LIGJI NR. 02/L-70 PËR SIGURINË NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR — Part 2 | 02/L-70 — Kosovo law | Esheria

LIGJI NR. 02/L-70 PËR SIGURINË NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR

Part 2 of 2 · provisions 201–377

This provision introduces the law on road traffic safety and states its purpose is to set principles and conditions for regulating road safety in line with international best practices.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Act or statute
Citation
02/L-70
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
access badge access to records accident reporting administrative document issuance administrative fines administrative procedure agricultural transport alcohol and drug screening alcohol and drug testing alcohol testing animal driving animal handling animal movement animal movement on roads animal-drawn cart operation appeals application timing auction bicycle use cart operation certification child road safety commencement commencement timing +345 more

Statute overview

About this statute

This provision introduces the law on road traffic safety and states its purpose is to set principles and conditions for regulating road safety in line with international best practices. This article sets the basic rules and scope for road traffic, including road user conduct, road conditions, signs, accident duties, driver training and testing, and vehicle requirements. This article assigns road-traffic supervision and regulation powers to the Ministry, the Kosovo Police Service, and municipal assemblies. This article defines many road-traffic terms used in the law. This article assigns traffic supervision and control powers to police, traffic and road inspectors, certain KFOR/TMK staff, supervisors or teachers escorting pupils, and railway workers at level crossings.

Legal text

Provisions of LIGJI NR. 02/L-70 PËR SIGURINË NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR

Showing 177 of 377

  1. 200

    AI-assisted research summary: Drivers are prohibited from using a vehicle in unsafe ways, obscuring required plates or lights, adding items that reduce plate readability, displaying a foreign-country sign, or fitting dark windows.

    Neni 200 200.1. Ndalohet: a) të përdoret mjeti në mënyrë që do të rrezikonte sigurinë e personit i cili bartet në mjet; b) të mbuloj dritat apo mekanizmat tjerë sinjalizues, tabelat e regjistrimit, dhe tabelat apo shenjat tjera të cilat kërkohen që të jenë të dukshme; c) të vendos dekorime shtesë në tabela apo vend të regjistrimit, përpara dhe prapa, shenja, tekste apo objekte që do të mund të kufizonin leximin e këtyre tabelave; d) të vendos në mjet shenjen e një vendi të huaj nga ai në të cilin është licencuar; e) të vendos xhamat e errët në mjet. 200.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi i mjetit që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
  2. 201

    AI-assisted research summary: The driver must not place or use items or non-compliant extra parts in a vehicle if they could harm passengers or other traffic participants.

    Neni 201 201.1. Ndalohet: a) vendosja, brenda dhe jashtë mjetit, të çdo sendi i cili mundët tu shkakton dëm personave që barten në mjet ose pjesëmarrësve tjerë të komunikacion; b) të shfrytëzohen në mjet çfarëdo pjese shtesë ose pjesë që nuk është në përputhje me rregullat e akteve ligjore përkatëse. 201.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi i mjetit që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
  3. 202

    AI-assisted research summary: Shoferit i ndalohet të largohet nga mjeti me motor të ndezur dhe disa përdorime të tjera të mjetit; shkelja dënohet me gjobë 35 €.

    Neni 202 202.1. I ndalohet shoferit: a) të largohet nga mjeti kur motori është i ndezur; b) të shfrytëzoj mjetin në mënyrën e cila shkakton probleme si pasojë e lëshimit të tepruar të tymit në mjedis apo zhurmë të tepërt se sa është e paraparë me rregulla; c) të lerë motorin ndezur gjatë parkimit brenda zonës së banuar. Kjo rregull nuk zbatohet për mjetet për mirëmbajtjen e rrugëve; d) të tërheq prapa mjetit personin në ski,sajë,roleta,dërrasën për skijim apo pajisje të ngjashëm; e) të përdorë mjetin me gomat me elemente të përhershme kundër rrëshqitjes; f) përdorimi i zinxhirëve të borës kur rruga nuk është mbuluar nga bora. 202.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi i mjetit që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. 32. NGASJA PROVUESE
  4. 203

    AI-assisted research summary: Trial driving for testing or repair needs a special permit, and the police service issues it for the territory where the drive takes place.

    Neni 203 62 203.1. Për ngasje provuese për shkak të testimit të prodhimit ose riparimit të mjeteve motorike duhet të mënjanohen disa nga rregullat e sigurisë së komunikacionit në rrugë dhe duhet leja e veçantë. 203.2. Lejen e veçantë nga paragrafi 1 i këtij neni e lëshon Shërbimi Policor i Kosovës në territorin e të cilit kryhet ngasja provuese. 203.3. Në lejen e veçantë përcaktohen cilat masa të sigurisë duhet ti ndërmerr organizatori në shpenzimet e veta dhe shënohet emri i personit i cili duhet të gjendet në mjet gjatë kohës së ngasjes provuese. 203.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 € shoferi i mjetit që vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni. 203.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 650 deri 2.500 € edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 4 të këtij neni. KAPITULLI I VI 1. DETYRAT NË RAST AKSIDENTIT TË KOMUNIKACIONIT
  5. 204

    AI-assisted research summary: A person who is at or comes upon a traffic accident site where there are injured persons must help the injured persons.

    Neni 204 Personi i cili haset ose has në vendin e aksidentit të komunikacionit, në të cilën ka persona të lënduar, ka për detyrë t’u jap ndihmë personave të lënduar në aksident të komunikacionit.
  6. 205

    AI-assisted research summary: Traffic accident participants must stay at the scene, reduce further danger, and report the accident; a notified person must immediately inform health institutions and police. A driver who leaves the scene can be fined and face a driving ban and negative points.

    Neni 205 205.1. Pjesëmarrësi në aksident të komunikacionit, në të cilën dikush ka humbur jetën ose është lënduar apo është krijuar një dëm i madh material, ka për detyrë: a) të rrijë në vendin e aksidentit të komunikacionit, por që mund të largohet përkohësisht vetë për tu ofruar ndihmë personave të lënduar në aksident të komunikacionit apo në çoftë se vet atij i nevojitet ndihma mjekësore përkatësisht për ta njoftuar Shërbimin Policor të Kosovës; b) të ndërmarrë krejt çka mundet që të mënjanohen rreziqet e reja, që mund të krijohen në vendin e aksidentit të komunikacionit, të mundësohet një rrjedhë normale e komunikacionit, të bëhen përpjekje që të mos ndërrohet gjendja në vendin e aksidentit dhe të ruhen gjurmët ekzistuese, me kusht që ndërmarrja e atyre masave të mos rrezikojë sigurinë e komunikacionit; c) të njoftoj për aksidentin e komunikacionit Shërbimin Policor të Kosovës dhe të kthehet në vendin e aksidentit të komunikacionit dhe të pret ardhjen e personave të autorizuar, të cilët bëjnë ekzaminimin e vendit të aksidentit. 205.2. Personi, i cili është njoftuar për aksidentin e komunikacionit, në të cilën është lënduar ndonjë personi, ka për detyrë që të njoftoj menjëherë institucionet shëndetësore dhe Shërbimin Policor të Kosovës ose stacionin policor më të afërt. 205.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 €, shoferi që është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në aksident dhe i cili nuk ndalet në vendin e aksidentit të komunikacionit në rrugë dhe njëkohësisht i shqiptohet masa e ndalimit te drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje së paku deri në gjashtë muaj si dhe pesë pikë negative.
  7. 206

    AI-assisted research summary: Drivers in minor-material-damage traffic accidents must move vehicles off the road, keep traffic flowing, and exchange or sign the European Accident Information form; they must not leave the scene before doing so.

    Neni 206 206.1. Shoferët, pjesëmarrësit e aksidentit të komunikacionit, në të cilën është shkaktuar një dëm më i vogël material në mjete, kanë për detyrë që menjëherë të mënjanojnë mjetet nga rruga, të mundësojnë zhvillim të papenguar të komunikacionit, të plotësojnë dhe të nënshkruajnë “Informacionin evropian” të aksidentit apo në ndonjë mënyrë tjetër të shkëmbejnë të dhënat personale dhe të dhënat për mjet. 206.2. Shoferët, nga paragrafi 1 i këtij neni, nuk duhet të lënë vendin e aksidentit të komunikacionit derisa të mos e kenë plotësuar dhe nënshkruar “Informacionin evropian” apo në ndonjë mënyrë tjetër derisa ti shkëmbejnë të dhënat personale dhe të dhënat për mjetet. 63 206.3. Në rast të aksidentit të komunikacionit me një dëm më të vogël material, kur në vendin e aksidentit nuk ndodhet pronari i mjetit ose pronari i një sendi tjetër të dëmtuar, shoferi ka për detyrë që pronarit të mjetit ose të një sendi tjetër të dëmtuar ti lë të dhënat për vetën dhe për mjetin me të cilin ka shkaktuar aksidentin e komunikacionit. 206.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni. 206.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 €, shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni dhe njëkohësisht i shqiptohet masa e ndalimit të drejtuarit e mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje së paku tre muaj dhe tri pikë negative. 206.6. Informacionin Evropian të aksidentit e harton Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe i jepet pronarit të çdo mjeti motorik nga qendra e regjistrimit të mjeteve motorike.
  8. 207

    AI-assisted research summary: Drivers and other direct participants in certain injury or fatal traffic accidents may request the personal data and address of witnesses present at the accident.

    Neni 207 207.1. Shoferi, i cili ka marrë pjesë me mjet në aksidentin e komunikacionit, në të cilën ka të vdekur ose persona të lënduar e edhe personi tjetër, i cili ka marrë pjesë drejtpërdrejt në aksidentin e tillë, kanë të drejt të kërkojnë të dhënat personale dhe adresën nga personat, të cilët kanë qenë të pranishëm, kur ka ndodhur aksidenti. 207.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, personi që vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni.
  9. 208

    AI-assisted research summary: A driver at the scene of a traffic accident must, on request of an authorized person, take the injured person to the nearest health institution, and must follow that rule even before the authorized person arrives unless the ambulance is expected soon or transport could worsen the injury. A fine of €35 applies for violating these rules.

    Neni 208 208.1. Shoferi i cili haset ose has në vendin e aksidentit të komunikacionit, ka për detyrë me kërkesën e personit të autorizuar, ta dërgojë personin, i cili është lënduar në aksidentin e komunikacionit, deri në institucionin më të afërt shëndetësorë. 208.2. Shoferi ka për detyrë të veproj sipas rregullës së paragrafit 1 të këtij neni edhe para se të vijë personi i autorizuar, përveç në çoftë se ka ndodhur aksidenti në vendin në të cilin mund të pritet ardhja e shpejtë e mjetit të ndihmës së shpejtë apo në çoftë se shoferi konstaton se me mënyrën joprofesionale dhe jo përkatëse të bartjes gjendja e personit të lënduar mund të përkeqësohet. 208.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi që vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni.
  10. 209

    AI-assisted research summary: Health institutions must immediately notify the Kosovo Police Service about a traffic accident injury case, and also if the injured person dies.

    Neni 209 209.1. Në çoftë se institucioni shëndetësorë është njoftuar për aksidentin e komunikacionit apo ka pranuar për ta shëruar personin që është lënduar në aksident, ka për detyrë që për këtë ta njoftoj menjëherë Shërbimin Policor të Kosovës. 209.2. Në çoftë se personi i lënduar në aksidentin e komunikacionit, vdes nga lëndimet e marra, institucioni shëndetësor ka për detyrë që për këtë të njoftoj Shërbimin Policor të Kosovës. 209.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 1.500 €, institucioni shëndetësor nëse nuk e lajmëron Shërbimin Policor të Kosovës për të lënduarit ose të vdekurit në aksidentin e komunikacionit rrugor në pajtim me paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni. Në këtë rast, me gjobë prej 100 deri 300 €, dënohet edhe personi përgjegjës në institucionin shëndetësor.
  11. 210

    AI-assisted research summary: If a vehicle is disabled in a traffic accident, the driver, owner, or user must remove it and any spilled load from the road when the authorized person orders or allows it.

    Neni 210 64 210.1. Në çoftë se mjeti, për shkak të aksidentit në komunikacion, është paaftësuar për lëvizje të mëtejme në rrugë, shoferi a pronari, përkatësisht përdoruesi i mjetit ka për detyrë që mjetin, ngarkesën, sendet ose ndonjë material tjetër të derdhur në rrugë, ta mënjanojë nga rruga e pasi të urdhëroj apo të lejojë personi i autorizuar, i cili bën ekzaminim në vendin e ngjarjes. 210.2. Në çoftë se shoferi, pronari, përkatësisht përdoruesi i mjetit nuk është në gjendje të veproj sipas paragrafit 1. të këtij neni,personi i autorizuar, i cili hasët në vendin e aksidentit apo në vendin ku ndodhet mjeti defekt, do të urdhëroj autoritetet kompetente të mirëmbajtjes së rrugëve që ta zhvendosë nga rruga mjetin, ngarkesën, sendet apo ndonjë material tjetër të derdhur në një vend të sigurt. 210.3. Personi i mirëmbajtjes së rrugëve, me të cilën autoritetet për sigurinë në komunikacionin rrugor, kanë lidhur kontratë për zhvendosjen e mjeteve, ka për detyrë që të ndërmarr urgjentisht të gjitha masat e nevojshme për zhvendosjen dhe ruajtjen e mjeteve me ngarkesë, sendeve apo materialit tjetër të derdhur nga rruga dhe të siguroj kalueshmërinë e rrugës. 210.4. Në qoftë se personi përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve nuk vepron sipas rregullave të paragrafit 3. të këtij neni, e për shkak të pa aftësisë së veprimit të mjeteve ose pengesave në rrugë, të krijuara nga ngarkesa, sende ose material tjetër bëhet e pamundshme lëvizja për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion,personi i autorizuar do të ndërmarrë masa të reja përkatëse për t’u mundësuar një rrjedhë normale të komunikacionit. 210.5. Shpenzimet e zhvendosjes e të ruajtjes së mjeteve, ngarkesave, sendeve ose të një materiali tjetër, si dhe ndërmarrjen e masave të tjera përkatëse nga paragrafi 4 i këtij neni, i heq autoriteti kompetent i mirëmbajtjes së rrugëve, ata kanë të drejtë kompensimi prej atij që i ka shkaktuar. 210.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 1.500 €, personi që është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve, nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni. 210.7. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, personi që nuk vepron sipas dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni.
  12. 211

    AI-assisted research summary: Police must test direct participants in a traffic accident for alcohol or drugs, may require blood and urine samples, and drivers who break the abstention rule can be fined and lose driving privileges.

    Neni 211 211.1. Polici i cili bën ekzaminimin e vendit të aksidentit të komunikacionit në të cilën është krijuar dëmi material, do ti detyroj ti nënshtrohen kontrollimit me mjete dhe me aparate përkatëse matëse, pjesëmarrësit e drejtpërdrejt të aksidentit të komunikacionit, sipas rregullave, për ti kontrolluar se a kanë në organizëm alkool apo droga narkotike. Në çoftë se, konstatohet me atë kontrollim se shoferi pjesëmarrësi i drejtpërdrejt i aksidentit ka në organizëm alkool apo droga narkotike e këtë e mohon, polici do ta shpie në institucionin shëndetësorë për kontrollim mjekësor, përkatësisht për dhënien e gjakut dhe të urinës, me qëllim analize. 211.2. Në çoftë se, në aksidentin e komunikacionit ka persona të lënduar, polici i cili bën ekzaminimin e vendit të aksidentit të komunikacionit, do t’ia nënshtroj pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të aksidentit hulumtimin (kontrollimin), në mënyrën siç është përcaktuar me paragrafin 1, të këtij neni. Në çoftë se, me atë hulumtim konstatohet se shoferët ose pjesëmarrësit e drejtpërdrejt të aksidentit të komunikacionit, kanë në organizëm alkool, droga narkotike, polici do të caktojë kontrollimin mjekësor përkatësisht dhënien e gjakut dhe urinës, me qellim analize. 211.3. Në qoftë se në aksident komunikacioni ka të vdekur, polici i cili bën ekzaminimin në vend, do të caktojë që shoferët, pjesëmarrës të drejtpërdrejt të aksidentit, të japin gjakun dhe urinën, në mënyrë që të konstatohet se a kanë në organizëm alkool apo droga narkotike, kurse për pjesëmarrësit e tjerë të aksidentit pasi të konstatohet prania e alkoolit ose e drogave narkotike në organizëm, me mjete ose aparate përkatëse. 211.4. Në rastet nga paragrafët 1, 2 e 3 të këtij neni, mjeku mund të vendos që të mos jepen gjaku dhe urina, në qoftë se për këtë shkak u janë paraqitur pasoja të dëmshme për shëndetin pjesëmarrësve në aksidentin e komunikacionit. 211.5. Personat nga paragrafët 1, 2 e 3 të këtij neni, që nga momenti i krijimit të aksidentit të komunikacionit e deri kur të zbatohet për ta procedura e hulumtimit nga nenet 1, 2 e 3, nuk duhet të 65 marrin pije alkoolike, droga narkotike e as medikamente mbi të cilat është dhënë shënimi se nuk duhet për t’ i përdorur para e as gjatë ngasjes. 211.6. Personi për të cilin, me hulumtimin në njërën nga mënyrat e caktuara me këtë nen, është konstatuar se ka në organizëm alkool ose droga narkotike, i heq shpenzimet e hulumtimit, kurse personi nga paragrafi 1 i këtij neni i heq edhe shpenzimet e dërgimit me mjet zyrtar policie në kontrollim mjekësor dhe për dhënien e gjakut dhe urinës për analizë. 211.7. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 95 € shoferi, përkatësisht pjesëmarrësi në komunikacion, i cili vepron në kundërshtim me rregullat e paragrafit 5 të këtij neni, ndërsa shoferit i shqiptohet masa e ndalimit e drejtuarit e mjetit me veprim motorik deri gjashtë muaj dhe dy pikë negative.
  13. 212

    AI-assisted research summary: The Kosovo Police Service must go to a traffic accident scene when notified, and the examining officer must arrange registration of property left there, notify the organization that removes vehicles and items from the road, and help protect the property if no one is present to take it.

    Neni 212 212.1. Shërbimi Policor i Kosovës, ka për detyrë të dal në vendin e aksidentit të komunikacionit, për të cilën janë njoftuar (lajmëruar). 212.2. Zyrtari i Shërbimit Policor të Kosovës i cili bën ekzaminimin në vend, ka për detyrë të organizojë regjistrimin e pasurisë që mbetët në vendin e ngjarjes nga personi i cili ka vdekur ose është lënduar rënd në aksident komunikacioni, të njoftojë organizatën, e cila mënjanon mjetin dhe sendet nga rruga, dhe të ofrojë ndihmë për të mbrojtur pasurinë, në qoftë se në vendin e ngjarjes nuk është personi i cili mund ta rimerr atë pasuri. KAPITULLI VII MANIFESTIMET SPORTIVE DHE AKTIVITETET E TË TJERA NË RRUGË
  14. 213

    AI-assisted research summary: Rrugëzimi i manifestimeve sportive dhe aktiviteteve të ngjashme në rrugë kërkon leje, përveç kur zhvillohen në kushte normale të qarkullimit.

    Neni 213 213.1. Manifestimet sportive dhe manifestimet e tjera ose aktivitetet e ngjashme në rrugë nuk duhet të mbahen pa leje. Lejen e jep stacioni policor, në rajonin e së cilës mbahet manifestimi ose bëhet aktiviteti. 213.2. Në qoftë se, një manifestim sportiv a manifestim tjetër mbahet ose një aktivitet bëhet në rrugë në rajonin e dy a më shumë stacioneve policore, lejen e jep Shërbimi Policor i Kosovës. 213.3. Në qoftë se, me qëllim mbajtjeje të manifestimit a të bërjes së aktiviteteve në rrugë, ndalohet qarkullimi, lejen me pëlqim paraprak e jep organi kompetent, në rajonin e të cilit ndalohet qarkullimi, ndërsa në rastin nga paragrafi 2 i këtij neni - me pëlqim të Ministrisë së Transportit dhe të Post- Telekomunikacionit. 213.4. Përjashtimisht nga dispozita e paragrafit 1 të këtij neni për manifestimet sportive dhe manifestimet e aktivitetet e tjera në rrugë, që mbahen në kushte të një zhvillimi normal të qarkullimit, nuk ka nevojë për leje. 213.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 700 €, organizatori i manifestimeve sportive dhe aktiviteteve të tjera rrugë, nëse manifestimi ose aktiviteti sportiv mbahet në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
  15. 214

    AI-assisted research summary: A road race may be allowed as an exception if there is no other road in that direction and other traffic is moving least; traffic may be stopped for up to two hours.

    Neni 214 214.1. Në rastin nga neni 213 paragrafi 3, të këtij Ligji, në qoftë se nuk është siguruar rruga tjetër për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, kërkesa do të refuzohet. 214.2. Përjashtimisht nga dispozita e paragrafit 1 të këtij neni, mbajtja e garës së automobilistëve, e motoçiklistëve apo e biçiklistëve në rrugë mund të lejohet edhe kur në drejtimin e caktuar rrugor nuk ka rrugë tjetër (garat kodrinore etj), por vetëm në kohën kur pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion në atë rrugë lëvizin më së paku. Në atë rast komunikacioni mund të ndalohet më së shumti dy orë.
  16. 215

    AI-assisted research summary: A permit request must be filed no later than 30 days before the sports event, other event, or activities take place.

    Neni 215 215.1. Kërkesa për dhënien e lejes paraqitet më së voni 30 ditë para se të mbahet një manifestim sportiv a manifestim tjetër ose të bëhen aktivitetet. 66 215.2. Kërkesës për dhënien e lejes medoemos duhet bashkëngjitur programin e manifestimit, përkatësisht të aktiviteteve, rregullat e garave, pasqyrën e masave që organizatori i parasheh për sigurimin e pjesëmarrësve në komunikacion, pjesëmarrësve dhe shikuesve të manifestimit sportiv e të ndonjë manifestimi tjetër ose të aktiviteteve dhe shenjën me të cilën mjetet, të përcjella nga garuesit, do të shënohen.
  17. 216

    AI-assisted research summary: Leja për një manifestim sportiv, manifestim tjetër, ose aktivitet në rrugë mund të refuzohet nëse organizatori nuk mund të zbatojë masat e kërkuara ose nëse aktiviteti do të pengonte seriozisht qarkullimin rrugor.

    Neni 216 216.1. Kërkesa për mbajtjen e manifestimit sportiv a të ndonjë manifestimi tjetër ose për bërjen e aktiviteteve në rrugë, do të refuzohen, në qoftë se organizatori, sipas gjykimit të organit kompetent respektivisht Shërbimit Policor të Kosovës, nuk është në gjendje të zbatojë masat nga neni 60, paragrafi 2, të këtij Ligji. 216.2. Në qoftë se, për shkak të mbajtjes së manifestimit sportiv a të një manifestimi tjetër ose të bërjes së aktiviteteve në rrugë, do të duhej ndaluar qarkullimin në drejtimet më të rëndësishme të komunikacionit apo me manifestimin, përkatësisht me aktivitetin do të rrezikohej në masë të madhe ose do të pengohej komunikacioni rrugor, kërkesa për dhënie të lejes mund të refuzohet.
  18. 217

    AI-assisted research summary: The organizer must carry out the safety measures set out in the permit, and if road traffic is restricted or banned, must notify the public through public communication media at least 48 hours before the event or activity starts.

    Neni 217 217.1. Në lejen për mbajtjen e manifestimit sportiv a të një manifestimi tjetër ose për bërjen e aktiviteteve në rrugë, caktohen masat e sigurimit që duhet t’i ndërmerr organizatori. 217.2. Kur kufizohet ose ndalohet qarkullimi në rrugë për të mbajtur manifestimin ose për të bërë aktivitetin, leja përmban edhe obligimin e organizatorit që, për masat e kufizimit ose të ndalesës së qarkullimit, të njoftojë opinionin me mjete të komunikimit publik, më së voni 48 orë para se të fillojë manifestimi, përkatësisht aktiviteti.
  19. 218

    AI-assisted research summary: The organizer must not start a sports event, other event, or street activity unless all safety measures required by the permit have been taken.

    Neni 218 218.1. Organizatori nuk duhet të fillojë të mbajë manifestimin sportiv a ndonjë manifestim tjetër ose aktivitetin në rrugë, në qoftë se nuk janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurimit, të caktuara në leje. 218.2. Në qoftë se konstatohet se organizatori nuk ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurimit, të caktuara në leje, manifestimi, përkatësisht aktiviteti do të ndalohet.
  20. 219

    AI-assisted research summary: The event organizer must stop a sports or other street event if safety, public order, or allowed conditions are at risk; police can order the event to stop, and violations can be fined €200–€700.

    Neni 219 219.1. Organizatori ka për detyrë të ndërpres mbajtjen e manifestimit sportiv dhe të ndonjë manifestimi tjetër, përkatësisht të aktivitetit në rrugë: a) në qoftë se janë rrezikuar pjesëmarrësit ose shikuesit; b) në qoftë se prishet rendi dhe qetësia publike në masë të madhe; c) në qoftë se fillojnë rrethana për shkak të cilave manifestimi, përkatësisht aktiviteti nuk do të lejohej; d) në qoftë se organizatori nuk zbaton masa të caktuara sigurimi; e) në qoftë se këtë e kërkojnë arsye të tjera sigurie. 219.2. Në qoftë se organizatori nuk e ndërprenë manifestimin, përkatësisht aktivitetin në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni, Shërbimi Policor i Kosovës, përkatësisht stacioni policor do t’i urdhërojë organizatorit që manifestimin, përkatësisht aktivitetin ta ndërpresë dhe të ndërmerr masat e nevojshme që urdhëresa të kryhet. 219.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 700 €, organizatori i manifestimeve sportive dhe aktiviteteve të tjera rrugore, nëse nuk i ndërprenë manifestimet ose aktivitetet sportive dhe nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
  21. 220

    AI-assisted research summary: Only vehicles marked with a special sign set by the organizer may follow the runners in a road sports event.

    Neni 220 67 220.1. Vetëm mjetet, të shënuara me shenjë të veçantë, që e përcakton organizatori, mund të ndjekin garuesit e manifestimit sportiv në rrugë. 220.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi i mjetit që përcjell manifestimet ose aktivitet sportive në rrugë pa e shënuar mjetin në pajtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni. 220.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 700 €, organizatori i manifestimeve sportive dhe i aktiviteteve të tjera në rrugë nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni.
  22. 221

    AI-assisted research summary: After a road-based event ends, the organizer must promptly remove temporary road signs and objects, put back any removed items, and repair any damage to the road or road structures.

    Neni 221 221.1. Pas përfundimit të manifestimit sportiv apo të një manifestimi tjetër, përkatësisht të aktivitetit në rrugë, organizatori ka për detyrë menjëherë: a) të mënjanojë nga rruga të gjitha shenjat e komunikacionit dhe shenjat e tjera, mekanizmat, sendet e objektet që janë vënë për të mbajtur manifestimin, përkatësisht për të bërë aktivitetin; b) të vë në rrugë të gjitha shenjat e komunikacionit dhe shenjat e tjera, sendet dhe objektet që kanë qenë të mënjanuara për të mbajtur manifestimin, përkatësisht për të bërë aktivitetin; c) të ndreqë dhe të sjell në gjendjen e mëparshme rrugën dhe objektet rrugore, në qoftë se janë dëmtuar gjatë mbajtjes së manifestimit, përkatësisht bërjes së aktivitetit. 221.2. Në qoftë se organizatori nuk vepron sipas pikave a) dhe b) të paragrafit 1 të këtij neni, Shërbimi Policor i Kosovës, përkatësisht stacioni policor, do të ndërmerr masa përkatëse që me shpenzime të organizatorit të mënjanohen, përkatësisht të vihen shenjat e komunikacionit dhe shenjat e tjera, sendet dhe objektet në rrugë. 221.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 700 €, organizatori i manifestimeve sportive dhe aktiviteteve të tjera në rrugë, nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni. KAPITULLI VIII KUFIZIMI I KOMUNIKACIONIT
  23. 222

    AI-assisted research summary: During winter road conditions, motor vehicles and attached transport vehicles without winter equipment are not allowed to drive; buses and transport vehicles must have snow chains on at least one axle, and cars must have the prescribed winter equipment.

    Neni 222 222.1. Gjatë kushteve dimërore në rrugë ndalohet komunikacioni i mjeteve motorike dhe mjeteve transportuese bashkëngjitëse të cilat nuk posedojnë pajisjet dimërore. 222.2. Kushtet dimërore në rrugë janë të atilla, ku rruga është e mbuluar me borë ose kur në rrugë ka akull. 222.3. Në kushtet nga paragrafi 2 i këtij neni, autobusi dhe mjeti transportues, duhet së paku në njërin bosht të repartit ti kenë zinxhirët për borë. Veturat duhet të jetë e pajisur me pajimet dimërore të parapara. 222.4. Përjashtimisht nga rregullat e paragrafit 2 të këtij neni, Ministria e Transportit dhe Post- Telekomunikacionit, përkatësisht Kuvendet Komunale munden pёr kohë të caktuar dhe pёr rrugë të caktuara ti urdhëroj në posedimin e obligueshëm të pajisjeve dimërore, për disa kategori ose lloj të mjeteve, pa marr parasysh se në ato rrugë a ekzistojnë (janë), kushtet dimërore. 222.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 550 €, personi që urdhëron, lejon ose e lëshon në komunikacionin rrugor mjetin pa pajisjet dimërore të parapara në këtë nen. 222.6. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi qё drejton mjetin i cili nuk i ka pajisjet dimërore të parapara në këtë nen.
  24. 223

    AI-assisted research summary: The Transport Ministry and municipal assemblies may order road or vehicle restrictions, including speed limits, for specified roads and days when needed for safety or smooth traffic flow.

    Neni 223 223.1. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, përkatësisht Kuvendet Komunale munden për rrugë të caktuar dhe pёr ditët e caktuara, të urdhërojnë ndalimin ose kufizimin e të gjithave mjeteve ose 68 disa llojeve të mjeteve, të kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes nëse ndalimi ose kufizimi është i domosdoshëm për të parandaluar ose mënjanuar rrezikun për pjesëmarrësit në komunikacion, për zhvillimin e papenguar të komunikacionit, nëse komunikacioni do të jetë i dendur ose i vështirësuar. 223.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 € personi qё merr pjesë në rrugë ose një pjesë të saj në ditët e caktuara ose në periudhë të caktuar ku është e urdhëruar ndalimi ose kufizimi i të gjitha mjeteve ose disa lloj të mjeteve në pajtueshmëri me rregullat e paragrafit 1 te këtij neni.
  25. 224

    AI-assisted research summary: Kosovo Police may stop traffic or impose a special traffic restriction on a specific road or part of a road when traffic safety and flow need to be maintained or in exceptional cases.

    Neni 224 Në raste kur siguria dhe rrjedha e komunikacionit kërkohet të jetë në nivel ose në raste të jashtëzakonshme Shërbimin Policor i Kosovës, mund ta ndaloj komunikacionin ose të urdhëroj kufizim të veçantë të komunikacionit në rrugë të caktuar ose pjesë të rrugëve gjatë kohës derisa të ekzistojnë kushtet për shkak të cilave janë ndërmarr këto masa. KAPITULLI IX SHOFERËT 1. KUSHTET PËR DREJTIMIN E MJETIT
  26. 225

    AI-assisted research summary: Drivers may only drive with a valid relevant licence, follow the categories and devices listed on it, and may not use a hand-held phone while driving unless hands-free.

    Neni 225 225.1. Mjetin me veprim motorik në komunikacionin rrugor mund t’ia drejtoj në mënyrë të pavarur vetëm personi i cili posedon patentë shoferin e vlefshëm patentë shoferin e një shteti tjetër, ose patentë shoferin ndërkombëtar. 225.2. Shoferi ka të drejtë ti drejtoj vetëm ato kategori të mjeteve të cilat janë të shënuara në patentë shofer. 225.3. Shoferi gjatë kohës së drejtimit të mjetit me veprim motorik duhet t’i shfrytëzoj mjetet ndihmëse të cilat janë të regjistruara (shënuara),në patentë shofer. 225.4. Shoferit të mjetit motorik gjatë kohës së ngasjes nuk i lejohet përdorimi i telefonit të dorës (mobil), e as pajime të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësin e reagimit dhe ngasjes së sigurt të mjetit. 225.5. Telefoni i dorës (mobil,) mund të shfrytëzohet gjatë ngasjes nëse përdorimi bëhet pa i përdorur duart. 225.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 400 € shoferi i cili nuk ka patentë shoferin e vlefshëm, i cili e ka të ndaluar drejtimin e mjetit ose që nuk e ka patentë shoferin për kategorinë përkatëse. 225.7. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi i cili shfrytëzon telefonin e dorës në kundërshtim me rregullat e paragrafit 4 dhe 5 të këtij neni.
  27. 226

    AI-assisted research summary: Drivers in road traffic must be physically and mentally fit and have the needed knowledge and skills. A driver may not drive while tired, sick, mentally unfit, or under certain drugs/substances; breaches bring a €130 fine, a 3-month driving ban, and 2 negative points.

    Neni 226 226.1. Shoferi i cili drejton mjetin me veprim motorik në komunikacionin rrugor duhet të jetë i aftë në pikëpamje fizike dhe psikike t’ia drejtojë mjetin me veprim motorik dhe për këtë të ketë njohuri dhe shkathtësi të nevojshme. 226.2. Ndalohet ta drejtojë mjetin në komunikacionin rrugor shoferi që është i lodhur, i sëmur ose që ndodhet në një gjendje të tillë psikike saqë është i pa aftë për ta drejtuar mjetin në mënyrë të sigurt, si dhe shoferi që është nën ndikimin narkotikëve, barnave dhe substancave në të cilat është shënuar se ndalohet përdorimi i tyre para ose gjatë kohës së drejtimit të mjetit në komunikacionin rrugor. 226.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 €, shoferi që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni dhe njëkohësisht i shqiptohet masa e ndalimit të drejtuarit e mjetit me veprim motorik prej tre muaj dhe dy pikë negative. 69
  28. 227

    AI-assisted research summary: A driver must not drive a vehicle in road traffic if under the influence of alcohol and the blood alcohol level is above 0.5 gr/lit. or mg/ml.

    Neni 227 227.1. Shoferit nuk i lejohet ta drejtojë mjetin në komunikacionin rrugor, nëse është nën ndikim të alkoolit dhe nëse përmbajtja e alkoolit në gjak është më e madhe se 0.5 gr/lit. ose mg/ml. 227.2. Përmbajtja e alkoolit në organizëm përcaktohet me analizat e gjakut dhe urinës, matjen e sasisë së alkoolit në litër me fryrjen e ajrit, me kontroll mjekësorë dhe me metoda dhe aparate të tjera. 227.3. Konsiderohet se shoferi ka në organizëm droga nëse përmbajtja e drogave vërtetohet me mjete ose pajisje gjegjëse, me kontroll mjekësore ose me analizë të gjakut ose gjakut dhe urinës. 227.4. Konsiderohet që shoferi ka filluar ta drejtoj mjetin nëse ka lëvizur nga vendi. 227.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 65 deri 130 €, shoferi nëse ka në organizëm alkool mbi 0,5 gr/lit, dhe njëkohësisht i shqiptohet masa e ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik në kohë zgjatje së paku gjashtë muaj dhe pesë pikë negative.
  29. 228

    AI-assisted research summary: Disa categories të shoferëve nuk lejohen të kenë alkool në organizëm gjatë ushtrimit të detyrës; shkelja sjell gjobë, ndalim drejtimi dhe pikë negative.

    Neni 228 228.1. Shoferi i cili e ka profesion themelor të drejtuarit e mjetit motorik nuk lejohet të konsumoj alkool në organizëm: a) shoferi i mjeteve motorike të kategorive C1, C, D1, D, C1+E, C+E, D1+E, D+E derisa e drejton mjetin motorik të këtyre kategorive; b) shoferi i mjetit me të cilin kryhet transportimi publik; c) shoferi-instruktor derisa aftëson kandidatin për shofer në pjesën praktike të aftësimit për drejtimin e mjetit me veprim motorik; d) kandidati për shofer gjatë kohës së aftësimit; e) Shoferi i mjeteve me përparësi kalimi dhe atyre nën përcjellje, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. 228.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 270 €, shoferi i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni nëse ka alkool në organizëm dhe njëkohësisht i shqiptohet masa e ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik në kohë zgjatje së paku një vit dhe pesë pikë negative. 2. AFTËSIMI I KANDIDATËVE PËR SHOFER
  30. 229

    AI-assisted research summary: Driving schools may train driver candidates only if licensed by the Ministry; the Ministry sets licensing conditions and criteria; unlicensed training is fined.

    Neni 229 229.1. Aftësimin e kandidatëve për shoferë të mjeteve me veprim motorik e kryejnë auto-shkollat të cilat i licencon Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit, pasi t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret ë parapara për licencim. 229.2. Kushtet dhe kriteret për licencim të auto-shkollës i përcakton Ministria e Transportit dhe Post- Telekomunikacionit, me një akt të veçantë juridik nënligjor. 229.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 €, personi që urdhëron ose lejon që të bëhet aftësimi i kandidatëve për shofer pa licencën e vlefshme të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 229.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 € edhe shoferi instruktori që bënë aftësimin e kandidatëve për shofer pa licencë të vlefshme, të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
  31. 230

    AI-assisted research summary: Driver training is split between auto-schools and a ministry-authorized institution, and the Transport Ministry sets the training plan by a separate legal act.

    Neni 230 70 230.1. Aftësimi i kandidatëve për shofer është program mësimor unik i cili përfshinë lendet mësimore: rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë, të drejtuarit e mjetit me veprim motorik dhe dhënia e ndihmës së parë personave të lënduar në aksident komunikacioni. 230.2. Aftësimin e kandidatëve nga lëndët mësimore rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë si dhe të drejtuarit të mjetit më veprim motorik e kryejnë auto-shkollat. 230.3. Aftësimi i kandidatëve për shoferë nga lënda mësimore dhënia e ndihmës së parë personave të lënduar në aksidente të komunikacionit rrugor organizohet nga institucioni të cilin e autorizon Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 230.4. Plan programin për aftësimin e kandidatëve për shoferë e cakton me një akt të veçantë juridik Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në konsultim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
  32. 231

    AI-assisted research summary: Auto shkollat mund të zhvillojnë aftësimin e kandidatëve për shoferë vetëm nëse kanë personel, mjete, pajime dhe hapësira të caktuara; shkelja mund të sjellë gjobë.

    Neni 231 231.1. Auto shkollat mund të zhvillojnë aftësimin e kandidatëve për shoferë nëse kanë të siguruar: a) ligjëruesin profesional, punëtorin administrativ dhe numrin e nevojshëm të shoferë-instruktorëve me kontratë pune me orar të plotë, i nevojshëm për realizimin e planit mësimor dhe programit të aftësimit të kandidatëve; b) mjetet mësimore dhe ndihmëse si dhe pajimet të cilat mundësojnë aftësimin normal të kandidatëve për shofer; c) mjetet e asaj kategorie me të cilat bëhet aftësimi; d) lokale, poligon ose ndonjë hapësire jashtë rrugës publike së paku 350 m2 - të cilat mund të jenë në pronësi apo me qira. 231.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 €, personi që urdhëron ose lejon që të bëhet aftësimi i kandidatëve për shofer në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
  33. 232

    AI-assisted research summary: This article says who may teach the theoretical and practical driving lessons, who may provide first-aid training, and fines apply for unauthorized training.

    Neni 232 232.1. Mësimin nga lënda rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë (pjesa teorike), e zhvillon ligjëruesi profesional. 232.2. Ligjëruesi nga paragrafi 1i këtij neni duhet të jetë personi që e ka së paku përgatitjen e lartë shkollore dhe posedon patentë shoferin e kategorisë “B“ së paku tri vite. 232.3. Aftësimin e kandidatëve për shofer nga lëndët mësimore, të drejtuarit e mjetit me veprim motorik (pjesa praktike), e realizon shoferi instruktor. 232.4. Shofer Instruktori është personi i cili posedon patentë shoferin dhe licencën e vlefshme për shofer instruktor për kategorinë përkatëse. 232.5. Aftësimin e kandidatëve nga lënda dhënia e ndihmës së parë personave të lënduar në aksident e realizon institucioni i autorizuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë. 232.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 500 deri 1.100 €, personi qё urdhëron ose lejon që të bëhet aftësimi i kandidatëve në kundërshtim me rregullat e këtij neni. 232.7. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 €, edhe personi fizik qё e bënë aftësimin e kandidatëve për shofer në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
  34. 233

    AI-assisted research summary: The Ministry of Transport and Post-Telecommunications issues licenses for professional lecturers and driver instructors; an authorized institution issues licenses for first-aid lecturers. Breaches are fined.

    Neni 233 233.1. Licencën për ligjëruesin profesional dhe për shofer instruktor e lëshon Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, ndërsa për ligjëruesin nga lënda mësimore “Dhënia e ndihmës së parë” 71 personave të lënduar në aksident komunikacioni e bën institucioni të cilin e autorizon Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë. 233.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 500 deri 1.100 €, personi që urdhëron ose lejon që të bëhet aftësimi i kandidatëve pa licencë vlefshme të lëshuar nga Institucioni të cilin e autorizon Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 233.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 € shoferi i cili bënë aftësimin e kandidatëve për shofer pa licencë të vlefshme ose i cili nuk e ka licencën përkatëse për kategorinë e mjetit me të cilën bëhet aftësimi i kandidatit për shofer.
  35. 234

    AI-assisted research summary: Candidate driver training may start no earlier than 3 months before the person reaches the required age, and the driving test is only taken once that age is reached.

    Neni 234 234.1. Aftësimi i kandidatëve do të fillojë jo më herët se 3 muaj para se të arrijë moshën e duhur për të marr patentë shoferin të një kategorie të caktuar, ndërsa provimit për shofer i nënshtrohet vetëm kur ti mbushë vjetët e parapara me këtë ligj. 234.2. Për shkelje të kësaj disopzite dënohet me gjobë prej 200 deri 550 €, personi që urdhëron ose lejon që të bëhet aftësimi i kandidatëve pa e mbushur moshën e paraparë me ligj. 234.3. Për shkelje të kësaj disopzite dënohet me gjobë prej 130 €, shofer instruktori që bën aftësimin e kandidatëve për shofer pa i mbushur moshën e paraparë me ligj.
  36. 235

    AI-assisted research summary: A driving instructor and learner driver must carry specified documents and show them to an authorized person on request; a 25 € fine applies for violating the article.

    Neni 235 235.1. Gjatë kohës së aftësimit të kandidatit për shofer në drejtim të mjetit në rrugë, shofer instruktori duhet të ketë me veti licencën për shofer-instruktor të kategorisë përkatëse në të cilin zhvillohet aftësimi, patentë-shoferin duhet t’i tregoj në kërkesë të personit të autorizuar. 235.2. Gjatë kohës së drejtimit të mjetit,kandidati për shoferë duhet të ketë me veti librezën e kandidatit, certifikatën mjekësore se është i aftë në pikëpamje psikike dhe fizike për ta drejtuar mjetin dhe është i detyruar ato t’i tregojë me kërkesën e personit të autorizuar. 235.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 25 €, shofer instruktori i cili vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
  37. 236

    AI-assisted research summary: A candidate who has completed the practical part may drive the relevant category vehicle on the road before taking the driver’s exam, if supervised by a driving instructor.

    Neni 236 Kandidati i cili aftësohet nga pjesa praktike përgatitet për dhënien e provimit për shofer dhe para se ta ketë dhënë provimin për shofer mund ta drejtojë në rrugë mjetin e asaj kategorie për të cilin e përgatitë provimin, në qoftë se mjetin e drejton nën mbikëqyrjen e shofer instruktorit.
  38. 237

    AI-assisted research summary: Vehicles used for practical driver training on the road must be marked with a special sign.

    Neni 237 237.1. Mjeti me të cilin në rrugë bëhet aftësimi i kandidatëve për shoferë në drejtimin praktik të mjetit duhet të shënohet me shenje të posaçme, sipas standardeve të Unionit Evropian. 237.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 25 €, shofer instruktori i cili bënë aftësimin e kandidatëve për shofer me mjetin që nuk e ka shenjën e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni.
  39. 238

    AI-assisted research summary: During driving training in road traffic, the vehicle may have at most one candidate and the driving instructor, with an authorized driving-school supervisor allowed in some cases. A driving instructor who violates this rule is fined €25.

    Neni 238 238.1. Gjatë kohës së aftësimit nga lënda mësimore të drejtuarit e mjetit me veprim motorik në komunikacion rrugor, në mjet mund të gjinden më së shumti 1 kandidat dhe shofer instruktori dhe në raste të caktuara në mjet mund të gjendet edhe personi i autorizuar për mbikëqyrjen e punës së auto- shkollës. 72 238.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 25 €, shofer instruktori që vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni.
  40. 239

    AI-assisted research summary: A candidate who passes the driver-training program gets a certificate; if they do not take the driver exam within 2 years of registration, they must repeat the training.

    Neni 239 239.1. Kandidati i cili ka përfunduar me sukses aftësimin sipas plan programit, për shoferë i lëshohet vërtetimi. 239.2. Kandidati i cili brenda 2 viteve nga data e regjistrimit nuk e jep provimin për shofer duhet të përsërit aftësimin. 239.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 €, personi që lëshon vërtetimin pa e përfunduar me sukses aftësimin për shofer.
  41. 240

    AI-assisted research summary: The Ministry of Education, Science and Technology licenses driving-instructor schools together with the Minister of Transport and Post-Telecommunications.

    Neni 240 240.1. Shkollën për shofer-instruktor e licencon Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Ministrin e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 240.2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Ministrin e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit me një akt të veçantë juridik përcaktojnë kushtet dhe kriteret për licencimin e shoferë - instruktorëve.
  42. 241

    AI-assisted research summary: The final exam for driving instructors is carried out by examiners appointed and licensed by the Ministry of Transport and Post and Telecommunications; candidates with positive results are issued a driving-instructor license.

    Neni 241 Provimet për shoferë-instruktor nga lënda,rregullat dhe siguria në komunikacion (pjesa teorike), dhe lënda të drejtuarit e mjetit me veprim motorik (pjesa praktike).Testi final bëhet nga pyetësit të cilët i cakton dhe i ka licencuar Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit dhe kandidatet të cilët tregojnë rezultate pozitive, pajisen me licenca për shofer-instruktor.
  43. 242

    AI-assisted research summary: The Ministry of Transport and Post-Telecommunications must verify a driver instructor’s knowledge every 5 years.

    Neni 242 Verifikimi i njohurive të shofer instruktorit e bën Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, çdo 5 vjet nga data e lëshimit të licencës për shofer instruktor, përkatësisht nga data e verifikimit të fundit të njohurive.
  44. 243

    AI-assisted research summary: The Ministry of Transport and Post-Telecommunications sets the conditions and criteria for verifying the knowledge of driver-instructors by a special legal act.

    Neni 243 Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit me akt të veçantë juridik, përcakton kushtet dhe kriteret për verifikimin e njohurive të shoferë-instruktorit.
  45. 244

    AI-assisted research summary: Personat e autorizuar mbikëqyrin auto-shkollën; pronari duhet t’i paraqesë librat dhe dokumentet kur kërkohen; shkeljet e paragrafit 3 ndëshkohen me gjobë.

    Neni 244 244.1. Mbikëqyrjen e punës së auto-shkollës në pikëpamje të plotësimit të kushteve të parapara e bëjnë personat e autorizuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 244.2. Mbikëqyrja përfshin të gjitha punët administrative, dokumentacionin dhe evidencat në lidhjen me aftësimin dhe në raste të bazuara, mund të urdhëroj shofer instruktorin që ti nënshtrohet verifikimit të jashtëzakonshëm të njohurive nga rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë. 244.3. Nuk lejohet ndryshimi dhe përmirësimi në librat respektivisht dokumentet tjera, dhe të njëjtat duhet t’ia prezantoj më kërkesë të personit të autorizuar. 244.4. Mbikëqyrjen e institucionit i cili e zhvillon lenden mësimore dhënia e ndihmës së parë personave të lënduar në aksident të komunikacionit e bën institucioni të cilin e autorizon Ministria e Transportit dhe 73 Post-Telekomunikacionit me anë të një akti të veçantë juridik apo personat me përgjegjësi përkatëse të kësaj ministrie. 244.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 500 deri 1.500 €, pronari i auto-shkollës në rast të një veprimi në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni. 244.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 €, personi i autorizuar në auto-shkollë i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 3 këtij neni. 244.7. Mënyrën e pezullimit dhe revokimit të licencës së auto-shkollave e përcakton me anë të një akti të veçantë juridik Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 3. PROVIMET PËR SHOFER DHE VLERSIMI I AFTËSIMIT
  46. 245

    AI-assisted research summary: A driver-test candidate may take the exam only if trained in a licensed driving school and otherwise eligible; the candidate must be alone in the vehicle during the specified practical actions.

    Neni 245 245.1. Provimit për shofer mund ti nënshtrohet vetëm kandidati i cili është aftësuar në auto- shkollën e licencuar dhe nëse i plotëson kushtet e tjera për ta fituar të drejtën për të drejtuar mjetin me veprim motorik ose ti nënshtrohet provimit për shofer për kategorinë shtesë. 245.2. Në provimin për shofer përmes testimit teorik dhe praktik përcaktohet se kandidati për shoferë a ka njohuri dhe shkathtësi sipas programit të paraparë. 245.3. Në pjesën e provimit nga lënda të drejtuarit e mjetit motorik (pjesa praktike),kandidati pjesën e parë të provimit e jep në poligon ose ndonjë hapësirë tjetër jashtë rrugës publike ku duhet ti kryej së paku tri veprime dhe kandidati pas vlerësimit pozitiv të pyetësit, pjesën e dytë të provimit e kryen në rrugë publike. 245.4. Kandidati për shofer gjatë kryerjes së veprimeve sipas paragrafi 3 të këtij neni duhet të jetë vetëm në mjet. 245.5. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit me një akt nënligjor i përcakton kriteret dhe kushtet për pjesën e provimit në poligon ose ndonjë hapësirë tjetër jashtë rrugës publike, veprimet të cilat duhen të kryhen si dhe dimensionet e poligonit kur kryhet pjesa e parë e provimit nga lënda të drejtuarit e mjetit me veprim motorik.
  47. 246

    AI-assisted research summary: Kandidati mund ta japë provimin me mjet me ndërrues automatik dhe ka të drejtë të drejtojë vetëm këtë lloj mjeti.

    Neni 246 Provimi nga lënda “Të drejtuarit e mjetit motorik” kandidati mund t’i nënshtrohet edhe me mjetin me ndërrues automatik të transmisionit dhe i njëjti ka të drejtë ta drejtojë vetëm këtë lloj të mjetit.
  48. 247

    AI-assisted research summary: The driver exam is made up of one theoretical and one practical subject, and the Ministry of Transport and Post-Telecommunications sets the exam program.

    Neni 247 247.1. Provimi për shoferë përbënë tërësinë unike të lëndëve mësimore “Rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë” (pjesa teorike), dhe “Të drejtuarit e mjetit me veprim motorik” (pjesa praktike). 247.2. Programin e provimit për shofer nga lënda mësimore “Rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë” si dhe “Të drejtuarit e mjetit motorik” e përcakton Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
  49. 248

    AI-assisted research summary: Driving exams and skills assessments for members of the Kosovo Police Service and the Kosovo Protection Corps are organized in their own institutions by examiners licensed by the Ministry of Transport and Post-Telecommunications.

    Neni 248 Provimi për shofer dhe vlerësimin e aftësive për pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, organizohet në institucionet e veta përkatëse nga pyetësit të cilët i licencon Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit nga burimet njerëzore të tyre.
  50. 249

    AI-assisted research summary: A candidate who passes the driver exam has the right to apply to the Ministry of Transport and Post-Telecommunications for a driver’s license.

    Neni 249 74 Kandidati i cili e jep provimin për shofer e fiton të drejtën të aplikoj para Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit për patentë shofer që lëshohet nga Ministria e Punëve të Brendshme në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore.
  51. 250

    AI-assisted research summary: The driver exam is set by an appointed examiner or may be taken electronically once conditions exist. The Ministry designates the regional units where the exam is organized, and examiners must meet education, experience, and licensing requirements. A first-time candidate at a regional unit may not switch units to retake the exam.

    Neni 250 250.1. Provimi për shofer jepet para pyetësit të cilin e cakton Njësia e Patentë Shoferëve e Ministrisë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, apo në formë elektronike pasi që të krijohen kushtet për një punë të tillë. 250.2. Provimi nga paragrafi 1 i këtij neni organizohet dhe kryhet në Njësitë Rajonale për patentë shofer të caktuara nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 250.3. Pyetësi duhet të jetë personi i cili ka së paku përgatitje të lartë shkollore, së paku tri vite përvojë pune dhe i njëjti duhet të jetë i licencuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 250.4. Kandidati i cili për herë të parë ju ka nënshtruar provimit në ndonjë prej Njësive Rajonale për patentë shofer, nuk i lejohet të bëjë ndërrimin e Njësisë Rajonale, për të paraqitur provimin për patentë shofer serish.
  52. 251

    AI-assisted research summary: The Minister of Transport and Post-Telecommunications may set the conditions and criteria for issuing and withdrawing the relevant license by a special legal act.

    Neni 251 Ministra e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, me një akt të veçantë juridik përcakton kushtet dhe kriteret për dhënien dhe marrjen e licencës pyetësve për patentë shofer.
  53. 252

    AI-assisted research summary: Pyetësi must undergo a knowledge verification every 5 years, limited to traffic and safety rules; if he does not do it or gets a negative result, the licence is taken away until a later positive re-verification date set by the Ministry.

    Neni 252 252.1. Verifikimi i njohurive të pyetësve bëhet çdo 5 vite, prej datës së lëshimit të licencës, përkatësisht 5 vite pas verifikimit të fundit, vetëm nga lënda mësimore “Rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë”. 252.2. Nëse pyetësi nuk i nënshtrohet verifikimit të njohurive ose tregon rezultat negativ të cekura në paragrafin 1 të këtij neni, do ti merret licenca derisa nuk i nënshtrohet përsëri verifikimit të njohurive dhe të tregon rezultat pozitiv pas afatit të cilin e cakton Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
  54. 253

    AI-assisted research summary: The examined person must perform duties honestly and impartially; an employee in the Driver License Unit cannot also train driver candidates or own a driving school, and violations can lead to a fine and license removal.

    Neni 253 253.1. Pyetësi obligohet në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale të ndershme dhe të paanshme. 253.2. Pyetësi, gjatë kryerjes së detyrave profesionale e gëzon të njëjtën mbrojtje si shërbyes civil . 253.3. Pyetësi i punësuar në Njësinë e patentë shoferëve nuk mundet në të njëjtën kohë të zhvilloj aftësimin e kandidatëve për shofer, të jetë pronar ose bashkë-pronar i një auto-shkolle. 253.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 650 deri 1.500 €, pyetësi i punësuar në Njësinë e patentë shoferëve i cili në të njëjtin kohë kur bënë testimin e kandidatëve për shofer është pronar ose bashkë-pronar i një auto-shkolle dhe të njëjtit i merret licenca.
  55. 254

    AI-assisted research summary: The Ministry of Transport and Post-Telecommunications sets the conditions and procedure for taking the driver exam, the required document forms and samples, and the fee amount for exam costs.

    Neni 254 254.1. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit me një akt të veçantë juridik i përcakton kushtet dhe procedurat për paraqitjen e provimit për shofer, si dhe format dhe mostrat e dokumenteve të nevojshme në lidhje me këtë. 254.2. Lartësinë e shumës të cilin kandidatët e inkasojnë në emër të shpenzimeve për dhënien e provimit për shofer ose pjesës së saj së provimit,është e njëjtë për territorin e Kosovës dhe cakton Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
  56. 255

    AI-assisted research summary: The Ministry of Transport and Post-Telecommunications chooses the places where the driving exam is held, and those places must at least meet the listed road, signaling, intersection, and traffic conditions.

    Neni 255 75 Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit,përcakton vendet ku mbahet provimi nga lënda mësimore të drejtuarit e mjetit me veprim motorik të cilat së paku duhet të jenë rrugë bashkëkohore me sinjalizim horizontal dhe vertikal të paraparë, me kryqëzime të rregulluara me shenja ndriçuese të komunikacionit (semafor), dhe me komunikacion intensiv të mjeteve me veprim motorik.
  57. 256

    AI-assisted research summary: For driving exams for categories L and M, the candidate is tested only on traffic rules and safety theory.

    Neni 256 Në provimin për shofer të kategorive L dhe M kandidati i nënshtrohet provimit vetëm nga lënda “Rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë”(testimit teorik).
  58. 257

    AI-assisted research summary: The Ministry of Transport and PostTelecommunications determines the content and form of tests by a special legal act.

    Neni 257 Përmbajtjen dhe formën e testeve e përcakton Ministria e Transportit dhe PostTelekomunikacionit, me një akt të veçantë juridik.
  59. 258

    AI-assisted research summary: A driving test is cancelled and the driver’s license or driving instructor license is withdrawn if the exam was based on false documents, incorrect application data, bribery, unauthorized aids, or violations of the law’s rules.

    Neni 258 Do të anulohet provimi për shofer dhe do të merret patentë shoferi, licenca për Shofer instruktor, nëse konstatohet se dhënia e provimit është kryer në bazë të dokumentit të rrejshëm ose të dhënave jo të sakta të theksuara në fletëparaqitje për dhënien e provimit për shofer, në bazë të dhënies së mitos, në qoftë se kandidati me rastin e dhënies së provimit për shofer është shërbyer me mjete jo të lejuara dhe nëse provimi është mbajtur në kundërshtim me rregullat e këtij ligji.
  60. 259

    AI-assisted research summary: The driver-license program includes teaching on traffic and safety rules and on operating a motor vehicle.

    Neni 259 Programi për patentë shofer të mjeteve përfshin përmbajtjen nga lëndët mësimore ”Rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë” si dhe “Të drejtuarit e mjetit me veprim motorik”. 4. FITIMI I TË DREJTES PËR TA DREJTUAR MJETIN
  61. 260

    AI-assisted research summary: People aged 14 or older may ride a bicycle on the road. Children aged 10 or older with school training and a certificate may ride on local roads, and other children over 9 may ride only under the supervision of a person aged 16 or older.

    Neni 260 260.1. Biçikletën në rrugë mund të drejton personi i cili ka mbushur 14 vjet. 260.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, fëmijët të cilët i kanë mbushur 10 vjet, të cilët në shkollë aftësohen të drejtojnë çikletën në rrugë dhe për këtë i lëshohet vërtetimi, munden vet ta drejtojnë çikletën në rrugë lokale, ndërsa fëmijët të tjerë mund ta drejtojnë çikletën mbi moshën 9 vjeçare nën përcjelljen e një personi i cili i ka mbushur 16 vjet.
  62. 261

    AI-assisted research summary: A person may drive a cart on regional roads at age 16, and on local or uncategorized roads at age 14.

    Neni 261 Qerren mund ta drejtojë: a) në rrugët regjionale personi i cili i ka mbushur 16 vjet; b) në rrugët lokale dhe të pa kategorizuara, personi i cili ka mbushur 14 vjet.
  63. 262

    AI-assisted research summary: A person may have the right to drive a motor vehicle only if they meet the listed conditions.

    Neni 262 Të drejtën për të drejtuar mjetin me veprim motorik mund ta ketë personi cili i plotëson këto kushte: a) të jetë psiqikisht dhe fizikisht i aftë për të drejtuar mjetin; b) të ketë mbushur moshën për kategori të caktuar të mjeteve; c) të ketë të dhënë provimin për shoferë të kategorisë përkatëse; d) që me vendimin e organit kompetent nuk e ka të ndaluar drejtimin e mjetit. 76
  64. 263

    AI-assisted research summary: A person must be at least the listed age to drive each specified vehicle category.

    Neni 263 Mosha minimale e personit për drejtimin e mjeteve të kategorive të caktuar është: a) t’i ketë mbushur 14 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë M; b) t’i ketë mbushur 16 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A1 dhe T; c) t’i ketë mbushur 18 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A ,B dhe C1; d) t’i ketë mbushur 19 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë B+E ,C dhe C1+E ; e) t’i ketë mbushur 20 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë C+E; f) t’i ketë mbushur 21 vjet për drejtimin e mjeteve të kategorisë A, D1, D1+E, D dhe D+E.
  65. 264

    AI-assisted research summary: The article gives certain people the right to take driver exams for higher vehicle categories if they already hold specified driving licences for a minimum period.

    Neni 264 264.1. Të drejtën për të dhënë provimin për shofer për mjetet e kategorisë “C”, mund ta fitojë personi i cili posedon patentë shoferin e kategorisë “B” ose C1 së paku 1(një) vit. 264.2. Të drejtën për të dhënë provimin për shofer për mjetet e kategorisë D1 ose D, mund ta fitojë personi i cili posedon patentë shoferin e kategorisë C së paku 2 (dy) vite. 264.3. Të drejtën për të dhënë provimin për shofer për mjetet e kategorisë B+E, C1+E ose C+E, mund ta fitojë personi i cili posedon patentë shoferin e mjetit tërheqës përkatës së paku një vit .
  66. 265

    AI-assisted research summary: This article gives drivers with certain licence categories the right to drive additional vehicle categories, including some trailer combinations, and lets Kosovo police-related bodies set special rules for group transport and police vehicles.

    Neni 265 265.1. Shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve motorike të kategorisë B, C, D dhe nënkategorisë C1 dhe D1 ka të drejtë t’i drejtoi këto mjete edhe nëse i është bashkangjitur rimorkio e lehtë. 265.2. Shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve motorike të kategorisë D ka të drejtë t’i drejtoi edhe mjetet motorike të kategorive B, C dhe nënkategorive C1 dhe D1, shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve motorike të nënkategorisë D1 ka të drejtë t’i drejtoi edhe mjetet motorike të kategorive B, C dhe nënkategorisë C1, shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve motorike të kategorisë C ka të drejtë t’i drejtoi edhe mjetet motorike të kategorisë B dhe nënkategorisë C1, ndërsa shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve motorike të nënkategorisë C1 ka të drejtë t’i drejtoi edhe mjetet motorike të kategorisë B. 265.3. Shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve bashkëngjitëse të kategorisë D+E, ka të drejtë t’i drejtoi edhe mjetet bashkëngjitëse të kategorive B+E, C+E dhe nënkategorisë C1+E dhe D1+E, shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve bashkëngjitëse të nënkategorisë D1+E ka të drejtë t’i drejtoj edhe mjetet bashkëngjitëse të kategorive B+E, C+E, dhe nënkategorisë C1+E, shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve bashkëngjitëse të kategorisë C+E, ka të drejtë t’i drejtoi edhe mjetet bashkëngjitëse të kategorisë B+E dhe nënkategorisë C1+E, ndërsa shoferit të cilit i është lëshuar patentë shoferi për drejtimin e mjeteve bashkëngjitëse të nënkategorisë C1+E ka të drejtë ti drejtoi edhe mjetet bashkëngjitëse të kategorisë B+E. 265.4. Personi i cili ka fituar të drejtën për drejtimin e mjetit të kategorisë A1, pasi t’i mbush 18 vjet pa e dhënë provimin për shofer ka të drejtë t’i drejtoi mjetet e kategorisë A. 26.5. Shërbimi Policor i Kosovës dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës me një akt të veçantë juridik përcaktojnë kriteret për transportin grupor i cili kryhet me mjetet e kategorisë C ,si dhe kushtet dhe mënyrën e transportit me mjetet e policisë.
  67. 266

    AI-assisted research summary: This article lists the driving licence categories and what vehicles each category covers.

    Neni 266 Patentë shoferi lëshohet për drejtimin e mjeteve me veprim motorikë dhe bashkangjitëse të cilat bëjnë pjesë: A1, A, B, C1, C, D1, D, B+E, C1+E, C+E, D1+E, D+E si dhe kategorive T. L. M. 77 -Nënkategoria A1 - Motoçikletat e lehta me vëllim punues që nuk kalon 125 cm3 dhe me fuqi e cila nuk e kalon 11 kf. -Kategoria A - motoçikleta deri 25 kë që nuk tejkalon 0,16 kë/kg. -Kategoria A - e drejta për të drejtuar të gjitha llojet e motoçikletave (pa kufizim të fuqisë), nuk do të epet derisa shoferi të ketë dy vite përvojë në motoçikletat deri në 25 k f, që nuk tejkalon 0,16 kf/kg “qasja direkt” për Kategorinë A të pakufizuar e mundur për drejtuesit e moshës 21 vjet. -Kategoria B - Mjetet motorike që nuk tejkalojnë masën 3500 kg, që kanë tetë (8) ulëse, përveç ulëses së shoferit,me rimorkio e cila nuk tejkalon 750 kg, apo me rimorkio e cila tejkalon masën 750 kg me kusht që masa maksimale e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërhiqet dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 3500 kg. -Kategoria B - Mjetet motorike me ndërrues automatik të transmisionit -Nënkategoria B1 - Triçikletat dhe çikletat me katër rrotë me veprim motorik. -Kategoria B+E - Kombinimet që përbëhen nga mjeti tërheqës i kategorisë B, me rimorkio e cila e tejkalon masën 750 kg, që e kalon peshën e zbrazët të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e grupit nuk kalon peshën 3500 kg. -Nënkategoria C1 - Mjetet motorike mbi 3500 kg dhe deri në 7500 kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon 750 kg. -Nënkategoria C1+E - Mjetet motorike në kategorinë C1 me rimorkio me masë mbi 750 kg me kusht që masa e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 12000 kg. -Kategoria C - Mjetet motorike me mbi 3500 kg dhe me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg. -Kategoria C+E - Mjetet motorike me mbi 3500 kg me rimorkio e cila tejkalon masën e rimorkio 750 kg. -Nënkategoria D1 - Minibusët me më shumë se 8 deri në 16 ulëse përveç ulëses së shoferit. -Nënkategoria D1+E - Minibusët me rimorkio me masë më të madhe se 750 kg, me kusht që masa maksimale e lejuar e rimorkios nuk tejkalon masën e pangarkuar të mjetit tërheqës dhe masa maksimale e lejuar e kombinimit nuk tejkalon 12000 kg. Rimorkioja nuk duhet të shfrytëzohet për bartjen e udhëtarëve. -Kategoria D - Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit, me rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750 kg. -Kategoria D+E - Autobusët me më shumë se 8 ulëse, përveç ulëses së shoferit, me rimorkio e cila tejkalon masën 750 kg. -Kategoria T - traktori me rimorkio. -Kategoria M - motokultivatori, çiklomotori, mopedat. -Kategoria L - mjetet e punës.
  68. 267

    AI-assisted research summary: A driving licence may also be issued for a vehicle with automatic transmission, and it is only valid for driving such vehicles.

    Neni 267 267.1. Patentë shoferi mund të lëshohet edhe për mjetin më ndërrues automatik të transmisionit dhe shërben vetëm për drejtimin e mjeteve të tilla. 267.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 €, personi që vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni. 78
  69. 268

    AI-assisted research summary: A driver with a valid licence in categories A1, A, B, C1, C, D1, and D is entitled to drive vehicles in categories M, L, and T.

    Neni 268 Shoferi i cili posedon patentë shoferin e vlefshëm të kategorive: A1, A, B, C1, C, D1 dhe D ka të drejt ta drejtojë: mjetet e kategorive M, L, T.
  70. 269

    AI-assisted research summary: Certain new drivers may not exceed specified speed limits or drive after using drugs/alcohol, and violations are punishable.

    Neni 269 269.1. Personit i cili e ka dhënë provimin për shofer të kategorive M, A1, A, B dhe C1 nuk i lejohet brenda dy viteve nga data e lëshimit të patentë shoferit që ta drejtoi mjetin në rrugë më shpejtësi më të madhe se 70km/h, në rrugë të rezervuara për komunikacion të mjeteve motorike më shpejtësi më të madhe se 80km/h, në auto-udhë 110 km/h, ndërsa për çiklomotor 40 km/h, në këto mjete nuk lejohet tërheqja e mjeteve bashkangjitëse si dhe transporti i organizuar i fëmijëve. 269.2. Personat nga paragrafi 1 i këtij nenit nuk i lejohet drejtimi e as ta filloj të drejtuarit e mjetit me veprim motorik nëse në organizëm ka droga, alkool, ose shfaqen shenja të alkoolizimit. 269.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë 130 €, dënohet shoferi nëse vepron në kundërshtim me rregullat e paragrafit 2 të këtij neni dhe i shqiptohet masa e ndalimit e të drejtuarit të mjetit motorik për dy deri gjashtë muaj si dhe pesë pikë negative.
  71. 270

    AI-assisted research summary: A driver's license is issued by the Ministry of Internal Affairs if the applicant requests it and meets the legal conditions.

    Neni 270 270.1. Patentë shoferi do t’i lëshohet personit me kërkesën e tij në qoftë se i plotëson kushtet e parapara në ligj. 270.2. Patentë shoferin e lëshon Ministria e Punëve të Brendshme. 270.3. Patentë shoferi i lëshohet dhe vazhdohet në afat vlefshmërie prej 5 viteve, kurse personave të moshuar mbi 65 vjeç në çdo dy vite në bazë të certifikatës mjekësore i vazhdohet patentë shoferi. 270.4. Përjashtimisht nga rregullat e paragrafit 3, të këtij neni, patentë shoferi mund të lëshohet ose vlefshmëria e tij mund të kufizohet edhe në afat më të shkurtër se të përcaktuar me këtë paragraf, në bazë të konstatimit të dhënë në certifikatën mjekësore. 270.5. Gjithashtu me përjashtim nga paragrafi 3 i këtij neni, patentë shoferi për kategorinë “B” jepet për periudhë të përhershme. 270.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 650 deri 6.500 €, personi zyrtar përgjegjës në autoritetin kompetent nëse lëshon, vazhdon patentë shoferin në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
  72. 271

    AI-assisted research summary: The driver’s license document must show all categories of motor vehicles and attached vehicles.

    Neni 271 Në dokumentin e patentë shoferit shënohen të gjitha kategoritë e mjeteve me veprim motorik dhe mjeteve bashkangjitëse.
  73. 272

    AI-assisted research summary: A domestic driving licence may be used in international traffic in countries that recognize it, but an international driving licence cannot be used to drive in Kosovo. An authorized institution, authorized by the Ministry of Internal Affairs, issues the international driving licence, and a breach is fined €130.

    Neni 272 272.1. Patentë shoferi vendor mundë të përdoret në komunikacionin ndërkombëtar kur përdoret në vendet të cilat e njohin një dokument të tillë, përveç nëse autoritetet e vendit të caktuar kërkojnë patentë shoferin ndërkombëtar atëherë i nënshtrohet marrëveshjes bilaterale nëse ekziston. 272.2. Patentë shoferi ndërkombëtar lëshohet duke u bazuar në patentë shoferin vendor për një periudhë 4 vjeçare dhe vlefshmëria e tij nuk duhet të jetë më e gjatë se vlefshmëria e patentë shoferit vendor, nëse është e zbatueshme. 272.3. Patentë shoferin ndërkombëtar e lëshon institucioni të cilin e autorizon Ministria e Punëve të Brendshme. 79 272.4. Patentë shoferi ndërkombëtar i cili është lëshuar në Kosovë nuk lejohet të shfrytëzohet për drejtimin e mjeteve motorike në Kosovë. 272.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 €, shoferi që me patentë shoferin ndërkombëtar drejton mjetin motorik brenda Kosovës.
  74. 273

    AI-assisted research summary: People with an EU driver’s licence may exchange it for a Kosovo licence; some non-Kosovo licence holders may get a Kosovo licence after passing a theory test, unless a bilateral agreement says otherwise.

    Neni 273 273.1. Personi i cili posedon Patentë shoferin e lëshuar nga ndonjë vend i Unionit Evropian mund të ndërrohet në patentë shoferin e Kosovës. 273.2. Personi i cili posedon patentë shoferin i lëshuar jashtë Kosovës me përjashtim të paragrafit 1 të këtij neni, mund ti lëshohet patentë shoferi i Kosovës, pasi që të kalon testin teorik në qoftë se me marrëveshje bilaterale nuk është përcaktuar ndryshe. 273.3. Patentë shoferi i lëshuar sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni nëse përmban kufizimin e vlefshmërisë ose kufizime tjera, kufizimet e tilla duhet të pasqyrohen në patentë shoferin e Kosovës. 273.4. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe të Post- Telekomunikacionit, me anë të një akti juridik i përcakton, rregullat dhe procedurat për lëshimin e patentë shoferit sipas paragrafit 1, 2 dhe 3 të këtij neni.
  75. 274

    AI-assisted research summary: The driving-right document is issued after payment set by the Ministry of Internal Affairs, and a person may hold only one valid driver's license.

    Neni 274 274.1. Dokumenti që vërteton të drejtën për të drejtuar mjetin me veprim motorik lëshohet pas pagesës te cilën e përcakton Ministria e Punëve të Brendshme. 274.2. Personi mund të posedon vetëm një patentë shofer të vlefshme.
  76. 275

    AI-assisted research summary: If a driver's license is lost, the owner must notify the Ministry of Internal Affairs within 30 days. A copy is issued if the person makes a written declaration of loss or returns the damaged/renewed document.

    Neni 275 275.1. Nëse patentë shoferi humbet, pronari obligohet që brenda 30 ditëve të informojë organin kompetent në këtë rast Ministrin e Punëve të Brendshme, që patentë shoferi apo ndonjë dokument tjetër që tregon mbi të drejtën për ngasje të një mjeti me veprim motorik, se është humbur, dëmtuar apo informatat që i përmban duhet të ripërtërihen. 275.2. Ministria e Punëve të Brendshme e lëshon kopjen sipas paragrafit 1 të këtij neni me kusht që: a) personi e bën një deklaratë me shkrim për humbjen e dokumentit ose b) personi e kthen dokumentin e dëmtuar,lose, c) personi e kthen dokumentin i cili duhet të ripërtërihet.
  77. 276

    AI-assisted research summary: Nëse shoferi nuk aplikon ose nuk i vazhdohet vlefshmëria e patentë shoferit brenda një viti nga skadimi, ai duhet t’i nënshtrohet plotësisht provimit teorik dhe praktik.

    Neni 276 Shoferi duhet t’i nënshtrohet në tërësi provimit teorik dhe praktik nëse brenda një viti që nga dita e skadimit të vlefshmërisë së patentë shoferit nuk aplikon ose nuk iu ka vazhduar vlefshmëria e patentë shoferit.
  78. 277

    AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs prints driver's licenses and other necessary documents, following the specified procedures.

    Neni 277 Ministria e Punëve të Brendshme e bën shtypjen e patentë shoferit dhe dokumenteve tjera të nevojshme, duke iu përmbajtur procedurave të caktuara.
  79. 278

    AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs must issue a special act setting the form of driver’s licences and other driving documents, and the detailed procedures for issuing, revoking, and returning them.

    Neni 278 80 Ministria e Punëve të Brendshme në këshillim me Ministrinë e Transportit dhe të Postë- Telekomunikacionit dhe Shërbimin Policor të Kosovës, duke marr parasysh nevojën mbi një siguri të mirë të patentë shoferëve ndaj mashtrimeve të mundshme dhe vjedhjes së tyre, do të përkufizojë me anë të një akti të veçantë: a) formën e patentë shoferëve dhe certifikatave tjera të ngasjes me një përshkrim të detajizuarë; b) procedurat e detajizuara administrative për lëshim, revokim dhe kthim të patentë shoferëve dhe dokumenteve tjera të ngasjes si dhe mostrave të te gjitha dokumenteve.
  80. 279

    AI-assisted research summary: A driver driving a vehicle must carry a valid relevant driving licence and show it when requested by an authorized person.

    Neni 279 Kur drejton mjetin shoferi duhet të ketë me vete patentë shoferin e vlefshëm përkatës dhe ta tregoj me kërkesën e personit të autorizuar.
  81. 280

    AI-assisted research summary: The vehicle owner or user-right holder, and the driver entrusted with the vehicle, must not let unauthorized people drive it. They must also provide the identity details of the person who was given the vehicle to drive when an authorized person asks.

    Neni 280 280.1. Nuk lejohet që pronari, përkatësisht titullari i së drejtës së shfrytëzimit të mjetit, si dhe shoferi të cilit i është besuar drejtimi i mjetit me kërkesën personit të autorizuar të drejtoj mjetin në kundërshtim me rregullat e nenit 226, 227 dhe neni 228 të këtij ligji dhe as personit i cili nuk ka drejtë të drejtojë mjetin, përkatësisht personi i cili nuk ka drejtë të drejtojë kategorinë e mjeteve të cilin bënë pjesë ky mjet. 280.2. Pronari, përkatësisht titullari i të drejtës së shfrytëzimit të mjetit, si dhe shoferi të cilit i është besuar drejtimi i mjetit me kërkesën e personit të autorizuar është i detyruar ti japë të dhënat për identitetin e personit të cilit ia ka dhënë mjetin për ta drejtuar. 280.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, pronari, përkatësisht titullari i së drejtës së shfrytëzimit të mjetit, si dhe shoferi të cilit i është besuar drejtimi i mjetit që ja ka dhënë mjetin personit i cili është i sëmur, i lodhur nën ndikim të alkoolit ose si edhe personit i cili nuk ka drejtë të drejtojë mjetin, përkatësisht personi i cili nuk ka drejtë të drejtojë kategorinë e mjeteve të cilin bënë pjesë ky mjet.
  82. 281

    AI-assisted research summary: Certain foreign residents, returnees, and specified foreign mission personnel may drive motor vehicles in Kosovo using a valid foreign driver’s license for up to one year from entry.

    Neni 281 281.1. Shtetasi i huaj, të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm apo i përhershëm në Kosovë dhe banori kosovar i cili kthehet nga bota e jashtme në Kosovë por, edhe personeli i përfaqësive diplomatike, përfaqësive konsullore dhe i misioneve të shteteve të huaja, përfaqësive të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, përfaqësive të huaja tregtare, të komunikacionit, kulturore e të tjera dhe i zyrave të huaja të korrespondentëve, mund të drejtojnë mjetet motorike në bazë të patentës së huaj të vlefshme të shoferit për kohën deri në një vjet që nga dita e hyrjes në Kosovë. 282.2. Patentë shofer i vlefshëm është edhe patentë shoferi i lëshuar nga Kombet e Bashkuara për personelin e vet që lejon ngasjen e automjeteve të Kombeve të Bashkuara, patentë shoferi i lëshuar nga organizatat përbërëse të UNMIK-ut,( p sh); Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, për personelin e tyre që lejon ngasjen e automjeteve të organizatave të tilla si dhe patentë shoferin e vlefshëm të lëshuar nga KFORI për personelin e KFOR-it që lejon ngasjen e automjeteve të KFOR-it.
  83. 282

    AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs may establish a central driver’s license database system by a legal act.

    Neni 282 Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një akti juridik themelon sistemin Bazë të dhënave të patentë shoferëve në nivel qendror. 5. KONTROLLIMI SHËNDETËSOR I SHOFERËVE
  84. 283

    AI-assisted research summary: Certain drivers must have a health certificate, and fines apply for violations.

    Neni 283 81 283.1. Shoferi i mjetit motorik, të dizajnuar për transportimin e udhëtarëve, shoferi i mjetit motorik transportues, i bashkësive të mjeteve me masë të përgjithshme më shumë se 7.5 tona, duhet të posedoj certifikatën shëndetësore, në rast se mjetet e tilla përdoren për transport komercial të njerëzve dhe mallrave. E njëjta vlen edhe për shoferin e mjetit motorik i cili tё drejtuarit e mjetit e ka profesion themelor. 283.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 € edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni. 283.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 € edhe shoferi që nuk ka certifikatën shëndetësore të vlefshme gjatë drejtimit të mjeteve motorike për transportin e udhëtarëve ose mallit me masën më të madhe të lejuar mbi 7,5 tona apo bashkësinë e mjeteve.
  85. 284

    AI-assisted research summary: Drivers covered by Article 283 must undergo medical examinations, and the transport company owner must pay for the examinations unless the driver is self-employed as driver-operator.

    Neni 284 284.1. Shoferi nga neni 283, duhet të kaloj ekzaminimin mjekësor në mënyrë që të konstatohet se a ka apo nuk ka ndonjë tregues lidhur me shëndetin që kundërshtojnë ngasjen e mjetit me veprim motorik. Kontrollimi i tillë bëhet parase të lëshohet certifikata e parë e shëndetësore dhe më pas, çdo 5 vjet gjatë periudhës deri në moshën 55 vjet dhe për çdo dy vite pas moshës 55 vjeçare. 284.2. Për ekzaminimet dhe testet nga paragrafi 1 i këtij neni duhet që të paguhet, nga pronari i kompanisë transportuese nëse punëson një shofer apo është vet shofer (rasti shofer-operator). 284.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 € , shoferi i mjetit nëse nuk posedon me veti certifikatën shëndetësore ose e cila nuk është e vlefshme. 284.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 € edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni.
  86. 285

    AI-assisted research summary: A health certificate may be issued to a person who meets the conditions set by law or subordinate act.

    Neni 285 285.1. Certifikata shëndetësore mund t’i lëshohet personit që plotëson kushtet e parapara me ligj, përkatësisht me akt nënligjor. 285.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 € personi zyrtar përgjegjës në autoritetin kompetent, nëse lëshon certifikatën shëndetësore në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
  87. 286

    AI-assisted research summary: Certain people must undergo a medical exam before or in connection with driving-related licensing matters.

    Neni 286 Personat të cilët në vijim, duhet të kalojnë ekzaminimin mjekësor në mënyrë që të konstatohet se a ka apo jo ndonjë tregues lidhur me shëndetin që kundërshton ngasjen e mjetit motorik janë: a) personat të cilët dëshirojnë të marrin patentë shoferin; b) personat të cilët aplikojnë për kthim të patentë shoferit të tyre, e cila i është revokuar për arsye të shëndetit të dobët të tyre; c) shoferët të cilët janë raportuar nga Shërbimi Policor i Kosovës, që kanë marr pjesë në aksidente komunikacioni me fatalitet ose kanë drejtuar mjetin motorik nën ndikimin e alkoolit, drogës ose barnave narkotike; d) personi me aftësi të kufizuara nëse ekziston ndonjë bazë që tregon se aftësitë e tij të ngasjes janë keqësuar; e) kandidatët për shofer instruktor apo ekzaminerët e patentë shoferit.
  88. 287

    AI-assisted research summary: Medical examinations for the persons covered by Article 286 must be carried out by institutions authorized by the Ministry of Health, and a certificate must be issued by the competent body.

    Neni 287 287.1. Kontrollimet mjekësore të personave nga neni 286 i këtij ligji kryhen nga institucionet e autorizuara nga Ministria e Shëndetësisë. 287.2. Për kontrollimet mjekësore të lartë-përmendura lëshohet certifikata nga organi kompetent. 82
  89. 288

    AI-assisted research summary: Shëndetësia duhet të lëshojë vërtetim dhe të njoftojë Policinë e Kosovës brenda 8 ditësh kur kontrolli mjekësor tregon se një shofer ose kandidat për shofer nuk është i aftë të drejtojë mjetin.

    Neni 288 288.1. Nëse në kontrollimin mjekësor konstatohet se shoferi nuk është i aftë për ta drejtuar mjetin me veprim motorik për të cilin i është lëshuar patentë shoferi, institucionet shëndetësore janë të obliguara të lëshojnë vërtetimin dhe brenda 8 dite ta lajmëron Shërbimin Policor të Kosovës ku shoferi e ka vendbanimin. 288.2. Nëse në kontrollimin mjekësor konstatohet se kandidati për shofer nuk është i aftë për ta drejtuar mjetin me veprim motorik, institucionet janë të obliguar të lëshojnë vërtetimin dhe brenda 8 dite ta lajmëron Shërbimin Policor të Kosovës, ku kandidati për shofer e ka vendbanimin. 288.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 400 €, personi nëse nuk e lajmëron Shërbimin Policor të Kosovës brenda 8 dite.
  90. 289

    AI-assisted research summary: The Health Ministry, together with the Transport and Post-Telecommunications Ministry and the Kosovo Police Service, may set by subordinate act the medical-exam and medical-certificate rules listed in this article.

    Neni 289 Ministra e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe Shërbimin Policor të Kosovës, përkufizojnë me anë të një akti nënligjor si vijon: a) kërkimin nga personat që të shkojnë për ekzaminimet mjekësor dhe kryerja e tyre, në mënyrë që të konstatohet se a ekziston ndonjë tregues lidhur me shëndetin që kundërshton ngasjen e mjetit motorik; b) lëshimin e certifikatave mjekësore me konstatimin se ka apo nuk ka ndonjë tregues lidhur me shëndetin, që kundërshton ngasjen e mjetit motorik; c) marrjen e autorizimeve nga ana e institucioneve shëndetësore për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore të lartë-përmendura; d) fushën e ekzaminimeve mjekësore; e) rrjedhën e dokumenteve përkatëse dhe mostrave të këtyre dokumenteve.
  91. 290

    AI-assisted research summary: This article says alcohol testing for a driver can be done with non-laboratory breath-testing devices, and if that is not possible because of the person’s condition, blood or urine analysis is used instead.

    Neni 290 290.1. Testet për konstatim të alkoolit në trup të shoferit, bëhen duke përdorur pajisjet dhe metodat që nuk kanë nevojë për ndonjë test laboratorik. 290.2. Testi i lartë-përmendur bëhet me ndihmën e mekanizmave (testuesve), elektronik të cilët bëjnë matjen e densitetit të alkoolit nga fryma që e nxjerr jashtë personi i testuar. 290.3. Testi i lartë-përmendur nuk zbatohet, nëse gjendja e personit për tu testuar nuk lejon ushtrimin e testit duke përdorur alko-testin. Në rast të tillë, mbajtja e përmbajtjes së alkoolit në trup bëhet në bazë të analizave të gjakut apo urinës, në institucionet përkatëse. 290.4. Testi mbi përmbajtjen e alkoolit në trup mund të bëhet edhe kundër dëshirës së personit, i cili duhet të njoftohet lidhur me këtë paraprakisht. 290.5. Procedurat dhe kriteret e përgjithshme lidhur me testet e lartë-përmendura, do të rregullohen me akt të veçantë juridikë të lëshuar nga Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë.
  92. 291

    AI-assisted research summary: The Minister of Health defines, by subordinate act, the list of narcotic substances and similar medicines that drivers must not use before or during driving.

    Neni 291 291.1. Testet për konstatim të drogave ose barnave narkotike në trup të shoferit, zhvillohen duke shfrytëzuar teknika që nuk kanë nevojë për teste laboratorike. 291.2. Testi i lartë-përmendur nuk zbatohet nëse gjendja e personit për tu testuar nuk lejon ushtrimin e testit me teknikat e lartë-përmendura. Në rast të tillë, matja e përmbajtjes së drogës në trup bëhet në bazë të analizave të gjakut dhe urinës, në institucionet përkatëse. 83 291.3. Testi mbi përmbajtjen e drogës së tillë në trup mund të bëhet, gjithashtu, kundër dëshirës së personit, i cili duhet të njoftohet lidhur me këtë paraprakisht. 291.4. Ministri i Shëndetësisë përkufizon me anë të një akti nënligjor, listën e substancave narkotike dhe medikamenteve me veprim të ngjashëm që nuk duhet të përdoren para e as gjatë ngasjes nga shoferi.
  93. 292

    AI-assisted research summary: After a fatal road accident, a driver must be tested for alcohol, drugs, or narcotics if an authorized person requests it.

    Neni 292 292.1. Nëse shoferi përfshihet në një aksident rrugor me fatalitet, me kërkesë të personit të autorizuar shoferi i mjetit motorik patjetër duhet të testohet mbi përmbajtjen e alkoolit, drogës apo barnave narkotike. 292.2. Personi i cili kundërshton testin e përmbajtjes së alkoolit, drogës apo barnave narkotike në gjak konsiderohet se është pozitiv. 292.3. Në rast të konstatimit të përmbajtjes së alkoolit, drogës apo barnave narkotike në gjak dhe në rastin e paraparë në paragrafin 2 të këtij neni, personi i autorizuar ndërmerr masat për largimin nga komunikacioni.
  94. 293

    AI-assisted research summary: Drivers must undergo an extraordinary medical examination when required, including in certain health, alcohol, drug, or refusal cases.

    Neni 293 293.1. Shoferi duhet ti nënshtrohet kontrollimit shëndetësor të jashtëzakonshëm. 293.2. Në kontrollimin shëndetësor të jashtëzakonshëm dërgohet shoferi tek i cili dyshohet se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është më në gjendje ta drejtoj mjetin në komunikacionin rrugor. 293.3. Në kontrollimin shëndetësor të jashtëzakonshëm dërgohet shoferi dhe shofer instruktori tek i cili është konstatuar përmbajtja e alkoolit në organizëm më tepër se sa është e lejuar ose është konstatuar përmbajtja e drogës ose barnave narkotik në organizëm më tepër se sa është e lejuar si dhe shoferi dhe shofer instruktori i cili refuzon ti nënshtrohet kontrollit shëndetësor. 293.4. Kërkesën për dërgim në kontrollim shëndetësor të jashtëzakonshme mund ta bëjë çdo organ i cili është kompetent për mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor (Shërbimi Policor i Kosovës, inspektorati e të ngjashëm), gjykata, gjykata për kundërvajtje, personi ku është i punësuar shoferi. 293.5. Në kontrollimin shëndetësor të jashtëzakonshme shoferin e dërgojnë pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës. 293.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 €, edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni. 293.7. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 € shoferi i mjetit i cili nuk i është nënshtruar ose refuzon t’i nënshtrohet kontrollimit shëndetësor të jashtëzakonshëm.
  95. 294

    AI-assisted research summary: The driver pays for the extraordinary medical examination if the driver is found unfit or restricted from driving; if the driver is found fit, the Kosovo Police Service or the sending body pays.

    Neni 294 294.1. Kontrollimin shëndetësor të jashtëzakonshëm e paguan shoferi i cili dërgohet në kontroll nëse konstatohet se nuk është i aftë ose ju kanë kufizuar aftësia ngasje për ta drejtuar mjetin motorik. 294.2. Nëse në kontrollimin shëndetësor të jashtëzakonshëm konstatohet se shoferi është i aftë për ta drejtuar mjetin motorik, shpenzimet i paguan, Shërbimi Policor i Kosovës, gjegjësisht organi i cili e dërgon në kontrollimin shëndetësor të jashtëzakonshëm shoferin. 6. KOHËZGJATJA E DREJTIMIT TË MJETIT MOTORIK
  96. 295

    AI-assisted research summary: Bus and heavy-vehicle drivers have limits on daily driving time, weekly driving days, rest breaks, and average weekly working time.

    Neni 295 84 295.1. Shoferi i cili drejton autobusin, mjetin e transportit ose bashkësinë e mjeteve masa më e madhe e të cilave është mbi 3,5 tona nuk i lejohet ta drejtoj mjetin me kohëzgjatje më shumë se 9 orë brenda 24 orë. Periudha javore e ngasjes është maksimum 6 ditë. Shoferi pas katër orë e gjysmë të drejtimit të pandërprerë të mjetit, duhet të pushojë së paku 45 minuta, përveç nëse ai fillon periudhën e pushimit. Ky pushim mund të zëvendësohet nga pushimet prej së paku 15 minuta secila e pjesëtuar sipër periudhës së ngasjes. 295.2. Mesatarja e kohës punuese javore për shoferët nga paragrafi 1 i këtij nenit nuk mund të kaloj 48 orë. Përjashtimisht mund të kaloj në 60 orë nëse mesatarja e 48 orëve për javë nuk tejkalohet brenda periudhës prej katër javësh. 295.3. Rregullat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij nenit zbatohen gjithashtu edhe në shofer instruktorin gjatë aftësimit të kandidatit për shofer nga lënda mësimore të drejtuarit e mjetit motorik. 295.4. Rregullat e paragrafit një dhe dy nuk zbatohen për shoferin e autobusit i cili kryen transportin publik urban të udhëtarëve, por mund të drejtojë më së shumti shtatë orë pa ndërprerë me kusht që stacionet e nisjes të ketë ndërprerje të pushimit prej së paku 5 minuta. 295.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 75 €, shoferi i cili pa ndërprerë drejton autobusin, mjetin e transportit ose bashkësinë e mjeteve masa e lejuar e të cilave është më e madhe se 3500 kg më gjatë se sa koha e përcaktuar ose nuk shfrytëzon pushimet e parapara. 295.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 deri 270 € edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni.
  97. 296

    AI-assisted research summary: Drivers must take daily and weekly rest breaks, with limited exceptions and short-rest options in some cases.

    Neni 296 296.1. Pushimi i pandërprerë ditor i shoferit i cili drejton mjetin nga neni 295 paragrafi 1. dhe 2. të këtij Ligji zgjat së paku 11 orë para fillimit të drejtimit. 296.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, shoferi mundet tri here në javë të shfrytëzoj pushimin ditor në kohëzgjatje prej nëntë orëve pa ndërprerë me kusht që deri në fundin e javës së ardhshme t’i shfrytëzoi orët e mbetura të pushimit ditor. 296.3. Pushimin ditor në kohëzgjatje të plotë prej 11 orëve shoferi mund ta shfrytëzoi më së shumti në tri pjesë gjatë ditës, me kusht që një here t’i shfrytëzoi 8 orë pa ndërprerje të pushimit ditor. 296.4. Në qoftë se, në drejtimin e mjetit nga neni 295 të këtij Ligji ndërrohen dy shoferë dhe nëse në mjet ndodhet shtrati i rregulluar i cili i mundëson njërit prej tyre pushimin në pozitë të shtrirë, çdonjëri prej shoferëve mund të ketë pushim të pandërprerë prej të paktën tetë orë gjatë çdo 30 orëve të udhëtimit. 296.5. Pushimin ditor sipas rregullave shoferi duhet ta shfrytëzoi jashtë automjetit. 296.6. Përjashtimisht nga rregullat e paragrafit 5 të këtij neni shoferi mund ta shfrytëzoi pushimin në mjet në të cilin ndodhet shtrati i rregulluar dhe në qoftë se mjeti nuk lëviz. 296.7. Ndërprerja e drejtimit nga neni 295 paragrafi 1 i këtij Ligji nuk konsiderohet pushim ditor. 296.8. Pas kalimit të kohës gjashtë ditësh të drejtimit të lejuar të mjetit, shoferi duhet të shfrytëzoj pushimin javor. 296.9. Shfrytëzimi i pushimit javor mund të vazhdoj deri në përfundimin e ditës së gjashtë, në qoftë se drejtimi i mjetit gjatë gjashtë ditëve të njëpasnjëshme nuk ka zgjatur më shumë se drejtimi i lejuar gjashtë ditor. 296.10. Në secilën javë nga pushimet nga paragrafi 2. dhe 3. të këtij neni duhet të vazhdohen në gjithsejtë 45 orë të pa ndërprera. 85 296.11. Pushimi javor mund të shkurtohet në vendin e krijimit (vendin e përkatësisë së mjetit) ose vendbanimin e shoferit në 36 orë të pandërprera kurse jashtë këtyre vendeve në 24 orë të pandërprera. Secila ndërprerje e pushimit javor duhet të filloi para skadimit të javës vijuese. 296.12. Përjashtimisht nga rregullat e paragrafit 8. dhe 9. të këtij neni, në transportin ndërkombëtar të pasagjerëve (udhëtimet turistike, ekskursionet etj), duke përjashtuar transportin linjor, pushimi javor duhet të shfrytëzohet pas më së shumti drejtimit të lejuar dymbëdhjetë ditësh. 296.13. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej 35 deri 270 €, personi në qoftë se nuk i siguron shoferit pushimin ditor dhe javor në përputhje me rregullat e këtij neni. 296.14. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi qё nuk e shfrytëzon pushimin ditor dhe javor.
  98. 297

    AI-assisted research summary: Drivers, vehicle owners/users, and road police/inspectors have duties and powers about tachograph or monitoring-system records, and breaches can be fined.

    Neni 297 297.1. Mjetet, të cilat janë të obliguara të jenë të pajisura me tahograf ose me sistemin e monitorimit (mbikëqyrjes), duhet të kenë këto pajisje dhe sisteme në gjendje të rregullt në përputhje me normat teknike dhe të kenë fletëzën e atestit në të cilën janë të shënuara të dhënat e përcaktuara. 297.2. Shoferi nga paragrafi 1. i këtij neni duhet që me vete të ketë çelësin e tahografit ose sistemit të monitorimit (mbikëqyrjes) si dhe listat e regjistrimit paraprak nga të cilat mund konstatohet ngasja apo ndalja e mjetit i cili është drejtuar gjatë gjashtë ditëve të fundit, respektivisht ditës së fundit të pushimit javor. 297.3. Rregullat e paragrafit 2. të këtij neni aplikohen edhe ndaj ekuipazhit të ndarë në mjet, ku të dy shoferët duhet të kenë listat paraprake të shfrytëzuara nga pushimi i fundit javor. 297.4. Listat e shpenzuara, respektivisht të dhënat e regjistruara nga tahografi ose sistemi mbikëqyrës, pronari ose shfrytëzuesi i mjetit është i obliguar t’i ruaj dy vite. 297.5. Shoferi nga paragrafi 1. i këtij neni është i obliguar që në kërkesë të personit zyrtar të policisë ose inspektorit të komunikacionit rrugor ta çelë tahografin ose sistemin e mbikëqyrjes dhe t’i jap në shikim fletëzën regjistruese si dhe të dhënat tjera nga sistemi i mbikëqyrjes më së paku deri në pushimin e fundit javor të shfrytëzuar deri në momentin kur lista ose të dhënat kërkohen. 297.6. Personi zyrtar i policisë ose inspektori i komunikacionit rrugor në rast të kontrollimit fletëza e nxjerrë nga tahografi ose sistemi i mbikëqyrjes, duhet që shoferit t’i lëshojë vërtetimin më konstatimin që fletëza është nxjerrë nga sistemi për shkak të kontrollit, kurse në vërtetim duhet të jenë të shënuar emri dhe mbiemri i shoferit, numri i regjistrimit të mjetit dhe data e koha kur është kryer kontrolli. 297.7. Personi zyrtar i Shërbimit Policor të Kosovës si dhe inspektori i komunikacionit rrugor mund ta konfiskoj përkohësisht fletëzën e regjistrimit respektivisht të dhënat nga sistemi i mbikëqyrjes si prova në procedurë. 297.8. Në qoftë se personi zyrtar i policisë ose inspektori i komunikacionit rrugor dyshon në mënyrë të justifikuar se tahografi ose sistemi i mbikëqyrjes nuk është në gjendje të rregullt, mund të urdhëroi ekzaminimin e tahografit ose sistemit mbikëqyrës nga organizata e autorizuar nga neni 320 të këtij Ligji dhe lidhur me këtë lëshohet vërtetimi. Në qoftë se me rastin e ekzaminimit konstatohet se tahografi ose sistemi i mbikëqyrjes nuk është në gjendje të rregullt, i dëmtuar me qellim ose i rindrequr që të jep vlera të shtrembëruara ose pajisja nuk funksionon, shpenzimet e ekzaminimit i paguan pronari i mjetit. 297.9. Të mjetet nga paragrafi 1. i nenit 296 të këtij Ligji, të cilat nuk janë të obliguara të posedojnë tahografin ose sistemin e mbikëqyrjes, shoferi duhet të ketë tek me vete librezën individuale të mbikëqyrjes dhe në të, të shënoi aktivitetet e veta dhe është i obliguar që t’ia paraqet personit zyrtar të policisë ose inspektorit të komunikacionit rrugor. 297.10. Pronari ose shfrytëzuesi i mjetit është i obliguar që të mbajë evidencën mbi kohën e punës dhe pushimeve të shoferit të mjetit nga paragrafi 1. i këtij neni, leximin e regjistrimeve të tahografit ose sistemit të mbikëqyrjes, respektivisht nga libreza individuale e mbikëqyrjes. 86 297.11. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 550 €, edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 10 të këtij neni. 297.12. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 550 €, personi që urdhëron ose lejon që me mjetin e tij merr pjesë në komunikacion shoferi pa librezë individuale të mbikëqyrjes (paragrafi 9). 297.13. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, shoferi i mjetit qё është i obliguar të jetë i pajisur më tahograf ose sistem të mbikëqyrjes në qoftë se drejton mjetin në të cilin nuk është i instaluar tahografi ose sistemi i mbikëqyrjes ose nuk janë të atestuara ose nuk i përdorë në mënyrë të përcaktuar me ketë Ligj, si dhe shoferi i mjetit i cili nuk është i obliguar të ketë këto pajisje në qoftë se nuk posedon librezën individuale të mbikëqyrjes ose në të cilën nuk shënon veprimtarinë ose nuk e paraqet në kërkesë të personit zyrtar.
  99. 298

    AI-assisted research summary: The law’s driving-time and driver-rest rules also apply to drivers of vehicles registered outside Kosovo when those vehicles are driven in Kosovo, unless an international agreement says otherwise.

    Neni 298 298.1. Rregullat e këtij Ligji mbi kohëzgjatjen e drejtimit të mjetit dhe pushimit të shoferit aplikohen edhe ndaj shoferëve të mjeteve të regjistruara jashtë Kosovës kur ato mjete drejtohen në territorin e Kosovës në qoftë se më Marrëveshje ndërkombëtare nuk është e përcaktuar ndryshe. 298.2. Autorizohet ministri Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit që ti nxjerrë rregullat ligjore mbi kohëzgjatjen e përgjithshme të drejtimit të mjeteve; mbi mënyrën e punës së ekuipazheve të ndara në mjet; mbi pushimin e shoferëve lidhur me drejtimin e mjetit; mbi formën dhe përmbajtjen e librezës individuale të mbikëqyrjes dhe udhëzimet mbi plotësimin e të njëjtës. KAPITULLI X MJETET 1. Rregullat e përgjithshme
  100. 299

    AI-assisted research summary: Vehicles in road traffic must meet the required size, weight, axle-load, and equipment conditions; vehicles that do not meet the size/weight/axle-load rules may still participate in public road traffic only under special permit conditions. Fines apply for violations.

    Neni 299 299.1. Mjetet në komunikacionin rrugor duhet ti plotësojnë kushtet e parapara lidhur me përmasat, me masën e përgjithshme dhe me ngarkimin boshtor, si dhe të kenë instalimet dhe pajisjet e parapara, në gjendje të rregullt. 299.2. Mjetet të cilat nuk i plotësojnë kushtet e parapara lidhur me përmasat, me masën e përgjithshme dhe me ngarkimin boshtor, mund të marrin pjesë në komunikacion në rrugë publike në qoftë se i plotësojnë kushtet e posaçme të cilat bëjnë të mundshme lëvizje të sigurt dhe të papengueshëm të përcaktuar në lejen që e kanë lëshuar Kuvendet Komunale apo Ministria e Transportit dhe Post- Telekomunikacionit varësisht në territorin e së cilit marrin pjesë në komunikacion. 299.3. Punët operative të matjes, gjegjësisht kontrollin e ngarkesës boshtore, masës së përgjithshëm dhe dimensionet e mjetit në komunikacion në rrugë publike e bëjnë personat e autorizuar kompetent për mbikëqyrjen e komunikacionit në rrugë publike. 299.4. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, me akt nën ligjor përcakton rregullat për instalimet dhe pajisjet të cilat duhet ti kenë mjetet si dhe kushtet të cilat duhet ti plotësojnë instalimet dhe pajisjet në mjetin i cili merr pjesë në komunikacion në rrugë publike. 299.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 €, shoferi i cili drejtojnë mjetin i cili nuk i plotëson kushtet e parapara për masën e përgjithshme,dimensionet dhe ngarkimin boshtor të mjetit, si dhe pajimet për kyçje dhe shkyçje. 299.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri 550 € edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni. 87
  101. 300

    AI-assisted research summary: Foreign-registered vehicles may take part in road traffic in Kosovo if their required equipment, dimensions, maximum permitted mass, axle load, and other applicable conditions are in order.

    Neni 300 Mjetet e regjistruara në vend të huaj mund të marrin pjesë në komunikacionin rrugor në territorin e Kosovës nëse i kanë në rregull pajisjet dhe pajimet të parapara me Konventa ndërkombëtare,dimensionet, masa më e madhe e lejuar dhe ngarkesa boshtore dhe nëse i plotësojnë kushtet e parapara për mjetet e regjistruara në Kosovë. 2. REGJISTRIMI I MJETEVE MOTORIKE DHE BASHKANGJITËSE
  102. 301

    AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs regulates motor vehicle registration.

    Neni 301 Ministria e Punëve të Brendshme e rregullon çështjen e regjistrimit të mjeteve motorike.
  103. 302

    AI-assisted research summary: Vehicle participation in road traffic is allowed only with a valid traffic permit, and registered vehicles in Kosovo also need the vehicle booklet.

    Neni 302 302.1. Çdo mjet motorik, traktor, çiklomotor ose mjet bashkangjitës, i lejohet që merr pjesë në komunikacion rrugor nëse posedon lejen e komunikacionit të vlefshme, ndërsa mjetet të cilat janë të regjistruara në Kosovë edhe librezën e mjetit. 302.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni nuk duhet të jenë të regjistruara mjetet motorike dhe bashkangjitëse të cilat janë të prodhuara ose të riparuara në të cilat bëhet ekzaminimi dhe pasqyrimi i cilësive të tyre, ose që lëvizin nga fabrika ose vendi i prodhimit deri të depot, si dhe mjetet që lëvizin nga vendi në të cilin janë marrë si të paregjistruara deri te vendi ku to të regjistrohen me kusht që të jenë të shënuar me targat të posaçme për shënimin e përkohshëm të mjeteve në komunikacion në rrugë (targat provuese). 302.3. Për mjetet nga paragrafi 2 i këtij neni lëshohet vërtetimi për përdorimin e targave provuese. 302.4. Kur drejtohet mjeti i cili është i shënuar me tabela provuese, shoferi i tij duhet të ketë me veti vërtetimin e vlefshëm dhe është i detyruar ta tregoj me kërkesën e personit të autorizuar. 302.5. Rimorkio e lehtë nuk regjistrohet sipas rregullave të regjistrimit të mjeteve mirëpo, mund të marrin pjesë komunikacion në rrugë me kusht që të jenë të shënuar me targa të regjistrimit dhe nëse në kontrollin teknik të detyrueshëm konstatohet se janë në gjendje të rregullt teknike. 302.6. Për mjetet e regjistruara dhe dhënien e targave provuese mbahet evidenca. 302.7. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 €, personi qё urdhëron ose lejon që mjeti i tij i paregjistruar ose i mjetit të cilit i ka skaduar afati i lejes së komunikacionit të merr pjesë komunikacion në rrugë ose mjeti i tij merr pjesë komunikacion në rrugë pa targa provuese ose i ka skaduar afati i vlefshmërisë së tabelave provuese. 302.8. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 65 € shoferi qё drejton mjetin përveç traktorit dhe mjetet e punës, të cilat nuk janë të regjistruar ose i ka skaduar afati i regjistrimit. 302.9. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 € shoferi qё drejton traktorin dhe mjetet e punës, të cilat nuk janë të regjistruara ose i ka skaduar afati i lejes së komunikacionit. 302.10. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 25 €, shoferi që në komunikacionin rrugor e drejton mjetin i cili nuk është i shënuar me targa provuese, nëse me veti nuk e ka vërtetimin për shfrytëzimin e targave të përkohshme ose nuk i tregon me kërkesën e personit te autorizuar edhe nëse me mjet e tërheq rimorkion e lehtë e cila nuk e ka targën e regjistrimit dhe për të cilin nuk është i kryer kontrollimi teknik ku konstatohet rregullsia teknike e tij.
  104. 303

    AI-assisted research summary: Drivers driving in road traffic must carry the traffic permit. The Ministry of Internal Affairs may set vehicle registration rules and the form details for the traffic permit and vehicle booklet.

    Neni 303 303.1. Mund te regjistrohen vetëm ato mjete motorike dhe bashkangjitëse për të cilat në kontrollin teknik të detyrueshëm konstatohet se janë në gjendje të rregullt teknike. 88 303.2. Për mjetet e regjistruara lëshohet leja e komunikacionit, targat dhe libreza e mjetit. 303.3. Shoferi i cili në komunikacionin rrugor drejton mjetin duhet të ketë me veti lejen e komunikacionit. Leja e komunikacionit dhe libreza e mjetit nuk lejohet të jetë në mjet pa mbikëqyrjen e shoferit. 303.4. Ministria e Punëve të Brendshme me akt nën ligjor përcakton rregullat e regjistrimit të mjetit, përmbajtjen, formën, madhësinë dhe ngjyrën e formularit të lejes së komunikacionit dhe librezës së mjetit.
  105. 304

    AI-assisted research summary: Registered vehicles are issued one of several specified types of license plates.

    Neni 304 304.1. Për mjetet që regjistrohen lëshohet njëra prej këtyre llojeve të targave : a) targat për mjetet motorike përveç motoçikletës, çiklomotor, traktor dhe mjetet punuese; b) targat për motoçikleta; c) targat për çiklomotor; d) targat për traktor dhe mjetet punuese; e) targat për mjetet motorike dhe për rimorkiot e përfaqësive diplomatike dhe të misioneve të shteteve të huaja dhe të përfaqësive te organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe personalitetit të tyre, të përfaqësive kulturore dhe të përfaqësive të tjera, zyra te huaja te korrespodentëve dhe të korrespodentëve të huaj të përhershme, përkatësisht të huajve ose nëpunësve të përhershëm të zyrave të huaja të korrespodentëve; f) targat e regjistrimit për mjetet e të huajve të cilëve ju është lejuar qëndrimi i përkohshëm ose përhershëm; g) targat e regjistrimit për mjetet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës; h) targat e regjistrimit për mjetet e Shërbimit Policor të Kosovës; i) targat për mjetet motorike dhe rimorkiot që nuk i plotësojnë kushtet e parapara lidhur me përmasat (gjatësia, gjerësia, lartësia) përkatësisht masa maksimale e lejuar e të cilave është ma e madhe se sa e lejuar gjegjësisht vet masa e të cilave është më e madhe se ngarkimet e lejuara boshtore.
  106. 305

    AI-assisted research summary: Mjetet motorike në qarkullim duhet të kenë dy targa regjistrimi ose dy provuese; disa mjete të veçanta mund të kenë vetëm një. Targat duhet të jenë të lëshuara për atë mjet dhe të vendosen qartë e të lexueshme.

    Neni 305 305.1. Mjetet motorike ne komunikacion duhet ti kenë nga dy targa të regjistrimit gjegjësisht dy targa provuese. 305.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, motoçikleta, traktori, makinat e punës, çiklomotori dhe mjeti bashkangjitës mund ti kenë nga një targë. 305.3. Targat e regjistrimit të vendosura në mjet duhet te jenë te lëshuara (dhëna), për atë mjet. 305.4. Targat nga neni 304 paragrafi 1 të këtij Ligji, duhen të vendosen në mënyrë që të shihen mirë dhe të jenë të lexueshme. 305.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 600 deri 1.500 €, organizata afariste ose institucioni publik nëse në mjet i shfrytëzon targat e regjistrimit të cilat nuk janë dhënë për atë mjet. 306.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 100 deri 300 € edhe personi përgjegjës në organizatën afariste ose institucionin publik të përcaktuar në paragrafin 5 të këtij neni. 305.7. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 € shoferi i cili drejton mjetin i cili nuk i ka targat e regjistrimit dhe me gjobë prej 15 € nëse targa ose shenja ndërkombëtare nuk shihen mirë ose janë të papastra.
  107. 306

    AI-assisted research summary: Some foreign-registered or specially listed vehicles may use Kosovo roads only under the stated registration, stay, and time-limit rules; breaches carry fines.

    Neni 306 306.1. Mjetet e përfaqësive diplomatike ose konsullore, të misioneve të shteteve të huaja, të përfaqësive të organizatave ndërkombëtare në Kosovë dhe të personelit të tyre, përfaqësive të huaja tregtare, përfaqësive të komunikacionit, përfaqësive kulturore dhe të zyrave të huaja të korrespondentëve të përhershëm, përkatësisht të huajve kur ju është lejuar qëndrimi i përhershëm ose i përkohshëm në Kosovë si dhe mjetet e banorëve të Kosovës të cilët janë kthyer nga vendi i huaj në Kosovë me qëllim që 89 të bëhen banor të përhershëm të Kosovës, mund të marrin pjesë në komunikacionin rrugor vetëm nëse janë të regjistruar në Kosovë. 306.2. Mjeti i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marr pjesë në komunikacionin rrugor në Kosovë jo më gjatë se tre muaj, nga data e hyrjes në Kosovë. 306.3. Rregullat e paragrafit 2 të këtij neni nuk kanë të bëj me përfaqësuesit e UNMIK-ut, KFOR-it, shoqatave ose të ngjashme të cilat janë në mision në Kosovë. 306.4. Mjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë Kosovës, mund të marrë pjesë në komunikacionin rrugor në Kosovë deri tre muaj, nga data e hyrjes në Kosovë dhe i njëjti duhet ta ketë të rregulluar lejen e qëndrimit të përhershme ose të përkohshëm dhe ta tregoj me kërkesën e personit të autorizuar. 306.5. Mjetin e regjistruar jashtë Kosovës nga paragrafi 4 i këtij neni nuk mund të drejtohet nga personi tjetër ose të autorizohet, i njëjti lejohet të drejtohet nga personi tjetër vetëm nëse pronari është prezent gjatë kohës së drejtimit të mjetit. 306.6. Përjashtimisht nga paragrafi 4 i këtij neni nuk ka të bëjë me mjetet të cilat shërbejnë si mjete komerciale (autobusët, mjetet e transportit me masën më të madhe se 3500 kg, mjetet për transportin e materieve të rrezikshme), derisa nuk kanë mundësi me targat e regjistrimit të lëvizin jashtë Kosovës, të njëjtit nuk mundë të operojnë brenda territorit të Kosovës. 306.7. Personi i cili e importon ndonjë mjet nga ndonjë vend jashtë Kosovës e i cili nuk e ka të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm nga vendi ku është importuar mjeti, të njëjtit i lejohet të marr pjesë në komunikacionin rrugor deri 8 ditë nga data e hyrjes së mjetit në Kosovë . 306.8. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 €, shoferi ose personi i cili drejton mjetin në komunikacionin rrugor në kundërshtim me rregullat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni. 306.9. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej 200 €, shoferi ose personi, nëse mjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të banorit të Kosovës me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë në Kosovë, i cili merr pjesë në komunikacionin rrugor në Kosovë më tepër se tre muaj, nga data e hyrjes në Kosovë, ose i njëjti nuk e ka të rregulluar lejen e qëndrimit të përhershëm ose të përkohshëm nga vendi ku është i regjistruar mjeti ose nuk e ka treguar me kërkesën e personi të autorizuar, si dhe mjetin e regjistruar jashtë Kosovës nga paragrafi 5 i këtij neni është drejtuar nga personi pa prezencën e pronarit në mjetit. 306.10. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 270 €, shoferi i mjeteve komerciale (autobusët, mjetet e transportit me masën më të madhe se 3500 kg, mjetet për transportin e materieve të rrezikshme), pas krijimit të kushteve që me targat e regjistrimit munden të lëvizin jashtë Kosovës si dhe personi i cili e importon ndonjë mjet nga ndonjë vend jashtë Kosovës e i cili nuk e ka të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm nga vendi ku është importuar mjeti, i njëjti merr pjesë në komunikacionin rrugor më tepër se deri 8 ditë nga data e hyrjes së mjetit në Kosovë.
  108. 307

    AI-assisted research summary: Foreign-registered vehicles may enter road traffic in Kosovo only if they have a valid traffic permit, international country mark or registration plates meeting the stated rules; foreign trailers that are not registered must carry the repeated plate of the towing vehicle.

    Neni 307 307.1. Mjetet motorike dhe bashkangjitëse të regjistruara në ndonjë vend jashtë Kosovës mund të marrin pjesë në komunikacionin rrugor në territorin e Kosovës vetëm nëse e kanë lejen e komunikacionit valid të cilin e ka lëshuar organi kompetent i vendit në të cilin është i regjistruar mjeti rrugor si dhe shenjen ndërkombëtare të vendit të regjistrimit ose targat e regjistrimit të lëshuar nga organi i vendeve në të cilin shenja dhe numri i targave është sipas rregullave te Unionit Evropian. 307.2. Mjeti bashkangjitës i huaj i cili nuk regjistrohet duhet në pjesën e prapme ta ketë targën e regjistrimit të përsëritur te mjetit tërheqës . 307.3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej 200 € shoferi që drejton mjetin i cili nuk është i regjistruar sipas rregullave të këtij neni. 90 307.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 € shoferi që për mjetin e regjistruar në vend të huaj nuk e ka lejen e komunikacionit të vlefshme, targat e regjistrimit, shenjen ndërkombëtare të vendit të regjistrimit ose e tërhjekë mjetin bashkangjitës të huaj i cili nuk është i regjistruar ose nuk e ka të përsëritur numrin e targave të mjetit tërhjekës.
  109. 308

    AI-assisted research summary: For foreign citizens allowed to stay temporarily in Kosovo, the vehicle traffic permit is issued only for the residence-permit period, or for the shorter temporary vehicle-import period.

    Neni 308 Për mjetet e shtetasve të huajve të cilëve i është lejuar qëndrimi i përkohshëm në Kosovë, leja e komunikacionit i lëshohet me afat deri me datën e lejes së qëndrimit, gjegjësisht në kohën sa është i lejuar përkohësisht importi i mjetit në qoftë se ai afat është me i shkurt se leja e qëndrimit.
  110. 309

    AI-assisted research summary: People may temporarily register motor and trailer vehicles; vehicles entering Kosovo with foreign plates may also be temporarily registered in certain cases.

    Neni 309 309.1. Personat munden përkohësisht ti regjistrojnë mjetet motorike dhe bashkangjitëse. 309.2. Mjetet te cilat në Kosovë hyjnë me targat e huaja, të cilat shenjat dhe numrat nuk janë në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare të cilat i ka ratifikuar edhe Kosova munden përkohësisht të regjistrohen. 309.3. Targat e përkohshme nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të jenë më të shkurta se 60 dite dhe as me të gjata se 12 muaj. 309.4. Mjetet nga paragrafi 2 i këtij neni mund përkohësisht të regjistrohen në kohë me të shkurt se 60 ditë. Për regjistrim të përkohshëm të mjetit lëshohet leja e komunikacionit me afat të vlefshëm të regjistrimit të përkohshëm.
  111. 310

    AI-assisted research summary: The vehicle owner must deregister the vehicle and return the traffic permit and plates in certain cases, and must also report changes to registered details within the stated time limits.

    Neni 310 310.1. Pronari i mjetit, i cili nuk e bën vazhdimin e lejes së komunikacionit në afat prej 30 ditë nga dita e skadimit te afatit të lejes se komunikacionit duhet ta ç’lajmëroj mjetin, ta kthej lejen e komunikacionit dhe tabelat e regjistrimit organit të cilat i ka lëshuar, gjegjësisht organit i cili e bën evidencën e mjetit (dosjen e mjetit). 310.2. Në afat nga paragrafi 1 pronari mjetit është i obliguar të lajmëroj ndërrimin e vendbanimit, gjegjësisht selinë, ose çfarë do të dhëne tjetër të cilat janë të shënuar në lejen e komunikacionit ose librezën e mjetit. 310.3. Pronari i mjetit duhet në afat prej 30 ditë të ç’lajmëroj mjetin e regjistruar që ti kthen lejen e komunikacionit të mjetit dhe targat e regjistrimit nëse mjeti është i shkatërruar ose është i çregjistruar. 310.4. Pronari i mjetit i cili më së voni në afat prej 12 muaj nuk e bënë vazhdimin e regjistrimit te përkohshëm duhet të veproj sipas paragrafit 1 të këtij neni. 310.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 €, pronari që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni, ndërsa gjoba është 200 € nëse pronari në fjalë është organizatë afariste ose institucion publik.
  112. 311

    AI-assisted research summary: The Interior Ministry issues trial plates, and a retail vehicle-selling company may issue them only in limited cases for unregistered vehicles with ministry authorization.

    Neni 311 311.1. Ministria e Punëve të Brendshme i lëshon targat provuese. Përjashtimisht, targat provuese mund ti lëshoj edhe kompania e cila merret me shitjen e mjeteve me pakicë, vetëm për mjetet e pa regjistruara të cilat shiten nga vendi ku blihen deri te vendi ku regjistrohen, nëse i plotësojnë kushtet e parapara ligjore dhe nëse janë të autorizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme. 311.2. Procedurat për dhënien e targave provuese përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe të Post-Telekomunikacionit.
  113. 312

    AI-assisted research summary: Registration plates may be produced only after a license is obtained, and the ministry sets the license conditions by subordinate act.

    Neni 312 91 312.1. Targat e regjistrimit mund të prodhohen, pas marrjes së licencës, nga ndërmarrësi i cili përmbush kushtet e parapara me ligj. 312.2. Kushtet për marrjen e licencës për prodhimin e targave të regjistrimit, do ti përcaktoj me një akt nënligjor Ministria e Punëve të Brendshme. 312.3. Licenca për prodhimin e targave të regjistrimit mund të revokohet, nëse ndërmarrësi nuk ju përmbahet kritereve të përcaktuara me akt nënligjor.
  114. 313

    AI-assisted research summary: Registration plates are lawful if they bear the appropriate mark set by the competent authority.

    Neni 313 Targat e regjistrimit konsiderohen ligjore nëse mbajnë shenjën adekuate të përcaktuara nga autoriteti kompetent përkatës.
  115. 314

    AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs must review and choose the producer of blank registration documents, temporary permits, authenticity marks, evidence labels, and vehicle evidence.

    Neni 314 Ministria e Punëve të Brendshme do të shqyrtoj dhe zgjedh prodhuesin e dokumenteve të regjistrimit të zbrazëta, lejeve të përkohshme, shenjat e autenticitetit, etiketat e evidencës dhe evidencën e mjeteve, bazuar në parimet dhe rregullat për kryerjen e shërbimeve për projektet dhe aktivitetet publike.
  116. 315

    AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs sets the rules and procedures for vehicle registration and related registration documents.

    Neni 315 315.1. Ministria e Punëve të Brendshme përcakton: a) parimet dhe procedurat për regjistrimin e mjeteve, mostrat e dokumenteve të regjistrimit, lejen e përkohshme, etiketën e evidencës, targat e regjistrimit dhe targat e tjera, tiparet dhe shenjat identifikuese që mund ti caktohen mjetit si dhe përshkrimi në detaje i tyre; b) parimet e shpërndarjes të dokumenteve të zbrazëta të mjeteve, dokumentet e lejeve të përkohshme dhe etiketat e evidencës. 315.2. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Shërbimin Policor të Kosovës, përcakton me anë të një akti nënligjor, kriteret dhe procedurat për regjistrimin të mjeteve në pronësi të Shërbimit Policor të Kosovës. 315.3. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Trupat e Mbrojtëse të Kosovës, përcakton me anë të një akti nënligjor, kriteret dhe procedurat për regjistrimin e mjeteve në pronësi të Trupave Mbrojtëse të Kosovës si dhe njësit përkatëse që të merren me regjistrimin e tyre. 315.4. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Shërbimin Policor të Kosovës dhe Trupat e Mbrojtëse të Kosovës, do të zhvillojnë dhe caktojnë me anë të një marrëveshje mirëkuptimi, procedurat dhe kriteret në detaje lidhur me dokumentet e zbrazëta të regjistrimit dhe etiketave të evidencës të përmendura në Nenin 314. 3. KONTROLLIMI TEKNIK I MJETEVE
  117. 316

    AI-assisted research summary: Technical inspections are carried out for motor vehicles and attached vehicles, except heavy construction machines.

    Neni 316 316.1. Për arsye të verifikimit të rregullsisë teknike të mjeteve me veprim motorik dhe mjeteve bashkëngjitëse (në tekstin e mëtejmë: mjetet), kryhen kontrollimet teknike të këtyre mjeteve, përveç makinave të rënda punuese. 316.2. Kontrollimet teknike të mjeteve janë të rregullta, periodike dhe të jashtëzakonshme. 316.3. Në kontrollimin teknik vërtetohet se a posedon mjeti me pajisjet dhe pajimet të parapara, a janë këto pajisje dhe pajime në rregull dhe a i plotësojnë kushtet e parapara teknike për pjesëmarrje në komunikacion në rrugë. 92 316.4. Për kontrollimin e kryer teknik të mjeteve, mbahet evidenca.
  118. 317

    AI-assisted research summary: New vehicles must undergo a technical inspection after 24 months from the first inspection, older vehicles every 12 months, drivers must have the inspection sticker displayed, and a 35 € fine applies if they do not.

    Neni 317 317.1. Mjetet e reja të cilat marrin pjesë në komunikacionin rrugorë, do ti nënshtrohen kontrollimit të rregullt teknik gjatë muajit në të cilin i kalon afati prej 24 muajsh nga kontrollimi i parë teknik. 317.2. Mjetet më të vjetra se dy ose më tepër vite, i nënshtrohen kontrollimit të rregullt teknik në çdo 12 muaj. 317.3. Afati i vlefshmërisë së kontrollimit teknik të rregullt (leja e komunikacionit), shënohet me shenjë të veçantë ose tiketë ngjitëse në anën e përparme të mjetit. 317.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 € edhe shoferi nëse nuk e ka të vendosur tiketën ngjitëse sipas rregullave të paragrafit 3 të këtij neni. 317.5. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit nëpërmjet një akti të veçantë juridik do të përcaktoj rregullat dhe procedurat për kontrollimin teknik të mjeteve.
  119. 318

    AI-assisted research summary: Certain vehicles must undergo preventive technical inspections, with some trailer and specialty-vehicle exceptions.

    Neni 318 318.1. Në mjetet që huazohen, mjetet me të cilat bëhet aftësimi i kandidatëve për patentë shoferë, mjetet taksi, autobusët, mjetet transportuese për bartjen e mallrave të rrezikshme, mjetet transportuese masa më e madhe e lejuar e të cilave kalon mbi 7.500 kg dhe mjetet bashkangjitëse (në tekstin e mëtutjeshëm: rimorkio), kryhet kontrollimi teknik preventiv në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni. 318.2. Me përjashtim nga paragrafi 1 i këtij neni, kontrollimit teknik periodik nuk i nënshtrohen rimorkiot e lehta, rimorkiot për banim, rimorkiot e traktorit, mjetet e destinuara për bartjen e të vjelave, për argëtim dhe mjeteve për punëtori. 318.3. Kontrollimet teknike preventive të mjeteve kryhen çdo ditë (kontroll teknike preventive ditore), dhe në afatet e parapara (kontrollimet teknike periodike preventive – çdo 6 muaj).
  120. 319

    AI-assisted research summary: People who make, maintain, repair, or put vehicles and related equipment into traffic must do so under the prescribed safety conditions. Authorized persons must send vehicles involved in traffic accidents to extraordinary technical inspection, and police can order such inspections. Fines apply for breaches.

    Neni 319 319.1. Personat të cilët prodhojnë, mirëmbajnë, riparojnë mjete ose vejnë në komunikacion mjete, pajime, pjesë rezervë dhe pajisje për mjete janë të obliguar që mjetet, pajimet, pajisjet ti prodhojnë, ti vejnë në komunikacion, mirëmbajnë, gjegjësisht ti riparojnë sipas kushteve të parapara për pjesëmarrje të sigurt të mjeteve në komunikacion. 319.2. Personat e autorizuar janë të obliguar ti dërgojnë në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm mjetet të cilat kanë marrë pjesë në aksident të komunikacionit. 319.3. Në kontrollim të jashtëzakonshëm teknik do të dërgohet edhe mjeti për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se i është vërtetuar rregullsia teknike e nuk ka qenë në kontrollim teknik ose kontrollimi teknik nuk është kryer sipas rregullave të parapara. 319.4. Mjetet paragrafi 2. dhe 3. të këtij neni i urdhëron për në kontroll të jashtëzakonshme teknike, personi zyrtar i autorizuar (policia). 319.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 400 deri 3.400 € personi nëse prodhon, mirëmban, riparon ose i ven në komunikacionin rrugor mjetet, pajisjet, pajimet ose pjesët rezervë ose nëse mjeti nuk ju ka nënshtruar kontrollimit të jashtëzakonshëm para se të marr pjesë në komunikacionin rrugor. 319.6. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 € edhe pronari, nëse mjeti nuk iu ka nënshtruar kontrollit teknik të jashtëzakonshëm. 93
  121. 320

    AI-assisted research summary: Vehicle technical inspections are carried out by licensed inspection entities after they meet the prescribed conditions and criteria.

    Neni 320 Kontrollimet teknike të mjeteve i kryejnë subjektet për kontroll teknike të licencuara nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit pasi që ti kenë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara, të përcaktuara me një akt nënligjor nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
  122. 321

    AI-assisted research summary: Only qualified and trained persons may carry out vehicle technical inspections, the training program is prepared by the relevant institution, and unlicensed inspections are fined.

    Neni 321 321.1. Kontrollimin teknik të mjeteve e kryejnë personat që kanë të kryer shkollën e mesme drejtimi i komunikacionit, makinerisë, automekanik dhe auto-elektricistë, i cili ka dëshmi se është trajnuar dhe aftësuar në institucionin përkatës për aftësimin e personave për profesionin e kontrolluesit të mjeteve. 321.2. Programin e trajnimit nga paragrafi 1. të këtij neni e përpilon institucioni përkatës. 321.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 530 deri 2.300 € personi që kryen kontrollimin teknik për të cilin nuk ka autorizim (licencën e vlefshme).
  123. 322

    AI-assisted research summary: Tarifa për kontrollimin teknik dhe punët e tjera të kryera nga subjekti i licencuar i kontrollimit teknik është e njëjtë në gjithë Kosovën.

    Neni 322 322.1. Tarifa për kontrollimin teknik dhe për punët tjera të cila i kryen subjekti i licencuar i kontrollimit teknik, sipas kategorive të mjeteve, është i njëjtë në tërë territorin e Kosovës. 322.2. Lartësia e kompensimit nga paragrafi 1 i këtij neni caktohet nga Ministria e Transportit dhe Post- Telekomunikacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave me një akt të veçantë juridik.
  124. 323

    AI-assisted research summary: Pronari i mjetit paguan kompensimin për kontrollimet teknike dhe, kur inspektimi i jashtëzakonshëm tregon se mjeti nuk është në gjendje të rregullt teknike, e paguan edhe atë kompensim.

    Neni 323 323.1. Kompensimin për kontrollimin teknik të rregullt, periodik dhe të jashtëzakonshëm e paguan pronari i mjetit. 323.2. Pronari i mjetit paguan kompensimin për kontrollim të jashtëzakonshëm teknik të mjetit, nëse vërtetohet se mjeti nuk është në gjendje të rregullt teknike. 323.3. Në qoftë se mjeti është në gjendje teknike të rregullt, në kontrollim të jashtëzakonshëm të mjeteve, shpenzimet i kompenson personi zyrtar i autorizuar (Shërbimi Policor i Kosovës), ose organi tjetër i cili e ka urdhëruar për në kontrollim të jashtëzakonshëm.
  125. 324

    AI-assisted research summary: The technical vehicle inspection entity must carry out inspections using the prescribed, certified, and technically sound equipment.

    Neni 324 324.1. Subjekti për kontrollim teknik të mjeteve është i obliguar të kryej kontrollimin teknik të mjeteve me pajisje të parapara të cilat janë të atestuara dhe teknikisht në rregull, sipas normave për kryerjen e kontrollimit teknik të mjeteve dhe rregullsisë teknike të mjeteve. 324.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 3.500 deri 5.500 € subjekti për kontrollim teknik nëse urdhëron ose lejon që kontrollimi teknik të kryhet në pajisjet dhe pajimet të cilat nuk janë sipas rregullave ose të prishura ose në kundërshtim me rregullat e kontrollimit teknik.
  126. 325

    AI-assisted research summary: The technical inspection entity must keep records, process data on inspections and irregularities, and issue a certificate showing the factual condition for each inspection.

    Neni 325 325.1. Subjekti i kontrollimit teknik është i obliguar të mbajë evidencë, ti përpunojë të dhënat mbi kontrollimet e bëra teknike dhe parregullsitë e konstatuara të mjeteve dhe për çdo kontroll teknike të lëshojë vërtetim për gjendjen faktike. 325.2. Për shkelje të kësaj disopzite nga ky nen, dënohet me gjobë prej 3.500 deri 8.500 € subjekti për kontrollim teknik nëse urdhëron ose lejon që të mos mbajë evidencë, ti përpunojë të dhënat mbi 94 kontrollimet e bëra teknike dhe parregullsitë e konstatuara të mjeteve ose nëse e lëshon vërtetimin në mospërputhje me gjendjen faktike.
  127. 326

    AI-assisted research summary: The technical inspection entity must keep its facilities, equipment, and tools in proper condition, and the equipment must undergo calibration/leveling checks at least once a year and supervision every three months.

    Neni 326 326.1. Subjekti për kontrollim teknik të mjeteve është i obliguar ti mbajë në gjendje të rregullt objektet, pajisjet dhe pajimet. 326.2. Pajisjet dhe pajimet për kontrollimet teknike të mjeteve i nënshtrohen kontrollit të nivelizimit (bazhdarimit), sipas rregullave dhe kushteve teknike së paku njëherë në vit, kurse mbikëqyrjes në çdo tre muaj. 326.3. Kontrollimin e pajisjeve dhe pajimeve sipas paragrafit. 2. të këtij neni e kryen institucioni i cili për këtë është i autorizuar. 326.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 1.500 deri 3.500 € subjekti për kontrollim teknik nëse nuk i ka në gjendje të rregullt objektet, pajisjet dhe pajimet ose nëse këto pajisje dhe pajime për kontroll teknike të mjeteve nuk ju kanë nënshtruar kontrollimit të nivelizimit.
  128. 327

    AI-assisted research summary: Personat e autorizuar të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit mbikëqyrin punën e subjekteve që bëjnë kontrollin teknik të mjeteve.

    Neni 327 Mbikëqyrjen e punës të Subjekteve për kontrollimin teknik të mjeteve e kryejnë personat e autorizuar të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
  129. 328

    AI-assisted research summary: If the authorized inspector finds technical-inspection deficiencies, they set a deadline to fix them; if the defects are not fixed, the ministry may suspend or revoke the licence. Appeals are allowed, but do not suspend the decision.

    Neni 328 328.1. Nëse punëtori i autorizuar nga neni 327 i këtij ligji, konstaton që subjekti i kontrollimit teknik të mjeteve, shfrytëzon pajisjet dhe pajimet që nuk janë në rregull, që objekti dhe hapësira nuk i plotësojnë kushtet e parapara, që kontrollimet teknike të mjeteve i kryen personi i cili nuk posedon dëshmi trajnimi ose punët që i janë besuar institucionit për kontrollimin teknik të mjeteve nuk kryhen sipas rregullave dhe akteve të përgjithshme, me vendim do ti caktojë afatin për eliminimin e mangësive. 328.2. Nëse subjekti për kontrollim teknik të mjeteve nuk i eliminon mangësitë e konstatuara, në afatin e paraparë punëtori i autorizuar i propozon Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit që të bëjë pezullimin ose revokimin e licencës për kryerjen e kontrollimit teknik të mjeteve. 328.3. Kundër këtij vendimi nga paragrafi 2 i këtij neni, në afatin prej 8 ditësh, mund të paraqitet ankesa në Ministrin e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Ankesa nuk e shtyn zbatimin e vendimit. 328.4. Subjekti i pa kënaqur me vendimin e marrë lidhur me ankesën nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, ka të drejtë të paraqet ankesë në Gjykatën kompetente. 328.5. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 3.500 deri 8.500 €, subjekti i kontrollimit teknik nëse vepron ne kundërshtim me rregullat e paragrafit 1 të këtij neni.
  130. 329

    AI-assisted research summary: Mbikëqyrësit dhe punëtorët që kontrollojnë teknikisht mjetet duhet të ndjekin trajnim profesional çdo dy vjet.

    Neni 329 329.1. Mbikëqyrësit dhe punëtorët të cilët e kryejnë kontrollimin teknik të mjeteve janë të obliguar ti nënshtrohen trajnimit profesional në çdo dy vjet. 329.2. Trajnimin profesional e organizon Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit në bashkëpunim me subjektet e kontrollimit teknik. 329.3. Shpenzimet financiare për trajnimin profesional i bartë subjekti i kontrollimit teknik. 329.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 700 deri 1.500 € subjekti i kontrollimit teknik nëse vepron në kundërshtim me rregullat e paragrafit 1 të këtij neni. 95
  131. 330

    AI-assisted research summary: The technical inspection entity must not issue a technical-condition certificate for a vehicle that is not technically sound or has not been inspected.

    Neni 330 330.1. Nëse subjekti i kontrollimit teknik të mjeteve, në kontrollimin teknik konstaton se mjeti nuk është në gjendje teknike të rregullt ashtu që mjeti i tillë do të rrezikonte sigurinë e komunikacionit në rrugë, mjetit të tillë nuk i lëshohet vërtetimi mbi gjendjen teknike të rregullt. 330.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 5.000 deri 8.500 €, subjekti i kontrollimit teknik nëse urdhëron, lëshon, vërtetimin për mjetin i cili nuk është në gjendje teknike të rregullt ose nuk iu ka nënshtruar fare kontrollit teknik dhe të njëjtit i merret licenca në periudhën prej tre gjerë në gjashtë muaj.
  132. 331

    AI-assisted research summary: Some technical inspection entities may inspect vehicles owned by the Kosovo Police Service and the Kosovo Protection Corps, and the Ministry may suspend or revoke their licence if they do not follow paragraph 2.

    Neni 331 331.1. Kontrollimi teknik i mjeteve të cilat janë pronë e Shërbimit Policor të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, mund të kryhet nga subjektet e veta përkatëse për kontrollim teknik, të licencuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. 331.2. Qendra e Kontrollimit teknik të mjeteve të Shërbimit Policor të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, mund të bëj kontrollimin teknik të mjeteve, vetëm të këtyre Institucioneve. 331.3. Në çoftë se Subjektet e kontrollimit teknik të cekura në këtë nen nuk i përmbahen paragrafit 2 të këtij neni, atëherë Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit mund t’ia pezulloj apo revokoj licencën. 4. EGZAMINIMI DHE HOMOLIGIMI I MJETEVE
  133. 332

    AI-assisted research summary: Producers or importers of new motor vehicles, trailers, equipment elements, or parts used in this business must obtain a homologation certificate from the competent institution.

    Neni 332 332.1. Prodhuesi ose importuesi i një tipi të ri të një mjetit motorik ose rimorkio si dhe elementeve të pajisjeve apo pjesëve të tyre, i cili udhëheq biznesin në këtë lëmi, obligohet të marr certifikatën e homologimit (përshtatshmërisë), të mjetit të lëshuar nga institucioni kompetent. 332.2. Prodhuesi i mjetit të lartë përmendur në paragrafin 1, konsiderohet të jetë subjekt i cili monton ose furnizon mjetin. 332.3. Rregullat në paragrafin 1i referohen gjithashtu rastit, kur mjeti pajiset me instalimin për shfrytëzimin e gazit si derivate. 332.4 Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 650 deri 2.500 €, personi që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
  134. 333

    AI-assisted research summary: The homologation certificate is issued based on homologation test results. The test costs must be borne by the producer, importer, or vehicle-assembling entity.

    Neni 333 333.1. Certifikata e homologimit (përshtatshmërisë), jepet në bazë të rezultateve të testit të homologimit, i drejtuar në mënyrë që të kontrollohet nëse tipi i dhënë i mjetit, pajisjeve ose pjesëve të tij, janë në pajtim me kriteret teknike të parapara, si dhe rregulloreve që janë në përputhje me marrëveshjet, konventave ndërkombëtare, në të cilat Kosova, mund të jetë anëtare. 333.2. Shpenzimet për të bërë testin e homologimit (përshtatshmërisë), i bart prodhuesi, importuesi ose subjekti që i monton mjetet. 333.3. Nëse mjeti i tipit të caktuar, prodhohet nga më shumë se një prodhues, testet e homologimit bëhen ndaras për secilin variant të këtyre mjeteve.
  135. 334

    AI-assisted research summary: Kur ka ndryshime në dizajn ose pajisje të mjetit që nuk përputhen me certifikatën e homologimit, prodhuesi ose importuesi duhet të marrë një certifikatë të re nga institucioni kompetent.

    Neni 334 96 334.1. Në rast të paraqitjes së ndryshimeve në dizajnin e mjetit, pjesëve, pajisjeve ose pajisjeve shtesë të tij, që nuk janë në përputhje me certifikatën e homologimit, prodhuesi ose importuesi i mjetit obligohet, që të marr një certifikatë të re të homologimit (përshtatshmërisë), nga institucioni kompetent. 334.2. Institucioni kompetent e revokon certifikatën e homologimit, apo te autorizimit te dhënë për subjektet nëse mendohet se mjeti i caktuar, pjesët ose pajisjet e tij, nuk janë në përputhje me certifikatën e homologimit. 334.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 650 deri 2.500 € personi që vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni.
  136. 335

    AI-assisted research summary: Rregullat e nenit 334 nuk zbatohen për mjetin e të vjelave, mjetin e prodhimit vendor, dhe mjetin special të përdorur për qëllime speciale nga Policia, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Autoritetet e Burgut dhe njësitë zjarrfikëse.

    Neni 335 Rregullat nga neni 334 të këtij ligji nuk zbatohen mbi: a) mjetin e të vjelave; b) mjetin e prodhimit vendor; c) mjetin special, që përdoret për qëllime speciale nga Policia, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Autoritetet e Burgut dhe njësive zjarrfikëse.
  137. 336

    AI-assisted research summary: Means referred to in Article 335 may be tested for technical compliance, and the owners must pay for those tests.

    Neni 336 Mjetet e përmendura në nenin 335 të këtij ligjit mund ti nënshtrohen testeve për përshtatjen me kriteret teknike dhe këto teste bëhen në shpenzime të pronarëve të mjeteve.
  138. 337

    AI-assisted research summary: The competent authority may issue a sublegal act to set homologation certificate procedures, document formats, testing scope, and supervision rules for vehicle production and assembly.

    Neni 337 Autoriteti me kompetencë përkatëse duke marr parasysh marrëveshjet, konventat ose urdhëresat ndërkombëtare lidhur me testet e homologimit, do të përkufizoj me anë të një akti nënligjor, procedurat e dhënies ose revokimit të certifikatave të homologimit, mbikëqyrja e procesit të prodhimit dhe montimit të mjeteve, formateve të dokumenteve të nevojshme në lidhje me homologimin dhe do të mbikëqyrë prodhimin ose montimin e mjeteve, në pajtim me kriteret teknike të përcaktuara, duke marr parasysh, domosdoshmërinë e sigurimit të përdorimit të sigurt të mjeteve dhe gamën e kushteve teknike të mjeteve të cilat duhet të testohen, do të përkufizoj me anë të një akti nënligjor gamën dhe mjetet për testimin e këtyre mjeteve të përmendura në nenin 334 të këtij ligjit, për përshtatjen e tyre me kushtet teknike, si dhe formatin e dokumenteve të nevojshme që nevojiten për testimin e tillë nga institucionet përkatëse.
  139. 338

    AI-assisted research summary: Producers or importers of new vehicles must, on request, issue an extract from the homologation certificate and a copy of the administrative decision exempting the vehicle from homologation testing, and these documents must be delivered to the vehicle owner.

    Neni 338 338.1. Prodhuesi ose importuesi i mjeteve të reja, obligohet që të lëshojë, nëse kërkohet, një ekstrakt nga certifikata e homologimit (përshtatshmërisë), të cilitdo mjet, për të cilën certifikata e tillë është dhënë dhe të lëshoj një kopje të vendimit administrativ që e liron nga detyrimi për nënshtrimin e mjetit të caktuar në testin e homologimit. 338.2. Ekstrakti i lartë-përmendur nga certifikata e homologimit, ose një kopje e vendimit të përmendur më lartë në paragrafin 1, i dorëzohen pronarit të mjetit. 338.3. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej 650 deri 3.500 € personi nëse vepron në kundërshtim me rregullat e këtij neni. KAPITULLI XI MASAT E VEÇANTA PËR SIGURINË E KOMUNIKACIONIT NË RRUGË Rregullat e përgjithshme 97
  140. 339

    AI-assisted research summary: Police may test traffic participants for alcohol, drugs, or certain medicines, and people must comply with the officer’s requests.

    Neni 339 339.1. Polici i Shërbimit Policor të Kosovës, i cili bën mbikëqyrjen e shoferëve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacionin rrugor, është i autorizuar mbi çdo pjesëmarrës në komunikacion - i cili me sjelljen e vet e pengon ose e rrezikon komunikacionin, të zbatojë procedurën e hulumtimit me anë të mjeteve dhe të aparateve përkatëse (alkometrit etj.), të matura sipas dispozitave për kriteret dhe për kushtet e kritereve, për të konstatuar praninë e alkoolit, e drogave narkotike apo medikamenteve në organizëm, në të cilat është dhënë shënimi se nuk duhet të përdoren para e as gjatë ngasjes, përkatësisht është i autorizuar pas kësaj, kështu që ata persona me të njëjtin qëllim të dërgohen për të dhënë gjak dhe urinën apo për kontrollim mjekësor. 339.2. Para se të ndërmerr veprimet nga paragrafi 1 i këtij neni, polici i Shërbimit Policor të Kosovës, mund t’ia nënshtrojë shoferin procedurës së rinjohjes së shenjave që janë pasojë e pranisë së alkoolit, drogave narkotike apo medikamenteve në organizëm, në të cilat shënohen se nuk duhet të përdoren para e as gjatë ngasjes. 339.3. Polici i Shërbimit Policor të Kosovës, do t’i dërgojë, për të dhënë gjak dhe urinën për analizë edhe personat, kur pohojnë rezultatet e hulumtimit se, në organizëm, kanë droga narkotike apo medikamente në të cilat është dhënë shënimi se nuk duhet të përdoren para e as gjatë ngasjes, të konstatuara me mjete dhe aparate përkatëse dhe kur kërkojnë për të dhënë gjak dhe urinën për analizë, përkatësisht për kontrollim mjekësor. 339.4. Personat nga paragrafët 1 e 2 të këtij neni kanë për detyrë të veprojnë sipas kërkesave të personit të autorizuar - Policit. 339.5. Polici i Shërbimit Policor të Kosovës, për veprimet e ndërmarra nga paragrafët 1 e 3 të këtij neni dhe nenit 211 të këtij Ligji, patjetër përpilon procesverbalin, përkatësisht kërkesën për kontrollim mjekësor, dhënie të gjakut e urinës - për analizë. 339.6. Personi, për të cilin me hulumtim në njërën nga mënyrat nga paragrafi 1 i këtij neni është konstatuar se ka në organizëm alkool, droga narkotike apo medikamente në të cilat është dhënë shënimi se nuk duhet të përdoren para e as gjatë ngasjes, heq shpenzimet e hulumtimit, kurse personi nga paragrafi 3 i këtij neni i heq edhe shpenzimet e dërgimit me mjet zyrtar policie - për kontrollim mjekësor, dhënie gjaku dhe urine - për analizë. 339.7. Procedurën dhe mënyrën e të vepruarit të policit të Shërbimit Policor të Kosovës, për rinjohjen e shenjave e të simptomave të pranisë së alkoolit, drogave narkotike apo medikamenteve në organizëm, në të cilat është dhënë shënimi se nuk duhet të përdoren para e as gjatë ngasjes paragrafi 2 i këtij neni, do t’i përcaktojë Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, me anë të një akti nënligjor. 339.8. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 35 € pjesëmarrësi në komunikacionin rrugor, përveç shoferit dhe shofer instruktorit, i cili refuzon ti nënshtrohet kontrollimit ose ekzaminimit shëndetësor gjegjësisht dhënien e gjakut dhe urinës. 339.9. Për kundërvajtje, dënohet me gjobë prej 65 deri 130 € shoferi i biçikletës, qerres ose kandidati për shofer i cili refuzon ti nënshtrohet kontrollimit ose ekzaminimit (testimit), shëndetësor gjegjësisht dhënien e gjakut dhe urinës. 339.10. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 €, shoferi i mjeteve motorike i cili refuzon ti nënshtrohet kontrollimit ose ekzaminimit (testimit), shëndetësor gjegjësisht dhënien e gjakut dhe urinës dhe i shqiptohet masa e ndalimit e drejtuarit e mjetit motorik së paku gjashtë muaj dhe pesë pikë negative.
  141. 340

    AI-assisted research summary: Drivers may not use or install devices in a vehicle that interfere with authorized traffic-monitoring equipment; violating this provision carries a €140 fine.

    Neni 340 340.1. Shpejtësia e lëvizjes së mjetit konstatohet me pajisje të matjes së shpejtësisë së lëvizjes së mjetit, me të dhëna në tahograf apo duke ndjekur (përcjellë), drejtpërdrejt mjetin. 98 340.2. Fotografia dhe video-përshkrimi me të dhëna për shpejtësinë e konstatuar, të dhënat në tahograf dhe procesverbali për leximin në radar pa përshkrim dhe pa shpejtësimatës, shërbejnë si provë e shpejtësisë së konstatuar të lëvizjes së mjetit. 340.3. Nuk munden të shfrytëzohen ose të instalohen pajisjet apo pajimet në mjet të cilat kanë qëllim të pengojnë pajisjet të cilat i shfrytëzojnë personat e autorizuar të cilët mbikëqyren komunikacionin në rrugë. Nëse personi i autorizuar takon shoferin i cili i shfrytëzon ose i ka të instaluar në mjet këto pajisje ose pajime e urdhëron shoferin që ta mënjanojë, e nëse shoferi refuzon ta bëjë këtë, pajisja ose pajisja do të hiqen me shpenzime të shoferit. 340.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 140 €, shoferi që shfrytëzon ose i ka të instaluar në mjet pajisjet dhe pajimet të cilat i shfrytëzojnë personat e autorizuar të cilët kryejnë mbikëqyrjen e komunikacionit në rrugë.
  142. 341

    AI-assisted research summary: The Kosovo Police Service must take a driver’s or driver-instructor’s license if a check shows the person is physically or mentally unfit to drive, or if the person does not undergo the required supervisory medical examination. The affected person may appeal the decision within 3 days, and the competent body must decide within 8 days.

    Neni 341 341.1. Shërbimi Policor i Kosovës, do t’i marrë patentën, shoferit dhe shofer instruktorit-Licencën për të cilin gjatë kontrollimit konstatohet se është bërë i paaftë fizikisht apo psiqikisht për të drejtuar mjetin, për kohën derisa zgjatë ajo paaftësi. 341.2. Shoferit apo shofer instruktorit, i cili ka të drejtë të drejtojë mjete motorike kategorish më të larta, e kjo e drejtë për kategori të caktuara i kufizohet për shkaqe të parapara në paragrafin 1 të këtij neni, do t’i anulohen në patentë ato kategori ose, me kërkesën e tij, do t’i jepet patentë e re e shoferit, në të cilën do t’i shënohen ato kategori mjetesh motorike që ka të drejtë t’i drejtojë. 341.3. Shoferit apo shofer instruktorit, i cili nuk i nënshtrohet kontrollimit shëndetësor mbikëqyrës në të cilin është dërguar, do t’i merret patenta gjithnjë derisa të mos i nënshtrohet atij kontrolli. 341.4. Kundër vendimit për marrjen e patentë shoferit ose licencën e shofer-Instruktorit në afat prej tri ditësh, mund t’i paraqes ankesë në tek organet kompetente, e cili do të vendosë për të në afat prej 8 ditësh që nga dita e paraqitjes së ankesës.
  143. 342

    AI-assisted research summary: Policia mund t’ia marrë përkohësisht patentën shoferit ose licencën e instruktorit dhe ta largojë nga komunikacioni në disa raste të caktuara; po ashtu mund të përjashtojë nga komunikacioni disa shoferë dhe persona të tjerë për arsye sigurie.

    Neni 342 342.1. Personi i autorizuar i Shërbimit Policor të Kosovës do t’i marrë përkohësisht patentë shoferin ose shofer instruktorit licencën dhe do ta largojë nga komunikacioni në rastet vijuese: a) i cili drejton ose tenton të drejtojë mjetin, e që ka alkool a droga narkotike në organizëm apo tregon shenja alkoolizmi (neni 227 dhe 228 të këtij ligji); b) i cili drejton ose tenton të drejtojë mjetin, nëse është e qartë se shoferi është në një gjendje të tillë psikofizike (lodhje, stres, sëmundje, prani të medikamenteve në organizëm në të cilat është dhënë shënimi se nuk duhet të përdoren para e as gjatë ngasjes ), që nuk është i aftë të drejtojë në mënyrë të sigurt mjetin (neni 226 i këtij ligji); c) i cili nuk ka mjete ndihmëse për të cilat është dhënë shënimi në patentën e shoferit se duhet t’i shfrytëzojë gjatë drejtimit të mjetit (neni 225, paragrafi 3 i këtij ligji); d) i cili drejton mjetin në kundërshtim me rregullat e nenit 269 të këtij ligjit; e) i cili nuk vepron sipas kërkesës së policit që ti nënshtrohet hulumtimit a kontrollit profesional neni 339, paragrafi 4, i këtij ligji. 342.2. Polici do të përjashtojë nga komunikacioni: a) shoferin e motoçikletës apo të biçikletës me motor dhe personat, të cilët mbarten me ato mjete rrugore, po qe se nuk kanë me vete helmetën mbrojtëse apo refuzojnë ta mbajnë mbi kokë (neni 132 i këtij ligji); 99 b) shoferin, të cilin e has duke drejtuar mjetin para se të fitojë të drejtën për të drejtuar një mjet, i cili drejton mjetin, e nuk ka patentë të vlefshme shoferi të kategorisë përkatëse ose i cili drejton mjetin në kohën kur patenta i është marrë përkohësisht ose kur - me vendim të plotfuqishëm të organit kompetent - i është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalesës së drejtimit të mjetit të llojit a kategorisë së caktuar; c) shoferin, i cili nuk vepron në pajtim me nenin 295 të këtij ligji; d) shoferin i cili në distancë prej së paku 20 metra nuk mund ti lexoj tabelat e regjistrimit ose mos dallimi i ngjyrës nga e njëjta distancë. 342.3. Në bazë të rregullave të paragrafit 1 të këtij neni, patenta e shoferit merret përkohësisht deri në shfuqizimin e shkaqeve për shkak të të cilave është marrë, e më së shumti deri 30 ditë. 342.4. Në qoftë se në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni shoferi nuk e rimerr patentën që i është marrë përkohësisht, kur shfuqizohen shkaqet për shkak të të cilave i është marrë ose në afat 30 ditësh që nga dita e marrjes së përkohshme, patenta e shoferit do t’i dërgohet organit në evidencën e të cilit mbahet. Organit, në evidencën e të cilit shoferi e evidenton patentën, do t’ia dërgojë atë edhe në rast se ndërkohë organi kompetent ka nxjerr vendim të plotfuqishëm për dënimin dhe për masën e shqiptuar mbrojtëse. 342.5. Më rastin e veprimit ndaj shoferit a shofer instruktorit, sipas paragrafit 1 të këtij neni, polici do t’i bëjë të mundshme shoferit që në afat të përshtatshëm të ftohet një shofer tjetër, i cili i përmbush kushtet për të drejtuar mjetin në komunikacion, të rimerr mjetin, të larguar nga komunikacioni, që e ka drejtuar shoferi. 342.6. Po që se shoferi tenton ose vazhdon të drejtojë mjetin, pas largimit nga komunikacioni rrugor dhe vazhdon të bëjë kundërvajtjen për shkak të cilës është larguar nga komunikacioni, polici do ta largojë shoferin përsëri nga komunikacioni dhe në pajtim me nenin 100 të këtij ligji do të japë urdhëresë për të zhvendosur mjetin. Mjeti i zhvendosur mund të merret posa të pushojnë shkaqet e zhvendosjes e më së voni në afat prej tetë ditësh. Pas kësaj, mjeti do t’i jepet për ruajtje personit juridik përkatës, me shpenzime të pronarit.
  144. 343

    AI-assisted research summary: People who commit the violation are assigned 1 to 5 negative points, in addition to the penalty and the driving ban measure.

    Neni 343 343.1. Për shkelje të kësaj disopzite të caktuar nga ky ligj, kryesit e kundërvajtjes, përveç shqiptimit të dënimit dhe masës mbrojtëse të ndalesës së drejtimit të mjetit, do t’i shqiptohen edhe pikët negative prej një deri pesë, varësisht nga pesha e kundërvajtjes. 343.2. Pikët negative evidencohen në bazë të vendimit të plotfuqishëm për dënimin. 343.3. Pikët negative të shqiptuara evidencohen në evidencën e shoferit.
  145. 344

    AI-assisted research summary: Drivers with at least 6 negative points in 3 years must be invited to safety-course lectures; refusal or non-attendance can lead to a driving ban or, at 9 points, revocation of the driving licence.

    Neni 344 344.1. Shoferin, të cilit në një periudhë prej tri vjetësh (36 muaj), për shkak kundërvajtjesh të bëra nga ky ligj, i janë shqiptuar me vendim të plotfuqishëm së paku gjashtë pikë negative. Shërbimi Policor i Kosovës, do ta ftoj për vijimin e ligjëratave në shkollën “Ngasja e sigurt”, nëse i njëjti i vijon rregullisht ligjëratat, i lëshohet vërtetimi, në të kundërtën do ti shqiptohet masa e ndalimit për drejtimin e mjetit së paku tre muaj dhe e njëjta vazhdon derisa nuk i vijon ligjëratat me rregull. 344.2. Në qoftë se shoferi, për shkaqe të arsyeshme, nuk i përgjigjet ftesës dhe nuk merr pjesë në ligjëratë, Shërbimi Policor i Kosovës do ta ftojë përsëri brenda një afati prej tre muajve. 344.3. Shoferit, i cili pa arsye nuk i përgjigjet ftesës për pjesëmarrje në ligjërata, do t’i shqiptohet masa mbrojtëse e ndalesës së drejtimit të mjetit në kohëzgjatje së paku tre muajsh. 344.4. Shoferit të cilit, në afatin nga paragrafi 1 i këtij neni, për shkak kundërvajtjesh të bëra nga ky ligj, i janë shqiptuar me vendim të plotfuqishëm së paku nëntë pikë negative, do t’i shqiptohet masa mbrojtëse e shfuqizimit të patentës së shoferit. 100 344.5. Në qoftë se shoferi nga paragrafi 4 i këtij neni, e ka profesion kryesor drejtimin e mjetit apo mjeti i shërben ekskluzivisht për të realizuar të hyra për jetë, e këtë e argumenton në mënyrë të besueshme, në vend të masës së shfuqizimit të patentës së shoferit, mund t’i shqiptohet masa mbrojtëse e ndalesës së drejtimit të mjetit në kohëzgjatje deri 12 muaj. 344.6. Shoferi, nga paragrafi 4 i këtij neni, mund t’i qaset ridhënies së provimit për shofer, pasi të kalojnë 12 muaj që nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit përmes të cilit shfuqizohet patenta e shoferit, kurse shoferi nga paragrafi 5, para se t’i kthehet patenta e shoferit, ka për detyrë të japë provimin nga lënda “Njohja e rregullave të komunikacionit dhe të sigurisë” (pjesa teorike), në shkollën “Ngasja e Sigurt”. Në rast të mosdhënies së provimit, i njëjti mund t’i nënshtrohet provimit pas kalimit të një periudhe tremujore. 344.7. Kundër vendimit nga paragrafi 3 i këtij neni, personi të cilit i është shqiptuar masa mbrojtëse, ka të drejtë kundërshtimi në afat tetë ditësh që nga dita e dërgimit të vendimit. Ankesa e shtynë ekzekutimin e vendimit. 344.8. Shoferi, i cili është thirr dhe është i pranishëm në ligjërata në shkollën “Ngasja e sigurt”, heq shpenzimet e ligjëratave në shumën që e cakton Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në bashkëpunim me Shërbimin Policor të Kosovës. 344.9. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 65 deri 170 € shoferi që nuk vepron sipas rregullave nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, gjegjësisht shoferi sipas paragrafit 6 të këtij neni nëse nuk i nënshtrohet provimit nga lënda “Rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë” në shkollën “Ngasja e sigurt “. 344.10. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 65 € shoferi që në afat prej 8 dite nga dita e vendimit të nxjerr nga Gjykata kompetente, nuk ia dërgon patentë shoferin Shërbimit Policor të Kosovës ku e ka evidencën (dosja e shoferit), për të shënuar shqiptimin e masës së ndalimit të drejtuarit e mjetit motorik ose ndërprerja e vlefshmërisë së patentë shoferit.
  146. 345

    AI-assisted research summary: Negative points under rehabilitation, or erased after 36 months, cannot be used as a basis for a driving ban and must not be disclosed for viewing.

    Neni 345 Pikët negative për të cilat ka filluar rehabilitimi, përkatësisht që me kalimin e 36 muajve janë fshirë nga evidenca ndëshkimore, nuk mund të jenë bazë shqiptimi të masës mbrojtëse të ndalesës së drejtimit të mjetit e as nuk duhet të jepen për shikim.
  147. 346

    AI-assisted research summary: Some persons covered by Article 242 must pass a knowledge check, or their licence/work can be suspended until they get positive results.

    Neni 346 346.1. Personit, nga neni 242 të këtij ligji, i cili refuzon t’i nënshtrohet verifikimit të njohurive apo i cili gjatë verifikimit të njohurive nuk tregon rezultate pozitive, do t’i merret licenca, përkatësisht do t’i ndalohet puna derisa të tregon rezultate pozitive. 346.2. Personat, nga paragrafi 1 i këtij neni, të cilët gjatë verifikimit të njohurive nuk tregojnë rezultat pozitiv, me kërkesën e tyre mund t’i nënshtrohen verifikimit të serishëm pas afatit të cilin e cakton Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit e jo me pak se 15 ditë që nga dita e verifikimit të fundit. 346.3. Në qoftë se personat, nga paragrafi 1 i këtij neni, edhe pas tri verifikimeve nuk tregojnë njohuri të mjaftueshme, nuk mund t’i qasen verifikimit të serishëm derisa të kalojnë gjashtë muaj që nga dita e verifikimit të fundit.
  148. 347

    AI-assisted research summary: A driver whose licence has been taken away or who is under a driving ban must not drive during that period.

    Neni 347 347.1. Shoferi, të cilit i është marrë patenta e shoferit (neni 211) apo është larguar nga komunikacioni (neni 212), ose i është shqiptuar masa e ndalesës së drejtimit të mjetit motorik ose masa e ndalesës së vlefshmërisë së patentës së shoferit, nuk duhet të drejtojë gjatë asaj kohe mjetin motorik në komunikacionin rrugor. 101 347.2. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 400 deri 800 €, personi nëse urdhëron ose lejon shoferin të cilit i është marr patentë shoferi ose iu është shqiptuar masa e ndalimit të drejtuarit e mjetit motorik i cili drejton mjetin në komunikacioni rrugor për atë kohë. 347.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 200 deri në 400 €, shoferi të cilit i është marr patentë shoferi ose ju është shqiptuar masa e ndalimit të drejtuarit të mjetit motorik i cili drejton mjetin në komunikacioni rrugor për atë kohë ose nuk posedon fare patentë shofer.
  149. 348

    AI-assisted research summary: Police may order a driver to stop, fix a vehicle problem, use winter equipment, or move the vehicle; noncompliance can lead to removal from traffic and fines.

    Neni 348 348.1. Në qoftë se polici has mjetin në rrugë që, për shkak të parregullsisë teknike (mekanizmi jo në rregull i drejtimit, mekanizmat e ndalimit, mekanizmi i lidhjes së mjetit tërheqës dhe i mjetit të bashkëngjitur në kohën kur tërheq mjetin e bashkëngjitur, dritat jo në rregull për ndriçimin e rrugës dhe për shënimin e mjetit dhe sinjalizimi i parregullt ndriçues natën dhe ditën në kohën e dukshmërisë së zvogëluar, fshesat e parregullta të xhamit të përparmë në kohën e ngasjes nëpër shi dhe të reshura bore, gomat e vjetruara ose qenësisht të dëmtuara dhe nëse në mjet ka mekanizma të instaluara për dhënien e shenjave ndriçuese dhe tonike nga neni 169 i këtij ligjit rrezikon ose pengon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion ose në të cilin ngarkesa është vendosur në mënyrë të parregullt, përkatësisht është siguruar në mënyrë të pamjaftueshme, ose me të cilin transporton pa leje ngarkesën dimensionet, përkatësisht masa e së cilës i tejkalon dimensionet më të mëdha të lejuara, përkatësisht masën ose ngarkesën aksiale, do ta urdhërojë shoferin që menjëherë të ndërpres lëvizjen e mjetit dhe të mënjanojë parregullsinë ose ta shpie mjetin deri në vendin e caktuar ku mund të mënjanojë parregullsinë, përkatësisht të sigurojë lejen për transportim të jashtëzakonshëm. 348.2. Në qoftë se, polici has mjetin që lëviz në rrugë në të cilën lëvizja e atij lloji mjetesh është e ndaluar ose lëviz pa pajisje dimërore në pjesën e rrugës dhe në kohën kur pajisja dimërore është e obligueshme, do t’i urdhërojë shoferit që menjëherë të ndërpres lëvizjen e mjetit ose të vazhdojë lëvizjen e mjetit në rrugë në të cilën lëvizja e atij lloji mjetesh lejohet, përkatësisht ta përdor pajisjen dimërore. 348.3. Polici mund ta urdhërojë shoferin që ta çojë mjetin në kontrollim teknik për të konstatuar parregullsitë ose ta urdhërojë në bashkëpunim me mbikëqyrësin e aftësuar profesional të personit juridik, i cili qeveris dhe zotëron rrugët publike, të bëhet kontrolli i masës së përgjithshme, i ngarkesës boshtore dhe i dimensioneve të mjetit. Në qoftë se në këto kontrollime konstatohet se mjeti nuk është në rregull teknikisht ose e tejkalon masën e lejuar apo ngarkesën boshtore ose fuqinë mbartëse të tërësishme a dimensionet e mjetit, shpenzimet e kontrollimit i heq shoferi. 348.4. Polici do të largojë nga komunikacioni edhe mjetin që nuk është regjistruar apo që nuk ka targat e caktuara të regjistrimit ose që nuk i është nënshtruar në afat të caktuar kontrollimit teknik të rregullt a të jashtëzakonshëm ose për të cilin mjet nuk është vazhduar vleftëshmëria e lejes së komunikacionit. 348.5. Në qoftë se, shoferi nuk vepron sipas urdhrit nga paragrafi 1, 2 e 3 të këtij neni, polici do ta largojë mjetin nga komunikacioni. Largimi i mjetit nga komunikacioni zgjat gjithnjë derisa të mos mënjanohen shkaqet për shkak të cilave është larguar mjeti. 348.6. Shoferi është i detyruar që mjetin e larguar ta mënjanojë menjëherë nga rruga në vendin në të cilin nuk do të rrezikojë sigurinë e komunikacionit ose nuk do të pengojë rrjedhën normale të komunikacionit (në vendet e caktuara për parkim të mjeteve), e më së voni në afat prej 12 orësh, shoferi ka për detyrë të mënjanojë mjetin e larguar nga vend parkimet apo nga vende të ngjashme. 348.7. Në qoftë se, shoferi vazhdon të drejtojë mjetin pasi që mjeti i tij është larguar nga komunikacioni rrugor apo nuk e mënjanon mjetin në përputhje me rregullat e paragrafit 6 të këtij neni, do ta largojë përsëri mjetin nga komunikacioni, ose në pajtim me nenin 100 të këtij Ligji do të japë urdhër për zhvendosjen e tij në vend tjetër. 348.8. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 € shoferi qё në komunikacionin rrugor drejton mjetin i cili është i larguar nga komunikacioni. 348.9. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 300 deri 700 €, edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni. 102
  150. 349

    AI-assisted research summary: Police must temporarily take registration plates, and in some cases the ADR certificate, when a vehicle is removed from traffic, and must return the plates once the reasons for seizure are removed.

    Neni 349 349.1. Polici, i cili ia ka larguar shoferit mjetin nga komunikacioni, do t’ia marrë përkohësisht targat e regjistrimit. 349.2. Polici, i cili ka larguar nga komunikacioni mjetin, të destinuar për transportimin e materieve të rrezikshme, për shkak të kundërvajtjes nga neni 348 i këtij Ligji, do të marrë përkohësisht edhe certifikatën ADR të mjetit. 349.3. Shërbimi Policor i Kosovës i cili ka marrë përkohësisht targat e regjistrimit, kanë për detyrë t’ia kthejnë këto shoferit kur eliminohen shkaqet për shkak të tё cilave janë marrë. 349.4. Në qoftë se, shoferi në afat prej 30 ditësh, nuk i mënjanon shkaqet për shkak të cilave mjeti është larguar nga komunikacioni dhe nuk i rimerr targat e marra të regjistrimit, ato do t’ia dërgojë organit, i cili mban mjetin në evidencë. 349.5. Polici, i cili ka marrë përkohësisht targat e regjistrimit, fletëzën e tahografit ose certifikatën ADR të mjetit sipas dispozitave të këtij neni, nenit 342 e nenit 348 të këtij Ligji, ka për detyrë që për këtë shoferit t’i lëshojë vërtetim, që përmban emrin dhe selinë e organit, nëpunësi i të cilit i ka marrë targat e regjistrimit, përshkrimin tahografik ose certifikatën ADR të mjetit, llojin dhe numrin e regjistrimit të mjetit, emrin e organit që ka lëshuar lejen e komunikacionit, emrin dhe mbiemrin e pronarit të mjetit dhe adresën e tij, emrin dhe mbiemrin e shoferit dhe adresën e tij, arsyen e marrjes, datën, kohën, rrugën dhe vendin e marrjes, mënyrën dhe kohën e kthimit, si dhe vulën e organit e nënshkrimin e personit të autorizuar të policisë.
  151. 350

    AI-assisted research summary: The Transport Ministry and Kosovo Police must establish the “Safe Driving” school and set its program, criteria, and duration by secondary regulation.

    Neni 350 350.1. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit bashku me Shërbimin Policor të Kosovës e formojnë shkollën “ Ngasja e sigurt “ dhe me një akt nënligjor përcaktojnë programin, kriteret dhe kohëzgjatjen e shkollës “ Ngasja e sigurt “. 350.2. Programi i shkollës “Ngasja e sigurt “ së paku duhet të përmbaj ushtrimet e ngasjes së sigurt, rregullat e komunikacionit dhe të sigurisë si dhe marrëdhëniet ndërmjet pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor.
  152. 351

    AI-assisted research summary: Certain bus drivers and drivers of vehicles over 7.5 tons must pass a Safe Driving school exam and repeat it every five years; they must also carry the certificate while driving and show it to an authorized person on request.

    Neni 351 351.1. Shoferi i mjeteve të cilat kryejnë transportin publik (autobusëve), shoferet e mjeteve me masën më të madhe se 7.5 tonë, tё cilët drejtimin e mjetit e kanë profesion themelor nuk kanë të drejtë ta kryejnë këtë veprimtari pa e dhënë provimin në shkollën “Ngasja e sigurt“ dhe pastaj duhet çdo pesë vite të japin provimin në shkollën “Ngasja e sigurt“ gjegjësisht pesë vjet prej datës së fundit të dhënies së provimit në shkollën “Ngasja e sigurt”. 351.2. Personit i cili me sukses e përfundon programin e shkollës “Ngasja e sigurt“ i lëshohet certifikata- vërtetimi, të njëjtën duhet ta ketë me vete shoferi nga paragrafi 1 këtij neni, gjatë kohës së drejtimit të mjetit dhe ta tregoj me kërkesë të personit të autorizuar. 351.3. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 130 €, shoferi qё gjatë lëvizjes me mjet nuk posedon certifikatë të lëshuar nga shkolla “Ngasja e Sigurt”. 351.4. Për shkelje të kësaj disopzite, dënohet me gjobë prej 650 deri 1.500 €, edhe organizata afariste ose institucioni publik në emër dhe brenda autorizimeve të së cilit ka vepruar personi i përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni. 2. RREGULLAT E VEÇANTA PËR KUNDËRVAJTJE
  153. 352

    AI-assisted research summary: This article sets penalties for traffic offences that cause a road accident, including fines, negative points, and driving restrictions.

    Neni 352 103 352.1. Për shkelje të kësaj disopzite nga ky ligj me të cilin është shkaktuar aksident i komunikacionit rrugor, kryesit do ti shqiptohet dënimi me të holla me se paku, ne vlerën e dyfishit te dënimit më të vogël për atë kundërvajtje. 352.2. Për lloje te caktuara te kundërvajtjeve nga ky ligj, përveç masave te tjera te parapara behet edhe shqiptimi i pikëve negative. 352.3. Maksimumi i pikëve që ka për pasojë marrjen e patentë shoferit është nëntë (9) pikë brenda një periudhe prej 36 muajve. Periudha në fjalë fillon të llogaritet që nga dita e parë e shqiptimit të pikës së parë. 352.4. Personi nga paragrafi 3 i këtij neni mund te pajiset serish me patentë shofer vetëm pas kalimit të afatit për të cilën është dënuar dhe pas dhënies se provimit (teorik dhe praktik), për ngasje të mjetit. 352.5. Fshirja e të gjitha pikëve negative të shqiptuara bëhet vetëm nëse brenda 3 viteve prej ditës së shqiptimit të pikës së parë nuk është arritur maksimumi prej 9 pikëve. 352.6. Në qoftë se, për kundërvajtje me të cilën është shkaktuar aksidenti i komunikacionit rrugor është paraparë rregulla e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik, atëherë do të shqiptohet dënimi në kohëzgjatje së paku tre muaj dhe i shqiptohen edhe dy pikë negative plotësuese.
  154. 353

    AI-assisted research summary: Personi i autorizuar për mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor mund të shqiptojë gjobë, të marrë përkohësisht dokumente në disa raste, ose të japë vërejtje me shkrim; pjesëmarrësi në trafik që nuk paguan menjëherë duhet ta paguajë urdhëresën brenda 8 ditësh.

    Neni 353 353.1. Dënimin me të holla në vend të bërjes së kundërvajtjes e shqipton personi i autorizuar i cili bën mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor. 353.2. Pjesëmarrësi në komunikacionin rrugor i cili nuk e paguan dënimin me të holla në vendin e kryerjes së kundërvajtjes të shqiptuar nga ana e personit të autorizuar, i lëshohet urdhëresa për dënim e cila duhet të paguhet brenda 8 dite nga data e kryerjes së kundërvajtjes. 353.3. Për shkak të sigurisë për kryerjen e dënimit ose masën mbrojtëse gjegjësisht për shkak sigurie në procesin e kundërvajtjes, personi i autorizuar mundet shtetasit të huaj ti marr përkohësisht pasaportën, gjegjësisht ndonjë dokument tjetër i cili shërben si zëvendësim për dokumentet udhëtimit deri tri ditë dhe të njëjtit i lëshohet vërtetimi për marrjen e dokumentit të udhëtimit. 353.4. Masat e sigurisë të marrjes përkohësisht të patentë shoferit i shqiptohet në kohëzgjatje deri 30 ditë me rregulla në mënyrë dhe në raste si është paraparë me këtë ligj. 353.5. Personi i autorizuar në rastet kur has në rrugë shoferin i cili nuk ka shkaktuar ndonjë rrezik të madh pjesëmarrësve tjerë në komunikacioni , mundet në vend të dënimit me të holla ti tërheq vërejtjen me shkrim. Vërejtja me shkrim nuk vlen për shkelje të kësaj disopzite ku janë të parapara pikët negative dhe as personit që brenda një viti i është shqiptuar kjo masë. Shqiptimi masës vërejtje me shkrim evidencohet në evidencën zyrtare.
  155. 354

    AI-assisted research summary: A driving instructor who has lost the right to drive, or has been banned from driving, may not train a candidate in the practical driving subject during that period.

    Neni 354 Nëse shofer instruktori e humb të drejtën për ta drejtuar mjetin motorik, ose ju është shqiptuar masa e ndalimit e drejtimit të mjetet, atij gjatë asaj kohe nuk i lejohet të aftësoi kandidat nga lënda “ Të drejtuarit e mjetit me veprim motorik” (pjesa praktike).
  156. 355

    AI-assisted research summary: The authority that imposes the punishment or protective measure must notify the competent justice department and the Kosovo Police within 8 days after the final decision is issued. The Kosovo Police must keep records on the listed measures, accidents, drivers, and vehicles, and certain authorities may use those records.

    Neni 355 355.1. Organi i cili shqipton dënimin respektivisht masën mbrojtëse nga ky ligj, duhet për shqiptimin e dënimit, gjegjësisht për masën të informon Autoritetin kompetent-Departamentin e drejtësisë dhe Shërbimin Policor të Kosovës brenda 8 ditë nga data e nxjerrjes së vendimit të plotfuqishëm. 104 355.2. Për shqiptimin e masës mbrojtëse, pikët negative, masën e vërejtjes me shkrim. aksidentet e komunikacionit dhe pasojat e tyre, pastaj për shoferet dhe mjetet Shërbimit Policor të Kosovës duhet ta mbaj evidencën. 355.3. Të dhënat e evidencës nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni mund ti shfrytëzojnë organet e drejtësisë, organet të cilat udhëheqin procedurat për kundërvajtje, si dhe Shërbimi Policor i Kosovës. 355.4. Për evidencat e aksidenteve të komunikacionit pastaj të shoferëve dhe mjeteve përveç organet nga paragrafi 3 i këtij nenit mund ti shfrytëzojnë edhe institucionet shëndetësore, organizatat dhe organet të cilat merren me sigurinë në komunikacion, pastaj personat të cilët kryejnë transportin publik ose për nevoja personale.
  157. 356

    AI-assisted research summary: The duration of a protective ban on driving a motor vehicle is counted from the date the measure is imposed, and time spent in prison is not counted.

    Neni 356 356.1. Kohëzgjatja e masës mbrojtëse të ndalimit e drejtuarit të mjetit me veprim motorik llogaritet nga data e shqiptimit të masës mbrojtëse në patentë shofer, gjegjësisht në evidencën e lëshuarës së patentë shoferit në bazë të vendimit të plotfuqishëm të shqiptimit të asaj mase. 356.2. Koha e cila kalohet në mbajtjen e burgut nuk llogaritet në kohëzgjatjen e masës mbrojtëse nga paragrafi 1 i këtij nenit. 356.3. Shërbimi Policor Kosovës me akt nënligjor i përcakton rregullat për mënyrën e evidencës, përcjellën dhe evidencimin e të dhënave për kundërvajtje, masat e sigurisë, masat mbrojtëse, pikat negative, masat e vërejtjes me shkrim, aksidenteve dhe pasojat e tyre.
  158. 357

    AI-assisted research summary: The authority that imposes the protective measure may postpone enforcement of a motor-vehicle driving ban in limited cases, except for the offence in article 228.

    Neni 357 357.1. Ekzekutimi i masës mbrojtëse të ndalesës për drejtimin e mjetit me veprim motorik mund të shtyhet në kohë të caktuar, përveç kundërvajtjes nga neni 228 i këtij ligji, nëse organi i cili e shqipton dënimin e masës mbrojtëse vërtetohet sipas rrethanave në të cilën është shkaktuar kundërvajtja, a varësisht me sjelljet e tij të mëparshme në komunikacion dhe mund të pritet qe edhe pa kryerjen e këtyre masave në të ardhmen nuk do të bëj kundërvajtje në komunikacionin rrugor. 357.2. Për vendimin e kundërvajtjeve me të cilat janë shqiptuar masat nga paragrafi 1 i këtij neni do të caktohet kohëzgjatja e atyre masave si dhe koha e shtyrjes se ekzekutimit të tyre. 357.3. Në qoftë se, shkelësi i kësaj disopzite në afat të cilin ju ka shtyrë ekzekutimi i masës mbrojtëse të ndaluarit e mjetit motorik nuk bën ndonjë kundërvajtje të re për të cilin janë parapara masat mbrojtëse për ndalimin e drejtuarit e mjetit me veprim motorik, masa mbrojtëse nuk do të ekzekutohet.
  159. 358

    AI-assisted research summary: This article limits and manages suspension of driving bans, sets a maximum duration, bars postponement for one measure, says only one penalty applies for two simultaneous offences, and links negative points to taking away the driving licence.

    Neni 358 358.1. Shtyrja e ekzekutimit të masës mbrojtëse të ndalimit për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë të caktuar do të ftohet nëse kryesi i kundërvajtjes, në afatin ku është shtyre ekzekutimi shkakton kundërvajtje të re për të cilën janë paraparë masat mbrojtëse e ndalimit për drejtimin e mjetit motorik për kategori të caktuar. 358.2. Nëse organi i cili udhëheq procedurën e kundërvajtjes i shqipton kryesit të kundërvajtjes masën e re mbrojtëse të ndalimit për drejtimin e mjetit motorik dhe ftohet për shtyrjen e masës së mëparshme, i shqiptohet njëra masë mbrojtëse kohëzgjatja e së cilës nuk mund të jetë më e gjatë se dy vjet. 358.3. Ekzekutimin e masës mbrojtëse nga paragrafit 2 i këtij neni nuk mund të shtyhet. 358.4. Nëse shoferi kryen dy kundërvajtje përnjëherë me mjet, i shqiptohet vetëm një dënim i cili është i paraparë si dënim më i lartë në atë rast. 358.5. Masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike nuk mund të përcaktohet dhe të zbatohet në kohëzgjatje, më pak se një muaj dhe më gjatë se dy vite. 105 358.6. Me zbatimin e pikëve negative, ndaj kryerësit të kundërvajtjes së sigurisë në komunikacion do të vijë deri të marrja e patentë-shoferit me të cilën masë bëhet ndërprerja e vlefshmërisë së patentë shoferit.
  160. 359

    AI-assisted research summary: A driver with a foreign driving licence who commits an infraction in Kosovo is given a protective measure banning use of that foreign licence within Kosovo, instead of a ban on driving a motor vehicle.

    Neni 359 Shoferi i cili posedon patentë shoferin e vendit të huaj dhe i cili bën kundërvajtje ne Kosovë, në vend te shqiptimit të masës mbrojtëse të ndalimit për drejtimin e mjetit motorik i shqiptohet masa mbrojtëse e ndalimit të shfrytëzimit të patentë shoferit të vendit të huaj brenda territorit të Kosovës.
  161. 360

    AI-assisted research summary: The driving instructor is punished for misdemeanors committed by the learner driver during practical training under the instructor’s supervision, unless the instructor had no chance to prevent them.

    Neni 360 Shofer instruktori nën mbikëqyrjen e të cilit kandidati për shofer aftësohet nga pjesa praktike, dënohet për çdo kundërvajtje që e bën kandidati për shofer, përveç nëse nuk ka pasur mundësi ta parandalon kundërvajtjen e tillë. KAPITULLI XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
  162. 361

    AI-assisted research summary: Measures for offences and protective measures under this law do not affect the application of the criminal code.

    Neni 361 Dispozitat për kundërvajtje dhe masa mbrojtëse sipas këtij ligji janë të pa paragjykuara për zbatimin e kodit penal.
  163. 362

    AI-assisted research summary: Revenue from fines for misdemeanors within a municipality goes to the municipal budget.

    Neni 362 Të hyrat që realizohen nga shqiptimi i gjobave për kundërvajtje sipas këtij ligji brenda territorit të komunës, u takojnë dhe derdhen në buxhetin e komunës. Pagesat e mjeteve për kundërvajtje, që bëhen përmes SHPK-ës apo vendimeve të gjykatave, alokohen në pajtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë
  164. 363

    AI-assisted research summary: An authorized Kosovo Police officer may impose mandatory penalties at the scene of the event.

    Neni 363 Dënimet mandatore mund të shqiptohen nga zyrtari i autorizuar i Shërbimit Policor të Kosovës në vendin e ngjarjes. Dënime mandatore konsiderohen të gjitha dënimet, me gjobë prej 15 € deri në 40 €.
  165. 364

    AI-assisted research summary: Competent authorities issue subordinate acts to implement this law.

    Neni 364 Autoritetet kompetente për implementimin e dispozitave të këtij ligji nxjerrin akte nënligjore.
  166. 365

    AI-assisted research summary: The dispositions in paragraph 3 of Article 10 must be applied no later than the end of 2007 after the law enters into force.

    Neni 365 Dispozitat e parapara në paragrafin 3 të nenit 10 të këtij Ligji, zbatohen më së largu deri në fund të vitit 2007 pasi ligji të hyn fuqi.
  167. 366

    AI-assisted research summary: The provisions in paragraph 7 of article 40 apply 6 months after the law enters into force.

    Neni 366 Dispozitat e parapara në paragrafin 7 të nenit 40 të këtij Ligji, zbatohen 6 muaj pasi ligji të hyn fuqi.
  168. 367

    AI-assisted research summary: The provisions in paragraph 3 of Article 39 apply 4 months after the law enters into force.

    Neni 367 Dispozitat e parapara në paragrafin 3 të nenit 39 të këtij Ligji, zbatohen 4 muaj pasi ligji të hyn në fuqi. 106
  169. 368

    AI-assisted research summary: The provisions in paragraph 3 of Article 100 apply 1 month after the law enters into force.

    Neni 368 Dispozitat e parapara në paragrafin 3 të nenit 100 të këtij Ligji, zbatohen 1 muaj pasi ligji të hyn në fuqi.
  170. 369

    AI-assisted research summary: The rules in paragraph 6 of Article 206 about drafting the “European Information” for traffic accidents start to apply 6 months after the law enters into force.

    Neni 369 Dispozitat e parapara në paragrafin 6 të nenit 206 të këtij Ligji mbi hartimin e “Informacionit Evropian” në rast të aksidentit në komunikacion, zbatohen 6 muaj pasi ligji të hyn fuqi.
  171. 370

    AI-assisted research summary: The rules in articles 231, 232, and 233 on training candidates in driving schools apply 6 months after the law enters into force.

    Neni 370 Dispozitat e parapara në nenin 231, 232 dhe 233 mbi aftësimin e kandidatëve në auto-shkolla, zbatohen 6 muaj pasi ligji të hyn fuqi.
  172. 371

    AI-assisted research summary: The rules in Article 237 about marking the equipment used for practical training in driving schools apply 3 months after the law enters into force.

    Neni 371 Dispozitat e parapara në nenin 237 të këtij Ligji, mbi shënimin e mjeteve me të cilat bëhet aftësimi i kandidatëve nga pjesa praktike në auto-shkollë, zbatohen 3 muaj pasi ligji të hyn fuqi.
  173. 372

    AI-assisted research summary: The provisions in Article 250(3) apply for 3 years after the law enters into force.

    Neni 372 Dispozitat e parapara në paragrafin 3 të nenit 250 të këtij Ligji, zbatohen 3 vite, pasi ligji të hyn fuqi.
  174. 373

    AI-assisted research summary: The provisions in paragraph 1 of Article 350 must be applied no later than 12 months after the law enters into force.

    Neni 373 Dispozitat e parapara në paragrafin 1 të nenit 350 të këtij Ligji, zbatohen më së largu 12 muaj pasi ligji të hyn fuqi.
  175. 374

    AI-assisted research summary: The law’s rules on using negative points as a punitive measure start to apply 3 months after the law enters into force.

    Neni 374 Dispozitat e parapara në këtë Ligj mbi aplikimin e “pikëve negative” si masë ndëshkuese, zbatohen 3 muaj pasi ligji të hyn fuqi.
  176. 375

    AI-assisted research summary: This article repeals two named road traffic laws when this law enters into force, and makes conflicting provisions of Regulations 1999/15 and 2001/29 invalid.

    Neni 375 375.1. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji për bazat e sigurisë së qarkullimit në rrugë (Gazeta zyrtare e RSFJ Nr. 50/88) dhe Ligji mbi sigurinë e komunikacion në rrugë (Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 5/84) 375.2. Çdo dispozitë e Rregullores 1999/15 dhe të Rregullores 2001/29 që është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji është e pa vlefshme.
  177. 376

    AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.

    Neni 376 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/2007/33 12.12.2007

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.