoron implementimin e tyre; 1.11. Harton politika mbi përfaqësimin e Kosovës në marrëveshjet ndërqeveritare në transportin hekurudhor të udhëtarëve; 1.12. Mban lidhjet me organizatat ndërkombëtare në drejtim të zhvillimit të transportit hekurudhor të udhëtarëve në Kosovë; 1.13. Mban raporte me autoritetin rregullativ hekurudhor, menaxherët e infrastrukturës hekurudhore dhe operatorët me trena; 1.14. Përgatit raporte dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm për nevoja të Qeverisë në kuadër të transportit hekurudhor të udhëtarëve. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Transportit Rrugor dhe hekurudhor i Udhëtarëve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Transportit Rrugor dhe Hekurudhor të Udhëtarëve është tre (3). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 12 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article lists the division’s tasks in transport policy, licensing, training, research, subsidy criteria, and digital tachograph policy, and says the division head reports to the department head.
Neni 19 Divizioni për Zhvillimin e Politikave dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Transportin Tokësor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Transportin tokësor janë: 1.1.Propozon hartimin e politikave zhvillimore dhe strategjike për transportin e udhëtarëve dhe mallrave; 1.2. Propozon hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore për procedurat e licencimit dhe lejeve për transportin e udhëtarëve dhe mallrave; 1.3. Harton programe për trajnime ne fushën e transportit tokësorë të udhëtarëve dhe mallrave; 1.4. Harton programe për studim, zhvillim dhe hulumtim në fushën e transportit tokësor të udhëtarëve dhe mallrave; 1.5. Cakton kritere për transportin e subvencionuar; 1.6. Përcakton politika për implementimin e tahografit digjital. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillimin e Politikave dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Transportin Tokësor raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Transportit Tokësor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Zhvillimin e Politikave dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Transportin Tokësor është katër (4). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Civil Aviation Department must carry out aviation policy, licensing, regulatory drafting, coordination, and strategy-related tasks.
Neni 20 Departamenti i Aviacionit Civil 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit të Aviacionit Civil janë: 1.1. Zhvillon politikat kombëtare për transportin ajror; 1.2. Inicion hartimin e rregulloreve për zbatimin e ekonomisë së transportit ajror; 1.3. Zbaton dhe merr masat e duhura për zhvillimin e Aviacionit Civil në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e Aviacionit Civil; 1.4. Përcjell zhvillimin e Politikave dhe Programeve të Aviacionit Civil dhe përgatitjen e rekomandimeve; 1.5. Lëshon licencat për ushtrimin e veprimtarisë së Transportit Ajror; 1.6. Bashkëpunon me Autoritetin Rregullativ të Aviacionit Civil dhe sipas nevojës edhe me Autoritete tjera përkatëse, konsultohet për çfarëdo negociate ose marrëveshje të cilat kanë të bëjnë me transportin ajror; 1.7. Inicion përpilimin e strategjisë për zhvillimin e Aviacionit në Republikën e Kosovës. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Aviacionit Civil raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Licencimeve dhe Rregullimit Ekonomik; dhe 3.2. Divizioni i Politikave Zhvillimore. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Aviacionit Civil është pesë (5). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 13 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Licensing and Economic Regulation Division must implement the department’s relevant legislation, advise management on licensing/fees/passenger-protection issues, analyze related policies and standards, prepare development and licensing-procedure projects, and the division has two employees.
Neni 21 Divizioni i Licencimeve dhe Rregullimit Ekonomik 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit të Licencimeve dhe Rregullimit Ekonomik janë: 1.1. Implementon legjislacionin i cili rregullon fushat në përgjegjësinë e Departamentit; 1.2. Ofron këshilla dhe rekomandime për menaxhmentin për çështjet dhe problemet për të cilat ballafaqohen rreth liçensimit të operatoreve, tarifave dhe mbrojtës të udhëtareve; 1.3. Analizon politikat, rregulloret udhëzimet dhe standardet për të gjitha fushat përkatëse, për të cilat përgatit projekte me rëndësi për zhvillimin, shkurtimin e procedurave të licencimit si dhe mbrojtjen sa me efikase të drejtave të udhëtareve; 2. Udhëheqësi i Divizionit të Licencimeve dhe Rregullimit Ekonomik raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Licencimeve dhe Rregullimit Ekonomik është dy (2). - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Development Policy Division must carry out aviation-policy support, coordination, analysis, training-planning, and cooperation tasks, and its head reports to the department head.
Neni 22 Divizioni i Politikave Zhvillimore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Politikave Zhvillimore janë: 1.1. Ofron këshilla dhe rekomandime për politikat zhvillimore të aviacionit civil; 1.2. Ofron këshilla dhe pjesëmarrje në hartimin e marrëveshjeve me shtetet dhe institucionet e ndryshme në planin e transportit ajror; 1.3. Siguron bashkëpunim të plotë me organizatat ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe realizon kooperim dhe koordinim civilo-ushtarak në të gjitha fushat e bashkëpunimit të cilat kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës ajrore dhe objekteve dhe mjeteve radio-teknike në sipërfaqen tokësore të cilat shfrytëzohen nga ana e të gjitha fluturakeve civile dhe shtetërore; 1.4. Siguron pjesëmarrje në analizat e politikave strategjive, rregulloreve, udhëzimeve, standardeve për fushat e politikave zhvillimore; 1.5. Propozon dhe planifikon trajnime përkatëse dhe aftësime profesionale për stafin e Divizionit; 1.6. Bashkëpunon me Autoritetin Rregullativ të Aviacionit Civil, Sektorin e Sigurisë, Sektorin për Hulumtime të Incidenteve dhe Aksidenteve etj. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Politikave Zhvillimore raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Politikave Zhvillimore është dy (2). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Department of Vehicles has listed responsibilities for motor-vehicle policy, regulation, procedures, training, information systems, and performance measurement, and its head reports to the Secretary General.
Neni 23 Departamenti i Automjeteve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Automjeteve janë: 1.1 Harton politika dhe strategji zhvillimore për sektorin e mjeteve me veprim motorik; 1.2. Propozon dhe harton ligjet, rregulloret dhe udhëzime të ndryshme për rregullimin e sektorit të mjeteve me veprim motorik; 1.3. Menaxhon dhe harmonizon procedurat e sektorit të mjeteve motorike me praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 14 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.4. Menaxhon dhe harmonizon procedurat e sektorit të patentë shoferit me praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara; 1.5. Siguron pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjisë në fushën e patentë shoferit, kontrolleve teknike dhe homologimit me ato të BE – së; 1.6. Propozon trajnime të ndryshme në mënyrë që të garantohet shkalla më e lartë e ekspertizave, aktiviteteve dhe përgjegjësisë; 1.7. Krijon procedurën dhe sistemin e informimit për operim aktiv dhe efektiv të sektorit të shoferëve, homologimit dhe kontrolleve teknike të mjeteve; 1.8. Propozon trajnime profesionale në fushën e patentë shoferit, homologim dhe kontroll teknike; 1.9. Kryen matjen e përformancës për shofer instruktor, pyetës (ekzaminer) dhe ligjërues profesionalë. 2. Udhëheqësi i Departamentit te Automjeteve raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 2.1. Në kuadër të Departamentit të Automjeteve bëjnë pjesë divizionet si vijon; 2.2. Divizioni i Kontrollave Teknike, Homologimit; 2.3. Divizioni i Patentë Shoferëve. 3. Numri i të punësuarve në Departamentin e Automjeteve është nëntëdhjetë e një (91). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The division is assigned specific duties on vehicle technical inspection and homologation, including setting procedures, licensing procedures, import conditions, and related technical follow-up.
Neni 24 Divizioni i Kontrolleve Teknike dhe Homologimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Kontrolleve Teknike dhe Homologimit janë: 1.1 Përcakton procedurat për kryerjen e kontrollit teknik të mjeteve të cilat janë në qarkullim; 1.2. Përcakton procedurat për licencimin e kontrolleve teknike të mjeteve; 1.3. Kryen matjen e përformancës së kontrolleve teknike të mjeteve, propozon masa për përmirësimin e cilësisë së kontrollit teknik 1.4. Propozon procedura për ruajtjen e ambientit dhe ngritjes të sigurisë së automjeteve të cilat marrin pjesë në qarkullimin rrugor; 1.5. Propozon organizimin përmbajtjen e trajnimeve profesionale në kuadër të ngritjes së cilësisë së Inspektimeve të mjeteve nga ana e inspektuesve në qendrat e kontrollit teknik të mjeteve dhe homologimit në kuadër të kompetencave; 1.6. Përcakton kushtet për importin e mjeteve me veprim motorik në pajtueshmëri me standardet evropiane dhe ndërkombëtare; 1.7.Përcakton kushtet dhe përcjellë ndryshimet të cilat kryhen në mjetet të cilat janë të regjistruara dhe gjinden në qarkullim; 1.8. Propozon ECE dhe EEC rregulloreve të cilat do të jenë në zbatim me rastin e importit të automjeteve; 1.9. Përcjell homologimin tipor. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Kontrollave Teknike dhe Homologimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. .Numri i të punësuarve në Divizionin për Kontroll Teknike të mjeteve është dy (2). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 15 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Driver’s License Division must carry out licensing, testing, registry, training, and related administrative tasks.
Neni 25 Divizioni i Patentë Shoferit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Patentë Shofer janë: 1.1. Implementon planet dhe strategjitë në sektorin e njësisë së patentë shoferëve me ato të BE – së; 1.2. Përcakton dhe përpilon pyetjet për testimin e kandidatëve për shofer, shofer instruktor, ligjërues dhe pyetës; 1.3. Përcakton dhe harmonizon dokumentacionin e nevojshëm për sektorin e patentë shoferëve; 1.4. Kryen procedurat për licencimin e autoshkollave, shofer instruktorëve, ligjëruesve profesional dhe pyetësve; 1.5. Ruan dhe mirëmban regjistrin e shoferëve, autoshkollave, shofer instruktorëve ligjëruesve profesional dhe pyetësve; 1.6. Zhvillon programin, procedurat për lëshimin revokimin dhe pezullimin e licencave të auto-shkollave, shofer instruktorëve ligjëruesve profesional dhe pyetësve; 1.7. Zhvillon programin për trajnim dhe administrim të sektorit për patentë shofer; 1.8. Organizon aftësimin dhe trajnimet permanente, për shofer instruktor, ligjërues profesional dhe pyetësve (ekzaminerëve) të pjesës praktike dhe teorike dhe rilicencimin e tyre; 1.9. Organizon dhe mbikëqyrë testimet teorike dhe praktike për patentë shofer në regjionin e Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Ferizajit dhe Gjilanit; 1.10. Përcjellë organizimin e trajnimit të kandidatëve për patentë shofer nga “Ndihma e Parë” në institucionin e autorizuar nga Ministria. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Patentë Shoferit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Patentë Shoferit është tetëdhjetë e gjashtë (86). - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Coordinating Department must coordinate, monitor, plan, and report on road safety work, and its head reports to the Minister.
Neni 26 Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamenti Koordinues të Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor janë: 1.1. Koordinon dhe mbikëqyrë implementimin e vendimeve të Këshillit për Siguri në Komunikacionin; 1.2. Planifikon programin dhe mat indikatorët e performancës së koordinuar vjetore të sigurisë rrugore; dhe 1.3.Raporton për gjendjen e sigurisë rrugore. 2. Udhëheqësi i Departamentit Koordinues të Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor raporton tek Ministri. 3. Numri i të punësuarve në Departamentin Koordinues të Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor është tre (3). - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The department must support, coordinate, monitor, report, and share information on European integration work, and its head reports to the Secretary General.
Neni 27 Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë: 1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian; 1.2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 16 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS 1.3. Ofron mbështetje në përafrimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire; 1.4. Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian; 1.5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushë veprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Integrim Evropian; 3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave. 4.Numri i të punësuarve në Departamentin e Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave është pesë (5). - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The European Integration Division has listed support, coordination, monitoring, and reporting duties, and its head reports to the head of the department.
Neni 28 Divizioni për Integrim Evropian 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrim Evropian janë: 1.1.Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike; 1.3. Monitoron zbatimin e PVMSA-së dhe raporton tek institucionet relevante; 1.4. Koordinon asistencën e IPA-së dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multilaterale për aktivitetet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë dhe Qeverisë; 1.5. Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve; 1.6. Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë përafrimit me acquis communautaire, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVMSA, integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë; 1.7. Ofron mbështetje në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrim Evropian raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrim Evropian është dy (2). - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Policy Coordination Division must support strategy drafting, coordination, planning, reporting, and monitoring work, and its head reports to the relevant department head.
Neni 29 Divizioni i Koordinimit të Politikave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë në mes tyre dhe me dokumentet e tjera qeveritare; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept dokumenteve për legjislacion; 1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 17 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS buxhetor; 1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante; 1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave është dy (2). - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Legal Department must provide legal support, draft and help harmonize legislation, advise on request, work with the Ministry of Justice on court matters, and the department head reports to the Secretary General.
Neni 30 Departamenti Ligjor 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit Ligjor janë: 1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë; 1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis të BE-së) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë; 1.5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës; 1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore. 2. Udhëheqësi i Departamentit ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit dhe 3.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është pesë (5). - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The division must help draft legislation, ensure compliance and harmonization, provide requested legal advice, and the division chief reports to the legal department chief.
Neni 31 Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë: 1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar; 1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis të BE-së dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është dy (2). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 18 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The division must coordinate ministry activities on law implementation, provide legal support, identify implementation problems, support drafting of proposals and contracts, coordinate legislative activities with relevant institutions, and maintain the ministry’s subordinate-act register. The division leader reports to the legal department leader, and the division has 2 employees.
Neni 32 Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë: 1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Ministrisë për zbatimin e legjislacionit; 1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit; 1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative; 1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim -vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim memorandumeve dhe propozim- kontratave; 1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse; 1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është dy (2). - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The department must carry out listed finance, HR, logistics, archive, and IT tasks, and its head reports to the Secretary General.
Neni 33 Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë; 1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë; 1.5. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë; 1.6. Ofron shërbime logjistike për ministrinë; 1.7. Mirëmban pajisjet e TI dhe ofron shërbime të TI-së. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë këto Divizione: 3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore; 3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 3.3. Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është njëzet e tetë (28). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 19 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Human Resources Division must coordinate HR planning, manage recruitment, support staff performance and ensure related procedures are implemented. Its head reports to two senior officials, and the division has two employees.
Neni 34 Divizioni i Burimeve Njerëzore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve; 1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrative. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Burimeve Njerëzore është dy (2). - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Division must prepare budget proposals, coordinate budget matters, report on budget execution, ensure spending follows budget rules, manage cash reserves, and work closely with internal and external auditors.
Neni 35 Divizioni për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë: 1.1. Përgatitë propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë; 1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; 1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; 1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është dymbëdhjetë (12). - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The division must provide logistics and IT support, manage inventory, transport, and archives, and its head reports to the department head.
Neni 36 Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike 1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike janë: 1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë; 1.2. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative; 1.3. Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë; 1.4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë; 1.5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë; 1.6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit të TI dhe Shërbimeve Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 20 3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të TI dhe Shërbimeve Logjistike është trembëdhjetë (13). - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Internal Audit Division must carry out internal audit tasks, report on its work, and notify senior management, the Audit Committee, and other competent authorities in certain fraud or corruption cases.
Neni 37 Divizioni i Auditimit të Brendshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit te Brendshëm janë: 1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut; 1.3 .Organizon, kryen dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit,në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit; 1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm; 1.6. Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm raporton tek Ministri. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është dy (2). - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Public Communication Division must support the ministry’s communication work, run communication plans and media materials, maintain the ministry’s website, coordinate public document access requests, and its leader reports to the Secretary General.
Neni 38 Divizioni për Komunikim me Publikun 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim me Publikun janë: 1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit; 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë; 1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale; 1.4. Mirëmban ueb-faqen zyrtare të Ministrisë; 1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunikim Publik është pesë (5). - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Divizioni i Prokurimit must plan, coordinate, and carry out the ministry’s annual public procurement work, ensure procurement requests follow the rules, set tender and price-evaluation methods, and advise management on disputed contract-execution issues.
Neni 39 Divizioni i Prokurimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë: 1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.13 / 13 SHKURT 2014 1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Prokurimit është tetë (8). - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This transitional provision says the regulation includes the section on internal organization and the related organogram because the classification process for job positions has not yet been completed.
Neni 40 Dispozitat kalimtare 1. Rregullorja Nr. 38/2013 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së Ministrisë së Infrastrukturës, përmban pjesën mbi organizimin e brendshëm dhe organogramin përkatës, meqë procesi i klasifikimit të vendeve të punës së Ministrisë së së Infrastrukturës dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj nuk ka përfunduar ende. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Staff mobility within the institution is allowed when needed for the smooth running of work.
Neni 41 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim- ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen struktura organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e Ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: This provision says the regulation enters into force 7 days after the Prime Minister signs it and is published in the Official Gazette.
Neni 42 Hyrja në fuqi 1. Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi _________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 19.12.2013 Rregullore QRK - nr. 38/2013 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Infrastrukturës, është miratuar në mbledhjen e 160 të Qeverisë Republikës së Kosovës me ven- dimin nr. 05/160 me datë 11.12.2013 21 RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE NR. 38/2013 PËR ORGANIZIMIN BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in