RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË
The Government of Kosovo states that it adopts Regulation (QRK) No. 39/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Education, Science and Technology.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-39/2013
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
The Government of Kosovo states that it adopts Regulation (QRK) No. 39/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Education, Science and Technology. This regulation sets out the internal organization of the Ministry of Education, Science and Technology and other state administration bodies under its supervision. This provision says the regulation applies to the Ministry of Education, Science and Technology. This article lists the internal structure of the Ministry of Education, Science and Technology and states that the Ministry has 178 employees. This article says what the minister’s cabinet consists of and sets the staffing numbers.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË
Showing 45 of 45
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo states that it adopts Regulation (QRK) No. 39/2013 on the internal organization and job systematization of the Ministry of Education, Science and Technology.
Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 34 paragrafi 1 të Ligjit nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore, Rregullores Nr. 09/2011 të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nenit 23 paragrafi 10 të Rregullores Nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, Miraton: RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This regulation sets out the internal organization of the Ministry of Education, Science and Technology and other state administration bodies under its supervision.
Neni 1 Qëllimi 1. Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë si dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, me këtë rregullore nuk përcaktohet organizimi i brendshëm i organeve qendrore të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the regulation applies to the Ministry of Education, Science and Technology.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo Rregullore zbatohet për Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, organin e lartë të administratës shtetërore. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë si dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj përcaktohen me shtojcën nr. 6 të Rregullores së Qeverisë Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe legjislacionit përkatës në fuqi. 3. Organet Qendrore të Administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, rregullohen me rregullore të veçanta. KAPITULL I ORGANIZIMI I BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMI I VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article lists the internal structure of the Ministry of Education, Science and Technology and states that the Ministry has 178 employees.
Neni 3 Struktura organizative e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë 1. Struktura organizative e organit të lartë të administratës shtetërore në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë është si vijon: 1.1. Kabineti i Ministrit; 1.2. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm; 1.3. Departamentet, dhe 1.4. Divizionet. 2. Numri i të punësuarve në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë është Njëqindeshtatëdhjetetetë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 1 (178). - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says what the minister’s cabinet consists of and sets the staffing numbers.
Neni 4 Kabineti i Ministrit 1. Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë përbëhet nga: 1.1. Ministri; 1.2. Zëvendësministrat; 1.3. Këshilltarët politikë, dhe 1.4. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë dhe personelit mbështetës përcaktohen me Rregulloren Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Numri i të punësuarve në kabinetin e Ministrit është nëntë (9). 4. Numri i të punësuarve në kabinetin e Ministrit – personeli mbështetës është nëntë (9) i sistemuar në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The General Secretary’s office is made up of the General Secretary and support staff, and it has three employees.
Neni 5 Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë përbëhet nga: 1.1. Sekretari i Përgjithshëm, dhe 1.2. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është tre (3). - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article lists the departments and divisions in the Ministry of Education, Science and Technology.
Neni 6 Departamentet dhe divizionet në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë 1. Departamentet dhe divizionet në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë janë: 1.1. Departamenti për Politikat e Arsimit Parauniversitar: 1.1.1. Divizioni për Arsim Parashkollor; 1.1.2. Divizioni për Arsim të Përgjithshëm; 1.1.3. Divizioni për Arsim Profesional dhe Arsim për të Rritur; 1.1.4. Divizioni për Arsim të Komuniteteve; 1.1.5. Divizioni për Arsim me Nevoja të Veçanta; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 2 1.1.6. Divizioni për Arsim Privat Parauniversitar. 1.2. Departamenti për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar: 1.2.1. Divizioni për Planprograme dhe Tekste Shkollore; 1.2.2. Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim; 1.2.3. Divizioni për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve. 1.3. Departamenti për Arsim të Lartë: 1.3.1. Divizioni për Zhvillim dhe Cilësi në Arsimin e Lartë; 1.3.2. Divizioni për Njohje dhe Barasvlerë; 1.3.3. Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim të Lartë dhe Shkencë. 1.4. Departamenti për Shkencë dhe Teknologji: 1.4.1 Divizioni për Shkencë; 1.4.2. Divizioni për Teknologji; 1.4.3. Divizioni për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë. 1.5. Departamenti për Infrastrukturë të Ndërtesave Arsimore: 1.5.1. Divizioni për Planifikim dhe Standarde të Hapësirës Shkollore; 1.5.2. Divizioni për Menaxhimin e Projekteve dhe Objekteve Shkollore. 1.6. Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave: 1.6.1. Divizioni për Integrime Evropiane; 1.6.2. Divizioni për Koordinim të Politikave dhe statistika; 1.7. Departamenti Ligjor. 1.8. Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme: 1.8.1. Divizioni për Burime Njerëzore; 1.8.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 1.8.3. Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike. 1.9. Divizioni për Auditim të Brendshëm. 1.10. Divizioni për Komunikim Publik. 1.11. Divizioni për Prokurim Publik. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 3 - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The pre-university education department must carry out policy, legislation, support, and advisory tasks for Kosovo’s pre-university education system.
Neni 7 Departamenti për Politika të Arsimit Parauniversitar 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Politikat e Arsimit Parauniversitar janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive në fushën e arsimit parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë si dhe të institucioneve të tjera arsimore të nivelit parauniversitar në Kosovë; 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në institucionet arsimore në fushën e arsimit parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë si dhe të institucioneve të tjera arsimore të nivelit parauniversitar; 1.3. Ofron këshilla lidhur me njohjet profesionale dhe bashkëpunimin ndër-institucional arsimor brenda dhe jashtë Kosovës; 1.4. Ofron mbështetje rreth bartjes së përgjegjësive administrative, profesionale dhe financiare nga niveli qendror në nivel komunal dhe nga komunat tek shkollat; 1.5. U ofron përkrahje të vazhdueshme nivelit lokal për përfshirjen e fëmijëve në institucione parashkollore; 1.6. Ofron mbështetje në arsimin gjithëpërfshirës tek të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në procesin e rregullt mësimor; 1.7. Ofron përkrahje për arsimin profesional dhe arsimin për të rritur; 1.8. Ofron mbështetje administrative për bartësit e arsimit privat parauniversitar përmes dokumentacionin e nevojshëm. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Politikat e Arsimit Parauniversitar raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të Departamentit për Politikat e Arsimit Parauniversitar bëjnë pjesë këto Divizione: 3.1. Divizioni për Arsim Parashkollor; 3.2. Divizioni për Arsim të Përgjithshëm; 3.3. Divizioni për Arsim Profesional dhe Arsim për të Rritur; 3.3. Divizioni për Arsim të Komuniteteve; 3.4. Divizioni për Arsim me Nevoja të Veçanta; 3.5. Divizioni për Arsim Privat Parauniversitar. 1. Numri i të punësuarve në Departamentin për Politikat e Arsimit Parauniversitar është njëzetë e tetë (28). - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Preschool Education Division has several duties: it supports education institutions, monitors preschool development, identifies training needs, helps organize training, and the division head reports to the department head.
Neni 8 Divizioni për Arsim Parashkollor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arsim Parashkollor janë: 1.1. U ofron përkrahje institucioneve të arsimit për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në nivelin parashkollor; 1.2. Përkujdeset që zhvillimi i fëmijëve parashkollorë të jetë në harmoni me standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 4 1.3. Monitoron dhe raporton në formë të rregullt mbi zhvillimin e edukimit parashkollor në tërë vendin, në përputhje me Planin Strategjik për Sektorin e Arsimit 2011-2016 (Strategjinë e MASHT-it); 1.4. Identifikon nevojat për trajnim të edukatoreve dhe ofron mbështetje në organizimin e trajnimeve përkatëse; 1.5. Analizon dhe ofron rekomandime mbi programet dhe modulet e trajnimeve të depozituara nga institucionet që aplikojnë për edukim parashkollor. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Arsim Parashkollor raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim Parashkollor është dy (2). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The General Education Division must carry out education-policy, planning, advisory, cooperation, and quality-improvement tasks.
Neni 9 Divizioni për Arsim të Përgjithshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arsim të Përgjithshëm janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive për arsimin parauniversitar; 1.2. Ofron këshilla për planifikim dhe zbatim të programeve të reja për tri nivelet e shkollimit dhe në përgjithësi për reformimin e sistemit të arsimit; 1.3. Bashkëpunon me akterët relevantë për realizimin e objektivave në kuadër të fushëveprimtarisë; 1.4. Ofron këshilla lidhur me rregullat e njohjes profesionale dhe bashkëpunon me institucionet e arsimit brenda dhe jashtë Kosovës; 1.5. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e projekteve për ngritjen e cilësisë në arsim, në bashkëpunim me institucionet përkatëse. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim të Përgjithshëm është shtatë (7). - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The division for vocational and adult education must prepare, draft, and implement policy/strategy documents, link public and private institutions, and regularly monitor and report on provider quality. Its head must report to the department head.
Neni 10 Divizioni për Arsim Profesional dhe Arsim për të Rritur 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arsim Profesional dhe Arsim për të Rritur janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive në fushën e arsimit profesional dhe arsimit për të rritur; 1.2. Siguron lidhshmëri në mes të institucioneve publike dhe private në interes të politikave shtetërore në arsimin profesional dhe arsimin për të rritur; 1.3. Monitoron dhe raporton në formë të rregullt mbi cilësinë e ofruesve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit për të rritur. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Arsim Profesional dhe Arsim për të Rritur raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim Profesional dhe Arsim për të Rritur është shtatë (7). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Community Education Division must carry out policy and strategy work, identify education needs, integrate students’ rights into curriculum reform, and help raise education standards for communities. Its head reports to the department head, and the division has three employees.
Neni 11 Divizioni për Arsim të Komuniteteve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arsim të Komuniteteve janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 5 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive për arsim të të gjitha komuniteteve; 1.2. Identifikon dhe adreson nevojat për arsim të përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve në zonat që ata janë pakicë; 1.3. Përkujdeset që në kuadër të reformimit të planprogrameve arsimore, në veçanti, dhe të fushës së arsimit, në përgjithësi, të merren parasysh dhe të integrohen të drejtat për të gjithë nxënësit e komuniteteve; 1.4. Propozon dhe kontribuon në ngritjen e standardeve për arsimim të komuniteteve, veçanërisht të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, për shkak të mungesës së resurseve motivuese. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Arsim të Komuniteteve raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim të Komuniteteve është tre (3). - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The special education division must carry out planning, support, coordination, monitoring, and cooperation tasks, and its leader reports to the department head.
Neni 12 Divizioni për Arsim me Nevoja të Veçanta 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Arsimin me Nevoja të Veçanta janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive si dhe të legjislacionit për qendrat; 1.2. Ofron mbështetje administrative për qendrat burimore; 1.3. Bashkëpunon me institucionet relevante për ngritjen e kapaciteteve profesionale në qendrat burimore; 1.4. Monitoron dhe siguron promovimin e arsimit gjithëpërfshirës, konkretisht trajtimin e barabartë të nxënësve; 1.5. Monitoron cilësinë e arsimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në qendra burimore; 1.6. Bashkëpunon me organizatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për promovimin dhe realizimin e aktiviteteve në qendrat burimore. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Arsim Special raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim Special është pesë (5). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The division must support licensing for private pre-university education providers, review school and administrative facilities, advise on initiatives and curricula, and the division head reports to the Secretary General.
Neni 13 Divizioni për Arsim Privat Parauniversitar 1. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Divizionit për Arsim Privat Parauniversitar janë: 1.1. Ofron mbështetje administrative për licencim të bartësve të arsimit privat parauniversitar, duke grumbulluar dhe ruajtur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm; 1.2. Ofron mbështetje dhe këshilla për propozim-iniciativa për arsim privat parauniversitar; 1.3. Bën kontrollimin e strukturës fizike të objekteve mësimore dhe administrative; 1.4. Ofron rekomandime për zbatimin dhe implementimin e kurrikulave, të dhëna për kualifikimet e mësimdhënësve dhe kualitetin në institucionet e arsimit privat parauniversitar. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Arsim Privat Parauniversitar, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 6 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim Privat Parauniversitar është dy (2). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Department for the Development of Pre-university Education must carry out curriculum, support, advisory, licensing, and testing tasks, and its leader reports to the Secretary General.
Neni 14 Departamenti për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar 1. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e kurrikulave për zhvillimin e arsimit parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë; 1.2. U ofron mbështetje institucioneve të arsimit për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në të nxënit cilësor bazuar në standarde të krahasueshme me ato të vendeve të zhvilluara; 1.3. Ofron këshilla lidhur me njohjen profesionale dhe nxitjen e lidhjeve me institucionet e arsimit brenda dhe jashtë Kosovës; 1.4. Harton kurrikula cilësore për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, të përcjella nga ndryshimet përkatëse në metodologji të mësimdhënies e të nxënies dhe në vlerësimin e nxënësve; 1.5. Ofron mbështetje për licencimin dhe certifikimin e mësimdhënësve; 1.6. Bën organizimin e testit të arritshmërisë dhe testit të maturës. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të Departamentit për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar bëjnë pjesë këto divizione: 3.1. Divizioni për Planprograme dhe Tekste Shkollore; 3.2. Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim; 3.3. Divizioni për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Zhvillimin e Arsimit Parauniversitar është tridhjetë (30). - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The division must develop, support, and monitor curricula, support textbooks and teaching materials, and its head reports to the department head.
Neni 15 Divizioni për Planprograme dhe Tekste Shkollore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planprograme dhe Tekste Shkollore janë: 1.1. Propozon, harton, zhvillon dhe monitoron zbatimin e kurrikulave për arsimin parafillor (mosha 5-6 dhe mosha parashkollore), nivelin e arsimit fillor (klasat 1-5), nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9), cikli i lartë i mesëm (klasat 10-12/13); 1.2. Ofron mbështetje për implementimin e kurrikulave; 1.3. Ofron mbështetje profesionale për tekste shkollore dhe materiale didaktike. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Planprograme dhe Tekste Shkollore raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Planprograme dhe Tekste Shkollore është tetë (8). - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The division must prepare, propose, draft, and implement standards/evaluation documents, administer and analyze tests for three pre-university education levels, cooperate with the curriculum division, and the division leader reports to the department leader.
Neni 16 Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim janë: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 7 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me procesin e vlerësimeve dhe standardeve; 1.2. Bën përgatitjet dhe administrimin e testeve për tri nivele të arsimit parauniversitar dhe analizën e rezultateve të testeve për tri nivelet e arsimit; 1.3. Bashkëpunon me Divizionin për Zhvillimin e Planprogrameve, në mënyrë që vlerësimi të jetë pjesë përbërëse e procesit të planprogrameve dhe në shërbim për aftësim të mësimdhënësve. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim është tetë (8). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The division must plan, deliver, accredit, and coordinate teacher professional development activities, and its leader must report to the department leader.
Neni 17 Divizioni për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve janë: 1.1. Propozon programe buxhetore, periodike dhe vjetore për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe për procesin e licencimit të mësimdhënësve; 1.2. Ofron trajnime në aftësimin e mësimdhënësve, ekspertëve për zhvillim profesional; 1.3. Bën akreditimin e programeve të trajnimeve me partnerët zhvillimorë (OJQ dhe OQ ndërkombëtare dhe vendore), që janë përgjegjës për zhvillimin profesional të mësimdhënësve (Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve në MASHT); 1.4. Bën koordinimin e trajnimeve nga niveli qendror në atë lokal. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Zhvillim Profesional është dymbëdhjetë (12). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets out the duties of the Department for Higher Education, requires its head to report to the Secretary General, and lists the divisions and staffing level in the department.
Neni 18 Departamenti për Arsim të Lartë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Arsim të Lartë janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive për arsimin e lartë; 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e arsimit të lartë; 1.3. Hulumton, identifikon dhe propozon programe studimore në bazë të nevojave të tregut të punës; 1.4. Ofron mbështetje për institucionet e arsimit të lartë për partneritetin publiko-privat, sipas kërkesës; 1.5. Ofron mbështetje për krijimin e fondeve për bursa për studime në institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kërkesës; 1.6. Ofron mbështetje në bashkëpunim me Divizionin e Arsimit Privat Parauniversitar në verifikimin e dokumentacionit në arsimin e lartë privat. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Arsim të Lartë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto divizione: 3.1. Divizioni për Zhvillim dhe Cilësi në Arsim të Lartë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 8 3.2. Divizioni për Njohje dhe Barasvlerë; 3.3. Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim të Lartë dhe Shkencë. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Arsim të Lartë është nëntë (9). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The division must prepare and implement higher-education quality documents, support scholarships and talented students, and support integration of Kosovar student associations in Europe.
Neni 19 Divizioni për Zhvillim dhe Cilësi në Arsimin e Lartë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Zhvillim dhe Cilësi në Arsimin e Lartë janë: 1.1. Propozon, harton, dhe siguron zbatimin e dokumenteve për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë; 1.2. Ofron mbështetje në krijimin e bursave dhe stimulimin e të talentuarve; 1.3. Ofron mbështetje në integrimin e asociacioneve kosovare studentore në asociacione të ngjashme në Evropë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillim dhe Cilësi në Arsim të Lartë raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Zhvillim dhe Cilësi në Arsim të Lartë është dy (2). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Recognition and Equivalence Division must prepare, implement, support, and verify recognition/equivalence work, and its leader reports to the department head.
Neni 20 Divizioni për Njohje dhe Barasvlerë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve për njohje dhe barasvlerë; 1.2. Siguron zbatimin e standardeve dhe procedurave të përcaktuara për njohje dhe barasvlerë; 1.3. Ofron mbështetje për zbatimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare gjatë procesit të njohjes dhe barasvlerës; 1.4. Bën verifikimin e dokumentacionit të arsimit të lartë privat. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Njohje dhe Barasvlerë është katër (4). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The division must support international cooperation in higher-education research and technology, advise on scientific work standards, help local research institutions seek funding, design capacity-building programmes, and its leader reports to the department leader.
Neni 21 Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë dhe Shkencë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim të Lartë dhe Shkencë janë: 1.1. Ofron mbështetje në koordinimin e aktiviteteve për bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e hulumtimeve dhe teknologjisë; 1.2. Ofron mbështetje për institucionet hulumtuese vendore në konkurrim për fonde në fushën e kërkimeve shkencore; 1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime për aplikimin e standardeve të punës shkencore në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare; 1.4. Propozon dhe dizajnon programe, për zhvillimin e kapaciteteve përmes hartimit të projekt-propozimeve për projekte hulumtuese shkencore. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim të Lartë dhe Shkencë raporton tek udhëheqësi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 9 i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë dhe Shkencë është dy (2). - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Department for Science and Technology must develop and implement policy/strategy documents and legislation, support infrastructure quality improvements and distance learning programmes, and its leader reports to the Secretary General.
Neni 22 Departamenti për Shkencë dhe Teknologji 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Shkencë dhe Teknologji janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave /strategjive në fushën e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë; 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë; 1.3. Ofron mbështetje në ngritjen e cilësisë infrastrukturore për zhvillim të shkencës dhe teknologjisë; 1.4. Ofron mbështetje në planifikimin dhe zhvillimin e programeve të mësimit në distancë. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Shkencë dhe Teknologji raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë këto divizione: 3.1. Divizioni për Shkencë; 3.2. Divizioni për Teknologji; 3.3. Divizioni për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Shkencë dhe Teknologji është shtatë (7). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Science Division must draft, propose, and help implement legislation for scientific development, provide administrative support for scientific projects on request, review applications for a publications fund, and give relevant opinions. Its head reports to the department head, and the division has two employees.
Neni 23 Divizioni për Shkencë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shkencë janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e zhvillimit shkencor; 1.2. Ofron mbështetje administrative për inicimin dhe realizimin e projekteve shkencore sipas kërkesës; 1.3. Shqyrton aplikacionet për fondin e botimeve dhe publikimeve shkencore, si dhe ofron opinionet përkatëse. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Shkencë, raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shkencë është dy (2). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Technology Division must carry out technology-development legislation tasks, support cooperation, design distance-learning projects, and coordinate relevant activity. The division head reports to the department head.
Neni 24 Divizioni për Teknologji 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Teknologji janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e zhvillimit të teknologjisë; 1.2. Ofron mbështetje në vendosjen e bashkëpunimeve në fushën e zhvillimit të teknologjisë midis institucioneve kosovare të arsimit të lartë dhe atyre të ngjashme jashtë vendit; 1.3. Dizajnon projekte për zhvillimin e programeve mësimore në distancë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 10 1.4. Koordinon aktivitet në fushën e zhvillimit të teknologjisë me institucionet relevante. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji, raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Teknologji është dy (2). - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The division must propose and plan innovation and technology-transfer activities, support international cooperation, and develop and implement capacity-building projects. The division head reports to the department head, and the division has two employees.
Neni 25 Divizioni për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë janë: 1.1. Propozon dhe planifikon masa dhe aktiviteteve për inovacion dhe transfer të teknologjisë, në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira evropiane; 1.2. Ofron mbështetje në vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e inovacionit dhe transferit të teknologjisë; 1.3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e projekteve për ngritjen e kapaciteteve në fushën e inovacionit dhe transferit të teknologjisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë është dy (2). - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The department supports implementation of school standards, maintains and updates a database on school conditions and property, its head reports to the General Secretary, and the department has 7 employees.
Neni 26 Departamenti për Infrastrukturë të Ndërtesave Arsimore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Infrastrukturë të Ndërtesave Arsimore janë: 1.1. Ofron mbështetje në zbatimin e standardeve lidhur me specifikacionet për shkolla të bazuara në standarde evropiane; 1.2. Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave mbi kushtet dhe patundshmërinë e objekteve shkollore. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Infrastrukturë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamentit bëjnë pjesë divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Planifikim dhe Standarde të Hapësirës Shkollore; 3.2. Divizioni për Menaxhimin e Projekteve dhe Objekteve Shkollore. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Infrastrukturë të Ndërtesave Arsimore është shtatë (7). - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The School Space Planning and Standards Division must oversee certain school projects, coordinate donor programs and municipal school projects, and its head reports to the department head.
Neni 27 Divizioni për Planifikim dhe Standarde të Hapësirës Shkollore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim dhe Standarde të Hapësirës Shkollore janë: 1.1. Mbikëqyr projektet shkollore të financuara nga MASHT përmes programit GIS dhe përpilimit të PIP; 1.2. Koordinon dhe mbikëqyr programet e donatorëve për aplikim të normave dhe standardeve në objektet shkollore; 1.3. Koordinon dhe mbikëqyr projektet shkollore në komuna. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim dhe Standarde të Hapësirës Shkollore raporton tek udhëheqësi i GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 11 departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikim dhe Standarde të Hapësirës Shkollore është tre (3). - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The school projects division must supervise, manage, inspect, coordinate, plan, and implement certain education infrastructure work, and its head must report to the department head.
Neni 28 Divizioni për Menaxhimin e Projekteve dhe Objekteve Shkollore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e Projekteve dhe Objekteve Shkollore janë: 1.1. Mbikëqyr, menaxhon dhe bën inspektimin e projekteve të financuara nga MASHT; 1.2. Koordinon, planifikon dhe implementon projekte për infrastrukturën e objekteve arsimore; 1.3. Koordinon dhe mbikëqyr programet e donatorëve për konstruktim, ndërtim dhe renovim; 1.4. Në koordinim me divizionin e planifikimit, konform normave dhe standardeve bën përcaktimin e prioriteteve për ndërtim, renovim, mirëmbajtje dhe pajisje të shkollave. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Projekteve dhe Objekteve Shkollore raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Menaxhimin e Projekteve dhe Objekteve Shkollore është tre (3). - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The department must support EU integration coordination, report on European Commission recommendations, prepare reports and work plans, and process statistical data from schools. Its head reports to the Secretary General.
Neni 29 Departamenti për Integrime Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Statistika 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Statistika janë: 1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian; 1.2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian; 1.3. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire; 1.4. Koordinon aktivitetet e Ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian; 1.5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të integrimit evropian, për fushë veprimtarinë e ministrisë; 1.6. Kontribuon dhe bashkëpunon me donatorët dhe partnerët zhvillimorë të MASHT-it; 1.7. Harton raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore; 1.8. Harton plane mujore dhe vjetore të punës së MASHT-it; 1.9. Bën grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore nga shkollat (të dhëna për nxënës, personel arsimor, të dhëna për sukses, për vijueshmëri, gjendje fizike të objekteve shkollore) për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave dhe Statistikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë këto Divizione: 3.1. Divizioni për Integrime Evropiane; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 12 3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave dhe Statistika. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave është nëntë (9). - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Division for European Integration must support ministry strategy work, coordinate and monitor EU-related planning and assistance, and help organize regular Stabilisation and Association meetings.
Neni 30 Divizioni për Integrime Evropiane 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Siguron informacione për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike; 1.3. Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton tek institucionet relevante; 1.4. Koordinon asistencën e IPA-s dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multilaterale për aktivitet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë; 1.5. Ofron mbështetje për strukturën organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve; 1.6. I ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis communautarie, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë në PVPE të integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë; 1.7. Ofron mbështetje në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asocimit për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane raporton tek udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrime Evropiane është tre (3). - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Division for Policy Coordination and Statistics has specific duties on document drafting, reporting, planning, and collecting statistical data; its head reports to the department head, and the division has five employees.
Neni 31 Divizioni për Koordinim të Politikave dhe Statistika 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave dhe Statistika janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë në mes tyre dhe me dokumentet e tjera qeveritare; 1.2. Siguron të dhëna /informacione për hartimin e planit vjetor të punës, duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike; 1.3. Bën përgatitjen e raporteve javore, mujore dhe vjetore; 1.4. Bën hartimin e planeve mujore dhe vjetore; 1.5. Bën grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore nga shkollat (të dhëna për nxënës, personel arsimor, të dhëna për sukses, për vijueshmëri, gjendje fizike të objekteve shkollore) për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave dhe Statistika raporton tek udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Statistika. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave dhe Statistika është pesë (5). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 13 - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Legal Department must support legal drafting, help draft primary and secondary legislation, ensure drafting standards and legal harmonisation, give legal advice on request, and work with the Ministry of Justice on court cases. Its head reports to the Secretary General, and the department has four staff.
Neni 32 Departamenti Ligjor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë: 1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë; 1.3. Siguron zbatimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë; 1.5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës; 1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në konteste gjyqësore. 2. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është katër (4). - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Department of Finance and General Services must handle HR, internal organization support, administration, logistics, IT services, budgeting, financial duties, archiving, and internal documents for the ministry.
Neni 33 Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike shërbime të teknologjisë informative; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë; 1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë; 1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbimet të TI-së; 1.6. Bënë lektorimin dhe përkthimin e dokumentacionit; 1.7. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë; 1.8. Ofron shërbime logjistike për ministrinë. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë këto divizione: 3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore; 3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa; 3.3. Divizioni për TI dhe shërbime Logjistike. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është gjashtëdhjetë e dy (62). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 14 - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Ky nen përshkruan detyrat e Divizionit të Burimeve Njerëzore dhe kërkon që drejtuesi i tij të raportojë te dy nivele mbikëqyrëse.
Neni 34 Divizioni i Burimeve Njerëzore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese; 1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimin e punës; 1.5. Bënë lektorimin dhe përkthimin e dokumentacionit; 1.6. Koordinon aktivitetet në ministri në koordinim me Zyrën Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë, pranë Zyrës së Kryeministrit; 1.7. Bashkëpunon ngushtë me koordinatorët e njësiteve për të drejtat e njeriut në ministritë tjera; 1.8. Harton programe dhe projekte që do t’i përmirësojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut në të gjitha fushat e adresuara nga ministria, përmes rrjetit me OJQ-të, komunat, mediet etj; 1.9. Raporton për Zyrën Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë pranë zyrës së Kryeministrit, mbi aktivitetet e njësisë për të drejtat e njeriut në baza të rregullta (raportet gjashtëmujore dhe vjetore), siç kërkohet nga ajo zyrë; 1.10. Ofron shërbime teknike dhe logjistike për ministrin dhe kabinetin e tij. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshme, në aspektin operacional, ndërsa tek udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Burimeve Njerëzore është nëntëmbëdhjetë (19). - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Division must prepare budget proposals, coordinate budget matters, report on budget execution, ensure spending follows budget rules, manage cash reserves, and cooperate with internal and external auditors.
Neni 35 Divizioni për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë: 1.1. Përgatit propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të ministrisë; 1.3. Përcjell dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; 1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; 1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 15 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është nëntë (9). - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The IT and Logistics Division must provide IT and logistics support, manage inventory, archives, transport, office supply needs, and receive/direct visitors; its leader reports to the department leader.
Neni 36 Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike janë: 1.1. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative; 1.2. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë; 1.3. Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë; 1.4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje për punë të zyrës; 1.5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë; 1.6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë; 1.7. Bën pranimin e palëve dhe orienton ata në departamente përkatëse. 2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për TI dhe Shërbime Logjistike është tridhjetë e dy (32). - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Internal Audit Division must carry out and report on internal audit work, and its head reports to the Minister.
Neni 37 Divizioni i Auditimit të Brendshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë: 1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut; 1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm për ministrinë dhe dorëzon rezultatet e auditimit, në pajtim më legjislacionin në fuqi; 1.4. Përgatit dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e auditimit; 1.5. Përgatit dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm; 1.6. Raporton menjëherë tek menaxhmenti i lartë dhe Komiteti i Auditimit për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprime të duhura, njofton autoritetet tjera kompetente. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm raporton tek Ministri. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Auditimit të Brendshëm është dy (2). - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Public Communications Division must handle ministry communication work, manage public information tasks, report to the Secretary General, and have four employees.
Neni 38 Divizioni për Komunikim me Publikun 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim me Publikun janë: 1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 16 1.2. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit; 1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatit njoftime për shtyp, deklarata e raporte dhe publikime tjera mediale; 1.4. Mirëmban dhe azhurnon ueb faqen zyrtare të ministrisë; 1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatit raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunikim me Publikun është katër(4). - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Procurement Division must carry out the ministry’s annual procurement plan, ensure procurement requests follow procurement rules, set tender and price-evaluation methods, and advise management on contract-execution disputes.
Neni 39 Divizioni i Prokurimit Publik 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë: 1.1. Përgatit, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; 1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton të Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Prokurimit është katër (4). KAPITULLI II ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANEVE QENDRORE TË MINISTRISË SË ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article lists the central bodies of the Ministry of Education, Science and Technology and gives the staffing numbers for each one.
Neni 40 Organet Qendrore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 1. Organet qendrore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë: 1.1. Agjencia e Kosovës për Akreditim, nëntë (9); 1.2. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, gjashtë (6); 1.3. Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për të Rritur e Kosovës, gjashtë (6); (AAAPRr do të funksionojë si pilot program deri në gusht të vitit 2016); 1.4. Inspektorati i Arsimit në Republikën e Kosovës, pesëdhjetegjashtë (56); 1.5. Instituti Albanologjik i Prishtinës, dyzetenëntë (49); GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 17 1.6. Instituti i Historisë, tridhjetenjë (31); 1.7. Instituti Pedagogjik, njëzetenjë (21); 1.8. Instituti i Leposaviqit, katërmbëdhjetë (14); 1.9. Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit, njëqindetridhjetë (130); 1.10. Universiteti “Haxhi Zeka i Pejës, njëqindepesëdhjetepesë (155); 1.11. Universiteti i Gjakovës, nëntëdhjetepesë (95); 1.12. Universiteti i Gjilanit, nëntëdhjetepesë (95); 1.13. Universiteti i Mitrovicës, nëntëdhjetepesë (95); 1.14. Qendra e Studentëve, dyqindekatërdhjetenëntë (249); 1.15. Arsimi me nevoja të veçanta, njëqindenëntëdhjeteshtatë (197). 2. Numri i të punësuarve në organet qendrore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njëmijetreqindetetëdhjetegjashtë (1386). KAPITULL III DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This provision says the regulation includes the section on internal organization and the relevant organogram, because the classification process for workplaces has not yet been completed.
Neni 41 Dispozitat kalimtare Rregullorja nr.39/2013 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë përmban pjesën mbi organizimin e brendshëm dhe organogramin përkatës, meqë procesi i klasifikimit të vendeve të punës në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj nuk ka përfunduar ende. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Staff mobility within the institution is allowed when it is considered necessary for the smooth running of work and aligns with civil service legislation.
Neni 42 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin Vjetor të Buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim- ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen struktura organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e Ligjit Vjetor të Buxhetit janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: When this Regulation enters into force, the 2005 organogram is repealed.
Neni 43 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, shfuqizohet organogrami i vitit 2005. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 18 - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Kjo Rregullore hyn në fuqi 7 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Neni 44 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi _______________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës Datë: 09 Janar 2014 Rregullore (QRK) - Nr. 39/2013 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është miratuar në mbledhjen e 161 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin numër Nr.01/161 me datë 18.12.2013. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 19 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 11 / 04 SHKURT 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË 20
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) - Nr. 39/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in