LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
Part 3 of 3 · provisions 401–537
This law sets the procedural rules courts use to examine and resolve civil disputes between natural and legal persons, unless a special law says otherwise.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-006
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
- Complete work
- View statute overview
Statute overview
About this statute
This law sets the procedural rules courts use to examine and resolve civil disputes between natural and legal persons, unless a special law says otherwise. In a contentious civil procedure, the court must decide within the parties’ requests, apply substantive law on its own assessment, cannot refuse to hear and decide matters within its competence, and a party must have legal interest for the claim and other procedural acts. Parties may freely dispose of their civil claims in the procedure, including withdrawing, admitting, or settling them; the court will not approve party dispositions that conflict with the legal order, legal provisions, or public morals. The court decides on the claim after examining the legal issue in a direct public hearing, unless the law allows a written, indirect procedure or a non-public hearing. The court must let each party respond to the other party’s requests and statements.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE
Showing 137 of 537
- 402 Verify source ↗
Neni 402
AI-assisted research summary: The court must notify the parties about the consequences of not appearing at the preparatory hearing, and the parties must bring their facts, evidence proposals, and evidence materials by the preparatory hearing.
Neni 402 402.1 Në letërthirrjen për në seancë përgatitore gjykata i njofton palët për pasojat e mosardhjes në seancë, si dhe për detyrën që më së voni në seancën përgatitore duhet t’i parashtrojnë të gjitha faktet në të cilat i mbështesin kërkesat e tyre, si dhe t’i propozojnë të gjitha provat që dëshirojnë të merren gjatë procedurës, por edhe që në seancë t’i sjellin të gjitha shkresat dhe sendet që dëshirojnë t’i përdorin si mjete provuese. 402.2 Letërthirrja për në seancë përgatitore, si rregull, u dërgohet palëve së paku shtatë (7) ditë para ditës në të cilën mbahet ajo. - 403 Verify source ↗
Neni 403
AI-assisted research summary: At the preparatory hearing, the plaintiff briefly explains the claim, the defendant then briefly replies, and the court may ask the parties for clarification if needed.
Neni 403 403.1 Seanca përgatitore fillon me shtjellimin e padisë në mënyre koncize nga paditësi, e pastaj i padituri në të njëjtën mënyrë e parashtron përgjigjen në padi. 403.2 Kur është e nevojshme gjykata do të kërkojë nga palët sqarime lidhur me thëniet apo propozimet e tyre. - 404 Verify source ↗
Neni 404
AI-assisted research summary: The court must deal with procedural obstacles after the pleadings are filed, may take evidence if needed, and generally decides objection issues with the main case; no separate appeal is allowed against the paragraph 3 decision.
Neni 404 404.1 Pas parashtrimit të pretendimeve të padisë dhe përgjegjës në padi kalohet në shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me pengesat për procedim të mëtejmë të çështjes juridike. Lidhur me pengesat procedurale mund të merren prova po që nevoja për një gjë të tillë. 404.2 Gjykata, sipas prapësimit të palës apo sipas detyrës zyrtare, do të vendosë mbi çështjet nga neni 390 të këtij ligji, po që se me dispozitat e këtij ligji nuk është përcaktuar ndryshe. 404.3 Në qoftë se gjykata nuk e miraton prapësimin e palës, me të cilin pretendohet se ekziston ndonjëra nga pengesat për procedimin e çështjes, vendimin mbi prapësimin do ta jep bashkë me vendimin mbi çështjen kryesore, me përjashtim të prapësimit të kompetencës territoriale. 404.4 Kundër vendimit nga paragrafi 3 i këtij neni nuk lejohet ankim i veçantë. - 405 Verify source ↗
Neni 405
AI-assisted research summary: In the preparatory hearing, the parties’ proposals and the facts supporting those proposals are discussed.
Neni 405 Gjatë procedimit të mëtejmë në seancën përgatitore bisedohet për propozimet e palëve dhe për faktet mbi të cilat mbështesin propozimet e tyre. - 406 Verify source ↗
Neni 406
AI-assisted research summary: The court decides what will be examined and what evidence will be taken, may refuse non-essential proposals while stating reasons, and no special appeal is allowed against those refusal orders.
Neni 406 406.1 Varësisht nga rezultati i shqyrtimit në seancën përgatitore gjykata do të vendos se çka do të jetë objekt shqyrtimi dhe cilat prova do të merren, në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes. 80 406.2 Propozimet të cilat nuk i konsideron esenciale për dhënien e vendimit meritor gjykata i refuzon dhe në aktvendimin me të cilin e bënë një gjë të tillë ajo i tregon shkaqet e refuzimit. 406.3 Kundër aktvendimeve nga paragrafi 2 e këtij neni nuk lejohet ankim i posaçëm. 406.4 Gjatë procedimit të mëtejmë të çështjes gjykata nuk është e lidhur me vendimet e dhëna në bazë të dispozitave të këtij neni. - 407 Verify source ↗
Neni 407
AI-assisted research summary: When the court orders expert evidence on a party’s proposal, it must set a deadline for the expert’s written findings and opinion.
Neni 407 407.1 Në qoftë se gjykata, me propozimin e palës, vendosë që të merret prova me anë të ekspertimit, atëherë ajo e cakton edhe afatin brenda të cilit eksperti me shkrim duhet ta paraqesë konstatimin dhe mendimin e vet. 407.2 Me rastin e caktimit të afatit të tillë gjykata duhet të ketë parasysh faktin se konstatimi dhe mendimi i shkruar duhet dërguar palëve së paku shtatë (7) ditë para se të mbahet seanca për shqyrtimin kryesor. - 408 Verify source ↗
Neni 408
AI-assisted research summary: The court may join related cases, decide some claims separately, and issue a common judgment; it needs the parties’ consent, and orders under this article are not appealable.
Neni 408 408.1 Po që se në të njëjtën gjykatë janë në zhvillim e sipër dy apo më tepër gjykime ndërmjet personave të njëjtë, apo në të cilat i njëjti person është kundërshtar i paditësve apo të paditurve të ndryshëm, gjykata mund t’i bashkojë të gjitha ato me aktvendim me qëllim të shqyrtimit të përbashkët, nëse me një gjë të tillë do të zvogëloheshin shpenzimet dhe do të përshpejtohej shqyrtimi i çështjeve. Për të gjitha gjykimet e bashkuara jepet një aktgjykim i përbashkët. 408.2 Gjykata mund të vendos që të shqyrtohet në mënyrë të veçantë ndonjë kërkesë e një padie unike, dhe pas shqyrtimit të tillë, të jep vendime të posaçme mbi kërkesat e padisë. 408.3 Për të vepruar sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni nevojitet pëlqimi i palëve. 408.4 Aktvendimet nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni mund të jepen, si rregull, më së voni në seancën përgatitore apo deri në fillimin e shqyrtimit kryesor, po që se seanca përgatitore nuk është caktuar fare. 408.5 Kundër aktvendimeve të dhëna në bazë të këtij neni nuk lejohet ankimi. - 409 Verify source ↗
Neni 409
AI-assisted research summary: If the plaintiff does not appear at the preparatory hearing after proper summons, the claim is treated as withdrawn, unless the defendant asks for the hearing to continue.
Neni 409 409.1 Në qoftë se në seancën përgatitore nuk vjen pala paditëse, edhe pse është thirrur rregullisht, padia konsiderohet e tërhequr, përveç kur i padituri kërkon që seanca të mbahet. 409.2 Po që se në seancën përgatitore nuk vjen i padituri që është thirrur rregullisht shqyrtimi vazhdon të bëhet me palën paditëse të pranishme. - 410 Verify source ↗
Neni 410
AI-assisted research summary: Në seancën përgatitore, gjykata ka të gjitha autorizimet që i ka edhe në shqyrtimin kryesor të çështjes.
Neni 410 Sa i përket drejtimit të procedurës, në seancën përgatitore gjykata i ka të gji-tha autorizimet që i takojnë edhe në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes. b)Ndërmjetësimi dhe pajtimi gjyqësor - 411 Verify source ↗
Neni 411
AI-assisted research summary: The court may suggest mediation to the parties, and the parties may also propose mediation themselves.
Neni 411 411.1 Po që se gjykata e gjen të nevojshme një gjë të tillë, atëherë ajo më së voni në seancën përgatitore, duke marrë parasysh natyrën e kontestit dhe rrethanat tjera, u propozon palëve ndërgjyqëse që kontestin ta zgjidhin në procedurën e ndërmjetësimit të rregulluar me ligj të veçantë. 411.2 Zgjidhjen e kontestit me anë të ndërmjetësimit mund ta propozojnë edhe vetë palët me marrëveshjen e tyre. Propozimin e këtillë palët mund ta bëjnë deri në përfundimin e seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes. - 412 Verify source ↗
Neni 412
AI-assisted research summary: Palët mund ta zgjidhin kontestin me pajtim gjyqësor gjatë gjithë gjykimit.
Neni 412 Palët mund ta zgjedhin kontestin e tyre me anë të pajtimit gjyqësor gjatë gjithë gjykimit (pajtimi gjyqësor). 81 - 413 Verify source ↗
Neni 413
AI-assisted research summary: The court must try to settle the dispute during the procedure, especially at the preparatory hearing, without affecting its impartiality.
Neni 413 413.1 Gjykata gjatë gjithë procedurës, e sidomos në seancën përgatitore, bënë të gjitha përpjekjet, por në mënyrën që nuk e rrezikon paanësinë e saj, për të zgjidhur kontestin me pajtim, kur e lejon natyra e çështjes. 413.2 Me qëllim që të kontribuojë në pajtimin gjyqësor gjykata mund t’ua bëjë palëve propozimin si të arrijnë pajtimin, duke i marrë parasysh dëshirat e palëve, natyrën e kontestit, raportet midis tyre si dhe rrethanat e tjera. - 414 Verify source ↗
Neni 414
AI-assisted research summary: A court may approve a judicial settlement, but the parties cannot use that settlement for claims involving rights they cannot freely dispose of.
Neni 414 414.1 Me anë të pajtimit gjyqësor mund të përfshihet e gjithë kërkesëpadia apo vetëm një pjesë e saj. Gjykata me anë të aktvendimit e miraton pajtimin gjyqësor. 414.2 Palët nuk mund të zgjidhin kontestin e tyre me anë të pajtimit gjyqësor kur kërkesëpadia ka të bëjë me të drejtat me të cilat ato nuk mund të disponojnë lirisht (neni 3 paragrafi 3 i këtij ligji). 414.3 Kur gjykata merr vendim me të cilin nuk lejon pajtimin gjyqësor të palëve, atëherë ajo ndalet së proceduari derisa mos të bëhet i formës së prerë vendimi. 414.4 Në rastin nga paragrafi 2 i këtij neni gjykata, prapëseprapë, marrëveshjen e palëve e futë në procesverbal i cili i shërben gjykatës së ankimit për vlerësimin e lejueshmërisë së pajtimit të pa miratuar. 414.5 Kundër aktvendimit me të cilin refuzohet pajtimi lejohet ankimi i posaçëm. - 415 Verify source ↗
Neni 415
AI-assisted research summary: Judicial settlement is usually made before the first-instance court, but it can also be made in second instance; the courts must then notify and close the appeal procedure as specified, and the paragraph 4 decision cannot be appealed.
Neni 415 415.1 Pajtimi gjyqësor bëhet, si rregull, përpara gjykatës së shkallës së parë. 415.2 Po që se në gjykatën e shkallës së dytë është duke u zhvilluar procedura sipas ankimit, gjykata e shkallës së parë e njofton gjykatën e ankimit për pajtimin e bërë në këtë fazë të gjykimit. Pas këtij njoftimi gjykata e ankimit e përfundon procedurën e ankimit me supozim se është tërhequr ankesa. 415.3 Pajtimi gjyqësor mund të bëhet edhe në gjykatën e shkallës së dytë gjatë shqyrtimit të drejtpërdrejtë të çështjes. 415.4 Po që se pajtimi gjyqësor bëhet pas dhënies së aktgjykimit të shkallës së parë, atëherë gjykata me aktvendim e anulon aktgjykimin e tillë. Aktgjykimi anulohet nga gjykata e shkallës së parë edhe kur pajtimi është bërë gjatë zhvillimit të procedurës së shkallës së dytë. 415.5 Kundër aktvendimit nga paragrafi 4 i këtij neni nuk lejohet ankimi. - 416 Verify source ↗
Neni 416
AI-assisted research summary: This provision says a court settlement is recorded in the court minutes, becomes complete when the parties read and sign the minutes, and must include an agreement on court costs.
Neni 416 416.1 Marrëveshja e palëve mbi pajtimin përfshihet në procesverbalin gjyqësor. 416.2 Pajtimi gjyqësor quhet i përfunduar në momentin kur palët pasi ta lexojnë procesverbalin mbi pajtimin e nënshkruajnë procesverbalin gjyqësor. 416.3 Palëve u jepet kopja e verifikuar e procesverbalit, ku është përfshirë pajtimi. 416.4 Pajtimi gjyqësor duhet të përmbajë edhe marrëveshjen mbi shpenzimet gjyqësore. Po që se palët nuk merren vesh rreth shpenzimeve, ato mund të kërkojnë që vendimin mbi shpenzimet gjyqësore ta jep gjykata e çështjes. - 417 Verify source ↗
Neni 417
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të kontrollojë nëse padia lidhet me një kërkesëpadi që më parë është pajtuar gjyqësisht dhe, nëse po, ta hedhë poshtë padinë.
Neni 417 Gjykata gjatë gjithë procesit gjyqësor kujdeset kryesisht nëse ai është duke u zhvilluar lidhur me kërkesëpadinë mbi të cilën më parë është bërë pajtimi gjyqësor, dhe po që se konstaton se ekziston ai, e hedhë poshtë padinë e paraqitur. 82 - 418 Verify source ↗
Neni 418
AI-assisted research summary: A judicial settlement may be challenged only by lawsuit, and it may be annulled for mistake, fraud, violence, or certain representation/capacity defects.
Neni 418 418.1 Pajtimi gjyqësor mund të goditet vetëm me anë të padisë. 418.2 Pajtimi gjyqësor anulohet, në qoftë se është përfunduar nën ndikimin e lajthimit, mashtrimit apo dhunës. 418.3 Pajtimi gjyqësor anulohet edhe po që se në përfundimin e tij ka marrë pjesë pala me pazotësi procedurale, apo nëse palën e tillë nuk e ka përfaqësuar përfaqësuesi ligjor apo nëse palën e ka përfaqësuar personi i pa autorizuar, ose personi që nuk ka pasur autorizimin e nevojshëm për kryerjen e veprimeve procedurale të veçanta, përveç kur veprimet e tilla janë aprovuar më vonë nga vet pala. 418.4 Padia për anulimin e pajtimit gjyqësor nga paragrafi 2 dhe 3 të këtij neni mund të ngrihet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e marrjes së dijenisë për shkakun e anulimit, e më së voni brenda afatit prej një (1) viti nga dita e përfundimit të pajtimit gjyqësor. - 419 Verify source ↗
Neni 419
AI-assisted research summary: A person who plans to sue may seek judicial conciliation through the first-instance court where the opposing party lives.
Neni 419 419.1 Personi që ka ndërmend të ngrejë padi mundet, nëpërmjet gjykatës së shkallës së parë në territorin e së cilës pala kundërshtare e ka vendbanimin, të përpiqet që të bëjë pajtimin gjyqësor. 419.2 Gjykata të cilës i është paraqitur propozimi i tillë do të thërras palën kundërshtare dhe do ta njoftojë me propozimin për pajtimin gjyqësor. 419.3 Shpenzimet e kësaj procedure i bartë paraqitësi i propozimit. c) Konvokimi i seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes - 420 Verify source ↗
Neni 420
AI-assisted research summary: The court sets the main hearing date, issues, evidence, and persons to be called during the preparatory session.
Neni 420 420.1 Në seancën përgatitore gjykata me aktvendim e cakton: a) ditën dhe orën e mbajtjes së seancës për shqyrtim kryesor të çështjes; b) çështjet që do të shqyrtohen dhe bisedohen në seancën kryesore ; c) provat që do të merren në seancën kryesore; d) personat që do të thirren për në seancë kryesore. 420.2 Seanca kryesore do të mbahet, si rregull, më së voni brenda afatit tridhjetë (30) ditor nga dita në të cilën është mbyllur seanca përgatitore. 420.3 Gjykata mund të vendosë që seanca për shqyrtim kryesor të çështjes të mbahet menjëherë pas asaj përgatitore. 420.4 Po që se gjykata çmon se shqyrtimi kryesor do të zgjatë më tepër se një ditë, seanca do të konvokohet për aq ditë me radhë sa është e domosdoshme që shqyrtimi të bëhet në vazhdimësi. - 421 Verify source ↗
Neni 421
AI-assisted research summary: The court must tell parties present at the preparatory hearing the content of the order, and it must not send them the order or the summons for the main hearing.
Neni 421 421.1 Me përmbajtjen e aktvendimit nga neni 420 paragrafi 1 të këtij ligji njoftohen palët e pranishme në seancë përgatitore dhe atyre nuk do t’u dërgohet as aktvendimi e as letërthirrja për në seancë kryesore. 421.2 Gjykata i njofton palët e pranishme në seancë përgatitore edhe për pasojat procedurale të mosardhjes në seancën për shqyrtim kryesor të çështjes. - 422 Verify source ↗
Neni 422
AI-assisted research summary: The court must summon absent parties, witnesses, and experts for the main hearing, warn invitees about non-attendance, and send the absent party a verified copy of the preparatory hearing minutes.
Neni 422 422.1 Për në seancë kryesorë me letërthirrje thirren palët që nuk kanë qenë të pranishme në seancën përgatitore, si dhe dëshmitarët dhe ekspertët që duhet të paraqiten sipas vendimit të gjykatës për marrjen e provave. 83 422.2 Në letërthirrjen për në seancë kryesore gjykata i paralajmëron të ftuarit për pasojat e mosardhjes në seancë. 422.3 Palës që nuk ka qenë e pranishme në seancën përgatitore, bashkë me letërthirrjen për në seancë kryesore i dërgohet edhe kopja e procesverbalit të verifikuar nga seanca përgatitore. KREU XXIV SHQYRTIMI KRYESOR 1) Zhvillimi i shqyrtimit kryesor - 423 Verify source ↗
Neni 423
AI-assisted research summary: The judge opens the hearing and states the subject of review. The court then checks who appeared, why anyone did not appear, and whether absent parties were properly summoned.
Neni 423 423.1 Gjyqtari i çështjes e deklaron hapjen e seancës si dhe objektin e shqyrtimit 423.2 Pas kësaj gjykata verifikon paraqitjen e të ftuarve dhe heton shkaqet e mosparaqitjes në seancë si dhe rregullsinë e thirrjeve të atyre që nuk kanë ardhur. 423.3 Në qoftë se paditësi nuk vjen në seancën kryesore, edhe pse është thirrur rregullisht, konsiderohet se e ka tërhequr padinë, përveçse kur i padituri deklaron se kërkon që të zhvillohet shqyrtimi kryesor i çështjes në mungesë të paditësit. 423.4 Po që se në seancën për shqyrtim kryesor nuk vjen i padituri që është thirrur rregullisht, atëherë shqyrtimi kryesor i çështjes bëhet pa praninë e tij. - 424 Verify source ↗
Neni 424
AI-assisted research summary: Gjykata duhet të shqyrtojë së pari pengesat procedurale dhe, nëse nuk e pranon prapësimin, ta japë vendimin për prapësimin bashkë me vendimin për çështjen kryesore; kundër refuzimit të prapësimit nuk lejohet ankim i veçantë.
Neni 424 424.1 Gjykata, së pari, sipas prapësimit të palës apo sipas detyrës zyrtare, konstaton nëse ekzistojnë pengesat procedurale për procedimin e mëtutjeshëm të çështjes, dhe vepron në pajtim me dispozitat e nenit 388 të këtij ligji, po që se me dispozitat e këtij ligji nuk është parashikuar ndonjë gjë tjetër. 424.2 Në qoftë se gjykata nuk e miraton prapësimin nga paragrafi 1 i këtij neni, ajo, pa marrë parasysh se a është shqyrtuar ai bashkërisht me çështjen kryesore apo ndaras nga ajo, vendimin mbi prapësimin e jep bashkërisht me vendimin mbi çështjen kryesore. 424.3 Kundër vendimit me të cilin refuzohet prapësimi i palës nga paragrafi 1 i këtij neni nuk lejohet ankim i veçantë. - 425 Verify source ↗
Neni 425
AI-assisted research summary: If there was no prior preparatory hearing, the main hearing follows a set order; the court may exceptionally allow a different order, and parties cannot appeal decisions under paragraph 2.
Neni 425 425.1 Po që se më parë nuk është mbajtur seanca përgatitore, shqyrtimi kryesor i çështjes zhvillohet në këtë mënyrë: a) paditësi jep shpjegime të thukta rreth kërkesave të parashtruar në padi; b) i padituri në mënyrë të thukt e paraqet përgjigjen në padi; c) po që se është propozuar marrja e provës me anë të dëgjimit të palëve, së pari pyetet paditësi e mandej i padituri; d) merren në pyetje dëshmitarët, së pari ata të propozuar nga pala paditëse e mandej ata të propozuar nga pala e paditu ; e) merren provat e tjera, përfshirë edhe ekspertimin; f) pas marrjes së të gjitha provave, të dy palët, por së pari paditësi e mandej i padituri, i drejtohen gjykatës me shpjegimet përfundimtare, me të cilat i përmbledhin aspektet faktike dhe juridike të çështjes kryesore; g) gjykata mund t’i lejoj paditësit që shkurtimisht të deklarohet lidhur me fjalën përfundimtare të palës së paditur; h) po që se paditësit i është lejuar deklarimi rreth fjalës së fundit të palës së paditur, atëherë edhe kësaj i lejohet që shkurtimisht të deklarohet rreth thënieve të fundit të palës paditëse. 84 425.2 Përjashtimisht, gjykata mund të lejoj që veprimet procedurale të kryhen me renditje tjetër në seancën për shqyrtim kryesor të çështjes. 425.3 Kundër aktvendimeve nga paragrafi 2 i këtij neni palët ndërgjyqëse nuk kanë të drejtë ankimi. - 426 Verify source ↗
Neni 426
AI-assisted research summary: The court must keep the main hearing orderly, properly conducted, and without unnecessary delay, and take measures against people who disrupt order or harm the court’s dignity.
Neni 426 426.1 Gjykata kujdeset që shqyrtimi kryesor të zhvillohet në drejtimin e duhur dhe në mënyrë të rregullt, pa shtyrje të panevojshme. 426.2 Gjykata gjatë shqyrtimit kryesor kujdeset për mbajtjen e rendit në sallën e gjykimit dhe për dinjitetin e gjykatës. 426.3 Gjykata i ndërmerr masat ndaj personave që e prishin rendin në sallën e gjykimit apo e cenojnë dinjitetin e gjykatës dhe të pjesëmarrësve tjerë në procedurë, në pajtim me dispozitat e këtij ligji mbi mosrespektimin e gjykatës. - 427 Verify source ↗
Neni 427
AI-assisted research summary: The main hearing is conducted orally, and evidence is taken directly before the court unless this law says otherwise.
Neni 427 Procedura në shqyrtimin kryesor zhvillohet gojarisht, kurse provat merren drejtpërdrejtë përpara gjykatës, po që se me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe. - 428 Verify source ↗
Neni 428
AI-assisted research summary: Parties must state the facts needed to support their requests, provide evidence for their claims, and respond to the other party’s statements and evidence.
Neni 428 428.1 Secila nga palët në shpjegimet e veta duhet t’i parashtrojë të gjitha faktet e nevojshme për arsyetimin e propozimeve të veta, të ofroj prova të nevojshme për vërtetimin e thënieve të saja, si dhe të deklarohet lidhur me thëniet dhe provat e ofruara nga pala kundërshtare. 428.2 Palët gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor mund të paraqesin fakte të reja, dhe të propozojnë prova të reja, vetëm po që se e bëjnë të besueshme rrethanën se pa fajin e tyre nuk kanë mundur t’i paraqesin, respektivisht propozojnë në seancën përgatitore. - 429 Verify source ↗
Neni 429
AI-assisted research summary: The parties may present their legal views about the subject matter of the case.
Neni 429 Palët mund t’i paraqesin edhe pikëpamjet juridike të tyre që kanë të bëjnë me objektin e gjykimit. - 430 Verify source ↗
Neni 430
AI-assisted research summary: When a party is heard as evidence, the party is questioned first by its proxy representative and then by the opposing party; if there is no proxy representative, the court questions the party first.
Neni 430 430.1 Me rastin e marrjes së provës me anë të dëgjimit të palëve, palën së pari e pyet përfaqësuesi me prokurë i saj, e pastaj pala kundërshtare. 430.2 Po që se pala që dëgjohet nuk ka përfaqësues me prokurë, së pari e pyet gjykata. - 431 Verify source ↗
Neni 431
AI-assisted research summary: Palët ndërgjyqëse bëjnë pyetje dëshmitarëve dhe ekspertëve, ndërsa gjyqtari jep fjalën sipas radhës së përcaktuar.
Neni 431 431.1 Palët ndërgjyqëse u bëjnë pyetje dëshmitarëve dhe ekspertëve. 431.2 Gjyqtari së pari ia jep fjalën palës e cila e ka propozuar dëshmitarin apo ekspertin, mandej palës kundërshtare, e me pastaj, po që se ka nevojë, përsëri palës që e ka propozuar. - 432 Verify source ↗
Neni 432
AI-assisted research summary: The judge may ask questions of the parties, witnesses, or experts during all stages of questioning.
Neni 432 Gjyqtari mund t’u bëjë pyetje palëve, dëshmitarëve apo ekspertëve në të gjitha fazat e marrjes në pyetje. - 433 Verify source ↗
Neni 433
AI-assisted research summary: Gjykata dhe gjyqtari nuk duhet të lejojnë veprime ose pyetje të panevojshme, sugjestive, të parëndësishme, ose fyerje/shqetësim gjatë marrjes në pyetje. Me kërkesë të palës, pyetjet e palejuara regjistrohen në procesverbal.
Neni 433 433.1 Gjykata nuk e lejon kryerjen e veprimeve procedurale të cilat nuk janë qenësore për procesin gjyqësor. 433.2 Gjyqtari nuk lejon të bëhen pyetje në të cilat përmbahen sugjerimet se si duhet dhënë përgjigjja në to (pyetjet sugjestive) . 85 433.3 Gjyqtari nuk lejon të bëhen pyetje që janë të parëndësishme për çështjen dhe në të cilat janë dhënë përgjigjet. 433.4 Me kërkesën e palës, në procesverbal regjistrohen pyetjet të cilat nuk i ka lejuar gjyqtari. 433.5 Gjyqtari nuk lejon fyerjen dhe shqetësimin e palëve, dëshmitarëve dhe ekspertëve me rastin e marrjes në pyetje. - 434 Verify source ↗
Neni 434
AI-assisted research summary: If the judge orders it, questioned witnesses and experts must remain in the courtroom; a party may ask for a previously questioned present witness to be questioned again in the same hearing if the judge allows it.
Neni 434 434.1 Në qoftë se gjyqtari e urdhëron një gjë të tillë, në sallën e gjykimit mbeten të qëndrojnë dëshmitarët dhe ekspertët e pyetur. 434.2 Po që se pala kërkon, dëshmitari i pranishëm, që është pyetur më parë, mund të merret përsëri në pyetje në të njëjtën seancë, kur një gjë të këtillë e lejon gjyqtari i çështjes. - 435 Verify source ↗
Neni 435
AI-assisted research summary: The court is not bound by orders about how the main hearing is conducted, and a separate appeal against those orders is not allowed.
Neni 435 435.1 Gjykata nuk është e lidhur me aktvendimet që kanë të bëjnë me drejtimin e shqyrtimit kryesor. 435.2 Kundër aktvendimeve që kanë të bëjnë me drejtimin e shqyrtimit kryesor nuk lejohet ankim i veçantë. - 436 Verify source ↗
Neni 436
AI-assisted research summary: The court must close the main hearing after the main examination is finished and the case is ready for resolution.
Neni 436 436.1 Pasi të përfundojnë të gjitha fazat e shqyrtimit kryesor dhe pasi të jetë i gatshëm për zgjidhje kontesti, gjykata e shpallë të mbyllur shqyrtimin kryesor. 436.2 Gjykata mund ta përfundojë shqyrtimin kryesor të çështjes edhe po që se nuk ka arritur ende ndonjë shkresë që përmban prova të nevojshme për vendosje, si dhe procesverbali mbi provat e marra nga gjykata e porositur, po që se palët heqin dorë nga bisedimi rreth provave të tilla, ose kur gjyqtari i çështjes mendon se nuk ka nevojë për bisedimin e tillë. 2) Shtyrja dhe vazhdimi i seancës gjyqësore për shqyrtim kryesor - 437 Verify source ↗
Neni 437
AI-assisted research summary: The court may postpone a scheduled main hearing if legal conditions are not met or needed evidence will not be available, and it must check those conditions no later than 7 days before the hearing.
Neni 437 437.1 Gjykata mund ta shtyj seancën e konvokuar për shqyrtim kryesor para se të filloj ajo, po që se konstaton se nuk janë plotësuar prezumimet ligjore për mbajtjen e saj, apo se provat e caktuara për marrje nuk do të mund të bëhen të pranishme deri në fillimin e seancës. 437.2 Gjykata ka për detyrë që, më së voni shtatë (7) ditë para fillimit të seancës, që të bëjë verifikimin nëse janë plotësuar kushtet nga paragrafi 1 i këtij neni. 437.3 Kur e shtyn seancën , gjykata, për kohën e mbajtjes së seancës së shtyrë menjëherë i njofton të gjithë personat e thirrur më parë. - 438 Verify source ↗
Neni 438
AI-assisted research summary: The court may adjourn a started hearing only for the stated reasons, parties may request adjournment only once for the same reason, and the court must notify those present of the new hearing place and time.
Neni 438 438.1 Me propozimin e palës gjykata mund ta shtyjë seancën e filluar vetëm nga këto shkaqe: a) në qoftë se pa fajin e palës që e propozon shtyrjen e seancës nuk ka mundësi që të merret ndonjë provë e caktuar për marrje, e që është e rëndësishme për dhënien e vendimit te ligjshëm ; b) në qoftë se të dy palët bashkërisht e propozojnë shtyrjen e seancës me qëllim të zgjidhjes paqësore të kontestit apo me qëllim të pajtimit gjyqësor. 438.2 Pala mund ta propozojë shtyrjen e seancës vetëm një herë nga shkaku i njëjtë. 438.3 Kur shtyhet seanca e filluar, gjykata menjëherë i njofton personat e pranishëm për vendin dhe kohën e mbajtjes së seancës së re. 86 438.4 Gjykata nuk ka për detyrë që ta njoftojë për vendin dhe kohën e seancës së re palën që nuk ka qenë e pranishme në seancën e shtyrë përkundrejt thirrjes së rregullt. - 439 Verify source ↗
Neni 439
AI-assisted research summary: If a certain piece of evidence cannot be taken at a hearing, the court may continue the case, but later at a new hearing only that evidence may be taken and discussed.
Neni 439 Po që se në seancë nuk ka mundësi të merret ndonjë provë e caktuar. Gjykata mund të vendosë që të vazhdohet shqyrtimi i çështjes, por me kusht që me vonë, në seancë të re, të merret vetëm prova e tillë si dhe të bisedohet rreth saj. - 440 Verify source ↗
Neni 440
AI-assisted research summary: In a new hearing after an adjournment, procedural acts are repeated only if the court considers that necessary for a lawful decision.
Neni 440 Në seancën e re të caktuar pas shtyrjes së shqyrtimit të çështjes, veprimet procedurale të kryera do të kryhen përsëri vetëm po që se gjykata konsideron se një gjë e tillë është e domosdoshme për dhënien e vendimit të ligjshëm. - 441 Verify source ↗
Neni 441
AI-assisted research summary: This article limits postponements of the main hearing and requires the judge to notify the court president and take steps after any postponement.
Neni 441 441.1 Seanca për shqyrtimin kryesor të çështjes nuk mund të shtyhet për kohë të pa caktuar. 441.2 Seanca kryesore dëgjimore nuk mund të shtyhet më shumë se tridhjetë (30) ditë, përveç rasteve të përcaktuara me ligj. 441.3 Gjyqtari ka për detyrë ta njoftojë kryetarin e gjykatës për secilën shtyrje të seancës. Ky i fundit mbanë evidencë për shtyrjet e seancave për secilin gjyqtar. 441.4 Në qoftë se shtyhet seanca, gjyqtari ka për detyrë që t’i merr të gjitha masat e mundshme me qëllim që të hiqen shkaqet që e kanë shkaktuar shtyrjen, si dhe me qëllim që në seancën e ardhshme të përfundoj normalisht shqyrtimi i çështjes 441.5 Kundër aktvendimit të gjykatës me të cilin shtyhet seanca apo refuzohen propozimet e palëve për shtyrjen e seancës, nuk lejohet ankim i posaçëm. - 442 Verify source ↗
Neni 442
AI-assisted research summary: If a hearing started but cannot be finished the same day, the judge must continue it on the next working day.
Neni 442 Po që se seanca e filluar nuk mund të përfundoj brenda të njëjtës ditë, gjyqtari do ta caktojë vazhdimin e seancës për ditën e ardhshme të punës (vazhdimi i seancës). - 443 Verify source ↗
Neni 443
AI-assisted research summary: The rules from Articles 437-442 also apply, as appropriate, to the preparatory hearing; the main hearing is held open to the public.
Neni 443 Dispozitat e neneve 437-442 të këtij ligji, aplikohen në mënyre të përshtatshme edhe për seancën përgatitore. 3) Mbajtja e seancës kryesore me dyer të hapura - 444 Verify source ↗
Neni 444
AI-assisted research summary: The main hearing is public, only adults may be present, and people present must not carry weapons or dangerous objects.
Neni 444 444.1 Shqyrtimi kryesor i çështjes bëhet publikisht. 444.2 Në vendin ku mbahet seanca për shqyrtimin kryesor mund të jenë të pranishëm vetëm personat e moshës madhorë. 444.3 Personat që janë të pranishëm në seancë nuk guxojnë të mbajnë armë apo mjete të rrezikshme. 444.4 Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni nuk kanë të bëjnë me rojtarët e personave që marrin pjesë në procesin gjyqësor. - 445 Verify source ↗
Neni 445
AI-assisted research summary: The court may allow all or part of a case to be heard in a closed, non-public session with a reasoned decision, but only in specified situations.
Neni 445 Gjykata lejon, me vendim të arsyetuar, që gjykimi i çështjes tërësisht apo pjesërisht, të bëhet në seancë me dyer të mbyllura/jo publike/, vetëm kur: a) është e nevojshme të ruhet një sekret zyrtar dhe rendi publik; 87 b) përmendën sekrete tregtare, apo shpikjesh, nga publikimi i të cilave do të cenoheshin interesa që mbrohen me ligj; c) përmenden rrethana nga jeta intime private e palëve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në proces. - 446 Verify source ↗
Neni 446
AI-assisted research summary: In closed hearings, only parties, their legal or proxy representatives, and interveners may stay in the courtroom; others need court permission if their presence serves their official, public, or scientific work. The judge must warn attendees that everything learned in such a hearing must be kept secret.
Neni 446 446.1 Në gjykimin e çështjeve me dyer të mbyllura lejohen të qëndrojnë në sallën e gjyqit vetëm palët, përfaqësuesit e tyre ligjor ose me prokurë dhe ndërhyrësit. Me lejen e gjykatës mund të qëndrojnë në sallën e gjyqit personat zyrtar të caktuar, punëtorët publik dhe shkencor, po që se një gjë e tillë është me interes për shërbimin e tyre, përkatësisht për veprimtarinë e tyre publike apo shkencore. 446.2 Gjyqtari do ti paralajmërojë personat që janë të pranishëm në seancë nga e cila është përjashtuar publiku, se e kanë për detyrë ta ruajnë si fshehtësi çdo gjë që mësojnë në seancën e këtillë, si dhe për pasojat e zbulimit të fshehtësisë. - 447 Verify source ↗
Neni 447
AI-assisted research summary: The court must justify and publicly announce the decision to hold the hearing closed.
Neni 447 447.1 Aktvendimin për zhvillimin e gjykimit me dyer të mbyllura gjykata duhet ta arsyetojë dhe ta shpallë publikisht. 447.2 Kundër aktvendimit me të cilin vendoset zhvillimi i gjykimit me dyer të mbyllura nuk lejohet ankim i veçantë. - 448 Verify source ↗
Neni 448
AI-assisted research summary: The rules on adequately conducting open hearings apply to the preparatory hearing and the hearing before the ordered court.
Neni 448 Dispozitat për zhvillimin e gjykimit me dyer të hapura në mënyrë adekuate do të zbatohen për seancën përgatitore dhe atë përpara gjykatës së porositur. KREU XXV SHPENZIMET PROCEDURALE 1) Përbërja e shpenzimeve procedurale - 449 Verify source ↗
Neni 449
AI-assisted research summary: Procedural costs consist of expenses made during and connected with the court process, and they also include fees for lawyers and other persons entitled by law to remuneration.
Neni 449 449.1 Shpenzimet procedurale përbëhen nga harxhimet e bëra gjatë dhe lidhur me procesin gjyqësor. 449.2 Shpenzimet procedurale përfshijnë edhe shpërblimet për punën e avokatit e të personave të tjerë të cilëve ligji u jep të drejtën e shpërblimit. - 450 Verify source ↗
Neni 450
AI-assisted research summary: Each party must initially bear the costs caused by its own procedural acts.
Neni 450 Secila palë paraprakisht vetë i bartë harxhimet që i ka shkaktuar me veprimet procedurale të veta. - 451 Verify source ↗
Neni 451
AI-assisted research summary: The party requesting evidence must prepay the costs set by the court; if both parties jointly request evidence, they must each deposit half. If the required sum is not deposited on time, the court may refuse to take the evidence, except in a stated ex officio case where the court pays from its funds.
Neni 451 451.1 Shpenzimet për dëshmitarët, ekspertet dhe për këqyrjen e sendeve ose këqyrjen në vend parapaguhen nga pala që i ka kërkuar, në shumën që ka caktuar gjykata me aktvendim. 451.2 Kur marrjen e provës e propozojnë të dy palët bashkërisht, atëherë gjykata vendos që shumën e nevojshme për pagimin e shpenzimeve paraprakisht ta deponojnë të dy palët në pjesë të barabarta. 451.3 Gjykata do të heqë dorë nga marrja e provës në qoftë se shuma e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve nuk deponohet në afatin e caktuar nga gjykata. 451.4 Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni, në qoftë se gjykata cakton sipas detyrës zyrtare marrjen e provave për vërtetimin e fakteve lidhur me zbatimin e nenit 3 paragrafi 3 të këtij ligji, kurse palët nuk e deponojnë shumën e caktuar, atëherë shpenzimet për marrjen e provave do të paguhen nga mjetet e gjykatës. - 452 Verify source ↗
Neni 452
AI-assisted research summary: Court costs are generally borne by the losing party, and the court may adjust costs when a party succeeds only partly.
Neni 452 88 452.1 Pala e cila e humbë procesin gjyqësor tërësisht ka për detyrë që palës kundërshtare gjyqfituese, dhe ndërhyrësit që i është bashkuar, t’ia shpërblej të gjitha shpenzimet gjyqësore. 452.2 Po që se paditësi vetëm pjesërisht ka sukses në procesin gjyqësor, atëherë gjykata mundet, duke marrë parasysh suksesin e arritur, të caktojë që secila palë t’i bartë shpenzimet e veta apo që njëra palë t’ia shpërblej tjetrës, dhe ndërhyrësit që i është bashkuar, pjesën proporcionale të shpenzimeve. 452.3 Gjykata mund të vendos që njëra palë t’i shpërblej të gjitha shpenzimet që kanë pasur pala kundërshtare dhe ndërhyrësi që i është bashkuar, në qoftë se pala kundërshtare nuk ka pasur sukses vetëm në pjesën proporcionalisht të pa rëndësishme të kërkesës së vet, kurse për shkak të kësaj pjese nuk janë krijuar shpenzime të veçanta. 452.4 Varësisht nga rezultati i të provuarit gjykata do të vendos nëse shpenzimet nga neni 443 paragrafi. 4 të këtij ligji do t’i bartë njëra apo të dy palët, ose shpenzimet e tilla do të mbetën në ngarkim të mjeteve financiare të gjykatës. 452.5 Kur kërkesëpadia ka të bëjë me të holla, e palën paditëse e përfaqëson avokati apo përfaqësuesi ligjor të cilit me ligj të posaçëm i njihet e drejta që t’i shpërblehen shpenzimet, atëherë shpenzimet për përfaqësim do të caktohen sipas lartësisë së kërkesës në të holla që është pranuar me aktgjykim. - 453 Verify source ↗
Neni 453
AI-assisted research summary: The court must consider only necessary expenses when deciding which costs to reimburse, and it must use any applicable tariff for lawyer fees or other expenses.
Neni 453 453.1 Me rastin e vendosjes se cilat shpenzime do t’i shpërblehen palës, gjykata do të marrë parasysh vetëm ato shpenzime që kanë qenë të nevojshme për ndjekjen e çështjes në gjyq. Se cilat shpenzime kanë qenë të nevojshme, si dhe mbi shumën e shpenzimeve, vendos gjykata duke çmuar me kujdes të gjitha rrethanat. 453.2 Po që se është parashikuar tarifa për shpërblimin e avokatëve, apo për shpenzimet tjera, atëherë këto shpenzime do të matën sipas tarifës së tillë. - 454 Verify source ↗
Neni 454
AI-assisted research summary: A party must reimburse the other party’s costs caused by its own fault or accident, regardless of who won the case.
Neni 454 454.1 Pala ka për detyrë që, pavarësisht nga ajo se cili e ka fituar procesin gjyqësor, t’ia shpërblej palës kundërshtare shpenzimet që ia ka shkaktuar me faj të vet ose me rastin që i ka ndodhur asaj. 454.2 Gjykata mund të vendos që përfaqësuesi ligjor apo me prokurë i palës t’ia shpërblej palës kundërshtare shpenzimet që ia ka shkaktuar me faj të vet. 454.3 Për kërkesat për shpërblimin e shpenzimeve nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni gjykata duhet të vendos me aktvendim pavarësisht nga vendimi mbi çështjen kryesore. - 455 Verify source ↗
Neni 455
AI-assisted research summary: If the defendant did not cause the lawsuit and admitted the claim while ready to perform the obligation, the plaintiff must pay the defendant’s procedural costs.
Neni 455 Në qoftë se i padituri nuk i ka dhënë shkas padisë, nga shkaku se e ka pohuar kërkesëpadinë dhe ka qenë i gatshëm ta përmbushë detyrimin e vet, paditësi duhet t’ia shpërblej të paditurit shpenzimet e procedurës. - 456 Verify source ↗
Neni 456
AI-assisted research summary: A plaintiff who withdraws a lawsuit must reimburse the defendant’s procedural costs, unless the lawsuit is withdrawn immediately after the defendant has fulfilled the obligation. A party that withdraws an appeal-type remedy must reimburse the opposing party’s costs for that remedy.
Neni 456 456.1 Paditësi që e tërheqë padinë ka për detyrë që të paditurit t’ia shpërblej shpenzimet procedurale përveçse kur tërheqjen e padisë e ka bërë menjëherë pas përmbushjes së detyrimit nga ana e të paditurit. 456.2 Pala që e tërheqë mjetin e goditjes së vendimit ka për detyrë që palës kundërshtare t’ia shpërblej shpenzimet e krijuara lidhur me mjetin e goditjes. - 457 Verify source ↗
Neni 457
AI-assisted research summary: If a court case ends in a judicial settlement that does not resolve court costs, each party bears its own costs.
Neni 457 457.1 Secila nga palët i bartë shpenzimet e veta në qoftë se procesi gjyqësor ka përfunduar me pajtim gjyqësor me të cilin nuk është rregulluar çështja e shpenzimeve gjyqësore. 457.2 Shpenzimet e pajtimit gjyqësor të tentuar, por pa sukses, bëjnë pjesë në shpenzimet procedurale. - 458 Verify source ↗
Neni 458
AI-assisted research summary: If a claim to exclude items from compulsory enforcement is accepted and the defendant-creditor had reasonable grounds to believe no third-party rights existed, the court decides that each party pays its own costs.
Neni 458 89 Në qoftë se në gjykimin sipas padisë për përjashtimin e sendeve nga ekzekutimi i detyrueshëm pranohet kërkesëpadia, kurse gjykata konstaton se i padituri, si kreditor në procedurën përmbaruese ka pasur shkaqe të justifikueshme të konsiderojë se nuk ekzistojnë të drejtat e personave të tretë mbi sendet e tilla, atëherë gjykata do të vendosë që secila nga palët i bartë shpenzimet e veta. - 459 Verify source ↗
Neni 459
AI-assisted research summary: Co-litigants must share court costs equally, unless the court allocates them proportionally because their shares in the dispute differ significantly.
Neni 459 459.1 Bashkëndërgjyqësit i bartin shpenzimet gjyqësore në pjesë të barabarta. 459.2 Po që se ekzistojnë dallime të rëndësishme në pikëpamje të pjesëve që u takojnë në objektin e kontestit, gjykata do të caktojë, sipas përpjesëtimit të pjesëve të tilla, sa do të jetë pjesa e shpenzimeve të cilën do ta shpërblej secili bashkëndërgjyqës veç e veç. 459.3 Bashkëndërgjyqësit që janë përgjegjës solidar në pikëpamje të çështjes kryesore, përgjigjen solidarishtë edhe për shpenzimet që duhet paguar palës kundërshtarë gjyqfituese. 459.4 Për shpenzimet e shkaktuara me veprimet procedurale të veçanta të një bashkëndërgjyqësi, bashkëndërgjyqësit e tjerë nuk janë përgjegjës. - 460 Verify source ↗
Neni 460
AI-assisted research summary: If the public prosecutor or Ombudsperson participates in a contentious proceeding as a party, they are entitled to procedural costs but not to payment for the work done.
Neni 460 Kur prokurori publik apo Ombudspersoni marrin pjesë në procesin kontestimor si palë ndërgjyqëse, atyre u takon e drejta në shpenzimet procedural sipas dispozitave të këtij ligji, por jo edhe e drejta e shpërblimit për punën e kryer. - 461 Verify source ↗
Neni 461
AI-assisted research summary: Procedural cost rules also apply to parties represented by a public representative.
Neni 461 Dispozitat mbi shpenzimet procedurale zbatohen edhe për palët që i përfaqëson përfaqësuesi publik. Në rast të këtillë shpenzimet procedurale e përfshijnë edhe shumën që do t’i njihej palës në emër të shpërblimit për avokatin si përfaqësues me prokurë. - 462 Verify source ↗
Neni 462
AI-assisted research summary: Rregullon kur i padituri i ri ose paraardhësi juridik mund të kërkojë ose duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore në lidhje me një zëvendësim në rolin e të paditurit.
Neni 462 462.1 Në qoftë se paraardhësi juridik i emëruar e merr përsipër rolin e të paditurit, i padituri paraprak nuk mund ta paraqesë kërkesën që t’i paguhen shpenzimet procedurale të gjykimit nga i cili ka dalë jashtë. 462.2 Paraardhësi juridik i të paditurit, po që se del gjyqfitues, mund t’i kërkojë si pjesë e shpenzimeve të t’ia edhe shpenzimet e të paditurit paraprak. 462.3 Po që se gjykimi mbaron në disfavor të të paditurit të ri, atëherë ky ka për detyrë që paditësit t’ia paguaj shpenzimet të cilat me aktivitetin e tij i ka shkaktuar i padituri paraprak. - 463 Verify source ↗
Neni 463
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for claiming litigation costs: the party must specify the costs and evidence, and the court decides on the request under the listed timing and decision rules.
Neni 463 463.1 Për pagimin e shpenzimeve procedurale gjykata vendosë vetëm me kërkesën e specifikuar të palës, pa bërë asnjë shqyrtim verbalisht lidhur me kërkesën. 463.2 Pala ka për detyrë që në kërkesën e saj në mënyrë të specifikuar t’i tregoj shpenzimet për të cilat kërkon shpërblim, duke parashtruar prova për shpenzimet e bëra, po që se nuk ekzistojnë provat e tilla në dosjen e lëndës. 463.3 Pala duhet ta paraqes kërkesën për pagimin e shpenzimeve më së voni deri në përfundimin e shqyrtimit që i paraprinë vendosjes mbi shpenzimet, e po që se është fjala për dhënien e vendimit pa u bërë shqyrtim paraprakisht, atëherë pala ka për detyrë që kërkesën për shpenzimet e procedurës ta parashtrojë në propozimin mbi të cilin gjykata duhet të vendosë. 463.4 Për kërkesën e palës për pagimin e shpenzimeve të procedurës, gjykata do të vendos në aktgjykimin ose aktvendimin me të cilin përfundon procedura përpara kësaj gjykate. 463.5 Gjatë zhvillimit të procedurës gjykata vendosë me aktvendim të veçantë për pagimin e shpenzimeve të procedurës vetëm atëherë kur e drejta e shpërblimit nuk varet fare nga vendimi mbi çështjen kryesore. 90 463.6 Në rastin nga neni 456 të këtij ligji, në qoftë se tërheqja e padisë, apo e mjetit me të cilin është goditur vendimi i shkallës së parë, nuk është bërë gjatë shqyrtimit direkt të çështjes nga gjykata e shkallës së dytë, kërkesa për shpërblimin e shpenzimeve mund të paraqitet brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas marrjes së njoftimit për tërheqjen e padisë, përkatësisht mjetit të goditjes. - 464 Verify source ↗
Neni 464
AI-assisted research summary: When a partial judgment is issued, the court may leave the decision on procedural costs for the final decision.
Neni 464 Me rastin e dhënies së aktgjykimit të pjesshëm gjykata mund të vendose që vendosjen mbi shpenzimet procedurale ta lejë për vendimin përfundimtar. - 465 Verify source ↗
Neni 465
AI-assisted research summary: The court must decide on costs in certain appeal-related outcomes, and may apply Article 3 even when the challenged decision is only partly annulled.
Neni 465 465.1 Kur gjykata e hedhë poshtë ose e refuzon mjetin e goditjes së vendimit, atëherë ajo duhet të vendos edhe për shpenzimet e krijuara në procedurën sipas mjetit të tillë të goditjes. 465.2 Kur gjykata e ndryshon vendimin sipas mjetit të goditjes, apo kur e anulon vendimin e goditur dhe e hedhë poshtë padinë si të palejueshme, atëherë ajo duhet të vendosë për të gjitha shpenzimet e procedurës. 465.3 Kur anulohet vendimi, kundër të cilit është paraqitur mjeti i goditjes dhe lënda kthehet për rigjykim, do të lihet që për shpenzimet lidhur me procedurën sipas mjetit të goditjes të vendoset me vendimin përfundimtar. 465.4 Gjykata mund të veprojë sipas dispozitës së nenit 3 të këtij neni edhe kur vendimin, kundër të cilit është ngritur mjeti i goditjes, vetëm pjesërisht e anulon. - 466 Verify source ↗
Neni 466
AI-assisted research summary: The second-instance court must decide both appeals in one decision when one side appeals only costs and the other appeals the main issue.
Neni 466 466.1 Vendimi mbi shpenzimet i përmbajtur në aktgjykim mund të goditet vetëm me ankesën kundër aktvendimit, po që se njëkohësisht nuk goditet edhe vendimi mbi çështjen kryesore. 466.2 Dispozita e paragrafit të më sipërm zbatohet edhe kur vendimi, me të cilin përfundon procedura e shkallës së parë, ose procedura sipas mjetit të goditjes, e ka formën e aktvendimit, e jo të aktgjykimit. 466.3 Po që se njëra palë e godet aktgjykimin vetëm në pikëpamje të shpenzimeve, e tjetra në pikëpamje të çështjes kryesore, atëherë gjykata e shkallës së dytë do të vendosë me të njëjtin vendim mbi të dy mjetet e goditjes. 2) Shpenzimet në procedurën e sigurimit të provës - 467 Verify source ↗
Neni 467
AI-assisted research summary: The party that asks for evidence to be secured must bear the procedure costs and pay the opposing party’s costs; it may later recover those costs as court costs depending on the outcome of the later case.
Neni 467 467.1 Shpenzimet e procedurës për sigurimin e provave i bartë pala e cila e ka paraqitur kërkesën për sigurimin e provës (paraprova). Ajo ka për detyrë që t’i paguaj edhe shpenzimet palës kundërshtare, respektivisht përfaqësuesit të përkohshëm të emëruar të asaj. 467.2 Këto shpenzime propozuesi i sigurimit të provës mund t’i realizoj me vonë si shpenzime gjyqësore, varësisht nga suksesi në procesin gjyqësor të mëvonshëm. 3) Lirimi nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore - 468 Verify source ↗
Neni 468
AI-assisted research summary: Gjykata may relieve a party from court costs if paying them would significantly reduce funds needed for the party’s and close family’s basic support.
Neni 468 468.1 Gjykata e liron nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore palën e cila, sipas gjendjes së vet të përgjithshme pasurore është në pamundësi t’i përballojë ato shpenzime pa dëmtuar ushqimin e domosdoshëm të vet dhe të familjes së ngushtë të saj. 468.2 Lirimi nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore përfshin lirimin nga pagimi i taksave gjyqësore dhe lirimin nga deponimi i paradhënies për shpenzimet e dëshmitarëve, të ekspertëve të këqyrjes në vend si dhe të shpalljeve gjyqësore. 468.3 Gjykata mund ta lirojë palën vetëm nga taksat gjyqësore po që se me pagimin e tyre do të pakësoheshin dukshëm mjetet për ushqimin e saj dhe të familjes së ngushtë të saj. 91 468.4 Me rastin e dhënies së aktvendimit mbi lirimin nga detyrimi i pagimit të shpenzimeve gjyqësore gjykata duhet t’i çmojë me kujdes të gjitha rrethanat, e sidomos do ta marrë parasysh vlerën e objektit të kontestit, numrin e anëtarëve të familjes dhe të ardhurat që i ka ajo dhe anëtarët e familjes së saj. 468.5 Vendimin mbi lirimin nga shpenzimet gjyqësore gjykata e jep brenda afatit prej shtatë (7) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. - 469 Verify source ↗
Neni 469
AI-assisted research summary: The first-instance court decides on exemption from court costs on the party’s proposal, the party must submit a wealth certificate, the court may gather wealth information if needed, and no appeal is allowed against the order approving the proposal.
Neni 469 469.1 Vendimin mbi lirimin nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore e jep gjykata e shkallës së parë me propozimin e palës. 469.2 Pala ka për detyrë që, bashkë me propozimin, të paraqes certifikatën mbi gjendjen pasurore të dhënë nga organi kompetent. 469.3 Kur kjo është e nevojshme edhe vet gjykata mund të marrë sipas detyrës zyrtare të dhëna të domosdoshme dhe njoftime mbi gjendjen pasurore të palës që e kërkon lirimin, e për këtë gjë mund të dëgjohet edhe pala kundërshtare. 469.4 Kundër aktvendimit me të cilin aprovohet propozimi nuk lejohet ankimi. - 470 Verify source ↗
Neni 470
AI-assisted research summary: If a party is exempt from all court costs and asks for it, the first-instance court must appoint a lawyer if needed to protect that party’s rights.
Neni 470 470.1 Kur pala është liruar nga pagimi i të gjitha shpenzimeve gjyqësore, gjykata e shkallës së parë, me kërkesën e saj, vendos që ta përfaqësoj avokati, po që se kjo është e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të saja. 470.2 Pala të cilës i është caktuar përfaqësuesi lirohet nga pagimi i harxhimeve faktike dhe i shpërblimit të përfaqësuesit të caktuar. 470.3 Si përfaqësues i palës caktohet avokati të cilin e zgjedhë kryetari i gjykatës . 470.4 Përfaqësuesi i emëruar mund të kërkojë, për shkaqe të arsyeshme, që të shkarkohet nga detyra e përfaqësimit të palës. Mbi kërkesën e avokatit vendosë gjyqtari i çështjes. 470.5 Kundër aktvendimit mbi shkarkimin e avokatit nuk lejohet ankimi. 470.6 Kundër aktvendimit të kryetarit të gjykatës me të cilin pranohet kërkesa e palës për emërimin e përfaqësuesit nuk lejohet ankimi. - 471 Verify source ↗
Neni 471
AI-assisted research summary: If a party is exempted from all court costs, the court must advance the expenses from its funds for witnesses, experts, direct inspection, publication of court notices, and the actual expenses of the appointed representative.
Neni 471 Kur pala është liruar nga të gjitha shpenzimet gjyqësore, nga mjetet financiare të gjykatës bëhet parapagimi për shpenzimet e dëshmitarëve, ekspertëve, këqyrjes direkte si dhe të publikimit të shpalljeve gjyqësore dhe harxhimeve faktike të përfaqësuesit të caktuar. - 472 Verify source ↗
Neni 472
AI-assisted research summary: The first-instance court may cancel the order exempting a party from court costs and appointing a representative if the party can pay all procedural costs.
Neni 472 472.1 Aktvendimi mbi lirimin nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore dhe mbi emërimin e përfaqësuesit mund të anulohet nga gjykata e shkallës së parë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, po që se vërtetohet se pala është në gjendje t’i bartë të gjitha shpenzimet procedurale. Në rast të këtillë gjykata duhet të vendos nëse pala do t’i kompensojë krejtësisht apo pjesërisht shpenzimet dhe taksat gjyqësore nga të cilat është liruar me parë, si dhe harxhimet faktike dhe shpërblimin për përfaqësuesin e emëruar nga gjykata. 472.2 Në rastin nga paragrafët e sipërme, së pari duhet kompensuar shumat e paguara nga mjetet financiare të gjykatës. - 473 Verify source ↗
Neni 473
AI-assisted research summary: This article says certain court fees and expenses are part of litigation costs, the court decides who pays them, and the first-instance court collects them from the liable party.
Neni 473 473.1 Taksat dhe shpenzimet e paguara nga mjetet financiare të gjykatës, si dhe harxhimet faktike dhe shpërblimi për përfaqësuesin e emëruar të palës përbëjnë pjesë të shpenzimeve gjyqësore. 92 473.2 Për pagimin e shpenzimeve të tilla nga pala kundërshtare, që e humb procesin gjyqësor, vendosë gjykata në bazë të dispozitave ligjore mbi detyrimin me pagimin e shpenzimeve gjyqësore. 473.3 Taksat gjyqësore dhe shpenzimet e paguara nga mjetet financiare të gjykatës arkëtohen sipas detyrës zyrtare nga gjykata e shkallës së parë prej palës së ngarkuar për pagimin e shpenzimeve të tilla. 473.4 Në qoftë se kundërshtari i palës së liruar nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore është ngarkuar me pagimin e shpenzimeve gjyqësore, kurse konstatohet se ai nuk është në gjendje t’i paguaj ato, gjykata pas konstatimit të tillë mund të vendos që shpenzimet nga paragrafi 1 të këtij neni t’i paguajë tërësisht apo pjesërisht pala e liruar, pikërisht nga objekti i kontestit që i takon si palë gjyqfituese. Me këtë detyrim të palës gjyqfituese, të liruar më parë nga pagimi i shpenzimeve gjyqësore, nuk prekët e drejta e saj që t’i paguhen nga pala kundërshtare gjyqhumbëse të gjitha shpenzimet gjyqësore sipas rregullave të përgjithshme. P J E S A E T R E T Ё PROCEDURAT E POSAÇME KONTESTIMORE KREU XXVI PROCEDURA NE KONTESTET NGA MARREDHENIA E PUNES - 474 Verify source ↗
Neni 474
AI-assisted research summary: If this chapter has no special rules, other provisions of this law apply to disputes arising from an employment relationship.
Neni 474 Në qoftë se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në kontestet nga marrëdhënia e punës zbatohen dispozitat tjera të këtij ligji. - 475 Verify source ↗
Neni 475
AI-assisted research summary: In labor disputes, the court must always consider the need for speedy resolution, especially when setting deadlines and summoning hearings.
Neni 475 Në kontestet nga marrëdhënia e punës, e sidomos me rastin e caktimit të afateve dhe konvokimit të seancave gjyqësore, gjykata gjithmonë do të ketë parasysh nevojën e zgjidhjes së ngutshme të kontesteve nga marrëdhënia e punës. - 476 Verify source ↗
Neni 476
AI-assisted research summary: When a judgment orders performance of an obligation, the court must set a 7-day deadline.
Neni 476 Në aktgjykimin me të cilin urdhërohet përmbushja e ndonjë detyrimi gjykata cakton afat shtatë (7) ditor (afati paritiv). - 477 Verify source ↗
Neni 477
AI-assisted research summary: An appeal against a judgment or order must be filed within 7 days.
Neni 477 Afati për paraqitjen e ankesës kundër aktgjykimit apo kundër aktvendimit është shtatë (7) ditor. KREU XXVII PROCEDURA NË KONTESTET PËR SHKAK TË PENGIMIT TË POSEDIMIT - 478 Verify source ↗
Neni 478
AI-assisted research summary: If this chapter has no special rules, disputes about disturbance of possession are resolved under the other provisions of this law.
Neni 478 Po që se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në kontestet për shkak të pengimit të posedimit zbatohen dispozitat tjera të këtij ligji. - 479 Verify source ↗
Neni 479
AI-assisted research summary: When setting deadlines and convening hearings, the court must pay attention to the need for urgent resolution of disputes concerning interference with possession, while considering the circumstances of each case.
Neni 479 Me rastin e caktimit të afateve dhe konvokimit të seancave gjykata gjithmonë i kushton kujdes nevojës së zgjidhjes së ngutshme të kontesteve për shkak të pengimit të posedimit, por duke marrë parasysh natyrën e secilit rast konkret. - 480 Verify source ↗
Neni 480
AI-assisted research summary: In possessory disturbance cases, review is limited to the last state of possession and the disturbance itself.
Neni 480 Shqyrtimi i çështjes sipas padisë për shkak të pengimit të posedimit do të kufizohet vetëm në konstatimin dhe të provuarit e fakteve të gjendjes së fundit të posedimit dhe të pengimit të bërë. Përjashtohet mundësia e shqyrtimit lidhur me të drejtën e posedimit, me bazën juridike, ndërgjegjshmërinë ose pandërgjegjshmërinë e posedimit. Përjashtohet mundësia që në kontestet për shkak të pengimit të 93 posedimit të parashtrohet kërkesa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar me anë të veprimeve me të cilat është bërë pengimi i posedimit. - 481 Verify source ↗
Neni 481
AI-assisted research summary: The court sets the time for parties’ obligations based on the facts of each case; an appeal must be filed within 7 days; for important reasons, the court may let an appeal not stop enforcement; and revision is not allowed against rulings in possession-interference disputes.
Neni 481 481.1 Afatin për përmbushjen e detyrimeve që u janë caktuar palëve gjykata e cakton varësisht nga rrethanat e çdo rasti konkret. 482.2 Afati për paraqitjen e ankesës është shtatë (7) ditor. 483.3 Për shkaqe të rëndësishme gjykata mund të vendosë që ankesa mos ta pengojë përmbarimin e aktvendimit. 483.4 Kundër aktvendimeve të dhëna në kontestet për shkak të pengimit të posedimit revizioni nuk është i lejuar. - 482 Verify source ↗
Neni 482
AI-assisted research summary: The plaintiff loses the right to perform the judgment obligation in enforcement proceedings if they do not start enforcement proceedings within 30 days after the relevant deadline expires.
Neni 482 Paditësi e humbe të drejtën që në procedurën përmbaruese të përmbushë detyrimin e aktvendimit me të cilin i padituri urdhërohet që ta përmbushë detyrimin e caktuar, po që se nuk e ka iniciuar procedurën përmbaruese brenda afatit prej 30 ditësh pas skadimit të afatit paritiv. - 483 Verify source ↗
Neni 483
AI-assisted research summary: A concluded procedure in possession-disturbance disputes may be repeated only for the reasons listed in article 232(a) and (b), and only within 30 days from when the final decision becomes final.
Neni 483 Përsëritja e procedurës së përfunduar me vendim të formës së prerë në kon-testet për shkak të pengimit të posedimit lejohet vetëm nga shkaqet e përcaktuara në nenin 232 pika a) dhe b) të këtij ligji, dhe vetëm brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën është bërë i formës së prerë aktvendimi përfundimtar. KREU XXVIII PROCEDURA NE KONTESTET E VLERES SE VOGEL - 484 Verify source ↗
Neni 484
AI-assisted research summary: If this chapter has no special provisions, other provisions of the law apply in court proceedings for resolving small-value disputes.
Neni 484 Po që se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në procesin gjyqësor për zgjidhjen e kontesteve të vlerës së vogël zbatohen dispozitat tjera të këtij ligji. - 485 Verify source ↗
Neni 485
AI-assisted research summary: This provision defines when a dispute counts as a small-value dispute, mainly where the amount claimed is no more than 500 Euro.
Neni 485 485.1 Konteste të vlerës së vogël, në vështrim të dispozitave të këtij kreu, janë kontestet në të cilat kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesa në të holla, shuma e të cilave nuk është më e madhe se 500 Euro. 485.2 Si konteste të vlerës së vogël konsiderohen edhe kontestet në të cilat kërkesëpadia nuk ka të bëjë me kërkesë në të holla, por në të cilat paditësi në padinë e tij ka theksuar se pranon që, në vend të përmbushjes së kërkesës jo në të holla, t’i paguhet shuma e të hollave që nuk është me e madhe se 500 Euro. 485.3 Kontest i vlerës së vogël konsiderohet edhe ai në të cilin objekt i kërkesëpadisë nuk është shuma e të hollave, por dorëzimi i sendit të luajtshëm vlera e të cilit, e treguar në padi nga paditësi, nuk e kalon shumën prej 500 Euro. - 486 Verify source ↗
Neni 486
AI-assisted research summary: Some disputes are not treated as small-value disputes.
Neni 486 Nuk konsiderohen konteste të vlerës së vogël, në kuptimin e dispozitave të këtij kreu, kontestet lidhur me sendet e paluajtshme, kontestet nga marrëdhëniet e punës dhe kontestet për shkak të pengimit të posedimit. - 487 Verify source ↗
Neni 487
AI-assisted research summary: In small-value dispute lawsuits, a special appeal is allowed only against the ruling that ends the first-instance proceedings.
Neni 487 487.1 Në procedurën sipas padisë për zgjidhjen e kontestit më vlerë të vogël ankimi i veçantë lejohet vetëm kundër aktvendimit me të cilin përfundon procesi gjyqësor i shkallës së parë. 94 487.2 Aktvendimet e tjera, kundër të cilave sipas këtij ligji lejohet ankimi i veçantë mund të goditën vetëm me anë të ankesës kundër vendimit me të cilin përfundon procedura. 487.3 Aktvendimet nga paragrafi 2 e këtij neni nuk u dërgohen palëve posaçërisht, por shpallën në seancë gjyqësorë dhe inkorporohen në vendimin përfundimtar. - 488 Verify source ↗
Neni 488
AI-assisted research summary: In small-claims proceedings, the hearing minutes must include specified essential items, in addition to the data required by Article 135(1).
Neni 488 Në procedurën për zgjidhjen e kontesteve me vlerë të vogël, procesverbali nga seanca për shqyrtimin kryesor, përveç të dhënave nga neni 135 paragrafi 1 i këtij ligji, përmban: a) deklaratat e palëve me rëndësi esenciale, e sidomos ato me të cilat tërësisht apo pjesërisht pohohet kërkesëpadia, ose hiqet dorë nga kërkesëpadia, me të cilat ndryshohet apo tërhiqet padia, si dhe deklarata mbi heqjen dorë nga e drejta e ankimit; b) përmbajtjen esenciale të provave të marra; c) vendimet kundër të cilave lejohet ankimi dhe që janë shpallur në seancën për shqyrtimin kryesor të çështjes; d) nëse palët kanë qenë të pranishme me rastin e shpalljes së aktgjykimit, e po që se kanë qenë të pranishme, a janë udhëzuar në cilat kushte mund të bëjnë ankim. - 489 Verify source ↗
Neni 489
AI-assisted research summary: If the plaintiff increases a claim above 500 Euro, the case continues under the general contentious procedure; if the plaintiff reduces it below 500 Euro before the end of the main hearing, the case continues under the small-value dispute rules.
Neni 489 489.1 Po që se pala paditëse e ndryshon kërkesëpadinë me anë të zmadhimit të saj duke kapërcyer kështu kufirin prej 500 Euro, procedura e filluar do të vazhdohet dhe përfundohet sipas dispozitave për procedurën kontestimore të përgjithshme të këtij ligji. 489.2 Po që se paditësi deri në përfundimin e seancës për shqyrtimin kryesor të çështjes që është duke u zhvilluar sipas dispozitave mbi procedurën e përgjithshme kontestimore e zvogëlon kërkesëpadinë nën shumën prej 500 Euro, procedura e mëtejme do të zhvillohet sipas rregullave të këtij ligji për procedurën për zgjidhjen e kontesteve me vlerë të vogël. - 490 Verify source ↗
Neni 490
AI-assisted research summary: Nëse paditësi nuk paraqitet në seancën e parë të shqyrtimit kryesor, me thirrje të rregullt, konsiderohet se e ka tërhequr padinë, përveç kur i padituri kërkon vazhdimin e shqyrtimit në mungesë të tij.
Neni 490 490.1 Në qoftë se paditësi nuk vjen në seancën e parë të shqyrtimit kryesor të çështjes, përkundrejt thirrjes së rregullt, do të konsiderohet se e ka tërhequr padinë, përveçse kur i padituri në seancën e tillë kërkon që të vazhdohet me shqyrtimin e çështjes në mungesë të paditësit. 490.2 Po që se nga seanca e parë për shqyrtimin e çështjes kryesore mungojnë të dy palët ndërgjyqëse, përkundrejt thirrjes së rregullt, do të konsiderohet se paditësi e ka tërhequr padinë. - 491 Verify source ↗
Neni 491
AI-assisted research summary: In small-claims cases, parties may appeal only on limited grounds, and the court must state those grounds in its decision.
Neni 491 491.1 Aktgjykimi ose aktvendimi me të cilin përfundohet procedura e zgjidhjes së kontestit me vlerë të vogël mund të goditet me ankesë vetëm për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave mbi procedurën kontestimore dhe për shkak të zbatimit të gabuar të së drejtës materiale. 491.2 Në aktgjykimin, përkatësisht aktvendimin nga paragrafi 1 të këtij neni ,gjykata ka për detyrë t’i përmendë shkaqet në bazë të të cilave mund të bëhet ankimi. 491.3 Kundër aktgjykimit ose aktvendimit të shkallës së parë nga paragrafi 1 të këtij neni, palët mund të ankohen brenda afatit prej shtatë (7) ditësh. 491.4 Në procedurën e zgjidhjes së kontesteve me vlerë të vogël afati paritiv për përmbushjen e premtimit dhe ai për dhënien e vendimit plotësues është shtatë (7) ditor. KREU XXIX PROCEDURA E DHËNIES SË URDHËRPAGESËS - 492 Verify source ↗
Neni 492
AI-assisted research summary: If this chapter has no special rules, the general contentious-procedure rules of this law apply to issuing a payment order.
Neni 492 95 Në qoftë se në këtë kapitull nuk ekzistojnë dispozita të posaçme, në procedurën e dhënies së urdhërpagesës zbatohen dispozitat e këtij ligji me të cilat është rregulluar procedura e përgjithshme kontestimore. - 493 Verify source ↗
Neni 493
AI-assisted research summary: A court must issue a payment order when a money claim is due and supported by a reliable document attached to the lawsuit.
Neni 493 493.1 Kur kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesë në të holla që është bërë e realizueshme, e që provohet me dokument të besueshëm që i është bashkangjitur padisë në origjinal apo kopje të legalizuar, atëherë gjykata do ta urdhëroj të paditurin që ta përmbushë kërkesëpadinë (urdhërpagesa). 493.2 Dokumente të besueshme konsiderohen sidomos: a) dokumentet publike; b) dokumentet private, në të cilat nënshkrimin e debitorit e ka verifikuar organi kompetent për verifikime; c) kambialet dhe çeqet me protestë dhe faturë kthyese, po që se janë të nevojshme për themelimin e kërkesës; d) ekstraktet e verifikuara nga librat afariste për pagesat e shërbimeve komunale të furnizimit me ujë, energji elektrike dhe bartjen e mbeturinave; e) faturat; f) dokumentet që sipas dispozitave ligjore të posaçme kanë rëndësinë e dokumenteve publike. 493.3 Gjykata e jep urdhërpagesën, edhe kur paditësi nuk e kërkon një gjë të tillë, po që se i gjen të plotësuara kushtet për dhënien e saj. - 494 Verify source ↗
Neni 494
AI-assisted research summary: Gjykata jep urdhërpagesë vetëm kur plotësohen kushtet e caktuara; për kërkesa deri në 500 Euro, mund ta japë edhe pa dokument të besueshëm nëse janë treguar baza juridike, shuma dhe provat. Urdhërpagesa sipas paragrafit 1 mund të jepet vetëm kundër debitorit kryesor.
Neni 494 494.1 Në rastet në të cilat, sipas Ligjit mbi procedurën përmbaruese, mund të kërkohet ekzekutimi në bazë të dokumentit të besueshëm, gjykata e jep urdhërpagesën vetëm po që se paditësi e bënë të besueshëm ekzistimin e interesit juridik për dhënien e urdhërpagesës. 494.2 Po që se paditësi nuk e bënë të besueshëm ekzistimin e interesit juridik për dhënien e urdhërpagesës, gjykata e hedhë poshtë padinë si të palejueshme. 494.3 Kur kërkesëpadia ka të bëjë me kërkesën në të holla që është bërë e realizueshme e që nuk është më e madhe se 500 Euro, gjykata e jep urdhërpagesën kundër të paditurit edhe po që se padisë nuk i është bashkangjitur dokumenti i besueshëm, por në padi është treguar baza juridike e kërkesës dhe shuma e detyrimit si dhe provat me anë të të cilave mund të provohet vërtetësia e pretendimeve të paditësit. 494.4 Urdhërpagesa nga paragrafi l e këtij neni mund të jepet vetëm kundër debitorit kryesor. - 495 Verify source ↗
Neni 495
AI-assisted research summary: Gjykata mund ta lëshojë urdhërpagesën pa seancë dhe i padituri duhet brenda afatit të paguajë kërkesën me shpenzime ose të paraqesë prapësim.
Neni 495 495.1 Urdhërpagesën gjykata e jep pa konvokuar kurrfarë seance gjyqësore dhe vetëm në bazë të materialit procedural të përmbajtur në padi. 495.2 Në urdhërpagesë gjykata do të caktojë se i padituri ka për detyrë që brenda shtatë (7) ditësh, kurse në kontestet lidhur me kambialin dhe çekun brenda tri (3) ditësh, pasi t’i dorëzohet urdhërpagesa me shkrim ta përmbushë kërkesën e padisë bashkë me shpenzimet gjyqësore që i ka caktuar gjykata, ose që brenda të njëjtit afat ta paraqesë prapësimin kundër urdhërpagesës. Në urdhërpagesë gjykata e paralajmëron të paditurin se prapësimi i paraqitur me vonesë do të hedhet poshtë. 495.3 Urdhërpagesa u dërgohet të dy palëve ndërgjyqëse. 495.4 Bashkë me urdhërpagesën të paditurit i dërgohet edhe padia me shkresat që i janë bashkangjitur. 96 - 496 Verify source ↗
Neni 496
AI-assisted research summary: Nëse gjykata nuk e miraton propozimin për urdhërpagesë, ajo vazhdon procedurën e përgjithshme sipas padisë; ankimi kundër këtij aktvendimi nuk lejohet.
Neni 496 496.1 Në qoftë se gjykata nuk e aprovon propozimin për dhënien e urdhërpagesës, atëherë ajo do ta vazhdojë procedurën e përgjithshme sipas padisë. 496.2 Kundër aktvendimit me të cilin nuk aprovohet propozimi për dhënien e urdhërpagesës nuk lejohet ankimi. - 497 Verify source ↗
Neni 497
AI-assisted research summary: The defendant may challenge a payment order only by objection; if the challenge concerns only procedural costs, that part may be challenged only by appeal against the decision.
Neni 497 497.1 I padituri mund ta goditë urdhërpagesën vetëm me anë të prapësimit. 497.2 Po që se urdhërpagesa goditet vetëm në pikëpamje të vendimit mbi shpenzimet procedurale, atëherë vendimi i këtillë mund të goditet vetëm me anë të ankesës kundër aktvendimit. 497.3 Në pjesën në të cilën nuk është goditur me prapësim, urdhërpagesa bëhet e formës së prerë. - 498 Verify source ↗
Neni 498
AI-assisted research summary: The court must dismiss late, incomplete, or inadmissible objections without a hearing. If an objection is filed on time, the court decides whether to hold a preparatory hearing first or go straight to the main hearing.
Neni 498 498.1 Prapësimin e vonuar, jo të plotë apo të palejueshëm gjykata e hedh poshtë pa mbajtur seancë gjyqësore. 498.2 Në qoftë se prapësimi është paraqitur brenda afatit ligjor, gjykata do të vlerësojë nëse nevojitet më parë të konvokojë seancë përgatitore apo menjëherë të konvokojë seancën për shqyrtim kryesor të çështjes. 498.3 Gjatë seancës përgatitore palët mund të parashtrojnë fakte të reja dhe të propozojnë prova të reja, kurse i padituri mund të bëjë kundërshtime të reja në pikëpamje të pjesës së goditur të urdhërpagesës. - 499 Verify source ↗
Neni 499
AI-assisted research summary: The court decides whether the payment order stays in force in full or in part, or is annulled.
Neni 499 Në aktgjykimin mbi çështjen kryesore gjykata do të vendosë nëse urdhërpagesa mbahet në fuqi tërësisht apo pjesërisht ose anulohet. - 500 Verify source ↗
Neni 500
AI-assisted research summary: Nëse i padituri kundërshton urdhërpagesën, gjykata duhet të vendosë fillimisht për atë pretendim dhe, sipas rastit, ta prishë urdhërpagesën ose të vazhdojë me çështjen kryesore.
Neni 500 500.1 Në qoftë se i padituri pretendon se nuk kanë qenë të plotësuara kushtet ligjore për dhënien e urdhërpagesës (neni 493 dhe 494), apo se ekzistojnë pengesa procedurale për procedim të mëtejmë, atëherë gjykata së pari do të vendos mbi këtë pretendim. Në qoftë se konstaton se pretendimi i tillë është i bazuar, gjykata me aktvendim do ta prishë urdhërpagesën, dhe pasi të bëhet i formës së prerë ky aktvendim do të filloj shqyrtimin e çështjes kryesore, po që se për një shqyrtim të këtillë ka vend. 500.2 Në qoftë se gjykata nuk e aprovon pretendimin e tillë, do të kalojë në shqyrtimin e çështjes kryesore, kurse aktvendimi i gjykatës do të inkorporohet ne vendimin mbi çështjen kryesore. - 501 Verify source ↗
Neni 501
AI-assisted research summary: If the court finds the claim became enforceable after the payment order was issued but before the main hearing ended, it must annul the payment order and decide the claim.
Neni 501 Po që se lidhur me prapësimin, me të cilin pretendohet se kërkesëpadia ende nuk është bërë e realizueshme, gjykata konstaton se ajo është bërë e realizueshme pas dhënies së urdhërpagesës, por para së të ketë përfunduar shqyrtimi kryesor, gjykata do ta anulojë me aktgjykim urdhërpagesën dhe do të vendos mbi kërkesëpadinë. - 502 Verify source ↗
Neni 502
AI-assisted research summary: The court must annul a payment order if it later finds it lacks subject-matter competence, and it must send the case to the court it believes is competent after the incompetence decision becomes final. If it finds territorial incompetence, it must not annul the payment order, but it must send the case to the court it believes has territorial competence after the decision becomes final.
Neni 502 502.1 Në qoftë se gjykata pas dhënies së urdhërpagesës shpallet jokompetente në pikëpamje lëndore, atëherë ajo e anulon urdhërpagesën dhe pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi inkompetencën ia dërgon lëndën gjykatës për të cilën mendon se është e kompetencës lëndore. 502.2 Po që se gjykata pas dhënies së urdhërpagesës konstaton se është inkompetente në pikëpamje territoriale, ajo nuk do ta anulojë urdhërpagesën, por pasi të bëhet i formës së prerë aktvendimi mbi inkompetencën do t’ia dërgoj lëndën gjykatës për të cilën mendon se është e kompetencës territoriale. 97 503.3 I padituri mund të pretendojë se gjykata që e ka dhënë urdhërpagesën është jokompetente në pikëpamje territoriale vetëm në prapësimin e paraqitur kundër urdhërpagesës. - 503 Verify source ↗
Neni 503
AI-assisted research summary: The defendant may object that the court lacked territorial competence, but only in the objection against the payment order, and only before the payment order is issued.
Neni 503 503.1 Gjykata mund të shpallet inkompetente në pikëpamje territoriale vetëm deri në momentin e dhënies së urdhërpagesës. 503.2 I padituri mund të pretendojë se gjykata që e ka dhënë urdhërpagesën është jokompetente në pikëpamje territoriale vetëm në prapësimin e paraqitur kundër urdhërpagesës. - 504 Verify source ↗
Neni 504
AI-assisted research summary: The court must cancel the payment order if it dismisses the complaint, and it also cancels the order if the plaintiff withdraws the complaint. The plaintiff may withdraw the complaint without the defendant’s consent until an objection is filed.
Neni 504 504.1 Kur gjykata, në rastet e përcaktuara me këtë ligj, me aktvendim e hedhë poshtë padinë, atëherë ajo me të njëherit e anulon edhe urdhërpagesën. 504.2 Paditësi mund ta tërheqë padinë pa pëlqimin e të paditurit vetëm deri në momentin e paraqitjes së prapësimit. Po qe së paditësi e tërheqë padinë, gjykata me aktvendim e anulon urdhërpagesën e dhënë. 504.3 Po që se i padituri deri në momentin e mbylljes së seancës për shqyrtim kryesor të çështjes heqë dorë nga të gjitha prapësimet e bëra, urdhërpagesa mbetet në fuqi. KREU XXX PROCEDURA NE KONTESTET TREGTARE - 505 Verify source ↗
Neni 505
AI-assisted research summary: Trade-dispute cases use this law’s general contentious-procedure rules unless this chapter says otherwise, and the procedural rules apply to all disputes within the commercial court’s competence except those covered by transfer of subject-matter competence.
Neni 505 505.1 Në procedurën për zgjidhjen e kontesteve tregtare zbatohen dispozitat e këtij ligji për procedurën e përgjithshme kontestimore, po që se në dispozitat e këtij kreu nuk është përcaktuar diç tjetër. 505.2 Rregullat procedurale për procedurën e zgjidhjes së kontesteve tregtare zbatohen në të gjitha kontestet për të cilat sipas Ligjit mbi Gjykatat është kompetente gjykata tregtare, përveçse në kontestet për të cilat është kompetente sipas tërheqjes (atraksionit) së kompetencës lëndore. - 506 Verify source ↗
Neni 506
AI-assisted research summary: As a rule, facts about the circulation of goods and services are proved by the standard business documents that accompany them.
Neni 506 Faktet lidhur me qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve të cilin e shoqërojnë dokumentet standarde afariste, si rregull, provohen me këto dokumente. - 507 Verify source ↗
Neni 507
AI-assisted research summary: A judge may convene sessions by phone or telegram in urgent cases.
Neni 507 Gjyqtari është i autorizuar që në rastet e ngutshme të konvokojë seanca me anë të telefonit apo telegramit. - 508 Verify source ↗
Neni 508
AI-assisted research summary: Revision is not allowed in commercial disputes if the disputed part of the final judgment is worth 10,000 Euro or less.
Neni 508 Revizioni në kontestet tregtare nuk lejohet në qoftë se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit të formës së prerë nuk i kalon 10.000 Euro. - 509 Verify source ↗
Neni 509
AI-assisted research summary: This article sets short deadlines for several steps in commercial dispute proceedings, and the court may set a longer deadline for non-monetary promises.
Neni 509 Në procedurën e zgjidhjes së kontesteve tregtare vlejnë këto afate: a) afati prej shtatë (7) ditësh për përgjigje në padi; b) afati prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh për paraqitjen e propozimit për kthimin në gjendjen e mëparshme nga neni 130 paragrafi 3 i këtij ligji; c) afati prej shtatë (7) ditësh për ankesën kundër aktgjykimit apo aktvendimit; d) afati prej tri (3) ditësh për paraqitjen e përgjigjes në ankesë; 98 e) afati prej shtatë (7) ditësh (afati paritiv) për përmbushjen e detyrimit në të holla, e për përmbushjen e premtimit jo në të holla gjykata mund të caktoj afat më të gjatë. - 510 Verify source ↗
Neni 510
AI-assisted research summary: Small-value commercial disputes include money claims up to EUR 3,000, certain non-money claims where the claimant accepts payment up to that amount, and movable-property disputes valued by the claimant at up to EUR 3,000.
Neni 510 510.1 Në procedurën për zgjidhjen e kontesteve tregtare të vlerës së vogël konsiderohen vetëm ato konteste në të cilat padia ka të bëjë me kërkesë në të holla e cila nuk e kalon shumën prej 3. 000 Euro. 510.2 Konsiderohen konteste të vlerës së vogël edhe kontestet në të cilat padia nuk ka të bëjë me kërkesë në të holla, por paditësi në padinë e tij deklaron se pranon që, në vend të premtimit jo në të holla, t’i paguhet shuma e të hollave që nuk e kalon atë prej 3.000 Euro. 510.3 Konsiderohet kontest i vlerës së vogël edhe kontesti në të cilin objekt kontesti nuk është shuma e të hollave por dorëzimi i sendit të luajtshëm vlera e të cilit, e përmendur nga paditësi në padi, nuk e kalon shumën prej 3.000 Euro. KREU XXXI PROCEDURA E GJYKIMEVE TE ARBITRAZHIT - 511 Verify source ↗
Neni 511
AI-assisted research summary: Parties may agree to submit a dispute to arbitration, and an arbitration agreement must be in written form.
Neni 511 511.1 Palët mund të merren vesh që zgjidhjen e kontestit, lidhur me të drejtat me të cilat mund të disponojnë lirisht, t’ia besojnë arbitrazhit. 511.2 Marrëveshja për arbitrazh mund të bëhet nga palët për zgjidhjen e kontestit të caktuar apo për zgjidhjen e kontesteve që mund të lindin midis tyre nga raporti materialo-juridik i caktuar. Marrëveshja për arbitrazhin është e vlefshme vetëm po që se është lidhur në formë të shkruar. 511.3 Marrëveshja për arbitrazh konsiderohet e lidhur në formë të shkruar edhe kur është lidhur me këmbimin e letrave, telegrameve, telekseve apo mjeteve tjera të telekomunikacionit që e mundësojnë provën e shkruar mbi marrëveshjen e përfunduar. 511.4 Marrëveshja për arbitrazh konsiderohet e lidhur në formë të shkruar edhe po që se është lidhur duke u këmbyer padia, në të cilën paditësi pretendon se ekziston marrëveshja dhe përgjigja në padi, në të cilën i padituri nuk e mohon një gjë të tillë. 511.5 Marrëveshja për arbitrazh mund të provohet vetëm me anë të shkresave. - 512 Verify source ↗
Neni 512
AI-assisted research summary: An arbitration agreement remains valid even when the clause on arbitration competence is included in general contract terms.
Neni 512 Marrëveshja për arbitrazh është e lidhur vlerësisht edhe kur dispozita mbi kompetencën e arbitrazhit përmbahet në kushtet e përgjithshme për lidhjen e kon-tratave materialo-juridike. - 513 Verify source ↗
Neni 513
AI-assisted research summary: If the parties have not agreed the number of arbitrators, each party must appoint one arbitrator, and those two must choose the chair of the arbitration.
Neni 513 513.1 Numri i arbitrave të arbitrazhit duhet të jetë gjithmonë tek. 513.2 Po që se me marrëveshjen e palëve nuk është caktuar numri i arbitrave, atëherë secila nga palët e emëron nga një arbitër, kurse këta të dy bashkë e zgjedhin kryetarin e arbitrazhit. - 514 Verify source ↗
Neni 514
AI-assisted research summary: If the parties agreed to arbitrate the dispute, the court must declare itself incompetent, annul the procedural acts already taken, and dismiss the lawsuit as inadmissible when the defendant objects.
Neni 514 514.1 Në qoftë se palët për zgjidhjen e kontestit të caktuar e kanë kontraktuar kompetencën e arbitrazhit, gjykata të cilës i është paraqitur padia për zgjidhjen e të njëjtit kontest dhe midis palëve të njëjta, sipas prapësimit të të paditurit shpallet jokompetente, i anulon veprimet procedurale të kryera dhe me aktvendim e hedhë poshtë padinë si të palejueshme. 514.2 Prapësimin nga paragrafi 1 e këtij neni pala e paditur mund ta parashtrojë më së voni në momentin e paraqitjes së përgjigjes në padi. - 515 Verify source ↗
Neni 515
AI-assisted research summary: A party may ask the other party, or a third person, to appoint an arbitrator, and the invitation only works if the inviting party has already appointed its own arbitrator and notified the other party.
Neni 515 99 515.1 Palën e cila në bazë të marrëveshjes për arbitrazh duhet ta emëroj arbitrin mund ta ftojë pala kundërshtare që brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor ta bëjë emërimin e tillë si dhe ta njoftojë për emërimin e bërë. 515.2 Ftesa nga paragrafi 1 e këtij neni është e vlefshme vetëm po që se pala e cila e ka bërë atë e ka emëruar arbitrin e vet dhe për një gjë të këtillë e ka njoftuar palën kundërshtare. 515.3 Kur në bazë të marrëveshjes për arbitrazh emërimin e arbitrave duhet ta bëjë personi i tretë, çdonjëra nga palët mund t’ia bëjë ftesën nga paragrafi 2 i këtij neni personit të tillë. 515.4 Personi i ftuar që ta bëjë emërimin e arbitrit të arbitrazhit është i lidhur me emërimin e kryer posa të njoftohet për emërimin pala kundërshtare, respektivisht njëra nga palët. - 516 Verify source ↗
Neni 516
AI-assisted research summary: If an arbitrator or arbitral chairperson is not chosen on time, the state court appoints them in the situations described here; appeals against that court decision are not allowed.
Neni 516 516.1 Ne qoftë se arbitri nuk emërohet në kohën e duhur, e nga marrëveshja nuk del diç tjetër, arbitrin e propozon gjykata shtetërore sipas propozimit të palës. 516.2 Po që se arbitrat nuk mund të pajtohen rreth zgjedhjes së kryetarit, e nga marrëveshja e palëve për arbitrazh nuk del diç tjetër, kryetarin e arbitrazhit, sipas propozimit të cilitdo arbitër apo të cilësdo palë, e emëron gjykata shtetërore. 516.3 Për emërimin e arbitrit, përkatësisht të kryetarit të arbitrazhit është kompetente gjykata e shkallës së parë e cila do të ishte kompetente për zgjidhjen e kontestit po të mos ekzistonte marrëveshja për arbitrazh. 516.4 Kundër aktvendimit të gjykatës nuk lejohet ankimi. 516.5 Pala e cila nuk dëshiron t’i shfrytëzojë autorizimet nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni mund të kërkojë me padi nga gjykata kompetente për emërimin e arbitrit apo të kryetarit të arbitrazhit që ta quaj të pavlefshme marrëveshjen për arbitrazh. - 517 Verify source ↗
Neni 517
AI-assisted research summary: Në disa raste, secila palë mund t’i kërkojë gjykatës shfuqizimin e marrëveshjes për arbitrazh.
Neni 517 517.1 Përveç rastit nga neni 516 i këtij ligji, secila nga palët mund të kërkojë me padi që gjykata shtetërore ta shfuqizojë marrëveshjen për arbitrazh në qofte së: a) palët brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga ftesa e parë për emërimin e arbitrit nuk mund të merren vesh për zgjedhjen e arbitrit që do të duhej ta emëronin bashkërisht; b) personi i cili në vete marrëveshjen për arbitrazh është emëruar arbitër nuk dëshiron apo nuk mund ta ushtrojë misionin e besuar. 517.2 Mbi padinë e ngritur është kompetente të vendos gjykata e përmendur në nenin 516 paragrafi 3 të këtij ligji. 517.3 Për në seancën për shqyrtimin e kërkesës së paditësit gjykata i fton të dy palët, por ajo mund të merr vendim edhe kur palët e ftuara rregullisht nuk paraqitën në seancën e këtillë. - 518 Verify source ↗
Neni 518
AI-assisted research summary: The arbiter must accept the mission in writing, may do so by signing the parties’ arbitration agreement, must handle the mission promptly, and is entitled to expenses and pay.
Neni 518 518.1 Deklaratën për pranimin e misionit që i është besuar arbitri duhet ta bëjë me shkrim. Një gjë të tillë arbitri mund ta bëjë edhe ashtu që e nënshkruan marrëveshjen e palëve për arbitrazh. 518.2 Arbitri ka për detyrë ta kryej misionin që i është besuar në kohën e duhur dhe t’i kryejë veprimet në procesin e arbitrazhit pa e zvarritur atë. Po që se palët nuk janë marrë vesh ndryshe, ato mund ta shkarkojnë arbitrin i cili nuk i kryen ashtu siç duhet, dhe me kohë, detyrat nga misioni që i është besuar. 518.3 Arbitri ka të drejtë në pagimin e shpenzimeve dhe shpërblimin për punën e kryer. Palët në pjesë të barabarta i bartin shpenzimet dhe shpërblimin që i takon arbitrit për punën e kryer. - 519 Verify source ↗
Neni 519
AI-assisted research summary: This article sets out when an arbitrator must be recused and how a party can request recusal.
Neni 519 100 519.1 Arbitri ka për detyrë të përjashtohet kur ekzistojnë shkaqet e përjashtimit të parashikuara për përjashtimin e gjyqtarit të gjykatës shtetërore me këtë ligj. 519.2 Përjashtimi i arbitrit mund të kërkohet nga palët edhe atëherë kur arbitri nuk i ka kualifikimet e duhura për të cilat ato janë marrë vesh, si dhe kur ai nuk i përmbushë detyrat. 519.3 Pala e cila vetë, apo bashkërisht me palën tjetër, e ka emëruar arbitrin mund ta kërkojë përjashtimin e tij vetëm nëse shkaku i përjashtimit ka lindur, apo pala ka marrë dijeni për të, pasi të jetë emëruar arbitri. 519.4 Palët mund të merren vesh për procedurën e përjashtimit të arbitrit, por nuk mund ta evitojnë zbatimin e dispozitave të paragrafit 7 të këtij neni. 519.5 Kur mungon marrëveshja nga paragrafi 4 e këtij neni, pala duhet t’ia paraqes kërkesën për përjashtimin e arbitrit arbitrazhit brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditor nga dita në të cilën ka marrë dijeni për emërimin e arbitrit apo për cilëndo rrethanë nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni. Kërkesa për përjashtimin e arbitrit duhet te jetë me shkrim dhe t’i përmbajë shkaqet e përjashtimit. 519.6 Po që se arbitri, përjashtimin e të cilit e ka kërkuar pala, nuk tërhiqet nga arbitrazhi, vendimin mbi përjashtimin e merr gjykata e arbitrazhit në përbërjen e te cilës paraqitet edhe arbitri i tillë. 519.7 Në qoftë se kërkesa për përjashtimin e arbitrit mbetet e pasuksesshme, pala që e ka bërë kërkesën e tillë mund t’i drejtohet gjykatës shtetërore nga neni 516, paragrafi 3 që ta merr vendimin për përjashtimin e arbitrit. Këtë kërkesë pala duhet ta paraqesë brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën i është dorëzuar vendimi i arbitrazhit me të cilin është refuzuar kërkesa e saj për përjashtimin e arbitrit. - 520 Verify source ↗
Neni 520
AI-assisted research summary: The arbitral tribunal may decide its own jurisdiction and the parties’ objections about the arbitration agreement. The defendant must raise a jurisdiction objection in the response to the claim, but a late objection may still be considered if the delay is justified. If the tribunal finds the dispute can be resolved there, either party may ask the state court to decide the issue within 30 days after receiving the arbitral decision.
Neni 520 520.1 Gjykata e arbitrazhit ka të drejtë që të vendosë për kompetencën e vet, si dhe mbi prapësimet e palëve lidhur me ekzistimin dhe vlefshmërinë e marrëveshjes për arbitrazh. 520.2 Prapësimin për inkompetencën e arbitrazhit i padituri duhet ta parashtrojë me anë të përgjigjes në padi. Kur konstatohet se paraqitja me vonesë e prapësimit është e justifikueshme, arbitrazhi mund ta marrë në konsideratë prapësimin e vonuar. 520.3 Po që se arbitrazhi e quan vendin kompetent për zgjidhjen e kontestit, secila nga palët mund të kërkojë nga gjykata shtetërore e përmendur ne nenin 516 paragrafi 3 i këtij ligji që të vendosë lidhur me problemin e lindur. Kërkesa duhet të paraqitet brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita në të cilën palës i është dorëzuar vendimi i arbitrazhit. - 521 Verify source ↗
Neni 521
AI-assisted research summary: Unless the parties agree otherwise, the arbitration determines its own procedure.
Neni 521 Ne qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe, procedurën e arbitrazhit e cakton vetë arbitrazhi. - 522 Verify source ↗
Neni 522
AI-assisted research summary: Arbitrazhi cannot use coercive measures or impose penalties against witnesses, parties, or other participants; it may ask the territorial state court for legal help to take evidence it cannot obtain itself.
Neni 522 522.1 Ndaj dëshmitarëve, palëve dhe personave të tjerë që marrin pjesë në procesin e arbitrazhit, arbitrazhi nuk mund të përdorë mjete shtrënguese e as të shqiptojë dënime. 522.2 Arbitrazhi mund të kërkojë nga gjykata shtetërore e kompetencës territoriale ndihmë juridike në formë të marrjes së provave të cilat nuk mund t’i merr vet. 522.3 Në procedurën e marrjes së provave do të zbatohen dispozitat e këtij ligji mbi marrjen e provave nga gjykata e porositur. - 523 Verify source ↗
Neni 523
AI-assisted research summary: Arbitrazhi mund të nxjerrë aktgjykim mbi bazën e drejtësisë (ex aequo et bono) vetëm nëse palët e kanë autorizuar.
Neni 523 Arbitrazhi mund të jep aktgjykimin në mbështetje të parimit të ndershmërisë (ex aequo et bono) vetëm po që se palët e kane autorizuar për një gjë të tillë. - 524 Verify source ↗
Neni 524
AI-assisted research summary: When an arbitration tribunal has several arbitrators, its award is decided by majority vote unless the arbitration agreement says otherwise.
Neni 524 524.1 Kur arbitrazhi përbëhet prej disa arbitrave, aktgjykimi merret me shumicën e votave, po që se me marrëveshjen për arbitrazh nuk është përcaktuar diç tjetër. 101 524.2 Në qoftë se nuk mund të arrihet shumica e duhur e votave, arbitrazhi ka për detyrë që për një gjë të këtillë t’i njoftojë palët. 524.3 Në qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe, në rastin e paragrafit 2 të këtij neni, çdonjëra nga palët ka të drejtë që me padi të kërkojë nga gjykata shtetërore e përmendur në nenin 516 paragrafi 3 deklarimin e marrëveshjes për arbitrazh të pa vlefshme për të ardhmen. - 525 Verify source ↗
Neni 525
AI-assisted research summary: Arbitrat must sign the original arbitral award and all copies; the award is still valid if one arbitrator refuses to sign, as long as a majority signed.
Neni 525 525.1 Aktgjykimi i arbitrazhit duhet ta ketë pjesën arsyetuese vetëm kur palët nuk e kanë përcaktuar të kundërtën. 525.2 Origjinalin e aktgjykimit dhe të gjitha kopjet e tij i firmosin të gjithë arbitrat. 525.3 Aktgjykimi quhet i vlefshëm edhe po që se ndonjëri nga arbitrat e refuzon firmosjen e tij, por vetëm në qoftë se atë e kanë firmosur shumica e arbitrave. Në rast të këtillë në vetë aktgjykimin duhet konstatuar faktin e refuzimit të firmosjes nga arbitri konkret. 525.4 Palëve u dorëzohen kopjet e aktgjykimit nëpërmjet gjykatës të përmendur në nenin 522 paragrafi 3 të këtij ligji. - 526 Verify source ↗
Neni 526
AI-assisted research summary: The court named in article 516(3) must keep the original judgment and the receipts for delivering the judgment to the parties.
Neni 526 Origjinali i aktgjykimit dhe dëftesat për dorëzimin e aktgjykimit palëve ruhen tek gjykata e përmendur në nenin 516 paragraf i 3 të këtij ligji. - 527 Verify source ↗
Neni 527
AI-assisted research summary: An arbitral award has the force of a final decision against the parties unless the arbitration agreement allows challenge in second-instance arbitration.
Neni 527 527.1 Aktgjykimi i arbitrazhit e ka ndaj palëve fuqinë e vendimit të formës së prerë po që se me marrëveshjen për arbitrazh nuk është përcaktuar mundësia e goditjes së aktgjykimit në arbitrazhin e shkallës së dytë. 527.2 Gjykata e përcaktuar në nenin 516 paragraf 3 i këtij ligji, me kërkesën e palëve, e vënë në kopjet e aktgjykimit klauzolën (vërtetimin) mbi plotfuqishmërinë dhe ekzekutueshmërinë e aktgjykimit. - 528 Verify source ↗
Neni 528
AI-assisted research summary: A party may ask to annul an arbitration judgment, and the state court named in Article 516(3) is competent to act on the lawsuit.
Neni 528 528.1 Aktgjykimi i arbitrazhit mund të anulohet sipas kërkesës së palës. 528.2 Për të vepruar sipas padisë është kompetente gjykata shtetërore e përmendur në nenin 516 paragrafi 3 i këtij ligji. - 529 Verify source ↗
Neni 529
AI-assisted research summary: An arbitration award may be challenged on listed grounds, including no valid arbitration agreement, procedural breaches, missing reasons or signatures, excess of mandate, unclear or contradictory dispositive part, conflict with the country’s legal order, or other grounds for retrial of a civil procedure case.
Neni 529 Anulimi i aktgjykimit të arbitrazhit mund të kërkohet: a) në qoftë se fare nuk është lidhur marrëveshja për arbitrazh apo në qoftë se ajo është e pavlefshme; b) në qoftë se në pikëpamje të përbërjes së arbitrazhit ose lidhur me dhënien e vendimit është shkelur ndonjë dispozitë e këtij ligji apo e marrëveshjes për arbitrazh të palëve; c) në qoftë se aktgjykimi nuk e ka pjesën arsyetuese sipas nenit 525 paragrafit 1 të këtij ligji, ose në qoftë se origjinali apo kopjet e aktgjykimit të arbitrazhit nuk janë firmosur në mënyrën e caktuar në nenin 525 paragrafit 2 të këtij ligji; d) në qoftë se gjykata e arbitrazhit e ka tejkaluar kufirin e detyrës së vet; e) në qoftë se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm apo kontradiktor me vetveten; f) ne qofte se gjykata konstaton se, edhe pse pala ndoshta nuk e përmend këtë shkak anulimi; aktgjykimi i arbitrazhit është në kundërshtim me rendin juridik te vendit tone; 102 g) ne qofte se ekziston ndonjëri nga shkaqet për përsëritjen e procedurës kontestimore nga neni 232 i këtij ligji. - 530 Verify source ↗
Neni 530
AI-assisted research summary: An arbitration award may be challenged in the competent court within 30 days, with special timing rules for certain grounds and an absolute one-year limit after finality.
Neni 530 530.1 Padia për anulimin e aktgjykimit të arbitrazhit mund të ngritet në gjykatën kompetente brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh. 530.2 Po që se anulimi i aktgjykimit kërkohet nga shkaqet e treguara në nenin 529 pika a) – f) të këtij ligji, afati tridhjetë (30) ditorë për padi llogaritet nga dita në të cilën aktgjykimi i është dorëzuar palës, por, po që se pala për shkakun e anulimit ka marrë dijeni më vonë, afati llogaritet nga dita e marrjes së dijenisë për të. 530.3 Në aspektin e llogaritjes së afatit kur anulimi kërkohet nga shkaku i përmendur në pikën g) të nenit 529 të këtij ligji, do të aplikohet dispozita adekuate e nenit 234 pika a) dhe b) të këtij ligji. 530.4 Pas kalimit të një (1) viti nga dita në të cilën aktgjykimi i arbitrazhit është bërë i formës së prerë nuk mund të kërkohet anulimi i aktgjykimit. - 531 Verify source ↗
Neni 531
AI-assisted research summary: Parties cannot waive the application of specified provisions of this law by agreement.
Neni 531 Palët me marrëveshje te tyre nuk mund te heqin dore nga zbatimi i nenit 519 paragrafi 1 dhe 2, nenit 525 paragrafi 2 dhe 3, dhe neneve 528 – 531 të këtij ligji. KREU XXXII DISPOZITAT TRANZITORE DHE TË FUNDIT - 532 Verify source ↗
Neni 532
AI-assisted research summary: If a first-instance court case started before this law took effect, the later procedure follows this law, and the court must take specific transitional steps in cases where hearings were already set or where the main hearing has begun.
Neni 532 532.1 Në qoftë se para hyrjes në fuqi të këtij ligji ka filluar të zhvillohet procesi gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë, atëherë procedura e mëtutjeshme do të zhvillohet sipas dispozitave të këtij ligji. 532.2 Ne çështjet juridike nga paragrafi 1 e këtij neni në të cilat është konvokuar seanca përgatitore ose ajo kryesore, por para se të ketë filluar shqyrtimi kryesor, gjykata do ta revokojë aktvendimin me të cilin është konvokuar seanca dhe do ta ftojë palën e paditur që ta paraqes me shkrim përgjigjen në padi sipas këtij ligji. 532.3 Ne çështjet nga paragrafi 1 e këtij neni, në të cilat ka filluar shqyrtimi kryesor lidhur me to, gjykata ka për detyrë që në seancën e ardhshme t’i kryeje të gjitha veprimet që duhet kryer sipas dispozitave të këtij ligji në seancën përgatitore. Mbajtja e seancës së tillë do t’i krijojë të gjitha pasojat procedurale që i ka seanca përgatitore e mbajtur sipas dispozitave të këtij ligji. - 533 Verify source ↗
Neni 533
AI-assisted research summary: This article sets transitional rules for pending court proceedings when the law starts applying.
Neni 533 533.1 Në qoftë se para fillimit të zbatimit të këtij ligji është dhënë aktgjykimi i shkallës së parë, ose aktvendimi me të cilin është përfunduar procedura në gjykatën e shkallës së parë, atëherë procedura e mëtejme do të zhvillohet sipas dispozitave të deritanishme. 533.2 Ne qoftë se pas fillimit të zbatimit të këtij ligji anulohet vendimi i shkallës së parë nga paragrafi 1 e këtij neni, atëherë procedura e mëtejme do të zhvillohet sipas këtij ligji. 533.3 Mbi revizionin e paraqitur kundër vendimit të shkallës së dytë që ka marrë formë të prerë, në gjykimin e filluar para fillimit të zbatimit të këtij ligji, vendosët sipas rregullave të procedurës kontestimore që kanë qenë në fuqi deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji. - 534 Verify source ↗
Neni 534
AI-assisted research summary: If the complaint was delivered to the defendant before this law began to apply, Article 150 does not apply in later proceedings.
Neni 534 Po që se para fillimit të zbatimit të këtij ligji padia i është dorëzuar të paditurit, atëherë në procedurën e mëtejme nuk zbatohen dispozitat e nenit 150 të këtij ligji, por kushtet për dhënien e aktgjykimit të padëgjueshmërisë, do të vlerësohen sipas dispozitave të gjertanishme. 103 - 535 Verify source ↗
Neni 535
AI-assisted research summary: When this law takes effect, the suspended procedure continues under this law’s provisions.
Neni 535 Prej ditës në të cilën ky ligj hyn në fuqi, procedura e pezulluar do të vazhdojë së zhvilluari sipas dispozitave të këtij ligji. - 536 Verify source ↗
Neni 536
AI-assisted research summary: Provisions of this law about arbitration procedure apply to contracted arbitration after the law starts to apply.
Neni 536 Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me procedurën e arbitrazhit do të zbatohen në arbitrazhin e kontraktuar pas fillimit të zbatimit të këtij ligji. - 537 Verify source ↗
Neni 537
AI-assisted research summary: This provision repeals the listed Civil Procedure Law and later amendments when this law enters into force.
Neni 537 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen: Ligji mbi Procedurën kontestimore (“Gazeta zyrtare e RSFJ” , Nr. 4/76, si dhe Ligjet mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi procedurën kontestimore të publikuara në “Gazetën zyrtare të SFRJ”, Nr. 36/77, 36/80, 69/82, 58/84 dhe 74/87) si dhe dispozitat tjera të mëvonshme. - 538 Verify source ↗
Neni 538
AI-assisted research summary: The law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 538 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-006 30 qershor 2008 Shpallur me dekretin nr. DL-045-2008, datë 29.07.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.