RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE
This preamble states that the Government of Kosovo adopts the regulation on the internal organization and staffing of the Ministry of Finance.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Regulation
- Citation
- QRK-44/2013
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Government of Kosovo adopts the regulation on the internal organization and staffing of the Ministry of Finance. This provision says the regulation sets out the internal organization of the Ministry of Finance and other state administration bodies under its supervision. This article says the regulation applies to the Ministry of Finance and other state administration bodies under its supervision, but not to independent state administration bodies under that ministry’s supervision. The Ministry of Finance’s organizational structure consists of the Minister’s Cabinet, the Secretary General’s Office, departments, and divisions. Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Financave përbëhet nga Ministri, zëvendësministrat, këshilltarët politikë dhe personeli mbështetës; numri i të punësuarve është 17.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE
Showing 66 of 66
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Government of Kosovo adopts the regulation on the internal organization and staffing of the Ministry of Finance.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 1 Qeveria e Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 93 (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 34 të Ligjit Nr.03/L-189 për Adminstratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, GZ, Nr.82, 21.10.2010 dhe nenit 19 (6.2) të Rregullores Nr.09/2011 së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës GZ, Nr.15, 12.09.2011, nenit 23 (10) të Rregullores nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore, Miraton: RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the regulation sets out the internal organization of the Ministry of Finance and other state administration bodies under its supervision.
Neni 1 Qëllimi Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm dhe të Ministrisë së Financave dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the regulation applies to the Ministry of Finance and other state administration bodies under its supervision, but not to independent state administration bodies under that ministry’s supervision.
Neni 2 Fushëveprimi 1. Kjo Rregullore zbatohet për Ministrinë e Financave dhe organet tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Financave dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj, përcaktohen me Shtojcën 2 të Rregullores së Qeverisë Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive si dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kjo Rregullore nuk zbatohet për organet e pavarura të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Financave. KREU I ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANIT TË LARTË TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry of Finance’s organizational structure consists of the Minister’s Cabinet, the Secretary General’s Office, departments, and divisions.
Neni 3 Struktura organizative e Ministrisë së Financave 1. Struktura organizative e Ministrisë së Financave është si vijon: 1.1. Kabineti i Ministrit; 1.2. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm; 1.3. Departamentet; dhe 1.4. Divizionet. 2. Numri i të punësuarve në Ministrinë e Financave është dyqindë e dhjetë (210) punonjës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Financave përbëhet nga Ministri, zëvendësministrat, këshilltarët politikë dhe personeli mbështetës; numri i të punësuarve është 17.
Neni 4 Kabineti i Ministrit 1. Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Financave përbëhet nga: 1.1. Ministri; 1.2. Zëvendës-Ministrat; RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.3. Këshilltarët politik; dhe 1.4. Personeli mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit, Zëvendësministrave, Këshilltarëve Politikë dhe Personelit mbështetës përcaktohen me Rregulloren Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Numri i të punësuarve në Kabinetin e Ministrit është shtatëmbëdhjetë (17). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The office of the Secretary General of the Ministry of Finance consists of the Secretary General and support staff, and it has three employees.
Neni 5 Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 1. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave përbëhet nga: 1.1. Sekretari i përgjithshëm; 1.2. Personeli Mbështetës. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore dhe legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të përgjithshëm është tre (3). - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision lists the departments and divisions of the Ministry of Finance.
Neni 6 Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë së Financave Departamentet dhe Divizionet e Ministrisë së Financave janë: 1. Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat; 2. Departamenti i Auditimit të Brendshëm: 2.1. Divizioni për Auditimin e Brendshëm brenda institucionit; 2.2 Divizioni për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit. 3. Departamenti Qendror Harmonizues: 3.1. Divizioni Qendror Harmonizues për Auditimin e Brendshëm; 3.2. Divizioni Qendror Harmonizues për Menaxhimin Financiar dhe Kontroll. 4. Departamenti i Buxhetit: 4.1. Divizioni i Zhvillimit Ekonomik; 4.2. Divizioni i Rendit dhe Sigurisë Publike; 4.3. Divizioni i Arsimit, Kulturës, Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë; 4.4. Divizioni i Shërbimeve të Përgjithshme Publike; 4.5. Divizioni për Ekzekutimin e Buxhetit, Sistemeve dhe Raportimit; 2 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 3 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 5. Departamenti i Buxhetit Komunal: 5.1. Divizioni për Planifikimin e Buxhetit Komunal; 5.2. Divizioni i Ekzekutimit të Buxhetit Komunal dhe Sistemeve; 5.3. Divizioni për Koordinim dhe Sekretaria e Komisionit të Granteve. 6. Departamenti i Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar: 6.1. Divizioni i Makroekonomisë; 6.2. Divizioni i Politikave Fiskale dhe Publike. 6.3. Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar. 7. Departamenti i Tatimit në Pronë: 7.1. Divizioni për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme për Shpronësime; 7.2. Divizioni për Inspektim; 7.3. Divizioni për Vlerësim dhe Standarde, Zhvillim dhe Operim të Programit. 8. Departamenti Ligjor: 8.1. Divizioni për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit; 8.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 9. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordimin të Politikave: 9.1. Divizioni i Integrimit Evropian; 9.2. Divizioni i Koordinimit të Politikave. 10. Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme: 10.1. Divizioni për Burime Njerëzore; 10.2. Divizioni për Buxhet e Financa; 10.3. Divizioni për IT dhe Shërbime të Logjistikës. 11. Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative të MF: 11.1. Divizioni për Infrastrukturë të Teknologjisë Informative; 11.2. Divizioni për Operacione të TI; 11.3. Divizioni për Menaxhimin e Aplikacioneve në MF. 12. Divizioni për Komunikim Publik; 13. Divizioni i Prokurimit; 14. Divizioni Administrativ i Bordit të Pavarur për Rishqyrtime (BPR); 15. Divizioni Administrativ i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 4 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Central PPP Department must provide support, make recommendations, develop and publish procedures and standards, review project sustainability, share information, involve stakeholders in public education, and coordinate PPP activities.
Neni 7 Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Qendror për Partneritet Publiko Privat janë: 1.1. Ofron ndihmë dhe këshilla për KPPP, Ministrinë e Financave dhe Autoritetet tjera Publike për të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me Partneritetin Publiko Privat; 1.2. Bënë rekomandime lidhur me kornizën ligjore, rregullatore, institucionale dhe të politikave të PPP; 1.3. Zhvillon dhe shpallë procedura dhe standarde, në bazë të praktikave të mira ndërkombëtare; 1.4. Shqyrton dhe nxjerrë opinione lidhur me qëndrueshmërinë e propozim projekteve si dhe përgatitë rekomandime për KPPP dhe Autoritetet Publike; 1.5. Shpërndan informata lidhur me programin PPP dhe projektet individuale; 1.6. Përfshinë akterët dhe fushatat publike të edukimit për PPP; 1.7. Koordinon aktivitetet lidhur me PPP në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror. 2. Udhëheqësi i Departamentit, i cili për punën e tij në aspektin operativ i raporton Ministrit, ndërsa në aspektin administrativ i raporton Sekretarit të Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarëve në Departamentin Qendror për Partneritet Publiko Privat është pesë (5) të punësuar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Internal Audit Department must carry out regular, systematic audits, cooperate with the audit committee, make recommendations, and the department head reports to the Minister and the Secretary General.
Neni 8 Departamenti i Auditimit të Brendshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Auditimit të Brendshëm janë: 1.1. Ndërmerr auditime të rregullta dhe sistematike në Ministrinë e Financave dhe në Subjektet e Sektorit Publik (SSP) të cilat nuk i kanë të themeluara kapacitetet e auditimit të brendshëm në përputhje me Ligjin për Auditimin e Brendshëm; 1.2. Bënë auditimin duke vlerësuar ekonomizimin, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit të subjektit të audituar; 1.3. Bashkëpunon me Komitetin e Auditimit të brendshëm të MF-së; 1.4. Identifikon mangësitë substanciale në sistemin e menaxhimit dhe kontrollit të MF-së dhe të ofron rekomandime për përmirësimin e tyre; 1.5. Ofron rekomandime për përmirësimin në ngritjen e ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarive të MF-së; 1.6. Vlerëson procedurat financiare dhe operative për përshtatshmërinë e kontrollit të brendshëm dhe ofron këshilla dhe udhëzime në aspektin e kontrollit për politika të reja, sisteme, procese dhe procedura; 2. Udhëheqësi i Departamentit të Auditimit të Brendshëm në aspektin operativ raporton tek Ministri, ndërsa në aspektin administrativ tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuader të këtij Departamentit bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Auditimin e Brendshëm brenda institucionit; dhe 3.2. Divizioni për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin për Auditimin e Brendshëm është tetë (8). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 5 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The internal audit division inside the institution must carry out internal audits, review internal control, compliance, and risk management, examine relevant technical/economic/financial records, and set audit objectives, scope, frequency, methods, and resources.
Neni 9 Divizioni për Auditimin e Brendshëm brenda institucionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Auditimin e Brendshëm brenda institucionit janë: 1.1. Kryen auditime të brendshme në MF në pajtim me rregullat, politikat dhe standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm. 1.2. Rishikon funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm në të gjitha njësitë organizative të MF-së. 1.3. Rishikon zbatimin e sistemit të pajtueshmërisë. 1.4. Rishikon funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin e rrezikut. 1.5. Shqyrton të gjitha të dhënat teknike, ekonomike, financiare si dhe informatat e dokumentet në posedim ose kontroll të subjektit të sektorit publik. 1.6. Përcakton objektivat, fushëveprimin, shpeshtësinë, metodat dhe burimet e nevojshme për kryerjen e auditimit të brendshëm. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Auditimin e Brendshëm brenda institucionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Auditimin e Brendshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Auditimin e Brendshëm brenda institucionit është tre (3). - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The internal audit division outside the institution must carry out internal audits, review control and compliance systems, examine relevant records, set audit parameters, and its head reports to the department head.
Neni 10 Divizioni për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit. 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit janë: 1.1. Kryen auditime të brendshme në SSP në pajtim me rregullat, politikat dhe standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm; 1.2. Rishikon funksionimin e sistemit të kontrolleve të brendshme në të gjitha njësitë organizative të SSP-së; 1.3. Rishikon zbatimin e sistemit të pajtueshmërisë; 1.4. Rishikon funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin e rrezikut; 1.5. Shqyrton të gjitha të dhënat teknike, ekonomike, financiare si dhe informatat e dokumentet në posedim ose kontroll të subjektit të sektorit publik; 1.6. Përcakton objektivat, fushëveprimin, shpeshtësinë, metodat dhe burimet e nevojshme për kryerjen e auditimit të brendshëm. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Auditimin e Brendshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit është tre (3). - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article sets out the duties and powers of the Central Harmonization Department and the reporting lines of its head.
Neni 11 Departamenti Qendror Harmonizues 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Qendror Harmonizues (DQH) janë: 1.1. Përgatitë rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet, modelet, statutin e auditimit të brendshëm, kodin e etikës dhe standardet profesionale për ushtrimin e auditimeve të brendshme nga auditorët e brendshëm dhe Njësitë e Auditimit të Brendshëm; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 6 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.2. Bënë vlerësime të jashtme, për rishikimin e sigurisë së cilësisë dhe kryerjes së auditimit të brendshëm në subjektin e sektorit publik; 1.3. Ofron këshilla profesionale për Njësitë e Auditimit të Brendshëm dhe auditorët e brendshëm në të gjitha aspektet e auditimit, planet e punës, praktikat e mira evropiane të auditimit të brendshëm, si dhe cilësinë dhe funksionimin adekuat të sistemit të auditimit të brendshëm; 1.4 Aranzhonë dhe institucionalizon sistemin e trajnimit profesional dhe të vazhdueshëm për auditim të brendshëm; 1.5. Lëshon dhe revokon licenca për auditor të brendshëm; 1.6. Mbledh dhe perpunon të dhënat nga subjektet e sektorit publik për aktivitetet e auditimit të brendshëm; 1.7. Mirëmban regjistrat e auditorëve të brendshëm të licencuar; 1.8. Harton dokumentet strategjike, legjislacionin sekondar dhe udhëzimet në fushën e MFK-së, në pajtueshmëri me standardet e pranuara ndërkombëtare, praktikat dhe rregulloret në Bashkimin Evropian; 1.9. Harton politikat për zhvillimin, përmirësimin dhe monitorimin e MFK-së, si dhe përcakton përmbajtjen e programeve të trajnimit dhe të koordinoj programet e trajnimit në fushën e MFK-së; 1.10. Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve të MFK-së në organizatat buxhetore; 1.11. Përshkruan formën e raporti vjetor, procedurat dhe afatet e fundit për raportim për MFK; 1.12. Monitoron zbatimin e rregulloreve në fushën e MFK-së, bazuar në raportet vjetore të pranuara nga organizatat buxhetore; 1.13. Përgatitë raportet e konsoliduara vjetore për MFK-në, si dhe koordinon dhe përkrah trajnimin profesional në fushën e MFK-së në organizatat buxhetore. 2. Udhëheqësi i Departamentit Qendror Harmonizues në aspektin operativ raporton tek Ministri, ndërsa në aspektin administrativ i raporton Sekretarit të Përgjithshëm. 3. Në kuader të ketij Departamentit bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1 .Divizioni Qendror për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm; dhe 3.2. Divizioni Qendror Harmonizues për Menaxhim Financiar dhe Kontroll. 4. Numri i të punësuarëve në Departamentin Qendror Harmonizues është trembëdhjetë (13). - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Central Division for Harmonizing Internal Audit must perform specified internal-audit support, oversight, training, reporting, and quality-monitoring tasks.
Neni 12 Divizioni Qendror për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit Qendror për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm janë: 1.1. Përgatit dhe publikon standardet, metodat, rregulloret dhe legjislacionin sekondar për të zhvilluar kapacitetet e auditimit të brendshëm dhe drejtimin e auditimeve të brendshme në kuadër të Qeverisë së Kosovës; 1.2. Zhvillon dhe zbaton trajnimin profesional, testimin, licencimin dhe programet e Arsimimit të Vazhdueshëm Profesional për auditorët e brendshëm bazuar në standardet ndërkombëtare të auditimit; 1.3. Mbikëqyrë dhe drejton auditime të brendshme; 1.4. Monitoron cilësinë e auditorëve të brendshëm, kapacitetin e auditimit të brendshëm në subjektet e sektorit publik dhe drejtimin e auditimeve të brendshme në kuadër të Qeverisë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 7 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.5. Raporton mbi kapacitetin e shfrytëzimit të burimeve publike të auditimit të brendshëm; 1.6. Dizajnon dhe zbaton programin për sigurinë e cilësisë për të monitoruar efikasitetin e funksionit të auditimit të brendshëm në subjektet e sektorit publik dhe aftësitë e auditorëve të brendshëm; 1.7. Zhvillon dhe zbaton planin e komunikimin brenda dhe jashtë vendit; 1.8. Monitoron dhe raporton në lidhje me kapacitetin e qeverisë për të drejtuar auditime të brendshme dhe efektivitetin e funksionit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës. 2. Udhëheqësi i Divizioni Qendror për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizion Qendror për Harmonizimin e Auditimit të Brendshëm është gjashtë (6). - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The central harmonization division must carry out a set of financial management and control tasks, and its leader must report to the department leader.
Neni 13 Divizioni Qendror Harmonizues për Menaxhimin Financiar dhe Kontroll 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit Qendror Harmonizues për Menaxhimin Financiar dhe Kontroll janë: 1.1. Harton dokumentet strategjike dhe udhëzimet në fushën e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit (MFK-së), në pajtueshmëri me standardet e pranuara ndërkombëtare, praktikat dhe rregulloret në Bashkimin Evropian; 1.2. Harton legjislacionin sekondar që lidhet me MFK-në, 1.3. Harton politikat për zhvillimin, përmirësimin dhe monitorimin e MFK-së; 1.4. Përcakton përmbajtjen e programeve të trajnimit dhe të koordinon programet e trajnimit në fushën e MFK-së; 1.5. Vlerëson përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve të MFK-së në organizatat buxhetore; 1.6. Përshkruan formën e raporti vjetor, procedurat dhe afatet e fundit për raportim për MFK; 1.7. Monitoron zbatimin e rregulloreve në fushën e MFK-së, bazuar në raportet vjetore të pranuara nga organizatat buxhetore; 1.8. Përgatitë raportet e konsoliduara vjetore për MFK-në. 2. Udhëheqësi i Divizioni Qendror Harmonizues për Menaxhimin Financiar dhe Kontroll raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizionin Qendror Harmonizues për Menaxhimin Financiar dhe Kontroll është pesë (5). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Budget Department must carry out the listed budget planning, implementation, analysis, reporting, and support tasks, and its head reports to the Secretary General.
Neni 14 Departamenti i Buxhetit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Buxhetit janë: 1.1. Përmirëson dhe koordinon formulimin e politikave buxhetore për te siguruar një lidhje më të mirë midis politikave dhe alokimit të burimeve, rritjes së efiçiencës së shpenzimeve publike, disiplinës fiskale si dhe transparencës më të lartë në procesin e hartimit dhe zbatimin e buxhetit; 1.2. Përgatitë Propozim Buxhetin e Kosovës; 1.3. Përgatitë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve; 1.4. Zbaton Buxhetin e Kosovës; 1.5. Vlerëson Ndikimin Financiar të Politikave Qeveritare dhe legjislacionit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 8 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.6. Vlerëson kërkesat për ndryshimin e ndarjeve buxhetore; 1.7. Avancon sistemin e Buxhetit, procedurave buxhetore dhe forcon kapacitetet institucionale për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit buxhetor; 1.8. Përgatitë dokumentet e domosdoshme për procesin buxhetor, 1.9. Menaxhon Sistemin e Zhvillimit dhe Menaxhimit të Buxhetit (SZHMB), dhe Programin e Investimeve Publike (PIP), në bashkëpunim me TI; 1.10. Avansoni mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimin analitik të informatave rreth buxhetimit sipas performancës; 1.11. Ofron këshilla për politikat fiskale dhe mbështet profesionalisht Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës; 1.12. Ndihmon organizatat buxhetore rreth përgatitjes, ekzekutimit dhe monitorimit të buxheteve të tyre; 1.13. Analizon dhe përgatitë rekomandimet për ministrin rreth transfereve dhe dorëzimeve tjera që kanë të bëjnë me ndarjet buxhetor. 2. Udhëheqësi i Departamenti të Buxhetit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuader të ketij Departamentit bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1 Divizioni i Zhvillimit Ekonomik; 3.2. Divizioni i Rendit dhe Sigurisë Publike; 3.3. Divizioni i Arsimit, Kulturës, Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë; 3.4. Divizioni i Shërbimeve të Përgjithshme Publike; 3.5. Divizioni për Ekzekutimin e Buxhetit, Sistemeve dhe Raportimit. 4. Numri i të punësuarëve në Departamentin e Buxhetit është njëzet e gjashtë (26). - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Economic Development Division must prepare budget-related documents, review budget office requests, provide an independent financial impact opinion, prepare budget reports and analyses, and cooperate with budget organizations.
Neni 15 Divizioni i Zhvillimit Ekonomik 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Zhvillimit Ekonomik janë: 1.1. Përgatitë Propozim-Buxhetin, Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Qarkoret Buxhetore, udhëzimet dhe dokumete tjera buxhetore, nga lëmia e zhvillimit ekonomike; 1.2. Shqyrton dhe analizon, kërkesat e pranuara nga organizatat buxhetore me rastin e hartimit të buxhetit, rishikimit, ndryshimit në ndarjet buxhetore dhe ofron rekomandime; 1.3. Ofron Opinionin e pavarur për Vlerësimin e Ndikimit Financiar për te gjitha dokumente strategjike si dhe për legjislacion, për sektorin përkatës; 1.4. Harton Raporte, Analiza buxhetore si dhe bashkëpunon me organizatat buxhetore. 2. Udhëheqësi i Divizioni për Zhvillimt Ekonomik raporton tek Udhëheqësi i i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Zhvillim Ekonomik është tre (3). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 9 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Public Order and Public Security Division must prepare budget and planning documents, review budget requests, provide independent financial impact opinions, draft reports and budget analyses, cooperate with budget organizations, and its leader must report to the department leader.
Neni 16 Divizioni i Rendit dhe Sigurisë Publike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Rendin dhe Sigurinë Publike janë: 1.1. Përgatitë Propozim-Buxhetin, Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Qarkoret Buxhetore, udhëzimet dhe dokumete tjera buxhetore nga lëmia e sektorit të rendit dhe sigurisë publike; 1.2. Shqyrtoni dhe analizon, kërkesat e pranuara nga organizatat buxhetore me rastin e hartimit të buxhetit, rishikimit, ndryshimit në ndarjet buxhetore dhe dhënia e rekomandimeve; 1.3. Ofron Opinionin e pavarur për Vlerësimin e Ndikimit Financiar për te gjitha dokumentet strategjike dhe legjislacion, për sektorin përkatës; 1.4. Harton Raporte, Analiza buxhetore si dhe bashkëpunon me organizatat buxhetore. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Rendi dhe Sigurinë Publike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Rendin dhe Sigurinë Publike është katër (4). - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The division must prepare budget and financial-planning documents, review budget requests, give independent financial-impact opinions, produce reports and budget analyses, and cooperate with budget organizations.
Neni 17 Divizioni i Arsimit, Kulturës, Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizioni për Arsimit, Kulturës, Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë janë: 1.1. Përgatitë Propozim-Buxhetin, Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Qarkoret Buxhetore, udhëzimet dhe dokumete tjera buxhetore në sektorin përkatës për arsim, kulturë, sport, rini, mirëqenie sociale, skema pensionale, shëndetësi, etj; 1.2. Shqyrton dhe analizon, kërkesat e pranuara nga organizatat buxhetore me rastin e hartimit të buxhetit, rishikimit, ndryshimit në ndarjet buxhetore 1.3. Ofron Opinionin e pavarur për Vlerësimin e Ndikimit Financiar për legjislacion të ri apo plotësim ndryshim të legjislacionit të mëparshëm, për sektorin përkatës; 1.4. Harton Raporte, Analiza buxhetore si dhe bashkëpunon me organizatat buxhetore. 2. Udhëheqësi i Divizioni raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsimit, Kulturës, Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë është gjashtë (6). - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The division must prepare budget documents, review budget requests, provide an independent financial-impact opinion, prepare reports and budget analyses, and cooperate with budget organizations.
Neni 18 Divizioni për Shërbimeve të Përgjithshme Publike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbime të Përgjithshme Publike janë: 1.1. Përgatitë Propozim-Buxhetin, Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, Qarkoret Buxhetore, udhëzimet dhe dokumete tjera buxhetore për sektorin e shërbimeve të përgjithshme publike si: (administrata e përgjithshme, legjislative, ekzekutive, integrime evropiane, etj; 1.2. Shqyrton dhe analizon kërkesat e pranuara nga organizatat buxhetore me rastin e hartimit të buxhetit, rishikimit, ndryshimit në ndarjet buxhetore; 1.3. Ofron Opinionin e pavarur për Vlerësimin e Ndikimit Financiar për dokumente stretgjike, për sektorin përkatës; 1.4. Harton Raporte, Analiza buxhetore si dhe bashkëpunion me organizatat buxhetore. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 10 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 2. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime të Përgjithshme Publike raporton tek udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shërbime të Përgjithshme Publike është katër (4). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The division must handle budget execution, reporting, and related budget systems, and its leader reports to the department head.
Neni 19 Divizioni për Ekzekutimin e Buxhetit, Sistemeve dhe Raportimeve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ekzekutimin e Buxhetit, Sistemeve dhe Raportimeve janë: 1.1. Përgatitë dhe zbaton buxhetin përmes sistemeve elektronike, sikurse janë Sistemi për Zhvillimin dhe Menaxhimin e Buxhetit, Programit për Investime Publike apo sisteme tjera buxhetore. Monitoron dhe raporton ekzekutimin e buxhetit. Kjo bëhet në bashkëpunim të ngushtë me TI; 1.2. Harton propozim - dokumente dhe udhëzimeve (KASH, qarkoreve buxhetore, dhe dokumenteve tjera) në lëmin e planifikimit, ekzekutimit, raportimit, monitorimit të projekteve kapitale, realizimit të buxhetit përmes sistemeve elektronike (SZHMB, PIP dhe Sistemit Informativ i Menaxhimit Financiar të Kosovës-SIMFK); 1.3. Koordinon dhe zhvillion Sisteme për hartimin, zbatimin dhe raportimin e buxhetit në nivel Qeveritar dhe Komunal, përfshirë mirëmbajtjen, trajnimin dhe përkrahjen e përdoruesve, në bashkëpunim me TI; 1.4. Pranon (përmes Sistemit të Zhvillimi dhe Menaxhimit të Buxhetit (SZHMB)) dhe kontrollon kërkesat nga organizatat buxhetore për hartimin e buxhetit afatmesëm si dhe ndryshimeve në buxhetin vjetor, në pajtim me ligjin dhe dokumente të buxhetit; 1.5. Ekzekuton buxhetin në pajtim me LMFPP, Ligjin e Buxhetit vjetor përmes sistemit të Free Balancit dhe SZHMB si dhe raportimi mujor, tremujor dhe vjetor përmes lidhshmërisë së sistemeve Free balance dhe sistemit SZHMB; 1.6. Menaxhon dhe operon me Sistemin e Programit të Investimeve Publike (PIP-it) për të siguruar funksionalitetin e duhur për buxhetin kapital, në bashkëpunim me TI; 1.7. Azhurnon prioritetet e Qeverisë në sistemin e PIP-it, në pajtim me Kornizen Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet buxhetore; 1.8. Ofron këshilla dhe rekomandime përdoruesve dhe zyrtarëve të buxhetit për Organizatat Buxhetore për përmirësimin e kapaciteteve të tyre përkitazi me planifikimin-hartimin e buxhetit si dhe monitorimin e planit financiar dhe progresin fizik të projekteve kapitale; 1.9. Regjistron të gjitha transferet dhe rialokimet në sistemet SZHMB dhe PIP; 1.10. Raporton për progresin e arritur të organizatave buxhetore në futjen e kërkesave buxhetore në sistem. 2. Udhëheqësi i Divizioni për Ekzekutimin e Buxhetit, Sistemeve dhe Raportimeve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Ekzekutimin e Buxhetit, Sistemeve dhe Raportimeve është pesë (5). - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Municipal Budget Department has listed budget-planning, support, review, coordination, documentation, system-management, publication, and recommendation duties, and its head reports to the Secretary General.
Neni 20 Departamenti i Buxhetit Komunal 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Buxhetit Komunal janë: 1.1. Përgatitë Propozim Buxhetin për Komuna; 1.2. Përgatitë pjesën e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve Komunale si pjesë integrale e KASH; 1.3. Ndihmon Komunat të Republikës së Kosovës në zbatimin e Buxhetit; 1.4. Shqyrton dhe vlerëson kërkesat për ndryshimin e ndarjeve buxhetore; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 11 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.5. Përmirëson dhe koordinon formulimin e politikave buxhetore; 1.6. Harton dokumente të domosdoshme për procesin buxhetor komunal; 1.7. Menaxhon sistemin elektronik të të dhënave (BDMS), Programin e Investimeve Publike (PIP) apo sisteme tjera për komunat, në bashkëpunim me Departamentin e Teknologjisë Informative; 1.8. Harton dhe publikon dokumente buxhetore dhe trajnimet e organizuara ne bashkëpunim me autoritetet komunale; 1.9. Analizon dhe ofron rekomandime rreth transfereve, rialokimeve dhe dorëzimeve tjera që kanë të bëjnë me ndarjet buxhetore. 2. Udhëheqësi i Departamenti të Buxhetit Komunal raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Planifikimin e Buxhetit Komunal; 3.2. Divizioni i Ekzekutimit të Buxhetit Komunal dhe Sistemeve Elektronike; 3.3. Divizioni për Koordinim dhe Sekretaria e Komisionit të Granteve. 4. Numri i të punësuarëve në Departamentin e Buxhetit Komunal është gjashtëmbëdhjetë (16). - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Municipal Budget Planning Division must prepare budget proposals and municipal budget documents, support budget implementation, analyze budget performance, and report to the department head.
Neni 21 Divizioni për Planifikim të Buxhetit Komunal 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim të Buxhetit Komunal janë: 1.1. Përgatitë Propozim-Buxhetin Komunal; 1.2. Përgatitë dokumente buxhetore komunale, si: Kornizën Afatmesme të Shpenzimev pjesën integrale të komunave, Qarkoret Buxhetore për komuna, Udhëzimet buxhetore, Librin e buxhetit vjetor; 1.3. Harton Raportin vjetor të vlerësimit të përshtatshmërisë për sistemin e financimit komunal në pajtim me LFPL; 1.4. Përgatitë grantet qeveritare për financimin komunal; 1.5. Shqyrton dhe analizon si dhe ofron rekomandime lidhur me procesin buxhetor komunal në pajtim me legjislacionin; 1.6. Ndihmon në zbatimin e Buxhetit të Komunave; 1.7. Bënë analiza të treguesve të realizimit të buxhetit dhe propozon masat që duhet të merren për korrigjimin e mangësive 1.8. Hulumton, analizon dhe jep rekomandime mbi programet dhe nën-programet të organizatave buxhetore. 2. Udhëheqësi i Divizioni për Planifikim të Buxhetit Komunal raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizion për Planifikim të Buxhetit Komunal është pesë (5). - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The division must carry out municipal budget execution and related electronic-system tasks, and its head reports to the department head.
Neni 22 Divizioni për Ekzekutimin e Buxhetit Komunal dhe Sistemeve Elektronike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ekzekutimin e Buxhetit Komunal dhe Sistemeve Elektronike janë: 1.1. Ekzekuton Buxhetin komunal; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 12 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.2. Ndryshon Buxhetin e aprovuar komunal në SIMFK; 1.3. Mbanë evidencën në tabelën e buxhetit komunal; 1.4. Implementon rishikimin gjashtëmujor të buxhetit komunal në SIMFK, BDMS, PIP; 1.5. Bën transferet nëpër kategori ekonomike; 1.6. Përcjell dhe ndihmon komunat në implementimin e buxhetit; 2. Udhëheqësi i Divizionit për Ekzekutimin e Buxhetit Komunal dhe Sistemeve Elektronike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizion për Ekzekutimin e Buxhetit Komunal dhe Sistemeve Elektronike është pesë (5). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The coordination division and the grants commission secretariat must carry out a list of budgeting, grant-preparation, and reporting tasks, and the division leader reports to the department leader.
Neni 23 Divizioni për Koordinim dhe Sekretaria e Komisionit të Granteve 1. Detyra dhe përgjegjësitë e Divizioni për Koordinim dhe Sekretaria e Komisionit të Granteve janë; 1.1. Koordinon punën në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për pjesën integrale të komunave; 1.2. Koordinon punën në hartimin e Qarkoreve Buxhetore për komuna dhe dokumentve tjera buxhetore komunale; 1.3. Harton Raportin vjetor të vlerësimit të përshtatshmërisë për sistemin e financimi komunal; 1.4. Përgatitë grantet Qeveritare për financimin komunal duke zbatuar parimet, kriteret dhe formulat e përcaktuara në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, LMFPP dhe në pajtim me politikat dhe prioritetet qeveritare; 1.5. Sekretaria e Komisionit të Granteve përgatit dokumentin udhëzues dhe tabelat e granteve qeveritare sipas secilës komunë, për anëtarët e Komisionit të Granteve për shqyrtim dhe aprovim; 1.6. Njofton ministritë kyçe për përgatitjen e propozim-granteve qeveritare për financimin e komunave; 1.7. Harton kufijtë fillestar buxhetor komunal për vitin vijues fiskal dhe vitet përkatëse. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim dhe Sekretarisë së Komisionit të Granteve raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizionin për Koordinim dhe Sekretarisë të Komisionit të Granteve është katër (4). - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The department must carry out macro-fiscal, macroeconomic, budget, tax, research, and international cooperation tasks, and its head reports to the Secretary General.
Neni 24 Departamenti i Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar janë: 1.1. Harton politika makro-fiskale në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit, qëndrueshmërisë buxhetore dhe të rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve; 1.2. Përpilon parashikime makroekonomike dhe fiskale për periudhën afatmesme me qëllim të përcaktimit të kornizës së përgjithshme makroekonomike dhe parametrave të përgjithshëm të buxhetit; 1.3. Hartion pjesën makroekonomike të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe Librit të Buxhetit; 1.4. Përgatitë skenarët alternativ mbi vlerësimin e humbjeve / përfitimeve si rezultat i propozimeve për ndryshim të normave tatimore, uljes dhe propozimeve tjera që vijnë nga Qeveria; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 13 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.5. Përcjelljë vazhdimisht trendet e të hyrave tatimore dhe jo-tatimore si dhe analizon çështjet tatimore; 1.6. Bashkëpunon me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, në veçanti me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore; 1.7. Negocion marrëveshjet për elimimin e tatimit të dyfishtë dhe marrëveshje tjera për tregëti të lirë; 1.8. Publikon dokumentet hulumtuese mbi çështjet e caktuara ekonomike; 1.9. Vlerëson programet, ndarjet buxhetore, dhe politikat tjera shpenzuese përfshirë analizat e ndarjeve alternative të buxhetit; 1.10. Bën analizën e ndikimit ekonomik të dokumenteve të planifikuara strategjike në ekonominë e vendit dhe implikimet fiskale të tyre. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni i Makroekonomisë; 3.2. Divizioni i Politikave Fiskale dhe Publike; 3.3. Divizioni për Bashkëpunim Ndërkmbëtar Financiar. 4. Numri i të punësuarëve në Departament për Politika Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar është shtatërmbëdhjetë (17). - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Macroeconomics Division must perform listed macroeconomic analysis, forecasting, reporting, publishing, and budgeting support tasks.
Neni 25 Divizioni i Makroekonomisë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Makroekonomisë janë: 1.1. Mbledhë të dhënat statistikore ekonomike; 1.2. Bën Modelimin softuerik të ekonomisë së Kosovës; 1.3. Parashikon të hyrat dhe shpenzimet e përgjithshme; 1.4. Harton Kornizën Makro-fiskale për periudhë afatmesme; 1.5. Harton analiza për nevoja të Ministrisë së Financave dhe të Qeverisë për të mundësuar një rishpërndarje optimale të mjeteve buxhetore, por edhe sigurim të të hyrave të nevojshme buxhetore me një distorcion minimal të aktivitetit ekonomik; 1.6. Përgatë Librin e Buxhetit/ pjesa makrofiskale; 1.7. Harton Buletinin Makroekonomik dhe Pasqyrën Makroekonomike; 1.8. Përgatitë analiza, komente, raporte mbi zhvillimet ekonomike; 1.9. Analizon të dhënat statistikore ekonomike, dhe bën projektimin e të dhënave; 1.10. Përcjellë dhe analizon indikatorët makroekonomik të Kosovës, si dhe bën krahasimin e tyre me vendet e rajonit dhe ekonomitë botërore; 1.11. Ofron këshillave mbi politikat ekonomike përmes hulumtimeve dhe analizave ekonomike; 1.12. Publikon dokumenteve hulumtuese mbi çështjet e caktuara ekonomike. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 14 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 2. Udhëheqësi i Divizioni të Makroekonomisë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në divizionin e Makroekonomisë është gjashtë (6). - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article sets out the duties of the Fiscal and Public Policy Division, including drafting fiscal and tax-related laws, researching other countries’ policies, assessing budget impacts, and coordinating policy analysis.
Neni 26 Divizioni i Politikave Fiskale dhe Publike 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Politikave Fiskale dhe Publike janë: 1.1. Harton politika fiskale në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit, qëndrueshmërisë buxhetore dhe të rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve; 1.2. Hulumton përvojat dhe politikat evendeve të tjera, përfshirë këtu vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve në regjion, në mënyrë që Kosova të jetë sa më afër politikave dhe legjislacionit fiskal të këtyre vendeve; 1.3. Përgatitë legjislacionin tatimor, doganor si dhe ligjet që trajtojnë procedurat tatimore, përkujdeset për aspektin ligjor dhe rregullativ të politikave të aprovuara dhe përgatit bazën ligjore që përcjell ndryshimet në fushën e politikave fiskale; 1.4. Vlerëson humbjet e mundshme buxhetore të Qeverisë, si rezultat i propozimeve të përjashtimeve tatimore, uljes së normave tatimore dhe propozimeve tjera që vijnë nga Qeveria; 1.5. Përgatitë skenarët alternativ për gjetje të burimeve shtesë të hyrave buxhetore përmes ndryshimit të politikave fiskale; 1.6. Analizon politikat ekonomike sektoriale duke siguruar përputhshmërinë me politikat e gjëra makroekonomike dhe prioritetet e qeverisë; 1.7. Bashkëpunon me ministritë e linjës për të siguruar që strategjitë shpenzuese (në kuadër të KASH-it) të reflektojnë politikat sektoriale, makroekonomike dhe prioritetet e qeverisë; 1.8. Përpilon dhe rishikon matricën e politikave qeveritare dhe sektoriale në kuadër të KASH-it; 1.9. Vlerëson programe, ndarje buxhetore, dhe politika tjera shpenzuese përfshirë analizat e ndarjeve alternative të buxhetit; 1.10. Bën analizën e ndikimit ekonomik të dokumenteve të planifikuara planifikuese/strategjike në ekonominë e vendit dhe implikimet fiskale të tyre. 2. Udhëheqës i Divizioni të Politikave Fiskale dhe Publike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizionin për Politika Fiskale dhe Publike është shtatë (7). - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The International Financial Cooperation Division has listed responsibilities for bilateral and international financial cooperation, and its head reports to the department head.
Neni 27 Divizioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar janë: 1.1. Përcjellë bashkëpunimin bilateral në nivelin shtetëror dhe bashkëpunimin me Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në fushën ekonomiko-financiare; 1.2. Bashkëpunimi me FMN-në, BB, BERZH, BZHKE, BIE si dhe me institucionet tjera bilaterale financiare; 1.3. Prcjellë procedurat e rregullta lidhur me kryerjen e obligimeve në bazë të anëtarësisë në IFN-të dhe organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare; 1.4. Harton analiza, raporte, informata dhe opinione nga fusha e ekonomisë në vendet e rajonit, BE-së dhe më gjerë; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 15 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.5. Udhëheq apo merr pjesë në negociata dhe ofron raportimin nga negociatat me institucionet e lartpërmendura dhe qeveritë rreth konkludimit të marrëveshjeve në kompetencë të departamentit; 1.6. Në bashkëpunim me departamentin ligjor harton marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar; 1.7. Në bashkëpunim me departamentin ligjor, kabinetin e ministrit dhe ATK-në, përgatit dhe zhvillon negociatat për Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë me shtetet tjera; 1.8. Përcjellë dhe mbanë procesverbale të takimeve me institucionet qeveritare, si dhe organizatat dhe institucionet tjera ndërkombëtare; 1.9. Bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Jashtme me qëllim të përcjelljes së informatave nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; 1.10. Bashkëpunon me kabinetin e Ministrit në hartimin e dokumenteve në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, varësisht nga aktivitetet e Ministrit në nivel e bashkëpunimit bilateral; 1.11. Mban një databazë me informacione të detajuara sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar me të gjitha institucionet e lartpërmendura. 2. Udhëheqës i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiare raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar është tre (3). - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Property Tax Department must carry out annual inspections, support municipalities, set and enforce uniform valuation standards, enter tax rates each year, and register payments electronically.
Neni 28 Departamenti i Tatimit në Pronë 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Tatimit në Pronë janë: 1.1. Bën inspektimin vjetor të komunave për t’u siguruar se tatimi në pronë administrohet në pajtim me ligjin, dhe se komunat mbeten të certifikuara për të mbledhur tatimin; 1.2. Analizon kontratat e shitblerjeve, vlerëson dhe mbledhe të dhënat nga ana e ministrisë që të ndihmohen komunat në administrimin efikas të tatimit në pronë; 1.3.Përkrahë komunat duke monitoruar administrimin e tatimit në pronë; 1.4.Ofron standarde uniforme të vlerësimit për mbarë Kosovën dhe siguron zbatimin e tyre; 1.5. Ofron ndihm për komunat në përpjekjet e tyre të inkasimit dhe ankesave dhe ofrimi i analizave për të informuar vendimmarrësit; 1.6. Implementon sistemin e ri për menaxhimin e administrimit të tatimit në pronë; 1.7. Përkrahë aktivitetet dhe përgatite komunat e reja për certifikimin e tyre për tatimin në pronë; 1.8. Zhvillon softuerin e tatimit në pronë; 1.9. Vendosë në sistem normat dhe çmimet tatimore, në secilin vit; 1.10. Bën aprovimin e qasjes në sistem; 1.11. Regjistron pagesat në sistem, në formë elektronike; 1.12. Shqyrton kërkesat e ardhura nga organet shpronësuese, për vlerësimin e pronës së paluajtshme objekt i procedurës së shpronësimit; 1.13. Shqyrton kërkesat e ardhura gjatë procesit të vlerësimit të pronës së paluajtshme objekt i procedurës së shpronësimit, nga ana e pronarëve, zotëruesve të interesit, palëve të interesuara (apo personave që veprojnë në emër të tyre) që preken nga procesi i shpronësimit; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 16 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.14. Inspekton pronën e paluajtshme, që është objekt i procedurës së shpronësimit; 1.15. Mbikëqyrë dhe verifikon ligjshmërinë e raporteve të vlerësimit të përgatitura nga ekspertët e jashtëm; 1.16. Bashkëpunon dhe mbledh të dhëna për pronën që është objekt i procedurës së shpronësimit nga autoritet publike apo private , 1.17. Përpilon aktin final të vlerësimit. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Tatim në Pronë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon 3.1. Divizioni për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme për Shpronësime; 3.2. Divizioni për Inspektim; 3.3. Divizioni për Vlerësim dhe Standarde, Zhvillim dhe Operim të Programit. 4. Numri i të punësuarëve në Departamentin për Tatim në Pronë është gjashtëmbëdhjetë (16). - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The division must review expropriation-related requests, inspect the property, verify external valuation reports, collect data, and prepare the final valuation act.
Neni 29 Divizioni për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme për Shpronësime 1. Detyrat dhe pëgjegjësitë e Divizionit për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme për Shpronësime janë: 1.1. Shqyrton kërkesat e ardhura nga organet shpronësuese, për vlerësimin e pronës së paluajtshme objekt i procedurës së shpronësimit; 1.2. Shqyrton kërkesat e ardhura gjatë procesit të vlerësimit të pronës së paluajtshme objekt i procedurës së shpronësimit, nga ana e pronarëve, zotëruesve të interesit, palëve të interesuara (apo personave që veprojnë në emër të tyre) që preken nga procesi i shpronësimit; 1.3. Inspekton pronën e paluajtshme, që është objekt i procedurës së shpronësimit; 1.4. Mbikëqyrë dhe verifikon ligjshmërinë e raporteve të vlerësimit të përgatitura nga ekspertët e jashtëm; 1.5. Bashkëpunon dhe mbledh të dhëna për pronën që është objekt i procedurës së shpronësimit nga autoritet publike apo private; 1.6. Përpilon aktin final të vlerësimit sipas nenit 22 të Ligjit Nr. 03/l-139, datë 26.03.2009 “Për shpronësimin e pronës së paluajtshme”. 2. Udhëheqësi i Divizioni për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme për Shpronësime raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizionin për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme për Shpronësime është pesë (5). - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Inspection Division must carry out annual inspections and monitoring related to municipal property tax compliance.
Neni 30 Divizioni për Inspektim 1. Detyrat dhe pëgjegjësitë e Divizionit për Inspektim janë: 1.1. Bënë inspektimin vjetor të komunave që kanë marrë autorizime, për të garantuar se komunat janë duke zbatuar standardet e parapara të vlerësimit, se baza tatimore mbi pronën mirëmbahet në mënyrën e duhur, se procedurat e vjeljes së dhunshme zbatohen në mënyrë adekuate dhe se komuna vepron në pajtim me legjislacionin për tatimin mbi pronën e paluajtshme në fuqi; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 17 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.2. Monitoron aktivitetet e zyrave komunale të tatimit në pronë për t’u siguruar se ato janë në harmoni legjislacionin në fuqi për tatimin mbi pronën e paluajtshme në Kosovë; 1.3. Kontrollon themelimin e bazës së të dhënave/shënimeve të tatimit në pronë, se a janë në harmoni me udhëzimet dhe instruksionet e dhëna; 1.4. Bënë inspektime në teren për tu siguruar se shpërndarja e faturave është bërë në rregull; 1.5. Përgatitë raporte me rekomandime për vazhdimin apo mos vazhdimin e certifikimit të komunave; 1.6. Siguron se inkasantët komunalë brenda juridiksionit të tyre i kryejnë obligimet e tyre në afat kohorë të duhur dhe në mënyrë efikase; 1.7. Inspekton cilësinë e zbatimit të legjislacionit për tatimin mbi pronën e paluajtshme. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Inspektim raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në divizion është katër (4). - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Program Evaluation, Standards, Development and Operations Division must carry out listed valuation, research, guidance, form-preparation, and commission-supervision tasks, and its head reports to the Department head.
Neni 31 Divizioni për Vlerësim, Standarde, Zhvillim dhe Operim të Programit 1. Detyrat dhe pëgjegjësitë e Divizionit për Vlerësim, Standarde, Zhvillim dhe Operim të Programit janë: 1.1. Disejnon dhe analizon projekte të analizimit të shenimeve të tregut; 1.2. Cakton hulumtime për çështjet e tatimit në pronë; 1.3. Bën analiza dhe hulumtime rreth vlerësimit të pasurisë së paluajtshme; 1.4. Përgatit udhëzues për vlerësimin e të gjitha kategorive të objekteve dhe atyre specifike; 1.5.Përpilon forma dhe modele të ndryshme për bazën tatimore gjatë vlerësimeve të pronave; 1.6. Formon dhe mbikëqyr komisionet e vlerësimit për të gjitha komunat. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde, Zhvillim dhe Operim të Programit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në Divizionin për Vlerësim, Standarde, Zhvillim dhe Operim të Programit është pesë (5). - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Legal Department must provide legal support, drafting assistance, compliance oversight, alignment work, legal advice on request, and cooperate on court representation.
Neni 32 Departamenti Ligjor 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë: 1.1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë; 1.3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron përafrimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire) si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë; 1.5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 18 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE 1.6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në kontestet gjyqësore. 2. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit; 3.2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është gjashtë (6). - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Division for Drafting and Harmonization of Legislation must help draft legislation, check compliance with applicable Kosovo law, assist ministry structures in identifying issues to regulate, provide requested legal advice and recommendations, and align ministry legislation with acquis and applicable Kosovo laws.
Neni 33 Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë: 1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar; 1.3. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë; 1.4. Siguron përafrimin e legjislacionit të ministrisë me acquis dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është tre (3). - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article sets the tasks of a ministry division, including coordination, legal support, identifying implementation problems, support for drafting documents, inter-institutional coordination, and maintaining a register of subordinate acts.
Neni 34 Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë: 1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të ministrisë për zbatimin e legjislacionit; 1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit; 1.3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative; 1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim- memorandumeve dhe propozim-kontratave; 1.5. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse; 1.6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është dy (2). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 19 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article lists the department’s duties, says its leader reports to the Secretary General, names two divisions, and fixes staff at four.
Neni 35 Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave janë: 1.1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit evropian; 1.2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian; 1.3. Ofron mbështetje në përafrimin e legjislacionit të ministrisë me acquis; 1.4. Koordinon aktivitetet e ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian; 1.5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të Integrimit Evropian, për fushëveprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: 3.1. Divizioni për Integrim Evropian; 3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave. 4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave është është katër (4). - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The European Integration Division must support ministry strategy and planning work, monitor PVMSA implementation, report to relevant institutions, and its head must report to the department head.
Neni 36 Divizioni për Integrim Evropian 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrim Evropian janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i ministrisë; 1.2. Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike; 1.3. Monitoron zbatimin e PVMSA-së dhe raporton tek institucionet relevante; 1.4. Koordinon asistencën e IPA-së dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multilaterale për aktivitetet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministris dhe Qeverisë; 1.5. Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve; 1.6. Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë përafrimit me acquis, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVMSA, integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë; 1.7. Ofron mbështetje në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrim Evropian raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrim Evropian është dy (2). GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 20 - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Policy Coordination Division must support ministry strategy work, coordinate planning and reporting, and its head reports to the department head.
Neni 37 Divizioni i Koordinimit të Politikave 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë: 1.1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë në mes tyre dhe me dokumentet e tjera qeveritare; 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept dokumenteve për legjislacion; 1.3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor; 1.4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante; 1.5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të ministrisë. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave është një (1). - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Department of Finance and General Services must handle HR information, support internal organization, provide administrative and logistics support, manage hiring procedures, coordinate the ministry’s budget and financial obligations, and manage office records and documents.
Neni 38 Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme janë: 1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative dhe të logjistikës; 1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë; 1.4.Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Ministrisë; 1.5. Menaxhon punët e zyrës -sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë; 1.6. Ofron shërbime logjistike për ministrinë. 2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë këto Divizione: 3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore; 3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa 3.3. Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike. 4. Numri i të punësuarëve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është katërdhjetë e një (41). RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Human Resources Division has specified duties, including planning HR, recruitment, staff performance support, compliance with human rights law, cooperation with human rights institutions, and carrying out HR procedures. Its head reports operationally to the Secretary General and administratively to the head of Finance and General Services.
Neni 39 Divizioni i Burimeve Njerëzore 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë: 1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore; 1.2. Administron rekrutimin e personelit; 1.3.Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve; 1.4. Të zbaton legjislacionin përkatës në fuqi për drejtat e njeriut; 1.5. Koordinon dhe bashkëpunon me institucionete përkatëse për drejtat e njeriut; 1.6.Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj. 1.7. Në zbatimin e detyrave të divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Burimeve Njerëzore është tetë (8). - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Budget and Finance Division must prepare and coordinate budget work, track reporting, ensure compliant spending, manage cash reserves, and cooperate with auditors.
Neni 40 Divizioni për Buxhet dhe Financa 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë: 1.1. Përgatitë propozimet buxhetore; 1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë; 1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; 1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; 1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; 1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit. 1.7.Në zbatimin e detyrave të Divizionit, Udhëheqësi i Divizionit bashkëpunon me Udhëheqësin e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është gjashtë (6). 4. Në Divizionin për Buxhet dhe Financa bënë pjesë edhe zyrtari certifikues, i cili për punën e vet i përgjigjet drejtpërdrejt Sekretarit të përgjithshëm. 5. Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit certifikues përcaktohen me Nenin 14 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. 21 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 22 - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The Logistics and IT Division must carry out listed support, inventory, transport, records, and IT tasks, and its leader reports to the department leader.
Neni 41 Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Shërbimeve Logjistike janë: 1.1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë; 1.2. Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë; 1.3. Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë; 1.4. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë; 1.5. Mirëmban, menaxhon dhe administron punët e zyrës dhe sistemin e arkivit të ministrisë; 1.6. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative. 2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbimeve Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit. 3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit për TI dhe Shërbimeve Logjistike është njëzet e pesë (25). - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The IT Systems Management Department of the Ministry of Finance must perform specified planning, policy, maintenance, coordination, and reporting tasks.
Neni 42 Departamenti për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative të MF 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative janë: 1.1. Hartimi i politikave, procedurave, projekteve dhe strategjive për funksionimin normal dhe sa më cilësor të TI- së të MF; 1.2. Harton dhe zbaton politikat dhe procedurat teknologjike në përputhje me ato të organizatës për të siguruar një operim efikas të departamenteve të veçanta; 1.3. Të zbatoj politikat dhe udhëzimet që dalin nga MF-ja, në pajtim me kornizën ligjore; 1.4.Të përgatisë planin vjetor të punës dhe planifikimin për implementimin e projekteve të reja, mirëmbajtjen e sistemeve ekzituese dhe planifikimin e harduerit dhe softuerit të nevojshëm për MF; 1.5. Bashkëpunimi me kryesuesit e departamenteve në hartimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e politikave, objektivave, planifikimeve afatshkurta dhe afatgjata; 1.6 Bën monitorimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të rrjetit, sistemit dhe aplikacioneve të ministrisë; 1.7. Bashkëpunimi dhe koordinimi me njësit e TI-së në Dogana dhe ATK me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta me interes të përgjithshëm për MF-në; 1.8. Bashkëpunimi dhe koordinimi me DQPA –në në MAP dhe institucionet tjera në fushën e TI. 2. Departamenti udhëheqet nga Udhëheqësi i Departamentit, i cili raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Departamenti ka këto divizione: 3.1. Divizioni për Infrastrukturë të TI-së; 3.2. Divizioni për Operacione të TI-së; dhe 3.3. Divizioni për Menaxhim të Aplikacioneve. 4. Numri i të punësuarëve në departament është nëntë (9). RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 23 - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The IT Infrastructure Division must design, maintain, and oversee IT infrastructure systems and related support tasks.
Neni 43 Divizioni për Infrastrukturë të TI 1. Detyrat dhe përgjegjësit e divizionit për infrastrukturë të TI-së janë: 1.1. Bënë disenjimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe vlerësimin e të gjitha sistemeve të infrastrukturës, duke përfshirë: LAN, WAN, internetin, sigurinë, sistemet operative, qasjen e përdoruesve dhe kështu me radhë; 1.2 Zbaton planet strategjike afatshkurtëra dhe afatgjate për të siguruar që kapacitetet infrastrukturore i plotësojnë nevojat ekzistuese dhe të ardhshme; 1.3. Siguron statistika dhe raporton lidhur me performancën e rrjetit; 1.4. Zhvillon dhe zbaton strategjit për mirëmbajtjen e infrastrukturës së serverit për të siguruar disponueshmërinë e aplikacioneve të punës; 1.5. Zhvillon dhe mirëmban politikat dhe procedurat si dhe standardet e teknologjisë për infrastrukturën e TI- së në bashkëpunim me akterët tjerë; 1.6. Siguron konsistencën me standardet, politikat dhe procedurat e miratuara; 1.7.Kryen hulumtime dhe nxjerr rekomandime për produkte, shërbime, protokoll dhe standarde në mbështetje të prokurimit të infrastrukturës, që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës ose për zbatimin e aplikacioneve të reja të punës; 1.8.Është autoritet dhe përgjegjës për mbajtjen e licencave softuer-ike; 1.9. Bashkëpunimi dhe koordinimi me strukturat organizative të MF në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive. 2. Divizioni udhëheqet nga udhëheqësi i divizionit, i cili raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në divizion është tre (3). - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The IT Operations Division is responsible for running and maintaining IT services and related support functions.
Neni 44 Divizioni për Operacione të TI-së 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Operacione të TI janë: 1.1. Divizioni i Operacioneve është autoritet dhe bën zhvillimin dhe mirëmbajtjen e Portofolit të Shërbimeve të TI-së; 1.2. Përcakton proceset në pajtim me standardet e teknologjisë (ITIL) dhe i siguron mjetet e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të TI-së; zbatimi i proceseve dhe standardeve; 1.3. Organizimi dhe mbikëqyrja e përditshme e aplikacioneve të punës, sigurimi i disponueshmërisë dhe perfomancës sipas Marrëveshjeve të Nivelit Operacional (MNO) me departamentet dhe divizionet tjera perkatëse; 1.4.Organizimi dhe menaxhimi i tryezës së shërbimit dhe menaxhimi i incidenteve (mbështetja e Nivelit 1 dhe 2); 1.5. Menaxhimi i kompjuterëve desktop (ose kompjuterëve mobil) mbështetja – instalimi i aplikacioneve dhe mjeteve të ndryshme (azhurnimet dhe instalimet e centralizuara, ose në kompjuterë individual); 1.6. Gjetja dhe largimi i viruseve; azhurnimi i programeve anti-virus; 1.7. Mbështetja për printerë, duke përfshirë instalimin e drajverëve; 1.8. Qasja në internet / menaxhimi i postës elektronike; 1.9. Menaxhimi i pajisjeve - kryen mirëmbajtjen e të gjitha sistemeve në dhomën e serverit - klimatizimi, furnizimi me rrymë, siguria fizike; RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 24 1.10. Organizimi dhe menaxhimi i bibliotekës rezervë dhe mbikëqyrja e ekzekutimit adekuat dhe procedurave të rikthimit; 1.11. Planifikimi i buxhetit vjetor për koston operacionale dhe mirëmbajtjen e pajisjeve. 2. Divizioni udhëheqet nga udhëheqësi i divizionit, i cili raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në divizion është dy (2). - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Application Management Division must manage application changes, documentation, team support, planning, testing, budgeting, and training.
Neni 45 Divizioni për Menaxhim të Aplikacioneve 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhim të Aplikacioneve janë: 1.1. Menaxhon kërkesat për ndryshimin e aplikacioneve të punës dhe zgjidhjen e problemeve me aplikacione; 1.2. Organizon dhe mirëmban dokumentacionin e përditësuar teknik për të gjitha aplikacionet operacionale të punës; 1.3. Menaxhon ekipin që mbështet aplikacionet e punës; 1.4. Punon me pronarët e aplikacioneve për identifikimin e fushave për përmirësime ose disenjimin dhe zhvillimin e aplikacioneve të reja; 1.5. Përcakton kërkesat për infrastrukturë të TI-së gjatë zbatimit të aplikacioneve të reja të punës ose përmirësimit të aplikacioneve ekzistuese; 1.6. Përcakton standardet për platformat teknologjike për aplikacionet e punës dhe arkitekturën e aplikacioneve të punës në pajtim me modelin arkitektonik të organizatës; 1.7. Hulumton dhe inicion risitë, në lidhje me aplikacionet e punës në pajtim me synimet dhe objektivat e punës; 1.8. Hulumton, planifikon dhe propozon zgjidhje për sistemet e integruara në bazë të nevojave të punës për shkëmbimin e të dhënave dhe ndërveprimin e sistemeve; 1.9. Planifikon dhe menaxhon të gjitha aplikacionet përmes tërë SDLC: disenjimit, zhvillimit/ ekzekutimit dhe zbatimit, si dhe menaxhon kontratat për furnizimin e jashtëm të aplikacioneve; 1.10. Planifikon dhe menaxhon zbatimin e aplikacioneve të reja, atyre të përmirësuara ose zëvendësimin e aplikacioneve; 1.11. Është përgjegjës për testimin e hollësishëm të aplikacioneve të reja / funksioneve të reja / ose ndryshimeve në atyre ekzistuese para vënies në funksion; 1.12. Zhvillon dhe mirëmban planet strategjike të përditësuara lidhur me aplikacionet e punës të MF-së; 1.13. Përcakton kërkesat vjetore buxhetore për aplikacionet e punës; 1.14. Identifikon dhe organizon trajnime për ekipet e aplikacioneve të punës. 2. Divizioni udhëheqet nga udhëheqësi i divizionit, i cili raporton tek udhëheqësi i departamentit. 3. Numri i të punësuarëve në divizion është tre (3). - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The Public Communication Division must support the ministry’s communication and information work, manage communication plans, organize media briefings, maintain the ministry website, and coordinate public document access requests.
Neni 46 Divizioni për Komunikim Publik 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik janë: 1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit; 1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë; RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 25 1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime tjera mediale; 1.4. Mirëmban ueb faqen zyrtare të ministrisë; 1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. 2. Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Komunikim me Publikun është tre (3). - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Divizioni i Prokurimit must prepare, coordinate, and implement the ministry’s annual procurement plan, ensure procurement requests follow procurement rules, set procurement methodology for tenders and price evaluation, and advise management on disputed contract-execution issues.
Neni 47 Divizioni i Prokurimit 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit janë: 1.1. Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi; 1.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit; 1.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve; 1.4. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave. 2. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Prokurimit është dy (2). - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The Administrative Division of the Kosovo Financial Reporting Council must carry out support, monitoring, processing, licensing, receiving, and record-keeping tasks, and its head must report to the Secretary General.
Neni 48 Divizioni Administrativ i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar - KKRF 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit Administrativ të KKRF-së janë: 1.1. Ndihmon në hartimin e planit vjetor të punës se KKRF-së; 1.2. Përgatitë hartimin dhe azhurnimin e Standardeve të Kontabilitetit të Kosovës në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit, dhe i paraqet KKRF-së për aprovim; 1.3. Monitoron ndryshimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK-ve) dhe Standardeve të Raportimit Financiar (SNRF-ve); 1.4. Monitoron zbatimin e standardeve të auditimit të shoqërive tregtare obliguese për dorëzimin e pasqyrave financiare në KKRF; 1.5. Proceson aplikacionet për auditor ligjor dhe firma audituese ligjore vendore dhe të jashtme; 1.6. Organizon dhe udhëheq procedurat e licencimit dhe rilicencimit të auditorëve ligjor vendor dhe të jashtëm; 1.7. Organizon dhe udhëheq procedurat e licencimit dhe rilicencimit të firmave ligjore vendore dhe të jashtme; 1.8. Pranon Pasqyrat financiare të shoqërive tregtare të konsoliduara në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit; 1.9. Monitoron procedurat e përgatitjes së pasqyrave financiare të audituara; 1.10. Përgatitë takimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të Këshillit, dhe komisioneve pran Këshillit; RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 26 1.11. Mirëmban dhe azhurnon listën e auditorëve dhe firmave audituese ligjore. 2. Udhëheqësi i Divizionit Administrativ i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarëve në Divizionin Administrativ te Këshillit Kosovar për Raportim Financiar është pesë (5). - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The Administrative Division of the Independent Review Board must guide complainants, process complaint documents, prepare hearings and materials, notify parties, send copies after decisions, and prepare cases for the Supreme Court; the division head reports to the Secretary General.
Neni 49 Divizioni Administrativ i Bordit të Pavarur për Rishqyrtim - BPR 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit Administrativ të BPR-së janë: 1.1. Udhëzon ankuesit për kompletimin e dokumentacionit të domosdoshëm (nevojshëm) para se të pranohet ankesa dhe shikon dokumentacionin, duke u siguruar që apeluesit i janë përmbajtur udhëzimit mbi ankesën dhe a është e afatshme ankesa, si dhe sugjerimet për seancën e rishqyrtimit; 1.2. Siguron që shqyrtimi i rastit të përfundoj brenda një seance, duke pasur parasysh parimin e ekonomicitetit; 1.3. Përgatit planet javore dhe mujore, si dhe azhurnon dhe kontrollon ankesat që të mos u kalojë afati brenda të cilit duhet të shqyrtohet ankesat; 1.4. Dërgon një kopje të ankesës në Administratën Tatimore apo në Shërbimin Doganor, në mënyrë që të përgatiten për rishqyrtim; 1.5. Siguron zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe të ndihmës për palët në pikëpamje profesionale, çdo herë duke udhëzuar palët që kanë të drejtë ankese; 1.6. Shumëzon dhe përgatit tërë materialin për anëtarët e Bordit, si dhe komunikon dhe njofton palët për seancat, duke i përgatitur dhe dërguar ftesat për pjesëmarrje në seanca; 1.7. Dërgon kopje fizike për apeluesit/ankuesit dhe për Administratën Tatimore apo Shërbimin Doganor pas marrjes së aktvendimit nga Bordi; 1.8. Përgatit në tërësi lëndët në rast padie në Gjykatën Supreme, duke i siguruar që përfaqësuesit e BPR-së, të marrin pjesë në seancat e Gjykatës Supreme. 2. Udhëheqësi i Divizionit Administrativ i Bordit të Pavarur për Rishqyrtim raporton tek Sekretari i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarëve në Divizionin Administrativ te Bordit të Pavarur për Rishqyrtim është katër (4). KREU II ORGANIZIMI I BRENDSHËM I ORGANEVE QENDRORE TË MINISTRISË SË FINANCAVE - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: This article lists the central bodies of the Ministry of Finance.
Neni 50 Organet Qendrore të Ministrisë së Financave Organet Qendrore të Ministrisë së Financave janë: 1. Administrat Tatimore e Kosovës, e cila është themeluar dhe vepron në bazë të ligjit Nr. 03/L-071 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, organizimi i brendshëm do të rregullohet me Rregullore të veçantë; 2. Dogana e Kosovës, cila është themeluar dhe vepron në bazë të ligjit Nr. 03/L-109 Kodi Doganor dhe Akciza, organizimi i brendshëm do të rregullohet me Rregullore të veçantë; 3. Njësia e Intelegjencës Financiare, është themeluar dhe vepron sipas Ligjit Nr. 03/L-196, organizimi i brendshëm do të rregullohet me Rregullore të veçantë; Agjencia Qendrore e Prokurimit. RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 27 KREU III - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Central Procurement Agency has an organizational structure made up of the Director General’s Office, directorates, and sectors, and it has 15 employees.
Neni 51 Struktura Organizative e Agjencisë Qendrore të Prokurimit 1.Struktura Organizative e Agjencisë Qendrore të Prokurimit është si vijon: 1.1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm; 1.2. Drejtoratet; dhe 1.3. Sektorët. 2. Numri i të punësuarve në Agjencinë Qendrore të Prokurimit është pesëmbëdhjetë (15). - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The General Director’s Office of the Central Procurement Agency consists of the General Director and one technical-administrative civil servant, and the office has two employees in total.
Neni 52 Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm 1. Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm Agjencinë Qendrore të Prokurimit përbëhet nga: 1.1. Drejtori i Përgjithshëm, dhe 1.2. Një (1) nëpunës civil i nivelit tekniko-administrativ. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin përkatës në fuqi. 3. Detyrat dhe përgjegjësitë e nëpunësit civil të Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin për shërbimin civil në fuqi. 4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm është dy (2). - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This article lists the directorates and sectors of the Central Procurement Agency.
Neni 53 Drejtoratet dhe Sektorët e Agjencisë Drejtoratet e Agjencisë Qendrore të Prokurimit janë: 1. Drejtorati i Prokurimeve të Centralizuara; 1.1. Sektori për Prokurime të Centralizuara; 1.2. Sektori për Prokurime të Nevojave të AQP-së. 2. Drejtorati i Prokurimeve të Veçanta; 2.1. Sektori për Aktivitete të Prokurimit për Autoritetet Kontraktuese, dhe 2.2. Sektori për Prokurime nga Donacionet. 3. Sektori për Buxhet, Menaxhim të Burimeve Njerëzore dhe shërbime tjera. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The Centralized Procurement Directorate must carry out procurement work in line with procurement law, prepare required documents, approve and sign contracts, report periodically and annually, and send the final centralized-procedures list to the Ministry of Finance.
Neni 54 Drejtorati i Prokurimeve të Centralizuara 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Prokurime të Centralizuara janë: 1.1. Siguron që të gjitha aktivitetet e prokurimit që zhvillohen nga Drejtorati për Prokurime të Centralizuara të jenë në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik dhe legjislacionin sekondar që rregullon çëshjet e prokurimit; 1.2. Përgatit të gjitha shkresat, vendimet dhe dokumente tjera të nevojshme në kuadër të kompetencave të përcaktuara me LPP-në në fuqi; RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 28 1.3. Aprovon dokumentacionin e nevojshëm dhe nënshkruan të gjitha kontratat me operatorët ekonomik për aktivitetet e prokurimit për mallra, shërbime, shërbime të konsulencës, pune, etj që zhvillohen nga Drejtorati për Prokurime të Centralizuara; 1.4. Përkujdeset për zbatimin e objektivave të Drejtoratit të Prokurimeve të Centralizuara, të cilat i kontribuojnë objektivave të Agjencisë Qendrore të Prokurimit dhe menaxhon programin e punës dhe aktiviteteve për realizimin e këtyre objektivave; 1.5. Përkujdeset për zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe udhëzimeve të cilat rregullojnë çëshjet e prokurimit publik në Kosovë. 1.6. Përgatit raportet periodike dhe vjetore për punët dhe aktivitetet e prokurimit për Agjencinë Qendrore të Prokurimit, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Organin Shqyrtues të Prokurimit; 1.7. Organizon dhe udhëheqë punët dhe aktivitetet e prokurimit që zhvillohen në kuadër të Drejtoratit për Prokurime të Centralizuara; 1.8. Zhvillon dhe prezanton te Drejtori i përgjithshëm të gjitha rekomandimet për përmirësimin e punës së Drejtoratit dhe të AQP-së në përgjithësi sipas kompetencave të përcaktuara me ligj; 1.9. Përgatitë listën përfundimtare për zhvillimin e procedurave të centralizuara për aprovim në emër të autoriteteve kontrakuese dhe të njëjtën e dërgon në Ministrinë e Financave. 2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Prokurime të Centralizuara raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuader të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët si vijon: 3.1. Sektori për Prokurime të Centralizuara; 3.2. Sektori për Prokurime të Nevojave të AQP-së. 4. Numri i të punësuarëve në Drejtoratin për Prokurime të Centralizuara është katër (4). - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The Centralized Procurement Sector must prepare a list of commonly used goods for centralized procurement, carry out centralized procurement for specified government-approved goods, and present recommendations to the directorate director. The sector head reports to the directorate head, and the sector has two employees.
Neni 55 Sektori për Prokurime të Centralizuara 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Prokurime të Centralizuara janë: 1.1. Përgatitë listën e mallrave ose artikujve të përdorimit të përbashkët që do të prokurohen nga qendra (prokurimi të bëhet në mënyrë të centralizuar); 1.2. Kryen prokurime të centralizuar për mallrat ose artikujt e përdorimit të përbashkët specifik, lista e të cilave është miratuar nga Qeveria, të cilat prokurohen nëpërmes aktiviteteve të prokurimeve të centralizuara; 1.3. Zhvillon dhe prezanton te drejtori i drejtoratit të gjitha rekomandimet për përmirësimin e punës në drejtori sipas kompetencave. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Prokurime të Centralizuara raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarëve në Sektorin për Prokurime të Centralizuara është dy (2). - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The procurement sector for AQP must organize procurement work, keep procedures compliant, coordinate approvals and methods, review procurement issues, and prepare periodic reports.
Neni 56 Sektori për Prokurime të Nevojave të AQP-së 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Prokurime të Nevojave të AQP-së janë: 1.1. Organizon punën dhe aktivitetet e prokurimit për nevoja të AQP-së dhe siguron që të gjitha procedurat e prokurimit të zhvillohen në harmoni me legjislacionin në fuqi që rregullon procedurat e prokurimit në Kosovë; RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 29 1.2. Në bashkëpunim me drejtorin e drejtoratit dhe përgjegjësitë e AQP-së bënë planifikimin dhe strategjinë e prokurimit për AQP-në, koordinon punën dhe siguron se të gjitha kërkesat për prokurim për mallra, shërbime, punë apo shërbime të konsulencës të jenë të nënshkruara nga personat e autorizuar dhe të jenë në harmoni me procedurat e prokurimit; 1.3. Organizon procedurat e kuotimit të çmimeve dhe të tenderëve varësisht nga çmimi i vlerësuar dhe në bazë të limiteve cakton edhe metodën e prokurimit; 1.4. Shqyrton të gjitha çështjet që përfshijnë lëmin e prokurimit, jep këshilla dhe sugjerime për zbatimin e procedurave të prokurimit dhe në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e përgjithshëm të AQP-së dhe personave tjerë përgjegjës, merr vendime lidhur me problemet që paraqiten me rastin e realizimit të kontratave nga kontraktues të ndryshëm; 1.5. Harton raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e prokurimit që janë zhvilluar gjatë vitit përkatës fiskal. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Prokurime të Nevojave të AQP-së raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarëve në Sektorin për Prokurime të Nevojave të AQP-së është një (1). - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The Directorate for Special Procurement must set objectives, manage its work program, cooperate with relevant institutions, ensure procurement compliance, provide technical assistance, and prepare periodic and annual reports.
Neni 57 Drejtorati për Prokurime të Veçanta 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtoratit për Prokurime të Veçanta janë: 1.1. Cakton objektivat për Prokurime të Veçanta dhe menaxhon programin e punës për realizimin e këtyre objektivave; 1.2. Bashkpunon me institucionet qeveritare dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare–Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Organin Shqyrtues të Prokurimit, Bankën Botërore, etj; 1.3. Siguron që të gjitha aktivitetet e prokurimit që zhvillohen nga Drejtorati për Prokurime të Veçanta të jenë në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik dhe legjislacionin sekondar që rregullon qështjet e prokurimit në Kosovë. Kur procedurat e prokurimit kryhen sipas legjislacionit të Bankës Botërore siguron që të gjitha aktivitetet e prokurimit janë kryer në harmoni me këto dispozita; 1.4. Ofron ndihmë teknike dhe këshilla për zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese në kryerjen e aktiviteteve të prokurimit; 1.5 Harton raporte periodike dhe vjetore për punët dhe aktivitetet e Drejtoratit për Prokurime të Veçanta; 2. Udhëheqësi i Drejtoratit për Prokurime të Veçanta raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Në kuadër të këtij Drejtorati bëjnë pjesë sektorët si vijon: 3.1. Sektori për Aktivitete të Prokurimit për Autoritetet Kontraktuese, dhe 3.2. Sektori për Prokurime nga Donacionet. 4. Numri i të punësuarëve në Drejtoratin për Prokurime të Veçanta është katër (4). - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The procurement sector for contracting authorities must carry out specified procurement activities and advise contracting authorities.
Neni 58 Sektori për Aktivitete të Prokurimit për Autoritetet Kontraktuese 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Aktivitete të Prokurimit për Autoritetet Kontraktuese janë: 1.1.Kryen të gjitha aktivitetet e prokurimit pas përcaktimit si Autoritet Kontraktues nga Ministri i Financave; 1.2. Kryen të gjitha aktivitetet e prokurimit për dhe në emër të autoriteteve kontraktuese, të cilat nuk lejohen të kryejnë prokurimin në fjalë, pas një vendimi përkatës të Ministrit të MF-së; RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 30 1.3. Kryen aktivitetet e prokurimit per Ndërmarrje Publike, pas nënshkrimit të marrëveshjes të Ministrit të Financave dhe Bordit Mbikëqyrës të Kompanisë Publike; 1.4. Kryen aktivitetet e prokurimit në bazë të Kërkesave të Autoriteteve Kontraktuese; 1.5. Ofron këshilla per Autoritetet Kontraktuese në kryerjen e aktiviteteve të prokurimit. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Aktivitete të Prokurimit për Autoritetet Kontraktuese raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarëve në Sektorin për për Aktivitete të Prokurimit për Autoritetet Kontraktues është dy (2). - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Ky nen përcakton detyrat e Sektorit për Prokurime nga Donacionet Kontraktuese, duke përfshirë prokurimet për donacione, kredi dhe projekte të veçanta, si edhe raportimin e udhëheqësit të sektorit.
Neni 59 Sektori për Prokurime nga Donacionete Kontraktuese 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Prokurime nga Donacionet Kontraktuese janë: 1.1. Kryen aktivitetet e prokurimit per donacione ose kredi në bazë të një marrëveshjeje në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ndonjë institucioni/organizate financiare ndërkombëtare; 1.2. Zhvillon aktivitetet e prokurimit për projekte të veçanta e që paraprakisht AQP-ja ka nënshkruar marrëveshje me donatorin; 1.3. Zhvillon të gjitha llojet e aktiviteteve të prokurimit për mallra, shërbime, shërbime të konsulencës, pune etj, e që mjetet janë siguruar nga donatorët apo kreditë e marra nga Institucione Financiare Ndërkombëtare; 2. Udhëheqësi i Sektorit për Prokurime nga Donacionet Kontraktuese raporton tek Udhëheqësi i Drejtoratit. 3. Numri i të punësuarëve në Sektorin për Prokurime nga Donacionet Kontraktuese është një (1). - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The Finance and General Services Sector has specific internal duties, including budgeting, HR administration, IT services, property administration, archiving, logistics, and support work.
Neni 60 Sektori për Financa dhe Sherbime të Përgjithshme 1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit për Financa dhe Sherbime të Përgjithshme janë: 1.1. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të AQP-së; 1.2. Administron dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të AQP-së, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative; 1.3. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi; 1.4. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së; 1.5. Administron pasurinë qeveritare të AQP-së; 1.6.Menaxhon arkivin dhe dokumentet e brendshme të AQP-së; 1.7. Ofron shërbime logjistike dhe administrative, përfshirë edhe përkthimet. 2. Udhëheqësi i Sektorit për Financa dhe Sherbime të Përgjithshme raporton tek Drejtori i Përgjithshëm. 3. Numri i të punësuarve në Sektorin për Financa dhe Sherbime të Përgjithshme është pesë (5). RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 31 KREU IV THESARI - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The Treasury is established and operates under the public financial management law, and its organization is to be set by a special regulation.
Neni 61 Thesari Thesari është themeluar dhe vepron në bazë të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, organizimi do të rregullohet me Rregullore të veçantë. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: This transitional provision says the regulation includes the section on internal organization and the related organogram because the classification process for the Ministry of Finance and other state administration bodies under its supervision has not yet been completed.
Neni 62 Dispozitat kalimtare Rregullorja Nr.44/2013 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së Ministrisë së Financave, përmban pjesën mbi organizimin e brendshëm dhe organogramin përkatës, meqë procesi i klasifikimit të vendeve të punës së Ministrisë së Financave dhe organeve tjera të administratës shtetëror nën mbikëqyrjen e saj nuk ka përfunduar ende. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Personeli within the Ministry may be moved when this is considered necessary for smooth work.
Neni 63 Dispozitat përfundimtare 1. Lëvizshmëria e personelit në pajtim me legjislacionin për shërbimin civil brenda Ministrisë është i lejuar, nëse konsiderohet e nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 2. Rritja apo zvogëlimi i numrit të personelit në pajtim me Ligjin vjetor të buxhetit nuk krijon nevojë për plotësim ndryshimin e kësaj Rregulloreje, përpos në rastet kur krijohen dhe/apo shuhen struktura organizative. 3. Në pajtim me paragrafin 2 të këtij neni, dispozitat e Ligjit vjetor të buxhetit janë pjesë përbërëse e kësaj Rregulloreje. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: When this regulation enters into force, Decision No. 21 of 24.01.2012 on the organisational structure of the Ministry of Finance is repealed.
Neni 64 Shfuqizimi Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, shfuqizohet Vendimi Nr. 21 i datës 24.01.2012 për Strukturën Organizative të Ministrisë së Financave. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: This regulation takes effect 7 days after the Prime Minister signs it, and it is published in the Official Gazette.
Neni 65 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe publikohet në Gazetën Zyrtare. Hashim Thaçi _________________________ Kryeministër i Republikës së Kosovës 17 Janar 2014 Rregullore QRK Nr.44/2013 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Financave është miratuar në mbledhjen e 162 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin numër Nr.28/162 me datë 27.12.2013. RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVË / Nr.14 / 18 SHKURT 2014 32 RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
RREGULLORE (QRK) Nr. 44/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË FINANCAVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in