RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS
This preamble states the legal bases for the Government of Kosovo to adopt Regulation No. 42/2013.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-42/2013
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states the legal bases for the Government of Kosovo to adopt Regulation No. 42/2013. This provision says the regulation’s purpose is to set the internal organization of the Secretariat, the Situation Center, and their subordinate units within the Kosovo Security Council. This article says the regulation applies to the Secretariat, the Situations Centre of the KSK, and their subordinate units. Terms used in this Regulation have the same meaning as in the three referenced laws. This article says the Secretariat of the Kosovo Security Council is composed of three internal units.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states the legal bases for the Government of Kosovo to adopt Regulation No. 42/2013.
Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93(4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në nenin 16.1 të Ligjit mbi Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në pajtim me nenin 33 të ligjit nr. 03L-189 “Për administratën shtetërore”, si dhe në pajtim me nenin 19 (6.2) të Rregullores Nr.09/2011 së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nenit 23 paragrafi 10 të Rregullores nr.09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, Miraton: RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the regulation’s purpose is to set the internal organization of the Secretariat, the Situation Center, and their subordinate units within the Kosovo Security Council.
Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Sekretariatit dhe Qendrës së Situ- atave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës (më tutje KSK) dhe njësive në vartësi të tyre. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the regulation applies to the Secretariat, the Situations Centre of the KSK, and their subordinate units.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Dispozitat e kësaj rregulloreje zbatohen për Sekretariatin dhe Qendrën e Situatave të KSK–së dhe njësitë në vartësi të tyre. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretariatit dhe Qendrës së Situatave të KSK janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 03/L- 050 për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Terms used in this Regulation have the same meaning as in the three referenced laws.
Neni 3 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë Rregullore kanë kuptimin e njëjtë si në Ligjin Nr. 03/L-050 për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Ligjin Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil dhe Ligjin Nr. 03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civil. II. STRUKTURA ORGANIZATIVE E SEKRETARIATIT TË KSK - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says the Secretariat of the Kosovo Security Council is composed of three internal units.
Neni 4 Struktura organizative e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës 1. Për kryerjen efikase të përgjegjësive, autorizimeve dhe detyrave të punës, Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës (më tutje SKSK) përbëhet nga: 1.1. Zyra e Sekretarit të KSK-së; 1.2. Drejtorati i Analizave dhe Politikave të Sigurisë; 1.3. Drejtorati i Administratës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 32 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Sekretari i KSK-së udhëheq Sekretariatin dhe i përgjigjet Kryesuesit të KSK-së.
Neni 5 Sekretari i KSK-së 1. Në përputhje me nenin 16, paragrafin 2 të Ligjit Nr. 03/L-050 Për Themelimin e KSK-së, Sekretariati udhëhiqet nga Sekretari i KSK-së. 2. Sekretari i KSK-së, i përgjigjet Kryesuesit të KSK-së dhe është përgjegjës për menaxhimin e gjithmbarshëm administrativ të Sekretariatit të KSK-së, sigurimin e zbatimit të funksioneve të besuara të njësive organizative të Sekretariatit; Qendrës se Situatave, Drejtorisë së Analizave dhe Politikave të Sigurisë (DAPS), Administratës si dhe sigurimin e informatave të sakta dhe këshillave të paanshme e profesionale për Kryesuesin e KSK-së. 3. Sekretari i KSK-së është nëpunës civil, ndërsa kriteret dhe procedura e përzgjedhjes dhe e emërimit të tij, bëhet në përputhje me nenin 15 të Ligjit Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe dispozitat për- katëse të Rregullores, Nr. 06/2010 për Procedurat e Emërimit në pozita të larta drejtuese në Shërbimin Civil. 4. Procedura e vlerësimit të performancës, procedura disiplinore dhe kushtet e shkarkimit të Sekretarit të KSK-së bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse të Rregullores Nr. 06/2012 për Pozitat e larta drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. 5. Mundësia e vazhdimit të mandatit të funksionit të Sekretarit të KSK-së bëhet në përputhje me kriteret dhe proce- durën e përcaktuar në nenin 22 Rregullores Nr. 06/2012 për Pozitat e larta drejtuese në Shërbimin Civil të Repub- likës së Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Zyra e Sekretarit të KSK-së funksionon me katër role të përcaktuara dhe ka gjithsej katër të punësuar.
Neni 6 Zyra e Sekretarit të KSK-së 1. Për mbarëvajtjen e punëve dhe përgjegjësive të Sekretarit të KSK-së funksionon Zyra e Sekretarit të KSK: 1.1. Sekretari i KSK; 1.2. Asistenti Ekzekutiv; 1.3. Zyrtari Certifikues; 1.4. Auditori i brendshëm. 2. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të KSK-së është katër (4). - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Secretariat must provide professional, administrative, technical, and other support services to the Kosovo Security Council.
Neni 7 Përgjegjësitë e Sekretariatit të KSK-së 1. Mandati dhe roli i Sekretariatit, i përcaktuar me nenin 16, paragrafin 4 të Ligjit Nr. 03/L-050, për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është ofrimi i shërbimeve profesionale, administrative, teknike dhe shërbimeve tjera mbështetëse për KSK-në, përfshirë por jo edhe kufizuar në: 1.1. Përgatitjen e raporteve periodike dhe analizave për Qeverinë e Kosovës dhe për Këshillin e Sigurisë së Kosovës që kanë të bëjnë me çështjet politike të sigurisë; 1.2. Koordinimin e hartimit të strategjisë dhe politikave të sigurisë në Kosovë, përfshirë edhe ndërtimin e kapaciteteve, instrumentet e politikave dhe hulumtimit; 1.3. Ofrimin e mbështetjes administrative dhe funksionale Këshillit të Sigurisë së Kosovës përmes: 1.3.1. Sigurimit të shërbimeve mbështetëse lidhur me organizimin dhe zhvillimin me sukses të aktiv- iteteve dhe takimeve të KSK-ës; 1.3.2. Ofrimit të shërbimeve profesionale këshilluese për KSK-në, për të mundësuar një vendim marrje GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 33 sa më të informuar nga ky i fundit; 1.3.3. Përgatitjes dhe shtypjen e dokumenteve dhe materialeve tjera sipas nevojave të punës dhe agjendës së takimeve të KSK-ës; 1.3.4. Sigurimit të shërbimeve të ndërlidhura me planifikimin, rekrutimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore; 1.3.5. Planifikimit të shpenzimeve buxhetore, zhvillimit të procedurave për sigurimin e shërbimeve dhe furnizimeve me pajisje të punës, si dhe kryerjen e pagesave për shërbimet dhe furnizimet e kryera në përputhje me procedurat ligjore; 1.3.6. Shërbimet e menaxhimit të objektit, në të cilin kryhet fushëveprimi i KSK-së; 1.3.7. Sigurimit të shërbimeve të përkthimit, të transportit për nevoja pune si dhe të shërbimeve të tjera sipas nevojës së paraqitur, në përputhje me rregullat e punës dhe procedurat ligjore; 1.3.8. Sigurimit dhe ndërmarrjen së masave shtesë lidhur me zbatimin e Programit të Punës, që ndër- lidhen me mandatin dhe fushëveprimin e KSK-së; 1.3.9. Publikon vendime, rekomandime dhe instrumente tjera te paklasifikuara (jo te fshehta) te lësh- uara nga Këshill i Sigurisë se Kosovës; 1.3.10. Ofrimit të shërbimeve të tjera mbështetëse, të cilat me vendime të posaçme kërkohen nga Sekretariati; 1.3.11. Hartimit të planit vjetor të punës për KSK-në bërë në bazë të prioriteteve të sjella nga institu- cionet anëtare te KSK-së. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The internal auditor in SKSK must carry out its duties in line with the cited internal audit law.
Neni 8 Auditori i brendshëm Detyrat e auditorit të brendshëm në SKSK ushtrohen në pajtim me ligjin Nr. 03/L-128 për auditim të brendshëm (Gz. Nr. 59/29.10.2009). - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: DAPS must carry out a set of security-policy support tasks for the KSK and related Kosovo authorities.
Neni 9 Drejtorati i Analizave dhe Politikave të Sigurisë (DAPS) 1. Drejtorati i Analizave dhe Politikave të Sigurisë (më tutje DAPS) përmes trajtimit dhe shqyrtimit të strategjive dhe politikave në lëmin e sigurisë, ofron këshilla të paanshme profesionale, për Sekretariatin e KSK-së në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në lëmit dhe fushat e caktuara: 1.1. Mbështet zhvillimin, shqyrtimin dhe zbatimin e të gjitha politikave dhe dokumenteve të rëndësishme të politikave të sigurisë; 1.2. Përgatite raporte dhe analiza periodike mbi çështjet e lidhura me politiken dhe sigurinë për Qeverinë e Republikës se Kosovës dhe Këshillin e Sigurisë se Kosovës; 1.3. Udhëheq dhe koordinon procesin e draftimit dhe zbatimit të Strategjisë së Sigurisë së Kosovës; 1.4. Jep ndihme dhe këshillëdhënie te sigurisë në rishikimin e strategjive, linjë veprimeve, projekt-akteve normative dhe marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe çfarëdo materialesh dhe dokumentesh, qe Këshillit te Sigurisë se Kosovës i kërkohet me ligj t’i zhvilloje dhe rishikoje; 1.5. Asiston në formulimin e rekomandimeve dhe të këshillave për Presidentin dhe Qeverinë e Repub- likës së Kosovës lidhur me propozimet për përfshirjen e institucioneve dhe agjencive të sigurisë së Kosovës në operacione jashtë territorit të Republikës së Kosovës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 34 1.6. Përgatitë dhe i propozon KSK-së këshillën e kërkuar përmes Sekretarit të KSK-së, për Presidentin e Republikës së Kosovës në fushën e Sigurisë së Kosovës; 1.7. Asiston Sekretarin e KSK-së në zhvillimin dhe mbajtjen e kontakteve të niveleve të larta me insti- tucionet qeveritare dhe organizatat tjera të sigurisë për shkëmbimin e informatave; 1.8. Përkujdeset që informacionet e klasifikuara nga KSK dhe organet e tij mbështetëse të përpilohen, shpërndahen, transmetohen dhe ruhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore; 1.9. Përmbledh raportet e punës dhe finalizon hulumtimet dhe analizat parësore dhe dytësore mbi çështjet e ndërlidhura me politikat e sigurisë, të përcjella nga stafi profesional; 1.10. Publikon vendime, rekomandime dhe instrumente tjera te paklasifikuara (jo te fshehta) te lëshuara nga Këshill i Sigurisë se Kosovës; 1.11. Ushtron edhe përgjegjësi tjera nga fushëveprimi i tij në përputhje me legjislacionin në fuqi. 1. DAPS-i udhëhiqet nga drejtori i drejtoratit, i cili i raporton Sekretarit të KSK-së. 2. DAPS përbëhet nga: 3.1. Sektori i Analizës; 3.2. Sektori për Politika dhe Plane Strategjike. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Analysis Sector must carry out analysis, reporting, information-handling, and other assigned functions, and it is staffed by two employees.
Neni 10 Sektori i Analizës 1. Sektori i Analizës është përgjegjës: 1.1. Të analizoj zhvillimin dhe zbatimin e të gjitha politikave dhe dokumenteve të rëndësishme të politikave dhe Strategjisë së Sigurisë së Kosovës, për të siguruar që KSK përmbush funksionet kyçe në fushën e sig- urisë; 1.2. Të analizoi dhe përmes Drejtorit të DPAS-it t’i ofroj opinione dhe këshilla ligjore dhe politike të sigurisë Sekretarit të KSK-së në rishikimin e strategjive, projekt ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe çfarë- do materialesh dhe dokumentesh, që Këshillit të Sigurisë së Kosovës i kërkohen me ligj t’i zhvillojë apo rishi- kojë; 1.3. Zhvillon dhe mban kontakte të niveleve përkatëse me institucionet qeveritare dhe organizatat tjera të sigurisë për shkëmbimin e informatave dhe përfaqësimin e qëndrimeve të sektorit rreth çështjeve relevante; 1.4. Përkujdeset që informacionet nga Këshilli i Sigurisë i Kosovës, përkatësisht Sekretariati, nga fushëveprimi i Sektorit, të përpilohen, shpërndahen, transmetohen dhe ruhen në përputhje me procedurën e paraparë ligjore; 1.5. Të përmbledh raportet e punës dhe finalizoj analizat parësore dhe dytësore mbi çështjet e ndërlidhura me politikat e sigurisë, të përcjella nga stafi profesional; 1.6. Të ushtroi përgjegjësi të tjera funksionale, të cilat në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, mundë të kërkohen nga Kryesuesi dhe Sekretari i KSK-së, për të siguruar arritjen e objektivave të drejtoratit. 2. Sektori udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit, i cili i raporton drejtorit. 3. Në rast të mungesës të udhëheqësit të sektorit, sektori drejtohet nga ndonjëri prej zyrtarëve të Sektorit të drej- toratit i caktuar me vendim të Sekretarit të KSK-së. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 35 4. Numri i të punësuarve në Sektorin e Analizës është dy (2): 4.1. Udhëheqësi i Sektorit për analizë; 4.2. Zyrtar i lartë për analizë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Sektori për Politika dhe Plane Strategjike duhet të ndihmojë në politikat dhe planet strategjike të sigurisë, të asistojë drejtuesit për strategjinë e sigurisë, të mbajë kontakte dhe të përgatisë raporte e analiza.
Neni 11 Sektori për Politika dhe Plane Strategjike 1. Sektori për politika dhe plane strategjike është përgjegjës: 1.1. Të ndihmoj në zhvillim dhe zbatimin e të gjitha politikave dhe dokumenteve të rëndësishme të politikave të sigurisë dhe planeve strategjike, për të siguruar që Sekretariati i KSK-së përmbush funksionet kyçe në fushën e sigurisë; 1.2. Të asistoj Drejtorin e Drejtoratit për Analiza dhe Politika të Sigurisë në menaxhimin dhe koordinimin e procesit të draftimit dhe zbatimit të Strategjisë së Sigurisë së Kosovës; 1.3. Të zhvilloj dhe mbaj kontakte të niveleve përkatëse me institucionet qeveritare dhe organizatat tjera të sig- urisë për shkëmbimin e informatave dhe përfaqësimin e qëndrimeve të sektorit rreth çështjeve relevante; 1.4. Të përgatisë raporte dhe analiza periodike mbi çështjet e lidhura me politiken dhe sigurinë për Sekretariatin e KSK-së; 1.5. Të përmbledh raportet e punës dhe bëjë hulumtime, nga fushëveprimi e sektorit, mbi çështjet e ndërlidhura me politikat e sigurisë, të përcjella nga stafi profesional; 1.6. Të ushtroj përgjegjësi të tjera funksionale, të cilat në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, mundë të kërkohen nga Drejtori i DAPS-it dhe Sekretari i KSK-ës, për tu siguruar arritjen e objektivave të Sekretariatit të KSK-së. 2. Sektori udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit, i cili i raporton drejtorit të drejtoratit. 3. Në rast të mungesës, udhëheqësi i Sektorit zëvendësohet nga ndonjëri prej zyrtarëve të Sektorit të drejtoratit i caktuar me vendim të Sekretarit të KSK-së. 4. Numri i të punësuarve në Sektorin për politika dhe plane strategjike është dy (2). 4.1. Udhëheqësi i Sektorit për Politika dhe Plane Strategjike; 4.2. Zyrtar i lartë për politika dhe plane Strategjike. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Administration Directorate (DA) must support the Secretariat of the KSK with administration, finance, staff, IT, procurement, archive, transport, translation, and related operations.
Neni 12 Drejtorati i Administratës 1. Drejtorati i Administratës (më tutje DA) është përgjegjës: 1.1. Të zhvillojë dhe zbatojë politikat administrative dhe përgjegjësive ligjore të Sekretariatit të KSK-së si dhe të jep mbështetjen për funksionimin efecient të Sekretariatit KSK-së në përputhshmëri me kornizën e përcaktuar ligjore dhe rregullative; 1.2. Të përkrah Sekretariatin e KSK-së gjatë zbatimit të funksioneve të tyre, duke siguruar menaxhimin e buri- meve njerëzore, menaxhimin financiar, mbështetjen me teknologji informative dhe komunikimit, shërbimet e prokurimit, shërbimet e sigurimit dhe shërbimet e përgjithshme; 1.3. Të planifikojë dhe përgatit buxhetin e Sekretariatit të KSK-së, përpilimin dhe kontrollimin e raporteve periodike financiare si dhe pasqyrave financiare, si dhe përcjelljen e ecurisë së shpenzimeve të buxhetit në përputhje GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 36 me vijat përkatëse buxhetore, për të siguruar mbarëvajtje të menaxhimit financiar dhe kontroll të shpenzimeve të Këshillit; 1.4. Të sigurojë dhe ofron informata dhe këshilla për menaxhimin financiar, procedurat dhe kontrollet financiare dhe sistemet informative për Sekretarin e KSK-së, drejtorët dhe stafin, për të siguruar që përgjegjësitë ligjore dhe objektivat financiare dhe të sistemeve informative janë përmbushur; 1.5. Të zhvillojë dhe mirëmbajë të gjithë sistemet dhe procedurat e nevojshme financiare dhe informative për të siguruar realizimin efektiv dhe efikas të objektivave; 1.6. Të sigurojë që të gjitha transaksionet dhe pagesat të regjistrohen në Regjistrin e Kontabilitetit të Thesarit dhe përcjelljen e ecurisë së shpenzimeve sipas linjave organizative dhe buxhetore; 1.7. Të zhvillojë, zbatojë dhe monitorojë të gjitha procedurat e kërkuara të personelit që kanë të bëjnë më kërkesat e rekrutimit për të siguruar që Sekretariati i KSK-së të funksionojnë në përputhje me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira; 1.8. Të ofrojë shërbime dhe këshilla të personelit për të gjithë menaxherët dhe stafin për të siguruar që Sekre- tariati i KSK-së ndjek praktikat më të mira në menaxhimin e stafit të saj në përputhshmëri me kërkesat ligjore; 1.9. Të zhvillojë dhe monitorojë buxhetin trajnimeve për personelin e Sekretariatit të KSK-së për të siguruar që ofrohet cilësi më e mirë e trajnimeve dhe zhvillimit brenda buxhetit të caktuar; 1.10. Të zhvillojë dhe zbatojë çdo procedurë dhe sistem të nevojshëm të mirëmbajtjes së pajisjeve të punës, për të siguruar që pajisjet e Sekretariatit të KSK-së mirëmbahen me standarde të larta dhe ofrojnë ambient të sigurt dhe të shëndetshëm pune; 1.11. Të përkujdeset për sigurimin e transportit për nevojat e Sekretariatit të KSK-së dhe përdorimin e veturave zyrtare të Sekretariatit të KSK-së, në përputhje me rregullat dhe procedurën përkatëse; 1.12. Të zhvillojë dhe zbatojë çdo procedurë dhe sistem të nevojshëm të teknologjisë informative (TI), mirëm- bajtjes së pajisjeve të TI-së, për të siguruar që proceset administrative operojnë në mënyrë efikase dhe efek- tive dhe se pajisjet e Sekretariatit të KSK-së mirëmbahen me standarde të larta dhe ofrojnë ambient të sigurt dhe të shëndetshëm pune; 1.13. Të planifikoj dhe asistoj menaxhmentin e lartë të Sekretariatit të KSK-së mbi nevojat e identifikuara për avancime apo shtime të domosdoshme në softuerë aplikativë apo operacional; 1.14.Të përkujdeset për mirëmbajtjen dhe azhurnimin e rregullt të faqes së internetit të Sekretariatit të KSK- së në përputhje me kërkesat operacionale dhe bashkërendimin e zhvillimeve të mëtutjeshme në pajtim me politikat e TI-së; 1.15. Të sigurojë shërbimet e përkthimit për nevoja pune të Sekretariatit të KSK-së si dhe ofrimin e përkthi- meve për nevojat e KSK-së; 1.16.Të krijoi dhe përkujdeset për administrimin e arkivit të Sekretariatit të KSK-së; 1.17. Të sigurojë të gjitha mjetet dhe pajisjet e sigurisë për të mirëmbajtur dhe ruajtur dokumentacionin, lëndët dhe shkresat e arkivuara, si dhe të dhënat sipas procedurave përkatëse ligjore; 1.18. Të realizojë planin e furnizimeve për nevojat e Sekretariatit të KSK-së përmes zbatimit të dispozitave ligjore, rregullave dhe procedurave të prokurimit publik përmes zbatimit të procedurave korrekte dhe transpar- ente të prokurimit. 2. DA-i udhëhiqet nga drejtori i drejtoratit, i cili i raporton Sekretarit të KSK-së. Numri i të punësuarve në Drejtoratin e Administratës është shtatë (7). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 37 2.1. Drejtori i Drejtoratit të Administratës; 2.2. Menaxher i Personelit/çështjeve ligjore; 2.3. Zyrtar kryesor financiar; 2.4. Menaxher i Prokurimit; 2.5. Përkthyes shqip, serbisht, dhe anasjelltas; 2.6. Përkthyes shqip, anglisht dhe anasjelltas; 2.7. Zyrtar i lartë i TI-së/Arkivit. III. STRUKTURA ORGANIZATIVE E QENDRËS SË SITUATAVE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Situation Center must monitor, coordinate, and share timely security and crisis information, and support crisis management in Kosovo.
Neni 13 Qendra e Situatave 1. Mandati dhe roli i Qendrës së Situatave (më tutje QS), është përcaktuar me nenin 17, të Ligjit Nr. 03/L-050, për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës: 1.1. Ofron informata me kohë rreth gjendjes në vend; 1.2. Koordinon aktivitete operacionale në tërë Kosovën; 1.3. Shërben si qendër operacionale për mbledhjen e informatave, përgatitjes së analizave themelore dhe mbështetjes në menaxhim të krizave. 2. Në funksion të përmbushjes së përgjegjësive, Qendra e Situatave: 2.1. Monitoron situatën e sigurisë në vend në bazë 24/7 si dhe përmbledh, sintetizon dhe krahason informatat nga të gjitha burimet në dispozicion, për të siguruar informim lidhur me situatën e krijuar me kohë për KSK- në; 2.2. Vepron si qendër alarmi, pikë referimi, kontaktimi dhe koordinimi për të gjitha institucionet dhe agjen- citë qeveritare në nivelin operacional në çështjet që i përkasin mbështetjes se menaxhimit të krizave dhe informimit rreth situatës; 2.3. Vendos, zhvillon dhe mban kontakte me të gjitha qendrat operacionale të emergjencave në nivelin lokal dhe regjional dhe homologët e barabartë ndërkombëtar; 2.4. Ofron njoftime dhe informata të shpejta lidhur me situatën e krijuar ne vend; 2.5. Përkujdeset për mbledhjen, përpunimin dhe menaxhimin e informacioneve të cilat dërgohen nga in- stitucionet përkatëse dhe të informojë me kohë me qëllim që Këshilli i Sigurisë së Kosovës të jetë sa më i informuar në vendimmarrje dhe menaxhim të krizave. 2.6. Ushtron edhe përgjegjësi tjera nga fushëveprimi i saj në përputhje me ligjin në fuqi. 3. Qendrën e Situatave mbështetet nga zyrtarët ndërlidhës që vijnë nga Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Doganat e Kosovës dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilët kanë për detyrë të lehtësojnë komunikimin, shkëmbimin e informatave dhe koordinimin e aktiviteteve të reagimit ndaj emergjencave midis Qendrës së Situatave dhe institucioneve përkatëse të sigurisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 38 4. Qendra e Situatave udhëhiqet nga drejtori, i cili ka statusin e nëpunësit civil. 5. Drejtori i Qendrës së Situatave i raporton Sekretarit të KSK-ës. 6. Sektorët në kuadër të Qendrës së Situatave janë: 6.1. Sektori i Grumbullimit dhe Përpunimit të informatave; 6.2. Sektori i Analizës bazike të informacioneve; 6.3. Sektori i koordinimit të aktiviteteve operacionale. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The sector must carry out information collection, monitoring, support, and liaison tasks, and the sector leader reports to the Director of the Situation Centre.
Neni 14 Sektori i Grumbullimit dhe Përpunimit të informatave 1. Sektori i grumbullimit dhe përpunimit të informatave është përgjegjës për: 1.1. Mbledhjen dhe krahasimin e informatave për të lehtësuar analizën dhe siguruar informimin me kohë të Drejtorit të Qendrës së Situatave; 1.2. Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e bazës të të dhënave të informatave mbi sigurinë, për të siguruar të dhënat, informacionet, shënimet dhe bën identifikimin dhe kronologjinë e rrjedhës së të gjitha ngjarjeve në vend që ndërlidhen me situatat e krijuara; 1.3. Monitorimin 24/7 të ngjarjeve dhe zhvillimeve që lidhen me sigurinë, për të siguruar informimin objektiv, cilësor dhe me kohë Drejtorit të Qendrës së Situatave; 1.4. Monitorimin e mediave elektronike dhe të shkruara, për të siguruar grumbullimin e informacioneve që kanë ndikim në sferën e sigurisë; 1.5. Dhënien e ndihmës drejtorit në zhvillimin e planit të përbashkët të QS-ës, në veçanti duke informuar mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbështetjen e menaxhimit te krizave; 1.6. Asistimin në zbatimin e dokumenteve, për të siguruar që Qendra e Situatave të përmbush funksionet e saja; 1.7. Dhënien e ndihmës drejtorit në përpilimin e programit të aftësimit të zyrtarëve të sektorit, për të siguruar që i gjithë stafi janë të trajnuar dhe zhvillohen sipas standardeve të kërkuara; 1.8. Mbajtjen e kontakteve të nivelit përkatës, me pjesëtarë të institucionet qeveritare dhe organizatat tjera për shkëmbimin e informatave dhe përfaqësimin e qëndrimeve të QS rreth çështjeve të kane të bëjnë në mbështetjen e menaxhimit te krizave; 1.9. Kryerjen e përgjegjësive të tjera nga fushëveprimi i tij në përputhje me ligjin në fuqi. 2. Sektori udhëhiqet nga udhëheqësi i cili i raporton drejtorit të Qendrës së Situatave. 3. Numri i të punësuarve në Sektori i grumbullimit dhe përpunimit të informatave është gjashtë (6): 3.1. Udhëheqësi i Sektorit për Grumbullim dhe Përpunimin te informatave; 3.2. Zyrtari i Lartë për Grumbullim dhe përpunim të Informatave; 3.3. Zyrtarë për Grumbullim dhe Përpunim të Informatave GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 39 - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Basic Information Analysis Sector must carry out analysis, support crisis management, draft operational guidance, help with joint programmes and staff training, and do other lawful tasks within its scope.
Neni 15 Sektori i Analizës bazike të Informacioneve 1. Sektori i Analizës bazike të Informacioneve është përgjegjës për: 1.1. Analizën themelore të informatave të grumbulluara, për të siguruar informimin e institucioneve përkatëse të sigurisë; 1.2. Afrimin e mbështetjes për menaxhimin e krizave, zhvillimin e aktiviteteve dhe veprimeve koordinuese operacionale; 1.3. Analizën themelore të informacioneve të mbledhura për drejtorin e QS-ës; 1.4. Draftimin dhe propozimin e udhëzimeve dhe vendimeve për çfarëdo çështjesh operacionale dhe adminis- trative që kanë të bëjnë me funksionimin e sektorit të analizës bazike të informacionit; 1.5. Dhënien e kontributit në zhvillimin e programit të përbashkët të QS-ës, në veçanti duke draftuar analiza themelore të informacioneve mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë, për të siguruar gjithë përf- shirjen e çështjeve në program për trajtim nga fushëveprimi i sektorit; 1.6. Pjesëmarrje në zhvillimin e dokumenteve për të siguruar që QS të përmbush funksionet kyçe në sferën e analizës bazike të informacionit; 1.7. Dhënien e ndihmës në përpilimin e programit të aftësimit të zyrtarëve të sektorit, për të siguruar se gjithë stafi janë të trajnuar dhe zhvillohen sipas standardeve të kërkuara; 1.8. Dhënien e propozimit Drejtorit të QS planet për mbështetjen e menaxhimit e krizave të mundshme; 1.9. Kryerjen e përgjegjësive të tjera nga fushëveprimi i tij në përputhje me ligjin në fuqi. 2. Sektori udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit i cili i raporton drejtorit të QS-ës. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Analizës bazike të Informacioneve është dy (2). Në sistematizimin e vendeve të punës në Sektorin e Analizës bazike te informacioneve përfshihen: 3.1. Udhëheqësi i Sektorit të Analizës bazike te informacioneve; 3.2. Zyrtar i lartë i analizave bazike të Informacionit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Operational Activities Coordination Sector must carry out a listed set of coordination, drafting, training-support, information-flow, and emergency-management tasks.
Neni 16 Sektori i Koordinimit të Aktiviteteve Operacionale 1. Sektori i Koordinimit të Aktiviteteve Operacionale është përgjegjës për detyrat si në vijim: 1.1. Vendos dhe angazhon në Qendrën e Situatave të zyrtarëve ndërlidhës që vijnë nga Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Doganat e Kosovës dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilët kanë për detyrë të lehtësojnë komunikimin, shkëmbimin e informatave dhe koordinimin e aktiviteteve të reagimit ndaj emergjencave midis Qendrës së Situatave dhe institucioneve përkatëse; 1.2. Vendos, zhvillon dhe mban kontakte me të gjitha qendrat operacionale të institucioneve të sigurisë në nivelin lokal dhe qendror dhe homologët e barabartë ndërkombëtar, për të siguruar raportet dhe koordinuar aktivitetet në fushën e emergjencave; 1.3. Drafton dhe i propozon Drejtorit të QS udhëzime dhe vendime për çfarëdo çështjesh administrative dhe operative që kanë të bëjnë me funksionimin e sektorit; 1.4. Ndihmon drejtorin në zhvillimin e programin të përbashkët të QS-ës, në veçanti duke propozuar plane për GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 40 koordinimin e aktiviteteve me institucionet tjera të sigurisë; 1.5. Zhvillon dhe zbaton dokumentet, për të siguruar që QS të përmbush funksionet në mbështetjen menaxhi- mit të emergjencave; 1.6. Asiston Drejtorin në përpilimin e programit të aftësimit të zyrtarëve të Sektorit, për të siguruar se gjithë stafi janë të trajnuar dhe zhvillohen sipas standardeve të kërkuara; 1.7. Kujdeset për vendosje dhe për ofrimin e mjeteve të punës për zyrtarët ndërlidhës, për të siguruar kushtet e nevojshme të punës me qëllim të mbarëvajtjes dhe përmbushjes së detyrave; 1.8. Mbikëqyrë rrjedhën e informacionit për të siguruar përcjelljen me kohë të tij në mes QS dhe institucionit përkatës; 1.9. Zhvillon plane për të siguruar koordinim e aktiviteteve në mes institucioneve për mbështetjen e menaxhimit te krizave; 1.10. Ushtron përgjegjësi të tjera në përputhje me ligjin në fuqi. 2. Sektori udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit i cili i raporton drejtorit te QS-ës. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin e Koordinimit të Aktiviteteve Operacionale është një (1). 3.1. Udhëheqësi i Sektori i Koordinimit të aktiviteteve operacionale 3.2. Zyrtarët ndërlidhës të angazhuar nga institucionet tjera te sigurisë. IV. KOMISIONET KOORDINUESE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The KSK Chairperson, or the Secretary with the Chairperson’s consent, may create permanent or temporary working groups for complex work beyond ordinary duties.
Neni 17 Trupat punuese 1. Kryesuesi i KSK-së, ose Sekretari i KSK-së me pëlqimin e Kryesuesit të KSK-së, mund të krijojnë grupe punuese të përhershme ose të përkohshme për zhvillimin e aktiviteteve që tejkalojnë fushën e punës së zakonshme dhe që janë komplekse për njësinë e veçuar organizative të KSK-së, për të siguruar përm- bushjen e mandateve, koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të Planit të Veprimit për zbatimin e Strat- egjisë së Sigurisë së Kosovës, realizimin e projekteve, programit të punës të KSK-së si dhe mekanizmat e koordinimit dhe të monitorimit. 2. Këto grupe mund të jenë komisione të brendshme, ekipe të ekspertëve, dhe organe tjera të cilat, varësisht nga temat dhe çështjet që trajton, mundë të përbëhen nga anëtarët e KSK-së, Drejtoratet dhe Sektorët. 3. Bazuar në urdhrin e Kryesuesit të KSK-së, Sekretari i KSK-së është përgjegjës për sigurimin e kushteve të punës, vendosjen e përbërjes së trupit punues, si dhe përcaktimit të qartë të mandatit dhe objektivave, për të emëruar kryesuesin, përcaktuar procedurat dhe afatet kohore, rezultatet dhe formën mbi raportimin, si dhe të kompensimet. 4. Trupi punues kryen punën në mbledhjen e vet dhe ka kuorumin nëse janë të pranishëm shumica e anëtarëve të tij. 5. Me propozim të Kryesuesit të trupit punues, apo me vetiniciativë, Kryesuesi dhe/apo Sekretari i KSK me pëlqimin e Kryesuesit të KSK-së mund të ftojë dhe angazhojë si anëtarë të trupit punues konsulentë të jashtëm për të asistuar dhe ofruar kontributin e tyre në fushat specifike. 6. Trupi punues përpilon draft raportin mbi çështjen që është debatuar në mbledhjet e trupit punues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 41 7. Raporti përmban mendimin dhe qëndrimet e trupit punues mbi çështjet e rëndësishme dhe zgjidhjet, apo pro- pozimet e veçanta për ndryshimet dhe masat për zgjidhjet e propozuara. V. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article states that the regulation includes the part on internal organization and the related organogram.
Neni 18 Dispozitat kalimtare Rregullorja Nr. 42/2013 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve në Sekretariatin dhe Qendrën e Situatave të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, përmban pjesën mbi organizimin e brend- shëm dhe organogramin përkatës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Personel mobility inside the institution is allowed when needed for smooth work. Staffing changes under the annual budget law do not require amending the regulation, except when organizational structures are created or abolished.
Neni 19 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil brenda institucionit është e lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim-ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen struktura organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e Ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This article repeals two existing regulations once this regulation enters into force.
Neni 20 Shfuqizimi Pas hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje shfuqizohet Rregullorja Nr.01/2009 për organizimin dhe punën e Sekretariatit të KSK-së si dhe Rregullorja për Qendrën e Situatave të aprovuar me datën 02.05.2009 nga KSK. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This regulation takes effect 7 days after it is signed by the Prime Minister and is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 21 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga ana e Kryeministrit dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi ________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 17 Janar 2014 Rregullore (QRK) nr. 42/2013 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sek- retariatin dhe Qendrën e Situatave të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, është miratuar në mbledhjen e 162 të Qeverisë Republikës së Kosovës me vendimin nr. 15/162 me datë 27.12.2013 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 42 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 7 / 27 JANAR 2014, PRISHTINË RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS 43
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) NR. 42/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS NË SEKRETARIATIN DHE QENDRËN E SITUATAVE TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in